Get a site

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit

Plaçkitja poshtërimi

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe

Ditari i Krushës së Madhe (2): Ajnishahe Gashi, e mbijetuar e tmerreve të luftës të forcave serbe, kujton marsin e vitit 1999: «Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit.

Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu».

Nga Enver Robelli

«Mund të shkoni lirisht në xhami, hapur është», tha një plak në pyetjen tonë nëse mund të hynim në këtë objekt kulti, ku një ditë marsi të vitit 1999 forcat policore, paramilitare dhe serbët lokalë plaçkitën, poshtëruan dhe terrorizuan gra e fëmijë të Krushës së Madhe, para se t’i dëbonin në drejtim të Shqipërisë.

Ajnishahe Gashi është njëra nga ato gra të fshatit që kujton ditët e 25 dhe 26 marsit 1999. Ajo tregon se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s qindra civilë fillimisht ishin fshehur në periferi të fshatit, por pastaj, herët në mëngjes, më 26 mars, ishin kthyer nëpër shtëpi, ku u zbuluan nga policia dhe u sollën te xhamia e fshatit. Aty filloi ndarja: burrat u detyruan të qëndrojnë në rresht jashtë xhamisë, gratë u shtynë në xhami.

Ky është rrëfimi i Ajnishahe Gashit: «Policët njëherë na kërcënuan se do të na vrasin, pastaj na kontrolluan të gjithave. Na e morën dukatin që kishim, filluan t’i prekin gratë në gjinj, ku shumica kishin fshehur arin dhe paratë.

Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit. Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu. Kur kemi dalë, pamë që shumë shtëpi po digjeshin.

Shumë gra mbuloheshin me pelena për t’u dukur të shëmtuara. Kur vij këtu në xhami, po humbem krejt, po më kujtohet krejt çfarë ka ndodhur – si i patën bërë rresht burrat, duke ua marrë paratë, duhanin, shkrepëset, çelësat, gjithçka, kuletat. Një vajzë piskatke: Asaj i ra të fikët. Babai i saj s’guxonte të lëvizte, polici kërcënonte, , .

Pastaj një serb i Hoçës së Madhe, M. A., pyeti se kush dinte serbisht. Unë isha ajo që dija. U tutsha që po më marrin e po më çojnë diku, atëherë kam qenë më e re, djemtë nuk i kisha këtu, i thashë vjehrrës rri këtu te unë, A. më pyeti: , i thashë “s’kam djem”, u tutsha t’i tregoj se janë në Gjermani, kur më pyeti ku e ke burrin, i thashë: .

Tha se vetëm do t’i pyesin diçka burrat dhe lirojnë. Mandej A. më pyeti bija e kujt jam. I thashë se jam bija e Shyqës nga Rahoveci, baba ka qenë i njohur si gjuetar. Unë e njihja A., punonte në komunë, i vuloste librezat shëndetësore. Bashkë me forcat serbe ka qenë dhe një Agim Isaku, rom, ai e goditi një grua të Haxhiçernikëve.

Te furra e fshatit na ndalën sërish policët dhe na pyetën se ku po shkojmë. Ju treguam se policët na thanë të shkojmë në Rugovë të Hasit. Krejt shinat e trenit kanë qenë me policë, 200 apo 300. M.A. e kam parë në Rahovec së fundi. Njëri nga organizatorët e masakrës ka qenë B. S. nga Hoça e Madhe. Ka pasur aty-këtu edhe ndonjë serb “të mirë”.

Njëri prej tyre te furra e bukës tha: “Motër, ikni sa më shpejt se të gjithë do t’i pushkatojnë”.

Kishim me vete plaka që i bartnim me karroca. Në Rugovë të Hasit prapë na ndali policia. Na kërkuan para, përndryshe . Kanë qenë me neve edhe nja tre-katër burra, një hoxhë, topall, quhej Isuf, nga Maqedonia. Të gjithë mblodhëm para dhe hoxha ua dorëzoi policëve…

Sot jam e sëmurë, mërzitem shumë kur e kujtoj çka ka ndodhur, më bie të fikët, as me autobus nuk guxoj të udhëtoj, përkrahje nga shteti s’kemi. Kur kemi shkuar në Rugovë të Hasit dolën na morën banorët, na dhanë tesha, ishim krejt baltë, binte shi, borë.

Dy ditë nuk patëm ngrënë bukë. Sa hëngrëm bukë, filluan të shtëna me granata, ikëm në Muhadër, pastaj u kthyem sërish në Rugovë të Hasit, aty policët na dhanë urdhër të shkojmë në Shqipëri. Burrin tim e kanë pushkatuar të parin. Kur na ndanë, ai m’i dha çelësat e shtëpisë dhe ma shtrëngoi dorën, ishte hera e fundit që po shiheshim. Pastaj në kamp në Shqipëri një banor i Krushës së Madhe, baca Bajram, më tregoi se të gjithë i kanë pushkatuar…».

Ilmi Gashi, kështu quhej bashkëshorti i Ajnishahe Gashit, ishte mësues. (Emrat e serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dhënë qëllimisht me iniciale për shkak të frikës se banorëve të Krushës së Madhe se ata mund t’i shmangen drejtësisë nëse zbulohet identiteti i tyre i plotë).

Lasgush Poradeci i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci , i kërkuan vjershë për Enver Hoxhën, u bë gati të vriste veten!

Rrëfimi i së bijës: Përndjekja e tmerrshme që i bënte Sigurimi i Shtetit, Lasgush Poradecit. Tentoi të vriste veten, kur i kërkuan poezi për Enverin

Në emisionin “Dosja K”, në Report TV, historia e persekutimit të Lasgush Poradecit, e dëshmuar në ditarët e poetit…

Nga Admirina Peçi

Gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, Lasgush Poradeci përmendej në libra si poet i viteve ’30-të. Mes tij dhe regjimit ekzistonte një marrdhënie e çuditshme që prodhonte në jetën e poetit, persekutim deri në sfilitje. Në dukje ai ishte lënë në harresë, një i vdekur për së gjalli, duke i përmendur vetëm veprën e viteve të paraluftës. Pas luftës, në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë, poeti brilant jetonte në kryeqytet me të shoqen, i papunë.

Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.

Pas kësaj për t’i ulur qafën e për t’ia mbajtur shpirtin ndër dhëmbë, e punësuan si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri”, ku punoi deri në vitin 1974, vit kur edhe doli në pension.

Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.

Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithësesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme. Disa episode të jetës së poetit rrefyer nga e bija, Marie Poradeci na dëshmojnë një persekutim të pangjashëm e të pandërprerë, me të cilin ai u përball gjatë gjithë kësaj klime armiqësore me regjimin.

Maria thotë: “Duke lexuar ditaret e tij kam parë se ai gjatë gjithë kohës ka qenë në oponencë me regjimin sepse një njeri me kulturë nuk mund të mos ishte në oponencë me atë regjim që e urrente kulturën. Lasgushi e dinte dhe e thoshte shpesh: Armiku i komunizmit është njeriu që mendon…”

Sipas saj, ora e Lasgushit nuk kishte të njëjtin ritëm me orën e shqiptarëve të tjerë, aq më pak me orën e regjimit komunist. Maria e shpjegon bukur këtë kufi të çuditshëm kohor që ai kishte ngritur mes tij dhe regjimit e krejt shoqërisë shqiptare të atyre viteve.

“Kur ne ishim në Pogradec, babi e kishte zakon që gjithmonë dilte mbrapa kalasë. Mbrapa kalasë është një bukuri e madhe dhe një pamje e mahnitshme e liqenit. Dhe babi i shijonte këto bukuri dhe thoshte: “Dua të rri sa më larg njerëzve sepse unë atje flas me Perëndinë”. Ne, edhe kur laheshim në liqen, në periudhën e verës kur ishte edhe mami, sepse ajo kthehej pastaj në Tiranë sepse fillonte shkolla, ne shkonim dhe laheshim larg, laheshim poshtë te lumi i Trahanit, siç i thonë në Pogradec. Atje babi kishte bërë një si zgavër te shelgjishtet dhe ne futeshim dhe rrinim gjithë ditën. Unë dhe Nina ishim të vogla dhe i thoshim: “Po ne baba, pse nuk lahemi me kalamajtë e tjerë?”. “Sepse atje është më mirë bijë e babkës, se ne atje flasim me Perëndinë. Sa më larg njerëzve, bijë e babkës, më mirë është”.

Dhe kështu u mësuam dhe kështu neve kishim jetën tonë. Jeta jonë nuk ngjante me atë të asnjë prej familjeve të tjera dhe këtë jetë e diktonte babai ynë. E diktonte babai ynë sepse atë që nuk mundi dot regjimi komunist të kuptonte me injorancën e vet te babai ynë, ishte se ora biologjike e Lasgushit ishte ndryshe nga ajo e gjithë shqiptarëve të tjerë. I gjithë ritmi i jetës së Lasgushit ishte ndryshe nga ritmi i gjithë shqiptarëve të tjerë. Ai ndryshe zgjohej, ndryshe ushqehej, ndryshe flinte, edhe kur dilte ishte ndryshe. Dhe në këtë jetë të tij, thellësisht shpirtërore që ai bënte, për ta mundur të gjithë budallallëkun dhe të gjithë injorancën që e rrethonte, ai dilte mbrapa kalasë ose dilte nga kroi i Stregës në Pogradec, ose dilte nga qoshku. Edhe neve na merrte dhe ishte e çuditshme se, edhe kur ishte bari i lartë unë i thosha: “Baba, kam frikë se mos ka gjarpër”, ai më përgjigjej: “Nuk ka gjarpër, të them unë që nuk ka. Kalo”. Dhe atë që ta thoshte babi, ashtu ishte.

Nën survejimin e njerëzve të Sigurimit

Është gati komike marrëdhënia e Lasgushit me njerëzit e Sigurimit që e ndiqnin hap pas hapi. Në mendjen e tyre, kushedi çfarë bluanin për këtë poet të çuditshëm, i cili sa here shkonte në Pogradec, me konkën e vogël për dore, merrte rrugicat e ngushta mes shkurreve dhe ngjitej pothuajse çdo ditë në kala. Çfarë bënte ai burrë me qenin e tij çdo ditë atje lart? Për njerëzit e Sigurimit, ky rast ngjallte dyshime të mëdha! Ata, sipas mendjes së tyre, e ndiqnin në fshehtësi të plotë. Por poeti i kishte pikasur me kohë dhe vazhdimisht i vinte në lojë…

“Babi ishte magjistar i madh, magjistar në kuptimin që zotëronte gjithçka, çfarë e rrethonte. Dhe babi thoshte: “Kur shikoj, unë shikoj edhe nga mbrapa”. Dhe kjo ishte e vërtetë…”

“…Babi ishte një qenie e jashtëzakonshme. Kur shkonte mbrapa kalasë, thoshte: “Unë e shikoj që ata më gjurmojnë. Po le të gjurmojnë. Ngaqë futem nëpër shkurreta, ata nuk më ndjekin dot, atje ku futem unë..”, sepse ata rrëzoheshin…

Në vitin 1974 ne morëm edhe qenin, Cucin. Babi e merrte edhe Cucin me vete dhe Cuci ndonjëherë edhe u lëshohej atyre, lehte sepse Cuci nuk e dinte që ata ishin njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Por babi sigurisht që e dinte.. Por kjo ishte edhe një farë loje, sepse babi gëzohej që ata s’kishin për të zbuluar ndonjë gjë dhe ai ishte mësuar me injorancën e tyre. Ai donte të bënte punën e vet, të shikonte liqenin që atje ku ishte”.

Sidoqoftë ata burra misteriozë, të kamufluar në mënyra nga më të çuditshmet nuk do t’i shqiteshin poetit. Ata do të gjenin mënyrën ti hynin deri në shtëpi, madje edhe në bodrum, por edhe në bibliotekën e tij, ku ai ruante një arkivë të pasur me dorëshkrime, foto e dokumente të shumta. Çfarë shkruhej vallë në ato dorëshkrime në gjuhë të huaja? Rreth kësaj pyetje silleshin dyshimet dhe planet e survejimit në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

“Asgjë nuk i shpëtonte Sigurimit të Shtetit në atë kohë. Të dukej sikur gjërat ecnin normal dhe sikur ishin të qeta, por Sigurimi i Shtetit absolutisht donte të dinte se çfarë ndodhte në shtëpinë e këtij njeriu. Dhe kishte dëgjuar se ky njeri paska një arkiv, por sinqerisht, ata as që e dinin se çfarë ishte ky arkiv. Sikurse ka çdo njeri i kulturuar, sikurse kanë pasur edhe shumë njerëz të tjerë të kulturuar në Shqipëri, arkivin e vet, ashtu sikurse ka çdo familje, ato ishin dokumente, fotografi, të mbledhura gjatë gjithë viteve të jetës së babit, të cilat ishin pasuri kombëtare, nuk hidhnin dritë vetëm mbi jetën e babit.

Sigurimit të Shtetit i erdhi “zogu në dorë” kur u rritëm ne. Kur ne do të shkonim nëpër shkolla, dhe pastaj, pasi mbaruam shkollat, kur do të emëroheshim në punë. Sigurimi i Shtetit bëri edhe një hap të madh këtu, sepse Lasgushi që kishte vuajtur tërë jetën për të bërë shkolla nëpër të gjitha vendet e Evropës, nuk mund ta mendonte kurrë që fëmijët e tij të rrinin pa shkollë. Dhe që fëmijët e tij nuk do të bënin shkollë, ai e ndiente që ishte vetëm hakmarrje kundër këtij njeriu, sepse fëmijët nuk kishin faj. “Fëmijët e mi”, – thoshte ai, – “nëse do të ishin fëmijët e ndonjë komunisti apo të një drejtori drejtorie, sigurisht që do të shkonin të studionin atje ku të kishin qejf, por ata duan të hakmerren me mua, se është më mirë kafshimi i një qeni të fortë e të fuqishëm, sesa të të pickojnë përditë qindra mushkonja”. Kështu ishte e ndërtuar jeta jonë nga mërzitjet e këtyre njerëzve, që na e nxinin e na e bënin ferr”

Miqtë e dyshimtë, që na hynin në shtëpi…

“Sigurimi i Shtetit ishte shumë vigjilent dhe ata njerëz që i fuste në shtëpinë tonë, i fuste gjoja si miq, sikur na donin, sikur donin poezitë e babit tim, kur ishin femra i fuste gjoja si shoqet tona, për të ditur se çfarë bëhej në shtëpinë tonë. Këta njerëz, pasi mbaruan misionet e tyre, u larguan, ikën sapo vdiq babi sepse nuk kishin më se çfarë t’i tregonin Sigurimit të Shtetit. E mbaruan misionin e tyre dhe u larguan duke nxjerrë pretendime të ndryshme. Njëra nga ato femrat që hynte në shtëpinë tonë, arriti të hynte deri tek arkivi i babit tim. Vazhdimisht natën merrte letra dhe dokumente nga arkivi, me arsyen se do t’i kopjonte, dhe me siguri i çonte në degë. Se duhej ta dinin patjetër injorantët e degës se çfarë shkruhej aty edhe pse ishin në gjermanisht dhe në 17 gjuhë të tjera. Edhe ajo që i merrte nuk ishte më e zgjuar se ata. Ku shkuan ata njerëz, pse u zhdukën?

Pas viteve ’90, pasi kishte vdekur babi, një person nga këta që na vinin në shtëpi, vjen dhe na thotë: “Unë kam qenë i Sigurimit të Shtetit”. “Po si e thua kështu?”, – i thashë unë. “Po ja, po e them tani se kanë ndryshuar kohërat dhe unë në shtëpinë tuaj kam ardhur me mision dhe prandaj kam kontrolluar bodrumin sepse më thanë se në zonën ku ishte shtëpia juaj dëgjohej një radio transmetuese. Dhe unë kontrollova se mos e kishit futur ju te bodrumi juaj dhe raportova në degë që nuk kishte gjë”.

2 prill 1975. Lasgushi pikëllohet: “Do të më pushkatojnë Cucin”

Një prej dashurive të mëdha të Lasgushit ishte qeni i tij Cuci, të cilin e kishte marrë në vitin 1974. Kjo kone e bukur e bardhë, i kishte rrëmbyer atij zemrën. Ishin bërë miq të pandarë. Ai i besonte Cucit gjithçka që i trazonte shpirtin. Në shëtitjet e pazakonte në kalanë e Pogdracit, në prehjen e orëve të vona, buzë liqenit, në çdo fragment jete, dhe në çdo histori…Cuci kishte vendin e tij. Ai ishte me të vërtetë shumë i vyer për të!

Por një ditë një njeri zemërkeq me kostum partiak shoqëruar me policë të armatosur, kishte organizuar një aksion në shtëpinë e poetit për ti rrëmbyer qenin e për t’ia pushkatuar si “qen pa leje”!!

Ishte 2 prill 1975. Ajo ditë dhe dy ditët që e pasojnë kanë qenë shkatërruese për Lasgushin. Në ditarin e tij zbulohen gjithë përpjekjet e poetit plak e të sëmurë, duke rendur zyrave të regjimit, dëshpërimisht, në përpjekje për të shpëtur konkën e tij….

“Babi ishte në kuzhinë, me rrobat e shtëpisë. Ata erdhën, ishin 4-5 burra, unë i mbaj mend. Ne Cucin e mbanim poshtë te shkallët. Cuci ishte rreth 1 vjeç. Dhe çfarë skene ishte aty, kur babi i lutej dhe qante duke u thënë: “Mos ma merrni”. U lutej 5 gomarëve që erdhën aty me pushkë, që as e dinin se kush ishte ky. Babi i thoshte: “Mos ma merr se unë do të marr letër ku të duash ti. Mos ma merr se unë e mbaj të lidhur. Ky është 1 vjeç. Shiko sa i vogël është”.

Por ata e zgjidhën Cucin dhe ai kërcente se kujtonte se do ta nxirrnin jashtë. Cuci nuk e dinte që do ta pushkatonin. Ata e futën te makina e qenve, te një karrocë qensh, d.m.th. Cuci ishte njerëzori aty se qentë ishin ata. E futën Cucin aty dhe e morën bashkë me qentë e tjerë që i kishin pushkatuar. Aty pastaj fillon i gjithë kalvari i ngjarjes që ka përshkruar babi. Por skena kur ai i lutej, kur qante para tyre, plak, me flokë të bardhë, ishte e tmerrshme. Unë, motra, mami, qanim të gjitha. Ata gëzoheshin.”

Maria lexon disa fragmente nga ditari që na ka lënë Lasgushi mbi këtë ngjarje që e ka tronditur deri në caqet e fundit të qenies.

“Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!” Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Zbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më darke…

Pasi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante…dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.

Pasi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën, por ata nuk m’a pranuan lutjen… Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Komitetin ekzekutiv…

Në ditarine tij, Lasgushi përshkruan gjithë ankthin e asaj dite e të ditëve në vijim për të gjetur një shpëtim për konkën e tij në zyrat e regjimit. Ai shpjegon se kishte shkuar në Komitetin e Partisë, por s’kish gjetur zgjidhje. Të nesërmen kishte shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi i ishte lutur Dritëro Agollit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Sipas rregullave Cuci kishte vetëm 3 ditë kohë. Dita e parë kishte ikur, e dyta vijonte me përpjekje.

Në Minsitrinë e Shëndetësisë ishin gati t’ia jepnin lejen për qenin. Ajo leje do ta shpëtonte Cucin nga pushkatimi. Por duhej dhënë një firmë nga vetereneri, e ai nuk ishte. Lasgushit I duhej të shkonte ti lutej sërish sekretarit të këshillit të lagjes, atij që ia kish behur me armë në shtëpi, për t’i rrëmbyer qenin. Ti lutej sërish sa të merrte lejën e nënshkruar nga veterineri. E kjo kish gjasë të ndodhte vetëm të nesërmen ditën e fundit të jetës së Cucit. A do të arrinte vallë në kohë ta ndalonte pushkatimin? Historia në zyrat e regjimit do vijonte njësoj edhe ditën e tretë, por në një çast do të shquante një zgjidhje…

“Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë. Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit. Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoi me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi mbajtësit të qenve të kapur: “Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Komiteti Ekzekutiv” Në kulmin e gëzimit vajta mora “Cucin”… Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi. Isha i lodhur, i këputur…. “

Maria kujton se kur u kthye në shtypi e gjetën të atin me gjithë qenin. Ishte I lumtur. Kishte treguar se I kishin dhënë një leje. Por edhe leja ishte vetëm për një vit.

“Komunizmi ishte sistemi i pikatoreve. Lejen ia kishin dhënë për një vit. Dhe pastaj filloi një tmerr tjetër se mbaroi leja dhe kishim frikë se mos na e merrnin prapë. D.m.th. vazhdimisht e mbanin në ankth, vazhdimisht i shqetësuar. E për çfarë?”

“Enver Hoxha ka ditëlindjen, shkruaj një vjershë për të!”

A mund të shkruante Lasgush Poradeci poezi për Enver Hoxhën? Diktatori nuk meritonte as të artikulohej si emër në gojën e këtij poetit. Maria thotë se Lasgushi nuk ia përmendi kurrë, asnjëherë emrin Enver Hoxhës. E quante thjeshtë “Ay”. Por drejtuesit e regjimit kishin pritur me durim. Ishte koha kur dy vajzat e poetit ishin rritur e do të kërkonin të shkolloheshin e më vonë edhe të punësoheshin. Ata e dinin që vajzat ishin pika e dobët e këtij babai që e vlerësonte shkollimin si rrallë kush në Shqipëri. Dhe e dinin sa zemërbutë qe ai, kur bëhej fjalë që regjimi të ndëshkonte të bijat, vetëm e vetëm, për t’u hakmarrë ndaj tij.

“Më kujtohet një herë, kanë qenë vitet 1978-1979, me duket se ishte muaji gusht, erdhën në shtëpinë tonë njerëz nga Komiteti i Partisë. Pasi ndenjën pak, i thanë babit që “tani po vjen 16 tetori, që është festa e shokut Enver, datëlindja, dhe ju do të bëni një poezi për shokun Enver”. Pastaj ata u larguan. Atë natë babi ishte shumë i shqetësuar. Hynte, dilte, nervozohej, bërtiste, dhe unë me motrën që ishim të dyja në Pogradec sepse mami ishte në Tiranë, nuk e kuptonim se çfarë kishte”.

Një pistoletë poshtë jastëkut…

Askush nuk mund të dijë ekzaktësisht se çfarë kaloi atë natë nëpër mend poeti. Lasgush Poradeci ishte urdhëruar në njëfarë mënyre të bënte një poezi për diktatorin. Donte apo nuk donte ai, së shpejti do t’i kërkonte regjimit shkollë për vajzat e tij. Por a mund të çeleshin kanatet e botës së tij magjike, për një figurë që ai e refuzonte, e mbante larg gjithë mendimeve të tij. Atë natë me ç’duket poeti kishte çuar ndër mend edhe vetvrasjen. Dhe kjo gjë nuk i kishte shpëtuar Sigurimit të Shtetit.

