Get a site

Si ne kohen e Slobodan Millosheviqit,shqiptaret ne Kosove po i ndjek hija e vdekjes

Si ne kohen e Slobodan Millosheviqit,shqiptaret ne Kosove po i ndjek hija e vdekjes

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Si ne kohen e Slobodan Millosheviqit,shqiptaret ne Kosove po i ndjek hija e vdekjes

KUFOMA E ASTRIT DEHARIT T´IU LIHET NË DERË QEVERISË VRASTARE DHE KUISLINGE DERI NË DOREHEQJE!

*Kete shkrim nuk po e shkruaj per motive politike,sepse kurre ne jeten time,nuk kam qene dhe nuk jam anetar i ndonje partie politike. Po e shkruaj sepse nga kjo qeveri kuislinge askush me nuk eshte i sigurtw dhe çdo qytetar te saj po e ndjek hija e vdekjes,nga ish bashkepunetoret  e UDB-es serbe dhe pushkagjinjve te eskadonit te vdekjes…!

*Keshtu eshte kur QEVERIA KUISLINGE E KOSOVES nuk doli nga vota e lire e qytetarit,por doli nga pazaret e nentokes te klaneve mafioze per interesa personale dhe jo kombetare

*Dhembja nuk eshte vetem e familjes Dehari,dhembja eshte gjithkombetare

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Kur lexova per vdekjen e dyshimte te Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit, trupi dhe shpirti mu trishtua dhe me kujtoi vdekjen e atdhetarit te rrafshit kombetar, prof, Xhemajli Berishes, i vrare nga banda shqipfolese e UDB.es serbe. Xhemajli Berisha, ishte arrestuar nga zagaret shqipfoles qe i sherbenin gjaksorve te kasapit te Slobodan Milosheviqit. Zagaret qe e morren ne pyetje dhe e gjuajten nga kati i trete i UDB-es serbe ne Prizren akoma jane gjalle disa shetitin te lire ne Prizren,ne Kosove dhe disa jane jashte vendit,ne Austri.

Patrioti Xhemajli Berisha ishte ne birucen numer 21,kthina e fundit, ne te majte,afer WC-es,bashke me nje te burgosur politik,Remzi Gashin nga Sopniki i Rahovecit…

Qente shqipfoles te Slobodan Millosheviqit,tradhtaret dhe spiunet e Beogradit me arrestuan mua per Demonstrat e Zhurit dhe  kerkonin denimin prej dhjete vjet deri me vdekje sipas nenit 139 lidhur me nenin 114 dhe me vendosen ne shtratin e Xhemali Berishes duke me thene se tani une e kam radhen. Me arrestoi RRustem Ramosaj, i Cerabrekut te ulet me urdhet te kryeprekurorit, Skender Morina,turkufil,nga Prizreni,Sylejman Limani,gjyqtar hetues nga Opoja,udbashet Xhemali Shasivari, nga Bresana e Opojes,djali i Abedin Shasivarit, spiuni i betuar i Serbise, morri pjese ne pritjen e babait te tij ne Gazimestan,Slobodan Millosheviqit, miku i Islam Alis, argat i besuar i Gojko Popoviqit,gjaksorit çetnik qw sherbente ne kufi dhe vrau shume shqiptar dhe i humben pa shej e pa dok, udbashi tjeter ishte Bashkim Braha,nga Hasi, tani anetar i Partise Demokratike te Kosoves (PDK). Gjyqtari proserb, Pjeter Pergjoka, qe gjithmone merrte vullnetarisht per t´i denuar shqiptaret me denoi me tete vjet burg te rende (google,faksimil origjinal me shkrim e me vule)dhe qeni i Serbise,turkofili,Skender Morina, beri ankese dhe kerkonte denimin me vdekje per mua. Te gjitha informatat i merrnin nga spiunet e fshatit;Ymer Kurtaj, djali i Azem Azem Kurtaj, i lindur me 1920, i nenes Fatime, bashkepunetor babe e bir te Serbise, te dekuruar me “znacka” deri ne kerthize,percjelles per vrasjen e shume shqiptarve ne kufi dhe tentim vrasjen e atdhetarit Sylejman Krasniqit, Mejdiu,Reshati e Rizani,vellezer,Fadili dhe disa kelysh tjere (lexo faksimilet origjinale google nga Reshat Badallaj-Zhuriani: “Tradhtaret ne zonen kufitare dhe shkrimin tjeter:Zhuri dridhi themelet e Beogradit me 28 mars 1989…por, keto dite kemi zbuluar edhe shume te zeza te tyre,procesverbale me shkrim…). Derisa merreshin me mua keta qente dhe langonjt e Serbosllavise,spiunet dhe gjaksoret e Drazh Mihajlit, benin paterdi dhe hata me grate e tyre, rreth ushkurit dhe lezetit.

Perse e shkrova kete?

Sepse ne vitin 1989, banda vrastare shqipfolese e UDB-es e vrane prof. Xhemali Berishen, dolen me deklarate zyrtare:”Xhemali Berisha kerceu nga kati i trete dhe vdiç….”. Dhe, kush i besoi eskadonit te vdekjes te ketyre kelyshve te UDB-es? Askush!-Mire, po e zeme deklaraten zyrtare te ketyre langonjve te udb-es serbe se kerceu nga kati i trete? Po shtrohet nje pyetje e thjeshte dhe logjike:A kerceu prej deshires apo prej ZORIT,SIKLETIT TE SHPIRTIT…?

Informatoret e Serbise, spiunet e udb-es serbe,tradhtaret e kombit edhe sot shetisin te lire neper Kosove,Prizren dhe njeri langua eshte ne Austri,sipas burimeve mire te vertetuara.

Tashti, rasti i Astrit Deharit

Nuk dua te paragjykoj per vdekjen (vrasjen?)  e Astrit Deharit,por, sipas Prekurorise konsiderohet si vdekje e dyshimte gervishje ne qafe dhe ne duar (por jo gjak)… le per te dyshuar se duhet pyetur domosdoshmerisht:A thua ka valle akoma punetor te Sigurimit te shtetit  Serb,udbashe qe kane punuar ne kohen e Serbosllavise?Perse i piu ilaçet (sipas tyre)? Çfare doze kishin? Sido qe te jete, ilaçet i morri per te vetevrare (sipas tyre), prej deshires apo prej ZORIT?

Me vdekjen e dyshimte gjithmone sipas kryeprekurorit Syle Hoxha, ne Prekurorin  Themelore  ne Prizren,pasi te zbardhet rasti duhet te largohet menjehere jo vetem Ministria e Drejtesise,por, tere QEVERIA KUISLINGE DHE VRASTARE QE VRET QYTETARET E SAJ!?

Keshtu eshte kur kjo qeveri kuislinge,hajdutesh,kusaresh,oligarkesh,kriminelesh,nuk eshte zgjedhur me voten e lire te popullit,por eshte zgjedhur me pazare te nentokes kriminale qe vetem te zeza po i sjellin vendit nga zezenaja e kesaj murtaje te zeze te udhehequr nga ish kopili i Titos,hajni i Diaspores dhe krahu i djathte i Rrahmanzinjve,Isa Mustafa dhe klani “PRONTO”, qe per interesa te veta personale assesi kombetare, vodhen Kosoven deri ne palce,duke bashkepunuar me ish-jugosllavet (LDK-en) e larguan bashkeluftetaret. Kjo qeveri e zorit, e nentokes kriminale eshte taman si klani i ZEMUN POLJES, duke bashkepunuar me titista,udbashe,kriminele,hajna, ne dem te vendit qw varferia ka prekur mish e asht. Kjo qeveri kuislinge po i bie vazhdimisht kambanave te mortit kunder Kosoves. Kesaaj radhe mort beri me vrasjen e Astrit Deharit(?), djalin e nje familje atdhetare me origjine nga Kumanova…

Morti rafte mbi kuislinget,nderkaq, i shprehim ngushllimet me te thella familjes Dehari! I qofte i lehte dheu i Shqiperise Etnike dhe shpirti i befte drite! Dhembja nuk eshte vetem e Juaja, DHEMBJA ESHTE GJITHKOMBETARE!

Familja,populli, duhet qe kufomen e trupit te pa shpirt, duhet lene ne dere QEVERISE KUISLINGE DERI NE THEQAFJE!

P.S. Kete shkrim nuk po e shkruaj per motive politike,sepse kurre ne jeten time,nuk kam qene dhe nuk jam anetar i ndonje partie politike. Po e shkruaj sepse nga kjo qeveri kuislinge askush me nuk eshte i sigurtw dhe çdo qytetar te saj po e ndjek hija e vdekjes,nga ish bashkepunetoret  e UDB-es serbe dhe pushkagjinjve te eskadonit te vdekjes…!

Kaq kesaj radhe nga une,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shumë borxh i ke Kosovës dhe kombit tonë – bashkëpunëtor i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu…!

reshat badallaj

reshat badallaj

Shumë borxh i ke Kosovës dhe kombit tonë – bashkëpunëtor i UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiu…!

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Përtej një replike me Baton Fazli Haxhiun, spiunin e UDB-së

Çka bisedove fshehurazi në Brezovicë me kryeudbashin Jovica Stanishiq dhe gjakësorët serbianë…? Në shenjë respekti për gazetën më të lexuar në rajon “KOSOVA SOT” dhe lexuesve, u kërkoj ndjesë për fjalorin, sepse nuk i kam humbur elementet e kulturës shqiptare, kështu e kërkon ky derëzi dhe qyp i Serbisë. Fjalori le të mbetet në ndërgjegjen time, nuk marr këshilla nga malokët, që nuk e kanë lexuar edhe një libër dhe që e hanë sapunin për djathë. Këta nuk mund të bëhen më të mëdhenj se Fishta, Kuteli, Agolli…

Bashkëpunëtori i UDB-së serbe, spiuni i Jovica Stanishiqit, dylberi dhe qehaja i Beogradit, Baton Fazli Haxhiu, ka dy rrugë: të dalë në pazar si dalin burrat dhe të përgjigjet publikisht, ose t’i drejtohet gjyqësisë në shtetin e tij në Biligrad,ose gjykatës së instaluar në Prishtinë, e mbushur me titistë. Si të duash. Reshat Badallaj-Zhuriani gjallë është. Baton Haxhiu, ti e di se shpifja është e ndaluar me ligj. Kur them e di, sepse je i dënuar për shpifje më datën 8 dhjetor 2010, p.n.1984/07, nga neni 188, por akoma i padënuar për vjedhje të parave të kolegëve të tu gjatë luftës, akoma i padënuar për shumë vepra penale, për krim të organizuar ekonomik, i lidhur bashkë me bandën mafioze të racistëve, hajnave, krimineleve të nëntokës serbe “DEVOLLI”, që këta tregtinë ilegale kundër Kosovës e kanë bërë, e bëjnë dhe do ta bëjnë me Serbinë, duke dëmtuar për 500 mijë euro që po dihen publikisht, se vetëm një Zot i madh e di se sa milionë, për tentim ilegal natën, me kafe, kur u kapën me pelë për dore, për tentim vrasje të miliona shqiptarëve me krunde derrash me simptome kancerogjene, që është vërtetuar nga dy shtetet. Dënimin do ta merrni nga POPULLI dhe jo nga langonjtë titistë që ia keni zënë frymën këtyre të instaluar në gjykata, hetuesi, prokurori, që kanë dënuar shqiptarët për “Nacionalizëm…. Pra, në qoftë se është shpifje kjo që e shkruaj dhe e them, drejtoju këtyre langonjve që i përmenda më lart… Unë Reshat Badallaj-Zhuriani vendosa t´i drejtohem Baton Fazli Haxhiut, përtej një replike, me letër të hapur edhe pse publikisht me emër e mbiemër kam shkruar shpeshherë në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, për këtë anëtar të UDB-së famëkeqe serbiane që nga viti 1990. Do të dëshiroja kësaj radhe që ky dabiç, Baton Haxhiu, të dalë në pazar si burrat dhe t´i lidhë kijet me mua, të replikojë, të mbrojë atë që e akuzoj publikisht, ose t´i drejtohet hetuesisë në Beograd apo në Prishtinë, e instaluar nga kopeja serbiane që mjerisht në Prishtinë është e mbushur me langonj të garniturës titiste dhe Baton Haxhiut. Me ketë kopil të Beogradit, Baton Haxhiun, nuk kam luajtur me ashik bashkë, fatmirësisht sepse nuk do më largonte këtë damkë të zezë duke më thënë: “Po ti je shoqëruar me Baton Haxhiun”. Shyqyr Zotit që asnjë kafe nuk e kam pirë më këtë, pra po ja futi thellë kunjin të gjithë atyre që kanë qenë dhe janë shoqëruar me këtë kobëzi dhe spiun, sepse më shumë të drejtë thoshte i Madhi Sami Frashëri:”Për me ditë se kush je, më trego me kë rri…”. Por, kam vendosur publikisht t´ia hedh dorashkën si burrat që ta vlerësoni Ju lexues të nderuar.

Kush je ti kopili i UDB-së serbe Baton Fazli Haxhiu, që tentove qëllimisht të vrasësh shqiptarët?

Baton Haxhiu është djali i argatit serb, Fazli Fazliut, i lindur në Poklek, jeton në Prishtinë, bile në Fshatin Ndërkombëtar. Spiuni Baton Haxhiu, për veprimtarinë antikombëtare të familjes tënde dihet botërisht dhe unë nuk po t´i përmend të gjitha kësaj radhe, sepse je një bishtdredhur që ke ngrënë çorbën e kuzhinave të Beogradit dhe i shtavitur atje, mundohesh t´ua turbullosh mendjen shqiptarëve, duke i hedhur pluhur syve në ditën me diell. Ama me mua nuk mundesh ta fusësh minaren dot në thes. Ti njeri i Serbosllavisë, Baton Haxhiu, me sa mend u mundove të provokosh shqiptarët, duke thënë: “Babanë tim Fazliun, që në popull njihet si Fazli Qeli dhe Fazli spiuni, ma kanë maltretuar serbët…”. Mirë, por, për të besuar shqiptarët se vërtet është kështu, jepe publikisht një aktakuzë, aktgjykim, përndryshe nuk pinë ujë rrenat e tua të pakripë fare. Duke ua matur pulsin shqiptarëve se a kanë dijeni, se ju familjarisht keni qenë të lidhur me mish e me shpirt me serbianët dhe atë me ata UDBashë, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar. Pa merak fare populli i di të gjitha, ndonëse ty bashkëpunëtori i Jovicës, shqiptarët i konsideron thasë me kashtë! Publikisht po të çoj fjalë ty spiuni i UDB-së serbe, bashkëpunëtori i Jovicës, Baton Fazli Haxhiut, se akoma nuk kam përfunduar me ty dhe me yt atë, Fazli Qelin, se si e rekrutoi babanë tënd në organizatën kriminele serbe, OZNA, TAFIL ZENA dhe si i burgosën mësuesit në Gllogovc. Më mirë thuaje vetë, mos ta them unë se ti e dinse të del gjizë. Kësaj radhe nuk do të merremi shumë më babanë tënd, Fazli Qelin, por duhet të tregosh sa për dijeni vetëm këtë se a është kjo e vërtetë, në qoftë se jo thuaje publikisht, sepse kam marrë qindra letra, duke thënë: “Reshat Badallaj-Zhuriani, të lutem zbardhe biografin tradhtare të spiunit të UDB-së serbe të familjes së Baton Haxhiut dhe hajninë e tyre…”.

Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së, burgos mësuesit, përse në xhaketën e tyre mbanin shqiponjën

Në vitet 1971-1970, babai yt Fazli Haxhiu, ose Fazli Qeli si e njeh populli, a është rekrutuar në Gllogovcin e asaj kohe në UDB-në famëkeqe nga Tafil Zena, kriminel i OZNA-s, që në pikë të ditës nëpër Drenicë ka shëtitur si gangster i armatosur bashkë me argatin L. H. drejtor i shkollës “Vëllazërim- Bashkim” i kanë burgosur dy mësuesit: O.R. Gashi dhe Is.Kr. bile i kanë arrestuar shqipfolësit si yt at, vetëm e vetëm përse mbanin SHQIPONJËN NË XHAKETËN E TYRE në anën e majtë. Is.Kr., mësues, u kthye sërish në mësim, ndërkaq, mësuesi tjetër O.R. Gashi kurrë më nuk u pa! A të ka treguar Fazli Qeli, yt atë se ku humbi ky mësues pa shej pa dok, apo është gjallë, kushedi!? Po pres të deklarohesh publikisht. Dhe, në qoftë se nuk e di të tregojmë ne more bandit i UDB-së serbe! Ne për hatër të lexuesve po të ndihmojmë pak. Mësuesi ishte nga Dobërdoli…! Kur erdhi Ansambli i këngëve dhe valleve nga Republika e Shqipërisë (1971), në Kosovë, erdhi edhe në Serbicë-Skenderaj. Një kameraman nga Shqipëria, Ilia Terepini, e këshillon njëfare Ali Haxhiu të hiqet fotografia e kriminelit në ranglistë i pesti, kriminel i tmerrshëm, që ka vrarë mijëra shqiptarë, fjalën e kam për qenin plak Josip Broz Titon, që disa shqiptarë-shitur e quanin baba dhe ortak gruaje! Kjo u konsiderua si vepër penale dhe Ali Fazliu dënohet me burg, por me intervenimin e babait tënd, argat me tradita të moçme antishqiptare dhe spiun i tyre, Aliu nuk e mban asnjë ditë burg. Kjo a është e vërtetë, ti bashkëpunë- tor i Stanishit, Baton Fazli Haxhiu!? Na thoni ku intervenoi babai yt, te kush, shqiptarë-shitur apo serbian ishte ai, si thua ti more bashkëpunëtor i Serbisë? Ti, Baton Fazli Haxhiu, a e njeh njëfarë xhaxhai tënd që mban emrin Mursel Haxhiu? A ishte ky drejtor shkolle në atë kohë në QAMO, që mbante emrin e qenit plak të mareshalit Tito, në Gllogovc? Më thuaj përse u dënua prof.mr. Ymer Elshani, me 18 vite burg, natyrisht se edhe është përjashtuar nga puna. A jeni në dijeni për këto të zeza antikombëtare dhe në shërbim të gjakësorëve serbo-çetnikë. Kush e futi në kurth? Fol, apo të ta them unë! Ti bashkëpunëtori i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, po të hedh në brazdë – Ymer Elshani, si pjesëmarrës aktiv i Demonstratave të 1 e 2 prillit dhe largoi nga muret e shkollës emrin e kriminelit Josip Broz Tito dhe vuri heroin kombëtar Gjergj Kastrioti. A je në dijeni për këto marifete të familjes suaj. A e dini se kush ndikoi për të burgosur Ymer Elshani? E di mirë ti more qerrata, po nuk ta mban të rrëfehesh, sepse jeni të përlyer deri në fyt me krime kundër shqiptarëve…!!! Të gjitha do të zbardhen faqet e historisë kriminele që nga gjyshi yt e deri te ti. Pa merak fare!

Ymer Elshani është i masakruar me tërë familjen në Poklek të Gllogovcit, më 19 prill 1999…

Edhe ca fjalë për familjen tënde dhe do të vazhdojmë me ty, Baton Haxhiu. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës (ju tregova më lart se ku është i lindur ky bashkëpunëtor i UDB-së). Trungu i kësaj familjeje, shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe u kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t’i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t’i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familjeje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qen serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë…Edhe diçka: Pyeti të parët e tu, a kanë gisht në vrasjen e Shaban Palluzhës…? Vetëm pyet njëherë dhe në qoftë se nuk është e vërtetë thuaje publikisht që është shpifje. Ama pyet burra të kombit tim, e jo burra të kombit tënd serbo-çetnikë!? Kush ishte dhe çka ishte UDB-ja? “Uprava Drzavne Bezbednosti” (përkthim: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) akronim UDB, shërbim i sigurimit shtetëror jugosllav dhe paralelisht ishte polici sekrete. UDB-ja u themelua në vitin 1946 dhe veproi pandërprerë deri në vitin 1990. Kjo organizatë terroriste kishte për qëllim likuidimin e kundërshtarëve politikë, burgosjen, maltretimet në mënyrat mesjetare. Urdhri për vrasjen dhe humbjen pa gjurmë merrej personalisht nga shefi i saj, Josip Broz Tito, që mjerisht shumë shqiptarë-shitur e mbanin fotografinë e këtij satrapi në murin e odave, për ta parë mysafirët dhe disa herë kam shkruar në gazetën lidere në rajon, “KOSOVA SOT”, se ky soj shqipfolës edhe gratë e shtratit ia kanë dhënë qenit plak Titos dhe e kanë ndier veten të privilegjuar, po deshët mos e besoni, por pyetni vetë këta sojzezë! Partizani i Titos, Dalibor Jakaz, në vitin 1943, ishte ushtruar në Moskë. Më lart shkruam se UDB-ja ishte themeluar në vitin 1946, nga ndarja e OZNA-s në shërbim civil dhe ushtarak. UDB-ja doli si pjesë e policisë dhe KOS-it, Shërbimi i Kundërzbulimit që vepronte në armatën jugosllave. Shefi i UDB-së deri në vitin 1966 ishte Aleksandër Rankoviq, i njohur si “Leka”, përndryshe kasap i shqiptarëve. Ky qen serbian ishte betuar se në Kosovë nuk do ta lërë gjallë asnjë plisbardhë, dhe se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat e tyre. Ky kasap në Kongresin e Brioneve jep dorëheqjen, jo për shkakun se bëri KASAPHANE në Kosovë, por pse rrezikohej pushteti i Titos, kriminel i tmerrshëm, që të vriste dhe fshihte dorën e përgjakur. Mirëpo, propaganda e sahanlëpirësve shqipfolës, ishte që Tito e ndërroi Rankoviqin për dhunën kundër shqiptarëve. Këto ishin pallavra të spiunëve dhe tradhtarëve shqiptarë-shitur dhe bythëlëpirës. Në kuadër të këtyre bandave terroriste serbo-çetnike bënin pjesë nëntë divizione. Divizioni i dytë merrej me “emigracionin armiqë- sor”. Ishin zagarët dhe langonjtë më të besueshëm të Serbisë gjakatare. Gjakësorët antishqiptarë përdornin mjetet më primitive mesjetare deri në sëpatë e hanxhar. Në këtë bandë terroriste serbe bënin pjesë babë e bir, Fazli e Baton Haxhiu, kancer të kombit shqiptar…

Për të gjitha që them dhe shkruaj, mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

147647000343797

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

Shkruan: Skender Jashari  (Pjestar i Grupit te Dobrosinit te Levizjes se Lirise)

Më 13 tetor 2016, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Prokurori i EULEX-it( pasardhësi i Maurizio Salustro), ndryshon aktakuzën, kundër Grupit të Lëvizjes së Lirisë, tashmë në medie i emërtuar si Grupi i Dobrosinit, mirpo siç edhe çdonjëri mund ta shohë më poshtë- e të bëjë krahasimin, mund të shohë që asgjë s’ka ndryshu. Ende akuzohem me akuza të porositura nga Serbia. Të qartësohemi, siç kam theksu me mijëra herë, në çdo rast kur akuzoj EULEX, kam targetuar-akuzuar vetëm ata zyrtar të këtij misioni, që janë të lidhur me Serbinë pra fraksionin e EULEX-it, e absolutisht nuk përfshi asnjë rast të zyrtarve të këtij misioni, të cilët vijnë nga vendet mike të Shqipëtarve( që i dijmë të gjithë këto vende!). Siç edhe ju mund ta shihni, duket qartë që asgjë nuk ndryshon realisht, nga aktakuza e parë( 20 shkurt 2013), nga kjo e quajtur e ndryshuar më 13 tetor 2016!

