Get a site

Shkendi rrezesh mbi gadishullin Ilirik!

Indifërentizmi

skender-shala

 

Shkendi rrezesh mbi gadishullin Ilirik!

Shkruan: Skender Shala

(Por fatkeqësishtë në ketë tymnajë politike)!

Punë të mbar o vllëzër Arvanit, ju trashegimtar trimave të kohës! U priftë e mbara gjithandej nëpër foletë e moqmë deri në Konstatinopojë! Keni filluar ta zbardhni historin e asajë trevë, identitëtin, natyrshmërinë e trojevë Arbërore!

-Ashtu sikur dy profesoret e nderuar të Rekës, që po jepin kuptim riatdhesimit asajë anë, mbi trungun e moqem arëbërorë. Që e patën tjetërsuar kohët e liga, sikur Sanxhakun me shumë vise rreth e rrotull atëdheut. Tjetërsimi na damtoi shumë, na coptoi atëdheun e kombin, duke na ndarë si ,,turqi, musliman, boshnjak, ortodoks grek, shkij, malazez, maqedon etj.

Tani është koha e vetëdijesimit, sëpsë mbi fe kemi komb e atdhe!

Pra, që të kemi identitetin përsonal, familjar e kombtar të etnitëtit tonë, duhet shumë të rrespektohet Atdheu e Kombi. Që të kemi liri, duhet shumë përpjekjë, përkushtim të dinjëtëtshëm për zhvillim dhe mirëqënjë të ardhmërisë tonë.

 Që të kemi demokraci, lumturi normale dhe të natyrshme si kombet dhe shtëtët tjera të zhvilluara, duhet një platformë me vizione të reja strategike!

-Po, na edhe duhet lidhje bashkëpunimi në mes veti nga të gjitha anet!

Mbrojtja e atëdheut e kombit nuk është thjeshtë çështjë morale, apo vullnetare, apo krahinore e rajonale siq na ka ndodhur gjatë gjithë historis?!

-Por është akti më i lartë i parimevë njërzore, është një borq gjithëpërfshires i pa tjetërsueshëm që rezulton me identitetin përsonal dhe kolektiv, është borq ndaj Zotit, dhe ndaj fesë tuaj, është përgjëgjësi definitive.

-Falë Zotit që kombi ynë ka pasur individ shumë të mbedhej, në koherat më të veshtira e më të rrezikshmë gjatë historis tonë. Duke ja kushtuar tër jetën çështjeve madhorë, na kanë shpetuar Atdheun e Kombin, të pakten keto parcella që i kemi ende sot të banuara me soin tonë.

Besoj së shumë shpejt do të zbardhen faktët historike! Do ta kemi edhe ne vendin e merituar. Sëpsë kombi ynë ka një kapacitet me vlera të mëdha intelektualë, ka vizionar të kohës modërne, ka largëpames me strategji të lartë për të ardhmen e vendit. Duke llogaritur së ne rrjedhim nga një qytetrim antik shumë i ndritur, dhe kemi për çfar të krehnohemi me të kaluaren tonë historike. Kur dihet së të parët tanë formuan përandorit më të famshmë që nga Leka i Madh, pastaj përandorit më të ndritura që ka pasur Roma, si me perandorin Konstantin e Madh i cili solli edhe Europes qytetrimin dhe rendin njerzor, kulturen fetarë, pastaj me  Gjergjin e Madh e mbrojtem kontinentin nga invazionet aziatike. Nga ne dualen burra shtëti, kryeministra, gjeneral që krijuan shtëtë modërnë si Greqinë, Turqinë, Egjiptin etj. Mandej, me Nënën e Madhe, Shën Tërezen humanizmin në botë. Me Rugoven modërnizimin e riorganizimit të Rilindjes Kombtare për pamvarësi liri e demokraci, dhe me strategjit më bashkëkohorë që ka njohur historia, dhe me shumë të tjere si Kadaren etj. etj.

Po ashtu kujtojmë me rrespekt Rilindasit që vun themelin mbi bazen etnike për mbrojtjen e 4-vilajetëve, dhe shumë figura të mëdha në rrafshin kombtar dhe ndërkombtar, për të cilet ne bijt e bijat e tyrë besnikrisht dhe me devotshmëri do ti çendrojmë kesajë vepre madhorë deri në fund.

Cfar na duhet bërë sot?

Si shembull po paraqes judën, sepsë kemi një ngjajshmeri historike. Ky popull në dekadat e fundit ka nxjerr nga e kaluara shumë mësimë, dhe tani është populli më karaktëristik, më kompakt dhe më i veçant në botë me organizim në të gjitha fushat. Eshtë i vetmi shtët që ka organizim në tër botën me shkolla privatë, me kultur, zakonë, dhe me gjithë mekanizmat tjerë që i duhen aparatit shtëtror. Me çdo aktivitet, politik, fetar apo edhe në jetën privatë që të gjitha janë në shërbim të shtetit të vet dhe gjithnjë në gjendje gadishmerie për eliminimin e pëngesave kudo qofshin ato.

 Fatkeqësisht sot po manipulohet nga klasa politike dhe kleri, me një papërgjëgjësi totale me qytëtaret e lodhur, ende të pashëruar nga plagët e shekujvë?!

Eshtë shumë e nevojshmë të mësohemi ti kryjmë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet, duke filluar nga familjet, shkollat, institucionet çfardo qofshin ato.

Ani së nga njëhëre rrëshasim aty këtu, së jemi me proletar në botë, sepsë s`na bën farë përshtypje tjetërsimi! Pra përpiqemi ta mashtrojmë edhe Zotin së vetëvetën po së po!

– Sëpsë si të tjerë“jemi më të mirë!!!

Disa janë gati ti shërbejmë çdo fejë, sekti për qellimë të tjervë, në mohim të vetëvetës, duke damtuar rëndë racen tonë

 Duhet të kemi kujdesë së atë që smuajti ta bejë armiku krejtësisht (pjesërisht po por…) ndër shekuj duke na tjetërsuar,- po e bëjmë ne vet sot në liri?!

Sot, ne kemi shumë nevojë të madhë të integrohemi si komb, pastaj të shofim çka po tepron. E ardhmeja ka nevojë të ndërtohet mbi baza të shëndosha, prandej duhet investuar në një edukatë të shëndosh.

Këto çështjë kërkojnë zgjedhje së më parë së jemi të vonuar në çdo pikëpamje. Me ketë çështje duhet të merren akademia e shkencave, studjuas të mirfillt, në menyrë që ta kemi një edukat të çendruashmë, të mirfillt për të sotmen dhe të ardhme tonë më të sigurt, më të lumtur, më të rrespektuar mbi tapitë tona.

Uroi që fillimin e shek. XXI ta nisim me uraten më të mirë, duke kthjellur origjinen e natyrshmërin nga naivitëti, nga tomorret e mbeturinave të shekujvë të zi.- Kjo fisnikron kombin, hapë rrugë vetëdijësimit, kulturës dhe ardhmërisë tonë, duke e shmangur njëhëre e përgjithmonë rrezikun.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)

zymer_mehani

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Përveç shtypit legal dhe ilegal shqiptar, interesim të veçantë për ngjarjet në Kosovë ka treguar edhe shtypi i disa shteteve evropiane, diku më shumë e diku më pak. Mirëpo ka edhe vende që kryesisht e kanë komentuar shtypin ish-Jugosllav e TANJUG-un. Ngjarjeve të Kosovës vend të merituar i jep shtypi gjermano-perëndimor, prandaj po e fillojmë me gazetën ‘Frankfurter Algemainine Cajtung’ të datës 27 prill 1981, e cila shkruan: ‘Ndërmjet datës 1 e 4 prill nuk mbeti asnjë zonë e krahinës pa bërë në forma të ndryshme, demonstrata dhe greva. Vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëve e çmojnë mbi 30-40 vetë dhe të plagosurve deri në 1000 veta….’ Gazeta daneze ‘Socialistisk dagblad’, në shkrimin e 29 prillit 1981, me titull ‘Lufta në Kosovë synon shpalljen e Republikës’, shkruan: ‘Demonstratat janë rezultat i përpjekjeve shoviniste të organeve zyrtare jugosllave dhe të serbëve për të ushtruar kontrollin dhe forcën e tyre në këtë krahinë’. Gazeta franceze ‘Liberasion’ shkruan se qysh prej majit 1981 më shumë se 800 veta janë deklaruar fajtorë për aktet kriminale, nga të cilët 400 kanë marrë dënime që arrijnë deri 15 vjet burg dhe 1.300 të tjerë kanë marrë dënime që janë në kompetencën e policisë, pra më pak sesa një vit’. Gazeta ‘Kleine Zeitung” nga Korushka të Austrisë shkruan se gjatë trazirave studentore të muajit mars të vitit 1981, në provincën jugore të Jugosllavisë në Kosovë, gjatë manifestimeve të demonstratave të studentëve shqiptarë, u lënduan gjithsejtë 23 demonstrues, ndërsa nga ana e forcave të sigurisë janë lënduar 12 policë. Më tej vazhdon artikulli: ’Demonstruesit shqiptarë kërkuan lirinë e shtypit’ si dhe krijimin e ‘Republikës së Kosovës’. Artikullshkruesi Gustav Chalupa në Gazetën ‘Klein Zeitung’ me 7 prill 1981,  i shkruan dy artikuj në të njëjtën ditë, ‘…10 demonstrues të vdekur, studentë, dy pjesëtarë të policisë dhe 57 të lënduar rëndë janë në spital dhe 22 të arrestuar që e deklaron anëtari i LKJ-së Stane Dollanc në ‘Sava Centar’ në Beograd’. Në një pyetje nga gazetari austriak , Dollanc përgjigjet me këto fjalë: ‘A dëshironi ju që t’i keni dy Kore në Ballkan? A dëshironi që t’i Keni në Ballkan dy Gjermani?’ Ndërsa gazeta ‘Noje Cyrher Cajtung’ jep njoftim të saktë për zhvillimin e ngjarjeve në hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila konstaton: ‘Pakënaqësia e shqiptarëve në Kosovë nuk shprehet vetëm nga grupet më militante shqiptare, të cilat kërkojnë një republikë shqiptare në Kosovë, por ajo shtrihet edhe te 300 mijë shqiptarët në Maqedoni e 50 mijë të tjerë në Mal të Zi’. Është mjaft interesant konstatimi i gazetës greke ’To Vima’’ e cila shkruan: ‘Nuk duhet ta pakësojmë rëndësinë e ngjarjeve që po ndodhin prej shumë javësh në rajonin e autonom të Kosovës në kufi me Shqipërinë, edhe në qoftë se kriza mbytet. Fakt është se autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet mbytëse. Këto telashe përbëjnë paralajmërim serioz’. Edhe gazeta amerikane ‘Nju-Jork Tajms’ e 27 prillit, pasi thotë se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar, meqë përforcimet e ushtrisë dhe të policisë ndodhen akoma në Kosovë dhe tubimet politike janë të ndaluara, shtron pyetjen: Çfarë ndryshimi do të sillte edhe një republikë më shumë? Pse Kosova të mos jetë republikë, kur 85 për qind të banorëve të saj (1.5 milion) janë shqiptarë etnikë. Nga ana e saj, gazeta italiane ‘Koriere dela sera’ duke folur për shkaqet e ngjarjeve në Kosovë, ish-krahinën e cilëson si rajonin më të prapambetur në ish-Jugosllavi. Kërkesa e ligjshme dhe kushtetuese, e Kosovës-Republikë po kundërshtohej dhe po vritej dita-ditës. Gazeta jugosllave ‘Veçernje Novosti’ e 14 janarit 1984 njoftonte se më 11 janar 1984, në orën 22.00 u rrethuan dy irredentistë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha . Forcat ushtarake-policore urdhëruan që me mjete policore e të blinduara të kapeshin të gjallë, pse kështu e donte interesi i tyre i veçantë. Vala e akuzave dhe e terrorizmit përfshiu edhe trevën shqiptare të Medvegjës, Preshevës, dhe Bujanocit deri në Vranjë. Vetëm në këto tri rrethe, në vitin 1983 akuzohen shqiptarët për 575 krime dhe dy herë më shumë për shkelje të tjera ligjore. Kryesore është akuza: ‘Kërkojnë bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në Jugosllavi…’. Interesimi për ngjarjet në Kosovë nuk i shpëtoi as gazetës prestigjioze angleze ‘The Times’, e cila më 20 maj 1981 shkruan: ‘Trupat dhe policia u tundën në Kosovë nga të gjitha anët e vendit për të treguar shqetësimin e gjithë Jugosllavisë për çka po ndodhte atje. Por autoritetet po gjejnë atje akoma një rezistencë të madhe . Të dhënat zyrtare flasin për disa qindra të arrestuar dhe për më shumë se 100 veta që presin të dalin përpara gjyqit për akuza të rënda, por numri i tyre rritet çdo ditë, ashtu si dhe numri i të përjashtuarve mga shkollat dhe universiteti….’. Më 20 maj 1981, ‘Di Prese’ e Austrisë shkruante: ‘Po shikohet me preokupim të madh fakti që gjendja në Kosovë nuk është qetësuar, me gjithë ndërhyrjen e forcave nga e tërë Jugosllavia. Kompleksiteti i problemeve me të cilat është lidhur kjo ngjarje e vë udhëheqjen jugosllave para detyrave jashtëzakonisht të vështira’. “Borba” shkruante: ‘Fadil Hoxha, anëtar në presidiumin e Shtetit e të Partisë, edhe vetë shqiptar, i cili në fund të prillit kishte damkosur me turp nacionalizmin shqiptaromadh të rretheve të gjëra në Tiranë, më 23 maj vazhdoi një fushatë shtypi kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në Konferencën e partisë të LK të Kosovës , më 5 gusht 1981 u vendos që të përjashtohet M. Bakalli, dhe t’i jepej një vërejtje e fundit me përjashtim nga partia’. Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të ‘diferencimit ideologjik-politik’, deri në fillimin e gushtit 1981 qenë përjashtuar nga LK të Jugosllavisë ,534 anëtarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

FORMULA E PAGËZIMIT” E PAL ENGJËLLIT

FORMULA E PAGËZIMIT” E PAL ENGJËLLIT

Pal_Engjelli

FORMULA E PAGËZIMIT” E PAL ENGJËLLIT
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
“Un të pagëzonj pr`emen`t Atit e t`birit e t`shpirtit shenjt”.
1.
Më i hershmi dokument i gjuhës shqipe i gjetur deri më sot, është “Formula e Pagëzimit” e vitit 1462. Ajo është një frazë e shkurtër shqipe, përfshirë në tekstin e një qarkoreje latinisht, që kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, këshilltari i Skënderbeut u dërgonte nga Mati vartësve të tij. Ky dokument i parë i njohur i gjuhës sonë jo vetëm që u lexua apo u formulua në një kishë në Mat, por edhe është formuluar në dialektin vendës, në dialektin që përdoret sot në Mat: “Unë të pagëzoj për emër t`atit e t`birit e t’shpirtit shenjtë”.
Gjuhëtari ynë i shquar, Eqrem Çabej, duke analizuar dialektin e origjinalit të kësaj formule siç është paraqitur në vitin 1462, ku fjala “shpirt” është shkruar ” shpert” ashtu siç shqiptohet në Mat, arrin në përfundimin se “Formula e pagëzimit” është shkruar e lexuar në Mat. Ai jep këtë shpjegim: “Të shpertit, më fort se një shkrim gabim një lapsus kalemi në “shpirtit” do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale, një trajtë e shqiptimit krahinor, sikundër flitet edhe sot në anët e Matit e të Lumës. Atje përdoret fjala “shpert” si në shprehjen “më dulë shperti”. Prandaj, do të mendohet që shkruesi i parë i këtij dokumenti ka qenë prifti i atyre anëve.
” I pari dokument, -thuhet në një gazetë të kohës,- i datueshëm i gjuhës shqipe, “Formula e pagëzimit” e vitit 1462, pra e epokës së Skënderbeut, në pajtim me rrethanat e kohës, rinon një tipar dialektor të dallueshëm “shpertit” për “shpirtit” të ligjërimit të Matit. Fshatarët e zonës së Prellit, Shëlliut, Macukullit e Derjani edhe sot thonë “shpert”, tamam si shkruhet në formulë, komplet fjalia është shkruar në formën dialektore të Pullit dhe nga dora e ndonjë prifti lokal po të kësaj zone. Edhe sot, matjanë të zonave të tjera nuk i shkruajnë fjalët me aq korrektesë ashtu siç thuhet gojarisht në zonën e Pullit. E folmja e kësaj krahine ka disa veçori: lidhëzat i merr ngjitur me fjalën pasardhëse pa e theksuar mirë, për shembull: “…këta ishin parot e Sulës e t`Aliut e t`Shabanit e t’Hysenit…”.”Formula e pagëzimit” përfshihet në dokumentet e të parit Kuvend Kishtar shqiptar që u mbajt në Mat në vitin 1462. Çabej na thotë se formula që përdoret në pagëzim, ka qenë lashtësisht në përdorim të kishës e në gojë të popullit dhe shkruesi i Kuvendit të Matit nuk bëri gjë tjetër veçse nguliti me shkrim një traditë të trashëguar brez pas brezi, e me një trajtë pothuaj të ndryshuar”. Çfarë ishte ky Kuvend i Matit, i pari Kuvend Kishtar mbarëkombëtar? I filloi punimet më 8 nëntor 1462, në një fazë relativisht të qetë të luftërave shqiptaro-turke, me nismën e prelatit Pal Engjëlli.
Përcaktimi: “Në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia”, të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, dhe pikërisht pranë fshatit Shëlli, ku zakonisht mblidheshin deri vonë edhe kuvendet e malësorëve matjanë.

2.
Eqerem Çabej thotë se ky sinod i kishës u mbajt pranë Manastirit të Shëndertaut, në Mat, në një vend të kësaj treve që sot për sot nuk mund të lokalizohet më saktë. Në këtë mbledhje, përveç ipeshkvit Andrea (me seli në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, në vitin e zotit 1462, indiktin e dhjetë, ditën e hënë, me tetë të muajit nëndor” (Paulus Angelus Miseratiane divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illirica e Regionis… in Eclesia sancte Trinitatis de Emathia Anno Dni M.çce. Lxij, Indictione Decima Die Vero Lune actava mensis novembris.)
Një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme e veriore morën pjesë në Kuvend. Gjithashtu morën pjesë edhe paria e vendit dhe një pjesë fshatarësh vendës. Kuvendi mblidhet në periudhën e vështirë të historisë shqiptare. Jemi në vjetët e fundit të jetës së heroit kombëtar, dhe jemi në pragun e pushtimit të plotë nga ana e osmanëve… Kuvendi i Matit mbahet në një kohë kur sapo kishte nisur të depërtonte ndikimi turk dhe mishëron përpjekjet për t’i bërë ballë sadopak vërshimit të kësaj vale. Këto nuk janë vetëm sinode kishtare. Janë mbledhje fetaro-politike ku krerët e kishës, bashkë me parësinë e vendit, bisedojnë e marrin vendime për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga visari etik “fe` e Atdhe”, koncept që për atë kohë përbën një njësi të pandarë. Mbi këto koncepte synonin në thelb edhe shkrimtarët, siç janë: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, e në një farë mase edhe ata të kolonive, siç është Lekë Matrënga i Sicilisë.
Në këto rrethana, nuk është çudi të mendohet që prapa Kuvendit të Matit të ketë qëndruar vetë Skënderbeu, ashtu sikurse për Kuvendin e Mirditës dha shtysë Papa Klementi  XI, i cili kishte gjak shqiptarësh në dejet e tij. Dhe pikërisht zgjedhja e Matit, si vend mbledhjeje, një krahinë relativisht e lirë në atë kohë dhe vatra e derës së Kastriotëve, mbase nuk është gjë e rastit në këtë mes: Prandaj cilësohet si “Locum ad celebradum idoncum”. Shën Trinitatis de Emanthia, ku mbahet ky kuvend. Natyrisht që kuvendi mori disa vendime që kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes nëpër famullitë e Matit.
3.
Dokumentet e Kuvendit u studiuan nga shumë shkencëtarë të Evropës. Njëri prej tyre, Nikolla Jorga, botuesi i shumë vëllimeve me dokumente historike, bashkë me nxjerrjen në dritë të fondeve dhe vendimeve të këtij kuvendi në bibliotekën Laurentina në Firence të Italisë, nxori në dritë dhe “Formulën e pagëzimit” në shqip, që u gjet në këtë fond. Për Kuvendin Kishtar të Matit jepet data e saktë, madje dhe dita e hënë. Thuhet se u mbajt në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit. Po në cilin vend pikërisht ishte kisha nuk thuhet, se është lënë si e ditur. Mirëpo, në atë kohë në Mat kishte shumë kisha. Prandaj, na mbetet të gjykojmë duke u nisur nga ato të dhëna që kanë arritur të dalin në dritë deri më sot. Në Mesjetë krahina e Matit, nga pikëpamja administrative kishtare organizohej në një dioqezë më vete, në shkallë Peshkopate, me seli në Lis (sot fshat në Mat) dhe varej nga Kryepeshkopata e Durrësit. Nga Kisha e Lisit vareshin të gjitha famullitë e rektorët e manastireve të krahinës. Duke parë edhe sot vendet ku kanë qenë kishat, mund të kuptohet lehtë se për çdo kishë, kishte një ose dy manastire. Më në veri të Kishës së Lizës ishin edhe dy kisha të mëdha: ajo e Stefanisë, në fshatin Shqefën të sotëm; dhe një kishë më e madhe në vendin e quajtur sot Qafa e Shën Kollit, në mes të fshatrave Dukagjin, Macukull e Urxallë, ku në vitin 1602 u mbajt Kuvendi i madh i Matit. Përcaktimi në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit (In Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia), të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, siç ishte Shën Trinia e Shëlliut. Disa studiues vendin e kësaj kishe e caktojnë në mes të fshatrave Shëlli dhe Macukull, në vendin e quajtur Tresat e Ballës, dhe kjo kishë kishte një manastir në vendin e quajtur kisha e Daznjanëve edhe sot shkëmbi i stërzgjatur në fshatin Shëlli, quhet shkëmbi i Shëndërtaut, nga ku ka marrë emrin edhe manastiri me këtë emër. Në dokumentet e kuvendit, në një nga vendimet përcaktohej se si prifti të pagëzojë fëmijën, duke thënë vetëm një herë në latinisht “ego te baptizo, in nomine, patris et filjet spiritus sancti”, jo tri herë, si bënim më parë. Në rast… me qëllim që foshnjat të mos vdisnin pa marrë pagëzimin para se t’i binin në kishë, të urdhëroheshin banorët besimtarë që ta thonin në gjuhën popullore në shqip (in vulgari albania). “Unte paghezant premenit Atit, Birit et Shpertit senit”. Kjo është formula e famshme e pagëzimit, e cila duhet lexuar “Për emër të Atit, të Birit e të shpirtit të shenjtë”.
Të shpertit (të shpirtit) do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale të shqiptimit krahinor, sikundër flitet sot në anët e Matit e të Lurës, ku thonë pikërisht “Shpert” për “Shpirt”; “Më duel shperti”, prandaj thotë Çabej, do menduar se i pari i këtij dokumenti ka qenë ndonjë prift i atyre anëve. Formula e Pagëzimit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme monumentale. Jo vetëm për arsyen se na tregon se gjuha shqipe ka qenë shkruar që në kohën e Skënderbeut e më parë, por se ajo ka pak ndryshim me gjuhën tonë të sotme. Gjithashtu rëndësi ka se formula është shkruar nga prelati Pal Engjëlli, Kryepeshkop i të gjithave dioqezave arbërore dhe në prezencën e Heroit tonë Kombëtar, bashkëluftëtarit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PSE TË HUAJT NA QUAJNË “ALBAN”?

