Get a site

KULTURA ILIRE

KULTURA ILIRE

iliret

 

KULTURA ILIRE

shkruan prof. Zymer Mehani

Njësia dhe veçantitë kulturore lokale

Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik.
Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot.
Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT, TERRITORI DHE POPULLSIA

LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT, TERRITORI DHE POPULLSIA

iliricum_epirus

LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT, TERRITORI DHE POPULLSIA
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim, përbënte një njësi gjeografike-politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetër Apeiros që do të thotë stere, tokë.
Me fjalën Epir autorët grekë nënkuptonin në fillim çdo vend kontinental përballë ishujve. Po me këtë kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninë Epir, gjithashtu më vonë edhe Tukididi. Kështu i quanin edhe brigjet përkundrejt tyre banorët e ishujve të Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.
Ky emër i përdorur në fillim si një emër i përgjithshëm për të caktuar pozitën kontinentale të krahinës etnikisht ilire, që ndodhej përballë tyre, u shndërrua më vonë në një nocion të përveçëm gjeografik, që i atribuohej një krahine të veçantë me kufijtë pak a shumë të përcaktuar historikisht.
Në këtë kuptim emri Epir ndeshet për të parën herë tek shkrimtari grek i fundit të shek. VI p.e.sonë, Hekateu, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe pak më vonë tek Pindari, i cili e quan Epirin “të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme … që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”.
Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.sonë, me transformimin e bashkësisë molose në një shtet të ri federativ, të quajtur epirot, që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë së këtij territori duke pasur një nënshtetësi të vetme, epirote, emri Epir merr tani një kuptim të përcaktuar qartë politik.
Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonë numëron në këtë kohë në Epir vetëm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton që ky numër të ketë qenë shumë më i madh. Nga fiset më kryesore ilire, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë politike të kësaj krahine, përmenden sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj. Ndërmjet këtyre fiseve ndodhnin luftëra të vazhdueshme për epërsi territoriale dhe politike dhe kishte një prirje për separatizëm midis sundimtarëve të veçantë të tyre. Kjo gjendje vazhdoi të paktën deri në fillim të shek. IV p.e.sonë, kur mbretërit molosë arritën t’u imponohen shumë prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri të fuqishme, me bazë federative, që autorët grekë e quanin Koinon të molosëve.
Si rezultat i zhvillimit të mëparshëm ekonomiko-shoqëror, në shek.V p.e.sonë në Epir ishin krijuar të gjitha premisat për lindjen e formacioneve të hershme shtetërore.

Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht më të përparuara të kësaj krahine, siç ishin molosët, kaonët, thesprotët etj., pasqyrohet qartë në burimet historike që në shek. VIII-VII p.e.sonë, por tani ai merr përpjesëtime më të gjera. Aristokracia epirote e tokës dhe e bagëtive, kishte arritur t’u impononte pushtetin e vet prodhuesve të vegjël fshatarë dhe të shfrytëzonte për interesat e saja ekonomike punën e shtresave të tjera e të skllevërve.

Në duart e kësaj aristokracie ishin grumbulluar tashmë pasuri të mëdha që i mundësonin asaj të hynte në marrëdhënie të ngushta me shoqërinë antike të Greqisë.

Në gjysmën e dytë të shek.V p.e.sonë, në Epir ekzistonin edhe shtresa të tjera; përveç aristokracisë së tokës, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarëve e tregtarëve. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim paraqitet një mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar në sanktuarin e Poseidonit në Tenarë, sipas të cilit një farë Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar këtë akt hyut të detrave. Sipas përmbajtjes dhe vendgjetjes së mbishkrimit Eskrioni duhej të kishte qenë pikërisht njëri nga përfaqësuesit e tregtarëve skllavopronarë epirotas të lidhur me tregtinë detare. Kjo është prova më e hershme epigrafike, që dëshmon për ekzistencën e institucionit të skllavërisë në Epir të paktën që nga gjysma e dytë e shek. V p.e.sonë.
Mbi bazën e këtij diferencimi të brendshëm dhe të luftës së vazhdueshme që bënin sundimtarët e fiseve të veçanta për nënshtrimin e fqinjëve të tyre, në Epir lindën një tok federatash, sistemi politik i të cilave mbështetej në bashkimin e një grupi fisesh të federuara të quajtura koine.

Më herët këto bashkësi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht më të fuqishme të Epirit, si tek thesprotët, kaonët dhe molosët. Ashtu siç paraqiten në mesin e shek.V, ato ndryshonin midis tyre jo vetëm nga madhësia dhe rëndësia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas një lajmi të Tukididit, i cili u referohet viteve të para të luftës së Peloponezit, Koinonet e kaonëve dhe të thesprotëve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Në krye të tyre qëndronin dy magjistratë më të lartë ekzekutivë të quajtur në traditën historike, prostatë, të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethet aristokratike të fisit që kryesonte Koinonin.

Molosët, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretër, pushteti i të cilëve tanimë ishte bërë i trashëgueshëm. Tukididi përmend që në vitin 470 p.e.sonë një mbret molos Admetin, që i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut të dëbuar me ostrakizëm nga Greqia. Sipas përshkrimit të kësaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si një sundimtar me origjinë fisnike, i fuqishëm dhe me influencë deri në rrethet qeveritare të Athinës.

Për veprimtarinë politike të federatave të Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim të dalin në skenën e historisë vetëm në kohën e luftës së Peloponezit, kur ushtritë e kaonëve, të thesprotëve, të molosëve etj., me sundimtarët e tyre në krye, marrin pjesë në anën e Spartës në ekspeditën luftarake kundër qytetit Strato të Akarnanisë.

Midis këtyre bashkësive të veçanta rolin më të rëndësishëm dhe aktiv në historinë politike të vendit filloi ta luajë Mbretëria e Molosëve. Në qoftë se deri në fundin e shek. V p.e.sonë këto bashkësi vepronin të veçuara dhe në konflikte të brendshme me njëra-tjetrën, tani është Mbretëria Molose ajo që do të marrë iniciativën për të zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit të tij politiko-ushtarak.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e gjashtë)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesa e gjashtë)

harta_ilireShkruan: Brahim Ibish AVDYLI;

 

Të filloj këtë studim pa një vështrim të thuktë historik të Evropës perëndimore, më duket pak për këto vepra, sidomos për lashtësinë antike të botës dhe të Evropës. A janë në mendje këta shkencëtarë të botës perëndimore që i botojnë mija libra të bukur e të shtrenjtë, në të cilat mësojnë miliona fëmijë, nxënës e studentë, që të jenë aktivë për brezat e ardhshëm të njerëzimit. Të gjitha këto libra të historisë janë mbushur me fjalën “grekë”, jo pellazgë; të cilët dihet se thonë sikur këta “grekë” të vjetër e paskan folur “gjuhën greke” dhe jo gjuhën fenikase, prandaj paskan qenë “shumë të zotë”?!…

13823376_626708934162375_1155197690_n

T`u kthehesh të gjitha librave do të shkonte kohë e gjatë. Por ne po i kthehemi vetën enciklopedisë së botës dhe Evropës, në radhë të parë http://www.wikipedia.org1, e cila i ka më së shumti lexues në gjuhën angleze, pastaj gjermane dhe e cila është e quajtur si një “enciklopedi e lirë” e kësaj bote, që nuk ka asnjë grupë akademikësh të botës, që do të merrnin me kompetencë akademike një veprimtari të tillë për tërë botën. Ata janë në radhë të parë si shkencëtarë të njohur të botës dhe të Evropës, por assesi nuk kishin një shoqatë apo lidhje të akademikëve më kompetentë për tërë botën dhe kontinentin.

14947593_681301335369801_6761610599713941889_n

Të kjo Enciklopedi e Lirë e Botës dhe e Evropës, në gjuhën angleze dhe gjermane, duhet paraprakisht të shikojmë faqet e shkruara për historinë e lashtë; për Greqinë, Maqedoninë e lashtë; të ashtuquajturën “Maqedoninë e Greqisë” etj. dhe t`i lodhim sytë duke lexuar gënjeshtrat akademike të tyre. Madje, wikipedia greke, spanjolle e ruse janë shumë kundër asaj që lidhet me emrin “shqiptar”, “shqipe”, “shqiponjë” etj.

Në radhë parë duhet t`i kthehemi enciklopedisë mbi Greqinë, në gjuhën gjermane, që e quajnë “Grichenland”, dhe të marrim emrin e saj pikërisht në gjuhën vendase, si e quajnë shencëtarët vendin e siujdhesave, sepse Greqia është e regjistruar kudo vetëm “Ελληνική Δημοκρατία, Ellinikí Dimokratía, Hellenische Republik”.

Kur ta marrim parasysh si është quajtur ajo me këtë emër, neve do të na duheshin qindra vite për t`a nxjerrur të vërtetën historike në shesh. “Greqia” nuk bënë të quhet “Hellenische Republik”, as “Grichenland” e “Greece”, por të llogaritet pikërisht një shtet i të kaluarës së famshme historike pellazgo-ilire.

Versionit të saj në shqip, mund të themi se është hapur shumë vonë, dhe se ajo nuk i ka mbushur faqet e saj sa i përket Greqisë së Lashtë e të Mesjetës, por do të kishim thënë se edhe ajo duhet të ndryshojë toponimin “Greqia” dhe etnonimin “grek”, në trajtën e tyre më të saktë.2 Në të gjitha ato pjesë ku ka të bëjë historia me pellazgo-ilirët e lashtë dhe rëndesinë tyre për tërë botën; Evropën; Gadishullin Ilirik; Italinë Romake; Azinë e Vogël; Afrikën Veriore; etj. duhet të korigjohet në lidhje me të gjitha shkrimet e mia kritike dhe shkrimet e tjera të shkencave. Le t`a dinë mirëmbajtësit e Wikipedia-s, se pellazgo-ilirët kishin të bëjnë kurdoherë vetëm me shqiptarët.

E deshi këtë bota apo nuk e deshi, shqiptarët duhet ta ngrisin zërin e tyre. Dikur do të ndalet edhe bota e do t`a shohin se çka është e vërteta për shkencat. Dihet se në fillim do të kishte polemika nga e tërë bota, por shkenca do të jetë gjakftotë dhe e qetë ndaj këtyre polemikave dhe shkencorisht do t`a jepte qëndrimin e saj.

14947935_681301472036454_8683166039840712608_n

Popullata e madhe pellazge ka edhe kombe të tjera, që janë ndarë prej kombit tonë, të cilat gjuhën e tyre “nacionale” e kane zhviluar prej gjuhës “mëmë” pellazge. Por, çdo gjë që do të shkruhet për ta, duhet ditur se e ka lidhjen me origjinën e tyre të zhvillimit të historinë të pashkëputur ndaj shqiptarëve. Paraardhësit e kësaj bote dihet se janë Iliro-pellazgët, Yllirët dhe Pellazgët, apo siç thoshte i ndjeri i ynë Prof. Nezir Myrta: Pellgasët, të marrë prej historisë së lashtë e prej etimologjisë, se ata kanë jetuar nëpër pellgjet e sotme të “Greqisë”,3 ndërsa distancohen me gjuhë, të dalura prej gjuhës së përbashkët, gjuhës mëmë apo foshnjarake, që i përmbledhë gjuha shqipe.

Nga pellazët apo nga pellgasët sot ka kombe të tjera relativisht të mëdha. Por neve na interesojnë atë që bien ndesh me të pavërtetat historike. Nga historia e lashtësisë ajo që i hedh përdhé gënjeshtarët grekë është lufta e Trojes, që u bë nga pellazgo-ilirët dhe nuk u bë nga “grekët”, sepse atëherë nuk kishte aspak “grekë”.

Pa marrë parasysh se kush ishin Tojanët e çka do të thoshte Troja, duhet të themi se trillimet greke në këtë drejtim, në kohët e zymta të prehistorisë, në të cilën “grekët” duan ta marrin gjithë “lavdinë” e tyre në këtë “luftë mitike”, nuk e kanë asnjë bazë dhe janë gënjeshtra shkencore, sepse lufta e Trojes është bërë nga pellazgo-ilirët e jo nga “grekët”. Ajo është luftë e fiseve pellazge, në mes vete, dhe ka një argumentim tjetër, sepse nuk ka ekzistuar kompakte “Greqia”.4

Gjërat që janë thënë, i kemi si dëshmi. Po kthehemi te perriudha tjetër, të cilën ata e marrin si “gjenezë” të veten, me kufij të gjërë dhe renome të madhe, nëpër kontinente e mbi popuj të tjerë. Kjo është periudha e Aleksandrit të Madh. Për këtë periudhë po përplasemi me botën pseudoshkencore të Evropës e Botës, të bazuar nëpër gënjeshtrat shkencore të grekëve; të sllavëve; të spanjollëve; dhe të Evropës së gjërë.

Nuk ka nevojë ti numrojmë mija librat e historisë, në të cilat i mësojnë fëmijët e tërë botës, por do të marrim gënjeshtrën klluqe “greke”, në vend se të marrim pellazgët apo pellazgo-ilirët, në të cilat nuk ishim “grekët”. Edhe nëse janë quajtur “grekë”, pa patur nevojë të shpjegojmë pse janë quajtur “grekë”5 ata e kanë quajtur kështu një territor të vogël, të cilën e ka mundur Aleksandri i Madh. Për këte duhet të përplasemi me botën shkencore, me Evropën shkencore, e edhe me të sotmit “grekë”. Dhe se ky territor nuk e ka folur gjuhën “greke”, por ka folur gjuhën e shkruar fenikase. “Gjuhë zyrtare” nuk ka pasur në atë kohë, madje është folur gjuha shqipe në atë kohë. Ajo ka qenë gjuhë paralele deri në shekulin XIX, kur edhe arvanitasit e kanë folur tërësisht.

14980654_681301762036425_3758589812479752643_n

Edhe njëherë po e marrin një thënie kapitale, të nxjerrë nga pjesët e publikuara më parë, “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, pjesët 1-12, por nga arësyet e ndryshme nuk e kemi e publikuar tërësisht, e cila thotë: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.6 Pra, kombi i ri e i vjetër iliro-pellazg dhe shqiptar, më i pari në botë, nuk e njehë historinë e vet të stërlashtë; nuk e sheh veten e tij prej se kur ka ardhur në këtë botë; nuk e dallon aspak rrugën e tij nëpër luftëra të tmerrshme e të pandaluara mija vite të tëra nëpër këtë rruzull tokë, që i themi “globus”; dhe ndalet pak e përciptazi vetëm në ate çka e kanë mësuar nga të ashtuquajturit “albanolog”, të cilët thonë se gjuha shqipe është shkruar vonë, madje shumë vonë, që nga Manastiri i Maqedonisë…

Gënjeshtrave greke u ka ardhur fundi. Dinastia e maqedonëve është shumë e lashtë, saqë banorët e trevës së quajtur “Hellada”, të kooptuar edhe prej disa “shkencëtarve” gënjeshtarë jo vetëm të këtij vendi, por edhe shqiptarë, e marrur prej qytetit EladaThesalisë, e cila është më lashtë se sa “Greqia”, por në emërtimin e sotëm “grek” ajo mbetet e shkruar “Ellinikí Dimokratía”, dhe pak kush e qanë kokën për këtë.

Maqedonia ka ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje edhe në lashtësi, kur një pjesë e Greqisë është quajtur “Hellada”. Greqia si shtet unik nuk ka ekzistuar, madje kurrë me këta kufij që ka sot e as me kufijtë që vet që i lëvizë. Shkenca është shkencë, nuk është gënjeshtër e cila shkon nëpër periudha të ndryshme mijëvjeçaresh, as nëpër territore që nuk kanë qenë, dhe as në kombe, në etni të paekzistueshme.

Dinastia maqedonase ka qenë iliro-pellazge dhe prijesit e saj kanë qenë iliro-pellazg, pra shqiptar. Unë po e marr një libër të Shefki Ollomonit, sepse është më i mirë, sado që mund të ketë ngatërrime apo fotografi të gabuara, por ka fakte të pamohuara për historinë e Lekës së Madh, d.m.th. Aleksandrit të Madh.7

Fillimisht po e marrim gjenealogjinë familjare të tyre, prej këtij libri, e cila na lidhet prej Herakliut, por që nuk ka data deri te Filipi i I (578); Aeropi I (558); Amynta (498); Aleksandri i I (497-454); Perdika i II (454-413); Arkelau (413-399); Oresti 399-396); Aeropi II (396-393); Pausani (393); Amynta II (393); Amynta III (392-370); Argeu II (370); Aleksandri i II (370-368); Ptoleme Alori (368-365); Perdika III (365-359); Filipi II (359-336) dhe Aleksandri i III i Madh (336-323), etj. dhe këtu po e ndërprejmë njëherë, sepse ajo vazhdon deri te Filipi i V (222-179) dhe Perseu (179-168), që janë të gjithë para Krishtit, pra p.e.s.8 T`i marrim hartat e t`i shikojmë: nuk ka ekzistuar “Greqia”, aq më pak me këta kufinj që ajo i pretendon. Kanë banuar iliro-pellazgët e të tjerë dhe e kanë shkruar gjuhën fenikase, jo gjuhën “greke”; dhe nuk ka baza shkencore që “të bëjmë” një etni, një komb “grek”. Kanë qenë klasat e larta, jo populli, që të shkruajnë e flasin “greqisht”. Pjesa e gjërë e popullit ka folur gjuhën shqipe, e kjo dihet.

Mbretëria e Maqedonisë ishte një shtet unik, ndërsa qytetet-shtetet e Eladës, ende nuk kishin krijuar një mbretëri të përbashkët, sepse, midis tyre ishte futur dredhia fenikase. Edhe nëse e marrim ekzistencën e thirrjes “Mekedonia”, e shohim se ajo ka qenë krahinë e qeverisjes administrative dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me qytetet-shtetet e siujdhesës së mëposhtme të tërë gadishullit, të cilat mbanin emra të tjerë dhe ajo ka qenë jashtë Elladës apo Helladës. Në të vërtetë, Makethonia apo Maqedonia ishte kundërshtare e tyre. Më kot “e futin” shkencëtarët në këtë kuadër.

Thrakët e maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët dhe ishin pellazgo-ilirë, jo grekë, jo sllavë e aq më pak jo “bullgarë”. Diset se nuk ka pasur të tillë deri diku në mes të perandorisë Romake dhe në perandorinë Bizantime. Maqedonasit e vjetër ndaheshin nga Morava e Vardari (Bardhari), dhe vargu i maleve Vranas. Ilirët, thrakët e maqedonasit ishin të afërt në mes tyre, jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të vetëkuptueshme ato zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Ata mirreshin vesh ndërmjet vete dhe nuk kishin nevojë të merrnin ndonjë përkthyes të gjuhës së tyre shqipe, madje nuk janë as të rralla rastet kur autorët e ngatërrojnë karakterin etnik të këtyre fiseve, të cila janë iliro-pellazge dhe shqiptare.9

Në historinë e vjetër të kombit shqiptar, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në mes fiseve më të organizuara, në formën e zhvillimit të më tutjeshëm të kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur prej kulturës së pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të IV, p.e.s., kur janë krijuar formacionet e para shtetërore ilire. Ne na përshkruhen disa luftëra të Lynkestëve, Pelloponezit, Akamanisë dhe të vetë Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të konsoliduara, por i shërbejnë vetëm thellimit e diferencimit social; zhvillimit të pronës private, etj., të cilat në të vërtetë i shkaktojnë këto konflikte, që kanë qenë konflikte të interesave fisnore.

Në procesin e këtyre konflikte të fiseve pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh. të molosëve, të thesprotëve, të kaoneve, të orestëve, të paraurejve, të lyn-kestëve, të paionëve, të dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat i dërguan në federatat fisnore.10

Pra Maqedonia ishtë themeluar si mbretëri, ndërsa “Greqia” nuk ekzistonte ende e themeluar. Dinastia Maqedonase ishte iliro-pellazge apo iliro-pellgase, ndërsa “Greqia” nuk figuronte gjëkundi. Epiri ishte edhe ajo iliro-pellazge apo pellgase, pra një tokë e vëtetë e shqiptarëve të sotëm. Aleksandri i Madh isht nip i Epirit.

Edhe pse nuk po merremi me gjenealogjitë familjare të perandarëve të Maqedonisë, të cilat janë të gjithfarë llojesh dhe bien në kotradikta me njëra-tjetrën; dhe nuk po merremi as me shpjegimin e ndryshëm të etimologjisë, apo me prejardhjen e toponimit “Makedon”, “Makedhon”, etj. por po ndalemi vetëm te disa gjëra që na interesojnë. Më së pari na intereson gjuha të cilën e ka folur Aleksandri i Madh, dhe kjo detyrimisht na dërgon në thënien e studiusesit amerikan, Xhorxh Uiliams, i cili thotë se “Gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën, ka qenë gjuha shqipe”.11

I pari nga ata që logariten të jetë “grekë”, por që nuk është i tillë, dhe që flet direkt për Maqedoninë, përkundër lidhjeve me tregime të ndryshme të prejardhjes “mitike” të cilat nuk po i përmendim e as nuk lidhemi me to, ka qenë Herodoti. Ai ka shkruar se Maqedonia, sikurse shtetet e tjera përrreth tyre, ka qenë pellazge dhe banohej nga pellazgët. Maqedonia quhej Pellazgji. Olimpin e kosideron qendër të pellazgëve. Në mesin e fiseve pellazgo-ilire i vendos edhe peonët, të cilët jetonin në rrezë të maleve të Pindit, por që morën pjesë në luftimet e Trojës, të udhëhequr nga prijësi i tyre. Ndër të tjera, fillimisht, shkuan e u vendosën në rrethinat e Thesalisë, pastaj shkuan drejtë Gadishullit të Moresë apo Pelloponezit të sotëm.12

Maqedonët antikë ishin me etni pellazge, ashtu si ishin trakët, siç ishin epirotët, siç ishin etruskët, trojanët, mikenasit dhe ilirët. Pra, të gjithë ishin pellazgo-ilir, yllirians, i njëjti popull, fise nga e njëta origjinë etnike, me të njëjtat rrënjë, gjuhë e kulturë.

Reth vitit 1302 p.e.s. u vendosën në Pind, nën emrin maqedonas dhe u shtrinë deri në Ematia, siç mendon Paurson dhe Cayx, te Shefki Ollomoni. Ndërsa Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua rreth vitit 796 p.e.s., e drejtuar nga Mbreti Karan.13

Në sytë e të ashtuquajtrve “grekë”, maqedonasit nuk ishin “grekë”. Demosteni, një filozof i të ashtuquajturës “Greqi”, i cilësonte si “barbarë”, d.m.th. ata që e kanë folur gjuhën tjetër nga gjuha fenikase, njësoj si të huaj. Vetë Homeri në poemën epike të tij na shpjegon se ata kanë luftuar në anën e Trojës, kundër sulmuesve e rrethuesve.

Këtu nxirret e vërteta historike: vëllezërit iliro-pellazgë, maqedonasit, kanë shkuar të ndihmojnë vëllezërit yllirian, pra pellazgo-yllir të Trojës, për t`i mbrojtur nga të gjithë sulmusit e rrethuesit, barbarët e vërtetë të tyre, Agamemnoni, që ishte një nga të huajt jo pellazgë, dhe në mesin e tyre kishte edhe fise pellazge, si Akili.

Staboni shkruan se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjtë gjuhë, i kishin dhe të njëjtat me Epirotët. Për Epirotët e Pirros, që quhej Burri, pjesëtarë të së cilës kanë ardhur në Zvicër, në të gjitha anët, e dimë fare mirë. Ata ishin një fis i iliro-pellazgëve. Autorët e vjetër të Pellazgisë, si Strabonin dhe Herodotin e të tjerë, i quajnë “grekë”, sepse kështu kanë pretenduar 3 fiset e huaja, egjiptiane, fenikase dhe assiriane, të cilët nuk flisnin si pellazgët, gjuhën “barbare” shqipe. Këta “të huaj” e lidhën “me gjuhën greke”, të cilave edhe sot u dalin proçkat. Dhe, në bazë të tyre janë lidhur edhe latinët, në perandorinë Romake. Ne e pamë se prej kah e nxjerrin fjalën “grek”, dhe e dimë se nuk ka etni të quajtur “grekë”. Mjaftojnë këto pjesë që të shihni. A e kanë marrë prej Dodonës apo prej Epirit dhe gërxheve të shumta të saj, nuk po e themi. Por është gënjeshtër e kulluar e atyre që duan të shpikin prej qiellit se “paska ekzistur një popull grek”, madje “që prej kohës së lashtësisë”, dhe fare nuk mendohet se toponimi “grek” nuk qëndron, sepse nuk ka etni e cila e flet “gjuhën greke”, por ka qindra të mashtruar, edhe shqipfolës, që e shtrijnë këtë gënjeshtër.

Kur përshkruan një komplot ushtarak, ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedon, Parmenioni e Filota, Kuint-Kyrs, historian latin i shekullit të I-rë p.e.s. shkruan se për tu marrë vesh ndërmjet veti ishte i nevojshëm një përkthyes, sepse maqedonët nuk flisnin greqisht,14 pra gjuhën e krijuar nga pellazgishtja si gjuhë që ata e quajnë “gjuha greke”, por nuk ka komb “grek” dhe është gjuha fenikase, me shkonjat e alfabetit të Kadmit. Maqedonasit flisnin shqip. Gjuha e folur shqipe konsiderohej edhe nga ana e shtresave të larta “hellene” si “gjuhë barbare”. “Hellenët” nuk janë të tillë, sepse nuk kanë pjellur trashëgimtarë, por e kanë quajtur “Greqinë Qendrore”, ku ka shkuar të jetojë Kadmi, e të cilin e ndjekin më vonë, sepse i dukeshin gënjeshtrat dhe nuk e duronte populli i gjërë. Pra, deklarata e historianit latin është e qartë për historinët e të gjithë botës, se Maqenonia antike, me shtrirje andej kufirit është iliro-pellazge dhe Maqedonia e sotme këndej kufirit është edhe sot në pjesën dërmese iliro-shqiptare.

Ne po e shkëputim një citat të tërë nga ky libër, si më poshtë:

Mbretërit e Maqedonisë nga shekulli VII p.e.s. kishin ardhur në tokat e Ilirisë Perëndimore dhe e mbanin veten për pasardhës të trimit pellazg, Herakliut (Herkulit), që e mori këtë emër për shkak se Hera (Hyjneshë e erës) i punoi një rreng për t`ia humbur pushtetin mbretëror që do të mund t`i takonte. Meqenëse helenët [nuk ka pasur “helenë” atëherë dhe kjo është e shpifur!] për shkak të pozitës së mirë gjeografike [ka qenë “Greqia Qendrore”, në përkthimet e lashta e të reja botërore!] arritën dorë mbi Lojërat Olimpike (lojëra tradicionale pellazge), [këtu kanë hyrë jo “grekët” apo “helenët”, por fenikasit!] dhe nuk lejonin maqedonët dhe fiset tjera ilire e trakase të merrnin pjesë. Kështu, kur stërgjyshi i Lekës së Madh, Leka i Parë, [Leka I ose Aleksandri I, 497-454] shkoi për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, helenët nuk deshën ta pranonin me të vetmen arsye, se nuk qe helen (grek) [për mua, pa dyshim i rrejshëm!]. Nga shekulli VII dhe VI shkolla thesalo-maqedone në artin e skulpturës paraqet stil të njëjtë me artin e qyteteve dorike [jo dorianët, se kanë qenë të huaj dhe pushtues!].

Maqedonasit adhuronin diellin, (se) që vërtetohet nga disa simbole të njohura nga arkeologët, si “Dielli i Vergjinës”. Kulti i diellit është tipik për racën pellazgjike [për mua, racën ariane]. Fundja kishin të njëjtat doke e zakone me ilirët e tjerë.”15

Kjo është tepër e qartë për të gjithë studiusit, të botës dhe të Evropës. Nuk ka pasur “grekë” apo “hellenë” në atë kohë, por ka pasur pushtues të huaj, të cilët kanë qenë të pashpirt me pellazgo-ilirët; i kanë zënë troç, rob, skllevër; i kanë shtypur e shfrytëzuar, në çdo drejtim, madje me gjuhën e shkruar fenikase; me thirrje të vendit nëpër makinacione të plaçiktura nga pellazgët. Këta janë eolët, jonët e dorianët, apo më mirë t`u themi fenikasit, egjyptianët dhe assirianët.

Edhe një fjalë po e marrin prej Prof. Otto Müller nga e njëjta vepër (sado që autori i ka lënë anash fusnotat, që janë pjesë përbërëse e rrëfimit historik), i cili shkruan:

Mbretërit e këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni, vishnin rroba të njëjta dhe ishin të lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre. Kështu gjyshja e Aleksandrit të Madh ishte ilire dhe e ëma Olimpia prej Epirit nga dera e Pirros.”16

Kjo është historia e “Greqisë” së rrejshme, që e ka pasur jo tërësisht, por pjesërisht “Greqinë Qendrore”. Historia e Maqedonisë antike ndahet në dy pjesë: a) periudha gojore, deri në vitin 500 p.e.s, dhe b) periudha historike, prej 500 deri në 148 p.e.s.