“Në mëngjes kur u ngrit babi, unë shkova për t’i rregulluar krevatin dhe kur ngrita jastëkun, pashë një pistoletë. Të dyja me motrën u tmerruam dhe e ruajtëm këtë ngjarje të trishtuar në shpirtin tonë sepse nuk kuptonim asgjë.

Kostandina e pyeti: “Baba çfarë është kjo?”. Dhe ai u justifikua duke i thënë: “Më dukej sikur do të vinin për të na vjedhur. Dhe unë e mbajta për t’u ruajtur nga hajdutët”.

Por pas ca kohësh, njëra që na hiqej si mikeshë dhe që futej në shtëpinë tonë, na tha që “Lasgushi atë natë ka dashur të vrasë veten.

Ku e dinte ajo? Pra, ai ruhej dhe të gjithë njerëzit që vinin në shtëpinë tonë jepnin informacione në degë.

Babi gjithmonë thoshte: “Një vdekje ka, dhe unë do të vdes atëherë kur nuk e shikoj më se mund të vazhdoj. Unë nuk mund të shkoj në burg, që të më poshtërojnë ata, se ata të gjithë të burgosurit i kanë poshtëruar, i kanë pështyrë, i kanë rrahur. Dhe më e mira është që unë të vras veten”.

Pas viteve ’90, vjen një person, që edhe ky hiqej si mik i shtëpisë, dhe thotë që: “Atë pistoletën që ka Lasgushi e dua unë sepse është armë e vjetër, dekorative”. Ku e dinte ai që babi im kishte pistoletë? Ku e dinte? Pra ata dinin gjithçka që bëhej në shtëpinë tonë. Nuk di pse u larguan dhe nuk erdhën më për ta kërkuar atë vjershën për Enver Hoxhën, që ishte kot. A ndoshta se do ta bënin më shumë mit Lasgushin, a ndoshta se shkuan e i thanë që ai po vret veten, a ndoshta një fuqi tjetër që nuk di ta shpjegoj, por ata nuk erdhën më dhe nuk e kërkuan. Por, ditari e tregon qartë se çfarë nxirje jete i bënin ata…”

“Nuk shkruaj për atë, unë jam poeti i përjetësisë…”

Maria e tregon me pasazhe mjaft domethënëse raportin e poetit me diktatorin, gjë që shpjegon se bota e tij prej gjeniu ishte vite dritë larg botës së këtij diktatori vdekatar, që s’linte asgjë pas në këtë botë veç krimeve dhe ligësive.

“Babai na thoshte: “Unë e kuptoj që shumë gjëra juve nuk ju ecin, prej meje, se ju nuk keni faj, por tani jeni të vogla dhe nuk e kuptoni, por ju do ta kuptoni më vonë se çfarë babai keni dhe ju nuk duhet ta harroni kurrë që jeni vajzat e Lasgush Poradecit. Unë nuk bëhem dot baba tjetër. Unë nuk shkruaj për atë dhe as fëmijët e mi nuk ia jap atij, por, në qoftë se unë shkruaj për atë, do të thotë që kur të ngordhë ai, do të ngordhë dhe vepra ime. E unë jam poeti i përjetësisë”.

Kurrë s’ia ka përmendur. Kurrë. Emri i Enver Hoxhës nuk është përmendur kurrë në shtëpinë tonë. Kur ishte ndonjë rast që duhej të fliste, thoshte “ay”. Edhe kur vdiq, ai e harroi. Sapo i thamë ne që “baba, ai vdiq”, pas gjysmë ore e harroi. Na shikonte mua dhe motrën që po shihnim televizor dhe na pyeste: “Po çfarë po bëni?”. Ne i thoshim: “Po ka vdekur ay, baba, ka vdekur”. U përgjigj: “Aa, nuk e dija, e kisha harruar”. Atij nuk i interesonte fare ai njeri. Fare.”

Babi thoshte gjithmonë: “Unë jam i pavdekshëm. Këta do të ikin, do shkojnë, kurse unë jam i përjetshëm. Unë do rroj, jam i pavdekshëm”. Ashtu sikurse në një letër që i shkruan Asdrenit ku i thotë: “Vjershëtori nuk rron jetën e vet të vdekur, rron jetën e pavdekur të kombit të vet”.

Ditë të vështira deri në fund të jetës…

Është e trishtë të përfytyrosh si ishin ditët e fundit të jetës së Lasgush Poradecit. Poeti i poetëve, magjistari i fjalës, njeriu prej drite, që fliste me zotin, një fat i rrallë për një komb, që troket njëherë në 1000 vjet, lëngoi në varfëri, i sëmurë, i lënë mënjanë deri ditën e fundit të jetës së tij.

“Babi kishte shumë dëshirë që edhe unë të vazhdoja për letërsi. Por, atë vit që unë mbarova gjimnazin, nuk kishte të drejtë letërsie Tirana, vetëm një e drejtë studimi ishte dhe kjo iu dha Ardian Klosit, djalit të Bilbil Klosit. Me zor, mua më çuan për veterinari dhe pastaj e ndryshuan, më çuan për ekonomik. Ishte një tmerr i madh. Ne në familje nuk e dinim se kujt i thoshin ekonomik. Dhe babi më tha: “Do të shkosh Mari, se pastaj do të punosh në fermë. Do ta bësh. Ata e bëjnë kastile. Çupa e Lasgush Poradecit nuk mund të studiojë dot gjuhë-letërsi”. Dhe unë u regjistrova në ekonomik dhe e bëra. Kur mbarova shkollën e lartë, gjoja se mami im ishte e sëmurë dhe unë kisha një raport, ata më mbajtën në Tiranë, por atje ku punoja unë nuk ishte Tirana, atje ishte një internim. Unë punoja te ndërmarrja e asfaltimit të rrugëve me të gjithë punëtorët e asfaltit.

Ishim në rrëzë të Dajtit, në disa ndërtesa me pupulit. Më mirë të rrije në burg se sa atje. Ndërkohë vdiq edhe mami, Kostandina nuk ishte transferuar nga Pogradeci dhe unë kur shkoja e gjeja babin të ngrirë. Nga puna nuk më jepnin leje që të ikja. Ishte dimër. I thosha: “Baba mbulohu, mos e ndiz sobën”. Kisha frikë se digjej. Kur vija e gjeja të mbuluar me jorgan. Kujdesesha për të, ndizja sobën, i jepja drekën, d.m.th. e harroja veten time, jo më të mendoja për martesë, të gëzoja edhe unë rininë e jetën. Ishte e pamundur. Dhe njerëzit gëzoheshin se injorantët kështu janë, i gëzojnë vuajtjet e të tjerëve.

Nuk mund të merrje asnjë grua apo infermiere për t’i shërbyer se ishin shfaqje të huaja. Atëherë jetonim me tallona. Atij i duhej pak mish. Tallonin që merrnim ia raciononim atij. Ai nuk e kuptonte se s’kishte bukë të bardhë në dyqan, na thoshte: “Ju nuk doni të më blini”. Shkoja nëpër restorante, ku mund të kishte ndonjë panine. Një tmerr. Kemi jetuar në Tiranë, por njëlloj sikur të ishim të internuar. Sigurimi i Shtetit, që na kishte në sy, këtë bëri, që të dukeshim që ishim aty, që nuk ishin hakmarrë me Lasgushin, por ama, na e kishin nxirë jetën aty ku ishim…”.

Lasgush Poradeci i mbylli sytë me 12 nëntor 1987. Por e dhe pse ai u nda nga jeta, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, pas gati gjysmëshekulli që regjimi e kishte shpallur të vdekur si poet, sërish një djallëzi e çuditshme do të zotëronte edhe në përcjelljen e fundit.

Maria na tregon njoftimin e vdekjes së poetit vendosur nga Lidhja e Shkrimtarëve. Në të shkruhet:

Lajmërim
Me hidhërim të madh lajmërojmë vdekjen e babait tonë të dashur LAZGUSH PORADECI, vjeç 88. Homazhet bëhen pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ora 12.

Nisja për në Poradec ora…

KOMISIONI.
Ç’ishte ky lajmërim? A thua se Lasgushi ishte babai i Komisionit? Madje edhe emrin ia kane shkruar me Z jo me S. Maria thotë se e gjitha ishte një farsë. Askush nga Lidhja e Shkrimtarëve nuk shkeli në shtëpinë e Lasgushit për ngushëllim. As edhe një telegram ngushëllimi nuk ju dërgua dy vajzave të poetit. Madje para ceremonisë administratori i Lidhjes kishte shkuar të merrte dekoratat e poetit, sipas rregullave të ceremonialit, dhe kur e bija i kishte thënë se Lasgushi nuk ksihte asnjë dekoratë për be, i çuditur ai kishte thënë: “Si nuk ka asnje dekoratë? Po, çfare është kjo, që po bëjnë këta? Kush është ky?”

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

Skënder Jashari nëpërmes të një shkrimi ka deklaruar se e konsideroj veten si i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të komunës së Bujanocit. Ai ka njoftuar për media se ka filluar rigjykimi kundër tij dhe pjesëtarëve të tjerë që quhet Grupi i Dobrosinit.

Ky gjykim ka filluar herët, ku është rimarrë dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, e njëjta që ishte edhe në gjykimin e mëparshëm.

“Kjo dëshmitare dëshmoi për armën e vetme që ishte sekuestruar në banesën e Skender Jasharit, e që prokurori i Fraksionit Politiko-Kriminal të EULEX-it Maurizio Salustro, ia kishte faturua Valon Jasharit (si zotërues i banesës në emër të të cilit e bastisë). Dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, realisht të armës TT, nuk inkriminonte asnjëri në lidhje me përfshirjen ose jo në ndonjë vepër tjetër penale, e as në rastin për sulmet në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë”, ka shkruar mes tjerash Jashari.

Ai ka thënë se i është mohuar e drejta për të pyetur dëshmitaren eksperte, pasi që kishte reaguar një avokat mbrojtës i një të bashkakuzuari, duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Seanca ka vazhduar deri vonë, ku kryetari i trupit gjykues, mori vendim që seanca të shtyhet, pasi nuk kishte më kushte të vazhdoj më 6 prill 2017.

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t'i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Shkruan: Spartak Ngjela

Ilir Meta në Greqi: kërkon të shtesë interesin kombëtar, per t’i shpëtuar akuzave që priten të ngrihen kunder tij.
Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd.
Por, Meta harron se në Tirane sot nuk eshte Fan Noli, Liugj Gurakuqi dhe njëzet demokratë eruditë shqiptarë që mund të rrëzohen me mercenarë grekë. Jo zoti Meta! në Tiranë sot ke Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Naton. Janë shumë, prandaj kot lodhesh që shkon të shesësh interesin e Shqipërisë për të mbrojtur gjënë e vjedhur. Eshte e turpshme, por jo për vjedhësit, se ata s’kanë turp.
Është vjedhës naiv ky Ilir Meta, se mendon që të mundë Amerikën me kaçakëri politike si Ahmet Zogu me Beogredin në vitin 1924 dhe Enver Hoxha po me Beogradin në vitin 1944.
Kur politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian kanë filluar të flasin për çeshtjen Çame, Meta “memec” per këtë çeshtje në Athinë, iu thotë indirekt grekëve se “në Titane më keni mua”. Edhe grekët të gëzuar i japin edhe medalje ari (!). Por asgjë nuk ka Metë mavria në dorë. Ai tani është katandisur si enët bosh qe bëjnë vetem zhurme, duke pritur penalizimin e tij.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

qeveria-e-vlores_delegacioni_arkiva_albert-vataj

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-¬40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek. XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771¬-1831) dhe i Ali pashë Tepelenës në jug (1787-¬ 1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859¬-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia. Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trëmbeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të hedhur poshtë robërinë osmane.
Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Ata përpunuan doradorës idetë për të drejtat e kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe lëvizjet e para të viteve 30¬-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843¬-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-¬1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale¬-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-¬tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-¬administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në nëntorin e vitit 1912.
Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale¬-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike¬-politike dhe strukturat ekonomiko-¬shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre. Por në rastin e shqiptarëve kërkesa e autonomisë u kushtëzua, në një shkallë të konsiderueshme, nga një varg arsyesh të karakterit ndërkombëtar. Rilindësit mendonin se autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit, do të ishte një zgjidhje më e pranueshme për Portën e Lartë, sesa ajo e pavarësisë dhe e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominë si një masë që mund të pajtohej edhe me politikën e status quo¬së së Perandorisë Osmane, të ndjekur nga Fuqitë e Mëdha. Një administrim autonom i Shqipërisë do t’u priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha të të drejtave të shqiptarëve mbi trojet e tyre dhe të përkatësisë së tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë nën sovranitetin e Perandorisë Osmane do të shmangte, sa të ishte e mundur më shumë, rrezikun e copëtimit dhe të aneksimit nga shtetet fqinje. Organizimi i Shqipërisë si një njësi e veçantë shtetërore autonome, qoftë edhe brenda Perandorisë Osmane, do të mënjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit të saj me këtë Perandori, kur kjo të shthurej dhe zotërimet e saj të ndaheshin ndërmjet shteteve ballkanike. Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të shtresave më të gjera të popullsisë kundër sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të armatosura, që ndoqën njëra-¬tjetrën, gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-¬40 e vazhduan deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-¬1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re, e cila shënoi një etapë më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare, edhe nga përbërja e forcave shoqërore që e udhëhoqën atë. Në periudhën e feudalizmit në krye të lëvizjeve çlirimtare qëndronin krerë feudalë ose fshatarë. Meqenëse atëherë vendi ishte i ndarë në njësi politiko–administrative të veçanta, pa lidhje me njëra-¬tjetrën dhe ku krerët hynin shpeshherë në konflikt me njëri-¬tjetrin, lëvizjet kundër zgjedhës së huaj bëheshin, si rregull, në emër të një njësie politiko-administrative të veçantë dhe synonin çlirimin e kësaj njësie e jo të të gjitha trojeve shqiptare. Edhe kërkesat e tyre ekonomike e politike ishin të kufizuara dhe me karakter lokal. Ndryshe ndodhi në epokën e Rilindjes, kur lëvizja çlirimtare i kapërceu caqet lokale e krahinore, krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkimin e forcave më të ndryshme shoqërore të kombit shqiptar rreth një programi dhe një qëllimi të vetëm. Zhvillimi i ekonomisë së re të tregut solli ndryshime në strukturën shoqërore të vendit. U formua borgjezia kombëtare si një forcë e re shoqërore, e cila, në kushtet e një zhvillimi të dobët të kapitalizmit dhe të ruajtjes së mbeturinave të feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronën mbi tokën. Ajo përfaqësohej kryesisht nga tregtarët, zejtarët e pasur dhe pronarët e manifakturave, të punishteve e të fabrikave të para. Si një forcë që ishte e interesuar si për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu edhe për krijimin e kushteve për sigurimin e personit e të pronës dhe për zhvillimin e ekonomisë së tregut në përgjithësi, borgjezia, në radhë të parë intelektualët e dalë nga radhët e saj, luajtën një rol të rëndësishëm si në përpunimin e programit të lëvizjes kombëtare, ashtu edhe në drejtimin e saj. Inteligjencia, e cila vinte jo vetëm nga radhët e borgjezisë, por edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, zuri një vend të veçantë për nga roli i saj në lëvizjen kombëtare të periudhës së Rilindjes. Ajo luftoi e punoi për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombëtar, për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi, përpunoi idetë nacionale e ideologjinë e Rilindjes, programin kombëtar dhe mendimin politik shqiptar në të gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhët e saj dolën edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombëtare që udhëhoqën lëvizjen nacionale. Në një vend si Shqipëria, ku bujqësia vijonte të mbetej sektori kryesor i ekonomisë, forcën më të madhe ekonomike e shoqërore e përbënin pronarët çifligarë, të lidhur me pronën mbi tokën, por edhe me ekonominë e tregut. Ndryshe nga pronarët e mëdhenj me origjinë feudale, që përfaqësonin një shtresë konservatore, e cila përgjithësisht mbështeste sundimtarët osmanë, çifligarët, edhe pse nuk kishin një fizionomi shoqërore homogjene, as pikëpamje politike të njëjta, ndjenin domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomike e politike në vend. Përveç kësaj, çifligarët e rinj ishin të pakënaqur edhe nga paaftësia e Perandorisë Osmane për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit nga rreziku i copëtimit dhe i zhdukjes së shqiptarëve si komb, rrezik që filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe të veçanta të kësaj force shoqërore u përfshinë në programin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen nacionale shqiptare në epokën e Rilindjes, kurse mjaft intelektualë, të dalë nga gjiri i kësaj shtrese çifligarësh, përqafuan idetë e reja, u bënë pionierë e ideologë të Rilindjes.
Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare. Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.
Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencies, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh (që vinin sidomos nga inteligjencia), që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)

zymer_mehani

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Përveç shtypit legal dhe ilegal shqiptar, interesim të veçantë për ngjarjet në Kosovë ka treguar edhe shtypi i disa shteteve evropiane, diku më shumë e diku më pak. Mirëpo ka edhe vende që kryesisht e kanë komentuar shtypin ish-Jugosllav e TANJUG-un. Ngjarjeve të Kosovës vend të merituar i jep shtypi gjermano-perëndimor, prandaj po e fillojmë me gazetën ‘Frankfurter Algemainine Cajtung’ të datës 27 prill 1981, e cila shkruan: ‘Ndërmjet datës 1 e 4 prill nuk mbeti asnjë zonë e krahinës pa bërë në forma të ndryshme, demonstrata dhe greva. Vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëve e çmojnë mbi 30-40 vetë dhe të plagosurve deri në 1000 veta….’ Gazeta daneze ‘Socialistisk dagblad’, në shkrimin e 29 prillit 1981, me titull ‘Lufta në Kosovë synon shpalljen e Republikës’, shkruan: ‘Demonstratat janë rezultat i përpjekjeve shoviniste të organeve zyrtare jugosllave dhe të serbëve për të ushtruar kontrollin dhe forcën e tyre në këtë krahinë’. Gazeta franceze ‘Liberasion’ shkruan se qysh prej majit 1981 më shumë se 800 veta janë deklaruar fajtorë për aktet kriminale, nga të cilët 400 kanë marrë dënime që arrijnë deri 15 vjet burg dhe 1.300 të tjerë kanë marrë dënime që janë në kompetencën e policisë, pra më pak sesa një vit’. Gazeta ‘Kleine Zeitung” nga Korushka të Austrisë shkruan se gjatë trazirave studentore të muajit mars të vitit 1981, në provincën jugore të Jugosllavisë në Kosovë, gjatë manifestimeve të demonstratave të studentëve shqiptarë, u lënduan gjithsejtë 23 demonstrues, ndërsa nga ana e forcave të sigurisë janë lënduar 12 policë. Më tej vazhdon artikulli: ’Demonstruesit shqiptarë kërkuan lirinë e shtypit’ si dhe krijimin e ‘Republikës së Kosovës’. Artikullshkruesi Gustav Chalupa në Gazetën ‘Klein Zeitung’ me 7 prill 1981,  i shkruan dy artikuj në të njëjtën ditë, ‘…10 demonstrues të vdekur, studentë, dy pjesëtarë të policisë dhe 57 të lënduar rëndë janë në spital dhe 22 të arrestuar që e deklaron anëtari i LKJ-së Stane Dollanc në ‘Sava Centar’ në Beograd’. Në një pyetje nga gazetari austriak , Dollanc përgjigjet me këto fjalë: ‘A dëshironi ju që t’i keni dy Kore në Ballkan? A dëshironi që t’i Keni në Ballkan dy Gjermani?’ Ndërsa gazeta ‘Noje Cyrher Cajtung’ jep njoftim të saktë për zhvillimin e ngjarjeve në hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila konstaton: ‘Pakënaqësia e shqiptarëve në Kosovë nuk shprehet vetëm nga grupet më militante shqiptare, të cilat kërkojnë një republikë shqiptare në Kosovë, por ajo shtrihet edhe te 300 mijë shqiptarët në Maqedoni e 50 mijë të tjerë në Mal të Zi’. Është mjaft interesant konstatimi i gazetës greke ’To Vima’’ e cila shkruan: ‘Nuk duhet ta pakësojmë rëndësinë e ngjarjeve që po ndodhin prej shumë javësh në rajonin e autonom të Kosovës në kufi me Shqipërinë, edhe në qoftë se kriza mbytet. Fakt është se autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet mbytëse. Këto telashe përbëjnë paralajmërim serioz’. Edhe gazeta amerikane ‘Nju-Jork Tajms’ e 27 prillit, pasi thotë se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar, meqë përforcimet e ushtrisë dhe të policisë ndodhen akoma në Kosovë dhe tubimet politike janë të ndaluara, shtron pyetjen: Çfarë ndryshimi do të sillte edhe një republikë më shumë? Pse Kosova të mos jetë republikë, kur 85 për qind të banorëve të saj (1.5 milion) janë shqiptarë etnikë. Nga ana e saj, gazeta italiane ‘Koriere dela sera’ duke folur për shkaqet e ngjarjeve në Kosovë, ish-krahinën e cilëson si rajonin më të prapambetur në ish-Jugosllavi. Kërkesa e ligjshme dhe kushtetuese, e Kosovës-Republikë po kundërshtohej dhe po vritej dita-ditës. Gazeta jugosllave ‘Veçernje Novosti’ e 14 janarit 1984 njoftonte se më 11 janar 1984, në orën 22.00 u rrethuan dy irredentistë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha . Forcat ushtarake-policore urdhëruan që me mjete policore e të blinduara të kapeshin të gjallë, pse kështu e donte interesi i tyre i veçantë. Vala e akuzave dhe e terrorizmit përfshiu edhe trevën shqiptare të Medvegjës, Preshevës, dhe Bujanocit deri në Vranjë. Vetëm në këto tri rrethe, në vitin 1983 akuzohen shqiptarët për 575 krime dhe dy herë më shumë për shkelje të tjera ligjore. Kryesore është akuza: ‘Kërkojnë bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në Jugosllavi…’. Interesimi për ngjarjet në Kosovë nuk i shpëtoi as gazetës prestigjioze angleze ‘The Times’, e cila më 20 maj 1981 shkruan: ‘Trupat dhe policia u tundën në Kosovë nga të gjitha anët e vendit për të treguar shqetësimin e gjithë Jugosllavisë për çka po ndodhte atje. Por autoritetet po gjejnë atje akoma një rezistencë të madhe . Të dhënat zyrtare flasin për disa qindra të arrestuar dhe për më shumë se 100 veta që presin të dalin përpara gjyqit për akuza të rënda, por numri i tyre rritet çdo ditë, ashtu si dhe numri i të përjashtuarve mga shkollat dhe universiteti….’. Më 20 maj 1981, ‘Di Prese’ e Austrisë shkruante: ‘Po shikohet me preokupim të madh fakti që gjendja në Kosovë nuk është qetësuar, me gjithë ndërhyrjen e forcave nga e tërë Jugosllavia. Kompleksiteti i problemeve me të cilat është lidhur kjo ngjarje e vë udhëheqjen jugosllave para detyrave jashtëzakonisht të vështira’. “Borba” shkruante: ‘Fadil Hoxha, anëtar në presidiumin e Shtetit e të Partisë, edhe vetë shqiptar, i cili në fund të prillit kishte damkosur me turp nacionalizmin shqiptaromadh të rretheve të gjëra në Tiranë, më 23 maj vazhdoi një fushatë shtypi kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në Konferencën e partisë të LK të Kosovës , më 5 gusht 1981 u vendos që të përjashtohet M. Bakalli, dhe t’i jepej një vërejtje e fundit me përjashtim nga partia’. Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të ‘diferencimit ideologjik-politik’, deri në fillimin e gushtit 1981 qenë përjashtuar nga LK të Jugosllavisë ,534 anëtarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË

