Get a site

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin…

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Mimoza Hysa

I pëlqen të thotë që krijuesi është një qenie pa seks dhe synon që vazhdimisht të mendojë si e tillë. Është një kërkim që e bën me vetveten dhe brenda saj, për të thënë se letërsia nuk është kjo apo ai, por diçka më e madhe. Kështu, jo thjesht për kapriço apo vetëm me pasion, Mimoza Hysa zgjodhi që të punojë me dhe për “letrat”. Ishte pjesa “e padukshme” e saj prej krijueseje “androgjene” që e shtyu të jetë edhe më vetvetja, “e ndarë” apo më mirë “e shkrirë” mes shkrimit dhe përkthimit. Sapo ka mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe ka në dorë dy romane autobiografike të Antonio Bevilacquas. Ndërkohë është në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh. “Besoj të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë”, pohon Hysa për “Metropol”, ndërsa flet për boshtin përkthim-krijim dhe problemet e vështirësitë që ekzistojnë në këtë “rreth” marrëdhëniesh…

Ne fillim të dhjetorit të vitit të kaluar ju keni qenë e ftuar në Panairin e Romës si përkthyese. Në këtë pozicion, si e shihni dhe si do ta komentonit situatën e përkthyesve dhe gjendjen e përkthimeve sot, në Shqipëri?

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Panairi i Romës është një panair kombëtar dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve italianë përfaqësohet me një stendë ku kësaj here ishin ekspozuar vepra të përkthyesve nga e gjithë bota. Ndër të tjerat edhe dy nga librat e mi të përkthyer nga gjuha italiane. Isha e ftuar për të folur mbi gjendjen e përkthimit në Shqipëri dhe të them të drejtën u zura ngushtë sepse problemet tona janë shumë larg problemeve të përkthyesve letrarë të vendeve të tjera. Së pari ne na mungon një bërthamë grumbullimi ku të mund të ngremë problemet e shumta që gëlojnë në përkthimin. Flitet shumë për përkthime të një cilësie të dobët dhe flitet pak ose aspak për gjendjen dhe mënyrën sesi punojnë përkthyesit letrarë. Vështirë të ketë tek ne përkthyes letrarë që mbahen me punën e tyre, e kështu përkthimi është më tepër një punë që bëhet për pasion sesa një profesion parësor. Që këtu lindin problemet. Jetojmë në një botë të ekonomisë së tregut dhe pasionet vihen në kandar, pra cilësia është si rrjedhojë një përfundim i ekuacionit Faqe/ditë. Nëse kjo formulë nuk përmirësohet nuk do të kemi përkthyes letrarë të mirëfilltë që specializohen dhe i përkushtohen kësaj pune dhe përkthimi letrar do të mbetet në dorë të rastësisë pasionale të njerëzve që ndër të tjerat edhe përkthejnë. Po ky është vetëm një nga problemet e për të tjerat nuk do të mjaftonin faqet e gazetës.

Lënda e parë në punën e një shkrimtari dhe përkthyesi është gjuha. Sa “bujare” e gjeni gjuhën letrare shqipe në këtë “komunikim” dhe ç’do të thoshit për debatin e hapur mbi këtë çështje?

E kam ndjekur me interes debatin e hapur mbi gjuhën letrare shqipe sepse gjuha është arma e krijuesit, lënda me të cilin ngjiz mendimin dhe nuk ka nga t’i shmanget. Do të bëja një paralelizëm me rrugëtimin e gjuhës italiane për të mbërritur në gjuhën letrare. U debatua me vite, në mos me shekuj mes krijuesve dhe gjuhëtarëve dhe fjala vendimtare i mbeti krijuesit. Ishte një vepër madhore e përgatitur në një kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë vjetësh e Manzoni-t, “I Promessi Sposi” që vuri bazat e gjuhës letrare, më pas gjuhëtarët e mbështetën me metoda shkollore e fjalorë. Ajo çka po kërkoj të përngjas është pikësish rruga e mbrapshtë e ndjekur tek ne në formulimin e standardit tonë. Është e papranueshme që një kongres gjuhëtarësh të përzgjedhë atë që duhet të flasë një popull. E rruga e zgjedhur sjell llumin e gabimeve që sot rëndojnë e turbullojnë gjuhën. A nuk mund të merrej për bazë edhe tek ne fakti që një pjesë e mirë e shkrimtarëve të hershëm kanë shkruar në gegërisht dhe tingëllima e poezisë gege nuk ka të krahasuar me atë toske? Bëhem bajate dhe e velshme po t’i kthehem paskajores, stërpërsëris fjalë të stërthëna, por kur ulem të përkthej zihem ngërç nga mungesa e humnertë e një forme kaq të domosdoshme e të krasitur si lulja e një pemë të vjetër. Nuk është e nevojshme të jesh gjuhëtar për të kuptuar lëmshin e arsyetimit humbës, po mjafton të të shkrepë të shkruash e të kuptosh se kjo gjuhë e njëllojtë, e hekurosur si shami të lodh e të vel sikur të jesh duke mbajtur fjalim parlamenti. Trashëgimia më e mbrapshtë e realizmit socialist nuk është aq tematika për mua sa njëtrajtësia gjuhësore që nuk ka kapërcime dhe individualizëm po ecën si mbi një tel akrobati. Prerja e rrugës së pasurisë leksikore të gegërishtes i përgjet spastrimit gjuhësor në kohën e Musolinit ku u ndaluan prurjet dialektore për të ruajtur një gjuhë tepër zyrtare. Po nëse në Itali edhe fashisti më i zjarrtë D’Annunzio nuk iu përmbajt aspak rregullave dhe eksperimentoi më shumë se gjithkush me gjuhën, tek ne, servilizmi politik dëmtoi më tepër letërsinë. Po megjithatë jam optimiste se ndryshimet janë të pashmangshme dhe aspak të frikshme. Gjuha jonë i ka rezistuar pushtuesve ndër shekuj dhe nuk ka pse të friket nga burimet e pashtershme shqipe që vetëm sa e zbukurojnë. Gjuhëtarëve u mbetet të marrim shënime dhe të mos druhen nga ajo që do të vendosin folësit e krijuesit e gjuhës.

Poete, shkrimtare, përkthyese. Si e gjeni dhe në ç’mënyrë “e ndani” veten mes këtyre “dashurive”?

E kam nisur si të gjithë me poezinë dhe si dashuria e parë e mbaj për gjininë më të shenjtë, aq sa ende sot druhem të botoj poezitë e mia. Edhe si përkthyese e kam nisur me përkthimin e poezive. Përkthimin e kam përdorur për të vazhduar pasionin e të shkruarit. Deri tani njihem si përkthyese që shkruaj, meqenëse kam pesëmbëdhjetë libra të përkthyer, por unë vetë ndjehem si shkrimtare që përkthen sepse krijuesin nuk e bën sasia. Pastaj përkthyesit që fillojnë të shkruajnë të nxitur për më tepër nga profesioni më ngjajnë se nuk arrijnë të kenë fytyrën e tyre si krijues po vishen gjithnjë me stilin e shkrimtarëve të përkthyer,kurse kur zanafillën e ke nga krijimi atëherë përkthimi është një zgjerim dhe përmbushje e universit tënd krijues.

Veçanërisht një njohëse e kulturës dhe gjuhës italiane. Si ndodhi ky “përfaqim” dhe pse kjo lidhje kaq e ngushtë me të?

Lidhja me kulturën italiane ka qenë disi e rastësishme. Kam studiuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja e pastaj në Fakultet për gjuhë italiane. Po sërish më dukej vetja e paplotë dhe vazhdova studimet trevjeçare në Itali për Kulturë Italiane, me drejtimin Letërsi. Po për njohjen e kulturës, historisë, riteve, zakoneve të një populli nuk mjafton as një jetë. Gjithnjë e më shumë zbuloj një vend, një popull dhe një kulturë që më befason dhe sot nuk më vjen keq si dikur që zgjodha këtë drejtim, madje ndjehem me fat.

Romani juaj më i fundit ka në qendër të tij fatin e një “femre” dhe jetën e saj. Në këtë kontekst ç’pjesë të Mimozës mund të gjejmë atje dhe si “u ngjiz” ky krijim?

Romani im i fundit “Histori pa emra” ka në qendër një nënë me një fund tragjik. Kisha kohë që më brente debati i hapur në mediat italiane mbi fenomenin e vrasjes së fëmijëve nga nënat e tyre (tek ne ndodhin me shumicë vrasjet në familje po debatohen pak ose aspak nga shoqëria). Kjo ishte një shkëndijë që më shtoi para vetes pyetjen: Çfarë e bën një nënë të arrijë deri në vrasjen e pjellës së vet? Cili është ai shndërrim psikologjik që ndodh brenda saj? Nxitja ishte shumë e fortë dhe mbushja zgjati për një kohë të gjatë, derisa pastaj u ula dhe e shkrova rrufeshëm. Gjithçka u vendos në një vend të humbur pa kohë e pa emra. Shtrirja e ngjarjeve pa një vend e një kohë të papërcaktuar më ka ndodhur edhe në romanin e parë, madje dhe në tregime e më ka bërë të mendoj se ndoshta fshirja e ngulimeve të përcaktuara qartë ka të bëjë me shtysën tim për të gërmuar në psikologjinë e personazheve universalë. Më vjen mirë që romani është vlerësuar shumë nga njerëzit e letrave edhe pse nuk shpresoj e dëshiroj të jetë roman popullor, sepse shijet e njësuara nuk janë kurrë shije pararojë.

Si do të përgjigjeshit karshi atyre që shpesh e “etiketojnë” letërsinë e bërë nga femrat si “feministe”, “femërore”, etj?

