Get a site

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami,si një besimtare e devotshme

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami: Të joshësh, më e rëndë se vrasja, ju tregoj për burrat që mbajnë…

 

Shkëndije Mujaj është këngëtarja pasanike nga Kosova, e cila bën përshtypje për zhveshjet dhe pozat e saj provokuese, duke shtuar dita-ditës ndjekësit në rrjetet sociale. Por me fillimin e muajit të Ramazanit, fotot e saj hot zëvendësohen me Shkëndijen e mbuluar me shami, si një besimtare e devotshme, edhe pse nuk e konsideron veten shembullin më të mirë.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus” ajo e konsideron veten mëkatare, duke qenë se ekspozimi apo joshja në besimin e saj konsiderohet më e rëndë se vrasja. Për seksin në martesë dhe modën e burrave në kohët moderne që mbajnë nga katër gra paralelisht, Shkëndije ka disa histori për të na rrëfyer.



Njihesh si besimtare e devotshme që falesh pesë vakte dhe lexon Kuranin. Je shprehur se ke mangësi në përmbushjen e plotë të rregullave fetare, po për çfarë mangësish e ke fjalën?

Po, unë kam thënë nuk jam shembulli perfekt si duhet jetë një muslimane. E them këtë për shkak se unë mundohem të zbatoj disa rregullave fetare dhe has kundërshtim me dispozitat e fesë sa i përket veshjes.

Je duke agjëruar në mu-jin e Ramazanit, po cilat janë të mirat sa i takon pastrimit shpirtëror dhe fizik?

Janë disa nga përfitimet e agjërimit, që ndodhin brenda trupit, ndërsa ato shpirtërore janë shumë të mëdha.

Ç’mëkate mendon se ke bërë në jetë dhe që shpreson që Zoti do të t’i falë?

Mëkati më i madh është se, me ekspozimin unë kam joshur të tjerët, diçka që në Islam është më e rëndë se vrasja.

Nga veshjet ekstravagante dhe zhveshjet që ti tërheq vëmendjen në botën e showbiz-it, tani të shohim të mbuluar me shami. Të qenurit e mbuluar, të bën të dukesh po ashtu seksi, apo me veshje të tillë askush s’i kthen sytë nga ty?

Hmmm! Jo, përkundrazi, ka shumë meshkuj që nuk i tërheqin femrat e zbuluara. Sidomos syri i një muslimani nuk e pëlqen zhveshjen, ndërsa të tjerët shikojnë me syrin e shejtanit dhe shejtani pa dyshim që e do zhveshjen dhe është iniciatori numër 1 i saj.

Një vajzë që beson është e ndaluar të bëjë lojëra të ndryshme në shtrat, apo në shtrat lejohet gjithçka, edhe për besimtarët?

Në shtrat asgjë nuk është e ndaluar kur ke kurorë, pra, nëse ke statusin e bashkëshortes. Përveç seksit anal që nuk lejohet, përkundrazi seksi në vetvete është i bekuar.

Ndryshe ndodh me “seksin e dreqit” dhe atë të rrugëve që përveç se është i fëlliqur dhe i përbuzur, më pas të bën të ndihesh e pavlerë. Unë nuk besoj se femra e lejon veten në këtë shkallë me vetëdije, përveç rasteve kur nuk ka njohuri dhe nuk është fare e udhëzuar, apo kur shfrytëzohet nga të tjerët. E përveç se nënçmohet, pas kësaj vjen dënimi. Kështu, zgjidhni cila është më e bukur, ku pa dyshim Islami e ngriti femrën në shkallën më të lartë!

Sa i takon dashurisë, e ke gjetur ti mashkullin e ëndrrave dhe a është kusht që ai të besojë në Zot?

Ai është i caktuar dhe nuk lidhet me ëndrra e mia. Por po e lë si befasi për herën tjetër. Pa diskutim, ai duhet të jetë besimtar dhe madje praktikant i namazit, se s’kam kohë të merrem tani, edhe me shejtanët e tij, mjaft i kam të mitë.

Nëse do të kërkohej të hiqje dorë nga jeta që bën, do ia dilje të izoloheshe pa qejfin, alkoolin dhe seksin?

Unë, nëse ndryshoj, është i vetmi Allahu që do më bënte të ndryshoja në emër të tij. Por nuk është izolim nëse nuk ekspozohesh, ose nëse nuk këndon. Islami asgjë nuk ndalon përveçse ka ca rregulla për të mirën tonë, pasi Allahu s’ka nevojë për ndryshimin tim. Unë kam nevojë për Të!

