Get a site

REZISTENCA E ILIRËVE KUNDËR ROMANIZIMIT

REZISTENCA E ILIRËVE KUNDËR ROMANIZIMIT

Bonaparta_mbreteria_ilire

 

REZISTENCA E ILIRËVE KUNDËR ROMANIZIMIT

Shkruan: ZEMER MEHANI

Gjatë gjithë periudhës së pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi në provincat ilire një politikë asimilimi, ose, sikur është cilësuar ndryshe, romanizimi. Për të realizuar këtë politikë dhe për të forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar që në krye të tërhiqte dhe të bënte për vete parinë vendëse. Për këtë, që herët, kësaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisë romake dhe poste të ndryshme në administratën provinciale. Edhe rekrutimi i të rinjve në ushtrinë romake që Roma ka zbatuar gjerësisht në disa provinca, si në Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte në këtë politikë të forcimit të sundimit të saj në Iliri. Të rinjtë e rekrutuar, që në fillim kryenin detyrimin ushtarak në formacionet ndihmëse të ushtrisë romake (në burimet e shkruara latine përmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorët dalmatë). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dërgonte në provincat veriore dhe në ato të Afrikës. Në këtë mënyrë, nga njëra anë, zëvendësoheshin humbjet e ushtrisë gjatë luftërave pushtuese, ndërsa, nga ana tjetër, dobësohej qëndresa e popullsisë ilire.
Në tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve të mëdha italike e jashtitalike. Në fushat e ndryshme të prodhimit, në metalurgji, në zejtari dhe në bujqësi hynë në përdorim një tok veglash të reja pune më të përsosura e më praktike. Bashkë me to u përhapën edhe stoli e objekte zbukurimi të reja. Përhapje të gjerë ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me lustër, e quajtur “terra sigillata”, dhe në të njëjtën kohë u bë uniformizimi i shumë prodhimeve të qeramikës. Në përgjithësi në provincat ilire, sidomos në shekujt I-II të e.sonë, kishin hyrë elemente të kulturës materiale e artistike romake, bashkë me to edhe disa shfaqje të kulturës shpirtërore, që kishin marrë karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe në provincat e tjera.
Duke u nisur nga kjo pamje e përgjithshme që kanë pasur provincat ilire në tre shekujt e parë të erës sonë, disa dijetarë kanë shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjerë, dakët, galët, iberët, edhe ilirët u “romanizuan” plotësisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romës u bë “me anë të gjuhës, të antroponomisë, të fesë dhe të disa shfaqjeve shoqërore-politike”. Mirëpo, argumentet që sjellin dijetarët për “romanizimin” në tërësi të ilirëve, nuk arrijnë ta provojnë këtë. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerësisht shtresat e larta të popullsisë vendëse, të cilat për shkak të pozitës së tyre të privilegjuar ishin më të ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masën e popullsisë ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njëlloj në të gjitha krahinat e fushat e jetës dhe ndikimet e tij kanë ndryshuar nga njëra krahinë ose provincë në tjetrën. Kështu p.sh. procesi i romanizimit mori përmasa më të gjera në Ilirinë Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, një gjuhë romane, e cila u zhduk përfundimisht në shek. XIX.
Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Ka edhe gjuhëtarë që i mbahen pikëpamjes se përdorimi i gjerë i gjuhës latine në të shkruar e në të folur, bëri që gjuha ilire të zhduket. Dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës dhe nuk ka pasur në çdo kohë dhe kudo një përhapje të gjerë. Në mënyrë shumë të qartë kjo vërehet në provincat e Ilirisë Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine është shumë i vogël dhe i kufizuar, madje edhe në kolonitë romake dhe në periferinë e tyre të afërt. Në shumë krahina të këtyre provincave, sidomos në brendësi të vendit, nuk ka dëshmi mbishkrimore të përhapjes së gjuhës latine. Gjuha latine nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia dhe që ka jetuar në shek. IV të e. sonë, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine të gjetura në provincat e ndryshme ilire. Emra ilirë ka edhe në monumentet mbishkrimore që u takojnë edhe personave zyrtarë e ushtarakëve që kishin marrë qytetarinë romake dhe ishin dërguar për të kryer shërbimin ushtarak larg atdheut. Ilirët ruajtën, bashkë me qendërbanimet, e tyre edhe emrat e lashtë. Si të tilla mund të përmenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj. Të rralla kanë qenë edhe midis qendërbanimeve të reja, që u zhvilluan si qytete, ato që mbanin emra romakë. U ruajtën, gjithashtu, edhe emrat e shumë lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumë të tjerë, të cilët kanë mbetur si të tillë deri në ditët tona.
Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve të këtyre monumenteve u ka rënë në sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, janë punuar disi më ndryshe nga ato të njohura si vepra të skulpturës romake. Ato ruajnë disa tradita të artit helenistik, të gërshetuara me një stil vendës, që është i ngjashëm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes së drurit.
Një fushë tjetër ku pushtuesit romakë u ndeshën me traditat e lashta vendëse dhe ku hasën qëndresë, ka qenë besimi, feja. Romakët nëpërmjet kolonive e qytetarëve romakë përhapën hyjnitë e panteonit të tyre. Në të njëjtën kohë ata mundën që të unifikonin disa hyjni të vjetra vendëse me ato romake duke u dhënë edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Në këtë mënyrë hyu i madh i parthinëve u barazua me Jupiterin romak, por në mbishkrimet ai do të cilësohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandavëve, kulti i së cilës ishte shumë i përhapur; ajo barazohej me Dianën e do të quhej Diana Candavensis – (Diana e Kandavëve). Në Dalmati hyun e vjetër ilir Vidas romakët e identifikuan me Silvanin e tyre, mirëpo në relievet ai vazhdoi të paraqitej me atributet e vjetra. Shumë nga kultet e vjetra ilire, me gjithë interpretimin romak, edhe gjatë tre shekujve të parë të e.sonë, vazhduan të zinin një vend të rëndësishëm në jetën shpirtërore të ilirëve.
Të nisur nga këto fakte e të dhëna të tjera, dijetarë të ndryshëm e gjithnjë më të shumtë e kundërshtojnë tezën e “romanizimit” të ilirëve. Duke sjellë argumente gjuhësore, arkeologjike e jashtarkeologjike këta dijetarë kanë provuar se edhe pas futjes nën sundimin romak, ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, u ruajtën si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se “kombësia ilire i qëndroi romanizimit më mirë” në Ilirinë Jugore (pak a shumë tokat e banuara sot nga shqiptarët) dhe se gjatë sundimit romak, me përjashtim të disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. në tokat e brendshme populli duhet të ketë folur ilirishten.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË

iliro-romaket

 

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË
E përgatiti Prof. Zymer
Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore.

Objekt i synimeve të Romës u bënë, në radhë të parë Mbretëria Dardane dhe federata e dalmatëve, dy formacione shtetërore ilire, të cilat dolën në skenën politike më vonë. Mbretëria Dardane, siç u pa në kreun e mëparshëm, përmendet në burimet e shkruara edhe para këtyre luftërave dhe del si kundërshtare e fortë e ekspansionit maqedon në Ilirinë Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj më të madh në pjesën e dytë të shek. III dhe gjatë shek. II p.e.sonë. Në këtë shekull të fundit dardanët u bënë gjithashtu edhe kundërshtarët më të fortë të pushtuesve romakë.

Flamurin e luftës e morën dalmatët dhe fiset e tjera të veriut, që u bënë simbol i qëndresës kundër romakëve për një shekull e gjysmë. Kryengritjet e njëpasnjëshme të ilirëve morën karakter të gjerë duke përfshirë thuaj gjithë trevën ilire nga Danubi në veri deri në skajet jugore të Ilirisë.
Në prag të erës sonë shpërtheu kryengritja e madhe e ilirëve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorëzim i të gjitha kryengritjeve të mëparshme dhe i solli dëme të ndjeshme Perandorisë Romake duke e detyruar të hiqte dorë nga politika e saj agresive në Evropën Qendrore.
DALMATËT
Në veri të shtetit ilir dhe të Mbretërisë Dardane banonin popullsi të ndryshme ilire, të cilat me përjashtim të ilirëve të bregdetit të Adriatikut. dalin vonë në burimet e shkruara antike. Midis tyre ata që përmenden më herët janë “liburnët” të njohur si një nga popullsitë ilire që zhvilluan detarinë. Por nga ilirët veriorë, të cilët njihen më mirë dhe që zënë një vend të rëndësishëm në ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonë e në qëndresën kundër pushtuesve romakë, kanë qenë dalmatët.
Kjo gjendje e trashëguar nga përshkrimet e autorëve antikë për ilirët e veriut është pasqyruar në një farë mënyre edhe në historiografinë e sotme. Nuk mund të thuhet se mungojnë studimet për ilirët e veriut, por këto studime lidhen më tepër me popullsi të veçanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka një trajtim të përgjithshëm të historisë së tyre. Këto studime mbështeten pak nga të dhënat e arkeologjisë, edhe pse këto janë të pasura në krahinat veriore ilire për periudhat prehistorike e protohistorike dhe për periudhën e pushtimit romak.
Në shek. II p.e.sonë, dalmatët shfaqen në Ilirinë e Veriut si një fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri në atë kohë ndodheshin në krahinën e brendshme, në jug të Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kështjella e Delminit. Në këtë krahinë dalmatët krijuan një federatë të fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirë në drejtim të bregdetit. Në federatën e dalmatëve u përfshinë edhe disa popullsi fqinje. Gjatë shek. II p.e.sonë territori i saj u zgjerua mjaft, në këtë territor qenë përfshirë jo vetëm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Në veri treva e federatës arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjë liburnët. Në jug, në fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por më vonë kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Naronës (lumi i sotëm Neretva), në brigjet jugore të së cilës banonin daorsët. Më i vështirë është përcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi të bëjmë me një krahinë malore, por ka shumë të ngjarë që ai të arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatët, në Bosnjë. Pjesa më e madhe e trevës së federatës së dalmatëve, brenda këtyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse tërësisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja të mëdha. Kjo veçori e relievit të viseve dalmate dhe kullotat e pasura të rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorisë, kanë bërë që blegtoria të ishte baza kryesore e ekonomisë dhe që vetë dalmatët të njihen më tepër si blegtorë. Bujqësia vinte në rend të dytë, kurse xehtaria ka qenë më pak e zhvilluar.
Të dhënat e arkeologjisë tregojnë se edhe te dalmatët sikurse tek ilirët e tjerë, në periudhën e parë të hekurit kishte filluar shthurja e bashkësisë primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqëror. Në gjirin e shoqërisë së dalmatëve ishte krijuar një shtresë e veçantë që zotëronte kope të mëdha bagëtish të imta, nga e cila doli paria fisnore, që u vu në krye të federatës dhe e udhëhoqi në luftërat e ndryshme. Kësaj kohe i përkasin edhe një tok qendërbanimesh të fortifikuara, të quajtura zakonisht “gradina” të ngritura përreth pllajave të brendshme, rrënojat e të cilave janë ruajtur deri në ditët tona. Këto qendërbanime të fortifikuara apo kështjella ngriheshin në majat e sheshuara të disa kodrave të ulta dhe janë të njëkohshme. Ato përveç mbrojtjes natyrore ishin të fortifikuara me ledhe gurësh që dalmatët bënë kundër pushtuesve romakë. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmatëve, të cilën Straboni e ka quajtur një qytet të madh; sikurse del nga përshkrimet e disa autorëve të tjerë antikë, ai ka qenë shumë i fortifikuar, i rrethuar me mure të larta dhe i vështirë për t’u pushtuar. Për të njohur natyrën e qendërbanimeve të fortifikuara të dalmatëve mund të ndihmonte arkeologjia; por ato qendërbanime kanë mbetur ende të pastudiuara mirë. Sidoqoftë ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veçse me ndonjë përjashtim të rrallë, por i shërbyen kryesisht popullsisë blegtorale. Duke qenë blegtoria degë kryesore e ekonomisë së viseve të brendshme dalmate, në këto vise u zhvilluan ato zeje që lidhen me blegtorinë. Kështu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit të leshit dhe krijimit të punishteve të tekstilit. Në popullsinë blegtorale të dalmatëve pati një zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura të viseve të tyre.
Të dhënat burimore të shkruara dhe arkeologjike, tregojnë se te dalmatët e viseve të brendshme u ruajt më gjatë organizimi fisnor; për marrëdhëniet ekonomike e shoqërore të ruajtura te dalmatët e brendshëm bën fjalë Straboni kur shkruan se, ende në kohën e tij, dalmatët e ndanin tokën çdo tetë vjet dhe se ndryshe nga banorët e bregdetit, përdornin monedhat. Nga kjo e dhënë e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala për tokat e kulturave bujqësore, ku ekzistonte prona private, por për kullotat, pyjet etj., të cilat vazhdonin, si edhe tek ilirë të tjerë, të ishin prona të përbashkëta. Por, në të njëjtin vend Straboni shkruan se Salona ishte një skelë e dalmatëve dhe se në viset e tyre ka pasur qendërbanime të shumta (sipas tij numri arrinte në 50); qytete të rëndësishme, përveç Salonës e Delminit, kanë qenë Propona, Ninia, Andetri etj. Është e qartë se njoftimi i parë i Strabonit u përket viseve të brendshme, kurse në krahinën bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Në ishujt fqinjë dhe në bregdet ndodheshin kolonitë greke të Farit e të Isës dhe qytetet Tragur e Epeti, të varura prej kësaj të fundit. Në krahinën bregdetare ku ndodheshin të gjitha qendrat qytetare që u përmendën më sipër, janë gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis të cilave edhe monedha të Dyrrahut e të Apolonisë, tregues të një zhvillimi ekonomik e shoqëror të përparuar. Në këtë krahinë të gjerë të federatës së dalmatëve organizimi fisnor po ia lëshonte vendin shoqërisë skllavopronare. Ka qenë ky zhvillim që pati treva e federatës së dalmatëve, i cili e bëri këtë të fundit një fuqi politike të rëndësishme në brigjet e Adriatikut Verior në shek. II-I p.e.sonë.
Në fillim të shek. II p.e. sonë, gjatë sundimit të Pleuratit dalmatët qenë në vartësinë e shtetit ilir, por për një kohë të shkurtër. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit në krye të shtetit ilir në vitin 181 p.e.sonë ata u bënë përsëri të pavarur. Pas shkëputjes nga shteti ilir federata e dalmatëve u forcua shumë. Në këtë kohë dalmatët bashkuan rreth vetes edhe popullsi të tjera ilire, të cilat qenë detyruar t’i jepnin federatës si tribut, bagëti dhe grurë. Në viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete që ishin nën varësinë e kolonisë sirakuziane, Isës, dhe që ndodheshin pranë Salonës, qenë detyruar t’i jepnin gjithashtu një tribut federatës së dalmatëve. Dalmatët u përpoqën njëkohësisht të nënshtronin daorsët, të cilët zotëronin vetëm krahinat pas bregut të majtë të rrjedhjes së poshtme të lumit Naretva. Daorsët para vitit 168 p.e.sonë bënin pjesë në shtetin ilir dhe me rënien e këtij të fundit kishin hyrë nën protektoratin e Romës.
Forcimi i federatës së dalmatëve sidomos në viset bregdetare jugore, nuk mund të mos ngjallte shqetësime në shtetin romak, që ndiqte një politikë pushtuese në viset veriore ilire. Këtë politikë pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja për të mbrojtur kufijtë lindorë të Italisë. Kështu pati vepruar që në kohën e luftërave iliro-romake, ndërsa në vitin 178 p.e.sonë ushtria romake, pasi kishte thyer qëndresën e istrëve, kishte pushtuar gjithë gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar më tej politikën pushtuese Roma sulmoi edhe federatën e dalmatëve. Për luftën kundër dalmatëve romakët përdorën si pretekst ankesat e daorsëve e të Isës, të cilët ishin nën tutelën e Romës, dhe sjelljet e këqija të dalmatëve kundër delegatëve të tyre. Vepra e Polibit, që është burimi kryesor për këto ngjarje, tregon se nuk qenë veprimet e dalmatëve shkaku i luftës, por plani i Romës, i përgatitur me kohë për të pushtuar trevën veriore ilire. “Duke ndërmarrë një fushatë kundër dalmatëve, shkruan Polibi, në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit të tyre dhe, në anën tjetër, do t’u jepnin një mësim ilirëve dhe do t’i detyronin t’i nënshtroheshin sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë dalmatëve, por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënë këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre”.
Në vitin 156 p.e.sonë ushtria romake duke pasur si bazë rrjedhjen e poshtme të lumit Naretva filloi sulmin kundër dalmatëve. Përpjekja e parë e ushtrisë romake për t’u futur në viset e dalmatëve përfundoi keq dhe ajo u detyrua të kthehej përsëri në bazën e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatët në befasi, i sulmoi përsëri ata në fillim të dimrit. Dalmatët e përballuan me sukses sulmin që ushtria romake i bëri kryeqendrës së tyre Delminit, por një vit më vonë, pas përgatitjesh të mëdha, romakët duke përdorur të gjitha mjetet mundën të pushtojnë Delminin. Burimet e shkruara nuk bëjnë fjalë për gjendjen që u krijua pas luftës. Ngjarjet e mëpastajme tregojnë se lufta vërtet përfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nënshtrimin e dalmatëve. Pas kësaj lufte romakët e zgjeruan agresionin e tyre në Ilirinë e Veriut duke sulmuar japodët e panonët. Kësaj radhe sulmet e romakëve patën si pikënisje kufirin verilindor të Gadishullit Italik dhe si bazë për fushatat e tyre kundër ilirëve shërbeu qyteti Akuilea, në Gadishullin e Istrisë, ku shteti romak kishte vendosur një koloni me qytetarë romakë. Japodët e panonët, ashtu si dalmatët i vazhduan për një kohë të gjatë luftërat kundër pushtuesve romakë. Me qëndresën që i bënë shtetit romak për më se njëqind vjet – nga gjysma e dytë e shek. II deri në gjysmën e dytë të shek. I p.e.sonë – popullsitë ilire të veriut, e detyruan atë të dërgonte në viset e tyre ushtri të reja, por pa arritur rezultate të dukshme. Në krye të popullsive veriore ilire, në luftën kundër romakëve, qëndronin dalmatët, të cilët për shumë vjet me radhë mbetën kundërshtarët më të fortë të Romës.
Në gjysmën e dytë të shek. II p.e.sonë kundër pushtuesve romakë luftuan edhe ardianët. Ardianët ishin një nga popullsitë e mëdha ilire që jetonte në brigjet e Adriatikut të Mesëm deri në afërsi të liqenit të Shkodrës. Viset e tyre, që bënin pjesë në shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sonë, ishin futur në njërën nga krahinat pseudoautonome të krijuara nga shteti romak. Nën ndikimin e luftës dhe të qëndresës së federatës së dalmatëve kundër Romës, ardianët e ndryshuan statusin e vendosur në vitin 168 dhe u bënë të pavarur. Në përpjekjet për të forcuar pozitën e tyre në një krahinë të varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshën së pari me “aleatët” e këtij shteti. Sipas Tit Livit ardianët e pleurejtë “shkretonin Ilirinë që ishte nën romakët”. Përpjekjet e ardianëve e të pleurejve për të forcuar pavarësinë e tyre, në një kohë kur edhe fise të tjera ilire luftonin kundër pushtuesve romakë, krijuan për Romën një situatë të vështirë, të rënduar edhe nga kryengritja e skllevërve në Sicili. Për të dalë nga kjo situatë shteti romak dërgoi në viset e ardianëve e të pleurejve një ushtri relativisht të madhe, të përbërë nga 10 mijë këmbësorë e 600 kalorës. Mënyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianët e pleurejtë të papërgatitur për një luftë e qëndresë të gjatë. Burimet japin njoftime vetëm për një betejë që u bë në vitin 135 p.e.sonë, ku romakët i thyen ardianët e pleurejtë. Pas kësaj lufte shteti romak, për të shmangur një kryengritje e re, i shpërnguli me forcë ardianët nga bregdeti në viset e brendshme malore të Hercegovinës së sotme.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