Etiketimi ka të bëjë me aneksim. Së pari duhet sqaruar terminologjia: letërsi feministe është ajo një letërsi që lufton për të drejtat e femrave dhe ka lulëzuar pas luftës së dytë botërore, po si çdo letërsi manifestesh nuk ka rezistuar dhe nuk ka pasur kulme. Më ngjason me letërsinë e futuristëve që vunë luftën në një nga pikat e programeve të tyre, apo më letërsinë e realizmit socialist. Kjo nuk ka lidhje aspak me problemet e emancipimit të gruas që është një problem që duhet marrë seriozish sidomos tek ne. Por unë letërsinë e kuptoj ndryshe dhe e përjetoj në mënyrë krejtësisht individuale, pa rryma e grupime. Krijuesi nuk është rrjedhë lumi po gropë karstike që gjithçka i buron nga vetja. Ose unë ndjehem e tillë. I neveris programet dhe sistemet, nuk më pëlqen letërsia me qëllime të përcaktura. Sa për letërsinë femërore, nëse do të bëhej një kategorizim i tillë atëherë do të kishim dhe një letërsi mashkullore, pra një letërsi të ndarë sipas sekseve. Pse letërsia e shkruar nga meshkuj nuk kategorizohet si e tillë kurse ajo e shkruar nga femrat po? Kjo më duket një tendencë diskriminuese sikur të flitej për letërsi për zezakë dhe për të bardhë, ose më mirë të themi tendencioze për të mos e përfshirë femrën në atë që quhet “njeri” dhe që mban vetëm gjininë mashkullore. Kush mund të më thotë në janë mashkullorë apo femërorë romanet e Kafkës, Xhojsit apo Jelinekut? Së fundi flitet dhe për letërsi për femra, ku nënkuptohen romanet e sheqerosura si telenovela që shkruhen për shtëpiake, të cilat kanë vërtet sukses në botë, por që nuk kanë të bëjnë me letërsinë e vërtetë, janë si prodhime të gatshme mishi që shiten në supermarket.Do ta mbyllja me thënien e Virginia Woolf-it që krijuesi është një mendje androgjene. Unë do të thosha ndryshe një mendje pa seks.

Ç’mund të thoni për përkthimet tuaja të deritanishme. Në ç’mënyrë “i përzgjidhni” veprat që do të përktheni, çfarë kriteresh duhet të plotësojnë ato dhe mund të rrëfeni diçka për punët që keni në dorë?

Në fushën e përkthimit kam pasur fat në bashkëpunim sepse prej vitesh jam e lidhur me Shtëpinë Botuese Ombra GVG që më ka mundësuar botimin e një serie përkthimesh. Prirja ime ka qenë drejt sjelljes së letërsisë bashkëkohore italiane me emra si Mazzantini apo Tabucchi, pa harruar klasikët, për të ndryshuar përshtypjen se letërsia italiane nuk ka kulme. Kam gjetur mbështetje te botuesit Gëzim e Vasilika Tafa që gjithashtu janë njohës shumë të mirë të letërsisë italiane. Më vjen mirë të përmend bashkëpunimin tonë frytdhënës që dëshmon për respektim të ndërsjellë e profesional që duhet të jetë në të vërtetë baza e bashkëpunimit botues- përkthyes. Ndodh që botuesit besojnë në zgjedhjet e mia po shpesh jam unë që respektoj politikat e tyre. Sapo kam mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe kam në dorë dy romane autobiografikë të Antonio Bevilacqua-s. Ndërkohë jam në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh që kam kohë që e përgatis dhe me të cilin besoj do të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë, për të kuptuar se nuk mjafton aspak të thuash që ke ndryshuar nëse ndryshimi nuk të ngjizet edhe në mënyrën sesi arsyeton për gjërat më banale.

Si ju duket profesioni i përkthyesit dhe shkrimtarit në kontekstin shoqëror? A ka vëmendjen dhe vlerësimin e duhur në shoqërinë tonë?

Po ta jap përgjigjen duke marrë shkas nga një intervistë e botuar kohët e fundit në revistën e përkthimit letrar në Itali e përkthyeses së mirënjohur Adriana Motti, tashmë shtatëdhjetë e pesë vjeçe, që kur i thanë se ishte bërë e famshme për përkthimin e “Djaloshit Holden” të Salingerit, u përgjigj: “Askush nuk ia hedh sytë emrit të përkthyesit: është një punë shkatërruese dhe jam penduar që e kam bërë. Asnjë kënaqësi, fitohet pak dhe humbet tërësisht identitetin. Mbyllesh gjithnjë vetëm në një dhomë, ti dhe libri e askush tjetër.” Dhe të mendosh që është profesioni që kërkon më tepër përgatitje dhe studim! Një gazetar i thjeshtë politike që interpreton thëniet bajate të politikës e cila vetë ka mbetur e fundit për profesionalizëm, është shumë më i nderuar, më i njohur, më i paguar në shoqërinë tonë. Vetëm kaq do të thotë shumë! Ndërsa shkrimtari duhet të presë vitet e plakjes për të thënë që ishte. Përgëzoj me kënaqësi një brez dyzetë vjeçar shkrimtarësh, ku fus me modesti edhe veten, që po përpiqen t’u dëgjohet zëri fuqishëm dhe ndoshta ndezin një dritë jeshile dhe për respektimin e figurës së njeriut që i përkushtohet letrave.

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

ISHTE AI GJAK I FLAKTË SHQIPTARI QË I USHQENTE ME ENTUZIAZËM TË PARËT TANË

Vlera të pavdekshme

(Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht )

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.

Themi i lumtur se me veprat e tua dëfteve me mjaftësi se munde të bësh gjë. Fatzi se siç duket faqëza, arrijte në gjendjen aq sa kurrkush më s’ta vinte fillin, provë se vdiqe në një shtrat të një spitali, siç vdesin të gjithë ata që lënë veten e tyre më poshtë se interesi, dhe shërbyen një ideal të naltë, që s’munt ta bëjë çdo njeri. Të mbaj mënt kur ardhe, dhe me gjithë që nuk ishe pregaditur për një lëvizje kishtare kombëtare, vullneti yt e dëfteu se me tërë fuqinë që pate, fillove punën dhe e mbarove me gjithë pengimet që të delnin në të djathtë e në të mëngjër asokohe, dhe sot prapë aty tu dha ta mbarosh jetën tënde të turbullt.

Thom të turbullt se shqipëtarët nuk janë akoma të zotërit t’i çmojnë njerëzit e tyre që rentnë dhe u tretnë për një ideal të lartë saqë këtu kishe edhe fuqi të lëkundesh na sgjonje me fjalimet e tua vërejtjen që të punojmë, por posa fuqia më s’të ndihmoi, u hoqe dhe vajte në Shqipëri, duke pandehur se do të gjesh prehjen që të duhej në pleqëri, por mjerisht as atje tek djepi yt, nuk e gjete atë prehje. Shqipëtarët e Shqipërisë, si dhe ata të jashtmit, s’kanë kohë të peshojnë mundimet e bëra të çdo idealisti, e t’i japin meritën e duhur.

Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themelve të shtetit tonë të ri. Shqipëtarët sot më s’janë ata burra kryelartë që nderonin çdo karakter të mirë, dhe nderoheshin prej çdo njeriu që dinte t’u peshojë sjelljet. Sot Shqipëtarët, po e përsëris, kanë rënë në një tra të lik: më s’u valon ay gjak i flaktë dhe enthusiazmë që na ushqyen të parët t’anë. Ata sot i përunjen çdo dhelpre e cila para syve i përkëdhel, por mprapa u jep mynxat dhe i bën të lozin valle si ariu që është i lidhur me zinxhira në gojë.

Në varrin e hapur sot të Arqimandrid Çalamanit, le të derdhim një lot që prej këtij loti të heqim shpresën se Shqipëtarët që sot e tutje do të përpiqen që të dalin të zotërit t’u bëjnë ballë të metave të tyre, që me një mendim të njëshmë, të mundin ta ngjeshin ndjenjën patriotike në shkallën e ditëve të sotshme, dyke marrë nënë sy pësimet si mësime për të arthme. Harallamb Çalamani prehu të drejtit, dhe fryma jote le të jetë shembëll për ne që të vazhdojmë përpara veprën e filluar. I përjetshmë qoftë kujtimi yt! Bukuresht, 11 janar 1936. Shënim yni: Harallamb Çalamani ishte prifti i parë i Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit. Shërbeu në kishën e Shën Kollit (Më një Ditë), deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Nga Shqipëria e Re e Konstancës dhe arkivi i Thanas Kristo Rëmbecit.

Asdreni.

Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930).

Korcaret e Bukureshtit me Asdrenin ne mes (1938)

GROPA NË SHPIRT prozë

GROPA NË SHPIRT prozë

Shkrimi i parë që e lexova nga Agron Iliriani)

-Dashuria është energji pozitive e cila i drejton të gjithë njerëzit e mirë drejt një caku dhe e cila identifikohet me Zotin. Ai nuk është në formen e një njeriu, por energjia më madhe e universit, i mbushur plot me dashuri jetëdhënëse… Dashuria është polivalente…

Autori.

Me kohë u grumbulluan ngarkesat e përditshmërisë. Sa ndalesha ndonjë çast për të marrë frymë, më afrohej një ngarkesë tjetër fare e papritur, e cila më shtërngonte edhe më shumë të vijoj rrugicave të përpjekjes. Kjo përpjekje bëhej një përpjekje e pakursyer, duke e harruar veten nëpër lëvizje.

Isha i larë në djersë, por nuk kisha kohë të numëroj hapat e mi me të rrahurat e pamatura të zemrës, e as të kthehesha e të fshija djersët e përpëltjes së panderprerë.

Kisha lindur me zemër të butë, të cilën koha dhe pashpirtësia e saj, e kishin kthyer në një strajcë të mbufatur, në një thes gjigant të hapur, madje edhe për ata që e kishim ndonjë hall, ndonjë problem, ndonjë bregë, apo një detyrë. Vrapoja sa andej e këndej, pa aspak qetësi. Nëpër hallet, brengat, shqetësimet, problemet e detyrave të të tjerëve po renditja sikur të qenë të miat. I ngjaja kuririt të përhershëm që vraponte pa pushim, natë e ditë, me strajcën e zemrës të mbushur me hallet e të tjerëve, për të shkuar deri në buzë të shkatërrimit, duke i ndihmuar vetëm ata.