Naum_Veqilharxhi

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Vithkuqari Naum Veqilharxhi (1767 – 1846), jo vetëm se ka qenë një nga rilindësit e parë, që veproi në gjysmën e parë të shek. XIX, por edhe për shkak të veprimtarisë së tij të spikatur quhet profesor i Rilindjes. Ai bëri abetaren e parë shqiptare me 33 shkronja që u përdor gjatë Rilindjes, por edhe shërbeu si një bazë për abetaren e mëvonshme. Ai ishte një personalitet i lartë i administratës legjislative rumune, me gjurmë në veprimtarinë e tij, ndaj dhe shtëpia e tij në Rumani është kthyer në muze.
Më poshtë po japim një dokument të rrallë, një letër që ai ia dërgon nipit të vetë në Vjenë:
Mora letrën tënde të 6 marsit nga Vjena, i dashur nip, dhe menjëherë pas përshëndetjes sate, shoh se ke filluar të më qash hallë keq, sepse punët me të cilat merrem dhe që ti i di, më sjellin dëm dhe material dhe moral.
Më poshtë më ke bërë fajtor pse kam njohje dhe miqësi me Dhimitër Marinin, të cilin ti e neverit si të çkishëruar, duke u shprehur me habi të madhe dhe me tri pikëçuditëse!!! Ti pastaj çuditesh, duke thënë: “Cila vallë nga tri perëndeshat, që përcaktojnë fatin e njerëzve, deshi që të mos dalë ndonjë tjetër, por xhaxhai im shumë i shtrenjtë, për të lidhur ato që s’lidhen, të sjellë në formë atë që nuk ka formë, të bashkojë në një tufe myslimanët fanatikë, të krishterët ortodoksë superticiozë, papistët që urrejnë fetë e tjera, të krijojë një trup homogjen nga kombi shqiptar? Mallkoj atë orë, xhaxhai im i nderuar, kur ju u dhatë pas një ideje të tillë himerike. Me gjithë këtë le të ndjekim fjalën e urtë italiane. “Më mirë vonë se kurrë”. Ç’u bë, u bë, mori fund, po dhe në të ardhmen hiqni dorë nga planet që nuk mund të realizohen, duke përbuzur lajkat e të huajve, besoni në fjalët e nipit tuaj, i cili ka informata…”
Duke i shkruar fjalë për fjalë vërejtjet dhe këshillat e tua, po përgjigjem me të njëjtën radhë, siç janë parashtruar dhe në letrën tënde.
Dhe së pari kujtoj se dëmtim material pëson ai që sheh dëm sidomos në trup të tij, por një dëm të tillë e pësojnë pa përjashtim të gjitha krijesat organike të krijuesit në tokë. Pra, as edhe ti vetë, me gjithë përpjekjet e tua, nuk ke për të shpëtuar nga një dëm i tillë. Po në qoftë se ti me këtë kupton, pa i përdorur mirë fjalët, dëmin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, akoma ca më keq; sepse këto nuk bëhen kurrë pronë e përhershme e askujt dhe në qoftë se nuk do të rrojë në një shoqëri njerëzore, do të mund të rreshtojë shembuj të panumërt, të vjetër e të tanishëm njerëzish të panumërt, të cilët duke e quajtur veten të sigurt nga të gjitha prapësitë e fatit u bënë menjëherë fare të varfër, dhe të tillë ke jo vetëm tregtarë të mëdhenj, por edhe mbretër: dhe ti e konsideron veten në siguri – sheh ëndrra, o nipi im. Nuk dini çdo të pjellë dita e nesërme. Kjo është një e vërtetë e përjetshme.
Së dyti, dëmtim moral pësojnë në përgjithësi njerëzit që i sjellin dëm shoqërisë, dhe të tillë janë ata që dëmtojnë familjet dhe shoqërinë, si gënjeshtarët, batakçinjtë, çprishësit, turbulluesit, vjedharakët, hajdutët…dhe të tillë a do të mësosh, o nipi im, cilët janë?
Ata që e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen në veten e tyre, duke mos treguar asnjë interes për të tjerët. Këta, duke e kuptuar keq fjalën interes, përdorin çdo mjet të lejuar dhe të palejuar vetëm për të shtuar dhe për të grumbulluar argjend dhe ar, që t’i kenë gati mjetet e çprishjes.
Unë pra, me punën time kujtoj se nuk mund të vihem në radhën e të tillëve, ndryshe të gjithë ata që para meje pak a shumë kanë qenë shpikësh shkronjash, do t’ua kenë sjellë dëm kombeve të tyre: si shembull Thefshi i finikasve, Kadmi i tebanëve, Pallamidi i peloponezëve, Qirili i sllavëve…
Së treti, më bëre fajtor se kam lidhje me Dhimitër Marinin si njeri i lik, po në botë krejt të liq janë ata që u përmendën më lart, kurse ata që rastësisht, për shkak të ndonjë rrethane të pashpjegueshme, kanë humbur pasurinë e tyre në të holla dhe që nuk kanë qenë në gjendje t’ua kthejnë huadhënësve, nuk mund të quhen njerëz të këqij, veçse relativisht. Mua, ndershmëria e tij jo vetëm që nuk më dëmtoi, por më ka sjellë e më sjell dobi: sigurisht po të ish njeri krejt i dëmshëm, as administrata vetë nuk do ta mbante në gjirin e shoqërisë njerëzore.
Vij tani në pjesën më thelbësore, duke t’u përgjigjur them se njerëzit dolën nga duart e krijuesit thjesht qenie me arsye të pajisura me nevoja të ndryshme fizike, për shërbimin e të cilave shtrëngoheshin të përdorin fuqitë e tyre mendore e fizike. Këta vetëm me anën e mendimeve të përbashkëta mundën të lidhen e të bashkohen dhe të formojnë mbi tokë shoqëritë njerëzore të vogla dhe të mëdha: d.m.th. racat, fiset dhe kombet dhe pastaj mbretëritë e mëdha.
Kështu pra njerëzit, që në kohë më të lashta filluan lëvrimin e gjuhës së tyre, duke u zhvilluar dora dorës, duke u nisur nga gjëra të vogla dhe dalëngadalë lidhën ato që s’lidhen, u dhanë formë atyre që nuk kishin formë dhe bashkuan në një komb antropofagë të egër e barbarë. Si pra? Cili ishte kombi grek para ose dhe në kohën e Omerit, gjatë shekujve mitologjikë ? Çfarë ishte fisi romak në kohën e Romulit dhe më përpara ? Amerikanët në kohën e Kolombit ? Englezët në kohën e Krishtit? Rusët para Pjetrit të Madh? Qysh këta dhe të tjerë si këta u zhvilluan menjëherë që në fillim, apo edhe ata si ne filluan një ditë dhe duke ecur përpara dora-dorës dhe me siguri, kanë arritur atje ku ne i shohim sot?
Së fundi, si filloi Konfuci në Kinë, Zoroastri në persët, Moisiu në ebrejt, Brahma në hindusët, Thefshi në finikasit, Zallamoksi në sllavët, Likurgu në Laqedemonasit, Karondi dhe Soloni në athinasit, Orfeu në trakët, Krishti në të krishterët, Muhameti në muhamedanët, Luteri në evangjelistët dhe të tjerë ligjvënës dhe prijës kombesh? Këto kombe me kalimin e kohës dhe dora-dorës, sa u përmirësuan!
Mësimet janë si farërat. Kështu kanë filluar para nesh të gjithë udhëheqësit e kombeve, punët e të cilëve ishin shumë më të vështira për t’u realizuar se sa e imja. Ata morën përsipër riformimin rishtaz të një kombi të ri, kurse unë përpiqem vetëm të bëj të shkruhet gjuha e Kombit, jo siç e përshkruan ti, keq.
Duket  se nuk ke kënduar kurrë historinë e fisit njerëzor që të shohësh se kurrë kombet nuk kanë filluar menjëherë, por njeri ka filluar pardje, tjetri dje, tjetri sot dhe tjetri nesër; fundi i fundit një ditë do të fillojë edhe ky…
“U ke besuar trashë mësuesve të tu grekë, nipi im”!…
O nip! Vetëm kafshët nuk gjykojnë, e kanë të përcaktuar nga vetë natyra edhe fatin, edhe jetën e tyre; kurse njeriu ka një destinacion, të cilin mund ta arrijë veçse duke filluar të ecë gradualisht nga gjërat më të vogla…Ti, siç thua, ke lexuar shumë historianë dhe për shqiptarët nuk ke gjetur as gjënë më të vogël. Ti, të gjitha studimet e tua i ke bërë në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar; por ti, si një burrë me arsim, si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjitha kombeve të tjera, që një komb si ai shqiptari, i krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera, që zë një vend të caktuar në tokë, që ka tipare të veçanta të gjuhës, të dokeve dhe zakoneve, si ishte e mundur të mos kish dhe dy shekujt e tij mitologjikë, heroikë, politikë dhe fetarë, të shpërnguljeve dhe të rivendosjeve të tij? Por u besove trashë e trashë mësuesve të tu, se që nga të gatuarit e njeriut dhe gjer tani ky komb paska qenë një gur inorganik, i mbetur në pa veprimtari të plotë ose si një larvë insektesh, e cila nuk ka pësuar ende metamorfozën e saj natyrore si flutur…
Shpikësit e shkronjave nuk sjellin dëm, por përparim!…
Më këshillon të ruhem nga këshillat e të huajve por nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet, d.m.th. prindërit e tij, farefisin e tij, miqtë e tij, bashkëkombësit e tij, vetë vatrën e tij atërore, varret e stërgjyshërve të tij, gjërat e shenjta të vetë familjes së tij dhe të shkojë për t’i kërkuar të gjitha këto gjetkë, ku kurrë nuk do të ketë mundësi për t’i gjetur, duke vuajtur gjatë jetës: Pra, atë që këshillon gjëra të tilla, nuk di në ç’kategori ta vendos. Unë, i dashur nipi im, mund të zgjatesha më shumë akoma dhe të bëja më shumë sqarime, por kujtoj se edhe këto janë të mjafta, nga të cilat kuptohet edhe pikëpamja ime edhe sistemi im, a është një ëndërrim i thjeshtë, apo ka edhe ky bazat e tij duke pasur për të ardhmen të mirat e tij që shpresojmë. Të uroj shëndet, mos pusho të duash xhaxhanë tënd, i cili është i gatshëm të dëgjojë këshillat e tua dhe nga këto do të zgjedhë gjithnjë, vetëm të dobishmet.
KUSH ISHTE NAUM VEQILHARXHI?
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është ideologu i parë i Rilindjes sonë në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.
U lind në vitin 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij.  Në vitet ‘40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.
Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar”. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin “Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar”, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një “Enqiklikë” (letër qarkore). Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve.
Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

JU TREGON KUSH ESHTE MILICI I SERBISE, NUREDIN IBISHI

reshat badallaj

reshat badallaj

JU TREGON KUSH ESHTE MILICI I SERBISE, NUREDIN IBISHI

Shkruan RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI 

P.S.Faksimilin e dyte nuk po e publikoj te terin,qellimisht.

*Ky ish-argat i Millosheviqit,Nuredin Ibishi,ka deklaruar publikisht se do te votoj me 1 shtator 2016,per t´ia shitur token e Kosoves, “CRNA GORES”. Natyrisht se ka te drejt sepse ka ngrene çorben e kuzhinave te Beogradit dhe nder dej i buron vrullshem gjaku i Car Dushanve.Por, le ta dijn te gjithe ata qe do votojn me doren larte per shitjen e tokes se Kosoves, do te publikohen nje nga nje te zeza e tyre kunder kombit!

*Nuredin Ibishi,per vrasje,maltretime,burgosje dhe gjaku qe eshte derdhur lum rrugeve te Kosoves,u dekurua nga Borisav Joviqi,kryetar i ish Serbosllavise. U dekorua me shume se serbet per kasaphanen ne Kosove.Ne te kunderten le te deklarohet,perse u dekuruar me “znacka” deri ne kerthize nga nipat e Drazh Mihajlit!?

*Ky milic besnik i Slobodan Milosheviqit, Nuredin Ibishi, erdhi ne LDK, ne çerdhen titiste,nga kopili i Titos,hajni i Diaspores dhe krahu i djathte i kryetradhtarit,Rrahman Morina, qe njihej si banda vrastare e rrahmanzinjve, ISA MUSTAFA dhe rrospie mashkulli,kelyshi i tij Ismet Beqiri.

*Edhe njehere, te gjithe ata qe marrin shkrimet e mia me faksimile origjinale le te shkruajn burimin,perndryshe do te perballen me reagim.

*A e dini ju more kopila te Titos,spiune te UDB-es dhe tradhtare qe jeni strehuar neper parti politike, e sidomos ne LDK ish jugosllavet,kam dokumente per te zezat tuaja nga hiri i zezenajes Serbosllavi, qw i mbuloj token e Ballkanit!

NURA2nura


Çuditerisht, mjetet e shkruara dhe elektronike heshtin.Heshtin sepse paguan nga bandat,oligarket dhe kusaret. Ata lehin per oligarket se per ate pune paguen. A thua e kanë lepurin në bark!?.Thanë se Nuredin Ibishi eshtë eksperti me i mire qe ka Kosova qe aspak nuk eshte e vertete,ne fakte ky ish milic i Slobodan Milosheviqit e njeh mire zejen e dajakut dhe pushkagjinjve  te Drazh Mihajlit. Ahere, benu njehere burre dhe ngre padi penale,neqoftese nuk eshtë keshtu si shkruaj. Adresa ime eshte ne fund te shkrimit. Po nuk ta mban dhe nuk ben as gek e as mek,se te perplasen ne fytyre faktet bile edhe me foto shterngim duarsh me tradhtaret qe te dhane bakshishin e kasapit Borisav Joviqi, qe asnje shqiptare nuk morri kaq dekorate te larte. Me fal,shqipfoles,jo shqiptar.Nuredin Ibishi,Mirolub Tanaskoviq,Jelica Milaqiq,Milutin Vukoviq,Svetozar Bajraktareviq, Zoran Koraq,Simon Vuqeniq… Dekorohen nga Borisav Joviqi,per vrasjet,burgosjet e maltretimet e mijerave shqiptareve te pafajshem…


Ah,Beogradi per të berë ZAP “Nacionalistet,seperatistet,irredentistet shqiptar”, ne krye te gjaksorve vuri çaushet qe ishin denbabaden argatet e betuar dhe me te besueshem te tyre.Bile ne Kosove, shperndau 720 spiune nga 2200 ne Ballkan, e te mos flasim se sa langonj titist.Ky njeri e ka vendin ne burg,por, eshte njesoj kur gjeti vendin te kuislinget. Nuk e morri kush ne parti shkoi te ish-jugosllavet qe quhet LDK. Për vrasjen e shqiptareve dhe vdekjen e Kushtetutes se Kosoves,Nuredin Ibishi,bashkë me nje grup gjaksores çetnik te Drazh Mihajlit,dekorohet me Urdherin per Trimeri (Urdheri me i lartë),nga kryetari i Jugosllavisë se asaj kohe, Borisav Joviqi. Por, Nuredin Ibishi,eshtë me meritori se serbet kunder shqiptareve. Çolovoq Radivoje,krimineli i hordhive cetnike, ne Prishtine, e puth Nuredinin… Ti mendon se populli harron. Jo,kurren e kurres! Jo vetem ti,por te gjithe ata spiune dhe tradhtare te kombit qe jeni strehuar ne çerdhen titiste-LDK, ne te ardhmen do te perballeni me te gjitha spiunlleqet qe keni bere kunder kombit. Do te zbardhen faqet e historise…

Eh,more popull ju nuk e dini perse keta ish-titista dhe harambash te Serbosllavise,perse thone per Ibrahim Rugoven,eshte President historik.Jo,jo, ju nuk e dini! Keni pare e degjuar nje shqiptar qe ka gjak shqiptari qe thote per Ibrahim Rugoven ishte president historik. JO,JU NUK KENI PARE! Kete e thone ata shqipfoles qe u buron gjaku i vojvodeve dhe se shpejti do te lexoni se kush kishin qene disa kalemxhi qe thone presidenti historik. Jo vetem qe kishin qene me te zi se shkijet,por, keta more burra e gra serbianeve ia kishin dhene edhe gruan e shtratit. JO,JU N UK E DINI SE KUSH THOTE E PERSE THONE PRESIDENTI HISTORIK!JO,JU NUK E DINI PO E RIPERSERISE NUK E DINI DHE NUK E DINI!VETEM ATA E DIJN DHE DO TA MESONI SE SHPEJTI…


 Të me falin shokët (dhe shoqet domosdo!) që po e nisi me të tilla fjalë shkrimin. Shpeshherë Beogradi ka ndersyer kunder meje zagaret. Dhe i kam çuar fjalë që ti lidh qentë që i ka leshuar rrugeve kunder meje që të më kafshojn hajnisht. Fjala eshtë qe kam shkruar me fakte kunder bashkepunetoreve te tyre. Shkrimet ishin ne TOP LISTAT e shumë Portaleve serioze…Shih per ketë, shumë langoj me kercnuan ne adresen time qe te terhjek shkrimin dhe te kerkoje falje. Lehen qente e Tahirit! Nuk e bera dhe nuk do ta beje kurren e kurres.More burra! Po a i kerkohet falje qeneve te Beogradit? E kam vurë “kokën në torbë” dhe pushka top ju befte! Po a i kerkohet falje klyshit te Arkanit, Haxhi Latif KUÇIT,qe u dhunuan femijte e keti ashkaliu nga ky qen Haxhi Kuci, qe shetiti Arkanin neper istikame te UCK-es dhe pese gjaksoret e Drazh Mihajli. Nuk kthehet ne Kosove eshte nen kujdesjen e ambasades serbe ne Paris.Ketyre diteve Serbia pranoi hapur per kete klysh te Arkanit,Haxhi Kucin,kerko google nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,per kete bir çingene!!! Atdhetaret janë perleshur me gjaksoret dhe spiunet te mos ua linin KOSOVEN të huajve. Gjaksoret dhe spiunet kanë lenë gjurmë vuajtjesh…Dostojevski i keshillonte njerzit qe janë nisur ne rrugë, te mos gjuajnë me gur çdo qen qe leh ne ta se vonohen.Serbosllavija me teper se nje shekull ua kishte zenë frymen shqiptareve.


Shqiptaret kerkonin te merrnin frymë lirisht nga barbaret dhe pushtuesit.


Me kohe e kishin nisur vallen e lirisë edhe pse ishte e veshtirë rruga deri ketu. Sakaq qe iú kercnoheshin:vrasjet,burgosjet,internimet ne dheun e huaj; ne Turqi, Evropen Perendimore, ne vendet Arabe,ne Ukrainë,Azi deri pertej Oqeaneve. Motivi i ketyre shtegtimeve dhe degedisjeve ishte shtytur nga zullumi i panderprere i gjakatareve. Mjerisht shumë sosh humben pa shej e pa nishan. Me te eger ne kete drejtim ishin sllavojugoret. Hatanë dhe kasaphanen e benë serbianet qe nga koha e Krajlit, Dragutin- Drazh Mihajlit,Rankoviqit,Titos e deri te Milosheviqi, nga gjaku i vojvodeve dhe zhupaneve…Me shtatë mars 1937, Vasa Çubriloviqi, pepiloi elaboratin per shpernguljen e shqiptareve ka syte-kembet. Turqia u doli krah Serbise. Te gjitha planet qe asnje plisbardhe te mos jetoj ne Kosove u beheshin ne Akademine Serbe ne rrugen “Francuska numer 7″Ortodakset grekoman nxorren me briskun dhe lugë te dryshkur sy shqiptaresh dhe i derguan ne shportë Gjin Bua Shpatesh.Po ne Çameri shkoi gjaku lum Zaveri, ky tradhtar me andaret tjere e bene ketë masaker…Te pamshershem ishin edhe Dergutet e Osmanet. Duke vrarë e prerë shqiptaret me hanxhar e bajoneta. Prenë koka femijesh ne gji nëne dhe ngulen ne hugardhi dhunuan si qen te terbuar gra e vajza shqiptare…Perse e shkrova ketë dhe i rash shkrimit rrotull?Sepse asnje lufte, asne krim, asnje kasaphanë nuk eshtë berë pa argatin e tyre. Ky soj tradhtaresh i vranë burrat me te fortë te kombit duke i ra sakicë (sepatë) prapa kurrizit. Ehu, mo Zot me keq!Po ju rrefej diçka: Ne Beograd, ambasadori amerikan z.U.Zimerman, e pyet nje zonjë akademike serbe:Çka mendoni ju per shqiptaret? Te gjithe mbeshteti per muri dhe pushkatoni! Merreni me mend kur thote nje zonje akademike keshtu,po te tjeret cka mendojne?Serbia nga kopet e tyre leshoi 2200 spiunet me te rrezikshem. Vetem ne Kosove zbarkuan 720 sosh.Per ti bere zap shqiptaret UDB-a serbe angazhoi edhe spiunet dhe tradhtaret denbabaden te tyre. Ky soj zagaresh degjonin edhe frymarrjen e adhetareve dhe pastaj raportonin te shefat e tyre. Ne polici i vuri njerzit me te pashpirt,çaushet teper te besueshem dhe keta i kishin duarte e lira te vrisnin…


Ne vjeshten e vitit 1988, plasi protesta ne te gjithe Kosoven,pastaj ngulfatja ne minieren “TREPÇA”me e pergjakshme e marsit 1989.Kjo Demonstrate u shtyp dhuneshem, duke vrare e sakatosur mijera shqiptare. Eskadonit te vdekjes, mjerisht u prinin tradhtaret shqipfoles, qe nder dej kishin gjakun e perzier me serbianet. Dhe me pas, pasi u derdh gjaku lum nga keta gjaksor,u turren çetniket si llave ujqish per te dekuruar kasapet me lloj-lloj meritash. Shih per kete, lere qe asnje idiot i idiotave nuk e refuzuan,por ecnin me fedellek si shqiptar te ndershem dhe medaljen e futen ne ramin e xhamit dhe e ngulen ne mur ne baskinë(gozhden) 16-teshe! Dhe pastaj idiotet bene gosti me def e me violin duke ngitur dolli per gjakun e derdhur te bijeve te shqipes…Ç´ndodhi para tri ditesh? U be nami.”Mali i Madh,polli nje mi”. Ne Lidhjen Demokratike te Kosoves,aderoi njeriu qe u dekorua nga Beogradi, per shtypjen me dhune te “nacionalizmit,seperatizmit…shqiptar”.Ehu,ç´komedi!! U tha e çka nuk u tha. Fjale miradie ne kupë te qiellit. Por, tinzaret menduan se populli yne eshtë hajvan e nuk kupton. Jo,jo! -Kosova akoma ka burra qe kane gjakun e Arberit nder dej.Do t# i them une, te zezat e keti. Dhe neqoftese nuk eshte keshtu. Le te qelloj i pari ai qe nuk ka asnje te metë.-?!