TROJA

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e dytë)

Nga: Brahim ABDYLI

Në vazhdimin tonë gjatë këtij shkrimi po ndërlidhemi me dy mendimtarë, të zgjedhur prej nesh: Aref Mathieu (Arif Mati) e vepra e tij “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”; dhe Besnik Imeri e vepra e tij, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”.1

I pari shkencëtar është i njohur si historian me disa vepra të mëdha dhe studius i denjë i Shqipërisë; dhe i dyti, poashtu i njohur, mirëpo e bënë një gabim të veçantë se e pranon Kadmin, si “pellazgo-shqiptarë”, pasi ai nuk ka qenë pellazgë; nuk ka qenë ilir dhe nuk ka qenë aspak shqiptarë. Këtë gabim të tij në studimin e vetëm për Epirin, e bazon në një shkencëtar tjetër, si psh. Robert d`Angely2, e disa shkencëtar të tjerë. Kadmin e nxjerrë hartues të shkrimit të shqipes, i cili është i shkrimit të gjuhës së folur shqipe, me shtesa e prapashtesa. Ne e dimë se Lineari A, lineari i parë i kësaj gjuhe, 16 shekuj p.e.s., është një tekst tregtar, jo gjuhësor, i cili deshifrohet përmes dialektit gegë, deri në ditët tona; mirëpo Linari B, në shekujt 16-12 p.e.s., ka mbetur pothuajse i padeshifruar, por që edhe ai do të mund të deshifrohej përmes dialektit gegëgjuhës së sotme shqipe. Ndërsa shkrimi i rrasës së Lenimit, prej shekullit 10-7 p.e.s.,3 është provuar për t`u deshifruar në disa gjuhë, e veçanërisht më së miri është gjuha e jonë, në përputhje të njohjes së mirë të rrethanave historike e të ligjeve të gjuhës; pra vetëm të njohjes gjuhës shqipe. “Greqinë” e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, atëherë ka qenë më tepër e fiseve, qyteteve-shtete, apo e lidhjes së fiseve, por që e kosiderojnë veten si “grekë”, ndonëse e quanin veten si “helenë” në shtetin që nuk ekzistonte. E konsiderojnë se “paska ekzistuar që përpara Helada, apo “Elada”, ku këta “grekë” nuk e njohin mirë “gjuhën e vjetër greke”, e cila nuk është gjuhë greke”, por e shkruar me alfabet artificial, ndoshta prej Diskut të Fetos4 (fotografia është marrë kësaj here nga “Shqipëria e Jonë”). Ndonëse ai nuk konsiderohet si alfabet i gjuhës sonë, trajtohet vetëm si disk i kulturës parahelene.

http://4.bp.blogspot.com/-S-kf8H0tSEc/ViTx1uT9aSI/AAAAAAAAB1U/9SYXSy8YUCQ/s1600/brahim_avdyli.jpg

Sa i përket Diskut të Fetos, na e bënë të njohur Niko Stylo, në një punim të thuktë, se i njëjti ka shpëtuar prej zjarrit në Kretë (pra, në ishullin e Kretës), që e ka djegur pallatin e Festos, në një temperaturë shumë të lartë të këtij zjarri. De facto, ky pallat ishte rindërtuar në gërmadhat e këtij pallati rreth vitit 1730 p.e.s. nga tërmeti dhe ai u dogj e u rrënua tërësisht rreth vitit 1600 p.e.s. Viti 1600 p.e.s. është pikërisht koha e paraqitjes së gjuhës “greke”, për herë të parë dhe e shikojmë skicën e paraqitjes së gjuhëve të Luigi Luca Cavalli-Sforca. Pra, dihet pse u dogj ky pallat. Epoka minoike filloi më 2600 p.e.s. Pallati i Festos u ndërtua rreth vitit 2000 p.e.s. Për këtë na janë të një mendimi studiusit e mirëfilltë arkeologë. Metodat e reja të matjeve të vjetërsisë janë më të sakta. Nga këto metoda datohet edhe prodhimi i Diskut dhe ndërtimi i palatit.5

Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale), me figura simbole, fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë grafike si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë. Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me para-qitje njerëzish: ku siç shikojmë se të gjitha i shohim për nga e djathta”.6

Disku i Festos-në të dy faqet.

Pra, Disku i Fetos është paragrek, një nga dokumetet e para shkrimore, në një qendër të rëndësishme të Kretës minoike, gjatë mijëvjeqarit të dytë p.e.s., dhe sot ai na paraqet një qendër apo hapësirë të shkëlqyeshme arkeologjike paragreke. Ai është gjetur nga gërmimet në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në perudhën kohore midis viteve 1850-1600 p.e.s., i gjetur nga arkelologu italian Liugi Pernier, me 03.07.1908. Sipas studiusve të shumtë të Diskut të Festos na thuhet se ai është monumenti i parë i tipografisë apo i shtypshkrimit, ndërsa qëllimi i ndërtimit me dy plaka argjille të njomë nga dheu konsiderohet si një nga misteret arkeologjike.7

Ai ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit, në Kretë.

Kjo nuk përputhet me kohën e shtypjes së poemave epike të Homerit nga Psistrati dhe duhet të ndërlidhim këtu këto poema epike, shekulli i 8 p.e.s. pra viti 800 p.e.s.; Mozaikun e Mesaplikut, në Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.; dhe të kuptojmë përse i kanë bërë të gjitha këtë pështjellime ata që kishin të holla për synimet e tyre; pra fenikasit dhe daneanët, si shtresa më e privilegjuar që kanë ardhur në këtë tokë.8

Ti njohësh dialektet dorian, eolian, jonian dhe arkadian, të cilat nuk janë përdorur fare në letërsi për këtë periudhë, por vetëm në disa mbishkrime që janë ruajtur edhe në dialektin qipriot, po të kemi parsysh se poezia e parë është e shtypur me Diskun e Festos, ne kuptojmë se Kreta është shumë e mbrojtur prej ndikimit të pushtuesve të ngadalshëm dorianë, jonianë e eolë, të cilët shumë më vonë janë quajtur si “helenë”, derisa e pushtuan tri pjesët e tokës krejtësisht, e cila quhej “Akaja”, jo “hellada”.

Duhet të njohim edhe gjuhën e vjetër “greke”, dhe do t`a gjëjmë se Arkadia, para se të mbërrijnë pushtuesit e vjetër ishte një zonë e kulluar iliro-pellazge dhe ka mbetur një kohë të gjatë strehë ndaj pushtimit dorian9.

Mjaftë dokumente të trasliteruara nga shkrimet e vjetra në gjuhën shqipe, si shkrimi kunjor, hieroglifeve të alfabetit fonetik egjyptian10, alfabetit fenikas, që grekët e sotëm e të mëvonshëm e ndryshuan dhe e bënë një “alfabet kombëtar”, sado që nuk kanë bazë të quhen “komb”, harruan se i kanë bazat e tyre leksikore nga SHQIPJA, të cilën u përpoqën që t`a shkombëtarizojnë; harruan se këto vepra të para, të cilat i nxorrën me këtë kaligrafi fenikase, kanë mundësi të studiohen sot e të gjenden të gjitha ndër-futjet e Psistratit. Kjo dhunti iu dha si “dhunti” me forcë nga Danaeanët dhe Kadmenët, që ishin më të pasurit, familje që u bë familje mbreterore në jug të Evropës dhe emrat e tyre dhe të pasardhësve të ngushtë, bëhën mjaft “domethënës” për tërë Evropën, në radhë të parë nëpërmes të gënjeshtrave gjenealogjike dhe legjendave false, të dalura prej tyre. Tani, duhet të punojmë më shumë. Do t`a kuptojë edhe Evropa së mbrami këtë rrenë të kulluar. Paraprakisht, duhet t`a fillojmë me gjuhën iliro-pellazge, qysh përpara, dhe me poemat e Iliadës dhe Odiseut, të Homerit, të botuara në atë kohë.11

Lineari A nga Kreta-para fenikasve-që ruhet në Muzeum

Ata që kanë shkruar se Kadmi është “hartues i alfabetit të parë” të gjuhës shqipe, për çka nuk është absolutisht e vërtetë, kanë “harruar” të thonë origjinën e tij fenikase, edhe pse ka qenë i martuar me iliro-pellazgen e Epirit- Harmoninë, i cili nuk ka gjasa të trajtohet si “baba i gjuhës shqipe”, sepse gjuha e tij ka qenë e shkruar me alfabetin fenikas, pra të gjuhës së tij artificiale, jo me gjuhën e folur shqipe, por me “gjuhën e shkruar helene”, e cila e ka pasur si qëllim të vetëm që t`a prishë gjuhën “barbare” e t`a zëvendësojë me gjuhën e shkruar të elitës, si klasë e më e pasur dhe e bashkuar me tërë klasën sundimtare, në Akaja, jo “Greqi”, e as “Heladë”.

Arif Mati e shpjegon se Kadmosi trajtohej si ligjvënës hyjnor, shpikës i derdhjes së metaleve dhe ai që solli alfabetin e vet në Heladën e vjetër, i cili duhet pasë parasysh se në radhë të parë e quajnë “hyjnor”, e pastaj “se ai ka qenë fenikas”,12 aspak helenë. Si e kemi shpjeguar në pjesën e parë të këtij shkrimi, fjala “helloi” është marrë nga fjala “selloi” dhe së bashku me Elladën pellazge, ka dhënë Helladën apo Heladen greke. Ata quhen tërësisht në atë vend se “janë grekë” dhe e flasin “gjuhën greke”, edhe pse janë një konglomerat i madh pakicash kombëtare të kombeve të tjera dhe gjuha e tyre është “gjuhë artificiale”, që disa i thonë se është “gjuhë teknike”.

Ky “pushtim fenikas”, por jo helenë, historia e ka lënë të heshtur, nga legjenda që na e ka lënë emrin e Kadmit. Kadmosi rrjedhë nga rrënja semitike “kadem” (âþ aþ Žþ –xþ), “duke mbërritur” apo “duke ardhur prej diku”, i cili është prej Fenikisë.

Sipas një legjende nga të gjitha legjendat e tyre, ne mësojmë se Agenori, mbret i njohur i Fenikisë, ka qenë bir i Posejdonit dhe Libisë (pra, janë emra, që i simbolizojnë emrat e ndryshëm, p.sh. ky i fundit, femra Libia simbolizon shtetin e Libisë). Ai i kishte tre djem të tij: Kadmosin; Feniksin dhe Siliksin; dhe vajzën Europa. Ai ka qenë edhe vëlla binjak i Belos, mbret i njohur i Egjiptit. Kështu përmbledhet nisja e tyre.13

Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe poashtu vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. Kadmosi, i biri i Agenorit, mbret i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën.

Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikasHelladë. Tanimë e shohim edhe gënjeshtrën e dyfishtë të historianit Herodoti: 1) vendi quhet Akaja, jo “Helada”; 2) dhe “Helada” e quanin shumë më vonë banoret e mbrendshëm të tyre, jo “Greqi”, që e thërrasin ne dhe të huajt, madje që prej fillimit.

Pra, ky emër është vendosur shumë më vonë, duke marrë edhe ndërfutjet e shumta, jo vetëm nëpër historinë e fryrë, por edhe me shkrimet e tjera, sikurse të letërsisë. Me këtë çështje, ne, pastaj do të merremi. Njëherë, shohim se cilët fëmijë i ka lënë Kadmi me Harmoninë, që janë 50% të njërit e 50% të tjetrës. Dihet, si logaritet grupi i gjakut. Kjo gjë i dallon pellazgo-ilirët apo shqiptarët nga kombet e tjera.

A sample of Linear B script, the earliest Greek writing, 1450 BC, and an adaptation of the earlier Minoan Linear A script.  This piece contains information on the distribution of bovine, pig and deer hides to shoe and saddle-makers.  It is a script made up of 90 syllabic signs, ideograms and numbers, a form earlier than that used for the Homeric poems.  These clay tablets were fortuitously preserved when they were baked in the Mycenaean palace of Pylos fire 250 years later.
A sample of Linear B script, the earliest Greek writing, 1450 BC, and an adaptation of the earlier Minoan Linear A script. This piece contains information on the distribution of bovine, pig and deer hides to shoe and saddle-makers. It is a script made up of 90 syllabic signs, ideograms and numbers, a form earlier than that used for the Homeric poems. These clay tablets were fortuitously preserved when they were baked in the Mycenaean palace of Pylos fire 250 years later.

Nga Kadmosi dhe Harmonia na rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi14, të cilët i kam cekur edhe më parë, në shkrimet e mija për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët15. Këtu Kadmi e ka përtërirë edhe njëherë Evropën, në gjenealogjinë familjare dhe e dime se si fenikasit bënin tregëti nëpër tërë kontinentin e Evropës. Europa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri Ilir,16 i cili nuk e bartë tërë emrin e ilirëve, sepse ata qenë më parë në botë dhe bëjnë gabim vetë historianët të cilët e lidhin emrin e kombit me emrin e gjenealogjisë.

Dorianët kanë qenë pushtuesit e Mikenës dhe rrënimit e lënies së tyre të heshtur mileniume me radhë; ndërtues të pallatit të MinosKretë, pushtues të mbarë Peloponezit, prej të cilëve kanë ardhur Danaenët (Egjyptasit), Kadmenët (Fenikassit) dhe Pelopidët (Asirianët). Për këto arësye janë quajtur “semito-egjyptianë”. Danaosi, vëllai i Egjiptosit, pushtoi qytetin e Argosit, pasi e dëboi prej andej mbretin e Argosit, Pelasgosin, që ishte eponimi i Pellazgëve,17 pra SHQIPARËVE të sotëm.

Dorianët nuk janë dorët, të cilët janë populli i vërtetë me zanafillë ilire/illyre, e që lidhet edhe ylirët frigë, nga na rrjedhin vetë pellazgët, nga Pelasg-oi apo Pelazgi.

Pellazgët me plis-që janë si ne-para se të quhen grekë

Kadmos është themelues i qytetit të Tebës, që është homonimi i kryeqytetit të lashtë të Egjyptit. Ai e futi shkrimin e parë me dredhi, shkrimin fenikas, në Akaja dhe me këtë punë na kanë lënë shekuj me radhë të notonim symsheltë nëpër llumin “grek”, me fjalët e marra prej SHQIPES dhe mbaresat greke. Kadmi e mori “os” në fund të emrit: Kadm-os. Pelopsi, asirian i ardhur nga Asiria, ia dha emrin Peloponezit.18

Nga kjo gjë del në shesh se ky është një episod shekullor simtomatik i pushtimit të vendit tonë nga të huajt, i cili, më parë është quajtur “PELLAZGJI”. Të gjithë autorët antikë e të Greqisë, që do të bëhej më vonë, e pohojnë një gjë të tillë.19

Këtu kemi të bëjmë me disa gabime të mëdha:

1) ligjvënës “hyjnor” e quan Kadmosin, i cili ka fakte që tregojnë se ka qenë fenikas, pra nuk është hyjnor i Dodonës;

2) që ai ishte i ardhur nga Fenikia, pra popull i huaj, pushtues, në këtë trevë të gjërë, që thirret më vonë me emrin “Heladë”, por ka qenë AKAJA;

3) që ka qenë i huaj, por i martuar me iliro-pellazgen, nga Epiri;

4) që nuk mund të quhej fare “ilir”, edhe pse është gjysh i nipit Ilir;

5) dhe nuk mund të quhet as “pellazg”, edhe nëse e ka gruan iliro-pellazge; etj.

Kjo është e qartë e domethënëse. Le të gjurmojmë thellë e më thellë. Në qoftë se jemi historianë të mirëfilltë, atëherë duhet ta pranojmë se nuk mund të gjëjmë se fenikasit kanë qenë vërtetë “iliro-pellazgë”, por kanë qenë fenikas, një popull tjetër.

Madje, prurja filologjike apo gjuhësore mbetet shumë e kufizuar. Emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri më 1700 vitesh pra lindjes së Krishtit janë shumë domethënëse. Ata bëjnë pjesë vetë në mitologjinë e perëndive, e cila me pa të drejtë quhet “mitologji greke”.

Është e çuditshme edhe për shkencën botërore se si autorët grekë dhe autorët tjerë grekofilë të shkruajnë për kombin e ndershëm e besnik iliro-pellazgë se është popull barbarë apo etni barbare. Po e përmendim këtu vetëm një autor francez, Kantu, prej veprës së Zhan Klod Faveirialit, i cili thotë se “Pellazgët sollën në Greqinë (e sotshme) jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh, gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare edhe e pafat…”20. Prandaj, po e përmendim se pellazgët, rreth viteve 1900 p.e.s. e zënin tërë vendin që quhet sot “Greqi”, e deri në Bosfor. Ata ngriten fortesa të shumta nën emrin e Larises në Thesali e të Tursit në Itali. Qendrat e fatit e besimit të Perëndive qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë, Eleuizia në Atikë. Mbretërit e Argosit dhe të Sikionit, më të lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Kur vijnë të ashtuquajturit “helenë”, nuk u mjaftuan që i muajtën pellazgët, por kërkuan edhe që t`i poshtëronin. E hodhën mbi këtë racë bujqërish dhe punëdashësish tërë përbuzjen e tyre, madje i dëbuan nga Thesalia, ku ata punonin shekuj me radhë, nga Arkadia dhe Kreta. Një palë u hodh në Siçili dhe në Itali. Ata që mbetën u shdërruan në shërbëtorë dhe skllevër. Si rrjedhojë, shumë shpejtë, në çdo qytet të Greqisë, llogariten më shumë skllevër se sa qytetarë. Në Atikë kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, në Arkadi 300 mijë, dhe të gjitha këto shtete apo qytete-shtete të Pellazgisë së atëhershme i kishin rreth 20 milion sklevër21.

Nuk është momenti për të dyshuar se Shqiptarët janë Pellazgë dhe se gjuha e tyre është ajo e ruajtura më mirë prej të folmes pellazgjike- thotë Faveirial. Asokohe kishte nxjerrë Zoti i Madh grekët, një popull nga më barbarët dhe më mizorët, pasi ishin më të varfërit dhe më lakmitarët për pasurinë e Pellazgëve, të arritura me punë, duke hapur tokë në një vend të virgjër22. Këtu, Faveiriali e kishte fjalën “për të ardhurit”.

Po themi edhe diçka tjetër: nga tregimet e historisë së gjenealogjive familjare nuk të thirren popujt, etnitë dhe kombet, vetëm nëse ata që i mbajnë këta emra janë mbretër e ligjvënës dhe ata e ndërrojnë duke u prirë atyre, por ne e dimë se kanë qenë ligjvënës e mbretër të një populli, etnie dhe kombi. E njëjta gjë është me emrim e ilirëve.23

Kjo është dredhia e tretë e emrave të “etnive”. Sigurisht se i është dhënë emri bazë i ilirëve edhe emrit të Ilirit, djali të Europës, bijës së Harmonisë dhe Kadmit, tregtarit të pasur, sepse të pasurit kanë ditur të bëjnë sa e sa dredhi dhe ka dashur t`i ketë nën vete edhe ilirët. Mitet janë mite. Por ne po e sjellim një mit tjetër të lindjes së ilirëve.

Apiani, i cili ka jetuar në vitet 95-160 pas Krishtit, pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2), se <<Thuhet se ky vend e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin në të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galtin>>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë të gjitha mbretëritë dhe popujt,24 që ishte gati e tërë Evropa, si kontinent, në pjesën dërmuese. Madje, kur thotë se baba i tyre ka qenë “ciklopi Polifem”, nëkupton se ka qenë me trup i madh, e që janë gegët, të cilët janë quajtur “giganti”, pra ciklopi.

Ndërsa lidhjet e vjetra të arvanitasve me pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e sotëm duhet ti gjëjmë përmes shkrimeve të vjetra parahelene dhe para vendosjes së kolonëve të vendit të mbiquajtur “Greqi”; të Daneanëve; të Kadmosëve e të Asirianëve.