Çdo gjë që e bëja, e bëja falas, nga shpirtmadhësia ime, me përkushtim, ndonëse nuk jipej e nuk e kërkoja asnjë cent nga devotshmëria e ime.

Këtu ishte bërë sikur një gropë e thellë në shpirtë. Vëllimi i kësaj grope në shpirt, e cila mund të merrej si zemër e dytë mjaft e madhe, barazohej apo kompletohej me dashurinë e veçantë për vëllezërit, motrat, prindërit, nipat e mbesat, të dashurit e mi, qytetarët dhe njerëzit e nderuar prej meje, etj. Përkujdesja ime për ta më ishte bërë e përhershme dhe ishte obligimi i vetëm e jetësor që më preokuponte. Habitesha shpesh herë me veten time, si mund të vrapoja nëpër udhë apo në ngushtica të jetës me atë barrë të rëndë detyrash të ngarkuara me porosi, apo me halle të mëdha të tjerëve, sepse më duhej të rendja pa pushim dhe nuk kisha si t`i bëj as dy tri orë gjumë sipërfaqësisht, kur papritmas më zgjonin thirrjet e tyre, duke e shtrydhur nëpër kohë zgjidhjen e këtyre halleve, të cilat nuk ishin aspak të miat. Kisha ardhur për ta e dukej se nuk kisha as kohë për hallet e mia…

Pa vetëdije, një gjë e tillë më kishte kaluar në një dashuri tejet të veçantë, që buronte prej zemrës, për të gjithë ata që kisha njohur gjatë kësaj që quhet jetë, emra të veçantë të kartotekës sime, nga të cilat nuk arrija të marr një përshëndetje të ngrohtë apo një buzëqeshje edhe ashtu të ngatërruar, e cila, ndër të tjera, nënkuptonte faleminderimin e përzier me njëfarë epërsie të të tjerëve, dhe e forconte sadopak përvuajtshërinë time ndaj halleve që i kisha marrë mbi vete, që të tjerët e ngjallnin mendimin se ata apo dikush tjetër qenka më i aftë, më i përkushtur se sa unë. Këtë gjë, nuk e kisha kuptuar. Jo, jo, aspak. Madje, asnjëherë deri këtu, në burg…

Kështu, njerëzia kishte krijuar përrreth meje njëfarë shtrati minimalizues që më detyronte të vrapoj apo të rivrapoj ende më shumë se përpara për të ngritur kullat e suksesit të atyre që rrinin ulur apo për të krijuar njëfarë vetëkënaqësie. Nuk po më këthellohej mendja, por paditurisht e përtërija këtë sjellje në njëfarë rrethi. Më shumë më shqetësonte fakti se nuk po arrija të gjëj mjaft energji që të shpërndahem kudo e të ekzistoj në një gëzim të një qenie mbinjerëzore, përderisa po merreshesha me fatin njerëzor dhe po fluturoja nëpër kullat e jetës që të mbikëqyrë e të mbrojë pakrahasimisht këtë popull të vuajtur e të ndryrë nëpër fatkeqësinë e gjërë dhe të pafund. Ai kishte hyrë në zemrën time, sapo kisha lindur. E kisha bindur veten time se një ditë apo vetëm një çast, këta të njohur, miq e farefis, dashamirë të mi, do të logjikonin se asnjeri nuk do të mund të kishte bërë më shumë se unë për ta, për çështjen e tyre, e ndonjëherë më vetëtinte në mendje mendimi se asnjë njeri nuk kishte bërë të pamudurën për të mbrojtur të drejtat e tyre, e njonjëherë tjetër do të kisha shpurdhur nëpër tokë e nëpër qiell, për t`ua mundësuar mirëqenien e sigurtë. Madje, i pari do ta kisha shqyer gjoksin tim përpara krijesës së madhe të natyrës, në vend se të kisha lejuar dikend që të bie viktimë. Ishte e pamundur që për mua të më brente dyshimi se këto krijesa njerëzore harronin merzitë që i kanë trashëguar nga vrapi im, aftësia, dashuria, përkushtimi i afërt dhe i sinqertë, etj, të cilat ua leja nëpër duart e tyre të takimeve tona. Pra, ishte e pamundur që ndonjëri nga këto gjymtyrë të shumta të dashurisë sime të dështonin një ditë në pikën më të thjeshtë të natyrës njerëzore. Kjo madje ishte më e çuditshmja formë e ekzistencës së tyre. Njerëz ishin ata e mbinjeri isha unë. Kuptohet, në renditje…

E kuptoja kështu natyrën e vrapit. Më ishte e pakapshme gjatë tërë kësaj përpëlitje shumëvjeçare që të logjikoja sadopak se një ditë do ti ngjaja një mekanizmi të konsumuar të konzervave, të ngrëna pa respekt e të hedhur pa kujdes në një pikë të një sheshi, të cilën, fëmijët e lastruar e godasin me shqelma, për ta përplasur sa më largë, si diçka të pa vlerë, e cila vetëm të argëton. E kisha gërryer veten time natë e ditë, duke ngarendur prej një garde krijesash, e duke menduar se ashtu do të mbyllja plagët e shpirtit tim gjatë një shërbimi, për mua ishte aq hyjnore sa edhe njerëzore, i bindur se energjia që më kishte falur natyra u dedikohej pikërisht atyre krijesave, në mesin e të cilëve frymoja edhe unë. Më dukej se kisha lindur për të zgjidhur vetëm këto çështje, devotshmërisht e vëllezërisht…

Tani, jam ndalur para një pasqyre magjike dhe e shikoj të copëtuar të kaluarën time në dashuri me zemër e me mendje për njeriun; një dashuri të dhimbshme për hallet e tyre; një ndjenjë superiore dhe jo instiktore. Ndoshta nuk ishin hallet e tyre, por ishin çështje, me të cilat më vërtitëshin. E shoh sa më keqkuptojnë ata; sa më qeshim e luajnë; shoh një gropë aq të madhe në shpirtin tim, të thellë sa krateri i një vullkani të ngrirë, llava e të cilit vjen e ftohet, duke u shndërruar në një shkëmb të nxirë kryesisht nga vetëdija e pakuptim e këtyre njerëzve. Kjo është gropa në shpirt, i mbetur si shpërblim i mundit dhe dashurisë sime. Edhe kjo është dashuri, një dhembje e madhe njerëzore, sepse dashuria nuk është asnjëherë një dashuri trupore.

Pra, as vizitorë të rrallë nuk kalojnë nëpër rrethin e djegur të dashurisë e të përkushtimit tim. Çdo gjë shndërrohet në harresë, pasi m`i kanë vjedhur vitet, në mosmarraveshje, në përqeshje të zezë e të hidhur për mua.

Është trishtim i thellë të ndalesh buzë kësaj grope e të mendosh kohërat e tjera, kur nga hullitë e kësaj magme të madhe të shpirtit ziente ndjenja më e zjarrtë, më e fuqishme për njeriun. Tani, ku janë të gjithë ata zogj krahthyer që janë rrëzuar e tretur nëpër hapësirat të kësaj energjie të pakursyer?!…

Në princip, qenia njerëzore përgjithësisht paska defekte të mëdha. Sa më shumë të copëtohesh për njeriun, aq më tepër mosmirënjohës tregohet.

Jeta qenka një sprove e këtillë dhe një jetë e përkohshme. Është provë e sfidave; është provë e luftërave; është një sprovë e të gjithë njerëzve…

Megjithate, në thellësitë e qenies e ndjej se prap më djeg prushi i zemrës.

E thash kështu sepse kështu jam i lindur…

Hëhëëë! Po t`u kthehem librave të shenjta të feve të ndryshme, diçka tjetër më vjen në medje. Po, po, diçka tjetër më vjen në mendje…

Kush dëshiron të jetë i pari ndërmjet jush do të jetë shërbëtori i të gjithëve”- u thoshte nxënësve të tij, Jezusi, Isaja, pra Krishti.

Kjo është metaforë e parë ungjillore, që e kam bartur gjatë në qenien time. Këtu paska qenë fakti që nuk kisha kohë të shoh shpirtin tim, si thes i madh i jetës sime, por vrapoja nëpër kohëra, si shërbëtor i të gjithëve.

A kam dashur të jem i pari, në mes njerëzve?!…

Atëherë, gropën e kam në shpirt dhe me te e shoh gjithësinë…

JETA E KËPUTUR NË MES

JETA E KËPUTUR NË MES

Shkruan: Brahim Avdyli

 

Kur ulem që të pushoj, i lëshoj zogjtë e kujtimeve të mia nëpër viset e maleve dhe papritmas vjen hija e buzëqeshur nëpër hapësirë e Yvonit, si fëmijë, e më hedh krahun e saj, ndërsa stepem nga kujtimi e dhembja për te. Ajo më pyet ëmbël dhe lozonjare:

Hëë!… A qenke lodhur!?… A dëshiron diçka që të pishë? Të të sjell pak qumësht të lopëve, sepse të liron nga thartësira, që të është mbledhur si një grusht në lukth!… Natyra është e mirë dhe qumshti të liron prej kësaj dhembje…”. Mu më mbetën sytë të ngrirë në portretin e saj ajror.

E kujtoj gjithmonë vajzën e vogël të Familjes Pifferinni, nga Gerra-Piano, te Ristorante Del Ponte, ku punova tërë kohën e sezonës së vitit 1980, sepse e kisha bërë atë vit garacionin e parë, pasi kisha zbritur këmbë nga Valle Verzasca, malet që lidhin alpet zviceriane prej Interlaken, sepse unë mendoja se do të dilja në Zvicrën gjermane, por arrita që të dal në Gerra Piane, Ticino.