 


Është berë modë në Kosovë fluturimi i anetareve te partive politike ne partite tjera. Gjergj Kastrioti- Skenderbeu,heroi yne kombetar, ne kohen e tij thoshte:”Ata qe i ndrrojn fiset kur t´iu teket,janë si ata grate qe ulen ne prehrin e çdo kujt…” Nderkaq,  ne diten e sotme, keta janë bere taman si kurvat e sokaqeve, se kush po i thirre. Posa ta nderrojne preherin e burrave rroçkoman, i marrin tellallet e partive politike, i mbeshtetin per muri si nuse te teleisura,ftojn gazetaret dhe ja nisin kenges:Oj Hava,oj Hava,as me ne e as me ta”Por dallimi e ketyre kopilave dhe kopilicave nga ata grate qe i ndrrojn burrat eshtë: Atyre grave te rendomta, kur e ndrrojn burrin, nuk iu qesh Nuri,nderkaq, ketyre nuri i qesh taman si femrat e perdala…Shih per ketë, dite me parë, tellalli i Lidhjes Demokratoke te Kosoves, e dalur nga bishtat e Lidhjes Komuniste serbe, qe edhe sot, me 2014, kjo Parti nuk eshtë ç’regjistruar nga Beogradi, Ismet Beqiri, morri Nuredin Ibishin, e mbeshteti per muri.


 


Te teleisur e te pispillosur ishin te dy kopilat me kollare dhe ja se çka thanë:Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, deri tani i angazhuar në shoqërinë civile, prej sot është bërë anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Drejtues të LDK-së në prezantimin e aderimit të tij, thanë se në LDK po aderon një njeri që ka dhënë shumë për Kosovën, si në luftë, pas lufte dhe tani do të jap edhe për ndërtimin dhe integrimin e shtetit.Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri tha se Ibishi është një profesionist dhe ekspert ndër me të mirët që ka Kosova në lëmin e sigurisë.E, Nuredin Ibishi tha se zgjodhi Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa kushte dhe pa premtime, por vetëm pse ka parë mundësinë që ai t’i realizoj idetë, projektet dhe shprehjen e lirë, por nuk mohoj se nëse partia ia jep ndonjë postë ai është i gatshëm ta pranoi.Pa fije turpi Ismet Beqiri,tellalli i LDK-es, u hedhe pluhur syve shqiptareve. Pa fije turpi ky kopil ofendon shumë rendë shqiptaret,duke menduar se populli eshtë i marrë, ha sanë si bagetia dhe ne kopilat e Titos, kemi pervoje nga Serbia dhe i shesim dushkun per gogla…Jo, ore kokeshkretë se Kosova akoma ka burra qe e thonë te verteten…Ismet Beqiri, thonë se je i martuar,je baba e femijeve,po perse nuk te erdhi turp te genjen shqiptaret more i mjerë, more tinzar…Keni kerkuar edhe Gjykaten speciale qe te zbuloj krimet. Te thash pergjigjen me fakte,me shkrim e me vulë. Te tregova,se Dick Marty,me prejardhje te hershme serbe, eshte Dik Martinoviqi…Keni per te ra pishman sa toka e qielli! Se Rusia  me Konstantin Kosaqev dhe Serbia me materiale sekrete te UDB-es, te montuara, krejt me qellim qe te fus ne gjakmarrje popullin dhe ta beje lemsh Kosoven.


Pergjgjesia do bie mbi LDK-ën dhe kopilat e Titos…Ky shkrim nuk kuptohet pa klikuar ne google dhe kerkuar shkrimin tim me titull:Po ju çoje fjalë kopilave te Titos…Keni me ra pishman edhe per ate ushtarakun ish Jugosllave,kur nga fronti i luftes,bisedonte mbi gjaksoret serb:”Zdravo Raxho…” dhe u vranë shqiptaret ne pritë si qen. Ju thash se ky akoma e ka motren te martuar per nje kriminel gjakatar ne Nish. Motra e tij, eshtë N…Do te vi koha qe juve ka per t´iu dalur dardhe me bishte dhe do t´ia trazon eshtrat nga varri i keti “Deshmori”:..Ç´pandehni ju more zuzarë se populli nuk i di keta gjera qe tradhtuat kombin hajnisht si hijenat serbe.


Dale,dale, se shume gjera kanë per te dalur dhe ju do te shenohuni ne listen e kronologjise te tradhtareve te kombit qe nuk do te harrohet sa te jetë toka e qielli…Ju, keni aq mekate dhe tradhti  kunder kombit, që edhe rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj KURRIZIN E SHPINES!!!Ja faktet, se kush ishte Nuredin Ibishi? Thua se ka fuqi te madhe. Te ngre padi penale kunder meje…


 


Dhe krejt ne fund, kam disa pyetje per Nuredin Ibishin dhe Ismet Beqirin, tellallet dhe kopilat e Titos:A jeni ju ne foto duke pranuar medaljen Urdheri per Trimeri nga ÇETNIKET?A e keni kthyer kete Medalje tradhtie per vrasjen e shqiptareve?Ose:Perse ja thane kete Medalje shume te lartë serbianet e Drazh Mihajlit? Po gabon e thua se nuk jane te Drazhes,po te Joviqit!


A i keni kerkuar falje popullit per vrasjet?Sepse valle cilin e kishte qarë nena? Te birin? Te vellanë? Te nipin?


A keni kerkuar falje qe kemi ikur nga ju,duke futur lemeri ne popull? Iknim nga ju,po ke te ndiqnim Naten? Zgurret…?Te keshilloje shume qe te lexoni me vemendje kete faksimil disa here dhe nga mallngjimi shiko fotografine me llupen, sepse se di sa te punojn te pamurit…


Kete shkrim e jap me faksimil pa asnje ndryshim.Po sido qe te jete, adresa ime eshte: Reshat BADALLAJ, Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shiperise, ne hyrje te Zhurit, ne qender, kthen ne te majte, lagja Badallaj, konaku i Late Nures, qe i erdhi ne ndihme DEMË AHMETIT te ju ne kulle,ku u rrethua nga harambashet serbiane, njembjedhe anetare nen uniforme e komande te UÇK-es, pas komandantit legjendar, Adem Jashari,jo pas tradhtarit dhe drogirashit, burrit te Gordanes, Tahirit. Pyete komandant “REMIN”, apo ndoshta e njihni edhe ju, ushtarin qe luftoi krahperkrah te ju me pseudenimin “ZHURI”- Jetmir Badallaj, djali i xhait. Kur na vdiç Tefidja e motra,ushtare e UÇK-es, na erdhi komandant “REMI” per ngushllime…Kesaj radhe kaq nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI  

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SHKOLLA-SHQIPE-KOSOVE

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË (1980-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Terrori ndaj shkollës shqipe ishte përhapur në tërë Kosovën, sidomos prej vitit 1981. Nga kjo kohë në Kosovë u zhvillua një fushatë e egër serbe për t’u hetuar nga organet e sigurimit serb çdo arsimtar, çdo nxënës dhe çdo prind shqiptar që e donte arsimin dhe përparimin. Lidhur me këtë qarqet serbe e kishin aktualizuar programin e tyre antishqiptar në forma të ndryshme. Forma më e njohur ishte ajo e diferencimit (në fillim të viteve ’80).
Edhe në shkollat shqipe serbët tentuan të diktonin vullnetin e tyre. Edhe këtu nxënësi apo arsimtari mund të pësonte si është më së keqi, nëse do t’ u binte në sy autoriteteve duke folur për Shqipërinë, ose nëse do të recitonte ndonjë varg të poetëve të Rilindjes sonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe përjashtime nga shkolla, edhe thyerje të notës së sjelljes, jo nga arsimtarët, por drejtpërdrejt nga emisarët komunalë, që ishin dorë e zgjatur e regjimit serb. Për një refren të ndonjë poezie për Skënderbeun, ose për një shpalosje të flamurit kombëtar, madje edhe për një kordele kuq e zi në gërshetat e ndonjë vogëlusheje të klasës së parë, apo për një thirrje ose shkrim: ”Kosova Republikë”, edhe fëmija 7-vjeçar mund të shpallej armik dhe irredentist dhe për pasojë mund të bëhej transferi i tij nga shkolla në prag të shtëpisë, në ndonjë shkollë tjetër fqinje, 4-5 km. larg, gjë që edhe ka ndodhur.
Në vitin 1989 pushteti okupues serb vetëm sa e shtoi terrorin e egër kundër shqiptarëve, më parë përmes segregacionit e pastaj përmes mbylljes së shkollave për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë. Në ato rrethana, sidomos policia dhe civilët serbë, të cilët punonin për policinë famëkeqe serbe, filluan një fushatë të egër kundër arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë. Së pari, të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të Prishtinës detyrohen që të largohen nga ndërtesat shkollore. Pastaj nxënësit filluan që të ndalohen te portat e shkollave, për të mos hyrë nëpër klasa. Lidhur me këtë dukuri koloniale, së pari në mënyrë civilizuese reaguan arsimtarët, e pastaj edhe nxënësit shqiptarë me prindërit e tyre.
Në rrethana kësofare të krijuara i tërë personeli mësimor organizohet, duke filluar punën me shumë familje të njohura arsimdashëse, të cilat shumë shpejt u organizuan duke i lëshuar shtëpitë, duke dhuruar mjete financiare dhe kështu i ngritën shtëpitë-shkolla.
23 MARS 1989-SUPRIMIMI I AUTONOMISË SË VITIT 1974
Sa kalonte koha, dhuna mbi shkollën shqipe shtohej. Por, pas ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, që ndodhën në Kosovë, më 1989 procesi arsimor në Kosovë vihet në pozitë koloniale nga okupatori serb. Qarqet politike serbe, sidomos gjatë vitit 1989, i kishin shpalluar të gjitha programet antishqiptare për ta sulmuar në rend të parë shkollën shqipe. Kështu në këtë vit (më 23 mars) vjen deri te ndërrimi i kushtetutës, apo më mirë të themi suprimohet autonomia e Kosovës e garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Me këtë ndryshim Serbia krijoi mundësinë që ta sulmojë publikisht pa asnjë pengesë nga jashtë shkollën shqipe në shkallë neofashiste. Për fat të keq edhe pse institucionet shqiptare të Kosovës do të reagojnë, qarqet ndërkombëtare, që ishin profesionalisht të ndërtuara për të mbrojtur, të paktën të drejtat e njeriut në botë, nuk reaguan madje as me një fjalë të vetme. Ky mosreagim për pushtetin serb ishte një shenjë, se me shqiptarët mund të sillen si të duan.
Në mars dhe në prill të vitit 1990, në një sërë rastesh misterioze, u helmuan mijëra fëmijë dhe të rinj shqiptarë në shkollat e tyre dhe për pasojë, u dërguan nëpër spitale me dhimbje në stomak, kokëdhembje e vjellje; u përhap fjala dhe doli e vërteta se ata ishin helmuar me qëllim prej serbëve. Shumica e vëzhguesve të asaj kohe besonin se ky ishte vetëm një rast i histerisë masive, por një ekspert i toksikologjisë i Kombeve të Bashkuara gjatë analizës së gjakut dhe të urinës të të sëmurëve, konkludoi se kishte zbuluar praninë e substancave të “sarinit” apo të “tabunit” (helme të përdorura si armë kimike); kurse më pas doli në shesh se, më 1995, armata jugosllave kishte prodhuar “sarinin”.
7 GUSHT 199O-KUVENDI I SERBISË I ANULON LIGJET E KOSOVËS
Çdo regjim serb historikisht ka qenë kundër arsimimit të popullit shqiptar. Ata nuk i donin shqiptarët të arsimuar, por të pashkollë. Donin që shqiptarët të mbeten përherë skllevër të tyre: të nënshtruar, të padijshëm, bujq, sharrëxhinj, hamej e punëtorë krahu gjithnjë në shërbim të tyre.
Menjëherë pas vitit 1989, kur pushtetin e fuqizoi Slobodan Milosheviq dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, edhe shkolla shqipe hasi në vështirësi të mëdha për ta kryer punën e vet edukativo-arsimore, por shqiptarët bënë çmos për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare, sepse e kishin të qartë se pa arsim kombëtar nuk mund të ecet përpara si individë dhe si komb.
Më 7 gusht të vitit 1990 pushteti serb filloi fushatën e paparë të largimit të shqiptarëve nga puna, duke e vënë jashtë ligjit Ligjin mbi Institucionet e Shkollimit të Lartë në Kosovë. Në të njëjtën kohë vihen jashtë ligjit të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet. Pushteti serb nuk do të ndalet me kaq. Po më 7 gusht 1990, Kuvendi i Serbisë do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Shkollimin e Mesëm, Ligjin Për Arsimin dhe Edukimin Fillor, Ligjin Për Arsimin Plotësues Për Arsimtarë. Të gjitha këto ligje, më 7 gusht 1990 do t’i japin policisë dhe administratorëve të dhunshëm serbë në Kosovë shansin, që me të gjitha mjetet të vërsulen mbi shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Platforma e krijuar nga hegjemonia serbe dhe më pas ligjet unike të miratuara nga pushteti serb e donin arsimin shqip, i cili do të zhvillohej sipas planprogrameve serbe, e donin arsimin shqip, i cili do të pëdorte tekstet e botuara diku në Serbi në gjuhën dhe ideologjinë e tyre, e donin arsimin shqip me arsimtarë ideologjikisht të orientuar nga platforma e çorientuar e LKJ-së dhe e LKS-së. (Latif Nallbani “Dhuna mbi arsimin”, ETMMK, Prishtinë 2004, faqe 9).
Kuvendi i Serbisë me qëllime raciste do ta ndalojë edhe nostrifikimin e diplomave dhe dëftesave të shkollave shqipe, po më 7 gusht të vitit 1990.
Më 1991 pushteti serb do t’i mbyllë të gjitha shkollat e mesme dhe shkollat fillore për shqiptarët. Në vazhdën e kësaj fushate antishqiptare, më 17 dhjetor të vitit 1991, Kuvendi i Serbisë do të nxjerrë jashtë ligjit Ligjin Për Shërbimin Arsimor Pedagogjik në Kosovë, po ashtu do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Këshillin Arsimor të Kosovës. Kështu në bazë të Ligjit Për Vepra Penale në Kosovë nga 29 dhjetori i vitit 1990, hapet mundësia për ndjekjen masive të arsimtarëve dhe të profesorëve të shkollave shqipe. Lidhur me këto fakte, duke u bazuar gjithnjë në shënimet korrekte të KMDLNJ-së në Kosovë gjatë viteve shkollore: 1991/92 dhe 1992/93 del fakti se dhuna shtetërore serbe i kishte përfshirë shumë mësues dhe arsimtarë. Në bazë të këtyre fakteve 632 arsimtarë ishin keqtrajtuar në polici. Jo vetëm kaq, 172 fëmijë janë marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar në polici. Kështu vetëm sa vazhdonte fushata e egër e marrjes në pyetje dhe e keqtrajtimeve për punëtorët shqiptarë të arsimit dhe të edukimit në Kosovë.
Veç tjerash, Kuvendi i Serbisë, më 27 korrik 1991, aprovoi Ligjin Për Gjuhë dhe Shkresa, me destinim të posaçëm që në Kosovë të aplikohet diskriminimi kulturor, njerëzor dhe kombëtar ndaj shqiptarëve.
Gjithnjë duke u bazuar në informatat relevante të KMDLNJ-së deri në vitin 1993 Kosova ishte kthyer në një kamp të përqëndrimit. Rraheshin arsimtarët dhe mësuesit para nxënësve, para familjeve, në klasa, në rrugë, në byfe, në treg e gjetiu. Kudo punëtorët e policisë serbe dhe agjentët e saj zbatonin një politikë të ndjekjes masive të shqiptarëve, që i ngjante modelit të dëbimit të çifutëve në vitet ’30 të shekullit XX, në vendet ku kishte lulëzuar fashizmi. Shkolla shqipe tani më u vu jashtë ligjit. Në këto rrethana të pavolitshme aspak që u krijuan, arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë u duheshin lokale, u duheshin libra dhe mjete për të mbijetuar arsimtarët.
Pushteti serb me devizën: asnjë shkëndijë kulturore, arsimore dhe shkencore në Kosovë, kishte nxjerrë jashtë ligjit edhe radion, televizionin dhe gazetat shqipe, të cilat i mbylli dhunshëm.( Më 26 qershor 1990, u shpall një valë e re dekretesh, zyrtarisht të paraqitura si “masa të përkohshme”, në saje të “Ligjit për veprimtarinë e organeve të Republikës në rrethana të jashtëzakonshme”.  Këto masa, do të përfshijnë edhe ndalimin e punës së RTP, suspendimin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”, mbylljen e Akademisë së Arteve e të Shkencave të Kosovës dhe dëbimin nga puna të disa mijëra nëpunësve shqiptarë).
Kudo në Kosovë u bënë sakrifica dhe sfida të mëdha për ta mbajtur dhe për ta vazhduar punën, sepse nën një robërim total s’qe e lehtë për mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit për t’i sfiduar planprogramet e Serbisë dhe për t’ i aplikuar planprogramet, që i hartoi Ministria e Arsimit e Kosovës, me të cilat u punua kudo në shkollat e Kosovës deri me ardhjen e UNMIK-ut (13. VI .1999).
Prej shkollës shqipe kërkohej ndërrimi i planprogrameve mësimore, shkarkimi i tyre nga “ekstremistët”, siç e quanin aso kohe shkrimtarin tonë më të njohur, Ismail Kadare, pastaj Dritëro Agollin dhe të tjerët, të cilët kishin patur guxim të prononcoheshin publikisht kundër shkeljes së të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Pikë së pari kërkohej ndërrimi i planprogramit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe; kërkohej ndërrimi i planprogramit të kult. muzikore, të artit figurativ, të gjeografisë etj, etj! Këto lëndë mësimore i pengonin më së shumti shovinistët serbë, sepse, sipas logjikës së tyre të sëmurë, këto po mbillkan nacionalizëm dhe irredentizëm!
Populli dhe mësimdhënësit nuk e lejuan zhbërjen e arsimit shqip. Arsimtarët shqiptarë nuk kursyen asgjë për ta mbajtur gjallë arsimin shqip. Punuan nën çdo çmim e mbi gjithçka, sa që disa prej tyre zëvendësuan ditarin me pushkë në luftën e fundit çlirimtare.
Gjatë viteve ’90 pushtetarët serbë s’i kishin harruar akoma porositë e çetnik Garashaninit,( Ilija Garashanin ishte ministër serb dhe njëri ndër kryeideologët e nacionalizmit serb, i cili tregonte një interesim të veçantë për jetën kulturore serbe në Kosovë, prandaj dërgoi dy mësues serbë në Prizren, më 1866), kur kërkojnë që dokumentacioni pedagogjik i shkollës dhe dokumentet publike të saj të shkruhen serbisht dhe me alfabetin cirilik, por arsimtarët e shkollës shqipe në Kosovë, të devotshëm dhe të brumosur me atdhedashuri, jo vetëm që reaguan ashpër, por kurrë dhe asnjëri sish nuk pranoi të punojë sipas ligjeve serbe e me planprogramet e Serbisë; nuk pranoi t’i përdorë tekstet e huaja për arsimin shqip; nuk pranoi ta mbajë administratën në gjuhën serbe, që për ta ishte e huaj. Nuk janë shënuar raste që janë lëshuar dëftesa apo libreza sipas ligjeve diskriminuese serbe. Nuk ka pasur raste që të jetë përdorur teksti i miratuar dhe i botuar në Serbi, sikur se që nuk ka asnjë rast që është punuar me planprogramin e miratuar nga Pleqësia e Arsimit e Serbisë.
Në këtë kohë të paparë të apartheidit dhe të një segregacioni shumë të vrazhdtë të shkollës shqipe, nuk mbeti pa u prekur edhe interesi material i secilit punonjës të arsimit. Pushteti serb kishte llogaritur se me prekjen e interest material të arsimtarëve , do të arrihej shumëçka për t’i thyer ata dhe për t’i përvetësuar. Tani për shkollat shqipe qeveria serbe ndërpret financimin e arsimtarëve shqiptarë. Në gjysmën e dytë të vitit shkollor 1990-91 pushtetarët serbë morën vendim që në shkollat shqipe t’u jipeshin pagat vetëm punëtorëve teknikë të shkollave!!!

