Get a site

Haradinaj jep doreheqjen nga mandati Deputetit

Haradinaj jep doreheqjen nga mandati Deputetit

Ramush Haradinaj

Të nderuar qytetarë,

Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbluesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqën zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.
Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.
Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature.

Ramush Haradinaj

[the_ad id=”4118″]

Vetem me gaz lotesjelles nuk rrexohet qeveria!

Vetem me gaz lotesjelles nuk rrexohet qeveria!

Muhamet Kelmendi

Eshte koha kur opozita duhet te i nderron
masat e punes ne drejtim te anulimit te dy marreveshjeve dhe te shkuarjes ne zgjedhje.

Veprimi i opozotes me gaz lotesjelles vetem do te kriminalizon opozitaret ne Kuvend. Ato nuk e detyrojne renjen e qeverise dhe shkuarjen ne zgjedhje.

Koha per veprim ne Kuvende me gozlotesjelles duhet te marre fund.

Kuvendi edhe pa opozite mund te punoi. I ka numrat dhe edhe ka mumdesi te “punoi” kur te deshiron.

Renja e qeverise mund te behet vetem me protesta te vazhduedhme, te cdoditeshme dhe panderprere.

Pa e pasivizuar pushtetin nuk detyrohet ai me i anuluar marreveshjet dhe per te shkuar ne zgjedhje.

Bllokimi i jetes politike dhe qeverisese te vendit cone deri te renja e qeverise. Me ate bllokohet edhe Kuvendi dhe edhe pushteti, i cili vetem me manifestime nje here ne muaj dhe me gaz lotesjelles ne Kuvend kurre nuk rrexohet.

Duhet pra nga sot me veprua me protesta te cdo diteshme.

Opozita duhet shpejte te kalon ne sheshet e Kosoves dhe ne protesta masive.

Ato duhet te vazhdojne deri ne renjen e qeverise.

Koha eshte per veprim.

Perpara drejte fitores!
Rrofte populli shqiptar! Muhamet Kelmendi

[the_ad id=”4118″]

Ndiqni LIVE protestën e Opozitës në Prishtinë

Ndiqni LIVE protestën e Opozitës në Prishtinë

live-protesta-prishtineKanë nisur të mblidhen një numër i madh i protestuesve para Bibliotekës Kombëtare, prej ku edhe do të nisë marshi i opozitës.

Opozita pritet zyrtarisht të fillojë protestën në ora 14:00, ndërsa po protestojnë kundër Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Bëhet e ditur se një numër i madh autobusësh janë nisur nga qytete të ndryshme për në Prishtinë.

 

[the_ad id=”4118″]

Deklaratë bombastike: Hashim Thaçi ka punuar për shërbime sekrete të afërta me Serbinë (VIDEO)

Deklaratë bombastike: Hashim Thaçi ka punuar për shërbime sekrete të afërta me Serbinë (VIDEO)

thaci

Në emisionin Zona Express, ku u transmetua dokumentari “Udhëkryqi i madh i Hashim Thaçit”, ka folur edhe deputeti i LDK’së, Adem Salihaj.

Ai ka bërë një deklaratë bombastike.

Sipas tij, Lideri i PDK’së ka punuar për shërbime të afërta me Serbinë.

Shikojeni videon:

 

[the_ad id=”4118″]

PROPOZIMI PËR TAKIMIN E PERFAQSUESVE TË MERGATËS MBARËSHQIPTARE, ME 20.02.16,GJERMANI

PROPOZIMI PËR TAKIMIN E PERFAQSUESVE TË MERGATËS MBARËSHQIPTARE, ME 20.02.16,GJERMANI

xhafer-ahmetaj

Të gjithë pjesëmarresit, paraqesin me shkrim idetë dhe propozimet e tyre ne lidhje me formimin e një Lobi apolitikë,të shpjeguar në vijim:

Këshilli organizativ i tubimit:fton për bashkim, mbarë diasporen shqiptare, pa marrë parasysh ideologjitë,mendimet dhe synimet e tyre!(ftesat gjenden në portalet e ndryshme dhe nder tjera në FB-tim)

Adressa e tubimit:
Basler Str.142, D-75540
LØRRAG-GJERMONI
Data:20.02.2016
Ora: 12:00

PËRSHENDESIM PËRZEMËRSISHTË TUBIMIN ME QELLIM TEJETË POZITIV, PËR MËRGATËN MBARËSHQIPTATE

Pikëpamjet tona në lidhje me organizmin në fjalë:Idetë & propozimët.

Roli dhe përfaqesimi im në këtë tubim:

Jam një nder organizatoret e themelimit të një Lobi mbarë-mergimtarë ,apolitikë dhe afetar.Përfaqesoi vullnetin tim të flakët,celulen organizative të themeluar në vendin ku jetoi, rrethin shoqeror të një komunikimi verbal në FB me mbi 2000 veta, etj.
Përmjes komunikimit verbal në FB dhe formave tjera, kemi gjetur njerezit,vullnetin dhe gjuhën e përbashkët me bashkëatdhetar qe mendojnë njesoi.

Aresyet e angazhimit tim:

Populli shqiptar u çlirua deri diku, nga një armik i egër.Pas këtij çlirimi, NE u poshtuam nga armiqët tjerë,si:
-Vetëvetja,gjveshja nga identiteti,epshi për tu pasuru me çdo kushtë, korrupcioni,krimi,sindroma Stokholm ,varfëria e vetëdijes dhe një sër faktoresh tjerë :psiqik-gjenetik-kulturor!

Është koha të mendojmë, si Rilindasit Kombëtar ,që dikur na e gatuan këtë shpirtë Kombëtar,duke shitur edhe shtepinë, për ta bërë shtetin.Ata na bashkuan edhe kur ne betoheshim në armik.
Paslufta, na solli në pragë të votrës dhe qeverisë,njerez që bëjnë të pa mundurën, për të shitur nderin dhe shtetin për të ndertuar villën e tyre luksosoze dhe për të rahatuar vargun e dashnorëve, etj.
(vlenë për fajtoret.Rrespekt për të ndershmit e rrallë)
Ky skllaverim i mentalitetit,duhet stopuar.
Nga kush duhet stopuar?