Për këtë do të flas më vonë, sepse tani nuk më lë kujtimi. Kujtimi është një erë e lehtë që të bart aty ku do ai dhe ka raste kur ngërthehesh me ankthe e pengje, pse nuk ke patur kohë deri më tani t`i sellësh me shkrim. Shkrimi të gojon nëpër malet e dendura të shkrimeve në një dhomë pa ajr, e ti do të dalësh vetë në natyre, që të vështrosh e pushosh i qetë…

Ndër të parët, më mori në punë Pifferinni Augusto, në restorantin e tij breg rrugës, në Via Catonale, si “ragazzo dela cucina et del buffe”, në bazë të frengjishtes, të cilën e flitja, por vetëm për tre muaj e përdora italishten, sepse askush nuk fliste ndryshe me mua. Miku im, Giorgo Masabò, që banonte me mua, bëhej pilot privat prej pilotit ushtarak, në aeroportin privat në rrethinën e Teneros, dhe kur ia lexova padashas një artikull në “Corierre dela Sera” pothuaj se pa gabime, tha se e dija mirë italishten, por nuk dëshiroja vetë që t`a flisja…

Kështu, mbeta mik i shtëpisë, përveç atij, dhe e ruaja shtëpinë bashkë me qenin e Pifferinnit. Doris, Danny, por edhe Magma, e martuar, që vinte shpeshherë me fëmije, sepse më donin si vëllain, e ndonjëherë më nxirrin telashe me tekat e tyre, i kujtoj përherë, duke mbjellur pemë në shtëpinë tyre si në shtëpinë time, sepse Augusto e priti frytin e parë që t`a provoja unë, por nuk kishte telefon të më thirrë, e as nuk e dinte se ku ndodhem. Papritur shkova me kohë, sikur më dërgoi një forcë magjike, dhe e gjeta atë mollë, në sirtar. E kërkova mollën e parë, për t`a provuar…

Ky ishte gëzim për të gjithë familjen e tij. Por, dua vetëm dy fjalë me lot për motrën time, e cila shkoi në jetën e përjetshme, sepse nuk i gëlltiti dhembjet që na i shkaktoi deri atëherë babai i saj, padashas, mua, Yvonit e të tjerëve. Ai ishte zhdukur për 3 muaj nga shtëpia e tyre për të humbur gjurmë, të cilin ne e kërkuam edhe në Ameriken Latine. Ditën që i vdiç vajza, më e vogla, siç tha vetë se do të vdes, 12 vjeçarja më e dashura e të gjithëve, dhe më e shtrenjta ime motër, sepse fliste si burrë e vetëm fjalë të zgjedhura, ai befas ishte lajmëruar. Po binte shi i rrebtë. Pesë veta ishin në veturën e vogël: bonjakja, të cilës, tani, nuk ia di emrin dhe e ëma, në të dy vendet përpara; ndërsa pas tyre ishin Dany e Doris, e në mes tyre ishte Yvoni, e cila ishte grindur pak me to, me pak fjalë, vetëm sa për t`ua dëshmuar se ajo do të kalonte për në jetën e përjetshme, kur papritmas qëllon ndeshja. Vetura ishte qarë më dysh, ndërsa vetëm ajo kishte vdekur, që ishte në mes! Ishte tragjedi, në mes të një kohe tepër të trishtë. Qanin të gjithë; qaja edhe unë! I qanim edhe mbi kufomë; deri te varri në kishë qanim. Mijëra vetë ishin tronditur. Askush nuk e dinte sa vdekje madhore, sa vdekje mbi vdekje, sa vdekje e hijshme, pa asnjë goditje në kafkë… Qëndronte, ashtu e qetë, dhe një tis buzëqeshje të hidhur e mbante, sikur bota për rreth saj nuk ishte zgjedhur mirë, e mashtruar tepër pas luksit, duke e harruar kohën e lashtë. Mua, më dukej se e kisha marrë me vete, prej Morinës, kur kam qenë fëmijë, si orën e dalur prej bunarëve të kullës së stërgjyshit…

Ai nuk kishte tjetër djalë, përpos meje. Sillej si polic, më tepër se sa si kuzhinier. Rastësisht e pa shtyllën time me poezi në gazetën e atëhershme “Bota e Re”, që erdhi me postë në restorant dhe i shfletoi pak nga pak. Nuk e dija përse ishte i tufllanosur në mua; si do të punoja në një restorant e në të njëjten kohë isha “poet i madh”, sipas tij. Për ate, nuk barazoheshin këto. A do të doja të punoj në një restorant apo do të shkruaja poezi.

Poezitë e mbanin poshtë tyre “Ticino, Gera Piano 1980”; titullin “Fletë të shkëputura”; fotografia ime ishte në ballë; por nuk e kuptoja se përse ishin “të pamundshme” ato. Ai ishte një kuzhinier i mirë, por kishte qenë polic i rrebtë dhe para se të ishte bërë polic kishte qenë ushtarë italian. Gjatë kësaj kohe, kishte qenë, sipas tij, në Gjakovë e Morinë. Mi tregoi dy emra të njohur prej Ponoshecit, ku i kisha dajët. I ngjante babait tim, por ishte më i gjatë.

Erdhi puna që një ditë më pëzuri nga puna. Të gjithë ishim në stres, për drekë. Nuk më dha leje as për të ngrënë. Kur u krye dreka, Yvoni shkoj e kërkoj pjatën e vëllait të saj, sepse ishte mbyllur në dhomë pa ngrënë. I tha qetas e me dorë të zgjatur, ku ishin dy prindërt e saj, babai dhe nëna, duke e mbajtur doren e duke lëvizur me një këmbe. Ndoshta nga nervoza, që e përpinte mbrenda vetes, ku ta di, por çuditërisht buzëqeshte pa fjalë. Augusto e vështroi rrebtë e drejtë e në sy. Ajo ia kërkoi pjatën, për mua dhe i tha se ajo nuk do të hante asgjë, përderisa vëllau ishte mbyllur në dhomë, pa asgjë. Augusto ia lidhi një shuplakë të fortë sa nuk e rrëzoi dhe po e shikonte mëtutje, i rrebtë, duke fshirë djersët. Yvoni, vetëm u buzëqesh e i tha me të njëtin ton: “Ti e di Gusto se nuk do të ha as edhe një grimcë, përdesisa vëllai i im rri në dhomë pa asgjë e pa fjalë, e unë tërë kohën e lirë e kaloi me te, duke lozur e duke folur… Kështu… Ma jep pjatën, ti vetë, sepse nuk shkoi pa këtë pjatë!… Brahim, është sikur djali i juaj… Ai, nuk ka faj”. Dhe, dorën e mbante të shtrirë. Nëna e shikonte, pa fjalë e pa lëvizje. Dikur shtoi: “Hë, pra, e kuptove Gusto! Jepja pjatën e Brahimit, sepse vazja e jonë ka të drejtë! Ai nuk ka asnjë faj, për besë asnjë faj!”…

Augusto përplasi gjërat e tengjeret, e zhveshi kacelen e kuharit dhe plasi në lot, se edhe ai do të humbi pa gjurmë dhe doli jashtë restorantit. Derisa nëna e mbaroi pjatën për mua dhe e merrte me të mirë vajzën e tij të vogël, derisa e kundërshtoj vajzën e madhe, Danyn, e cila pyeste se ç`u bë ashtu me Guston e ku shkoi ai, duke i thënë që të mos merzitet për këte, sepse Gusto kishte një nervozë të tmerrshme, por do t`i kaloj e askujt të mos i thotë asgjë nga kjo punë. Është një punë që zgjidhet midis nesh.

Yvoni e mori pjatën me gas që ia dha nëna e saj. Erdhi në kat. Trokiti tri herë lehtas në derën time. “Jam motra e vogël, Yvoni”– më tha mua, pasi pyeta te di kush ishte, dhe kur e dëgjova zërin e ëmbël të saj, befas u ngrita dhe ia hapa derën. E shikova gjatë, sepse tabakun e mbante lart, drejtë mjekrës sime. “Për mua është kjo?! A e ke të lejuar? Pyete shefin, të lutem! Ai më tha se sot nuk do të ha, ose nuk ma jep rrogën?!” Ajo u afrua me tabakun si për një musafir të zgjedhur deri te sirtarja anash krevatit, me dorë i mori poezitë e mia në fletore dhe gazetën ngadalë, e la tabakun aty dhe u ul në krevatin tim, duke më thënë: “Mama të bën të fala! Dreka u krye mirë! Derisa t`a marrësh kafshoren e fundit, unë e kam për detyrë të ri këtu, ku ke fjetur ti”. Faqen e kishte të skuqur. Kafshorja më mbeti në dorë. U mbylla në fytyrë. Ajo e kuptoi, por ma priti përpara se t`a pyesja vetë. “Dany ishte nervoz nga shërbimi. E nguca pa dashje dhe desh i theu pjatat. Ma flakarisi një shublakë, sa të quditesh!… Hë, e!… E bëra një përvojë të hidhur… Ha, ti, ha… Unë po të pres”. Dhe, prap buzëqeshi. Atëherë, pas pak çastesh, ia fillova drekës. Sa herë futem i vetëm në një dhomë, kur është vend i zgjedhur apo i mirë, më duket se prap e shoh, po me atë buzëqeshje, vetëm përpak çaste, sepse pastaj zhduket…

Qindra net i kam bërë me lot e kujtime, madje edhe për Yvonin. Këtë fotografi e kam vënë në krye të fotogafive të mia, në faqen time provizore. Askush nuk më ka pyetur, kush është kjo vajzë. Ajo ishte njëra nga “Tri Moirat” (Tri motrat, Tri orët) që më kanë përkundur si fëmijë, në holë, të vjerur në tra. Askush nuk e di këtë punë dhe askujt nuk i nevojitej. As të më pyesnin, nuk kishin kohë, as pse nëna nuk kishte kohë të më përkundë…

Vdekja e saj erdhi papritur, edhe pse vetë, në njëfarë forme, na kishte njoftuar. Për varrojsen e saj ishte edhe babai i saj. Që të dy e kryem pamjen e saj, për kryeshëndosh, me lot në faqe. E varrosëm në varret pranë kishës, duke e dërguar prej shtëpisë së tij, në Via Cortasce… Me lotë ishim edhe te varri i saj. Prej atij viti nuk kam bërë asnjë garacion te Ristorante Del Ponte. Edhe Donatella, që e quanim shkurtimisht Dany, si duket iku në Francë. Dhe as të varri i saj nuk kam bërë ballë që të shkoj…