Edhe arsimtarët e shkollës shqipe ishin të vetëdijshëm për momentin historik dhe për rëndësinë e detyrës që e ushtronin, prandaj qëndruan stoikisht, të dinjitetshëm, duke punuar me nxënësit e tyre me vendosmëri të paparë dhe me plot guxim.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

kosova-republikSHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë prej vitit 1981 e tutje, ia tërhoqën vëmendjen opinionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm në kuadër të ish-Jugosllavisë, i cili kërkonte rrugë dhe mundësi të reja për të kuptuar formën, përmbajtjen dhe shkakun e zhvillimeve që ndodhën në Kosovë, gjatë vitit 1981.
Ngjarjet e vitit 1981 sollën një frymë e re politike e cila ngriti nevojën e bashkimit të organizuar politik të ilegales për çlirim e bashkim kombëtar, që u ndie menjëherë pas demonstratave. Për të zgjeruar ndikimin atdhetar e luftarak te shtresat e gjera të popullit e për të mos lejuar shuarjen e zjarrit luftarak të tyre, ishte e nevojshme thellimi dhe zgjerimi i propagandës së organizuar të shtypit ilegal atdhetar, që në Kosovë vinte kryesisht nga Shqipëria.
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar në Kosovë dhe diasporë do të kenë luajtur rol të rëndësishëm revistat ilegale që botoheshin në diasporë. Revistat më të njohura që u botuan në ato vite kanë qenë: ‘Liria’, ‘Bashkimi’, ‘Lajmëtari i Lirisë’ etj. Rol të rëndësishëm, do të thoshnim edhe historik, për  shqiptarët e Kosovës, për të zgjeruar frymën dhe politikën kombëtare e luajtën Radio Tirana, Radio Prishtina, si dhe Televizioni Shqiptar e Televizioni i Prishtinës, gjatë viteve 70- 80, që ishin vite të Rilindjes Kombëtare. Ndikimi i shtypit të shkruar nga Shqipëria ishte më i kufizuar, megjithatë edhe një numër bukur i mirë i shqiptarëve gjatë viteve 1970 – 80, kishin mundësinë e parapagimit të gazetave nga Shqipëria, të cilat vinin në Kosovë me rrugë legale, siç ishte “Zëri i Popullit”, “Punëtori”, “Shqipëria e Re”, “Bashkimi” etj, të cilat i shpërndanin nga njeri tek tjetri, që ndikuan shumë në krijimin e idesë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet.
Ngritja intelektuale gjatë këtyre viteve në Kosovë e në diasporë, krijoi mundësinë e nxjerrjes dhe të botimit të revistave ilegale që botoheshin kryesisht jashtë vendit, por që arrinin të shpërndaheshin edhe në Kosovë, ndonëse në një numër më të kufizuar.
Përveç gazetave, edhe traktet ishin formë e komunikimit me qytetarët dhe krijimin e ndjenjës kombëtare. Këto gazeta i kishin dhënë vetes detyrë që të bëheshin armë e fuqishme e të drejtave të shqiptarëve për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Revistën ilegale, armiqësore anti-jugosllave ‘Lajmëtari i lirisë’ e udhëhiqte atdhetari Jusuf Gërvalla që ishte organ i (LNÇK) ndërsa Ibrahim Kelmendi revistën ‘Bashkimi’ që ishte organ i ‘Frontit të Kuq Popullor.’ Gazeta ‘Liria’ shkruante: ‘Liri thërret sot Kosova e robëruar, Kosova e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bijtë e Kosovës, luftuan në shekuj për liri, kundër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjëra, malet tona të bukura, e pasuritë e shumta që ka toka jonë… Ndërsa ‘Lajmëtari i lirisë’ do të shkruajë: ’Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, zhdukja e tyre fizike, kolonizimi i trojeve shqiptare me elementë sllavë nuk ndihmuan në realizimin e qëllimeve të ulëta, të shovinistëve në zhdukjen e popullit shqiptar, sepse populli ynë është i mishëruar me vendin e vet. Gazeta ilegale ‘Liria’ organ informativ i organizatës ilegale ‘OMLK’-së edhe pas demonstratave studentore të vitit 1981 vazhdonte rrugëtimin e saj me plot sfida e suksese edhe pas demonstratave të vitit 1981.
Të gjitha gazetave e revistave ilegale që botoheshin në këtë kohë, demonstratat ia rritën besueshmërinë përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ato kishin mbështetje reale për tematikën, me të cilën merreshin. Dhe kryesisht ato rëndësi parësore u kushtonin ngjarjeve që tronditën jo vetëm ish-Jugosllavinë, por edhe tërë rajonin. Në temën ‘Përpara drejt fitores’ atdhetari Jusuf Gërvalla shkruante se: Forcat ushtarake policore fashiste të borgjezisë serbe mbuluan sërish me zjarr e hekur Kosovën tonë të shtrenjtë… Ata nuk u mjaftuan me gjakun e bijve dhe bijave tona më të mirë që lau rrugët e Kosovës në masakrën e përgjakshme të marsit dhe prillit, por mbushën edhe burgjet e tyre famëkeqe me mijëra petrita e sokolesha shqiptare në Kosovë dhe Jugosllavi, pastaj autori vazhdon: ‘Popull shqiptar, ne bijtë e tu besnik deri në vdekje bëjmë thirrje që për të drejtat tona të ligjshme, lufta kundër masave të egra shoviniste antishqiptare të organizohet me guxim e heroizëm …. Rruga e rezistencës e luftës së vendosur, është rrugë e vetme e fitores, rrugë e vetme e realizimit të drejtave tona….Dëshmorët tanë të lavdishëm, dhanë jetën në demonstrata duke thirrur: ‘Rroftë populli shqiptar,’ ‘Rroftë Republika,’ ‘Rroftë liria,’ ‘Përpara drejtë fitores’ etj. Ndërsa, nëpër traktet të cilat ishin një formë tjetër e shtypit ilegal gjatë viteve 1970- 80, shkruhej: ‘është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm që të luftojë me guxim kundër sunduesve revizionist. Punëtorë, fshatarë, rini revolucionare e Kosovës, popull punonjës mos duro shtypjen e egër revizioniste, organizohu, në greva, ashtu si punëtorët trima të ‘Ramiz Sadikut’ në prag të Majit, organizohuni, në bojkotime në demonstrata: në luftë e çdo ditë atje ku ndodheni etj”.
Në shkrimin me titull me 1 maj 1993 “Zëri i Kosovës” shkruante se, kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të kohës së tij, përveç që ra nën okupimin më të rëndë ai sërish u rinda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-Jugosllavia.
Partitë politike shqiptare në vend marrin qëndrim të drejtë lidhur me UÇK-në dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre me format pacifiste, ato ende po vazhdojnë me fjalor të njëjtë si me të pushtuesit. Ndërsa në shkrimin tjetër: ‘ Mbrojtja e Kosovës është e drejtë e pacenueshme e patjetërsueshme dhe obligim e nder i madh i çdo qytetari’,  publikohet deklarata e LPK-së, që i jepte përkrahje UÇK-së. ‘Zëri i Kosovës’, ishte gazeta e LPK-së që me shkrimet e veta të ndryshme argumentonte se rezistenca dhe lufta e popullit shqiptar në Kosovë është e drejtë ngado që të shikohet, si nga e drejta natyrore për të jetuar i lirë çdo qytetar, si nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, po edhe nga pikëpamja kushtetuese e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si edhe nga Konventa Ndërkombëtare.
Të gjitha veprimet konkrete që i merrte Lëvizja Ilegale Kombëtare dhe më vonë UÇK-ja, kundër pushtetit serb në Kosovë dhe të gjitha komunikatat për shtyp që i lëshonte ajo e që nuk i botonte shtypi shqiptar në Kosovë, ose i shtrembëronte, ‘Zëri i Kosovës’ i botonte  me qëllim të njoftimit të opinionit me luftën e drejtë të popullit tonë. ‘Zëri i Kosovës’ arriti të bëhet zëri i shqiptarëve në mbarë viset shqiptare të sunduara nga pushtuesit sllavë, zëri i studentëve, i shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe zëri i luftëtarëve të UÇK-së dhe i aksioneve të tyre ushtarake. ’ Zëri i Kosovës’ mbrojti drejtësinë, realitetin, të burgosurit, patriotët, ata që për atdheun, rrezikuan jetën e tyre duke e internacionalizuar kërkesën e drejtë të shqiptarëve. Në këtë drejtim vend të rëndësishëm luante gazeta ‘Zëri i Popullit’ organ i Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo gazetë me të drejtë thoshte ’Lufta e popullit të Kosovës për të drejtat e tyre kundër atyre që e shfrytëzojnë dhe e shtypin është e drejtë, që meriton përkrahjen e popujve të Evropës dhe të mbarë botës…’. Në faqet e ‘Zërit të Popullit ‘ mbështeteshin kërkesat e Kosovës si më të domosdoshme të kohës. Me titull ‘Kosovës po i vriten djemtë nga serbomëdhenjtë ‘lajmëronte ‘Zëri i popullit’. Sipas agjencisë së lajmeve gjermano-perëndimore në afërsi të qytetit Shtututgard në Gjermaninë perëndimore ‘të dielën më 17 janar 1982 natën vonë u vranë kosovarët Bardhosh Gërvalla, Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Në artikullin e 16 shtatorit 1990, ‘Zëri i popullit’ shkruan: Terrorizimi serb pasohet me akte vrasëse, arrestime e tortura, njoftohet nga Prishtina më 13 shtator 1990 se ‘njësi të policisë serbe rrethuan fshatrat Pollatë, Repë dhe Metohia nën pretekstin e kërkimit të armëve dhe hapën zjarr kundër banorëve të tyre. Dy të rinj shqiptarë, bën të ditur agjencia Rojter u vranë nga armët e policisë, Skender Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi,  ndërsa 30 veta u arrestuan….
Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëve dhe të plagosurve, sipas të cilit janë 34 të vrarë dhe 204 të plagosur. Se në Kosovë e në Serbi, kur është fjala për shqiptarët, që moti funksionon shteti policor, për këtë kanë pasur rastin të binden më shumë se 600.000 shqiptarë, të cilët duke filluar nga viti 1981 e deri më sot u përpunuan në mënyra të ndryshme policore. Mirëpo, shteti policor, kur është fjala për shqiptarët funksionon për mrekulli edhe në nivel të federatës jugosllave, për këtë shqiptarët e Kosovës u bindën e po binden për çdo ditë. Dhe me shumë të drejtë ngrihet zëri: ‘ Turpërohu Jugosllavi’, Por, s’ka turp atje kur turpi është pjesë e vetë sistemit të qeverisjes serbe dhe jugosllave, apo të qeverisjes jugosllave nën qeverisjen serbe. Në ‘Rilindjen’ e 3 prillit 1981 është botuar deklarata e Xhavit Nimanit, kryetar i KSA të Kosovës, për ngjarjet e Marsit e të 1 e 2 prillit 1981, ku thuhet: ‘Në krahinën tonë këto ditë jemi ballafaquar me vështirësi të mëdha të cilat janë pasojë e sulmeve të forcave të brendshme dhe e veprimtarisë së forcave të jashtme armiqësore që janë të organizuara të veprojnë ndaj Kosovës dhe në Kosovë. Në demonstratat me karakter armiqësor nga pozita nacionaliste shqiptare, me 11 e 26 mars si edhe me 1 e 2 prill të vitit 1981 sot këto forca janë të përqendruara për aktivitet e veprimtari armiqësore kryesisht në Prishtinë e qytete të tjera’. Ky udhëheqës i lartë jugosllav i shqiptarëve të Kosovës e pranonte se demonstratat ishin të organizuara nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm kundër vetëqeverisjes jugosllave. Jo pse ndoshta ai kishte dëshirë, po kështu i kishte thënë nëna parti. Në të njëjtën ditë në ‘Rilindje ‘ishte botuar Komunikata për media e dalë nga mbledhja e përbashkët e Kryesisë së KQ të LK të Serbisë ku thuhej: ’Dy kryesitë konstatuan se fjala është për aktivitet të organizuar armiqësor të drejtuar kundër sistemit kushtetues të bashkësisë sonë socialiste vetëqeverisëse . Qëllimi i këtij aktiviteti është destabilizimi i KSA të Kosovës, i RS të Serbisë dhe i RSFJ-së. Aksionet e këtyre grupeve kishin për qëllim minimin e vëllazërim-bashkimit të kombësive në Kosovë dhe përmbysjen e sistemit politik të vetëqeverisjes socialiste’.
Me përvetësimin e tezës së ‘kundërrevolucionit’ nga Azem Vllasi në vitin 1981 me të drejtë thotë Viktor Meieri, serbët kishin fituar kartën e fuqishme që nuk ngurronin ta hidhnin në lojë me t’u dhënë rasti, që pushteti serb rrallëherë e lejonte rastin t’i dilte nga dora. Pas 36 viteve të Jugosllavisë socialiste në vendin e ‘popujve të barabartë,’ po vendosej për herë të dytë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, thuhej në gazetën ‘Rilindja’ të 3 prillit 1981, me vendimin e Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në fjalën e tij Mahmut Bakalli luftën e popullit e të rinisë shqiptare e vlerëson si luftë të klasave dhe bën thirrje për diferencim në Lidhjen e Komunistëve, diferencim që u shtri në të gjitha nivelet dhe vazhdoi deri në shkatërrimin e LKJ-së. Nuk vonoi shumë kohë edhe ish-udhëheqësi komunist i Kosovës, Mahmut Bakalli u bë pjesë e diferencimit të mësimit të vet. Në vlerësimin e ngjarjeve edhe më larg shkoi Dushan Ristiqi, i cili në mbledhjen  XVI të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës thotë: ‘Elementët kundërrevolucionarë, përpiqen t’i mashtrojnë masat me disa parulla politike, ekonomike e sociale, por secili sot e ka të qartë se qëllimi i tyre i vërtetë është separatist, pra ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Ballkanit, e kjo do të thotë konflikt i ri i kombeve e kombësive të kësaj pjese të Ballkanit dhe derdhje e gjakut, e që kjo do të thotë; humbje e lirisë dhe e pavarësisë’.
Në fjalën e tij, Fadil Hoxha para aktivit politik të Prishtinës më 4 prill tha: ‘Dëshiroj të them menjëherë se një varg ngjarjesh që ndodhën ditëve të fundit në Prishtinë dhe në disa vende të tjera të Kosovës, janë vepër e kurdisur mjeshtërisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevolucionit. Demonstratat e studentëve dhe e disa ekseseve të tjera ishin vetëm pretekst për veprimin e organizuar të armiqve të hapët të Jugosllavisë vetëqeverisëse, socialiste e të painkuadruar’.
Frika dhe lakmia i kishte bërë ata, jo vetëm Fadil Hoxhën, por të gjithë udhëheqjen e Kosovës, të kishin e të mbanin qëndrim qyqar e kapitullues dhe antishqiptar, sepse e mbrojtën interesin e armikut shekullor të kombit, kurse të drejtat legjitime të popullit i vlerësuan ‘nacionaliste’, ‘irredentiste’, ‘armiqësore’, e ‘kundërrevolucionare’, ndërkaq rininë shqiptare e quajtën rini ‘rrugaçe’, ‘reaksionare’, e hiq më pak se edhe ‘plehu i Kosovës’, pasi që iu kishte hyrë frika në palcë të kurrizit.
Edhe pse politika në Kosovë mburrej me arsimin si proces, në raste të veçanta pranonin se ende kishin probleme me analfabetizmin. Në numrat vijues të ‘Zërit të rinisë’ që kishin datën e 7 e 14 marsit 1981, në përmbajtjen e tyre, kryesisht merreshin me problemet e Organizatës së Rinisë Socialiste, në krye me Isa Musafën, e nuk kishin asnjë fjalë për demonstratat e studentëve dhe rinisë së Kosovës, e cila për çdo ditë po burgosej, diferencohej, dënohej përjashtohej nga procesi mësimor.
Në Mbledhjen  XX e KQ të LK të Jugosllavisë, Ali Shukriu deklaron se: ‘Ngjarjet në Kosovë treguan se sa i dëmshëm është oportunizmi ndaj nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Udhëheqja e Shqipërisë, nëpërmjet ‘Zërit të popullit’ është vu haptas në mbrojtjen e nxitjen e aksioneve ‘armiqësore’ të drejtuara në shkatërrimin e rendit kushtetues të RSFJ-së, nëpërmjet kultivimit të urrejtjes shoviniste ndaj popullit serb por edhe ndaj kombësive të tjera në Kosovë, në Serbi e Jugosllavi’.
Gazetat e revistat e Kosovës do të jenë të mbushura me lajme e komente të nënshkruara në masë të madhe me firmën e agjencisë jugosllave- TANJUG. Ky është argumenti më real që vërteton se udhëheqësit e mediave ishin nënshtruar nga sistemi i regjimit jugosllav. Ky nënshtrim deri në poshtërim kombëtar nuk ishte vetëm ndaj mediave, por ai vlente edhe për politikën e dështuar të udhëheqësve të Kosovës, të cilët e kishin marrë vetëm rolin e përkthyesit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

QËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS

QËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ  NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS

uckQËNDRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE I UDHËHEQJES SË TIJ  NDAJ NGJARJEVE TË KOSOVËS (1981-1989)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Pjesëmarrja e fuqishme dhe masovike e shqiptarëve në demonstratat e organizuara brenda viteve 1981- 1989 e shqetësuan mjaft shumë Shqipërinë, ish-Jugosllavinë, vendet e Ballkanit, por edhe vetë Evropën, pasi asnjëherë nuk kishin llogaritur se shqiptarët në ish-Jugosllavi mund të protestojnë aq fuqishëm e në këtë mënyrë. Për Shqipërinë këto ngjarje ishin tepër shqetësuese për faktin se në Jugosllavinë e asaj kohe jetonin gati gjysma e popullsisë shqiptare në Ballkan. Prandaj me të drejtë Shqipëria ishte e shqetësuar për demonstratat e vitit 1981 dhe ndërhyrjet ushtarake e policore të ish-Federatës Jugosllave, kundër shqiptarëve në Kosovë, që kërkonin të drejtat e veta elementare, të drejta të barabarta me popujt tjerë në ish-Jugosllavi. Për shkaqet themelore të krizës në ish-Jugosllavi, që në këtë rast ishte Kosova, ish-kryetari i Shqipërisë, Enver Hoxha e konsideronte se ishte diskriminim i statutit të Kosovës dhe shqiptarëve, niveli i prapambetjes ekonomike në Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare në Jugosllavi, shkeljet e të drejtave të njeriut, të drejtave arsimore e kulturore të popullit shqiptar nga vetë Federata Jugosllave. (1 Dokumente sekrete të CIA-së për Kosovën, qëndrimi i Shqipërisë, për Kosovën, Koha Ditore, 21. 2. 2005, f.8).   Shkeljet e të drejtave kombëtare e njerëzore kundër shqiptarëve, ushtrimi i dhunës dhe represionit të vazhdueshëm fizik, psikik, mbi popullin shqiptar në Kosovë, duke përdorur mekanizma për shfarosjen apo pastrimin etnik të shqiptarëve që bënë Jugosllavia kundër tyre.( Po aty). Në ditarin e vet sekret, Enver Hoxha shkruante se faktori shqiptar në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka qenë faktori më i përbuzur politikisht e ekonomikisht, po ashtu kishte gjendje të rëndë në arsim e kulturë, por faktori shqiptar ka qenë më i durueshmi e më i dëgjuari, por edhe më i zgjuari dhe njëkohësisht më realist në kaosin politiko-ekonomik , ku ishte zhytur Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore, ishte Kosova.( Lisen Bashkurti, Diplomacia e Vetëizolimit, Tiranë, 2004, f, 600).  Shqipëria më 8 prill 1981 përmes Tiranës zyrtare dhe gazetës zyrtare të saj ‘Zëri i Popullit’, e shprehu qëndrimin e vet politik zyrtar për demonstratat dhe ngjarjet në Kosovë. Me këtë rast, Shqipëria zyrtare dënoi ashpër përdorimin e dhunës policore e ushtarake të ish-Jugosllavisë kundër popullit shqiptar. Ndërsa i gjithë populli shqiptar, doli në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë, duke u solidarizuar me demonstratat dhe kërkesat e tyre për Republikën e Kosovës.( Po aty ). Në krye të politikës shqiptare për mbrojtjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi  priu ish-udhëheqësi i Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxha(Enver Hoxha, Ditari politik për çështje ndërkombëtare 1980-1981, për përdorim të brendshëm ) i cili asnjëherë nuk pranonte që Shqipëria kishte ndërhyrë e as ishte nxitëse e provokuese për çështjen e Kosovës. Shqipëria respektonte parimet e Kombeve të Bashkuara për shtetet sovrane dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera, pra s’po ndërhynte as në punët e brendshme të ish-Jugosllavisë. Por mes tjerash, Enver Hoxha konsideronte se shteti shqiptar nuk mund të rrinte duarkryq dhe të pranonte heshtur kur shkeleshin, dhunoheshin e  maltretoheshin shqiptarët përtej kufirit shtetëror nga një shtet fqinj, që kishte nënshkruar Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.( Dokumentat e CIA-së, për Kosovësn, Enver Hoxha për Kosovën, Koha Ditore, Prishtinë, 20. 2. 2005). Për këtë arsye, Tirana u konsiderua nga ish-Jugosllavia dhe u identifikua si nxitëse e trazirave në Kosovë. E vërteta nuk ishte ashtu, ngase Tirana asnjëherë nuk u përfshi drejtpërsëdrejti në Kosovë, gjatë asaj kohe, pasi që edhe gjendja ekonomike e Shqipërisë nuk ishte në pozitë të mirë. Ish-Jugosllavia ishte e vetëdijshme dhe krejt e ndërgjegjshme për rëndësinë që kishte për shqiptarët Shqipëria, qasja e saj në qëndrueshmërinë për Kosovën por edhe për vetë ish-Jugosllavinë në tërësi.( Vicreks Miranda, Midis Serbve dhe Shqiptarëve, Një histori e shkurtër, Tiranë, 2004, f. 252 ). Mënyra e sjelljes së Shqipërisë gjatë viteve në vijim përbënte pengesën kryesore dhe serioze për Beogradin, pasi ajo i inkurajonte shqiptarët e Kosovës, që u jepte shpresë, guxim e vetëdijesim për të qëndruar në rrugën e tyre të drejtë për liri e barazi kombëtare, theksonte Enver Hoxha.( Ethem Çeku, vep e përm, f. 274). Më 17 prill 1981, politika shqiptare doli haptas dhe qartas në mbrojtje të kërkesave të demonstratave të studentëve dhe popullit shqiptar në Kosovë për Republikën e Kosovës, duke saktësuar edhe kërkesat: Kosova do të qetësohet kur të hiqet shtetrrethimi, të tërhiqet ushtria, të lirohen të burgosurit politikë, dhe djemtë e vajzat t’u kthehen familjeve të tyre.( Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike 2004, f,. 221). Përkrahja e shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës ishte serioze dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës. Politika e Shqipërisë pas këtyre ngjarjeve duket qartë më e hapur më e interesuar për zgjidhjen e çështjes shqiptare si një problem kombëtar, duke dhënë sinjale sensibilizimi të çështjes shqiptare edhe si një problem evropian nga Jalta e deri më tani.( Bedri Islami, Shqipëria dhe Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, Epoka e re , Prishtinë, 7 prill. 2006, f, 10 ). Por të gjitha këto qëndrime, komunikata, e intervista, bazën e kanë në qëndrimin zyrtar të Shqipërisë për çështjen e Kosovës në vitin 1981, që paraqiti Enver Hoxha në Kongresin e 8 të PPSH-së, i cili duke i trajtuar gjerësisht zhvillimet politike historike të vitit 1981 në Kosovë, ai midis tjerash tha: ‘Politika e Shqipërisë Socialiste ndaj Jugosllavisë ka qenë gjithherë konstante dhe e pandryshuar’, por keqësimi i tanishëm i situatës në Kosovë i ka acaruar  marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave. Andaj për të gjitha  këto pasojat i mbanë Jugosllavia për shkak të veprimeve kundër shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët në Kosovës përbëjnë një etni, një popull të formuar me shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, të një populli autokton, të cilët i shkëputën e i copëtuan nga mëmëdheu i tyre me ndihmën e Fuqive të Mëdha.( M. Hajrizi, vep e përm, f. 227). Qëndrimi zyrtar i politikës së jashtme të Shqipërisë, lidhur me gjendjen në Kosovë dhe statusin e Kosovës pati implikime të konsiderueshme të evoluimit e ndërgjegjeje politike, mbarëkombëtare, në rajonin e Ballkanit, pasi deri në këtë kohë Shqipëria qëndronte për idenë e bashkimit të trojeve shqiptare. Më në fund Enver Hoxha mbështeti opcionin për Republikën e Kosovës brenda ish-Federatës Jugosllave.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS (1968)

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS (1968)

