Get a site

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

145601051236463Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Spiro KSERA

TIRANE- Ish-ministri Spiro Ksera ka bërë një deklaratë të fortë në sallën e gjyqit kur Apeli vendosi të mos ia ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në burg. “Po diskriminohem për shkak të kombësisë greke”,­ ka thënë ai ish-ministri para gjyqtarëve, prokurorit dhe avokatit.

Relator i çështjes Gramoz Levanaj dhe anëtarët e trupit gjykues Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri nuk morën parasysh anikimin e avokatëve për ta lënë me detyrim paraqitje ish-ministrin e Punës Spiro Ksera.

Spiro Ksera u arrestua të premten e 30 janarit në Dervican të Gjirokastrës, pasi Prokuroria kishte lëshuar fletëarrest me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ai u arrestua për korrupsion dhe abuzime me tenderët, në një vlerë prej 306 milionë lekësh të vjetra./opinion.al

[the_ad id=”4118″]

Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera

Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera

Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ksera ka qenë objekt i një hetimi të zhvilluar nga Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit pasi është i dyshuar se ka bërë disa tendera fiktivë. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”,  për dhënie fondesh për aktivitete fiktive.
Si bashkëpunëtor i tij, dyshohet ish-drejtori i kabinetit Kleves Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg i akuzuar për vepra të tjera penale. Bitro u arrestua në 30 korrik të vitit 2015.
Në prill të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj ish-ministrit, pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ksera akuzohet për  “shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe ankande publike”.

(shqiperia Jone)

[the_ad id=”4118″]

Koco Kokëdhima Dules,në Himarë “nuk ka jetuar kurrë një minoritet grek

Koco Kokëdhima Dules,në Himarë “nuk ka jetuar kurrë një minoritet grek

Koco-Kokedhima

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, iu përgjigj nga Vlora, në një takim me socialistët, deklaratave të PBDNJ se ai po ndërton pa leje në Himarë.

Fillimisht, Kokëdhima tha se në Himarë “nuk ka jetuar kurrë një minoritet grek”.

Sipas tij, himariotët ia kanë dhënë përgjigjen e duhur kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, kur në një takim i thanë “ne jemi këtu qysh përpara se të vinte deti”.

“Dulja është një minoritar grek, unë jam shqiptar, jam himariot”, tha Kokëdhima.

Sipas tij, Dule ka fituar vetëm falë votave të PS.

“Dule e tradhtoi minoritetin dhe e provokoi Himarën, prandaj minoriteti e sikterisi partinë e tij”.

“Ai është njësoj si Saliu”.

“Nuk do ia falim Saliut atë që i bëri Vlorës dhe të gjithë bregut”.

[the_ad id=”4118″]

Komandant Hoxha me arme ne dore nga TANUSHA ju con selam shqipfolsve

Komandant Hoxha me arme ne dore nga TANUSHA ju con selam shqipfolsve

komandant-hoxha

Më poshtë e keni komentin e plotë të komandant Hoxhës Xhezair Shaqiri në rrjetin social facebook:

Nuk dij kush e ka përhapur këtë dezinformat. Un jam në Tanush për momentin nuk ka asnjë lëvizje të armikut Allahu është mbrojtës I gjithësisë edhe I joni në të kaluarën ka qenë vështir të rethohet Tanusha, edhe netë të ardhmen për shumë vjet inshalla do të jetë njejtë pa robrin sllave Shqetsimi jonë nuk është të ballafaqohemi me kriminelet e qeverisë së Maqedonisë por shqetsim të madh kemi për Shqiptaret e Ilirides se si po mujnë ta durojn poshterimin sllavë dhe kelyshët e tyre shqipfolsa!

[the_ad id=”4118″]

Vrau Serben me arme zjarri,pastaj tenton vetëvrasjen (Video)

Vrau Serben me arme zjarri,pastaj tenton vetëvrasjen (Video)

145384716492545

Marjan Dulaj (54 vjeçar), bukëpjekës shqiptar që punon në qytetin Zajeçar të Serbisë, ka qëlluar me armë në kokë punëtoren e tij (50 vjeçare), e pastaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Mediat serbe kanë publikuar momentet dramatike kur Dulaj qëllon veten e tij.