Nga cilido nga Ne , që pranojmë çlirimin tonë nga vetja dhe akseptojm ndryshimin.
Nga cili do nga Ne, që duam me shpirtë Atdheun dhe obligimet ndaj tij.
Nga cili do nga Ne, që do veproi si ,Rilindasit tonë të dikurshëm.
Nga cili do nga Ne, që nuk do pranon përbuzjen,rrënimin dhe poshtrimin e ardhmërisë së Atdheut!

Aresyet për optimizëm:

Jemi me të vertetë popull me tradita të vecanta.Për krenarinë dhe rezistencën tonë, duhen shpjegime me ditë të tëra.
Një popull i mbajtur në kafaz për mbi 623 vite, por i pa thyer, në gjuhë,traditë e kulturë.
Popullit tonë, nuk i mungon asgjë tjetër përvec lidershipit të ndershëm dhe vullnetit të mirë për tu organizuar më shumë, në mënyrë që të keqën ta zavendesoi e mira.
Popullit tonë i duhet një ekonomi e fortë dhe kthim besimi.
(…)

Pjesëmarrës qe kan konfirmuar takimin:

-RTK nga Kosova.
-Perfaqesues të shoqatave,partive,klubeve,kulteve (…)
-Edhe shumë intelektual e bashkëatdhetar nga mbarë bota.

Propozimi dhe mbeshtetja e jonë për themelimin e një kulmi të përbashkët organizativ.

1.Organizimi të jet apolitikë
2.Emri i organizatës:
Alternativ1:,,Lobi Euroatlantik Shqiptar,,(LEASH)
Alternativ2:,,Lobi Diaspores Shqiptare,,(LDSH)
Alternativ3:,,Lobi Mërgatës Shqiptare,, (LMSH)

3.Platforma e përbashkët organizative të mbartë me veti s,paku këto shtylla organizative:

Llojet e lobimit

1.Interesa të organizuar në fushën e ekonomisë,punës &biznesit.
2.Interesa të organizuar në fushat sociale.
3.Interesa të organizuar në fushën e kohës së lirë .
4.Interesa të organizuar në fushën e fesë, kulturës dhe shkencës .
5.Interesa të organizuara në fushën e vullnetarizmit dhe humanitetit.
6.Interesa të organizuara në fushën shoqerisë intelektuale:-themelimin e një ode intelektualesh.
7.Interesa të organizuara në fushën e një mediumi mediatik të pa varur e ndikuar nga politika.
(…)

Disa nga detyrat:

*Prezantimi i organizatorëve.
*Përcaktimi i rendit ditës:Iniciativa për themelimin e një Lobi të përbashkët.
*Prezentimi i strategjisë se veprimit të mergatës në një kulm të përbashkët.
*Prpopuzimi për votim.
*Themelimi i një kryesie
*Themelimi i grupëve punuese për të gjitha fushat e veprimtarisë.
*Themelimi i një platforme/programi.
*Themelimi i një selie qendrore, e cila operon me organizim, standart profesionalizëm.
*Themelimi i rrjetit kordinues me të gjitha shtetet e Evropës/botës.
(…)

*Selia qendrore organizative e Lobit.

Alternativ a:
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SH.B.A)
Aresyet:
Pervoja e Lobit aktual Shqiptaro-Amerikanë, eksprienca e tyre shumëvjeqare dhe miqësia besnike e Sh.B.A-ve kundrejt popullit tonë, i jap një konsiderim serioz dhe të besueshëm qe vllëzerit tonë nga Sh.B.A-të, të kan nderin qe të fusin nën ambrrellën e përgjegjësisë tërë platformën organizative te Lobit në fjalë.
Kjo do të lehtesonte fillimin e një punë të mirëfilltë dhe do të merrte jehonë serioze dhe positive në opinionin e përgjithëshem mbarëkombëtar.

Alternativë b:
-Në Evropë, në vendin ku jetojnë më shumë shqiptarë!

*Priramida e Lobit dhe rrjeti organizativ:
Për të arritë deri tek perfundimi i një organizmimi të mirëfillët, është shumë e nevojshme perkrahja e c,do njërit dhe me së shumti: rinia,niveli intelektual dhe ai afarist.

*Disa nga anët dhe arsyeshmeritë pozitive të formimit të këtij Lobi:

-Lobi i lartëpërmendur është: obligim moral, qytetar dhe patriotikë për c,do shqiptar!
-Lobi i lartëpërmendur është autonomia kulturore e Mërgimtarëve.
-Lobi, lehteson bashkërendimin e punëve dhe detyrave të mërgimtarëve, në të gjitha sverat e lloit të lartëpërmendur të lobimit.
-Lobi,lehtëson bashkërendimïn dhe koordinimin e punëve në mes të ministrisë së diasporës dhe mërgimtareve.
-Lobi, lobon në fushat e ndryshme të cilat kan të bëjnë me randesinë e nevojës për mirënjohjen e ceshtjes së mergimtarëve dhe vet Atdheut tonë.
-Lobi, është emruesi i përbashkët i forcave tona të përbashkëta.
-Faktet se edhe shumë vende tjera, kan Lobe aktive në jeten e mergimtarëve tyre, përforcojnë vullnetin tonë për organizmim.
(…)

Përshendetje të gjithë atyre qe po derdhin djersen e mundin për këtë organizim ,dhe në veqanti përshendetje të gjithëve atyre qe kan jap pelqimin në FB tim, tek Musa Tolaj, Skender Shala, Skenderbeg Klaiqi,Sami Fejza dhe rrjeti i gjërë organizativ.

Xhafer Ahmetaj
Norvegji
Mob:0047 92814128

 

[the_ad id=”4118″]

Vizioni amerikan për Kosovën dhe Ballkanin

Vizioni amerikan për Kosovën dhe Ballkanin

klinton_kosoveQë nga rënia e komunizmit në vitin 1989, treshja e presidentëve amerikanë Xhorxh Bush, Klinton e Xh.W. Bush, kanë patur të njëjtin vizion për Evropën. Kjo ambicie është qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të vendit tonë në 100 vitet e fundit. Kjo, sepse të dyja luftërat e botërore dhe luftën e ftohtë, i kemi zhvilluar duke pritur ditën, kur Evropa do të ishte përfundimisht e lirë, në paqe dhe e pandarë. Ky qëllim , nuk mund të realizohet pa paqe e stabilitet në Ballkan.