KONSULTA-GJUHËSORE-PRISHTINË-1968Shkruan ZYMER MEHANI

‘’Një komb- një gjuhë”- motoja e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968).
Konsulta gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968 (Shih më gjerësisht: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, IAP, Prishtinë, 2008), që u mbajt një vit pas hartimit të “Projektit të Rregullave të Drejtshkrimit të Shqipes”, e realizoi synimin për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës sonë, duke miratuar unanimisht këtë projekt të rëndësishëm në fushën e zhvillimit të përgjithshëm kulturor dhe shoqëror të mbarë popullit shqiptar.
Duke i pasur parasysh rrethanat e përgjithshme kulturore dhe shoqërore në zhvillimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore, mund të pohohet me të drejtë se për shqiptarët e Kosovës Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, pati vetëm karakter promovues ceremonial, sepse puna e njësimit të shqipes ishte bërë në Prishtinë më 22 dhe 23 prill 1968.
Akademik Rexhep Qosja me të drejtë konstaton se ‘’Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte një ngjarje e rëndësishme kombëtare. Ajo ishte ngjarje e rëndësishme shkencore, kulturore, por edhe politike’’.( Po aty, faqe 11).
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës nuk ishte vetëm një ngjarje me peshë për gjuhësinë shqiptare, por ‘’ajo ishte më shumë se kaq, ngase në vijim u bë një referencë për të kërkuar afrimin gjithnjë e më të madh të një kombi padrejtësisht të ndarë’’.( Po aty, faqe 12).
Fjalën kryesore e mbajti Prof. Idriz Ajeti i cili, pasi e dha një historik të shkurtër të përpjekjeve të përfaqësuesve të Rilindjes kombëtare, propozi njësimin e gjuhës letrare. Ky diskutim shkencor më vonë do të njihej si Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. ‘’Konsulta, me gjithë përpjekjet e ndonjë diskutuesi që, kosovarishtja të pranohej si gjuhë letare, doli me pikëpamje të qarta se shqipja duhej të njësohej’’.( Po aty, faqe 12).
Vendimet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës ushtruan ndikim pozitiv në punimet e Kongresit të Drejtshkrimit, në të cilin do të njësohej përfundimisht shqipja letrare.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë gjuhësore e kulturore, sepse i vuri pikë rrugës veçuese jo vetëm gjuhësore, nëpër të cilën po ecnin shqiptarët. Ajo hapi kështu rrugën e njësimit tonë gjuhësor dhe bëri që Kongresi i Drejtshkrimit që do të mbahet katër vjet më vonë të quhet kongres mbarëkombëtar.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968 është mbledhja e katërt gjuhësore e organizuar në Prishtinë përgjatë 16 vjetëve. Pra, me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës nuk fillon planifikimi gjuhësor për shqiptarët që jetonin jashtë shtetit amë, në disa ndarje administrative në ish- Jugosllavi. Para saj janë mbajtur edhe tri mbledhje gjuhësore që do të shënojnë përpjekjet standardizuese për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e viseve të tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.
Të kujtojmë se gjatë viteve ’50 e ’60 edhe në Tiranë janë zhvilluar veprimtari, diskutime e debate për çështje të gjuhës, të drejtshkrimit, po edhe të planifikimit gjuhësor.
Siç na është e njohur, më 1967, rihapet Instituti Albanologjik dhe po në këtë vit në Prishtinë do të arrijë “Projekti i Rregullave të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, i hartuar nga studiuesit e shquar të Tiranës, i cili do të nxiste nismën e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës që më 22 e 23 prill 1968 të organizojnë Konsultën Gjuhësore, të njohur me emrin “Konsulta e Prishtinës”. ‘’Në Konsultë po merrnin pjesë 150 intelektualë e shkencëtarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e viset e tjera shqiptare’’(Gazeta Rilindja, Prishtinë, më 23 prillit 1968, faqe 1). Fjalën e hyrjes e paraqiti Fehmi Agani, asokohe drejtor i Institutit Albanologjik, i cili duke e konsideruar mbajtjen e Konsultës punën më të rëndësishme të Institutit Albanologjik qe nga rithemelimi i tij, midis të tjerash, do të theksojë: “Detyra që kemi asht e madhe, misioni ynë asht i randësishëm”.( Po aty, faqe 1). Më pas prof. Idriz Ajeti, protagonisti kryesor i gjuhësisë shqiptare në Kosovë, prandaj edhe i tri mbledhjeve të mëparshme gjuhësore, do të mbajë referatin kryesor me titullin “Rruga e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe ortografisë së re.”( Gazeta Rilindja, Prishtinë, më 18, 21 dhe 22 prill 1968).  Në dy ditët e Konsultës u zhvilluan diskutime të shumta nga pjesëmarrësit në mbështetje të Projektit të Rregullave të Drejtshkrimit. U shtruan çështje praktike, u bënë vërejtje parimore, u dhanë sugjerime të shumta. Numri i diskutuesve ishte i madh. “… Tubimi pranon unanimisht gjuhën letrare dhe ortografinë e sotme të shtetit amë.”( Gazeta Rilindja,  më  24  prill  1968). Ky përfundim në të vërtetë është njëra ndër ‘’nëntë Konkluzat e miratuara në Konsultë.’’ (Gazeta Rilindja, më 25 prill 1968). Konkluzat u hartuan nga Komisioni i përbërë prej Hilmi Aganit dhe Besim Bokshit. Pika 7 është propozuar dhe hartuar nga Fehmi Agani. Në konkluza theksohet, pos të tjerash, rëndësia e tri mbledhjeve gjuhësore që i kanë paraprirë Konsultës, rëndësia e njësimit gjuhësor, zbatimi i menjëhershëm i projekt-ortografisë. Në konkluzën nr.8 autorizohet Instituti Albanologjik dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë që ta njoftojnë USH të Tiranës me konkluzat e Tubimit dhe me vërejtjet lidhur me Projektin e Ortografisë. Ndërkaq, në konkluzën e fundit këto dy institucione “autorizohen që t’u rekomandojnë institucioneve e enteve arsimore e pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturore që të krijojnë mundësitë e zbatimit sa më të shpejtë të konkluzave të Konsultës.”. Dhe ashtu u bë. Zbatimi i Projekt-ortografisë filloi menjëherë. Edhe vetë Konkluzat e Konsultës Gjuhësore do të botohen në gjuhën letrare. Ç’është e vërteta botimi i letërsisë në letrarishte në Kosovë kishte filluar më herët.
Konsulta Gjuhësore u mbajt më 1968 në Prishtinë. Pse më 1968 dhe pse në Prishtinë? Sepse më 1968 tashmë kishin filluar ndryshime qe kishin rrokur kontekstin politik e shoqëror për shqiptarët, rrjedhojë e Plenumit të Brioneve (1966) në të cilin do të dënohej ashpër shtypja dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve për një periudhë afro njezetvjeçare, dhe në Prishtinë, sepse ishte qendra konvergjuese për të gjithë shqiptarët që jetonin në ish- Jugosllavi – qendra administrative, arsimore e kulturore, sidomos e tillë do të bëhet nga fundi i viteve ‘6o kur për shqiptarët e Kosovës do të fillojë një periudhë e re zhvillimi sidomos  e arsimit dhe  e kulturës dhe një bashkëpunim që do të zgjerohet çdo herë e më shumë me Shqipërinë. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është e nxitur drejtpërdrejt nga këto ndryshime dhe do të shprehë qartë synimet dhe dëshirat për artikulimin identitar dhe për shprehjen përkatësore.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Kur Isa Mustafa mbronte vendimet e pushtetit të dhunshëm serb në Kosovë (Dokument)

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Sheradin Berisha që mban faqen ‘pashtriku” ka publikuar një shkrim të Isa Mustafës, kur ai ishte në strukturat e dhunshme të regjimit serb në Kosovë, bashkë me Rrahman Morinën.Ai në këtë shkrim pretendon se Mustafa, që tash pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, ishte gjithherë i gatshëm për zbatimin e urdhrave të kësaj strukture. Lexojeni të plotë shkrimin e tij: Fytyra e vërtet e Isës në kohën e Titos e të Millosheviqit! SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e dytë/ Pashtriku.org, 07. 12. 2014 – Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo – politike, të cilat kulmuan me “Platformën politike të KQ të LKJ’së për Kosovën”, të miratuar më 17 nëntor 1981 në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd. Në zbatim të kësaj Platforme, strukturat pushtetore’partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim me UDB’ën nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë intensifikuan diferencimin ideo – politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore – akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ’së, regjimi gjatë viteve 1981 – 1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike – komuniste, që ishin dëshmuar tashmë në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarë”! Në mesin e komunistëve më besnik për realizimin e kësaj politike antishqiptare ishte edhe Isa Mustafa. T’iu referohemi fakteve! Pas demonstratave të mars-prillit 1981, kur Azem Vllasi u zgjodh Kryetar i KK të LSPP të Kosovës edhe Isa Mustafa avansohet, duke u bërë pjesë e kësaj strukture pushtetore. Sa për ilustrim, lexoni kopjen e gazetës “Rilindja”, datë 15 maj 1981, ku Isa Mustafa, ishte pjesëmarrës në mbledhjen e kryesisë së KK të LSPP të Kosovës, përkrah Azem Vllasit,etj. ISA MUSTAFA ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UP’së! *** PËRKUSHTIMI I ISA MUSTAFËS NË REALIZIMIN E VENDIMEVE POLITIKE PËR KOSOVËN – QË MERRESHIN NGA KRYESIA E RSFJ’së DHE KOMITETI QENDOR I LKJ’së!

 

E rrallë/ Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes

E rrallë/ Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes

skenderbeu

Aurenc Bebja, Francë – 03 / 08 / 2016

Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti :

“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëheqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhuesë ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i feshu mbretit pafajsinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

…Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit ».

Burimi : Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

[the_ad id=”4118”]

Në Rekën e Epërme, në gjurmët e patriotit Josif Bageri

Në Rekën e Epërme, në gjurmët e patriotit Josif Bageri

Josif-Bageri

Prof.as. dr. Genc Luarasi

Në grykën e Parkut Kombëtar të Dibrës, fshati Nistrovë është i fshehur nga drurët shekullorë ku dëgjohet gurgullima e Përroit të Bukovarit, degë e Radikes, buzë të cilit në Rekën e Epërme fshati në fjalë njihet  i regjistruar 400 vjet më parë në regjistrat kadastrale të Perandorisë Osmane,  i banuar me të krishterë shqiptarë, të cilët edhe nën pushtimin osman nuk e ndryshuan fenë për arsye të vendndodhjes së tyre dhe të karakterit malësor.

Fshati me pamjen nga perëndimi sheh Radikën, që kohët e fundit është bërë e njohur për një polemikë lidhur me devijimin e lumit me të njëjtin emër. Mbrapa ngrihet Mali i Kabashit, në perëndim mali i madhërishëm i Korabit, në jug Guri i Zi, ndërsa në lindje mali i Verdunit. Jetën në atë zonë e jep lumi i njohur i Radikes gjatë rrjedhjes të të cilit banorët zbresin në qytetin e Dibrës.

Nuk ka shqiptar, qoftë edhe me një arsim tetëvjeçar, jo më të tjerët me nivel më të lartë kulturor, të mos kenë dëgjuar dhe lexuar emrin e Josif Bagerit të renditur përkrahë rilindësve të tjerë të shquar. Figura simpatike e luftëtarit Josif Bageri, këtij luftëtari me shpirt kryengritës, është përjetësuar në historinë zyrtare të Shqipërisë, në kujtesën e popullit të krahinës së Dibrës dhe të Rekës, në një monografi të studiuesit Ruzhdi Mata, por edhe në simbolet përkujtimorë, siç është sot busti i tij që gjendet në lulishten në qendër të qytetit të Dibrës në Maqedoni krahas heronjve të tjerë të bashkuar për çështjen shqiptare, shtatores së Skënderbeut, të Said Najdenit në Dibër të Madhe. Busti i tij është vendosur në një pozicion me vështruar nga treva e të parëve dhe pasardhësve të tij.

Megjithëse një kohë e ngarkuar me halle dhe probleme që ka krijuar politika e mbrapshtë shqiptare, me përplasje dhe hallakatje të përditshme, me padrejtësi në gjyqe për prona, për punë, me luftë për jetesë dhe mbijetesë, përsëri gjen shpirtra të ndjeshëm, për të vënë një lule, për të ndezur një qiri, për të thënë dy fjalë në varret dhe simbolet e të parëve tanë, që dhanë jetën për këtë vend, për këtë të ardhme, që sido e kritikueshme, është e bukur. Pa të shkuar nuk ka të ardhme. Është dritëshkurtër ai që mendon të kundërtën. Është njëlloj sikur të kesh hipur në pemë dhe të injorosh shkallët nga ke hipur. Ç’bëhet, po të t’i heqin ato?…

Se e mendoi kështu, ndaj dhe Elida Jorgoni, kryetare e shoqatës “Foleja kombëtare shqiptare”, krahas shumë veprimtarive të tjera, organizoi edhe “ekspeditën” për të rizbuluar edhe një herë gjurmët e patriotit rilindës Josif Bageri në trevat ku ai kishte lindur dhe kishte vepruar, në Dibër të Madhe, por edhe për ta përkujtuar atë dhe veprën e tij atdhetare.

Dhe për këtë ajo zgjodhi pranverën, si një stinë e bukur, por edhe produktive, ku të jepet mundësia të realizosh objektivat dhe qëllimet e një “projekti”, po ta quajmë kështu. Me besën dhe përkrahjen e patriotëve dibranë të përtej kufirit, aktivistja Jorgoni, në atdhetare e thekur e ditëve tona kishte studiuar dhe planifikuar çdo gjë deri në detaje. Ekspedita përbëhej nga intelektualë të shkollave universitare. Nisja u bë nga Tirana, në Elbasan, me një ndalesë kafe mëngjesi tek “Peshkatari”, buzë Shkumbinit në Librazhd. Aty grupi u njoh me itinerarin e lëvizjeve në shtetin fqinj.

Pasi u kalua Qafë-Thana, nën diellin një agimi të bukur maji udhëtimi disi aventuresk vazhdoi drejt Dibrës së Madhe, siç jemi mësuar ta thërrasim. Rruga nga Struga në Dibër të madhe është një rrugë e bukur panoramike nga ku shihet pasqyra e madhe e lumit që del nga liqeni i Ohrit dhe që ushqen dy hidrocentrale të harmonizuar bukur me natyrën, pa shkaktuar sforcime në rrjedhën e fuqishme të ujërave të tij. Pas një ore udhëtimi ku gjatë gjithë rrugës sheh “ndërtime miqësore” të harmonizuara me natyrën të vilave të dibranëve të përtej kufirit, të cilët një pjesë të familjeve të tyre të mëdha i kanë në shtete të mëdhenj si në SHBA, Kanada, Angli e gjetkë, por që me  kulturën e tyre dhe kursimet i japin një ton ndihmës pjesës autoktone që banon në atë hapësirë shqiptare të Maqedonisë.

Sistemi i lëvizjes së grupit në këtë zonë është i marketuar me informacione njohëse të vendbanimeve, aktiviteteve të tyre përgjatë rrugës drejt veriut, kryeqendrës së Dibrës. Sigurisht me riorganizimet administrative dhe bashkëjetesës me popullatën sllave tanimë niveli administrativ është zvogëluar dhe Komuna e Dibrës, siç emërtohet nuk ka me atë nivel e forcë ekonomiko-sociale të mëparshme, megjithatë kudo vihet re dora e një populli qe e do vendbanimin e hershëm të tij, rregull në ndërtime social-kulturore dhe industriale.

Pas gati një ore udhëtim grupi hyn në qendrën e Komunës. Pritja nga ana e stafit të komunës dhe kryetarit të saj ishte vëllazërore dhe informuese nga të dy anët. I njoftuar qysh disa ditë me parë për këtë veprimtari, kryetari i Komunës në zyrën e tij, sipas traditës bëri një prezantim njohës me qytetin, mësoi më shumë për planet, dëshirat dhe lëvizjet e grupit, por edhe mundësitë për realizimin e tyre.

Në sy na ra organizimi skrupuloz i pushtetit lokal që gjithë vizita të vijonte harmonikisht. Për këtë ishte organizuar pjesë të stafit të komunës për të na qëndruar afër e dhe për t’u ndjerë si në shtëpinë tonë. Kjo u vu re me shpërndarjen e punonjësve për të organizuar këtë vizitë njohëse historikë në qendër dhe ditën e dytë në djepin e Rekës së Epërme në vendbanimin e personazhit tonë që grupi shkencor kishte ndërmarr këtë udhëtim. Pasi u rehatuam dhe kryem një pushim freskues, pasdite u drejtuam në pjesën historike të qytetit, atje ku lartësohen kujtimoret e heronjve shqiptarë: të Skënderbeut, Said Najdenit dhe Bagerit “rebel”.

E kudogjendura znj. Elida Jorgoni, mëkuese e figurave të rilindjes sonë kombëtare të dy shekujve të kaluara dhe disa nga grupi, të shoqëruar edhe nga banorë të interesuar dibranë, bënë nderimet e rastit me flamur kombëtar dhe tufa lulesh pranë busteve dhe përmendoreve. Në fakt qyteti ishte në një ditë festive, pasi arritja e jonë përkoi edhe me ditën e 1 Majit, ditë e shtunë dhe të nesërmen binte e diel.

Ne darkë pas një freskimi dhe ushqimi karakteristik grupi tërhoq në dhomat e hotelit për t’u përgatitur për të nesërmen turistiko-historike udhëtimin në Parkun Kombëtar të Mavrovos.

Të nesërmen grupi, i shoqëruar nga mikpritësit e Komunës së Dibrës, u nis në Nistrovë, deri tek varret e të parëve të Josif Bagerit. Një pjesë e asaj rruge të përpjetë, të lodhshme grupi i vogël prej 13 intelektualësh të organizuar nga e papërtuara, e bënë më këmbë për të vënë lule në varret e familjarëve të Josifit.

Udhëtimi malor ishte mbresëlënës me freskinë e ujit të Radikës gurgulluese, ku jo një herë kujtonim ato tubime që u organizuan në Tiranë për mbrojtjen e saj nga përdorimi pavend i ujërave për qëllime energjetike.

Arritja e jonë në afërsi të fshatit dhe kishës kishte simboliken e vet. Meqenëse nuk shkuam dot në kishë, Elida bëri surprizën, të cilën me sa duket e kishte menduar më parë: aty në varreza organizoi një meshë sipas zakoneve te shqiptareve te besimeve fetare te krishtere dhe myslimane me hallvë dhe grurë. Pas kësaj u vendosen shenjat tona kombëtare flamurët, u bënë fotografi të pjesëmarrësve duke kujtuar jo vetëm heronjtë tanë rilindës, por të të terë trevë së Dibrës së Madhe.

Duke kryer ritet përkatëse, siç e kërkon kujtesa patriotike e fetare e trevave tona dhe me një lehtësim në shpirt grupi u rikthye në Shqipëri, me shpresën se ndonjë ekspeditë shkencore do të kërkojë të gjejë në Kosovë eshtrat e këtij rilindësi “rebel”, shembull i shpresës të kohës së re me heronj të rinj aq të domosdoshëm për një Shqipëri demokratike me rrënje ilire dhe pellazge.

Kthimi ishte përsëri një kënaqësi, pasi detyrën e kishim kryer pothuaj plotësisht, dhe pasi lamë pas bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar i shtrirë në pjesën perëndimore së bashku me miq shkencëtarë nga Gostivari të Maqedonisë fqinje, u nisem drejt Shqipërisë, të ngarkuar me mbresa dhe emocione, por edhe me shpresën që një ekspeditë më rezultative do të ndërmarrë grupi për zbulimin e varrit Josif Bagerit në Kosovë.

Është një domosdoshmëri të evokohen të gjitha vlerat shekullore të një populli të lashtë, ndryshe nuk mund të arrihet një zhvillim dhe ekzistencë kombëtare e një kombi. Është detyrë parësore e secilës qeveri, siç është puna e individëve të shoqërizuar që krijojnë të mira materiale për sot dhe  nesër, ndryshe një komb nuk meriton të ekzistojë.

Ekspedita shkencore e organizuar nga shoqata “Foleja kombëtare shqiptare” ishte një veprimtari mbresëlënëse, një mësim për të njohur dhe evidentuar vlerat atdhetare, për të cilat sikur po e ndjejmë përherë e më shumë nevojën. Për arritjen e objektivit, nuk duhet lënë pa përmendur dhe pa përgëzuar këtu mikpritjen dibrane dhe ndihmën e emigranteve dibranë në SHBA.

 

Josif Bageri, rilindësi “rebel”

Shume patriotë janë përpjekur me të dhëna të tërthorta të përcaktojnë vitin e lindjes, të vdekjes si dhe vendin ku ka vdekur Atdhetari shquar Josif Bageri. Sipas disave, rezulton se ai ka lindur në vitin 1868, ndërsa për vdekjen, e veja e tij, Vasilika, ka dhënë datën 15 prill të vitit 1916, të cilën ia ka transmetuar djalit të saj të fundit, Aleksandër Josif Jovan Bageri.

Jetën Josifi e filloi në fshat, duke ruajtur bagëtitë dhe herë-herë zbriste në Dibër, ku gjyshi i tij punonte nallban. Në këto lëvizje poshtë e lartë, duke u rritur djaloshi i ri me zgjuarsi mendon për të ardhmen. Kështu një ditë zbriti për të kërkuar punë në Dibër. E nisi si shegert këpucar, më pas shkoi në Tetovë dhe Gostivar në profesionin e këpucarit që e shoqëroi tërë jetën. Në këtë kohë në përpjekje për një jetë normale, ai njihet në moshën 16-17 vjeç me shoqen e ardhshme të jetës Vasilikën nga Prilepi, e cila iu bë krah i fortë në të mirë dhe vështirësi, duke i falur radhazi 9 fëmijë, shumë prej të cilëve nuk e jetuan jetën e tyre me ato kushte të vështira ekonomike, por këto nuk e përkulën çiftin për t’u bërë ballë vështirësive. Ata morën rrugën e kurbetit, me stacion të parë Bullgarinë dhe pikërisht në Sofje, e cila po mblidhte forca krahu, pasi në atë periudhë ishte shpallur autonome. Në Sofje ishte edhe një mase e madhe shqiptarësh nga viset e jugut të Shqipërisë, Korça, Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, Elbasani, por ndër ta kishte edhe shumë dibrane dhe krutanë.

E solli fati që të vendosej me këta shqiptare në kafenenë “Albania” dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole. Atje çdo natë mblidheshin dhe shkëmbenin hallet e jetës së tyre zanatçinj, punëtore ndërtimi etj. Në vitin 1895, vijnë në Sofje Koste Jani Trebicka dhe Kristo Papastefan Luarasi, të cilët bashkë me Dhimitër Molen filluan t’u mësojnë të rinjve shqip dhe t’u japin atyre libra.