Video tregon momentet kur, shqiptari është lokalizuar dhe rrethuar nga forca të shumta policie.

Edhe pse policia i bëri disa herë thirrje për të hedhur armën dhe të dorëzohej, ai nuk bëri një gjë të tillë, por qëlloi veten.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme serbe ngjarja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve që bukëpjekësi shqiptar kishte me ish-punonjësen serbe, e cila së fundmi kishte fituar dhe një vendim gjykate ndaj tij, përcjellin mediat shqiptare.

Danijela Matijeviç, 50 vjeç vdiq në vend, ndërsa 54-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në qytetin jugor të Serbisë.

[the_ad id=”4118″]

The Economist: Politika e Erdoganit me xhaminë e madhe në Tiranë

The Economist: Politika e Erdoganit me xhaminë e madhe në Tiranë

xhamia-tirane

Në revistën prestigjoze The Economist shkruhet për politikën që qëndron pas ndërtimit të xhamive nga ana e Erdoganit anembanë botës. Një fokus i veçantë i jepet xhamisë në Tiranë.

“Një MEGA-XHAMI po ngrihet në Rrugën George W. Bush në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pranë parlamentit të vendit. Kur të përfundojë, ajo do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan, njëra prej disa projekteve të tilla të financuara nga Turqia” shkruan The Economist. Turqia përmes direktoratit të saj Diyanet ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 100 xhamive dhe shkollave në 25 vende në Ballkan e gjetkë, thuhet më tej në këtë revistë.

Projektet e financuara deri tani nga Turqia i kalojnë 200 milionë dollarët.

Kritikët dyshojnë se presidenti i Turqisë duke vendosur xhami dhe minare dëshiron të ringjallë trashëgiminë kulturore që ka lënë ish Perandoria Osmane.

Revista nënvizon se shumica e shqiptarëve janë në favor të ndërtimit të xhamisë së re edhe pse janë më pak të devotshëm në besimin e tyre sesa myslimanët turq.

[the_ad id=”4118″]

Kapet rrugës për në Siri djali i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës

Kapet rrugës për në Siri djali i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës

145349408963980

Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para këtij Viti të Ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës e për t`u rreshtuar karshi grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit në mes datave 28-29 dhjetor.

Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë thyer mbrapshtë në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim derisa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi. (zeri.info)

[the_ad id=”4118″]

Ja si u radikalizuan dy shqiptarët, vëlla e motër, në xhaminë e

Ja si u radikalizuan dy shqiptarët, vëlla e motër, në xhaminë e

145329789853755

Një shok i familjes shqiptare të Editës dhe Visarit akuzon rëndë xhaminë An’Nur-Moschee në Winterthur. Atje është bërë radikalizimi i tyre, thotë ai për Sontagsblick.

Ka kohë që mediat zvicerane shprehin shqetësimin për xhaminë në Winterthur, që sipas tyre promovon radikalizmin dhe është kthyer në qendër të rekrutimit të të rinjve zviceranë drejt ISIS.

Edita (16) dhe Visari (17) fluturuan drejt Sirisë në 2014. Ata fillimisht kishin gënjyer prindërit se po shkojnë drejt një feste mes miqsh, ndërsa qëllimi kishte qenë për të nisur drejt Shtetit Islamik.

Para shkuarjes atje, ata kishin qenë vizitorë të xhamisë An’Nur në Winterthur. Në 29 dhjetor 2015 ata janë rikthyer në Zvicër, përcjell Bota sot.

“Organizuesit e rekrutimit të tyre janë në xhaminë An’Nur”, thotë një mik i familjes shqiptare për Blick.

“Ata veprojnë profesionalisht, duke mbushur valixhet me para, për të arritur qëllimet. Për këtë kanë faj edhe autoritetet zvicerane që nuk marrin masa konkrete për parandalim”.

