Get a site

A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?

A kane ndryshuar greket qe nga lashtesia?

Aristrokracia e vjeter, pergjegjese per shumicen e madheshtise se Greqise e Lashte, sigurisht qe nuk ekziston me. Kjo ne vetvehte eshte mjaftueshmerisht nje ndryshim shume i madh. Edhe vete fshataret kane ndryshuar ndonese debati i shkalles se sakte te prejardhjes se grekeve te sotem ne krahasim me ata te lashtesise vazhdon te mbetet i hapur.

 

Te gjithe kane dijeni mbi influencen e madhe te Shqiptareve ne Greqi. Sic thote Paul Theroux:

Greket nuk kane patur ndonje interes mbi te kaluaren e tyre deri ne momentin qe Europianet filluan te behen zbulues entuziaste dhe germues te rrenojave te tyre. Dhe ne fakt pse duhet te kishin interes ata? Greket nuk ishin Greke por pasardhes te peshkatareve sllave dhe popujve te tjere qe u dynden vone dhe qe nuk kishin kurrefare interesi ne shtyllat e thyera dhe tempujt pervec tokave ku te grumbullonin bagetite e tyre. (Shtyllat e Herkulit, 315-316)

Duke konsideruar levizjet e medha te grekeve ne Anatolia gjate epokes Bizantine si dhe spostimet e popujve lindore drejt Ballkanit qendron gjithmone nje mundesi qe Nje Turk te kete me shume prejardhje nga greket e lashte sesa nje grek modern. Dhe po ashtu ka gjithmone nje mundesi te nje kontributi Turk ne ‘pellgun’ gjenetik te grekeve te sotem.

Ne Greqi ka patur nje vershim gjenetik nga Negroidet dhe Mongoloidet, ne ate sasi saqe sot eshte e veshtire ta percaktosh. Sidoqofte pervetesimi i geneve nga Lindja e Aferme dhe Afrika Veriore ka mundesi te kete ndodhur ne nje shkalle me te gjere sesa pervetesimi i geneve jo kaukazoide (njeriu i bardhe): dhe kjo perzjere me e vonshme jo Europiane kaukazoide mund te jete shume me domethenese se perzjerja jo kaukazoide kur behet fjale per ndryshimet ne karakterin rracial te kombit Grek. Richards (2002) gjenj nje ‘frekuence shume te larte (~20 %) te nje rrjedhje te vonshme genesh ne Europen Mesdhetare Lindore.

Ne kete foto  behet krahasimi i nje greku te lashtesise me grekun tipik te diteve te sotme.

Lindja e Aferme formon nje grup te qarte, shume te ndryshem nga Europianet. Popullatat e Mesdheut Qendror dhe Lindor, sebashku me Europen Juglindore ndonese te pozicionuara me afer me popullatat e tjera Europiane po ashtu tregojne afersi me Lindjen e Aferme ndersa Europa Mesdhetare Perendimore grupohet me Europen Qendrore dhe ate Veriore…
Vecorite juglindje-veriperendim ne piketimin klasik te frekuencave eshte interpretuar me ndihmen e evidencave te radiokarbonit, si nje perfaqesim i nje difuzioni domethenes te komuniteteve agrare te Lindjes se Aferme ne Europe gjate Neolitit te Hershem (Sokal 1991; Cavalli-Sforza 1994). Sidoqofte struktura ne frekuencat e haplogrupit mtDNA qe shohim ketu indikojne nje ngjashmeri midis Europianeve dhe atyre te Lindjes se Aferme, sidomos ne Europen Juglindore dhe pergjate Mesdheut ndersa evidencat arkeologjike tregojne se ekspansioni kryesor agrokultural ndodhi ne Europen Qendrore (Bogucki 2000; Prince 2000). Pra duket qe eshte jo bindes fakti qe struktura e frekuencave te haplogrupit mtDNA te jene gjeneruar kryesisht nga nje ekspansion Neolitik…

Pjesa e dyte e PC e variacionit te kromozonit Y llogaritet si 26 % e vete variacionit dhe grupohet me shumicen e rrajoneve te Europes ne nje pol ndersa grupon ate te Lindjes se Aferme ne tjetren, me Mesdheun lindor dhe qendror, Europen Mesdhetare midis dy poleve. Kontribuesit kryesore te gradienteve jane haplogrupi E dhe J (ish haplogrupet 21 dhe 9, dy te cilet jane shume frekuent ne Lindjen e Aferme) dhe perseri R* dhe N3 (te dy te cilet jane me frekuente ne Europe). Kjo ndikon ne nje vershim gjenetik nga Lindja e Aferme sic sugjerohet nga te dy, Cavalli-Sforza (1994) dhe Semino (2000). Haplogrupi J ne Europe interpretohet ne menyre me specifike nga Semino (2000) si nje rezultat i shperndarjes Neolitike. Sidoqofte eshte interesant fakti qe haplogrupet E dhe J peseri jane me frekuente pergjate brigjeve Meshdetare dhe pakesohen ndjeshem ndersa spostohesh drejt Europes Qendrore ku te dhenat arkeologjike na tregojne se aty ndodhi ekspansioni me i madh agrar.

Analizat thelbesore te mtDNA ne Europe (Richards 2000) sugjerojne nje shpjegim te mundshem te kesaj strukture: ka mundesi te jete per shkak te nje vershimi substancial (post-Neolitik) ne vend te nje ekspansioni te vetem Neolitik. Keto analiza te mtDNA te cilat jane bazuar ne krahasimin e llojet e sekuencave perputhese (ndermjet haplogrupeve) midis Europianeve dhe Lindjes se Aferme, sugjerojne se se nuk ka patur nje korrelacion nje me nje midis migrimeve dhe ndryshimeve te medha. Analizat per Europen Mesdhetare Lindore indikojne nje frekuence shume te larte (~20 %) te nje vershimi te vonet gjenetik e krahasuar kjo me vetem ~10 % te atij Neolitik.

Angel (1945) shikon evidenca te nje prirje emigrimi qe vazhdon nga koha e Romakeve ne ate te Bizantit dhe me vone, gje qe solli elementat Mesdhetare, Europiane Alpine dhe Armenoide [nga Lindja e Aferme] nepermjet detit dhe [sllavo folesit ne kohen e Bizantit] elementat Alpine dhe Dinarike nga veriu. Angel po ashtu beson se ne kohet Klasike Athina absorboi nje numer te madh popullate sklleverish dhe metiksesh.
Natyrisht qe ‘pellgu’ gjenetik grek ka pesuar nje influks te konsiderueshem nga jashte, gje qe ka kuptim po te bazohesh ne vendndodhjen e Greqise dhe historine e saj. Angel perpiqet qe te veje ne dukje vazhdimesine e banoreve te Athines por eshte e veshtire te gjesh kete vazhdimesi tek popullata origjinale Mesdhetare e cila sot eshte brakiocefalike dhe gjeresisht Alpine dhe ku nje element i vogel i rendesishem rracial i koheve me te hershme ne esence eshte zhdukur teresisht. Duhet kuptuar qe kur Angel flet per ‘vazhdimesi’ ai ka parasysh qe ndryshimi rracial ne Greqi ka ndodhur me shume gradualisht sesa menjehere. Ne kete kontekst kuptimi eshte i njejte po te themi ne lidhje me ‘vazhdimesine rraciale’ te Arabeve ndersa absorboheshin gradualisht nga numri i madh i sklleverve te sub Sahares.