Pellazgjia ilire-prej  Babilonisë e Trojes-deri te Britania e Madhe dhe Skandivania- e marrur me leje nga Spiro Agnew

Ilirët dardanë (dardhanë) kanë qenë pasardhësit e trojanëve dardanë, siç na thotë Homeri, “zemërbardhë dhe besëtarë të ndritur”, dhe kanë banuar në Dardanele, me qytetin e madh Troja. Për ta mbështetur këtë çështje, po e marrim edhe një citat nga vepra e Sulejman Matos, e cila thotë se “emrat dardan (dardhanë) të prijësve trojan, si Troji, Illi, Prijami, Ankizi, Enea, etj. janë në përshtatje të plotë me ligjërimin dhe kuptimin e gjuhës shqipe. Në vepër përmenden djemtë, nuset, dhe dhëndurët e shumta të mbretit Priam”“Për të treguar lidhje e këtyre emrave me gjuhën e shqipe mund të përmendim disa prej tyre: Larti, Pirifleikjetoni (biri fleik jeton), Guri, Kosti, Kadesi, Tiresi (Thirrësi), Glauku (Gjaku), Ast-ai (Asht ai), Aqroni (Aqerroni), Hipsinor, Angiala (Ngjala). Priam në shqip ka kuptimin “i pari”… Dardanët e shek. XII para Krishtit kishin njohur një lulëzim të pararë ekonomik, i cili u bë shkak i katastrofës së madhe dhe i shpërnguljes së tyre drejtë Perëndimit”.25 Akili kishte lidhje gjaku me dardanët, thotë Sylejman Mato.26

Pema gjenealogjike e fisit princor dardan, sipas Homerit ka këtë renditje: Dardani lindi Eriktonin dhe Eriktoni lindi Trojin. Troji lindi tre djem: Ilin, Isarakun dhe vetë Ganymedin, që “e mori shqiponja dykrerëshe, për t`ia dërguar Zotit”, sipas legjendës së humbjes së djalit. Ili lindi Leomedontin. Isaraku lindi Ankisin dhe prap Ganymedin. Djali i Ilit, Leomedonti lindi Titanin dhe Priamin. Ankizi lindi Enean. Ndërsa Priami i Leomedontit lindi Hektorin, Paridin, Kasandrën dhe Elenin (ata që më vonë u quajtën “grekë” apo “helenë”, ia ndërruan “Heleni”). Në vazhdimësi, po e sjellim një vizatim nga Spiro Agnew27 apo një hartë të Trojes së ndërtuar sipas historisë, nga Era Ereborea.28

Emri dardan apo dardhan ka lidhje indirekte me stërgjyshin dardan Ili, themeluesit të Ilionit dhe ilirët janë vazhdimësi e gjakut të dardanëve, nga Azia e Vogël.

Kurse Brigjët, të shruar kështu nga ana e shqiptarëve, janë popull ilir dhe këtu e kanë quajtur jo vetëm nga Homeri, por edhe nga Hesiodi, Herodoti; Straboni, Pindari, Ptolemi, Stefan Bizantini, dhe mjaft autorë të tjerë të lashtësisë, por edhe disa të tjerë anglishtfolës të këtyre tre shekujve të fundit. Brigjët i kanë emrëruar edhe Frigët.

Brigjët e Evropës kishin sigurisht lidhje me Brigjët e Azisë së Vogël dhe mbanin edhe lidhjet me fiset e tjera të së njëtës gjuhë. Këto fise ilire janë përzier me njëri-tjerin; disa janë vendosur në pjesën malore të distriktit jugor e disa përmbi gjirin jonian. Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët apo Frigët, janë me gjak pellazgo-ilirë. I pari i frigjëve, në Peloponez, ishte Pelopi. Të tjerat, do ti shohim në vazhdimet tona…

1 Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008; Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013.

2 Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998.

3 Shikoni shkrimet e mia “Evropa e Bashkuar dhe shqiptarët (I-XIII)”, veçanërisht shkrimin tim “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot”, pjesa 1, për linearët, në http://www.brahimavdyli.ch.

4 Shikoni Dikun e Fetos, nga shkrimi i Niko Stylo-s, në organin https://shqiperiajone.altervista.org/4506-2/.

5 Shikoni shkrimin e Niko Stylos, “Një poezi shqipe, të paktën 3600 vjetë e vjetër”, e dates 15 shkurt 2016, në portablin https://shqiperiajone.altervista.org/4506-2/.

6 Nga fjalët e Niko Stylos, i njëti shkrim i tij.

7 Po aty, në vazhdim, Niko Stylo.

8 Shikoni në faqet e cekura, pasoçërisht në pjesën e I-rë, “Evropa e Bashkuar…-1”.

9 Aref Mathieu (Arif Mati), e njëjta vepër, faqe 110.

10 Shiko Alfabetin Fonetik Egjyptian, te Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqet 207-217.

11 Shiko veprën e Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011.

12 Arif Mati, vepra e cituar, faqe 419.

13 Vepra e cituar, po aty.

14 Aref Mathieu, “Shqiptarët…- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.

15 Ju shikoni ato punime, në faqen time provisore, http://www.brahimavdyli.ch.

16 Shiko punimin tim “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, në vënë në faqen time me “Shpalime për Evropën-6”.

17 Aref Mathieu (Arif Mati), vepër e cituar më parë, faqe 568.

18 Po aty, e njëjta faqe.

19 Po aty, faqe 569.

20 Shikoni veprën e Zhan Klod Faveirialit, „Historia (më e vjetër) e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë 2004, faqe 41, duke cituar Cesar Cantu-n, nga vepra “Histoire universelle”, D.Didot freres, Paris 1843-1849.

21 Përfundon citimin nga Cantu, z. Zhan Klod Faveirial, po aty, faqe 42.

22 Po aty, faqe 43.

23 Për këtë gjë, e shikoni pjesën “Ndërtimi i grupimeve të para etnike në Europë dhe Azinë e vogël perëndimore”, te libri i cituar i Arif Matit, faqe 30-32.

24 Aref Mathieu, e njëjta vepër, faqe 210.

25 Vepra e cituar, faqe 48.

26 Një faqe përpara, faqe 47.

27 Vizatim i Spiro Agnew, nga faqja e tij në FB, i cili është mbajtës i portablit http://www.GjergjKastrioti.org dhe ka kryer Universitetin e Havardit, Cambridge, Massachusetts, në SHBA.

28 Vizatim i marrë me lejen e Era Ereborea, nga faqja e tij në FB, me 27 shtator 2016.

Përshëndetje të përzemërta,

Brahim AVDYLI

 

http://www.facebook.com/Brahim Avdyli

http://www.brahimavdyli.ch

http://www.a-d-s.ch (në leksikon)…

http://www.krijues.com

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

FORMAT E VESHJES POPULLORE, ARGUMENT I VAZHDIMËSISË ILIRO-SHQIPTARE

FORMAT E VESHJES POPULLORE, ARGUMENT I VAZHDIMËSISË ILIRO-SHQIPTARE

VESHJET-ILIRO-SHQIPTARE

FORMAT E VESHJES POPULLORE, ARGUMENT I VAZHDIMËSISË ILIRO-SHQIPTARE
E përgatiti Prof Zymer Mehani

Përveç argumenteve gjuhësore dhe arkeologjike, në dobi të vazhdimësisë iliro-shqiptare, vlen të përmendet se edhe shkencat tjera, kanë identifikuar lidhjet gjenetike ndërmjet ilirëve dhe shqiptarëve. Rezultate të rëndësishme kanë sjellur etnologët, të cilët në kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të sotëm zbulojnë elemente të kulturës ilire.
Kështu, më 1910 Franc Nopça, pat konstatuar se ca forma të veshjes popullore shqiptare vijnë drejtpërdrejt nga veshja që ka qenë në përdorim në këtë hapësirë nga koha parahistorike. Këtu në rend të parë është fjala për tipin e fustanellës së mbledhur në formë të kambanës (ziles), të quajtur xhubletë, e cila është pasqyruar në shumë monumente ilire të kohës antike dhe e cila e pandryshuar është ruajtur deri në ditët tona në krahinat kodrinore të Shqipërisë Veriore, mandej në zonat e fisit të Kelmendasve në Kosovë dhe tek shqiptarët në Mal të Zi.
Ky tip i veshjes në Ballkan është shumë i lashtë dhe nuk e kanë përdorur vetëm ilirët, por fakti se është ruajtur vetëm tek shqiptarët e vendeve malore dhe vështirë të kalueshme, ku përndryshe janë ruajtur edhe shumë relikte të tjera të kohës parahistorike, është një argument bindës se xhubleta është me prejardhje ilire.
Shqiptarët kanë rajtur edhe një numër shumë të madhe elementesh tjera të veshjes popullore, të cilët në periudhën parahistorike dhe antike kanë qenë pjesë përbërëse e veshjes ilire. Me rëndësi të veçantë është veshja e gjatë, të cilën romakët e quanin “dalmatica”. Edhe kjo është ruajtur tek shqiptarët, por edhe tek popujt tjerë të Ballkanit. Rast i ngjashëm janë edhe opingat, prejardhja e të cilave nga koha parahistorike është e padiskutuar, mandej mbulesa të lloj-llojshme të kohës etj. etj. Secili nga këto elemente të veshjes popullore shqiptare veç e veç nuk flet në mënyrë eksplicite për vazhdimësinë iliro-shqiptare, siç është rasti me xhubletën, por të gjitha këto relikte të veshjes popullore ilire së bashku, krijojnë inventarin e veshjes shqiptare, të cilat mbështesin teorinë autoktone të preajrdhjes së shqiptarëve.
Etnologët na kanë dhënë shumë elemente tjerë të cilët mbështesin këtë teori. Të përmendim rastin e kalendarit shumë të lashtë, i cili vitin e ndanë në tetë periudha kohore me 45 ditë për secilën dhe vitin e niste më 25 prill, d.m.th. në fillim të përtrirjes së ciklit biologjik në natyrë. Ky kalendar tërheq rrënjët e veta të thella që nga kohërat e lashta parahistorike dhe antike, sigurisht edhe nga koha parailire, ndërsa është ruajtur i pandryshueshëm tek malësorët e Bjeshkëve të Nemuna, bjeshkë të pashkelura dhe të lashta, që janë si dëshmitarë të gjallë i vazhdimësisë antike në këto male, që nga parahistoria e deri në ditët tona të sotme.
Më tej, rëndësi të madhe ka fakti se në folklorin bashkëkohor muzikor shqiptar paraqiten disa karakteristika (format polifone në jug e ato homofone në veri) që shpjegohen me dallimet e formave muzikore që kanë ekzistuar në këtë hapësirë që në periudhën parahistorike. Këtë dukuri, ndërmjet tjerash, poashtu e kemi edhe në Bosnjë e Hercegovinë, që konsiderohet poashtu relikt i kohës së lashtë ilire.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ÇAMËT ORTODOKSË, MINORITET AUTOKTON SHQIPTAR NË GREQI

ÇAMËT ORTODOKSË, MINORITET AUTOKTON SHQIPTAR NË GREQI

cameria

ÇAMËT ORTODOKSË, MINORITET AUTOKTON SHQIPTAR NË GREQI

Studim nga AHMET MEHMETI

Të drejtat e minoriteteve kombëtare dolën në plan të parë menjëherë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe tani ato zënë një vend të rëndësishëm në axhendat e marrëdhënieve ndërkombëtare. Aktualisht në Greqi ka një minoritet autokton shqiptar prej mbi 300000 banorësh që ndodhet në veriperëndim të vendit nga kufiri me Shqipërinë deri në Gjirin e Artës, në rajonet e Çamërisë (Thesprotisë së lashtë), Prevezës, Artës, Janinës dhe vazhdon në rajonet e Konicës, Kosturit dhe Follorinës. Ky minoritet etnik shqiptar, ashtu si edhe minoritetet e tjera maqedonase dhe turke nuk njihet zyrtarisht nga shteti grek. Historia e pranisë së këtyre minoriteteve etnike në përbërje të Greqisë filloi pas Luftërave Ballkanike, konkretisht, në periudhën 1-14 nëntor 1913 kur u nënshkrua Traktati i Paqes i Athinës, midis Turqisë dhe Greqisë, ku përcaktohet qartë se banorët e territoreve të aneksuara nga kjo e fundit do të gëzonin të gjitha të drejtat që përputheshin me parimet më të shenjta të drejtësisë. Por dokumenti që njohu de jure praninë e minoriteteve kombëtare në Greqi është Traktati i Sevrës (10 gusht 1920) i mbajtur midis Aleatëve dhe Turqisë si pjesë e negociatave të Konferencës së Paqes të Parisit.

Në artikullin 2 të këtij traktati theksohet: “Greqia pranon të sigurojë mbrojtje të plotë për jetën dhe liritë e të gjithë banorëve të Greqisë pa dallim origjine, kombësie, gjuhe, race apo përkatësie fetare”. Sipas artikullit 3 të këtij dokumenti Greqia pranon dhe deklaron qenien si qytetarë grekë, ipso-facto dhe pa kërkesat e çfarëdolloj formaliteti të të gjithë atyre me kombësi bullgare, turke apo shqiptare, të cilët janë përgjithësisht banorë (rezidentë) në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Traktati në territoret e transferuara Greqisë nga traktatet (e nënshkruara) pas 1 janarit 1913. Artikulli 8 i këtij Traktati konfirmon se qytetarët grekë, që u përkasin minoriteteve racore, fetare apo gjuhësore, do të gëzojnë të njëjtin trajtim dhe siguri, me ligj dhe zbatim si qytetarët e tjerë grekë. Në veçanti ata do të kenë të drejtën e barabartë për të ngritur, drejtuar dhe kontrolluar, me shpenzimet e tyre, institucione sociale, fetare apo bamirësie, shkolla dhe struktura të tjera arsimore, me të drejtën për të përdorur gjuhën e tyre dhe të ushtrojnë besimin e tyre lirisht. Në mënyrë solemne, me një dokument ndërkombëtar Greqia pranoi se kushtet e përshkruara në artikujt 2 dhe 8 do të njihen si ligje themelore dhe asnjë ligj, përmirësim apo veprim ligjor nuk do të konfliktojë apo ndërhyjë me këto kushte, po ashtu asnjë ligj, përmirësim apo veprim ligjor nuk do të mbizotërojë mbi to (Artikulli 1 i Traktatit të Sevrës).

Por Traktati i Sevrës, si dhe dy artikujt (nenet) e tij nuk u zbatuan asnjëherë nga shteti grek. Në Greqi, ku feja zotëruese është krishterimi ortodoks, besimi fetar ngatërrohet me qëllim me etnicitetin dhe shtetësinë, njëlloj si në kohën e sundimit të Patrikanës së Kostandinopojës. Edhe pjesës myslimane të Çamërisë, rreth 35000 banorëve, para Luftës së Dytë Botërore deri sa u shpërngul me dhunë e gjenocid në vitet 1944-‘45, iu mohua identiteti kombëtar shqiptar nga qeveria greke duke shënuar në letërnjoftimin e tyre vetëm besimin fetar. Duke mohuar de facto identitetin kombëtar, minoritetet etnike janë parë nga shteti grek si të dyshimta, për t’u shkatërruar dhe dëbuar me dhunë ose për t’u asimiluar me anën e izolimit, ndalimit nga kisha greke të përdorimit të gjuhës shqipe në liturgji, mohimit të shkollës në gjuhën amtare, kulturës përkatëse dhe përdorimit të propagandës së shfrenuar raciste. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore të drejtat e minoriteteve në përgjithësi u injoruan në favor të të drejtave individuale njerëzore. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, siç u theksua në fillim, të drejtat e minoriteteve dolën në plan të parë duke zënë vendin që u takon.

Kështu komuniteti ndërkombëtar ka çuar përpara standardizimin dhe kodifikimin e të drejtave të minoriteteve. Kësaj i ka shërbyer Deklarata e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave që u takojnë minoriteteve kombëtare ose etnike, fetare dhe gjuhësore, adaptuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB 47/135 të 18 dhjetorit 1992. Kjo u pasua nga deklarata të ndryshme rajonale. Sot vlerësohen si shumë të rëndësishme tri dokumente, si Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare dhe Karta Europiane për Rajonet ose Gjuhët Minoritare.

Të tria këto dokumente nuk janë ratifikuar nga Greqia. Konventën Kuadër Greqia e ka firmosur më 22.09.1997 dhe kanë kaluar 14 vjet që nga ajo kohë dhe Parlamenti grek ende nuk e ka ratifikuar, por vazhdon të mohojë haptazi ekzistencën e ndonjë minoriteti kombëtar brenda kufijve të saj përveç atyre fetare. Një nga arsyet është se ka pak sanksione reale kundër shkelësve. Ndërkohë asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka marrë iniciativën për ta akuzuar shokun e tyre për nëpërkëmbjen dhe shkeljen e të drejtave të minoriteteve kombëtare e gjuhësore në Greqi.

Është e vërtetë që edhe Franca refuzon të njohë minoritetet brenda kufijve të saj dhe madje nuk zbaton sanksionet e Artikullit 27 të Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtave të minoriteteve. Por sidoqoftë qytetarët në Francë nuk ballafaqohen me të njëjtat dënime për vetëdeklarimin e tyre ndaras prej shumicës, me shprehjen e identitetit kombëtar, siç ndodh në Greqi. Në trojet etnike shqiptare në Greqi nuk ka asnjë shkollë në gjuhen shqipe. Me vendim absurd dhe antinjerëzor të prefektit të Gumenicës, që në vitin 1938 nuk lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në vendet publike, në administratë, në kishë etj.

Asnjë kujdes nuk ka për trashëgiminë kulturore si monumentet e kulturës, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Shprehja e identitetit kombëtar dënohet me të gjitha mjetet e dhunës shtetërore. Me mjetet e presionit dhe detyrimit Greqia përpiqet t’i shndërrojë minoritarët shqiptarë, maqedonas etj., në homogjenë grekë dhe në një shkallë të caktuar ia ka arritur qëllimit. Por asimilimi total është një gjë e së shkuarës, pasi shteti nuk do të monopolizojë dot më tej mjetet e përhapjes së kulturës siç ka bërë deri para pak kohësh. Ka ardhur koha kur regjistrimi i minoriteteve do të vihet nën vëzhgim e në rritje dhe shkelësit do të kundërshtohen dhe dënohen nga faktori ndërkombëtar, si dhe nga fqinjët e vetë Greqisë.

Edhe Shqipëria pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike u përpoq të paktën për të ekzaminuar se çfarë kishte mbetur nga minoriteti shqiptar në Greqi pas dëbimit të dhunshëm të tij, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori shqiptar i shoqëruar nga zëvendësministri për Epirin në vizitën e 5-9 qershorit 1972 në Çamëri, konstatoi se në zona të caktuara si ato të Sulit, Prevezës, Gumenicës, Pargës, Filatit dhe Artës kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh shqiptarë. Dy prej zyrtarëve vendas që i shoqëruan pranuan që shumica e popullsisë flisnin shqip. Vetë kryetari i Bashkisë Gumenicë që fliste shqip dhe ishte shqiptar, pohoi se në fshatrat e shumta shqiptare ka njerëz, sidomos të moshuar, që nuk dinë fare greqisht dhe flasin vetëm shqip.

Një tjetër pohoi se midis Prevezës dhe kufirit me Gumenicën kishte 40 fshatra që flisnin shqip. Një vit më vonë, më 1973, funksionarë të tjerë të ambasadës zbuluan shumë fshatra të krishterësh rreth Gumenicës që flisnin shqip. Në fshatin Kastri me 1800 banorë “Radio Tirana” ishte stacioni radiofonik më i preferuar, saqë fshatin e quanin “Tirana e Greqisë”. Por nga shteti komunist nuk u bë më shumë se kaq për ruajtjen e identitetit shqiptar në vendin fqinj. Pas rënies së komunizmit shteti shqiptar në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të Kryeministrit grek K. Micotaqis më 14 korrik 1993, nëpërmjet Kryeministrit shqiptar A. Meksi në një deklaratë publike po atë muaj u shpreh: “Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe për minoritetin shqiptar në Greqi.”