Gjatë një dekade e gjysmë, SHBA kanë luajtur pa ndërprerje, rolin qendror në përfundimin e luftërave për trashëgiminë jugosllave dhe ruajtjen e paqes. Me të drejtë, presidenti Klinton ndërhyri në Bosnjë në vitin 1995, me të cilën përfundoi ajo luftë e tmerrshme. Me të drejtë, në fund të viteve ‘90 kundërshtuam përpjekjen e Millosheviqit për të pastruar etnikisht mbi një milionë shqiptarë të Kosovës. Me të drejtë, së bashku me aleatët e NATO-s, dërguam ushtarë në Bosnjë e Kosovë për të ruajtur paqen. SHBA kanë arritur suksese në Ballkan dhe kanë ndihmuar njerëzit që ti shmangen tiranisë dhe të gjejnë paqen.

Tani duhet të veprojmë shpejt, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, për ta përfunduar punën dhe për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë pavarësinë. Tashmë, guri i themelit i politikës tonë në këtë rajon, është premtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit në NATO e BE, e cila është mënyra më e mirë, që vendet e Evropës Juglindore të realizojnë rindërtimin, rritjen ekonomike e vendosjen e marrëdhënieve të reja paqësore me fqinjët.

Shumica e vendeve të dala nga shpërbërja katastrofike dhe e përgjakshme e Jugosllavisë, tani është në rrugën e anëtarësimit në BE e NATO. Po ashtu, pas luftërave disavjeçare, vizioni amerikan është prekur me dorë. Por, rajoni nuk mund të përparojë, në se nuk zgjidhet çështja madhore e fundit, që lidhet me rënien e ish Jugosllavisë: Statusi i Kosovës.

Kur kam qenë herën e fundit në këtë këshill, kam folur për Kosovën në vitin 2005, kam folur për nevojën e kryerjes së punëve të mbetura në Ballkan dhe shpejtimin e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ndërkohë, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, u vu në krye të përpjekjeve themelore gjithëpërfshirëse me liderët kosovarë e qeverinë serbe. Ai më 3 prill i dorëzoi Këshillit të Sigurimit të OKB rekomandimet e tij, duke përfshirë aty me detaje, një varg propozimesh për të ardhmen e Kosovës, me rekomandimin që Kosova të bëhet e pavarur dhe për një kohë të caktuar ajo të jetë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Pavarësi për Kosovën

SHBA mbështesin plotësisht dhe janë të bindura, se pavarësia e kontrolluar për Kosovën është rruga e vetme përpara. Pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe spastrimit etnik që zbatoi Sllobodan Millosheviqi në Kosovë, çdo rezultat tjetër, jemi të bindur se do të çojë në administrim jofunksional, në forcimin e ndikimit të ekstremistëve dhe do të çonte direkt në luftëra të reja. Realiteti është, se lidhjet mes Serbisë e Kosovës tashmë janë dëmtuar që në vitin 1999, kur KS me rezolutën 1244 vendosi që në vend të pushtetit të Beogradit, të vihet administrimi i KB mbi Kosovën. Më shumë se 90% e qytetarëve të Kosovës përbëhet nga shqiptarët. Ata kurrë nuk do të pranojnë administrimin e mëtejshëm të Serbisë. Janë proamerikanë të deklaruar, sepse trupat tona i mbrojtën ata nga masakrat dhe përndjekjet. Ata nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësi. Në tetë vitet e kaluara, Kosova ka përforcuar institucionet e qeverisjes lokale dhe ka zgjedhur kuvendin, presidentin e kryeministrin. Nuk shikojmë asnjë opsion të besueshëm për integrimin e tyre në institucionet e Serbisë. Pavarësia e Kosovës do të shënonte fundin e vërtetë të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe do të mundësonte së pari Serbisë, që të kapërcente trashëgiminë e hidhur dhe tragjike të erës së Millosheviqit. Pavarësia është rezultat legjitim, i drejtë dhe ligjor. Disa thonë se, kjo do të jetë precedent për lëvizje të tjera seperatiste, por ne e hedhim poshtë plotësisht këtë tezë.

Sa i përket zgjidhjeve për luftërat e tjera në lidhje me shpërbërjen e Jugosllavisë edhe propozimet e Ahtisarit janë përshtatur plotësisht rrethanave dhe nuk kanë asnjë rëndësi, për asnjë vend tjetër në Evropë e kudo tjetër. Faktorët e veçantë, që janë përfshirë në ngjarjet e Kosovës, para së gjithash, rënia e dhunshme dhe jokonsensuale e Jugosllavisë, politika e pastrimit etnik e Millosheviqit, vendimi i NATO-s për të ndërhyrë, vendimi i Këshillit të Sigurimit, me të cilin Kosova u vu nën administrimin e OKB dhe me të cilin u parashikua procesi politik me ndërmjetësimin e KB, për të vendosur për statusin, nuk mund të gjenden diku tjetër dhe nuk duket se do të përsëriten.

Përgjithësisht, Këshilli i Sigurimit tashmë prej kohësh e konsideron Kosovën si rast special, duke e filluar me masat e jashtëzakonshme që mori në vitin 1999. Megjithëse separatistët në vende të tjera mund të insistojnë, që t‘i lidhin qëllimet e veta me Kosovën, ne nuk dimë asnjë situatë që është e krahasueshme me të dhe presim që të gjitha qeveritë e përgjegjshme ta mohojnë këtë krahasim.