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

Shkruan: Bujar Kule

MALLKIMI I LIBRAVE TË DJEGUR…

15 mars 2017.
Ora 10.40.
Biblioteka kombëtare digjet.
Libra që shkrumbohen, hi dhe tym.
Tymi mbush mendjet e dhjamosura të shqiptarëve të fillim shekullit të XXI, që pasi kujdesen të zënë hundët me shamiçka prej letre, shfryjnë me mospërfillje, “hajt mo se libra janë”…

***
15 mars 44 p.e.s.
Gai Jul Çezari vritet në Senatin e Romës.
Sot e kësaj dite, historianët, grinden e bëjnë sherr për numrin e thikave që u ngulën në trupin e Çezarit. E vetmja gjë e sigurt është, se thika e fundit ishte ajo e Brutit.
“Edhe ti Brut?”, rënkoi Çezari, pushtuesi i Galisë, i Spanjës, i Pontit, i Egjiptit, etj, etj, etj, dhe…
Vdiq!
Një ditë më pas, në 16 marsin e vitit 44 p.e.s, së bashku me hollësitë e lajmit për vrasjen e Çezarit, rrugëve të Romës zuri të përhapej si tym i zi, thashethemnaja, se shkaktarë të vrasjes së Çezarit, nuk ishin vrasësit, që romakët i njihnin me emër dhe mbiemër, por një mallkim i errët. Të molepsur nga ky mallkim, njerëz si Bruti dhe Kasi që shquheshin për besnikërinë e tyre ndaj Çezarit, kishin vrarë udhëheqësin e tyre të dashur që aq shumë e lëvdonin dhe e adhuronin.
Ç’mallkim ishte ky që i ishte vënë pas Çezarit deri kur, me dorën e senatorëve romakë si Bruti dhe Kasi, i kishte marrë jetën?
Si quhej?
Ku kishte lindur?
Kur dhe përse e kishte nëmur Çezarin?
Romakët e quajtën thjeshtë “mallkimi i librave të djegur”…
Në vitin 48 p.e.s gjatë pushtimit të Egjiptit, Çezari i vuri flakën Bibliotekës së Aleksandrisë.
Lucio Aneo Seneka do të dëshmonte, se ishin djegur 40.000 libra.
Aulo Gelio do të shkruante për 700.000 volume të kthyera në hi, dhe…
Librat e djegur e kishin nëmur!
Për çdo faqe të djegur, një mallkim…
Për çdo fjalë të shndërruar në tym, një nëmë…
U thafsh deri në rrëzë!
Të vrafshin ata që më shumë të duan!
Mos paç varr!
Të humbtë gjaku, soji dhe sorollopi!
Si qentë u shqefshin Julët me njëri tjetrin, deri kur, të mos ngelë i gjallë as edhe një i vetëm!
Kishte edhe ca mallkime të tjera akoma më të mynxyrshme, që romakët nuk guxonin as ti përmendin, arsye kjo, që as ne nuk do ti përmendim.
***
Ndërkohë që flakët ende përvëlonin faqe librash dhe tymi i zi i zhdukjes së memories kombëtare lëpinte qiellin, njësoj siç do të bënte edhe Çezari nëse do ti kishte shpëtuar thikave të Brutit dhe Kasit, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare u shfaq përpara telekamerave dhe, buzagaze deri në marrëzi, i njoftoi shqiptarët të mos e vrisnin mendjen, sepse…
“Ato që po digjeshin ishin vetëm ca libra… Nja dy apo tre rafte… Besoj të rikuperueshme… Relativisht pas viteve 90… Deri më tani nuk na rezulton, që të jenë prekur të dhëna të rëndësishme… Në kushte aktuale është ende herët për të dhënë dëmet konkrete materiale… E rëndësishme është që sistemi ka funksionuar…”
Sistemi ka funksionuar? Kush sistem? Ai i shkatërrimit sistematik të historisë dhe kulturës kombëtare? Ca libra? Kush libra? Sa? Nja dy apo tre rafte? Besoj të rikuperueshme? Relativisht pas viteve 90?
Edhe pse drejtoresha buzagaze e Bibliotekës Kombëtare mbante mbi shpinë më shumë tituj se edhe vetë Çezari, na është profesoreshë, doktoreshë e kush e di se çfarë tjetër, tituj që theksojmë, ndryshe nga Çezari, askush nuk e di se për çfarë bëmash shkencore i ka merituar, ishte e vështirë ti besoje pohimeve të saja buzagaze. Por edhe nëse i besoje, mjaftonte të kishe vetëm katër klasë shkollë për të kuptuar se, 27 vite të historisë dhe kulturës shqiptare mund të ishin kthyer në hi dhe për fat të keq, titujt e drejtoreshës nuk mund të zhbënin as edhe një grimë dëmin, që i kishte bërë kombit. Atëherë, përse drejtoresha, doktoresha, profesoresha e Bibliotekës Kombëtare, qeshte?
Çfarë e lumturonte?
Kush ishte marria që e gëzonte?
Si mund ta vinte buzën në gaz, ndërkohë që librat, kujtesa kombëtare që asaj i ishte besuar të ruante, po digjej?
Përtej shqetësimit që nuk e kishte kryer detyrën e shenjtë që i ishte besuar, si dashamirëse e librave dhe e kulturës, siç është e logjikshme të besosh se duhet të jenë drejtuesit e bibliotekave (aq më tepër të asaj kombëtare!), vallë a nuk duhej ti digjej zemra dhe përvëlohej shpirti, jo për dhjetëra dhe qindra libra të djegur, por edhe për grisjen e një faqeje të vetme libri?
Por ajo qeshte…
Vetëm qeshte…
Përse?
Mos ndoshta…
E pa shqetësuar për këto pyetje që torturonin mendjet e atyre pak shqiptarëve që vazhdojnë te lexojnë libra dhe që janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kujtesa e shkruar për mbijetesën e kombit tonë në shekullin e XXI, drejtoresha, gjithmonë buzagaz, i qetëson rishtazi shqiptarët (ata pak që ishin shqetësuar), duke i dhënë lajmin e lumtur se librat e djegur ishin botime të pas vitit 2000.
Pra…
Vetëm 17 vite, histori dhe kulturë e humbur!
Ama, ato, fotografitë dhe filmimet nga djegia bibliotekës tregonin të kundërtën…
Të kundërtën?
Dëshmonin se drejtoresha gënjente!
Apo…
Nuk ja kishte aspak idenë se ç’ishte dhe ç’nuk ishte djegur!
Mes tymit, unë vetë, munda të dalloja disa libra të fëmijërisë time që, me gjithë dëshmitë qetësuese të drejtoreshës, i kisha kaluar në vite 70 – 80 të shekullit të kaluar.
Diçka nuk shkonte…
Dyshimet për këtë diçka që nuk shkonte, në dëshmitë e drejtoreshës nxitoi ti mbulonte zv. ministri i Ministrisë së Ç’kulturës të Republikës së Shqipërisë, theksoj, e njëjta ministri që mbyll sytë përpara shkatërrimit të historisë dhe kulturës shqiptare në qytetin e Durrësit, e njëjta ministri që projekton kthimin e kështjellave shqiptare në diskoteka dhe restorante, etj, etj, etj…
Me një ton të qetë (ndërkohë që duhej të bërtiste, të ulërinte, të shkulte flokët nga marazi) zv. ministri i ç’kulturës të shtetit shqiptar, pyetjes së gazetarëve nëse ishin djegur dokumente me vlerë, i përgjigjet prerë, “absolutisht jo!”, dhe i qetëson shqiptarët duke i rrëfyer se,“ishin djegur vetëm disa libra të periudhës ruse…”.
Me pak fjalë, “mos u shqetësoni o shqiptarë, për ca libra të periudhës ruse. Madje duhet të na falënderoni që i vumë flakën!”
Çfarë është djegur?
Vetëm, Çehovi, Pushkini, Gogoli, Tolstoi, Gorki në gjuhën origjinale!
Hiç gjë!
Pa e vrarë mendjen se përse librat e periudhës ruse, pra të viteve 50 – 60 të shekullit të shkuar, gjendeshin në të njëjtat rafte ku ndodheshin edhe ato të viteve 2000, siç kishte para pohuar drejtoresha, zv. ministri (me sa duket, ministresha e ç’kulturës kombëtare nuk e kishte quajtur të denjë për lartësinë e saj intelektuale dhe politike të shqetësohej për ca libra të djegur), i zbulon më tej shqiptarëve shkakun që Biblioteka Kombëtare kishte marrë flakë. Arsyen se përse, Kombi Shqiptar kishte rrezikuar të humbiste njëherë e përgjithnjë të gjithë kujtesën e tij të shkruar!
Fajtor ishte sistemi elektrik!
Pra…
Me qetësinë më të madhe zv. ministri i ministrisë së ç’kulturës të shtetit shqiptar (shqiptar?) pohonte se kujtesa e shkruar e kombit shqiptar ishte rrezikuar të zhdukej, për disa dhjetëra metra tel elektrik dhe disa duzina llamba neoni që plotësonin standardet e sigurisë BE. Që shteti shqiptar (shqiptar?) dhe ministria e ç’kulturës ku ai kryente, apo më saktë, merrte rrogën si zv. ministër, e kishte quajtur të panevojshme të harxhonte paret për këto dhjetëra metra tel dhe disa duzina llamba neoni, ndërkohë që harxhonte miliarda për “bunker art” dhe art bunkerësh apo për ngrehina shëmtake prej betoni si “veliera” famëkeqe e kryebashkiakut të Durrësit.
Vallë, çdo ti themi nesër pasardhësve tanë?
Kujtesën e shkruar kombëtare ja u dogjëm, sepse nuk kishim pare për të blerë tela dhe llamba neoni por, në këmbim, po ju lejmë bunker artin dhe velierën?
Cili është dëmi që i është shkaktuar kujtesës së shkruar të Kombit Shqiptar nga djegia e Bibliotekës Kombëtare?
Drejtoresha buzagaze na përgjigjet se, edhe nëse janë djegur vetëm ca libra të viteve 1990 – 2000, ose, 2000 –2010, ose, 1950 –1960, ose, të gjitha bashkë, të mos kemi merak sepse, një grup ekspertësh do të vlerësoj dëmin dhe do të na e thotë…
Një grup ekspertësh?
Kush do ti përzgjedhë këta “ekspertë”?
E njëjta ministri e ç’kulturës që zgjodhi drejtoreshën?
E njëjta ministri e ç’kulturës që lejoi që biblioteka të digjej, sepse në vend që të blinte disa qindra metra tel dhe dhjetëra llamba neoni për vendin e shenjtë ku ruhet kujtesa kombëtare e kombit tonë, vendosi të harxhonte miliarda për bunker art dhe art bunkerësh?
A mundemi ti besojmë ekspertëve të përzgjedhur nga një ministri e këtillë?
Së fundmi, Mirela Kumbaro, ministresha e Ministrisë së Ç’Kulturës vendosi të zbriste nga lartësitë olimpike të llumit ku e ka zhytur kulturën shqiptare, dhe në një deklaratë të titulluar; “Le t’i vëmë pikat mbi i!”, i shpreh falënderimet e saj të përzemërta drejtoreshës gaztore të Bibliotekës Kombëtare për punën e palodhur në shërbim të librave dhe…
Nuk vë asnjë “pikë mbi i” për arsyet që rrezikuan zhdukjen e kujtesës së shkruar të kombit shqiptar!
Në një shtet normal, e vetmja “pikë mbi i” që mund të vendosej përballë një ngjarje të tillë e çnderuara ministre e Ministrisë e Ç’Kulturës të shtetit shqiptar (shqiptar?), do të ishte ostracizmi, ndëshkimi me të cilin athinasit antikë dënonin tradhtarët e kombit.
Dënimi juaj dhe i drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare me largim të përjetshëm nga trojet ku jetojnë shqiptarët!
Për sa i përket dëmeve në Bibliotekën Kombëtare, përtej dëmit shkaktuar nga flakët, atij të shkaktuara nga uji i përdorur për të shuar flakët, pamjet e fotografive dhe filmimeve nga brendësia e Bibliotekës Kombëtare, dëshmonin se, djegia e Bibliotekës Kombëtare nuk kishte zënë fill në 15 mars por shumë vite më parë.
Ngado shihje dengje librash të shtrënguar me spango, të grisur e të mykur dhe përpara kësaj pamje, nuk mund të mos rënkoje, “Të shkretët ne! Në duart e kujt e kemi lënë librin, pasurinë më të madhe që zotëron një komb? Edhe armiku më i madh i Shqipërisë, sado të përpiqej, nuk do të mund të na bënte një gjëmë më të madhe se kaq!
Por, fatkeqësisht, gjëma e shkatërrimit sistematik të historisë dhe kulturës kombëtare, për shqiptarët e fillim shekullit të XXI, është kthyer në një normalitet. Shqiptarët dëgjojnë sesi kujtesa e tyre kombëtare vlen për shtetin shqiptar më pak se disa dhjetëra metra tel dhe, nuk bëjnë zë…
Dëgjojnë sesi, kryebashkiak telebanë si ai i Durrësit, mendon se vota i jep të drejtën të zhbëjë historinë e kombëtare dhe, rishtazi nuk bëjnë zë…
Heshtin!
Njësoj si delet në pritje të kasapit…
Të pafuqishëm për të zgjuar mendjet e përgjumura dhe të dhjamosura të shqiptarëve të fillim shekullit të XXI, të pafuqishëm për të ndalur zezonën që po gëlltit çdo gjurmë të historisë tonë, nuk na ngelet gjë tjetër veç të shpresojmë se mallkimi i librave në të cilin besonin bashkëkohësit e Çezarit të jetë i vërtetë.