PSE TË HUAJT NA QUAJNË “ALBAN”?

flamuri-shqiptarPSE TË HUAJT NA QUAJNË “ALBAN”?

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Edhe sot të huajt na quajnë sipas emrit të vjetër që e kemi “Alban-Arbër, Albania-Arbëria” dhe forma të ngjashme, dhe jo sipas emrit të tanishëm “Shqiptar-Shqipëri-Shqip”.
Një ndër problemet, që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të historisë së popullit shqiptar, është dhe ai që ka të bëjë me etimologjinë e emrit shqiptar, por dhe ardhja e tij si zëvendësues i emrit arbër.
Kur në shek. XI u shfaq emri alban dhe arvanit, ky emër nuk kishte vështrim etnik, por lidhej me emrin e krahinës Arbëni/Arbëri (Arbanon), që shtrihej në Shqipërinë e Mesme me qendër Krujën. Pas shek. XI filloi përhapja e apelativit Arbëni, Arbëri, Albani edhe në viset e tjera ku banonin shqiptarët.
Në periudhën e dokumentuar shqiptarët më parë e kanë quajtur veten “arbëneshë /arbëreshë” dhe gjatë shekujve të fundit, “shqiptarë”. Kurse të huajt gjatë kësaj periudhe na kanë quajtur dhe vazhdojnë të na quajnë me trajta fjalësh që lidhen me emrin e tonë më të hershëm. Kështu trajta latine “arbanenses” apo “albanenses”, trajta italiane “albanese”, trajta greke “arvanitis”, trajta sllave “arbanas”, apo “raban” dhe “rabënëski”, trajta turke “arnaut “etj. e kanë burimin tek emërtimi më i hershëm i vetë vendbanimit të shqiptarëve “Arban / Alban”, të cilit i është shtuar prapashtesa karakteristike, me të cilën formoheshin emrat e banorëve të një vendi në gjuhën e huaj përkatëse. Të krahasohen p.sh. latinisht “arban-ens-is”, italisht “alban-ese”, frëngjisht “alban-ais”, anglisht “alban-ian”, greqisht “arvan-it-is”, sllavisht ”arban-as”etj.
Lidhur me fjalën Arbën/ Arbër mbetet për t’u sqaruar nëse ajo në zanafillë ka qenë një fjalë e parme apo e prejardhur dhe cili ka qenë kuptimi i saj zanafillës. Gjithashtu duhet sqaruar se ku e ka burimin kjo fjalë dhe si është shtrirë në mbarë truallin shqiptar.
Në përgjithësi, është pranuar që emri Arbën(ë)/ Arbër(ë) e ka burimin tek emri i fisit ilir Alban-oi, që Ptolemeu i Aleksandrisë në shekullin II të erës sonë e përmend si një fis që banonte diku në viset e Shqipërisë së mesme, afër Durrësit . Ptolemeu, në veprën e tij, libri III,12, ku bën fjalë për provincën romake të Maqedonisë, shkruan: Në tokën e albanëve (Albanoi) Albanopolis. Por pas Ptolemeut emri i albanëve nuk del në burimet historike deri në shekullin XI, kur përmendet nga Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Megjithatë, lidhja e emrit Arbën(ë)/ Arbër(ë) me etnonimin Albanoi është plotësisht e mundshme si historikisht dhe gjuhësisht. Fisi i Albanoi-ve banonte në vise që përfshihen në Dheun e Arbënit. Gjithashtu etnonimi Arban – me theksin mbi rrokjen nistore, në bazë të rregullsive të evolucionit të sistemit fonologjik të gjuhës shqipe do të përfundonte fare natyrshëm në Arbën(ë)/ Arbër(ë) me reduktimin e zanoreve të patheksuara në /-ë-/ dhe me ndërrimin e rregullt /-n-/ > /-r-/ në të folmen jugore.
Gjithashtu në përgjithësi është pohuar që etnonimi Arban- a Alban – ka qenë një fjalë e prejardhur e formuar me prapashtesën -ano- . Kështu p.sh ka menduar Krahe-ja (1925,42). Mendimin e Krahe-s e kanë miratuar edhe A. Mayer-i (1959), Domi (1974), Çabej (1976) etj. Çabej pohon se Arbën(ë) “i dëshmuar kështu si emër vendi u përdor me kohë edhe për popullin, kalim kuptimor mjaft i shpeshtë në gjuhën shqipe”. Dhe pak më poshtë shton: “Morfologjikisht arbën(ë) paraqitet si një shumës me -ën -ër (më e moçmja -ënë – ërë ), i krahasueshëm si i tillë me kategorinë e pasur Bishtna, Fundëna, Karpën, Lisna, Ndërfandna, Shtiqën, që jepen në “. Një shpjegim i tillë nuk duket bindës.
Për përhapjen relativisht të hershme të fjalëve Arbën, arbënesh dhe arbënisht në veri të trevave të Shqipërisë së Mesme dëshmojnë, ndër të tjera: Përdorimi i rregullt i këtyre fjalëve jo vetëm tek Budi (1566-1622) prej Mati dhe tek Bardhi (1606-1643) prej Zadrime, por edhe tek Buzuku (1555) prej trevave më veriore si edhe tek Bogdani (1625-16896 prej Kukësi. Këtu po japim disa shembuj prej tyre me fjalët arbënesh dhe arbënisht; për fjalën Arbën(ë) Budi:…mbë gjuhu-t arbëneshe, për ndihmë të gjuhusë arbëneshe (Parathënia), prifti i lëtinë e i arbëneshë, e të popullit arbëneshë , e ndimë të priftënet e të popullit arbëneshë etj.
Literatura:
1. Kocaqi, Elena, Albanët me famë në mijëvjeçare, Tiranë, 2006
2. Myderrizi, Osman, Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë në tekstet e vjetra shqipe me alfabet latin e arab – Studime historike nr.4, 1965
3. Sedaj, Engjëll, Etnonimi arbëresh/shqiptar kontribut për autoktoninë e shqiptarëve, Prishtinë, 1996
4. Demiraj, Shaban, “Prejardhja e Shqiptarëve nën Dritën e Dëshmive të Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1999

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ELENA GJIKA – LUFTËTARE E MADHE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

ELENA GJIKA – LUFTËTARE E MADHE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

Petre_Mateescu_-_Dora_dIstriaELENA GJIKA – LUFTËTARE E MADHE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

 

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Elena Gjika, e njohur me pseudonimin letrar Dora d’Istria,  është shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. U lind në Bukuresht, në vitin 1828), dhe vdiq në Firence  1888. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik dhe të shtypjes kombëtare. Përkrahu nxehtësisht lëvizjen kombëtare shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj., dhe rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare, sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas Wikipedia-s, Dora d’Istria vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore/historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar kundër sundimit osman. Është e njohur para opinionit me në varg studimesh: “La nationalité albanaise d’après les chants populaires” (“Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarët në Rumani”, 1873) etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin “Dora d’Istrias – Shqiptarët” (“A Dora d’Istria – Gli Albanesi”, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.

Shkrimet e Elena Gjikës (Dora d’Istrias), e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare e reputacionit të madh evropian, janë studime të gjera mbi folklorin dhe jetën materiale e shpirtërore të popullit rumun dhe atë të popujve të tjerë të Evropës Juglindore. Duke u mbështetur në baza të shëndosha kritike e shkencore, ajo shkroi për manastiret e Evropës Lindore, duke iu kundërvënë dogmatizmit, formave skolastike dhe jetës së mbyllur. Vepra voluminoze e Dora d’Istrias, “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860), është një libër atraktiv, në të cilin shprehet adhurimi dhe dashuria ndaj krejt grave të siujdhesës ballkanike, humanizmi dhe mendimi progresiv i autores për emancipimin e tyre. Shkroi pastaj kujtime, studime dhe mbresa udhëtimi nga Alpet e Zvicrës, të Gjermanisë, romane dhe artikuj të panumërt, të shpërndarë nëpër gazeta dhe revista të ndryshme me renome botërore, krejt këto të mbështetura mbi një edukatë të shëndoshë, talent të fuqishëm dhe kulturë të gjerë.

Veprat e Dora d’Istrias janë të mbrujtura me idenë e shenjtë të emancipimit kombëtar e ndërkombëtar, të përparimit dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet popujve. Shkrimet e saj gëzojnë një famë të madhe dhe vlerësim të lartë evropian, ndërsa autorja e tyre, sipas mendimit të disa komentatorëve, qëndron krahas autoritetit të Zonjës Stawl dhe George Sanda. Për Elena Gjikën, shqiptarët kanë botuar një sërë monografish, si: Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikës Dora d’Istrias” (“Mihal Duri”, Tiranë, 1967, 5..000 kopje), Cristia Maksutovici, “Un nume pe nderpet uitat: Dora d’Istria”/“Një emër i harruar me të padrejtë – Dora d’Istria” (“Ararat”, Bukuresht, 1997), Kristia Maksuti, “Elena Gjika dhe Shqiptarët e Rumanisë”, (Çabej, Tetovë, 2001), Ahmet Kondo, “Dora d’Istria për çështjen kombëtare shqiptare”, (“Flesh”, Tiranë, 2002), Cristia Maksutovici, “Dora d’Istria”, (“Kriterion”, Bukuresht, 2004), etj.

Princesha e kulturës evropiane

Elena Gjika ishte një enciklopedi e gjallë. Përveç shqipes e rumanishtes, komunikonte edhe në pesë gjuhë tjera evropiane. Posedonte një vullnet të hatashëm për hulumtime shkencore dhe mbante korrespondencë e lidhje të drejtpërdrejta me dijetarë e personalitete të shquara të kohës. Për Elena Gjikën ka shkruar për hijeshi poeti Cezar Boliac, shkrimtar dhe personalitet i njohur i kulturës transilvanase, Gheorghe Baritiu, poeti, romancieri dhe eseisti Radu Ionescu, autori i historisë së parë të madhe të Bukureshtit, Grigore Peretz, i cili e filloi përkthimin në rumanisht të veprave të shkrimtares, duke botuar brenda viteve 1876-1877 dy vëllime të mëdha “Operele Doamnei Dora d’Istria” (“Veprat e Zonjës Dora d’Istria”), me një kapacitet prej afro 1.400 faqesh. Para apo pas vitit 1877, sporadikisht janë botuar edhe shkrime e përkthime të tjera të Elena Gjikës. Kah fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, janë botuar artikuj të shumtë, si dhe studime të mëdha në formë broshurash, përkushtuar Dora d’Istrias e të nënshkruara prej dijetarit të madh evropian Nicolae Iorga, kritikut letrar Gheorghe Calinescu, publicistit Magda Nicolaescu Ioan, A. Vasculescu (i cili hartoi për të një broshurë në kuadrin e koleksionit “Njohuri të nevojshme”).

Elena Gjika ishte një humaniste e pashoqe. Kishte vizione të qarta politike në shërbim të popujve të vegjël. Studionte një varg kombësish evropiane, sipas folklorit të tyre, duke mos i harruar edhe shqiptarët. Shndrit në këtë drejtim vepra e saj “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” Sipas prof. univ. Dimitrie Păcurariu, Elena Gjika është mbretëreshë e kulturës evropiane. Ajo shkroi jo vetëm për emancipimin e femrës rumune, shqiptare e serbe sipas këngëve popullore, por edhe për atë hungareze, bullgare, greke, turke etj. Ajo i ka njohur mirë popujt e Evropës Juglindore, dhe në shkrimet e veta ka përfshirë aspekte nga jeta, historia dhe kultura e këtyre popujve, duke e përkrahur luftën e tyre për liri, pavarësi dhe përparim. Për shembull, në serinë e studimeve mbi këngët popullore të kësaj pjese evropiane, Elena Gjika është orvatur ta deshifrojë karakterin kombëtar të krejt kombeve në mënyrë të barabartë, pa ambicie e xhelozi, duke u mbështetur në reflektimet e krijimtarisë anonime të këtyre popujve. Mu për këtë gjest të hijshëm të dashurisë ndaj popujve të kësaj zone, Dora d’Istria ka qenë shumë e çmuar në shekullin e saj, si nga ana e shkrimtarëve, po ashtu edhe nga ana e qarqeve intelektuale dhe personaliteteve politike të shquara të Evropës.

Në njërin nga librat e saj bëhet fjalë edhe për prejardhjen e moçme shqiptare

Elena Gjika u lind në Bukuresht, më 2 janar të vitit 1828, ku edhe e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën. Ajo ishte e bija e guvernatorit Mihalache Ghica, i cili nga ana e tij ishte vëlla me sunduesin e Muntenisë, Grigore Ghica (1822-1828) dhe sunduesin e Vllahisë, Alexandru Ghica (1834-1842). Në kohën e sundimit të Aleksandrit, babai i Elenës ishte ministër i Punëve të Brendshme, por, kur ai ra nga posti ministror, familja Gjika u detyrua ta braktisë Bukureshtin. Megjithatë, në shkrime të panumërta të saj, Elena e ka evokuar me një nostalgji përdëllimtare vendlindjen e saj, Bukureshtin e fëmijërisë, shëtitjet e saj, takimin me romancierin e madh rumun, Jon Heliade Rădulescu, për të cilin në studimin “Letërsia rumune” thotë: “Që fëmijë rrija pranë nënës dhe dëgjoja se si Rădulescu, me regëtimë zemre recitonte poemat e veta. Ishim asokohe në afërsi të Bukureshtit, në vilën e poetit, e rrethuar kjo me lule e hije dhe e strehuar prej vapës përvëlimtare të korrikut. Dëgjoja vetëm zërin e tij dhe me sytë e shpirtit ia shihja fantazmat madhështore që riftoheshin prej imagjinatës së tij krijuese. E ruajta me xhelozi kujtimin e këtyre çasteve të çmuara dhe jo më kot, ato ma mësuan dashurinë ndaj lirisë dhe kultin ndaj çdo gjëje që është e madhërishme dhe e shenjtë.”
Ion Ghica është memorialisti më i madh rumun, i shekullit XIX, kushëri i Elena Gjikës. Në një monografi dedikuar Ion Ghikës, Dimitrie Păcurariu e ka përshkruar gjenealogjinë e kësaj familjeje, duke theksuar se familja Gjika ka tradita të vjetra në historinë e trojeve rumune. Dega e saj shquhet që nga shek. XVI, duke dhënë figura autoritative në Moldovë e Vllahi. Në njërin prej librave të veta, Elena Gjika bën fjalë për prejardhjen e moçme shqiptare, të kësaj familjeje të rumanizuar përgjatë gjeneratave, me anë të martesave të përziera me rumunë. Në gjirin e kësaj familjeje kanë lindur edhe shkrimtarë tjerë të shquar, si memorialisti Jon Ghica, i cili në shkrimet e veta e përkujton edhe vëllanë e vet, Pantazi Ghica, dramaturg, prozator dhe publicist i njohur i shekullit XIX. Elena Gjika ndërkaq, mbetet figurë markante e kësaj familjeje, ngaqë ajo për herë të parë, përmes prizmit kritik, argumenteve shkencore dhe artit letrar, i nxori në dritë vetitë më të mira pozitive të popujve të Ballkanit.

Dora d’Istria për çështjen kombëtare shqiptare

“Meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj, jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë. Serbi Dushan i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit”. Dora d’Istria bën fjalë për Serbinë okupatore të Car Dushanit, për Çamërinë shqiptare, për Tivarin shqiptar, për preokupimet e dijetarëve gjermanë lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare të shqiptarëve kundër pushtimit osman, për Mirditën si “Zemra e Shqipërisë Katolike”, për Katër Shqipëritë (Gegëria, Toskëria, Labëria dhe Çamëria), të cilat Rexhep Voka i Shipkovicës, që para një shekulli i konsideronte si “Katër Kalema”. Elena Gjika është gruaja fisnike që bën fjalë për shqiptarët trima e bujarë, për shqiptarët komb ushtarësh, për këtë popull krenar e sypatrembur. Çfarë mrekullie sikur të ishim të gjithë të këtillë! Kaherë do ta kishim Shqipërinë reale e origjinale, unike e demokratike.