Konsideroj bindshëm, prokurori i fraksionit të EULEX-it, Tomas Meskauskas, denjësisht është duke e vazhdu praktikën e Salustros, pra që akuzat e Serbisë, t’i zbatoj edhe në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Aktakuza e bërë më 20 shkurt 2013, përfshinte veprat penale:

1.Kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 109 paragrafi 1 n.10, 100 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës( KPK), momentalisht e ndëshkueshme nga Neni 135(1.10) dhe Neni 136(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës( KPRK), për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me pjesëmarrës tjerë të një grupi të vetëquajtur terrorist të njohur me emrin “ Lëvizja e Lirisë” me qëllim që”

a) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme Qeverinë e Republikës së Serbisë të ndërpre aktivitete e saja politike në rajonin e Bujanovcit;

b) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme pjestarët e nacionalitetit shqiptar të forcave policore të Serbisë të largohen nga vendi i tyre i punës; dhe

c)të detyroj në mënyrë të kundërligjshme “bashkësinë ndërkombëtare” që të pozicionoj forcat paqeruajtëse në rajon,

Ka kryer veprat si në vijim:

-Ka qenë pjesëmarrës në sulm duke dëmtu kontejnerin e Policisë Kufitare Serbe të vendosur në Bujanovc, duke shtënë me armë të ndryshme, që të gjitha në posedim dhe shfrytëzim të jashtëligjshëm, një numër të pacaktuar fishekësh të kalibrave të ndryshëm, në bashkëpunim me Enver Musolli dhe me një numër të pa definuar bashkëpunëtorësh tjerë. Në Dobrosin( komuna e Gjilanit), me 7 tetor 2012 rreth orës 21:35.

-Ka mbajtur ilegalisht në pronësi dhe ka kontrolluar një numër të pacaktuar armësh( duke përfshirë pushkë sulmi, armë automatike dhe raketahedhës) të cilat janë në posedim të grupit terrorist “Lëvizja e Lirisë”, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj; Në një lokacion të paspecifikuar, duke filluar nga më së voni prej muajit Prill 2012 e deri më 16 tetor 2012.

2.Pjesëmarrje në grupe terroriste, në kundërshtim me Nenin 113(3) të KPK-së, momentalisht e ndëshkueshme nga Nenin 143(2) KPK-së për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj aktivisht kanë qenë pjesëmarrës në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si “Lëvizja e Lirisë”, të cilët në mënyrë inter alia kanë hartuar kërkesa për përgjegjësi, kërkime të armatimeve, kryerjen e veprave penale të përshkruara më lartë ose përndryshe duke vënë veten në dispozicon të grupit terroris dhe veprimeve të tij. Në një vend të paspecifikuar të Kosovës, duke filluar nga më së voni prej Prill 2012 dhe deri me 16 tetor 2012.”1

E që me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan ( PKR.Nr. 53/13), jo vetëm që vërtetohen, por madje edhe për më shumë rëndohen, madje duke dënu për kryerje të aktit terrorist, edhe personat që fare as në aktakuzë nuk janë akuzu!

Citoj:”

Për veprën penale të përshkruar në akuzën 1, në bazë të nenit 3(2) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 136(1) dhe 135(1.10), me 6(gjashtë) vjet burgim; Për veprën penale të përshkruar në akuzën 2, në bazë të nenit 3(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 113(1) të Kodit Penal të Kosovës, me 4 ( katër) vjet burgim;…”2

Ndërsa edhe në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ( PAKR 145/2014), vërtetohet e njejta, që është thënë në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit( PKR.Nr.53/13), citoj:”

a) Për ( pika një) kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:

I pandehuri, në bashkëkryerje me pjestarët e tjerë të grupit të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ me qëllim që padrejtësisht ta detyrojë Qeverinë e Republikës së Serbnisë për t’i pushu aktivitetet policore në regjionin e Bujanovcit, padrejtësisht t’i detyrojë pjestarët shqiptarë të policisë serbe që t’i lëshojnë vendet e tyre të punës dhe padrejtësisht ta detyrojë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ të dërgojë forca paqeruajtëse në rajon; ai ka pasur në posedim dhe kontroll të kundërligjshëm një numër të pacaktuar të armëve( përfshirë këtu pushkë, mitraloz dhe raketahedhës) të cilat ishin në dispozicion të grupit terrorist “Lëvizja për Liri” në bashkëkryerje me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj në një vend të paidentifikuar duke filluar më së voni, nga prill 2012 deri më 16 tetor 2012.

b) Për ( pika dy) pjesëmarrje në grup terrorist në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:

I pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj, ka marrë pjesë aktivisht në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ duke përpiluar deklarime për përgjegjësi, duke kërkuar armatim, duke i kryer veprat e përshkruara më lart, dhe përveç këtyre, duke e vënë veten në dispozicion të grupit terrorist për aktivitetet e tij. Aktivitetet janë zhvilluar në një vend të paidentifikuar në Kosovë duke filluar, më së voni, nga prill 2012 deri më 6 tetor 2012, dhe..”3

Ndërsa siç shihet në këtë rast vërtetohen akuzat për këto vepra penale, edhe pse siç do paraqitet më pas, kinse është hequr kryerja e veprës penale( kryerja e aktit terrorist), dmth në paragrafin 43, të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML-241/15, citoi:” Gjykata e Apelit ka hequr disa veprime të caktuara nga sjellja kriminale që i atribuoheshin të akuzuarve në vijim: … -Skender Jashari-Pjesëmarrja në sulm më 07 tetor 2012 rreth orës 21:35;”4 ndërsa dënimi për këtë pikë, realisht vetëm është zbutur!

Ku citoj:

” • Për veprën penale të përshkruar në pikën një: Kryerja e terrorizmit, sipas nenit 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së me 5( pesë) vjet burgim;

Për veprën penale të përshkruar në pikën dy: pjesëmarrja në grup terrorit në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së, me 4( katër) vjet burgim;…”5

Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, në Lëndën PML-241/15, të 19 prill 2016, theksohet, citoj:

AKTGJYKIM

  1. Kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga avokati mbrojtës në emër të të pandehurit Muhammed Aliu, Skender Selmani dhe Gazmend Lakna, si dhe nga i akuzuari Skender Jashari pranohen pjesërisht, dhe aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të të akuzuarit Muhamed Aliu, Skender Selmani, Gazmend Lakna dhe Skender Jashari, si dhe lënda kthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
  2. Aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të akuzuarit Valon Jasharit, Gazmend Xhemshirit, Qendrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj pasi ekzistojnë arsye për të vendosur në favor të tyre.(…)6

Ndërsa më 13 tetor 2016, Prokurori i fraksionit të EULEX-it( Tomas Meskauskas) pasardhësi i Maurizio Salustros, vazhdon po të njejtat akuza, por paksa të rimodeluara!

Citoj:“

  1. KRYERJE E VEPRAVE TERRORISTE

Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij, më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1korrik 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrejtë

  1. Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
  2. Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
  3. Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,

Kryen vepra terroriste duke

A. Shkaktuar rrezik të përgjithshëm më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, ku ishin në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 157 fishekë nga tri armët e poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit të kalibrit 7.62mm në stacionin e Policisë Kufiare Serbe, që gjendet rreth 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh atyre që ishin në detyrë në vendin e krimit në momentin e sulmit, jetën e policit serb Branislav Markovic dhe jetët e zyrtarëve të tjerë, dhe

B.Posedim dhe përdorim të paautorizuar i një sasie të madhe( më shumë se katër) të armëve me së paku datën 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, kur në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshirin( deri më 1 tetor 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhajk( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Laknën, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, i pandehuri Skender jashari

– Në mënyrë të paligjshme poseduan së paku një armë të llojit “TT” të kalibrit 7.62mm ( deri më 1 korrik 2012), dy armë automatike AK 47 të kalibrave 7.62*39mm, një mitraloz të lehtë të kalibrit 7.62*54mm, dy pushkë snajper të kalibrit 12.7mm dhe një raketahedhës.

-Në mënyrë të paligjshme përdorën me Enver Musolli dy armë të kalibrit 7.62mm gjatë sulmit në stacionin e Policisë Kufitare Serbë afër fshatit Dobrosin më 7 tetor 2012.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Kryerja e veprave terroriste në kundërshtim me Nenin 135, paragrafi 1.7 dhe 1.10, Neni 136 paragrafi 1 dhe Neni 31 të Kodit Penal të Kosovës( KPK).

  1. PJESËMARRJA NË NJË GRUP TERRORIST

Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1 korrik 2012), Muhamed Aliu and Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012) si dhe Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani ka marrë pjesë aktive në grupin terrorist duke

  1. marrë pjesë në trajnime ( ekspedita ushtarake) më 15 maj 2012 dhe 14-15 qershor 2012.
  2. poseduar në mënyrë të paligjshme të një sasia të madhe( më shumë se katër) armëve.

2 marr pjesë në së paku një sulm terrorist së bashku me Enver Musolli më 7 tetor 2012, të përshkruar më lart.

  1. marr përgjegjësinë në mënyrë publike për sulmin e datës 28 qershor 2012 dhe 7 tetor 2012 të kryer nga ky grup.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën penale Organizim dhe pjesëmarrja në një grup terrorist në kundërshtim me nenin 113 paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës( KPPK).

  1. SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Skender Jashari, më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, duke qenë në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrjetë

    1. Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
    2. Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
    3. Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,

Së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 63 fishekë nga tri armët të kalibrit 7.62mm të poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit, në stacionin e Policisë Kufitare Serbe, që gjendet 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e policëve që ishin në detyrë në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në kundërshtim me Nenin 291 paragrafi 1 dhe neni 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës(KPPK).”7

Shkruan: Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. !

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani 

Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë “Crna Gorës”. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE.

Ditë më parë, në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, lexova se me të madhe po llomotitet për luftën, nga disa axhami dhe nga disa hajna me renome evropiane, kinse komandant të luftës. Si thonë dikush thumbit e dikush patkoit. Nejse, vlera më e çmuar e njeriut është shprehja e mendimeve të lira. Ama, kur ke të bësh me axhami, hajna, e sidomos me Qeverinë kuislinge të ardhur në krye të vendit me vota të vjedhura, të manipuluara, me pazare të nëntokës të grupeve dhe klaneve mafioze, është e pamundur që të mos reagosh dhe mu për këtë domosdoshmërisht u bë sebep ky shkrim. Thonë se Albin Kurti paska kërkuar luftë kundër Malit të Zi!? Këtë e lexova dhe disa të tjera që jepen si patriotë, por të mbushur me hajni deri në fyt. Vendi i vogël si Kosova e ka një të mirë të madhe, sepse njihemi të gjithë si paraja e kuqe dhe i dinim në hollësi se sa lugë ka brenda. Ç´është e vërteta, për ish-jugosllavët dhe kuislingët të murtajës së zezë, Qeverisë kuislinge, personalisht nuk e kam lexuar, sepse ka kohë që jam në terren dhe nuk u lodha për të kërkuar deklaratat e Qeverisë oligarkësh, kusarësh e renegatësh e mbushur me një kope hajnash, banditësh, kriminelësh, udbashë, kusarë e dreq të mallkuar, që kinse këta e kundërshtojnë luftën!? Kjo nuk me habiti sepse kjo dihet botërisht që lufta u kundërshtua mu në kohën kur Kosova ishte në tehun e thikës të jetë apo të mos jetë, këta bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar dhe me Beogradin për te zezën e vendit. 50 vjet ish-jugosllavët (LDK) i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë duke bashkëpunuar me gjakësorët, duke i maltretuar, burgosur, vrarë e prerë me sakicë e hanxhar shqiptarët prapa krahëve dhe i humbnin pa shenjë e pa dokë…

lbin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin Por, fët dolën edhe disa ish-“komandant” profiterë dhe hajna të luftës duke thënë “…se Kosova ka djem që luftojnë, por lufta tani për tani nuk na shkon për shtati…” e disa pallavra tjera dhe ec e mos reago kundër këtij soji të ndyrë matrapazësh e hajnash. Ne po i analizojmë një nga një me gjakftohtësi kundër këtyre që flasin në emër të popullit. Do të ishte diçka tjetër dhe normale në qoftë se këta llomotitin për interesa personale dhe të bandave të tyre që po e quajnë veten parti. Por jo në emër të popullit, duke bërë pazare sërish pa hanxhiun. Ne pyesim me shumë të drejt: Kush jeni ju që llomotitni në emër të popullit? Kundër kujt luftë? Albin Kurti po kërkon luftë. Mirë. Kundër kujt luftë? -Kundër Malit të Zi! Pse? Edhe pse dihen orekset e sllavo-jugorëve kundër tokave tona për të coptuar. Qëllim i kamotshëm ishte dalja në Adriatik përmes Durrësit, por shqiptarët i pritën duke ia mbushur grykën barot. Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë Crna Gorës. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE. Përndryshe, luftë me Malin e Zi është budallallëk dhe axhamillëk. Bota, Amerika, Mali Zi… do thoshte përse? Dhe axhamillëkët do të mendonin se NATO dhe Amerika do të na përkrahin të shkrepim pushkë për të ndezur luftën

Profiterët e luftës Sakaq, llomotisin me fodullëk edhe disa hajna “komandantë”, bile sertë, duke i njollosur luftën e UÇK-së, luftën më të pastër kundër pushkagjinjve serbo-çetnikë të nipave të Drazh Mihajlit, luftën më të pastër që njeh bota e qytetëruar. Kot e keni. Nuk ju beson më askush, ju ka dalë boja dhe populli më nuk jua varë, por ju zë si hajna dhe kuvarë, që me para të popullit keni bredhur në kohën e luftës, nëpër bordele të Tiranës, kur vriteshin shqiptarët maleve, fushave dhe në pragun e shtëpisë. Dezertonit, shkonit pas vejushave. Akoma këta, kam informata të sigurta, vrapojnë pas këtyre kudrave që ia poshtëruan edhe varrin burrit. Nuk habitem fare me këtë soj, sepse e kanë me zanat për punë të ushkurit. Populli po ju njeh që para luftës nuk kishit brekë për të veshur edhe gratë e juaja nuk kishin brekë, ecnin me “jedekllëk” në mungesë të brekëve dhe nga ju u gdhitë milionerë, me hotele luksoze si në Dubai!? Ju njohim se keni jetuar nëpër skërka ku edhe dreqi nuk bën ve dhe si uzurpuat prona shtetërore dhe ndërtuat shtëpi të reja, ku i morët paratë, bile bashkëpunuat edhe me serbët. Dhe mendoni se më populli do ju vjen pas! Kurrën e kurrës. Ju nuk guxoni më të flisni në emër të popullit, ju nuk guxoni më të flisni në emër të UÇK-së së lavdishme, sepse ofendoni gjakun dhe varret e tyre. Ju keni tradhtuar idealet e dëshmorëve të kombit, ju jeni hajna dhe kopilë dhe asgjë tjetër. Ju keni tradhtuar edhe komandantin legjendar ADEM SHABAN JASHARIN, familjen e tij dhe gjakun e heronjve të derdhur në çdo cep të trojeve shqiptare… Ju bashkuat edhe spiunët, udbashët,hajnat dhe tradhtarët e kombit të kopilit të Titos, dorën e djathtë të rrahmanzinjve, hajnin e Diasporës e të popullit në përgjithësi, titistin ISA MUSTAFA, vetëm e vetëm për interesa personale. Ju përpos që keni dëmtuar gjakun e vëllezërve që jua ka lind nëna, ju keni tradhtuar edhe gjirin e nënës që jua ka dhënë nga kraharori. Ju jeni faqja e zezë e kombit. Dhe krejt në fund fare, për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, Albin Kurti, për të mos u bërë qesharak, duhet të luftosh për të shporrur në theqafje Qeverinë kuislinge bashkë me mikun tënd më të ngushtë të zemrës, Isa Mustafën, njeriun e kriminelit Tito. A të kujtohet që Ti bashkë me disa të tjerë për gjashtë muaj ju pa bota duke u puthur me Isa zezën që 50 vjet i ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe e pësoi dhe e dëmtuat popullin. Përse e bëre këtë dhe kush të ndërseu nuk e di. Do të ishte mirë dhe vetëm një herë bëju burrë dhe rrëfeu se si i besove Isa Mustafës, që në çdo tre rreshta shante shqiptarët dhe lavdëronte Drazh Mihajlin në kupë të qiellit. Albin, e di se t´i je djalë i mirë dhe do të tregosh. Albin, bjeri kalit (Isa Mustafës) dhe jo samarit (“CRNA GORËS)! Mos u bëj qesharak, më dëgjo mua… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJZHURIANI

Për këto që shkruaj e them mbaj përgjegjësi penale e morale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Kisha serbe është “yrnek” i Jerusalemit dhe kripë në plagë të Kosovës

reshat badallaj

reshat badallaj

Kisha serbe është “yrnek” i Jerusalemit dhe kripë në plagë të Kosovës

Shkruan Reshat Badallaj Zhuriani

Serbët janë degdisur nga Karpatet dhe janë vendosur në brigjet e Danubit dhe Tisës në shekullin e shtatë . Ndërkaq, në Kosovë, në tokën Dardane kanë ardhur në shekullin XII, për të kërkuar bukë e strehë, e haram e paçin për jetë të jetëve. Më vonë, në mënyrën dinake janë bërë okupatorë dhe që nga ajo kohë këta lakmitarë të pangopur kanë zaptuar toka tona tinëzisht. Shqiptarët ishin në trojet e tyre këmbëkryq kur erdhën serbët, duke i pritur në mënyrën më bujare… Miti i këtyre të pabesëve që kafshonin hajnisht tokat tona, atëherë e sot thonë kinse Kosova është “djep i tyre” dhe mu për këtë ata fillonin të ndërtonin kisha vend e pa vend në trojet tona stërgjyshore. Serbosllavët me kujdesin më të madh tinëzare në Deçan dhe në Prizren, sipas popit Serafin të asaj kohe këto dy qytete duhet të mbesin shpirti i Kishës ortodokse serbe, bile ky gjakë- sor ortodoks e ka thënë edhe këtë:”Shqiptari është gjarpër i zi dhe kudo që shihet të goditet në kokë…”. Për të mbrojtur këto teza ogurzeza patrikanat serbe kanë marrë “yrnek”, kishat ortodokse në Jerusalem, që 15 shekuj nuk ka qetësi dhe nuk do të ketë kurrën e kurrës sa te jetë toka dhe qielli. Kjo murtajë kishtare ortodokse serbe i kanë ndërsyer shovinistët më gjakpirës që të mos kursejnë për të ngritur kisha në Kosovë dhe Kroaci.