03. 18. 2017.

Për shkrime të tjera vizitoni; https://kulebujar.wordpress.com/

[the_ad id=”4118″]

ÇËSHTJA E GJUHËS NË QENDËR TË PROGRAMIT TË RILINDJES

ÇËSHTJA E GJUHËS NË QENDËR TË PROGRAMIT TË RILINDJES

Dy_fytyrat_e_rilindjes_kombetare

ÇËSHTJA E GJUHËS NË QENDËR TË PROGRAMIT TË RILINDJES

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët për gjithë shqiptarët, me rregulla gramatikore e drejtshkrimore të përcaktuara, u shtrua si një ndër kërkesat kryesore të programit kulturor të Rilindjes. Veprimtarët e Rilindjes krahas ndjenjave atdhetare dhe bindjes se edhe shqiptarët meritojnë të jenë një ndër popujt e ndriçuar e të zhvilluar, ishin edhe njerëz të ditur, me njohuri të gjera kulturore për kohën. Rilindësit, të mbledhur në ‘’Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip’’, përcaktuan më 1879, përbërjen fonematike të shqipes së shkruar: 36 fonemat që ka edhe sot shqipja standarde, dhe krijuan alfabetin e njohur si i Stambollit, i cili pas Kongresit të Manastirit (nëntor 1908) u zëvendësua me një alfabet krejtësisht latin, por duke ruajtur po atë renditje shkronjash.

Rilindja Kombëtare çështjen e gjuhës e vuri në qendër të programit të vet jo vetëm sepse ajo ishte simboli madhor i identitetit dhe lashtësisë së kombit, por edhe sepse vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare ishte hapi i parë dhe shenja vendimtare e pavarësisë. Kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit nisi luftën për një shtet shqiptar, problemi i gjuhës për këtë shtet doli që në hapat e parë të saj. Në Programin e botuar më 15 shtator 1878, ndër të tjera thuhej: “ Gjuha osmane të mbetet si gjuhë zyrtare në letërkëmbimin e vilajetit me Portën e Lartë. Me gjithë këtë në këshillat e gjykatave të përdoret gjuha shqipe dhe diskutimet të zhvillohen në këtë gjuhë.” (Dokumente të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 1978). Aktet e Rilindjes e shtrojnë qartë problemin e njohjes së shqipes si gjuhë kombëtare. Për të gjithë nëpunësit në Shqipëri quhet e detyrueshme të dinë gjuhën e vendit. Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen me këtë rast, se nevoja e një alfabeti të vetëm të shqipes, e cila si zgjidhje historike u arrit në Kongresin e Manastirit, nuk u shtrua me forcë në fund të shek. XIX vetëm për shkak të shqetësimit që sillte prania e shumë alfabeteve, por në radhë të parë sepse shteti shqiptar, që tashmë po projektohej në horizont, nuk mund të konceptohej pa një alfabet të vetëm. Nuk mund të përfytyrohet një shtet, dokumentacioni i të cilit të përpilohet në alfabete të ndryshme. Me fjalë të tjera, ishte shtysa imperative për një gjuhë zyrtare, që përcaktoi edhe njësimin e alfabetit. Madje pas Kongresit të Manastirit shtohet kushti, që të zbatohet alfabeti i tij, siç thuhet në një memorandum të majit 1912: “Gjuha zyrtare të jetë shqipja me shkrimin kombëtar.”( Shih: Fjalor enciklopedik shqiptar, 2, Botimet Toena, Tiranë, 2008).
Shqipja u shpall gjuhë zyrtare më 23 shtator 1913, pra thuaja një muaj pas shpalljes së pavarësisë. Akti i parë legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor kombëtar ishte Kanuni i Zhurisë (13.V.1913), ndërsa akti më i rëndësishëm ishte Kanuni i Përtashëm i administratës civile të Shqipërisë (nëntor 1913). I pari proces gjyqësor në gjuhën shqipe është shkruar në fund të vitit 1912 nga Kristo Floqi, i cili ka hartuar disa vëllime me shkrime juridike dhe tek “E drejta kushtetuese” ka një fjalorth në katër gjuhë. Kadilerët u hoqën menjëherë nga funksioni.

Sado jetëshkurtër që qe Qeveria e Vlorës, menjëherë pasi shpalli shqipen si gjuhë zyrtare të shtetit shqiptar, e nisi punën me krijimin e disa komisioneve për njësimin e terminologjisë ushtarake, të shërbimit postar etj.