Militante e shquar e lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar

105 letrat me karakter atdhetar të Dora d’Istrias dërguar De Radës, si dhe 65 faqet e komentimit të korrespondencës, ku bëhet fjalë edhe për portretin intelektual të kësaj princeshe, përbëjnë lëndën e librit në fjalë. Këto letra, të shkruara frëngjisht, Dora d’Istria ia ka dërguar De Radës brenda viteve 1865-1887, nga Zvicra, Livorno, Venediku, Torino, Firence etj. Ato ndodhen sot, të përkthyera në gjuhën shqipe, në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës. Po japim vetëm një fragment nga letra që ia drejton De Radës nga Firence, më 7 nëntor 1876, një vit para se ta intensifikojë zullumin Serbia kundër shqiptarëve të Toplicës: “Zotëri! Kam marrë shumë ekzemplarë të Manifestit arbëresh-italian, për të cilin më flisni. Në qoftë se shqiptarët ishin sllavë, atëherë Shqipëria mund ta shqyrtonte çështjen, nëse kombet sllave të gadishullit tonë kanë interes ta përkrahin pansllavizmin. Por, meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj, jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë.. Serbi Dushan i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit” Dhe më tej, po në të njëjtën letër vazhdon: “S’ka dyshim, zotëri, se asnjërit nga ne nuk i ra ndërmend t’i sigurojë Perandorisë Osmane, të shkatërruar prej shekujsh nga despotizmi, një jetë të amshuar. S’ka dyshim se ne do të gëzoheshim, sikur filosllavët e Bullgarisë dhe serbët e Bosnjës të arrinin të gëzonin të drejtat që u takojnë gjithë popujve. Por, para së gjithash, ne duhet të punojmë për vetëqenien e shqiptarëve si komb.” (faqe 158-159). Edhe pse për figurën e Dora d’Istrias kanë shkruar studiues të ndryshëm shqiptarë, rumunë dhe të huaj, në këtë libër figura e saj trajtohet për herë të parë në aspektin politik, si militante e shquar, e lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar, dhe atë në dritën e letërkëmbimit të saj me Jeronim de Radën. Varianti i parë i këtij libri e pa dritën e botimit në vitin 1971, mirëpo, Elena Kadare dhe Jusuf Vrioni, ndërkohë shprehën mendimin që në ardhmëri libri të rimerrej përsëri në dorë nga autori, dhe të ribotohej me i plotë, dhe me kritere shkencore më të përpunuara, gjë që u krye. Kjo vepër u ribotua me të njëjtin titull, por me një hyrje të gjerë studimore, me shënime dhe komente të shumta, me një përmbledhje në gjuhën angleze dhe me ilustrime. Libri në fjalë synon të paraqesë në mënyrë më të plotë një figurë të shquar, e cila gjatë tërë jetës u përpoq të bëjë të njohur Shqipërinë dhe popullin e saj në luftën për liri e pavarësi kombëtare, duke vënë në dukje edhe punën e madhe të intelektualëve shqiptarë dhe arbëreshë në shërbim të kombit tonë. Nëpërmjet letrave dërguar De Radës dhe artikujve të shumtë, të botuar në shtypin evropian dhe amerikan, del në pah edhe krenaria e saj për origjinën shqiptare të familjes Gjika të Rumanisë. Dora d’Istria për merita të larta është vlerësuar me shumë dekorata dhe vlerësime të tjera nga vende të ndryshme të botës, madje edhe në Shqipëri. Elena Gjika dhe albanologu Grigore Brenkush, që të dy nga Bukureshti, e kanë konsideruar Shqipërinë si atdheun e tyre të dytë, dhe atë, me dhjetëra libra e qindra studime. Po qe se shkenca nuk ka atdhe, njeriu i shkencës duhet të mendojë përherë për krejt atë që i sjell famë atdheut të vet. Që të dy janë dijetarë, dhe te çdo dijetar i madh do të gjeni para së gjithash një patriot të madh.

(Shkëputur nga“Albanica”)

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PAPËT SHQIPTARË NË HISTORINË E KRISHTËRIMIT

PAPËT SHQIPTARË NË HISTORINË E KRISHTËRIMIT

papa-kelmendi-ll

PAPËT SHQIPTARË NË HISTORINË E KRISHTËRIMIT
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Papët me origjinë shqiptare kanë lënë gjurmë të pashlyera në Selinë e Shenjtë dhe në mbarë krishtërimin. Ata mishëruan, në stadin më të lartë, virtytet dhe vlerat e kombit tonë. Treguan urtësi, vullnet, zgjuarsi e mbi të gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtarët e krishterë, anë e kënd rruzullit, përulen dhe nderojnë me respekt të veçantë këta barinj të fjalës së Zotit. Nuk është e rastësishme që Papa Klementi XI renditet i katërti për nga rëndësia në të gjithë historinë e pontifikatit ndërsa Iliria ishte përcaktuar si “Ishulli i Shenjtorëve”.
Ardhja e papëve në krye te Selisë së Shenjtë e ka zanafillën që kur Roma u kthye në perandori dhe krishtërimi u bë pjesë e sundimit të saj. Shqiptarët, si një ndër popujt më të lashtë në Evropë, ishin të parët në kontinent që e përqafuan atë. Shenjtët të tillë si Shën Eleutherius, Papa Klementi XI, Shën Kajus, Papa John IV, Shën Dardani, Shën Jeronimi, Shën Ashti etj, tashmë ndodhen në përjetësi.
Qindra peshkopë nga Iliria morën pjesë në Sinodin e Parë të Romës themeluar në vitin 130 pas Krishtit. Ky fakt jep dëshmi për ekzistencën e një administrate të mirorganizuar të kishës në Iliri gjatë shekullit II të erës sonë. Elementët, që përbëjnë themelet e doktrinës së krishtere, shtatë kodet e para ekumenike, janë pikërisht nga territoret “Ishulli i Shenjtorëve” . Kjo është dëshmia më e mirë e kontributeve që shqipëtarët kanë bërë për qytetërimin evropian në veçanti dhe atë botëror në përgjithësi.
Papët me origjinë shqiptare
Ekzistojnë dy mendime lidhur me numrin e tyre. Katër janë “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedisë italiane dhe veprës gjeniele të Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, thuhet se nga viset tona kanë qenë tetë papë që drejtuan Vatikanin. Ata janë Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

  1. Shën Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189)
    Lindi njëqind vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopol, një vendbanim i njohur në Epir. Ishte arsimuar në Romë nën Papa Shen Aciteti, ku mori urdhër të shenjtë. Në 177 pas Krishtit, Shën Eleutherius u emërua Papë dhe mori fronin e Shenjtë në Shën Pjetër. Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishterimin si besim në kombet e qytetëruara evropiane dhe që mbeti mbizoterues edhe në ditët tona. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve shqiptarë, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret në 277 p.e.s. Ishte shenjtëruar nga kisha. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e San Pietros në Vatikan, një vepër e jashtezakonshme në llojin e vet.
  2. Papë Shën Urbani I Pope Saint Urban I
    Vërtetohet se ka origjinë Ilirie. Datëlindja e panjohur. Vdiq më 23 Maj të vitit 230. Eshtë shpallur martir. Mban fronin papnor në vitet 222-230. Vdekja e tij është fiksuar me 25 maj. Renditet i tetëmbëdhjeti në listën e papëve.
  3. Shën Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)
    Mjaft historianë pranojnë se ai ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u bë Papë. Perandori zbuti persekutimet ndaj te krishterëve. Vdiq me 22 prill 296. U varros ne kishën e Shën Kalistit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye ne kishë. Me 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Në vitin 1880 në këtë vend u vendos Ministria e Luftës së Italisë, eshtrat u vendosën në një kapelë në Barberini. Vdekja e tij është më 22 Prill.
  4. Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )
    Vërtetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i Skolastikut Venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi monotelitizmin në një Keshill që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër te sllavëve dhe avareve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë më para. Ndërtoi një kishë me emrin e shenjtorit ilir Venantius (kështu quhej edhe i ati). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq më 12 Tetor 642, duke pasur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.
  5. Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 qershor 1476 – 18 gusht 1559)
    Mban fronin papnor në vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njëzet e pesti në listën e papëve. Gjatë kohës së tij, më 1555 botohet në gjuhën shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim një fshat arbëresh te Kalabrisë (në Katanzaro) që mban emrin Karafa.
  6. Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 dhjetor 1521 – 27 gusht 1590)
    U ngjit në fron 1585. Papati i tij zgjati deri më 1590. Renditet i dyqind e njëzet e nënti në listën e papëve. Familja Pereti emigroi në Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).
  7. Gjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)
    Ishte papë nga 23 nëntor 1700 deri në vdekjen e tij në vitin 1721. Klementi XI ishte një mbrojtës i arteve dhe të shkencës. Ai ishte gjithashtu një bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit,ishte i interesuar për arkeologjinë. Ai ishte me origjinë shqiptare.
  8. Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)
    Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Lorenci bëri karrierë si ambasador i Papës, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjeç. Është i pari Papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiq në vitin 1840.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ODISE udhëtari me Qeleshe ose Plis

ODISE udhëtari me Qeleshe ose Plis

odisea

ODISE udhëtari me Qeleshe ose Plis

Mozaiku i parë, ndodhet në Muzeun Bardo të Tunizis.
Ajo i përket Shekullit II pas Krishtit..
Këtu, Odiseu dhe njerëzit e tij rezistojë thirrjes së Sirenave; Odise udhëtari është i lidhur në direk dhe bashkë me njerëzit e tij, kalojnë Sirenat këngëtare..

Odise ne shume variante statujash apo pikturash paraqitet thuajse gjithmonë me një qeleshe ne kokë. Kjo vërteton se është veshja e tij tradicionale. Odise nuk ishte i vetmi që shfaqet me këtë veshje tradicionale, e cila në ditët e sotme është shenjë dalluese e shqiptarëve. Odise në këtë formë pasqyron një tjetër element dëshmues të kulturës pellazgo-ILire, kulturë e cila është ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët deri në ditët tona.

Historia e këtyre heronjve të antikitetit ngjan me historinë e heronjve të Revolucionit Grek, arvanitasve, të cilët edhe pse ishin shqiptarë, përmenden si heronj të Greqisë së Re. Veshja e tyre e famshme, fustanella shqiptare, u bë veshja kombëtare greke. Histori që përsëriten.

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

gadishulli-ilirik

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ilirologët dhe shkenca mbi ilirët-Ilirologjia, ndër fiset më kryesore ilirie përmendin: taulantët, adrianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
-TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
– ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
– DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
– ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
– ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
– DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
– DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
– PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
– MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
– KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
– THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

MARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

MARY EDITH DURHAMMARY EDITH DURHAM-PËRKRAHËSE E DENJË E PAVARËSISË DHE E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE

Shkruan Prof. Zymer Mehani

“Shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës e i xhamisë zë vendin e dytë”. (Edith Durham, 1941).
Ndër shumë personalitete të huaja që u morën me të kaluarën, historinë dhe kryesisht me çështjen shqiptare, një zë më vete është edhe zonja e njohur britanike M. E. Durham, artiste, shkrimtare dhe udhëtare, e cila u bë e famshme edhe për ne shqiptarët me shkrimet antropologjike rreth jetës së shqiptarëve, në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX.
Mary Edith Durham (1863-1944) u njoh shumë mire me çështjen shqiptare dhe  ishte përkrahëse e denjë e pavarësisë dhe  e bashkimit të shqiptarëve. Ky qëndrim i drejtë i saj ndaj shqiptarëve bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe rikritikohej nga përkrahësit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës, të banuar kryesisht nga shqiptarët, nga territoret shqiptare, për ta futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë anglezë që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”.
Në një artikull të saj të botuar në revistën e famshme ‘Geography’ të Manchester-it, më 1941, veç tjerash, Durham aty shkruan se gjatë pushtimit otoman, pushteti në jug të Shqipërisë ka lejuar ndikimin e priftërinjve grekë, për të penguar ngritjen e shpirtit nacionalist shqiptar. Ndërsa, thekson se shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës e xhamisë zë vendin e dytë.
Në këtë artikulli Durham-i tregon për jetën e shqiptarëve në kohën pas pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ka për qëllim që me këtë artikull t’i njoftojë lexuesit anglezë me jetën e atëhershme të shqiptarëve të Shkodrës dhe rrethinës, një vend shumë i dashur për Durhamin. Ajo në detaje shkruan se si kanë jetuar shqiptarët në fshatra e qytete, çfarë shtëpish kanë patur, çfarë ushqimi kanë ngrënë, çka kanë veshur, çka kanë punuar, si i shiste Biblat në Shqipëri të cilat i lexonin myslimanët e të krishterët, dhe më në fund pse u tërhoq Anglo-Persian Oil Company nga Shqipëria.
Ja artikulli i Durham-it i vitit 1941:
“Shqipëria
Burimi kryesor i jetës në male janë kopetë e deleve dhe dhive por, në një mënyrë më të vogël, edhe i lopëve. Për to kujdesen kryesisht burrat të cilët e kultivojnë edhe tokën. Qumështi i dhisë preferohet ndaj atij të lopës dhe është ushqimi kryesor i malësorëve. Qumështin e përdorin të vluar ose të nxehtë nga një kazan i hekurt. Qumështi përdoret edhe i thartuar, i cili quhet kos, dhe është ushqim i favorizuar që shoqërohet me bukë të misrit. Mishi kryesisht përdoret gjatë festave. Gjatë ditëve të pazarit burrat zbresin në Shkodër, ndoshta duke i bërë edhe nga tri ditë rrugë, me dele e dhi, të cilat i ndërrojnë me mallëra ose i shesin me para të gatshme.
Puna e grave është shumë e vështirë. Ato duhet ta gatuajnë bukën e cila piqet në oxhak të gurtë dhe nën një mbulesë të hekurt mbi të cilin vendoset prush. Gratë fillojnë ta gatuajnë bukën në orën 4 të mëngjesit. Ato duhet ta sjellin ujin dhe drunjtë, të kujdesën për shpezët, të mjelin dhitë e delet, ta zënë kosin, dhe ta tjerrin leshin e dendur që përdoret për thurjen e rrobave të burrave dhe grave.
Fushat afër qyteteve, që gjenden në një lartësi të mjaftueshme për të mos i kapur malaria, janë jashtëzakonisht të pëlleshme. Perimet janë të shumëllojshme dhe rriten pothuaj sa i shikon. Kungujt, patatet, domatet, batha, patëllxhanët, lakrat, qepët, preshtë e llojeve të ndryshme, i mbushin tregjet. Në pjesët e ulëta të rrëzë maleve rriten gështenjat sikur arrat dhe lajthitë. Ekzistojnë shumë ullishte cilësore, por një numër i madh i tyre është shkatërruar nga malazezët në Luftën Ballkanike të vitit 1912. Fiku dhe qershitë janë më të mirat që i kam shijuar ndonjëherë në jetën time. Edhe rrushi është i tillë dhe me bollëk, nga i cili prodhohet verë e mirë vendase.
Gjatë tërë bregdetit toka është njësoj e pëlleshme. Por, një pjesë e madhe e saj është në pronësi të bejlerëve të pasur të cilët në shumicën e rasteve e neglizhojnë dhe nuk e punojnë. Disa bejlerë janë aq të pasur sa që nuk e qajnë kokën ta punojnë tërë tokën që e kanë.
Më herët një sasi e madhe e mëndafshit është kultivuar në Shqipëri dhe për këtë blerësit vinin nga Italia në Shkodër. Por, një sëmundje e krimbit të mëndafshit që e përfshiu Evropën jugore në shekullin XIX, e ka dëmtuar aq rëndë Shqipërinë sa që tashti punohet vetëm një sasi e vogël.
Në qytetet e Shqipërisë, mëndafshi është punuar (thurur) me dorë në shumë shtëpi në lloje të ndryshme nga të cilat janë punuar mindilat e që janë përdorur nga gratë e krishtera dhe myslimane. Shumica e kostumeve festive janë të qëndisura me fije ari. Qëndisja me ari është punë që e bëjnë burrat. Gratë merren me përgatitjen e qejzit të nuseve. Edhe argjendaria është po ashtu një punë e nivelit të përsosur. Punohen edhe koburet, e ky zanat, për fat të keq, është në zhdukje e sipër. Por, kjo i bën shqiptarët të jenë artistë të Ballkanit.
Shtëpitë në qytete janë kryesisht të ndërtuara nga guri. Nuk janë më të larta se dy kate dhe në shumicën e rasteve kanë kulm të mbuluar me tjegulla të kuqe. Brendia e tyre është shumë e pastër. Tapeta të bukura qëndrojnë të varura në mure dhe mbi divane. Pasi që rrugët në sezonin e shiut janë të baltosura, këpucët zakonisht zbathen dhe lihen jashtë te dera. Zakonisht nuk ka dhoma të fjetjes. Kur vjen koha e gjumit, dyshekët nxirren nga dollapët dhe shtrihen në tokë, kurse plafet e pambuktë shërbejnë për mbulojë.
Ushqimi në qytet është i bollshëm dhe i llojeve të ndryshme. Janë të popullarizuara shqimet me mëlmesa të shumta dhe me shumë speca, pilaf nga orizi, të mbushur me patëllxhanë. Shpezë të ndryshme dhe lepuj të gjahut, por edhe një sasi e madhe e patave, sillen nga liqeni në pazar nga fshatarët.
Shqiptarët e veriut janë katolikë. Disa fise janë të përziera, katolikë e myslimanë, por shqiptari në radhë të parë është shqiptar, kurse ligji i kishës [xhamisë] e zë vendin e dytë nëse është në konflikt me zakonet e lashta kombëtare.
Korça ka qenë qendër e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë në jug. Shkollat atje kanë punuar për të kundërshtuar influencën greke dhe priftërinjtë grekë, prezenca e të cilëve është lejuar nga turqit me qëllim që të pengohet ngritja e shpirtit nacionalist e shqiptarëve. Shkolla e zonjës Qiriazi ka qenë rreze drite.
Me javë të tëra kemi udhëtuar me kuaj nëpër Shqipëri. Atëherë nuk ka pasë rrugë të ndërtuara. I kemi vizituar qytetet kryesore. Në qytetet ku shqiptarët ishin guvernatorë, kemi qenë të mirëseardhur dhe kemi shitur libra [Bibla] aq sa ka qenë e mundshme. Në Berat, ku ishte një turk, na arrestuan dhe na sollën para tij. Ai tha që nuk ka asgjë kundër krishterimit. Ne mund të shisnim Bibla sa të donim në frëngjisht po jo në shqip, dhe na i konfiskoi të gjitha. Nuk çoi peshë kjo punë pasi që kishim stoqe tjera që prisnin shpërndarjen.
Ka qenë udhëtim inspirues. Myslimanët dhe të krishterët nxitonin të blinin Biblën në gjuhën e tyre. ‘Tashti’, tha një xhandar i ri shqiptar, ‘mundem ta mësoj vëllain tim të vogël të lexojë’.
Në Berat mësova për lëvizjen e formimit të Kishës Autoqefale Shqiptare. Banorët u ankuan se priftërinjtë grekë ishin kundër njerëzve që kishin libra në gjuhën shqipe.
Besohej që në Shqipëri kishte sasi të mëdha të naftës. Fan Noli hezitonte të jepte koncesione. Në anën tjetër, rivali i tij, tashti i njohur si mbreti Zog, e favorizoi mënyrën e pasurimit të shpejtë. Ai u premtoi koncesione të mëdha kompanisë Anglo-Persian Oil Co., dhe Italisë.
Në këtë kohë, Elizabeth, Lady Carnarvon, bënte punë fisnike në përkujtim të birit të saj, Kolonelit Aubrey Herbert, i cili ishte njëri nga kampionët e çështjes shqiptare. Elizabetha e pajisi një spital në Vlorë, filloi një punë të popullarizuar në formimin e Lëvizjes së Vëzhguesve për Djem, filloi programin kundër malaries në këneta, ndërtoi dhe e furnizoi një bibliotekë. Oficerët britanikë u caktuan për trajnim të xhandarmërisë. Gjithçka ishte shpresëdhënëse. Për fat të keq, kompania Anglo-Persian nuk gjeti naftë që ia vlente të vazhdonte punën. U tërhoq. Në anën tjetër, italianët, gjetën mirë naftë në koncesionet e tyre. Britania e Madhe më nuk pati interesa të mëtejme në Shqipëri dhe e njohu vendin si zonë të interesit italian”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj.
VEPRAT E EDITH  DURHAMIT  PËR SHQIPËRINË
High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)
The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)
Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)
The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)
Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20- vjeçare)
The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)
Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 (Disa dëshmi te fiseve ballkanike, dokumente ligjesh dhe të kulturës së Ballkanit).
Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001) (Shqipëria dhe Shqiptarët : Artikuj dhe letra të zgjedhura, 1903-1944 nga Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001).
Lufta për Shkodrën
Vepra të tjera për Durham-in
Kastriot Frashëri: “Mary Edith Durham-Një zonjë e madhe për Shqipërinë”, Geer, Tiranë, 2004
Kastriot Frashëri : “Mary Edith Durham- A Grand Lady for Albania”, Geer, Tirana, 2004
Mary Edith Durham (2016). Nella Terra del Passato Vivente. La scoperta dell’Albania nell’Europa del primo Novecento. Introduzione, traduzione, note e appendice di Olimpia Gargano. Lecce, Besa.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SHKOLLA-SHQIPE-KOSOVE