Të rinjtë mendohen se kanë ndjekur edhe Qendrën Sportive Luftarake të Valdet Gashit, që u vra në moshën 29 vjeçare në Siri. Aty duhet të ketë filluar rekrutimi.

Ëndrra e një jete më të mirë në Siri

Në radikalizimin e Editës, ka luajtur rol të madh edhe një grua e “papunë” dhe me shumë “kohë të lirë”, që e ka bindur se myslimanët mund të jenë të lirë vetëm në vendet Islame. Asaj i është premtuar edhe gjetja e një shtëpie në Siri, thotë miku i familjes.

Megjithatë kjo ëndërr doli e gënjeshtërt. Ty dy janë kthyer në Zvicër për të vijuar mësimet ku kanë mbetur.

Në xhaminë An’Nur nuk kanë qenë të arritshëm për komunikim nga tabloidi zviceran.

[the_ad id=”4118″]

Shokon imami i Këlnit: Gjermanet vetë fajtore, provokuan me parfum e veshje

Shokon imami i Këlnit: Gjermanet vetë fajtore, provokuan me parfum e veshje

imami-kelnit

Sami Abu Ju, imami xhamisë në Këln, në intervistën ekskluzive për TV REN ka “sqaruar” se vetë fermat gjermane janë fajtore për shkak të sulmit kundër tyre deh se refugjatët i kanë sulmuar e përdhunuar sepse ato i kanë provokuar me rrobat e veshura dhe ma parfumet që kishin përdorur, transmeton Koha.net.

“Duhet të reagojmë drejt, të mos hedhim benzinë në zjarr. Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse ndonjëri sulmon dhe fyen tjetrin, mund të krijohet situatë e rrezikshme. Njëra nga arsyet pse migrantët kanë sulmuar, është mënyra se si femrat vishen.
Nëse ato ecin gjysmë të zhveshura dhe përdorin parfum, atëherë ndodhin këto gjëra. Është mashkulli, është femra…dhe kjo është hedhje e benzinës në zjarr…. “, ka thënë imami nga xhami “Al Teuhid” në Këln, Sami Abu-Ju.

[the_ad id=”4118″]

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi-VeseliZëvendëskryeministri Thaçi “mbrohet”, në heshtje
“Dihet po ashtu mirë se gjatë ndarjes së Mitrovicë rolin kryesor e kishte KFOR-i Francez dhe sidomos DGSE ku shpesh herë i ndihmoj Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli kur ndikonin që ti ndalnim {TMK} demonstratat e qytetarëve shqiptar”, thotë Miftari.
I kanë mbetur edhe një muaj, derisa të votohet për postin e Presidentit të vendit. Por, në këtë periudhë Hashim Thaçi nuk u ka shpëtuar akuzave nga disa ish bashkëluftëtarë të tij, si bashkëpunëtorë i shërbimit sekret frances gjatë kohës së luftës.
Por, pavarësisht këtyre akuzave, zëvendëskryeministri dhe Presidenti potencial i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë.
Këtë heshtje të Thaçit, publicisti Jeton Kelmendi e ndërlidh me zgjedhjen e tij, në postin e Presidentit të Kosovës./Botasot

[the_ad id=”4118″]

Arabia Saudite, ku të prehet koka vetëm për një postim në Twitter

Arabia Saudite, ku të prehet koka vetëm për një postim në Twitter

145324961541815

Në Arabinë Saudite, ekstremistët islamikë gjatë dy javëve të fundit kanë prerë kokat e 10 personave, dhe atë para syve të zyrtarëve shtetërorë, transmeton zeri.info.

Një video e fundit paraqet xhelatin duke prerë kokën e një gruaje në mes të rrugës, para pesë policëve, të cilët nuk e pengojnë, përkundrazi sigurohen që vrasësi të kryej punën që ka nisur.

‘Arabia Saudite, mbetet një vend ku mund të ezekutohesh, qoftë edhe për një postim në rrjetet sociale’, shkruan The Daily Beast.