Veçanërisht për të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi ai theksoi ndër të tjera se “nga frika e terrorit nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik.” Pas një viti, ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi, në sesionin e 49 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 4 tetor 1994 deklaroi: “Për Shqipërinë dhe shqiptarët një kërcënim tjetër në rritje është dhe nacionalizmi grek. Loja që zhvillohet për pushtet në Greqi në dallim nga të gjitha vendet e Europës Perëndimore zhvillohet me parulla nacionaliste dhe është fakt i pamohueshëm se pas kësaj loje Greqia zyrtare del më nacionaliste sesa ishte më parë”. Ai ftoi qeverinë greke të zbatojë konventat ndërkombëtare për pakicat etnike. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, ai theksoi: “Nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj me mohimin absurd se në Greqi nuk ka pakica kombëtare. Qeveria greke duhet të heqë dorë nga klima mbytëse që i pengon ato të afirmojnë identitetin e tyre kombëtar. Si u zhdukën me një të rënë të lapsit pakicat kombëtare turke, maqedonase dhe shqiptare të Greqisë? Qeveria greke duhet të heqë dorë nga klima mbytëse që i pengon ato të afirmojnë identitetin e tyre kombëtar”.

Hera e fundit kur minoriteti autokton shqiptar shprehu përkatësinë gjuhësore ishte në kohën e regjistrimit të popullsisë të vitit 1951, kur rezultoi se flisnin shqip 22 736 shqiptarë etnikë. Që nga ajo kohë në Greqi zyrtarisht është zhdukur çdo gjurmë shqiptare ose e trashëgimisë së saj. Të gjitha figurat e historisë e të kulturës shqiptare janë tjetërsuar në greke, janë ndryshuar emrat shqiptarë të vendeve me emra të shpifur në greqisht, monumentet e kulturës janë lënë në mëshirë të fatit dhe po i nënshtrohen një degradimi pa kthim. Qytetërimi europian po humbet një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore. Kësaj gjendjeje të mohimit total po i rëndon edhe propaganda e shfrenuar raciste dhe shkolla ku mungon gjuha amtare, e për më keq, shtrembërohet historia dhe tjetërsohet e falsifikohet kultura shqiptare. Si vend tipik ballkanik dhe njëkohësisht vend anëtar i Bashkimit Europian, Greqia me fe zotëruese ortodoksizmin dallohet në mënyrë demonstruese në edukimin masiv që ka përdorur dhe përdor me anën e elitave shtetërore për të ngritur një kulturë të njësuar bazuar mbi atë që është perceptuar si esenca e kombit zotërues (me përmbajtje nacionaliste), thënë qartë me të gjithë përbërësit e racizmit biologjik si ideologji dhe praktikë. Kjo dukuri e edukimit masiv pas Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Ballkanit me shtete ortodokse, më tipike u shfaq në Greqi, ku ky realitet u imponua si epidemi, ku aspekti kyç i suksesit të këtij procesi regresiv ka qenë monopoli shtetëror mbi mjetet e propagandës dhe të përhapjes së helenizmit si “kulturë e lartë”. Duke qenë se shteti grek ka qenë aktori ekskluziv në masmedia, veçanërisht në radio e televizion, ai ka mundur të ushtrojë censurë dhe mjetet e tjera të presionit me efektivitet të lartë. Megjithatë në dhjetëvjeçarin e fundit situata disi ka ndryshuar si rrjedhim i “revolucionit në komunikim” me transmetimet e TV satelitore dhe mjeteve të tjera të komunikimit, të cilat po dalin jashtë tutelës së shtetit racist grek. Dështime të tilla Greqia ka provuar kur u është dashur të ngushtojë hendekun midis komuniteteve kristiane ortodokse dhe myslimane, ku si zgjidhje ka përdorur ekzekutimin fizik (gjenocidi kundër çamëve myslimanë, 1944-1945). Madje edhe me ortodoksët sllavë, egjeasit (egeici), në veri të Greqisë, kjo politikë ka ardhur në konfrontim me një minoritet luftarak që kundërshton të lërë përkatësinë e vet etnike për t’u shkrirë e humbur në shumicën greke. Sa më shumë shtypje ushtron shteti grek ndaj këtij minoriteti aq më shumë kjo politikë provon kundërproduktivitetin e saj.

Për minoritetin shqiptar ja si shkruan në vitin 1962 ish-Ministri Fuqiplotë në Ministrinë e Jashtme të Greqisë Dhimitri Pentezopulos: “Shqiptarët nuk formuan një minoritet të madh dhe ata që i përkasin Kishës Ortodokse Greke janë asimiluar plotësisht” dhe duke perifrazuar një mbështetës të helenizmit shprehet sikur gjoja “e kanë identifikuar veten me jetën dhe ndjenjat kombëtare greke”. Dhe vazhdon: “Kanë qenë, sidoqoftë, rreth 20000 dhe 30000 shqipfolës myslimanë, për të cilët sipas Traktatit të Lozanës mbetën në Epir, pranë kufirit shqiptar”. Me vendosjen e rreth 16000 refugjatëve (kolonëve A.M.) në këtë hapësirë përbërja e provincës ndryshoi pak, elementi grek pati një rritje nga 77% në 81%. Të gjitha këto janë të pasakta. Sot Greqia zyrtarisht nuk njeh asnjë minoritet etnik, megjithëse bën pjesë në BE nuk është integruar në legjislacionin europian. Regjistrimi i përgjithshëm me kritere më të pranueshme është bërë në kohën e Perandorisë Osmane nga qeveria e turqve të rinj në vitin 1910. Me gjithë ndonjë të metë rezultatet e këtij regjistrimi kanë interes se japin të dhëna demografike tre vjet para aneksimit të Çamërisë nga Greqia më 1913-n. Sipas tij në Sanxhakun e Reshadijes (Çamërisë) kishte 31 304 shqiptarë myslimanë, 29 593 shqiptarë ortodoksë dhe 9840 grekë, pra gjithsej 60 897 shqiptarë. Po t’u shtohen këtyre edhe shqiptarët në vazhdim të krahinës së Çamërisë që u përfshinë në Sanxhakët e Janinës dhe Prevezës, respektivisht 11 848 shqiptarë myslimanë dhe 7010 shqiptarë ortodoksë në këtë rajon banonin 83 898 shqiptarë të të dyja besimeve.

Po kështu, sipas Enciklopedisë së Madhe Greke “Çamëria banohet nga rreth 70000 banorë të quajtur çamë” (1927). Sipas regjistrimit italian të vitit 1940, në Çamëri rezultojnë 28000 çamë myslimanë, 26000 çamë ortodoksë dhe 20000 grekë. Në kohën e këtij regjistrimi një pjesë e popullsisë ishte zhvendosur jashtë territorit për shkak të internimeve që bëri qeveria greke para se të fillonte lufta me Italinë, ndaj shqiptarëve që i konsideronte si subjekt dyshimi.

Sidoqoftë ky regjistrim ishte më i besueshëm se ai i kryer nga qeveria greke në vitin 1936, i pari pas krijimit të Prefekturës se Thesprotisë (Çamërisë), me shifra të falsifikuara, ku nuk jepej asnjë shifër për shqiptarët ortodoksë.

Regjistrimi i fundit që jep të dhëna për përkatësinë fetare dhe gjuhën amtare është ai i vitit 1951, nga i cili rezulton se 22 736 persona flasin shqip. Ku u zhdukën këta dhjetëra mijë shqiptarë brenda një dekade nga koha e regjistrimit deri në botimin e librit të ministrit Pentzopulos në vitin 1962, i cili pretendon se na qenkan asimiluar?

Kjo shpjegohet me racizmin biologjik që karakterizon politikën agresive greke të asimilimit me dhunë. Dhuna fillon me ndërrimin e emrave të vendeve nga shqiptare në greke në gjithë Çamërinë. Pastaj ndërrimi dhe greqizimi i emrave të njerëzve sipas tipit Niko në Nikolaos, Spiro në Spiridhonis, Llambi në Harallambis etj. Vetëm në rajonin e Çamërisë sot jetojnë mbi 165 000 çamë ortodoksë dhe në gjithë Greqinë veriperëndimore 300 000 shqiptarë etnikë.

Sipas dëshmive të atyre që kanë vizituar këto treva dhe punojnë atje si emigrantë, si dhe nga bisedat dhe kontaktet e autorit të këtij shkrimi me studiues e shkencëtarë vendas që jetojnë e punojnë sot në Çamëri, procesi i asimilimit edhe pas 50 vjetësh më vonë nga botimi i librit të ministrit grek nuk ka arritur ta rrezikojë identitetin e tyre shqiptar.

Është fakt që fëmijët e tyre shkojnë në shkolla greke ku nuk jepet asnjë orë mësimi shqip dhe greqishtja imponohet në të gjitha mjediset jashtë shtëpisë, shqipja përsëri mbetet gjithmonë gjuha e zemrës. Shqipja flitet kudo, në shtëpi e jashtë saj, në çdo cep të Çamërisë, si dhe në rajone të tjera nga Arta, Preveza e deri në Konicë, Kostur e Follorinë. Flitet e këndohet në shtëpi, por edhe në mjedise publike si bare, restorante, hotele, shitore etj. Edhe kur shkojnë në emigracion çiftet i lënë fëmijët në shtëpi ku gjyshët e gjyshet u flasin nipërve dhe mbesave vetëm shqipen e pastër të nëndialektit çam. Për mësimin më të mirë të shqipes së përbashkët një ndikim të madh luan emigracioni nga Shqipëria i viteve të fundit, por edhe TV satelitor.

Këto dekadat e fundit ka një lëvizje të popullsisë nga fshati në qytetet e mëdha dhe dendësia e popullsisë në Çamëri ka zbritur në 30 banorë/km2, ndërsa në të gjithë Epirin është 38%. Rikthimi i çamëve të përzënë me dhunë dhe gjenocid do të përmirësonte mjaft gjendjen e përkeqësuar demografike, por edhe ekonomike të këtij rajoni të varfër, por me burime të shumta e të mëdha natyrore.

Nga minoriteti etnik shqiptar i Çamërisë kanë dalë figura të shquara të kombit shqiptar si strategët Pirro i Epirit në antikitet; Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha në Mesjetë; Maksim Artioti, humanist dhe shenjtor; Dionis Filozofi, teolog e klerik i lartë, martir i lirisë; Marko Boçari, Foto Xhavella, Odise Andruco, heronj të revolucionit grek; Elena Gjika, Kolë Idromeno, Mitrush Kuteli, figura të shquara të mendimit, artit dhe letërsisë shqiptare; Aristokle Spiro-Atenagora, profeti bashkimit, patrik i Kostandinopojës; Spiro Çalluka e Thimio Gogozoto, martirë të Luftës së Dytë Botërore dhe deri te studiuesit e sotëm Niko Stylo e Aliqi Nasi etj.

Pra siç u parashtrua, minoriteti etnik shqiptar në Greqi ka qenë dhe mbetet një forcë gjallëruese, që me gjithë trysninë dhe pengesat monstruoze që ushtron dhe krijon shteti racist grek vazhdon t’i mbijetojë asimilimit dhe të japë shenja të dukshme të një gjallërimi e zhvillimi të ri në kushtet e integrimit shqiptar, europian dhe global.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KUNDËRSHTARËT E TEORISË SË AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE DHE TË PREJARDHJES SË TYRE ILIRE

KUNDËRSHTARËT E TEORISË SË AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE DHE TË PREJARDHJES SË TYRE ILIRE

harta-ilire

KUNDËRSHTARËT E TEORISË SË AUTOKTONISË SË SHQIPTRËVE DHE TË PREJARDHJES SË TYRE ILIRE
(K. PAULI, H. HIRTI, P. PARVAN, K. JURIÇEK, A. M. SELISHÇEV, J. POPOVIQ, F. KORDINJANO)

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Nga fundi i shekullit XIX, disa gjuhëtarë, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra ballkanike, nisën të theksojnë se gjuha shqipe nuk është zhvilluar nga ilirishtja, por nga trakishtja dhe sipas kësaj, as shqiptarët nuk mund të konsiderohen pasardhës të ilirëve, por të trakasve. Përfaqsues kryesorë të kësaj teorie, në fillim, ishin filologët e njohur K. Pauli (1891) dhe H. Hirti (1898), e pas tyre edhe shumë të tjerë. Sipas kësaj teorie, gjuha shqipe nuk ka mundur të zhvillohet në zonën në të cilën ajo flitet sot, por në brendësi të Ballkanit, në zonën në të cilën, në kohën antike, jetonin trakasit dhe prej saj del se shqiptarët nga këto treva janë vendosur në trojet ku jetojnë sot.
Për mendimet e këtilla si argument sillen ngjashmëritë ndërmjet gjuhës rumune e shqipe.
Nëse është e vërtetë kjo që, sipas kësaj teorie dëshirohet të argumentohet si e tillë, shtrohet pyetja: kur shqiptarët nga brendia e Ballkanit u shpërngulën kah perëndimi? Sipas të parëve (V.Parvan) kjo ngjau ne shekullin e III ose të IV të erës sonë, pra që në kohën e mbretërisë romake, ndërkaq sipas të dytëve, u vendosën në kohën e dyndjeve të popujve në mesjetën e hershme (K. Juriçeku) dhe sipas të tretëve mendohet se tek kjo dyndje gjithsesi arrihet pas vendosjes së sllavëve në këto anë (A.M. Selishçev, J. Popoviq), ndonjë prapë beson se shqiptarët atje kanë mundur të paraqiten në kohën turke (F. Kordinjano).
Megjithate, teoria trakase nuk është e vetmja me të cilën përpiqet të pengohet autoktonia e shqiptarëve dhe prejardhja e tyre ilire. Linguisti bullgar Vlladimir Georgiev gjeti ngjashmëri ndërmjet gjihës shqipe dhe asaj dako-mizike andaj përfundon se shqiptarët janë shpëngulur nga vendbanimet e Dacisë antike. Të tjerët prapë, gjithnjë duke u nisur nga studimet gjuhësore, arrijnë në përfundimin se shqiptarët rrjedhin nga simbioza gjuhësore iliro-trakase, sipas kësaj edhe i simbiozës etnike (N. Jokli), të tjerët tek shqiptarët shohin pasardhësit e trakasve të ilirizuar etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE SIPAS J.E.THUNMAN, A.T. LINHART DHE J.G.HAN

AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE SIPAS J.E.THUNMAN, A.T. LINHART DHE J.G.HAN

shqiponja

 

AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE SIPAS J.E.THUNMAN, A.T. LINHART DHE J.G.HAN
E përgatiti prof. Zymer Mehani

Me historianin gjerman J.E. Thunman, i cili para më se dy qind vjetëve shkroi për prejardhjen e shqiptarëve në librin e tij, “Hulumtime rreth historisë së popujve të Europës lindore”, nisë një varg shumë i madh shkencëtarësh, të cilët u morën me këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe interesante të paleoballkanikës. A janë shqiptarët banuesit e vjetër, sipas kësaj me grekët, populli i vetëm në Ballkan, i cili nga koha parahistorike, jeton në këtë hapsirë të njejtë, në të cilën edhe sot jeton, ose ata në këtë hapsirë kanë ardhur vonë, në kohën ose edhe pas shpërnguljes së madhe të popujve në mesjetën e hershme? Nëse shqiptarët janë autokton, ç’e argumenton këtë autoktoni dhe nëse janë të ardhur prej nga kanë ardhur?
Thunmani që atëhere duke pasë në dispozicion vetëm burimet historike përfundoi se shqiptarët janë banuesit e lashtë dhe si argument për këtë hipotezë solli dokumentet e shkruara, të ruajtura të mesjetës, në të cilët nuk hasim gjurmën më të vogël për ndonjë shpërngulje shqiptarësh në vendbanimin e tyre të sotëm. Ky argument edhe sot është i qëndrueshëm dhe në të, me të drejtë, mbështeten të gjithë ata që mbështesin, ose në të kaluarën kanë mbështetur tezën e autoktonisë së shqiptarëve.
Pas Thunmanit, këtë tezë e mbrojtën shumë hitorianë, filologë, e shkencëtar të tjerë. Kështu, historiani dhe shkrimtari slloven Anton Tomazh Linhart, në veprën e tij “Pasqyrë e historisë së Kranjës dhe vendeve tjera sllavo jugore në Austri” duke u mbështetur tek Thunmani shkruan se gjuha ilire jeton edhe sot, edhe pse jo e pastër, në malet shqiptare, (und noch heute, abëohl nicht mehr rein in den Gebirgen Albanienslebt).
Në qindvjetëshin e 19-të, tezën e autoktonisë së shqiptarëve e mbështesin shumë shkencëtaër, ndër ta vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë konsulli austriak dhe njohësi shembullor i të kaluarës dhe i kulturës shqiptare, Johan Gerog fon Hani, me veprën e tij të rëndësishme “Studime shqiptare I-III”. Hani, duke i mbështetur konkludimet e veta në njohjen e thellë të burimeve historike dhe të historisë së gjuhës shqipe, është i pari, që tezën e autoktonisë së shqiptarëve e vendosi në baza të shëndosha e solide shkencore.
Meritë e tij e veçantë është se tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor kah toponimistika, si lëndë e rëndësishme për studimin e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Shpjegimi i tij i disa emërtimeve ilire të vendeve, me ndihmën e gjuhës shqipe, si p.sh. Dalmacia nga delme = dele, Ulcinium nga ulk = ujk dhe shumë e shumë të tjerë, që deri më sot mbeten në fuqi.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE

iliret

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE
(SHEK. XI-V P.E.S)
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Vendbanimet
Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.

Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.
Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.
Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.

Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.

Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.

Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.
Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.
Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.

Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.

Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE – ILIRËT

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE – ILIRËT

harta-ilire

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE – ILIRËT
(SHEK. XI – V P.E.SONË)
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire.
Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.
Njohuritë tona për këtë periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.
Teoritë rreth origjinës

Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje.
Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë.
Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.
Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit.
Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.
Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.
Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore.
Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.
Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.
Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge.
Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.
Trualli historik i ilirëve
Sipas burimeve historike, nocioni ilir – Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.
Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.
Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.
Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.
Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire
Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.
Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.
Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj.
Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

iliria

 

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

 

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

(Pjesa e parë)

Pa marrë pasysh se a është gjuha shqipe gjuha-mëmë apo jo, për të gjitha gjuhët e thirruara “indo-evropiane”, po i marrim ata të cilët shtetin e tyre e quajnë “Greqi”.

Brahim-Avdyli

Shqiptarët, alias Albanët e dikurshëm, prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën, me totemin e Shqipes, ecin si vasal të bindur të më të fuqishmëve të botës dhe sikur bëhen se ata nuk janë “të parët”, duke mos e sjellur në mendje se prej cilit milenium flitet gjuha shqipe. Autori më i njohur nga bota, Luigji Luca Cavalli-Sforca, me librin “Gjenet, popujt dhe gjuhët” 1, e cila lexohet me të madhe, thotë se gjuha shqipe është e para në listë. Pas saj, vjen gjuha armene. Prej vitit 3500 deri në vitin 1600 p.e.r, ndahen të tjerat, të cilat janë gjuhët e mesme; dhe më e reja është “gjuha greke”.

Mendimi i të gjithë historianëve të botës përqëndrohet në një pikë të vetme, sepse qytetërimin e vjetër nuk e shpikën, e as nuk e sollën me vete të shpikurit “helenë”. Kur të mësohet mirëfilli “misteri i mbishkrimeve” të Kretës, do të thotë shumë se ç`është kultura e Mikenës dhe cila është Kreta; cila prej tyre është e vërteta…

Fiset të cilat u quajtën “helenë” e huazuan apo iu dha atyre alfabeti i parë i Kadmit e filloi të tipizohej si kultura e Kretës. Ata kishin të holla, se po merreshin me tregëti, në Lindje e Perëndim, dhe këte ua mundësoi ishulli i Kretës. Kush është tregëtar, nuk është i lidhur “me Zotat”, ndërsa pellazgo-ilirët ishin të lidhur. Nuk mund të bësh tregëti pa ditur që të gënjesh. Të ardhurit kanë qenë tregëtar. Po e jap më poshtë shtrirjen tregëtare të të ardhurve nëpër tregun e Mesdheut e gjetiu. Kreta ishte një cil i pashmangshëm i fenikasve e i dorëve të Egjiptit, prandaj i rrënjosën thellë genjeshtrat në antikitetin e lashtë dhe ua morën vendasve gjithçka që kishin për kulturën dhe artin; statujat prej mermeri; mitologjinë; emrat e Zotave; letërsinë gojore; epet popullore; legjendat; ligjet; dhe gjithëçka tjetër.