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË (1980-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Terrori ndaj shkollës shqipe ishte përhapur në tërë Kosovën, sidomos prej vitit 1981. Nga kjo kohë në Kosovë u zhvillua një fushatë e egër serbe për t’u hetuar nga organet e sigurimit serb çdo arsimtar, çdo nxënës dhe çdo prind shqiptar që e donte arsimin dhe përparimin. Lidhur me këtë qarqet serbe e kishin aktualizuar programin e tyre antishqiptar në forma të ndryshme. Forma më e njohur ishte ajo e diferencimit (në fillim të viteve ’80).
Edhe në shkollat shqipe serbët tentuan të diktonin vullnetin e tyre. Edhe këtu nxënësi apo arsimtari mund të pësonte si është më së keqi, nëse do t’ u binte në sy autoriteteve duke folur për Shqipërinë, ose nëse do të recitonte ndonjë varg të poetëve të Rilindjes sonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe përjashtime nga shkolla, edhe thyerje të notës së sjelljes, jo nga arsimtarët, por drejtpërdrejt nga emisarët komunalë, që ishin dorë e zgjatur e regjimit serb. Për një refren të ndonjë poezie për Skënderbeun, ose për një shpalosje të flamurit kombëtar, madje edhe për një kordele kuq e zi në gërshetat e ndonjë vogëlusheje të klasës së parë, apo për një thirrje ose shkrim: ”Kosova Republikë”, edhe fëmija 7-vjeçar mund të shpallej armik dhe irredentist dhe për pasojë mund të bëhej transferi i tij nga shkolla në prag të shtëpisë, në ndonjë shkollë tjetër fqinje, 4-5 km. larg, gjë që edhe ka ndodhur.
Në vitin 1989 pushteti okupues serb vetëm sa e shtoi terrorin e egër kundër shqiptarëve, më parë përmes segregacionit e pastaj përmes mbylljes së shkollave për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë. Në ato rrethana, sidomos policia dhe civilët serbë, të cilët punonin për policinë famëkeqe serbe, filluan një fushatë të egër kundër arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë. Së pari, të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të Prishtinës detyrohen që të largohen nga ndërtesat shkollore. Pastaj nxënësit filluan që të ndalohen te portat e shkollave, për të mos hyrë nëpër klasa. Lidhur me këtë dukuri koloniale, së pari në mënyrë civilizuese reaguan arsimtarët, e pastaj edhe nxënësit shqiptarë me prindërit e tyre.
Në rrethana kësofare të krijuara i tërë personeli mësimor organizohet, duke filluar punën me shumë familje të njohura arsimdashëse, të cilat shumë shpejt u organizuan duke i lëshuar shtëpitë, duke dhuruar mjete financiare dhe kështu i ngritën shtëpitë-shkolla.
23 MARS 1989-SUPRIMIMI I AUTONOMISË SË VITIT 1974
Sa kalonte koha, dhuna mbi shkollën shqipe shtohej. Por, pas ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, që ndodhën në Kosovë, më 1989 procesi arsimor në Kosovë vihet në pozitë koloniale nga okupatori serb. Qarqet politike serbe, sidomos gjatë vitit 1989, i kishin shpalluar të gjitha programet antishqiptare për ta sulmuar në rend të parë shkollën shqipe. Kështu në këtë vit (më 23 mars) vjen deri te ndërrimi i kushtetutës, apo më mirë të themi suprimohet autonomia e Kosovës e garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Me këtë ndryshim Serbia krijoi mundësinë që ta sulmojë publikisht pa asnjë pengesë nga jashtë shkollën shqipe në shkallë neofashiste. Për fat të keq edhe pse institucionet shqiptare të Kosovës do të reagojnë, qarqet ndërkombëtare, që ishin profesionalisht të ndërtuara për të mbrojtur, të paktën të drejtat e njeriut në botë, nuk reaguan madje as me një fjalë të vetme. Ky mosreagim për pushtetin serb ishte një shenjë, se me shqiptarët mund të sillen si të duan.
Në mars dhe në prill të vitit 1990, në një sërë rastesh misterioze, u helmuan mijëra fëmijë dhe të rinj shqiptarë në shkollat e tyre dhe për pasojë, u dërguan nëpër spitale me dhimbje në stomak, kokëdhembje e vjellje; u përhap fjala dhe doli e vërteta se ata ishin helmuar me qëllim prej serbëve. Shumica e vëzhguesve të asaj kohe besonin se ky ishte vetëm një rast i histerisë masive, por një ekspert i toksikologjisë i Kombeve të Bashkuara gjatë analizës së gjakut dhe të urinës të të sëmurëve, konkludoi se kishte zbuluar praninë e substancave të “sarinit” apo të “tabunit” (helme të përdorura si armë kimike); kurse më pas doli në shesh se, më 1995, armata jugosllave kishte prodhuar “sarinin”.
7 GUSHT 199O-KUVENDI I SERBISË I ANULON LIGJET E KOSOVËS
Çdo regjim serb historikisht ka qenë kundër arsimimit të popullit shqiptar. Ata nuk i donin shqiptarët të arsimuar, por të pashkollë. Donin që shqiptarët të mbeten përherë skllevër të tyre: të nënshtruar, të padijshëm, bujq, sharrëxhinj, hamej e punëtorë krahu gjithnjë në shërbim të tyre.
Menjëherë pas vitit 1989, kur pushtetin e fuqizoi Slobodan Milosheviq dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, edhe shkolla shqipe hasi në vështirësi të mëdha për ta kryer punën e vet edukativo-arsimore, por shqiptarët bënë çmos për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare, sepse e kishin të qartë se pa arsim kombëtar nuk mund të ecet përpara si individë dhe si komb.
Më 7 gusht të vitit 1990 pushteti serb filloi fushatën e paparë të largimit të shqiptarëve nga puna, duke e vënë jashtë ligjit Ligjin mbi Institucionet e Shkollimit të Lartë në Kosovë. Në të njëjtën kohë vihen jashtë ligjit të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet. Pushteti serb nuk do të ndalet me kaq. Po më 7 gusht 1990, Kuvendi i Serbisë do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Shkollimin e Mesëm, Ligjin Për Arsimin dhe Edukimin Fillor, Ligjin Për Arsimin Plotësues Për Arsimtarë. Të gjitha këto ligje, më 7 gusht 1990 do t’i japin policisë dhe administratorëve të dhunshëm serbë në Kosovë shansin, që me të gjitha mjetet të vërsulen mbi shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Platforma e krijuar nga hegjemonia serbe dhe më pas ligjet unike të miratuara nga pushteti serb e donin arsimin shqip, i cili do të zhvillohej sipas planprogrameve serbe, e donin arsimin shqip, i cili do të pëdorte tekstet e botuara diku në Serbi në gjuhën dhe ideologjinë e tyre, e donin arsimin shqip me arsimtarë ideologjikisht të orientuar nga platforma e çorientuar e LKJ-së dhe e LKS-së. (Latif Nallbani “Dhuna mbi arsimin”, ETMMK, Prishtinë 2004, faqe 9).
Kuvendi i Serbisë me qëllime raciste do ta ndalojë edhe nostrifikimin e diplomave dhe dëftesave të shkollave shqipe, po më 7 gusht të vitit 1990.
Më 1991 pushteti serb do t’i mbyllë të gjitha shkollat e mesme dhe shkollat fillore për shqiptarët. Në vazhdën e kësaj fushate antishqiptare, më 17 dhjetor të vitit 1991, Kuvendi i Serbisë do të nxjerrë jashtë ligjit Ligjin Për Shërbimin Arsimor Pedagogjik në Kosovë, po ashtu do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Këshillin Arsimor të Kosovës. Kështu në bazë të Ligjit Për Vepra Penale në Kosovë nga 29 dhjetori i vitit 1990, hapet mundësia për ndjekjen masive të arsimtarëve dhe të profesorëve të shkollave shqipe. Lidhur me këto fakte, duke u bazuar gjithnjë në shënimet korrekte të KMDLNJ-së në Kosovë gjatë viteve shkollore: 1991/92 dhe 1992/93 del fakti se dhuna shtetërore serbe i kishte përfshirë shumë mësues dhe arsimtarë. Në bazë të këtyre fakteve 632 arsimtarë ishin keqtrajtuar në polici. Jo vetëm kaq, 172 fëmijë janë marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar në polici. Kështu vetëm sa vazhdonte fushata e egër e marrjes në pyetje dhe e keqtrajtimeve për punëtorët shqiptarë të arsimit dhe të edukimit në Kosovë.
Veç tjerash, Kuvendi i Serbisë, më 27 korrik 1991, aprovoi Ligjin Për Gjuhë dhe Shkresa, me destinim të posaçëm që në Kosovë të aplikohet diskriminimi kulturor, njerëzor dhe kombëtar ndaj shqiptarëve.
Gjithnjë duke u bazuar në informatat relevante të KMDLNJ-së deri në vitin 1993 Kosova ishte kthyer në një kamp të përqëndrimit. Rraheshin arsimtarët dhe mësuesit para nxënësve, para familjeve, në klasa, në rrugë, në byfe, në treg e gjetiu. Kudo punëtorët e policisë serbe dhe agjentët e saj zbatonin një politikë të ndjekjes masive të shqiptarëve, që i ngjante modelit të dëbimit të çifutëve në vitet ’30 të shekullit XX, në vendet ku kishte lulëzuar fashizmi. Shkolla shqipe tani më u vu jashtë ligjit. Në këto rrethana të pavolitshme aspak që u krijuan, arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë u duheshin lokale, u duheshin libra dhe mjete për të mbijetuar arsimtarët.
Pushteti serb me devizën: asnjë shkëndijë kulturore, arsimore dhe shkencore në Kosovë, kishte nxjerrë jashtë ligjit edhe radion, televizionin dhe gazetat shqipe, të cilat i mbylli dhunshëm.( Më 26 qershor 1990, u shpall një valë e re dekretesh, zyrtarisht të paraqitura si “masa të përkohshme”, në saje të “Ligjit për veprimtarinë e organeve të Republikës në rrethana të jashtëzakonshme”.  Këto masa, do të përfshijnë edhe ndalimin e punës së RTP, suspendimin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”, mbylljen e Akademisë së Arteve e të Shkencave të Kosovës dhe dëbimin nga puna të disa mijëra nëpunësve shqiptarë).
Kudo në Kosovë u bënë sakrifica dhe sfida të mëdha për ta mbajtur dhe për ta vazhduar punën, sepse nën një robërim total s’qe e lehtë për mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit për t’i sfiduar planprogramet e Serbisë dhe për t’ i aplikuar planprogramet, që i hartoi Ministria e Arsimit e Kosovës, me të cilat u punua kudo në shkollat e Kosovës deri me ardhjen e UNMIK-ut (13. VI .1999).
Prej shkollës shqipe kërkohej ndërrimi i planprogrameve mësimore, shkarkimi i tyre nga “ekstremistët”, siç e quanin aso kohe shkrimtarin tonë më të njohur, Ismail Kadare, pastaj Dritëro Agollin dhe të tjerët, të cilët kishin patur guxim të prononcoheshin publikisht kundër shkeljes së të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Pikë së pari kërkohej ndërrimi i planprogramit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe; kërkohej ndërrimi i planprogramit të kult. muzikore, të artit figurativ, të gjeografisë etj, etj! Këto lëndë mësimore i pengonin më së shumti shovinistët serbë, sepse, sipas logjikës së tyre të sëmurë, këto po mbillkan nacionalizëm dhe irredentizëm!
Populli dhe mësimdhënësit nuk e lejuan zhbërjen e arsimit shqip. Arsimtarët shqiptarë nuk kursyen asgjë për ta mbajtur gjallë arsimin shqip. Punuan nën çdo çmim e mbi gjithçka, sa që disa prej tyre zëvendësuan ditarin me pushkë në luftën e fundit çlirimtare.
Gjatë viteve ’90 pushtetarët serbë s’i kishin harruar akoma porositë e çetnik Garashaninit,( Ilija Garashanin ishte ministër serb dhe njëri ndër kryeideologët e nacionalizmit serb, i cili tregonte një interesim të veçantë për jetën kulturore serbe në Kosovë, prandaj dërgoi dy mësues serbë në Prizren, më 1866), kur kërkojnë që dokumentacioni pedagogjik i shkollës dhe dokumentet publike të saj të shkruhen serbisht dhe me alfabetin cirilik, por arsimtarët e shkollës shqipe në Kosovë, të devotshëm dhe të brumosur me atdhedashuri, jo vetëm që reaguan ashpër, por kurrë dhe asnjëri sish nuk pranoi të punojë sipas ligjeve serbe e me planprogramet e Serbisë; nuk pranoi t’i përdorë tekstet e huaja për arsimin shqip; nuk pranoi ta mbajë administratën në gjuhën serbe, që për ta ishte e huaj. Nuk janë shënuar raste që janë lëshuar dëftesa apo libreza sipas ligjeve diskriminuese serbe. Nuk ka pasur raste që të jetë përdorur teksti i miratuar dhe i botuar në Serbi, sikur se që nuk ka asnjë rast që është punuar me planprogramin e miratuar nga Pleqësia e Arsimit e Serbisë.
Në këtë kohë të paparë të apartheidit dhe të një segregacioni shumë të vrazhdtë të shkollës shqipe, nuk mbeti pa u prekur edhe interesi material i secilit punonjës të arsimit. Pushteti serb kishte llogaritur se me prekjen e interest material të arsimtarëve , do të arrihej shumëçka për t’i thyer ata dhe për t’i përvetësuar. Tani për shkollat shqipe qeveria serbe ndërpret financimin e arsimtarëve shqiptarë. Në gjysmën e dytë të vitit shkollor 1990-91 pushtetarët serbë morën vendim që në shkollat shqipe t’u jipeshin pagat vetëm punëtorëve teknikë të shkollave!!!

Edhe arsimtarët e shkollës shqipe ishin të vetëdijshëm për momentin historik dhe për rëndësinë e detyrës që e ushtronin, prandaj qëndruan stoikisht, të dinjitetshëm, duke punuar me nxënësit e tyre me vendosmëri të paparë dhe me plot guxim.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP

alfabeti-shqipPËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP
Shkruan Prof. Zymer Mehani
1.
Motoja e rilindësve: “Pa shkrim të gjuhës shqipe s’do të ketë as Shqipëri”
Lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për alfabetin dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të “Ëvetarit” të Naum Veqilharxhit (1844), lëvizja për alfabetin dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës”.
Përpjekjet e rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një alfabeti shqip. Kërkesa kryesore ishte që ky alfabet t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit.
2.
Gjurmët e para mbi përdorimin e alfabetit latin te shqiptarët
Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje alfabetesh. Marin Barleti, në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa përmendur se me ç‘lloj alfabeti ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokardus Monakus, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin “një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, në librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja.
Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura “Formulë e Pagëzimit”. Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: “Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (“Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë”.) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nikola Jorga.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë.
Me “Mesharin” (1555) e Gjon Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e alfabetit shqip. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e “Mesharit”.
Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë arbëreshët, apo Piana dei Greçi, siç e quajnë italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian.
Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe alfabetet e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëri-tjetrin.
Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme alfabetet e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.
3.
“Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” e Stambollit
Alfabetet e ndryshme për shkrimin e shqipes gjatë shekujve kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një alfabet shqip, të përshtatshëm dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”. Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: “Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve” .  “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, që njihet edhe si Komisioni i alfabetit, pranoi njëzëri alfabetin e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ai alfabet kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke. Ky alfabet përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, alfabeti i Samiut u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt “ALFABETARE E GJUHËS SHQIP”, që u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë perandorisë osmane. Me Alfabetin e Samiut u botuan fletoret “Drita” e “Dituria”, librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër alfabetit së “Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip” u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj. Nuk mbetën pas tyre as krerët e “Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja”. Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, “e para farë për një punë të tillë”, siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja.
4.
Shoqëritë “Bashkimi”  (1899) dhe “Agimi” (1901) të Shkodrës
Çështja e alfabetit, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një alfabeti me një bazë të gjerë kombëtare. Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një alfabet të posaçëm, të quajtur “Alfabeti i Bashkimit”. Ky alfabet u botua në librin “ABETARI”. Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një alfabet të ndryshëm nga ai i “Bashkimit”. Alfabeti në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë.
5.
Kongresi i Manastirit (1908)
Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Grameno në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: “Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët”. “Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare”, shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mihal Grameno përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i alfabetit. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.
Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: “Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit”. Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar alfabeti. Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit është i mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një alfabet thjesht latin.
6.
Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit
Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë së shkronjave “me nja dy ndryshime të vogla” dhe krahas saj një alfabet “krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe”.
Poshtë nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit të posaçëm shënohet: “Vendimin e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë delegatë, të cilët po e nënshkruajnë duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur” (“Nëpër udhën e penës shqiptare”, 1984, f.2007).
“Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe” është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. “Njësimi i alfabetit, shkruante Mithat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve”, përfundon Mithat Frashëri.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