Disa shqipfolës nuk lodhnin kokën fare për pretendimet serbe në Kosovë Mirëpo, kur shpërthyen luftërat në ishJugosllavi dhe kur në Kosovë ishte anarki totale, që nuk funksiononte asgjë, në fakt ishin disa shqipfolës,sahanlëpirës dhe puthadorë të tyre, ata nuk lodhnin kokën fare për pretendimet serbe në Kosovë. E kishin nuhatur mirë se do ta humbin Kosovën dhe i kishte kapur sikleti priftërinjtë mjekërpalarë të kishës ortodokse serbiane me kryqin e kalbur dhe mu për këtë ata provokuan shqiptarët dhe ngulën themelet e kësaj kishe që do të jetë mollë sherri si në JERUSALEM, që edhe pse e humbën Kosovën, të mos ketë qetësi në këtë vend sa të jetë toka e qielli. Për kryqtarët ortodoksë të Serbosllavisë ishte koha më e përshtatshme dhe ndërsyen langoin dhe kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviqin me nipat e Drazh Mihajlit,vojvodëve dhe mikun e këlyshit serb të Haxhi Latif Kuçit, Zhelko Razhnatoviq- Arkanin, që shëtiti nëpër Kosovë, me veturën “Mercedes”, ngjyrë portokalli. Haxhi Kuçi nuk kthehet në Kosovë, jeton në Francë, nën mbikëqyrjen e Ambasadës serbe. Ne kemi dhënë edhe dokumentin origjinal se serbët e mbrojnë këta ashkali që vodhën, dhunuan, vranë e prenë shqiptarët e pafajshëm. Pra, Slobodan Milosheviqi, kasapi i Ballkanit që bëri hata dhe kasaphanë në ish- Jugosllavi ishte arkitekti i kësaj “kishe” provokative në zemër të Kosovës dhe pikërisht në oborrin e Universitetit! Por,ç’e do kur ishin në krye të vendit disa qyqarë e mjeranë. Milosheviqi nuk u tremb dhe vazhdoi punën pa i bërë syri fërr. Ai futi bishtin ndër vegë vetëm me daljen në skenë dhe luftën titanike të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, TË PRIRË NGA BURRI I DRENICËS,ADEM SHABAN JASHARI…

Kënga e tradhtisë do t’ju këndohet brez pas brezi me lahutë…! Serbët fashistë, tani kanë filluar të nxjerrin kokë nga nëntoka duke trazuar nga varret kryqet e kalbur ortodoks dhe kanë filluar të “rindërtojnë kishën”, për të kryer amanetin e ortodoksëve primitivë të kosës mesjetare me prapavijë ndjellakeqe… Shih për këtë, Isa Mustafa, krushku i vjetër i Serbosllavisë, duke e ditur se dosjet e tij bredhin nëpër arkivat e tyre serbe, nuk ndërron udhë dhe ashiqare u vu në mbrojtje të kësaj “kishe”, që serbët e quajnë “Djep i Serbisë”. Po çka di ky? Isa Mustafa ka ngrënë shumë kocka serbiane dhe ku i ka mbetur nëpër dhëmbë thoshte është DELL. Ti kuçedër titiste ke ikur për lesh, por mos harro se i ke këmbët të lagura në ujë… Edhe Hashimi i Brojës, “Presedniku”, u vu në karshillëk të Serbisë për të mbrojtur kishën vrastare serbiane, bile e ngulur në oborr të dijes. Eh, oj pikë e zezë! Sa herë ke dredhur në këto vite o Hashim Thaçi!? Mos harro se populli po të sheh edhe në errësirë edhe ne ditën me diell. Nuk ke ku të fshihesh oj bukulë. Nuk të zë gjumi pa u përkulur çdo të tretën ditë te “spomenikët” e Serbisë.! Çka flet, ku jeton more? Bën muhabet kafeneje, dhe më keq thonë se ke mbaruar historinë. Nuk e besoj! Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe kopeja juaj na keni çarë trapin duke gënjyer te kanali i Baton Haxhiut, anëtari i UDBsë serbe dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit. A e dini ju se kush është ky teveqel, ky hajn, ky bandit, që deshi të vrasë shqiptarët me krunde kafshësh kancerogjene të RACISTËVE DHE HAJNAVE SHTETËRORË “DEVOLLI”!? Kudo që ju fryn era nuk gjendet karari. Prandaj nuk e shihni sherrin e kësaj KISHE TË KRIMIT. Në fakt, ju e dini më mirë se ne, por PËR HAJNI DHE PËR PARA E RROTULLONI GJUHËN! “UJKU ËSHTË PRAPA DERËS! MBAJENI MEND. KËNGA E TRADHTISË DO T’JU KËNDOHET BREZ PAS BREZI ME LAHUTË…! Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Për këto që them e shkruaj mbaj përgjegjësi penale e morale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Përurimi i librit “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Përurimi i librit “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Përurimi i librit “Adem Demaçi

Përurimi i librit “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Prishtinë, më 1 tetor 2016
Përurimi i librit “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Instituti Albanologjik i Prishtinës
NË lokalet e IAP, u bë përurimi i librit “ Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, të cilin e botuan basharisht Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës dhe Fondi “Nderi i Kombit-Adem Demaçi” me seli në Zurich (Zvicër).
Në këtë eviment kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, saqë një pjesë e mirë e pjesëmarrësve patën kurajon që të qëndrojnë në këmbë. Të pranishëm ishin pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, familjarë të bacë Adem Demaçit, ish-të burgosur politikë, bashkëveprimtarë të Adem Demaçit, profesorë, studentë, gazetarë, publicistë, qytetarë nga çdo cep i atdheut dhe mysafirë të tjerë.
Takimi filloi me një lexim artistik të një fragmenti të nxjerrë nga romani “Gjarpinjtë e gjakut” të Demaçit e pastaj fjalën përshëndetëse e mbajti veprimtari Selatin Novosella, që i përshëndeti të pranishmit, në veçanti familjet e dëshmorëve në emrin e tij dhe të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Më pas me një fjalë rasti në auditor u paraqit z. Valon Murati, ministër i Ministrisë së Diasporës, i cili foli për rolin e diasporës shqiptare që nga Rilindja Jonë Kombëtare e deri në ditët e sotme. Ai në fjalën e tij konstatoi se diaspora shqiptare ishte boshti kurrizor i kombit shqiptar për realizim të interesave kombëtare, siç ishte Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912, që u kurorëzua me ndihmën e mërgimtarëve shqiptarë në botë, sidomos në Rumani e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 janar 2008. Ai foli për rolin e diasporës shqiptare edhe në ndihmën e UÇK-së dhe për rolin kryesor të bacë Adem Demaçit në rezistencën tonë kombëtare.
Në podium u ftua për ta lexuar kumtesën e saj “ Adem Demaçi dhe liria” e bija e ish-të burgosurit politik, Bali Dervishit, Prof. Afërdita Dërvishi, e cila theksoi shumë gjëra që nuk i kemi ditur për veprimtarinë e Adem Demaçit.
Me një fjalë rasti, para mysafirëve u paraqit edhe Shefi i Degës së Historisë pranë IAP, z. Memli Krasniqi, që foli me pietet për figurën e Adem Demaçit dhe rolit të tij në rezistencën tonë kombëtare, qoftë ilegale, qoftë legale.
Edhe veprimtari i çështjes kombëtare z. Hydajet Hyseni shpalosi disa faqe nga e kaluara atdhetare e Adem Demaçit për çlirim, duke i uruar shërim dhe rehabilitim bacës Adem.
Në emër të Fondit “Nderi i Kombit-Adem Demaçi” me seli në Zurich të Zvicrës, u paraqit z. Sejdi Gega, i cili theksoi rolin vendimtar të Adem Demaçit në lëvizjen tonë kombëtare, duke siguruar se diaspora shqiptare prore do të jetë e gatshme për ta ndihmuar çështjen tonë deri te Ribashkimi Kombëtar.
Me kaq ky takim u përmbyll.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

 Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Ditët e fundit të kësaj bande mafioze

Qeveria kuislinge e Kosovës të marrë “yrnek ” zgjedhjet në Amerikë, se si për një fjalë goje bëhet hallakamë. Ndërkaq, në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës ka plot kriminelë, udbashë,hajna, kusarë,oligarkë… dhe askush nuk qan trapin. Çka do të ndodhte në Amerikë, po qe se njëri kandidat të kishte këso farë aferash!? Unë publikisht e kam thënë edhe këtë se në Kuvend ka deputet për vrasje të shqiptarëve, i cili është dekoruar nga Serbia. Kam dokument origjinal. Përse deri tani nuk reaguan? Nuk guxojnë se ua përplasi në fytyrë krimin e dekoratës serbe. Le të më hedhin në gjyq në qoftë se është shpifje. Ata edhe pse i kanë bërë ZAP gjykatat dhe kanë instaluar kolerën serbiane titiste dhe të Rrahmanzinjve në Kosovë.Ose:Le të guxojnë të bëjnë një reagim publik. Për këtë kriminel që e solli pansllavisti, Isa Mustafa bashkë me Ismet Beqirin (Medvedevin rus), do të përgjigjen edhe Kadri Veseli dhe Hashimi i Brojës. Kush janë në të vërtetë këta do lexoni në këtë shkrim, për të cilin mbaj përgjegjësi morale dhe penale

Shpeshherë kemi shkruar në gazetën më të madhe dhe më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, se kjo Qeveri kuislinge e Kosovës, pameritueshëm erdhi në krye të vendit. Në fakt, kjo bandë mafioze e mbushur me spiunë, kriminelë, hajna, banditë, kusarë, langonj të deridjeshëm dhe udbashë shqipfolës që kanë vrarë e kanë tredhur shqiptarët, nuk erdhën me votën e lirë të popullit, por dolën me anë të pazareve të nëntokës, të kanaleve më mafioze në Ballkan. Dolën me vota të vjedhura dhe të manipuluara. Ndonjë kokëshkretë mund të pyet:A keni fakte? Fakte sa të duash. Menjëherë pasi përfunduan votimet banda e PDK-së, akoma pa u shpallur fituesi zyrtarisht nga shtabi zgjedhor, doli e kakarisi se ne fituam! Në anën tjetër, bandat e tjera; LDK-ja (ish- jugosllavët),AAK-ja, Nisma,Vetëvendosja, në të njëjtën ditë dolën dhe thanë se këto janë vota të vjedhura, të manipuluara, pikërisht nga këta sahanlëpirës gjashtëmujor të ortakut Isa Mustafa. Gjashtë muaj, ditë e natë, kryekapot e bandave të opozitës së tashme, silleshin si prostitutat mos po u del nafaka. Tinëz popullit, prapa shpinës së votuesve, nëpër kanalet e errëta të qorrsokakëve; Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj dhe ndonjë aty rrotull, takoheshin me derdimenin me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kryetradhtarit të kombit, Rrahman Morina, ISA Mustafën. Bishtdredhuri i titizmit,kolerës shqiptare, Isa Mustafa, luante si macja me miun, me kopukët, tamam si kungujt e Banatës, Albinin, Ramushin, Fatmirin dhe me disa tellallë që merrnin pas vetes. Isa Mustafa, që ishte zier safi nëpër kazanët e kuzhinave të Beogradit,me librezë zyrtare të organizatës terroriste që quhej LKJ, që dhomat e UDB-së serbe i kishte bërë si dhomat e tij dhe që shante shqiptarët në çdo tre rreshta, i bëri lolo Ramushin, Albinin e Fatmirin dhe në çdo mbrëmje zgërdhihej duke e kujtuar se si e kaloi ditën me këta cirkus… Isa Mustafa, i dalë nga kopeja e Biligradit, pasi ia futi kunjin mirë e mirë, kryekapot e bandës së opozitës u hallakatën dhe u dalldisën. Dalldisnin përse nuk i pranoi kopili i Titos, Isa Mustafa ortakë për të vjedhur. U harlisen! Harruan atë që putheshin bashkë. Shanin nga shpati. Isa i Rrahmanzinjve tallte trapin me ta. Akoma këta e kanë kunjin e Isës aty ku s´duhet. Ne këtu pa humbur kohë e bëjmë një pyetje shumë të thjeshtë, por, shumë logjike, përpos asaj që dihet botërisht dhe që janë më meritorët që e ndihmuan Isën: Ju e keni njohur këtë tradhtar të kombit, Isa Mustafën, që i ka sjellë vetëm të zeza Kosovës dhe tërë jetën i ka ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe është dekoruar me “znaçka” deri në kërthizë nga serbianët, përse gjashtë muaj u bëtë ortakë me këtë për hajni? Flisni?

Si u formua murtaja e zezë?

Ehu, u bë gjema e madhe për Kosovën! Këtë gjëmë të zezë për Kosovën që luftoi kundër çdo pushtuesi, që u dogj, u vra e u pre nga gjakësorët të Drazh Mihajlit, me hanxhar e sakicë, padrejtësisht u formua QEVERIA KUSLINGE E KOSOVËS. Ortakët e Qeverisë kuislinge, që në fushatën parazgjedhore u shanin në rrënjë e në degë, në farë e në fis, në nënë e në babë deri në gra shtrati, i harruan të gjitha. Botërisht e akuzonin njëra- tjetrën; Ju jini kriminelë, hajdutë, spiunë, tradhtarë, sabotues të luftës… i harruan të gjitha këta langonj që lehnin si zagarët pas hënës,tradhtuan elektoratin, duke thënë punë e madhe… Shih për këtë, u bënë bashkë patjetër për të HUMBUR KRIMIN! Ja zunë bishtin me derë njëra -tjetrës:”Eja të bëhemi bashkë, se ne do të tregojmë se kë e kë e keni vrarë, e ju si keni bashkëpunuar me Beogradin kundër luftës dhe Kosovës…” Banditët i harruan të gjitha vetëm e vetëm për ta goditur në palcë Kosovën duke e vjedhur dhe shitur te të huajt për interesa personale. Në vitin 2011, i shkrova një letër të hapur Hashimit të Burojës, atëherë ishte BASHBAKAN i Kosovës, që i largoi bashkatdhetarët dhe afroi afër vetes udbashët dhe këlyshët serbianë aty rrotull (Google-Reshat Badallaj). Shkelën dhe tradhtuan gjakun e dëshmorëve të Kombit dhe u bashkuan bashkë me spiunë e kriminelë, oligarkë, kusarë e hajna, maskarenj e të pafytyrë. Turp! Hashim Thaçi, tani nga frika e hapsanës dhe për interesa personale të kolltukut vrapon, ulet dhe përkulet para varrezave të gjakësorëve dhe përkulet ku shkruan se kinse janë vrarë nga “terroristë shqiptarë” (thonjëzat janë të miat v.a.) dhe i doli zot edhe kishës se kasapit, Slobodan Milosheviq. Mbaje gojën more edepsëz! Pse qeveria i ka ditët e numëruara dhe është në derexhe të vdekjes!? Tashmë populli e ka kuptuar hilen e kësaj Qeverie kuislinge dhe u ka kthyer shpinën. U ka dalë boja rrenave, mashtrimeve të kësaj garniture gjyveç serbo-shqipfolës dhe më askush nuk e respekton dhe bën hesap as pesë pare. Banda mafioze e Qeverise kuislinge, kusarët dhe oligarkët e kanë kuptuar dhe kanë filluar të trembën. E ka nuhatur mirë bishtdredhuri dhe djali i titizmit Isa Mustafa dhe “presedniku” Hashimi i Brojës, është trap fare. Dhe kanë filluar t´i bëjnë hesapet si do të përfundojë kjo maskaradë e zezë e zeznajës së gatuar Beograd- Prishtinë. Reshat Badallaj- Zhuriani në gazetën më të shitur,më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, ka shkruar se kjo bandë mafioze e kanaleve kriminale të nëntokës ka shkruar disa herë se këta nuk trembën nga demonstratat e organizuara nga opozita, sepse i njeh mirë dhe se këta nuk e kanë serbez dhe sert… Po ashtu, në këtë gazetë lidere, shpeshherë kemi shkruar dhe po e përsërisim e ripërsërisim se këta janë të njëjtët vagabondë dhe hajna, fjalën e kam për kryetarët, kryekapot e opozitës, që ne i njohim se para luftës kishin nga një qen dhe kali të zhugaftë dhe jo më shumë dhe si u bënë këta vagabondë të kamur si sheikët e Dubait? Edhe këta janë hajna që vrapojnë si zagarët pas kockave. Mu për këtë kam thënë se ai shqiptar që ka gjak shqiptari, jo për ata shqiptar që e kanë gjakun ujë të mos i besojnë këtyre hajdutëve që në foltore të Kuvendit lehin si zagarët e Stojanit, e pas kamerave pinë kafe! Ju garantoj me kokë se kështu veprojnë prapa kurrizit kjo bandë hajdutësh. Me të madhe çdo ditë faktori ndërkombëtar,ambasadat e huaja…,po i thonë KOSOVA NUK ECËN PËRPARA ME KËTA BANDITË DHE NJERËZ HAJNA DHE KRIM TË ORGANIZUAR…! Sa herë, e sa herë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, ka thënë në gazetën me tirazh më të madh në rajon,”KOSOVA SOT”, se politikanët në Kosovë më lehtë të japin gruan e shtratit dhe nuk e lirojnë kolltukun. Dhe a po del kështu si kam thënë. Faktet mbesin! E dëgjuat se si vagabondët, ata që nuk ia deshën të mirën Kosovës se si nuk kanë punësuar asnjë invalid të luftës, asnjë fukara, asnjë ndihmë familjeve të tyre dhe që mbledhin kënaçe ishluftëtarët e lirisë. Këta idiotë nëpërkëmben edhe varrin e patriotit Jashar SALIHUT, QË KËTYRE IA KISHTE MBUSHUR GËRMAZIN ME MILIONA MARKA DHE AS VARRIN NUK IA NDREQËN. NJË SHOK I TIJ QË MBETI ANONIM IA NDREQI VARRIN KËTIJ ATDHETARI TË RRAFSHIT KOMBËTAR. KËTA NUK QAJNË TRAPIN PËR POPULLIN,SKAMNORËT. KËTA DUHËT T´I VARIM NË TREKËNDËSH SI SADAM HYSEININ!

Herët a vonë do të dalin para drejtësisë 

Këtë bandë kriminale e ka kapur frika se herët a vonë do të dalin para drejtësisë, jo para kësaj drejtësie të instaluar serbe, që kjo bandë e Qeverisë kuislinge e ka lëshuar rrjetin si të merimangës. Aty janë këlyshët e Titos e Milosheviqit. Por, do përgjigjen hajnat, kriminelët, para një drejtësie që vërtet betohet në emër të popullit. Këtu ka plot e përplot këlyshë të Rrahmanzinjve. Dhe kështu gjykohen kriminelët dhe antikombëtarët. Sido që të jetë, kësaj bande kriminale të Qeverisë kuislingë po iu afrohen ditët e fundit, po jep shpirt dhe ka rënë në derexhenë e vdekjes! Me fillimin e Gjykatës Speciale do të dalin në shesh hajnat dhe kriminelët e vendit, maskarenjtë, oligarkët dhe kusarët. Këta do të ndahen dhe do të fillojnë me të vjetrën hasmëritë tinëzare kundër kombit. Këta janë të pandreqshëm. Bile, as rrasa e varrit nuk do t’ia drejtojë kurrizin… Pra, Gjykata Speciale patjetër duhet të merret me këta hajna dhe kriminelë e assesi me luftën e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, QË KA ZHVILLUAR LUFTËN E PASTËR SI LOTI, MË TË PASTËR QË NJEH HISTORIA E NJERËZIMIT. GJYKATA SPECIALE DUHET TË MERRET ME GJAKSORËT DHE KASAPËT SERBO-ÇETNIKË QË SHËTISIN PARA HUNDËVE TË EULEX-it…. Shkrimin po e përfundoj me, RROFTË KOMBI SHQIPTAR! RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT! POSHTË TRADHTARËT, KUSARËT, OLIGARKËT, HAJNAT, KRIMINELËT…! Kaq për sot nga unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, Zhur, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë. Për të gjitha që shkruaj dhe them jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem moralisht dhe penalisht. Natyrisht se nuk përgjigjem para atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve të kolerës dhe murtajës së zezë titiste dhe të Rrahmanzinjve.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

ternava

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

Si erdhi deri te hapja e shkollës serbe, në të cilën emri “Medrese” në mënyrë më djallëzore përdoret për mashtrimin e popujve joserbë, mbi të gjitha shqiptarëve jashtë Kosovës së sotme?