Zona e Qipos-Rodit-Kretës e Peloponezit- sikurse ajo aziatike-me të dy invazionet

Nga këto gënjeshtra e marrin si pikënisje të Evropës ishullin e Kretës. Ajo ishte në mes të Lindjes e të Perëndimit, duke e cituar shpesh gabimisht, si p.sh. “fillimin e kulturës mikeno-greke dhe “fillimin e historisë Europiane”.2

Ndër fiset që thirren “helene”, të parët ishin akejtë. Ata përfituan rrënjësisht nga parakultura pellazge dhe e bënë një evoluim të jashtëzakonshën, edhe nga mitet, në ishullin e Kretës, ku banonin pellazgët dhe patën qendrën e qytetërimit të tyre.3

Qytetërimi pellazgo-frigas u përtëri në qytetërimin mikenas, rreth 2000 vite para lindjes së Krishtit, sepse ishte e njëjta popullatë e madhe pellazgo-ilire, me të njëjtën kulturë e gjuhë të vjetër pellazgo-shqipe, që ka shtegtuar së bashku nëpër këto qytetërime, duke ruajtur të paprekshme rrënjët e fjalëve.4

Grekët që thonë për vetvete se ata “janë helenë”, nuk kanë ekzistuar në histori; ajo nuk ka qenë e banuar me grekë, kur këta të fundit dëpërtuan në atë vend, të cilën, do t`a paraqesin si “tokë helene” e nuk ka qenë shkretëtirë apo i pa banuar. Banorët e këtij vendi nuk kishin themeluar ate të cilën e quajmë shtet dhe as nuk e bënin një komb të bashkuar e të veçantë. Në atë tokë i cila thirret me emrin “Greqi” ka pasur shumë gjurmë e pasuri të një qytetërimi më të hershëm të saj, sesa ai i të ashtuquajtuarve “helenë”, dhe nuk kishte literaturë e tradita të qëndrueshme.5

Tri fiset e ardhura. Dorët-Jonët dhe Etolët

Shumë nga qytetet e mëdha u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve, apo vetë Dardanëve, të cilët patën një gjuhë tejet të pasaçme, gjuhën shqipe, e cila jo vetëm i shpjegon emrat e vendeve, por u nevojitej atyre të komunikojnë e të mirren vesh. Ata janë pasardhësit e popullsive para ardhjes së grekëve, nga deti Adriatik e në Halis.6

Emri “grekë” thuhet se na është përcjellë prej Romakëve. Në hartat e emërtimet e mbarë popujve të ndryshëm është Graecia,7 me përjashtim të popullit i cili e quante vetveten “helenë”. Se ku është shkaku që ata e thirrin veten e tyre “helenë”, ndërsa të tjerët “graecia”, nuk e kanë thënë asnjëherë.

Në fakt, këtë emër nuk “e shpikën” mirëfilli romakët, por e mbanin vetë banorët e Dodonës,8 për mua të Dodonës së dytë. Pra, tekstet e para që mbajnë këtë emër janë tekstet romake, që e lidhin direkt me Epirin dhe Epirotët, kur ai e kishte një gjuhë që e fliste, gjuhën iliro-pellazge, por që ajo nuk mund të shkruhej.

Kur shkruhet për antikitetin e lashtë të këtj vendi përdoret fjala “graeci” e “graecia”, rëndomë siç përshpëritin apo belbëzojnë një pjesë e shkencëtarëve të Evropës, të cilët nuk e njohin apo nuk e kuptojnë gjuhën shqipe, pa i analizuar këto fjalë, e cila do të thoshte gratë, plakat, me flokë të thinjura, që shikonin fatin e njerëzve pranë altarit të Dodonës, pasi gumëzhinte zingjiri, pra një hyjneshë apo tri hyjnesha; flokëbardha; gra të urta e me flokë të thinjura; profetesha të moshuara. Dhe, këto fjalë janë marrë nga të ashtuquajturit “grekë” , të cilët, i kanë thënë sipas qëllimeve të veta.

Mund të themi se romakët ua kanë kushtuar më shumë rëndësi atyre që e shikonin fatin e njerëzve në Dodonë dhe Epir, si vend i tyre. Banorët e Greqisë, as atëherë nuk e mbanin emrin “Helada”, por pjesërisht, largë Epirit.

Për qëllimet e helenëve do të merremi më vonë. Njëherë, po merremi me fjalën Greqi. Po e marrin nga dy gjuhë: gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Edhe pse sot thuhet se “këto gjuhë i kanë bazat prej shqipes”, si p.sh. disa dijetarë shqiptarë, si Elena Kocaqi me veprat e saj,9 Sulejman Mato, 10 Muharrem Abezaj,11 apo Shpresa Musaj-Ömer,12 e cila na e jep një krahasim etimologjik të fjalëve të gjermanishtes me ato të shqipes, etj. pa e logjikuar se prej cilës gjuhë janë ndikuar këto gjuhë. Në gjuhën angleze Greek u thojnë grekëve;13 Greece i thonë vendit të grekëve;14 e në gjermanisht Griechenland,15 i thonë gjithashtu. Të marrim si shembull emrin Atlandtidë, ne do t`a shohim se ajo përbëhet nga disa fjalë që janë të shkriera me njëra-tjerën: At, kuptohet se do të thotë “babë”; e land, do të thotë “tokë, vend, e cila në shqipen e sotme ka mbetur në formën landinë, tokë djerrë, e palëruar, e cila nënkupton tokën e prindit të mbetur djerrë, e pa- punuar, lëndinë”.16 Greece, e Griechenland nënkuptojnë tokën prindore, pra nuk ka qenë e atyre që e quajnë veten “grekë”, sepse aty kanë qenë pelazgo-ilirët, e ata nuk ishin të zi, nuk mund të ishin lëkurëzinj, sepse nuk kishim të bëjmë me popullsinë e vërtetë autoktone pelazgo-ilire,17 pra të ishin të racës së bardhë ariane.

Fotografia e parë nga Herodoti-e marrur nga Mili Butka

Shkrimet e para të periudhës homerike janë nga mesi i shekullit të VI p.e.s. i cili e përmendë emëtimin “helen”. Kjo “konstaton” një krahinë të vogël të teritorit në jug të Thesalisë e të Peloponezit, për banorët e kësaj krahine, para epokës klasike, e cila quhet “Helada”, dhe nuk e nënkupton kurrfarë kombi të veçantë. Emri Helada nuk ekzistonte, ndërsa termi helenë përdoret vetëm njëherë nga Homeri, siç na e bënë të ditur Tukididi (Arch. I, 3), përmendur nga Dr. Arsim Spahiu. Helenët nuk lidhen me Epirin, dhe as nuk e përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçantë, por janë një grup kulturor i përbërë prej disa popujve të ndryshëm. Në kohën klasike, e kosideronin veten e tyre një ansambël familjesh. Ata formojnë një genos, por nuk përbëjnë një etnos të veçantë, kombin. Eponimi “Helen” nxirret si stërgjyshi i trilluar i racës së tyre. Këtë e mendon edhe Th. Harrisson, në vitin 1988, faqe 24.18

Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë “hellët” e “helloi”, të thënë me të padrejtë nga fjalët pellazgo-shqiptare “sellët” dhe “selloi”, me “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të mëvonshëm Danaenë. I tërë vendi “e mori” emrin “Hellada”, e cila nuk thuhet nga popujt e tjerë, pos të atyre që banojnë në Greqi. Prandaj “Greqi” e kanë quajtur popujt e tjerë apo edhe shqiptarët, të nxitur prej romakëve, të cilët e kopjojnë këtë emër nga fjalët e vjetra të marrura nga këto shkrime të antikitetit: “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, nga të cilat vetëm duhet të heqim prapashtesat e gjuhës së krijuar nga rrënjat iliro-pellazgo-shqipe, që të kemi në origjinal emrin e përgjithshëm të grave tona, pra “gruas plakë”, rreth Dodonës së dytë, që e kultivonin fatëthënien e njerëzve. Ishte qendër besimi, por jo “shtet”. Në fillim aty shërbenin vetëm burrat pleq dhe pastaj ato i zëvendësuan tri gratë. Me këtë emër ashtu i quanin pellazgo-ilirët dhe makedonët, të cilët janë të tillë. Të huajt i kanë quajtur tri plakat “tri peli”, do të thotë “pelae”, që do të thotë “tre pleqtë”.19

Pse e quajtën se vendi i tyre ka pasur ndikim nga veriu”? Sepse e morën emrin nga “seloi” dhe e bënë “heloi”, ata që do të banonin në “Heladë”, shkurt në “Graecia”.

Harta origjinale e romakëve për Epirin ku nuk figuron Graecia

Po e marrim emrin sellët, që e bëjnë “selloi”. E panë më të lehtë që t`i quanin “helloi” e “heloi”. E muarën pastaj emrin nga EladaThesalisë, një vend iliro-pelazge, dhe e bënë “Hellada”, ose “Helada”, madje “e shpikën” sikur e paska thënë vëtë Homeri, 350 vite më parë, gjë që nuk është e vërtetë. Straboni, lidhet me këtë punë, si vijon: “Sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë (kështu i thoninin hellenët e pasur për ata që flinin në tokë, si shqiptarët sot, sepse i dikriminonin edhe ata, ndonëse ishin në një qendër besimi, pra në Dodonën iliro-pellazge!), këtë na e thotë edhe Homeri (ai nuk e ka thënë, sepse kur ka folur për pellazgët, ka thënë se ata janë “hyjnorë”, por këtë fjalë e ka ndërfutur Psistrati, 350 vite më vonë!) kur e përshkruan mënyrën e tyre të jetesës. Çështja si duket t`i quajmë “helë” apo “selë”, lihet të kuptohet prej veprave të Homerit. Kjo çështje nuk mund të vërtetohet, mbasi shkrimi ka qenë i dyshimtë. 20

Me këtë rast po e rikujtojmë edhe njëhërë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës banonin Sellët, se ata “që atëherë quheshin graik, por tani helenë”21. Pra, “ahellohu”, është rajoni ku kanë banuar sipas “greqishtës” së Aristotelit ata që “e vodhën” gradualisht këtë emër tipik “Hellada”, ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur “hellopët”, dhe i tërë rajoni është quajtur “hellopia”, që do të thotë se atje kanë jetuar “grai-k-os”, ata që i ndihmonin “gratë”, d.m.th. kur hiqen mbaresat greke “os” dhe “oi”. Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi dhe qendra e tyre; i cikli është bartur me gënjeshtra në Pellopones, më vonë edhe në Jonë e jug të Thesalisë, ku ishte eponimi i trilluar i racës së tyre “Helen”, siç e thotë Dr. Arsim Spahiu. “Staboni thotë– citon Sulejman Matoemri i pellazgëve mbizotërone në gjithë Greqinë”. Më poshtë shton të thënën tjetër se “Pelopi e solli popullin nga vendi e quajtur Peloponez nga Frigjia, kurse Danai nga Egjipti”. Pelopi është quajtur i pari i frigjianëve dhe këtu është pellazgu i parë, siç thotë Sulejman Mato.22

Historianët e antikitetit të lashtë i quajnë “peleat”, plakat me flokë të thinjura, prej pleqëve, pëllumbeshat që fluturuan: njëra në Libi dhe tjetra në Epir. Peleat flisnin një gjuhë që nuk e kuptonin helenët, pra grekët, që ende nuk e zotëronin tërë atë teritor që quhet sot Hellada apo Greqia, sepse ishte gjuhë plotësisht “e huaj” dhe e panjohur. Ato ishin plakat e huaja, të cilat i jepnin parashikimet e njerëzve në gjuhën pellazgo-ilire. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Dodona e kishte një mbiemër tjetër, sipas Sulemjan Matos. Ai ishte mbiemri “parthenus”. Ky është një mbiemër i gjuhës shqipe. Togfjalëshi kuptohet edhe sot në këtë gjuhë. Kur thuhet “Dodona parthenus”, nënkuptohet se ajo e thotë fjalën që i thotë Zoti i Madh për njerëzit; pra Dodona jep parathënien e vet për këta njerëz të ndryshën, parashikon fatin e tyre.23

Grekët kanë qenë gjithonë të prirur t`i përvetësojnë vlerat dhe kultet e fqinjëve të vet verirorë”,- thotë me bindje Suleman Mato. “Emrat e vendeve,- thotë Çabej, janë gjuhë e lashtë e fosilizuar”.24 Ne i shohim se ilirët janë paragrek dhe për këtë kemi mjaft fakte. Por, do t`a përmendim pas luftës së Trojës, kur kanë lëvizur popujt.

Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar “grekët” nga Homeri, në epokë historike. Akaja ishte emër emër i përgjithshëm “i Greqisë”, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare e veriore të Peloponezit. Kështu “akej” dhe “argej” tregonin popullsinë e këtyre krahinave e cila quhej “Helladë”, në vend se të quhej “Greqi” dhe kotësisht përmenden shumë më heret dhe përsëriten me të padrejtë nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera të Homerit. Po e themi paraprakisht se në kohën e krijimit të “Iliadës” nuk është i njohur ende emri “grekë”, por akej quheshin banorët e Peloponezit, ndërsa aikasit qusheshin pellazgët e Thesalisë, edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, “bubrrecat”, ushtarakë të denjë: njëmijë sa një, e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin aspak “grekë” dhe “heloi”, që nuk është në histori.25

Kjo është një gënjeshtër tepër e madhe për pseudohistorinë dhe është futur fjala “helenë”, në këngët e Homerit, që janë rishkruar me “fjalorin fenikas” të Kadmit, ku tirani Psistrati, në festën e parë të Panathenëve, i kishte vënë rapsodët të recitojnë poemat e Homerit. Psistrati po e bënte çdo gjë të mundshme prej tij të kopjojë në gjuhën e folur pellazge, me të cilën këndoheshin poemat e dy epeve të “Iliadës” dhe “Odiseut”, sepse i kopjoi vetë nga letërsia popullore. Autori i tyre, nuk jetonte në atë kohë. Ai kishte vdekur 350 vite më parë. Psistrati, e bëri të mundur që “të shlyhet” e tërë një periudhë e gjatë prej 450 viteve e të quhen “epokat e errëta” 26, e cila është epoka pellazgjike, e thirrur prej meje pellazgo-ilire apo iliro-pellazge.

Gjuha artificiale apo e atëhershme “greke” i ka ruajtur një numër të madh fjalësh të gjuhës pellazge, të cilat gjuha shqipe dhe njohësit e saj mund të deshifrojnë e të dekriptojë shumë lehtë këto pjesë të gjuhës dhe t`i shpjegojnë. Por, shkencëtarët pararendës dhe sidomos gjuhëtarët më të njohur të Evropës dhe të Botës së gjërë të gjuhësisë moderne të shekullit XX, nuk i kanë thelluar njohurit e tyre për shqipen e lashtë dhe nuk e kanë vendosur aspak lidhjen e ngushtë të shqipes, ilirishtes, pellazgishtes së lashtë, thrakishtes, frigjianishtes, e etruskishtes, me dialektin gegë të gjuhës së sotme të shqipes, të gjysmës së Shqipërisë, dhe të greqishtes së lashtë: dialektin jonian, eolian, dorian, arkado-qipriot,27 që ka filluar atëherë të shkruhet, duke e lënë mënjanë gjuhën shqipe, simbolikisht të lënë si gjuhë e dytë,.

Kësisoji shkencëtarët kanë marrë pista të gabuara dhe i kanë çoroditur tërësisht këto njohuri të pështjelluara dhe është periudha e errët parahelene kur asgjë nuk dihet mbi pellazgo-ilirët. Në të vërtetë, janë shekujt e errët, 1200-800 p.e.s.28. Thelbi i tyre na është fshehur tinëzisht. Historia arkaike është me shumë mangësi serioze.

Por, pa dashur të zgjatemi më tej me ndërfutjet e Psistratit dhe djalit të vetëm, Hiparkut, që ishte shumë “i mençur”, sa të bëjë dhjetra dredhi e hile edhe me vetë tekstin e Homerit, sepse në këtë vepër nuk i këndohet aspak emrit “Helada”, madje as ndonjë poet tjetër antikë i kësaj toke nuk i ka kënduar “Heladës”. Në këto poema epike të Homerit i këndohet disa herë Eladës, por kjo nuk është “Helada”. Është thënë qëllimisht prej atyre që duan t`i ndihmojnë “helenëve” të rrejshëm, sepse ata nuk janë komb, etni e as popullatë, por janë “kombi i paqenë”, i cili insiston që secila krahinë e gadishullit Ilirik dhe jo vetëm e Greqisë së sotme “të bëhet e tyre”. Kjo ka të bëjë me shovinizmin greko-helen. E “thëna” e tyre, nuk është aspak e vërtetë.

Qyteti i vjetër Elada ka qenë një qytet pellazgo-ilir dhe historia botërore thotë se kurrë nuk ka qenë krahinë e Greqisë, por në Thesali, thënë shkurt: iliro-pellazge. Thesalia nuk e ka dhënë as atëherë kombin e vet. Në Eladë, ishte Ftia, pikërisht nën udhëheqjen e Peleut. Babai i Akilit, ka shkuar për të lypur një martesë për Akilin, dhe ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me Helladën, heladikun apo helandinikun, të cilat nuk i zë në gojë Homeri.29 Prandaj Elada ndodhet në Argun e pellazgëve, që përkon me të gjitha vetitë e saja iliro-pellazge. Historia botërore e përmend nga tre rastet e veçanta dhe thotë se ajo bënte pjesë në Thesali, krahinë për të cilën pohon se “nuk ishte pjesë e Greqisë”.30 Elada nuk ka asgjë të përbashkët me “helladën”, përpos gënjeshtrave “greke”. E para, ka ekzistuar me plot të vërteta historike pellazgo-ilire; ndërsa e dyta, pra Hellada, alias Greqia, nuk është absolutisht ekzistuese, pra është jo-ekzistuaese, jo-historike, jo e vërtetë, thjesht është gënjeshtër e pa fund.

Populli shqiptar thotë: “kur falesh me grekun, numroji gishtat”! Ai, patjetër, njërin t`a vjedhë. Pra na “e vjedhin” tërë historinë tonë dhe qytetet, i shënojnë për të tyre, madje qindra vite më përpara se kanë ardhur këndej. Edhe emra tanë i vjedhin nga historia dhe i vedosin si emra të përveçëm në gjealogjitë e tyre familjare…

Para luftës Trojane– thotë Tukitidi, sipas Sulejman Matos,31 i cili nuk e përmend se prej cilit burim e ka marrur këtë mendim, por është cituar prej Arif Matit, me disa ndyshime, në fjalinë e fundit: “Helada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Madje, mua më duket se ajo në tërësi nuk e mbante ende këtë emër”

Euripidi na ka lënë këtë shënim, prapë thotë Sulejman Mato, pa e cekur veprën dhe as faqen prej kah e nxjerrë këtë mendim të komedianit të famshëm: “Kur Danai erdhi në Argos, banorët që më parë quheshim <<pellazgë>>, u quajtën Danaj”.32

Nuk ishin aspak “helenë”, sepse ishin popullatë pas pellazgëve, të atyre që e vëjnë më vonë emrin e tyre “për etninë”, e që nuk kanë qenë të atillë, prej Dodonës, por që përpiqeshin që t`a injorojnë apo të marrin plot emërtime nga “veriu”, e t`ua kthejnë nëpër gënjeshtrat e shumta. T`i përulin e të flasin për ata me një përbuzje njerëzore për mënyren e jetesës, në tokë, sikur shqiptarët. T`i zgjerojnë teritoret edhe nëpër këto vise ku nuk kanë qenë, rreth e rrotull, madje, me shekuj, që përpara.