Vendosja e pavarësisë

Bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n dhe BE-në, anëtarët e të cilëve janë dakord me ne, se pavarësia e Kosovës është rezultati i vetëm real dhe funksional. SHBA-të, NATO e BE kanë investuar resurse të mëdha ekonomike, politike e ushtarake në Kosovë dhe në gjithë rajonin-prandaj jemi të përcaktuar në maksimum, që këtij procesi ti shkohet deri në fund. Këshilli i Sigurimit tashmë ka filluar të diskutojë për rekomandimet e ndërmjetësit Ahtisari. Gjatë javëve të ardhshme, SHBA do të sponsorizojnë rezolutën e re të KS, që duhet të zëvendësojë rezolutën 1244 (me të cilën është vendosur regjimi i tanishëm i administrimit ndërkombëtar në Kosovë). Kjo rezolutë nuk do të ofrojë në të vërtetë pavarësinë Kosovës, por do të heqë pengesat politike e juridike, në rrugën drejt pavarësisë dhe do të sigurojë mandatin për kontrollin ndërkombëtar të Kosovës, pas përcaktimit të statusit, në përputhje me kreun 7 të dokumentit të OKB. Presim që udhëheqja e Kosovës të shpallë më pas pavarësinë. SHBA dhe vendet e tjera, atëherë do ta njohin shtetin e ri të Kosovës. Qëllimi ynë, është që procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës të jetë i saktësuar dhe i përfunduar me sukses, deri në fund të kësaj vere. Besojmë se KS do ta kuptojë, se propozimi i Marti Ahtisarit do të ofrojë pamje më të mirë, për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme. Kemi filluar një varg diskutimesh me qeverinë ruse, për ta nxitur, që ta mbështesë këtë proces, ose të paktën të mos e bllokojë. Kam takuar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Titov dhe i kam paraqitur dy argumente bazë:

Së pari, i kam theksuar se SHBA dhe Evropa, gjatë këtyre tetë viteve kanë ofruar kontribut të madh, në kuptimin e angazhimit ushtarak, të parave dhe të pjesëmarrjes politike në Kosovë. Forcave tona do t‘u duhet të përballen me trazirat, që janë të pashmangshme, nëse KS e hedh poshtë pavarësinë. Prandaj SHBA dhe Evropa, shpresojnë se Rusia do të përcaktohet për bashkëpunim, për të ruajtur stabilitetin e paqen në rajon dhe jemi të bindur, se kjo do të realizohet më mirë me rezolutë pozitive në KS të KB.

Së dyti, asnjë përpjekje për të penguar pavarësinë e Kosovës nuk do të ketë sukses, duke qenë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe për këtë jemi të bindur!

Duhet veprim i shpejtë. Nuk mund të lejojmë pritje tjetër. Deri sa gjërat nuk janë të qarta, statusi i papërcaktuar i Kosovës do të jetë burim i destabilitetit dhe i tensioneve të forta. Kosova, për shkak të statusit të pazgjidhur, tani e ka të pamundur përfshirjen në mjetet kredituese ndërkombëtare, ndërsa investimet e huaja janë të pa stimuluara. Dhe çfarë është më e rëndë, populli i Kosovës, prej një dekade nuk e di si do të quhet më në fund vendi i vet, ndërsa bashkësive etnike në Kosovë, u është hequr baza e qartë, mbi të cilën mund të paqësohen e të ndërtojnë marrëdhënie të reja reciproke. Sipas gjykimit tonë, shtyrja e mëtejshme, vetëm sa do ta përkeqësonte situatën dhe do të përforconte ndikimin e ekstremistëve, nga të gjitha palët. Në thelb, jemi të bindur se rreziku nga dhuna është shumë më i madh nëse do ta shtyjmë pavarësinë e Kosovës, se sa nëse vendosim shpejt për të. Shumica e ekspertëve beson se, Evropa Juglindore mund të rrëshqasë në një luftë të re dhe në luftë etnike, që do të kërcënonte edhe personelin e KB dhe të NATO-s të vendosur në Kosovë, nëse ëndrra e tyre për pavarësi do të shuhej. Edhe pse shumica e vendeve që e njohin mirë Kosovën, mbështesin rrugën drejt pavarësisë, disa mes tyre si Rusia, ftojnë për raunde të reja bisedimesh mes palëve. Presidenti Ahtisari, bazuar në përvojën e bisedimeve të Vjenës, ka konkluduar se, kjo është e pamundur. Ai nuk beson në vazhdimin e bisedimeve, të cilitdo formati qoftë dhe sa do që të zgjasnin, nuk do ta kalonin hendekun mes dy palëve. Ne jemi dakord me këtë. Nëse ky proces do të vazhdonte pa fund, në se do fillonin prapë bisedime, nëse do të hapej prapë çështja e rekomandimeve të Ahtisarit, ose në ndonjë mënyrë tjetër të shtyhej statusi i Kosovës, vetëm sa do ta vështirësonte dhe jo ta lehtësonte, gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme. Besojmë se ata që i referohen zgjatjes, janë më pak të interesuar për gjetjen e bazave të përbashkëta të pranueshme, se sa për pengimin e realizimit të dëshirës së shumicës së njerëzve që jetojnë në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë, që të ndodhë kjo. Pas kaq shumë vitesh paqartësie, populli i Kosovës dhe i gjithë rajonit, ka të drejtë ta dijë se cila është e ardhmja që e pret. Kredibiliteti i bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht i OKB, që kanë rol legjitim dhe të kahershëm në marrjen me situata të ngjashme me këtë të Kosovës, tani është në provë. Duhet të hyjmë menjëherë në aksion.

Vizioni ynë për Kosovën

Vizioni ynë për Kosovën, është vizioni i shtetit demokratik, multietnik e paqësor, që gjendet në rrugën pa kthim drejt anëtarësimit në NATO e BE. Që nga 1999, Kosova ka realizuar përparim të rëndësishëm në rindërtimin nga lufta. Nën drejtimin e KB, ajo tani ka qeveri funksionale, ka organizuar zgjedhje të drejta e të lira dhe ka polici mulktietnike profesionale. Kjo është shoqëria që ka përparuar. Do të donim, pra, të shohim përparim më të madh në një fushë kryesore: në mbrojtjen e pakicave në Kosovë. Serbët e Kosovës akoma përballen me abuzime e diskriminim. Kjo është e papranueshme. Disa herë kam vizituar bashkësitë e pakicave dhe përfaqësuesit e tyre në Kosovë. Në tetor 2005, kam vizituar një grup familjesh serbe në Obiliq. Shumë prej tyre kanë qenë të përzënë me forcë, në trazirat e marsit 2004. Një çift të moshuarish kishte ndërtuar shtëpinë e tyre në këtë qytezë historike në fillim të viteve 60. Fëmijët ishin shpërngulur në Serbi, por ata donin të rrinin në Obiliq. Shpesh, ndiheshin të kërcënuar nga fqinjët e tyre shqiptarë të Kosovës. Sigurisht, u duhet dhënë e drejta dhe mundësia që ata të qëndrojnë. Historia e tyre për luftën dhe dëshira për të jetuar në paqe, më ka treguar qartë, se duhet të bëhet më shumë për të mbrojtur këtë popullsi të ndjeshme. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku dhe presidenti Fatmi Sejdiu, në mënyrë të admirueshme insistojnë për të vendosur kontakte me të gjitha grupet etnike në Kosovë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, kanë realizuar përparim të vërtetë në disa nga standardet prioritare. Ka mbetur akoma shumë për të bërë. Të gjithë liderët kosovarë kanë përgjegjësi të madhe dhe të pashmangshme, që të merren me këto probleme. Ata duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të drejtave, sigurisë e pasurisë së pakicave kosovare, si dhe në fushën e kontrollit të ekstremistëve e pengimit të trazirave sociale.