Ismet Azizi

Kur në vitin 1912, Serbia e okupoi Kosovën dhe Sanxhakun, autoritetet e atëhershme serbe morën qëndrim se shkollimi i popujve tjerë (joserbë) është në kundërshtim me interesat e politikës shtetërore serbe. Derisa ne aspektin politik dhe edukativ te jene në nivelin që ishin, lehtë mund të manipulohet me ta.
Tendenca serbe që popujt e shtypur të mbahen sa më gjatë në nivel të ulët të arsimit, është aplikuar ndaj shqiptarëve si model i “suksesshëm”. Ky model është zbatuar për popullatën e Sanxhakut (boshnjakët e sotshëm).
Rreth vitit 1920, struktura qeverisëse serbe erdhi në përfundim se një politikë e tillë nuk e siguron stabilitetin e regjimit shtetëror, por i thellon konfliktet në mes të shqiptarëve, sanxhaklinjëve (boshnjakëve të sotëm) dhe turqve të nënshtruar në njërën anë, dhe serbëve në pushtet. Pastaj, sundimtarët serbë kuptojnë se një situatë e tillë bie në kundërshtim me mendimin kombëtar serb i cili ishte i bazuar në faktin se serbizimi i boshnjakëve, sidomos i sanxhaklinjëve, më shpejtë arrihet nëpërmjet shkollimit.

medreseja34-600x274
Gjeografi dhe etnografi serb, Jovan Cvijiq, ka publikuar studime dhe libra të shumtë për të shpjeguar se si duhet ‘t’i konvertojmë të tjerët në serbë. Jefto Dedijer, pasuesi i Cvijiqit (babai i biografit të Titos, Vladimiririt dhe Stevanit), më pas botoi librin “Serbia e re” ku flitet për shqiptarët, boshnjakët, turqit etj. Autori thotë: “Ne këta do t’i shndërrojmë në serbë, por jo me ‘qytek’, por nëpërmjet shkollimit dhe me mjete të tjera”.
Qeveria e Mbretërisë Jugosllave, Shkupin e kishte shpallur qendër të “trevave jugore serbe” ose në “Banovinës së Vardarit” në kuptimin administrativ. Prandaj, këtu ishin vendosur një numër i madh i institucioneve civile e ushtarake jugosllave, siç ishin: udhëheqja e Banovinës në krye me Banin, Qendra për Realizimin e Reformës Agrare, ministritë rajonale, si ajo e Arsimit, e Fesë, e Drejtësisë, Policisë, Bujqësisë, si dhe Komanda e Tretë e Armatës.
Në këtë kohë, në regjimin serb mbizotëronte pikëpamja se ka nevojë për të gjetur forma të reja për t’i përfituar folësit sllavë, në mënyrë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkolla, në të cilat, besimtarët myslimanë të Sanxhakut dhe ata të Kosovës, nuk kishin besim. Për këtë arsye, me propozimin e Ministrisë serbe të Fesë, me dekretin mbretëror të 24 prillit të viti 1924, formohet Shkolla e Mesme Speciale e cila iu dedikohej boshnjakëve, shqiptarëve dhe turqve. Në mënyrë që shkolla të pranohet më mirë, ishte emëruar “Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandër I”, e cila hapet në Shkup në vitin 1925.
Bashkësia Fetare Islame në Mbretërinë e SKS (Serbe-Kroate-Sllovene), përkatësisht Ulema Mexhlisi i Shkupit, i cili përfshinte tërë viset shqiptare në Jugosllavi, pati një rol të rëndësishëm në organizimin e popullsisë myslimane. Nisur nga ky fakt, pushteti i atëhershëm jugosllav te kjo organizatë shihte një “alet” (vegël) të fuqishme për realizimin e planeve të veta të errëta, siç ishin: asimilimi i popullsisë myslimane, veçanërisht të asaj shqiptare e turke; dëbimi i dhunshëm i kësaj popullsie për në Turqi dhe kolonizimi i këtyre viseve me kolonist sllavë.
Për këtë qëllim, zyrtarët e Beogradit, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ndërhynë brutalisht në organizimin e brendshëm të Bashkësisë Fetare Islame, duke emëruar emisarë të tyre nëpër të gjitha organet drejtuese të saja. Këta emisarë, të cilët vinin nga Bosnja e Hercegovina, siç ishin Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçerkadiq e shumë të tjerë, në përpikëri do t’i zbatojnë detyrat e pranuara nga padronët e tyre të Beogradit.
Përveç kësaj, me qëllim të realizimit të planeve të parapara, Qeveria mbretërore e atëhershme e SKS-së, në vitin 1925, në Shkup, hapi një shkollë të mesme gjoja për krijimin e “kuadrit fetar” për popullsinë myslimane, për viset – siç thuhej – “jugore jugosllave”. Në këtë shkollë, që e mori emrin “Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit të I-rë”, përveç drejtorit (Mehmedbashiq, një mysliman nga Bosnja e Hercegovina, i deklaruar si serb), nuk pati asnjë të punësuar që i takonte besimit Islam. Përkundrazi, të gjithë ishin të krishterë, serb ose rus, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e lëndëve fetare si dhe edukatorët.
Ideologët e atëhershëm serbë kanë qenë shumë të vetëdijshëm për atë se çka do të thotë për besimtarët myslimanë emërtimi “Medrese”. Kjo ishte arsyeja edhe pse bëhej fjalë për gjimnazin serb, përdorimi i emërtimit “Medrese”, që në këtë mënyrë t’i tërheqë sanxhaklinjtë dhe myslimanët tjerë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre. Që mashtrimi të jetë edhe më perfid, në “Medresenë” serbe, përveç lëndëve të gjimnazit, ishte shtuar edhe mësimi i Kuranit, njëra nga gjuhët orientale, por sipas kurrikulës shkollore të përgatitur nga Beogradi zyrtar.
Çerdhja kryesore e serbomëdhenjve, ishte Medreseja e Madhe, e cila u themelua në shtator të vitit 1925, me propozim të Ministrisë për Fe të Qeverisë së atëhershme të mbretërisë së SKS-së, dhe me dekretin e Mbretit Aleksandri i I-rë, të datës 24 prill 1924, e cila e mori emrin: “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”.
Qëllimi primar i kësaj shkolle ishte asimilimi i popullsisë shqiptare dhe asaj të Sanxhakut. Këtë mund ta shohim në raportin vjetor për punën e kësaj shkolle, dërguar me 14 korrik 1930, Ministrisë së Arsimit. Dragosllav Jovanoviq, këshilltar i ministrit, përndryshe profesor universitar, qartë shprehet: “Përveç drejtorit Mehmedbashiq, nuk ka asnjë arsimtar ose edukator i besimit islam, por të gjithë janë ortodoksë të vërtetë, serbë ose rusë”.
Në vazhdim, ai në raport ndalet në shkaqet e themelimit të shkollës ku shprehimisht thotë: “Që t’ju dilet në ndihmë, elementeve myslimane të shkojnë në rrugën e vërtetë të arsimimit dhe progresit, të bëhet përtëritja e kuadrit teologjik, të edukuar nëpër shkollat në frymën e kulturës sonë”. Mandej shton “sigurimin e kuadrove për nevojat tona shtetërore dhe aspiratave e idealeve tona nacionale. Të eliminohet propaganda e huaj në mesin e shqiptarëve dhe turqve, që të përshpejtohet procesi i asimilimit. Si zgjidhje më e përshtatshme e çështjes sonë u pa hapja e shkollës Medreseja e Madhe…” , përfundon Jovanoviq.
Vijuesit e kësaj shkolle kishin strehimin dhe ushqimin në konviktin shkollor pa pagesë. Pa pagesë dhe të detyrueshme ishin edhe uniformat e shkollore. Përveç lëndëve tjera mësimore të gjimnazit, nxënësit e kësaj “Medreseje” janë marrë edhe me muzikë dhe kanë pasur dy kore dhe tri orkestra, seksionin e dramës, seksionin sportiv dhe letrar.
Çfarë kanë përfaqësuar shoqëritë e Sokolave Serbë, më së miri e shpjegon ky citat: “Sokolat Serbë paraqesin një lëvizje kombëtare e cila me ushtrimet fizike mbulon qëllimin e saj, d.m.th. bashkimi i të gjitha tokave serbe në një tërësi…”!
Rregullat e shoqatës së Sokolave ishin se të gjithë anëtarët e shoqatës, pavarësisht se nga janë, në mes vete duhet të quheshin “vëlla”, ndërsa përshëndetje e vetme ishte “zdravo”. Pra, boshnjakët, shqiptarët e turqit, si anëtarë të shoqatës së “Medresesë”, Sokol, ishin të detyruar t’i quanin “vëllezër” edhe ata “jeta e të cilëve ishte në duart e tyre”. Në të njëjtën kohë, në vitin 1924, këta “vëllezër” i kanë vra, mandej djegë në hell rreth 6000-7000 banorë të Shahoviqit
Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandar Karagjorgjeviq I, në Shkup, ka pasur detyrë themelore: t’i ngufasin sistematikisht ndjenjat kombëtare dhe fetare të studentëve dhe të formojnë njerëz të cilët do të i shërbejnë me besnikëri regjimit serb. Dëshmia më e mirë për këtë është fakti se pothuajse të gjithë nxënësit e “medreseve” mbretërore, kanë vazhduar “edukimin” e tyre në disa fakultete serbe dhe pothuajse asnjë prej tyre kurrë nuk u bë imam. Asnjëri prej tyre kurrë nuk ka bërë punë për komunitetin mysliman. Si medresantë të diplomuar, kur janë kthyen në vendet e tyre, këta myslimanë të serbizuar kanë themeluar shoqata të ndryshme e assesi institucione islame.
Nuk është rastësi që në këtë “medrese” serbe në Shkup, shumica e vijuesve ishin nga Sanxhaku në krahasim nga viset tjera. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe, dhe ishte e përshtatshme për popullsinë e Sanxhakut , popullsi e cila e kishte në përdorim gjuhën serbe!
Për shkak të qëndrimit jo të denjë të boshnjakëve ndaj sllavizmit (serbizimit) të dukshëm të cilin regjimi ua imponoi, në mesin e popullit shqiptar dhe turk në Kosovë në mënyrë të hapur flitej se “boshnjakët po na serbizojnë fëmijët”. Kjo është theksuar veçanërisht në takimet “Xhemijetit”, partisë politike që u mblodhën të gjithë myslimanët nga zona e Sanxhakut dhe Kosovës. Prandaj, Aqif Effendi Blyta dhe Ferhat-bej Draga morën iniciativën për krijimin e një Medrese të mirëfilltë në Shkup. Kjo edhe u arrit në vitin 1925, si e vetmja mënyrë për të kundërshtuar regjimin në serbizimin e besimtarëve myslimanë. Medreseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme.
Ndër aktivitetet e shumta që zhvilluan organizatat fetare dhe kuadrot e dala nga Medreseja, gjatë periudhës kohore 1937-1941, duhet veçuar fushatat e bujshme kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Qarqet e atëhershme, policore e ushtarake jugosllave, me të madhe e akuzonin udhëheqjen e Ulema Mexhlisit të Shkupit, për aktivitetin e saj politik e organizativ brenda popullsisë shqiptare, që sipas tyre binte ndesh me “politikën shtetërore” dhe se në mënyrë të dukshme po i acaronte marrëdhëniet fetare e nacionale në ato vise. Sipas tyre, bartës i këtyre aktiviteteve ishte Ferhat bej Draga, i cili siç vihej në dukje “me ndihmën e Mehmed Spahos ka arritur ta shqiptarizojë Bashkësinë Fetare Islame në Shkup dhe se “tash më ai është shpall lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Jugosllavi”.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)

zymer_mehani

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Përveç shtypit legal dhe ilegal shqiptar, interesim të veçantë për ngjarjet në Kosovë ka treguar edhe shtypi i disa shteteve evropiane, diku më shumë e diku më pak. Mirëpo ka edhe vende që kryesisht e kanë komentuar shtypin ish-Jugosllav e TANJUG-un. Ngjarjeve të Kosovës vend të merituar i jep shtypi gjermano-perëndimor, prandaj po e fillojmë me gazetën ‘Frankfurter Algemainine Cajtung’ të datës 27 prill 1981, e cila shkruan: ‘Ndërmjet datës 1 e 4 prill nuk mbeti asnjë zonë e krahinës pa bërë në forma të ndryshme, demonstrata dhe greva. Vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëve e çmojnë mbi 30-40 vetë dhe të plagosurve deri në 1000 veta….’ Gazeta daneze ‘Socialistisk dagblad’, në shkrimin e 29 prillit 1981, me titull ‘Lufta në Kosovë synon shpalljen e Republikës’, shkruan: ‘Demonstratat janë rezultat i përpjekjeve shoviniste të organeve zyrtare jugosllave dhe të serbëve për të ushtruar kontrollin dhe forcën e tyre në këtë krahinë’. Gazeta franceze ‘Liberasion’ shkruan se qysh prej majit 1981 më shumë se 800 veta janë deklaruar fajtorë për aktet kriminale, nga të cilët 400 kanë marrë dënime që arrijnë deri 15 vjet burg dhe 1.300 të tjerë kanë marrë dënime që janë në kompetencën e policisë, pra më pak sesa një vit’. Gazeta ‘Kleine Zeitung” nga Korushka të Austrisë shkruan se gjatë trazirave studentore të muajit mars të vitit 1981, në provincën jugore të Jugosllavisë në Kosovë, gjatë manifestimeve të demonstratave të studentëve shqiptarë, u lënduan gjithsejtë 23 demonstrues, ndërsa nga ana e forcave të sigurisë janë lënduar 12 policë. Më tej vazhdon artikulli: ’Demonstruesit shqiptarë kërkuan lirinë e shtypit’ si dhe krijimin e ‘Republikës së Kosovës’. Artikullshkruesi Gustav Chalupa në Gazetën ‘Klein Zeitung’ me 7 prill 1981,  i shkruan dy artikuj në të njëjtën ditë, ‘…10 demonstrues të vdekur, studentë, dy pjesëtarë të policisë dhe 57 të lënduar rëndë janë në spital dhe 22 të arrestuar që e deklaron anëtari i LKJ-së Stane Dollanc në ‘Sava Centar’ në Beograd’. Në një pyetje nga gazetari austriak , Dollanc përgjigjet me këto fjalë: ‘A dëshironi ju që t’i keni dy Kore në Ballkan? A dëshironi që t’i Keni në Ballkan dy Gjermani?’ Ndërsa gazeta ‘Noje Cyrher Cajtung’ jep njoftim të saktë për zhvillimin e ngjarjeve në hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila konstaton: ‘Pakënaqësia e shqiptarëve në Kosovë nuk shprehet vetëm nga grupet më militante shqiptare, të cilat kërkojnë një republikë shqiptare në Kosovë, por ajo shtrihet edhe te 300 mijë shqiptarët në Maqedoni e 50 mijë të tjerë në Mal të Zi’. Është mjaft interesant konstatimi i gazetës greke ’To Vima’’ e cila shkruan: ‘Nuk duhet ta pakësojmë rëndësinë e ngjarjeve që po ndodhin prej shumë javësh në rajonin e autonom të Kosovës në kufi me Shqipërinë, edhe në qoftë se kriza mbytet. Fakt është se autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet mbytëse. Këto telashe përbëjnë paralajmërim serioz’. Edhe gazeta amerikane ‘Nju-Jork Tajms’ e 27 prillit, pasi thotë se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar, meqë përforcimet e ushtrisë dhe të policisë ndodhen akoma në Kosovë dhe tubimet politike janë të ndaluara, shtron pyetjen: Çfarë ndryshimi do të sillte edhe një republikë më shumë? Pse Kosova të mos jetë republikë, kur 85 për qind të banorëve të saj (1.5 milion) janë shqiptarë etnikë. Nga ana e saj, gazeta italiane ‘Koriere dela sera’ duke folur për shkaqet e ngjarjeve në Kosovë, ish-krahinën e cilëson si rajonin më të prapambetur në ish-Jugosllavi. Kërkesa e ligjshme dhe kushtetuese, e Kosovës-Republikë po kundërshtohej dhe po vritej dita-ditës. Gazeta jugosllave ‘Veçernje Novosti’ e 14 janarit 1984 njoftonte se më 11 janar 1984, në orën 22.00 u rrethuan dy irredentistë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha . Forcat ushtarake-policore urdhëruan që me mjete policore e të blinduara të kapeshin të gjallë, pse kështu e donte interesi i tyre i veçantë. Vala e akuzave dhe e terrorizmit përfshiu edhe trevën shqiptare të Medvegjës, Preshevës, dhe Bujanocit deri në Vranjë. Vetëm në këto tri rrethe, në vitin 1983 akuzohen shqiptarët për 575 krime dhe dy herë më shumë për shkelje të tjera ligjore. Kryesore është akuza: ‘Kërkojnë bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në Jugosllavi…’. Interesimi për ngjarjet në Kosovë nuk i shpëtoi as gazetës prestigjioze angleze ‘The Times’, e cila më 20 maj 1981 shkruan: ‘Trupat dhe policia u tundën në Kosovë nga të gjitha anët e vendit për të treguar shqetësimin e gjithë Jugosllavisë për çka po ndodhte atje. Por autoritetet po gjejnë atje akoma një rezistencë të madhe . Të dhënat zyrtare flasin për disa qindra të arrestuar dhe për më shumë se 100 veta që presin të dalin përpara gjyqit për akuza të rënda, por numri i tyre rritet çdo ditë, ashtu si dhe numri i të përjashtuarve mga shkollat dhe universiteti….’. Më 20 maj 1981, ‘Di Prese’ e Austrisë shkruante: ‘Po shikohet me preokupim të madh fakti që gjendja në Kosovë nuk është qetësuar, me gjithë ndërhyrjen e forcave nga e tërë Jugosllavia. Kompleksiteti i problemeve me të cilat është lidhur kjo ngjarje e vë udhëheqjen jugosllave para detyrave jashtëzakonisht të vështira’. “Borba” shkruante: ‘Fadil Hoxha, anëtar në presidiumin e Shtetit e të Partisë, edhe vetë shqiptar, i cili në fund të prillit kishte damkosur me turp nacionalizmin shqiptaromadh të rretheve të gjëra në Tiranë, më 23 maj vazhdoi një fushatë shtypi kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në Konferencën e partisë të LK të Kosovës , më 5 gusht 1981 u vendos që të përjashtohet M. Bakalli, dhe t’i jepej një vërejtje e fundit me përjashtim nga partia’. Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të ‘diferencimit ideologjik-politik’, deri në fillimin e gushtit 1981 qenë përjashtuar nga LK të Jugosllavisë ,534 anëtarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Maskarenjtë dhe 45 ish-ushtarët e UÇK-së të vetëvrarë!

Maskarenjtë dhe 45 ish-ushtarët e UÇK-së të vetëvrarë!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Maskarenjtë dhe 45 ish-ushtarët e UÇK-së të vetëvrarë!

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Një shekull gjakësorët e Serbosllavisë, me ndihmën e langonjve dhe zagarëve mjerisht shqipfolës, ia kishin zënë frymën shqiptarëve duke i maltretuar, burgosur dhe duke i vrarë e pastaj i humbnin pa shenjë. OZNA, KOS-i dhe me vonë UDB-ja famëkeqe serbosllave kishte zbarkuar në Ballkan më tepër se 2200 spiunë. Mirëpo, spiunët më të rrezikshëm dhe më të tmerrshëm i kishte derdhur në çdo cep të Kosovës nga frika se Kosova do t´i bashkohej nënës Shqipëri.

Kosova ishte shkëputur padrejtësisht Shqipërisë. Në tërë globin vetëm shqiptarët janë copëtuar e prerë me gërshërë hartash në pesë shtete që askund në botë nuk ka kësi rasti. Qeni plak dhe terroristi i pestë botëror sipas ranglistës, Josip Broz Tito, kishte urdhëruar Aleksandër Rankoviqin, ministër i Brendshëm i Jugosllavisë të asaj kohe, njëkohësisht ishte edhe antishqiptari më i rrezikshëm, hapur dhe me pëlqimin i qenit plak dhe kurvarit Tito, kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare…

Terroristi antishqiptar, Josip Broz Tito, kishte urdhëruar pushkaxhinjtë serbianë që Kosovën ta mbajnë në syrin vëzhgues dhe lëshon spiunët e UDB-ës në Kosovë, tamam si rrjetin e merimangës dhe ditë e natë rrinin si shpata e Damokleut. Këta qen, zagarë dhe langonj, mjerisht shqipfolës, por, jo me gjak shqiptari derë në derë, dritare në dritare dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë për të shpëtuar nga thonjtë gjakpirës të serbianëve.

 Langonjtë e Serbisë në Kosovë

Kriminelët e Drazh Mihajlit rrinin nëpër zyra, ndërkaq ndërsenin langonjtë shqipfolës për të burgosur, vrarë shqiptarët. Pastaj këta zagarë, spiunë shqipfolës dërgonin haberet për akte të vrasjes dhe bënin dyzen ahengu për vrasje të shqiptarëve. Por, spiunët dhe langonjtë shqipfolës nuk hanin bashkë me ta, edhe pse spiunonin prapëseprapë i përbuznin si një qen, por për vrasje të shqiptarëve ata u shpërbleheshin me nga një asht që më parë kishin gërzhyer padronët e tyre dhe kishte mbetur ndonjë grimë mish aty këtu.

Atdhetarët e devotshëm shqiptarë në të gjitha trojet, edhe pse e dinin sherrin e tyre deri në vdekje nuk e ndalen vallen e lirisë për të liruar nga zgjedha e tyre që mbanin në qafë.

Serbosllavia prodhonte pandërprerë këlysh deri kur u rriteshin dhe pastaj i lironte nga zinxhiri i kopeve të staneve të tyre për t´iu turrur Kosovës dhe të gjithë atyre shqiptarëve atdhedashës për t´i bërë copë e grimë. Serbianët tashmë ishin bindur se nuk kanë nevojë t´i ndërsejnë gjakësorët e tyre, ata ishin siguruar se spiunët, udbashët, tradhtarët dhe langonjtë shqipfolës e kryenin punën me mirë se ta dhe me mrekulli. Më besoni more burra dhe gra të vendit tim, sidomos ju gjeneratat e reja, spiunët për t´i treguar shqiptarëve se janë spiunë, tradhtarë, zagarë dhe langonj antishqiptarë dhe të lidhur ngushtë me gjakësorët të Serbosllavisë, mbanin edhe fotografinë e qenit plak Titos, të varura nëpër dhomat e tyre dhe atë në gozhdën (baskinë) 16-tëshe nga frika se mos po bie në tokë dhe pastaj bëhej hataja.

Këta qen vraponin mëhallë në mëhallë, fshat në fshat për të dënuar “Nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin, separatizmin shqiptar edhe në ato fshatra ku nuk jetonte asnjë shka ose minoritet tjetër. Bënin garë zagarët se cili po leh me sertë kundër shqiptarëve dhe duke e ngritur deri në kupë të qiellit vrastarët dhe xhelatët serbo-çetnik.

 Ploja mbi Drenicë

Nga zullumi i dyfishtë i gjakësorëve serbianë dhe të tradhtarëve të vendit shqiptarëve u preki thika në palcë dhe nuk durohej më dhimbja që kishte prekur mish e asht. Atdhetarët nuk pushonin kurrë kundër pushtuesve dhe langonjve të tyre titist. Filluan për kryengritje të armatosur. Mirëpo, është dashur të gjendej një konak ku ka traditë të kryengritjes. Dhe, njëzëri ishte vendosur DRENICA.

Lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e udhëhequr nga familja e SHABAN JASHARIT me konak në Prekaz. Kjo ushtri e Lavdishme udhëhiqej nga burri i kësaj familje kombëtare, ADEM SHABAN JASHARI. Krismave të pushkëve dhe kushtrimit të këtij komandanti, të këtij legjendari, iu përgjigjen burrat dhe burrneshat më të fortë të kombit që nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, por deri te Amerika e largët, me pushkën e hekurt krahut dhe me mjete materiale, ashtu si kishte urdhëruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mjerisht, kjo ushtri dhe kjo kryengritje e armatosur, që kishin vendosur të vdesin për këtë tokë dhe për t´i dalë zot vendit dhe kombit që kishte ardhur në tehun e thikës TË JETË APO TË MOS JETË!