Me këtë rast po e themi ate të cilën askush nuk e ka thënë, se Psistrati për festën e Panathënieve, i kishte ftuar pellazgët të këndojnë këngët e Homerit, ku “para” është bërë “pana”, ndërsa “thenus” është “thënie”. Kjo festohej për Dodonën e cila parathoshte fatin e njerëzve. Psistrati nuk e mori “vesh” punën e parathënieve. E shkroi “parthenus”“panathenus”, e cila do të thotë parathënie

Më tutje, do të flasim edhe në vazhdimet e tjera…

1 Luigi Luca Cavalli-Sforza, „Gjenet, popujt dhe gjuha“, Besa, Tiranë 2012.

2 Henric L. Wuermeling, “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langen Müller, München 2005, faqe 15.

3 Shikoni në librin e Sulejman Matos, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005; faqe 220, i cili, rallëherë kalon edhe në anën «greke» e quditërisht ndonjëherë i përzien edhe vitet. Por, ai ka shumë gjëra me vlerë të pasaçme…

4 I njëti autor, e njëjta vepër, përpara, faqe 201.

5 Luis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejada, Tiranë, 2008, faqe 17.

6 I njëti autor, e njëjta vepër, faqe 20.

7 Shiko në fjalor të librit të Engjëll Sedaj, “Gjuha latine për të gjitha gjimnazet”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, faqe 240.

8 Vepra e cituar më pare e Luis Beonlew, faqe 25.

9 Elena Kocaqi, “Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Emal, Tiranë, 2009; “Shqipja-çelsi i gjuhëve indoevropiane”, Email, sipas të gjitha gjasave: Tiranë, pa vit botimi.

10 Sulejman Mato, „Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, botim i autorit, Tiranë 2015.

11 Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013.

12 Shpresa Musaj-Ömer, „Në gjurmët e pellazgjishtes“, Ymeraj, Fier 2008.

13 Langenscheidts-Taschenwörterbuch Englisch-Deutsch, Berlin-München-Wien-Zürich-New-York 1983, faqe 253.

14 I njëjti fjalor, faqe 639.

15 E njëta vepër; e njëta faqe.

16 Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 209.

17 E njëta vepër, faqe 215.

18 Arsim Spahiu, “Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (sh. XX-II p.e.s.), Mitologjia dhe feja Epirote”, Vëllimi i I, Geer, Tiranë 2008, faqe 52.

19 Shikon librin e Sulejman Lokës, që e kemi cituar, faqe 106.

20 Straboni, Vepra VII.10, e cituar prej Sulejman Matos, në veprën që kemi cituar, faqe 110.

21 Nga vepra e Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqe 14.

22 Sulejman Mato, vepra e cituar, faqe 116.

23 Shiko te e njëjta faqe, e njëjta vepër, faqe 110.

24 E njëjta vepër, faqe 112.

25 Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 157-159.

26 Shikoni në veprën e Aref Mathieut, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 23.

27 Shikoni më mire në veprën e përmendur të Aref Mathieut, faqe 15, ose artikujt e mi për këtë çështje.

28 Po ajo vepër, faqe 14 apo faqe 385.

29 Shikoni librin e Fiqiret Barbullushit, “Homeri-Historia-Racizmi”, Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 121-122.

30 Po aty, vepra e cituar, faqe 122.

31 Vepra e Sulejman Matos, e cituar më parë, faqe 219.

32 Po aty, faqe 219-220, apo Arif Mati, vepra e cituar, faqe 14, për Tukitidin, nga vepra I, 3.

Përshëndetje të përzemërta,

Brahim AVDYLI

http://www.facebook.com/Brahim Avdyli

http://www.brahimavdyli.ch

http://www.a-d-s.ch (në leksikon)…

http://www.krijues.com

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

T’I RIKUJTOJMË FIGURAT TONA KOMBËTARE -YMER PRIZRENI (1821-1887)

T’I RIKUJTOJMË FIGURAT TONA KOMBËTARE -YMER PRIZRENI (1821-1887)

ymer-prizereni

 

T’I RIKUJTOJMË FIGURAT TONA KOMBËTARE -YMER PRIZRENI
(1821-1887)
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore kombëtare të historisë shqiptare. Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
U lind në vitin 1821 në Prizren. Është me prejardhje nga katundi Zgatar i Opojës. Ky katund, një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, përmendet në një regjistrim që ka bërë administrate shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571.
Rrjedh prej një familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhë, myderriz. Hoxhë, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili është themelues i Xhamisë në katundin Zgatar, me 10 Maj 1814.
Ymer Prizreni mësimet fillestare i kreu në Prizren, ku i mbaroi edhe ato të mesme në Medresenë “Mehmed Pasha”. Mësimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi drejtësinë, teologjinë dhe filozofinë.
Pas studimeve në Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku ka shërbye si Myderriz në Medresenë “Mehmed Pasha”, Imam në Xhaminë “Bajrakli”, Myfti i Prizrenit.
Në vitin 1877 zgjedhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të quhej me mbiemrin Prizreni…
Ymer Prizreni ka qenë edhe Shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumë ulema të njohur të Prizrenit e të qyteteve tjera, ndër ta vlen të përmenden, Shuaib Agë Spahiu, Kryetar i Komitetit të Degës së Lidhjes së Lidhjes së Prizrenit në Prizren, Myftiu i Gjakovës, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit të kësaj rruge shpirtërore:
“Njohuritë e jashtme janë për botën, ndërsa njohuritë e brendshme janë për Zotin”.
Me këto dy njohuri, Ymer Prizreni veproi në vazhdimësi, gjatë tërë jetës së tij, në dobi të çështjes kombëtare e fetare…

Mjerisht, për shkak të kompleksit të inferioritetit tek shumica e intelektualëve shqiptarë, shumica prej tyre të dominuar nga mendimi sekularist, që ka për themel degradimin e qenies njerëzore, prej një qenie metafizike, mënjanimi i vlerave fetare të individëve, grupeve apo një populli të tërë, duket që bëhet me qëllim, sepse këto vlera prej tyre konsiderohen si pengesë e zhvillimit, përparimit dhe civilizimit….
Civilizimi është formuar si mjet në shërbim të njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnë njeriun në përsosjen e tij shpirtërore e morale…
Në shoqërinë amerikane, po edhe të shumë vendeve të tjera perëndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanë maksimalisht të institucionalizuara , e ne pse të veprojmë ndryshe?!

Do të jemi të lirë vetëm duke i shërbyer së vërtetës…Të vërtetën duhet ta shpallim, se, megjithatë, ka njerëz që janë të gatshëm ta dëgjojnë e ta pranojnë…!
Ymer Prizreni, pjekurinë, madhështinë e tij e dëshmoi kur përfaqësuesit e popullit arriti t’i bashkojë. I bashkoi si me qenë nji – në Xhaminë ”Bajrakli”, në Prizren, në t’madhnueshmin Kuvend…
Ymer Prizreni ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit…
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën, sepse Shqipërisë dhe shqiptarëve ua kishin përgatitë gropën…
Ishte jehona e Lidhja Shqiptare të Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye me Ymerin, e çoi, e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i udhëheqësit të saj, Ymer Prizreni, që ishte mendja dhe zemra e kësaj Besëlidhje, përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Ymer Prizreni ndrroi jetë në Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas një atentati, që iu bë te pragu i shtëpisë ku banonte, duke u kthye prej xhamisë, ku sapo kishte falur namazin e jacisë, teravisë, ishte muaji i bekuem Ramazan,

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

TEZA E ORIGJINËS ILIRE TË SHQIPTARËVE DHE TË GJUHËS SHQIPE

TEZA E ORIGJINËS ILIRE TË SHQIPTARËVE DHE TË GJUHËS SHQIPE

gjuha-ilire

 

TEZA E ORIGJINËS ILIRE TË SHQIPTARËVE DHE TË GJUHËS SHQIPE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F. Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verëandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në Berlin në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë perëndimore ose kentum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indo-iranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve dhe albanologëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Teza e origjinës ilire të shqiptarëve është mbështetur nga albanologu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij “Albanesische Stidien”, publikuar më 1854.
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën ilire të origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga këto argumente themelore, janë:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Burimet:
1. Demiraj, Shaban, “Prejardhja e Shqiptarëve nën Dritën e Dëshmive të Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1999
2. Demiraj, Bardhyl, “Shqiptarët”, Tiranë, 2010.
3. Çabej, Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes II, Tiranë, 1976
4. Çabej, Eqrem, Studime gjuhesore; vell. V. Prishtine. 1975
5. Myderrizi, Osman, Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë në tekstet e vjetra shqipe me alfabet latin e arab – Studime historike nr.4, 1965
6. Sedaj, Engjëll, Etnonimi arbëresh/shqiptar kontribut për autoktoninë e shqiptarëve, Prishtinë, 1996

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shteti i Arvanitëve

Shteti i Arvanitëve

REVOLUCIONI-ARVANITShteti i Arvanitëve

Shkruan Skender Shala

Libri historianit Jakob Philipp Fallmerayer,”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters” ku thuhet së popullsia greke u zevendesua gjatë përiudhes së dyndjeve sllave (350-800) pas krishtit.
Raca e Heleneve është një ideologji e reme,por fortë mirë e manipuluar nga ana e tyre,të cilet dallohen për manipulatore dhe të pabesë. Në venat e kesajë populate nuk u rrjedhë as një pike gjaku e grekve të vjetër shkruan Fallmerayer.

Sot ky shtët që e vetën e quan rrejshëm, ishtë dhe është depresiv, gjithnjë i tensionuar deri në armiqësi me shtëtin shqipëtar?! Dihet së mbrojtja më e mire është sulmi. Jo po, në ketë rast edhe nga friga, sëpsë po u zbula e vërtëta I mori lumi. Ashtu siq ka thënë Haki pasha; po u zbulua historia e shqipëtarve, turqin e mori lumi! Ja pra ketu është ,,enigma” pse ne si komb na kanë bërë copa-copa, na kanë tjetërsuar, janë munduar të na zhdukin si komb, na kanë vjedhur historin, kulturen duke na bërë edhe shumë të këqija tjera.Tani një pjesë e kombit po e kuptojme së na duhet shumë punë. Pa tjetër së një ditë do ta zbulojmë të vërtëten tonë! Dhe fantomet artificiale e të rrëme do tju bie dushku në vjeshten e vonshme, dimri do ti kalb, prandvera do bulzoi natyrshëm, krejtë ndryshe me pamje të re mbi tokën dhe qiellin e qetë me rreze tjera! Atëhëre kur dihet së shumica janë arvanitë, pse mos ta quajm Shtëti i Arvanitëvë, ky është realitëti. Patjetër të ardhmen do të jetë i tillë! – Sepsë ju luftuat dhe e cliruat atë vend, ju e formuat, e krijuat dhe e ndertuat, madje edhe e keni udhëhequr. Vetëm ju jeni autokton në ato troje, të tjeret janë mbetje turko-mongole, sllave etj. ashtu siq e përshkruan studjuasi astriak Fallmerayer. Vetëm ju jeni që dalloni dukshëm nga të tjertët me ato pamje krshnike e madheshtore, trima me fletë si shqipe mali, me fustanellen, armët ngjesh plot hijeshi, koloriti kostumeve më të bukren në botë! Burra vigajë plot gjallëri, me një qendrim plot madhështi. Të gjitha keto tipare tregojnë dukshëm fisnikrin e një rrace që ka trasheguar brez-pas-brezi vyrtytët më brilantë në gadishullin Ilirik.

Ne vetëm po komentojmë TAPITE e ZOTIT, dhuratë kjo që i dhuroi një kombi të quajtur Arbër, Alban, Shqipëtar, kesajë krijese të Zotit që ne e kemi trasheguar! Prandaj, e kemi me borq të mësojmë e vetëdijesojmë, tia kujtojmë që tjeret na kanë ndarë e tjetërsur, ta ndihmojmë në riatdhesimin e natyrshëm ashtu si a ka krijuar natyra, ta ruajm, ta kultivojmë dhe një ditë edhe bashk ta festojmë festen më të madhe!

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI

Ptolemeu

 

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf. Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emrin ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (Kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083¬-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i Parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme “Alekseida”, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë shqiptarë të shekullit XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre. Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës. Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin II. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

qeveria-e-vlores_delegacioni_arkiva_albert-vataj

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-¬40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek. XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771¬-1831) dhe i Ali pashë Tepelenës në jug (1787-¬ 1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859¬-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia. Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trëmbeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të hedhur poshtë robërinë osmane.
Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Ata përpunuan doradorës idetë për të drejtat e kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe lëvizjet e para të viteve 30¬-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843¬-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-¬1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale¬-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-¬tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-¬administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në nëntorin e vitit 1912.
Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale¬-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike¬-politike dhe strukturat ekonomiko-¬shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre. Por në rastin e shqiptarëve kërkesa e autonomisë u kushtëzua, në një shkallë të konsiderueshme, nga një varg arsyesh të karakterit ndërkombëtar. Rilindësit mendonin se autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit, do të ishte një zgjidhje më e pranueshme për Portën e Lartë, sesa ajo e pavarësisë dhe e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominë si një masë që mund të pajtohej edhe me politikën e status quo¬së së Perandorisë Osmane, të ndjekur nga Fuqitë e Mëdha. Një administrim autonom i Shqipërisë do t’u priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha të të drejtave të shqiptarëve mbi trojet e tyre dhe të përkatësisë së tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë nën sovranitetin e Perandorisë Osmane do të shmangte, sa të ishte e mundur më shumë, rrezikun e copëtimit dhe të aneksimit nga shtetet fqinje. Organizimi i Shqipërisë si një njësi e veçantë shtetërore autonome, qoftë edhe brenda Perandorisë Osmane, do të mënjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit të saj me këtë Perandori, kur kjo të shthurej dhe zotërimet e saj të ndaheshin ndërmjet shteteve ballkanike. Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të shtresave më të gjera të popullsisë kundër sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të armatosura, që ndoqën njëra-¬tjetrën, gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-¬40 e vazhduan deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-¬1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re, e cila shënoi një etapë më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare, edhe nga përbërja e forcave shoqërore që e udhëhoqën atë. Në periudhën e feudalizmit në krye të lëvizjeve çlirimtare qëndronin krerë feudalë ose fshatarë. Meqenëse atëherë vendi ishte i ndarë në njësi politiko–administrative të veçanta, pa lidhje me njëra-¬tjetrën dhe ku krerët hynin shpeshherë në konflikt me njëri-¬tjetrin, lëvizjet kundër zgjedhës së huaj bëheshin, si rregull, në emër të një njësie politiko-administrative të veçantë dhe synonin çlirimin e kësaj njësie e jo të të gjitha trojeve shqiptare. Edhe kërkesat e tyre ekonomike e politike ishin të kufizuara dhe me karakter lokal. Ndryshe ndodhi në epokën e Rilindjes, kur lëvizja çlirimtare i kapërceu caqet lokale e krahinore, krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkimin e forcave më të ndryshme shoqërore të kombit shqiptar rreth një programi dhe një qëllimi të vetëm. Zhvillimi i ekonomisë së re të tregut solli ndryshime në strukturën shoqërore të vendit. U formua borgjezia kombëtare si një forcë e re shoqërore, e cila, në kushtet e një zhvillimi të dobët të kapitalizmit dhe të ruajtjes së mbeturinave të feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronën mbi tokën. Ajo përfaqësohej kryesisht nga tregtarët, zejtarët e pasur dhe pronarët e manifakturave, të punishteve e të fabrikave të para. Si një forcë që ishte e interesuar si për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu edhe për krijimin e kushteve për sigurimin e personit e të pronës dhe për zhvillimin e ekonomisë së tregut në përgjithësi, borgjezia, në radhë të parë intelektualët e dalë nga radhët e saj, luajtën një rol të rëndësishëm si në përpunimin e programit të lëvizjes kombëtare, ashtu edhe në drejtimin e saj. Inteligjencia, e cila vinte jo vetëm nga radhët e borgjezisë, por edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, zuri një vend të veçantë për nga roli i saj në lëvizjen kombëtare të periudhës së Rilindjes. Ajo luftoi e punoi për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombëtar, për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi, përpunoi idetë nacionale e ideologjinë e Rilindjes, programin kombëtar dhe mendimin politik shqiptar në të gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhët e saj dolën edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombëtare që udhëhoqën lëvizjen nacionale. Në një vend si Shqipëria, ku bujqësia vijonte të mbetej sektori kryesor i ekonomisë, forcën më të madhe ekonomike e shoqërore e përbënin pronarët çifligarë, të lidhur me pronën mbi tokën, por edhe me ekonominë e tregut. Ndryshe nga pronarët e mëdhenj me origjinë feudale, që përfaqësonin një shtresë konservatore, e cila përgjithësisht mbështeste sundimtarët osmanë, çifligarët, edhe pse nuk kishin një fizionomi shoqërore homogjene, as pikëpamje politike të njëjta, ndjenin domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomike e politike në vend. Përveç kësaj, çifligarët e rinj ishin të pakënaqur edhe nga paaftësia e Perandorisë Osmane për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit nga rreziku i copëtimit dhe i zhdukjes së shqiptarëve si komb, rrezik që filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe të veçanta të kësaj force shoqërore u përfshinë në programin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen nacionale shqiptare në epokën e Rilindjes, kurse mjaft intelektualë, të dalë nga gjiri i kësaj shtrese çifligarësh, përqafuan idetë e reja, u bënë pionierë e ideologë të Rilindjes.
Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare. Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.
Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencies, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh (që vinin sidomos nga inteligjencia), që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