kosova-republikSHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë prej vitit 1981 e tutje, ia tërhoqën vëmendjen opinionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm në kuadër të ish-Jugosllavisë, i cili kërkonte rrugë dhe mundësi të reja për të kuptuar formën, përmbajtjen dhe shkakun e zhvillimeve që ndodhën në Kosovë, gjatë vitit 1981.
Ngjarjet e vitit 1981 sollën një frymë e re politike e cila ngriti nevojën e bashkimit të organizuar politik të ilegales për çlirim e bashkim kombëtar, që u ndie menjëherë pas demonstratave. Për të zgjeruar ndikimin atdhetar e luftarak te shtresat e gjera të popullit e për të mos lejuar shuarjen e zjarrit luftarak të tyre, ishte e nevojshme thellimi dhe zgjerimi i propagandës së organizuar të shtypit ilegal atdhetar, që në Kosovë vinte kryesisht nga Shqipëria.
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar në Kosovë dhe diasporë do të kenë luajtur rol të rëndësishëm revistat ilegale që botoheshin në diasporë. Revistat më të njohura që u botuan në ato vite kanë qenë: ‘Liria’, ‘Bashkimi’, ‘Lajmëtari i Lirisë’ etj. Rol të rëndësishëm, do të thoshnim edhe historik, për  shqiptarët e Kosovës, për të zgjeruar frymën dhe politikën kombëtare e luajtën Radio Tirana, Radio Prishtina, si dhe Televizioni Shqiptar e Televizioni i Prishtinës, gjatë viteve 70- 80, që ishin vite të Rilindjes Kombëtare. Ndikimi i shtypit të shkruar nga Shqipëria ishte më i kufizuar, megjithatë edhe një numër bukur i mirë i shqiptarëve gjatë viteve 1970 – 80, kishin mundësinë e parapagimit të gazetave nga Shqipëria, të cilat vinin në Kosovë me rrugë legale, siç ishte “Zëri i Popullit”, “Punëtori”, “Shqipëria e Re”, “Bashkimi” etj, të cilat i shpërndanin nga njeri tek tjetri, që ndikuan shumë në krijimin e idesë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet.
Ngritja intelektuale gjatë këtyre viteve në Kosovë e në diasporë, krijoi mundësinë e nxjerrjes dhe të botimit të revistave ilegale që botoheshin kryesisht jashtë vendit, por që arrinin të shpërndaheshin edhe në Kosovë, ndonëse në një numër më të kufizuar.
Përveç gazetave, edhe traktet ishin formë e komunikimit me qytetarët dhe krijimin e ndjenjës kombëtare. Këto gazeta i kishin dhënë vetes detyrë që të bëheshin armë e fuqishme e të drejtave të shqiptarëve për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Revistën ilegale, armiqësore anti-jugosllave ‘Lajmëtari i lirisë’ e udhëhiqte atdhetari Jusuf Gërvalla që ishte organ i (LNÇK) ndërsa Ibrahim Kelmendi revistën ‘Bashkimi’ që ishte organ i ‘Frontit të Kuq Popullor.’ Gazeta ‘Liria’ shkruante: ‘Liri thërret sot Kosova e robëruar, Kosova e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bijtë e Kosovës, luftuan në shekuj për liri, kundër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjëra, malet tona të bukura, e pasuritë e shumta që ka toka jonë… Ndërsa ‘Lajmëtari i lirisë’ do të shkruajë: ’Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, zhdukja e tyre fizike, kolonizimi i trojeve shqiptare me elementë sllavë nuk ndihmuan në realizimin e qëllimeve të ulëta, të shovinistëve në zhdukjen e popullit shqiptar, sepse populli ynë është i mishëruar me vendin e vet. Gazeta ilegale ‘Liria’ organ informativ i organizatës ilegale ‘OMLK’-së edhe pas demonstratave studentore të vitit 1981 vazhdonte rrugëtimin e saj me plot sfida e suksese edhe pas demonstratave të vitit 1981.
Të gjitha gazetave e revistave ilegale që botoheshin në këtë kohë, demonstratat ia rritën besueshmërinë përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ato kishin mbështetje reale për tematikën, me të cilën merreshin. Dhe kryesisht ato rëndësi parësore u kushtonin ngjarjeve që tronditën jo vetëm ish-Jugosllavinë, por edhe tërë rajonin. Në temën ‘Përpara drejt fitores’ atdhetari Jusuf Gërvalla shkruante se: Forcat ushtarake policore fashiste të borgjezisë serbe mbuluan sërish me zjarr e hekur Kosovën tonë të shtrenjtë… Ata nuk u mjaftuan me gjakun e bijve dhe bijave tona më të mirë që lau rrugët e Kosovës në masakrën e përgjakshme të marsit dhe prillit, por mbushën edhe burgjet e tyre famëkeqe me mijëra petrita e sokolesha shqiptare në Kosovë dhe Jugosllavi, pastaj autori vazhdon: ‘Popull shqiptar, ne bijtë e tu besnik deri në vdekje bëjmë thirrje që për të drejtat tona të ligjshme, lufta kundër masave të egra shoviniste antishqiptare të organizohet me guxim e heroizëm …. Rruga e rezistencës e luftës së vendosur, është rrugë e vetme e fitores, rrugë e vetme e realizimit të drejtave tona….Dëshmorët tanë të lavdishëm, dhanë jetën në demonstrata duke thirrur: ‘Rroftë populli shqiptar,’ ‘Rroftë Republika,’ ‘Rroftë liria,’ ‘Përpara drejtë fitores’ etj. Ndërsa, nëpër traktet të cilat ishin një formë tjetër e shtypit ilegal gjatë viteve 1970- 80, shkruhej: ‘është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm që të luftojë me guxim kundër sunduesve revizionist. Punëtorë, fshatarë, rini revolucionare e Kosovës, popull punonjës mos duro shtypjen e egër revizioniste, organizohu, në greva, ashtu si punëtorët trima të ‘Ramiz Sadikut’ në prag të Majit, organizohuni, në bojkotime në demonstrata: në luftë e çdo ditë atje ku ndodheni etj”.
Në shkrimin me titull me 1 maj 1993 “Zëri i Kosovës” shkruante se, kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të kohës së tij, përveç që ra nën okupimin më të rëndë ai sërish u rinda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-Jugosllavia.
Partitë politike shqiptare në vend marrin qëndrim të drejtë lidhur me UÇK-në dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre me format pacifiste, ato ende po vazhdojnë me fjalor të njëjtë si me të pushtuesit. Ndërsa në shkrimin tjetër: ‘ Mbrojtja e Kosovës është e drejtë e pacenueshme e patjetërsueshme dhe obligim e nder i madh i çdo qytetari’,  publikohet deklarata e LPK-së, që i jepte përkrahje UÇK-së. ‘Zëri i Kosovës’, ishte gazeta e LPK-së që me shkrimet e veta të ndryshme argumentonte se rezistenca dhe lufta e popullit shqiptar në Kosovë është e drejtë ngado që të shikohet, si nga e drejta natyrore për të jetuar i lirë çdo qytetar, si nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, po edhe nga pikëpamja kushtetuese e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si edhe nga Konventa Ndërkombëtare.
Të gjitha veprimet konkrete që i merrte Lëvizja Ilegale Kombëtare dhe më vonë UÇK-ja, kundër pushtetit serb në Kosovë dhe të gjitha komunikatat për shtyp që i lëshonte ajo e që nuk i botonte shtypi shqiptar në Kosovë, ose i shtrembëronte, ‘Zëri i Kosovës’ i botonte  me qëllim të njoftimit të opinionit me luftën e drejtë të popullit tonë. ‘Zëri i Kosovës’ arriti të bëhet zëri i shqiptarëve në mbarë viset shqiptare të sunduara nga pushtuesit sllavë, zëri i studentëve, i shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe zëri i luftëtarëve të UÇK-së dhe i aksioneve të tyre ushtarake. ’ Zëri i Kosovës’ mbrojti drejtësinë, realitetin, të burgosurit, patriotët, ata që për atdheun, rrezikuan jetën e tyre duke e internacionalizuar kërkesën e drejtë të shqiptarëve. Në këtë drejtim vend të rëndësishëm luante gazeta ‘Zëri i Popullit’ organ i Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo gazetë me të drejtë thoshte ’Lufta e popullit të Kosovës për të drejtat e tyre kundër atyre që e shfrytëzojnë dhe e shtypin është e drejtë, që meriton përkrahjen e popujve të Evropës dhe të mbarë botës…’. Në faqet e ‘Zërit të Popullit ‘ mbështeteshin kërkesat e Kosovës si më të domosdoshme të kohës. Me titull ‘Kosovës po i vriten djemtë nga serbomëdhenjtë ‘lajmëronte ‘Zëri i popullit’. Sipas agjencisë së lajmeve gjermano-perëndimore në afërsi të qytetit Shtututgard në Gjermaninë perëndimore ‘të dielën më 17 janar 1982 natën vonë u vranë kosovarët Bardhosh Gërvalla, Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Në artikullin e 16 shtatorit 1990, ‘Zëri i popullit’ shkruan: Terrorizimi serb pasohet me akte vrasëse, arrestime e tortura, njoftohet nga Prishtina më 13 shtator 1990 se ‘njësi të policisë serbe rrethuan fshatrat Pollatë, Repë dhe Metohia nën pretekstin e kërkimit të armëve dhe hapën zjarr kundër banorëve të tyre. Dy të rinj shqiptarë, bën të ditur agjencia Rojter u vranë nga armët e policisë, Skender Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi,  ndërsa 30 veta u arrestuan….
Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëve dhe të plagosurve, sipas të cilit janë 34 të vrarë dhe 204 të plagosur. Se në Kosovë e në Serbi, kur është fjala për shqiptarët, që moti funksionon shteti policor, për këtë kanë pasur rastin të binden më shumë se 600.000 shqiptarë, të cilët duke filluar nga viti 1981 e deri më sot u përpunuan në mënyra të ndryshme policore. Mirëpo, shteti policor, kur është fjala për shqiptarët funksionon për mrekulli edhe në nivel të federatës jugosllave, për këtë shqiptarët e Kosovës u bindën e po binden për çdo ditë. Dhe me shumë të drejtë ngrihet zëri: ‘ Turpërohu Jugosllavi’, Por, s’ka turp atje kur turpi është pjesë e vetë sistemit të qeverisjes serbe dhe jugosllave, apo të qeverisjes jugosllave nën qeverisjen serbe. Në ‘Rilindjen’ e 3 prillit 1981 është botuar deklarata e Xhavit Nimanit, kryetar i KSA të Kosovës, për ngjarjet e Marsit e të 1 e 2 prillit 1981, ku thuhet: ‘Në krahinën tonë këto ditë jemi ballafaquar me vështirësi të mëdha të cilat janë pasojë e sulmeve të forcave të brendshme dhe e veprimtarisë së forcave të jashtme armiqësore që janë të organizuara të veprojnë ndaj Kosovës dhe në Kosovë. Në demonstratat me karakter armiqësor nga pozita nacionaliste shqiptare, me 11 e 26 mars si edhe me 1 e 2 prill të vitit 1981 sot këto forca janë të përqendruara për aktivitet e veprimtari armiqësore kryesisht në Prishtinë e qytete të tjera’. Ky udhëheqës i lartë jugosllav i shqiptarëve të Kosovës e pranonte se demonstratat ishin të organizuara nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm kundër vetëqeverisjes jugosllave. Jo pse ndoshta ai kishte dëshirë, po kështu i kishte thënë nëna parti. Në të njëjtën ditë në ‘Rilindje ‘ishte botuar Komunikata për media e dalë nga mbledhja e përbashkët e Kryesisë së KQ të LK të Serbisë ku thuhej: ’Dy kryesitë konstatuan se fjala është për aktivitet të organizuar armiqësor të drejtuar kundër sistemit kushtetues të bashkësisë sonë socialiste vetëqeverisëse . Qëllimi i këtij aktiviteti është destabilizimi i KSA të Kosovës, i RS të Serbisë dhe i RSFJ-së. Aksionet e këtyre grupeve kishin për qëllim minimin e vëllazërim-bashkimit të kombësive në Kosovë dhe përmbysjen e sistemit politik të vetëqeverisjes socialiste’.
Me përvetësimin e tezës së ‘kundërrevolucionit’ nga Azem Vllasi në vitin 1981 me të drejtë thotë Viktor Meieri, serbët kishin fituar kartën e fuqishme që nuk ngurronin ta hidhnin në lojë me t’u dhënë rasti, që pushteti serb rrallëherë e lejonte rastin t’i dilte nga dora. Pas 36 viteve të Jugosllavisë socialiste në vendin e ‘popujve të barabartë,’ po vendosej për herë të dytë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, thuhej në gazetën ‘Rilindja’ të 3 prillit 1981, me vendimin e Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në fjalën e tij Mahmut Bakalli luftën e popullit e të rinisë shqiptare e vlerëson si luftë të klasave dhe bën thirrje për diferencim në Lidhjen e Komunistëve, diferencim që u shtri në të gjitha nivelet dhe vazhdoi deri në shkatërrimin e LKJ-së. Nuk vonoi shumë kohë edhe ish-udhëheqësi komunist i Kosovës, Mahmut Bakalli u bë pjesë e diferencimit të mësimit të vet. Në vlerësimin e ngjarjeve edhe më larg shkoi Dushan Ristiqi, i cili në mbledhjen  XVI të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës thotë: ‘Elementët kundërrevolucionarë, përpiqen t’i mashtrojnë masat me disa parulla politike, ekonomike e sociale, por secili sot e ka të qartë se qëllimi i tyre i vërtetë është separatist, pra ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Ballkanit, e kjo do të thotë konflikt i ri i kombeve e kombësive të kësaj pjese të Ballkanit dhe derdhje e gjakut, e që kjo do të thotë; humbje e lirisë dhe e pavarësisë’.
Në fjalën e tij, Fadil Hoxha para aktivit politik të Prishtinës më 4 prill tha: ‘Dëshiroj të them menjëherë se një varg ngjarjesh që ndodhën ditëve të fundit në Prishtinë dhe në disa vende të tjera të Kosovës, janë vepër e kurdisur mjeshtërisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevolucionit. Demonstratat e studentëve dhe e disa ekseseve të tjera ishin vetëm pretekst për veprimin e organizuar të armiqve të hapët të Jugosllavisë vetëqeverisëse, socialiste e të painkuadruar’.
Frika dhe lakmia i kishte bërë ata, jo vetëm Fadil Hoxhën, por të gjithë udhëheqjen e Kosovës, të kishin e të mbanin qëndrim qyqar e kapitullues dhe antishqiptar, sepse e mbrojtën interesin e armikut shekullor të kombit, kurse të drejtat legjitime të popullit i vlerësuan ‘nacionaliste’, ‘irredentiste’, ‘armiqësore’, e ‘kundërrevolucionare’, ndërkaq rininë shqiptare e quajtën rini ‘rrugaçe’, ‘reaksionare’, e hiq më pak se edhe ‘plehu i Kosovës’, pasi që iu kishte hyrë frika në palcë të kurrizit.
Edhe pse politika në Kosovë mburrej me arsimin si proces, në raste të veçanta pranonin se ende kishin probleme me analfabetizmin. Në numrat vijues të ‘Zërit të rinisë’ që kishin datën e 7 e 14 marsit 1981, në përmbajtjen e tyre, kryesisht merreshin me problemet e Organizatës së Rinisë Socialiste, në krye me Isa Musafën, e nuk kishin asnjë fjalë për demonstratat e studentëve dhe rinisë së Kosovës, e cila për çdo ditë po burgosej, diferencohej, dënohej përjashtohej nga procesi mësimor.
Në Mbledhjen  XX e KQ të LK të Jugosllavisë, Ali Shukriu deklaron se: ‘Ngjarjet në Kosovë treguan se sa i dëmshëm është oportunizmi ndaj nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Udhëheqja e Shqipërisë, nëpërmjet ‘Zërit të popullit’ është vu haptas në mbrojtjen e nxitjen e aksioneve ‘armiqësore’ të drejtuara në shkatërrimin e rendit kushtetues të RSFJ-së, nëpërmjet kultivimit të urrejtjes shoviniste ndaj popullit serb por edhe ndaj kombësive të tjera në Kosovë, në Serbi e Jugosllavi’.
Gazetat e revistat e Kosovës do të jenë të mbushura me lajme e komente të nënshkruara në masë të madhe me firmën e agjencisë jugosllave- TANJUG. Ky është argumenti më real që vërteton se udhëheqësit e mediave ishin nënshtruar nga sistemi i regjimit jugosllav. Ky nënshtrim deri në poshtërim kombëtar nuk ishte vetëm ndaj mediave, por ai vlente edhe për politikën e dështuar të udhëheqësve të Kosovës, të cilët e kishin marrë vetëm rolin e përkthyesit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Autoret antik,Shqiptaret pas’ardhesit e Pellazgve

Autoret antik,Shqiptaret pas’ardhesit e Pellazgve

pellazget-iliret-shqiptaretHistoriane, arkeologe dhe gjuhetare mbi Pellasget

  1. HERODOTI “Se c’gjuhe flisnin pellasget nuk mundem ta them me saktesi…Po te jete nevoja te flasim duke konkluduar ne baze te ketyre, pellasget flisnin nje gjuhe barbare”. (libri I, kap. 57).
  2. TUQIDIDI “Me duket se kete emer sa qe e kishte ende e gjitha (kupto Hellada), por perpara Helenit te Deukalionit ky emerim as qe ekzistonte, ndersa fiset e tjere dhe ai pellasgjik per shume kohe e merrnin emrin nga vetvetja, sipas fisit”. (Libr. I kap. 3).
  3. STRABONI “Emri i pellasgeve mbizoteronte neper gjithe Greqine”. (Kap. 221). “Hekateu, pra, nga Mileti, thote per Peloponezin se para grekerve banuan barbaret. Dhe ne kohet e vjetra gati e gjithe Greqia qe vend banimi barbaresh, sepse, duke patur parasysh sa thame, Pelopi e solli popullin ne vendin e e quajtur prej tij Peloponez nga Frygia, kurse Danau nga Egjypti, ndersa dryopet dhe kaukonet dhe pellasget dhe leleget e tjere te tille i ndane vendet brenda dhe jashte Ishmit”.
  4. LLAMBRO Spiridon P Llambro, ish profesor i historise ne Universitetin Kombetar te Athines: “Eshte per te ardhur keq qe ne kemi mundesi te shenojme vetem shume pak informata per nje popull fort te rendesishem, (kupto pellasget), te cilin e gjejme te shperndare qe ne kohet me te vjetra jo vetem ne gjithe Greqine por edhe ne Azi te Vogel dhe Itali”. (Historia e Greqise, vol. I, Athine 1886, fq. 29).
  5. MALET&ISAC “Greket ua jepnin emrin pellazg banoreve me te vjeter te vendit te tyre. Nuk dihet se cilet kane qene pellasget”. (Orienti dhe Greqia, botim i katert, Paris, fq. 197).
  6. KUPITORI “Keshtu, pra, gjuha shqipe, sipas mendimit tim, eshte nje gjuhe e sterlashte pellasgjike”. (Studime Shqiptare, Athine, 1879, fq. 42).
  7. BENLOEW (dekan i fakultetit te letrave ne Dizhon) “Pellasget do te mund te ishin “hoi pelas gegonotes” (greq.) = ata qe jane prane (pelas), dmth fqinjet” (“Greqia para grekerve, studime gjuhesore dhe etnografike, pellasget, leleget, semitet dhe jonet” Paris, 1877, fq. 30). “Hahni shikon ne rrokjen e pare te “Pelazgos” fjalen greke “Pellos”, Pelios, Peleios, i zi; ne rrokjen e dyte ai sheh fjalen pellasgjike argos (shqip = area) e cila s’eshte gje tjeter vecse fjala greke agros (are), fjala latine ager, fjala gotike akra, qe greket, te pakten ne kete emer te vecante e kane transformuar ne: aigos. (Ibidem, fq. 31). “Fjala pellasg, pra, s’mund te ishte tjeter vecse perkthimi i nje emri te pergjithshem (apelativ) shqip, qe u kthye ne emer te pervecem. Emri Pelishtim, te cilen e perdorin cifutet e lindjes per te treguar shqiptaret, nuk do te ishte gjithaqe tjeter gje vecse po ajo fjale (Pelazg) e deformuar, ose ne dac me mire, e transformuar ne baze kombinimesh historike shume a pak te gabuara”.
  8. ROMEO (inspektor i antikiteteve, ne nje artikull rreth Akropolit te Athines, te titulluar, “Historia dhe monumente”, shkruan nder te tjera, edhe keto: “Krahas me mbreterit dhe me bashkeluftetaret e tyre me origjine greke ishin edhe banoret e vjeter te vendit, prohelenet, ne qofte se na lejohet ky karakterizim i shkurter, te cilet nuk u zhduken nga akejt pushtonjes, por u asimiluan me kalimin e kohes, jo me ndonje propagande artificiale, por me nje menyre me te sigurte, me ane te imponimit moral te me te fuqishmit. … Te vjetrit e kohes historike ruajten kujtimin e sigurte, se ne kohen e vjeter kishte kudo banore me nje gjuhe tjeter, te cilet i quanin karas, lelege, tyrsene dhe pellasge… Sot, psh, e pranojme plotesishte se ne Atike dhe ne Athine ka qene para grekerve dhe pas tyre nje popull alloglos (me gjuhe tjeter, jo greke), te cilit i detyrohemi, pervec te tjerave, per emertimet: lykkabetos, Hymettos, Ilisos, Kifisos. Por qe ky popull mbante emrin e pellasgeve, te cilet ndertuan edhe murin e pare te Akropolit, kjo do te mbetet e panjohur… Ekziston nje ene atike e vitit 450 p.e.r ku paraqitet Athenaja, e cila drejton nje gjigand se ku ta vendose shkembin qe ai mban, me qellim qe te ndertohet muri i vatres se saj te dashur”. (Enciklopedia e Madhe Greke – Pyrsos, Vol. III, fq.194-195).
  9. ANAGNOSTOPULI (ish profesor i gjuhesise ne Universitetin Kombetar te Athines): “Gjuha pellasgjike. Gjuhet e pellasgeve, kareve, lelegeve, eteokreteve, etj. dmth te popujve qe banonin ne vendet dhe ishujt tane para vendosjes ne to te grekerve, jane per ne krejtesisht te panjohura. Mbeturina mbishkrimesh te ketyre gjuheve jane ruajtur ne disa vende te Greqise, si psh ne Krete, ne Lemno, (ku me 1884 u gjet mbishkrimi i njohur, i shkruar ne nje gjuhe te panjohur, te afert ndofta me ate te Tyreneve ose Etruskeve), dhe gjetke. Por keto mbishkrime as nuk jane lexuar, as nuk jane shpjeguar gjer tani dhe si rrjedhim gjuhet, ne te cilat u shkrojten, mbeten te pazbulueshme per gjurmimin gjuhesor. Qe ketej kuptohet lehte se eshte shume e veshtire, ne mos e pamundur, te dallojme me nje fare saktesie elementet e ndryshem qe padyshim gjuha greke do te kete marre nga gjuhet e banoreve te lartpermendur parahelene te vendit tone, te cilet u shkrine ne pjesen me te madhe me stergjysherit tane shume te vjeter, si edhe se per gjuhen e pellasgeve, per te cilen Herodoti I, 56, thote:”se c’gjuhe flisnin pellasget, kete nuk mundem ta them me saktesi, por ne rast se duhet te flasim duke konkluduar…, pellasget flisnin nje gjuhe barbare”, asgje te sigurte dhe pozitive nuk dime, ose nuk mund te dime, gjersa te pakten mbishkrimet e lartpermendur mbeten per gjuhetaret dhe gjurmonjesit e vjetersise nje enigme e pazgjidhur”. (Enciklopedia e Madhe Greke -Pyrsos, vol. 19, fq. 873).
  10. PENTAZIDHI (ish profesor i Universitetit Kombetar te Athines): “Pellasget…,ba nore shume te vjeter te Greqise, te cilet u shtrine nga vendbanimi i tyre i pare rreth Dodones se Epirit (B, 681) ne Thesali, ne Beoti, ne Atike dhe ne nje pjese te Peloponezit, sidomos ne Argolide dhe Arkadi. Ishte nje popull paqesor dhe qe merrej me bujqesi, i cili me gjithe qe kishte ne dore ato keshtjella te fuqishme shkembore, nuk mundi t’u bente balle per nje kohe te gjate sulmeve te njepasnjeshme te fiseve te tjera luftarake, prandaj ajo pjese e ketij populli qe u nenshtrua u shkri bashke me ta, kurse pjesa tjeter u largua per ne kolonira.
    Te ndryshem nga keta konsiderohen pellasget tyrrenas, te cileve u pershtatet me mire etimologjia nga folja Pelazo = plazo = endem.” (Fjalori homerik, Athine, 1886, fq.514).
  11. KAPSALI (keshilltar arsimi) “Konkluzionet e germimeve ne Akropol dhe tradita. Kazma,… udheheqes i ndritur ne gjurmimin e koheve parahistorike, hodhi drite mbi historine e lagjeve te para te Akropolit duke zbuluar se edhe mbi kete shkemb te shenjte jetoi dhe veproi nje popull, qyteterimi i te cilit ishte i njejte dhe kaloi ne te njejtat faza me qyteterimin e atij populli, qe u be zot i Akropolit, i Tyrinthit dhe i Akropolit te Mykenes, qe ishin qytetet me te dalluara te Greqise akaike.. Sot e pranojne pothuaj te gjithe qe vendet me te vjetra te banuara edhe ne Atike ishin ato te pellasgeve, te deges me te madhe ne numur nder fiset parahelene, e cila kishte njohuri elementare qyteterimi.. Fisi parahelen barbarofon.. autokton i pellasgeve te Herodotit sot pranohet se ka paraekzistuar me te vertete dhe jo si nje trillim i fantazise. Skepticizmi superkritik, armik i tradites, u perkul dhe tradita e athenasve per pellasget Kranaj.. per fisin e pellasgeve Aigialeas dhe te danaasvet si pasardhes te pellasgeve.. besohen sot si deshmitare plot besim te ekzistences se tyre. I papercaktuar mbetet vetem vendi dhe koha e prejardhjes se tyre. (Enciklopedia e Madhe Greke – Pyrsos, vol. II, fq. 44).
    Pellasget (Ark.). Quhen keshtu nga shkrimtaret e vjeter greke banoret me te vjeter te vendit te tyre, dmth fiset parahelene, te cilat gjenden te shperndara jo vetem ne Greqine kontinentale dhe neper ishujt, por edhe neper brigjet e Azise se Vogel, si edhe neper brigjet e Ilirise, te Italise dhe vendeve te tjera, gati ne te gjithe bregdetin e pellgut te Mesdheut, duke formuar keshu nje popullsi parahistorike te panumert. Origjina e ketij populli, djepi i tij i pare, gjuha e tij, dhe ne pergjithesi qyteterimi i tij, kane preokupuar dhe preokupojne dijetaret specialiste te arkeologjise parahistorike dhe te degeve te tjera te aferta te shkences, por keta duke pasur parasysh edhe informatat e shkrimtareve te vjeter mbi pellasget, s’kane arritur gjer me sot ne pajtim midis tyre.