Po ti do të pranoje të ishe një nga shtatë gratë e një muslimani?

Tani meshkujt s’janë në gjendje të mbajnë një grua, e jo më 7 gra. Në fakt, katër lejohen, por janë vënë kushte se në çfarë rastesh, por edhe kjo nuk është e padrejtë, sepse ti ke të drejtë të kërkosh divorc në Islam. Por hajt ma, gjej sot në botën jo islame një burrë që s’i ka 3, apo 4 gra, duke i shfrytëzuar në çdo aspekt: Një e mban të shtëpia për rolin e pastrueses, e dyta është femra që shfrytëzon seksualisht pa kurrfarë normash, e treta është ajo që e gjen në ndonjë shtëpi publike, zyrë, etj.. Kush hyn pak e lexon të drejtën e gruas në Islam. e kupton se Allahu e lartësoi në çdo aspekt, ndërsa jashtë. Femrat keqtrajtohen, shfrytëzohen sepse ka burra që i nxisin vetë gratë të mëkatojnë.

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit

Plaçkitja poshtërimi

Plaçkitja poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe

Ditari i Krushës së Madhe (2): Ajnishahe Gashi, e mbijetuar e tmerreve të luftës të forcave serbe, kujton marsin e vitit 1999: «Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit.

Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu».

Nga Enver Robelli

«Mund të shkoni lirisht në xhami, hapur është», tha një plak në pyetjen tonë nëse mund të hynim në këtë objekt kulti, ku një ditë marsi të vitit 1999 forcat policore, paramilitare dhe serbët lokalë plaçkitën, poshtëruan dhe terrorizuan gra e fëmijë të Krushës së Madhe, para se t’i dëbonin në drejtim të Shqipërisë.

Ajnishahe Gashi është njëra nga ato gra të fshatit që kujton ditët e 25 dhe 26 marsit 1999. Ajo tregon se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s qindra civilë fillimisht ishin fshehur në periferi të fshatit, por pastaj, herët në mëngjes, më 26 mars, ishin kthyer nëpër shtëpi, ku u zbuluan nga policia dhe u sollën te xhamia e fshatit. Aty filloi ndarja: burrat u detyruan të qëndrojnë në rresht jashtë xhamisë, gratë u shtynë në xhami.

Ky është rrëfimi i Ajnishahe Gashit: «Policët njëherë na kërcënuan se do të na vrasin, pastaj na kontrolluan të gjithave. Na e morën dukatin që kishim, filluan t’i prekin gratë në gjinj, ku shumica kishin fshehur arin dhe paratë.

Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: S’ta jap! Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit. Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu. Kur kemi dalë, pamë që shumë shtëpi po digjeshin.

Shumë gra mbuloheshin me pelena për t’u dukur të shëmtuara. Kur vij këtu në xhami, po humbem krejt, po më kujtohet krejt çfarë ka ndodhur – si i patën bërë rresht burrat, duke ua marrë paratë, duhanin, shkrepëset, çelësat, gjithçka, kuletat. Një vajzë piskatke: Asaj i ra të fikët. Babai i saj s’guxonte të lëvizte, polici kërcënonte, , .

Pastaj një serb i Hoçës së Madhe, M. A., pyeti se kush dinte serbisht. Unë isha ajo që dija. U tutsha që po më marrin e po më çojnë diku, atëherë kam qenë më e re, djemtë nuk i kisha këtu, i thashë vjehrrës rri këtu te unë, A. më pyeti: , i thashë “s’kam djem”, u tutsha t’i tregoj se janë në Gjermani, kur më pyeti ku e ke burrin, i thashë: .

Tha se vetëm do t’i pyesin diçka burrat dhe lirojnë. Mandej A. më pyeti bija e kujt jam. I thashë se jam bija e Shyqës nga Rahoveci, baba ka qenë i njohur si gjuetar. Unë e njihja A., punonte në komunë, i vuloste librezat shëndetësore. Bashkë me forcat serbe ka qenë dhe një Agim Isaku, rom, ai e goditi një grua të Haxhiçernikëve.

Te furra e fshatit na ndalën sërish policët dhe na pyetën se ku po shkojmë. Ju treguam se policët na thanë të shkojmë në Rugovë të Hasit. Krejt shinat e trenit kanë qenë me policë, 200 apo 300. M.A. e kam parë në Rahovec së fundi. Njëri nga organizatorët e masakrës ka qenë B. S. nga Hoça e Madhe. Ka pasur aty-këtu edhe ndonjë serb “të mirë”.