Gjatë dy viteve të fundit të Luftës së Parë Botërore (dhjetor 1916 – nëntor 1918) në Shkodër, qendra e zonës austrohungareze të pushtimit që përfshinte pjesën më të madhe të territorit shqiptar, u mblodh Komisia Letrare, e cila synonte caktimin e një gjuhe të njësuar të shkrimit mbi bazën e dialektit të Elbasanit. Ajo caktoi disa rregulla drejtshkrimore që afronin shkrimin e gegërishtes me të toskërishtes dhe vendosi një numër termash për administratën dhe gjyqet. Praktika dyvjeçare e përdorimit të elbasanishtes letrare si gjuhë e admistratës në zonën austro-hungareze të pushtimit, e cila përfshinte pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, shërbeu si mbështetje për dekretin kryeministror të janarit 1923, që caktonte dialektin e Elbasanit si dialekt zyrtar të administratës së shtetit shqiptar. Ndërkaq letërsia artistike, përkthimet, shtypi jo vetëm në vend, po edhe në diasporë, vijuan zhvillimin e tyre sipas varianteve letrare të mëparshme. Madje edhe tekstet shkollore të gjuhës e të letërsisë hartoheshin sipas përkatësisë dialektore të autorit (toskërisht I. D. Sheperi, E. Çabej, N. Resuli; gegërisht A. Xhuvani, J. Rrota, O. Myderrizi etj.). Ndërkaq Kongresi Pedagogjik i Lushnjes (shkurt 1921) vendosi pranimin e dialektit të Elbasanit në shtypjen e teksteve shkollore.
Gjuhëtarët, vazhdues të drejtpërdrejtë të traditave të Rilindjes, dhanë ndihmesë të çmueshme për një shqipe të përpunuar në ligjet, në dokumentet administrative, në ushtri e në shkollë. Më 1932 u botua i pari fjalor terminologjik ushtarak i gjerë, me rreth 900 terma.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shën Tereza,një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Shën Tereza,një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Nënë-Tereza

Shën Tereza, një grua shqiptare, i dha popullit të saj vlerë humane universale

Shkruan Spartak Ngjela

Dje, shenjtërimi në Vatikan i shqiptares së madhe, i dha shqiptarëve krenarinë që iu duhej, kurse kundërshtarëve të tyre iu la turpin e gënjeshtrës shekullore.
Papa Françesku, duke shenjtëruar Nënë Terezën, iu ktheu shqiptarëve dje historinë e tyre humaniste dhe dinjitetin, si një popull i cili i ka mbijetuar shekujve, i vetëm përballë një racizmi antishqiptar që, kur të shkruhet, do të shqetësojë të gjithë qytetërimin.
Shenjtërimi i Nënë Terezës ishte konfirmimi i historisë së autoktonisë tonë në Ballkan dhe vlerësimi real i shpirtit humanist shqiptar; sepse është prova e vërtetë që shqiptarët nuk kanë lidhje fare me egërsinë primitive aziatike.
Kurrë humanizmi i një shenjtori nuk buron nga asgjëja; sepse është produkt i shpirtit të popullit të cilit ai i përket. Shqiptarët iu treguan racistëve shekullorë antishqiptarë që ata nuk e mposhtën dot genin shqiptar në Ballkan, sepse brenda shpirtit shqiptar kishte vlera humane të karakterit universal.
Ja historia shqiptare: asnjë luftë fetare midis vedit; asnjë përbuzje ndaj popujve të tjerë; asnjë luftë të padrejtë kundër fqinjëve; gjithmonë krenari me origjinën dhe gjuhën shqipe; asnjëherë i asimiluar, dhe asnjë gabim historik kundrejt mbijetesës – ky është populli shqiptar, nga gjiri i të cilin doli, u kultivua dhe u shfaq humanizmi i madh i një shenjtoreje si Nënë Tereza.
Shqiptarët dje u kurorëzuan me vlerën e tyre europiane dymijëvjecare…

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ZBATIMI I STANDARDIT NË PËRDORIMIN ZYRTAR E PUBLIK

ZBATIMI I STANDARDIT NË PËRDORIMIN ZYRTAR E PUBLIK

zymer-mehani

ZBATIMI I STANDARDIT NË PËRDORIMIN ZYRTAR E PUBLIK

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Çfarë mungon sot  është para së gjithash vullneti për ta imponuar standardin në tekstet publike, vullnet i cili, në rrethana normale, do të manifestohej me pjesëmarrjen aktive të redaktorëve gjuhësorë ose të korrektorëve teknikë, në përgatitjen e teksteve për botim. Siç dihet, dhe siç e tregon përvoja e trajtimit të ligjërimit publik në anglishte, frëngjishte, gjermanishte, rusishte, italishte dhe në çdo gjuhë tjetër që mëton t’i japë formë një kulture qytetare të organizuar, janë pikërisht këta filtra, së bashku me vullnetin institucional në mbështetje të formave gjuhësore të rregullta që sigurojnë mirëmbajtjen e standardit në kohë dhe në hapësirë. P.sh., në Francë përdorimi i standardit mbrohet me ligj.
Për zbatimin e drejtë të gjuhës standarde në përdorimin zyrtar e publik është me interes të ndërmerren nismat vijuese:
-t’i kushtohet vëmendje më e madhe edukimit gjuhësor të nxënësve e studentëve në të gjitha institucionet arsimore dhe të ngrihet cilësia në këtë veprimtari;
-të vihet bashkëpunim i ngushtë midis institucioneve shtetërore dhe institucioneve shkencore, mediale e arsimore për çështjen e përdorimit të drejtë të gjuhës standarde;
-të ngrihen komisione të veçanta gjuhësore-profesionale në shkallë komunash dhe në shkallë vendi, në ministri të ndryshme etj.;
-këto komisione te kenë mbështetjen e institucioneve shtetërore jo vetëm morale, por edhe ligjore;
-të kërkohet që asambletë komunale ta fusin në rregulloret e punës përdorimin e drejtë të gjuhës standarde në vendet publike, prandaj edhe përmirësimin e shumë mbishkrimeve të gabueshme në vendet publike;
-të kërkohet nga ministria përkatëse që të përgatisë ligjin për përdorimin e drejtë të gjuhës standarde në të gjitha fushat ku do të parashihej edhe sanksionimi ligjor për papërgjegjësitë dhe për shkarjet gjuhësore;
-të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ligjin për gjuhën standarde, siç veprohet në shumë vende të tjera;
Lidhur më këtë problematikë prof. dr. Hasan Mujaj mendon se ‘‘ vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndryshojë gjendja e tashme e përdorimit të gabueshëm të gjuhës standarde në paraqitjet publike.’’ (Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, f. 170).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PR. SHABAN DEMIRAJ PËR GJUHËTARIN DHE ALBANOLOGUN EQREM ÇABEJ

PR. SHABAN DEMIRAJ  PËR  GJUHËTARIN DHE ALBANOLOGUN  EQREM  ÇABEJ

SHABAN-DEMIRAJ

PR. SHABAN DEMIRAJ  PËR  GJUHËTARIN DHE ALBANOLOGUN  EQREM
ÇABEJ
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Eqrem Çabej është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Lindi më 6 gusht  1908 në Eskishehir të Turqisë.
Mësimet e para i  mori në Gjirokastër. Atje ai mbaroi më 1921 shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Atje, në gjirin e familjes dhe në rrethin e bashkëqytetarëve të tij, të njohur për dashurinë e madhe për Atdheun dhe për arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit të shkollës qytetëse ai fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura  e atëhershme e Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinjtë shqiptarë të tjerë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.