Informatat e shkrimtareve te vjeter per pellasget permblidhen pothuaj ne keto: “Tek Homeri pellasget jane fqinj te Trojaneve.., por ne Kengen II (varg. 233) te Iliades poeti e quan Zeusin qe adhurohej ne Dodone te Epirit, Zeusin pellasgjik, gje qe deshmon se edhe atje banonin dikur pellasge, dhe ne Kengen II (varg. 681) gjithe Thesaline ose nje pjese te saj e quan “Argos Pellasgjik”… Gjithashtu Homeri pranoi se ne Krete banonin pellasge (Odis. XIX, 177) te cilet nuk kishin te njeten gjuhe me fiset e tjera qe banonin atje (eteokretasit, hydonet, doriejt). Tek Homeri, pra, pellasget, gjenden te shperndare edhe ne Greqine kontinentale,edhe ne Azi te vogel e ne ishujt greke. Sipas Herodotit, burimi kryesor per ata qe merren me problemin etnologjik te pellasgeve.., pellasge ishin jonet dhe eolet, dege e te cileve ishin akejte dhe helenet, doriejte..

Keshtu, pellasget autoktone, stergjysher te grekeve, nuk jane nje popull prrallor, por nje popull, perrallat (mitet) dhe perendite e te cilit nuk dallohen nga ato te grekerve, nje popull qe bashke me greket formoi nje komb me ane te bashkejeteses paqesore, te shkrirjes, te nderrimit vetem te emrit, sic deshmon tradita per Danaun se pellasgjotet e Argolides u quajten prej tij Danaj”. (Enc. Madhe Greke, 19, 873-874).

  1. LEFEVRE “Origjina helenike” (Paris 1893):” Perballe disa sulmeve… pjesa me e fuqishme e pellasgeve shkoi drejt Dodones.. pastaj.. e lane vendin. Nje profeci e orakullit nga ana tjeter u rekomandonte te shtinin ne dore Italine.. Keshtu, para se te helenizohej dhe gjate mjaft shekujve, bota greke, duke u perfshire ketu Italia e Jugut, Daunia, Enotria, ka qene pellasgjike. S’ka fakt me te vertete. Tani, nga vinin keta pellasge kaq te shumte ne numer dhe vendosur ne menyre te qendrueshme ndermjet Ballkanit dhe Kretes, ndermjet Kalabrise dhe Kapadekise?
  2. ELEFTHERIADHI (keshilltar juridik special orientalist, ne vepren e tij “Greqia pelasgjike – Parahelenet” Athine, 1931): “Keshtu, pra, sipas deshmive te prera te te vjeterve, po ata popuj pellasgjike, qe banuan ne vendet kryesisht greke, banuan shume heret dhe shume para luftes Trojane dhe ne te gjithe Italine, si edhe ne Sicili, ku flitej dhe e njejta gjuhe pellasgjike, shume perpara dukjes se grekerve, edhe ne vendet e tanishme greke, si edhe ne Azi te Vogel, sikurse edhe ne Itali dhe Sicili, dhe shtoj, dhe ne gadishullin Iberik e ne Afriken e Veriut, si edhe ne Francen meridionale dhe ne shume vende te tjera (faqe 123).

Dhe popujt pellasgjike qe banonin ne gadishullin Ibeik, ne France, ne Itali dhe ne krahinat greke e ne sa e sa vende te tjera ishin qe prej fillimit kaq te shumte ne numer, sa qe s’eshte nevoja te imagjinojme, sic bejne Dionisi dhe te tjeret, vetem nje popull pelasgjik, i cili banoi ne fillim ne Peloponez dhe u cvendos pastaj vazhdimisht ne vende te ndryshme, duke bere keshtu paprere nje jete fort endacake, gjersa edhe ndertimi i qyteteve te pare edhe qyteterimi i te gjitha vendeve te lartpermendura u detyrohet pellasgeve, te cilet banuan me mijevjecare te tjera neper vendet qe kishin pushtuar (faqe 124).

Me kete menyre, pra, pellasget, perbenin nje bote te tere pellasgjike dhe bota greke, e formuar dhe e zhvilluar ne kohe shume te mevonshme, perben ne te vertete nje shkeputje dhe specializim, nje vecanti dhe faze te asaj bote origjinale te madhe dhe te ndritur (faqe 132). Keshtu edhe greqishtja u formua ne pjesen me te madhe dhe gati e tera nga gjuha pellasge shume e pasur..” (faqe 133).

  1. E. CABEJ (Elemente te gjuhesise dhe te literatures shqipe – Tirane, 1936): “Nuk do te mundim te kenaqim ata qe edhe sot kane besim te patundur ne nje origjine pellasge te gjuhes sone. Perkundrazi, eshte koha qe, se paku ne shkolle, te mos mbushen trut’e nxenesve me hipoteza te mjegullta te mesit te shekullit te kaluar”.
  2. ENCIKLOPEDIA BRITANIKE (botim i 11-te, 1910-1911, vol. XXI, fq. 65) “Emri “Pelazge”, qe permendin shkrimtaret greke, tregon nje popull parahistorik, gjurmet e te cilit besohet se ekzistonin ne krahinat greke..Qyteti i tyre (te pellasgeve) quhet Larisa, ka qene i pasur, kurse ata (pellasget) jane shqiptaret me fame”.
  3. G. Sergi (Origjina dhe perhapja e trungut mesdhetar, Rome, 1896 – perkthim anglisht 1901): “Me ne fund, karakteri i ndertimit te murit te vjeter te Akropolit te Athines (i cili eshte veper e pellasgeve) eshte i njejte me ate te te gjitha veprave te ndertuara prej tyre qe nga azia e vogel dhe gjer ne Spanje (fq. 65)”.
    (Shkruar nga Spiro N. Konda)

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Sulltan Mehmeti Gjergj Kastriotit: Më lejo të pushtojë Europën. Ja si i përgjigjet Skënderbeu

Sulltan Mehmeti Gjergj Kastriotit: Më lejo të pushtojë Europën. Ja si i përgjigjet Skënderbeu
skenderbeu
Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855

Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes.

Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si princ dhe jo si sulltan dhe emir.

Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge.

sulltan mehmetiLetra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461:

“Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.

I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.

Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.

Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.

Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.

Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.

Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.

Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.

Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.

Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.

Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit.”

Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461:

“Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.

Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).

E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.

Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.

Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.

Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.

Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).

Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.

Nga ana jonë, 1 qershor 1461.”

13988688_10210236309413707_1564854312_n

*Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat-Albania

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Zbulohet pallati i mbretëreshës ilire Teuta (Foto)

Zbulohet pallati i mbretëreshës ilire Teuta (Foto)

Mbretëresha-ilire-Teuta

Daily Mail shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi.

Gazeta prestigjioze britanike shkruan se “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”.

“Dihet pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tani kanë prova për pallatet e para të njohura të mbretërve Ilirë. Arkeologët i kanë zbuluar dy vendet në Malin e Zi, në ata që ata e konsiderojnë si një zbulim të madh dhe kardinal.

Emri ‘Ilir’ mund të ketë të bëjë me një grup të gjerë njerëzish dhe të vështirë për t’u përcaktuar. Është e paqartë nëse fiset e ndryshme flisnin apo jo të njëjtën gjuhë.

Fiset ilire nuk e identifikuan asnjëherë kolektivisht veten si ‘ilirë’ dhe ka pak gjasa që ata të kenë përdorur një emër kolektiv për veten.

Ballaios ishte mbret ilir i Ardiaeit. Edhe pse kohët e fundit janë gjetur shumë monedha bronzi me fytyrën e tij, ky studim është i pari që gjen një vend ku mund të ketë jetuar ai. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori Teuta si udhëheqëse e Perandorisë Ilire.

‘Antiquity of Southeastern Europe Research Center’ i Universitetit të Varsaëvës, po e studiojnë zonën që prej vitit 2000. Një grup kërkuesish gjetën rrënojat e dy ndërtesave monumentale, të cilat ata parashikojnë se janë ndërtuar në vitin 260 p.e.s.

Profesori Piotr Dyczek, që ka udhëhequr studimet, tha ‘Science’ të Polonisë: ‘Të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të udhëheqësve të Rizonit. Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri tani ne as që e dinim se këto struktura ekzistonin’”. /mapo/

rizoni01rizoni05rizoni06rizoni07

Eshtrat e ‘ushtarëve grekë’ të Anastas Janullatos

Eshtrat e ‘ushtarëve grekë’ të Anastas Janullatos

ushtarët-grekëShkruan Prof Dr Beg Musta
Masakra e Hormovës

Më 29 Prill 1914, forcat e errëta greke  therën, vranë dhe masakruan 217 burra në Hormovë. Arsyeja e vetme, zhdukja dhe largimi me çdo kusht i popullsisë myslimane nga trojet dhe vatanet e tyre. Për këtë qëllim, forcat e errëta greke, kishin kohë që ishin përgatitur dhe kishin krijuar disa njësi, të quajtura “Legjione të Shenjta.“ Ato përbëheshin nga vullnetarë shqiptarë që ishin mobilizuar me forcë nga oficeret dhe nën oficerët grekë me mision të marshonin drejt Shqipërisë së Jugut, për të bërë masakra dhe krime çnjerëzore. Shumica e tyre ishin dyqanxhinj dhe zanatçinj të thjeshtë, hallexhinj dhe paqësorë, që shkuleshin me dhunë nga punët e tyre të përditësime dhe stërviteshin ushtarakisht për të masakruar shqiptarët.Në krye të planeve shoviniste greke, qëndronte Jorgo Zografos, një njeri i degjeneruar, kriminel, spiun dhe agjent i grekëve. Ky mobilizoi dhe vuri në dispozicion të tij, ushtarë, oficerë, municione, armë, thika, bajoneta dhe para të shumta. Nën thirrjet histerike “Ja vdekje, ja Greqi!”, të mbështetur me para, banda kriminale, gangsterë dhe burgaxhinj të sprovuar, nga e gjithë Greqia, u sulën me tërbim mbi fshatrat dhe popullsinë e Shqipërisë Jugut për të vrarë, therur, djegur dhe plaçkitur. Në përpjekjen e parë u ndeshën me forcat dhe çetën luftarake të Selam Musait. Sulmet ishin të ashpra. Ato vazhduan disa orë të zjarrta dhe pa ndërprerje. Selam Musai me 200 trimat që kish pas vetes, u qëndroi ballazi forcave të shumta greke dhe luftoi me trimëri deri në fund. Në ndihmë të tij shkoi çeta e luftëtarëve të Hormovës. Ajo i goditi fortë nga krahët dhe në shpinë. Në luftimet që u zhvilluan, pati shumë të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët. Nga shqiptarët u vranë 12 luftëtarë dhe u plagosen disa të tjerë, midis tyre u plagos rëndë në sisë edhe vetë komandanti i çetës, Selam Musai. Nga pala greke mbetën të vrarë mbi 200 vetë. Luftimet dhe fitoret e shënuara në Tepelenë, në fshatrat Lekel, Hormove dhe Labovë u bënë një frymëzim dhe mbështetje direkt për rritjen e shpirtit dhe heroizmit luftarak të luftëtareve që vazhdonin qëndresën në malin e Cepos
. Për të përligjur dhe justifikuar veprimet e tyre armiqësore dhe terroriste, nisën të trumbetonin me të madhe se gjoja hormovitët besonin më shumë te Islami se sa te Kryqi, çirreshin me të madhe për martirizimin e Çaush Priftit dhe hakmarrjet që duheshin bërë në mbrojtje të shpirtit të tij, për pjesëmarrjen e forcave të Hormovës në luftimet që u zhvilluan në Lekël, Kodër, Hormovë dhe në Labovë, bëheshin thirrje të hapura për largimin e hormovitëve nga trojet e tyre, etj.
.Andartët grekë, të përbërë nga 1500-2000 vetë, më 1 prill të vitit 1914, në orën 9 mbas dite (darkë) befas dhe në fshehtësi të plotë rrethuan Hormovën. Bllokuan rrugët, shtigjet e hyrjes dhe të daljes si dhe vendosën patrulla në çdo lagje e mëhallë. Situata u vendos nën darën dhe kontrollin e rreptë të forcave armike të cilat komandoheshin nga kapiteni Vasil Kollovoi nga Eotira e Greqisë. Të gjithë ishin ushtarë dhe oficerë të veshur me uniformë të rregullt të ushtrisë greke
Ishin hartuar listat shtëpi për shtëpi, emër për emër, do të kapeshin, vriteshin e do të thereshin në befasi dhe tradhti të gjithë burrat e fshatit. Urdhri ishte i prerë. Të kapeshin dhe të silleshin te sheshi i rrapit, të lidhur dhe të pa armatosur, të gjithë burrat e parisë së fshatit si dhe të mblidheshin të gjithë dyfekët dhe të gjitha armët, deri edhe te thikat dhe bixhaqet. Sipas urdhrit të komandantit, të parët e fshatit u kapën, u sollën duar lidhur te rrapi dhe u burgosën në xhami. Midis tyre ishin Malo Mullaj, Selman Qerimaj, e disa të tjerë. Torturat ishin nga më çnjerëzoret duke i shpuar me thikë, me sfungji, thyerje gjymtyrësh etj. I shtrinë për tokë në kurriz dhe barkas dhe i rrahën pa mëshirë me kamxhik. Rrëketë e gjakut mbuluan dhënë. Nga kjo barbari e egër, Adem Bërda, Ahmet Beqiri, tre burra të tjerë dhe një fëmijë 15 vjeç, mbetën të vrarë në vend. Të tjerët, tre ditë dhe tre net mbetën pa bukë dhe pa ujë. Plagët e rënda të krijuara nga torturat, hormovitët i mjekuan me qepë dhe kripë. Në këtë kohë në Hormovë mbërritën atdhetarët dhe patriotët e shquar Petro Harito dhe Spiro Karajani, krerë të shoqërisë së fshehtë patriotike ”Kandili”. Pasi mësuan mbi ngjarjen dhe barbaritë greke ndaj këtyre njerëzve të pa fajshëm, shkuan në Hormovë dhe ndërhynë energjikisht për lirimin e tyre si dhe kërkuan largimin e menjëhershëm nga fshati të forcave greke dhe komandantit të tyre Vasil Kollovoi.
Pas shtatë ditësh, në orën një të natës, në Hormovë erdhi sërish një fuqi e madhe ushtarake. Të gjithë me shalle dhe xhufka, në krye kapiten Capi. Te ky njeri, zoti çdo gjë e kishte krijuar të frikshme. Ai kishte dy sy të veshur me djallëzi, që në thellësi të tyre fshihej një plan kriminal dhe ogurzi. Ai shoqërohej nga pesë perona të tjerë që nuk ishte vështirë të kuptoheshin se ishin specialistë të stërvitur për krime dhe masakra të rënda. Nisën grumbullimin e burrave një nga një dhe grupe-grupe
Mes ulërimave dhe thirrjeve histerike të oficerëve greke u vranë dhe u therën me thikë në shtëpinë e zotit 217 burra. Gjaku i tyre u derdh lumë dhe skuqi shenjtorët dhe vendin e shenjtë, aty ku thonë se zoti është në këmbë dhe njerëzit luten “O zot, na shpëto”Forcat në përballje ishin, 5000 grekë të armatosur gjer në dhëmbë me 200 e ca burra hormovitë në mëshirë të zotit; të mbyllur në kishë, pa dyfekë, pa fishekë, pa topa, pa mitraloza, të katandisur kockë e lëkurë, pa ngrënë e pa pirë. Natën e parë shkuan në thikë 100 burra…
Pas këtij akti barbar, Begë Tenaj, u bëri thirrje shokëve; “O djema t’u biem kriminelëve dhe të kapet i gjallë kapiten Capi!” I mbytur i tëri në gjak, u përlesh dhëmbë për dhëmbë me ushtarët dhe oficerët grekë por tani ishte vonë. Ushtria kishte fituar kohë dhe e rrethoi vendin me gardh pushkësh dhe kushdo që delte nga hormovitët në derë, i bëhej trupi shoshë nga plumbat. Begë Tenën e kapën dhe e lidhën. Para syve të tij i therën djalin! Begën e varën në litar, i prenë këmbët dhe pastaj e vranë, e shpuan me thikë në zemër !.Pas kësaj që ndodhi, kapiten Capi, urdhëroi masa sigurie të rrepta, të hapej çatia e kishës dhe të vriteshin nga lartë dhe dritaret dyzetë burrat e fundit që kishin mbetur brenda në kishë. Rrethinat, bregoret dhe bedenat u mbushën me gjak dhe kufoma njerëzish pa jetë.
Mizoritë çnjerëzore të ushtrisë greke në Hormovë, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtare dhe tronditën gjithë botën duke akuzuar rëndë qeverinë greke dhe qarqet shoviniste kriminale në shërbim të saj.Lidhur me tmerret e kësaj ngjarje, Mufit Kaziu, shkruan ; Tri ditë pas ngjarjes, vizituam kishën e Ajodhimës në Kodër, aty gjetëm njerëz të mbërthyer me gozhdë nëpër mure, disa të varur në litarë, tetëdhjetë e dy veta i kishin therur si bagëti, u kishin prerë veshët, hundët, nxjerrë sytë, ngulur bajonetat në zemër etj .
Gjeneral Çika, me orgjinë nga Borshi dhe me banim në Amerikë, në kujtimet e tij shkruan, “Aktet më barbare dhe çnjerëzore në historinë e racës njerëzore që ndodhën në kohët moderne ishin ato që kreu ushtria greke në fshatin Hormovë të Tepelenës. Në 14 Maj, gjeneral Leitnad Dever, në krye të Komisionit Hetimor Ndërkombëtar i shoqëruar nga kapiten Groot, mjeku major De Long, dhe Toger Meleq Frashëri, vizituan vendin e ngjarjes në fshatin Kodër dhe konstatuan bedena të mbushura me trupa njerëzish të therur dhe masakruar shtazërisht. Më 14 qershor të vitit 1914, ne Tepelenë erdhi ambasadori amerikan dhe takoi popullin e Hormovës të grumbulluar ne kalanë e Tepelenës. Përpara tyre mbajti një fjalim të rëndësishëm, mbushur me tone ngushëllimi dhe keqardhje. Pastaj takoi dhe pa një për një dhe fytyrë për fytyrë të gjithë njerëzit e pranishëm, numëroi 163 gra, përveç vashave dhe fëmijëve, mori me të shkruar nëmurin e vetëve që ishin vrarë në masakër.
Gazetat e kohës shkruanin; “Në Hormovë, fëmijëve të vegjël u presin gishtërinjtë e duarve, ndërsa të mëdhenjve u fusin gozhdë në këmbë dhe në gji”.Një i krishterë që ishte kthyer nga Amerika dhe në ato ditë ndodhej në Shqipëri, gjatë bisedimit me shqiptarët në Amerikë, theksonte se “ Duhet ta dinë shqiptarët e Amerikës se ata që hyjnë këtej janë ushtarë grekë dhe jo “Epirotë”, siç duan të thonë gazetat greke.”Kurse një tjetër gazetë njoftonte; “kisha ishte mbushur me kufoma, kudo gjendeshin opinga, feste të bardha të skuqura nga gjaku, tesha të ndryshme etj. Një njeriu, pasi i kishin prerë veshët, hundën dhe i kishin nxjerrë sytë, i kishin marrë shpirtin duke i ngulur bajonetën në zëmër”.