Zgjidhja e Ahtisarit

Gjatë më shumë se një viti bisedimesh, presidenti Ahtisari ka synuar kompromisin mes palëve për shumë çështje, që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, para së gjithash në këndvështrimin e mbrojtjes së serbëve të Kosovës. Nën drejtimin e tij, palët kanë diskutuar për decentralizimin e pushtetit lokal, mbrojtjen kushtetuese të pakicave etnike, çështjet ekonomike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Përfaqësuesi i Sekretarit të Shtetit Amerikan për bisedimet për statusin, ambasadori në pension Frenk Vizner, ka marrë pjesë në shumë prej këtyre diskutimeve dhe i ka nxitur palët që të jenë më elastike. Edhe pse pala serbe nuk është angazhuar në mënyrë kontruktive në shumë diskutime, presidenti Ahtisari, ka qenë mbështetës për të identifikuar paralelizmin në qëndrimet e të dyja palëve.

Mbi bazën e propozimeve që paraqiten të dyja palët dhe duke u mbështetur në përvojën e vet të rëndësishme në ndërmjetësimin edhe në konflikte të tjera të ndryshme ndërkombëtare, ai ka propozuar një varg rregullimesh për administrmin e Kosovës. Në thelb të kësaj zgjidhje, qëndron nevoja për arritjen përmirësimit të pashmangshëm të jetesës së pakicave në Kosovë. Kjo zgjidhje u ofron serbëve dhe shqiptarëve themelin për ndërtimin e marrëdhënieve të reja, që do të bazohen në besim e bashkëpunim. Propozimi i tij për pavarësi të kontrolluar, paraqet kompromis të madh mes pavarësisë së pakushtëzuar dhe kthimit të pamundur në status quo-në e mëparshme. Sa i përket kompromisit, as këtu asnjëra palë nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur. Ndërsa unë jam i kënaqur, se Kuvendi i Kosovës tashmë është detyruar ta zbatojë plotësisht zgjidhjen e presidentit Ahtisari. Kjo është shenjë e pjekurisë së madhe.

Prania ndërkombëtare

SHBA janë të qarta se pavarësia e Kosovës do të përballet me probleme të mëdha. Institucionet e saj të reja janë të dobëta, nuk janë të afta të luftojnë kundër korrupsionit, krimit të organizuar e dhunës së motivuar etnikisht. Kosovës do ti duhet ndihma për zbatimin e rregullimeve që propozoi presidenti Ahtisari. SHBA do të marrin pjesë në vendosjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, të cilën e ka propozuar Ahtisari për të kontrolluar zbatimin e kësaj zgjidhje. Në krye të kësaj zyre do të jetë një zyrtar evropian, ndërsa zëvendësi i tij do të jetë amerikan. Shefi i kësaj zyre do të ketë kompetenca ekzekutive për të kthyer ligje, ndërruar funksionarë ose për të ndërmarrë çfarëdo mase, për të garantuar zbatimin e zgjidhjes. Ai do të paraqesë raport në Grupit Ndërkombëtar të Mbikëqyrjes, në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e tanishëm të Grupit të Kontaktit, si dhe përfaqësuesit e NATO-s dhe BE-së.

Pararoja e përbashkët e SHBA dhe BE, tashmë prej muajsh është në terren në Prishtinë dhe po bën punën e koordinimit të tranzicionit. Në Kosovë do të vendoset edhe misioni special i BE-së për sigurinë, politikën mbrojtjes dhe sundimin e së drejtës. Ai do të vendoset në sektorin e policisë e drejtësisë. Ky mision, do të ketë gjithashtu kompetenca ekzekutive, që të zbatojë disa funksione të rëndësishme policore, të drejtësisë, si dhe hetimet për krimet e luftës e luftën kundër krimit të organizuar. Misioni gjithashtu do të përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimit policor dhe drejtësisë së Kosovës, që institucionet një ditë të mund të marrin të gjitha përgjegjësitë nga bashkësia ndërkombëtare. NATO, që është faktori kryesor stabilizuas në Kosovë dhe në rajon do të mbetet aty. KFOR, i cili në këtë moment numëron rreth 16.000 ushtarë, përfshirë dhe 1600 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Amerikane, do të vazhdojë të ruajë sigurinë dhe kontrollojë vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të armatosur lehtë dhe të vogla në numër. Zhvillimi i tyre është i rëndësishëm, për ta afruar atë ditë, kur Kosova të mundë të marrë në dorë sigurinë e vet, ndërsa NATO ti tërheqë forcat e veta nga rajoni,

Ekonomia

Pavarësia e Kosovës nuk do të jetë e qëndrueshme, nëse nuk nxisim shpejt zhvillimin ekonomik. Vitet e konfliktit dhe të paqartësisë, kanë shkatërruar ekonominë kosovare. Banka Botërore dhe Komisioni Evropian planifikojnë konferencë të madhe donatore. Presidenti i SHBA, në buxhetin plotësues të 2007-s ka kërkuar 279 milionë dollarë ndihma për Kosovën, ndërsa në buxhetin e vitit 2008, për këtë qëllim janë planifikuar 151 milionë dollarë, që në shumatore, përbëjnë 22 deri 25 % të donacioneve të parashikuara ndërkombëtare. Me një pjesë të rëndësishme e kësaj ndihme, synohet të paguhet pjesa kosovare e borxhit të Serbisë, që Kosova si shtet i pavarur, të mos ngarkohet që në fillim me barrën shkatërruese të borxheve. Po ashtu, do të insistojmë për projekte, që angazhojnë potencialin ekonomik të Kosovës, së pari në sektorin energjetik.