Lidhja Demokratike e Kosovës e dalë nga bishtat e ish-Jugosllavisë titiste e mbushur me plotë udbashë që kishin burgosur e vrarë, duke bërë hata dhe kasaphanë në Kosovë dhe u distancuan nga atdhetarët e dëshmuar të kombit!

Kjo parti e mbushur me derdimenë udhëhiqte një politikë pacifiste, poshtëruese dhe nënçmuese që nuk e njeh historia shqiptare nga 1100 luftëra. Jo vetëm që nuk e ndihmonte, por u rreshtua krah për krah me politikën e Sllobodan Millosheviqit duke e etiketuar si; këta janë njerëz të frustruar, dora e gjatë e Arkanit, Sheshelit, e filanit e fistekut…

Këta ish-jugosllavë që formuan LDK-në këto etiketime i bëri jo vetëm në Kosovë për t´i copëtuar shqiptarët, por i bënin edhe para faktorit ndërkombëtar dhe nëpër ambasada dhe kancelaritë të huaja dhe nuk ndaleshin nga kjo propagandë ogurzezë…

 “KRERËT” E UÇK-së SHKELËN NË GJAKUN E DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE U BËNË HAJNAT MË TË FORTË JO VETËM NË BALLKAN, POR NË EVROPË

Zërit të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, për t´i marrë pushkët kundër armikut prej 17 deri në moshën 70-vjeçare dhe të formohen komisione për të ndihmuar me mjete materiale, iu përgjigjen të gjithë pa hezitim, natyrisht jo ata të dalë nga bishtat e titizmit, për të cilën kam shkruar me fakte, faksimile dhe me procesverbale me shkrim të dorës.

Familja e Shaban Jasharit u flijuan të gjithë. U vranë e masakruan i madh e i vogël, burra e gra. Shpëtuan vetëm ata që nuk ndodheshin aty, fatmirësisht të mos shuhej ky konak me farë e me fis. Masakër dhe kasaphanë e paparë që nuk e njeh bota e qytetëruar nga barbarët dhe gjakësorët serbo-çetnikë, që nuk i bënte as Pol Poti.

Thuhet se pushka nuk zgjedh. Plumbi i saj mund të merr këdo, në lule të ballit dhe pas shpine. Lumi ai që vdes për atdhe dhe nuk vdes me kokë në jastëk në kohën e luftës. Natyrisht se plumbi i armikut nuk i mori matrapazët e hoteleve të “ROGNERIT” DHE TË “GRANDIT” që hanin e pinin duke bërë dyzen ahengu bile shumë sosh kemi informacione që me para të popullit kanë bredhur nëpër bordele…

Pasurimi në emër të luftës

Këta maskarenjtë që kanë folur në emër të UÇK-së, përpos që shkelën në gjakun e DËSHMORËVE TË KOMBIT, u pasuruan dhe u bënë miliarderë si sheikët e Dubait, duke uzurpuar prona shtetërore. Siguruan dhe u pasuruan për dhjetë breza më së paku, kam thënë dhe po e përsëris dhe ripërsëris se këta hajna i blenë njerëzve të tyre limuzina pis që të mos shihen, celular me mijëra euro, çizme all të kuqe të bordeleve, pallto me lesh leopardi…

Dhe në anën tjetër gratë dhe fëmijët e dëshmorëve kërkojnë lëmoshë publikisht që të mos i vdesin fëmijët nga uria, kërkonin ndihmë për ilaçe. Si familja e komandant “Telit” LEFTER GOXHAJ, 32 vjeç. Ndërkaq, këta që flasin në emër të UÇK-së bënin pushime në Dubai..

Se vërtet është kështu, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI do t´ia japë disa shembuj për këta qen, zagarë, hajna, banditë, që shkelën dhe tradhtuan gjakun e shokëve të tyre që familjet e tyre i lanë në mjerim dha këta qen, po e përsëris këta qen se si u pasuruan: Dëgjojeni linkun youtube.com/watch?v=lLr9dL3qHOs , pastaj familja e komandant “Telit”, që luftoi në Kosovë e Maqedoni apel për ndihmë, dëgjojeni: youtube.com/watch?v=-S41q4y5d24. Komandant ‘Teli’ tradhtohet dhe shitet te trupat e Njësisë Speciale të Maqedonisë dhe vritet tradhtisht nga një dorë tradhtare shqipfolës…
Varret e Jashar Salihut dhe Xheladin Gashit-Plakut, ndërtohen nga një ushtar i tyre, por, i cili mbeti anonim, por banditët dhe zagarët që flasin në emrin e tyre, nuk kishin kohë, por ishin të zënë me hajni. Këta maskarenj i harruan këta burra të kombit dhe vraponin pas hajnisë si zagarët pas kockave. Maskarenj paskam qenë dhe do vdesin si maskarenjtë, hajna, banditë duke uzurpuar hajnisht prona shtetërore, kazino, pompa benzine, bordello…!!!

PËRSE U VETËVRANË 45 USHTARË TË UÇK-së?

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë.

Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira jetese, pasi kishte mbetur pa punë që para 10 vjetësh, i dha fund jetës në një gjendje të rënduar psikologjike.

 

“Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti vetë po i rrit fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoj me asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër.

Dikur ushtar i UÇK-së, 47-vjeçari A. H., nga komuna e Pejës, në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke kryer vetëvrasje. Rrugën e tij që pas luftës e ndoqën edhe 44 ish-ushtarë të tjerë.

A thua a do i vret ndërgjegjja e kësaj gruaje, e këtyre familjeve jetime, maskarenjtë që flasin në emër të UÇK-së, që janë bërë milionerë dhe i lënë të vetëvriten ish-ushtarët e luftës. Kanë vjedhur popullin deri në palcë këta qen që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur. A e dini ju se këta që thirren komandantë bile disa dezertorë para lufte kanë ecur me çizme gume deri në gjunjë, kanë pasur vetëm një dhi ose një lopë. Kanë shitur karakera, kazuza se nuk e dinin fjalën lëngje. Këta zagarë deri dje kanë fjetur me një dhomë deri në dhjetë persona, nuk kishin dyshek për të shtruar flinin në shpuzë, si i thoshin ata në sunxher…

Heu, 45 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje nga fukarallëku! As varre nuk i ndërtuan gjeneralëve Jashar Salihut e Xheladin Gashit-Plakut dhe qentë flasin pa turp për këta kur vjen dita e përkujtimit. Eh, qentë para popullit dhe kamerave televizive, të lyer me akllëk, lehin sertë fjalë miradije për ta…! Mosni, mos lehni sertë se tashmë populli ju njeh se çfarë hajna jeni. Ju ka dalë boja more edepsëz. Do të ikni nga kjo botë me marre të zezë dhe me damkë tradhtie…

Turp i mbuloftë Qeverinë kuislinge, shoqatat e dala nga lufta, kryetarët e partive politike të pozitës e opozitës, që shpeshherë në gazetën me të lexuar në rajon “KOSOVA SOT”, kam shkruar që populli mos t´u besojë këtyre zagarëve dhe langonjve se hanë me një çanak prapa kurrizit të popullit, ndonëse lehin sertë para kamerave televizive kinse për interesa të popullit. Po këta langonj kanë ka tre-katër deri në pesë vende pune.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim kulturor në Dushakjë në Malësinë e Gallapit

Takim-kulturorTakim kulturor në Dushakjë ish Dabishec në Malësinë e Gallapit

Shkruan Asllan dibrani

Pamje e Logos dhe Vulës së Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë.  organizatë jo qeveritare.

Këto ditë u mbajt një takim kulturor nga  Këshilli organizativ i Diasporës  dhe Bashkësia Lokale  për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë). Në kuadër të manifestimit për herë të parë u organizua aktiviteti për nder të takimeve me bashkatdhetarë të fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë. Për dy ditë rresht u organizuan aktivitete të shumta nga fusha e kulturës, artit, sportit dhe  garat tradicionale .

image049

Malësisë e Gallapit  edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritarët e pas luftës ,bijtë e vet nuk e harrojnë, por atje  dita e 13 dhe 24 Gushtit  2016 u shënua dhe   ishte madhështore me gëzim e lot pas 30 vitesh.

 

Pas 30 vjetësh Dushkaja i tuboj banorët e vet nga  Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika,takimit ju bashkuan edhe të moshuar madje edhe me humbje te të pamurit me sy!!!???

Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  filloi në orën 11:00, sipas programit  të Unionit Kulturor Artistik i  tri  Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë. Ata dolën dinjitoz të organizuar në shumë pika  me  një  portë të  re ,një kapitull i ri për këtë rajon nga e cila i bashkoj shumë  bashkatdhetarë nga  ,Kosova,Evropa, Australia dhe Amerika etj.  Këtë takim  e  nderuan qytetarët mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit, biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave, që janë të shpërndarë në të katër anët e  botës nga këto tri fshatra.

image051 image052 image053

Aty pati edhe shumë bashkombas të Luginës së Preshevës qe pos lidhjes kulturore, ata i lidh ngushtë edhe e kaluara  historike  nga e cila, pos vija kufitare  e Serbisë që i ndan  padrejtësisht, ne jemi një popull,të një kulture dhe të një gjaku.

-Në takim morën pjesë  shumë të moshuar dhe në karroca ivalidore , madje, madje edhe njerëz  që e kishin humbur te pamuri me sy!!!. Erdhën të çmallen vetëm mes zërit qe nuk ja kishin harruar  njeri tjetrit edhe në pamundësi e te pamurit . Pati gëzime hare e çmallje, por u shpalosen shume kujtim qe koha i kishte  sajuar nën pluhurin  e harresës?.

-Unioni Artistik Kulturor i krijuar  nga vet organizatorët e këshillit nismëtar,  që një kohë, ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila, kjo datë që  të ishte e përgatitur  që  të shënohet me aktivitete të ndryshme siç u cek edhe më lartë.

-Pos  fjalës hyrëse  të  takimit, himnit dhe flamurit  u përshëndeten dhe u nderuan  dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dushkajë ish Dabisheci,  po edhe dëshmorët e rajonit të Gollakut dhe ma gjerë qe rezistuan heroikisht në këto treva.

 
-Sipas planit ishte  fillimisht një ekspozitë arti me çka u prezantuan disa punime. Prezantuesit e krijuesve në poezi dhe prozë  u paraqiten me radhë në skenë qe lanë mbresa  tek publiku. Poetët e rinj të grupit letrar “Fan S.Noli” i themeluar që 30 vite u riaktivizuar dhe i bashkuan penat,dijen dhe inspirimet e veta me motive nga fshatrat e tyre. Poezitë e tyre me tematikë kulture historike dhe dashurie ndaj vendlindjes dhe bukurive të natyrës e gërshetuan koloritin  e të shprehurit të fjalës artistike dhe pasuruan këtë takim, por edhe begatuan një faqe të së kaluarës historike të kësaj ane qe nuk është shkruar kurrë.

Anëtaret e Jurisë për poezitë ma te mira ishin Arif Demolli, Shefqete Gosalci, Ramadan Dibrani, Ilaz Haziri dhe Shyqyri Sadiku 

Nga juria  e vlerësimit të poezive më të mira, ishin shkrimtari i madh Arif Demolli me renome ndërkombëtare i lindur në Murrizajë,Shefqete Gosalci poete,Ramadan Dibrani aktivist dhe njeriu qe nxori fletushkën e parë për këto tri fshatra me emrin Malësori  .Grupi Letrar “Fan S.Noli ” i themeluar në vitin 1979  u riaktivizua dhe ky grup letrar tani e tutje do  të jetë aktiv në kuadrin e “Unionit Kulturor Artistik  për tri fshatrat DGJM”.  Ilaz Haziri krijues në skulpturë dhe  drejtor i” Gjimnazit  Eçrem Çabej” në Prishtinë dhe  Shyqyri Sadiku  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.

 

image054

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli, Rizah Selimi,Shmesi Krasniqi “Shemi” , Selvete Bajrami, Besim Zeqiri, Skelqesa Sadiku ,Vëllezërit Bekteshi,pos, Shefqete Gosalcit dhe   Jeton Fetahi mysafir  vullnetar mbesë e nip të kësaj ane, etj

 

Takimit i dhanë një jehonë të fuqishme  edhe zëri i këngëtareve  nga tri fshatrat që entuziazmuan i mahniten  dhe i pushtuan  zemrat e pjesëmarrësve me këngët që i kushtuan këtyre  tri fshatra gjatë historisë. U zbuluan shumë këngëtarë që më parë nuk i njihte publiku që janë nga këto tri fshatra tonat theksonin të pranishmit në mes vete!!! Këtu pati mjaft këngëtarë e tri fshatrave të zhanreve të ndryshme  si në këngën popullore,folklorike,të rapsodëve të muzikës klasike  etj.

image057

Këngëtarët që u  prezantuan ishin  Gani Demolli nga Murrizaja, Rizah Selimi nga Gjelbrishta  ,Shmesi Krasniqi “Shemi” nga fshati Dushkajë ish Dabisheci ,qe i pari u prezantuar me këngën rok në Kosovë dhe bëri jehonë në gjithë Kosovën e më gjerë, Selvete Bajrami nga Gjelbrishta,Shefqete Gosalci mbesë e këtij rajoni shkëlqeu me këngët e saj, Besim Zeqiri nga Gjelbrishta ,Rilind Dibrani  nga Dushkaja,në mungesën e pianos nuk doli në skenë,Skelqesa Sadiku nga Dushkaja,Vëllezërit Bekteshi nga Murrizaja,Jeton Fetahi mysafir  vullnetar, etj ,e shoqëruan publikun gjatë dy ditëve. Pati edhe këngëtarë tjerë nga këto tri fshatra qe munguan me arsye.

image062 image063

-Dita e parë e takimit kulturor  ishte shumë e pasur në prezantimin ,përshëndetjen e të pranishmeve ,Ekspozita  e pikturës, poezia,vizita te varret e dëshmorëve, vënia e kurorave  pran varreve të tyre  dhe shfaqjet e herëpashershme të këngëtarëve që  shpesh vallëzuan publiku së bashku duke e shoqëruar këngëtarin -ren.

 

-Dita e dyte e takimit me 14 Gushtit  2016 u shënua dhe ishte madhështore me gëzimin  e te rinjve në sport qe u mbajtën në disa fusha dhe disiplina. E veçanta  ishte prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku”

-Garat u mbajtën në futboll,volejboll,shah ,atletikë,hedhjen  e gurit kërcim nga vendi në hapa etj .Dalja në skenë në ringun e improvizuar të boksit  u reflektuar më shumë  kënaqësi dhe  duartrokitje të gjata.

DSC_0191 DSC_0345

image069

Prezenca për herë të parë e  ekipit të” Klubit të Boksit Gollaku” e udhëhequr nga   referi ndërkombëtar Latif Demolli ishte një medalje në vete  e këtij takimi .Latif Demolli është i vetmi  gjyqtar shqiptar që ndanë drejtësinë  edhe në garat ndërkombëtare të boksit. Besim Ibrahimit  trajner  i këtij klubi me Donjeta Sadikun me ekipin e Boksit “Gollaku” demonstruan  të parët para publikut  disa shkathtësi  dhe mjeshtri të boksit.

 

 

Donjeta Sadiku po ashtu i solli Kosovës medalje për mes mjeshtërisë së boksit nga fshati Dushkajë ish Dabisheci. Këta boksier zhvilluan nga tri meqë të boksit  që ishte një  privilegj i madh  për këtë anë që pran veti patën aq sportistë të mëdhenj që i sollën Kosovës  medalje të shpeshta. Edhe dita e dytë ishte  e shoqëruar vazhdimisht me këngë e valle nga këngëtarët e  këtij spektakli artistik.

Në fund  u ndan shumë mirënjohje të gjithë atyre qe kontribuon për këtë spektakël artistik qe u realizuar  me vetkontributin  e Diasporës dhe me Bashkësinë lokale të Dushkajës ish Dabishecit.

 

Për këtë spektakël artistik ministritë e Kosovës nuk ndihmuan!?.

 

-I mbesim borxh publikut po qe nuk sqarojmë rastin e një publikimi në gazetën “Bota sot”  me titull  “Ditët e Diasporës  në Dushkajë ish Dabishec” se gjeja e paskan përkrahur apo edhe financuar. Një autobusë  flitet se paska qene i KK ‘Prishtinës mos u kofshim fale është dashur ta kthejmë se 6 pasagjere kane udhëtuar me te!.

Nga mashtrimet dhe sabotazhi  i disa njerëzve zyrtar duke e gënjyer  anëtarin e këshillit tonë Bilur Muratin ,nuk ndihmuan fare madje edhe RTK  si pasoje e gënjeshtrave të tyre mbeti pa u ftuar. Me plot përgjegjësi e themi se takimi nuk u ndihmuar fare nga komuna e Prishtinës as përkrahur,as nga ministritë tjera ,përveç Ministrisë se Diasporës qe ma tepër në formë morale se financiare  e ka përkrahur nga e cila ishte prezent edhe z.Valon Murati ministër i Diasporës që i ndau  mirënjohjet për kontributin e dhënë.

DSC_0766

Kërkesat i adresuam në disa ministri na injoruan dh bojkotuan  si zakonisht!?…

 

Ne si Këshill i kemi shtruar kërkesën me kohë qe të na ndihmojnë  në organizimin e manifestimit. Kërkesat i  adresuam në disa ministri si më poshtë:

  1. 1. Kryeministrit të Kosovës:  Dr. Isa Mustafa.
  2. Kryetarit të K.K në qytetit e  Prishtinës Shpend Ahmetit.
  3. Ministrisë së Diasporës Valon Murati .
  4. Departamentit të Politikave Ekonomike,Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar.
  5. Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  10000 Prishtinë .
  6. Dr. Avdullah Hotit, Ministër i Financave.

Jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen  fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment ,por  duhet dënuar  dhe gjykuar si të pa përgjegjshme dhe  si skandal qeverisëse !?…

 

-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, t`iu rikujtojmë se ky organizim ju ka takuar ju zotërinj qeveritarë ta organizoni e jo neve!.Qeveritarë këtë vend e boshatisët,në vitin 1921 u boshatis nga terrori dhe gjenocidi serb e tani po boshatiset nga ju ?.Se banorët e asaj zone nuk kane kurrfarë kushtesh as ato elementare edhe se numerikisht  kanë mbet shumë pak nuk ka dilemë!?.

 

Plan projektet,detyrat dhe obligimet   nga UKADGJM janë:

 

Kërkesat tona nuk do te hasin në vesh të shurdhër edhe se ju paraqiteni të shurdhër ,por i ftojmë tri fshatrat qe nëse nuk i përmbushen kërkesat tona nuk keni çka kërkoni as  vota tona  ,por as taksa nga ne!.Unioni Kulturor Artistik  i tri fshatrave  ne koordinim me Bashkësinë Lokale do të shtrojnë kërkesat e serishme  qe  të realizohen nga Qeveria  e Kosovës.

  1. Një muze  etnografik që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që është shumë  e pasur me to etj. Muzeu duhet të shërbejë gjithë rajonit të  Gallapit  dhe të dedikohet  për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë duke përfshire tërë Gallapin dhe Kosovën Lindore, Presheve ,Bujanoc dhe Medvegjë.
  2. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe  sjellja  e rrjetit  të telefonit  në këto rajon me që është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit  shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë  segment dhe rrjeti  telefonik të funksionoj  interneti jo ma si lluks, por si kusht i domosdoshëm për  zhvillimin  e shoqërisë.

3.Është  shumë urgjente  që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht  këtij rajoni “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra  tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).

 

4.Kërkojmë të formohet shoqata e biznesmenëve në kuadrin e  Bashkësisë lokale ose UKADGJM.

  1. Të formohet  Shoqata e bletareve nga tri fshatrat me mbikëqyrës ekspert te kësaj veprimtarie fitimprurëse.
  2. Të formohet Shoqata e Gjuetarëve  te kësaj ane  për tri fshatrat.
  3. Të formohet shoqata e pemëtarëve  për tri fshatrat dhe klasifikimi i parcelave me ekspert te kësaj fushe se me çka të mbillen parcelat e plantazheve me mollë,arrë ,lajthi,kumbull apo me ndonjë rendimet tjetër fitimprurëse,me kusht qe mos të mbeten asnjë pëllumb pa u shfrytëzuar.
  4. Të  formohet ekipi i profesionalistëve  për zhvillimin  e bujqësisë dhe blegtorisë ne këto tri fshatra.
  5. Te shtrohet kërkesa për rindërtimin e shtëpive te djegura nga ofensiva barbare serbe që u dogjën   shumë shtëpi dhe as një qindarkë kush se ka investuar për ti rindërtuar shtëpitë e djegura. Në këtë projekt duhet të kërkohet edhe një intervenim ndërkombëtar duke e pas parasysh edhe djegien e tërë fshatit Dushkajë ish Dabishecit edhe në luftën e dytë botërore,por edhe në këtë të fundit. Në fund nga ai fond te rindërtohet një fshat  me sistem urbanistik  duke i bashkuar ato shtëpi ne një pikë të fshatit,

Po që e gjejmë një mirëkuptim nga ndonjë donator ndërkombëtar  shtëpitë te vendosen ne një pike te urbanizmit  moderne kur ti kemi Muzeun , shtëpinë  e kulturës  dhe projektet tjera të lartpërmendura  mund të shpallet edhe si zonë turistike nga e cila do të ketë edhe përfitime  nga kultura..