Shpejt, shqiptarët organizohen në shoqërinë arsimore dhe kulturore me emrin simbolik “Dëshira”, ku Josifi i ri filloi të spikaste jo vetëm si aktivist e veprimtar, por edhe si krijues me vjershat e tij. Në këtë kohë ai filloi t’u afrohet socialistëve bullgarë, duke mbrojtur dhe përfaqësuar shtresën e zanatçinjve, si këpucar, gurgdhendës, muratorë, të cilët, duke qenë se ruanin zanatin dhe veglat e tyre për mbijetese, kishin krijuar një organizate të quajtur Mason, e cila kishte adoptuar edhe statutin e saj dhe karakterizohej nga një hije sekreti dhe fshehtësie profesionale. Kalimi me masonët solli një qëndrim largues nga shoqëria “Dëshira” të Josifit, ai tentoi të krijonte një shoqëri të re, “Bashkimi”.

Në fund të vitit 1899, Josifi shkon për një vizitë në Stamboll që të njihet me vjershëtorin tonë të madh, Naim Frashëri, ku biseda me të i dha shtysë veprimtarisë së tij të mëtejshme, por vdekja e mikut të ri në vitin 1900 e vrau shumë. Vetë ai e përshkruan takimin me të madhin Naim Frashëri ne Stamboll: “Në vitin 1898 më 12 të vjeshtës parë, patmë fatin e mirë të ndeshemi me shpirtndriturin e pa harruar kurrë, Naim Bej Frashërin, cili n’at kohë ishte shumë i sëmun, po na priti si fëmin’ e vet dhe u muerrëm vesh fort shum’ mirë tuj u marr vetëm për çështjen kombëtare d.m.th. kuvendi ynë ishte vetëm për çështje kombëtare. Kuvendimi me këtë korife ishte i gjatë pavarësisht gjendjes së tij të renduar shëndetësore”.

Pas vdekjes së Naim Frashërit, largohet nga shoqëria dhe udhëton në Sërbi dhe Kosovë. Duke udhëtuar në Peje, shpreh idenë e bashkimit të dy trevave shqiptare, si dhe hapjen e shkollave shqipe si shprehje më e lartë e shqiptarizmit kundër Turqisë. Gjate vizitës ne Kosove ai shpërndan gazetën “Drita” të Shahin Kolonjës dhe Kristo Luarasit. Atje takohet me Bajram Currin.

Një shtytje për bashkim luftarak ishte njohja në Sofje me Çerçiz dhe Bajo Topullin, Mihal Gramenon, të cilët pasi bënin ndonjë aksion kundër turqve, kurdoherë e gjenin të hapur derën e shtëpisë se Kristo Luarasit  me mirëpritjen e Poliksenit, së shoqes së tij.

Në vitin 1907 lidhet me Hil Mosin dhe kërkon të organizojë një shoqëri të quajtur “Afron dita”. Qëndrimi ndaj Turqve të Rinj me fytyra te reja, por ideologji të vjetëër në vitin 1908 bën që ai të rikthehet në Rekën e tij, ku nisi të organizonte arsimin.

Gjatë dy vjetëve 1909 – 1911 ai nxori gazetën “Shqypeja e Shqypnisë” që ishte një organ politik, i cili mbahej me ndihmat bujare të shqiptareve dhe shpërndahej falas ndër shqiptarët e vobektë. Pavarësisht se e kanë luftuar, duke e quajtur pro-bullgare, ajo ishte një nga gazetat me progresive të kohës. Kjo gazetë përbën së bashku me përmbledhjen “Kopshti Malësor” veprën e plotë të krijimtarisë së tij.

Figura e tij me një fizik të mprehtë, të hollë, mbahet mend nga anëtarët e shoqërisë “Dëshira”. Ai karakterizohej nga ata si një patriot i flaktë që merrej me politike, që udhëtonte dendur në mes të Stambollit, e Bukureshtit duke shpërndare libra duke hyre fshehurazi edhe në Shqipëri për punë patriotike. Jetonte me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, djalë dhe vajze, në një lagje periferike të Sofjes, të quajtur Banishora, në rrugën  Bratja Milladinovi (Vellezerit Milladinov) plot me kopshte dhe shtëpi të rralla. Shumë shqiptarë porosisnin tek ai këpucët. Edhe personalitete bullgare të kohës, si poeti proletar Dimitër Poljanovi, e vlerësonte si një shqiptar të madh, burrë shumë të zgjuar.

Ne 1912 pas Shpalljes se Pavarësisë ai vjen në Shqipëri pikërisht në kohën e Ismail Qemalit dhe të Princ Viedit. Një kritikë të fuqishme ai i bën Esat Pashës, intrigave të tij. Në vitin 1916, ndërmerr një udhëtim heroik në kundërshtim me lutjet e familjes së tij, duke rrugëtuar më këmbë, pasi nuk kishte mjete financiare. Ky ishte rrugëtimi i tij i fundit. Mbylli sytë i sfilitur dhe i vetmuar në prill të vitit 1916 në spitalin e Prishtinës, ndërkohë që  një mirëdashës i mbylli sytë dhe i grumbulloi librat që kishte me vete. U varros në Kishën Ortodokse të Prishtinës, ku thuhet se gjendet edhe vendvarrimi i tij(?!…)

[the_ad id=”4118″]

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

celo-picari

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë !

Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.  Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë

e «popullsisë autoktone greke».

Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron e vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » ( f: 84,M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike.

 Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….!

 Ceva(studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f:164. A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f:213,R.A.) “Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f:7,K.K.) “…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f: 272-273,R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f:6, K.K.) “Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe”. (f:538.A.K.)

Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.

Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët » (pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek XXI». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën. Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë. Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më 1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453).

Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 plk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» !

Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shënim), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f: 289,A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ». Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik….


Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë ?

Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f:60,A.Mati.)

 Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane. Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde (“Formimi i popullit grek“, Paris 1923) shprehet se: “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vendësit. Ata morën gjuhën e vendësve. …”(f: 93,A.Mati.)

Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim. “…Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj, Perandoria Bizantine, në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjendje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve 1914-1918. (f:271,R.A.)
Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier, elita e të cilëve përdorte greqishten?
Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një vend shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“. Ky pohim përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit(f: 204,A.Mati.)

 Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin shumicën e popullsisë !
“Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerisë drejtuese. Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182,R.A.) Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f:22,S.R.) Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.

 

Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht. “ Lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh paralele, që nga lashtësia deri në ditët para revolucionare (1821). Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi, Salona, Finiki, Sofade dhe Dropulli” (f:155,A.K.)
Në arkivat europiane gjenden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. «Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f:347;Zh.F.) Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë me shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave.  Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f:121,A.K.)

Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brenda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës. « Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f:210,R.A.)… Kjo gjendje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja. (f:212;R.A.)

Faktori i dytë është «mosasimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë arbërore ndaj të huajve. Baza e popullsise «helene» (shqiptarët e lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin me të huajt, duke përthithur të ardhurit“ (Ali Eltari « Republika » 7.01.2010). Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave. «Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe muslimanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës » (f:184;A.K.)
Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos muslimanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve.Martesat e përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë) dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A .K.) “ Shqiptari i krishtere bëhej vëlla i adoptuar me muslimanin e kombit te tij. Kështu krushqitë brenda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht. Kolokotroni ishte vlla me Marko Boçarin (i krishterë) dhe Laliotin Alifarmaqi “(f:293,A.K.) (…)

 Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjendjen mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit grek, në vitin 1830.(…) Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin mbizotërues në kulturën e një vendi (duke marrë gjithmonë parasysh zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim, por që sot e dobëson ndjeshëm këtë faktor).(…) Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror, në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi i madh shqiptar ,Skëndërbeu, të cilin historianët grekë e mohojnë, por populli e quan të vetin dhe e dashuron.

Të gjithë kapedanët arvanitas të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe arritjet e Skënderbeut, të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh asokohe dhe gjetën gjithashtu mbështetje të madhe.(…) Kolokotroni na thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk XV dhe XVI si Mërkur Bua, Manol Bleshi etj. studionin betejat e Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f:257;A.K.)

Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta paraqesin Skënderbeun si grek. Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk…edhe më analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun, Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra, Orakujt e lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat “( f:256,A.K.) (…)

Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“ Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht. Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f:339,A.K.) (…) “Alipashiadha” e famshme e arbëreshit musliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f:339.A.K.)

Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.

 (Ne fig, Nr-1  ne te majte poshte eshte nje fotigrafi e Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, Arvanit. )

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare. Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke. Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f:435,Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë  ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.

Se  pari, Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
Së dyti, eshte marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi. Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit ( f:351,A.K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.

Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj. Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.


« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

 Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f: 522, A.K.)

Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme. “Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f:281,N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë ! » (f:480,A.K.)

Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara. Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f: 258,A.K.)

Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?

Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e popullsisë greke (f:397, A.K.). Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18.773 qytetarë e quanin veten shqipfolës. Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.

Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 V.1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.

Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të origjinës. Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !

 

Veshja kombëtare greke – Fustanela. Ajo që është interesante, është se në shqip e quajmë fustan, që nënkupton fus+ të tona, (të tëra) dhe greqisht vetëm sa i kanë shtuar prapashtesën e tyre.
 BIBLIOGRAFIA:
– Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
– Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
– Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002.

– Robert d’Angely “Enigma” 1998
– Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
– Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
– Skënder Rizaj, Parathënie për librin e N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002

 

[the_ad id=”4118″]

Kur Tiransit luftonin në Kosovë kundër çetnikëve

Kur Tiransit luftonin në Kosovë kundër çetnikëve

tiransit

Nga fundi i luftës së dytë botërore qenia shqiptare ishte më e rrezikuar se kurrë nga sllavët, si ata të vveshur nën petkun partizan ashtu edhe bandat çetnike që për shumë pak ditë do të shndërrohen në forcat partizane të Titos

Qershori i vitit 1944 në Prizren, që për ironi të fatit shqiptar do të përsëritet në Qershorin e vitit 1999, do të ketë një epilog të ngjashëm, me ndryshimin e vetëm se në vitin 1944 çlirimtarë do të jenë të rinjtë e Tiranës. Gjithçka tjetër do të përsëritet, shqiptarët e Prizrenit që të lumtur do ti presin çlirimtarët me lule, rrugët e mbushura me të rinjë dhe të reja, dhe djem Tirone përkatësisht Gjermanie në përbërje të KFOR-it që do ti dhurojnë një jetë të re pa çetnikë nëpër këmbë.
Ndërkohë në Kosovën lindore që në popull njihet si Lugina e Preshevës, Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, për fat të keq, ishte dhe është një realitet i ndryshëm. Derisa në Prizren dhe Kosovë, padrejtësia që iu bë shqiptarëve me sundimin komunist u “korrigjua” përfundimisht në vitin 1999, në Luginë, rreziku që parashikohej në shattorin e vitit 1944 nga shqiptarët, dhe që rezultoi i drejtë, vazhdojnë ta mbajë të nënshtruar këtë popull. Partizanët çlirimtarë nën petkun çetnik, që kurrë nga shqiptarët e kësaj ane nuk u konsideruan si çlirimtar, arritën të shuajnë një rezistencë të fortë shqiptare për të vendosur një diktaturë serbe që për fatin e keq shqiptar vazhdon edhe sot; dhe për ironi të fatit, parrullat shqiptare që dominonin në Shtatorit e vitit 1944 vlejnë edhe sot, dhe janë e vetmja zgjidhje për Luginën: “Nuk e duam Sllavin; Nuk e duam shkavin; Nuk e duam Rusin; Komunistët janë pa fe; Duam larinë; Duam Shqipërinë…Rroftë Shqipëria!”

Apotheoza e vëllazëris shqiptare

Djelmënija Nacjonaliste Vullnetare e Kryeqytetit pritet me lot gëzim nga Populli Kosovar

PRIZEREND, Qershuer.
Asht krejt e pamundur që nji pendë njerzore t’a përshkruej, sado zbetas, harenë e pamasë, gëzimin e pakufi skenat e mallëngjyeshme t’emosjonit që karakterizojshin sot arritjen në Prizrend, në Kryevendin shpirtnuer të Kosovës Shqiptare, të vullnetarve, të Shqipërisë së vjetër, të cilët, n’emër të tanë djelmënisë nacjonaliste shqiptare erdhën sot kërtu për të tregue, jo vetëm në formë simbolike, se krejt mbanë populli shqiptar ndihet thellësisht solidar me popullin e viseve të lirume për mbrojtjen, deri në vdekje, të kufijve të padhunueshëm të Shqipnisë Ethnike.
Kemi pa sot, gjatë manifestimeve të vetvetishme të popullit kosovar, skena aq të mallëngjyshme, kemi pa gra burra, të rij e të reja, pleq e plaka, tue derdhun lot gëzimi kah shifshin djelmoshat e Shqipnisë t’ashtu quejtun “ e vjetër”, që, me pushkë në krah e me flakë në zemër, kishin ardhë në kosovë për të luftue bashkë me vllaznit e tyre kosovarë për mbrojtjen e kufijëve të shejtë t’onë.
Randësinë nuk e kishte numrin e këtyne luftëtarëve vullnetarë sa gjesti i tyne, sa shprehja e solidarësisë që në këtë rasë tregon gjithë populli shqiptar për vllaznit kosovarë dhe për çashtjen kombëtare ma kryesore të ditëve të sotshme të vështira, çeshtje që përmblidhet në dy fjalë të vetme: “Shqipni Ethnike”.
E kosovari e ka kuptue dhe e ka çmue randësinë e këtij gjesti simbolik dhe, me enthuaziazëm të papërshkrueshme, me gaz e lot të bashkuem, i ka ba sot vullnetarve t’ardhun nga Tirana dhe nga Shkodra nji pritje aqë të përzemerta dhe vllaznore, sa nuk ka, si thamë më sipër, pendë njerzore sado të stërvitun që t’a përshkruaj.
E le t’a dijë e le t’a shofë armiku shekulluer I racës shqiptare se në mbrojtjen e Kosovës Kreshnike, do të gjejë përpara kundra veprimeve të pabesë dhe barabare të tija, të ngrehun si një murë graniti, jo vetëm parzmat e njiqind mijë burraveqë, në çdo orë e në çdo çast, mund ti paravenë Kosova dhe Dibra, por edhe të gjithë aqë burrave trima të gjitha viseve tjera të shqipnisë, të cilët, me dërgimin e grupit të parë të vullnetarëve, këtë dishmuen.
Sot qyteti I Prizrendit gëdhin krejt I stolisur me flamurë kombëtarë dhe, ndërsa tregu po mbyllej me shpejti porsa arrijti lajmi I arritjes s’afërme të vullnetarëve, turma-turma populli po derdhej nëpër rrugë deri jashta qytetit për ti ba vllaznëve të tij t’ardhun nga të gjitha viset e shqipërisë nji pritje plot enthuziasëm.
Te ura jasht qytetit, në rrugën Kukës-Prizrend, vargu I automjeteve që siellshin vullnetarët arrijti n’orën 10 të mëngjesit. Këtu vullnetarët, mbassi u përshëndetën prej përfaqësisë së Rinisë Kosovare, u radhitën në formacion ushtarak e, në mes të brohoritjeve dhe duertrokitjeve frenetike të popullit, marsuen drejt qytetit, me flamur kombëtar në krye tue këndue me enthuziazëm hyman kombëtraë.
Në të hyeme të qytetit vullnetarët trima u përshëndetën nga auktoritetet  e vendit ndërsa nxansit e nxanset e shkollavet u hjedhshin lule tue brohoritun e tue këndue kangë atdhetare
Mbas fjalimit të mbajtun në kët vend nga Inspektori I Arsinit, u formue kortezhi me në krye auktoritetet e vendit, midis të cilave dalloheshin, Prefekti, Kryetari I Bashkisë, Komandanti I Regjimentit Kosova dhe auktoritetet e tjera civile dhe ushtarake. Ndjekeshin nxansat dhe nxënset e shkollave grupe të rinjsh dhe grupi I vullnetarëve, I komanduem nga Z.Dr. Seit Kazazi.
Kortezhi, tue kandue kangë atdhetare dhe I brohoritun  me nzetësi nga turma e popullit, arritji në sheshin Skënderbe, ku kishin dalë me e pritun Kryetari I komitetit Qendruer të Lidhjes së Dytë të Prizrendit, bashkë me Antarët e Komitetit.
Mbassi u radhitën anëve të sheshit nxanësit, vullnetarë dhe populli, mori fjalën Kryetari I komitetit Qëndruer atdhetari dhe irredentisti njohtun Z. Bedri Pejani I cili naltësoi gjestin kuptimplotë të vullnetarëve nacjonalista dhe theksoi vullnetin e papërkulshëm të hjithë popullit shqiptar me I mprojtun deri në vdekje kufijt e shejta t’Adheut shqiptar. Mbas tij mori fjalën Z. Tafil Boletini, Antar’ I Komitetit, tu ngulmue mbi solidaritetin vllaznor që I bashkon sot  të gjithë shqiptarët në luftën për mprojtjen e Atdheut.
Fjalimeve të Krenëve kosovarë u përgjegjën Komandanti I vullnetarve dhe një vullnetar tiranas, të cilët dënuen imperjalizmin allav që nën trajën e komunizmit, do të venë nënzhgjedhë të vet përsëri viset e shlirume dhe vuen në dukje enthuziasmin me të cilin e gjithë rinija nacijonaliste e Shqipnisë së Mesme dhe e Shqipnisë së jugut, e priti kushtrimin për luftë e shejtë kombëtare të këtyne ditëve në krahinën e Pejës tue shtue se djelmoshat shqiptarë vrapojnë me mija e mijanë qendrat e rregjistrimit, në cdo qytet, dhe presin me padurim rastin fatlum që të derdheshin gjakun për realizimin dhe për forcimin e Shqipnisë Ethnike.
Ma në fund, nji vajzë shkolle deklaroi në mes të enthuziazmit të përgjithshëm një vjershë të bukur atdhetare mbi Kosovën dhe mbi bashkimin e të gjithë shqiptarve.
Fjalimet, që shpesh u ndërprenë nga duartrokitjet dhe brohoritjet e zjarrta, banë të lotojnë jo pak vetë nga turma prej gëzimit e mallëngjimit.
Në mbarim të manifestimit sat ë vetvetishëm aq edhe enthusiast, turma u shpërnda ndërsa grupi I vullnetarëve ndjekun mbas pak kohe prej authoriteteve, u drejtue kah çentrali I elektrikut, ku, nën hije të rrapave, në nji bregore në buzë të lumit, u shtrue nji drekë ushtarake në të cilën merrshin pjesë edhe auktoritetet.
Gjatë drekës, nji grup I Rinisë prizrenjane, I dëfreu të pranishmit me kangë të bukuraatdhetare e, sidomos, me hymnin e ri kosovar Lorenc Antoni, hymën ky që sot u këndue për herë të parë nga kori mistik I Djelmisë së Prizrendit.
Në mbramje Djelmënia e Prizrendit dha një shfaqje theatrore për nderë të mysafirve shumë të çmuem, të cilët nesër do të nisen për Gjakovë e Pejë për t’arrijtur zonën e Ballit të luftës: kudo janë përgatitun manifestime të zjarrta mirënjohje për djelmoshat vullnetarë që kanë ardhun jo vetëm për të tregue solidarsinë e Rinisë nacjonaliste shqiptare me vllaznit kosovarë, sot që I kërcënon imperjalizmi pansllav, por edhe për të derdhun gjakun për kufijt e shejta të Shqipnisë Etnike të dëshirueme prej kaq breznive shqiptare.
/Bashkimi i Kombit, 21.06.1944/

Parija e Kryeqytetit shpreh solidarsinë e nxehtë të popullit me vëllaznit e Kosovës kreshnike

Kërtu poshtë po japim tekstin e nji telegram të nënshkruem prej të tanë paresisë së Tiranës, drejtue Lidhjes së Dytë të prizrendit:
“Sulmi I ri kundër krahinave Shqiptare të Kosovës përtrin në popullsinë e kryeqytetit kujtimin e idhët të ngjarjes së Bihorit. Jemi me zemër e shpirt pranë burrave që kanë rrokë armët me I ba ball kësaj vale të re barbarije. Që synon shfarosjen e nji popullsije së pafajshme e që nuk kërkon tjetër veçse me jetue e lirë dhe e qetë në trojet e veta stërgjyshor”.

Qe parësija nënshkruese e telegramit:

Halil Mëniku, Qazim Mulleti, Murat Begeja, Ramazan Jarani, Theodor Çeka, Sotir Dushi, Xhemal Mëniku, Haxhi Qamil Turkeshi, Tahir Gjinali, Selman Petrela, Rifat Tartari, Midhat Llagami, Filip Guraziu, Ali Kaceli, Mezar Sopoti, Hysen Berxolli, Beqir Ajazi, Mema e Kullezi, Tahir Gjinali, Roji e Dizdazi, Sadik Kazazi, Abdulla Alija, Ali Jarani, Mehmet Kazazi, Vlazën Pogu, Zaharija Jorgoni, Gjon Laca, R. Kondi, Mazar Selfo, Petraq Canso, Ismail Tugu, Ali Baba, Begolli-Kryeziu, K. Erebara, V. Spahiu, Dushi, Hambi Dibra, Hamza Filja, D.Sanso, Hamdi Zaimi, Ramazan e Hider Muça, Murat Gjeshi, Libraria Lumo Skendo, Fetah Rasim, Vllazen Pepa, Eqerem Zeqa, Adem Borova, Beqir Qosja, Sh. Çaushi, Halit Balla, Fadil Kotoni, K. Ballamaçi, Abdulla Qorpesha, Shaqir Fila, Irakli Kamber, Mustafa Keçi, Ali H. Mjolli, Qazim Tusha, Vesim Kokalari, Nebi Rizvanell, H. Bakalli, Ibrahim Begeja, Sul Bylyku, leonidha Qirjako, Reshat Mema, Qazim Tugu, Demneri e Kërluku, Guljem Lluka. /11.06.1944/
Bujanoci
Bujanoci lufton kundër çetnikëve-partizanë

Shqiptarët në mbretërin e Jugoslavisë nuk gëzonin drejta më elementare qytetare, njerzore dhe kombëtare. Diskriminimi i tyre bëhej në çdo fushë dhe në çdo hap. Në fshatërat etnikisht të banuar me shqiptar mësuesi ishte Serb dhe mësimi zhvillohej në gjuhën serbe. Nxënësit i porosisnin edhe në shtëpi të flisnin serbisht. Në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë pozita e tyre ishte edhe më e vështirë. Popullatës iu ishte mërzit jeta nën zhgjedhën Serbe. Të bezdisur nga diskriminimi i rëndomtë preokupimi i tyre kryesor ishte çlirimi i Bujanocit e Preshevës nga Serbo-Jugosllavët e bashkimi me Kosovën. Largimi i Bullgarëve nga Bujanoci e Presheva që pritej me padurim ishte rast i volitshëm për ta marr Shqiptarët Bujanocin e Preshevën. Aspirata të njejta kishin edhe serbët. Bullgarët të ngarkuar mirë me atë që kishin plaçkitur nga popullata shqiptare nga Bujanoci u larguan në drejtim të Kumanovës, Egri Pallankës ( Kriva Palankës) për Bullgari. Më 07.9.1944 në  Bujanoc hynë partizanët.