[the_ad id=”4118″]

E rrallë/ Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes

E rrallë/ Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes

skenderbeu

Aurenc Bebja, Francë – 03 / 08 / 2016

Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti :

“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëheqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhuesë ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i feshu mbretit pafajsinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

…Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit ».

Burimi : Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

[the_ad id=”4118”]

ELITAT SERBE QË NXITËN DHE JUSTIFIKUAN GJENOCIDIN

ELITAT SERBE QË NXITËN DHE JUSTIFIKUAN GJENOCIDIN

Gjenocidi-shqiptarëve-në-Ballkan

Shkruan Adil FEAHU

Gjenocidi ndaj shqiptarëve në Ballkan

Se ndaj shqiptarëve në Ballkan është kryer gjenocid nga regjimet fashite të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi, kjo është e ditur botërisht dhe mund të vërtetohet me mijëra argumente, dëshmi e dokumente të pamohueshme, edhepse deri më sot nuk kemi asnjë rezolutë apo aktgjykim për këtë lloj krimi më të rëndë që njeh drejtësia ndërkombëtare. Dhe ai gjenocid është kryer në disa valë, në vazhdimësi qe afro dy shekuj. Por, në qarqet zyrtare të shteteve që kanë kryer gjenocidin, as në ato ndërkombëtare, madje as në ato shqiptare, akoma nuk ekziston një mendim i prerë, një rezolutë apo deklaratë relevante zyrtare për gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve. Gjenocid është bërë edhe ndaj Boshnjakëve, edhe ndaj Gjermanëve të Vojvodinës. Derisa ndaj Shqiptarëve dhe ndaj Gjermanëve është kryer gjenocid kryesisht në baza kombëtare, ndaj Boshnjakëve është bërë në baza fetare. Për planifikuesit dhe ekzekutorët e gjenocidit, Shqiptarët dhe Boshnjakët duhej zhdukur nga faqja e dheut, apo duhej nënshtruar që kurrë të mos bëhën faktor i cili “paraqet rrezik” ose pengesë për projektet hegjemoniste të Serbisë së Madhe, Greqisë së Madhe apo Malit të Zi. Ç’është më keq, asnjë institucion shtetëror, shkencor, kulturor apo fetar i shteteve gjenocidale, nuk e ka gjykuar gjenocidin, as nuk ka kërkuar falje (ndonëse kërkimfalja nuk do të thotë asgjë). Përkundrazi, ato me platformat, planet dhe programet e tyre, e kanë nxitur e ndihmuar përgatitjen dhe kanë justifikuar zbatimin e gjenocidit. Krimet e gjenocidit, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, i kanë reduktuar e adresuar si krime të individëve apo të grupeve joformale, “të pakontrolluara nga shteti”, gjë që nuk është aspak e vërtetë, ngase ato i kanë kryer organizmat e shtetit: ushtria, policia, formacionet e tjera të organizuara, të financuara dhe të kontrolluara nga shteti. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, edhepse kishte prova e argumente të mjfatueshme për ta kualifikuar luftën në Kosovë si gjenocid, edhepse në aktgjykimet e veta kundër kreut politik, ushtarak e policor (dmth. kreut shtetëror të Serbisë/RFJ), shqiptoi kualifikimin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ajo Gjykatë nuk e fajësoi as dënoi shtetin apo ndonjë organizatë politike, fetare a kulturore për gjenocidin, veçse përgjegjësinë e individualizoi në disa persona, të cilëve iu shqiptoi dënime të lehta në krahasim me krimet e kryera në shkallë gjenocidi. Gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve, të viteve 1876/78, 1912/14/18, 1941/45, e 1998/99, nuk e dënoi as pranoi ndonjëherë asnjë organizëm apo individ në Serbi. Ndonjë individ i dënoi krimet monstruoze të soldateskës serbe, pa e përmendur fjalën gjenocid, si Dimitrije Tucoviqi, Kosta Novakoviq, Dushan Popoviq e ndonjë tjetër gjatë luftërave ballkanike, apo Natasha Kandiqi për luftën e fundit, por ata janë zëra të vetmuar, të izoluar e të urryer nga shteti, nga kisha, nga shkenca dhe nga populli i ushqyer me urrejtje patologjike ndaj Shqiptarëve si komb, dhe ndaj Islamit si fe. Një rezolutë për gjenocidin e kryer në Srebrenicë në vitin 1995, e miratuar nga organizmat ndërkombëtare, nuk i mbulon as përsëafërmi përmasat e gjenocidit të kryer ndaj Boshnjakëve gjatë luftës së fundit. Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, është zëri i parë nga fatorët ndërkombëtarë që publikisht e ka thënë, në një intervistë në TV-n publike gjermane ARD, se “Asnjë qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ushtruar gjenocid ndaj popullsisë shqiptare”.

Për krimet dhe gjenocidin grek të kryer ndaj shqiptarëve në Çamëri ( prej vitit 1913 deri më 1945), dy-tre shkencëtarë, historianë grekë, në studimet e tyre argumentuan dhe pohuan se ndaj Çamëve (myslimanë) është kryer gjenocid. Këtë e kishte bërë i pari profesori grek në Universitetin Yale (ShBA), z.Stathis Kalivas, ndërsa herën e dytë këtë e bënë profesorët grekë të Universitetit Pandio (të Greqisë): Lambros Buciotis dhe Konstatinos Ciceliqis (dhjetor 2009). Mirëpo, edhe ata janë zëra të vetmuar, pasi politika, shteti dhe kisha greke jo se e pranuan dhe dënuan gjenocidin, por çdoherë e mohojnë se çamëve bile as u janë shkelur të drejtat fare! Shoqata Demokratike “Çamëria”, me seli në Holandë, në shkurt të këtij viti ia ka paraqitur Gykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, dosjen me katër kërkesa për popullsinë e Çamërisë: l) që Gjykata të vërtetojë se ndaj popullsisë çame shteti grek ka kryer gjenocid, 2) që të gjykojë krimet kundër njerëzimit që ka bërë qeveria (qeveritë) greke, në vazhdimësi prej vitit 1913 deri më 1945, 3) që t’i urdhërojë shtetit grek, të lejojë riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur me dhunë e terror, dhe 4) që popullit të Çamërisë t’iu kthehen pronat e marruna.

Krimet monstruoze që kanë kryer mbi shqiptarët regjimet fashiste të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi, përmbajnë të gjitha tiparet, elementet dhe motivet të cilat cilësohen si gjenocid, në kuptim të (nenit 2) Konventës së OKB-së për Ndalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit (rezoluta Nr.260, datë 9 dhjetor 1948). Sipas definicionit të asasj dispozite, gjenocid paraqet veprimi që ka për qëllim: 1) zhdukjen e tërësishme ose të pjesërishme të ndonjë grupi kombëtar, etnik apo religjioz, si dhe vrasja e anëtarëve të grupit; 2) lëndimi (dëmtimi) i rëndë i integritetit fizik apo shpirtëror të anëtarëve të grupit; 3) imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetesës, me synim të zhdukjes fizike të plotë ose të pjesërishme; 4) masat me qëllim të parandalimit të lindjeve në kuadër të grupit; dhe 5) zhvendosja e dhunshme e fëmijëve prej një grupi në tjetrin. Secili veprim (krim) i përmendur në dispozitën e cituar, veç e veç, paraqet gjenocid në vete. Ndërkaq, në rastin e shqiptarëve nën pushtimin sllavo-grek, gjenocidi është kryer në katër format e para (1-4) të përmendura më sipër. Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në vitet 1876-77, kur ka vrarë shumë shqiptarë dhe i ka shpërngulë me dhunë e terror nga rajoni i Toplicës. Ka kryer gjenocid gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore (1913-1918), gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-45), dhe në luftën e fundit (1998/99). Por, ajo ka kryer veprime e krime gjenocidi në forma të ndryshme edhe gjatë kohës së paqes, me terrorin që ka bërë, për t’i detyruar shqiptarët të shpërngulën në Turqi, sipas marrëveshjes së lidhur me atë shtet. Greqia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët e Çamërisë prej vitit 1913, në vazhdimësi deri në vitin 1945, kur me vrasje e terror, i ka detyruar të gjithë shqiptarët myslimanë të shpërngulën, njëherë në Turqi (vitet 1922-1925), e së fundi në Shqipëri (vitet 1944-1945). Edhe Mali Zi, prej pushtimit të viseve shqiptare, ka bërë gjenocid mbi shqiptarët dhe boshnjakët e mbetur nën pushtimin e atij shteti.

Për krimet e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve, ka argumente e dëshmi të dokumentuara. Ato ekzistojnë në arkivat shtetërore, diplomatike e ushtarake të shteteve të ndryshme, në shtypin e kohës dhe në libra të autorëve të ndryshëm. Për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve, në luftërat ballkanike, të dhëna më të plota gjendën në librin: “Srbija i Albanci – pregled politike Srbije prema Albancima od 1878. do 1914.godine” (Sërbia dhe Shqiptarët – pasqyrë e politikës së Serbisë ndaj Shqiptarëve prej vitit 1878 deri më 1914), Libri i Parë, botim i Revistës “Çasopis sa kritiko znanosti”, Lublanë, prill 1989). Argumentet e paraqitura në atë libër janë mbështetur kryesisht në burimet serbe. Shumë prej tyre gjendën në librin e social-demokratit serb, Dimitrije Tucoviq: “Srbija i Arbanija – jedan prilog kritici zavojevacke politike srpske burzoazije” (Serbia dhe Shqipëria – një kontribut kritikës së politikës pushtuese të borgjezisë serbe, botim: “Kultura: Beograd-Zagreb” 1946), me parathënien e Millovan Gjillasit. Nga shtypi i huaj, të dhëna më të plota për gjenocidin janë përfshirë në librin e ish-deputetit austriak Leo Frenundlich: “Albania’s Golgotha – indictment of the exetrminators of the Albanian people” (Golgota e Shqipnisë – aktakuzë kundër shfrarosësve të popullit Shqiptar). Argumente për synimet dhe qëllimet e gjenocidit gjendën në projektet, platformat, planet dhe programet e shumta të shtetit të Serbisë e të Greqisë, qysh prej “Naçertanies” dhe “Megaliideas” (1844), deri te plani i Operacionit “Patkoi”, për shfarosjen dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova (1999). Marrëveshjet e Greqisë e të Serbisë/Jugosllavisë për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi, gjithashtu kishin këtë qëllim dhe ishin në këtë funksion. Të dhëna të shumta e me interes në këtë temë janë përfshirë edhe në librin e Elena Kocaqit-Levanti, me titull: “ Planet për zhdukjen e shqiptarëve”. Klubi: “Forum-Index.hr”, në një shkrim me titull: “Genocid nad Albancima na Kosovu, zasto se cuti o ovome?” (Gjenocidi mbi Shqiptarët në Kosovë – përse heshtet për këtë?), jep nje pasqyrë kronologjike të krimeve serbe, të kryera prej 28 shkurt 1998 deri më 22 maj 1999, kryesisht për numrin e të vrarëve në fshatra e vendbanime të ndryshme në Kosovë, krime këto që tejkalojnë pragun e gjenocidit, pa përmendur dëbimin e organziuar në regji të shtetit, të ma se 900.000 shqiptarëve nga Kosova! Disa libra të profesorit Nusret Pllana, edhe në gjuhë të hueja, me shifra, fakte e fotografi dëshojnë dhe akuzojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët.

Elita kishtare, kulturore e politike nxitën, shteti zbatoi gjenocidin

Në bazë të ideologjis për Serbinë e Madhe, elita politike, intelektuale dhe kishtare kanë përgatitur platforma, plane e programe të shumta, të cilat në kohë të përshtatshme për to i ka zbatuar shteti, duke kryer krime makabre, në përmasa gjenocidi. Me mijëra punime, libra, pamflete e programe të atyre elitave kanë indoktrinuar popullin serb me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve si komb, dhe ndaj myslimanëve (islamit) si fe, dhe kanë “justifikuar” zhdukjen dhe pushtimin e tokave dhe pronave të tyre. Ka shënime, se sëpaku janë 24 plane e programe, të hapta e të fshehta, për zhdukjen e shqiptarëve, duke filluar nga “Naçertania” e Ilija Garashaninit (1844); “Gorski vijenac” i P.P.Njegoshit (1846); “Srbi svi i svuda” i V.Karaxhiqit (1849), projektet e Jovan Cvijiqit (1912 e 1921), të përpunuara më vonë nga Vasa Çubrilloviqi në elaboratin e tij: “Manjinski problemi u Jugoslaviji” (1937; 1944); “Elaborat o Albaniji” i Ivo Andriqit (1939); “Homogena Srbija” e Stevan Moleviqit (1941); Programi i çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit (1941); deri te plani “Patkoi” (1999) për zhdukjen dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova! Për zhdukjen e popullsisë dhe pushtimin e tokave të shqiptarëve, ekzistojnë edhe marrëveshje ndërkombëtare, të hapta e të fshehta, siç janë marrëveshja midis Greqisë e Turqisë (1923) dhe ajo midis Serbisë (MSKS) e Turqisë (1938), për shkembimin, respektivisht shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Po, ekzistojnë edhe marrëveshje të fshehta midis shteteve ballanike, madje dhe midis fuqive të Antantës dhe Italisë (Marrëveshja e fshehtë e Londrës, 26 prill 1915), për copëtimin e Shqipërisë midis shteteve fqinje. Vetëm falë Zotit dhe Amerikës, shqiptarët janë sot si një komb e si dy shtete, por në territor pesëfish më të vogël se ai që ishte i tyre në shekullin XIX, ndërsa shtetet fqinje: Serbia, Greqia dhe Mali u zgjëruan duke pushtuar tokat shqiptare, e duke zhdukur shqiptarët prej vendit të tyre.

Roli i orientalistëve serbë në justifikimin e gjenocidit

Shkencëtari i njohur amerikan, dr Norman Cigar, në veprën-studimin e tij: “Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan” (botimi shqip, “Logos-A”,2003), që në hyrje të librit konstaton se “orientalistët serbë kanë pasur lidhje direkte me politikën e spastrimit etnik (fq.9); se krijimi i atmosferës antiislame mundësoi rrëshqitjen e mëtutjeshme në gjenocid (fq.17),… dhe se zbatimi i veprimeve gjenocidale dokumentohet me mijëra dokumente autentike të proviniencave të ndryshme” (fq.18). Cigar përmend orientalistët më të njohur serbë: Aleksandar Popoviq, Darko Tanaskoviq, Mirolub Jevtiq, Nada Todoroviq, të cilët në kundërshtim me etikën morale e shkencore, islamin e trajtojnë si retrograde dhe shkaktar kryesor të kërcënimit të modernizimit dhe civilizimit në përgjithësi, e të Serbisë në veçanti. Qëndrimet e orientalistëve, autori Cigar i vërenë të lidhura ngushtë, në një aleancë e simbiozë të strukturës së nacionalizmit serb, me Kishën Ortodokse Serbe, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, mediat, politikën, financat, dhe forcën ushtarake. “Fillesa kyçe e kampanjës orientalistike (në Serbi,a.f.) është përqëndruar mbi idenë që muslimanët i takojnë një religjioni dhe kulturës ekzotike e të huaj, dhe kështu ata kurrë nuk do të kishin pasur vend në Evropë” (fq.20). Orientalisti Mirolub Jevtiq, thotë se “Shqiptarët janë epropian të rrejshëm, ndërsa muslimanë të vërtetë” (fq.23). Në një intervistë dhënë revistës “Vojska”, orientalisti Darko Tanaskoviq ka deklaruar se “është duke e vërejtur xhihadin ekonomik, diplomatik e në veçanti xhihadin demokgrafik”, si rrezik për shkatërrimin e Serbisë dhe ordoksizmit (fq.37). Vojin Dabiq, muslimanët e Bosnjes, Sanxhakut, Shqiptarët e Kosovës dhe pakicën turke në Bullgari e në Greqi (?) i konsideron rrezik për Evropën (fq.41). …”Kështu, orientalistët ndihmuan që gjenocidi të bëhet realitet”(fq. 54), përfundon shkencëtari, publicisti e hulumtuesi i njohur amerikan, dr Norman Cigar.

Padia e Thaçit, për konsum të brendshëm

Një deklaratë e presidentit Hashim Thaçi, se Kosova së shpejti do ta paditë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocin e kryer në luftën e fundit (1998/99), në mediat dhe në qarqet politike të Serbisë krijoi “cunami në një gotë ujë”! Ajo deklaratë më tepër ishte për konsum të brendshëm, por dhe për të krijuar nervozë në qarqet serbe, se sa ka të bëjë me realitetin. Sepse, Hashim Thaçi nuk mundi ta shtyjë në rend dite as në Kuvendin e Kosovës, miratimin e një rezolute për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë në luftën e fundit, të cilën e pat propozuar Lëvizja Vetëvendosje (3 gusht 2015).

Nuk di sa ka njohuri zotëri Thaçi dhe këshilltarët e tij, por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, edhepse nuk është gjykatë penale, ka standarde të larta e kritere rigoroze për të cilësuar krimin si gjenocid e për të shqiptuar aktgjykim për gjenocid. Me gjithë mbështetjen ndërkombëtare, mezi e pranoi padinë e BH për gjenocidin në Srebrenicë, por e refuzoi për vendet e tjera (26 shkurt 2007). Dhe, përkundër faktit që Gjykata ka vërtetuar se “Serbia ka pasur ndikim të caktuar policor, ushtarak e financiar në luftën në BeH dhe ka pasur dijeni se gjenocidi mund të ndodhë”, megjithatë Gjykata e “amnestoi” Serbinë nga përgjegjësia për gjenocid! Aktgjykimi ishte një kompromis, dhe jo aq koherent, por edhe ajo Gjykatë në punën e saj ka parasysh interesat e politikës globale. Ndërkaq, padinë e Kroacisë kundër Serbisë, dhe kundërpadinë e Serbisë kundër Kroacisë, për gjenocid (1991-1995) ajo Gjykatë i ka refuzuar tërësisht (më 3 shkurt 2015), me arsyetim se “asnjëra palë nuk ka ofruar prova të argumentuara se ka ekzistuar konspiracioni apo qëllimi për të kryer gjenocid”?!

Krimet e luftës dhe krimet e gjenocidit nuk parashkruhen, dhe heret a vonë, kur të jemi përgatitur mirë për të argumentuar e dokumentuar, dhe kur ta fitojmë përkrahjen ndërkombëtare për një rezolutë ndërkombëtare dhe një padi për gjenocid, atëherë duhet ta ngrisim padinë. Sepse, në rastin tonë ka, dhe është shumë më lehtë të ofrohen prova historike, teorike dhe praktike, me të cilat vërtetohet se Serbia ka pasur për qëllim zhdukjen e tërësishme ose të pjesërishme të shqiptarëve, duke planifikuar, përgatitë, nxitë, kurajuar, ndihmuar, shtytë dhe kryer gjenocidin, për të krijuar Serbinë e Madhe në trojet shqiptare.

[the_ad id=”4118″]

Në Rekën e Epërme, në gjurmët e patriotit Josif Bageri

Në Rekën e Epërme, në gjurmët e patriotit Josif Bageri

Josif-Bageri

Prof.as. dr. Genc Luarasi

Në grykën e Parkut Kombëtar të Dibrës, fshati Nistrovë është i fshehur nga drurët shekullorë ku dëgjohet gurgullima e Përroit të Bukovarit, degë e Radikes, buzë të cilit në Rekën e Epërme fshati në fjalë njihet  i regjistruar 400 vjet më parë në regjistrat kadastrale të Perandorisë Osmane,  i banuar me të krishterë shqiptarë, të cilët edhe nën pushtimin osman nuk e ndryshuan fenë për arsye të vendndodhjes së tyre dhe të karakterit malësor.

Fshati me pamjen nga perëndimi sheh Radikën, që kohët e fundit është bërë e njohur për një polemikë lidhur me devijimin e lumit me të njëjtin emër. Mbrapa ngrihet Mali i Kabashit, në perëndim mali i madhërishëm i Korabit, në jug Guri i Zi, ndërsa në lindje mali i Verdunit. Jetën në atë zonë e jep lumi i njohur i Radikes gjatë rrjedhjes të të cilit banorët zbresin në qytetin e Dibrës.