 

Synimet e Manifestimit nga  UKADGJM ishin:

Synimi kryesor  i Manifestimit ishte që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t’a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrifica  brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen,pos në kulturë edhe në zhvillimin e ekonomisë ne këto tri fshatra me qellim qe te jemi si model me rajonin e Gallapit dhe ma gjere.

Modeli i ynë duhet të përshkallëzohet ne gjithë rabinin  e Gallapit qe nesër te jemi një zë në fushën ekonomike ,kulturore dhe politike. Te  punojmë për veten tonë, ti shndërrojmë këto rajone  duke përfshirë edhe Kosovën  Lindore si rajone turistik,tu filluar me  Banjën e Sjarinës dhe shumë bukuri te rralla në këto anë.

 

“Unionin Kulturor  Artistik”dhe Bashkësinë lokale. ,si organizate jo qeveritare do te jen te lidhura ngushtë me njëra tjetrën për interesat e shoqërisë.  Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun. U vendos që këto manifestime  të mbahen të rregullta për çdo vit dhe të mbeten tradicionale në këtë Bashkësi Lokale.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani iniciator i këtij projekti dhe takimi,i lindur në Dushkajë- Dabishec,emigrant në Gjermani,pronar i  një firme,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve  Artisteve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani,përfaqësues i Mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar ne botë  dhe anëtar i tij  ,gazetar dhe publicist,humanist ,ish i burgosur politik nga regjimi ish jugosllav,piktor  dhe veprimtar shumë vjeçar për çështjen kombëtare. Gusht 2016 Prishtinë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË

SHKOLLA-SHQIPE-KOSOVE

SFIDAT DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE NË KOSOVË (1980-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Terrori ndaj shkollës shqipe ishte përhapur në tërë Kosovën, sidomos prej vitit 1981. Nga kjo kohë në Kosovë u zhvillua një fushatë e egër serbe për t’u hetuar nga organet e sigurimit serb çdo arsimtar, çdo nxënës dhe çdo prind shqiptar që e donte arsimin dhe përparimin. Lidhur me këtë qarqet serbe e kishin aktualizuar programin e tyre antishqiptar në forma të ndryshme. Forma më e njohur ishte ajo e diferencimit (në fillim të viteve ’80).
Edhe në shkollat shqipe serbët tentuan të diktonin vullnetin e tyre. Edhe këtu nxënësi apo arsimtari mund të pësonte si është më së keqi, nëse do t’ u binte në sy autoriteteve duke folur për Shqipërinë, ose nëse do të recitonte ndonjë varg të poetëve të Rilindjes sonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe përjashtime nga shkolla, edhe thyerje të notës së sjelljes, jo nga arsimtarët, por drejtpërdrejt nga emisarët komunalë, që ishin dorë e zgjatur e regjimit serb. Për një refren të ndonjë poezie për Skënderbeun, ose për një shpalosje të flamurit kombëtar, madje edhe për një kordele kuq e zi në gërshetat e ndonjë vogëlusheje të klasës së parë, apo për një thirrje ose shkrim: ”Kosova Republikë”, edhe fëmija 7-vjeçar mund të shpallej armik dhe irredentist dhe për pasojë mund të bëhej transferi i tij nga shkolla në prag të shtëpisë, në ndonjë shkollë tjetër fqinje, 4-5 km. larg, gjë që edhe ka ndodhur.
Në vitin 1989 pushteti okupues serb vetëm sa e shtoi terrorin e egër kundër shqiptarëve, më parë përmes segregacionit e pastaj përmes mbylljes së shkollave për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë. Në ato rrethana, sidomos policia dhe civilët serbë, të cilët punonin për policinë famëkeqe serbe, filluan një fushatë të egër kundër arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë. Së pari, të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të Prishtinës detyrohen që të largohen nga ndërtesat shkollore. Pastaj nxënësit filluan që të ndalohen te portat e shkollave, për të mos hyrë nëpër klasa. Lidhur me këtë dukuri koloniale, së pari në mënyrë civilizuese reaguan arsimtarët, e pastaj edhe nxënësit shqiptarë me prindërit e tyre.
Në rrethana kësofare të krijuara i tërë personeli mësimor organizohet, duke filluar punën me shumë familje të njohura arsimdashëse, të cilat shumë shpejt u organizuan duke i lëshuar shtëpitë, duke dhuruar mjete financiare dhe kështu i ngritën shtëpitë-shkolla.
23 MARS 1989-SUPRIMIMI I AUTONOMISË SË VITIT 1974
Sa kalonte koha, dhuna mbi shkollën shqipe shtohej. Por, pas ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, që ndodhën në Kosovë, më 1989 procesi arsimor në Kosovë vihet në pozitë koloniale nga okupatori serb. Qarqet politike serbe, sidomos gjatë vitit 1989, i kishin shpalluar të gjitha programet antishqiptare për ta sulmuar në rend të parë shkollën shqipe. Kështu në këtë vit (më 23 mars) vjen deri te ndërrimi i kushtetutës, apo më mirë të themi suprimohet autonomia e Kosovës e garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Me këtë ndryshim Serbia krijoi mundësinë që ta sulmojë publikisht pa asnjë pengesë nga jashtë shkollën shqipe në shkallë neofashiste. Për fat të keq edhe pse institucionet shqiptare të Kosovës do të reagojnë, qarqet ndërkombëtare, që ishin profesionalisht të ndërtuara për të mbrojtur, të paktën të drejtat e njeriut në botë, nuk reaguan madje as me një fjalë të vetme. Ky mosreagim për pushtetin serb ishte një shenjë, se me shqiptarët mund të sillen si të duan.
Në mars dhe në prill të vitit 1990, në një sërë rastesh misterioze, u helmuan mijëra fëmijë dhe të rinj shqiptarë në shkollat e tyre dhe për pasojë, u dërguan nëpër spitale me dhimbje në stomak, kokëdhembje e vjellje; u përhap fjala dhe doli e vërteta se ata ishin helmuar me qëllim prej serbëve. Shumica e vëzhguesve të asaj kohe besonin se ky ishte vetëm një rast i histerisë masive, por një ekspert i toksikologjisë i Kombeve të Bashkuara gjatë analizës së gjakut dhe të urinës të të sëmurëve, konkludoi se kishte zbuluar praninë e substancave të “sarinit” apo të “tabunit” (helme të përdorura si armë kimike); kurse më pas doli në shesh se, më 1995, armata jugosllave kishte prodhuar “sarinin”.
7 GUSHT 199O-KUVENDI I SERBISË I ANULON LIGJET E KOSOVËS
Çdo regjim serb historikisht ka qenë kundër arsimimit të popullit shqiptar. Ata nuk i donin shqiptarët të arsimuar, por të pashkollë. Donin që shqiptarët të mbeten përherë skllevër të tyre: të nënshtruar, të padijshëm, bujq, sharrëxhinj, hamej e punëtorë krahu gjithnjë në shërbim të tyre.
Menjëherë pas vitit 1989, kur pushtetin e fuqizoi Slobodan Milosheviq dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, edhe shkolla shqipe hasi në vështirësi të mëdha për ta kryer punën e vet edukativo-arsimore, por shqiptarët bënë çmos për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare, sepse e kishin të qartë se pa arsim kombëtar nuk mund të ecet përpara si individë dhe si komb.
Më 7 gusht të vitit 1990 pushteti serb filloi fushatën e paparë të largimit të shqiptarëve nga puna, duke e vënë jashtë ligjit Ligjin mbi Institucionet e Shkollimit të Lartë në Kosovë. Në të njëjtën kohë vihen jashtë ligjit të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet. Pushteti serb nuk do të ndalet me kaq. Po më 7 gusht 1990, Kuvendi i Serbisë do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Shkollimin e Mesëm, Ligjin Për Arsimin dhe Edukimin Fillor, Ligjin Për Arsimin Plotësues Për Arsimtarë. Të gjitha këto ligje, më 7 gusht 1990 do t’i japin policisë dhe administratorëve të dhunshëm serbë në Kosovë shansin, që me të gjitha mjetet të vërsulen mbi shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Platforma e krijuar nga hegjemonia serbe dhe më pas ligjet unike të miratuara nga pushteti serb e donin arsimin shqip, i cili do të zhvillohej sipas planprogrameve serbe, e donin arsimin shqip, i cili do të pëdorte tekstet e botuara diku në Serbi në gjuhën dhe ideologjinë e tyre, e donin arsimin shqip me arsimtarë ideologjikisht të orientuar nga platforma e çorientuar e LKJ-së dhe e LKS-së. (Latif Nallbani “Dhuna mbi arsimin”, ETMMK, Prishtinë 2004, faqe 9).
Kuvendi i Serbisë me qëllime raciste do ta ndalojë edhe nostrifikimin e diplomave dhe dëftesave të shkollave shqipe, po më 7 gusht të vitit 1990.
Më 1991 pushteti serb do t’i mbyllë të gjitha shkollat e mesme dhe shkollat fillore për shqiptarët. Në vazhdën e kësaj fushate antishqiptare, më 17 dhjetor të vitit 1991, Kuvendi i Serbisë do të nxjerrë jashtë ligjit Ligjin Për Shërbimin Arsimor Pedagogjik në Kosovë, po ashtu do të vëjë jashtë ligjit Ligjin Për Këshillin Arsimor të Kosovës. Kështu në bazë të Ligjit Për Vepra Penale në Kosovë nga 29 dhjetori i vitit 1990, hapet mundësia për ndjekjen masive të arsimtarëve dhe të profesorëve të shkollave shqipe. Lidhur me këto fakte, duke u bazuar gjithnjë në shënimet korrekte të KMDLNJ-së në Kosovë gjatë viteve shkollore: 1991/92 dhe 1992/93 del fakti se dhuna shtetërore serbe i kishte përfshirë shumë mësues dhe arsimtarë. Në bazë të këtyre fakteve 632 arsimtarë ishin keqtrajtuar në polici. Jo vetëm kaq, 172 fëmijë janë marrë në pyetje dhe janë keqtrajtuar në polici. Kështu vetëm sa vazhdonte fushata e egër e marrjes në pyetje dhe e keqtrajtimeve për punëtorët shqiptarë të arsimit dhe të edukimit në Kosovë.
Veç tjerash, Kuvendi i Serbisë, më 27 korrik 1991, aprovoi Ligjin Për Gjuhë dhe Shkresa, me destinim të posaçëm që në Kosovë të aplikohet diskriminimi kulturor, njerëzor dhe kombëtar ndaj shqiptarëve.
Gjithnjë duke u bazuar në informatat relevante të KMDLNJ-së deri në vitin 1993 Kosova ishte kthyer në një kamp të përqëndrimit. Rraheshin arsimtarët dhe mësuesit para nxënësve, para familjeve, në klasa, në rrugë, në byfe, në treg e gjetiu. Kudo punëtorët e policisë serbe dhe agjentët e saj zbatonin një politikë të ndjekjes masive të shqiptarëve, që i ngjante modelit të dëbimit të çifutëve në vitet ’30 të shekullit XX, në vendet ku kishte lulëzuar fashizmi. Shkolla shqipe tani më u vu jashtë ligjit. Në këto rrethana të pavolitshme aspak që u krijuan, arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë u duheshin lokale, u duheshin libra dhe mjete për të mbijetuar arsimtarët.
Pushteti serb me devizën: asnjë shkëndijë kulturore, arsimore dhe shkencore në Kosovë, kishte nxjerrë jashtë ligjit edhe radion, televizionin dhe gazetat shqipe, të cilat i mbylli dhunshëm.( Më 26 qershor 1990, u shpall një valë e re dekretesh, zyrtarisht të paraqitura si “masa të përkohshme”, në saje të “Ligjit për veprimtarinë e organeve të Republikës në rrethana të jashtëzakonshme”.  Këto masa, do të përfshijnë edhe ndalimin e punës së RTP, suspendimin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”, mbylljen e Akademisë së Arteve e të Shkencave të Kosovës dhe dëbimin nga puna të disa mijëra nëpunësve shqiptarë).
Kudo në Kosovë u bënë sakrifica dhe sfida të mëdha për ta mbajtur dhe për ta vazhduar punën, sepse nën një robërim total s’qe e lehtë për mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit për t’i sfiduar planprogramet e Serbisë dhe për t’ i aplikuar planprogramet, që i hartoi Ministria e Arsimit e Kosovës, me të cilat u punua kudo në shkollat e Kosovës deri me ardhjen e UNMIK-ut (13. VI .1999).
Prej shkollës shqipe kërkohej ndërrimi i planprogrameve mësimore, shkarkimi i tyre nga “ekstremistët”, siç e quanin aso kohe shkrimtarin tonë më të njohur, Ismail Kadare, pastaj Dritëro Agollin dhe të tjerët, të cilët kishin patur guxim të prononcoheshin publikisht kundër shkeljes së të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Pikë së pari kërkohej ndërrimi i planprogramit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe; kërkohej ndërrimi i planprogramit të kult. muzikore, të artit figurativ, të gjeografisë etj, etj! Këto lëndë mësimore i pengonin më së shumti shovinistët serbë, sepse, sipas logjikës së tyre të sëmurë, këto po mbillkan nacionalizëm dhe irredentizëm!
Populli dhe mësimdhënësit nuk e lejuan zhbërjen e arsimit shqip. Arsimtarët shqiptarë nuk kursyen asgjë për ta mbajtur gjallë arsimin shqip. Punuan nën çdo çmim e mbi gjithçka, sa që disa prej tyre zëvendësuan ditarin me pushkë në luftën e fundit çlirimtare.
Gjatë viteve ’90 pushtetarët serbë s’i kishin harruar akoma porositë e çetnik Garashaninit,( Ilija Garashanin ishte ministër serb dhe njëri ndër kryeideologët e nacionalizmit serb, i cili tregonte një interesim të veçantë për jetën kulturore serbe në Kosovë, prandaj dërgoi dy mësues serbë në Prizren, më 1866), kur kërkojnë që dokumentacioni pedagogjik i shkollës dhe dokumentet publike të saj të shkruhen serbisht dhe me alfabetin cirilik, por arsimtarët e shkollës shqipe në Kosovë, të devotshëm dhe të brumosur me atdhedashuri, jo vetëm që reaguan ashpër, por kurrë dhe asnjëri sish nuk pranoi të punojë sipas ligjeve serbe e me planprogramet e Serbisë; nuk pranoi t’i përdorë tekstet e huaja për arsimin shqip; nuk pranoi ta mbajë administratën në gjuhën serbe, që për ta ishte e huaj. Nuk janë shënuar raste që janë lëshuar dëftesa apo libreza sipas ligjeve diskriminuese serbe. Nuk ka pasur raste që të jetë përdorur teksti i miratuar dhe i botuar në Serbi, sikur se që nuk ka asnjë rast që është punuar me planprogramin e miratuar nga Pleqësia e Arsimit e Serbisë.
Në këtë kohë të paparë të apartheidit dhe të një segregacioni shumë të vrazhdtë të shkollës shqipe, nuk mbeti pa u prekur edhe interesi material i secilit punonjës të arsimit. Pushteti serb kishte llogaritur se me prekjen e interest material të arsimtarëve , do të arrihej shumëçka për t’i thyer ata dhe për t’i përvetësuar. Tani për shkollat shqipe qeveria serbe ndërpret financimin e arsimtarëve shqiptarë. Në gjysmën e dytë të vitit shkollor 1990-91 pushtetarët serbë morën vendim që në shkollat shqipe t’u jipeshin pagat vetëm punëtorëve teknikë të shkollave!!!

Edhe arsimtarët e shkollës shqipe ishin të vetëdijshëm për momentin historik dhe për rëndësinë e detyrës që e ushtronin, prandaj qëndruan stoikisht, të dinjitetshëm, duke punuar me nxënësit e tyre me vendosmëri të paparë dhe me plot guxim.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Një xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Një xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

xhamiaNjë xhami në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend e që prezent ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit, transmeton Kosovapress.

Sipas tij policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe në disa raste edhe kanë takuar persona të tillë.

Kjo xhami nuk është funksionale pasi që është në renovim. Nuk është bërë e ditur se për cilën xhami saktësisht është fjala.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KOSOVË,KUISLINGËT I KANË MPREH SAKICAT MË TË RA TRADHTISHT PRAPA KURRIZIT!

KOSOVË,KUISLINGËT I KANË MPREH SAKICAT MË TË RA TRADHTISHT PRAPA KURRIZIT!

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Banda dhe banditët e Qeverisë kuislinge e dalur nga kanalet e nentokës dhe kurrë me votën e lirë të popullit liridashës të Kosovës martire, i kanë lëshuar në gjah langonjt,zagarët dhe kusarët, për t´i zënë pritë Kosovës dhe për t´i ra sakicë prapa kurrizit për t´ia shkëputur gjymtyrët dhe dhënë me çdo kusht “Crna Gorës”. Toptanët nuk janë duke lënë gur e dru për të lëvizur për t´i mbledhur votat në dem te vendit vetëm e vetëm për interesa të tyre personale. Ky soj sojzës i këzaj zezënaje janë mbledhur si në zi dhe po i bien kambanave te mortit kundër tokës së Kosovës që është mbrojtur dhe larë me gjak kundër çdo pushtuesi dhe këtë tokë kuislingët po ia pergatisin me ia fal një shteteti të huaj si të ishte malli i babës. Mirëpo, këta banditë,spiunë, tradhtarë, kriminelë harrojnë se shqiptaria i ka djemtë gjallë. Në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, shpeshherë kam shkruar se vendi nuk ka me parë kurrë ditë të bardha deri sa në krye të vendit janë titistët,udbashët dhe këlyshet e Milosheviqit e Rrrahmanzinve. Merreni me mend, se në krye te shtetitt është Isa Mustafa,titisti,krahu i djathte i rrahmanzinve,Millosheviqit dhe hajni i Diasporës, që vodhi kafshatën e gojës dhe djersën e mërgimtarëve dhe u pasurua për dhjetë-njëzetë breza dhe bandës mafioze e mbushur me plot kriminelë. JO!Kosova deomos duhet shpetuar nga thonjte e kësaj kopeje kusarësh që iu kanë versulur vendit për të bërë copë-copë. Banditët të dalur nga stanët e deridjeshëm të Serbosllavisë, më 1 shtator 2016, në emrin e tradhtisë po ia pergatititi vendit çefinin dhe tabutin për të varrosur vendin. Ehu, Zoti ju vraftë e qen bir qeni. Po Kosova nuk është mall i juaj për t´ia falur të huajve! Këtë tokë na la ZOTI HISE ORE ZAGARË TË PUSHTUESIT.Dora e mallkimit dhe tradhtisë do ju ndjek pas kudo që të shkoni, për tradhtinë që ia keni berë vendit. Do të hyni në kronologjinë e historisë shqipare si tradhtarë të kombit, ndërkaq, rapsodët do t´ia kendojn këngën e tradhtisë më lahutë. Një gjë ju garantoj se ata deputet që janë të zgjedhur me votën e lirë të popullit, nuk do e votojn tradhtinë, kurse ata deputet që jane me vota te vjedhura,te blera hajnisht e tinzisht do ia bejnë “amin” për të varrosur gjymtyret e tokës së arbërit. Harrojn kuislingët se këtë borxh në rezën e portës së tyre le ta varin se do i mbesin borxh Shqipërisë Etnike sa të është toka e qielli. Brezat e ardhshem do i mallkojnë për jetë të jetëve këtë qeveri kuislinge edhe për një gjë. Perse nuk u mbajt referendum për te pyetur populli…? KUJ I BESOJ UNË? Po e ripërserisë, në gazetën e pakonkurrencë në vend,”KOSOVA SOT”, shpeshherë kam shkruar se nuk dihet besuar kësaj Qeverie kuislinge që që nga dita e parë janë vurë duke ia berë argatin djallit,por nuk duhet besura as krerve të opozitës dhe kapove të partive politike,sepse ju garantoj me kokë se janë të njejtit banditë,kusar, hajna,idiotë pa kurfarë dallimi nga këta. Nejse, si hajni Isa Mustafa nuk ia gje shoqin as në Ballkan e as në Evropë,ky është i lindur nga barku i nënës bishtdredhur dhe me kërthizë jashtë. Por, këta te opozitës e kanë vetem për vota dhe që nuk marrin pjesë në hajni. Janë hajna të fortë. Ta zëmë:neqoftëse nuk është kështu le të ngrenë padi penale kundër meje ose le te reagojn dhe t´ia numrojm njënganjë dhe t´i zbardhim faqet e historisë. Po a e dini ju more burra e gra te vendit tim, se disa i njoh personalisht dhe ja di pragun. Po a e dini ju se nuk kanë patur,sofrabezë për të shtruar nen sofër për t´i mbuluar këmbët nga troshat, a e dini ju more miq, se vetem nje kali të bardhe e kanë patur para luftës, po a e dini ju more miq, se nga fukaralleku,vellon-duvakun e nusës e kanë marrur në kojshi dhe nesër ia kanë kthyer prap. Po e dini ju more burra e gra te vendit tim se para luftës kanë shitur lengje dhe ata i thonin karakera,kazuza dhe ka u bënë pas luftës miliarderë si sheikët e Dubait.Po a e dini ju more miq, se kur ishin azilantë ishin dembela dhe i quanin rrugaç dhe dembela te Stambollit, a dini ju more miq, se kanë vrapuar pas grave si zagarët pas kockave… Ose: krejt thjeshte e kollaj.Secili fshat, qytet, i njeh dhe i di se ç´kishin këta banditë para luftës dhe pas luftës. Pra ju garantoj me kokë që të mos i besoni edhe ketyre banditëve të opozites,. Po na jemi dëshmitarë të kohës së banditët dhe hajnat e opozitës Isa Mustafën e kanë vurë ne krye të qeverise. Po na nuk jemi të varfur në tru që të mos i kemi parë banditët dhe hajnat e opozitës se si silleshin vërdallë pas titistit dhe hajnit Isa Mustafa. Meritë e ketyre banditëve është se si silleshin me Isa Mustafën si kurvat që presin te semafori për hamshor Kongo.Eh, ju nuk e dini ku e kam fjalën hamshor Kongo vetem këta e din se e kanë provuar. Në fund, të fundit, keta e thonë edhe sot publikisht nuk ka viaj te kuqe me askë për të bashkëpunuar ama në HAJNI JO PËR TË MIRËN E VENDIT.Turp për këta qen. Ne nga Zhuri i themi për te larguar qentë keshtu:qyp,qyp… Dhe krejt ne fund fare, unë,Reshat Badallaj-Zhuriani, nuk i besoj as Qeverise kuislinge,por as kuislingve në opozitë që nuk kanë dallim fare që veprojn ngi e mos keput. Unë i besoj banorëve dhe pleqve qindvjeçar te asaj ane, që kanë kullotur bagëtinë, kanë degjuar zërin foshnjarak te femijve që kanë lindur ne këto bjeshkë ku lisat nuk e pyesin askë se sa i lëshojnë rrenjet thellë dhe janë shoqëruar me krisma pushkësh. I besoj këtyre pleqve qindvjeçar me plis të bardhë dhe shallvarën rreth kokës, që simbolizon çefinin e kanë mbartur me veti në kokë neqoftëse ka ra heroikisht në këto troje… Dhe merreni me mend, kuislingët i thonë:” babës,eja t´i tregoj mexhet…” Po nëqoftese behet hataja ne Kosovë dhe ia falin token e vendit “CRNA GORËS”, kush do e merre pergjegjesin…? Ju kuislingët e sojit të Toptanve, i keni mpreh sakicat (sepatat) dhe i keni zënë pritë Kosovës, për t´i ra sakicë prapa kurrizit,por do vie koha që ju do i bartni thaset me veti për t´i mbledhur eshtrat,as rrasa e varrit nuk do ia drejtoj kurrizin,gur për varr nuk do te gjeni për emrin dhe vetëm zagarët e qentë do iu vijnë për vizite per t´iu peshurrur varrin me lezet. Nga kjo botë keni per te ikur me damkën e zezë të tradhtisë! Shkrimin po e mbylli me,Amanet brezave te ardhshem:”MOS KALONI KENI PARI,JANË TË VARROSUR TRADHTAËT”. Kaq kësaj radhe nga unë,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,DORA VETË,që pergjigjem moralisht dhe penalish

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Firma turke e heq Gjergj Kastriotin nga shkolla e Prishtinës – e vendos flamurin turk

Firma turke e heq Gjergj Kastriotin nga shkolla e Prishtinës – e vendos flamurin turk

elena-gjikaFirma turke e heq Gjergj Kastriotin nga shkolla e Prishtinës

Një firmë turke, e cila e kishte fituar tenderin për ta lyer shkollën fillore “Elena Gjika, e cila është në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriot duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë po e pretendon drejtori i “Kosovafilm”, Gani Mehmetaj.

Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke në çdo klasë të shkollës “Elena Gjika” e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë
dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut. /GazetaExpress

Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:

Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë Në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!

Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. 

Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë. 

Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj. 

Arsimtarët e “Elena Gjikës” kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS (1968)

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS (1968)

KONSULTA-GJUHËSORE-PRISHTINË-1968Shkruan ZYMER MEHANI

‘’Një komb- një gjuhë”- motoja e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968).
Konsulta gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968 (Shih më gjerësisht: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, IAP, Prishtinë, 2008), që u mbajt një vit pas hartimit të “Projektit të Rregullave të Drejtshkrimit të Shqipes”, e realizoi synimin për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës sonë, duke miratuar unanimisht këtë projekt të rëndësishëm në fushën e zhvillimit të përgjithshëm kulturor dhe shoqëror të mbarë popullit shqiptar.
Duke i pasur parasysh rrethanat e përgjithshme kulturore dhe shoqërore në zhvillimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore, mund të pohohet me të drejtë se për shqiptarët e Kosovës Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, pati vetëm karakter promovues ceremonial, sepse puna e njësimit të shqipes ishte bërë në Prishtinë më 22 dhe 23 prill 1968.
Akademik Rexhep Qosja me të drejtë konstaton se ‘’Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte një ngjarje e rëndësishme kombëtare. Ajo ishte ngjarje e rëndësishme shkencore, kulturore, por edhe politike’’.( Po aty, faqe 11).
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës nuk ishte vetëm një ngjarje me peshë për gjuhësinë shqiptare, por ‘’ajo ishte më shumë se kaq, ngase në vijim u bë një referencë për të kërkuar afrimin gjithnjë e më të madh të një kombi padrejtësisht të ndarë’’.( Po aty, faqe 12).
Fjalën kryesore e mbajti Prof. Idriz Ajeti i cili, pasi e dha një historik të shkurtër të përpjekjeve të përfaqësuesve të Rilindjes kombëtare, propozi njësimin e gjuhës letrare. Ky diskutim shkencor më vonë do të njihej si Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. ‘’Konsulta, me gjithë përpjekjet e ndonjë diskutuesi që, kosovarishtja të pranohej si gjuhë letare, doli me pikëpamje të qarta se shqipja duhej të njësohej’’.( Po aty, faqe 12).
Vendimet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës ushtruan ndikim pozitiv në punimet e Kongresit të Drejtshkrimit, në të cilin do të njësohej përfundimisht shqipja letrare.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë gjuhësore e kulturore, sepse i vuri pikë rrugës veçuese jo vetëm gjuhësore, nëpër të cilën po ecnin shqiptarët. Ajo hapi kështu rrugën e njësimit tonë gjuhësor dhe bëri që Kongresi i Drejtshkrimit që do të mbahet katër vjet më vonë të quhet kongres mbarëkombëtar.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968 është mbledhja e katërt gjuhësore e organizuar në Prishtinë përgjatë 16 vjetëve. Pra, me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës nuk fillon planifikimi gjuhësor për shqiptarët që jetonin jashtë shtetit amë, në disa ndarje administrative në ish- Jugosllavi. Para saj janë mbajtur edhe tri mbledhje gjuhësore që do të shënojnë përpjekjet standardizuese për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e viseve të tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.
Të kujtojmë se gjatë viteve ’50 e ’60 edhe në Tiranë janë zhvilluar veprimtari, diskutime e debate për çështje të gjuhës, të drejtshkrimit, po edhe të planifikimit gjuhësor.
Siç na është e njohur, më 1967, rihapet Instituti Albanologjik dhe po në këtë vit në Prishtinë do të arrijë “Projekti i Rregullave të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, i hartuar nga studiuesit e shquar të Tiranës, i cili do të nxiste nismën e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës që më 22 e 23 prill 1968 të organizojnë Konsultën Gjuhësore, të njohur me emrin “Konsulta e Prishtinës”. ‘’Në Konsultë po merrnin pjesë 150 intelektualë e shkencëtarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e viset e tjera shqiptare’’(Gazeta Rilindja, Prishtinë, më 23 prillit 1968, faqe 1). Fjalën e hyrjes e paraqiti Fehmi Agani, asokohe drejtor i Institutit Albanologjik, i cili duke e konsideruar mbajtjen e Konsultës punën më të rëndësishme të Institutit Albanologjik qe nga rithemelimi i tij, midis të tjerash, do të theksojë: “Detyra që kemi asht e madhe, misioni ynë asht i randësishëm”.( Po aty, faqe 1). Më pas prof. Idriz Ajeti, protagonisti kryesor i gjuhësisë shqiptare në Kosovë, prandaj edhe i tri mbledhjeve të mëparshme gjuhësore, do të mbajë referatin kryesor me titullin “Rruga e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe ortografisë së re.”( Gazeta Rilindja, Prishtinë, më 18, 21 dhe 22 prill 1968).  Në dy ditët e Konsultës u zhvilluan diskutime të shumta nga pjesëmarrësit në mbështetje të Projektit të Rregullave të Drejtshkrimit. U shtruan çështje praktike, u bënë vërejtje parimore, u dhanë sugjerime të shumta. Numri i diskutuesve ishte i madh. “… Tubimi pranon unanimisht gjuhën letrare dhe ortografinë e sotme të shtetit amë.”( Gazeta Rilindja,  më  24  prill  1968). Ky përfundim në të vërtetë është njëra ndër ‘’nëntë Konkluzat e miratuara në Konsultë.’’ (Gazeta Rilindja, më 25 prill 1968). Konkluzat u hartuan nga Komisioni i përbërë prej Hilmi Aganit dhe Besim Bokshit. Pika 7 është propozuar dhe hartuar nga Fehmi Agani. Në konkluza theksohet, pos të tjerash, rëndësia e tri mbledhjeve gjuhësore që i kanë paraprirë Konsultës, rëndësia e njësimit gjuhësor, zbatimi i menjëhershëm i projekt-ortografisë. Në konkluzën nr.8 autorizohet Instituti Albanologjik dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë që ta njoftojnë USH të Tiranës me konkluzat e Tubimit dhe me vërejtjet lidhur me Projektin e Ortografisë. Ndërkaq, në konkluzën e fundit këto dy institucione “autorizohen që t’u rekomandojnë institucioneve e enteve arsimore e pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturore që të krijojnë mundësitë e zbatimit sa më të shpejtë të konkluzave të Konsultës.”. Dhe ashtu u bë. Zbatimi i Projekt-ortografisë filloi menjëherë. Edhe vetë Konkluzat e Konsultës Gjuhësore do të botohen në gjuhën letrare. Ç’është e vërteta botimi i letërsisë në letrarishte në Kosovë kishte filluar më herët.
Konsulta Gjuhësore u mbajt më 1968 në Prishtinë. Pse më 1968 dhe pse në Prishtinë? Sepse më 1968 tashmë kishin filluar ndryshime qe kishin rrokur kontekstin politik e shoqëror për shqiptarët, rrjedhojë e Plenumit të Brioneve (1966) në të cilin do të dënohej ashpër shtypja dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve për një periudhë afro njezetvjeçare, dhe në Prishtinë, sepse ishte qendra konvergjuese për të gjithë shqiptarët që jetonin në ish- Jugosllavi – qendra administrative, arsimore e kulturore, sidomos e tillë do të bëhet nga fundi i viteve ‘6o kur për shqiptarët e Kosovës do të fillojë një periudhë e re zhvillimi sidomos  e arsimit dhe  e kulturës dhe një bashkëpunim që do të zgjerohet çdo herë e më shumë me Shqipërinë. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është e nxitur drejtpërdrejt nga këto ndryshime dhe do të shprehë qartë synimet dhe dëshirat për artikulimin identitar dhe për shprehjen përkatësore.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Përse heshtni, z. Aleksandër Lumezi…?

reshat badallaj

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Shkas i këtij shkrimi u bë dorëheqja e zonjës Aida Haxhialiç, ministre për edukim të lartë të mesëm dhe trajnim të rriturve që ishte kapur nga policia, sepse në një darkë në Kopenhagë kishte pirë vetëm dy gota verë dhe kishte rezultuar vetëm me 0.2 milje në gjak. “Unë kam vendosur të jap dorëheqje, pasi besoj se ajo që kam bërë është gjë serioze”, ka thënë politikania 29-vjeçare e Partisë Social-Demokrate, e cila është bërë ministrja më e re në kabinetin qeveritar në Suedi, në vitin 2014. Kështu u shpreh Aida Hadzhialiç, me origjinë nga Bosnja. Qëllimi i shkrimit është t´ia bëjmë me dije Aleksandër Lumezit, kryeprokuror i shtetit të Republikës së Kosovës, për t´i treguar se si vepron dhe respektohet ligji në shtetet Demokratike të Evropës. Dhe, jo si propagandojnë prokurorët e deridjeshëm që i kanë shërbyer klikës të satrapit dhe kriminelit të pestë botëror sipas ranglistës, Josip Broz Tito, që ju dhe shumë të tjerë këtij qeni plak i keni thënë shoku Tito dhe keni mbajtur jo vetëm në zyrat tuaja, por edhe nëpër shtëpi private fotografinë e këtij burri të Jovanka Budisaljeviqit, serbe nga Lika që gjatë karrierës se tij kishte vrarë mijëra shqiptarë…

Punësimet familjare

Z. Aleksandër Lumezi, është për të ardhur keq, që ju jeni vërë në këtë post shumë të rëndësishëm për të mbrojt interesat shtetërore dhe nuk guxoni të bëni zë nga bandat dhe banditët mafiozë të sojit të Al Capones. Në fillim keni dhënë fjalë të mëdha, duke iu drejtuar prokurorëve të rangut më të ulët se: “…keni rastin për të shpallur hero… kështu disi”, por, kjo po del se paska qenë si thonë zorraxhinjtë në Prizren me luajtur hajgare dhe asgjë tjetër. Ditëve të fundit, dolën në sipërfaqe krimet e bandave dhe banditëve, duke u përgjuar se si këta banditë shkuar banditëve, këta kriminelë shkuar kriminelëve, këta zagarë dhe langonj e kanë dëmtuar vendin dhe në mënyrë të paligjshme kanë punësuar kurva dhe kurvarë, po e përsërisë kurva dhe kurvarë nëpër dikastere të ndryshme, duke i lënë popullin që të mos e keni sofrën as me bukë thatë për fëmijët e tyre, të mos kenë para as për ilaçe, të mos e kenë familjet asnjë të punësuar, ndërkaq, këta kurva e kurvarë, këtë po e ripërsëris qëllimisht që këta qen e zagarë që dëmtuan shtetin tim të drejtohen Ty zotërote për të ngrenë padi penale kundër meje. Këta matrapazë nuk guxojnë ta bëjnë këtë, sepse i dinë se i kanë të punësuar nga pesë persona të familjes, nga tri-katër punë dhe nuk është çudi se kanë të punësuar edhe njerëz të vdekur! Këta kurva dhe kurvarë të ndërsyer nga qarqet shoviniste të huaja qëllimisht vepruan kështu që Kosova të mos ec përpara, të përçahet dhe të vjen puna deri në vëllavrasje. Këtë e kërkonin këta qen bir qeni.

QEVERI KUISLINGE, E MBUSHUR ME HAJNA, BANDITË E KRIMINELË

Në gazetën më të lexuar në rajon, deshët apo s´deshët të pranoni kështu është,”KOSOVA SOT”, gjithmonë këtë qeveri e kam quajtur QEVERI KUISLINGE, E MBUSHUR ME HAJNA, BANDITË, KRIMINELË, KUSARË, SPIUNË, ZAGARË E LANGONJ, DHE A PO DEL KËSHTU. Ky klan mafioz i marrë “yrnek” nga klani mafioz i Legias të Zemun Poljes, veproi në Kosovë duke punësuar me ryshfet që u pasuruan për dhjetë-njëzetë breza, duke e fikur popullin deri në palcë. Natyrisht se këta banditë nuk do pranonin se kanë marrë ryshfet, sepse janë shumë të zgjuar për krim, këta banditë shkuar banditëve nuk janë të zgjuar për të mirën e vendit se sa për vjedhje dhe korrupsion nuk ia gjen shoqin në Evropë. Edhe një gjë që dihet publikisht përse nuk u burgosën deri tani banda “DEVOLLI” dhe këlyshi Jovica Staniqit, Baton Haxhiu, kur zyrtarisht është vërtetuar nga dy shtetet për tentim- vrasje të qëllimshme me krunde kafshësh miliona shqiptarë dhe…? Çfarë faktesh kërkoni kur u kapen me pelë për dore nga doganat dhe dy shtetet. Shteti të thotë:”JA UJKU DHE JU KËRKONI DHE PYESNI KU ËSHTË FËRKEMI OSE GJURMA”. Dhe, kështu mbrohen interesat e shtetit. Jo. Më mirë është të ikni nga ky post, sepse si po fryn veriu i sertë, më duket se po të shoh personalisht në bankën e zezë. Në fillim është ditur se kur u martuan dhe vunë kurorë bashkë banditë, udbashë, spiunë, tradhtarë, kusar me ish-jugosllavët, Kosova nuk ka parë ditë të bardha. Përse heshtin në LDK, sepse janë të zhytur safi në krim, bile edhe më zi.

Po mos të ishte EULEX-i, kusarët, oligarkët do ta copëtonin Kosovën si ujkonja

Këta banditë, shkuar banditëve, e bënë këtë krejt me qëllim për ta njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por këta langonj hiqen si të ishin UÇK. Jo. Këta janë banditë dhe hajna kusarësh! Ehu, mos Zot më keq! Po a e dini ju more zuzarë se të gjitha mynxyrat tuaja që keni bërë hata në Kosovë do i paguani një nga një në këtë BOTË. Po e them publikisht diçka: I kam rënë pishman. Në fillim isha kundër EULEX-it dhe tani them shyqyr Zotit që janë këtu. Po mos të ishin këta, çka do të bënin banditët, kusarët, oligarkët? Do ta copë- tonin Kosovën si ujkonja. Nuk kanë të ngopur këta zogj kurve. Dhe, them publikisht se unë do kërkoja ligjin e Enver Hoxhës, në litar zagarët dhe langonjtë që iu turrën Kosovës si bisha mali për ta bërë copë-copë, e në anën tjetër ushtarët e UÇK-së bënin vetëvrasje. Zonja Aida në Suedi dha dorëheqje, se respektoi moralin njerëzor, ligjin dhe votën që ia kishte dhënë sovrani. Përse nuk shkrova në këtë shkrim për moralin e qeverisë dhe deputetëve? Sepse çka dinë vagabondët, kriminelët, hajnat, kusarët, banditë se çka është morali? Këta janë amoralë….Cili dha dorëheqje deri tani? Asnjëri! Përse? A ju kujtohet juve ku në qindra shkrime kam shkruar se këta për karrige ta japin edhe gruan e shtratit!!! Z. ALEKSANDËR LUMEZI, MOS HESHTNI, HAPNI SYTË, TË MBYLLEN KËTA QË KOSOVËN E SAKATUAN DHE BËNË SALLAMADI, NESËR DO TË JETË VONË! Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, dora vetë, për të cilën mbajë përgjegjësi morale dhe penale për të gjitha që shkruaj dhe them dhe askush tjetër.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Po i çoj fjalë publikisht Adem Grabovcit dhe këlyshve tjerë aty rrotull

Po i çoj fjalë publikisht Adem Grabovcit dhe këlyshve tjerë aty rrotull
RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
ADEM GRABOVCI,TI URITHI I NËNTOKËS ! Unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, po të çoj fjalë ty dhe ti çoj fjalë drejtësisë së instaluar serbe në zemër të Kosvës