Njëri prej tyre te furra e bukës tha: “Motër, ikni sa më shpejt se të gjithë do t’i pushkatojnë”.

Kishim me vete plaka që i bartnim me karroca. Në Rugovë të Hasit prapë na ndali policia. Na kërkuan para, përndryshe . Kanë qenë me neve edhe nja tre-katër burra, një hoxhë, topall, quhej Isuf, nga Maqedonia. Të gjithë mblodhëm para dhe hoxha ua dorëzoi policëve…

Sot jam e sëmurë, mërzitem shumë kur e kujtoj çka ka ndodhur, më bie të fikët, as me autobus nuk guxoj të udhëtoj, përkrahje nga shteti s’kemi. Kur kemi shkuar në Rugovë të Hasit dolën na morën banorët, na dhanë tesha, ishim krejt baltë, binte shi, borë.

Dy ditë nuk patëm ngrënë bukë. Sa hëngrëm bukë, filluan të shtëna me granata, ikëm në Muhadër, pastaj u kthyem sërish në Rugovë të Hasit, aty policët na dhanë urdhër të shkojmë në Shqipëri. Burrin tim e kanë pushkatuar të parin. Kur na ndanë, ai m’i dha çelësat e shtëpisë dhe ma shtrëngoi dorën, ishte hera e fundit që po shiheshim. Pastaj në kamp në Shqipëri një banor i Krushës së Madhe, baca Bajram, më tregoi se të gjithë i kanë pushkatuar…».

Ilmi Gashi, kështu quhej bashkëshorti i Ajnishahe Gashit, ishte mësues. (Emrat e serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dhënë qëllimisht me iniciale për shkak të frikës se banorëve të Krushës së Madhe se ata mund t’i shmangen drejtësisë nëse zbulohet identiteti i tyre i plotë).

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb
Hashim Thaçi ka folur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mos themelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

“Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka pengu komuniteti serb por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

“Kam qeverisur dy mandate me ta dhe kanë qenë korrekt. Nuk duhet ti shkojmë me sy të keq e as armiqësor, ata janë qytetarë të Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione është legjitime”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodh në kohën e duhur.

“Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga ShBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodh.”, tha presidenti Thaçi.

I pyetur se a do të jetë temë e dialogut me Serbinë, krijimi i Ushtrisë, presidenti shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe ka Kushtetutën e saj dhe se Ushtria do të bëhet nga Kosova.

“Çështja e Ushtrisë nuk diskutohet e nuk do të diskutohet me Serbinë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i Ushtrisë të jetë serb.

“Nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do të më pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu”, theksoi Thaçi.

Babalja kerkon azil ne kosove

Babalja kerkon azil ne kosove

Babalja: Dua azil, në Shqipëri do më vrasin

 

Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë.

“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.



Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve, raporton Report TV.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.

Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik.

Kukësi përkujton eksodin kosovar

Kukësi përkujton eksodin kosovar

Sot në Kosovë përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve. Gjatë luftës rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.



Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”.

Një grup shqiptarësh nga Mitrovica kanë marshuar simbolikisht në këtë ditë.

Këto foto tronditëse na kujtojnë atë kohë. Fotot janë publikuar nga Magnum Photos.

 

This slideshow requires JavaScript.

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai./KlanKosova

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

FILLOI RIGJYKIMI POLITIK KUNDËR GRUPIT TË DOBROSINIT

Skënder Jashari nëpërmes të një shkrimi ka deklaruar se e konsideroj veten si i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të komunës së Bujanocit. Ai ka njoftuar për media se ka filluar rigjykimi kundër tij dhe pjesëtarëve të tjerë që quhet Grupi i Dobrosinit.

Ky gjykim ka filluar herët, ku është rimarrë dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, e njëjta që ishte edhe në gjykimin e mëparshëm.

“Kjo dëshmitare dëshmoi për armën e vetme që ishte sekuestruar në banesën e Skender Jasharit, e që prokurori i Fraksionit Politiko-Kriminal të EULEX-it Maurizio Salustro, ia kishte faturua Valon Jasharit (si zotërues i banesës në emër të të cilit e bastisë). Dëshmia e dëshmitares eksperte të armëve të zjarrit, realisht të armës TT, nuk inkriminonte asnjëri në lidhje me përfshirjen ose jo në ndonjë vepër tjetër penale, e as në rastin për sulmet në Dobrosin të komunës së Bujanovcit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë”, ka shkruar mes tjerash Jashari.