konstandini

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Për rreth 3 shekuj (251–565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Shumica e tyre kanë ardhur nga rajoni i Sirmiumit (pranë Mitrovicës së sotme- të Vojvodinës) në Iliri. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romakë rrallë gjendet ndonjë ilir. Më sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.
• Trajan Decius dhe i biri, Herenius Etruskus
Në bazë të të dhënave historike, perandori i parë ilir ishte Trajan Decius. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249–251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve.
Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.
• Hostiliani
Hostiliani (230–251) ishte një perandor romak në vitin 251 dhe i dyti me origjinë ilire. Hostiliani lindi në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri, djali i perandorit të ardhshëm Decius dhe bashkëshortes Herennia Cupressenia Etruscilla. Ishte vëllai më i vogël i perandorit Herennius Etruscus. Për të ndjekur gjurmët e të atit drejt fronit, Hostiliani mori trajnimet e duhura që një princ duhet të merrte, por gjithnjë qëndroi nën hijen e vëllait të tij Herennius, që gëzonte privilegjin e të qenit trashëgimtar. Në fillim të vitit 251, Decius i la fronin djalit të tij Herennius të bashk¬udhëhiqte Hostilianin. Decius and Herennius më pas bën një kryengritje kundër mbretit Cniva të gotëve, për të ndëshkuar pushtimet e tij. Megjithatë Hostiliani mbeti në Romë për shkak të përvojës së paktë.
• Klaudi  II¬
Klaudi II¬ nga Iliria hipi në fron në vitin 268. Në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet, derisa vdiq në tokën ilire.
• Mbretërimi i Quintillus
Të dhënat për mbretërimin e Quintillus janë të pakta dhe kontradiktore. Disa thonë se mbretërimi i tij zgjati vetëm 17 ditë, ndërsa të tjerë thonë se zgjati 177 ditë. Gjithashtu ka mosdakordësi për shkakun e vdekjes së tij. Mendohet se ai mund të jetë vrarë nga vetë ushtarët e tij për disiplinën e rreptë ushtarake. Ekzistojnë dhe zërat që thonë se ai vrau veten duke prerë damarët. Megjithatë vetëm për diçka bien të gjithë dakord, për vendin e vdekjes, më Akuileia. Quintillus që vinte nga Iliria la pas dy djem Claudius dhe Quintillus. Djali i tij i dytë me po të njëjtin emër konsiderohej i aftë. Ai ishte një kampion i vërtetë në senat.
• Aurelian, “Shpëtimtari i Ilirisë”
Pas vdekjes së Quintillus, në fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme-të Sremit në Vojvodinë), që ishte kryeqendra e Panonisë, provincë me shtrirje mjaft të gjerë dhe e banuar nga ilirë. Aureliani në fillim kishte qenë ushtar i thjeshtë dhe më pas u bë kryekomandant i kavalerisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”. Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në vitin 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqenëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274). Mirëpo edhe Aureliani vritet pas një komploti në vitin 175. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.
• Probi
Perandor tjetër ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur në Sirmium të Panonisë. Në moshën 44¬-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale, duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.
• Diokleciani, dëshmitari suprem i madhështisë
Në vitin 285 fronin e perandorisë romake do ta zinte Diokeliciani (284¬-305) i cili e kishte origjinën nga fisi ilir i Dioklesë. Diokleciani lindi në Salona të Dalmacisë ilire më 22 dhjetor 245. Vdiq po aty më 3 dhjetor 313. Ai kishte qenë komandant i rojeve personale të perandorit të mëparshëm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak në dy Augustë dhe dy Çesarë, ku çdonjëri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotë në pjesën e perandorisë që i takonte. Diokliciani u shpall Augusti Suprem dhe si August të dytë emëroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut iliri, ndërsa dy Çesarët kishin një gradë më poshtë se Augustët. I pari ishte Konstandini me origjinë nga Dardania (e ëma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokleciani sundoi rreth 21 vjet derisa në moshën 59¬-vjeçare dha dorëheqjen. Dihet botërisht se Diokleciani si burrështetas krahasohet vetëm me Oktavian  Augustin dhe konsiderohet si njëri ndër reformatorët më të mëdhenj që ka njohur shoqëria njerëzore. Diokleciani mori pjesë gjatë gjithë periudhës së tij të sundimit në luftëra të shumta, që i kurorëzoi me fitore të bujshme, njësoj si Klaudi II, Aureliani dhe Probi. Edhe atij historia romake nuk i rezervoi asnjë humbje. Veçanësitë: – Dëshmitari suprem i madhështisë, njëri ndër tre perandorët që historia romake admiron më tepër. – Ashtu si Augusti në fillim, edhe Diokleciani në kohën e tij, për revolucionin e thellë që i bëri organizimit shtetëror, konsiderohet si themeluesi i një perandorie të re. – I vetmi perandor i Romës që e ka lëshuar vullnetarisht pushtetin. – E kanë quajtur “Burri i shekullit të artë”, për të dëshmuar madhështinë e revolucionit dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë.
• Maximianus Herculius (Maksimiani)
Mendohet të ketë lindur mes viteve 249¬-250 pas lindjes së Krishtit në Sirmium, pranë Mitrovicës së Vojvodinës së sotme. Marcus Aurelius Valerius Maximianus ka qenë ushtar që në vegjëli. Ai madje ka luftuar në krah të Perandorit Dioklecian, dhe ka shërbyer në ushtri gjatë mbretërimit të Aurelianit dhe Probusit. Sipas historianëve me siguri ka qenë Diokleciani që më vonë e shpalli perandor të Nikomedeias më 20 nëntor 284. Kur perandori Diokleciani e kuptoi që perandoria ishte shumë e madhe për t’u qeverisur vetë, ai e bëri Maximianusin Çezarin e tij, dhe i ngriti deri në rangun e Augustit. Ndërkohë që Diokleciani sundonte në Lindje, Maksimianusi sundonte në Perëndim. Për t’u rritur në detyrë Maximianus merrte pjesë në aktivitete të shumta ushtarake. Pavarësisht se e pati të lehtë të pushtonte disa vende në vitin 286, e pati shumë të vështirë të përballej me galët në po të njëjtin vit. Në çështjet politike, perandori dhe Çezari i tij ishin shumë të ndryshëm. Maximianusi ishte shumë i kursyer kur binte fjala për marrëveshjet me anëtarët e senatit romak, ndërsa marrëdhënia me fisnikët ishte mjaft e mirë. Më 1 maj 305 si Diokleciani, në Nicomedeia, ashtu edhe Maximianus Herculius, në Mediolanum, dhanë dorëheqjen. Kjo dorëheqje u bë për shkak të sëmundjes fatale që kapi Dioklecianin në fund të vitit 304. Mendohet se ka qenë vetë Diokleciani që i ka detyruar kolegët e tij të hiqnin dorë. Dorëheqja e Herculius nuk duket se zgjati shumë pasi në më pak se një vit më vonë më 28 tetor 306, djali i tij Maksentius u zgjodh perandor i Romës.

perandoria-romake-ok
• Galeri, perandori i fitoreve të bujshme
Galeri lindi në Iliri. Nuk dihet data e lindjes. Vdiq ne Serdica (Sofie) në vitin 311. Sapo u emërua Çezar u nis në frontin e Danubit dhe gjatë viteve 294 deri në 295 korri fitore të mëdha mbi gotët. Në dy vitet që pasuan shpartalloi ushtritë e sarmantëve dhe markomanëve. Me këtë rast ndërtoi një fortesë në Aquincum (Budapesti i sotëm). Pjesa veriore e Panonisë së Poshtme u bë provincë e re dhe u quajt Galeria Valeria, sipas emrit të gruas së tij. Kur persianët pushtuan provincën romake të Mesopotamisë, Galeri marshoi nëpër Armeni dhe i rrethoi, duke arritur që të pushtojë dhe kryeqytetin e tyre Ctesiphon. Ai imitoi Aleksandrin e Madh në betejën që zhvilloi në Narsë, duke mbajtur qëndrim miqësor ndaj familjes së mbretit persian Darius dhe duke marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e qytetit. Me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua, Mesopotamia e zmadhuar me territoret rreth Tigrit u rinjoh si provincë perandorake. Gjatë qëndrimit në fronin e Çezarit, Galeri e ndërtoi kryeqytetin e vet në Selanik, një vend strategjik në rrugën Egnatia, që lidhte Romën me provincat e Azisë. Me ngjitjen në rangun e Augustit, ai u detyrua të shkonte në Nikomedi, në vend të Dioklecianit.
• Konstandini i Madh, perandori që ndryshoi historinë
Konstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë (Nishi i sotmëm). I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë (306).
Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandini i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit. Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Kostandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Kostandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-¬bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zëvendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Kostandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.
¬Ai ishte perandori i parë i krishterë ¬Themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën, qytet të përjetshëm, që mishërohej në Kostandinopojën, jetoi për 1129 vjet. – Ndërtuesi i objekteve më të mëdha kristiane. E quante veten përfaqësues të Zotit mbi tokë dhe i dha sundimit të vet karakter hyjnor. – Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh- hën Konstandini.
• Maximinus II
Maximinus II (20 nëntor 270 – gusht 313), gjithashtu i njohur si Maximinus Daia ose Maximinus Daza, ishte perandor i Romës nga viti 308 deri në vitin 313. Në vitin 305 xhaxhai i tij, Galerius e adoptoi Maximinusin, duke e rritur atë në rangun e një Çezari dhe i dhuroi atij qeverinë e Sirisë dhe Egjiptit. Maximinus filloi ta stilonte veten si Augusti gjatë fushatave ushtarake. Pas vdekjes së Galerius në vitin 311, Maximinus e ndau Perandorinë Lindore mes Licinius dhe vetes. Kur Licinius dhe Konstandini filluan të miqësoheshin shumë, Maximinus hyri në një aleancë sekrete me uzurpatorin Maxentius, që kontrollonte Italinë. Ai hyri në luftë të hapur me Licinius në vitin 313; thirri një ushtri prej 70,000 burrash por pësoi një humbje të madhe. Një vit më pas ai vdiq, dhe shkaqet e vdekjes së tij nuk ishin asnjëherë të qarta.
• Valentinian I
Valentinian I (lindi në vitin 321 – vdiq më 17 nëntor 375), ishte perandor romak me origjinë ilire nga viti 364 deri në vitin 375 i cili mbrojti me mjeshtëri dhe sukses kufijtë e Perandorisë Perëndimore kundër pushtimeve gjermanike. Valentinian, i cili ishte i biri i një oficeri ushtarak ilir u pozicionua në Panonia (në qendër të Europës), iu bashkua ushtrisë dhe babait të tij me shërbim në Afrikë. Nëntë ditë më vonë komandantët e ushtrisë e shpallën Valentinian perandor. Më 28 mars ai zgjodhi vëllain e tij më të vogël, Valens, si bashkësundues, dhe e vendosi atë si sundues të Lindjes, ndërsa vetë mbajti perëndimin. Për të forcuar linjën e trashëgimisë, Valentinian në vitin 367, zgjodhi djalin e tij 8-¬vjeçar, Gratian, si bashkëperandor. Vetë vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
• Valens
Valens (lindi në vitin 328 – vdiq më 9 gusht 378), emri i plotë i të cilit ishte Flavius Julius Valens Augustus, ishte Perandor i pjesës lindore të Romës nga viti 364 deri në vitin 378. Atij iu dha gjysma e e perandorisë, ajo e pjesës lindore nga vëllai i tij më i madh, Valentinian I, pasi ky i fundit mori fronin. Valens, i njohur edhe si perandori i fundit i Romës, u mund dhe u vra në Betejën e Adrianopojës, që shënoi fillimin e fundit të Perandorisë së Madhe romake. Valens dhe vëllai i tij, Valentinian lindën të dy në Cibalae (Kroacinë e sotme) në një familje ilire.
• Gratian
Gratian, (Flavius Gratianus Augustus) lindi në Iliri në vitin 359¬ dhe vdiq në gusht të vitit 383. Ai shërbeu si perandor i Romës nga viti 367 deri në vitin 383. Gjatë kohës së mbretërimit të tij ai e ndau sundimin së bashku me të atin, Valentinian I dhe xhaxhain e tij, Valens. Pas vdekjes së Valentinian I (në nëntor të vitit 375), Gratian ishte tashmë sundimtari i vetëm i Perëndimit. Pas një periudhe të shkurtër ai njohu si kolegun e tij gjysmë¬vëllain 4¬-vjeçar, Valentinian. Nën ndikimin e Ausonius, Gratian kërkonte që sundimi i tij të ishte i mirë e popullor. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke u ndeshur me fiset që kërkonin të pushtonin tokat romake. Në vitin 378 ai u vonua pak për të marrë pjesë në betejën e përgjakshme me Gotët në Adrianopojë. Për të zëvendësuar Valensin, që u vra në konflikt, Gratian vendosi Theodosius perandor në lindje në vitin 379. Kur në vitin 383, Gratiani dëgjoi se në Britani ishte vetëshpallur një perandor me emrin Magnus Maximus, për ta ndalur atë që të pushtonte më shumë tokë, ai vendosi të ndërhynte. Por Gratiani u dezertua nga trupat e tij, dhe ndërsa kërkonte arratisjen në Alpe, ai u vra në tradhëti nga gotët.
• Marciani
Marciani (Flavius Marcianus Augustus) (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor bizantin me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shenjoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën  e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në kishën Apostoli i Shenjtë në Kostandinopojë.
• Anastasi
Perandori Anastas (491¬-518), i cili hipi në fronin perandorak në vitin 491 kishte lindur në Durrës. Anastasi e rrethoi Durrësin me mure, duke ndërtuar kështjellën e famshme me tre mure rrethuese dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin. Ai sundoi gati 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave, të cilat nuk do të mblidheshin si më parë nga këshillat, por nga nëpunësit e financës të emëruar nga prefekti pretorian. Gjithashtu ai bëri edhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronzi në vend të atyre prej bakri. Në kohën e sundimit të Perandorit Anastas u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Anastasi vdiq më 1 korrik të vitit 518. Ai përmendet në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.
• Justiniani i Madh i Ilirisë
Justiniani lindi në Bederiana të Dardanisë në vitin 482. Vdiq në Konstandinopojë më 14 nëntor të vitit 565. Perandor prej datës 1 gusht 527¬ deri më 14 nëntor 565.
Justiniani dallohet për dijet e thella, vullnetin e jashtëzakonshëm për punë dhe kulturën e nevojshme për ripërtëritjen e idesë perandorake romake. Duke marrë arsimim të plotë. Ai mundi të ishte kompetent në shumë fusha: teologji, politikë, strategji ushtarake, art, arkitekturë, shkencë. U përgatit shumë gjatë për në fron, më me kujdes se të gjithë sunduesit e tjerë të Perandorisë Bizantine. Ishte Perandori i fundit që bëri përpjekje për t’i bashkuar pjesët lindore dhe perëndimore të Perandorisë.
Justiniani synonte forcimin e vazhdueshëm të shtetit, prandaj i dha një shtytje të fuqishme veprimtarisë ekonomike. Në bujqësi ai mbështeti lirimin e skllevërve dhe lidhjen e tyre me ngastrat e vogla të tokës, që i merrnin për t’i punuar. Gjatë periudhës së sundimit  të Justinianit, tregtia e Bizantit u rrit shumë dhe Kostandinopoja u bë qendra e botës. Deti Mesdhe, pas pushtimeve në Afrikë, Itali dhe Spanjë, u kthye në liqen romak.
Për rolin e jashtëzakonshëm të Justinianit në mbrojtjen e doktrinës kishtare, ruajtjen e unitetit fetar dhe ngritjen e katedraleve, bazilikave dhe kishave në të katër anët e Perandorisë, u shenjtërua. Festa e Shën Justinianit është me 14 nëntor. Sot përkujtohet në të gjithë botën e krishterë, veçanërisht në krishterimin e ritit lindor.
Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për numrin e madh të ilirëve (numerius felix Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake. Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë: Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës perandorake dhe u përpoq që Iliria të kishte një status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se rajonet e tjera. Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti. Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I. Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera. Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave shumë larg kufijve. Dante e percepton Justinianin si përfaqësuesin e denjë të Perandorisë së Romës. Si përfundim, shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i Justinianit, kurse sundimi i tij shënon pikën kulmore të Perandorisë Romake të Lindjes. Justiniani i Madh është njëri ndër personalitetet më të shquara historikë të Kohës së Vjetër dhe padyshim sunduesi më i lavdishëm i Perandorisë njëmijë e njëqindvjeçare të Bizantit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

faik_konica_Pellazget

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Si faktor unifikues, përveç gjuhës së përbashkët, Konica, në disa raste paraqet  edhe origjinën e lashtë të shqiptarëve. Në përgjithësi, faqet e revistës “Albania” që trajtonin tema historike përfshinin dy tipologji shkrimesh:
– historinë e shqiptarëve, përmes gojës së vetë popullit dhe
– dokumente të pabotuara, ose studime mbi historinë e Shqipërisë (arkeologji, folklor dhe etnografi).
Konica tërhiqej më shumë prej historisë së antikitetit, historive mbi heroin kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe diasporës shqiptare.
Qysh nga numri i parë i revistës “Albania”, Konica do të botonte shkrime mbi pellazgët, në të cilat ata vlerësoheshin si popullsia më e vjetër në Ballkan. Kryesisht kemi të bëjmë me pjesë të nxjerra nga Homeri dhe Herodoti. Synimi kryesor i Konicës ishte të tregonte se pellazgët qenë më të vjetër se grekët dhe se gjuha e tyre ishte e ndryshme nga greqishtja. Rubrika në të cilën botoheshin këto shkrime kishte titullin “Prova të shkruara mbi antikitetin dhe origjinën e kombit shqiptar”, ku qartësohej lidhja e drejtpërdrejtë që Konica vendoste mes pellazgëve dhe shqiptarëve. Sipas tij, përmes këtyre shkrimeve lexuesi do të bindej për dy gjëra,
– autorët e vjetër besonin se pellazgët jetonin në të njëjtat territore ku jetonin edhe shqiptarët dhe
– emrat e perëndive dhe të gjitha vargjet e bukura ishin marrë nga pellazgët.
Një pohim i drejtëpërdrejtë mbi vazhdimësinë mes pellazgëve dhe shqiptarëve, vjen nga dy poema të Naim Frashërit, të cilat Konica i boton në dy numra të revistës: “Shqipëria” dhe “Pellazgët- shqiptarët” . Autori mëtonte të krijonte një imazh të shqiptarëve si populli më i vjetër në rajon. Kjo vinte nga pretendimi se gjuha e pellazgëve ishte ajo e shqiptarëve dhe se të gjitha gjuhët e tjera, latinishtja dhe greqishtja së bashku, ishin degë të kësaj të fundit. Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i përçuar nga këto poema, qe shkëlqimi i dikurshëm i shqiptarëve, i kohës së tyre të artë, në kundërshti të plotë me aktualitetin mjerues ku gjendeshin. Për më tepër që shqiptarët, siç mendonte Konica dhe intelektualët e tjerë, gjatë gjithë historisë së tyre, kishin punuar për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten. Ky përshkrim mitologjik i historisë së shqiptarëve përfshinte në vetëvete disa elementë njëherazi. Aty janë të pranishme miti i territorit, miti i trimërisë luftarake, miti i etnogjenezës dhe i lashtësisë. Së pari, Konica përcaktonte një territor shqiptar, i cili, sipas tij, ishte territori ku kishin jetuar pellazgët. Me këtë ai u jepte shqiptarëve cilësinë e të qenit autokton. Së dyti, shqiptarët u kishin bërë ballë vështirësive të kohërave falë bëmave të tyre dhe trimërisë luftarake. Së treti, shqiptarët ishin populli i parë, pse ata rridhnin nga pellazgët.
Rrjedhimisht, Konica u njihte shqiptarëve një të drejtë më të lartë se popujt e tjerë për të jetuar në territoret ballkanike. Ideja e origjinës pellazge lidhet me atë që George Schöpflin, e quan miti i afrisë dhe i prejardhjes . Sipas tij, ky mit mbështetet te natyra organike e një grupi etnik, te koncepti që e merr kombin si një familje, duke përjashtuar grupet e huaja etnike. Konica i përdorte këto mite për të krijuar një veçori shqiptare, për t i dalluar ata nga popujt e tjerë. Shqiptarët ishin të ndryshëm nga grekët dhe nga popujt e tjerë që i kishin fqinjë. Nga ana tjetër, këto mite përdoreshin me synimin që t’ u jepnin komuniteteve të caktuara një identitet të ri, një identitet kombëtar homogjen , i cili duhej të mbizotëronte mbi të gjitha mënyrat e tjera vetëidentifikuese, qofshin këto krahinore apo fetare.
Shqiptarët si trashëgimtarë direktë të pellazgëve përshkruhen si një komunitet i bashkuar dhe jo i fragmentarizuar. Kjo mënyrë e të imagjinuarit të kombit vizionare dhe nostalgjike, që i kthen sytë mbrapa, por me orientim nga e ardhmja përkon me atë që Anthony Smith e quan natyra dyfytyrëshe e kombit, njëherazi Konica dhe patriotët e tjerë shqiptarë të kohës së tij, donin që nëpërmjet lavdisë së dikurshme t’u jepnin shpresë shqiptarëve se shkëlqimi i djeshëm mund të arrihet edhe në të ardhmen, nëse ata bëhen një komb i vetëm.
Përsa i përket funksionit të idesë së kohës së artë të kombeve, vlen të citojmë Smith-in: Ndoshta nxitja më e madhe për përhapjen e konceptit të kohës së artë vinte nga dëshira e intelektualëve nacionalistë për të rizbuluar të kaluarën e çdo kombësie për të cilën ata endërronin edhe njohje politike (të qënit i mëvetësishëm). Për këta nacionalistë, lashtësia u bë pothuajse sinonim i çlirimit të këtyre kombësive dhe i begatisë së tyre.
Teoria e pellazgëve si paraardhës të shqiptarëve nuk ishte  një origjinalitet konician dhe i autorëve të tjerë shqiptarë që shkruanin në revistën e tij. Sipas Nathalie Clayer-it: Si në rastin grek, turk ose arab, shkenca perëndimore ka ushtruar ndikimin e saj mbi fillesat e konstruktimit identitar shqiptar. Ajo ofroi mjetet që u përdorën dhe u transformuan në funksion të qëllimeve të caktuara dhe në kontekstin ku këto fillesa morën jetë. Ky kontekst ishte i ndryshëm nga ai ku autorët perëndimorë kishin konceptuar idetë e tyre. Studiesit perëndimorë ( shih Clayer), u shtynë nga tre faktorë në zbulimin e popullit shqiptar:
– nga rritja në fillim të shekullit  XIX e interesave politike të Fuqive të Mëdha evropiane, në drejtim të territoreve të banuara plotësisht, ose pjesërisht nga shqiptarët,
– nxitja romantike për të njohur Greqinë, që çoi në zbulimin e popujve që fqinjërojnë me ta, shqiptarët ishin njëri syresh,
– zhvillimi i shkencave të tilla si filologjia, gjuhësia e krahasuar dhe historia.
Stavro Skëndi përmend edhe shkrimet në gjuhën vendase të lëna nga kleri katolik dhe ortodoks, të cilat në sytë e intelektualëve patriotë merrnin vlerën e lashtësisë dhe vazhdimësisë së gjuhës shqipe.
Kjo lashtësi, vazhdon më tej Skëndi, u nxorr në pah një mënyrë më efikase nga punimet e studiuesve të huaj. Në të vërtetë këto studime kanë pasur peshë të madhe në  përvijimin e një profili të caktuar për kombin shqiptar, shpesh i pranishëm në shkrimet e autorëve shqiptarë të kohës së Lëvizjes Kombëtare e në vijim.
Përveç origjinës së vjetër, që shkonte shumë mbrapa në kohë, pothuaj në zanafillën e historisë së njerëzimit, autorët perëndimorë i përshkruan shqiptarët si një popull luftëtarësh, të mbyllur në male, fisnikë, që ruanin të paprekura vyrtytet.
Një karakteristikë tjetër e shqiptarëve, që u huazua nga shkrimet e perëndimorëve dhe u përdor nga autorët shqiptarë, ishte karakteri sipërfaqësor fetar i tyre dhe ndarja në dy nëngrupe të mëdha. Nga njëra anë qëndronin gegët, një popullsi malore më e prapambetur dhe më fanatike nga pikëpamja fetare sesa, nga ana tjetër, toskët e jugut, që shikohen si më të zhvilluar, meqenëse janë popullsi më qytetare.
Origjina e lashtë e shqiptarëve ishte një temë e diskutuar dhe e përdorur dendur nga arbëreshët e Italisë. Përpjekjet e tyre për të ndërtuar imazhin e orgjinës së lashtë të shqiptarëve kishin filluar qysh në fillim të shekullit  XIX dhe përqëndroheshin kryesisht
në dy drejtime:
– botime në gjuhën italiane mbi origjinën, historinë e kombit dhe gjuhës shqipe, dhe
– krijimi i një korpusi letrar përmes mbledhjes së këngëve popullore.
Një karakteristikë tjetër e shkrimeve të arbëreshëve ishte theksi që vihej te dallimi shqiptaro-grek, por edhe krijimi i një panteoni kombëtar me Pirron e Epirit, Skënderbeun, Filipin dhe Aleksandrin e Madh, si krenari e tij. Të gjithë këta elementë janë të pranishëm te revista e Konicës. Përgjatë shekullit  XIX kontrasti shqiptaro-grek ka qenë i pranishëm në ligjërimet identitare të intelektualëve nacionalistë shqiptarë.
Konteksti politik kur sendërtohet imazhi i shqiptarëve si i kundërt me atë të grekëve, ka rëndësi esenciale, duke patur parasysh se çdo kulturë i ndërton ligjërimet e saj  (identitare) në kundërvënie me një tjetër, duke i lejuar kulturës në fjalë që ta shohë veten si diçka jetëgjatë dhe unike, si bartëse e moralit të vërtetë. Sipas Clayer: Pas Luftës së Krimesë, ka qenë helenizmi, qoftë brenda mbretërisë greke, qoftë brenda Perandorisë Osmane, ai që e shtyu dhe e forcoi rrymën patriotike shqiptare, qoftë përmes asociacionit, qoftë përmes reagimit. Pas Kongresit të Berlinit në 1878, kur synimet territoriale greke u drejtuan për nga trevat e Epirit të banuara nga shqiptarët, dallimi shqiptar-grek u bë më i mprehtë.
Intelektualët shqiptarë të kohës e përdorën këtë kundërvënie, për t’ iu njohur shqiptarëve një legjitimitet territorial, si trashëgimtarë të pellazgëve, duke i paraqitur grekët si të ardhur në një kohë më të vonshme. Nuk ishte rastësi që Konica t’i shihte politikat helenizuese, si kërcënim real për ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar. Ndikimi prej teorive të origjinës së lashtë të shqiptarëve është i qartë. Konteksti politik dhe ideologjik kishte rolin tij në orientimin e ligjërimit të Konicës, për identitetin kombëtar shqiptar dhe mënyrës së artikulimit të konceptit mbi kombin shqiptar.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS STUDIUESIT ROBERT ELSIE