Serbia

Tani kur po i afrohemi fundit të procesit të konfirmimit të statusit të Kosovës, duhet të shihet në mënyrë gjithëpërfshirëse i gjithë rajoni, veçanërisht e ardhmja e Serbisë. Serbia, e cila në dy luftëra botërore ka qenë mike dhe aleate e SHBA ka rëndësi të madhe rajonale. Era e Millosheviqit në 15 vitet e fundit, ka qenë anomali tragjike në historinë e gjatë të marrëdhënieve të përzemërta. Tani pra, populli i Serbisë shtron kursin e ri për vendin e vet, rrugën e integrimit dhe të marrëdhënieve normale me fqinjët. Pasi ka lënë politikën e ndarjes dhe të nacionalizimit të Millosheviqit, Serbia insiston të kthehet në proceset kryesore evropiane. Sot liderët e Serbisë kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Shumë prej tyre mendojnë se janë dënuar për krimet e regjimit të mëparshëm. E vërteta është, se Serbia sot ndryshon në shumëçka nga shteti i Millosheviqit. Edhe pse liderët aktualë serbë nuk kanë kryer krime vetë, ata kanë përgjegjësinë historike dhe morale të përballen me këtë trashëgimi të kaluarës. Ne e nxisim Beogradin që në momentin kur të hyjë në derën e bashkësisë evropiane, ta lërë “valixhen” e erës së Millosheviqit. Serbia duhet të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare dhe të bashkëpunojë plotësisht me Tribunalin e Hagës. Bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, para së gjithash, arrestimi i Ratko Mlladiqit, i cili akuzohet për krime lufte, është me rëndësi të madhe për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me botën.

Serbia pra, ka edhe përgjegjësi në drejtim të Kosovës. Ne nxisim fort Serbinë, që të mbështesë zbatimin e zgjidhjes së Ahtisarit, veçanërisht të nxisë serbët e Kosovës të marrin pjesë në këtë zgjidhje. Presidenti Ahtisari ka investuar shumë përpjekje, për të realizuar interesat legjitime të Beogradit në Kosovë. Presim që Serbia të vendosë marrëdhënie politike e ekonomike normale me Kosovën, ashtu si ka bërë dhe me shtetet tjera, të dala nga ish Jugosllavia. SHBA besojnë se Serbia ka të ardhme të shkëlqyer, e cila nënkupton më shumë integrim në bashkësinë evropiane, rritje më të shpejtë të investimeve private, vende të reja pune dhe ndërveprim më të madh social e ekonomik me fqinjët. Biznesmenët amerikanë kanë “nuhatje” në zbulimin e tendencave të reja. Pas vetëm disa vitesh aktivitet, ata janë sot të dytët, për nga madhësia e grupit të investitorëve të huaj në Serbi, i cili ka investuar mbi 1,3 miliardë dollarë në aktivitetet të ndryshme, që nga prodhimi, media dhe bankat. SHBA do të nxisin partnerët edhe në BE e NATO, që të bëjnë sa më shumë, për ta njohur potencialin e Serbisë dhe për të shpejtuar integrimet euroatlantike të saj. Kështu, në Samitin e NATO-s në Rigë, kemi mbështetur hyrjen e Serbisë ne Partneritet për Paqe. Tashmë, kemi programe të rëndësishme ndihme në Serbi dhe mendojmë të ndërmarrim akoma më shumë të tilla, në varësi nga kufizimet ligjore ekzistuese. Në disa muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë, por ne dhe miqtë tanë evropianë, do të vazhdojmë të ndihmojmë udhëheqjen serbe, që të mos devijojë nga rruga, por të ecë në rrugën e të ardhmes së ndritur, që shoqëria e saj të afrohet më shumë më familjen euroatlantike demokratike.

Përfundimi

Ky është vizioni amerikan për Evropën Juglindore. Ky vizion pra, nuk mund të realizohet, derisa Kosova e Serbia të mos shkulen nga konfliktet e së shkuarës e të mos ecin në rrugën pa kthim drejt BE-së e NATO-s. SHBA, që kanë luajtur rol qendror në vendosjen e paqes në këtë rajon, janë absolutisht të vendosura për pavarësinë e Kosovës. Ky do të jetë sukses i politikës së jashtme amerikane.

Nicholas Burns

[the_ad id=”4118″]

Majko kërkon pasaportë të Kosovës, do t’i hyjë politikës në Prishtinë?

Majko kërkon pasaportë të Kosovës, do t’i hyjë politikës në Prishtinë?

majko

Majko kërkon pasaportë të Kosovës, do t’i hyjë politikës në Prishtinë?

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”, ka deklaruar Majko.

lexo edhe: Ramush Haradinaj tregon pse nuk e deshi Kadri Veselin në takim

Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.

“Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj”, ka deklaruar Pandeli Majko.

[the_ad id=”4118″]

LUNAÇEK: SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

LUNAÇEK: SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

LUNAÇEK SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

“As një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid“.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçe, e cila ka ftuar edhe njëherë pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek, ka ftuar pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës. Në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, Lunaçek ka deklaruar se e kuptonte hezitimin e këtyre vendeve për shkak të problemeve që kanë me minoritetet në vendet e tyre, por ata duhet ta dinë se “as një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid ndaj popullatës shqiptare“.

Lunaçek ka përshëndetur qeverinë e re në Kosovë: “Tani ka një koalicion të madh së bashku me minoritetet”. Por kjo qeveri, ka thënë Lunaçek, tani duhet të merret me problemet ekzistuese të vendit. Gjendja ekonomike në Kosovë po keqësohet gjithnjë e më shumë ka shtuar ajo, ndërsa ka nënvizuar se po rritet edhe numri i azilkërkuesve në vendet evropiane, që nga Kosova po kalojnë përmes Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është një shenjë se gjeneratat e reja kanë pak shpresë se do të ndryshojë diçka. Kjo gjendje, ka thënë Lunaçek i ka hapur tani mundësinë e manipulimit me të rinj vetëm grupeve islamiste.