Për të vazhduar studimet, Eqrem Çabej u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten. Rasti e solli që të binte në një familje të kulturuar dhe dashamirëse, që u kujdes për të si ta kishte birin e vet. Gjatë qëndrimit pranë kësaj familjeje ai punoi shumë për ta përvetësuar sa më shpejt gjermanishten. Duke lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm me zellin e madh, por edhe me sjelljen shembullore. Dëshira  për t´u bërë sa më i vlefshëm për Atdheun, e nxiti atë që, pas një viti qëndrimi në St. Pölten, vitin tjetër të merrte njëherësh dy klasa të gjimnazit që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Dhe këtu fillon faza kritike për të ardhmen e këtij të riu të talentuar. I ati, një gjykatës i diplomuar në Dar – ul – Hukuk të Stambollit, i nisur nga dëshira që i biri të kishte një të ardhme të sigurt, e këshilloi të vazhdonte universitetin për mjekësi. Por i biri kishte tjetër dëshirë e tjetër mendim. Ai donte të bëhej gjuhëtar. “Gjuhësia është për pasanikët, – i tha i ati prerazi, – kurse neve na duhet një zanat që të na sigurojë jetën“. Atëherë djali, „i bindur“, u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Romës. Por këtu ai më fort shkonte të studionte vepra gjuhësore e letrare nëpër bibliotekat romane. Në këto rrethana, babai i urtë e la të lirë të birin të bënte ashtu si donte vetë, por jo edhe pa i thënë: “Paç vetën në qafë, o bir!“. Pra, faza vendimtare për të ardhmen e të riut Çabej nis atëherë kur ai fitoi „lirinë“ për të ndjekur degën që i pëlqente. Në vitin akademik 1927 – 1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës.
Dega e gjuhësisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Vjenës kishte një traditë të vyer. Aty kishin punuar profesorë të tillë të shquar si sllavistët e njohur Franc Miklosiç (Miklosich) (1813 – 1956), Vatroslav Jagiç (1838 – 1923), romanisti me emër Vilhelm Majer – Lybke (Myer – Lübke) (1861 – 1936) etj. Në kohën që u regjistrua Çabej, në atë universitet punonin, ndër të tjerë, indoeuropianisti dhe grecisti i njohur P. Kreçmer (P. Kretschmer) (1866 – 1956), albanologu i dëgjuar Norbert Jokl (1877 – 1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paç (K. Patsch) (1865 – 1945) etj. Të kujtojmë se në Austri ishte krijuar një traditë e mirë edhe për studimin e historisë së gjuhës shqipe dhe të historisë së popullit shqiptar.
Norbert Jokli, duke e çmuar talentin e studentit të ri shqiptar, e mbajti afër atë dhe kështu u zhvillua midis tyre një miqësi e ngushtë dhe një bashkëpunim i frytshëm, që ndihmoi aq shumë për ta përudhur Çabejn e ri në studimin e thelluar shkencor kur ishte ende student. Në përputhje me kërkesën e Universitetit të Vjenës që, për ta marrë diplomën me gradën e doktorit në profilin përkatës studenti duhej të mbaronte një disertacion, diplomanti E. Çabej zgjodhi për këtë qëllim temën Studime italo – shqiptare (Italoalbanische Studien). Për këtë disertacion ai punoi me zell të madh dhe shkoi e mblodhi material pranë arbëreshëve të Sicilisë në vitin 1932. Disertacioni u mbrojt më 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paçit dhe për këtë atij  iu dha diploma për gradën doktor nga Univrsiteti i Vjenës. Diploma është nënshkruar nga të tre profesorët e lartpërmendur përkrah vlerësimit shkelqyeshëm (Ausgezeichnet).
Disertacioni prej 145 faqesh të daktilografuara përbëhet prej pesë kapitujsh. Kreu i parë bën fjalë për emigrimin e arbëreshëve dhe përhapjen e tyre në Italinë e Jugut dhe në Sicili (f. 1 – 50). I dyti përmban një skicë të sistemit gramatikor (f. 51 – 94). Në kreun e tretë trajtohet fjalëformimi dhe fjalori (f. 95 – 113); prapashtesat romane, etimologjia popullore, kalke gjuhësore dhe huazime (gjermane, turke, arabe). Në kreun e katërt janë përfshirë tekste dhe mjekësia popullore; 2 përralla; 3. këngë, ballada e Konstandinit të vogël, ringjallja e Lazërit. Kreu i pestë përmban një fjalorth.
Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare 25 – vjeçari Eqrem Çabej u  kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të Atdheut.
Në kohën që u kthye Çabej në Shqipëri, kriza ekonomike që kishte përfshirë gjithë botën, këtu kishte sjellë pasoja edhe më të mëdha, që mplekseshin edhe me rrjedhojat e një prapambetje të madhe në fushën e arsimit dhe të kulturës. Nga plaga e rëndë e analfabetizmit vuanin mbi 80 për qind e popullsisë. Edhe në ato pak shkolla të mesme që mbaheshin në këmbë, niveli i përgatitjes së nxënësve, me gjithë përpjekje të mëdha të disa arsimtarëve atdhetarë si Aleksansër Xhuvani, Kostaq Cipoja, Ahmet Gashi, Vasil Vunjau, Kolë Paparistoja, Sotir Papahristoja, Sotir Kuneshka, Minella Hysni Babametoja, Gjergj Cancoja etj. ishte ende larg nivelit mesatar të kohës. Tekstet mësimore ishin shumë të pakta dhe numri i nxënësve nëpër ato shkolla ishte shumë i vogël në krahasim me nevojat të një vendi të prapambetur, siç ishte Shqipëria e asaj kohe. Në këto rrethana u kthye i diplomuari i Universitetit të Vjenës në Tiranë, ku u mor vendimi për ta emëruar nëndrejtor të konviktit „Malet tona“, pranë gjimnazit të Shkodrës, me të drejtën për të dhënë edhe orë mësimi në atë shkollë. Në këtë gjimnaz, të themeluar në vitin 1922, Çabej zhvilloi lëndën e letërsisë shqipe. Por, siç del edhe nga teksti Elemente të gjuhës e të literaturës shqipe (për shkolla të mesme), botuar prej tij më 1936, në orët e mësimit ai jepte edhe njohuri për gjuhën shqipe dhe folklorin shqiptar.
Në vitin shkollor 1935 – 1936 Çabej u transferua në shkollën Normale, ku – ashtu si në Shkodër – ka lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm për kulturën e gjerë, por edhe për sjelljen dhe lidhjet e tij me nxënësit. Edhe në Normalën e Elbasanit Çabej qëndroi vetëm një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Por një kërkesë e tillë, më sa duket, nuk u pëlqeu drejtuesve të atij dikasteri, të cilët vendosën ta hiqnin qafe „me lezet“, duke e dërguar që “të mësonte“ në Shkollën e Plotësimit Ushtarak! Duke qenë se vuante nga një sëmundje mushkërish, ai kërkoi që të lirohej nga një detyrim i tillë, por lutja e tij jo vetëm që nuk u mor parasysh, pore dhe i solli kokëçarje të tjera. Me “çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër dhe që, po të tregonte shenja të tjera të padëshiruara, kundër tij të merreshin masa edhe më të rënda.
Gjatë vjetëve 1938 – 1939 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Edhe këtu Eqrem Çabej ka lënë përshtypje shumë të mira.
Në vitin shkollor 1939 – 1940 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Me sa duket, autoritete pushtuese (fashistët pushtues italianë në Shqipëri, nën. imi. A. S.) shpresonin ta bënin për vete këtë profesor me kulturë, që kishte fituar emër të mirë me studimet dhe botimet e tij. Por u gabuan. Ai ishte njeri që nuk gënjehej nga të joshurat e armiqve dhe nuk bëhej në asnjë mënyrë vegël e tyre.
Në këto rrethana autoritetet pushtuese italiane e larguan “me lezet“ Çabejn nga Shqipëria, duke i gjetur një “punë shkencore“ pranë Akademisë së Shkencave në Romë“. Këtu ai e shfrytëzoi qëndrimin e tij të mbikëqyrur, për të punuar për Atlasin gjuhësor shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Romë autoritetet italiane më 1942 dhe gjermanët më 1943 i propozuan që të bëhej ministër i Arsimit në qeverinë kuislinge të Tiranës, por ai nuk e pranoi. Lidhur me këto propozime ai shkruan, ndër të tjera, në autobiografinë e tij: “Kam hedhur poshtë çdo propozim për bashkëpunim me të huajin, çdo gjë që nuk pajtohet me nderin tim si shqiptar dhe me të mirën e vendit e të popullit“.
Në Romë Çabej qëndroi deri në korrik të viti 1944, kur ende zinte Lufta e Dytë Botërore. Atëherë ai vendosi të kthehej në Shqipëri ku, më në fund, arriti pas një udhëtimi shumë të vështirë me anë të bregdetit dalmat në një kohë që atje, siç dihet, ziente lufta partizane kundër nazistëve gjermanë.
Pas Çlirimit të Shqipërisë edhe për Çabejn fillon një jetë me perspektiva të mëdha. . Ai filloi të mbajë ligjërata nga lëndët linguistikë dhe albanologji në Shkollën e Lartë të Tiranës, qysh më 1946. Ai vazhdoi punën pedagogjike edhe më pas në Institutin Pedagogjik katërvjeçar dhe sidomos në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, që u ngrit mbi bazën e Institutit katërvjeçar në kuadrin e Universitetit të Tiranës, që u krijua  në vitin 1957. Këtu ai zhvilloi për shumë vjet lëndën Hyrje në historinë e gjuhës shqipe dhe Fonetika historike e shqipes, për të cilën hartoi edhe tekstin përkatës, që është ende në përdorim.