Ai ka thënë se i është mohuar e drejta për të pyetur dëshmitaren eksperte, pasi që kishte reaguar një avokat mbrojtës i një të bashkakuzuari, duke u thirrur në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Seanca ka vazhduar deri vonë, ku kryetari i trupit gjykues, mori vendim që seanca të shtyhet, pasi nuk kishte më kushte të vazhdoj më 6 prill 2017.

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

 

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit, lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën, se lere më që t`a shkatërrojnë.

Një mik nga publiku, Arjan Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23 januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës amerikane“.1

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.2

Ky incident i madh, i porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar” treni që do t`a lidhte Mitrovicën Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë “ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a fundosin.3

Treni ishte ndalur në Rashkë, dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”.4 As polemikat e RTV KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës serbe, Lubisha Dikoviq.5 Kjo është përpjekje për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar 2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.6

Me një fjalë, provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit të këtij rajoni, të njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as thirrjet e Kryetares së Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.7

Natyrisht pika e saj strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.

Askush nuk mund t`a di se cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë me intelektualët, të të gjitha rrymave.8 Por, sipas shkrimit gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë; ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve të Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.9

Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të mundet.10

Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.11 Kosova është plot me resurse.

Një gjë po e përmendi: e kam thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike dhe diplomatike12, se ushtria e Rusisë është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gjishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë; ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallalëkun e vetme të tyre. As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është…

Ajo që na ka tronditur edhe më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që ende nuk e kanë thënë të tjerët.

Kush është Rexhep Qosja e dimë të gjithë, por çka është me të vërtetë nuk e dimë dhe nuk po merremi njëherë me personalitetin e tij. A është Rexhep Qosja akadamik, shkrimtar e doktor i shkencave, nuk luan rol të veçantë, sepse në fund të fundit janë tituj të marruna nëpër fakultete dhe institute, paraprakisht ish-pushteti serbo-jugosllavë i KSA të Kosovës, sado që ishte në polemika të gjëra; e botoi një libër të gjërë; e dimë gjithashtu se tituj të tillë mund të marrë ai i cili di të flasë e të shkruaj bukur, me retorikë, sado që nuk dëshiron “t`ia qëllojë” çdo herë. Ka edhe të tjerë, të cilët janë të betuar se do të flasin e të shkruajnë kurdoherë vetëm të vërtetën, dhe do të mbrojnë të drejtën, por nuk mund t`i bëjmë lehtë këta tituj, doktor e akadamik.

Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.

Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të popullit do t`ia thonë atë që e meriton.

Ka të tjerë që e kanë këtë mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.

Ai e ka detyrë që të bëjë përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka është me të vërtetë <e vërtetë>. Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk e kuptoj, kjo është çështje tjetër.

E vërteta dhe e drejta janë hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.

Ai është kundërshtar i Zotit të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.

Në qoftë se i kthehemi Rexhep Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime të mëdha. Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi, në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi” i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.

Atëbotë bënin kot së koti sikur “pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne, ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.

Por, të kalojmë edhe njëherë te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës 22-25.12.1991.13 Në fund të tërë platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë ardhërinë…”; “… që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë: Zoti do të jetë me NE, në qoftë se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën, barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.

Nuk po e themi se çka ka qenë Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona, qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar gjithëshqiptar.

Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër…

Nuk do mend se do t`a lëjmë pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e cila na shkuan se “e parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të gjetur e më të hulumtuar,14 sado që nuk ia qëllon. Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.

Sa për vete, jam i zhytur në prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.

Nuk e udhëhiqja popullin tim, sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço” i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një “akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur në bashkëpunim të agjentit serb”.15

Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencorisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.

Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun” tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e thotë para tij Dobrica Qosiç,16 dhe të propozojë një “pazar” për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.

Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur territore shqiptare.17

Ne po ia sjellim atij ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse kur të flasim shqip edhe një shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet që na i ka ne Serbia; me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti nxjerrim edhe borgjet shekullore. Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!…

Kur t`ia japë me propozim Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e jo shqiptare, Zhak Hogard,18 atëherë nuk mund të quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;19 dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.

Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.

Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.

Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar serb mbi shqiptarët, 20 dhe jo në mesin e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.

Në qoftëse ka gazeta apo portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente. Dhe, artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal. Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje, pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.

Le t`a kuptojnë pala politike dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet, edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.

Rexhep Qosja ka mundësi të japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së Komunave Serbe” në Kosovën Veriore,21 sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.