Për sa i përket korrupsionit brenda EULEXit, Lunaçek ka deklaruar se kjo e ka dëmtuar shumë Misionin. Akuzat, tha ajo, duhet të sqarohen shumë shpejt dhe fajtoret duhet të dënohen. “Nuk guxon të ketë pardon në rastin e korrupsionit në EULEX” ,tha Lunaçek.

Ndërkaq, për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ajo tha se problem është tek zbatimi i marrëveshjeve. “Është bërë pak në zbatimin e këtyre marrëveshjeve” tha Lunark për ARD.Ajo ka potencuar se për pasojë Kosova ende nuk ka kodin e saj telefonik. Në Kosovë, ka thënë Lunaçek, duhet të bëhet më shumë edhe për përmirësimin e të drejtave të homoseksualëve.

[the_ad id=”4118″]

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

145367020762859

Kosova e ka humbur edhe një betejë përballë Serbisë.

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte marrë vendim për reciprocitet me Serbinë sa i përket liberave, për shkak se shteti serb i bllokoi librat nga Kosova për Luginën e Preshevës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi e ka shkel këtë vendim, duke lejuar që librat nga Serbia të futen në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic, Firzi është ai i cili ka shkelë vendimin e ministrit, Arsim Bajrami, duke e gjunjëzuar Kosovën përballë Serbisë.

Sipas dokumentit, një kopje të të cilit e ka siguruara Gazeta Blic, kërkesa për lejimin e librave është bërë së pari nga Adrijana Hoxhiq zyrtare kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, që i është drejtuar MKRS-së, gjegjësisht sekretarit të përgjithshëm Veton Firzi-t. Po ju drejtohem me kërkesë për lehtësim të procedurave për import të mallit (libra shkollor) dedikuar për shkollat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjeksisë dhe Institucionit parashkollor, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike”, Beograd. Veton Firzi më pastaj ka kërkuar nga Doganat e Kosovës për lejimin e kalimit të librave.

Në emër të Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit konfirmojmë se Komuna e Mitrovicës se Veriut, pranon një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike” – Beograd, të cilat janë te dedikuara për shokllat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjekësisë dhe Institucionin Parashkollor, raporton Gazeta Blic.

Një zyrtar i lartë nga Ministria e Arsimit  ka theksuar për Gazetën Blic, në kushte anonimiteti se “nuk e kanë ende të qartë pse Ministria e Kulturës është përfshirë në një çështje të tillë”.

Zyrtarisht, ndërkaqm askush as nga Ministria e Kulturës e as nga ajo e Arsimit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Reciprociteti i librave nga Kosova për Serbinë nga ministri Bajrami, është vënë pasi Serbia ka bllokuar një donacion me libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë të Preshevës.

[the_ad id=”4118″]

Kapet rrugës për në Siri djali i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës

Kapet rrugës për në Siri djali i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës

145349408963980

Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para këtij Viti të Ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës e për t`u rreshtuar karshi grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit në mes datave 28-29 dhjetor.

Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë thyer mbrapshtë në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim derisa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi. (zeri.info)

[the_ad id=”4118″]

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi-VeseliZëvendëskryeministri Thaçi “mbrohet”, në heshtje
“Dihet po ashtu mirë se gjatë ndarjes së Mitrovicë rolin kryesor e kishte KFOR-i Francez dhe sidomos DGSE ku shpesh herë i ndihmoj Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli kur ndikonin që ti ndalnim {TMK} demonstratat e qytetarëve shqiptar”, thotë Miftari.
I kanë mbetur edhe një muaj, derisa të votohet për postin e Presidentit të vendit. Por, në këtë periudhë Hashim Thaçi nuk u ka shpëtuar akuzave nga disa ish bashkëluftëtarë të tij, si bashkëpunëtorë i shërbimit sekret frances gjatë kohës së luftës.
Por, pavarësisht këtyre akuzave, zëvendëskryeministri dhe Presidenti potencial i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë.
Këtë heshtje të Thaçit, publicisti Jeton Kelmendi e ndërlidh me zgjedhjen e tij, në postin e Presidentit të Kosovës./Botasot

[the_ad id=”4118″]

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi

Kërkesa e ambasadore franceze, Maryse Daviet, që të vihet në përdorim flamuri shtetëror i Kosovës dhe jo flamuri kombëtar, ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Deputeti Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar ambasadores franceze duke i thënë që të shkojë në Francë nëse nuk i pëlqen flamuri kombëtar, transmeton kp.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]

Kimete Berisha: Edhe Amerika po ua zë rrugën ?!

Kimete Berisha: Edhe Amerika po ua zë rrugën ?!

amerika

Shkruan: Kimete Berisha

Çka do të thotë kjo ti thuash Amerikës ‘këqyri punët t’ua, na lë neve ta marrim Kosovën në dorë’!
Merreni ju Kosovën në dorë, kush po ju ndal!

stupcave

Diçka me opozitën definitivisht nuk qenka në rregull.

Ramushi ish dasht me ditë se në mes Ramushit dhe Amerikës, shqiptarët janë me Amerikën, kjo as nuk diskutohet.

Pa AAK-në Kosova mundet, po pa Amerikën nuk mundet. Pa Amerikën ne jemi inekzistentë, jemi vetëm një grumbull robërish të vetmuar.

Atij shqiptari që edhe Amerika i duket e keqe, ai që edhe Amerikës i gjen behane, ai politikan nuk ka të ardhme në politikë.

E kam pasur njet të dal në protestën e 9 Janarit, kundër plaçkës së madhe të KEDS-it, ama nuk shkoj dot pas atyre që as nuk e kuptojnë se nuk na duhet neve pavarësi nga Amerika.
Më mirë të paguaj në muaj nga 100 euro rrymë pa i harxhuar. Nuk shkohet pas atij që nuk e kupton se shqiptarët e kanë votuar këtë qeveri, e jo votuesit amerikanë.