Në veprimtarinë gjysmëshekullore të Çabejt vendin kryesor e zë pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore e cila mund të ndahet në dy faza kryesore: faza e parë vazhdon deri në prag të Çlirimit të Shqipërisë dhe faza e dytë nis pas vitit 1945. Veprimtaria e tij shkencore gjatë këtyre dy fazave është e kushtëzuar jo vetëm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punët që ishte ngarkuar të kryente. Sidoqoftë në fazën e parë ai është marrë edhe me studime thjesht shkencore edhe me botime të nevojshme për shkollën e mesme. Në prodhimtarinë e tij të asaj faze bie në sy një interesim i madh jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për folklorin e letërsinë artistike, me një anim të lehtë nga kjo fushë e dytë. E kjo duket qartë edhe nga titujt e botimeve të tij të kësaj periudhe, kur krahas studimeve thjesht gjuhësore ka botuar edhe studime nga fusha e folklorit dhe e letërsisë, ose edhe studime me karakter të përzier gjuhësor e letrar. Nga studimet thjesht gjuhësore të asaj periudhe mund të përmendim:
1. Tekste italo-shqiptare (1935).
2. Elemente dialektore nga Italia.
3. Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes.
4. Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike.
5. Atlasi gjuhësor shqiptar.
Nga fusha e folklorit dhe e letërsisë mund të përmendim ndër të tjera:
1. Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare.
2. Zakone dhe doke të shqiptarëve.
3. Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut.
4. Për gjenezën e literaturës shqipe.
5. Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.
Nga studimet me karakter të përzier (gjuhësor, letrar dhe folklorik) duhen përmendur sidomos Studime italo – shqiptare dhe teksti për shkolla të mesme Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (me pjesë të zgjedhura). Ky tekst, siç del edhe nga vetë titulli, është ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë (f. 10 – 22) jepen disa njohuri të përmbledhura mbi gjuhën, mbi gjuhët e botës, mbi gjuhët indoevropiane dhe mbi gjuhën shqipe. Në pjesën e dytë (f. 24 – 62) jepen njohuri të përmbledhura për shkrimtarët e vjetër shqiptarë dhe arbëreshë, për shkrimtarët e shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX si dhe për poezinë popullore shqiptare dhe arbëreshe. Në pjesën e tretë (f. 64 – 201) janë radhitur pjesë të zgjedhura nga shkrimtarët e vjetër shqiptarë dhe arbëreshë, nga shkrimtarët shqiptarë dhe arbëreshë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, si dhe nga poezia popullore e arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, si dhe nga poezia popullore e arbëreshëve  të Greqisë dhe të Italisë dhe nga Shqipëria.
Veprimtaria shkencore e Çabejt mori një zhvillim shumë të madh në fazën e dytë, d. m. th. pas Çlirimit, kur ai punonte pranë ish – Institutit të Shkencave dhe më vonë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, dhe njëkohësisht edhe si pedagog në shkollën e lartë. Si punonjës shkencor, krahas punës së madhe që bëri për zhvillimin e temave të planit vetjak nga fusha e gjuhësisë, ai dha ndihmesa me vlerë edhe në kryerjen e disa punimeve në bashkëpunim me gjuhëtarët të tjerë. Këtu duhet përmendur, në radhë të parë, bashkëpunimi i tij i frytshëm me profesor Aleksandër Xhuvanin për hartimin e monografive Parashtesat e gjuhës shqipe (1956) dhe Prapashtesat e gjuhës shqipe (1962), që janë dy nga studimet shkencore më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare. Çabej ka bashkëpunuar edhe në mjaft vepra të tjera kolektive, si në përgatitjen e Fjalorit serbo – kroatisht – shqip (1947) dhe në hartimin e 13 terminologjive për shkenca të ndryshme. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu edhe në redaksitë e revistave shkencore të ish – Institutit të Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, në komisionet përgatitore të konferencave dhe sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, si dhe në komisionin përgatitor të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).
Nga fusha e fonetikës dhe të gramatikës historike Çabej ka botuar një mori  artikujsh e studimesh si:
1. Mbi disa rregulla të fonetikës historike të shqipes,
2. Disa aspekte të fonetikës historike të shqipes në dritën e gjuhës së Gjon Buzukut, Për historinë e zanores ë  në gjuhën shqipe, Trajtimi i zanoreve iniciale te Gjon Buzuku, Diftongje dhe grupe zanoresh të shqipes, Për historinë e konsonantizmit në gjuhën shqipe, Disa mendime mbi nazalizmin e shqipes etj. Këto studime janë ribotuar më 1988 në një vëllim më vete nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me titullin: “E, Çabej, Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe“. Ndërsa nga fusha e gramatikës historike vlen të përmendim: Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, problemi i nyjave të shqipes, çështja e gjinisë asnjanëse etj.
Duke qenë se studimet diakronike në fushën e shqipes nuk mund të mendohen pa njohur mirë autorët e vjetër, veprat e të cilëve ruajnë edhe mjaft elemente gjuhësore arkaike, ishte e natyrshme që Çabej gjatë veprimtarisë së tij shkencore t´i kushtonte një vëmendje të veçantë edhe njohjes dhe studimit të atyre autorëve. Një punë të madhe bëri ai sidomos për studimin e gjuhës së Gjon Buzukut, veprën e të cilit edhe e ribotoi të transliteruar dhe të traskribuar. Veç kësaj, ai ka botuar edhe artikuj studimorë mbi gjuhën e autorëve të vjetër shqiptarë e arbëreshë. Nga këta duhen përmendur sidomos: Hyrja e gjatë në pjesën e parë të veprës „Meshari Gjon Buzukut I,  Gjon Buzuku, një studim i shumanshëm historiko – gjuhësor, Tekstet e vjetra shqipe dhe disa kritere rreth botimit të tyre, Pjetër Budi dhe gjuha e tij etj
Në përgjithësi Çabej njihet si një gjuhëtar që është marrë me probleme të historisë së gjuhës shqipe dhe si rrjedhim nga një masë e gjerë pak njihet puna e tij  për shqipen e sotme letrare. Por, po të shihet nga afër veprimtaria e tij shkencore, sidomos në periudhën e dytë, bie në sy se ai është interesuar dhe ka punuar mjaft edhe për gjuhën e sotme letrare. Prandaj këtu do t´i përmendim vetëm disa nga artikujt dhe kumtesat e tij për këtë çështje, siç janë, ndër të tjera: Mbi disa çështje të shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes, kumtesë e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Për pastërtinë e gjuhës shqipe.
Ai mori pjesë edhe në disa konferenca e kongrese, të mbajtura  brenda vendit, me disa kumtesa, si p. sh.:
1. Detyrat e gjuhësisë shqiptare në lidhje me gjuhën letrare kombëtare e probleme të tjera, diskutim i mbajtur në Sesionin  e dytë shkencor për vitin 1952 të Sesionit të gjuhës e të letërsisë.
2. Disa probleme themelore të historisë së vjetër të gjuhës shqipe, kumtesë e mbajtur në Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike me 1962.
3. Ilirishtja dhe shqipja, kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve, Tiranë, 1969.
4. Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, kumtesë e mbajtur në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, Tiranë, 1972.
5. Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kumtesë e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1972.
Ndërsa në ato ndërkombëtare do përmendur:
1. Die älteren Wohnsitze der Albaner auf der Balkan – halbinsel im Lichte der Sprache und der Ortsnamen (Vendbanimet e hershme të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e gjuhës dhe të  emrave të vendeve), kumtesë e mbajtur në VIII Congressio Internazionale di Scienze Onomastiche;
2. Der Beitrag des Albanischen zum Balkansprachbund (Kontributi i shqipes në formimin e lidhjes gjuhësore ballkanike), referat i mbajtur në Kongresin I Ndërkombëtar të Studimebve Ballkanike dhe të Evropës Juglindore, Sofje, 1966;
3. Das albanologische Werk Norbert Jokls. (Vepra albanologjike e Norbert Joklit), referat i mbajtur në Kolokiumin Albanologjik Ndërkombëtar të Insbrukut më 1972 etj.
Eqrem Çabej ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë edhe në gjuhë të huaja nëpër revista ose nëpër vëllime përkujtimore në vende të ndryshme të botës.
Vdiq më 13 gusht 1980 në një klinikë të Romës.
Sot emrin e Eqrem Çabejt e  mbajnë me krenari shumë shkolla në Kosovë dhe Universiteti i Gjirokastrës në Shqipëri.