1 Shikoni ju faqen „wikipedia org“,në gjuhën angleze: https://en.wikipedia.org/wiki/Main_Page, dhe në gjuhën gjermane: https://de.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Hauptseite , si „enciklopedi e lirë“ dhe veçanërisht Greqinë si shtet, në versionin gjermanisht: https://de.wikipedia.org/wiki/Griechenland.

2 Shikoni në versionin shqip të wikipedia-s, në https://sq.wikipedia.org/wiki/Greqia_e_lasht%C3%AB.

3 Shikoni edhe njëherë pjesën e pestë të këtij artikulli.

4 Altin Kocaqi, „Lufta e Trojes u bë nga pellazgët dhe jo grekët“, të publikuar me 13 Tetor 2016, në portalin http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/thukididi-lufta-e-trojes-u-nga-pellazget-dhe-jo-nga-greket/.

5 Shikoni edhe njëherë pjesët paraprake, por edhe në faqen provizore http://brahimavdyli.ch.

6 Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohurMaqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

7 Shikoni veprën e Shefki Ollomonit, „Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë)/rrënjet e vërteta“, Botim i dytë i plotësuar, SHGB „Shkupi“, Shkup 2015.

8 I njëjti autor, e njëta libër, faqet 56-57.

9 Nga Selami Islami dhe Kristo Frashëri, në krye të autorëve të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, të USHT, “Historia e Shqipërisë”, vëllimi i I-rë, Tiranë 1959, faqja 51.

10 Shikoni “Federatat fisnore”, faqe 30-31, nga libri i Akademisë Shqiptare të Shkencave: “Historia e Popullit Shqiptar”, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë 2002.

11 Vepra e Shefki Ollomonit, „Leka i Madh (Aleksandri i Madh)…“, faqe 10.

12 Po aty, shikoni në faqen 11.

13 Po aty, faqe 13.

14 Po aty, në fund të faqes 13.

15 Po aty, nga faqja 14.

16Po aty, faqe 15.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesët e pestë)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET  (Pjesët e pestë)

 

kau-me-nje-bri

Shkruan: Brahim Avdyli

Edhe pse e kisha botuar pjesën e dytë e të tretë, Prof. Muharrem Abazaj e thotë me plotë gojën se emërtimi “Ilir” do të jetë formuar nga përngjitja e fjalëve: il-lir, nga e cila do të kishim në përmasat e “Yll” të shqipes pjesën “Il”, dhe nga pjesa e dytë “lir”, në përmasat e shqipes do të merrej “ir” dhe do të bazohej në “hir”, prandaj na del forma tjetër e fjalës ILIR. Rëndësia e fjalës kuptohet “Yll me hir/Yll i bekuar”.1

Ne të vërtetë, emërtimi Ilir lidhet me një Yll, i cili e ka pasur një vlerë të veten, të jashtëzakonshme, që lidhet me fjalët e shenjta të Dodonës ilire “Yll me hir” apo “Yll i bekuar”. Prof. Muharrem Abazaj njerr një thënie nga Polibi, Historia, libri i II/2, në të cilët përshkruhen ilirët e lashtë që kanë qenë detarë mjaft të zotë. P.sh. mbreti Agron, në të cilin ne thirremi, që ka qenë mbret i ilirëve, kishte një fuqi detare dhe tokësore më të madhe se të gjithë mbretërit e mëparshëm të ilirisë.2

harta-qiellore-e-yjeve-e-zotave-dhe-engjujve-e-marrur-me-leje-nga-alex-sadri

Se a fillohet ky emërtim me Dodonën e parë, në Shqipëri apo me Dodonën e dytë, në Greqi, nuk e dimë, sepse qindra autorë të rremë të ashtuquajturës “Greqi”, duan t`i humbin gjurmët e Dodonës së Parë. Ajo është Ilire dhe Shqiptare. Emërtimet Ylliria dhe Iliria janë NJË, që prej zanafillës së njerëzimit e të bazës së ALBANËVE, të cilat janë parahistori dhe ne nuk kemi mundësi kaq lehtë t`i dëshmojmë.

Në fund të artikullit të tij, Prof. Muharrem Abazaj, na e thotë kështu:

Udhëtimet gjatë netëve, në mungesë të plotë të instrumentave orientuese do të kenë qenë torturuese. Por për fat të tyre ishte një objekt qiellor, një yll shumë i shndëritshëm që ishte shpëtimtari i tyre në çdo moment. Ky ishte Ylli Polar i cili ndodhet saktësisht mbi një vijë imagjinare që lidh Polin e Veriut me atë të Jugut dhe me shkëlqimin e rrallë të tij bëhej orientuesi më i sigurtë për ta. Këtë shërbim jetësor të këtij ylli ata e kanë parë si një dhuratë të Hyjit, si një yll të bekuar, yll me hir. Do të ketë qenë vështirë që kjo fjalë “yll hir” të mos jetë artikuluar herë pas here nga çdo banor i kësaj anëdetje. Dhe si një fjalë e përdorur masivisht prej tyre, ajo do të jetë bërë si një element dallues për banorët e këtij territori”.3

harta-e-disa-qyteteve-te-medha-deri-ne-azi-te-vogel-me-babylonine-ne-mesin-e-tyre

Duke e shpjeguar mirë se cili është lidhja e termit pellazgë, ilir dhe shqip, Prof. Nezir Myrta, tani i ndjerë, të cilin e njihja që herët, thotë se “Illiristika është shkenca linguistike-AMA e Albanistikës, e cila merret me studimin dhe prejardhjen Ilirishtes së Re (Shqipes) dhe Ilirishtes së Lashtë, si Ama e Indo-evropianishtes… Shqipja dhe Sa-nkskritishtja janë dy bija të Illirishtes së sterlashtë. Illiristika është Urëshprehja (Ur-sprache)-Rrajëshprehja nga Gjuha e Parë e Njeriut… Ndërgjegja e Botës kthjellet dhe zhvillohet përmes gjuhës!”.4

Unë mendoj se Iliristika duhet të shkruhet si Ylliristika, sepse në rrënjë të saj e ka Yllin, e cila do të përfshinte të gjitha dijet prej alfabetit të parë të albanëve të lashtë e deri në kohën tonë. Albanologët janë pjesëtarë të Ylliristikës. Kjo do të duhej ndarë në tri periudha: Ylliristikja Antike; e Mesjetës dhe Moderne. Albanologët e sotëm futen në Ylliristikën apo Illiristikën ose Iliristikën Moderne. Pellazgishtja apo siç e quan Prof. Nezir Myrta, Pellgasishtja, duhet të jetë pjesë e Ylliristikës Antike edhe pse shkruhet me alfabetin artificial të fenikasve, por të sqarohet nga të gjitha ndërfutjet e qëllimta të falsifikatorëve të rrejshëm antikë.

thesali-thesar-toke-buke-hambar-i-vertete-i-prodhimeve-bujqesore-ne-te-ashtuquajturen-greqi

Ndonjëherë, i përfshirë nga literatura “greke” dhe nën ndikimin e kësaj literature, na del në disa vende “i ndërthurur” me dy veprat e veta, miku i im i mirë, Sulejman Mato. Veprat e tij e kanë rëndësine e madhe, sepse i kanë mjaft pjesë domethënse. Janë veprat “Në kërkim të rrënjëve”, dhe “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”,5 të cilat priten me kureshtje të posaçme. Gjurmimi disavjeçarë për historinë tonë të lashtë, të dijes së gjërë nga gjuha shqipe, e bënë këtë shkrimtar të gjithanshëm e me interesa të mëdha, me plot pasion e palodhshmëri. Epoka parahomerike pellazgo- ilire; epoka e këngëve epike të Homerit– sado të bastarduara më vonë nga shkrimi fenikas i Psistratit, dhe pas tij ajo e ndërfutjeve tjera pas Homerike; si çelës i denjë i gjuhës së rigjurmuar të lashtë të kombit Yllirians, pra me këtë çështje të gjuhës së ilirëve; maqedhonëve; të epirotëve dhe thrakëve, na dërgon detyrimisht nëpër rrugën e vetme të qytetërimit të lashtë të kombit shqiptar.

Po e marr si shembull nga gjuha e lashtë e gjuhës shqiptare të iliro-pellazgëve, fjalën “gum”, e cila mbetet si fosile e paprekshme e Biblës, fosile e lashtë armaike, të cilët i kemi vëllezër prej Babylonisë, do të thotë gjum, errësirë, me fjalët e gjuhës së sotme shkak-pasojë, ku gjumi e ka si pasojë të veten errësirën, na konceptohet si pasojë e errësirës që sjellë gjumi, sepse kur njeriu i mbyllë sytë vetëm për pak kohë, përballet me errësirën.6 Shumë pak janë gjurmuesit e tillë që i shohin këto gjëra të gjuhës “mëmë”, gjuhës së lashtë të shqipes.

Gjithashtu fjala AL do të thotë YLL, siç e kemi shpjeguar në shkrimin praprak, në pjesën e tretë, me përpjekjet e alfabetit të parë nga sistemi diellor, ku A-në e marrin edhe arabët, me emrin e Zotit- Allah, Zoti i ardhur prej qiellit, kështu që shumë veta edhe AL-in e bëjnë arabe, që nuk është aspak me vend, sepse fjalët AL, EL, IL janë baraz me fjalën YLL (al, el, il=yll). Po të shikojmë hartën qiellore dhe të vëjmë kujdes, do të lexojmë al leo, al cancer, etj., dhe në këtë rast i drejtohen „Al=Yllit“, si p.sh. në rastin tonë, yllit të luanit, yllit të gaforres, etj. 7 Fjala AL lidhet me fjalën YLL, sikurse lidhet me fjalë AL-i-enët- (qeniet e huaja, të kosmosit, ALIENËT), dhe me AL-fabetin e sistemit diellor. Prej AL-it, qiellit dhe Yjeve kanë zbritur njerëzit dhe prapë janë munduar t`a mbërrijnë qiellin me pallatin më të lartë në Babyloni, ALBANËT, që e flitshin gjuhën MËMË të gjuhëve të quajtura indo-gjermane apo indo-evropiane. Edhe emri i fjalës së vendit BABY-LO-NI-A, do të thotë= baba na la ne-këtu-si atdhe= baby(i)-lo (a)-ni(ne)-a (anë, vend, at-dhé), pra baba na e la këtë vend. Çdo gjë që e kanë menduar atëherë, me gjuhën foshjarake, ka të bëjë me qellin dhe yjet.

kau-me-nje-bri-evropa-i-gjetur-nga-osmanli-arkeoloji-www-helenistik-com

Edhe Europa, që duket se është një ka me një bri të madh në ballë, nuk është për t`u treguar nga gjenealogjia familjare e Kadmit, sepse kjo është shumë vonë, të cilat Kadmi dhe të tjerët pas tij i ka kopjuar shumë vonë nga shekujt përpara tij, nga të gjitha tregimet, mitologitë e historitë e këtij kombi. Dihet se tabela e Vinçës, e gjetur 14 km në lindje të Beogradit të sotshëm, është një shkrim i moçëm evropian (old Europe), i cili filloi të aplikohej në mijëvjeçarin e 7-të p.e.s. dhe përfundoi diku rreth 3500 p.e.s. Nga kjo del se është deri më tani shkrimi më lashtë evropian dhe paraqet vetëm shkronjat pellazgjike, jo të Kadmit dhe jo fenikase.8

Ne po e sjellim si shembull nga Babilonia, kaun me një bri, të marrë nga muri i portave të tempullit Ishtar, e cila e ka murin e jashtëm me tjegulla të bukura dhe të pjekura, të cilat janë të periudhës shumë përpara 3000 viteve p.e.s. e të cilat filloi t`i restauroi Nabopolassar (625-605 p.e.s.), por i plotësuan Nebukadnezar II (604-562 p.e.s.) e Nabonid (555-539 p.e.s.). Është ky një relief sa ka ky mur i portave në ballë të këtij pallati, i cili vizëllon si çdo tjetër. Më vonë kanë ardhur këtu assirianët, por i gjeturi nga gërmimet arkeologjike është Lu-Nanna, i cili lutet me njërin gju pas të rënë përdhé dhe këmbën tjerër të ngrehur, që daton rreth shekullit XIX p.e.s.9

Pra, vetë qytetërimi minean apo minok ka pasur ndikim të madh në tërë ishullin e Kretës, të Evropës, dhe të AzisëVogël, që daton nga viti 3500-3300 p.e.s.

ylli-polar-ne-mesin-e-yjeve-te-qiellit

Zhvillimin i artit minoik apo minean tregon se vërtetë ai i ka ndjekur rrugët e veta edhe pse shpeshherë ka marrë shtytje nga jashtë, por asnjëherë nuk ka qenë nën ato ndikime. “Zhvillimi tërësor i qytetërimit minoik– thotë Robert d`Agnely, mbështetet në strukturen e vet dhe në përparimin e formave të teknikave të qeramikës dhe në evoluimin e hijeshisë e të punës së arqitekturës, që janë thjesht krijime vendëse”.10 Ata me këtë rrugë origjinale ndjekin tërë qytetërimin kretas. Ky qëndrim na ndahet në tri periudha: minoke primitive, 3300-2100 p.e.s.; minoike e mesme, 2100-1550 p.e.s.; dhe minoike e re, 1550-1300 p.e.s.11 Atëherë, këtu nuk kanë qenë fenikasit.

Yllirët, Ilirët, Illyris-siç thotë për herë të parë Herodoti, në shekullin e IV-tër p. e.s.12, e kanë folur gjuhën pellazge e cila është transmetuar me gjuhën e sotme shqipe, jo greqishten e vjetër, sepse këtë gjuhë nuk e shpjegojnë dijetarët e botës, dhe se nuk ka patur fare grek e helenë në atë kohë apo asnjëherë para vitit 1000 të erës sonë. Nga historia e vjetër po e marrim kohën 800 p.e.s. e deri në hartimin e fjalorit e enciklopedisë së grekëve të rinj, të cilët janë të përzier nga etnitë e ndryshme e quhen “grekë”, i kemi 1800 vite me gënjeshtra fenikase të gjuhës artificiale të Kadmit. Këtu e shohim se gjermanët e mëvonshëm e kanë marrur këtë term prej Herodotit, i cili është autor gënjeshtar, anti-pellazg dhe anti-shqiptar. “Y” e parë e ka rrotulluar menjëherë në “y” e tretë dhe Ylli mbetet pa asnjë kuptim në “Illy”. Pra, këtë gënjeshtër nuk e kanë thënë as gjermanët dhe nga Herodoti është kopjuar fjala “Illyrier”, pastaj kjo fjalë është bartur edhe nëpër harta.

Gjeneza e shtrembërimit të këtij termi është bartur nëpër kohë nga anti-pellazgu e anti-shqiptari Herodoti, i cili edhe gjuhën pellazge na e quan “barbare”. Të 2500 vitet vijnë si gënjeshtra të veçanta e shumëzohen e përsëriten në çdo rast evident, pa e komentuar rastin unik: a ka mundësi dhe a ka logjikë të hirren “helenë” ata që nuk kanë qenë helenë dhe ata që nuk kanë qenë as “grekë”? A ka kritere të mirëfillta të quhet një popull me etninë që nuk e kanë pasur dhe të racës joekzistuese?!…

Po e marrim edhe një shembull tjetër të Sulejman Matos, i cili thotë se pellazgët, pra pellazgo-ilirët e kishin si hyjni kryesore Diellin dhe Yjet. Ata e quanin veten e tyre “të lindurit para Hënës”. Besimi tek yjet dhe te dielli gjenden në figuarat e veshjeve të ndryshme, por edhe të armëve të luftëtarëve.13

Është tepër e çuditshme të gjësh fakte të prirjes së egjiptiano-fenikasve, të thirrur më vonë si “helenë” apo “grekë”; se si kanë qenë të gatshën kurdoherë të vjedhin çdo gjë nga vendi në të cilin kanë ardhur; se si kanë patur paturpësinë t`i shpifin nga çdo term apo terminologji, si p.sh. tri vajzat lakuriqe, në skulptura të zgjedhura, se paskan qenë pikërisht “tri graitë”, që i kanë “themelluar” ata; dhe të plaçkisin më në fund nga baza themelore e vendit gjenealogjitë, mythologjitë, zotat, emërtimet, etj.

Ata kanë ardhur që t`a sundojnë dhe kanë pasur mundësi edhe të paragjykojnë të parët e vendit, në të cilin kanë ardhur, e të gënjejnë aq shumë gjatë shekujve, sikur ata kanë qenë “barbarë”, dhe “nuk kishin aq shumë vepra, kulturë apo letërsi”.

Në qoftë se nuk kanë mundur të largojnë nga historia ndonjë mbret, luftëtarë apo ndonjë person të veçantë, atëherë kanë shpifur disa “historira” përrreth tij apo “emërtime” të shumëfishta, dhe ndonjërin e kanë mbytur në forma të ndryshme, p. sh. me gurë, nga shtëpitë, si Pirro Burrin.

Nga këto shumëfishime të personave historikë, mjaft shkencëtar apo shkencëtare të njohur, madje edhe të kombit shqiptar, si p.sh. mikja ime Elena Kocaqi-Levanti, priren gabimisht apo e marrin një personilitet të njohur nga historia pellazge, p.sh. Akilin, që është një hero pellazg, por e quan “epirot”, e cila në atë kohë nuk i ka takuar Epirit.14 Shpeshherë duket se nuk arrinë të shkoqitë materialin e shkruar me gjuhën artificiale greko-fenikase, të cilin e ka lexuar paraprakisht, edhe në qoftë se dimë se ajo është e para kundër grekëve dhe kundër serbëve, p.sh. vepra e njohur “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”,15 e cila ka mjaft pjesë të bukura, por historinë e ngatërron, apo i ngatërron “historitë” e disa figurave historike, si p.sh. të Akilit.

Kësi faktesh të përsëritura i kemi te armiqtë tanë, me qendrat e veta në Stambol, Athinë, Sofje, Moskë, Beograd, Berlin, Londër, Bruksel e Madrid, të cilët na bëjnë që t`i kundështojmë, sepse atëherë nuk ka ekzistuar as“Greqia”, dhe as “Hellada”, por Elada, dhe është në krahinën e Peleut në Thesali, 16 që më vonë u quajt si Hellada, njësoj si i thonë Hellena, në vend të Elena, dhe Hylliria, në vend të Ylliria, e më vonë të trasmetuar si gënjeshtër e vërtetë apo rrenë kluqe e grekëve të rinj, prej vitit 1000, 1821, 1827, 1829 e këndej apo të shkencëtarëve të mëvonshëm.

Kjo gjuhë nuk është përdorur asnjëherë si “gjuhë zyrtare” deri në vitin 1000 të e. s., por gjuhë e shkruar dhe bartëse e kulturës, krahas pellazgishtes, gjuhës së folur shqipe. Gjuha e shkruar paralele me këtë gjuhë ka qenë gjuha fenikase e jo greke, pra gjuha e vjetër e atyre që kanë qenë “të konvertuar” në këtë kulturë dhe gjuhë, jo greket e rinj, si komb i klonizuar, pas shpalljes së shteteve.

Ne po e marrim një shpjegim gjuhësor etimologjik të Mili Butkës, i cili na tregon se çka do të thotë toponimi „Thesalia“, e cila është tokë pune; ar, the-s-ar, një fjalë e vërtetë e shqipes së sotme, thes dhe ar, pra tokë thesar, një thes me ar; vend me ara e tokë buke, ultësira, fusha, „sheshe“ pjellore të begata, „hambar“ i Greqisë së sotme; ultësirë, i mbushur krejt me toka të ulta; një fushë shumë pjellore; pra një thesar me pasuri tokësore. Kjo është Thesalia.17

Këtu bien për dhé gënjeshtrat “greke” me “helladën”, por edhe të shqiptarëve, të cilët, kur “Eladën” e Thesalisë, të përdorur te Homeri, si krahinë e Peleut, sepse nuk këndohet askund e asnjëherë emri “grek”, e përkthejnë Hellada=Greqi, që është një “përkthim” i pavërtetë, dhe një ndërfutje gënjeshtare, sepse emrin “Hellada” e nxjerrin nga Elada e Thesalisë.18

Homeri e ka përdorur fjalën Aeiola për Thesalinë, për të cilën shkruan edhe Mili Butka. Ai e emëron rajonin poshtë vargmaleve të larta të Olimpit e maleve të Pindit, që e shtrojnë poshtë luginën dhe ultësirën e Trikallës dhe të Larisës, të cilat bëjnë një unazë të vërtetë të tokës pjellore, sepse e ka prodhimin më të madh bujqësor në Greqi, dhe të cilën e konsiderojnë si “hambar” të këtij vendi.19

Ftia ka qenë pjesë e Thesalisë, sikurse Elada.20 Akili ka qenë i biri i Peles dhe Thetit. Ftija banohej atëherë vetëm nga pellazgët. Popullsia e Ftijes ishte pellazge, vendi ku mbretëronte babai i Akilit, dhe Akili që ishte biri një mbreti pellazg; ndërsa e ëma e tij Theti, është perëndesha pellazge e Detit, sepse e ka një emër krejtësisht shqiptar. Kështu Akili na është i dy prindërve pellazg, jo grekë.21

Ajo, në fillim të këtij artikulli e bën një gabim që bazohet në thënien kontradiktore “të Ahiles”, i cili vjen si shtrembërim i të ashtuquajturës “gjuhë greqishte”. Thuhet se është “djali i Danës dhe nipi i Akrizit, mbretit Argos pellazgjike, sa për babain e tij nuk ka të dhëna, sepse pretendohet se e kishte me Zeusin. Në fakt, Kreuzi e dëboi të bijën nga shtëpia, sepse ndoshta ajo duhet ta ketë pasur fëmijën jashtë martese”. Kjo thënie duket kotradiktore e veprës së saj, por edhe e artikullit të cekur.22

Përveç mospërputhjeve në këtë artikull të “Lajm.co” nga Elena Kocaqi, përsëriten të dhënat shkrimore nga libri, si psh. “Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjetë më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin”, në tërë pjesën Akili, Odisea, Aia apo Ajaksi, etj.23

Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe pellazgo-ilir. Kjo, tashmë, dihet.

Akili i lutet Zotit apo siç thotë Homeri Zeusit të pellazgëve, kur niset për luftë, në Dodonën pellazgo-ilire, që ishte kryeqendra e këtij vendi të lashtë.

Fakti që ai i lutet “për ndihmë Dodonës pellazgo-ilire”, tregon se ai ishte vetëm pellazg dhe do t`i drejtohej perëndisë së këtij vendi, që e kishte trashëguar prej paraardhësve të tij. Unë e kam shkoqitur dhjetra herë këtë fakt…

Pra, hellenët nuk kanë ekzistuar askund në botë. Fenikasit, me gjuhën e tyre të Kadmit e kanë “gjetur një provicë” që ta thërrasin kështu, ku ka shkuar edhe Kadmi. E quajnë me të padrejtë “helenistika”, madje në gjurmimet e sotme, si p.sh. nga këto gjurmime të pasurisë nëntokësore“Greqisë”, në të ashtuquajturën ”Turqi”. Emri i këtij shteti është artificial, sikurse “helenistika”.

Rasti i Arif Matit, i cili e ka tronditur tërë Evropën, me dëshmitë që ai ua ka bërë pellazgëve, të cilët janë themeluesit e parë të qytetërimit Evropian, siç na e thotë një artikull te “Shqipëria e Jonë”24, e jo helenët, teza e periudhës parahelene e “Greqisë” së lashtë e arkaike. Zeusi, i përcaktuar si pellazgo-ilir nuk është quajtur “hellenë”.

Edhe qytetërimi “miken” duhet ndarë në dy pjesë, para-helenë dhe pas-helene, pas paraqitjes së ashtuquajturve danaj, fenikas dhe assirianë, që e gënjejnë botën me gënjeshtrat e tyre “hellene”. Pra, ky qytetërim është një qytetërim hipotetik.25

Në lidhje me Greqinë e lashtë kemi një shpjegim, që na jipet në bazë të arkeologut Neritan Ceka, në artikullin e “Gazetainfopress-i”, të botuar nga “Ilirida-Oline”, në të cilin thuhet se në trevën e Dukatit, ku janë gjetur disa varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të III-të p.e.s., të ilirëve kaonë, të varrosur në suklore, toponimi “Gropa e Pirit”, do të thotë “i pjerrët”, që laget nga uji, “i pirë”. Aty ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, dhe që është një gërxh i vogël.26

Banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Aludimi i shumë shkencëtarëve, gjuhëtarëve, historianëve e arkeologëve vinë në përfundimin se ata ishin pellazgo-ilirët e gërxheve27

Këtu po e përfundojmë me këtë pjesë. Të tjerat, vazhdojnë…

1 Shikoni shkrimin e Prof. Muharrem Abazajt, „Kuptimi i emrit Iliria“, të botuar me dt. 17 tetor 2016, në http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5719.

2 Po në të njëjtin artikull të tij, cituar nga vepra e jonë, ASHSH-Instituti i arkeologjisë, „Ilirët dhe Iliria te autorët e Anikitetit“, Toena, Tiranë 2002, faqe 44.

3 Po i njëjti artikull, në fund, i Muharrem Abazajt.

4 Prof. Nezir Myrta, “Shqipja-Illirishtja-Pellgasishtja”, e dates 24 nëntor 2000, te file://A:\SHQIPJA-ILLIRISHTJA-PELLGASISHTJA.html, e cila mirëmbahet nga Alvin Ekmekciu.

5 Shikoni dy veprat e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005; dhe veprën “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015.

6 Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, faqe 135.

7 Shikoni për këtë edhe në nterpretimin e Alex Sadrit (që me duket se është një emër i kostruktuar nga Aleksandri, por mik i imi), me 20 qershor 2016, te http://www.facebook.com/Alex Sadri.

8 Niko Stylo, “Historia e shenjtë e arvanitëve. Dokumente parahistorike”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 145.

9 Antonella Mezzolani, “Babylon”, në librin e rrallë të Maria Tereza Guaitoli e Simone Rambaldi, “Legendäre Städte der Vergangenheit (von Athen bis Angkor, von Babylon bis Palenke”, Weltbild GmbH, Augsburg 2008, faqe 164-167.

10 Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998, faqe 89.

11 Po aty, e njëjta vepër.

12 Shiko veprën e njëjtë të Sulejmon Matos, faqe 66.

13 Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 188.

14 Shikoni në artikullin e Elena Kocaqit, „Akili heroi pellazg-epirotas, të cilin na e vodhën grekët“, me datën 12.04.2016, në http://www.lajm.co/akili-pellazg-epirotas-te-cilin-na-e-vodhen-greket/.

15 Po deshët, shikoni veprën e Elena Kocaqit-Levati, Planet për zhdukjen e shqiptarëve, EMAL, Tiranë 2010

16 Shikoni në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.com/maqedonia-shqiptare-VII, apo direkt në veprën e Fiqret Barbullushit, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 166.

17 Mili Butka, në shpjegimin gjuhësor të faqes së portablit të Internetit , „Etimologji: <<Thesali>> emërtimi i saj“, në http://kanunitv.blogspot.ch/2016/10/thesali-emertimi-saj-etimologji.html

18 Shikoni për këtë gjë edhe te vepra e Fiqiret Barbullushit, e njëta faqe.

19 Shikoni për këtë çështje te shkrimi i përmendur i Mili Butkës.

20 Shikoni të njëjtën faqe të Fiqret Barbullushit.

21 Shikoni në artikullin e Elena Kocaqit, „Akili heroi pellazg-epirotas, të cilin na e vodhën grekët“, më poshtë.

22 Kahasoni artikullin e përmendur me veprën e saj, “Albanët, Pellazgo-Ilirët-Shqiptarët me famë Botërore”, Plejad, Tiranë 2008, faqet 23-25.

23 Shikoni veprën e përmendur, faqe 24.

24 Arif Mati, „Libri i tezës sime që do të botohet në gjuhën frenge së shpejti: Pellazgët- paraardhësit e qytetërimit greko-romak“, në pjesën „Arif Mati, tronditi historinë Evropiane…“, në https://shqiperiajone.altervista.org/arif-mati-trondit-historine-europiane-pellazget-jane-themelues-te-qyteterimit-europian-jo-helenet/, me datën 14 korrik 2016.

25 Shikoni këtë artikull, më tutje, që na jipet artikulli frengjisht, https://www.connaissances-savoirs.com/les-pelasges.html/.

26 Shikoni artikullin e datës 5 tetor 2016, në Iliria-Oline, http://www.ilirida-online.com/orikumi-vendi-ku-bashkohen-perendite-iliriane/.