Sipas kësaj gazete, vetëm në dy javët e fundit, në Arabinë Saudite janë prerë 10 koka. Ndërkohë që gjatë vitit 2014 numërohen 90 raste të tilla.

Gjykatat për të dënuar rastet e tilla nuk funksionojnë, madje emrat e viktimave harrohen shumë shpejtë, edhe ata që kërkojnë demokraci përfundojnë në burg.

Khaled Johani, është burgosur pse ka kërkuar demokraci, Amina bint Nasser, është ekzekutuar me pretekstin se është ‘shtrigë’.  Hamza Kashgari, është burgosur sepse përmes rrjetit Twitter ka vu në pikëpyetje çështjen islame. Manal al Sharif, është burgosur pse ka ngarë makinë. Raif Badawy, është dëbyar pse ka hapur online një forum liberal, Waleed Abul Khair, është burgosur pse ka mbrojtur të drejtat e njerëzve… janë vetëm disa nga shumë emra të tjerë që kanë përfunduar ose në burg ose me prerje koke, e më e pakta me dëbim nga vendi, vetëm për një fjalë goje.

Intoleranca në Arabinë Saudite është eksporti më i lartë.  Në këtë vend të dominuar nga vehabistët sunitë, autoritetet kanë bërë thirrje që të digjen të gjitha kishat. Të krishterët nuk lejohen ë të mbajnë kryq, të ndërtojnë kisha apo të mbajnë Biblen.

Por çfarë po bën vota demokratike për ata pak liderë liberalë që ka  Arabia Saudite? “Nuk ka bërë asgjë”, shkruan The Daily Beast.

Dhjetëra miliona fëmijë janë të indoktrinuar me urrejtje dhe fanatizëm. Grupet ekstremiste janë financuar në të gjithë rajonin. Liberalët pamësirshëm janë ekzekutuar apo dëbuar.

Njerëzit e thjeshtë në mbarë botën duhet të qëndrojmë në solidaritet me liberalët politikë të burgosur në Arabinë Saudite.

“Ajo është jo vetëm një detyrë morale, kjo është një mundësi strategjike. Fuqizimi liberalëve dhe reformatorëve arabë, të braktisur për dekada të tëra, është e vetmja shpresë që të kemi një Lindje të Mesme më të qëndrueshme dhe më paqësore”.(Zeri.info)

[the_ad id=”4118″]

Sulm tjetër ndaj Sinadinovskit, i demolohet makina

Sulm tjetër ndaj Sinadinovskit, i demolohet makina

145304051341829

Të premten pasdite persona të panjohur kanë demoluar makinën e profesorit Branisllav Sinadinovski, i cili para dy javësh u zgjodh kryetar i Organizatës fetare të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Makina është demoluar, i janë prerë gomat  dhe janë dëmtuar pjesë tjera të veturës.

Profesori Sinadinovski theksoi për INA se ka dyshime se sulmi është për shkak se ai është deklaruar publikisht shqiptar ortodoks dhe pas regjistrimit të Shoqatës së Shqiptarëve Ortodoks në Maqedonia nga ana e gjykatës.

“Nuk është ky sulm i parë. Kam pasur probleme dhe kërcënime edhe herave tjera. Policët erdhën mirëpo nuk kërkuan as gjurmë e as gjëra tjera për zbulimin e autorëve edhe pse dje nuk binte as shi e as borë. Mendoj se qëllimi është për të ushtruar presion ndaj meje sepse vazhdimisht më paraqiten persona me numra të panjohur dhe më kërcënojnë me likuidim fizik, mua dhe familjen time”, deklaroi prof.dr.  në bisedën për INA. Ai ka kërkuar mbrojtje nga institucionet, por edhe përkrahje nga shqiptarët kudo që janë. Sinadinovski është autori i librit “Shqiptarët ortodoks në Maqedoni” dhe se sipas tij, ky komunitet në masë të madhe i asimiluar numëron mbi 100 mijë veta. (INA)

[the_ad id=”4118″]

Anijet ushtarake greke kërcënojnë në ujërat tona territoriale?