Ja përse një fëmijë me flatra të engjujve dhe prej një familje tjetër, prej një populli tjetër, ishte motra ime e veçantë!…

Nuk po flas gjatë. Jeta është këputur më dysh. Njëra pamje është nga jeta e përkohshme, me të hidhurën e saj. Tjetra është në jetën e përjetshme, të cilën askush nuk e sheh. Fotografitë e rralla të kësaj jete i lëmë përtej kujtesës sonë. Nuk e dimë se jeta është kryqëzim i energjive…

JETË I THËNÇIN!…

P.S.:

Një kopjim i kësaj përmbajtje, i thënieve të mia, i konstukteve dhe i metaforave, do të paraqitet te gjykatat përkatëse, për plagiat…

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

FJALORTHI I ARNOLD VON HARFF-IT

FJALORTHI I ARNOLD VON HARFF-IT

Arnold-von-Harff

FJALORTHI I ARNOLD VON HARFF-IT

Përgatiti Prof. Zymer Mehani

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).
Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë…
Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht,hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone.
Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjes”, “Sa kushton kjo?”, dhe “Grua, a mund të fle me ju?” Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, nuk dihet për ç’arsye.
Ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej rregjistrimeve më të hershme Por si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut.
Ja fjalët që na sjell gjermani Arnold Van Harff.
Boicke¬-Bukë  Vene¬-Verë  Oie¬-Ujë  Mische-¬Mish  Jat¬-Djath  Foeie¬-Vezë  Oitter¬-Uthull  Poylle–Pulë Pyske-¬Peshk Krup-¬Kripë Myr-¬Mirë Kycge-¬Keq   Megarune-¬Me ngrënë   Pijnë¬-Me pi  Tauerne¬Tavernë   Geneyre-¬Burrë  Groëa¬-Grua  Denarye-¬Para   Sto¬-Po   Jae¬-Jo   Criste¬-Zot   Dreck¬-Djall Kijrij¬-Qiri    Kale-¬Kalë   Elbe-¬Elb    Fijet-¬Me flejt    Mirenestrasse–Mirëmëngjes   Myreprama-¬Mirëmbrëma Meretzeën-¬Mirësevjen.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

METAFORA E DHEMBJES POETIKE DHE ETJA E MADHE PËR DRITË

METAFORA E DHEMBJES POETIKE DHE ETJA E MADHE PËR DRITË

METAFORA

METAFORA E DHEMBJES POETIKE

DHE ETJA E MADHE PËR DRITË

(Një studim për librin e përmbledhur

“Art Metafora”, të Gëzim Ajgerajt)

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

Prej veprave letrare dhe poetike që do të lexoj në mesin e qindra veprave letrare kombëtare dhe botërore, pa dyshim do të ishte edhe vepra e poetit më të frytshëm, Gëzim Ajgeraj, të botuar gjithsesi në letërsinë e re shqiptare, por të lënë anash, pa u studiuar mirë. Janë mbi 40 vepra lerare e mbi letërsinë; poezi, tregime, novela, romane, ese, recensione, kritikë letrare, monografi, dramë, poezi për fëmijë, fabulla, antologji poetike, etj. etj. Është i prezentuar edhe në librin e shkrimtarëve të Zvicrës, “Leksikon i autorëve shqiptarë në Zvicër”, i Besnik Camajt e Shefqet Dibranit, të botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”, në Prishtinë 2016, por, si duket, nuk është thënë sa duhet për këtë autor shqiptar në kontekstin e përgjithshëm.

Prandaj, e pashë të arësyeshme t`i them disa fjalë për mikun tim dhe shkrimtarin Gëzim Ajgeraj, për përmbledhjen më të madhe e të ribotuar nga vetë autori, “Art Metafora”, në Shtëpinë Botuese “Revista Letrare Metafora”, Prizren 2014, me rreth 440 faqe, apo siç shënohet në fund të librit “454 faqe”.

Në një orë letrare në Konsullatën e Republikës së Kosovës-në Zürich të ZvicrësPa dyshim që këtë poet të mrekulluar e kam njohur që nga fillimet e deri më sot në disa mënyra: si mik, si njeri, si atdhetar, si veprimtar të përgjithshëm e aspak të lodhur; qoftë si gazetar në gazeta, si botues të veprave të ndryshme apo i revistës letrare “Metafora”; si recensent e përcjellës të veprave më të mira nga atdheu shpirtëror, i vlerave artistike nga mërgata, qoftë në artikuj të veçantë, deri te libri i tij, “Urti popullore të Vërrinit”, 1 e 2, me bashkautorin Ahmet Poniku, Ndërmarrja Botuese “Apolloni”, Prishtinë 1998, të dhënë me autograf, krahas përmbledhjes së parë poetike “Klithmë malli”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë 1997, poashtu të dhënë me autogram, para datëlindjes sime, 04.09.1997, në Grabs (Buchs) të Zvicrës. Është vepër e bukur dhembjesh, të një individualiteti të mërguar, siç do të thoshte i ndjeri Iljaz Prokshi, në fjalën e recensuesve të tij, se ai nuk ishte degëdisur në Zvicër, në të njëjtin kanton me mua, për t`u shuar përgjithësisht, por për të krijuar pa u ndalur aspak si krijues, duke begatuar letërsinë shqiptare, deri te vepra e tij e mbramë, që do të mund të shkruaj.

Gëzim Ajgeraj u lind me 06 gusht 1967 në Lubiçevë të Prizrenit, në Malësinë e Vërrinit, i cili do të thoshte që atëherë se “unë jam një grusht dhé i Sharrit/në trastën e mërgimtarit”1, duke pasur si mik mikun tim të vjetër, Faridin Tafallarin, të cilin, zatën e njoh që prej demonstratës së 30 majit 1981, në Gjenevë. Në Grabs apo në Buchs të Zvicrës është bërë prodhimtar i shumë veprave letrare, si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe padyshim si mik i imi. Ai është shkrimtari më i ri, më prodhuesi, më i palodhuri, në letërsinë e përgjithshme letrare shqiptare.

Portreti i poetit Gëzim Ajgeraj

Me këtë rast, më kujtohet Xhonatan Kalleri, i cili, duke folur për letërsinë, e cila nuk do mend se është mjaft e vështirë, që konstaton se veprat letrare janë forma të marradhënieve të llojllojshme, dhe forma e tyre është një veprim i të shkruari apo i një ngjarje tekstore që na e merr vemendjen tonë. Ajo e dërgon lexuesin të trajtojë si letërsi të gjithë ate që ne e lexojmë nga një autor, në kontekst të identifikimit të letërsisë, qoftë një libër poemash apo vepër tjetër letrare dhe është konteksti letrar që ma bën të trajtojmë si letërsi. Letërsia është gjuhë e veçantë në të cilën vihen edhe elemente të komunikimit në një marradhënie të ndërlikuar, e që janë përbërës të tekstit, edhe në saje të përforcimit të kundërshtive dhe mospajtimeve.2

Me dy miq të ngushtë të tij-Qazim Thaqi e Ilam Berisha

Në rastin tonë, parasegjithash duhet të trajtojmë si “letërsi” dhe “letërsi e të gjithë shqiptarëve” letërsinë e Gëzim Ajgerajt të shkruar në mërgatë, me mallin e pashuar të një poeti të veçantë, me një klithme malli apo mallëngjimi “udhëve të botës”, e deri te shfrimet një pas një të thirrjeve të dritës e të lirisë, për një ditë më të mirë.

Nuk është rasti që të marrim lapsin në dorë për një poet, por janë disa vepra të tij të veçanta dhe të lexuara qoftë edhe prej meje, sepse veprat e tij janë të shumta, por kjo vepër që e kemi në shqyrtim është një vepër e ripërmbledhur, mjaft voluminoze e poezisë, me titullin simbolik “Art Metafora”, sepse është arti i tij poetik.

Pa marrë parasysh njëherë idealin e shenjtë të poetit Gëzim Ajgeraj, për Bacën Adem Demaçi, të përkujtoj promovimin e poezive të dërguara te Selatin Novosella, për çka më kishte zgjedhur mua të jem aty, për të marrë pjesë në vend të tij në promovim, për veprën e autorit Selatin Novosella, “Demaçi-aromë atdheu”, është e pamohuar që ta rikujtoj këtë dishepull të gjallë të të gjitha vuajtjeve të kombit tonë, në Neuendorf të Argaut, pranë Badenit, me 11.10.2015, përmes elegjisë së veçantë simbolin e qëndresës:

Në sytë e tij

Shihni diellin e lirisë

Si shëndrinë

Labiritheve të ferrit”

(“Elegji për simbolin e qëndresës”)3.

Ishte e pamohueshme të mos çmallesha edhe njëherë me simbolin e rezistencës dhe e qëndresës së lirisë mbarëkombëtare me këtë poezi të Gëzim Ajgerajt, edhe pse që herët e kisha nxjerrë revistën gjithëshqiptare, me emrin domethënës “Qëndresa”, e me qëndresën kombëtare e lirinë e vërtetë isha njëzuar kurdoherë, por poezinë për Bacën Adem Demaçi ende e kisha të paredaktuar e të lënë jashtë këtij libri…

Poetit Gëzim Ajgerajt, ne po i kthehemi. Ajo që e fillon këtë vepër madhore është etja në fjalë, pra mungesa e theksuar e vendlindjes, e Sharrit, e Vërrinit të tij:

Silueta të trazuara në kolonën e mallit dhe orën e shprishur

I huaj mes të huajve dhe damkën e përbuzjes prapa shpinde…”

(“Etje në fjalë”, faqe 5, në fillim të veprës, pa numër).