27 Nga ky artikull, i marrë nga ilirida-online.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesët e katërt)

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (Pjesët e katërt)

iliria

A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesët e katërt)

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

Sa i përket gjuhës shqipe, po e marrim një shkencëtar të mirëfilltë të përkushtuar mbi pellazgët dhe shqiptarët, e ai është Spiro Konda, i cili, gjithë jetën, në mbarim të veprës së tij, thotë se gjuha shqipe është gjuhë japetike dhe shqiptarët që e flasin atë janë një nga popujt japetikë. Deri sa gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhës pellazgjike dhe shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, atëherë gjuha pellazgjike bënë pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike. Në lidhje me këte, shqiptarët që flasin këtë gjuhë janë një popull jo semitik dhe japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, një nga popujt më të vjetër të Gadishulit Ilirik (jo Ballkanik!), një popull shumë më i vjetër paragrek dhe konkretisht pasardhës i pellagëve.1

brahim-avdyli-2

Përsa u përket racave të botës, e dimë mirëfilli se bota është e ndarë në 3 raca: 1) raca e bardhë; 2) raca e verdhë; dhe 3) raca e zezë. Ndërsa raca e katërt, raca e kuqe, është zhdukur nga fundosja e Atlandtidës. Më tëpër, nuk po them.

Raca e verdhë është në botën e Lindjes; raca e zezë janë zezakët e Afrikës, ndërsa raca e bardhë, boreanë, borealë, arianë apo siç ua thonë shkencëtarët “raca indo-gjermane” apo “indo-evropianë” është raca e parë, e cila, në kualifikimet e fundit, në radhë të parë i përzien gjuhët dhe racat. Kur disa shkencëtarë i thonë “raca e bardhë”, në vend se të thonë “raca ariane”, dëshirojnë që të mos e përmendin këtë të fundit, sepse shqiptarët e gjermanët do të ngriteshim më lartë.

Pikësëpari “grekët” apo “helenët” duan që t`i zhdukin, mundësisht sa më shumë ose pjesërisht, edhe pse kështu nuk i ka mësuar as Zoti i Madh, sado që i duron të gjitha shpërfilljet e tyre ndaj shqiptarëve dhe të shpikin me përralla e mitologji, me gjuhë, të cilën arritën që t`a zhvillojnë nga rrënja e fjalëve pellazgo-shqipe.

Të gjithë “shkencëtarët” apo pseudoshkectarët nga e tërë bota i kanë ngjallur ata. Si me një magji i kanë lënë të sillen vërdallë ndaj gënjeshtrave të tyre. Janë edhe me miliarda e miliarda shpenzime të bëra me botimet e tyre të hartave dhe të librave të shumtë. Në Evropë sillen rreth “racës së helenëve” dhe të “grekërve”, të cilët na lënë pa gojë duke i shfletuar këto libra, madje të përkthyera shqip, si p.sh.: Littleton, C. Scott: “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Vollmer, Wilhelm: “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Graber-Haider, Anton & Marx, Helma: “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Time-Live Bücher, Grup Autorësh, “Wie damals lebten im griechenland der Antike”, AFR, German language edition, Hamburg 1998; Dommermuth-Gutrich, Gerold: “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Philip, Neil: „Mythen &Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Littleton, C. Scott: “Das grosse Buch der Mytho-logie”, Christian Verlag, München 2003; Karaouzou, Dr. Semni: “Nationalmuseum-Illustrierter Führer durch das Museum”, Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; Christopher, Weidner A.: “Enzyklopädie der Mythologie-Die geheimnisvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten”, Tosa Verlag GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015; Wawro, Dr. Geoffrey: “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute”, Ullmann Publishing GmbH, China 2013; Gööck, Roland: “Menschen die die Welt veränderten”, Berlin-Darmstadt-Wien, pa vit botimi; Wuermeling, Heinric L.: “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langern Müller, Munchen 2005; Leisering, Dr. Waler: “Historisscher Weltatlas”, e 102-ta botim i kësaj veprës nga Marixverlag, sipas botimit të parë të kësaj vepre nga Cornelsen Verlag, Berlin 1997; etj. etj. dhe qindra të tjera, që nuk kam mundësi t`i përmendi me këtë rast. Ka edhe të tjerë shqiptarë, si disa albanologë të shquar, që mbesin peng të literaturës së lexuar greke, italiane, sllave, ruse, angleze, e spanjolle, si psh.: Baku, Pasho: “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011; Brinja, Eva: “Antikiteti-Hellenët janë ilirë të zbritur në Egje”, Ilar, Tiranë 2005; Dhrama, Doc. Todi: “Fjalor i mitologjisë”, Biblioteka Linguistikë, Rilindja Prishtinë 1988; etj., e nuk po i përmendi të tjerët, sepse kjo është mjaft, por, ka edhe pjesërisht, sidonos me fenikasit e Kadmin, që i nxjerrin “si pellazgë”, edhe pse e dinë se ata nuk janë të tillë, psh.: d`Angely, Robert: “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998; Eltari, Ali: “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008; Cenollari, Ilir; “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010; Imeri, Besnik: “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, etj., të cilët e kanë “pranuar” së fundi se “alfabeti i Kadmit” është në favorin e shqiptarëve, sepse “ka qenë i martuar me iliren” dhe pse “djalit të Evropës ia ka dhënë emrin Ilir”, që nuk është prapë e vërtetë, sepse Yllirët, Illyrët dhe Ilirët janë shumë më të vjetër se Ilirët e Gadishullit Ilirik apo Ballkanit edhe pse emërtimi i djalit të Evropës, vajzës së Harmonisë, është prej genealogjise familjare të Kadmit dhe nuk kanë “filluar” prej tij Yllirët/Ilirët, në përgjithësi, si komb.

ganymedi-djali-i-trojit-nipi-i-eriktonit-sternipi-i-dardanit-duke-lozur-me-shqiponjen

Njohja e ilirëve nga ana e jonë nuk është kryer, sepse ajo është nisur nga veprat e shkruara paraprakisht greke, romake, sllave e materialet e tyre arkeologjike, pa e njohur fare gjuhën, se cilën gjuhë e kanë folur ata. Ne po e marrim një nga këta, sepse ka bërë çmos që të dalë në shesh ajo që ai e ka ditur për ilirët, duke e marrë parasysh se kanë jetuar në Gadishullin Ilirik dhe tërë territorin e Ilirisë, Aleksandër Stipçeviq, komplet me veprën e veçantë të tij apo në bibliografinë e këtyre veprave arkeologjike, historike, linguistike, etj. por edhe ballkanologike.2

Deri më tani janë përpjekur edhe shqiptarët me albanologët e tanë të na i japin autorët antikë, por prapë janë ndalur pa ndonjë vështrim kritik dhe pa ndonjë botim kritik të autorëve antikë3, kështu që tekstet nuk janë komplete, nuk e kanë as tërë aparaturën shkecore, etj. dhe vepra është e mangët dhe e vogël për ilirologjinë.

Stipçeviqi niset gabimisht nga legjendat e lashta greke, sipas Apolodorit, kur thotë se Illirios, kryefisi i fisit ilir është i pari i Kadmit dhe i shoqës së tij Harmonisë.4 Këtu e bën gabimin fatal të tij si historiograf, sepse nuk duhet të fillohet historia e një fisi, populli, etnie e kombi mbi gjenealogjinë familjare, qoftë edhe të mbretërve, e aspak nga mitologjia dhe legjendat greke, të cilat janë të rrejshme.

Ndër të tjera ai e vë në gojë një shpjegim naiv të arkeologut Ćiro Truhelka se emri ilir mund të shpjegohet me fjalën e thjeshtë të gjuhës shqipe “i lirë”.5 Nuk e ka vënë re se edhe Frigët dhe të tjerët që kanë qenë deri në Babiloni, e kanë pasur Yllin si gjënë më të shtrenjtë. Dhe e kemi shpjeguar në pjesën tonë të dytë të këtij shkrimi se në Azinë Vogël janë quajtur yllirët-frigë dhe se emri dardan ka lidhje indirekte me stërgjyshin Ilit, themelues të Ilionit, dhe se ilirët janë vazhduesit e gjakut tonë nga Azia e Vogël.6 Brigët apo Frigët janë me gjak pellazgo-ilir dhe fjala e parë e tyre është “Bekos”, pra hiqet “os” greke dhe mbetet BEKË apo BUKË, siç thonë mjaft dijetarë të lashtësisë. Emri ILION ka në rrënjë emrin YLL.7 Parësore del rrënja YLL apo IL dhe ILL. Dardanët ezistojnë në disa vend të Mesdheut dhe kanë tipare të ndryshme. Ndoshta poema epike e Homerit e ka pasur emrin e saj “Ylliada” dhe jo “Iliada”. Edhe pse nuk përmenden yllirët/illirët, d.m.th. se ata apostrofohen, atyre iu kushtohet kjo poemë epike, pra njerëzve të denjë të Yllit.

bindi-perendia-ilire-japode-e-ujit-e-marrur-me-lejen-e-shqipe-hoxhes

Pellazgo-yllirët, apo pellazgo-ilirët, dhe albanët apo shqiptarët e kanë patur pranë vetes së tyre shqiponjën, si lajmëtaren e Zotit, prej Ganymedit, birit të Trojit, nipit të Eriktonit dhe stënipin e Dardanit. Ilirët na dalin prej Azisë së Vogël, e jo tjetërkund.

Pellazgët ishin hyjnorë, siç e kemi thënë në pjesën e tretë të këtij shkrimi. Hyun e rrespektojmë si Yllin, Diellin e Hënes. Dodona ishte qytet i shenjtë. Ylliria apo Hylliria i thonin tërë vendit të tyre, në bazë të folmëve dialektore. Por, do ta shohim më mirë në shkrimet e tjera. Do t`u kthehemi edhe njëherë “grekëve” të njohur, të cilët kanë ditur më mirë se sa të tjerët të shfrytëzojnë mosgadishmërinë për luftë, si bij të Zotit, të rreshtuar e të besuar rreth qendrës së besimit të Zotit, e cila ka qenë Dodona. “Lufta” më e madhe bëhet për punë në arë, për të hapur një arë të re, për ushqim të mirë të bijve tanë të shëndosh e të mirë, të lindur prej dheut, prej Dhé-metr(a)-ës, e cila është nëna e korr-ik-ut, sepse ne i korrnim të mirat prej arës dhe jemi arianë. P.sh. zjarrin e luftës e duronim tre fish, për të cilën e ulnin kokën para armikut, që do të thotë se tri herë ecnim nëpër dhembje e provikime, e të katërtën duhet të ngriteshim në këmbë; të jemi të luftës apo që dinim t`a bëjmë edhe luftën.

Për këtë ne i kemi hapur duart për të gjithë ata që vinë si vizitor, në votrën tonë, edhe pse ata jane sjellur “të lirshëm”; kanë gënjyer e kanë marrë çka u duhet; por ne i kemi kundërshtuar të gjithë ata që nuk e kanë folur të vërtetën, pra ata që e kanë thënë gënjeshtrën, madje me forcë, si gënjeshtrat e fenikasve, sepse fenikasit e kanë lëshuar njëherë at-dhé-un e tyre, prandaj mund të gënjejnë.

Kush e lëshon atdheun e tyre, mëson të gënjejë. Fenikasit e kanë lëshuar atdheun e tyre; kanë ardhur në dhé tjetër, dhe e kanë lëshur at-dhé-un, ku të ka lënë babai, pra ati. Sikut të ishin fis pellazgo-ilir, të cilët kanë dalur prej tokës sonë dhe paskan kaluar nëpër Feniki dhe Egjipt, ata e kanë lakuar rrugën dhe janë mësuar me këto të dhëna, sepse kalojnë nëpër popullata tjera, që i kanë dijet e veta, tjetër nga ajo që e kanë. Duhet të mësosh që të gënjesh për të kaluar jetën tënde; për ta bërë jetën tënde pa pasur ferkime shkatërruese. Edhe nëse fenikasit e kane pasur jetën e tyre diku në gadishullin ilirik apo haemus (duhet që të kesh të hashë, po e analizojmë në një formen tonë thënien e parë të “Ballkanit”), atëherë atyre duhet t`u kenë mbetur gjurmët e para të qenies së tyre dhe këto gjurmë na dërgojnë vetëm në Feniki.

muharrem-abazaj-pellazget-kane-folur-shqip-faqja-e-pare-e-kopetines

Prandaj këto gjurmë na e thonë tjetër gjë: se pellazgët e pellazgo-ilirët kanë qenë zotërues të deteve dhe kanë ditur të ndërrojnë mall me mall, nëpër tërë Europën, Azi të Vogël e Afrikë Veriore. Ata kanë komunikuar me popuj të tjerë. Kanë shkuar dhe kanë ardhur nëpër detra. Pra, janë ndihmuar nga Yjet, nëpër det.

Alfabeti fenikas nuk është me origjinë pellazge, siç thotë “ilirida-online” dhe qindra të tjerë shkencëtarë, por është semito-egjyptian, ndërsa gjuha shqipe më të cilën kanë folur Yllirët, Illyret dhe shqiptarët bëjnë pjesë në bashkëfisërinë japetike, është gjuhë japetike, jo semitike, shumë më përpara tyre. Pra, alfabeti i Kadmit, që është semito-fenikas, e ka “zëvedësuar” alfabetin pellazgo-ilir edhe me dhunë e me gënjeshtra, që është dokumentuar deri në Linearin A e B, por i fundosur me tërë periudhën 1200-800 p.e.s., sepse e dimë me ndërgjegje, se Albanët janë quajtur ata të cilët kanë mundur të shpikin fillimisht al– fa-be-tin e parë, pra AlB(e)-anë, që kanë mundur të “banë” A e B, etj. d.m.th. shkrimin, ushtruesit e shkrimit të parë.

spiro-konda-shqiptaret-dhe-problemi-pellazgjik-koperina-e-vepres

Me këtë rast po e marrin një fjalë të mikut dhe shkencëtarit Prof. Dr. Rexhep Doçit, i cili e shprehë mendimin e tij se disa antroponime, patronime, ojkonime, oronime, hidronime, etj. kryesisht të dialektit gegë se sa toskë gjasojnë me fjalë të vjetra apo me onome të lashta, çështje kjo e cila ka mbetur deri më tani e pa krahasuar, pra e diskutueshme, por në ardhmen mund të na befasojnë për të mirë të historisë e të gjuhës shqipe.8 Provat e mia janë të parat për befasinë, jo vetëm për vete, por edhe për shkencëtarët e huaj të botës, që nuk e njohin gjuhën shqipe.

Për mendimin tim, emërtimet e kombit dallojnë prej toponimenve për sa i përket vendit, p.sh. pellazgo-ilirët janë të dhënë në territorin e sotëm të Greqisë, Thrakisë, të Azisë së Vogël apo Turqisë së sotme, e në anën tjetër të Maqedonisë dhe të Ilirisë. Emërtimet e kombit ndryshojnë sipas regjioneve, vendeve etj. ndërsa emërtimet e kombit të lashtë historik, është Yllir. Vendin e tij të lashtë e ka në Azinë e Vogël, deri në Babiloni (Babyloni) e tërë Evropën, dhe se ka patur si detyrë të parë krijimin e alfabeteve të lashta, prandaj thirren albanë, që bëjnë a-në, pra alfabetin.

Në vend të „i“ duhet të jetë «y», pra Ylliria dhe jo Illyria, sepse nga Ylliria kuptojmë se ka lidhje me Yllin, ndërsa me Illy, nuk kuptojmë asgjë, pos „i lirë“, dhe e dimë se Yllirët nuk kanë qenë asnjëherë të lirë; përskaj tyre e rreth e rrotull u kanë ardhur luftërat, madje prej “grekëve”; romakëve; sllavëve dhe të ashtuquajturve „turq“.

Ne duhët të heqim këto manevrime dinake, njëren pas tjetës; të shohim pak dritë më të mirë, sepse ky është “viti i gjarpërit”, siç thonë kinezët, e zgjatë 1000 vite. Në qoftë se jemi në gjumë, që është gjysmë-vdekje, do të vdesin tërësisht; në qoftë se zgjohemi, pa flamur e sisteme kombëtare, por si bij të vërtetë të Zotit, atëherë do të jemi gjithmonë të drejtë e me dritë të madhe të shkencave, mbi ne, si bij të Yllit, të Qiellit, të Galaktikës së Dritës, të urtë e të mençur!… Do të na falë edhe Zoti i Madh, sepse na ka dhënë dënim prej Babylonisë, i cili nuk është ndarë brez pas brezi. Të ashtuquajturit „grek“ apo „helenë“ na e futën minën e parë në bazat e shkencës; na e mbuluan prej vitit 1200 p.e.s. deri në vitin 800 p.e.s. historinë e Yllit, me errësirë të plotë; e deri në vitin 1000 të e.s. me gjuhën artificiale fenikase; me bazat prore të fillimit te shkencave, të gjitha në rrotullim të vazhdueshëm.

Për të tjerat mina, që janë edhe dy mina, mina sllave dhe turke, do të flasim më vonë. Vetëm, më madhja minë në të gjitha minat është mina turke, që na la vërdallë të sillemi me haremet e perandorëve të fëlliqur, me gra të grabitura me dhunë; duke na e shpifur nëpër gjumë „jam turk“-un e tyre. Nuk e lejonë të mësohet as sot gjuha shqipe, nga 6`800`000 shqiptar nëpër Turqi, e duke na vrarë pa skaj, që prej kur se na ka pushtuar, me dhunë, luftë e me gjak, perandoria Osmane. Dihet se Turqia është krijuar vonë, shumë shekuj më vonë, këtë e dimë shumë mirë…

Ndoshta janë romakët që na e kane futur në kokë „illyrien“, por ata kështu nuk e kanë as në fjalor. Në fjalorin e gjuhës gjermane e të shqipes e gjëjmë këtë fjalë në trajtën dëftore, emërtimin mashkullor „Illyrier“, që do të thotë „Ilir“, deri në trajtën asnjënëse „illyrisch“, që do të thotë „illyrishte-, ja“.9

dhemetra-e-dhene-nga-mikja-ime-shqipe-hoxha-nga-prizreni

Ta shkruanim „Iliriku“ do të ishte shumë e kuptueshëme, sepse nuk ka mundësi në shumë gjuhë të shkruhet „y“ në origjinal, por „i“; prandaj „iliriku“ është vendi i ilirëve; e jo „illyrien“, sepse është gabim gjuhësor, pasi „Y“ –ja është rrotulluar pa vend dhe nuk na e thotë se vendi në fjalë është „vendi i ilirëve“, njerëzve të lirë. Ne, nuk jemi “të lirë” por Yjet na kanë udhëhequr, edhe nëpër detëra, duke qenë „zot të detrave“. Paraprakisht pellazgët dhe pellazgët-ilirët, apo siç e kanë quajtur veten e tyre „Yllirians“, kanë lundruar nëpër ujëra, d.m.th. tri pjesë ujë e një pjesë tokë, e janë udhëhequr prej yjeve, sepse në det apo oqeane është dashur të orintoheshin.

Bindi është perëndia ilire japode e ujit-thotë Shqipe Hoxha.”Bindi është perëndi i vjetër ilire e rrjedhave të ujit në përgjitjhësi dhe ai është përfaqësuar si një njeri i lirë, me një timon apo Trident në të djathë”. Ai është më i afërt me hyjin Vidiaus, thekson ajo, po aty, në një faqe të internetit.10

Prof. Muharrema Abazaj detyrohet këtu që ta rehabilitojë të vërtetën shkencore të historisë, në bazë të historisë së shkruar, edhe pse në subkoshiencë ai e dinte se po bënte kështu një kompromis të çështjes, e menjëherë e shpjegon me të njëjtën nivel shkencor. Gjuha “greke” ishte bërë më përpara gjuhë fleksibile, por ai nuk e dallonte gjuhën e shkruar “greke”, të cilën e quanin paraprakisht shqiptarët, duke u bazuar nga anglo-amerikanët, gjermanët e të huajt e tjerë, duke mos e logaritur që më parë se nuk ka ekzistuar “kombi grek”, as gjuha e tij, por gjuha artificiale fenikase. Ajo duhet të quhet gjuha artificiale fenikase, si gjuha e parë e shkruar, por jo “gjuha greke”, sepse e flitshin “artificialët”, që janë “hellenët”, por nuk ishin “komb”.

Pra, Muharrem Abazaj, në veprën e tij “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, që thotë se aftësinë fleksibile e ka fituar gjuha greke, sikurse pas saj edhe latinishtja, e gjuha greke fillon që nga shekulli i VIII-të, sado që ka dalur nga pellazgishtja11, duke u kthyer te e thëna diskriminuese e Heroditit, i cili thotë se “gjuha e pellazëge ishte një gjuhë barbare”.12 “Në kohën e Herodotit, por edhe para tij, në territorin e Greqisë së Lashtë (që nuk është e njëjta me shtetin Grek, pas vitit 1927 apo 1921-29, që ka ditur “të shfrytëzojë” luftën avranitase për qëllime “hellenistike”, apo që përpara saj, kur ajo ka dalur me Fjalorin “Sounda”, në vitin 1000 të e.s., të “grekërve të rinj”, sepse nuk është e njëjta me “Greqinë e Lashtë”, të cilat ndahen me njëra-tjetrën!13) fliteshin dy gjuhë: pellazgishtja dhe greqishtja e vjetër (për mua, fenikishtja, jo greqishtja!). Greqishtja <<ia mori stafetën>> pellazgishtes, ngaqë ajo u bë gjuhë e shkruar, gjuhë e kulturës dhe e qeverisjes, gjuhë zyrtare (për mendimin tim ajo ka qenë “gjuhe teknike”, pra artificiale, sepse “gjuhë zyrtare” mund të quhet kur bëhet shteti i saj me ligje, pas vitit 1927-1929; apo fillimin “e zyrtarizimit” do t`a logarisim prej kohës kur u futën “grekët e rinj”, që ishin në disa nacionalitete të vogla dhe të përziera, në vitin 1000 të e.s.) kur pellazgishtja mbeti vetëm si gjuhë e folur, gjë kjo që solli rrudhjen e vazhduaeshme të saj, deri sa arriti të quhej <<gjuhë e vdekur”>>,14 megjithëse unë e di dhe e them se gjuha pellazgo-shqipe ka vazhduar të flitet deri në shekullin XIX nëpër Greqi apo Helladë, siç e quan ajo veten e saj, d.m.th. përgjatë 3 mileniumeve, kur arvanitët pushojnë të flasin gjuhën shqipe.

Nuk mund ta quajnë “gjuhë e vdekur” arvanitasit në trojet e veta, sado që edhe sot bënë përpjekje të mëdha që të na bllokojë para botës së gjërë e në trojet tona, e cila quhet Shqipëri; e cila përpiqet që edhe me fé ortodokse të na ngrehë përmes gjuhës artificiale të saj, greqishten e re, drejtë “helladës” së saj; dhe “i harron” kriteteret që duhet t`i ketë për të qenë “shtet”, pra jo me gjuhën mashtruese “greke”.

Ne bëhemi të verbër nga të gjitha mashtrimet “greke” dhe rrotullohet historia para syve tanë; e lëmë si “të vërtetë” Greqinë, sepse nuk i plotëson aspak kushtet për të ekzistuar; dhe shkojmë të verbër duke e përkrahur Kadmin, sikur “ai e paska dhënë alfabetin e parë të shqipes”, sado që nuk duhet shumë mund e të kuptojmë se ka qenë fenikas, pra jo shqiptarë dhe as pellazg, dhe na ka lënë të notojmë në ujërat e turbullta 3000 vjeçare, pas gënjeshtrave të mrekulluara të tij; gjymë të verbër e gjysmë jerem, e lëmë gjuhën shqipe aty ku e ka lënë këtë gjuhë Kadmi, edhe pse siç thotë me titullin e veprës Prof. Muharrem Abazaj, pellazgët kanë folur shqip.

A mund ta shohim vetveten tonë derisa e shkruajmë “Illyria” në vend se të jetë me të vërtetë Ylliria/Yllirians? A e njohim kështu të vërtetën historike?…

Për mendimin tim, jo! E flasim dhe e shkruajmë siç na thonë të tjerët…

1 Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011, faqet 485-486.

2 Aleksandër Stipçeviq, „Ilirët-historia, jeta, kultura, simbolet e kultit“, Botimet Toena, Tiranë 2002.

3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë: „Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965 apo te Botimet Toena, Tiranë 2002.

4 Aleksandër Stipçeviq, vepra e përmendur, faqe 15.

5 Po aty, faqe 16.

6 Shiko faqe time provizore http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-2/.

7 Nëse dëshironi të shikoni veprën e Sulejman Matos, “Në kërkim të rrënjëve”, shikoni në faqen 49 apo faqen 123.

8 Prof. Dr. Rexhep Doçi, “Pellazdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjysher të shqiptarëve”, Lena Grafik, Prishtinë 2016, faqe 19.

9 Shikoni në fjalorin, „Sonderausgabe-Langenscheidts Handwörterbuch Albanisch-Deutsch Deutsch-Albanisch“, Langescheidt, Berlin-München-Wien-Zürich-New York 2000, faqe 196.

10 Shikoni te Shqipe Hoxha, në FB, http://www.facebook.com/Shqipe Hoxha, të përsëritur në datën 15 tetor 2016.

11 Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 34.

12 Po aty, e njëjta vepër, faqe 39.

13 Shikoni në faqen time http://www.brahimavdyli.ch apo në shkrimet e mija, deri sa të botohet si një libër i veçantë.

14Vepra e përmendur e Muharrem Abazaj, e njëjta faqe, 39.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

iliret

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.

I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. “Në krye, – shkruan Diodori, – fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën”. Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë.
Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit”. Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.

Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e.sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

durresi_antik

DYRRAHU DHE APOLONIA NË SHTETIN ILIR

E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e shtetit ilir pati pasoja të rëndësishme si për jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për vetë shtetin ilir.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se qysh nga çereku i fundit të shek. IV p.e.sonë, lidhjet e këtyre qyteteve me botën ilire bëhen më të dendura dhe më të drejtpërdrejta. Tregtisë së Dyrrahut dhe të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e gjera të tregut ilir. Që nga kjo kohë në krahinat e brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me lehtësi prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të tyre. Nëpërmjet këtyre qyteteve, në Iliri hynin mallrat e importit, midis të cilave vendin më të rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut.
Dyrrahu dhe Apolonia fillojnë të hedhin në treg monedha të reja argjendi, ndër të cilat përhapje të gjerë merr drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar “drahma ilire”. Shfaqje e re e kësaj kohe është prerja nga këto qytete e monedhave të bronzit. Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave me vleftë shumë herë më të vogël se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë në Iliri.
Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnë një periudhë të vërtetë lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme e më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek. IV p.e.sonë. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botën ilire u lejuan të ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më të mëdha nga ato që njihnin më parë, të ngrinin tregje e sheshe publike, shëtitore, tempuj, gjimnaze e godina të mëdha administrative.

3-fortificazioni
Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur vitet e fundit mbi gurët e varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë mbi 1/3 e tërësisë së emrave të njohur në këtë qytet nga monumentet epigrafike. Këto emra dëshmojnë praninë në masë të popullsisë ilire në to. Emrat ilirë të prytanëve dhe të nëpunësve monetarë që gjenden në të dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të Apolonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një peshë me rëndësi në jetën ekonomike, dhe kishte siguruar të drejta qytetare të plota deri në zënien e posteve më të larta në jetën administrative e politike të qytetit. Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonë, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik të një kolonie, mbasi popullsia e tyre përbëhet në një përqindje të madhe edhe nga ilirët. Procesi i ilirizimit të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së sovranitetit ilir mbi to, ushtroi një ndikim të thellë mbi gjithë jetën sociale-politike e kulturore të Ilirisë në shekujt e mëpastajmë. Rezultati i këtij procesi qe shkëputja e plotë e Dyrrahut dhe e Apolonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi i tyre i plotë në jetën ekonomike e politike të shtetit ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave të tyre ekonomike e politike me ato të shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të mëdha, kurse skllavopronarët e Dyrrahut dhe të Apolonisë pushtetin e fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një krahinë shumë më të gjerë se sa territoret e ngushta të qyteteve-shtete të tyre me pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet, sado të pakta, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të kohës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË

dardanet

AGRESIONI I FILIPIT V KUNDËR ILIRISË
E përgatiti prof. Zymer Mehani
Koha të cilën Skerdilaidi e kishte zgjedhur për t’i rikthyer shtetit ilir Dasaretinë nuk ishte aspak e përshtatshme. Filipi sapo ishte çliruar nga lufta në Greqi dhe nuk kishte asnjë vështirësi për t’u drejtuar kundër tij. Aq më tepër që kjo ndërmarrje përputhej edhe me planin e tij të madh për të dalë në brigjet e Adriatikut prej nga ëndërronte të hidhej në Itali. Me një fushatë të shpejtë ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato të Dasaretisë, deri në Antipatrea.

I vendosur në ndërmarrjen e tij, Filipi e zgjeroi vitin tjetër ndërhyrjen në Iliri, duke iu drejtuar asaj këtë radhë nga deti. Pasi ndërtoi në skelat e Maqedonisë 100 anije, në verë të vitit 216 doli në ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi për në brigjet e Ilirisë. Në planin e tij ishte pushtimi i Apolonisë, të cilën e mendonte si bazën më të përshtatshme për aksionin e tij të ardhshëm. Por, kur iu afrua grykës së Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar për në Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinë e kundërshtarit, flota maqedone u tërhoq në panik. Skerdilaidi që e kishte ndjerë rrezikun e një sulmi nga deti ua kishte bërë të ditur këtë gjë romakëve dhe kishte kërkuar ndihmën e tyre. Në përgjigje të kësaj kërkese romakët shkëputën nga flota e tyre e Sicilisë 10 anije pesërremëshe dhe i dërguan në Apoloni. Ishte kjo skuadër e vogël që shkaktoi panik te maqedonët dhe dështimin e tyre.
Pasojat e kësaj ngjarjeje qenë edhe më serioze. I kërcënuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe detyruar të kthehej me fytyrë nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet për të shpëtuar prej saj. Me agresionin kundër Ilirisë, Filipi kishte bërë një hap fatal për vetë fatin e Maqedonisë dhe të Ballkanit në tërësi: kishte bërë që interesat e sundimtarit ilir të përputheshin detyrimisht me ato të Republikës. Që nga kjo kohë Skerdilaidi do të vepronte si aleat i Romës, duke i dhënë politikës së shtetit të tij një kurs të ri që do të ndiqej për rreth katër dekada me radhë.