Çka kanë faj amerikanët pse AAK nuk u bë parti e madhe, sa Ramushi!

Opozita ka probleme me votuesit shqiptarë, jo me Amerikën.

Kush ankohet në politikën amerikane ndaj Kosovës, duket si njëfarë rusi i madh apo njëfarë arabi i vogël në mesin tonë.

Ramushi duhet t’i mas fjalët para se të shprehet politikisht, sepse ‘çdo gjë që flet, mund dhe do të përdoret kundër tij’.

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

papa viziton kosoven

Papa Françesku do të ketë përpara një vit të vështirë, në përpjekjet e tij për ta modernizuar kishën, thonë burimet e afërta me të në Vatikan. Megjithatë, gjatë vitit 2016 ai pritet të vizitojë disa shtete. Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.

Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do të vizitonte Kosovën. Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj. Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Read more

Reagon ushtaraku Dritan Demiraj per kriminelin Serb Djurisiq

Reagon ushtaraku Dritan Demiraj per kriminelin Serb Djurisiq

dritan-demiraj

Te nderuar vellezer shqiptare te Shqiperise, Kosoves dhe Fyromit!

Mora shkas nga nje publikim i sotem, i zotit Hamez Jashari, i cili kerkon denoncimin e nje skandali qe une personalisht si shqiptar e quaj tmerresisht te paparanueshem.

Krimineli ne fotografi eshte i graduari nga Ministria e Brendshme e Kosoves Kolonel Djurisiq, i emeruar ne PK ne stacionin policor ne veri te Mitrovices. Ky person dhe shume bashkepunetore te tij, kane qene pjese e njesise qe ka sulmuar, vrare, prere, perdhunuar dhe djegur shtazerisht familjen Heroike te Jasharajve dhe shume femije e gra shqiptare ne vazhdimesi.

E turpshme, kriminale dhe krejtesisht antikombetare, ne nje shtet qe pret te integrohet ne BE, ne nje shtet qe njihet dhe mbeshtetet nga shtetet me te forta, demokratike dhe perendimore, sot qeveria e saj fal nepermejt institucionalizimit dhe gradimit kriminelin ne krye te policise se Shtetit Kosovar. Por cfare rendi dhe qetesie mundet qe te siguroje nje shef policie, pjese e njesive kriminale, banditeske dhe qe ka kryer krime kunder njerezimit?

Jo te dashur bashkepatriote! Ai eshte vendosur ne ate detyre me presionin e Serbise, qe te forcoje strukturat paralele, ti veshe ata me uniforme, te siguroje paprekshmerine e banditeve serbe qe gjithe keto vite kane penguar shqiptaret qe te shkojne deri ne banesat dhe bizneset e tyre, qe te vazhdoje taktiken dhe strategjine e Beogradit per mbajtjen dhe shkeputjen e veriut te Kosoves me gjithe burimet e saj te shumta dhe ne momentin e caktuar ta vene ate ne jete.

Eshte e turpshme qe Isa Mustafa, Hashin Thaqi dhe te tjere (kolege te tyre njesoj si ata) paturpesisht guxojne dhe permendin dhe emrin e Heroit dhe Komandantit tone Legjendar Zotit Adem Jashari, kur nga ana tjeter shume nga bashkepatriotet tane te cilet e drejtuan luften ne terren dhe jo si Hashimi ne Tirane, gjenden padrejtesisht akoma burgjeve per krime qe kurre nuk i kane kryer, vetem ne emer te ruajtjes se karrigeve te ketyre tradhetareve me kollare te bardhe.

Shembullin me te mire e dha lideri i AAK, Gjeneral Ramush Haradinaj, i cili padrejtesisht por me dinjitetin dhe patriotizmin e Haradinajve, u perball me padrejtesine dhe e fitoi me sukses ate beteje ashtu si dhe shume beteja te tjera me pare, ne fushen e luftimit me dinjitet dhe trimeri (dhe jo vetem ai, por dhe Dauti, Lahia, Fatmiri, Nexhi, …. etj e shume komandante te tjere).

A e mendoni se cfare do te kishte ndodhur ne Serbi nese ndonje komandant i UCPMB ose UCK te ishte caktuar komandant policie ne territoret e Serbise??? I gjithe populli serb do ta kishte rrezuar qeverine brenda nje dite, ne mos dhe me keq se kaq.

Serbet nuk lejojne ndertimin e FAK-ut, heqin lapidaret e trimave tane (Persheve) qe dhane jeten per liri, shkelin te gjithe te drejtat dhe lirite themelore te shqiptareve ne territorin e tyre, bejne ligjin ne cdo marreveshtje me qeverine e Kosoves, vetem ne interesin e tyre kombetar, kurse ne fatkeqesisht me duhet ta them, akoma po sillemi sikur jemi nen rregjimin e Miloshevicit apo ne kohen e bashkim-vellazerimit (dikujt qe eshte ne qeveri nuk i pelqen ky krahasim, por aq me behet.)

Te dashur vellezer ! Mendoj qe ka ardhur koha qe kjo qeveri duhet te largohet menjehere dhe te jape llogari per te gjithe deshtimet, largimet e mijera qytetareve, te cilet nuk po ikin nga bombat e luftes, por nga keqqeverisja Thaqi-Mustafa, injoranca e tyre qeverisese dhe institucionale, korrupsioni galopant i nje grupi te vogel njerezish….. nga ajo qe Departamenti i Shtetit Amerikan prej kohesh e ka quajtur oligarket e Ballkanit.

Ju bej thirrje patrioteve, ish komandanteve te UCK qe merren me politike, popullit shqiptar te Kosoves, intelektualeve, biznesmeneve, artisteve, akademikeve, shkrimtareve, qe ne menyre demokratike te ushtrojne presionin e duhur qe ky kriminel dhe bashkepunetoret e tij, te zhduken njehere e pergjithmone nga institucionet e sigurise se Kosoves, qeveritaret e Kosoves te mos guxojne me te bejne me veprime te tilla te papergjegjshme dhe Kosova menjehere te dyfishoje buxhetet per Sigurine Kombetare, policine, FSK-ne dhe AIK-un pasi sot eshte ne nje rrezik me te madh se kurre ne kufinjte e saj. DD.

[the_ad id=”4118″]