Pikërisht për këtë “thatësi” të vërtetë vargjesh, për çka “digjet” kënga nëpër viset të cilat duken të huaja, shkrihen lotë dhe dita bëhet më e hidhët se pehlini, poeti i dhimbjes i ngushëllon vargjet, që të mos t`i zërë harrimi, derisa thotë:

Himnit të largësive ngrij flamurin e ylbereve të fjalës

Largësitë tek i lidhë nëpër jehonën dhe krismën e saj

Që na e nxjerrë nga harrimi e më kthen atje ndër lisa

Mes dashurisë suaj, mes ëndërrave, mes kullave të shkreta

Kur përhyjnojmë ecjet tona e ditës i vëmë një emër

Me netët e vona gëzojmë edhe kupen e qiellit e atdheun…”

(Më poshtë, e njëta poezi, “Etje në fjalë”).

Më së mbrami të kësaj poezie, në Vërri, në Sharr, poeti i ruan ende të pakënduara këngët për qëndresën, sepse aty e bënte shkrumë nëpër kulla dashurinë për lirinë, prandaj e shtron në mënyrë të pashmagshme pyetjen se çka mund t`i jepte vargut të tij në atë udhëtim alpesh, kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit e le vetëm.

Me këtë poezi antologjike, që e fillon vargëtimin jashtë atdheut të tij shpirtëror e plotë dhembje poetike, na vijnë në kujtesë “Plagët në fjalë”, “Anatema e fjalës së përmalltë”, “Çast alpik”, apo “Motet e etjes së madhe”, etj. etj., në të cilat, emrin e vargjeve të shumta ia lë dritës, si porosinë e vetme të mbetur gjallë.

Në të vërtetë, të gjithë ata që përpiqen në jetën e përkohshme, i kushtohen dritës së madhe të jetesës, e cila është drita për një jetë më të mirë, lirinë e përgjithshme dhe kombëtare, për të cilën mija dëshmorë e dhanë më të shtrenjtën jetë për lirinë-kundër robërisë; për pavarësimin e një pjese të vendit nga dhuna shekullore; për një jetë më të mirë se jeta nën sklavërim, nën robëri e nën varfëri.

Këtë dritë, dritën e lirisë, e dëshiruan të gjithë ata që u sakrifikuan, sepse liria aq shumë i mungonte Kosovës, Maqedonisë shqiptare; dhe mjaft viseve të tjera, madje i tërë atdheu i ynë shpirtëror është nën dhembje të mëdha, pa qenë i bashkuar.

Poeti Gëzim Ajgeraj ia lë emrit të tij një kandil që t`i bëjë dritë përherë, sepse:

Po i lëmë shumë fjalë kësaj bote e s`do e marrim asgjë me vete

Dhe do të iki duarthatë pa asgjë në gji e asgjë në xhep

Le të themi se fjalët e mira janë drita e kësaj bote, ti hapësirave (u) trete

E të themi se i dhashë gjithçka pata, e asaj që quhet jetë…”

(“Lum ai që emrit i len dritën”, faqe 23, të numëruara prej meje).

Nuk do shumë mend të dihet se përse këtij libri voluminoz ia lë titullin e revistës letrare, “Metafora”, në Buchs e Prizren, duke dashur që vargut të këngëve më të mira, plot dhembje e mall për atdheun shpirtëror, ta titullojë “Art Metafora”. Ne po i kthehemi metaforës nga teoritë e ndryshme, për të parë figurat e fjalëve, në të cilat hyjnë të gjitha stolitë poetike, e grumbullohen në dy grupe: tropet dhe figurat. Tropet përdoren shumë shpesh, ndërsa figurat krijohen si rrjedhim i ndryshimit të domethënies themelore të disa fjalëve, në stoli të bukura të artit.

Me metaforën si figurë e letërsisë barten kuptimet e fjalëve nga jeta e përditshme në shprehjen artistike. Ato ndërlidhen me kuptimet e tyre në mes të sendeve, duku-rive natyrore dhe të folmes artistike. Me këtë gjuhë do të jenë të lidhura në të folurën artistike, me metaforë e alegori, e cila është ndonjëherë metaforë më e zgjatur, dhe janë karakteristikat e veçanta të gjuhës letrare. Domethënia e re realizohet në këtë kontekst të veçantë, dhe i ndërlidhë njohuritë e mundshme jetësore me ndjenjat. Ajo është figuara më e njohur në përgjithësi. Pra, është një krahasim më i shkurtër artistik, në mes të sendeve, njerëzve, veprimeve e objekteve kuptimore të tyre në jetën e përditshme me domethënien artistike e të befasishme dhe kuptimore.4

Një fotografi e kombinuar për portalin e tij në internet Një numër i Revistës Letrare Metafora-Prizren-BuchsMetaforat janë të shumta në poezinë e Gëzim Ajgerajt. Ne po i marrim me këtë rast për të argumentuar thëniet tona, si psh.: kolona e mallit; silueta të trazuara; damka e përbuzjes; pentagrami i udhëve; tingujt e dhimbjes; flamuri i ylbereve; etja e fjalës; daullja e harrimit; flaka e mallit; kronika e ikjeve; ajkën e fjalës; gjeografia e udhëve; portat e shpresës; strofulla e mendimit, dritë mendimi, kokrra e mendimit; pema e fjalës; prehrin e vetmisë; epoka e dhembjeve; sofra e mashtrimit; klithma e lirisë; lisat e atdheut; ylberët e largësive; rishpalosja e plagës; etj., që janë shprehje artistike dhe të befasishme kuptimore me kuptimet e tyre në jetën e përditshme.

This slideshow requires JavaScript.

Po e themi shkurt me fjalët e profesorit të nderuar të letërsisë sonë bashkëkohore në Fakultetin Filologjik-Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Agim Vinca, të Universitetit të Prishtinës, në studimet postdiplome, kur thotë lidhur me letërsinë shqipe dhe teorinë postmoderne, se “letërsia shqipe, për shkak të vonesës së kritikës sonë, nuk është studiuar sa duhet nga aspekti interlektual dhe me instrumentet e kësaj metode, por kjo nuk do të thotë se veprat e shkrimtarëve tanë, të djeshëm e të sotëm, nuk qëndrojnë në raporte interferuese me traditën letrare e kultu-rore shqiptare e botërore”.5

Poezitë më të mira të Gëzim Ajgerajt qëndrojnë në raporte interferuese me traditën kulturore letrare, por ai është një zë i veçantë metaforik e simbolik për të nesërmen e bardhë, siç na thotë ai, në poezinë “Çast”. Atij, në prehrin e vetmisë i mungojnë prore miqtë e vërtetë të poezisë. Ia lë porosi plisabardhit që të kuptojë dhelpëritë e armiqve të hershëm e të pafytyrë “me thikë pas shpine”- Serbisë, ti ruhet mashtrimit e pabesisë, ndonëse ka pak miq e shumë armiq, si të gjithë, sepse:

Sa herë të rrahin shpinën kujdes gjoksin

Pabesia e tyre njëherë të plandosë e s`ngrihesh kurrë më…”

( “Porosia”, faqe 33, ende të numëruar prej meje.)

Duke ikur edhe i ndjekur prej ndjekësve, me dashurinë e vargut poetik, në Zvicër, e rishpalosë kurdoherë plagën, me strajcën e madhe të mallit, rrugëve të botës:

Ëndërrat tona na i vrau gjarpëri i veriut të zi

Na i ndoqi fjalët, këngët, na e vrau lirinë tonë

Na hodhi përtej harrimit të udhëve…”

( “Rishpalosje e plagës”, faqe 56, sipas meje.)

Kjo është “kronika e ikjeve”, kur i shpalos “plagët në fjalë”, pikërisht “harrimit të udhëve”. Ai vie me “atdheun në gji”, nëpër udhët pa fund. “Daullja e harrimit”, “bar i harrimit”, kur “fjala digjej largësive”, apo “flaka e mallit” janë metaforat e shprehjet metaforike, që nuk na lënë të qetë, nëpër “motet e etjes së madhe”.

Madje, e thot hapurazi në poezinë e tij “Na hodhën përtej atdheut”, që “lulet e mendimit të lirë mos të rriteshim”. Kokat e mendimit janë lënë përtej atdheut, me mija vështirësi. Ata nuk janë të paktë. Atje, sabotohen me çdo kusht.

Për këtë përpiqet me çdo kusht të zbusë metaforën e mendimit me gjuhën e butë të mendimit, pavarësisht se ecë nëpër tehun e mbijetesës.6

Kështu arritë shpeshherë ta zbutë metaforën e ngurtë dhe poezitë i lë në vargun e tij tradicional të poezisë lirike, me pak shprehje metaforike, sa herë kur e do rasti. Poezia e tij lidhet më fort me poezinë tradicionale, se sa me poezinë postmoderne dhe është një plagë e re nëpër plagët e vjetra jashtë atdheut; është edhe metaforë e mallit të pashuar të atdheut; për trollin e lindjes; të Vërrinit të tij; e për çdo gjë që i lindë udhëve të mërgimit, për të nesërmen më të mirë. Edhe kur i lindë në Alpe, atij ia zgjon një kujtim, një fjalë, një varg nga ky mall i dhembjeve të Atdheut. As në perëndim nuk ka aspak qetësi. Është gjithmonë me vargje, edhe kur shpirti i qanë…

Ditë të përmalluar të udhëve

Edhe me copëzat e shpirtit të përvëluar

Dritë nga qirinjtë e pashuar të mendimit dua të u fal

Tri dekada rrodhën ujvarë mbi zjarrin e mallit

Po këngën s`e shuan e s`e shuan

E ç`tu japë më tepër nga kjo largësi

Kur fijet e ylbereve të malllit ikin orë e çast

E më prongosin udhëve…”

( “Për dritën tuaj”, faqe 97, të numëruar nga unë.)

Kështu thotë poeti, kur i qanë të tri dekadat që i rrodhën si ujvarat dhe mbi vetë zjarrin e mallit. Shpirti i poetit është përvëluar nëpër vargje; nëpër sa përmbledhje; nëpër sa e sa libra; që do t`ia falë lexuesve të paktë “qirinjtë e pashuar të mendimit”, sepse zemra i djegë për buzëqeshjen e paktë përballë ligësisë. Ai njëjsohet me dritën dhe dhembjet i shtydh plot mall. Vërtetë, në çdo çast, përqafon vetëm mallin, nëpër udhët pa fund, përtej Alpeve.