Drejtimi që kishin marrë punët qysh prej vitit 217 u përcaktua edhe më qartë pas fitores së Hanibalit në Kanë. Në vitin 215 Filipi dhe Hanibali përfunduan një traktat aleance sipas të cilit zotoheshin të ndihmonin njëri-tjetrin në luftën kundër Romës. Në traktat nuk përfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas së cilës romakët nuk duhet të mbeteshin “zotër të Korkyrës, as të Apolonisë e Epidamnit, as të Farit, as të parthinëve dhe Dimales, as të Amantisë”, i njihte praktikisht Maqedonisë të drejtën e sundimit në Iliri. Po të pranojmë se përfundimi i një aleance midis Kartagjenës dhe Maqedonisë ishte objekt bisedimesh qysh prej kohës së Dozonit dhe se qe vonuar për shkak të pavendosmërisë së Filipit, atëherë në dritën e klauzolës së sipërme ka arsye të mendohet se lakmitë e Maqedonisë kanë qenë prej kohësh një shqetësim për Ilirinë dhe mbase kanë pasur edhe ato ndikimin e tyre në marrëdhëniet midis Skerdilaidit e Filipit.
Duke përcaktuar sferat e interesave marrëveshja përcaktonte edhe zonat e veprimeve ushtarake. Në frymën e marrëveshjes të dyja palët ndërmorën në vitin 214 veprime të përbashkëta në Itali dhe Iliri. Ndërsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sërishmi kundër qyteteve bregdetare të Ilirisë. Me një flotë prej 120 lembesh u fut në Aos dhe provoi të merrte Apoloninë, por shpejt u bind se kjo nuk ishte një punë e lehtë. Atëherë papritmas u drejtua kundër Orikut, të cilin e pushtoi me sulmin e parë, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndërkaq mbante të ngujuar Apoloninë dhe shpresonte ta merrte me qetësi, duke menduar se romakët nuk do të ishin në gjendje ta shqetësonin në operacionet e tij. Por ndodhi e kundërta. Reagimi i romakëve qe i menjëhershëm: një flotë prej 50 anijesh pesërremëshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun që Filipi e kishte lënë në duart e një garnizoni të vogël. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendën në Apoloni, ku hynë natën pa u diktuar. Këndej së bashku me forcat e qytetit, sulmuan në befasi kampin e Filipit, të cilin e gjetën krejt të pambrojtur. Afër 3 000 maqedonë mbetën në fushën e betejës ose u zunë robër. Mbreti provoi të ikte nga deti, por si e gjeti grykën e lumit të mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tërhoq nga toka për në Maqedoni me mbeturinat e ushtrisë.
Dështimi para mureve të Apolonisë i tregoi Filipit se plani për daljen në brigjet e Adriatikut dhe kalimi në Itali nuk ishte një punë e lehtë. Në të dy vitet që pasuan ai e ndryshoi drejtimin e sulmit të tij: nënshtroi atintanët, parthinët bashkë me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut në tokat e ardianëve, duke u shtyrë në veri deri në Lis. Mendimi se atij iu nënshtrua edhe Skodra, madje se u shtri deri përtej lumit Narona, nuk qëndrojnë dhe kanë gjetur pak përkrahje. Veprimet e dy viteve të fundit dëshmojnë për një strategji të re politike-ushtarake të Filipit, që synonte të zgjeronte pushtimet në Iliri. Marrja e Lisit, megjithëse i siguroi një dalje në det, nuk mund të lidhet me planin e vjetër të kalimit në Itali. Qyteti ishte shumë larg brigjeve të përtejme të Adriatikut dhe sa kohë që Dyrrahu dhe Apolonia ishin në duart e romakëve, çdo kalim përmes detit ishte i paracaktuar të dështonte. Duket më e besueshme që Filipi të jetë interesuar në këto çaste në radhë të parë për vendosjen e një sundimi të shëndoshë në Iliri me perspektivën e dëbimit të plotë të romakëve prej këndej, kurse plani i kalimit në Itali të ketë ardhur duke u zbehur. Pushtimet e tij ishin padyshim një rezultat me rëndësi: ato ngushtuan shumë zotërimet romake në Iliri dhe duke hyrë si pykë midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanë këtë të fundit prej romakëve.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

harta

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Periudha midis viteve 335-230 p.e.s. është koha e shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e lulëzimit të qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh të shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që përbënte tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir. Qytete të tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg qytetesh të reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm në fundin e shek. IV – fillimin e shek. III p.e.s. Por në krahinat e brendshme të luginës së Matit e të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë e Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat është se ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.

Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e njëjtë për të gjitha qytetet ilire të kësaj kohe. Ato dallohen sipas madhësisë dhe rolit ekonomik e politik të tyre: ka qendra të mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt etj. Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbështetur në kushtet e terrenit dhe të rrethanave në të cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një akropol në majë dhe qytetin poshtë tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm – akropolin, dhe në atë përfund tij – qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë të brendshëm.

Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu një tip qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi duket se nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.

Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë qëllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Klosin ai përbën një kategori të veçantë qyteti.
Pavarësisht nga klasifikimet e ndryshme që mund t’u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së banuar në një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për banim, për veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit.

Një nga kriteret bazë të qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e qendrave të vjetra të epokës së hekurit shfrytëzoheshin vetëm pjesërisht. Qytetet e ngritën mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re që u përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato të Bylisit, Dimales, Margëlliçit, Irmajt e të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m. Ato përforcohen tani me kulla të shumta.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta, të mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre i kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut.

Nuk njihet ende në masën e duhur ndërtimi i brendshëm i këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe në Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.

Rrugët ishin një element themelor urbanistik që e ndanin qytetin në insola, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij.
Vendet më në dukshme janë përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin tempujt, teatrot, portikët, stadiumi në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale në Selcë të Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash.

Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese. Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve rrethuese.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre rrethuese. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m. Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.

Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur dëshmojnë se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin parimeve të njohura të urbanistikës antike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e kohës i përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese.

Procesi i shndërrimit të disa qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit në qytete nuk përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë, nga ana tjetër, që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme lindore nëpër Shkallën e Tujanit – Qafë Murrizë – Dibër – Maqedoni; qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë, në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apolonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh në zonën gjeografike ku qyteti mbizotëron me ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë vetë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

E Drejta Historike e Luginës për Liri!

E Drejta Historike e Luginës  për  Liri!

harta_etnike

 

E Drejta Historike e Luginës për Liri!

Lugina e Preshevës, si nocion gjeografik dhe politik që përfshinë komunat Shqipëtare, ende të mbetura nën okupimin e Serbisë, kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike-kombëtare, juridike, politike, ekonomike etj, që të aspirojnë Lirinë. Liri që nënkupton Bashkim me trungun amtarë- Kosovën, pjesë e së cilës ishte historikisht, politikisht( para okupimit serbë), gjeografik, etnik-kombëtar, juridik etj. Këtu do trajtohet vetëm nga koha e pushtimit serbë, e jo më përpara!

Në vitin 1863-1865, ndërtohet nga Perandoria Osmane, rruga e quajtur “Xhadeja e re e Mithat Pashait”, e cila kalonte nga Vranja, Bujanovci, Presheva dhe kalonte për në Grykë të Vardarit1

Perandoria Osmane, në vitet 1866-1869, u dëshmu që ishte afër rënijes së saj, ndërsa në anën tjetër tashmë në vendet sllave të Ballkanit kishte fillu të shpërthenin idetë nacionaliste të frymëzuara nga Revolucioni Francez i 1789.

Traktati i Vëslaut, i cili u lidh në mes Serbisë dhe Greqisë, më 26 korrik 1867, që ishte përfaqësu nga Ministri grek Petros Zanos dhe ministri serbë Jovan Ristiq, Milan Petronijeviq dhe Ilija Garashanini. Ky njihet edhe si traktati i parë ballkanik kundër Perandorisë Osmane, që do përfshiheshin në luftë tokësore kundër saj.2 Princi Serbë Mihal Obrenoviqi kërkoi në marrëveshje që të merrte Bosnje dhe Hercegovinën, “Serbinë e Vjetër”( që përfshinë edhe Kosovën, dhe Maqedoninë pra nga Drini, deri në lumin Iskra në Bullgari!). Grekët kërkuan që të përfshinin Thesalin, Epirin, Maqedoninë në mes Thesalisë dhe Detit, Thrakën dhe malet Ballkan, e që ky propozim u pranu në fund.3

Ndërsa më 28 shkurt 1868, këto dy vende nënshkruan edhe një konventë ushtarake, mirëpo më 10 qershor 1868, mbreti i Serbisë, ishte vrarë, e nga kjo mbarrëveshjet mbetën në letër!4

Mirëpo me shpërthimin e luftës ku Serbia shpalli pavarësinë mët 30 qershor 1876 në luftë kundër Perandorisë Osmane. Forcat Serbe u shkatërruan keqa, mirëpo pastaj më 13 dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878 u rigrupuan forcat serbe, të mbështetura edhe nga Rusia, si dhe 3 mars 1878, që iu bashku edhe Mbretëria e Malit të zi, derisa Rusia luftonte kundër Perandorisë Osmane nga 24 prill 1877 deri më 3 mars 1878, në kaukaz edhe në Ballkan( ku kishte përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë)!

Në këtë fazë ndodhi tragjedia, ngaqë tashmë trupat osmane pësuan humbje, ndërsa forcat serbe morën Nishin, Pirotin, Leskocin dhe Vranjën. Kryengritja bullgare, lufta e Malit të Zi dhe në anën tjetër lufta ruso-turke, shkaktoi Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875-1878. Edhe pse Mali i zi, nën mbështetjen e Rusisë, i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane, që më 1 korrik 1876.5

Mirëpo derisa zhvillohej lufta Ruso-turke( dmth 1 javë pas fillimit të saj), Austro-Hungaria me Rusinë, bëri një marrëveshje të fshehtë, më 8 korrik 1876, e njohur si Marrëveshja e Reichstadt të Bohemisë, për të rregullu-coptu gadishullin Ballkanik

1 Reshat Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës (1878-1999), Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës, Preshevë, 2006, faqe259

2 Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.

4 Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

5 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.

sipas interesave të Fuqive të Mëdha.1 Me këtë marrëveshje për herë të parë, nga Fuqitë e Mëdha, u trajtu- gjymtu Çështja Shqipëtare, Rusia tërësisht mohonte këtë, ndërsa Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë.2 Ndërsa më 15 janar 1877, Rusia u detyru të hynte në Marrëveshje sekrete me Austro-Hungarinë, e njohur si Marrëveshja e Budapeshtit,3 ishte mbi platformën e Marrëveshjes së Reichstadt, e që u plotësu edhe me një marrëveshje shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej që Austro-Hungaria do qëndronte neutrale në luftën Ruso-Turke, e si shpërblim do mund ta pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do përcaktohej me një marrëveshje të veçantë. Ndërsa Austro-Hungaria, zotohej të mos e prekte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si territore të influencës së saj. Ndërsa do shembej plotësisht Perandoria Osmane, thuhej që do bëheshin të pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.4 Kjo luftë mbaroi me gjunjëzimin e Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878.5

Traktati i Shën Stefanit, në nenin 1, trajtonte Malin e Zi, që i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, ndërsa nenin 2 i njihej pavarsia e Malit të Zi.6 Në nenin 3 i jepeshin Serbisë qytetet si Nishi, Leskoci dhe e ashtuquajtura Serbia moraviane dhe do bëhej shtet i pavarur( Vllasinë, Vushtrri, Mitrovicë)7 – shih fig 1. Neni 6, rregullonte Bullgarinë si vasale të Perandorisë Osmane, me qëveri krishtere, që do përfshinte territorin nga Danubi, malet Ballkan, përgjat maleve të vjetra( Stara Planina), Sofjen, Pirotin, Vranjën me luginën e Moravës,( dmth ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës), Thrakën veriore, pjesën e Thrakës Lindore afërsisht tërë Maqedoninë8 -shih fig 2.

Nga ky zgjerim i Rusisë, sidomos duke shtri influencën e saj në Ballkan, ishte shumë e pakënaqur sidomos Britania e Madhe, e që kryeministri i saj Benjamin Disraeli kishte reagu. Edhe Serbia kishte shfaqur frikën nga Bullgaria e Madhe, që mund t’i dëmtonte interesat e saj në territoret e mbetura të Perandorisë Osmane. Rumania ishte shumë e dëshpëruar, po ashtu edhe Austro-Hungaria ishte e dëshpëruar që nuk përfitoi Bosnje dhe Hercegovinën. Ndërsa territoret tjera Shqipëtare mbetën ende nën Perandorinë Osmane,e hapësira të mëdha ishin okupu tashmë. Për këto arsye fuqitë e mëdha kërkuan të mblidhej një kongres, ku do rishikohej Traktati i Shën Stefanit- ky kongres do quhej Kongresi i Berlinit e nga do dal edhe Traktati i Berlinit.9

Konferenca Ndërkombëtare e Londrës, e nënshkruar në një protokoll, në mars 1877, fare nuk e trajtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Ky protokoll rregullonte bullgarinë, e cila përfshinte edhe territoret Shqipëtare si krahinat e Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin.10

Shqipëtarët edhe pse shumë kryengritje kishin bërë, madje edhe në Luginë të Preshevës në vitet 1843, e më pas po ashtu, nuk ishin të organizuar mirëfilli për Çlirim

1 Po aty.

2 Po aty faqe 134.

3 Po aty faqe 136-137;

4 Po aty faqe 137,

5 Po aty faqe 146,

9 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.

10 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,

Kombëtar, por më shumë bënin lloj kryengritjesh, madje edhe duke kërku bashkimin e Vilajeteve Shqipëtare brenda Perandorisë Osmane!

Ndërsa Komiteti i Janinës u formu në maj 1877, në krye të të cilit ishte Abdyl Frashëri, ku biseduan me Greqinë, që të krijonin aleancë- e cila nuk u arritë shkaku i qëllimeve ekspansioniste greke. Nga ky komitet, lind edhe idea për Çlirim të Kombit Shqipëtar- e që jo pak nga turkofilët u kundërshtu!

Ndërsa në 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare- shkurt quhej Komiteti i Stambollit, kërkonte sërish një shtet Shqipëtarë nën vasalitetin e Sulltanit- derisa Greqia tashmë ishte nga 1832 si shtet i pavarur, kurse 1867 asnjë ushtar turk nuk mbeti në Serbi.

Ndërsa më 10 qershor 1878, formohet Lidhja e Prizrenit,1 në të cilin u miratu Kanuni- Akti i Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdhëresa ( Talimati), më 17 qershor 1878.2

Neni 1 i Kararnamesë, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane.3 Në nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do e shihte si armik çdokë që do përpiqej ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane!4Ndërsa në nenin 6, thuhej që Lidhja e Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin e tokave Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.5 Në nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte veten me autoritete që e dobësonin autoritetin e qeverisë së Perandorisë Osmane.6

Ndërsa më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u mbajt Kongresi i Berlinit, ku përfaqësoheshin Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane,7 si dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi,8 ndërsa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, porse dërguan me dhjetra peticione.9 Edhe Bullgaria ishte përjashtu nga përfaqësimi edhe pse Rusia këmbëngulte për të!10 Njëashtu as Maqedonia nuk përfillej!11 Në Kongresin e Berlinit nuk u morën parasysh aspak të drejtat e popujve, por u sheshuan interesat e Fuqive të Mëdha, ku Britania, Austro-Hungaria tentonin ta minimizonin influencën ruse në Ballkan, kurse Gjermania e mbështeste Austro-Hungarinë, ndërsa Francës i interesonte vetëm izolimi i Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e influencës së Austro-Hungarisë.12

Në Traktatin e Berlinit në nenin 1, theksohej Bullgaria nën vazalitetin e Sulltanit, me qeverisje të krishtere dhe milici kombëtare, ndërsa në nenin 2, definohej territori i saj, i cili ishte dukshëm më i vogël, përfshinte afërsisht territorin e sotëm që ka- pra nuk e përfshinte Luginën e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare!13 Në nenin 26, i njihej Pavarësia Malit të zi, ndërsa në nenin 27 siguroheshin vetëm liritë fetare në

1 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,

2 Po aty faqe 156-161,

3 Po aty faqe 157.

4 Po aty faqe 158,

5 Po aty faqe 157,

6 Po aty faqe 158,

8 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,

9 Po aty.

10 Sovereignty: Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999).Princeton University Press, faqe  165

12 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,

Malin e Zi.1 Në nenin 28 Malit të zi definohej vija kufitare, ku përfshiheshin edhe territoret Shqipëtare.2 Në nenin 29, përmendej tivari që i jepej Malit të zi!3 Ndërsa në nenin 35 rregulloheshin të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serbë, që përfshinte mes tyre deri në malet e Kopaonikut, në malet Merdar mes lumit Ibër dhe Sitnica,… pastaj dalja në Medvegjë…, që sërish mbetej e Lirë Lugina e Preshevës( përjashto Medvegjën) nga okupimi i Serbisë, ndërsa kufiri ishte tek mali Shën Ilia!4 Ndërsa në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në territoret e okupuara nga Serbia,5 ndërsa askund aspak nuk trajtohet çështje të Shqipëtarve!

Në Kongresin e Berlinit, krahina e Vranjës, Nishit, iu dhanë Serbisë, derisa me Traktatin e Shën Stefanit ato i ishin premtu Bullgarisë së Madhe, madje iu dha edhe Medvegja, deri afër Bujanocit ( tek Mali Shën Ilia)!6

Nga ky rast niset të rrjedhë koha, prej kur ishte pushtu nga Serbia komuna e Medvegjës.

Shqipëtarët që shpërnguleshin nga shteti serbë, në vitet përpara Kongresin të Berlinit, cilësoheshin si turq, madje edhe nga faktori ndërkombëtarë, regjistroheshin si musliman! Këta nga Sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokuples, Vranjës etj shpërnguleshin plotësisht, duke ushtru plotësisht akt gjenocidi, spastrimi etnik( prej nga edhe lindën këto nocione e institucione juridike)! Refugjatët e shpërngulur një pjesë kaluan nëpër Luginë për të vazhdu ikjen për në Turqi, e ca u vendosën nëpër Luginë apo në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare!

Nga viti 1878 deri 1912, Serbia nuk okupoi më territore- por gjatë tërë kësaj kohe, nixste, financonte Shqipëtarë për kryengritje kundër Perandorisë Osmane, që maksimalisht të dobësoheshin forcat luftarake Shqipëatare, që në një të ardhme pastaj të arrinte të okuponte territoret tonë më me lehtësi-gjë edhe siç ndodhi realisht!-shih fig 4. Gjatë kësaj periudhe Shqipëtarët zhvillonin kryengritje kundër Perandorisë osmane! Në Trojet tona( Shqipëtare), vetëm në vitet 1896-1897 e këndej, filluan Lëvizjet për autonomi, pasiqë në Ballkan kishin mbetur vetëm Shqipëtarët dhe çështja e Maqedonve, ishte po ashtu e njejtë, si në arenën rajonale ashtu edhe botërore, pasiqë fqinjët tentonin të coptonin për vete, sa më shumë që mundnin nga këto territore. Derisa tashmë njihet që në Trojet tona, filloi rilindja kombëtare në vitet e 80 të shekullit të XIX, e veçmas kjo u kristalizu gjatë viteve 1905 derisa kulmoi me Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë Londineze.7

Periudha në mes viteve 1878 deri 1912, në Trojet tona Shqipëtare, u zhvilluan me qindra e qindra kyrengritje kundër Perandorisë Osmane, që nga gusht-shtator 1878, menjëherë filluan konfrontimet ushtarake. Derisa edhe në Janar 1879, bëhej mbrojtja e Prevezës, që po ashtu nga Kongresi i Berlinit, Perandoria Osmane ia falte Greqisë! Ngaqë edhe Perandoria Osmane tentonte me forcën ushtarake, t’ia falte tokat Shqipëtare si Plavën, Gusinë, Grudën, Hotin, Kelmendin etj Malit të Zi ( Tetor 1879- janar 1880), të njejtin fat pati edhe Ulqini gjatë gusht-nëntor 1880, për t’ia dhënë

1 Po aty,

2 Po aty,

3 Po aty,

4 Po aty,

5 Po aty,

6 Po aty,

7 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 337,

dorëzu Malit të zi, beteja e Slivovës( 1881), Besëlidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e Pejsës, kryengritja Shqiptare e 1904, Komiteti për Lirinë e Shqipërisë dhe lufta e armatosur e çetave 1905-1908, revolucioni xhonturk si dhe kundër-revolucioni, kryengritjet Shqipëtare të viteve 1909, e pasuar me kryengritjen e 1910 po ashtu edhe në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 etj. E që në të gjitha këto përpjekje, edhe Shqipëtarët e Luginës së Preshevës ishin përfshi.

Lugina e Preshevës, pra Presheva dhe Bujanoci, mbetën deri më Luftën e parë Ballkanike nën okupimin e Perandorisë osmane, tashmë Medvegja ishte nën okupimin serbë që nga Kongresi i Berlinit!

Derisa në 29 shtator 1911, Italia i kishte shpall luftë Perandorisë Osmane në Libi( që ishte territor i okupuar), po ashtu edhe ishujt Dodekanez i kishte pushtu tashmë Italia,1 në rrethana të këtilla të favorshme, s’do e linin t’i humbiste, pa e shfrytëzu edhe sllavët e jugut për interesat e veta.2 Lidhja Ballkanike,3 u bë, me marrëveshje sekrete në mes të Greqisë që i propozoi Bullgarisë që në tetor 1910,4 ndërsa gjatë luftës Italo-Osmane, në shtator 1911 filluan negociatat mes Bullgarisë dhe Serbisë, që u nënshkru në 29 shkur dhe më 13 mars 1912 nga monarkia Bullgare, respektivisht ajo serbe,5 mirëpo marrëveshja mes Bullgarisë dhe Greqisë u realizu javën e fundit të shkurtit 1912, e që u nënshkru më 29 maj 1912,6edhe mbreti i Malit të Zi, Nikolla, i shtyrë nga propozimi për ndihmën ruse, që pranë mesit të prillit 1912 nënshkroi marrëveshje me Bullgarinë, derisa marrëveshjen me Serbinë e kishte më të vështirë, e që u arrit në fund të majit 1912 me ndërmjetësimin e zyrtarve bullgar, me këtë njihet edhe si formim i Lidhjes së ballkanit.7 Lidhja Ballkanike mes vete nënshkruan edhe një konventë ushtarake sekrete kundër Perandorisë Osmane( gjë që realisht ishte më e dëmshme për Trojet Shqipëtare sesa për Perandorinë Osmane)!8

Në tetor 1912, derisa Perandoria Osmane e pa me vonesë organizimet-aleancat e Lidhjes Ballkanike,9 iu imponu të pranonte paqe me Itali, e këtë e nënshkroi më 18 tetor 1912, në Lozan të Zvicrrës.10

Edhe ne, Shqipëtarët, e shfrytëzuam këtë rast, por jo në kohën e duhur( u nis përpara vendeve tjera ballkanike dhe në çastin që e nisën luftën vendet tjera sllave të Ballkanit, shumica e Luftëtarve Shqipëtarë, ishin kthy nëpër shtëpitë e tyre!).

Kryengritja shpërtheu më 7 mars 1912, derisa dy batalione turke bashkë me ministrin truk kalonin nga Peja për në Gjakovë, u sulmuan nga Shqipëtarët, afër fshatit Strellc.11 Derisa kjo kryengritje u zgjeru, derisa nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi Kryengritja e Përgjithshme edhe në të gjitha Trevat tjera,12 mes tyre edhe në Luginën e Preshevës,

1 The History of the Italian-Turkish War, September 29, 1911, to Octobet 18, 1912, Beehler, William( 1913), Annapolis:The Advertiser Republican, faqe 58,

11 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 466,

por edhe në Vilajetet tjera Shqipëtare.1 Derisa u çliruan territore të shumta Shqipëtare, nga thundrra osmane gjatë korrikut 19122 Qeveria e Stambollit, tradhëtoi palën Shqipëtare, duke pranu kinse marrëveshje, ku do i plotësoheshin kërkesat Shqipëtare3 derisa luftimet çuan edhe në Çlirimin e Kryeqytetit të Shqipëtarve ( Shkupit) më 11 gusht 1912.4 Më 18 gusht 1912, u firmos, një marrëveshje Shqiptaro-turke, e që edhe këtë marrëveshje autoritetet turke e shtrembëruan duke e mashtru palën Shqipëtare!5 Kryengritësit Shqipëtar, pas marrëveshjes, u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa Ushtri të Rregullt Shqipëtare, nuk kishte, madje as nuk kishte mendime për një organizim serioz të tillë!( ushtri të vogël, që nga Lidhja e Prizrenit pretendohej, madje edhe vullnetare!).

Serbët dhe Malazezët, tashmë edhe historiografia jonë, flet hapur, qartë madje edhe me emra dhe mbiemra konkret, që kishte nxitur shpërthimin e parakohshëm të Kryengritjes Shqipëtare të vitit 1912, me qëllim të shterrjes së forcës luftarake të Kombit Shqipëtarë, si dhe dobësimit sa më të madh të forcës ushtarake të Perandorisë Osmane, duke e ruajtur pastaj për vete këto vende( sllavët e Ballkanit),që ta korrnin fitoren( në aspektin ushtarak, sllavët vërtetë ia arritën ta realizonin këtë skenar)!-shih Fig 5.

Lufta e Parë Ballkanike, shpërtheu më 8 tetor nga Mali i zi, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, kurse më 18 tetor edhe Greqia.6 Derisa Shkupi, më 16 tetor 1912, iu ishte dorëzu Fuqive të huaja.7

Mbreti Serb, Pjetri, pasi kishte dhën armë për popullsinë serbë, si në Kosovë, Iliridë( Maqedoni), kishte shpallur edhe një dekret ku thërriste që ushtrisë serbe që t’i bashkoheshin edhe Shqipëtarët, e që këtë ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si çlirimtare nga thundrra Osmane! Më 15 tetor ushtria serbe kishte msy, në rajonin e Vranjës, ndërsa më 18 tetor tërë 286.000 ushtarët serbë( numri total i ushtrisë ishte 318.000 ushtar dhe 450 topa)8 ishin në sulm në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik, Kurshumli-Prizren-Durrës, Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Prijepole.9 Si ushtria serbe, ashtu edhe ajo Malazeze kishin sulmu vetëm Trojet Shqipëtare, ndërsa edhe një pjesë e ushtrisë greke kishte sulmu Trojet jugore Shqipëtare!

Më 14-16 tetor në Grykën e Merdarit u zhvilluan luftimet, më 20 tetor u sulmu Prishtina, më 23 tetor Mitrovica dhe Vushtria!10

Në Zonën e Karadakut, Idriz Seferi, prijës tashmë i mirënjohur për udhëheqjen epike të luftës në Grykë të Kaçanikut kundër hordhive barbare Otomane, grumbulloi 6000 luftëtarë. Me këto forca i përballoi sulmet e ushtrisë së III serbe( i komanduar nga gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa)11, në drejtimin e Vranjës,

1 Po aty faqe 476,

 

9 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 505,

10 Po aty faqe 506,

nga 15 tetori deri më 22 tetor, kur u detyru të tërhiqej!1 Përmes luginës së Moravës, ushtria e III serbe, synonte të kalonte në luginën e Vardarit.2 Ndërsa më 24 tetor pushtoi Gjilanin, derisa me 23 tetor pushtuan Vushtrrinë dhe Mitrovicën.3

Ushtria e III serbe, msyu në drejtim të Kumanovës, po ashtu edhe ushtria I serbe nga Kosova kaloi në Kumanovë, ku më 22-24 tetor u zhvillu beteja më e madhe, ku ushtria I serbe kishte 126.000 ushtarë, ndërsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes tyre mijëra ishin Shqipëtarë, më 26 tetor u pushtu Kumanova, e që u pushtu pa luftime dhe Shkupi( ushtritë turke ishin dekompozu plotësisht tashmë)!4 Në këtë betejë u vra i tërë batalioni i Shqipëtarve të Gjilanit. 5 Ndërsa shifrat e Shqipëtarve të vrarë në këtë betejë ishin deri 10.000 veta!6 Me pushtimin e Shkupit njihet si fund i fazës së parë të luftës së I ballkanike. Ushtarët turq braktisnin frontin, derisa ushtarët Shqipëtar vazhdonin të luftonin kundër ushtrive të Lidhjes Ballkanike!7

Edhe pse Shqipëtarët që ishin ushtar në Ushtrinë Osmane, braktisën këtë ushtri, ndërsa vazhdonin luftën.8 Kjo dukuri në aspektin ushtarak kuptohet qartë, mos kordinim, organizim të duhur, bëri që të pësonim edhe më shumë në jetët e ushtarve tonë, si në shërbim të Atdheut dhe të atyre që i shërbyen Perandorisë Osmane( pushtuesit të vjetër)!-shih Fig 6.