ADEM GRABOVCI,TI URITHI I NËNTOKËS ! Unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, po të çoj fjalë ty dhe ti çoj fjalë drejtësisë së instaluar serbe në zemër të Kosvës. Jam gjallë Thonë se është i rrezikshëm ky Adem Grabovci,urithi i nentokës kriminele për te zezat e vendit. Ndiqe si të duash. Kush është për popull, e kush është kunder popullit,kombit… RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,dora vetë Shpeshherë në gazetën më të lexuar në rajon “KOSOVA SOT”, kam shkruar se në intitucionet e larta shtetrore si në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Qeverinë kuislinge, e zgjedhur në mëmyrën më mafioze të sojit Pablo Eskobar, se ka banditë,udbashë,kriminelë,oligarkë, matrapazë,idiote,rrugaç, vagabondë, njerzë pa fije edukate dhe pa kulturë familjare,hajna,zagarë dhe langonj të pushtuesit ka ne krye te shtetit se sa ne burgje. Shih për këtë, dita ditës po vertetohet ate që kam shkruar dhe është vertetuar dhe besuar nga lexuesit e zellshem te kësaj gazete,sepse shkrimet gjithmonë kanë qenë të parat dhe më të lexuara,fal besueshmërisë së lexuesve dhe fakteve. Banditët,padrejtësisht e kanë kapur Kosovën martire për gabzherri që të mos marrin frymë pa lejen e tyre, duke e berë zap prekurorine, gjyqësinë,hetuesinë,doganat, krejt më qellim për të vjedhur pasurinë e Kosovës pa më të voglin gjynaf. Kjo bandë mafioze duke marrë si “yrrnek” mafian e Zemun poljes, hajnat dhe mafian e shperndan nëpër Kosove si vajin në lakra dhe e lëshuan rrjetin si të marimngës që më kollaj me ra viktima për vdekje. Qentë,zagarët dhe langonjt e lartë shetror nepër vendet kyçe në Kosvë i punësuan spiunët e deridjeshem te Drazh Mihajlit dhe pastaj vraponin me te madhe pas hajnisë si zagarët pas kockave. Ndonëse faktori Nderkombëtar i tha ne sy banditëve shkuar banditeve se këtu nga maja e shtetit vlon korrupcioni,ryshfeti,krimi i organizuar…por kriminelet dhe banda mafioze nuk qanin kokën dhe vidhnin me të madhe,bashkëpunonin me gjaksorët serbian në errësirë dhe në pikë të ditës dhe siguronin pasuri me para të pista,pa djerse, për dhjetë-njëzetë breza. Adem Grabovci, nje gjysem analfabet u bë shef i PDK-es, i grupit parlamentar, në fakt, ky u bë URIDHI I NENTOKËS KRIMINALE,sepse duhej njeriu me pervojë për këtë zezënajë dhe u zgjodh kobziu,Adem “GROBARI-VARRMIHESI) (kupto shef i bandes dhe krimit të organizuar) në Kosovë. Reshat Badallaj-Zhuriani, opinionisti i gazetës “KOSOVA SOT”, ishte i pari që shkroi për ketë AL KAPONE. Së pari, që ky mbeshteti dhe qendron prapa bandës “DEVOLLI” dhe kam shkrojtur se “PERSE NUK DENOHEN BANDITET GRABOVCI?”, kur sulmuan huliganët Grabovci (dy djemt e mafiozit Al Capone)policinë e shtetit dhe i lenduan dhe poshtruar deri ne skajshmeri taman si në kohen e Aleksandër Rankoviqit.Djemt e Al Capones (kupto Adem Grabovcit), policisë i kishin thënë:”A e dini se kush jemi ne,a e dini se te kujt djem jemi), me sa di une nuk i kishin dhenë se ne jemi djemt e mafiozit të nentokës Al Capone. Dorën në zemer! Ndoshta ju kujtohet kur ky kapo i bandes thoshte:”Asnjë prekurorë nuk e kam telefonuar unë për djemtë e mi…” dhe ky ka menduar se ka hajvan në Kosovë se e beson këtë!? Dhe, tashmë doli ashiqare se me sa persona paska biseduar krejt me qëllim për ta vjedhur vendin deri në palce e haram e paçi gjakun e Kosovës! Ky njeri mafioz te sojit Al Kapone dhe Pablo Eskobar që alias është Adem Grabovci, ky njeriu gjysëm analfabet, në menyrën më barbare demton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tashmë populli e sidomos LKJ-ja që ndryshe quhet LDK,po e merre ketë matrapaz dhe mafioz si biçim se ja çka po bënë UÇK-ja.Por jo, Adem Grabovci është kapo i bandës mafioze që punëson zagarët e pushtuesit dhe jo fukarenj ose ish luftarë të UÇK-es. Ky matrapaz i Pejës,por tani i zhdrypun në sheher (ka ardhur në Prishtinë), ka shkelur dhe tradhtuar gjakun e derdhur te HERONJVE TË KOMBIT. Këti uridhi duhet ndaluar rrepsisht fjalen UÇK. Duhet ndaluar nga populli e jo shoqatat që veten po e quajn të luftës,ata janë bërë memece. Keta nuk guxojn të bëjnë zë dhe dridhen nga ky kapo i bandës mafioze bile me ja bërë edhe atë punë nuk bëjnë zë. Pa merak fare.Janë bërë barkmdhenj e gushëvarur tamani si bibani i Zhivoradit! Në gazetën më të lexuar në rajon, që quhet “KOSOVA SOT”, kam shkruar ose kerko në google për të vertetuar se ky soj që gjenden nëpër fotele te larta,nuk ka fytyrë,turp,karakter,janë rrugaç,për karrikë e japin çdo gje… dhe ja rasti erdhi dhe a dha doreheqje ky kapo i bandës së nëntokës. Jo. Po kjo të ndodhte ne boten e civilizuar dhe Demokratike të botës,ose, ne vendet ku sundon ligji, a e dini ju se çfarë do ndodhte, jo vetëm që do ta detyronin për te ik në shejtan të mallkuar,por do të burgosej. Kjo në Kosovë nuk ndodh sepse zotron ligji i xhunglës dhe se gjyqësinë ë kanë kapur për gurmazi bandat mafioze te kanaleve të nëntokës dhe nuk bënë as gëk e as mëk. Nuk jam i keq për të menduar se kjo kope banditësh janë të paguar dhe të ndërsyer nga qarqet shoveniste serbiane. Këta janë tradhtarë që i ranë sakicë e hanxhar Kosovës. Dhe ndoshta e keni degjuar arsyetimin e këti gjysem analfabeti dhe kapon e mandës mafioze të kanaleve të nëntokës, që quhet ADEM GRABOVCI se çka llomotit pa fije turpi. E çka di ky hajvan çka është turpi?Tha:”… nuk është krim…”.Merreni me mend!Çka quhet ndryshe e pyesim Al Caponen,Pablo Eskobarin, alias ADEM GRABOVCIN? Ore hajvanë me okë!Ku je ti,ku jeton?Mjaftë me me pallavra serbiane. Fundi po iu afrohet dhe beni torbat gati për t´ia mbathur.Ku do shkoni ,ku do veni!?Atje do ju ndjek dora e mallkimit,dora e Zotit,dora e popullit…! Cilin njeri të këputur (me falni t´ia spjegoj keti kapo të bandes mafioze, njeri i keputur fukara,se çka kupton ky fjalën të këputur. Ose:degjoni shprehjet gjuhësore të këti kapo të kopes banditësh dhe binduni), cilin ish ushtarë të UÇK-ës e keni punësuar të atyre që bënë vetëvrasje për bukën e gojës. Thuaje me emër dhe mbiemer! Mos i përmend ata qen e langoj që keni bërë dallavere PRAPA KURRIZIT TË POPULLIT. Fol cilin ta dëgjoje populli! Fjalori rrugaçësh i bandës mafioze të kanaleve të nëntokës që e drejtojn shtetin Natyrisht se kjo bandë mafioze se nuk ka kulturë dhe përdor fjalor rrugaçësh. A e dini përse?Ja them unë.Sepse kjo kope hajnash,vagabondësh,kodoshës,dallkaukesh,oligargesh,kusarësh,zagarësh e langonjsh, nuk janë zgjedhur me votën e lirë të popullit,por janë zgjedhur me vota të blera,vjedhura,mashtrime dhe dallavere. A e degjuat al Caponen,Pablo Eskobarin,bile kur e shikon mirë surratin e tij, ka të ngjarë se si të kishte vëlla qenin plak Josip Broz Titon.Kush e di ndoshta ka qenë titist!? Po ky Al Capone në Kosovë e ka emrin dhe mbiemrin ADEM GRABOVCI. Faktet: Degjojeni bisedat se si futen banditët dhe kopilat nëpër lista. Por ku e kupton ky. Kur thotë qa bone e jo çka… Për të vertetuar ju për këta rrugaç e banditë qe përdorin fjalë të pista,sepse e kanë nga kultura familjare dhe binduni ju vetë që i përdorin edhe fjalet e organeve gjenitale. Ta zëmë nuk do te ishte mirë se kuptohet,por të perdornin ta zëmë:”zogu”,”embelsira e butë”,”kalemi”,por, degjoni banditët se si përdorin fjalorin me primitiv se ne mesjetë. E ku dijn këta vagabonda çka është fjalori i kulturuar. Keta janë bërë për hu biki. Me besoni. Këtu nuk e kam fjalën për Kadri TOPUZIN, kur iu drejtohet nje femre shqiptare,deputete,”…ma hanksh…”,ndoshta e ka patur fjalën për mullarin. Kush e di!? Kjo nuk më qudit fare sepse ky Kadri Topuzi ka për këshilltar,Baton Fazli Haxhiun,spiunin e UDB-ës serbe dhe pikërisht i kryeudbashit dhe kriminelit që ka bërë hata në Kosovë,Jovica Stanishiqit. Ky kelysh i UDB-es serbiane Baton Haxhiu, i perdor këto fjalë si kaka, te kaka… -Jo. Ky kapo i bandes së kriminalizuar,ADEM GRABOVCI nuk është UÇK. Ky është kapo i bandës kriminale që ka organizuar krim kundër shetit dhe shoqërisë në mënyren me raciste duke i punesuar oligarkët,boxhenak e boxhenakesha,rrospie e rrospoll, duke i zene shumë vende pune dhe mijëra familje kosovare pa asnjë dollarë në ditë. Dhe kësaj i thuhet se të gjithë qytetarët janë të barabart para ligjit! Ta zëmë:nëqoftëse dy qetetarë të rendomt te sulmonin e te lendoni policinë e Kosovës, në krye të detyrës,çka do të ndodhte?Ç´mendoni ju? Do të burgosishin,rrahnin si në kohën e Millosheviqit dhe do bëhëj hallakamë nga banditët duke thënë e sulmuan shtetin,po,po, kështu thonë banditët. Adem Grabovci, ti urithi i kanaleve te gjerizeve dhe nentokës, Zoti i Madh të vraftë me kokërr rrufeje në pikë të ditës me diell, çka i bëre vendit e mo Zot më keq! Përse nuk te erdhi turp dhe gjynah për popullin që nuk ka bukë e krypë t´i shtron fëmijve në sofër dhe punëson jashtëligjëm milionerë dhe banditë? Përse nuk punësovë anëtarë të familjes se Deshmorëvë që bënë vetëvrasje që nuk kishin para për barna për t´i shëruar plagët,punësuat milionerë dhe kriminelë që kishin para me thas? Perse e bere këtë? Sa të paguan qarqet shoveniste serbiane për të demtuar e trazuar Kosovën deri në gjakderdhje? Sa para ke vjedhur ryshfet more kobzi, që ke punësuar fshehurazi banditë e kriminelë? Dhe, ti hajvan me okë, neqoftese thua se nuk qendron kjo,ahere thuaj cila është arsyeja. Por,mos ha mut të thuash për të zbutur papunësinë,se hajnat çka s´thonë! Në shumë shkrime kam thënë se ata shqiptarë që kanë gjak shqiptari ndër dej duhet përkrahur UÇK-ën sepse na sollën lirinë që po e gëzojm sot,por, nuk duhet përkrahur banditët e kryebanditët,oligargët, matrapazët, hajnat që vrapojn si zagarët pas kockave. Këta lehin se për atë punë paguhen. Orët i keni të numruara,litari iu është afrur rreth grykës (me falni rreth fytit,se nuk e kuptojn këta magarë fjalen rreth grykës),këta e kuptojn fjalën vjedhje,krim,vrasje… Jemi deshmitarë të kohës se si janë shar si qentë, në rrënjë e në degë PDK-ja dhe ish jugosllavët që quhet LDK. Bile janë sharë në gra shtrati dhe shikoni si u bënë këta langonj bashkë. Perse?Vetëm për të vjedhur e haram e paçin për jetë të jëtëve! Po e ripërserisë mos i besoni as kryetarve te partive tjera në opozitë,janë të njejtit hajna dhe vagabondë,banditë shkuar banditëve. Do binduni së shpejti që jemi duke punuar qe nga Finlanda,Zvicra,Gjermania, ku ishin azilant dhe kurrë pa punuar,duke u shtri në dyhek si qentë e Milloradit dhe ka u bënë milionerë!? Nuk ja mbanë t´i lidhin kijet publikisht me mua, sepse kam arritur deri aty se kush e kush ka marrur ndihme sociale. Ose:le ta deshmojn se sa kanë fitur,sepse në çdo fund viti,dihet se sa ka patur te ardhuara dhe dalje.Vetem dy mije euro t´i dergon në bankë të pyesin:Ku i ke fituar?Dhe mendoni se miliona te paguesh avokat dhe të mos flasim per rokaqiej si të Nju Jorkut. Me se miri dhe per të kuptuar me mire e me kollaj këta hajna pyetni keshtu:Se cili fshat dhe zog pule e di ç´kishin këta para lufte dhe ç´bënë pas lufte pasuri si sheikët e Dubait… Reshat Badallaj-Zhuriani, në gazetën më të lexuar në rajon”KOSOVA SOT”, i pari ka thënë se keta edhe rrospieve i kanë blerë dhe siguruar pasuri,lere që doli një shtazë gjysëm robot,gjysem njeri dhe pranoi publikisht për banesen,por ka edhe me keq, nuk e dini ju se një qen deputet edhe pas ciles grua sillet si zagarë, që iu turproi edhe varrin burrit. Ne i dijm zakonët or ti dhe nuk përzihëmi në punë familjare dhe private,por, mos harro se populli është ka bën me gisht ka ti dhe po të thotë:Qyp,qyp… Dale-dale. se do të zbardhen faqet e historisë dhe do të vie koha qe do te thonë:A ju kujtohen kur ishin hajnat,vagabondët,kusarët,huliganët,spiunët, dhe dijeni mirë që ju e demtuat Kosovën,shkelët ne gjakun e DESHMORVE TË KOMBIT, ju që i keni rënë kambanave të mortit, vetëm qëntë do t´ia vizitojn varrin për t´ia peshurrur me lezet… Dhe, krejt në fund, i drejtohem popullit tim liridashës, të mos lejohen këta banditë,kriminelë,oligarkë, kusar, udbashë të flasin nëpër tubime për popullin e sidomos për UÇK-ën, sepse këta qellimisht janë të ndersyer të fyejnë kombin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të huaja dhe personale… Po nuk ikën vetë do t´i detyrojm ne,sepse kjo nuk shkon më kështu. Kosova është në ditët më të vështira dhe duhet shpetuar nga kthetrat e kesaj bande kusarësh, që ia kanë ngulur vendit thonjët e shtrigave dhe dhembet e kulshedres thellë e më thellë, dhe nga dhemja gjymon shumë rëndë dhe trishtë. VETEM POPULLI E SHPETON NGA DHEMBJET E LUGETERVE TË KËSAJ BANDE MAFIOZE. Kosova,Shqipëria dhe viset tjera shqiptare akoma i ka djemtë gjallë që i dalin Zot. Kurse hajnat dhe banditët le t´i marrin thasët me veti për t´i mbledhur eshtrat, si dikur;osmanet e dergutët,vojvodër e zhupanët,karagjorgjeviqet,andarët,titistët,millosheviqistët,Mustavët e Rrahmanzinjt,Grabovcët (GROBARËT-VARRMIHËSIT)… As rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin për te zezat që i keni berë vendit. Mbajeni mend! Kaq kësaj radhe per ty, Adem Grabovci dhe për te gjithë ata zagarë qe i ke rrotull nga unë,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,për te cilen mbajë pergjegjesi morale dhe penale edhe pse e di se i ke nder dizgina gjykatat e instaluara serbe ne zemer te Kosovës ama edhe ndonjë ditë. Ju do te uleni në bankën e zezë,jo vetem kaq,por edhe nga kjo botë do të ikni me damkë dhe faqe të zëzë si hajdut,kusar,tradhtarë…

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shumë shpejt kanë për t’u ulur në bankën e zezë edhe ata prokurorë zuzarë që i kanë fshehur veprat

Shumë shpejt kanë për t’u ulur në bankën e zezë edhe ata prokurorë zuzarë që i kanë fshehur veprat

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

hkruan: Reshat Badallaj – Zhuriani

Vite të tëra gazeta më e lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, dhe gazetari Reshat Badallaj-Zhuriani kanë shkruar për bandën mafioze të nëntokës, se me klanet e tyre formuan bandën dhe e kanë shpërndarë si vaji në lakra për ta kapur shtetin. Opinionisti i gazetës lidere në Ballkan, “KOSOVA SOT”, Reshat Badallaj-Zhuriani, kishte fakte të pakontestueshme për klanet mafioze dhe vazhdimisht në fund të shkrimit shkruante se jam i gatshëm të përgjigjem moralisht dhe penalisht para drejtë- sisë, por jo kundër kësaj drejtësie që i ka shërbyer me mish e me shpirt pushtetit gjakatar titist e millosheviqian që kishte dënuar “nacionalizmin, separatizmin, shovinizmin, irredentizmin shqiptar” për interesa serbo-çetnike. Kjo gazetë me kohë ka shkruar se kjo bandë mafioze e klaneve të nëntokës, që e kanë bërë ZAP SHTETIN DHE E KA LËSHUAR RRJETIN TAMAM SI TË MERIMANGËS EDHE NË HETUESI, PROKURORI, POLICI, GJYQËSI, DOGANA… Reshat Badallaj-Zhuriani në këtë gazetë ka shkruar se kjo BANDË MAFIOZE E NËNTOKËS QËNDRON EDHE PAS BANDËS RACISTE, KUSARËSH, BANDITËSH, HAJNASH DHE MATRAPAZËSH QË QUHET “DEVOLLI” dhe me emër e mbiemër e ka përmendur ADEM GRABOVCIN, ta zëmë, titulli: “SHERRI I BANDËS “DEVOLLI” DHE QEVERISË MAFIOZE KOSOVARE HUMBËN 20.000 VENDE PUNE PËR SKAMNORËT, “KOSOVA SOT”, të datës 18 qershor të vitit 2015, që bashkëpunon me gjakësorët serbo-çetnikë, që kohë më parë, me krunde qensh, lopësh e derrash me simptome kancerogjene BANDA DHE BANDITËT DEVOLLI DHE BANDITËT QË I MBËSHTETËN KËTA KUSARË, për t´i tredhur dhe helmuar shqiptarët dhe nuk guxoi të bënte gjyqësia as gek e as mek, sepse banda mafioze e kanaleve të nëntokës e kishte kapur për fyti gjyqësinë, që në këtë gazetë kam shkruar që edhe pesë persona të lartë shtetërorë, kriminelë, hajna e banditë e përkrahin kriminelët “DEVOLLI dhe të shohim se a do të dalë kështu…?

BATON FAZLI HAXHIU ishte matrapazi dhe dirigjenti i kësaj zezënaje

Hise pa tjetër kanë banditët të lartë shtetërorë, sepse me lejen e tyre spiuni i UDB-së serbe e pikërisht zagari i kriminelit dhe kryeudbashit Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIU, ishte matrapazi dhe dirigjenti i kësaj zezënaje, njëherësh këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, përndryshe ka një vit që unë ia kam ndërruar mbiemrin që i shkon shumë për shtati, KADRI TOPUZI dhe kurrë nuk më ka falënderuar për këtë gallap simpatik. Zagari i UDB-së serbiane, Baton Fazli Haxhiu, është edhe këshilltar i Edvin Kristaq Ramës, kryeministër i Shqipërisë. I ati i Edvinit, Kristaqi, kishte firmosur dënimin me vdekje, varje, për poetin Hevzi NELA, në Kukës. Kemi shkruar me kohë dhe shpeshherë kemi thënë se këta banditë shkuar banditëve përpos që kanë siguruar pasuri me para të pista për dhjetë-njëzetë breza, kanë blerë vetura dhe banesa të shtrenjta edhe për rrospitë e tyre. Dhe, pas një kohe doli një femër me gji plastike, tamam si të një buallice, me të pasme si të gorillave, që tha publikisht se një hajvan i lartë nga Kosova i ka blerë banesë.

Ahengu me “Slivovicë” e mish derri…

Unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, kam shkruar se në drejtësinë e Kosovës janë këlyshët nga zezënaja titisto-rankoviqiste, që i kanë qitur hije të zezë Kosovës në botën e qytetëruar, janë të gjakut të bandës mafioze të kryetradhtarit Rrahman Morina, që në vendin tonë njihet si epoka e rrahmanzinjve, që u vranë shumë shqiptar për interesa serbiane dhe me pas ngrihej dolli e shoqëruar me lahutë e harmonikë, duke bërë dyzen ahengu me “Slivovicë” e mish derri… Po ashtu, kemi shkruar se këta banditë shkuar banditëve, se janë të pafytyrë, nuk skuqen fare, nuk kanë turp, janë si laviret serbe që presin te semafori për hamshor. Mos harroni se kemi shkruar dhe kemi thënë se për karrige të japin edhe gruan e shtratit, ndoshta ju kujtohet dhe në qoftë se s´ju kujtohet mund te klikoni në portalin – gazetën elektronike te “KOSOVA SOT”, lart djathtas, dhe shkruani emrin tim e do të lexoni të gjitha që i shkrova. Përndryshe nga anët tona në Zhur të krahinës së Lumës thuhet: “Në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia është në vend”. Pra, faktet mbesin. Me kohë kemi kërkuar që kjo qeveri artificiale, e zgjedhur me pazare dhe me klanet mafioze dhe jo me votën e lirë të popullit, duhet shkuar në THEQAFJE. Në shkrimin e fundit, në këtë gazetë, kemi shkruar se do të vjen dita shumë shpejt e kanë për të ulur në bankën e zezë edhe ata prokurorë frikacakë, qyqarë e zuzarë që i kanë fshehur veprat, kanë heshtur si gjyshe memece dhe që kanë bashkëpunuar me klanet mafioze, hajnat, banditët dhe kriminelët që e vodhën popullin deri në palcë dhe që ka dhembje deri në mish e asht… Edhe një gjë mos harroni, se RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, në gazetën e pakonkurrencë “KOSOVA SOT”, ka shkruar edhe këtë, se EDHE KRYETARËT E PARTIVE POLITIKE NË OPOZITË JANË TË NJËJTË, PA FIJE DALLIMI, HAJNA, BANDITË, KUSARË, MATRAPAZË, DALLAVERAXHI… Këtë e kam thënë publikisht dhe ju garantoj me fakte dhe kokën time. Të presim edhe pak. Pra, janë të gjithë banditë shkuar banditëve dhe hanë me një çanak, por të lehurat pak dallojnë. Disa lehin si qen dhe disa lehin si zagarë, por lehin sertë dhe vrapojnë pas hajnisë si langonjtë pas kockave. Nejse në këtë kor hajdutësh është i pakrahasueshëm Isa Mustafa, kopili i Titos, ortaku i bandës së Rrahmanzinjve që shante shqiptarët në çdo tre rreshta për serbianët dhe hajni i Diasporës, që zor se ia gjen shoqin në Ballkan e Evropë… Kaq kësaj radhe për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, dora vetë. Për të gjitha që them dhe shkruaj mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe penale.

[the_ad id=”4118″]

Arrestohen katër shtetas të huaj në Kosovë të dyshuar për terrorizëm

Arrestohen katër shtetas të huaj në Kosovë të dyshuar për terrorizëm

policia-kosove

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 shtetas të huaj në lagjen Velania në Prishtinë që dyshohen për terrorizëm.

Një burim i ka thënë Indeksonline se ata ishin duke qëndruar në një bujtinë (vend për ta kaluar natën) në lagjen Velania.

Aksioni është ndërmarr në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me departamentin anti terrorizëm./RTK/

 

[the_ad id=”4118″]