E ç`ti jap muzës së mendimit kur etja e fjalës më ka zjarrmi

E largësia në mes na i shkrumon fijet e ylberave të përmallta…”

( “Çaste alpike”, faqe 99, të numëruara prej meje.)

Metafora e mallit”-thotë poeti në shkrimin e tij <Metafora e udhëve të përmallta>- kjo plagë jo e re, sikur ka vërshuar me shekuj ndër ne, kështu rrjedha e saj s`ka të ndal (ë) ur. Ajo, përditë po na i gërryen kullat, trojet tona, farën tonë edhe ashtu të sakatuar nëpër shekuj. Ngado ku shkon e ku shkel gjeografive të botës, është e pa-mundur të gjesh bimën tonë. Rrita e saj ka lëshuar shtat gjithandej, po plagët pak kush ia shpalos. Dhimbja e kolonave të mallit është klithma e vargut, i cili hyn në poret e kësaj kolone për ta shpalosur ate”.7

Nëpër muzën e mendimit

Vetmia djeg imazhet e mendimit

E pika-pika bie dhimbja mbi heshtjen…”

( “Nëpër vetminë e mallit”, faqe 105, të numëruara prej meje).

Pra, dhembja, vetmia, malli i pashuar i vendlindjes, i Atdheut, i kodrave të larta të vendi tonë, të cilat i quajmë Alpet e Shqipërisë; e Prizrenit; vazhdon nëpër udhët e përmallta të poetit, ku autopsia vazhdon t`ia shkruajë mendimet:

Udhët m`i vodhën ëndërrat

E nëpër dhimbjen e ikjeve ndërtuan piramidën e mallit

Brenda gurëve na i varrosen dekadat e arratisë…”

( “Eh, ç`qenka jeta e një mërgimtari”, faqe 106 ).

Etja e vargjeve e shkrumon shpirtin e djegur për atdheun. Poeti e ka shprehur

shkrumin e mallit nëpër gjeografinë e ikjeve, udhëve pa mbarim. “Piramida e mallit” dhe “dekadat e arratisë” janë disa metaforat e dhembjes, sikurse vetë “gjeografia e ikjeve”, e cila është metaforë në vrushkullin e vargjeve, të cilat, nuk janë të vetmet, sepse metaforat e panumërta nuk kanë përfundim me këto vargje.

Vargu i tij është brum për idenë apo muzës së idesë; fuqinë psikofizike të talentit të tij, që i gërsheton në artin krijues; pa i lënë anash dhembjet e ndjenjat, të cilat e afrojnë me lirikën, duke e përcjellur edhe në ngritjen e artit të veçantë. Materiali i tij është poezia, e dialekti i saj është fjala, siç e thotë Borgesi, kur i kthehemi jetës së poetit mërgimtar Gëzim Ajgeraj dhe brumit të tij poetik, shohim se mërgimi, largësia, mungesa e atdheut, malli, udhët e Alpeve, ikja në arrati, etja për dritë, për liri, për të mirën e kombit, etj., bëhen të pandara prej vargjeve të veprës së tij voluminoze.

Nuk ka asgjë më besnike se përvoja personale dhe besimi në vetvete, i cili duhet të shoqërojë një krijues në udhën e tij të pendës”.8– thotë poeti.

Përvoja e poetit Gëzim Ajgeraj dhe asnjë shkrimtar përparimtar shqiptar- kështu më duket mua- nuk dëshiron t`i kthehet me dëshirë natës; errësirës; territ; robërisë; dhunës e padrejtësisë, baras me shkeljen e dhunshme të kombit- përveç kontestimit të tyre. Përkundër këtyre, dëshiron më me dëshirë permanente t`u kthehet etjes për dritë; mugullimit të saj; dritës së diellit; rrezatimit të dielllit nëpër ëndërra; etj. sepse Dielli ishte dhe është simbol i shenjtë i Ilirisë për lirinë, përtrirjes së madhe të tij për lirinë; përparimit të njerëzimit dhe e kombit shqiptar:

Nga një etje fjale e zgjuar nga gjebra

Që vloi furtunave moteve pa dritë

Ecja (e) idealit rrugës përplot gjemba

Ishte fjala e dritës që s`ndalej pa frikë…

( “Etjes për dritë” , faqe 117, e numëruar prej meje).

Është zemra e tij e piklluar që pikon dhembjen në fjalë, pandaj vargu “është për-mbytur në detin e mallit” (“Fjalë e dhimbë”, faqe 113), “për qiellin e lirë të shkëlqimit tënd”, sepse për këtë dritë e për liri nëpër qiellin e fjalëve, ai ka mundur mija herë edhe të vdes:

Nëpër rritën tënde kush e di sa herë i kam ndezë qirinjtë e dritës

Dhe me copëzat e shpirtit të etur për bardhësinë t`i ushqeva motet

Ende ja ndjej duhmën e shkrumit të kohëligës që na verboi…”

( “Për fjalën” , faqe 115, prej meje ende të numëruara).

Sepse për këtë ndjenjë të hershme, të lirisë së madhe që na mungonte, që dritën e ndezim edhe nëpër ëndërra si qirinjtë e dritës nëpër errësirën e kobshme të palirisë, rrjedhë te Gezim Ajgeraj “kroi i fjalëve”, si poezi antologjike, të cilën po e japim këtu tërësisht, sepse idetë dhe mesazhet që ka, rrjedhin më tutje:

Aty pijnë ujë muzat e mendimit

E freskohen zanat e metaforave të së nesërmes

Edhe kur ka mall shpirti

Edhe kur zjarrmia djeg ballin

Rredha e tij s`ndalet

Burimeve të rrjedhës së kujtesës

Gurgullojnë vargjet e dritës

Nga damarët e fshehtësive të shpirtit

që shpërthen

Të thella i ka puset e burimeve

E pashtjerrshme rrjedha e tyre

Përherë i freskon këgët e etjes sonë

Edhe atëherë kur edhe heshtja fle

E pëllumbat e etjes bëjnë gjumin e tretë

Rrjedha e jote vërshon vargjeve për dritë

E ia shuan etjen këngës

Këngët e jetës i mbushë me freski

Nëpër rrjedhën e vargjeve

I shtrinë damarët e dritës

Lum ata që pijnë në kroin e saj

E i freskojnë dritën e së nesërmes

Me këngët e saj.”

( “Kroi i fjalëve” , faqe 117, ende të numëruara kështu prej meje).

Pra, zgjohen kështu këngët e dhimbjeve “sikur na kishte djegur malli” (faqe 127). Vjen malësia e Vërrinit; Zinava, që është shkatërruar nga okupatorët e pashpirtë serb, si vendbanimi mesjetar në Opojë; Lezi, një fshat tjetër në regjionin e Vërrinit, e cila është djegur e shkatërruar plotësisht apo është zhdukur nga “faqja e dheut” nga të njëjtit okupatorë “prej veriut”, ku janë vrarë shumë luftëtarë të UÇK-së; Vërrinit; Prizrenit; Sharrit e Pashtrikut, etj., për dritën e të së ardhmes së madhe.

Në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, është “rizgjimi i kujtesës”, sepse pema e jonë i ka rrënjët në gjakun e trojeve tona ( “Pema e jonë”, faqe 141).

Nëpër terrin e netëve tua

Digjeshin për pakëz dritë

Robëria na i nxinte ëndërrat e bardha…”

( “Duke kërkuar dritën tënde”, faqe të numëruar prej meje, 144).

Sepse, “me gjak e asht nëpër shekuj të thura kuroren e dritës tënde” (“Atdheu i ëndrrave të mia”, faqe 151, numëruar kështu prej meje).

Ujvarat e dhembjes hyjnë nëpër portat e mallit dhe pikat e mallit pikojnë nëpër imazhin e dhembjes. Ato rriten në dekadat për mall, deri sa u rrit fara e jonë nëpër udhë zjarri. Nëpër këto udhë janë rritur edhe këngët për dritë, për një ag tjetër të ri, siç na thotë poeti dhe recensuesi i veçantë i poezive, Ilam Berisha:

Etja për dritën, që populli i ynë e ushqeu nëpër shekuj… është kënga e përhershme e tij, sepse të gjitha rrugët e mesazheve në vargun e tij të qojnë kah liria e atdheut. Vetëm të lirë do të mund t`i bënim ballë furtunave të kohëve, që me shekuj kanë rënduar e po rëndojnë pasojat e tyre mbi ne. Pra, vargu i tij nuk është vetëm mesazh, por shpërndan rreze drite e cila ne do të na shërbejë për një vision të shëndoshë drejt diellit të atdheut”. 9

Është tepër e qartë se kthimit të poetit i bëjnë pritë futunat e viteve dhe se degët e trungut të shenjtë të Arbërit (Arbërisë) po i zhveshnin katrahurat:

I pamë duke krasitur lisa e pipa dheut arbëror

Furi e saj i ngjasonte kobit

Askush s`ia preu udhën bishës

Hyri kullave derë më derë

Virus i murtajës që si dihej filli

Fundi i saj ishte plot lot…”

( “Furtuna e udhëve” , faqe 223, të numëruara prej meje10 ).

Gjapri i veriut me skafander e helmetë na e vrite qiellin”, edhe për ne kjo gjë kishte shumë rëndësi, madje qiellit të mendimit tonë “i gjetëm tjetër qiell fjalës”, “që të mos na lidhej nyjë gjuha” (“Në këkim të lirisë së mendimit”, faqe 225, të shënuar me këtë numërim), por kjo gjë doli ndryshe dhe etjes sonë do t`ia shkurtojë gjunjët që të mos mashtrohej me udhët, sepse:

Ëndrres sate të udhëve

Kurr s`e kape diellin e shpresës

Mbete vrap pas rrezes

Vrapi i yt m`i ngjan

Luftës me mullijtë e erës

Ti kujton se ke zërë dritën

Vrapit tënd nëpër errësirë…”

(“Në kërkim”, faqe të numëruar prej meje, 239).