(Shkëputur  nga monografia “Eqrem Çabej“  e Shaban DEMIRAJT, botuar  më 1990 në Tiranë).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118”]

DYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”

DYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”

zuesiDYMBËDHJETË TEZA TË STUDIUESVE SHQIPTARË DHE TË HUAJ PËR PREJARDHJEN E EMRIT “SHQIPTAR”
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Prej shumë tezave për prejardhjen e emrit “shqiptar” nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, kemi zgjedhur 12 tezat më të popullarizuara në lidhje me këtë çështje:
Teza e parë : Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij , ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402 : Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder) .
Teza e dytë : Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i , që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.
Teza e tretë : Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e përmend një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër të tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.
Teza e katërt : Sipas Hahn-it: shqiptar duhet të jetë një formim më prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj , shqiptoj ) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri + ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues , ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.
Teza e pestë : Sipas Fjalorit të Nikollë Ketës, të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Në të shkruhet ndër të tjera : Albanese: Arbresh, Arbënesh, Arbnÿr, Arbëruar, Arbnuer, fem. Arbreshë, Arbëneshë ecc.  Albanese da Scutari fin a Scopia : shqiptar.
Teza e gjashtë : Një mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës .
Teza e shtatë : Gustav Meyeri , fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej , dëgjoj“.
Teza e tetë : Sipas Osman Myderrizit , “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij . Emri i ri shqiptar, që u adaptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot”.
Teza e nëntë : SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.
Teza e dhjetë : Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët . Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.
Teza e njëmbëdhjetë : Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur, troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht / arbër-isht. Po të njëjtën tezë e mbron dhe Eqrem Çabej.
Teza e dymbëdhjetë : Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012. Sipas tij, etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike .  Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.
Teza më e pranuar nga studiuesit : Nga dymbëdhjetë tezat të dhëna më lart, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj , shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj , marr vesh”.
Sipas saj edhe formimi i ri + ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

alfabeti-shqipPËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP
Shkruan Prof. Zymer Mehani
1.
Motoja e rilindësve: “Pa shkrim të gjuhës shqipe s’do të ketë as Shqipëri”
Lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për alfabetin dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të “Ëvetarit” të Naum Veqilharxhit (1844), lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës”.
Përpjekjet e rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një alfabeti shqip. Kërkesa kryesore ishte që ky alfabet t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit.
2.
Gjurmët e para mbi përdorimin e alfabetit latin te shqiptarët
Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje alfabetesh. Marin Barleti, në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa përmendur se me ç‘lloj alfabeti ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokardus Monakus, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin “një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, në librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja.
Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura “Formulë e Pagëzimit”. Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: “Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (“Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë”.) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nikola Jorga.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë.
Me “Mesharin” (1555) e Gjon Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e alfabetit shqip. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e “Mesharit”.
Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë arbëreshët, apo Piana dei Greçi, siç e quajnë italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian.
Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe alfabetet e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëri-tjetrin.
Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme alfabetet e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.
3.
“Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” e Stambollit
Alfabetet e ndryshme për shkrimin e shqipes gjatë shekujve kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një alfabet shqip, të përshtatshëm dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”. Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: “Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve” .  “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, që njihet edhe si Komisioni i alfabetit, pranoi njëzëri alfabetin e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ai alfabet kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke. Ky alfabet përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, alfabeti i Samiut u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt “ALFABETARE E GJUHËS SHQIP”, që u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë perandorisë osmane. Me Alfabetin e Samiut u botuan fletoret “Drita” e “Dituria”, librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër alfabetit së “Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip” u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj. Nuk mbetën pas tyre as krerët e “Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja”. Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, “e para farë për një punë të tillë”, siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja.
4.
Shoqëritë “Bashkimi”  (1899) dhe “Agimi” (1901) të Shkodrës
Çështja e alfabetit, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një alfabeti me një bazë të gjerë kombëtare. Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një alfabet të posaçëm, të quajtur “Alfabeti i Bashkimit”. Ky alfabet u botua në librin “ABETARI”. Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një alfabet të ndryshëm nga ai i “Bashkimit”. Alfabeti në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë.
5.
Kongresi i Manastirit (1908)
Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Grameno në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: “Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët”. “Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare”, shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mihal Grameno përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i alfabetit. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.
Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: “Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit”. Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar alfabeti. Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit është i mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një alfabet thjesht latin.
6.
Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit
Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë së shkronjave “me nja dy ndryshime të vogla” dhe krahas saj një alfabet “krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe”.
Poshtë nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit të posaçëm shënohet: “Vendimin e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë delegatë, të cilët po e nënshkruajnë duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur” (“Nëpër udhën e penës shqiptare”, 1984, f.2007).
“Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe” është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. “Njësimi i alfabetit, shkruante Mithat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve”, përfundon Mithat Frashëri.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ALTARI I MADHËSHTISË – NGRITJA MENDORE DHE LIRIA E NJERËZIMIT

ALTARI I MADHËSHTISË – NGRITJA MENDORE DHE LIRIA E NJERËZIMIT

ALTARI-MADHËSHTISË

Shkruan ZYMER MEHANI

Sa njerëz kanë vdekur dhe sa do të vdesin (shkruan Deni Didro), të cilët nuk kanë pasur mundësi për të treguar se çfarë ishin. Unë i krahasoj ata me piktura të mrekullueshme të fshehura në galeri të errëta, ku nuk ka depërtuar kurrë rrezja e diellit dhe ku do të shkatërrohen pa i parë askush, pa u kënaqur askush me to.
Çdonjërit koha i jep vendin e vet, por jo edhe mundësinë për të treguar se çfarë është dhe çfarë mund të bëhet. Te koha nuk ka mashtrime.
Janë faqebardhë të gjithë ata që asnjëherë s’e bartin krimin dhe ligësinë me vete. Të tillët janë të urtët që do të rendin nëpër bardhësitë e shekujve. Sepse ata në duart e tyre mbajnë prore pishtarë për të ndritur njerëzimin. Ata janë fanarë ndriçues në errësitë e shekujve. Ata janë vetë pikturat e mrekullueshme të ekspozuara në galeritë e ndritura, ku depërtojnë rrezet vezulluese të mendjeve të tyre.
Është thënë kaherë se altari i madhështisë ndërtohet vetëm në ngritjen mendore të njerëzimit dhe te liria e tij, sepse të gjithë njerëzit ndihen të lirë dhe të fuqishëm për ta ndërtuar jetën vetëm:
Aty ku shpirti nuk njeh frikën edhe koka ngritet lart;
Aty ku i jepet udhë diturisë;
Aty ku bota nuk është e përndarë ndër mure të ngushta;
Aty ku fjalët burojnë nga thellësitë e së vërtetës;
Aty ku dëshira e flakët i shtrin duart kah mrekullia;
Aty ku përroi i kthjellët i mendjes s’ka rënë në dyshim nëpër ranishten e moçme të paragjykimeve;
Aty ku ti i prin shpirtit tënd kah mendja dhe puna më e ndershme dhe më e madhërishme
Sepse edhe sot e gjithë ditën sa e sa njerëz vdesin pa pasur mundësi për të treguar se çfarë janë, se në këtë botë shumë popuj ende dergjen në errësirën e shtypësve, të tiranëve e diktatorëve, të hapët apo të fshehtë, të atyre që me mashtrime e dhunë mundohen ta tresin të vërtetën; mundohen që popujve t’u hedhin hi syve. Por, sytë e popullit s’i verbon asgjë, se ata s’verbohen dot. Ata sy shikojnë larg. Janë prore vigjilentë. Janë sytë më të mprehtë. E dallojnë të mirën nga e keqja.
Tirania, diktatura, sëmundjet, skamja e mjerimi; narkotikët, delikuenca, prostitucioni e injoranca janë aleatë të fuqishëm që pengojnë njerëzimin për t’i gëzuar frutet e djersës së vet.
Njeriu nuk është vetëm njeri, por ai është më shumë shpirt, të cilin natyra e fali për t’u bërë punëtor, piktor, muzikant, poet, mjek e filozof. E bëri punëtor ta fitojë bukën me mund e djersë; e bëri piktor ta pikturojë dashurinë ndaj çdo gjëje të gjallë mbi tokë; e bëri këngëtar e poet për t’i kënduar pikëllimit të zemrave dhe e bëri mjek e filozof për të shëruar shpirtësinë, që pa fjalë, është për njerëzimin.
Të gjithë njerëzit vetëm varri do t’i qetësojë. Ata vetëm koha do t’i nderojë. E gjenitë i pret altari i përjetësisë. Ata janë të mëdhenj, prandaj i përkasin mbarë njerëzimit.
Nganjëherë njeriu bëhet tjetër, si nuk dëshiron vetë. Humb mendjen në vijën e jetësimit dhe si anije me vela të grisura lundron përmbi valët, ngado që i bartin erërat. Kurse disa të tjerëve u mbeten ngushëllim vetëm ëndrrat dhe pamundësia për t’u treguar se çfarë janë a çfarë mund të bëhen. E njeriu shëmbëlleka me detin! Qenka i ngjashëm me të, që askush s’mund ta njohë, sepse që të dy, si njeriu, ashtu edhe deti, qenkan të thellë, tinëzakë, smirakë dhe nuk dihet se çfarë kanë në guaskën e zemrës! Askus s’mund t’i njohka shpirtrat e tyre të mbështjellur me përplot fshehtësi!