Nuk ka shqiptar, qoftë edhe me një arsim tetëvjeçar, jo më të tjerët me nivel më të lartë kulturor, të mos kenë dëgjuar dhe lexuar emrin e Josif Bagerit të renditur përkrahë rilindësve të tjerë të shquar. Figura simpatike e luftëtarit Josif Bageri, këtij luftëtari me shpirt kryengritës, është përjetësuar në historinë zyrtare të Shqipërisë, në kujtesën e popullit të krahinës së Dibrës dhe të Rekës, në një monografi të studiuesit Ruzhdi Mata, por edhe në simbolet përkujtimorë, siç është sot busti i tij që gjendet në lulishten në qendër të qytetit të Dibrës në Maqedoni krahas heronjve të tjerë të bashkuar për çështjen shqiptare, shtatores së Skënderbeut, të Said Najdenit në Dibër të Madhe. Busti i tij është vendosur në një pozicion me vështruar nga treva e të parëve dhe pasardhësve të tij.

Megjithëse një kohë e ngarkuar me halle dhe probleme që ka krijuar politika e mbrapshtë shqiptare, me përplasje dhe hallakatje të përditshme, me padrejtësi në gjyqe për prona, për punë, me luftë për jetesë dhe mbijetesë, përsëri gjen shpirtra të ndjeshëm, për të vënë një lule, për të ndezur një qiri, për të thënë dy fjalë në varret dhe simbolet e të parëve tanë, që dhanë jetën për këtë vend, për këtë të ardhme, që sido e kritikueshme, është e bukur. Pa të shkuar nuk ka të ardhme. Është dritëshkurtër ai që mendon të kundërtën. Është njëlloj sikur të kesh hipur në pemë dhe të injorosh shkallët nga ke hipur. Ç’bëhet, po të t’i heqin ato?…

Se e mendoi kështu, ndaj dhe Elida Jorgoni, kryetare e shoqatës “Foleja kombëtare shqiptare”, krahas shumë veprimtarive të tjera, organizoi edhe “ekspeditën” për të rizbuluar edhe një herë gjurmët e patriotit rilindës Josif Bageri në trevat ku ai kishte lindur dhe kishte vepruar, në Dibër të Madhe, por edhe për ta përkujtuar atë dhe veprën e tij atdhetare.

Dhe për këtë ajo zgjodhi pranverën, si një stinë e bukur, por edhe produktive, ku të jepet mundësia të realizosh objektivat dhe qëllimet e një “projekti”, po ta quajmë kështu. Me besën dhe përkrahjen e patriotëve dibranë të përtej kufirit, aktivistja Jorgoni, në atdhetare e thekur e ditëve tona kishte studiuar dhe planifikuar çdo gjë deri në detaje. Ekspedita përbëhej nga intelektualë të shkollave universitare. Nisja u bë nga Tirana, në Elbasan, me një ndalesë kafe mëngjesi tek “Peshkatari”, buzë Shkumbinit në Librazhd. Aty grupi u njoh me itinerarin e lëvizjeve në shtetin fqinj.

Pasi u kalua Qafë-Thana, nën diellin një agimi të bukur maji udhëtimi disi aventuresk vazhdoi drejt Dibrës së Madhe, siç jemi mësuar ta thërrasim. Rruga nga Struga në Dibër të madhe është një rrugë e bukur panoramike nga ku shihet pasqyra e madhe e lumit që del nga liqeni i Ohrit dhe që ushqen dy hidrocentrale të harmonizuar bukur me natyrën, pa shkaktuar sforcime në rrjedhën e fuqishme të ujërave të tij. Pas një ore udhëtimi ku gjatë gjithë rrugës sheh “ndërtime miqësore” të harmonizuara me natyrën të vilave të dibranëve të përtej kufirit, të cilët një pjesë të familjeve të tyre të mëdha i kanë në shtete të mëdhenj si në SHBA, Kanada, Angli e gjetkë, por që me  kulturën e tyre dhe kursimet i japin një ton ndihmës pjesës autoktone që banon në atë hapësirë shqiptare të Maqedonisë.

Sistemi i lëvizjes së grupit në këtë zonë është i marketuar me informacione njohëse të vendbanimeve, aktiviteteve të tyre përgjatë rrugës drejt veriut, kryeqendrës së Dibrës. Sigurisht me riorganizimet administrative dhe bashkëjetesës me popullatën sllave tanimë niveli administrativ është zvogëluar dhe Komuna e Dibrës, siç emërtohet nuk ka me atë nivel e forcë ekonomiko-sociale të mëparshme, megjithatë kudo vihet re dora e një populli qe e do vendbanimin e hershëm të tij, rregull në ndërtime social-kulturore dhe industriale.

Pas gati një ore udhëtim grupi hyn në qendrën e Komunës. Pritja nga ana e stafit të komunës dhe kryetarit të saj ishte vëllazërore dhe informuese nga të dy anët. I njoftuar qysh disa ditë me parë për këtë veprimtari, kryetari i Komunës në zyrën e tij, sipas traditës bëri një prezantim njohës me qytetin, mësoi më shumë për planet, dëshirat dhe lëvizjet e grupit, por edhe mundësitë për realizimin e tyre.

Në sy na ra organizimi skrupuloz i pushtetit lokal që gjithë vizita të vijonte harmonikisht. Për këtë ishte organizuar pjesë të stafit të komunës për të na qëndruar afër e dhe për t’u ndjerë si në shtëpinë tonë. Kjo u vu re me shpërndarjen e punonjësve për të organizuar këtë vizitë njohëse historikë në qendër dhe ditën e dytë në djepin e Rekës së Epërme në vendbanimin e personazhit tonë që grupi shkencor kishte ndërmarr këtë udhëtim. Pasi u rehatuam dhe kryem një pushim freskues, pasdite u drejtuam në pjesën historike të qytetit, atje ku lartësohen kujtimoret e heronjve shqiptarë: të Skënderbeut, Said Najdenit dhe Bagerit “rebel”.

E kudogjendura znj. Elida Jorgoni, mëkuese e figurave të rilindjes sonë kombëtare të dy shekujve të kaluara dhe disa nga grupi, të shoqëruar edhe nga banorë të interesuar dibranë, bënë nderimet e rastit me flamur kombëtar dhe tufa lulesh pranë busteve dhe përmendoreve. Në fakt qyteti ishte në një ditë festive, pasi arritja e jonë përkoi edhe me ditën e 1 Majit, ditë e shtunë dhe të nesërmen binte e diel.

Ne darkë pas një freskimi dhe ushqimi karakteristik grupi tërhoq në dhomat e hotelit për t’u përgatitur për të nesërmen turistiko-historike udhëtimin në Parkun Kombëtar të Mavrovos.

Të nesërmen grupi, i shoqëruar nga mikpritësit e Komunës së Dibrës, u nis në Nistrovë, deri tek varret e të parëve të Josif Bagerit. Një pjesë e asaj rruge të përpjetë, të lodhshme grupi i vogël prej 13 intelektualësh të organizuar nga e papërtuara, e bënë më këmbë për të vënë lule në varret e familjarëve të Josifit.

Udhëtimi malor ishte mbresëlënës me freskinë e ujit të Radikës gurgulluese, ku jo një herë kujtonim ato tubime që u organizuan në Tiranë për mbrojtjen e saj nga përdorimi pavend i ujërave për qëllime energjetike.

Arritja e jonë në afërsi të fshatit dhe kishës kishte simboliken e vet. Meqenëse nuk shkuam dot në kishë, Elida bëri surprizën, të cilën me sa duket e kishte menduar më parë: aty në varreza organizoi një meshë sipas zakoneve te shqiptareve te besimeve fetare te krishtere dhe myslimane me hallvë dhe grurë. Pas kësaj u vendosen shenjat tona kombëtare flamurët, u bënë fotografi të pjesëmarrësve duke kujtuar jo vetëm heronjtë tanë rilindës, por të të terë trevë së Dibrës së Madhe.

Duke kryer ritet përkatëse, siç e kërkon kujtesa patriotike e fetare e trevave tona dhe me një lehtësim në shpirt grupi u rikthye në Shqipëri, me shpresën se ndonjë ekspeditë shkencore do të kërkojë të gjejë në Kosovë eshtrat e këtij rilindësi “rebel”, shembull i shpresës të kohës së re me heronj të rinj aq të domosdoshëm për një Shqipëri demokratike me rrënje ilire dhe pellazge.

Kthimi ishte përsëri një kënaqësi, pasi detyrën e kishim kryer pothuaj plotësisht, dhe pasi lamë pas bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar i shtrirë në pjesën perëndimore së bashku me miq shkencëtarë nga Gostivari të Maqedonisë fqinje, u nisem drejt Shqipërisë, të ngarkuar me mbresa dhe emocione, por edhe me shpresën që një ekspeditë më rezultative do të ndërmarrë grupi për zbulimin e varrit Josif Bagerit në Kosovë.

Është një domosdoshmëri të evokohen të gjitha vlerat shekullore të një populli të lashtë, ndryshe nuk mund të arrihet një zhvillim dhe ekzistencë kombëtare e një kombi. Është detyrë parësore e secilës qeveri, siç është puna e individëve të shoqërizuar që krijojnë të mira materiale për sot dhe  nesër, ndryshe një komb nuk meriton të ekzistojë.

Ekspedita shkencore e organizuar nga shoqata “Foleja kombëtare shqiptare” ishte një veprimtari mbresëlënëse, një mësim për të njohur dhe evidentuar vlerat atdhetare, për të cilat sikur po e ndjejmë përherë e më shumë nevojën. Për arritjen e objektivit, nuk duhet lënë pa përmendur dhe pa përgëzuar këtu mikpritjen dibrane dhe ndihmën e emigranteve dibranë në SHBA.

 

Josif Bageri, rilindësi “rebel”

Shume patriotë janë përpjekur me të dhëna të tërthorta të përcaktojnë vitin e lindjes, të vdekjes si dhe vendin ku ka vdekur Atdhetari shquar Josif Bageri. Sipas disave, rezulton se ai ka lindur në vitin 1868, ndërsa për vdekjen, e veja e tij, Vasilika, ka dhënë datën 15 prill të vitit 1916, të cilën ia ka transmetuar djalit të saj të fundit, Aleksandër Josif Jovan Bageri.

Jetën Josifi e filloi në fshat, duke ruajtur bagëtitë dhe herë-herë zbriste në Dibër, ku gjyshi i tij punonte nallban. Në këto lëvizje poshtë e lartë, duke u rritur djaloshi i ri me zgjuarsi mendon për të ardhmen. Kështu një ditë zbriti për të kërkuar punë në Dibër. E nisi si shegert këpucar, më pas shkoi në Tetovë dhe Gostivar në profesionin e këpucarit që e shoqëroi tërë jetën. Në këtë kohë në përpjekje për një jetë normale, ai njihet në moshën 16-17 vjeç me shoqen e ardhshme të jetës Vasilikën nga Prilepi, e cila iu bë krah i fortë në të mirë dhe vështirësi, duke i falur radhazi 9 fëmijë, shumë prej të cilëve nuk e jetuan jetën e tyre me ato kushte të vështira ekonomike, por këto nuk e përkulën çiftin për t’u bërë ballë vështirësive. Ata morën rrugën e kurbetit, me stacion të parë Bullgarinë dhe pikërisht në Sofje, e cila po mblidhte forca krahu, pasi në atë periudhë ishte shpallur autonome. Në Sofje ishte edhe një mase e madhe shqiptarësh nga viset e jugut të Shqipërisë, Korça, Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, Elbasani, por ndër ta kishte edhe shumë dibrane dhe krutanë.

E solli fati që të vendosej me këta shqiptare në kafenenë “Albania” dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole. Atje çdo natë mblidheshin dhe shkëmbenin hallet e jetës së tyre zanatçinj, punëtore ndërtimi etj. Në vitin 1895, vijnë në Sofje Koste Jani Trebicka dhe Kristo Papastefan Luarasi, të cilët bashkë me Dhimitër Molen filluan t’u mësojnë të rinjve shqip dhe t’u japin atyre libra.

Shpejt, shqiptarët organizohen në shoqërinë arsimore dhe kulturore me emrin simbolik “Dëshira”, ku Josifi i ri filloi të spikaste jo vetëm si aktivist e veprimtar, por edhe si krijues me vjershat e tij. Në këtë kohë ai filloi t’u afrohet socialistëve bullgarë, duke mbrojtur dhe përfaqësuar shtresën e zanatçinjve, si këpucar, gurgdhendës, muratorë, të cilët, duke qenë se ruanin zanatin dhe veglat e tyre për mbijetese, kishin krijuar një organizate të quajtur Mason, e cila kishte adoptuar edhe statutin e saj dhe karakterizohej nga një hije sekreti dhe fshehtësie profesionale. Kalimi me masonët solli një qëndrim largues nga shoqëria “Dëshira” të Josifit, ai tentoi të krijonte një shoqëri të re, “Bashkimi”.

Në fund të vitit 1899, Josifi shkon për një vizitë në Stamboll që të njihet me vjershëtorin tonë të madh, Naim Frashëri, ku biseda me të i dha shtysë veprimtarisë së tij të mëtejshme, por vdekja e mikut të ri në vitin 1900 e vrau shumë. Vetë ai e përshkruan takimin me të madhin Naim Frashëri ne Stamboll: “Në vitin 1898 më 12 të vjeshtës parë, patmë fatin e mirë të ndeshemi me shpirtndriturin e pa harruar kurrë, Naim Bej Frashërin, cili n’at kohë ishte shumë i sëmun, po na priti si fëmin’ e vet dhe u muerrëm vesh fort shum’ mirë tuj u marr vetëm për çështjen kombëtare d.m.th. kuvendi ynë ishte vetëm për çështje kombëtare. Kuvendimi me këtë korife ishte i gjatë pavarësisht gjendjes së tij të renduar shëndetësore”.

Pas vdekjes së Naim Frashërit, largohet nga shoqëria dhe udhëton në Sërbi dhe Kosovë. Duke udhëtuar në Peje, shpreh idenë e bashkimit të dy trevave shqiptare, si dhe hapjen e shkollave shqipe si shprehje më e lartë e shqiptarizmit kundër Turqisë. Gjate vizitës ne Kosove ai shpërndan gazetën “Drita” të Shahin Kolonjës dhe Kristo Luarasit. Atje takohet me Bajram Currin.

Një shtytje për bashkim luftarak ishte njohja në Sofje me Çerçiz dhe Bajo Topullin, Mihal Gramenon, të cilët pasi bënin ndonjë aksion kundër turqve, kurdoherë e gjenin të hapur derën e shtëpisë se Kristo Luarasit  me mirëpritjen e Poliksenit, së shoqes së tij.

Në vitin 1907 lidhet me Hil Mosin dhe kërkon të organizojë një shoqëri të quajtur “Afron dita”. Qëndrimi ndaj Turqve të Rinj me fytyra te reja, por ideologji të vjetëër në vitin 1908 bën që ai të rikthehet në Rekën e tij, ku nisi të organizonte arsimin.

Gjatë dy vjetëve 1909 – 1911 ai nxori gazetën “Shqypeja e Shqypnisë” që ishte një organ politik, i cili mbahej me ndihmat bujare të shqiptareve dhe shpërndahej falas ndër shqiptarët e vobektë. Pavarësisht se e kanë luftuar, duke e quajtur pro-bullgare, ajo ishte një nga gazetat me progresive të kohës. Kjo gazetë përbën së bashku me përmbledhjen “Kopshti Malësor” veprën e plotë të krijimtarisë së tij.

Figura e tij me një fizik të mprehtë, të hollë, mbahet mend nga anëtarët e shoqërisë “Dëshira”. Ai karakterizohej nga ata si një patriot i flaktë që merrej me politike, që udhëtonte dendur në mes të Stambollit, e Bukureshtit duke shpërndare libra duke hyre fshehurazi edhe në Shqipëri për punë patriotike. Jetonte me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, djalë dhe vajze, në një lagje periferike të Sofjes, të quajtur Banishora, në rrugën  Bratja Milladinovi (Vellezerit Milladinov) plot me kopshte dhe shtëpi të rralla. Shumë shqiptarë porosisnin tek ai këpucët. Edhe personalitete bullgare të kohës, si poeti proletar Dimitër Poljanovi, e vlerësonte si një shqiptar të madh, burrë shumë të zgjuar.

Ne 1912 pas Shpalljes se Pavarësisë ai vjen në Shqipëri pikërisht në kohën e Ismail Qemalit dhe të Princ Viedit. Një kritikë të fuqishme ai i bën Esat Pashës, intrigave të tij. Në vitin 1916, ndërmerr një udhëtim heroik në kundërshtim me lutjet e familjes së tij, duke rrugëtuar më këmbë, pasi nuk kishte mjete financiare. Ky ishte rrugëtimi i tij i fundit. Mbylli sytë i sfilitur dhe i vetmuar në prill të vitit 1916 në spitalin e Prishtinës, ndërkohë që  një mirëdashës i mbylli sytë dhe i grumbulloi librat që kishte me vete. U varros në Kishën Ortodokse të Prishtinës, ku thuhet se gjendet edhe vendvarrimi i tij(?!…)

[the_ad id=”4118″]

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

celo-picari

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë !

Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.  Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë

e «popullsisë autoktone greke».

Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron e vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » ( f: 84,M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike.

 Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….!

 Ceva(studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f:164. A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f:213,R.A.) “Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f:7,K.K.) “…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f: 272-273,R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f:6, K.K.) “Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe”. (f:538.A.K.)

Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.

Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët » (pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek XXI». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën. Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë. Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më 1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453).

Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 plk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» !

Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shënim), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f: 289,A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ». Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik….


Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë ?

Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f:60,A.Mati.)

 Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane. Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde (“Formimi i popullit grek“, Paris 1923) shprehet se: “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vendësit. Ata morën gjuhën e vendësve. …”(f: 93,A.Mati.)

Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim. “…Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj, Perandoria Bizantine, në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjendje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve 1914-1918. (f:271,R.A.)
Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier, elita e të cilëve përdorte greqishten?
Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një vend shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“. Ky pohim përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit(f: 204,A.Mati.)

 Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin shumicën e popullsisë !
“Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerisë drejtuese. Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182,R.A.) Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f:22,S.R.) Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.

 

Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht. “ Lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh paralele, që nga lashtësia deri në ditët para revolucionare (1821). Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi, Salona, Finiki, Sofade dhe Dropulli” (f:155,A.K.)
Në arkivat europiane gjenden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. «Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f:347;Zh.F.) Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë me shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave.  Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f:121,A.K.)

Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brenda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës. « Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f:210,R.A.)… Kjo gjendje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja. (f:212;R.A.)

Faktori i dytë është «mosasimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë arbërore ndaj të huajve. Baza e popullsise «helene» (shqiptarët e lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin me të huajt, duke përthithur të ardhurit“ (Ali Eltari « Republika » 7.01.2010). Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave. «Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe muslimanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës » (f:184;A.K.)
Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos muslimanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve.Martesat e përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë) dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A .K.) “ Shqiptari i krishtere bëhej vëlla i adoptuar me muslimanin e kombit te tij. Kështu krushqitë brenda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht. Kolokotroni ishte vlla me Marko Boçarin (i krishterë) dhe Laliotin Alifarmaqi “(f:293,A.K.) (…)

 Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjendjen mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit grek, në vitin 1830.(…) Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin mbizotërues në kulturën e një vendi (duke marrë gjithmonë parasysh zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim, por që sot e dobëson ndjeshëm këtë faktor).(…) Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror, në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi i madh shqiptar ,Skëndërbeu, të cilin historianët grekë e mohojnë, por populli e quan të vetin dhe e dashuron.

Të gjithë kapedanët arvanitas të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe arritjet e Skënderbeut, të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh asokohe dhe gjetën gjithashtu mbështetje të madhe.(…) Kolokotroni na thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk XV dhe XVI si Mërkur Bua, Manol Bleshi etj. studionin betejat e Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f:257;A.K.)

Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta paraqesin Skënderbeun si grek. Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk…edhe më analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun, Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra, Orakujt e lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat “( f:256,A.K.) (…)

Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“ Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht. Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f:339,A.K.) (…) “Alipashiadha” e famshme e arbëreshit musliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f:339.A.K.)

Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.

 (Ne fig, Nr-1  ne te majte poshte eshte nje fotigrafi e Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, Arvanit. )

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare. Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke. Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f:435,Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë  ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.

Se  pari, Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
Së dyti, eshte marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi. Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit ( f:351,A.K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.

Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj. Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.


« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

 Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f: 522, A.K.)

Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme. “Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f:281,N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë ! » (f:480,A.K.)

Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara. Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f: 258,A.K.)

Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?

Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e popullsisë greke (f:397, A.K.). Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18.773 qytetarë e quanin veten shqipfolës. Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.

Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 V.1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.

Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të origjinës. Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !

 

Veshja kombëtare greke – Fustanela. Ajo që është interesante, është se në shqip e quajmë fustan, që nënkupton fus+ të tona, (të tëra) dhe greqisht vetëm sa i kanë shtuar prapashtesën e tyre.
 BIBLIOGRAFIA:
– Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
– Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
– Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002.

– Robert d’Angely “Enigma” 1998
– Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
– Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
– Skënder Rizaj, Parathënie për librin e N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002

 

[the_ad id=”4118″]