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS  STUDIUESIT ROBERT ELSIE

Robert-elsie

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS  STUDIUESIT ROBERT ELSIE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Sipas albanologut kanadez Robert Elsie, shqiptarët hynë në skenën e historisë së shkruar pasklasike në gjysmën e dytë të shekullit  XI  dhe vetëm në këtë shekull, sipas tij, mund të flitet me siguri mbi një popull shqiptar ashtu siç e njohim sot. Sipas këtij studiuesi të shquar, në Historinë e tij të shkruar në vitet 1079-1080, historiani bizantin Mihal Ataliates (Michael Attaleiates) flet për Albanoi si pjesëmarrësit e një kryengritjeje kundër Konstantinopolit në vitin 1043 si dhe për Arbanitai si një popull i princit të Durrësit. Gjithashtu rreth vitit 1081, Jan Skilica (Joannes Skylitzes), një historian tjetër bizantin, flet për Arbanites si ushtarë në trupat e mbledhura në Durrës nga Nikeforos Basilakios. Me përjashtim të veprës së gjeografit Ptolemeus nga periudha romake, këto janë rastet e para të përdorimit të shkruar të fjalës Alban-, Arban- ëka, që tregon se populli shqiptar fillon të marrë një fizionomi dhe një identitet edhe për popuj të tjerë.

zymer-mehani
PËRMENDJA E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE
Edhe ekzistenca e gjuhës shqipe sipas R. Elsie përmendet për herë të parë në fund të shekullit XIII dhe në fillim të shekullit XIV. Bile brenda këtyre viteve, 1285 deri në 1332, ekzistenca e gjuhës shqipe permendet katër herë:
I. Rasti më i hershëm, i vitit 1285, i takon jo Shqipërisë vetë, por krahinës së Dubrovnikut ose të Raguzës, ku jetonin mjaft shqiptarë. Në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro del Volcio nga Belena, njëfarë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, një dëshmitar i krimit, raportoi kështu latinisht: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca” (Dëgjova një zë duke thirrur në mal në gjuhën albaneske).
II. Rasti tjetër, ku përmendet gjuha shqipe gjendet në një vepër anonime të quajtur “Anonymi Descriptio Europae Orientalis” (Përshkrim Anonim i Evropës Lindore). Kjo vepër mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e Evropës Lindore, veçanërisht vendet e Gadishullit Ballkanik. Mendohet se autori ishte një prift frëng i urdhërit dominikan, i cili u dërgua nga kisha në Sërbi. Teksti i “Anonymi Descriptio Europae Orientalis” ekziston në disa dorëshkrime, si për shembull Ms. Lat 5515 dhe Ms. Lat. 14693 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, Ms. 263 në Bibliotekën e qytetit Poatie (Poitiers) në Francë dhe Cod. Lat. 66 në Bibliotekën Universitare të Laiden-it të Hollandës. Përshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme të Greqisë bizantine, mbi Rashën, Bullgarinë, Ruteninë, Hungarinë, Poloninë, Boheminë si dhe një kapitull mbi Shqipërinë, një përshkrim të rrallë të këtij vendi dhe të këtij populli në shekullin e katërmbëdhjetë. Në këtë tekst thuhet se Shqipëria ka “banorë me të vërtetë luftëtarë, të cilët janë harkëtarë dhe ushtarë të shkëlqyeshëm… të cilët nuk kanë qytete, kampe, fortifikime ose ferma, por jetojnë në çadra dhe janë gjithmonë në lëvizje nga një vend në tjetrin.” Kapitulli mbi Shqipërinë mbaron duke theksuar, edhe këtu, ekzistencën e gjuhës shqipe: “Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus” (Shqiptarët e lartpërmendur kanë një gjuhë të veçantë nga gjuha e latinëve, e grekëve dhe e sllavëve, kështu që nuk mund të komunikojnë fare me kombe të tjerë);
III. Rasti i tretë, ku gjuha shqipe përmendet, gjendet në një vepër të shkruar nga një  shtegtar i krishterë në udhëtim për në Tokën e Shenjtë në vitin 1322. Shkrimet e shtegtarëve në rrugë për në Tokën e Shenjtë përbëjnë një burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. Në këtë rast, dy shtegtarë angloirlandezë me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Illuminator, që mund t’i quajmë shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan në Shqipëri në vitin 1322 dhe Simoni shkroi përshtypjet e tij në një lloj udhëpërshkrimi. Kjo vepër na jep një përshkrim mjaft të vlefshëm të bregdetit shqiptar në shekullin XIV. Simon Simoni, një murg i urdhërit françeskan, u nis nga Klonmeli i Irlandës në pranverë të vitit 1322 me shokun e tij Hugo Iluminator. Ata kaluan në Londër, Kantërbëri, Dovër, Visant, Paris, Bon, Lion, Avinjon, Nisë, Gjenovë, Bobbio, Piaçencë, Parmë, Mantovë, Veronë, Viçencë deri në Venedik. Nga Venediku udhëtuan me një anijë tregtare për në Tokën e Shenjtë duke qëndruar gjatë rrugës në Pulë, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durrës, Korfuz, Qefaloni dhe Kretë, para se të arrijnë në Aleksandri. Vepra e Simonit, e njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Rruga e Simon Simonit nga Irlanda deri në Tokën e Shënjtë) ruhet në Bibliotekën e Kolegjit Corpus Christi në Kembrixh të Anglisë. Duke udhëtuar në bregdetin shqiptar, Simoni shënoi ndër të tjerat: “Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens” (Shqipëria është një krahinë midis Sllavonisë dhe Romanisë, e cila ka një gjuhë të vetën). Për qytetin e Durrësit vazhdon kështu: “Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus” (Banohet kështu nga latinët, grekët, çifutët e pabesë dhe barbarët shqiptarë). Në trajtimin e qytetit të Dubrovnikut flet edhe për gjuhën e këtyre barbarëve, duke thënë: “In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformest” (Në këtë [qytet] mbretërojnë venedikasit dhe qarkullojnë këtu edhe sllavë, barbarë, paterinë dhe tregtarë të tjerë skismatikë, të cilët ndryshojnë krejt nga latinët në zakonet, veshjet dhe gjuhët e tyre);
IV.  Rastin e katërt, ku përmendet ekzistenca e gjuhës shqipe e kemi në vitin 1332 në veprën e një murgu frëng të urdhërit dominikan me emrin Brokard (Lat. Brocardus monacus). Në traktatin e tij latin, i quajtur Directorium ad passagium faciendum (Udhëzime për kapërcimin e detit), Brokardi shënon fjalinë tashmë të njohur në letërsinë shqipe: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris” (Shqiptarët kanë një gjuhë tjetër, krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre). Kjo fjali u interpretua nga shkencëtarët shqiptarë si një dëshmi për ekzistencën e librave në gjuhën shqipe, por ka më shumë të ngjarë se Brokardi e kishte fjalën për gjuhën latine të përdorur në Shqipëri.
Çfarë rëndësi u jepet këtyre katër rasteve, që u shënuan brenda një periudhe prej dyzet e shtatë vjetësh (1285-1332)? Ata tregojnë me qartësi se në atë kohë, për herë të parë, shqiptarët kishin dalë përfundimisht në skenë si komb me një gjuhë dhe me zakonet e veta.
Çfarë kishte ndodhur?
Që nga mbrritja e sllavëve në jug të Gadishullit Ballkanik dhe në Shqipëri deri në pushtimin turk në shekullin XV, shqiptarët jetuan në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me fqinjët sllavë. Mund të flitet bile për një simbiozë apo bashkëjetesë sllavo-shqiptare në shumë krahina të Shqipërisë.
Gjatë kohës së kësaj bashkëjetese, fiset nomade shqiptare po asimiloheshin nga sllavët. Një pjesë e popullsisë shqiptare qe asimiluar krejtësisht dhe një pjesë tjetër u tërhoq dalë ngadalë në tokën e mirëfilltë shqiptare, në malësi. Në Mesjetë nuk kishte shumë banorë shqiptarë nëpër qytetet e bregdetit shqiptar. Banorët e Durrësit ishin kryesisht venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë. Në Shkodër banonin venedikas dhe sllavë, kurse në Vlorë grekët bizantinë. Ashtu si indianët në Amerikën Veriore pas kolonizimit evropian, popullata shqiptare qe mënjanuar në vendin e vet.
Në fund të shekullit  X Perandoria e Madhe Bullgare u pushtua nga grekët e Bizantit duke u dhënë fiseve shqiptare, po ta quajmë kështu, një mundësi për ta zgjeruar tokën. Gjatë shekujve XI dhe XII shqiptarët filluan të lëviznin nga malësia, duke zënë vend në fushën bregdetare të Shqipërisë së Veriut  dhe të Mesme. Në këtë periudhë u themelua shteti i parë shqiptar Arbanon, i cili pati jetë prej vitit 1190 deri në vitin 1216. Në shekullin e XIII, shqiptarët u konsoliduan si komb dhe u zgjeruan dalë ngadalë në drejtim të jugut, duke marrë Shqipërinë e Jugut dhe Maqedoninë Perëndimore. Me kohë, zunë vend edhe në gjithë Greqinë. Me këtë zgjerim tokësor dhe me këtë konsolidim kuptohet që në këtë periudhë shqiptarët nuk ishin më barbarë nomadë të rrallë, të cilët bridhnin nëpër luginat e largëta të malësisë, por kishin filluar të bëheshin të dukshëm si komb për popujt e tjerë.
Në periudhën 1285-1332, siç e pamë, gjuha shqipe për herë të parë u bë një dukuri për shkrimtarët e huaj që kishin kontakt me pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në shekullin XV dolën dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe: 1405, 1462, 1483, 1497 dhe kështu, pas shumë shekujve në errësirë, kultura dhe letërsia shqipe filluan më në fund të lulëzojnë. Ironia e fatit për ne është se hapi i parë i daljes në skenë të gjuhës shqipe lidhet me një vjedhje.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

perendit-ilire

Nga: Laureta Petoshati

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

Samiu_historia_pellazge

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga revista LEKA•REVISTË MUEJORE KULTURORE Vj. XVI 1944, SHKODËR. Nr •4-8)
EMNI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR
E njimend që nga fillimi i sh. XI auktorët Byzantinë si -Anna Komnena e Perandori Kantakuzen i qujnë Shqiptarët Arbanitai, Atbaniiai e Albanoi e vendin e tyne Albanon. Ndër dokumenta latinë të shek. XIl-XIII Shqiptarët quhen Arbanenses ase Albanenses, e toka e tyne Arbatium e Albania, prej kah rrjedhin emnat e sotëm Albanese, Albanais, Albaner … e Albania, Albanie, Albanien … . Emni Albanoi s’ ishte krejt i panjoftun në moçmeni romake, pse që nga sh. II mbas K. PtoIomeu  ia kishte ngjitë nji fisit të Shqipnisë së Mesme, qi banonte kush thotë ndër rrethe t’ Elbasanit se, kush ndër rrethe të Krues . U vërtetue pra edhe ndër ne fenomeni qi ndodhi në Germani , në Francë e ndër disa kombe tjera, dmth. emni i veçantë i nji fisit u ba dal-nga-dalë emni i Kombit . Asht gja e interesantshme të ndiqet shtrimja për herë ma e madhe e emnit. Në shek. XI, shkruen Milan Sufflay, Arbnija e Annas Komnena përfshinte vetëm krahinën Durrës – Dibër. Në fund të shek. Xll Serbët njehin në Shqipni edhe krahinën e Pulatit (ot Pabna Pilota oba), gjatë rrugës së madhe Shkodër – Prizrend. Në fund të shek. Xlll, në kohët’ Anxhuinvet Shqipnija perhapej edhe mbas Vlonë, mbi tokën e Arjanitasvet e të Muzhakajvet. Në shek. XIV-XV si mbas burimeve të Raguzës Arbnija u shtri përtej Tivarit e Podgoricës deri në lushticë afër Kotorrit. Në kohën e të shtrimunit të tyne në shek. XIV, Shqiptarët hynë larg në jug, n’ Epir e në Thesali. Emnat Shqipni e Shqiptar me të cilët krenohemi t’ a qujmë Atdhen t’ anë e banorët e tij, do të rrjedhin nga nji kohë ma e vonshme, pse «nuk njihen prej Shqiptarvet qi në të XIV e  XV qinvjet u shpërngulën në Greqi e n’Itali ». Kështu thotë i vlerti Milan Sufflay, i cili shton edhe se me shumë gjasë emni Shqiptar rrjedh nga emni i nji familjes së Drishtit (vj. 1368-1402) qi quhej Schibudar a Schepudar. Por Auktorët nuk bijnë në godi përkah rrjedhja e veshtrimi i emnave Shqipni e Shqiptar: disa thonë se rrjedhin nga fjala latine scopulus = shkrep e duen me thanë vendi e banorët e shkrepave; disa tjerë thonë se rrjedhin nga fjala greke xifos = shpatë a skeptos = rrfe e duen me thanë vendi e banorët e shpatave a të rrfeve; disa mejtojnë se rrjedhin nga fjala me shqiptue = me kuptue e duen me thanë vendi e banorët qi kuptojnë gjuhën kombtare; disa tjerë kujtojnë se vijnë nga emni shqipe-ja e duen me thanë vendi e bijt e shqipes. Ka asish qi çuditen e gadi shkandullohen për dukjen e vonshme t’ emnit të përveçëm të Popullit t’ inë, e në shqiptarofobizëm të tyne duen të përfundojnë se edhe Populli Shqiptar pasim ardhun në ketë vend në shek. XI, kur përmendet së pari emni i tij. Na këtyne auktorve u përgjegjin se për të qitë poshtë ni tez a nji pohim shqencuer a historik s mjaftojnë çfarëdo vishtirsish, por lypsen vishtirsi qi t’ i qesin poshtë nji ka nji të gjithë argumentat mbi të cilët pshtetet tezi i kundërshtuem. Ky asht parim i vetpashëm në vetvehte dhe i pranuem pa kundërshtim në çdo lamë ditunore. Ani mirë, heshtim i qin vjeçar i historisë përkah ernni kombtar i Popullit t’ inë, nuk i Iigshton e nuk i qet  poshtë kurrsesi  argumentat e prumun në mprojtje të xanafilles ilire a iliro-trake të Popullit Shqiptar. N’ anë tjetër ky heshtim spjegohet fort mirë nga mungesa e dukumentave a nga parandsija e popullsisë shqiptare ndër shekuj të vërshimeve barbare? Kush na siguron se na sot kemi e njohim të gjithë dokumentat e moçëm? Me të gjitha pështjellimet qi ngjanë  n’ Europë e ma veçanerisht në Gadishull Ballkanik, kush e din sa dokumenta kanë humbun? Pos kësajë s’ harrojmë shka na thotë dijetari austriak, Gustav Weigand se popullsitë (iliro) trake qi nuk u sllavizuerne si edhe Trakët e romanizuem (Vllahët) ndër kohë të vërshimit barbar nuk patën randsi politike shumë të madhe, e prandej s’ asht për t’ u çuditë po qe se nuk përmenden nga historjakët e asajë kohë . Sa sende ndodhin edhe sot nuk shkruehen, sadoqi kaq shumë janë ata qi dijnë e kishin me rnujtë të shkruejnë ! Asht e niaita rasë, shkruen Th. Capidan, qi duket edhe në Historinë e Popullit Rumen. As mbi ‘te s’ dijmë gja që prej shk. III deri në shek. X. Vetën aty e mbrapa dalin për të parën herë data historike.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]