Menjëherë pas mbarimit të fazës së parë të luftës së I Ballkanike, mediet sllave madje edhe në mediet ndërkombëtare filosllave, dolën propaganda denigruese për Shqipëtarët si “fise ende të egra”, “barbare, të paaftë për të formu shtet të tyre!9 Po këto propaganda u shoqëruan edhe me gjenocid, spastrime etnike, terror, masakra brutale.10

Nga kjo periudhë historike, pra në tetor 1912, Lugina e Preshevës( Bujanovci dhe Presheva, ndërsa Medvegja që nga Kongresi i Berlinit, 1878) u pushtuan ushtarakisht nga Serbia, në kundërshtim me çdo ligj vendor. Siç do quhej sot, agresion ushtarak një veprim i tillë!-shih fig 7.

Të gjithë e dijmë, se si u shpall Pavarësia e Shqipërisë Londineze, pjesa më e madhe e territorit të saj të pushtuar tashmë nga vendet sllavo-ortodokse të Ballkanit. Në këtë ngjarje historike, sërish nuk munguan as luftëtarë e as personalitete të shquara edhe nga Lugina e Preshevës.

Lufta e dytë Ballkanike nuk kishte asnjë ndryshim okupatorësh mbi Trojet Shqipëtare, në këtë rast as mbi Luginën e Preshevës. Sepse kjo luftë kishte të bënte mes Serbisë-Greqisë dhe Bullgarisë! E cila mbaroi me Traktatin e Bukureshtit të 19 gusht 1913.11

1 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,

3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 506,

4 Po aty faqe 506.

5 Po aty faqe 506-507,

6 Po aty faqe 507,

7 Po aty faqe 506,

8 Po aty faqe 507,

9 Po aty,

Fuqitë e mëdha duke e pa, realitetin e ndryshuar në Ballkan, kërkuan mbledhje të një Konference të re, ku u ftuan anëtarët e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse Fuqitë e mëdha, përfaqësoheshin nga Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Konferenca filloi më 2 dhjetor 1912, trajtohej :

  1. territori i pushtuar i Shqipërisë Londineze nga Serbia, Mali i zi dhe Greqia
  2. statusi i sanxhakut të Tregut të ri që ishte formalisht nga Kongresi i Berlinit nën protektoratin e Austro-Hungarisë, si dhe
  3. statusin e territoreve tjera të pushtuara si Kosovës, Maqedonisë, Thrakës etj1

Austro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavarësinë e Shqipërisë Londineze, Gjermania dhe Britania e Madhe mbetën neutrale,Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi, që të coptonin edhe Shqipërinë Londineze mes aleatëve të Lidhjes Ballkanike.2

Traktati i londrës, njohu kufijt e Shqipërisë Londineze,3 ndërsa në nenin 6 Serbisë i kërkohet të ratifikoj kufirin me Bullgarin,4 mirëpo askund aspak nuk trajtohet kufiri mes Serbisë dhe Okupatorit Otoman, që ishte vendosur në Kongresin e Berlinit( 1878), ku vetëm Medvegja ishte e pushtuar nga Serbia. Ndërsa në këtë Konferencë, Serbia, pos që pushtoi Luginën e Preshevës, ajo u zgjeru territorialisht deri duke pushtu edhe territoret e Shqipërisë Londineze-shih fig 6 dhe 7.

Periudha historike, e fatkeqësisë Kombëtare Shqipëtare, e në këtë rast edhe për Luginën e Preshevës, më konkretisht për Medvegjën, sanxhakun e Nishit, Vranjën, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit i qershorit 1878, kurse për Preshevën, Bujanocin, por edhe për territorin e sotëm të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë Londineze, Iliridës( dhe Maqedonisë si tërsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, më sakt muaji tetor 1912.

4 Po aty neni 6.

bashkautore Skender dhe Bardhyl Jashari.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR

harta-ilire

LUFTA PËR RIBASHKIMIN E SHTETIT ILIR
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik. Ndërsa Pineu u mbeti “besnik” romakëve, Skerdilaidi vepron ende më 218 si aleat i Maqedonisë, duke përkrahur Filipin në ndërmarrjet e tij detare të atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat që i kishin shkaktuar dinastët e qyteteve të Ilirisë, nuk mundi të dërgonte më shumë se 15 anije, baras me gjysmën e atyre që kishte premtuar. Nga ana tjetër, kontingjente ilire, nën komandën e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone në Greqi dhe luanin një rol të parëndësishëm në operacionet e mbretit maqedon kundër etolëve dhe aleatëve të tyre.

Gjendja në Iliri ishte shumë e rëndë edhe për shkak të luftës së brendshme, e cila po ziente në qytete prej disa vitesh. Polibi e paraqet këtë si një luftë që zhvillohej në sferat e larta sunduese, midis dinastëve të qyteteve dhe sundimtarëve të lartë të shtetit ilir. Megjithatë nuk ka dyshim se ajo ishte shumë më e ndërlikuar. Në situatën e rëndë që jetonte Iliria, ajo shprehte si kontradiktat në gjirin e shtresës sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave të tjera të ulëta qytetare. Orientimet promaqedone dhe proromake, si edhe rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj.
Ndërkaq, ndërsa në Greqi vazhdonte me furi lufta midis Maqedonisë dhe Lidhjes Etole, në të cilën qenë tërhequr edhe ilirët përkrah aleatëve të njërës apo tjetrës palë, në perëndim shpërtheu lufta vendimtare midis Romës dhe Kartagjenës, e njohur si Lufta e Dytë Punike. Kontradiktat midis fuqive të mëdha mesdhetare dhe rezultatet e kësaj lufte patën një ndikim të thellë në orientimet politike të fuqive ndërluftuese në Greqi dhe rënduan edhe më shumë gjendjen e Ilirisë. Kështu me gjithë dështimet që kishte pësuar në vitin 217, Roma nuk ngurroi të dërgonte përfaqësues në Iliri për të bërë presion politik me qëllim që të ruante pozitat e saj në brigjet e Adriatikut dhe të mënjanonte një qëndrim eventualisht të kundërt nga ana e Pineut. Ajo nuk la mënjanë edhe Maqedoninë, të cilën e konsideronte si armike potenciale të saj. Të dërguarit e senatit i vunë në dukje Pineut se ishte vonuar në shlyerjen e tributit dhe se po të donte ta shtynte duhej të jepte pengje, kurse Filipit i kërkuan dorëzimin e Demetrit pa përfilluar kështu pozitën e tij të pavarur.

Por rezultatet e luftës me Hanibalin ishin të tilla që nuk mund të mos errësonin këto hapa të senatit. Në Maqedoni ato u pritën me entuziazëm dhe ngjallën një shpresë për largimin e rrezikut romak, i cili qëndronte pezull mbi këtë vend qysh nga lufta e parë iliro-romake. Lajmi i fitores së Hanibalit, pranë liqenit të Trazimenit e bëri më të vendosur Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty për aty vendimin të çlirohej nga lufta në Greqi për t’u drejtuar kundër Romës.
Kur Filipi nuk kishte përfunduar ende paqen me etolët në Naupakt (verë e vitit 217), ishte hedhur në luftë kundër tij Skerdilaidi. Polibi tregon se një flotë e tij kishte dalë papritmas në Leukas, sulmoi dhe rrëmbeu disa anije të Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt Maleas, duke zënë e plaçkitur rrugës tregtarët. Në të njëjtën kohë, Skerdilaidi kishte sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, një qytet i vogël në Pelagoni, dhe, pasi kishte bërë për vete qytetet e Dasaretisë, midis të cilave edhe qytetin e rëndësishëm Antipatrean, kishte kryer sulme edhe kundër një pjese të Maqedonisë në kufi me këto qytete.
Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisë, u gjend papritur në luftë me Filipin dhe u prish me të, Polibi e shpjegon në mënyrë të thjeshtëzuar. Ai thotë se Skerdilaidi ishte zemëruar me mbretin maqedon, sepse “nuk i kishte dhënë të hollat që i detyrohej sipas marrëveshjes”. Një shpjegim i tillë nuk mund të jetë bindës edhe në qoftë se ky fakt është i vërtetë; shkaqe më të thella duhej të kenë tronditur marrëdhëniet e tij me Maqedoninë.

Ajo që preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapërcimi i vështirësive të brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të qyteteve. Në verën e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses dhe mbase përmes tyre kishte arritur t’i jepte fund përçarjes politike që ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut. Nuk ka dyshim se pas kësaj ai u bë sundimtar i vetëm i shtetit ilir dhe është fakt që për Pineun nuk bëhet fjalë më në burimet. Roma duhet të mos i jetë kundërvënë Skerdilaidit, në veprën e tij të ribashkimit, kurse për Maqedoninë kjo nuk mund të thuhet. Përveç premtimeve, Filipi, që përkrahte Demetrin, nuk i kishte dhënë atij asnjë ndihmë konkrete. Shtrirja e pushtetit të Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisë, që u bashkuan me të vullnetarisht, nuk duhet të jetë mirëpritur në oborrin mbretëror në Pela dhe ka shumë të ngjarë që këtu të ketë zanafillën e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA E ILIRËVE

GJUHA E ILIRËVE

iliret

GJUHA E ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

flamuri_shqiptar

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

(Shkëputur nga “PËRPJEKJA” Viti XI, nr.20 Tiranë, pranverë 2005)

Nga Ernest Renan

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ernest Renan (1823-1892) ishte studiues që i përkiste shkollës racionaliste dhe ishte lektor i historisë së gjuhëve dhe të feve, i famshëm për librin e tij “Jeta e Jezusit” (1863). Renan ka qenë profesor i Sorbonës dhe leksioni i tij “Çfarë është një komb” është një shfaqje e përkufizimit voluntarist mbi kombin që doli pas Revolucionit Francez. Argumentat e tij janë një polemikë ndaj pikëpamjeve që mbanin gjakun dhe territorin si ndër elementët kombformues, pikëpamje këto të përhapura gjerësisht në Gjermani.

Qysh nga rënia e Perandorisë Romake, ose më mirë të themi, qysh prej shkatërrimit të perandorisë së Karlit të Madh, Evropa perëndimore të jep përshtypjen sikur është e ndarë në kombe, disa prej të cilëve, në periudha kohe të caktuara, kanë kërkuar të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi të tjerët, pa arritur gjithsesi të korrin suksese afatgjata. Ato që nuk bënë dot Karli V i Spanjës, Luigji i XIV dhe Napoleoni I, me shumë gjasa nuk ka për t’ i bërë dot asnjeri në të ardhmen. Krijimi i një Perandorie të re Romake, ose të një Perandorie të re të tipit të Karlit të Madh, është bërë i pamundur.

Përpjekja për të vendosur një sundim universal mbi një Evropë tejet të përndarë do të shkaktonte me siguri krijimin e një koalicioni që do ta rizbythte në kufijtë e tij të natyrshëm kombin guximtar. Ndërkaq ka kaluar kohë që kur është vendosur një farë ekuilibri. Megjithë rreziqet që i kërcënojnë, Franca, Anglia, Gjermania dhe Rusia do të jenë ende aty ku janë edhe në shekujt që do të vijnë, si subjekte historike dhe si gurët më të rëndësishëm në një fushë dami, ku kuadratet ndryshojnë vazhdimisht në madhësi
dhe në rëndësi, por që kurrë nuk shuhen plotësisht.

Parë në këtë prizëm, kombet janë diçka shumë e re në histori. Ato ishin të panjohura në antikitet; as Egjypti, as Kina dhe as Kaldea nuk përbënin në asnjë kuptim kombe. Ato përbëheshin nga turma njerëzish të drejtuara nga një bir i Diellit ose i Qiellit: po aq sa nuk ishin qytetarë egjyptianët, po aq nuk ishin edhe kinezët. Antikiteti klasik kishte republika dhe qytete- shtete, konfederata republikash lokale dhe perandori, por në asnjë mënyrë ato nuk ishin kombe të kuptimin që i japim ne sot kësaj fjale. Athina, Sparta, Sidoni, Tiri ishin qendra të vogla, ku gëlonte një dëshirë e admirueshme për të mbrojtur territorin; por këto qytete shtriheshin në hapësira shumë të kufizuara.

Përpara se të përfshiheshin në Perandorinë Romake, galët, spanjollët dhe italianët ishin
përmbledhje fisesh, shpesh herë të bashkuar mes tyre, por pa pasur institucione qendrore dhe dinasti. Edhe Perandoria Asiriane, ajo Perse dhe Perandoria e Aleksandrit të Madh nuk formonin kombe. Nuk ka pasur ndonjëherë patriotë asirianë, ndërkohë që Perandoria Perse ishte një sistem feudal me shtrirje të gjerë. Asnjë komb nuk e lidh origjinën e tij me aventurën kolosale të Aleksandrit të Madh, e cila ka sjellë shumë pasoja për historinë e përgjithshme të njerëzimit.

Çfarë u bë me popujt gjermanikë përgjatë kohës që shkon nga pushtimet e tyre të mëdha të shekullit V e deri në pushtimet e fundit normande të shekullit X? Ata nuk sollën ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e racave, por ata vendosën dinastitë dhe aristokracitë e tyre ushtarake në një hapësirë pak a shumë të gjerë që mbulonte perandorinë e vjetër të perëndimit, që pastaj mori emrin e pushtuesve të saj. Nga ajo kohë e kanë zanafillën Franca, Burgundia dhe Lombardia; dhe më vonë edhe Normandia.

Forcimi i shpejtë i Perandorisë së Frankëve rikrijon përsëri unitetin e Perëndimit; por kjo perandori do të rrëzohet rreth mesit të shekullit IX; traktati i Verdunit (843) përcaktonte ato ndarje që në thelb kanë mbetur të pandryshueshme, dhe këtej e tutje do të kemi Francën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë dhe Spanjën, që megjithatë, pas uljesh e ngritjesh dhe pas shumë peripecive, do të fillojnë të ecin drejt ekzistencës së plotë si kombe ashtu siç i shohim të lulëzojnë sot.

Çfarë është ajo gjë që vërtet i karakterizon këto vende të ndryshme? Është përzierja e popullsive të tyre. Në vendet e lartpërmendura, nuk ka asgjë të ngjashme me atë që ne gjejmë në Turqi, ku turku, sllavi, greku, armeni, arabi, siriani dhe kurdi janë po aq të dallueshëm sot sa ç’ kanë qenë edhe në ditët e pushtimit. Dy rrethana të rëndësishme çuan në këtë rezultat. Së pari, fakti se popujt gjermanikë përqafuan krishtërimin sapo ata u vunë në kontakt me popujt latinë dhe grekë. Sistemi turk, që i ndan njerëzit sipas përkatësisë së tyre fetare, është shumë i ndryshëm nga ai i popujve gjermanikë, ku pushtuesi dhe të pushtuarit kanë të njëjtën fe, ose më mire të themi, kur pushtuesi përqafon fenë e të pushtuarit. Rrethana e dytë është të harruarit nga ana e pushtuesit e gjuhës së tij. Nipërit e Klovis-it, Alarikus-it, Gondebaud-it, Albinus-it dhe Rollon-it kishin mësuar tashmë gjuhën romake. Ky fakt në vetvete ka qenë rrjedhojë e
një tjetër faktori të rëndësishëm, i cili është ai që frankët, burgundët, gotët, lombardët dhe normandët kishin pak gra të racës së tyre me vete. Për gjenerata të tëra, krerët martoheshin me gra gjermane, ndërkohë që konkubinat dhe mëndeshat e tyre ishin latine. Gjithë tribuja u martua me gra latine, që do të thoshte se, pasi frankët dhe gotët u vendosën në territore romane, lingua franca dhe lingua gothica e kishin fatin të shenjuar për të mos jetuar më. Nuk ndodhi e njëjta gjë në Angli, meqënëse pushtuesit anglo-saksonë sollën me vete gratë e tyre; popullsia bretone u detyra ta lerë vendin dhe përveç kësaj gjuha latine nuk ishte më gjuhë mbizotëruese në Britani. Harresa, madje do të thosha pikërisht harresa e gabimeve historike, është një faktor i rëndësishëm në krijimin e kombit dhe në fakt sa më shumë të reja historike dalin në dritë, aq më shumë kërcënuese duken ato për kombet. Në fakt kërkimet historike nxjerrin në pah aktet e dhunës që kanë qenë në zanafillën e çdo formacioni politik, edhe të atyre që dhuna u ka sjellë përfitime të mëvonshme. Uniteti është krijuar gjithmonë nëpërmjet brutalitetit; bashkimi i Francës veriore me atë jugore ka qenë një rezultat i shfarosjeve dhe terrorit të vazhdueshëm, që kanë zgjatur thuajse një shekull. Mbreti i Francës, nëse do të lejohej ta them, ka qënë tipi ideal i unifikuesit shekullar, i cili krijoi kombësinë më të ngjizur që ka ekzistuar ndonjëherë. Megjithatë, e parë më imtësisht, mbreti i Francës e humbi prestigjin e tij; kombi që ai formoi e mallkoi atë dhe sot vetëm njerëzit e lexuar e dinë se cila ishte vlera e tij dhe se çfarë bëri në të vërtetë ai.

Historia e vendeve të Evropës perëndimore u zhvillua sipas ligjeve që kishin për bazë dallimet midis popujve. Shumë vende dështuan në atë që arriti të bënte kaq mirë mbreti i Francës, pjesërisht nëpërmjet tiranisë dhe pjesërisht nëpërmjet drejtësisë.

Nën të njëjtën kurorë të Shën Stefanit, hungarezët dhe sllavët kanë qëndruar të ndarë
për 800 vjet me radhë. Duke mos u munduar t’ i bashkonte elementët e ndryshëm nën
sundimin e saj, dinastia habsburgase i ka mbajtur popujt e saj të veçuar dhe shpeshherë në kontradikta me njëri-tjetrin. Në Bohemi, elementi gjerman dhe ai çek janë po aq të përzier me njëri-tjetrin sa ç’ mund të jenë vaji me ujin në një gotë. Politika turke e ndarjes së kombësive në përputhje me fenë ka pasur një rrjedhojë shumë serioze: ajo ka shkaktuar rrënimin e Orientit. Marrim për shembull qytetin e Selanikut ose të Izmirit, dhe do të gjeni atje 5 ose 6 komunitete secila me traditat e saj dhe me asgjë të përbashkët midis tyre. Prandaj thelbi i një kombi është që individët duhet të kenë shumë gjëra të përbashkëta, por ata duhet të kenë harruar edhe shumë gjëra të tjera. Asnjë qytetar francez nuk e di se ai është burgundian, alani, taifali apo vizigot; çdo qytetar francez duhet ta ketë të fshirë nga kujtesa Ditën e Shën Bartolomeut, masakrën që u krye në shekullin XIII në jug të vendit. Nuk mund të arrish të gjesh dot as edhe dhjetë familje sot në Francë që të jenë në gjendje të japin prova të origjinës së tyre franke, dhe kjo provë do të ishte patjetër e paplotë, si pasojë e mijëra rasteve të panjohura të kryqëzimit midis njerëzve gjë që do t’ i trondiste tezat e gjenealogëve. Kombi modern është pra një rezultat historik i arrirë në sajë të një vargu dukurish që konvergjojnë në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë ka ndodhur që uniteti ka ardhur për shkak të veprimit të një dinastie, siç është rasti i Francës; ndonjëherë nëpërmjet vullnetit të drejpërdrejtë të krahinave, siç ka qënë rasti i Hollandës, Zvicrës dhe Belgjikës; ka pasur raste edhe kur ka ekzistuar një synim i përgjithshëm, që me kohë ka mposhtur tekat feudale, siç kemi rastin e Italisë dhe të Gjermanisë. Këto formacione kanë në themelet e tyre një raison d être shumë të thellë. Parimet e bashkimit dalin në pah në formën e surprizave të paparashikushme. Në ditët e sotme, kemi parë një Itali që të bashkohet si pasojë e disfatave të saj dhe një Turqi që të shpërbëhet si pasojë e fitoreve të saj. Çdo disfatë i çonte problemet italiane përpara, ndërkohë që çdo fitore e fundoste Turqinë; kjo sepse Italia është një komb, dhe Turqia, në territoret e saj jashtë Azisë së Vogël, nuk është e tillë. Eshtë në lavdinë e Francës që të ketë proklamuar nëpërmjet Revolucionit Francez se një komb është vetë Sovran. Nuk duhet të na vijë keq që të tjerët po na imitojnë. Parimi i kombësisë është yni. Atëhere çfarë është një komb? Përse Holanda është një komb, ndërsa Hanoveri ose Dukata e Madhe e Parmës nuk është? Si ka mundësi që Franca vazhdon të ekzistojë si komb, ndërkohë që parimi që ajo krijoi është zhdukur? Si ndodh që Zvicra, e cila ka tre gjuhë, dy fe dhe tre ose katër
raca, të jetë një komb, ndërkohë që Toskana, për shembull, e cila është kaq homogjene
nuk është e tillë? Përse Austria është vetëm shtet dhe jo komb? Nga çfarë ndryshon parimi i kombësisë nga ai i racës?

Nëse do t’ i vinim veshin disa teoricienëve politikë, një komb është parasëgjithash një dinasti, që përfaqëson një pushtim të vjetër që në fillesat e tij u pranua dhe më vonë u harrua nga masa e njerëzve. Sipas teoricienëve politikë për të cilët flas, bashkimi i provincave që kryhet nëpërmjet dinastisë, me anën e luftrave, martesave dhe traktateve të saj, mbaron me dinastinë që e kryen atë. Është e vërtetë se shumica e kombeve moderne janë krijuar nga familje me prejardhje feudale që zotëronin toka dhe në njëfarë mënyre është bërë bërthama e centralizimit. Kufijtë e Francës në vitin 1789 nuk ishin as natyralë dhe as ata të nevojshmit. Hapësira e gjerë që iu shtua nga dinastia e Kapetëve rripit të ngushtë që la traktati i Verdunit ishte në të vërtetë një blerje personale që kishte bërë kjo dinasti. Në një kohë aneksimesh të shumta, nuk kishte as kufij natyrorë dhe as nuk ekzistonte ndonjë ide e tyre; nuk kishte as të drejta kombesh dhe as vullnete provincash. Bashkimi i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës ishte po ashtu një akt dinastik. Italia u vonua në rrugën e saj drejt shndërrimit në një komb, sepse, midis asaj morie shtëpish sunduese, asnjëra prej tyre nuk u bë qëndra e bashkimit. Gjëja e çuditshme ishte se titulli mbretëror erdhi pikërisht nga ishulli i humbur i Sardenjës që ishte thjesht një tokë italiane. Holanda, që u krijua nëpërmjet një akti heroik ndarjeje, megjithatë ka nënshkruar një akt lidhje me Shtëpinë e Oranzhëve dhe do të ketë rreziqe serioze nëse një ditë ky bashkim do të komprometohej.

Por, a është kaq absolute kjo ligjshmëri? Pa dyshim që jo. Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat u formuan nga konglomerate prurjesh të njëpasnjëshme, nuk kanë baza dinastike. Nuk do të ndalem këtu te rasti i Francës. Për ta bërë këtë do të na duhej
të hynim në sekretet e së ardhmes. Le të themi se nëse mbretëria franceze do të ishte vërtet një çështje e lidhur ngushtë me kombin, atëhere si shpjegohet që pas rënies së saj kombi ishte në gjendje të vazhdonte edhe pa të? Shekullit XVIII ndryshoi çdo gjë. Pas shekujsh degradimi, njeriu u kthye përsëri te shpirti i antikitetit, te respektimi i vetvetes dhe te ideja e të drejtave të tij. Fjalët atdhe dhe qytetar rifituan kuptimin e tyre. Kishte ndodhur kështu një nga veprimet më guximtare në histori, një veprim që do të mund të krahasohej, në terma fiziologjike, me përpjekjen për t’ i dhënë jetë një trupi, të cilit i qe hequr më parë truri dhe zemra.

Prandaj duhet theksuar se një komb mund të ekzistojë edhe pa parimin e dinastisë, ndërkohë që edhe ato kombe që janë formuar nga dinastitë mund të ndahen nga këto dinasti dhe të vazhdojnë të jetojnë edhe pa to. Parimi i vjetër, që bazohet vetëm mbi parimet e princave, nuk mund të ekzistojë më; përveç të drejtave dinastike janë edhe të drejtat kombëtare. Mbi çfarë kriteri bazohet kjo e drejtë kombëtare? Ngase mund të dallohet? Prej ç’ fakti konkret rrjedh?
I. Nga raca, mund të thonë disa. Ndarjet artificiale që vijnë nga periudha e feudalizmit, martesat princërore dhe kongreset diplomatike janë tashmë të vjetëruara. Ajo që mbetet e vendosur dhe përgjithmonë është raca e popullsisë. Kjo është ajo që përbën një të drejtë, një legjitimitet. Për shembull, nëse ndjek këtë teori që po shtjelloj, i bie që familja gjermanike të ketë të drejtën të rimbledhë anëtarët e shpërndarë të gjermanizmit, edhe në rast se këta anëtarë mund të mos duan të ribashkohen. E drejta e gjermanizmit mbi një province na del më e forte edhe se të drejtat e vetë banorëve të kësaj province. Në këtë mënyrë ne krijojmë një lloj të drejte primordiale (parake) të ngjashme me të drejtën hyjnore të mbretërve; një parim etnik që zëvëndëson atë të kombit. Ky është një gabim shumë i madh, i cili nëse do të mbizotërojë do ta shkatërrojë qytetërimin europian. Parimi i kombit është aq i drejtë sa është i ngushtë parimi i së drejtës primordiale të racës, që është i mbarsur me rreziqe për progresin e vërtetë.

Vlerësimet etnografike nuk kanë të bëjnë fare me formimin e kombeve moderne. Franca është kelte, iberike dhe gjermanike. Gjermania është gjermanike, kelte dhe sllave. Italia është vendi që i hap më tepër telashe etnografisë: galët, etruskët, pellazgët, grekët, pa përmendur këtu shumë elementë të tjerë që janë ndërthurur aty, duke formuar një përzierje të padeshifrueshme. Ishujt britanikë, të marrë sëbashku, paraqesin një përzierje gjaku kelt dhe gjerman, përpjesëtimet e të cilave është vështirë të përcaktohen.
E vërteta është se nuk ka raca të pastërta dhe të bazuarit e politikës mbi analiza etnografike është si të bësh një kala mbi rërë. Vendet më të përparuara, si Franca, Anglia, Italia, janë ato që e kanë gjakun më të përzier. A është Gjermania ndonjë përjashtim në këtë drejtim? A është ajo një vend gjermanik i pastër? Çfarë iluzioni. I gjithë jugu ishte i galëve. Lindja pas lumit Elba ishte plotësisht sllave. A mos janë vallë ato toka që ata kërkojnë të pastërta, të pastërta vërtet? Këtu mbërrijmë te një nga problemet më të rëndësishme, ku është e rëndësishme që të sqarohen idetë dhe të parandalohen keqkuptimet.
Diskutimet mbi racën janë të pafundme, sepse historianët filologë dhe antropologët e psikologjisë i kanë dhënë këtij termi kuptime shumë të ndryshme. Për antropologët, në fillim vjen origjina e njerëzimit nga kafshët dhe pastaj mund të flasim për origjinën e kulturës, qytetërimit dhe gjuhëve. Popullsitë primitive ariane, semite dhe turaniane nuk ishin të tëra të ngjashme nga pikëpamja fiziologjike.
Këto grupe janë ngjarje historike që ndodhën në një erë të caktuar, le të themi pesëmbëdhjetë ose njëzetmijë vjet përpara, ndërsa origjina e njeriut nga kafshët zhduket pikëpamja filologjike dhe historike, e quajmë si raca gjermanike është sigurisht një familje më vete e species njerëzore. A mund të flasim vallë për një familje më vete në kuptimin antropologjik të fjalës? Në asnjë mënyrë.
Dalja e gjermanikëve si individualitet në histori u bë vetëm pak shekuj para Jezu Krishtit. Në atë kohë nuk mund të flitej për gjermanë. Para se të vijmë te kjo pike, të përzier siç ishin ata me sllavët në masën e padallueshme të skithëve, ata nuk kishin ende një individualitet të veçantë. Anglezi i sotëm sigurisht që dallohet si tip më vete në
komunitetin njerëzor. Ajo që ne quajmë sot pa të drejtë si raca anglo-saksone, nuk është as bretoni i kohës së Çezarit, as anglo-saksoni i kohës së Hengist-it, as danezi i kohës së Knutit dhe as normandi i Uilliam Pushtuesit, por në të kundërt një përzierje e të gjithë këtyre. Francezi i sotëm nuk është as gal, as frank dhe as burgund. Ai është ajo çfarë doli nga gjithë ajo përzierje që ndodhi gjatë sundimit të mbretit të Francës, kur elementë të ndryshëm u shkartisën mes veti. Origjina e një banori të Jersey ose Guernsey nuk ndryshon në asnjë mënyrë nga ajo e popullsisë normande anën tjetër të detit. Në shekullin XI, edhe syri më i stërvitur nuk do të kishte dalluar dot edhe ndryshimin më të vogël midis banorëve të të dyja anëve të Kanalit (të La Manshit-shën përkth.). Vetëm disa rrethana të rastit nuk bënë të mundur që Filip- Augusti të mos i merrte këta ishuj bashkë me pjesën tjetër të Normandisë. Të ndarë nga njëri-tjetri për më shumë se 700 vjet, këto dy popullsi jo vetëm që u bënë të huaja për njëra-tjetrën, por as nuk ngjasojnë më mes tyre. Raca, ashtu siç e kuptojmë ne historianët këtë term, është diçka që bëhet dhe zhbëhet. Studimi i racave është i rëndësishëm për atë studjues që merret me historinë e njerëzimit. Ajo nuk mund të zbatohet në politikë. Ndërgjegjja instiktive që përcaktoi hartën e Europës nuk mori parasysh racat, ndërkohë që kombet e para europiane janë kombe me gjak të përzier.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

harta-EUROPIANE

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesët e tretë)

Emri Alba dhe ai albanë ose albanesi dëshmon se dardanët dhe etruskët e Italisë me dardanët dhe toskët e Shqipërisë, si me të gjithë shqiptarët e Shqipërisë; Epirit; Maqedhonisë (për të mos e përsëritur Maqedoninë); Kosovës; Malit të Zi, Sangjakut e shqiptarët e Kosovës Verilindore të Serbisë ( për të mos e përsëritur “Lugina e PBM”) janë vëllezër të një gjaku, pa mos i harruar të gjithë shqiptarët në Botë. Ata i kanë edhe vëllezërit e tyre, të rinj e të vjetër nëpër Azi të Vogël; nëpër Afrikën Veriore dhe në Amerikë, posaçërist në SHBA. Këtu kanë qenë dikur Dardanët e vjetër; Brigët apo Frigët; Sumerët; Hititët dhe të tjerë pellazgo-yllir.