Anijet ushtarake greke kërcënojnë në ujërat tona territoriale?

145288904422284

SARANDË- Raportohet një incident në ujërat tona terrotoriale në jug të vendit, në Sarandë. Sipas gazetarëve lokalë, anija e rojës bregdetare greke është futur brenda ujërave tona duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1” të kompanisë “Fama” në Sarandë. Anija shqiptare ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg Gjirit te Manastirit e 2.1 milje nga marina e Sarandës.

Efektivët grekë të anijes mësohet se kanë fyer e kërcënuar peshkatarët shqiptarë duke pretenduar se kishin shkelur ujërat greke.

Duke hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo morën vesh nisjen drejt vendngjarjes të rojës bregdetare shqiptare, anija greke u largua.  Peshkarexha shqiptare “Mario 1” është kthyer në bazë. Kapiteni denoncon se ky është rast i përsëritur. Pala shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Lajmi është publikuar nga gazeta Panorama, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet tona të mbrojtjes dhe rendit.

[the_ad id=”4118″]

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi i drejtohet ambasadores franceze: Nëse ju pengon flamuri kombëtar, shkoni në Francë

Selimi

Kërkesa e ambasadore franceze, Maryse Daviet, që të vihet në përdorim flamuri shtetëror i Kosovës dhe jo flamuri kombëtar, ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Deputeti Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar ambasadores franceze duke i thënë që të shkojë në Francë nëse nuk i pëlqen flamuri kombëtar, transmeton kp.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

Papa Françesku viziton Kosovën më 2016

papa viziton kosoven

Papa Françesku do të ketë përpara një vit të vështirë, në përpjekjet e tij për ta modernizuar kishën, thonë burimet e afërta me të në Vatikan. Megjithatë, gjatë vitit 2016 ai pritet të vizitojë disa shtete. Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.

Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do të vizitonte Kosovën. Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj. Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Read more

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

dautoglu-vucic

Nga Ndue Ukaj

Davutoglu kur pohon se Serbia është vendi kryesor i Ballkanit, ai e thotë të vërtetën turke karshi nesh dhe rajonit. Turqia gjithmonë na ka përbuzur e pushtruar. Dhe për këtë, ka fakte të mjaftueshme. Kryeministri turk me këtë deklaratë të bërë në Beograd, veç tjerash e tha edhe një të vërtetë tjetër: atë historike. Ne mund të pa pelqej ose jo, por ai e përsëriti atë që e pohojnë vazhdimisht qeveritarët turq. Historia na mëson se popujt përgjatë historisë kanë mosmarrëveshje, kriza, përplasje e lufta, por këto s’ janë pengesa për të krijuar marrëdhënie pozitive në kushte tjera e relacione tjera. Por asnjëherë duke harruar

Formimi i shtëtit të mirëfillt!

Formimi i shtëtit të mirëfillt!

145142622685708Nga; Skender Shala

-Kërkon një hapësirë të gjërë diturije me kultur kombtare, kultur të përgjithshme, vendosmëri, vizion, mbi të gjitha strategji, vullnet, largëpamësi, korrektësi, pastërti shpirtërorë, sinqëritët, rrespekt për shtëtin në mënyrë që idealet e çështjes madhorë të bëhën realitët.