Shkurt, është koha që të mos mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Donald Trumpi me deklaratën e tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”.22 Edhe kryeministrja britanike, z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli…

1 Arjan Basha, në FB, „Trekëndëshi i Bermudeve“, http://www.facebook.com/Arjan Basha.

2 Ju mund të shikoni edhe lajmet e RTK, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=128926, të datës 16.01.2017.

3 Shikoni lajmet në RTKLIVE apo në lajmet e tjera, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.

4 Ju mund t`i përcellni lajmet islamiste të «Al jazeera Net», psh. http://www.ballans.aljazeera.net/vijesti/u-mitrovicu-bez-problema-stigao-voz-iz-kraljeva , por nuk janë të sakta.

5 Shikoni po deshët mesazhin kërcënues të presidentit të Serbisë, për Kosovën, me 15.01.2017, në gazetën Blic, http://gazetablic.com/ky-eshte-mesazhi-kerceues-presidentit-te-serbise-per-kosoven-video.

6 Shikoni po deshët edhe në faqen time të FB, Mujo Buçpapaj, „Treni serb mund të hedhë në erë paqen në Ballkan“, të datës 14 janar 2017, në http://www.facebook.com/Mujo Buçpapaj.

7 Shikoni lajmin e tyre, të dhënë edhe në faqen time të FB, nga gazeta “Maqedonia Shqiptare”, e dt. 25.01.2017, http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/tensionet-qe-solli-treni-ultranacionalist-kosova-dhe-serbia-perballen-ne-bruksel.

8 Shikoni po deshët në RTK Live, Mustafa: takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt”, 25.01.2017, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=132277.

9 Shikoni artikullin e Deutsche Welle, në Fokus, për Ballkanin, në Bruksel: “Takimi më i rëndë në dialogun Kosovë-Serbi”, http://www.dw.com/sq/bruksel-takimi-më-i-rëndë-në-dialogun-kosovë-serbi/a-37261365?maca=alb-TB_alb_rtklive-17605-html-cb .

10 Shikoni edhe njëherë intervisten e tij, të dhënë “Novostit” dhe të përkthyer e të botuar në shqipe te Kohanews, me 15 nëntor 2015, “Komandanti francez i KFOR-it: Unë e ndava Mitrovicën”, në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

11 Shikoni prapë intervistën e papritur të Jelena Miliç, Kryetare i Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, me DW, “Serbia provokon për ndërhyrje të Rusisë”, të botuar me 17.01.2017, botuar edhe në RTK LIVE, http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=129313 .

12 Po deshët shikoni punimin në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/persiatje-gjeopolitike/ .

13 E marrim nga gazeta „Kombi“, organ i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Viti i II-të, Nr. 1 (22), faqja e 4.

14 Shikoni shkrimin e portalit të internetit, në shkrimin „Profesori i Harwardit: Ja pse në mars do të ketë trazira në Kosovë”, e datës 25. Janar 2017, në http://www.voal.ch/profesori-harvardit-ja-pse-ne-mars-kete-trazira-ne-kosove/.

15 Shikone me kujdes edhe pse është e vështirë dhe serbisht, dokumentacionin serb në m.youtube.com, “Prova istina o oduzimanja Kosova i Metohija od Serbija…”, në “Život prića”, Prova e parë, kah fundi, edhe pse u lus që të mos influencohi nga ndjenjat e simpatisë e as të mërisë, sepse dihet se është serbe dhe i përdorë argumente që mbrojnë ish Jugosllavinë e vjetër… Por, më mirë shikoni lajmet shqiptare, nga portalët e internetit, p.sh. te Pamfleti Online Media, e datës 25.01.2017. Video: Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i ynë, e rekrutuam në Rambuje”, në http://www.pamfleti.com/video-ish-shefi-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-yne-e-rekrutuam-ne-rambuje .

16 Shikoni artikullin e Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, „Rexhep Qosja rikthehet te opcioni i Dobrica Qosiq për Kosovën“, me 22.01.2017, në portalin „Ina-Online“, http://ina-online.net/rexhep-qosja-rikthehet-te-opsioni-i-dobrica-qosic-per-kosoven/ .

17 Shikoni më poshtë, këtë artikull.

18 Shiko edhe njëherë intervistën në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

19 Shikoni punimin e Mr. Sc. Refik Hasani, „Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët“, Shqipëria e jonë, e datës 22.01.2017, në https://shqiperiajone.altervista.org/shkembimi-territorit-dhe-popullates-eshte-demshem-per-ne-shqiptaret/?doing_wp_cron=1485183767.5016760826110839843750 .