Itali dhe në tërë Gadishullin Ilirik (Ballkanin e sotshëm) kanë kaluar këndej mjaftë dardanë, që ishin larguar prej vendit të vjetër, pas rrënimeve të shumfishta e të luftës disa vjeçare të Trojës. “Është e vërtetë –thotë Malte-Bruni sipas Xhuseppe Krispit- se disa studiues pohojnë që shpërngulja e Eneas është një përrallë, por ja që shpërngulja e trojanëve dhe dardanëve mund të jetë një fakt historik”.1

Një gurëgdhendje nga Luantët-në Ylli-Frigji apo Brigi-marrë nga ilirida-online.com

Eneu është dali i Ankzit, nipi i Istrefit, stërnipi i Isarakut dhe urnipash i Trojit, djalit të Dardanit, dhe këtë po e përsëritim siç e kemi pasur në shkrimin parapak.

Emrat gjeografikë të Frigjisë dhe Troadës ose Trojës, edhe sot mund të shpjegohen prej gjuhës shqipe. Koribantët ose kuretët kaluan në Kretë dhe ia vunë emrin malit ku jetonin ata, emrin Ida, duke ia dhënë të njëtin emër, që e kishte emrin e maleve në Troadë apo në Trojë, pra në Ylli-Frigji. Kjo do të thotë se ishin si ne. Ndërsa tërë ishullin e quanin Kretë, sikur të thuashe thjeshtë Kuretë. Kuretët ishin banorët, ndërsa Kreta ishte vendi i tyre. Ky nuk ishte dhe nuk është “emër fenikas”, porse kështu ishte shënuar vetëm në saje të kuretëve. Pra aty ku banonin kuretet, quhej Kreta. Ndërsa emri Ilion, në të folurën shqipe nënkupton “vend i ngritur”, në drejtim të Yllit ose Illit, të shkruar me një “l”. Vendi i qytetit ishte vendosur lartë, mbi kodra- si na dëshmon për këtë Malte-Brun, në vëllimin e tij të 6, të Kreut 199, faqe 253.2

Te pjesa paraprake e kemi thënë se dorët janë me zanafillë ilire/yllire, si yllirët e Frigjisë, që ndonjëherë i shënojmë frigjë e ndonjëherë brigë, të cilët siç e tregon kjo fjalë, e mbanin Yllin si të shenjtë, sepse “nga Ylli kishin zbritur mbi tokë”.

Më vonë, nëpër histori, e deformuan këtë emër ata që nuk e kuptonin këtë fjalë dhe nuk e dinin çka do të thoshte. Ka qindra interpretime dhe shpeshherë “ll” nuk e shqiptonin, prandaj e shënuan “l” në vend të “ll”, si p.sh. Iliria, që duhej të ishte Ylliria. Aty banonin ata të cilët kanë pasur konsideratë se kanë zbritur në tokë nga Ylli, i cili mirret si “i shenjtë”. Pra, jo Iliria, por Ylliria dhe kuptohet pse Diellin, si yllin më të vogël dhe fenomenal për jetën e tyre dhe të të gjithë njerëzve, e kishin si “të shenjtë”, simbolin e parë të cilin e respektonin, e besonin, jo si fénë, sikurse e kishin poashtu të gjithë pellazgo-yllirët (pellazgo-ilirët), dhe Zotin e madh të tyre.

Kulla e Babylonisë-e cila ndërtohet-por rrëzohet

Alfabeti Pellazgo-Yllir paraqitet në bazë të sistemit diellor, thotë Xhamajl Gashi, me 12 qershor 2010, te Besir Bajrami, në një polemikë të veçantë për kulturën e qytetërimin, për mitologjine e historinë, për simboliken e tyre dhe etimologjinë e fjalëve të lashta. Xhamajl Gashi e thotë me përkushtim cilësimin e tij „Pellazgo-Yllir“, sepse të tillë ishin të parët tanë dhe quheshin Yllir, si p.sh. Brigët-Frigët. Të gjithë e rrespektonin Diellin, i cili është Ylli më vogël, dhe të gjithë e konsideronin veten „të ardhur prej Yllit“, në tokë, midis jetës së përkohshme. Pellazgët ishin hyjnor. Ata quheshin Yllir, apo siç e quanin me gjuhën e vjetër pellazge, Hyllir, dhe vendit ku jetonte ata, që e quanin Hylliria, siç na dëshmon për këtë edhe studiusi i palodhshëm shqiptar, Mili Butka. Kjo është më se e vërtetë.

Xhamajl Gashi thotë se njerëzit kanë mundësi t`i mbledhin në fillim gjithsejtë 11 pika. E fundit është Hana, që është e simbolizuar në fundin e kësaj prove. Pra, janë paraqitur komplet planetet 9+1+1=11, që do të thotë: të nëntat, plus Diellin dhe Hënen. Alfabetin e parë natyrisht se kanë ditur që t`a bejnë ata. Fjalët e para i kanë folur në tokë. Por, ndër të parat e kanë shikuar qiellin. Nuk do mend se shenja e parë te sumerët, me ngjyrë të verdhë e paraqet në sistemin e Besir Bajramit germën e parë- A.3 Ajo është Perëndia dhe Gjithësija, siç e përdorën edhe arabët, me A- Allahperëndia, si dielli kur lind e perëndon, i kuq si gjaku. Kjo është prova e parë e strukturimit të alfabetit të parë, nga sistemi ynë diellor. Kemi edhe prova të tjera…

Në të vërtetë, gjuha shqipe është shumë e vjetër. Ajo është folur shumë përpara prej “greqishtes”. Nuk do mend se fillimin e fjalëve të para të saj datojnë më herët, që kur ka filluar njerëzimi të shqiptojë fjalët e para. Siç thotë një dijetarë shqiptar, Ali Eltari (Lapi) në fillim të veprës së tij, “nëse pellazgët nuk do të kishin nisur të flisnin, njerëzit do të vazhdonin të ulurinin pyjeve, në kërkim të ushqimeve”.4

Por, “asnjë popull tjetër i botës, në të cilin jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesorë i botës së lashtë e të rëndësishme, që çdo historianë do të donte ta njihte; historia e tyre do të plotësonte zabrazti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës”– thotë Johan Tuman, sipas Ali Eltarit.5

Porti ilir i shkruar sipas pellazgishtes nga studiusi shqiptar Mili Butka-HYLLIRUS PORTUS

Njeriu i vjetër ishte i lidhur ngushtë për dukuritë e natyrës. Fjalët e tij të para ishin reagim nga këto klithma ose një befasi ndaj tyre. Kështu, këto thirrje, klithma, ulurima, shprehje të ekstazës dhe ndikimit që kishin këto dukuri të natyrës te njeriu do të përcaktonin edhe kuptime të veçanta, dhe pasi kalojnë brez pas brezi, jete në tokë, ato do të bëheshin me të qarta dhe do të shprehin kuptimet e tyre të zëshme.6

Pra, gjuha e folur e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë për rreth tij ka ndodhur në qendrën e gjithë pellazgëve. “Përhapjen e të gjithë pellazgëve në të gjithë pellgun e Detit Pellazgjik dhe të Detit të Zi e vërtetojnë më së miri rrënojat e kë-shtjellave pellazgjike. Ato kanë mbetur të madhërishme dhe të fuqishme deri në ditët tona, në zona të banuara shkëmbore, si monumente gjigante të papushtueshme”.7 Dhe, kështu i kuptojmë të “ardhurit” e dhunshëm në trojet tona e pështjellimet që na i bëjnë historisë, madje edhe linguistikës, që janë aktuale.

Në atë periudhë ka filluar gjuha e parë pellazgo-yllire, gjuha e të parëve tanë albanëve, që rrjedhë nga Alba dhe është Para; më vonë e kanë quajtur Alfa, ku B-ja ka dhënë gemën e dytë, Beta. Këto janë të al-ba-nëve. Ato e bëjnë A-në dhe B-në.

Gjuha e parë, mëma e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe e shqiptarëve prej fillimit deri në ditët e sotme, e albanëve, e pellazgëve, që janë banorët më të lashtë të botës, por edhe e të tjerëve. Më së miri këtë çështje e tipizon kombi i yllirëve, i cili ndër kohë ka banuar rreth detrave ku kanë qenë pellgjet e lundrimeve dhe u quajtën pellazgo-yllirë, pra pellazgo-ilirë. Ne po e fillojmë nga vetvetja.

Sot, duhet të themi se armiqtë tanë të rrezikshëm të kombit tonë nuk i pranojnë, i ç`vlerësojnë, i refuzojnë, sikur ata i njohin çështjet tona. Paraprakisht, për qëllimet e veta politike thonë se kjo nuk mund të quhet “parahistori”, se “nuk ka prova të mjaftuara vërtetimi” e nuk i kursen as disa njerëz të dijshëm të botës dhe i len t`i quanjë “hipoteza”, “mitologji”, “përralla” apo “shikime të vonshme”, dhe sot për sot “të pa argumentuara”. Kjo nuk është absolutisht e mundur e as nuk është plotësisht e vërtetë, sepse janë shkrime shkencore e të veçanta mbi të ashtuquajtërën “histori” dhe “parahistori”, por duke u ndihmuar me të gjitha disciplinat shkencore, ndonëse ato na paraqiten vonë, duke e zhveshur nga petkat e rrejshme dhe gabimet evidente shkencën, që mund të quhet shkencë, dhe pseudoshkencën.

Ne, nuk po merremi aktualisht me këtë gjë. Jemi në shqyrtimin se a janë “grekët” të parët, apo janë gënjeshtarë. Qindra vite përpara shtyhen me “shkencën” e tyre.

Fillimisht, po i kthehemi ndryshimimit të sistemeve: matriarkatitpatriarkat. E para e kishe në ballë gruan, ndërsa e dyta e kishte burrin. Dhe kjo ishte luftë e vetë sistemeve, dhe jo luftë e “grekëve” me “pellazgit”. Në qendër të sistemit të parë dihet se ka qenë Sellena, ndërsa në të dytën është Zeusi, si Zot i madh. E para i kishte “graii”-të, që janë gratë; dhe e dyta i kishte burrat, si p.sh. Burri i Epirit.

Në këtë periudhë u zhvilluan luftimet nga të ndarët prej grave, “graii”, “grai-kos”, jo grekët, sepse nuk kishte “grekë”, e as të ashtuquajtur “helenë”. Helenizmi është i rrejshëm dhe nuk kanë ekzistuar asnjëherë në rruzullin tokësor.

Trualli i vjetër i Pelllazgjisë nëpër Euro-Azi të Vogël dhe Afrikën Veriore

Pellazgët janë shumë të njohur si ngënës të lëndëve të lisave, madje që në kohët e lashta të ekzistimit të tyre, sepse ledhat e lisave janë fryte përplot me amidon. Edhe sot, po t`i kërkosh, janë mjaft të idhëta. Lisi ishte simbol i pellazgëve, e edhe në Dodonë. Orakulli i interpreton këto gjëra nga gjethet e lisit të dushkut. Lisi më i vjetër i dushkut quhet çarr. Orakujt i faleminderohen përshpëritjeve të gjetheve të lisit, si formën më të mundshme e konkrete të Zotit të Madh ose Zeusit.8 Ushtrues të kësaj detyre janë “graitë”, pra gratë e shenjta, të cilat janë edhe famulltaret.

Dodonë, ushtrueset e detyrës së të thënave të Zotit ishin “graii”-të, dhe u thanë “tomuret”, “thomurët”, sepse iu binin këmbanave, dhe i quajnë “priftëresha”, pasi kanë lindur fétë, orakujt. Kjo nëkupton të thënat, të dhënat e tyre, mendimet, parashikimet, ligjet, urdhërat, profecitë, vendimet, këshillimet, etj.9

Në të vërtetë, në Dodonë, ishte perëndesha Sellena, që njëzohet me Hënen. Në trevat ku flitej përgjithësisht “shqipja yllire”, e cila e përfshinte Samothrakën, ku është gjetur një skulpturë pa kokë e Sellenës, e prerë nga Paulo Emili, gjakatar italian, i cili jo vetëm se e shkatëroi truallin e shenjtë të pellazgëve, por nuk kishte turp t`a plaçkitë atë me tërë arin e punuar. Kjo statujë ruhet në Muzeumin e Luvrit në Francë, ndërsa e dyta ka përfunduar në Museumin e Londrës, në Britani të Madhe. Ata thonë se “kjo trevë i përket Greqisë”, që nuk është fare e vërtetë. Është gënjeshtër. Atëherë nuk kishte “hellenë” e as “grekë”. Sellena e niste rrugëtimin e saj kur perëndonte Dielli.10 Në Epir ka qenë një tempull i veçantë i Dodonës, ndësa në Atikë, Eulizia. Dododa ua jepte hirin e Hyut, e quhej vendi ku “merrej hir”, pra bekimi i Zotit. Emërtimi i vendit “Epir” është shumë më bindës dhe i prirë nga “hiri i Hyut”, siç na shpjegon prof. Muharrem Abazaj.11 Fjala “Epir”, përbëhet nga dy fjalë përbërëse: ep=jep dhe ir=hir. Kjo do të thotë “Jep hir”, pra “Ep-ir”. Ishte qendra e besimit të të gjithë njerëzve që vinin nga viset e tyre, të mësonin fatin që e kanë.12

Ndërsa në tempullin e Samothrakës, të ashtuquajturit “grekë” apo “hellenë”, si të dëshironi, e bëjnë një gënjeshtër të tyre, jo vetëm pakohësinë e të qenit “prezent” disa shekuj më përpara në këtë tokë të shenjtë, por e bëjnë përrallën “greke” nëpër histori, kur tregojnë se në këtë vend, pra Samothrakë, Filipi i II-të, që është babai Lekës së Madh apo Aleksadrit të Madh është takuar për herë të parë me Mirtalin, siç i thojnë të vetët Olimpisë, nënës së Lekës së Madh dhe të dy e flisnin pellazgishten, pra shqipen e yllirishtes, aty ku kanë qenë Kabirët e Samothrakës, në tempullin e Samothrakës, që ishte një trevë e kulluar pellazgo-shqipe.

Pellazgët nuk dihet pse e humbën traditën e shkrimit, pos nga djegiet dhe luftërat. Shkrimi mikenian nuk na e mundëson të kemi një qytetërim të lashtë të kultures së pellazgëve. Ne i kemi disa fragmente të zhvillimit të kulturës së lashtë të pellazgëve, përmes skulpturave, ndërtimeve të rrënuara, etj. por e kemi fatkeqësinë e rrënimit të kësaj kulture nga të ardhurit fenikas, si. psh. shkrimi A dhe B, të cilët janë rrënuar në vitin 1600 p.e.s., kur ka filluar “epoka” e rrejshme e gjuhës dhe kulturës “greke”.

Ka shkrime dhe vetëm fjalë, që vinë njëra pas tjetrës, të skalituara në gurë, stele, varre, enë, por nuk kemi gjetur deri më tani një tekst letrar, pos epokës së Homerit. Ka sot pllaka që ruhen nëpër muzeniumet e vjetërsirave dhe skulpturave, por me alfabete të lashta nuk është shkruar më shumë. Tekstet letrare janë të shkruara me tjetër alfabet. Nga pllakat e lashta, si alfabeti kuneiform i Sumerëve dhe herioglifet e egjiptianëve, janë disa tekste koherente, që e zbulojnë një qytetërim, një histori, një ngjarje, por pellazgët e vonshëm nuk kishin më një shkrim të tillë, thotë deri diku Arif Mati, me kurreshti, por nuk pajtohemi me portablin e ilirida-online, sepse thotë se “alfabeti fenikas është me origjinë pellazge”.13 Dhe, është më tepër e gabuar ajo që e vë nëpër fjalë se “këtë alfabet helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge… dhe jam i lumtur që ekzistojnë shumë vepra të autorëve te lashtë”, sepse të nxjerrë një kundërshtim: e para është se pellazgët nuk kishin vepra letrare e publicistike, të shkruara direkt prej tyre; dhe, e dyta është se “hellenë” është racë artificiale, jo komb apo etni; ndërsa e treta, as nuk kishte vepra të shkruara pellazge me këtë “gjuhë fenikase”, por kjo është gënjeshtër shkencore e atyre që duan të na lënë edhe më tutje të sorollatemi nëpër ujërat e turbullta të Kadmenëve, Danaeanëve dhe Asirianëve, që nuk janë aspak vazhdues të gjuhës pellazgo-ilire, por hatrues të gjuhës shpërfillëse të Kadmit.

Historia e lashtë është shumë e komplikuar– thotë Aref Mathieu, alias Arif Mati. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaeosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhë-hequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan e Tebën. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulture, mitologji, poezi epike,etj.) e kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin <<autokton>>.14

Nuk nevojitet më shumë se kjo thënie e thuktë e Arif Matit, për pushtuesit e tërë kulturës pellazge dhe të deformuar disa herë me radhë, derin në vitin 1000 të e.s.

Është e qartë se këta pellazgë, që u sorolaten si Zot i Deteve që prej Detit të Jonë (Deti Jon) Detit Mesdhé, Detit Egje, u dhanë atribute edhe Perëndive dhe Mbretëve të tyre të famshëm, na mjafton që të shikojmë veprën e Nika Stylos, “Etruskishtja- Toskërishtja”15 dhe do të bindemi, se te gjithë këta “europianë” na u shtuan në fara e në fise dhe i lanë arkivat me një anë e jepen pas gënjeshtrave të shumta fetare e të tjera, duke krijuar një model të tërë të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, edhe duke “e dhënë” gabim lashtësinë e popujve.

Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësishë Europiane, e krijuar gjatë viteve 50`000- 150`000 viteve, … mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore” dhe “nuk mund ti mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë (për mendimin tim, disa shekullore të Pellazgisë, e cila nuk ka qenë “Greqi”!!) që fillon me shek. 6. p.k. me botimin e poemave të Homerit”. “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore, me gjithëse nga Homeri <<Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb>>”, siç thotë Arif Mati, të cilat na i përcjellë edhe njëherë Fatbardha Demi. 16

Po e marrim edhe një pjesë nga Anastas Shuke, i cili thotë: Pellazgu hyjnor na paraqitet si i lindur nga Dheu, apo Gea (Ki-a) e lashtë dhe, gjithashtu, si i lindur nga Toka e Zezë. Por studiuesit e ndryshëm nuk janë marrë me shpjegimin e plotë e të lidhur të këtyre thënieve për pellazgët, duke e nënvlerësuar kështu saktësinë e atyre përshkrimeve, të cilat e lidhin këtë zanafillë jo thjesht me Dheun e Lashtë, por edhe me Dheun/Tokën e Zezë. Unë mendoj se përcaktori “e zezë” nuk na paraqet thjesht një tokë pjellore, por cilësinë më të dukshme që ka një tokë naftëmbajtëse, me aq shumë naftë sa bulëzon në sipërfaqen e tokës, siç na e shpjegon qartë Zitçini në “Planeti i 12-të”, fq. 34. Ky arsyetim na lidhet fare mirë me thëniet e Aleksandrit të Madh kur do nisej drejt atyre viseve të Lindjes së Afërt antike, drejt Kal.de.as = Kall.dhe.a = e kallur (n’) dhe’ asht – “ku kanë rrënjët të parët tanë”. Gjithashtu, e mbiquajtura Mesopotami, ku u zhvillua kultura e lartë e Shumer-it apo “shum.ara = tokë e begatë = Tokë apo Ki e nginjur”… Më në fund, realiteti i njohur i dyndjeve Indoeuropiane rreth 2300 – 2000 pr.k., na e mbështet fare mirë përfundimin se Pellazgët janë vetë Shumerët e shpërngulur nga Toka e Lashtë, e gjithashtu, se zanafilla dhe identiteti shqiptar kalon nëpër këtë varg segmentesh historike: Shumer – Pellazg – Ilir – Arbër – Shqiptar” – thotë ky studiues dhe shumerolog i mirë.17

Në mes të lumit Tigër e Eufrat krijohet kultura e Shumerëve (Sumerëve) e cila do të ngriste lartë kulturën e Babilonisë, e cila më vonë rrënohet.

Thuhet se të gjithë popujt e botës e flisnin një gjuhë në Mesopotami, e cila është “gjuha mëmë” e njerëzimit, dhe se ajo ka qenë gjuhë e banorëve të bardhë, boreal, siç thotë edhe profesor Xhysepe Katapano18, të ardhur nga veriu, që ishin pellazgët. “E shpjeguar thjeshtë, ajo tregon se deri në atë kohë, kudo, flitej gjuhë e njëjtë. Më pas do të niste ndarja e saj në gjuhë bija, ndonëse ndryshimet nuk ishin thelbësore. Ato u ngjanin dialekteve ku lidhje në me tyre vështirësosheshin nga brezi në brez. Duke u dhënë gjuhës ngjyrime, ato bëheshin të pakuptueshme për popujt e tjerë”.- na thotë në lidhje me gjuhën e sumerëve, Ali Eltari-Lapi.19

Gjer në fund të shekullit XIX, pjesë më e madhe e antropologëve kanë vërtetuar se banorët e vjetër sumerë të Babilonisë dhe Mesopotamisë kanë karakter të theksuar të kafkave brakicefale, siç janë në të vërtetë shqiptarët.

Të theksojmë se pellazgët deri në kohët historike zinin Europën, pjesë të Perëndimit Aziatik dhe të Afrikës Veriore. Së këtej del se gjuha mesopotame, hebraishte ose arabishte kanë huazuar nga pellazgishja”.20

Hititët u afrohen gjeografikisht vetëm albanëve të Kaukazit, ndërsa 2000 vjet p.e.s. fillon koha e re historike e Anadollit. Ajo u quajt e gjitha “koha e hititëve”, që zgjatë prej vitit 2000 p.e.s. deri në vitin 700 p.e.s.21

Më tutje, do të shohim në vazhdimet tona…

1 Xhusepe Krispi, në veprën e tij „Shqipja, nëna e gjuhëve (Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri)“, Plejad, Tiranë 2009, faqe 86, nxjerrë nga fjalët e Malte-Brun nga libri i tij, Vëllimi i 6, Kreu 119, faqe 253.

2 Shikoni veprën e Xhusepe Krispit, që kemi përmendur, faqe 28.

3 Shikoni në faqen e FB, te Besir Bajramit, „Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji…“, http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

4 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008.

5 Ajo vepër e Ali Eltarit, faqe 5, fjalët e Johan Tuman, nga vepra e tij „Kërkim në histori“, Lajpcig, 1774.

6 Vepra e përmendur, me gjithë disa keqtrajtime të autorit, faqet 22-23.

7 Po aty, faqe 34.

8 Arif Mati, “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme e një populli parahellen“, Plejad, Tiranë 2007, faqe 237.

9 Shikoni librin e Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqet 5 dhe 6.

10 Do ta shohim në shkrimi tonë për besimin e pellazgëve, pellazo-ilirëve dhe shqiptarëve.

11 Shikoni shpjegimet e këtij emri të Prof. Muharrem Abazajt, vepra e tij, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 350.

12 Po aty, e njëta faqe.

13 Shiko artikullin „Alfabeti Feniks dhe Lineari B me origjinë pellazge, Mathieu Aref“, të botuar me 5 tetor 2016, nga shkrimi në http://pashtriku.org, në http://www.ilirida-online.com/alfabeti-fenikas-dhe-lineari-origjine-pellazge-mathieu-aref/.

14 Konkluza e Arif Matit, që sjellë në kundërshtim shkrimin http://www.ilirida-online.com, të përmendur më lartë.

15 Shikoni veprën Niko Stylos, “Etruskishte-toskërishte”, West Print, Tiranë 2010.

16 Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, “Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, nisi krijimin para 50 mijë vitesh”, të botuar me 1 mars 2016, te http://shqiptari.eu/gjuha- shqipe-u-krijua-mijera-vite-para-greqishtes-nisi-krijimin-para-50-mije-vitesh/.

17 Shiko shkrimin e FB, të Altin Kocaqit „Dodona: kryeqendra e civilizimit autokton europian“, prej Agim Ratkocerit, me 13 shtator 2016, „Pellazgët janë vetë Shumerët prej Dheut të lashtë“, të autorit Anastas Shuke, studius dhe shumerolog.

18 Shikoni artikujt e mi, në http://www.brahimavdyli.ch, apo veprën e Xhusepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.

19 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, faqe 51.

20 Po aty, faqe 52-53.

21Po aty, faqe 67.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

VESHJET-ILIRO-SHQIPTARE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Sipas burimeve historike, nocioni ilir – Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.

Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.

Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.

Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.

Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE

Iliria-2

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Përpjekjet për t’u shkëputur nga varësia romake.