169049_123903857683301_7114470_n
-Po e marr si bazë themelorë duke u bazuar në rrethanat e krijuara sot në gjëndjen e mbrendshmë, nga një situatë mjaft e palakmushme e cila fatkeqësisht është reflektuar edhe në politiken e jashtmë. Kjo gjëndje e tanishme është një fatkëqësi historike për ne, sepsë në vend që të angazhohën forcat e mirfillta për zhvillimin e vendit, kanë shfrytzuar rastin ,,elitat“ e partivë të cilët mundë të jenë edhe burra të mirë ndoshta si avokat, historjan, profesor të lamive të ndryshmë, por jo si udhëhëqësa, sëpsë rruga është me plot rreziqë e të pa njohura.
-Me udhëheqë poupullin nuk është privilegjë, por një barrë me përgjegjësi shumë të madhë!
-Me çështjë madhorë nuk ka lojë, as prova për karrier. Për ndryshë është vobektësi psiqike, një vetëknaqësi e smuar karrjeriste. Qytëtari ynë është i ngritur nuk e hanë gjithmonë menynë e quajtur ,,meritokraci“ sëpsë e dijnë së është një specialitët bajatë, është sjelljë dhe veprim miturak, e grupacionevë dhe mbeturinave të idollogjve tani të vjetëruera.
-E vetmja aftësi që është treguar deri me tani, me mjaft shkathtësi është në vrasje, grabitje, korrupcion, hajni, mandej pasurimi marramëndes përsonal, familjar, grupor, partiak etj. -Ky është realitëti!
Kjo rremuajë e tanishmë është shumë e rrezikshme e cila kërkon zgjidhje pa vonesë. Pran kesajë situatë nuk mund të mbetësh një shikues asnëjsë së çfar po ndodhë me ne në të ardhmen.
Paknaqësin ta ngacëmon ndërgjegjëja, duke ta imponuar angazhimin e detyruar për rrugëdalje më të mirë, më të favorshmë në të mirë të vendit. Për zgjidhën e shumë çështjevë të grumbulluara që po pështillen çdo ditë e më shumë.- Të kujdesemi e kemi obligim moral.
Cështjet madhorë nuk guxojnë të mbesin në mshiren e kohës, por kërkojnë angazhim të mirfillt gjithëpërfshires.
Qytëtari është i vetëdijshëm për rrjedhat e situatës, por ai duhet të angazhet më koenkreisht, atëherë bashkohet fuqija vepruse dhe do të ketë rregull.- Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat individuale!
-Koha është për veprim, sepsë shkojnë të zinjtë e vijnë të vërdhit të njejitit lojtar të mjerimit!

Por për të arritur rezultatë të nivelit të lartë duhet angazhim, punë sistematike, vullnet e vendosshmëri për suksësë të mira. Kjo mendoj së sa është e nevojshmë, e arsyeshmë, po aq edhe obligim qytëtar.
Është krenari ti shërbejshë vendit dhe popullit tuaj për një zhvillim të drejt e të mirfillt, për jetë më të mirë, më të sigurt, më të lumtur ashtu si e meritojmë.-Mandej, të gjithë fitojnë
Organizimi duhet të jetë sa më i shëndoshë e burimor i bazuar në politikat zhvillimorë ku të gjitha shtresat qytëtare do ta gjëjnë vetën e tyrë aty; si fshatari, puntori, studenti dhe të gjitha institucionet arsimore, shëndëtsore, administratve, gjygjsorë, mandej policija, ushtria etj.- Aty do ta gjëjnë përspektiven e tyrë përsonale e familjare, sigurin e përgjithshme të veprimit dhe zhvillimit të bisneseve, aty ku të gjithve u garantohet hapsirë e mjaftuëshme dhe kushtë të mirfillta për jetë të lumtur në shtëpinë dhe pronen e vet, aty ku liria e fjales mbrohet me ligj i cili rrespektohet dhe zbatohet deri në fund.
-Nëqoftsë shpaloset një program i mirfillt ku qytëtarit i garantohet cilsi e vlera që u përmëndën me sipër, jam i bindur së do të këtë angazhime me përkrahjë masive.Rëndësi kryesore është paraqitja e një plan-programi të hartuar mirë me politika zhvillimore.

Shfaqet ISIS në Korçë?

Shfaqet ISIS në Korçë?

isis-korce

KORCE – Banorët e lagjes 10 në Korçë kanë shprehur shqetësim për disa mbishkrime për ISIS, në zonën ku ata banojnë.

Balkanweb raporton se sipas banorëve, mbishkrimet “ISIS Allahu Akbar”, mund të jenë bërë nga disa besimtarë radikalë, të cilët jetojnë në lagjen 10.

Banorët shprehen se kjo situatë i ka shqetësuar, madje thonë se kanë frikë të flasin për këtë çështje.