20 Shiko artikujt e ndryshën serb, që thirrin përherë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Unë nuk po i përmendi, sepse ata artikuj nuk gjëjnë shumë përkrahës, as në Serbi.

21 Shikoni faqen e tij në FB, „Kritikëve të propozimit tim“, http://www.faqebook.com/Rexhep Qosja, 22.01.2017.

22 Lexone artikullin e shkurtë, në Gazeta Newborn, „E pa pritur kjo: Donald Trump befason me deklaratë për Kosovën, çmenden serbët“, në http://gazetanewborn.net/e-papritur-kjo-donald-trump-befason-deklarate-per-kosoven-cmenden-serbet/ .

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

Vetëvrasje  apo vrasje  në  Burgjet  e  Kosovës

burgjet-e-kosoves

Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

Kriminelët meritojnë dënimin meritor, që u’a shqipton Gjykata kompetente, e asnjë dënimshqiptues tjetër nuk është ligjor-por është akt kriminal.

Pasiqë personalisht kam qenë në vuajtje të burgimit politik që Fraksioni i EULEX-it, i shantazhuar-porositur nga Serbia, për luftë guerile kundër Serbisë, në fshatin Dobrosin komuna e Bujanovcit, gjatë vitit 2012, e që prej 16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016, mbahem në Burgjet e Republikës së Kosovës( si në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan-QPL, Qendrën Korrektuese në Dubravë-QKD dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan-QPGJ), më është dhënë mundësia që jo vetëm këtë fenomen kriminal, por edhe shumë të tjerë, që t’i studioj e të mirinformohem për to.

Fillimisht, asnjë vetëvrasje në Burgje, nuk është thjesht dhe e pastër vetëvrasje- të gjitha kanë elemente më pak a më shumë të vrasjeve, kjo vlen edhe në rastin e vetëvrasjeve-vrasjeve në Burgjet e Republikës së Kosovës.

Brenda periudhës prej 16 tetor 2012 deri 31 qershor 2016, si në QKD, QPGJ dhe QPL, kam qenë dëshmitarë madje edhe okular, i disa qindra tentim-vetëvrasjesh, e i disa vetëvrasjeve. Disa herë kam shkruar shkresa, drejtuar Institucioneve kompetente, që të hetohen këto vetëvrasje, ngaqë janë me elemente vrasjeje. Nga ana tjetër edhe Institucionet që janë të thirrura për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut( si Avokati i Popullit, Zyra për të drejtat e Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektori i Burgjeve, Zyrtari i EULEX-it për Mbikëqyrjen e Burgjeve, QKMRT, KMDLNJ, etj),zakonisht disa prej tyre janë të lidhur me bandat kriminalo-politike, që i shuajnë-heshtin këto raste( kam raste konkrete!). Pasi jam burgosur si Luftëtar i Lirisë, kërkoja mbrojtjen e jetës së Njeriut, pa marr parasysh për çfarë është paraburgosur a burgosur, si e Drejtë Themelore e Njeriut, përmes së cilës mund të kemi një Shtet të së Drejtës!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë banda politiko-kriminale, që identifikohen dhe kanë mbrojtjen nga partitë e caktuara politike në vend. Pos kësaj këto banda kriminalo-politike, kanë edhe mbështetje dhe nxitje edhe nga shërbimet Sekrete të Serbisë, e që zyrtar të caktuar korrektues, që nga fillimi janë punësu, në nivele të ndryshme për t’i shërby Serbisë. E tërë keqvajtja e punve në Burgjet e Kosovës, bie në përgjegjësinë këtyre personave( pra edhe këto vetëvrasje-vrasje), ndërsa shkeljet e zyrtarve korrektues që nuk janë pjesë të këtyre bandave kriminalo-politike janë shumë të rralla dhe të lehta!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë dallimi kur një i paraburgosur a i burgosur nuk bëhet shërbëtor( shumë të pakët në numër janë!) i bandave kriminalo-politike të zyrtarve korrektues, atëherë ai konsiderohet kundërshtar i tyre, si rrjedhoj pëson në çdo aspekt ( trajtim; akomodim në dhoma; beneficione; avansim; transferim të brendshëm a për ndonjë qendër tjetër korrektuese më të mirë; plotësim nevojash elementare; e deri edhe në të drejta më elementare si mjekim etj)-shkelje të drejtash të garantuara më Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale(LESP-së)!