Në vështrimin e parë mund të duket se punët në Iliri u rregulluan në atë mënyrë që garantonin respektimin e traktatit të paqes dhe një sundim të qetë për pushtuesin. Megjithatë, ngjarjet politike treguan se as ilirët, as fqinjët e tyre maqedonët, nuk donin të pajtoheshin me gjendjen e krijuar.
Në vitet që pasuan luftën e parë, Demetër Fari u bë regjent i Mbretërisë Ilire, në vend të Teutës, që thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. Nuk dihet nëse ky akt u krye me pëlqimin e Romës, por është e sigurt se duke shtrirë pushtetin e tij mbi gjithë Mbretërinë Ilire, Demetri u forcua mjaft. Nuk duhet përjashtuar që në këtë rast ai të ketë pasur edhe përkrahjen e komandantit të njohur të Teutës, Skerdilaidit, me të cilin bashkëpunoi për një kohë.
Pas vitit 225 ose pak më vonë vihet re largimi i Demetrit nga miqësia me Romën, që u pasqyrua në veprimet e pavarura të tij. Në vitin 223 ai mori pjesë në invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit të Maqedonisë, Antigon Dozonit dhe në vitin pasues forcat ilire të komanduara prej tij luajtën një rol vendimtar në betejën e Selanisë. Këto veprime të Demetrit, megjithëse nuk drejtoheshin haptazi kundër Romës, shprehnin qartë tendencën e tij për t’u shkëputur nga varësia romake dhe preknin me këtë pozitën e Republikës në Iliri.
Është pohuar se Farosiani mundi të veprojë lirisht për shkak të “indiferentizmit” që treguan romakët ndaj ngjarjeve në Lindje, ose sepse ekzistonte një keqkuptim në përcaktimin e marrëdhënieve midis ilirëve dhe Republikës, që buronte nga mënyra e ndryshme e të menduarit dhe të kuptuarit të këtyre marrëdhënieve nga palët. Por do të ishte gabim të hidhej poshtë vlerësimi që i bënte Polibi situatës dhe të nënvleftësohet ndikimi që patën ngjarjet në Itali dhe Greqi ndaj qëndrimit të Demetrit. Nuk ka dyshim se sulmi gal dhe rreziku kartagjenas lehtësuan veprimet e Dozonit në Greqi dhe përcaktuan pozitën e Farosianit. Para Romës së kërcënuar në Perëndim Demetri preferoi aleancën me Maqedoninë. Roma në fund të fundit nuk i kishte kënaqur ambicjet e tij pas luftës së parë, kurse ai tani donte të forconte pozitat e fituara si sundimtar i shtetit ilir, duke shfrytëzuar vështirësitë e Republikës.
Senati e kuptoi atë që po ndodhte në Iliri dhe provoi ta frenonte Demetrin. “E thirri në Romë, sepse ishte bërë kryelartë dhe i rëndë…”, por pas kësaj ai u tregua edhe më i pabindur dhe u hodh në veprim të hapur kundër Romës. Në vitin 221 bëri për vete istrianët dhe së bashku me ta sulmoi anijet italike, kurse më 220 ndërmori veprime edhe më të guximshme; pushtoi disa nga qytetet e Ilirisë që ishin nën vartësinë e Romës dhe nxiti një kryengritje të atintanëve, rezultat i së cilës qe largimi i tyre prej romakëve. Më në fund, në përkrahje të veprimeve maqedone në Greqi, ai ndërmori së bashku me Skerdilaidin një ekspeditë detare kundër Pylosit (në Meseni) dhe këndej u hodh me anijet e tij kundër Cykladeve.
Për shumë vite me radhë, Roma nuk qe në gjendje të merrte masa kundër Demetrit, por sidoqoftë në vitet e fundit gjendja për të qe bërë më e favorshme. Ajo ishte lehtësuar nga pesha e rëndë e luftës me galët, kurse në Greqi pas vdekjes së Antigon Dozonit ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e saj, armiqtë e Maqedonisë, me shpresën se pasardhësi i tij, Filipi V, për moshën e re nuk do të ishte në gjendje të mbante frenat e vendit.
Ndërsa Demetri po e forconte aleancën me pasardhësin e Dozonit, një e çarë u vërtetua edhe në marrëdhëniet e tij me Skerdilaidin. Ajo u shfaq pas dështimit të sulmit kundër Pylosit, por shkaqet duhen kërkuar më thellë. Skerdilaidi nuk e ndoqi Demetrin në ekspeditën e tij në Iliri. Rrugës u ndal në Naupakt. Këtu, me ndërmjetësinë e mbretit të athamanëve, që e kishte të tijin, ai mori një vendim të papritur: u lidh me etolët dhe i ndihmoi në veprimet e tyre kundër aleatëve të Maqedonisë. Shenja të mospajtimit me politikën e Demetrit ishin shfaqur në Iliri edhe më parë. Forca ilire të kundërta me të kishin sulmuar Maqedoninë në kohën kur Demetri luftonte përkrah Dozonit në Selasi dhe mbreti maqedon qe detyruar të kthehej me të shpejtë për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Edhe më vonë Demetri qe detyruar të merrte masa të rrepta ndaj kundërshtarëve të tij në qytetet e Ilirisë e t’ua jepte pushtetin miqve të besuar. Tani që Skerdilaidi kishte marrë vendim, Filipi V u detyrua të ndërhynte vetë për ta neutralizuar dhe në takimin që pati me të mundi ta bindë që të largohej nga etolët me premtimin se “do ndihmonte për të rregulluar punët e Ilirisë”; megjithëse Skerdilaidi pranoi të lidhte aleancë me Filipin, marrëdhëniet me Maqedoninë nuk gjetën në vitet që pasuan terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar e forcuar.
Veprimet e etolëve e kishin detyruar Filipin, nga ana tjetër, t’u shpallte këtyre luftë, por si përgjigje pati një kryengritje të “kleomenistëve”, miq të Etolisë në Spartë. I tërhequr nga ngjarjet në Greqi, Filipi qe detyruar të lërë mënjanë çështjet e Ilirisë dhe Farosiani mbeti i vetmuar përballë Romës.
Gjendja e turbullt në Iliri dhe në Greqi i lejoi senatit të ndërhyjë me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet lindore të Adriatikut. Kjo i duhej Romës edhe për një arsye tjetër të rëndësishme: në perëndim kishin filluar të bëheshin gjithnjë më të qarta shenjat e një konflikti të afërt me Kartagjenën.
Në pranverën e vitit 219 romakët zbritën për të dytën herë me ushtritë e tyre në brigjet e Ilirisë. Këtë radhë ata e drejtuan goditjen kundër pikave më të rëndësishme të mbrojtjes së Demetrit në jug kundër qytetit Dimale, kurse në veri kundër kryeqendrës së tij, Farit. Megjithëse këto dy qendra ishin shumë të fortifikuara dhe me gjithë masat mbrojtëse që kishte marrë Demetri, Dimale nuk i qëndroi sulmit romak veçse një javë. Fari ra gjithashtu shumë shpejt si rezultat i një dredhie taktike të romakëve; konsulli e shkatërroi krejt qytetin. Demetri mundi të shpëtojë duke u larguar fshehurazi me një anije të vogël dhe arriti te Filipi, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij si këshilltar i keq i mbretit të Maqedonisë.
Polibi tregon se pas kësaj konsulli “pushtoi dhe pjesën tjetër të Ilirisë dhe i rregulloi punët si deshi vetë”. Ky pohim nuk duhet të jetë i saktë, sepse po ky autor e përmend Skerdilaidin ende të pavarur në veprimet e tij dhe si aleat të Filipit në vitin 218. Me sa mund të gjykohet prej Apianit, vetëm Pineu iu nënshtrua romakëve dhe nënshkroi me ta marrëveshje e traktate të dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekën dhe me sa duket e kursyen, megjithëse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228. Kjo mund të mendohet edhe për atintanët kryengritës apo për ndonjë nga popullsitë dhe qytetet e tjera. Konsujt duhet të kënaqeshin këtë radhë me dëbimin e Demetrit dhe të ktheheshin me të shpejtë në atdhe, sepse Hanibali e kishte sfiduar keq Republikën me veprimet e tij në Spanjë. E konsideruan se me këtë aksion kishin treguar në mënyrë të mjaftueshme forcën e Romës, pa e zgjeruar luftën në Iliri dhe pa hyrë në konflikt të hapur me Maqedoninë; morën me vete skllevër dhe plaçkë të shumtë dhe u kthyen në Romë ku festuan fitoren mbi Farin me një triumf të bujshëm, megjithëse lufta që kishin bërë nuk e meritonte këtë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PAQJA E VITIT 228 DHE PASOJAT E LUFTËS SË PARË ILIRO-ROMAKE

PAQJA E VITIT 228 DHE PASOJAT E LUFTËS SË PARË ILIRO-ROMAKE

Iliria-2

PAQJA E VITIT 228 DHE PASOJAT E LUFTËS SË PARË ILIRO-ROMAKE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ndërkaq Mbretëria Ilire kishte filluar të shpërbëhej. Duke parë këtë gjendje, në pranverë të vitit 228, Teuta dërgoi në Romë përfaqësuesit e saj që përfundoi paqen me senatin. Kushtet e paqes qenë të rënda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1. t’u paguante romakëve një tribut, 2. të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke mbajtur për vete vetëm pak vende dhe 3. të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy anije, por edhe këto të paarmatosura. Të formuluara me terma kaq të përgjithshëm këto kushte janë bërë objekti i diskutimeve të shumta. Përpjekjet që janë bërë për të shpjeguar ndryshimet territoriale që iu bënë Mbretërisë Ilire dhe për të përcaktuar gjendjen juridike të tokave të shkëputura prej saj kanë çuar në përfundime të ndryshme, të cilat në ndonjë rast ishin të tilla që nuk mund të cilësohen as si hipoteza.
Për një kohë ka zotëruar një mendim, sipas të cilit, romakët i ndanë pushtimet e tyre në dy pjesë. Në veri krijuan një shtet të vogël që përbëhej nga ishulli i Farit dhe disa toka të bregdetit përballë. Në krye të atij ata vunë tradhtarin Demetër Farin, me qëllim që të vëzhgonte dhe të njoftonte për çdo veprim të Mbretërisë Ilire. Me tokat e tjera të pushtuara në jug romakët krijuan një protektorat, që shtrihej prej Lisit e deri tek malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Në këtë protektorat u përfshinë, përveç Dyrrahut, parthinëve dhe atintanëve, edhe qytetet Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largët. Këtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra.

Ndryshe nga kjo pikëpamje, më realist është mendimi që nuk njeh ndonjë teprim lidhur me të ashtuquajturin protektorat romak në Iliri. Me të drejtë është vënë në dukje se ai nuk ka përbërë kurrë një rrip të pandërprerë toke, që nga Lisi e deri te bregu kontinental përballë Korkyrës, por ka qenë përbërë, ashtu si e nënkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinët e atintanët, pa asnjë territor më tepër nga ato që i ishin dorëzuar Romës. Lisi, i cili në bazë të traktatit përbënte një kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokësor midis Mbretërisë Ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo është shprehur mendimi se disa toka në jug të protektoratit mbetën përsëri nën vartësinë e Mbretërisë Ilire, me gjithë vështirësitë që paraqiste kjo vartësi për të qenë reale. Me këtë sistem, traktati i siguronte Romës lundrimin e qetë në ngushticën e Otrantos dhe mbikqyrjen me anë të protektoratit të Mbretërisë Ilire, duke i hequr kësaj çdo mundësi që të bëhej përsëri një fuqi e madhe.

Kohët e fundit janë bërë përpjekje që këto mendime të zëvendësohen me një tezë të re, sipas së cilës zotërimet romake kufizohen gjithashtu me tokat e Dyrrahut, të Apolonisë, të parthinëve dhe të atintanëve, por parthinët shtriheshin në luginën e mesme dhe të epërme të Shkumbinit, kurse atintanët në Çermenikë. Kështu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellë në lindje. Rreth tij pastaj vendosen një sërë zonash të pavarura, që shërbejnë, sikurse thuhet, si amortizatorë për zotërimet romake. Në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës vendoset zotërimi i Demetër Farit, që ndante protektoratin nga Mbretëria Ilire; në lindje zotërimet romake, duke depërtuar thellë deri në burimet e Drinit të Zi, ndanin mbretërinë ardiane nga aleatët e saj maqedonë dhe bllokonin rrugët nga Maqedonia për në brigjet e Adriatikut; më poshtë Dasaretia, që zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bë gjithashtu një zonë e pavarur dhe formoi një amortizator tjetër ndaj Maqedonisë; më në fund, në jug zona që hyri në vartësinë e Romës përfundonte në territorin e Apolonisë, që takonte bregun e Vjosës, por nuk përfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Këto katër qytete formonin një grup të pavarur ose neutral, me fjalë të tjera një amortizator tjetër ndaj Lidhjes Epirote.

Është e pabesueshme që romakët të kenë projektuar dhe realizuar një sistem të tillë mbrojtës, të paktën në mënyrë të ndërgjegjshme, siç na paraqitet. Senati nuk mund të zbatonte një politikë jo realiste. Shtete të tilla të vogla nuk mund të kishin një vlerë reale, sepse fuqitë që qëndronin pas këtyre të ashtuquajturve amortizatorë nuk do t’i përfillnin ato, nuk do t’i konsideronin si pengesë. Në fakt të gjitha sulmet që shpërthyen më vonë prej Mbretërisë Ilire apo Maqedonisë kundër zotërimeve romake nuk kanë ndeshur në pengesën e këtyre lloj shteteve dhe nuk ka të dhëna që mbrojtja romake të jetë mbështetur në to. Përveç kësaj, disa fakte të veçanta që përfshihen në këtë tezë janë krejt arbitrare. Kështu, është e pabazuar vendosja e zotërimeve të Demetër Farit në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës dhe, po kështu, nuk qëndron lokalizimi i atintanëve në Çermenikë.

Duke pranuar si të drejtë mendimin që zotërimet romake në tokën ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinët e atintanët, mbetet sidoqoftë e paqartë shtrirja territoriale e këtyre zotërimeve. Përpjekjet për lokalizimin e parthinëve dhe të atintanëve nuk kanë dhënë përfundime të kënaqshme. Në qoftë se për parthinët ka ardhur duke u saktësuar mendimi që ata, si banorë të tokave në shpinë të Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri në Aps (Apsos), për atintanët mendimet e studiuesve ende nuk përkojnë. Megjithatë, po t’i çlirojmë këto pohime nga ndonjë interpretim jo i drejtë i burimeve dhe të lëmë mënjanë si të dyshimta, ato burime që i shtrijnë atintanët deri në Dodonën e largët apo në luginën e Drinos, atëherë do të vërejmë se burimet kryesore e më të besueshme e vendosin këtë popullsi në shpinë të Apolonisë, në Mallakastrën e sotme. Kështu, parthinët e atintanët së bashku zinin gjithë bregdetin prej Ardaksanit deri në Aps (Apsos) me një shtrirje në lindje që përfshinte edhe brezin kodrinor të ultësirës bregdetare. Në këtë territor bënin pjesë një varg qytetesh ilire, midis të cilave ka të ngjarë edhe Dimale, por jo Bylisi, që zinte skajin më jugor.

Me vënien nën sundimin e tyre të tokave më të rëndësishme të bregdetit, romakët likujduan kështu zotërimet e Mbretërisë Ilire në jug. Edhe në qoftë se në këto anë mbeti ndonjë zonë që nuk u përfshi në zotërimet romake, siç mund të ishte Bylisi me rrethin e afërt të tij, Dasaretia apo ndonjë zonë tjetër e brendshme malore, ato në fakt mbetën të shkëputura nga Mbretëria Ilire, me të cilën edhe më parë, për vetë natyrën e shteteve antike, jo gjithmonë kishin lidhje të forta. Koinoni i bylinëve, si një bashkim i popullsisë dhe i qendrave të vogla përreth, që na përmendet në burimet epigrafike i takon, me sa duket, kësaj kohe.

Nga analiza e pikave të traktatit arrihet në përfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir në një mbretëri të vogël në veri të Lisit. Në jug ajo krijoi një zotërim të vetin që formohej nga Dyrrahu, Apolonia, parthinët dhe atintanët. Këtë zotërim ajo do ta përdorte si një bazë për të garantuar respektimin e traktatit dhe për të shtypur çdo përpjekje për rimëkëmbjen e shtetit ilir. Zotërimet (dinasteia) e Demetër Farit përbënin gjithashtu një kundërpeshë ndaj Mbretërisë Ilire në veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera të jugut, që mbetën të shkëputura nga kjo mbretëri, u lanë të papërfillura me besimin që, si njësi të vogla, favorizonin pozitën e Romës në këto anë. Ndalimi, sipas traktatit, i lundrimit në jug të Lisit kishte për qëllim të kufizonte nga ana tjetër fuqinë detare të Mbretërisë Ilire; për këtë do të shërbenin në mënyrë të veçantë zotërimi i Isës dhe i Korkyrës. Kështu me anë të këtij traktati Roma siguronte të gjitha masat e mundshme për ta dobësuar shtetin ilir dhe për ta mbajtur atë nën kontroll, por jo për ta asgjësuar plotësisht.
Në marrëdhëniet me Romën Mbretëria Ilire mbeti, pas përfundimit të traktatit, një shtet tributar. Është thënë se tributi ka qenë një dëmshpërblim që do të paguhej me këste, megjithëse masa dhe mënyra e shlyerjes së tij në traktat nuk përcaktohet. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive që u përfshinë në zotërimet direkte të Romës nuk është gjithashtu e qartë. Marrja e tyre nën të ashtuquajturën mbrojtje nga Roma lejon të nënkuptohet se ato qenë vënë nën një lloj varësie. Ka shumë të ngjarë që këto të jenë konsideruar nga ana formale si “aleatë” apo “miq” që u lejohej e drejta e një vetadministrimi të kufizuar. Por në fakt ato ishin të varurit e Romës dhe si të tillë nuk mund të hynin në marrëdhënie të lira me shtetet e tjera. Përveç kësaj, ata ishin të detyruar të pranonin në çdo kohë ushtritë romake dhe t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotësonin me kontingjente ndihmëse tokësore e detare, siç ndodhi, qysh në vitin e parë të pushtimit, në dimrin e vitit 229/228 dhe më vonë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Demetër Farin, që u vu në shërbim të Romës, si dinast i varur i një zotërimi të vogël në ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisë.
Gjatë konfliktit Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akarnania kishin mbajtur një qëndrim që nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatë të shtetit ilir dhe me interesat e tyre politike në përgjithësi. Ky qëndrim shpjegohet me një varg rrethanash. Sado me rezerva ta kenë parë këta aleatë rritjen e fuqisë ilire, dalja e Romës në brigjet lindore të Adriatikut nuk mund të ishte për ta më e mirë. Por, nga ana tjetër, nuk shohim, të paktën burimet nuk na e thonë, që krahas masave mbrojtëse me karakter ushtarak, shteti ilir të ketë marrë edhe masa për vënien në lëvizje të aleatëve të tij. Duket qartë se ilirët, ashtu edhe aleatët e tyre nuk arritën t’i përfundonin përgatitjet për t’i dalë përpara rrezikut që po i kërcënonte. Jo vetëm kaq, por vetë Maqedonia u gjend në këtë kohë e rrezikuar seriozisht nga një sulm dardan, i cili i kushtoi jetën sundimtarit të saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rëndësi në zgjedhjen e momentit të përshtatshëm për shpërthimin e konfliktit të armatosur kundër ilirëve. Edhe në qoftë se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund të mos merret parasysh fakti që ai përkon në kohë me ngjarjet e përshkruara më lart. Në këto rrethana romakëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të ndanin dhe të paralizonin aleatët jugorë, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninë prej mbretërive ilire. Këtë detyrë ata e zgjidhën duke drejtuar goditjen e tyre të parë kundër Korkyrës dhe Apolonisë.

Pasi rregulluan punët në Iliri, romakët përcaktuan edhe qëndrimin e tyre ndaj aleatëve dhe armiqve të shtetit ilir. Në gjendjen e re të krijuar senati deshi t’u jepte atyre një provë më të qartë të pozitës së Republikës. Menjëherë pas përfundimit të traktatit të paqes, konsulli që mbeti në Iliri u dërgoi një delegacion etolëve dhe ahejve për t’u shpjeguar arsyet e ndërhyrjes dhe të luftës në Iliri dhe për t’u bërë të ditur kushtet e paqes që u kishin imponuar ilirëve. Përfaqësuesit bënë çmos të justifikonin këtë iniciativë të Romës, duke nxjerrë në pah pasojat e “lumtura” që rridhnin prej saj për helenët. Kujdesit dhe mirësjelljes së tyre të shtirë, lidhjet e mëdha greke qenë detyruar t’u përgjigjeshin duke i pritur këto delegacione plot respekt dhe duke dhënë kështu, miratimin e tyre për këto veprime të Republikës. Më vonë delegatët vizituan edhe dy qytete të mëdha tregtare, Korinthin dhe Athinën, që përfaqësonin kundërshtarin më të vendosur të Maqedonisë dhe jo vetëm gjetën të njëjtën pritje, por si asnjëherë më parë, u lejuan të merrnin pjesë në lojërat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bërë në këtë drejtim hapin e parë konkret. Nga ana tjetër, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate të Mbretërisë Ilire, nuk u vizituan. Me këtë qëndrim mospërfillës Roma u dha të kuptojë atyre se në cilën anë ishin simpatitë e saj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE

lufta-iliro-romake

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE
E përgatiti Prof, Zymer Mehani
Problemi i ndërhyrjes romake në Iliri ka qenë për historiografinë një tezë e parapëlqyer, rreth së cilës janë zhvilluar mjaft diskutime. Pikëpamja që ka qenë për një kohë të gjatë më e pranuar është se shkaku kryesor i kësaj ndërhyrjeje ka qenë pirateria ilire, që i sillte dëme të rënda tregtisë italike. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit si një konflikt që iu imponua senatit romak, në kundërshtim me vullnetin e tij, “për të frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtë ilire”. Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si pjesë të një plani për një ekspansion më të gjerë në lindje iu kundërvu versioni se Roma as në këtë kohë e as më parë nuk ka pasur një politikë orientale. Më vonë kjo teori u përsërit dhe në ditët tona. Pasues të saj i atribuojnë monarkisë ardiane një “rol organizues” që i dha piraterisë ilire “pamjen e një imperializmi fillestar” dhe si pasojë bëri që “zgjerimi ilir të ndeshet me interesat romake”.
Është e rëndësishme të sqarohet në këtë rast nëse ishte pirateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak dhe që bëri të pashmangshme luftën apo shkaqe të tjera më të thella.
Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerë të Mesdheut, në një stad të caktuar të zhvillimit të tyre historik. Kështu, burimet i përshkruajnë etruskët, në gjysmën e dytë të shek. IV, si një popull që terrorizonte lundrimin në Adriatik dhe në Egje; etolët në shek. III kishin gjithashtu një nam të keq si piratë. Edhe vetë romakët, pretenduesit e mbrojtjes së rendit, e kanë ushtruar piraterinë në prag të erës sonë. Tek ilirët ajo luajti një rol të dukshëm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorëve antikë, ashtu dhe me vetë zhvillimin shoqëror e politik të ilirëve në këtë kohë. Pirateria ishte një dukuri e pandarë e shoqërisë skllavopronare, që e shoqëroi atë në forma të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.

Por veprimet ilire që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën, nuk kanë aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesë e politikës së shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar në Greqi. Prandaj përpjekja e studiuesve për t’i shpjeguar shkaqet e ndërhyrjes romake me anë të piraterisë ilire nuk është e përligjur. Nuk kanë munguar orvatjet për të kërkuar shkakun e luftës edhe te “frika e zakonshme e romakëve ndaj fqinjit të fortë”. Por edhe ky nuk është një shpjegim i plotë. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinjë i fortë, aleati i Maqedonisë për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga lufta e brendshme. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë u shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që kishin përfshirë në këtë kohë botën mesdhetare, ato të shtetit ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen e do të shtrihen gjithnjë më në lindje, duke sjellë me vete konflikte të reja të armatosura.
Që nga sulmi kundër Foinikes deri tek ardhja e delegatëve kishte kaluar një vit. Megjithatë, kjo çështje ziente qysh prej 2 vjetësh, nga ngjarja e Medionit. Gjatë kësaj kohe Roma kishte arritur të bënte, siç e pamë, hapat e nevojshëm diplomatikë për përgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca të konsiderueshme ushtarake, të cilat në rastin e rënies së Korkyrës u vunë menjëherë në lëvizje. Një flotë prej 200 anijesh dhe një ushtri prej 20 000 këmbësorësh do të merrte pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin dy konsujt që ishin në fuqi atë vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakëve për fushatën ilire dhe sa të ndërgjegjshëm ishin ata për vlerën reale të kundërshtarit të tyre. Nuk ishte kjo, pra, një çështje kaq e lehtë dhe e thjeshtë, siç është bërë zakon të paraqitet.

Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretëresha nuk arriti t’i dalë rrezikut përpara. Qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, të cilat do të përbënin pikëmbështetjet kryesore të mbrojtjes, kishin mbajtur një qëndrim negativ. Plani për pushtimin me forcë të tyre nuk pati sukses. Kur romakët iu drejtuan Korkyrës, flota dhe forcat ilire ishin të shpërndara dhe të angazhuara në bllokadën e Dyrrahut dhe të Isës. Garnizoni ilir i Korkyrës kishte mbetur i izoluar dhe kësaj iu shtua tradhtia e Dhimitër Farit. Romakët, që edhe kështu kishin ardhur me forca të mëdha (200 anije), i gjetën portat e hapura dhe e zunë qytetin pa vështirësi. Forca të tjera të nisura nga Brindisi dhe ato të Korkyrës, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisë e më pas Dyrrahut dhe i zunë po me kaq lehtësi. Shtresa sunduese e këtyre qyteteve, e cila e kishte përcaktuar pozitën e vet që më parë, i mirëpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme të hyjë në ombrellën romake mjaft që të ruante pozitat e veta dhe të siguronte pasurinë e tregtinë. Këtë politikë ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtë me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninë, ajo shpejtoi gjithashtu, siç thotë Polibi, “t’u nënshtrohej me dashje” romakëve dhe të sigurojë “miqësinë e tyre”.

Të mbështetur në planin fillestar të mbrojtjes së vijës bregdetare, ilirët nuk qenë në gjendje dhe nuk patën kohë të organizonin një qëndresë serioze. Vetëm në krahinat në veri të Dyrrahut romakët ndeshën në kundërshtimin ilir. Këtu ardianët i pritën me armë në dorë. Polibi nuk jep hollësira për luftën e tyre, thotë vetëm se i “i nënshtruan”, por këtë radhë nuk përdor më shprehjen “me dashje” si në rastin e parthinëve dhe atintanëve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, të heshtë për qëndresën e fortë të qytetit Nutria, pushtimi i të cilit u kushtoi romakëve shumë ushtarë dhe oficerë të vrarë. Duke përparuar drejt veriut gjatë bregdetit, thuhet se romakët morën edhe qytete të tjera, por emrat e tyre nuk zihen në gojë. Dimë që Isën e bllokuan romakët dhe ilirët, që e mbanin të rrethuar, u strehuan në qytetin Arbone, kurse Teuta me forca të vogla u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rizonit.

Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur përfundimisht fatin e luftës. Viset e pushtuara në veri,
konsujt i lanë nën mbikqyrjen e Demetër Farit dhe vetë u kthyen në Dyrrah me flotën dhe forcat e tyre tokësore. Njëri prej tyre u nis për në Romë duke marrë me vete pjesën më të madhe të forcave; tjetri mbeti në Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarë në qytetet që ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojë aty dimrin për të vigjëluar ardianët dhe popullsitë e tjera që ishin vënë nën “mbrojtjen” e Romës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

Karl-Marksi

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

Është për nderin tonë që në jetën dhe në veprën e Karl Marksit të gjenden mendime e të dhëna që lidhen me Shqipërinë e botën shqiptare. Ato, ndonëse janë anësore në shumanshmërinë e trashëgimisë së tij, prapë duhen njohur e studiuar.

Interesimin e Marksit për historinë dhe për karakterin e popullit shqiptar e ndeshim qysh herët. Në vitet e rinisë, gjatë përpjekjeve që bënte për formimin e tij shkencor, ai do të studionte e konspektonte historinë e disa vendeve, duke filluar nga historia e Francës e deri te “Historia botërore” e Shloserit. Rëndësi të veçantë për ne kanë shënimet e nxjerra nga studimi i historisë së Perandorisë Osmane. Në to ai përmend shqiptarët dhe flet me simpati e vërtetësi për ta.

“Midis kombeve të tjera, – shkruan Marksi i ri, – po ndalemi para së gjithash tek shqiptarët. Ky është një popull trim malësor, i cili përbën popullsinë autoktone të vendit që shtrihet në shpatet e brigjeve të Adriatikut; ai flet gjuhën e tij të veçantë që bën pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoeuropiane”.

Në historinë shqiptare vëmendjen e Marksit e tërheqin në radhë të parë epoka e luftërave të Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Për të, vepra e Heroit tonë Kombëtar i ka shërbyer objektivisht progresit të njerëzimit. Duke e vlerësuar lart luftën antiosmane të popullit shqiptar, ai e cilëson atë si “Një goditje kundër të vetmit shtet me të vërtetë ushtarak të mesjetës, i cili i kundërvihej zhvillimit historik që po lindte dhe përparimit botëror”.

Qëllimi ynë në këtë artikull nuk është hulumtimi e studimi tërësor i trashëgimisë së Marksit, që lidhet drejtpërdrejtë ose tërthor me Shqipërinë dhe me historinë e popullit shqiptar. Është fjala për një album folklorik të përgatitur nga vetë Marksi në kohën e rinisë. Albumi, siç do ta shohim më poshtë, nuk u hartua me qëllim botimi dhe mbeti në mes të dorëshkrimeve të tjera. Për herë të parë ai u botua më 1929 në Berlin në serinë e veprave të plota të Marksit dhe të Engelsit (Karl Marx, Friedrich Engels, Gesamtansgube – Mega – ), në vëllimin e parë: Karl Marks, Vepra: Artikuj, sprova letrare deri në mars 1843. Tekste. (Karl Marx – Werke, Artikull Literarische Versuche Bis März 1843. Text).

Albumi është një koleksion këngësh popullore të popujve të ndryshëm, të cilat Marksi i përmbledh enkas dhe ia dhuron më 1839 të fejuarës së tij Zheni Vestfalen në Berlin. Në krye ai ka këtë kushtim: “Këngë popullore gjermane (në të gjitha të folmet), spanjolle, greke, letone, estone, shqiptare etj.) të mbledhura e të kopjuara nga përmbledhje të ndryshme për Zhenin tim të shtrenjtë. K. Marks, Berlin 1839”.

Ky ishte albumi i dytë që Marksi i ri i dhuronte Zhenit, pas koleksionit të parë të shkruar me dorën e tij nën titullin: “Një përmbledhje me këngë e legjenda të vjetra gjermane”. Fillimisht ne njohëm nga albumi vetëm kushtimin. Vëmendjen tonë e tërhoqi fakti se aty përfshiheshin edhe këngë popullore shqiptare. Por më vonë, duke hulumtuar në trashëgiminë e K. Marksit, ramë në gjurmët e albumit dhe e gjetëm të botuar në veprën e tij të plotë. Njohja e drejtpërdrejtë me të, jo vetëm zgjidhi përfundimisht hamendjet tona, por na lejon ta shqyrtojmë nga afër e ta gjykojmë më saktë përmbledhjen, kriteret e zgjedhjes, vendin që zë kënga popullore shqiptare në të.