[the_ad id=”4118″]

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU

dejavu

Shkruan Sabir KRASNIQI

Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën  enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizura, por të kufizuara jemi vet ne.
           

 

Të relaksuar bisedoni dhe çlodheni me një mikun tuaj në një kafene të qytetit bregdetar ku ju keni shkuar për pushime. Mbi tavolinë ndjeni aromën e kafes së porositur. Dhe, për një moment, juve ju përshkon një ndjenjë e çuditshme dhe ju duket sikur keni qenë edhe një herë këtu. Pikërisht në këtë karrige, në këtë tavolinë dhe po e njëjta aromë  e kafes! Bile, juve ju kujtohet edhe fluturimi i një mize pranë filxhanit… përjetim i përsëritur! Por, kur kishte ndodhur kjo? A është kjo vallë  e mundur? Ju ndodheni për herë të parë në atë vend…

Kjo ndjenjë konfuze e një situate të panjohur por të përjetuar më parë, nuk është diç e pazakontë. Me siguri se shumica prej nesh e ka përjetuar, së paku një herë, këtë ndjenjë të çuditshme. Dhe, kjo dukuri e pazakontë, ky fenomen psikologjik, është emërtuar si Deja-vu, që  rrjedh nga frëngjishtja, e që do të thotë “një herë e parë (përjetuar) ose tashmë e parë (përjetuar)”. Anketat e ndryshme, në shumë vende të botës, kanë vërtetuar se dikur rreth 70% e njerëzve e kanë përjetuar fenomenin Deja-vu. Një studim i bërë në Universitetin Halle-Wittenberg  të Gjermanisë shkon edhe më lart. Ai rezultoi se 90% e pjesëmarrësve e kishin përjetuar, së paku një herë, një situatë të tillë. Edhe në forumet shqiptare (virituale), ku diskutohej për fenomenin Deja-vu, shumica e diskutuesve e pranojnë se kishin përjetuar efektin e Deja-vu-s. Ja disa nga postimet e diskutuesve:

A. – “Ndjenja e Deja-vu-s , nuk të ndodh veç një herë, por shpesh herë. Personalisht e kam shpesh ketë ndjenje, dhe për çudi, disi truri im, sikur përkujton se një bisede apo një veprim po ndodh për te dytën herë!”

L. – “…shpesh me ndodh. Ja p.sh. një situate që është kah ndodh momentalisht, me duket se ka ndodhur edhe më parë. Gjithçka është plotësisht e njëjte… gjithçka e përjetoj si për herë të dytë! Gjithashtu e di se cila është fjala tjetër. P.sh. që ka për t’ma thënë personi…  Shumë interesant …shumë mister.”

K. – “Mua personalisht më ndodh shpesh një gjë e tillë. Kur jam në ndonjë situate në jetën e përditshme (pa marr parasysh çfarë situate) më ndodh që të mendoj se kjo situate ka ndodhur  edhe më parë, para disa kohesh.”

E. – “Edhe mua më ka ndodhur shumë herë. Çka me duket interesant është se gati çdo herë ka qenë një situatë e parëndësishme…”

M. – “Nuk mendoj se vuaj nga ky fenomen, se është diç që më ndodh rrallë, ama ngel në kujtesën time…”

A. – “Mua kur më ka ndodhur, disa herë kam menduar se ka të ngjarë që unë kam qenë më herët në ketë bote, por në një trup tjetër, e tash kur më ripërsëriten ato gjëra me duket se po i dijë të gjitha, por jo në ketë trup që jam tash….”

M. – “Kjo edhe mua më ndodhe shumë herë por zgjatë vetëm 2-3 sekonda. E di se çka ndodh në atë moment ….dhe më duket që e kam përjetuar atë situatë më pare.”

Edhe për këtë dukuri, sikurse edhe për shumë dukuri të tjera, kanë shfaqur interesim shumë koka të mëdha  njerëzish që nga lashtësia.  Përjetimet e tilla i përshkruan para më se dy shekujsh edhe i shenjti Augustin, e të cilat i krahason me “kujtesën e falsifikuar”. Fenomenin Deja-vu, flitet se e ka përjetuar edhe Napoleon Bonaparta. Derisa e vështronte ushtrinë e armikut, i ishte parafytyruar beteja e cila do të pasonte pak qaste më vonë. Bile supozohet se edhe vet dukuria Deja-vu, e ka burimin nga ajo kohë.  S. Frojdi e ndërlidh dukurin e Deja-vu-s me mendimet dhe imagjinatën tona, të ndrydhura, për ndonjë arsye, diku thellë në ndërdijen tonë  ose me sekuenca të harrura nga ëndrrat tona të shumta, të cilat në situata të reja krijojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Edhe J. W. Gete, në një nga librat e tij e përshkruan një përjetim që i përngjanë shumë fenomenit Deja-vu. Në librin “Sajimi dhe e vërteta”, ai e përshkruan një situatë, kur si i ri, duke kalaruar me kalë nëpër natyrë, e sheh për një moment vetveten, gjithashtu duke kalaruar në një kalë tjetër, por nga drejtimi i kundër. Aty dukej më i moshuar dhe i veshur me rroba tjera. Disa vite më pas, ai kalëron rastësisht po nëpër të njëjtin vend dhe i kujtohet plotësisht përjetimi i mëhershëm dhe vëren se vërtet ai bartte po ato rroba të cilat i ishin parafytyruar atëherë.  Këtë dukuri nuk ka mundur ta tejkaloj as Holivudi, për të cilën edhe ka realizuar një film me të njëjtin emër “Deja-vu – gara kundër kohës”, ku rolin kryesor e interpreton artisti i mirënjohur Denzel Washington.

 

            Në fakt ç’është Deja-vu?

Njëri ndër profesorët e psikologjisë nga Universiteti i Dallasit, që u mor posaçërisht me dukurin Deja-vu, është Alan Brown. Ai kishte mbledhur studime të shumta nga kolegët e tij shkencëtar, në lidhje me këtë fenomen, dhe i kishte studiuar me vite të tëra.  Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumë mendime kishte, po aq sa edhe shkencëtar!

Megjithatë, të gjitha këto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe. Disa mendojnë se fenomeni Deja-vu është çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru, dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet  faktik. Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndërdije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë.

Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ku fenomen paraqitet, pasi një devijim i përcaktuar në tru, shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes.  Normalisht kjo ndodhë  në laprat e tëmthit të trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku  Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisore përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës. Nëse kjo përshtypje  është e njohur, neuronet flakën në një pjesë tjetër të laprave të tëmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe  shkaktohet ndjenjën e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakën neuronet në parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet  ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë. Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru.

 

Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve janë laprat e tëmthit. Ata edhe përjetojë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, të cilit, gjatë mënjanimit të një tumori në tru, i lëndohen këto qendra të kujtesës, dhe dy muaj më pas, ai fillon të përjetoj diç të çuditshme: “Në rrugë dhe gjetiu kisha ndjenjën se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai më pas. Në kokën e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Nëse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.

Mirëpo, edhe përkrahësit e teorisë tjetër kanë argumentet e tyre.

Ata mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diç të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës. Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimit të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve. Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtet mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe nevojshme për mirëqenien tonë. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione  i memorizon në forma të ndryshme. Një përshtypje nga ambienti i jashtëm, qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjerat veç kanë kaluar në vetëdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur.

Ekzistojnë edhe shumë teori tjera rreth fenomenit Deja-vu.  Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e një moskordinimit mes receptorëve  dhe efektorëve. Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjenë etj. dhe këto informacione i memorizonë në ndërdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër. Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija  bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose milisekonda më parë, edhe emocionalisht.

Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja-vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.

[the_ad id=”4118″]

Fjale te urta filozofike Shqiptare

Fjale te urta filozofike Shqiptare

Fjale-te-urta-filozofike-Shqiptare

SAMI    FRASHERI

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,

sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

 

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

 

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.

 

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

 

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

 

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

 

 

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri  nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon

të gabojë sa më pak.

 

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

 

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

 

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë

ndriçon.

 

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

 

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

 

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

 

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij

që punon pa dashur.

 

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e

tij.

 

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe

akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të

ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i

rrjedhshëm).

 

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

 

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

 

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga

ndërgjegjeja e tij.

 

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë

fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër

dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të

qajmë.

 

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh

këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

 

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e

përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

 

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë

mbushur.

 

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë

tënde dhe ligësinë e vet.

 

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe

mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

 

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

 

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema

kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua

qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

 

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të

thotë dhe ajo që do të bëjë.

 

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,

ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,

mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në

qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është

dashuria.

 

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata

mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

 

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në

drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

 

 

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

 

[the_ad id=”4118″]