Vetëvrasjet brenda kësaj periudhe kohore, kanë elemente të veprës penale të “shtytjes në vetëvrasje”, sepse, zakonisht: “shkaku i trajtimit brutal psiko-fizik”, “shkaku i mbajtjes në ambiente a kushte të papërballueshme, e që mjekët dhe zyrtarët korrektues nuk i marrin parasysh”, “shkaku i mosdhënijes së beneficioneve që me LESP i takojnë”, “shkaku i mohimit të një të drejte paligjshmërisht”, “ hakmarrje”, “ për zhvatje-haraç!”, “mos dhënije të barnave të sëmurve”, “ mosdhënije narkomanve trajtimin e duhur për rehabilitim nga droga”, “ mos trajtim të duhur psikologjik dhe psikiatrik të paraburgosurve shkaku i traumës që u është shkaktu nga vepra penale( sidomos ato vepra penale aksidentale) apo nga trauma penitensiare( shkaku i paraburgosjes a burgosjes)!” etj. Me bindje të plotë, asnjë rast i tentim-vetëvrasjeve dhe i vetëvrasjeve, nuk janë të tilla, janë të gjitha shtytje në vetëvrasje e deri edhe vrasje! Madje edhe në rastet kur një i paraburgosur, bëri shkaku i veprës penale që kishte shkaktu aksidentalisht ndaj një familjari të ngushtë, mbetet prapë përgjegjësi penale e Institucionit të Paraburgimit, ngaqë duke e pa gjendjen e rëndë psiqike, nuk ishte mbajtur nënmbikëqyrje, që mos t’i jepet mundësia ta vras veten! Ngaqë kam pa mijëra raste, si të përgatitjeve të arratisjeve, veprave tjera penale, e deri vetëvrasjeve a tentim-vetëvrasjeve, në çdo rast simptomat e tyre qartazi shihen( gjendja psiqike- është që shihet në çdo rast!), por edhe në të shumtën e rasteve paralajmërojnë( tregojnë!). Por është edhe një dukuri specifike, është Ligji i Heshtjes( Omertës), që askush s’guxon të dëshmojë, e që s’ka dëshmitarë të vërtetë për raste të tilla( sepse frikohen nga hakmarrja!). E të tillët, japin dëshmi absolutisht të rrejshme( flas duke u bazu në qindra raste që kam pa)!

Nga kjo mund të them janë shkaktu vepra penale, nga: trajtimi joligjor nga banda kriminalo-politike e zyrtarve korrektues të caktuar që ka shkaktu deri edhe vetëvrasje!; manipulim pastaj me hetimin intern ( të Shërbimit Korrektues, që disa nga ta janë pjesë e bandave kriminalo-politike) mbi shkaqet dhe shkasin e vetëvrasjes; banda kriminalo-politike në shumicën e rasteve( asnjë rast ndryshe nuk kam pa), kanë intervenu në përgatitjen e dëshmitarve okular të dëshmojnë në dobi të tyre!; rast hetimi nga institucionet gjegjëse( prokuroria, policia, por edhe nga Inspektorati i burgjeve, apo edhe Avokati i Popullit etj) u jepet rasti atyre zyrtarve të këtyre institucioneve( hetuesit policor, prokurorit, Inspektorit të Burgjeve, zyrtarit të Avokatit të Popullit) që janë në lidhje me bandën politiko-kriminale të zyrtarve korrektues- që mbyllet rasti si vetëvrasje!; nga autopsia lëshohen dokumente sipërfaqësore madje edhe të falsifikuara-jo të vërtetë mbi shkaktarin e vdekjes( përfshi edhe shërbimin mjeksor brenda Institucionit Korrektues që është çdoherë pjesë e bandave kriminalo-politike)!

Bandat kriminalo-politike brenda Burgjeve të Republikës së Kosovës, janë vegla kryesore që i shërbejnë Serbisë( të krijuar nga njerëz që më parë i kanë shërby Serbisë)-(që shënjestrojnë vetëm kundërshtarët e Serbisë); i shërbejnë edhe krimit të organizuar( bandave të krimit të organizuar)- që i shënjestrojnë të gjithë të paraburgosurit a të burgosurit, prej të cilëve dëshirojnë-synojnë të përfitojnë financiarisht( përmes shitjes së beneficioneve, transferimeve, akomodimeve më të mira, trajtimit më të mirë, mjektimit, posedimit të sendeve të ndaluara!), e së fundi i shërbejnë edhe partive të caktuara në Republikë të Kosovës ( duke i salvu-skllavëru kundërshtarët politik të partive tjera apo atyre apolitik, sipas parimit “s’je me mua, je armiku im!”).