Albumi përmban gjithsej 80 këngë popullore, të ndara në 9 grupe: këngë gjermane, këngë spanjolle, këngë estoneze, këngë të vjetra greke, këngë të reja greke, këngë laplande, këngë letone, këngë italiane dhe këngë finlandeze. Kënga shqiptare është vendosur më vete në grupin e gjashtë dhe, megjithëse jepet përkatësia kombëtare, ajo përfshihet si këngë në greqishten e re. Një pikëpamje e tillë ishte zotëruese në studimet gjuhësore të kohës, pasi deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar, gjuha shqipe vendosej në një grup gjuhësor me greqishten e vjetër dhe latinishten. Po pavarësisht nga kjo hollësi formale në renditjen e këngës, përmbledhësi është i ndërgjegjshëm se ajo i takon folklorit të popullit shqiptar.

Albumi përbëhet në radhë të parë nga këngë popullore lirike, nga legjenda, balada, këngë humoristike, epigrafe. Aty gjejmë dhe disa këngë nga poezia e kultivuar, që siç duket kanë qenë dhe të popullarizuara, si nga Safo e ndonjë tjetër. Kryesisht mbizotëron motive i dashurisë.

Vetvetiu, kur lexon albumin, lindin një varg pyetjesh e problemesh që kanë të bëjnë me arsyet që e shtynë Marksin të përgatisë këtë përmbledhje, me burimet që shfrytëzoi dhe me kohën e tij. Por para se t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, le të njohim prirjet dhe interesat e djaloshit gjenial në vitet e rinisë së hershme. Siç kanë vërejtur biografët e tij, Marksi në këto vite është marrë me krijimtari letrare. Madje, sipas tyre, disa nga idetë e filozofit të ardhshëm fillimisht u shfaqën nëpërmjet imazheve poetike. Kështu, Oulanemi, heroi i tragjedisë së tij omonime, lindi duke u përftuar nga një ide e rëndësishme, të cilën autori më vonë do ta shprehë me fjalët e filozofit “në çdo gjë abstrakte ka një gjë konkrete”.

Në vitet e para të rinisë, për një kohë, Marksi u dha seriozisht pas letërsisë. Shkroi vjersha e poema, u mor dhe me prozë, nisi një tragjedi, përgatiti dhe një vëllim poetik për botim, të cilin ia kushtoi të atit (1837). Por dashuria e tij për letërsinë nuk zgjati shumë, ai u nda shpejt prej saj. Për këtë ndikoi i ati, po më shumë e kuptoi vetë, sepse, siç i pohonte në një letër babait, ai “nuk do të ishte kurrë një poet i vërtetë” dhe “do të pushonte së shkruari gjëra të tilla, gjë që deri më sot nuk e kish bërë dot”. Pas kësaj Marksi “gjithë forcën e kritikës së tij e drejtoi kundër krijimeve të muzës së vet”. Me sa duket, prirjet krijuese të djaloshit nuk kishin të bënin në thelb me letërsinë artistike, por me disa sfera më të gjera e më të thella. Dhe vërtetë, Marksi në moshën 18-vjeçare e la përfundimisht letërsinë. Por, në qoftë se nuk shkroi letërsi, kjo nuk do të thotë se u shkëput prej saj. Në një kuptim më të gjerë, ai do të mbetet i lidhur me krijimtarinë artistike. Marksi do të bëhet një krijues gjenial dhe sipas F. Meringut, një nga stilistët më të fortë të letërsisë gjermane.

Kalimi i interesave të Marksit nga krijimtaria e tij origjinale në krijimtarinë popullore ndodhi pikërisht në kohën kur ai vendosi të mos merrej më me letërsi. Vjershat që kish shkruar, i qenë kushtuar në pjesën më të madhe dashurisë për Zhenin. Por kur hoqi dorë përfundimisht prej muzës poetike, ai kërkoi që dashurinë e tij ta shfaqte përmes folklorit. Kështu, gjuha e thjeshtë e poezisë së popullit u bë gjuha me të cilën ai do t’i shprehte Zhenit ndjenjat e veta të fuqishme. Nga ana tjetër, kjo mënyrë e re u përgjigjej dhe dëshirave e kërkesave shpirtërore e intelektuale të Zhenit, mbasi ajo ishte e dashuruar pas këngës popullore.

Interesimi i Marksit për folklorin ndodhte në klimën romantike, kur idetë e këtij drejtimi përbënin një nga prirjet kryesore të kohës. Gjermania e këtyre viteve ishte bërë atdheu i kësaj lëvizjeje shoqërore e letrare. Që në shekullin XVIII J.G. Herderi kishte mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohej si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare. Botimi prej tij i antologjisë universale “Zëri i popujve në këngë” (1778-79) kishte zgjuar interesimin e njerëzve e sidomos të intelektualëve për folklorin. Në vitet ’30 të shekullit XIX, kur shoqëria gjermane ishte para revolucionit demokratiko-borgjez, mjaft nga poetët e lidhën poezinë e tyre me idetë romantike e me frymën popullore, duke shkruar në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për masat. Vetë Gëtja do të shkruante një varg poezish me motive nga folklori oriental, disa prej të cilave kanë motive të popujve të Ballkanit.

Marksi e përjetoi atmosferën e shëndoshë të romantizmit. Ai ishte bashkëkohës i vëllezërve Shlegel, teoricienëve të këtij drejtimi. Idetë romantike të lirisë po i shërbenin zgjimit kombëtar të popujve dhe luftës së tyre për pavarësi. Dita-ditës krijimtaria popullore po njihej më mirë nga një varg botimesh. Marski i ri, që prirej shpirtërisht nga dukuritë e reja, nuk mund të qëndronte larg ideve e koncepteve novatore të romantizmit. Ai do t’i bënte për vete e do të ushqehej me letërsinë burimore të popullit. Sipas Engelsit “Marksi adhuronte bukurinë e jashtëzakonshme të poezisë së lashtë të popullit” dhe që nga viti 1834 do të shpallte si moto të vetën fjalët: “Lumturia jonë do t’u përkasë milionave”.

Marksi me Zhenin, përveç ndjenjës së përbashkët, kishin dhe mendime e koncepte të njëjta për jetën dhe shoqërinë. Kjo dukej fare qartë në adhurimin e thellë që kishin për folklorin e përgjithësisht për kulturën popullore. Zheni, nga ana e saj, kishte lidhje me rrethet letrare që udhëhiqnin lëvizjen e romantizmit në Gjermani. Ajo ishte shoqe me Betina Arnimin, e njohur për korrespondencën me Gëten dhe për idetë e krijimtarinë romantike. L.M. Bretano dhe H.A. Arnimi kishin botuar përmbledhjen tjetër folklorike “Briri magjik i djalit”. Marksi kishte miqësi me folkloristin gjerman Karl Frederik Kopensin, i cili në këto vite merrej me mitologjinë nordike dhe me runet (këngë finlandeze).

Kështu, në atmosferën e frymës së romantizmit të përhapur në Gjermani, te Marksi dhe Zheni po lindte shpirti herderian. Një shpirt i tillë kishte të bënte jo vetëm me adhurimin e folklorit dhe çdo gjëje popullore, po dhe me konceptimin e drejtë të krijimtarisë orale. Marksi do ta tregojë shpirtin herderian me punën konkrete që bën për hartimin e albumit folklorik. Duke ndjekur parimet e Herderit, ai e vështron poezinë anonime si pasqyrë të ndërgjegjes popullore, si dëshmi të jetës së njerëzve të thjeshtë dhe model të thjeshtësisë. Nga ana tjetër, ai ka parasysh kriteret e Herderit edhe në hartimin dhe strukturën e albumit, duke i ndarë këngët sipas popujve dhe këngët gjermane sipas krahinave.

Lëndën poetike që Marksi e përfshiu në këtë album, nuk e voli nga burime origjinale, po nga botime folklorike të kohës. Në këtë punë i erdhi në ndihmë miku i tij, fokloristi K.F. Kopensi, qoftë me rune-t e botuara, qoftë me të dhëna të tjera të drejtëpërdrejta. Në zgjedhjen e koleksionit të poezive që do t’i dërgonte Zhenit, Marksi nuk u mbështet në përmbledhjet e njohura folklorike. Ai shfrytëzoi në radhë të parë botimet më pak të njohura si ato të Hofmanit, Hipelit, Bajronit, Agrumit, Shroterit e sidomos burime të kohëve më të reja si “Fletoret” e Kreçmerit (1838-39). Më shumë mori nga përmbledhja e Eslahut, botuar në vitet 1834-36, disa nga Xukalmalio. Një vend të nderuar zuri Herderi, si ati i fokloristikës gjermane.

Sipas studimeve të bëra, vihet re se një pjesë e këngëve nuk janë ruajtur si në origjinal, po janë prekur nga mbledhësit. Ndryshime do t’u sjellë atyre dhe Marksi, qoftë duke i ridhënë me fjalë të tjera, qoftë duke ndryshuar radhët e strofave ose duke zëvendësuar emrat me emrin e tij e me atë të Zhenit. Nuk duhet të harrojmë se përmbledhja nuk u përgatit me qëllim botimi, po si një album që i drejtohej një të afërmi intim, siç ishte e fejuara. Prej kësaj vjen dhe ajo liri kriteresh që kanë vërejtur studiuesit, e cila është krejtësisht e përligjur në rastin konkret. Në të vërtetë vlerat e kësaj përmbledhjeje folklorike nuk duhen parë në këtë aspekt, po në aspekte të tjera, kryesisht për njohjen e interesave intelektuale dhe të botës shpirtërore të Marksit të ri.

Kështu duhet vështruar dhe kënga popullore shqiptare që gjendet në album. Ajo mban titullin “Këngë shqiptare” dhe është shoqëruar me fjalët: “E bërë e njohur në shënimet e Lord Bajronit te “Shtegtimet e Çajld Haroldit”, Shtegtimi 30-të”. Pra, menjëherë duket qartë se nga është marrë. Besojmë se kjo këngë nuk është zgjedhur rastësisht nga Marksi por, së pari, sepse i ka pëlqyer dhe, së dyti, sepse është nxjerrë nga një burim serioz i garantuar, siç është poema e njohur e Bajronit.

S.S. Praueri në veprën e vet “Karl Marksi dhe letërsia botërore” na sjell një të dhënë me mjaft interes, kur duke shqyrtuar nga afër albumin folklorik vë në dukje, ndërmjet të tjerash, se “në një nga shënimet që i shoqëronin këto poezi, Marksi i shkruante Zhenit se ai ishte në këto vargje bashkë me të, njësoj si vargjet e krijuara prej tij, në një shoqëri poetike shumë të nderuar”. “Një këngë me origjinë shqiptare, – shpjegonte ai, – figuronte në “Shtegtimet e Çajld Haroldit”.”

Dihet se Bajroni në vjeshtën e vitit 1809 udhëtoi nëpër Shqipëri, provoi mikpritjen e Ali Pashë Tepelenës, njohu e çmoi shqiptarët dhe vendin e tyre të bukur. Nën këto përshtypje lindi dhe poema e Çajld Haroldit, të cilën filloi ta shkruante që në Janinë. Një këngë të tërë, të dytën ua kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dihet, gjithashtu, se gjatë udhëtimit poeti mbajti shumë shënime, mblodhi të dhëna të ndryshme, u shkroi letra nënës e miqve. Në to ne gjejmë mendime e konsiderata sidomos për vlerat e kulturës popullore shqiptare.

Veçanërisht në rastin tonë tërheq vëmendjen fakti se në këtë udhëtim Bajroni mblodhi në Shqipëri dhe në mjediset e arbëreshëve të Greqisë edhe folklor shqiptar. Sipas pohimit të poetit, marshi luftarak “Tamburxhi! Tamburxhi!”, që këndohet në poemë, zu fill “nga këngë të ndryshme shqiptare” të mbledhura prej tij. Përveç këtij marshi, Bajroni mblodhi dhe botoi në shënimet e këngës së dytë të “Shtegtimeve të Çajld Haroldit” edhe “dy këngë popullore shqiptare”. Në shënimet ai shkruan se “si shembull të dialektit shqiptar ose arnaut të ilirishtes po jep këtu dy prej këngëve korale më popullore, të cilat këndohen zakonisht në valle nga burra e gra pa dallim …”. Pastaj shton se “ato u kopjuan prej një njeriu i cili e flet dhe e kupton fare mirë këtë gjuhë dhe që është vendës nga Athina”. Poeti e ka fjalën për shqiptarët Vasil Dangëllisi e Dervish Tahiri, të cilët e shoqëruan për 20 muaj nëpër Shqipëri, Greqi e Turqi dhe i dhanë mundësi të njihet sa më shumë me vlerat e kulturës popullore shqiptare.

Marksi, që e pëlqente në mënyrë të veçantë Bajronin, për frymën e revoltës dhe pakënaqësinë ndaj realitetit borgjez, jo vetëm e rilexonte poemën “Shtegtimet e Çajld Haroldit”, po dhe diti të përfitonte dhe nga vlera të tjera, siç ishin shënimet e autorit që shoqëronin veprën. Prej tyre Marksi mori dhe këngën shqiptare. Ajo është nxjerrë nga “Vepra të përmbledhura” të Lord Bajronit, përkthyer në gjermanisht nga Adolf Botger dhe botuar në Lajpcig më 1839. Me sa shihet, botimi është fare i freskët, sepse po atë vit Marksi përgatit e i dhuron Zhenit albumin e tij.

“Kënga shqiptare” i përgjigjet frymës së përgjithshme të albumit, qoftë për faktin se ajo është këngë popullore e mirëfilltë, me karakter të theksuar lirik. Nëpërmjet monologut, poeti popullor tregon dëshirat e zjarrta që i ka zgjuar dashuria. Ajo është patetike, e furishme, pak liçencioze, po realiste, e natyrës rustike dhe ndofta për këto arsye dhe për sinqeritetin e çiltër i ka pëlqyer dhe djaloshit nga Triri.

“Kënga shqiptare” u botua nga Bajroni në origjinal, ashtu siç u dëgjua dhe u përkthye në anglisht prej tij. Por, siç dihet, varianti origjinal paraqet vështirësi kuptimi, prandaj dhe kemi disa variante transkriptimi. Po japim variantin e botuar në revistën “Albania” të F. Konicës, që na duket paka shumë më i qartë:

Në sevda tënde u llavosa (plagosa)/Vetëmë u përvëlofsha/Ah, vashëzë më përvëlove/Se më rend (zemrën) më llavose./U (unë) të thashë, rrobe s’dua,/Siti (sytë) e vetullat e tua./ Rrobat stin orji (në djall të venë), s’i dua./ Kurmthin (trupin) vetë dua./Kurmthin dua çë vëlon.

Rrobet zjarrmi t’i djeg./U (unë) t’agapiva (dashurova), vashëzë,/Ë me zemërën të haptë/Ë t’i m’u bëre e pabesë/Si një dhëndro të lartë.

“Kënga shqiptare” në gjermanisht, e rikthyer fjalë për fjalë në gjuhën shqipe paraqitet kësisoj:

Jam plagosur nga dashuria jote, dhe doja të plagosesha./Ti më bëre krej për vete, o vajzë në zemër më godite!/Të kam thënë se pajë tjetër s’dua,/Përveç syve dhe qerpikëve të tua!/Pajën e dëshiruar nuk ta kërkoj/ Dëshiroj vetëm syt’ e tu,/Më jep hirin e bukurisë sate/Dhe dorëzoja atë pastaj flakëve!/Të kam dashur, o vajzë me shpirt t’pafajshëm,/Por ti më thave e më bëre dru./Po të vija dorën në gjoksin tënd, ç’do të fitoje?/E tërhoqa dorën, po flaka vazhdon të më djegë!

Siç shihet, varianti i ri në shqip i “Këngës shqiptare” jepet prej përkthimit nga origjinali në anglisht dhe nga anglishtja në gjermanisht. Ajo rikthehet kështu në gjuhën amtare nëpërmjet dy gjuhëve të huaja. Nga krahasimi i bërë ne mes origjinalit dhe përkthimit gjermanisht mund të vërejmë se në tërësi nuk ka ndryshime thelbësore. Është ruajtur brendia, mendimi poetik i këngës, figurat më të rëndësishme. Megjithatë, kënga e rikënduar në anglisht nga një poet i madh si Bajroni dhe e përkthyer pastaj në gjermanisht ka ndryshuar, duke fituar vlera të reja shprehëse. Nga një anë, është bërë më i qartë mendimi e figurat kanë dalë më në reliev dhe, nga ana tjetër, këngës i janë shkurtuar dy vargje. Sipas një shënimi të Bajronit, dy distikët e fundit, meqë janë në masë të ndryshme, duhet t’i përkasin një balade tjetër, po në “Këngën shqiptare” të përkthyer nuk ndihet ndryshimi i distikëve të tjerë me dy distikët e fundit. Kjo vjen ngase kënga ka një hero lirik të përbashkët, se fjalët e saj, si në rastin e parë dhe në të dytin i drejtohen vajzës nga djali i dashuruar. Ndryshimet e tjera kanë të bëjnë me disa figura fjalësh, si, në vend të vetullave është vënë qerpikë, në vend të kurmit është hiri i bukurisë e ndonjë tjetër. Po kështu, vargjet me rimë të origjinalit, janë dhënë në gjuhë të huaj me vargje të bardhë. Megjithatë, pavarësisht nga këto ndryshime, “Kënga shqiptare” është ridhënë me bukurinë dhe thjeshtësinë e vet, ajo jep qartë momentin psikologjik dhe frymën lirike të origjinalit. S’ka dyshim se janë këto vlera që tërhoqën vëmendjen e Marksit të ri dhe e bënë “Këngën shqiptare” të jetë një nga këngët popullore të parapëlqyera prej tij.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GUILLAUME APOLLINAIRE PËR PSEUDOPRINCËRIT SHQIPTARË DHE PËR FAIK KONICËN

GUILLAUME APOLLINAIRE PËR PSEUDOPRINCËRIT SHQIPTARË DHE PËR FAIK KONICËN

FAIK KONICA

GUILLAUME APOLLINAIRE PËR PSEUDOPRINCËRIT SHQIPTARË DHE PËR FAIK KONICËN
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
(Disa nga kujtimet e Apolinerit për Konicën shkruar rreth vitit 1912, përfshirë në librin “APOLLINAIRE Poet Among the Painters”, nga Francis Steegmuller)
Është një dukuri e habitshme në jetën politike europiane, që shumë figura me kombësi tjetër, të interesoheshin për Shqipërinë dhe befas të vetëshpalleshin si mbretër, ose princër me trung gjenealogjik nga familja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Vepra e Barletit, e përkthyer që heret në gjuhët e mëdha të kontinentit të vjetër, ngacmoi imagjinatën e gjithfarë aventurierësh profesionistë, kaq tipikë për Evropën. Apolinieri e njihte mirë këtë dukuri, kur shqiptarofilia qe një dimension origjinal politik.
Apolinieri përmend së pari Arlando Kastriotin, një spanjoll fantast, i cili mbiquhej me mbiemrin e Skënderbeut, për t’u paraqitur në opinion si trashëgimtari i tij legjitim dhe i vetmi.
Apolinieri tregon me ironi të admirueshme, se spanjolli i dyshimtë, nuk mund të kishte pretendim gjenealogjik, për arsyen e thjeshtë se i fundmi i derës kastriotase u vra në luftën e Pavies në 1525, kurse trashëgimia në vijë femërore gjithashtu kish humbur.
Për Arlando Kastriotin, personazh ndërkaq i njohur edhe nga shqiptarët e kohës, ka kaq shumë të dhëna dhe informacion sa nuk është vendi këtu të zgjatemi. Interesant është edhe fakti që Apolinieri njeh me kompetencë historinë e Skënderbeiadës së shek. XV si dhe literaturën profesionale shkencore gjenealogjike. Më pas Apolinieri në artikull bën fjalë për një të ashtuquajtur princ i Shqipërisë me emrin Stefan Anton Zanoviç. Apolineri kishte lexuar në fillim një libër të këtij njeriu, kushtuar historisë së Skënderbeut. Libri quhej “Le grand Castriotte d’Albanie, Francfort 1779 me autor Stiepan – Anton Zannovich – Wiskowich. Apolinieri përmend botimin, ose më saktë ribotimin e këtij libri, në Amsterdam, në 1786.
Ky personalitet ambikuid, nga më aventuriozët, sipas Apolinierit, ishte me origjinë sllavo-shqiptare (dalmatinas) dhe kishte lindur me 1751. Erudit, tepër i shkathët, u bë i njohur në tërë oborret mbretërore të Europës, shkruante libra me talent të fuqishëm, kishte një vizion të padyshimtë iluminist, kishte takuar dhe njohur personalisht Volterin, Rusonë, Frederikun e Madh etj. Libri i tij për Skënderbeun pati një jehonë të jashtëzakonshme në opinionin kulturor dhe politik evropian për frymën volteriane antikierikaliste, për karakterin eseistik e filozofik, sipas iluminizmit, që duket, sidomos, në një paraqitje të një testamenti të Skënderbeut, që ishte në fakt një traktat filozofiko-politik për “absolutizmin e ndritur” të një mbreti filozof sipas modelit të vjetër të Platonit. Libër tjetër i Zanoviçit është edhe “Kurani i princërve. Duke u vetëshpallur si trashëgimtar e imitues i fronit mbretëror të Shqipërisë Zanoviçi pretendonte të luante një rol kryesor në teatrin e politikës evropiane.
Kështu ky personazh i pazakontë, i kishte vënë vetes tituj të tillë të bujshëm si Kastriot, princ i Shqipërisë, Kapedan i përgjithshëm i malazezëve, patrik i kishës greke, pan i madh i Polonisë, princ i së shenjtës perandori romake, dukë i Hercegovinës, fisnik i Venedikut, i madh i Spanjës i klasës së parë, Kryelutës i Maltës, Kryetar i Urdhërit të shën Kastriotit, ose i njëmbëdhjeti zbritës (pasardhës) i Skënderbeut. Veprimet e Zanoviçit qenë nga më të pabesueshmet. Kështu ai hyri në tratativa me Hollandën për t’i vënë në shërbim ushtarak për ndihmë 20 mijë shqiptarë(?!). Megjithë admirimin e veçantë të Zanoviçit në librat e tij për Shqipërinë dhe kryetrimin shqiptar ai i quan shqiptarët “diamantë të pagdhëndur”. Miqësia e tij me baronin Kloats, i krijoi mundësi të lidhjeve nga më të fshehtat, të nëndheshme, me diplomacinë dinake të kohës. U fut në burg në qytetin e Hamburgut me akuzë të rëndë (kishte me vete dy djelmosha homoseksualë). Më vonË u burgos edhe në Amsterdam dhe pikërisht në burg i dha fund jetËs se tij duke prerë damarët me thonj, në vitin 1786, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një nga jetëve rjerëzore më të shqetësuara dhe aventuroze në shekuj.
Në fund të artikullit Apolineri përmend kalimthi edhe një të vetëquajtur tjetër si kastriotas në vitet 1879-1880, që i kishte akorduar titullin “markez” vetë shkrimtarit Aleksander Dymas. Apolineri operon në artikull me indikacione historike letrare etj. Për një mendje kurioze si Apolineri nuk mund të nënçmohej habia që ngjallnin veprimet e princërve të rremë, aq më tepër që kjo dukuri e “Dimitërve të rremë”, lidhej edhe me kombet e tjerë dhe shumë të vjetër në histori.
P.sh. njihet nga kronikat se kur normanët pushtuan Durrësin në shek. XII paraqitën edhe një perandor të rremë të Bizantit. Ose le të kujtojmë edhe historinë e Xhem Sulltanit të vërtetë, vëllait të presupozuar të Sulltanit të vërtetë të perandorisë osmane që mbahej në oborret evropiane dhe krijoi lidhje edhe me krerë të kryengritjeve shqiptare antiosmane.
Së fundi, do të ishte me interes të mblidheshin disa nga shkrimet e Apolinerit për Shqipërinë, korrespondenca e tij brilante intelektuale e klasit të parë me Konicën në një libër të veçantë që do të ishte një befasi e kënaqësi e vërtetë mendore për ne shqiptarët, por edhe për të tjerët.
Apolineri për Konicën
I veçanti
“Nga të gjithë njerëzit që kam njohur dhe i kujtoj me kënaqësinë më të madhe, Faik Beg Konica është njëri prej të vecanteve. Ai lindi në Shqipëri, rreth 40 vjet të shkuara (1875) nga një familje që i kishte qëndruar besnike besimit katolik”.
Konica dhe feja
“Kjo Shqipe” (“Chkipe”) u rrit në Francë dhe rreth moshës 20 vjeç ishte mjaft fetar sa që një herë kishte shfaqur idenë për të hyrë në Grande-Chartreuse, manastir katolik në veri të Grenobles. Megjithatë ai nuk hodhi asnjë hap në këtë drejtim. Gradualisht përkushtimi ndaj fesë u shndërruar jo në indiferentizëm, por në një lloj anti-klerizëm si ai i Merimesë”.
Revista “Albania”
“Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri për vendlindjen Shqipëri u kthye në Turqi, ku u angazhua në veprimtari anti qeveritare, dhe u dënua dy herë me vdekje në mungesë. Ai u kthye perseri në Francë, për gjuhën dhe letërsinë e së cilës kishte njohuri të shkëlqyera. Në Francë, Faiku krijoi lidhje të ngushta me çdo njeri që kishte të bënte me Shqipërinë. Megjithatë, ai pa se shkalla e lirisë së individit që lejohej në Francë ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi në Bruksel, ku në Rue d’Albanie themeloi revistën Albania, e cila fillimisht trajtoi çështje politike dhe pastaj edhe më gjërë duke përfshirë çeshtjet e letërsisë, historisë dhe filologjisë. Me këtë Faiku e rigjallëroi jashtëzakonisht lëvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e huaja e parazitare që kishin vërshuar në të, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndërrojë ate nga një dialekt te ngushtë në një gjuhë të bukur, të pasur e mjaft shprehëse”.
Në stacionin policor
“Megjithatë, liria ashtu siç kuptohej ajo në Bruksel, nuk e kënaqi Faikun më shumë se sa liria që kishte provuar në Paris. Një ditë ai e pati punën keq kur një polic e ndaloi në rrugë. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u përgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici. “Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemëruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atë natë në stacionin e policise derisa çështja u sqarua”.
Shtypshkronja me germa platini
“I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis për në Londër. Ai e braktisi shtypshkronjën e tij të mrekullueshme, e përbërë vetëm nga gërma platini me të cilat ai vetë hartoi dhe shtypi një numër librash të formatit të vogël, libra jashtëzakonisht të rrallë. Kjo veprimtari pati jetë të shkurtër pasi punëtori i tij i vetëm në shtypshkronjë u tregua i pakujdesshëm dhe pllakat me gërmat e rralla u prishën”.
Takimi i parë
“Unë nuk e kisha takuar ndonjëherë. Ai më kishte ftuar për të kaluar disa ditë me të, dhe pati premtuar të më priste në stacionin e trenit. Ndonjë shenjë ishte e nevojëshme nga e cila unë mund të dalloja se ishte ai. U morrëm vesh që Faiku të vendoste në jaken e xhaketës një lule. Treni me të cilin po udhëtoja arriti shumë vonë, dhe në stacionin Viktoria unë pashë se të gjithë zotërinjtë në platformë mbanin lule në jakat e xhaketave të tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora një taksi dhe mbërrita në shtëpinë e Faikut pikërisht në kohën kur ai po dilte për të blerë lulen.”
Drekat, shëtitjet dhe bisedat
“Faik Beg Konica kishte një pasion për klarinetën dhe oboen. Në dhomën e ndenjes ai kishte një koleksion të vjetër të këtyre instrumenteve. Para dite, ndërsa prisnim të vinte koha e drekës, e cila gjithmonë shtrohej me vonesë, Faiku luante melodi të vjetra, ulur pranë tryezës me sy gjysmë të mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalë të tjera, e bollshme e pafund. Çdo dy ditë për ëmbëlsirë kishim qumështor, që unë nuk e pëlqeja aspak.
Faiku e donte shumë. Ditët e tjera kishim një lloj keku që unë e pëlqeja shumë.
Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumë sa unë nuk pata mundësi të vizitoja qoftë edhe një muzeum në Londër – ne arrinim atje pikërisht në kohën kur dyert mbylleshin. Megjithatë, ne bëmë shetitje të gjata dhe une pata rastin të njihem me intelektin e lartë e të përkryer të Faik Konicës.”

Miqësia ndaj meje
“Mua më bënte gjithnjë e më shumë përshtypje miqësia që Faiku tregonte për mua.
Unë isha në gjendje t’a kuptoja se ajo ishte një ndjenjë e pastër që rridhte natyrshëm prej tij. Thuajse si të gjithë shqiptarët me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen për t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetësimi i madh deri në dëshpërim. Dhe shqetësimet e tij merrnin forma nga më të çuditëshmet. Pasi blente diçka në dyqan, Faiku gjithmonë largohej me frikën se shitësi do të vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.
“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonë Faiku.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]