Mitingu i Bujanocit dhe Tërnocit  
Komunistët ishin të prirur për propagandë, organizimin e mitingjeve mbajtjen e  fjalimeve të zjarrta e dhënies së premtime të kota popullatës. Synonin tek ndëgjuesit të lën përshtypje sa më të mirë. Më 7 shtator 1944  ftuan popullatën me lule të presin hyrjen e partizanëve në Bujanoc dhe“çlirimin” e Tij nga okupatori Bullgar. Popullata detyrimisht ishte e obliguar ti përgjigjej thirrjes. Ata pak njerëz që ishin dalë për të prit partizanët tërësish u dëshpruaran me at që panë.
Në Bujanoc marshuan një numër i vogël partizanësh, me përfaqësues të Komitetit të rrethit, njësitë e komandës së vendit në krye me komandantin Rade Dimitrijeviç. Vite të tëra duke u fshehur nëpër malet e Pçinjës në Kozjak etj. tani edhe në qytet dukeshin si të egër. Me opinga e të shqyer, pushkët në krah pa rripa, por të lidhura me toja e sixhima lënin përshtypje të mjerueshme tek popullata e dal me i pritë.
Pas marrjes së qytetit menjëherë filluan formimin e organeve qeverisëse ushtarake dhe të institucioneve civile. Po të njejtën ditë në Bujanoc u mbajt mitingu në të cilën folën: Abdulla Krashnica në emër të Komitetit të rrethit të PKJ, Stojçe Jovanoviq, dhe Dushan Iliç Tojaga. Nga Bujanoci Abdullahu shkoj në Tërnoc  me 200-300 partizanë, rrëfen Mexhid Qeimi. Po sa arrin në Tërnoc, menjiher te çesma e Terzive, mlidhen parija e fshatit: Velija i Jonuz-agës, Dina i Habimit, i biri Zejnullahu-Zunka, Saba i Veselit, Sulejmani(Culi) i Molla Osmonit, Sallka i Habimit, Rexhepi Qerimit, Rasim Shabani,Sali Veseli i Terzive. Burrat e tubuar vendosin me kundërshtu kërkrsën e Abdullahut për formimin e një brigade cila do të shkonte me “çliru” Kosovën. Por, kush me guxu me shku me i thanë kët Abdullahut. Pasi e vën allltin në shokë vullnetarish lajmërohet Rexhepi i Qerimit. Në ndërkoh qendra e Tërnocit ish mbush me burra. Nga kafja e Agës Jakup të Osmanajve gjerë te objekti  i bashkësisë lokale të sotme ishin tubu shum Tërnocas. Në mungesë të tribunës, në përputhje me kushte të luftës Abdullahut i a bin një karrike. Ndonse masa nuk e shihte nga karriga i a binë një tavolinë. Hypur në tavolinë për ta pa, në tubimin e mbajtur Abdullahu Tërnocasve mes jterash u tha:”
-“E dëshironi flamurin kuq e zi shqiptar?”…do ta keni nëse mi jepni 700 vullnetarë për “të liru” Kosovën.
-Duke  brohorit:
-nuk e duam Sllavin, nuk e duam shkavin, nuk duam Rusin, komunistët jan pa fe, duam lirinë, duam Shqipërinë,…Rroft Shqipëria, Rroftë Shqipëria e madhe…Kërkesa Abdullahit u rrefuzu. Më të zëshëm kundër kërkesës së tij në këtë tubim ishin patrioti i shquar Zejnulla Habimi tregtar nga Tërnoci, Rexhepi i Qerimit, Galip-Pash Ramizi, Xhafer Sulejmani, Isuf Fetahu, Rasim Shabani gjith nga Tërnoci si dhe Lam Breznica etj.
Abdullahu në këtë tubim u mundua me arsyetu kërkesën duke skjaruar Tërnocasve se Italia Fashiste ka kapitulluar, aleat i fashistve Bullgaria është tërhequr nga këto vende dhe ka veshur petkun Antifashist, Armata E e Gjermanisë po tërhiqet nga Fronti në drejtim të Gjermanisë kjart po duket kush po ngadhnjen e kush po e humb Luftën e II botërore…pa e mbaruar fjalën, me një arrogancë të madhe duke çit flakë nga goja i ndërhynë në fjalë  Rexhepi  i Qerimit:
-E kom obligim nga paria e katundit, nga burrat e Tërnocit o Abdulla me të thonë :”JO! Jo o burrë!…jo me Ty por kundër teje jam, do të luftojmë kundër bolshevizmit, dojm me vdekë për liri e për Shipni e jo për Jugosllavi”….Në Tërnoc bukës buk gjithmon i kan thon e jo leb, shtu u kon shtu ka mu konë!”…Tubimimi i Tërnocit përfundoj me situatë të tensionuar, por pa ndonjë ngatërresë.
Më 8 tetor dy Tërnocas lajmëtarë në mbrëmje arritn në Preshevë. Ata e njoftojnë intelektualin e rrallë dhe patriotin e shquar të Preshevës Ibrahim Kelmendin “se katundi tyre dhe Bujanoci ishin pushtue prej partizanëve! “ dhe se Abdulla Krashnica, kish kërkue 700 vullnetarë për”të lirue”Kosovën”. Megjithëse ideologjikisht kundërshtar Ibrahim Kelmendi për Abdulla Krashnicën shkruan: ”Abdullahu ishte shum i zoti në punët e komunizmit. Ishte një ndër militantët e partizanizmës, prandaj kishte një farë influence dhe kontakte të mira me parti”
Bullgaret më 08.9.1944. u tërhoqën nga Presheva. Po të njajtën dit Xheladin Rama  në krye me 18 ushtar vullnetar hyn në Preshevë. Në këto rrethana lufta me partizanët bëhet e pashmangshme. Lajmtarët Tërnocas në mesnat kthehen në Tërnoc me porosi që në mëngjes të fillojnë luftën për ti dubuar komunistët nga Tërnoci dhe Bujanoci. Ibrahim Kelmendi i u kishte siguruar se vullnetarët e Moravës së poshtme që ishin mirë të armatosur do ti u shkojnë në ndihëm.

Nisja nga Tërnoci
Lufta për dëbimin e partizanve nga Tërnovci dhe Bujanoci filloi më 9 shator të vitit 1944. Ish ditë ramazani. Pasi ngrënën syfyr nga Tërnoci si vullnetar me pushkë në dor i pari doli Zejnulla Habimi Zunka. Atij poashtu me pushkë në dorë i u bashkëngjitën Zair  Halimi-kovaçi, Feta Hamidi, vëlla i mësuesit të mirnjohur tërnocas Isahit Hamid-Çaushit e shumë vullnetar tjer me sopata e lopata, Tërnocas, Breznicas, nga Novosella, Luçani e fshatra tjera shqiptare. Vullnetarët në mëngjes kishin pak pushka, por shumë vullnet për ti dëbua partizanët nga Tërnoci e Bujanoci. Të parët sulmuan si rrëfe ushtarët vullnetar shqiptar. Partizanët  kishin zënë prita të vendosur assesi mos të lejojnë hyrjen e vullnetarëve në Bujanoc. Te Ura e Tatarit në hyrje të Bujanocit nga Tërrnoci u zhvillu lufta e parë ballë për ballë me partizanët. Vullnetarët shtënin…. Partizanët numerikisht ishin më shumë e më të armatosur. Ishin plotë me, municion. Shtënave shqiptare iu përgjigjeshin me zjarr. Lufta bëhej për çdo pëllëmb, për çdo rrugicë e rrugë si lufta e Stalngradit , kuptohet në përmasa të këtushme. ”Më vonë mbërritën vullnetarët e Moravës së Poshtme me disa ushtarë të Fuad Dibrës”. Ata ishin mirë të armatosur. Pas mesdite “partizanët u përzunë prej Bujanocit dhe Trnocit”. Atë ditë thyen monopolin e duhanit, disa dyqane me mall ushqimor, mall të përzier dhe disa magaza. Profesor Ibrahim Kelmendi bën fjalë për ca shpërdorime. Fuad Dibra, me një copë letër këshillon profesor Kelmendin që për dy veta të komprometuar pas pasurisë së huaj mos të lejohet ti njollosin të gjithë dhe këtyre dy vetave të komprometuar pas pasurisë së huaj  të mos u lejohet  hyrja në Preshevë. Bilansi i luftës së Bujanocit të datës 9.shtator të vitit 1944 ishte dy vullnetarë të vrar dhe gjashtëmbdhjetë nga ana e serbëve. Nga  shqiptarët u vranë emrat e tyre kurrë për  të mos vdekur: Zejnulla Habimi-Zunka dhe Mustaf Memeti.
Luftën e 9 shtatorit për çlirimin e Bujanocit edhe autorët Serb e cilësojnë si luftë të hidhur ”ogorçana borba”. Ish kjo fitore e rëndësishme e vullnetarëve shqiptar. Pasi morën Bujanocin nën kontroll shqiptarët, divizioni 46 i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, qe i obliguar ti vazhdonte luftimet me forcat Gjermane dhe me forcat “reakcionare” shqiptare që luftonin për Shqipërinë e Madhe. Autorët Serb japin detaje,duke përshkruar vullnetarët shqiptar si “plaçkitës”, të dyqaneve magazave dhe shtëpive serbe. “Maloci” thonë  ata, në shpin e ngarkonin Shporetin pa i a hjek tullat, banin rënd për ti çu në shtëpi. Mernin makina për qepje, tepsia, kusia, kryp, sheqer, një njeri e kish mar edhe një çerep pa vlerë. Në librin “Tako su ih uçili “, /lexo shqip: Ashtu i kanë mësuar/ me autor A.Trajkoviç, duke përshkruar ngjarjet e 9 shtatorit 1944 shkruan: “Prodrvši u skoro prazan Bujanovac(ostali su tek po koji starac ili žena da pripaze imovinu)zajedno sa nemcima, balisti su ga totalno opljačkali, spalili veći broj kuća“…/Lexo shqip: ”Pasi deportuan gati në Bujanocin e zbrazët (ku kishte mbet aty këtu ndonji plakë apo grua për të ruajt pasurinë) së bashku me Gjermanët, Ballistët totalisht e kishin plaçkitur e kishin djegur numrin më të madhë shtëpive”/. Duke përmendur këto shpërdorime fare nuk shkruajn apo nuk japin arsyetim për krimet dhe plaçkitjet e serbëve. Në librat e tyre përplot janë faqet për vrasjet e pleqëve dhe plakave në shtëpit e tyre nga ana e shqiptarëve.
Sipas “Raportit të shtabit të brigadës dymbdhjet të Preshevës të dates 11 shtator 1944, dërguar Shtabit kryesor të ushtrisë nacionalçlirimtare  si dhe lëvizjës për rezistencë të Maqedonisë rreth luftërave kundër bandave Balliste  në sektorin Bujanoc-Preshevë bëhet fjalë për tërheqjën e partizanëve: ”naši su se povlačili pred šiptarima“/lexo shqip: njerëzit tanë tërhiqeshin përballë shqiptarëve/…Në të njejtin raport thuhet: “9 Shtator, rreth orës 5 pasë dite nga Arnautët përsëri është marr qyteti nga ana e aradhës së Vranjës. Nga Brigada e 12 në qytet kanë hyrë grupi i udhëhequr nga  ndihmës i komisarit politik shoku  Vanço, të tjerë kanë mbetur jashtë qytetit.“ Nga ky raport kuptojmë se pas debaklit që përjetuan partizanët nga forcat vullnetare shqiptare të 9 shtatotit 1944, kur partizanët u përzunë nga Bujanoci dhe u ndjekë tej Moravës ata u detyruan të kërkojn përforcim nga aradhat e Vranjës. Për humbjet nga ana e „bandave Balliste“ nuk ka prova, thuhet në raportin e përmendur të brigadës 12 të Preshevës. Kurse në gazetën Lidhja e Prizrenit, të muajit 8 tetor 1944 në rubrikën “Herojtë qi s’vdesın kurr” shënohen emrat e dëshmorve të luftës: Zejnulla Hajdini e Mustafë Mehmeti nga Tërrnoci. Gazeta në fjalë shënon “emrat  e të ramve dëshmor  dhe të plagosurve në betejat e fundit në frontin e Gjilanit: Të vramë: Rexhep Sadrija nga Novosella, Musli Zejnullahu nga Breznica, Faik Destani nga Lluçani…
Pasë debaklit që përjetuan partizanët në luftën e parë për çëlirimin e Bujanocit më 09 shtator të vitit 1944, ata vendosën që menjëher në mbrëmje të së njëjtës ditë ta rikthejnë Bujanocin. Për humbjet në fushëbetejë më së lehti e kishin ti hakmarren popullatës duarthatë të pafajshme duke i hyrë në shtëpi. Nga frika se po u binë në sy grupeve shqiptare pritën të bie Terri. Tmerri i ushtruar nga partizanët shkaktoj vaj e dhimbje tek familijarët injohru si tmerri i Bujanocit.

Kërcënimi partizan
Në  luftën e Bujanocit të 19 shtatorit 1944 Komanda ushtarake e UNÇ e Serbisë, në kufi me Kosovën Lindore solli katër divizione Serbo-Jugosllave dhe dy divizione Bullgare, sespse Komanda Supreme e Jugosllavisë së Titos ishte e bindur se Mbrojtja Kombëtare  e Kosoës pa një ushtri të madhe nuk mund të thyhet. Natën e Bajramit të Madh, më 18 shtator  të vitit 1944 komanda e ushtrisë partizane vullnetarve u dërgoi një letër Mbrojtjës Kombëtare të Kosovës për mes dy plakave Serbe  pozicioneve  Shqiptare në Osllar. Letra kishte përmbajtje kërcënuese. Me anë të kësaj letre nga Vullnetarët shqiptar kërkohej ti a kthejn shpinën “ushtrisë së Shqipërisë së Madhe kuislinge” dhe ti u bashkëngjiten partizanve “liridashës”përndryshe  do të ndërmarrin partizanët aksione dhe ofanziva  deri në shkatërrimin e plotë të ushtrisë vullnetare. Letrën e pranoi Fazli Myrta i Ranatocit, me prejardhje nga Seferët e Karadakut.
-Po luftojm! …..thuajni komandantve t u aj, u tha Fazli Myrta plakave.Kurse kuririn e dërgoj menjiher të shkoi dhe të njoftoj Mulla Idrizin.Ditve të fundit të Ramazanit Mulla Idrizi i u kishte bër shum vizita xhamive  kufitare dhe xhematit i u kish folur për rrezikun që mund të vinte  për Festën e Bajramit të Madh nga partizanët. Kish kërkuar vullnetar të ri,kish ftuar popullin për syçelsi,ushtarët urdhëron për gatishmëri të shkallës më të lart.”Po sa të jepet kushtrimi,të vraponi në kufi! Leni sillat e shtruara dhe kufomat mbi dhe ,ejani te kufini sepse e kemi në rrezik Kombin,Atdhen dhe Fenë…!”
Ftesa e komandantit të dashur e shumë të respektuar Mulla Idrizit ndikoi tek shumë patriotë shqiptar, tregtarë, zejtarë të cilët tërë pasurin e vunë në disponim  për nevoja të mbrojtjes kombëtare të atdheu. Në luftën e Bajramit  armiku përdori artileri, bëhej luftë me bajoneta. Ushtria vullnetare shqiptare duhej të përballoj luftës me partizan bullgar e çetnik. Reth faktit se edhe çetnikët luftuan kundër forcave vullnetare shqiptare bëjn fjalë dokumentat e Shtabit kryesor, sipas të cilave, kësaj rradhe shqiptarët ballistë i kanë sulmuar edhe grupi prej 50 çetnikëve të cilët pas luftimeve i u bashkuan UNÇ. Pasi u mbuluan forcat balliste nga Gjilani, ballistët shqiptar përsëri sulmuan Bujanocin dhe pas luftimeve që zgjatën tetë orë arritën ta (rrikthejnë) pushtojnë. Kur bëhet fjalë rreth luftrave për çlirimin e Bujanocit, do të ishte e padrejt të shpjegohen dhe të redukohen si luftra të datës 9 dhe 19 e 20 shtator 1944. Lufta e Bajramit,për çlirimin e Bujanoci ka qenë ndër luftrat më të ashpra në frontin e gjatë 35 kilometrash nga Bujanoci e gjerë në Vaksincë. Mbi gjithë këtë vend strategjik synonin ta kenë nën kontroll partizanët.Në luftën e Bajramit forcat armiqësor përjetuan debakël total.Ata tani ishin tërhequar edhe më larg nga pozicionet fillestare.Luftës së ashturuajtur të Bajramit të Madh për çlirimin, mbrojtjën e Bujanocit, jehon e madhe i u bë në organin e “Lidhjës së Prizrenit”. Zyra Ushtarake e Lidhjës së Dytë të Prizrenit, luftën e Bujanocit e konsideron “një fitore e shkëlqyeshme….”Në afirmimin edhe më tejm të fitores së luftës së Bujanocit ditën e Bajramit i bëri gazetari korrespondent nga Gjilani me artikullin “Gjilani e Presheva shpartallojnë brigadat komuniste”. Artikulli u botua më 8 tetor 1944.në gazetën “Lidhja e Prizrenit” pa emër të  autorit.
“Luftërat e Shtatorit 1944, për çlirimin e Bujanocit”, Xhahit Ramadani

[the_ad id=”4118″]

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani-grek-trondit-Athinën

Kështu u shpreh për CNN grek më 12 qershor Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve [ardhacakë nga Anadolli] dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

Agjentët më të famshëm shqiptarë në shërbimet sekrete

Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

Gazeta sjell emrat më të njohur të botës së shërbimeve sekrete. Marrëdhëniet e tyre me shërbimet homologe, si CIA, MI6 dhe KGB-ja

Duke filluar që nga numri i sotëm, në gazetën Albania do të gjeni profilet e agjentëve shqiptarë më të suksesshëm që nga koha e mbretit Zog dhe deri në fillimin e viteve 90. Në këtë cikël shkrimesh do të gjeni informacione të detajuara për misionet e “spiunëve” shqiptarë në shërbim të Zogut, Enver Hoxhës apo edhe shërbimeve më të fuqishme të botës si CIA, KGB-ja apo shërbimet britanike dhe italiane. Të dhënat janë marrë nga arkivat e shtetit. Secili prej personazheve të botës së zbulimit ka një profil të shkurtër, ku flitet për pseudonimet, misionet dhe operacionet më të suksesshme të tij. Kush ishte “Ciceroni” i famshëm, shqiptari me emër Iliaz Bazna, i lindur në vitin 1904, i cili punonte për llogari të shërbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, një nga agjentët më profesionistë të Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht dhe të CIA-s. I stërvitur me profesorë të KGB-së, në Akademinë e Moskës, si dhe i trajnuar me rezultate të shkëlqyeshme për dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shërbente të dyja këtyre shërbimeve me besnikëri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s që përgëzoi aftësinë e Sigurimit të Shtetit që e futi në kurth. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian, etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20. Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

Iliaz Bazna (“Ciceron”)

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, më vonë familja e tij vendoset në Turqi. Ai u bë një nga spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur punonte si kamarier në shtëpinë e ambasadorit britanik në Ankara. “Ciceroni” arrin t’u japë gjermanëve informacione të shumta, por të gjitha këto në shkëmbim të parave. Brenda një kohe të shkurtër, ai arriti të mbledhë rreth 300 mijë sterlina, një shumë jashtëzakonisht e madhe në atë kohë. Por në pranverë të vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin të arratiset së bashku me të gjitha paratë e tij të cilat rezultuan të ishin false. “Ciceroni” vdiq në Stamboll, në vitin 1971, por historia e tij u bë skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati (“Mali”)

Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special të Ministrisë së Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi në fshatin Pobrat të Beratit, më 15 shtator të vitit 1920. Ai u martua në vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vërlacin (Ngurëza) dhe pati me të gjashtë fëmijë. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe në vitin 1943 ishte partizan i Brigadës së Parë Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri në zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatë-mujore për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni në mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri në nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nën akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton të gjitha të drejtat dhe merr pafajësinë. Në këtë vit filloi punë në Sigurimin e Shtetit, deri sa doli në pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrë pjesë në operacione të famshme së bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq në vitin 1991.

Koll Qefalia (“Nishozit”)

Nën pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor në një zonë të Mirditës. Ai ishte agjenti më besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit të shërbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu që luajti rolin e ndërmjetësit për takimin që do bëhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit të Rezistencës. Kjo e fundit ishte një organizatë fantazmë e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për të futur në kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentët e Sigurimit, megjithëse “Nishozin” e konsideronin si një nga armiqtë më të mëdhenj, e vlerësojnë shumë profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lëvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën shoqërinë e tij, pa e ditur se ai ishte pikërisht njeriu të cilin e kërkonin me ngulm. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor të organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mark Dodani (“Xhakoni” e “Studenti”)

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu (ndonëse e kishte njohur shkarazi dhe më parë), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashë se unë jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesoret janë “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Alush Leshanaku (“Luani”)

Ishte me origjinë nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenë profesor gjimnastike në Liceun-Gjimnaz të Shkodrës qysh në periudhën e regjimit të ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i fortë, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, më 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, të rinj fashistë. Në vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision në Shqipëri. Detyra e tij ishte të krijonte grupe e t’i organizonte ato që ishin për rrëzimin e regjimit komunist në atë kohë. Kishte zbarkuar në Mirditë me parashutë, dhe ishte një nga agjentët më të rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si “Gjenerali i Perdes së Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutë në Mirditë. Ja ç’shkruan në ditarin e tij: “Pra qeveria është siguruar për ekzistencën time e mbi qëndrimet në… Po më gjurmojnë e po më ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarë nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko (“Tomori”)

Ai ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomori”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime në vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin të vështirë t’ia besonin detyrat, por ai pikërisht me këtë siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundërshtarëve, duke i bërë të besonin se ishin në të njëjtën llogore, e më pas i zinte robër. “Tomori” kishte lindur në Kurvelesh, në vitin 1915. Ai ishte vlerësuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta në vitin 1987.

Pal Mëlyshi (“Furtuna”)

Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. E motra e tij, Marie Mëlyshi kujton, se kapobanda e vinte herë pas here në provë. “Një natë, ndërsa i jepet një detyrë, ai bashkë me dy anëtarë të tjerë të bandës përplasen me disa sigurimsa. Fillon shkëmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen një moment të përshtatshëm dhe vetëplagoset. Që pas kësaj ngjarje kapobanda u pati thënë anëtarëve të tjerë, që Pali tashmë ishte pjesë e tyre dhe asnjeri nuk duhet të fliste keq për të”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

Kush ishin agjentët “Gramafoni”, “Dielli”, Hamit Matjani, Hysen Lepenica, “Kobra”, Sabaudin Haznedari dhe Teme Sejko

Jeta e tyre në shërbimet sekrete në Shqipëri dhe në misionet e huaja. Sukseset dhe dështimet e “spiunëve” shqiptarë

[the_ad id=”4118″]