Në këtë rast, të gjithë do duhej të angazhohemi që ta heqim këtë dukuri, që kryesit e veprave penale që shkaktuan vetëvrasje-vrasje, të marrin dënimin e merituar.

Në këtë kohë, është sensibilizu opinioni publik për këtë dukuri, nga një parti politike opozitare, derisa për disa dhjetra raste të tjera, të gjithë heshtën- edhe pse edhe ata ishin Njerëz!

Më 09.11.2016

Skender Jashari, i burgosur politik nga Fraksioni i EULEX-it, për luftë guerile kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanovcit gjatë vitit 2012. Mbaroi studimet post-diplomike juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Edhe një hajvan në qeverinë kuislinge

reshat badallaj

reshat badallaj

Edhe një hajvan në qeverinë kuislinge

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Nuk kanë të ndalur emërimet në Qeverinë kuislinge me argatët e Serbisë

Nuk kanë të ndalur emërimet në Qeverinë kuislinge me argatët e Serbisë. Kësaj radhe, Isa Mustafa emëroi Ramiz Kelmendin, një hajvan që fut mallra të dyshimta nga Serbia në Kosovë, që quhet Ramiz Kelmendi. Kelmendi u emërua zëvendës i Isa Mustafës. Vlen të theksohet se Ramiz Kelmendi për interesa të veta personale për të ardhur deri te ky post ndërroi disa parti. Ramiz Kelmendi është nga Peja, biznesmen, që fare nuk i intereson çështja kombëtare, por vetëm për të trashur xhepin e tij, fut mallra të ndryshme nga shteti gjakatar Serbia. Disa herë i është tërhequr vërejtja me mallra të skaduara, por ja që këta matrapazë nuk kanë hallin e popullit. Ramiz Kelmendi tamam si banda tjetër “DEVOLLI” akoma pa u tharë gjaku i shqiptarëve të derdhur lumë, filluan allishverishet me nipat e Drazh Mihajlit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Kosovë nga kasapi i Evropës, Slobodan Milosheviqi.

Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit

Isa Mustafa harroi se Ramiz Kelmendi, kur iu bashkua Hashimit të Brojës, ishte kritikuesi më i ashpër i tij. Kelmendi leu shumë sertë kundër Isa Mustafës, se Kosova është në krizë të thellë ekonomike, kurse dje ky halabak dhe njeri i harlisur tha për Isa Mustafën se është ekonomist i mirë. Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit, pastaj ia ktheu kurrizin dhe iu ngjit si shushunja Hashimit të Brojës, duke lavdëruar deri në zenit, shtronte tepih të kuq dhe i grishte të parët e partive, të Qeverisë kuislinge për t’u ulur në odën e tij tamam si Marshall Tita dikur. Nuk i shkonte kush. Kot dilte te fundi i shkallëve për t’i pritur. I thoshte dy-tri fjalë për TV Klan Kosovën, proserb dhe i financuar nga banda serbiane që quhet “DEVOLLI” dhe futej brenda i turpëruar. Më fal po ku di ky se çka është turpi. Rrugëtimi i Ramiz KELMENDIT për t’u bërë krahu i djathtë i kryeministrit Isa Mustafa është i paparë.

Një gjë dihet se kjo Qeveri nuk e ka rrugën e gjatë, i ka orët e numëruara, është duke dhënë shpirt

Dhe krejt në fund fare, për t´i mos rënë muhabetit më tej rrotull, Qeveria kuislinge e Kosovës, e dalë me pazare të nëntokës kriminale, e jo me votën e lirë të popullit u mbush me hajna, matrapazë, titistë, UDB-ashë dhe argatë të Serbisë gjakatare. Një gjë dihet se kjo Qeveri nuk e ka rrugën e gjatë, i ka orët e numëruara, është duke dhënë shpirt. Kjo bandë mafioze kot e ka se strehon të tillët. Populli do t´i zgjedhë së shpejti të merituarit që punojnë për interesa të qytetarëve, të vendit dhe assesi matrapazët për interesa personale e karrieriste, jo vetëm që japin dhe shesin vendin, por japin gjithç- ka. Tashmë kjo u vërtetua në ditën me diell. Populli duhet të çohet dhe të thuhet “STOP” njëherë e përgjithmonë. Mjaft u bë me hajdutët dhe matrapazët e kanaleve të nëntokës të udhëhequr nga bandat mafioze. Kosova nuk e meriton një gjë të tillë.

Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, dora e vet, që mbaj përgjegjësi morale e penale

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]