Dhe kjo është një mësim i madh për ne, sepse nuk guxon të na mashtrojë armiku shumëvjeqar, me miqtë e vet të shumtë nëpër Evropë e Botë, kur, diku largë, na e premtojnë diellin ( “Mashtrimi mos të të gënjejë”, faqe 245). “Mallin e lamë roje” (faqe 242), thotë poeti në një poezi të veçantë, por “pemën tonë na e mbledhin të tjerët” , përderisa është:

Vështirë të gjendet një rreze dielli

T`ia ripërtërijë rriten…”

( “Pemën tonë na e mblledhin të tjerët”, faqe 251). Sepse:

Ditë për ditë mendimin e marr me të mirë

Të më shkëlqejë në varg dritë e mirësi

Sa t`ia jap qiellin e (ta) lëshoj të lirë

Në dritën e fjalës harbon kjo zymtësi”

(“Ku t`i gjëj vend fjalës”, faqe 257),

dhe vjen prapë “Melankolia” (faqe 259), pasi na kanë hedhur për shumë kohë përtej Atdhet, nëpër udhët e botës (“Na hodhën përtej Atdheut”, faqe 260)…

Këtu janë disa nga idetë kryesore të mesazheve të poetit Gëzim Ajgeraj, të cilat na dalin nga vargjet e tija e të shumta në këtë përmbledhje të ribotuar, me 440 faqe, pa e marrë parasysh “vetvrasjen” time të palejuar prej Zotave, një dramë voluminoze11, sado që thonë disa vetë se “i ke përmbledhur 5 drama”, përshkak të përzënies nga atdheu autokton edhe shpirtëror, të cilën e kam përjetuar vetë dhe i kam të qarta të gjitha nuansat e kësaj drame shpirtërore. Mbi dashurinë e tij shpirtërore “harbojnë furtunat”, dhe “mbi degët e tua përplasen rrufetë” (poezitë “Mbi dashurinë time harbojnë furtunat”, faqe 284, dhe “Mbi degët e tua përplasen rrufetë”, faqe 285), sepse ai shfryen dëshprimin e vet në këto vargje:

Vdekjen s`dua ta bëj këtu

I harruar edhe ashtu jam

Kthimi në atdhe më pret…

Shpresën e ushqej përditë…

Malli djegur m`i ka udhët… “

(“S`dua të vdes udhëve”, faqe 290),

dhe kthimin ende nuk e gjënë. Poeti përherë e kërkon dritën e fjalës:

E kërkuan nëpër terrin

E moteve shekullore

Me fanar në dorë

Ia ndriçuan natën

Që të mos e verbonin

Motet e harrimeve…”

( “Drita e fjalës” , faqe 297).

Vargun për Diellin e Atdheut s`e ndal” (faqe 305), thotë vetë poeti, në një poezi të veçantë dhe të bukur. “Nëpër qiellin e vargut tonë ngrihet dielli”, shkruan në fund ai, sepse “vërtetë këto udhë– pra, udhët e panumërta të mërgimit-na lanë të harruar” (faqe 314, titulli i poezisë së Gëzim Ajgerajt, sikurse poezia në faqen 305).

Udhët qenë kurdoherë doemosdoshmëria e pseudolirisë, sepse jeta në mërgim apo jeta larg atdheut, i cili ende ka mbetur një atdhe i pabashkuar dhe jo tërësisht i lirë, ku përditë shiten pak nga pak trojet arbërore, s`është jetë në kuptimin e plotë të fjalës. “Sfidat e reja në atdheun e lirë, herë-herë i sfidonin edhe kthimet… Ai ndodhej largë me trup, por “me mendjen e me shpirt, në zemër të atdheut” 12. Poeti “nxitonte të kthehej me dritë”, siç na thotë titulli i tufës së mbramë e poezive të këtij ribotimi. “Mesazhi i vargut– thotë Ilam Berisha në parathënien e këtyre poezive- bie si një shkëndijë drite, që ndriçon në muzen e mendimit për një kthim prej andej nga janë nisur udhët. Udhët e nisura kanë dhe një skaj që dikur do t`u vijë fundi. Mesazhi i vargjeve na përtërin mendjen, duke mëtuar që të mos bëhet vonë”.13

Shpresës së kthimeve orë e çast ia shprish mjegullën e harrimeve

Etjes i jap ujë nga gurrat e vendlindjes me frymën e flladeve në Vërri

Dhe me orët e shkrumbuara (të) mallit e djegin pritjen…”

( “Në pritje të kthimeve” , faqe 330, e shkruar 340).

Vërtetë, Kosova është një ëndërr e plagosur (Titulli: “Kosova, ëndërr e plagosur”, faqe 351, e shkruar faqe 361). Amaneti i pakryer i Ymer Prizrenit dhe i gjithë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vie nëpër hartat e copëtuara të Atdheut, si amanet i brezave, me të drejtën për bashkim kombëtar:

Ideali i pakryer i atdheut sa rrudhshëm po ndrydhet balllit tënd

Çamëria, Plava, Presheva, Dibra… mbeten kësule e shqyer e atdheut

Shqipëri e Kosovë leckë nëpër pazaret e plaçkave të Evropës

Sa keq më vjen Ymer Prizreni se përsëri po t`i rishpalos këto plagë…”

( “Amanet i pakryer” , faqe 350, e shënuar faqe 360).

Ne “duhet ta rrotullojmë edhje njëherë historinë” (po aty, te kjo poezi), sepse kjo premisë e përhershme ende nuk është kryer, edhe pse kur dhemb shumë e vërteta (faqe 355, apo siç është shënuar, faqe 365). Ne i zëmë “prita diellit” (faqe 358, apo siç është shënuar aty “368”- titull i poezisë), sepse “ky ves i keq, … mi zemëron sheshet e mendimit” ( titull i poezisë në faqen 361, apo të numëruar gabimisht 371), sepse ka hyrë keq në gjakun tonë politika (“Keq na ka hyrë në gjak politika”, një titull tjetër i poezisë, faqe 376, i shënuar gabimisht “faqe 386”). Poeti nuk i nënshtrohet kurrë harrimit, siç nuk duhet të nënshtrohet i tërë populli.

Do ta vënë në kornizë

Që të na i ruajnë kujtimet e udhëve tona…” -thotë poeti.

( “Piktura e mallit”, faqe 386, e shënuar aty, faqe 396).

Njollat e smirës bëjnë gjurmë të pashlyera në jetën publike të Kosovës. Koha e ligë është vërtetë një kohë kaosi, siç e vëren edhe poeti. Ndërskëmbëcat vëllai kundër vëllait janë kurthe të rënda të armiqve tanë shekullorë dhe të serbit, si një “praktikë” e lënë edhe në Kosovë, prej kohësh, sepse:

… nata të vërboi mungesës së dritës…”

( “Flatro i lirë zogynë”, faqe 403, e shënuar aty me faqen 413), edhe pse:

Për dritën tënde

Gjakun e derdhëm lumë…”

( “Kosovës”, faqe 414, e shënuar me numrin e gabuar të faqes “424”).

Poeti ia dergon edhe një “Letër Atdheut” (në faqe 428, me numrin e gabuar 438), pas dhjetra poezive të ngjajshme, si psh.: “Fytyrat e dashurisë së Atdheut” (në faqen 418, me numrin e gabuar 428), por kjo është dhimbja e tij që nuk mbyllet për këtë vend asnjëherë, edhe pse duhet të kalojë:

Nëpër teh shpate njëherë kalohet

Dhimbjeve të saj i ka rrënjet liria

Çmimi i saj janë dhe këto plagët e mija”.

( “Dhimba që s`mbyllet kurrë”, faqe 425, gabimisht të mumëruar “435”).

Prandaj, e lë edhe një testament poeti, sado që ende jeton:

Nëse e kam lënë diku një fjalë

Merrmani me etjen e dritës

T`ju ndriçojë të nesërmen…”

( “Testament për fjalën”, faqe 441, gabimisht të numëruar “451”).

Poezitë dhe mesazhet e tyre të këtij libri të ribotuar janë mjaft të mira. Tjetër është thyrja e gabuar e librit nga shtypësi. Por ai është mjaft i pasur dhe me një kopertinë mjaft të mirë të autorit. Ne e shikuam tërësisht këtë përmbledhje, aq sa mundëm.

Po e përfundojmë me fjalët e poetit, ku poezia na vjen si një brum, me të cilën krijohen figuracionet e ndryshme artistike, si “simbolikë, një shenjë, një send, ajo emëron diçka, por ajo hyn në varg (edhe) me shumë fjalë të tjera, (atëherë) lidhshmëria e tyre herë herë transformohet në simbolika, në metafora, të cilat edhe i japin kuptimin vargut apo poezisë.” 14

Poezia e Gëzim Ajgerajt me kuptim të gjërë në vazhdimësi. Dhashtë Zoti e krijon vepra të tjera poetike kësisojit e më të mira!…

1 Gëzim Ajgeraj, „Autoportret“, të librit „Klithmë malli“, Rilindja, Prishtinë 1997, faqe 43.

2 Xhonatan Kaller, „Teori letrare/ Një hyrje shumë e shkurtë“, SHB „Era“, Prishtinë 2001, faqe 35-36.

3 Selatin Novosella, „Demaçi-aromë atdheu“, SHBPK, Prishtinë 2014, faqe 70.

4 Shikoni për këtë p.sh. te Milivoj Solar, “Teorija e letërsisë“, Rilindja, Prishtinë 1978, faqet 83-85.

5 Prof. Dr. Agim Vinca, „Kurs i teorive letrare“, SHB „Libri Shkollor“, Prishtinë 2002, faqe 249.

6 Shikoni mendimin e tij të datës 18 qershor 2013, në http://www.facebook.com/gajgeraj/posts/10208911586282453 apo shkrimin në libër, „Përpjekje për ta zbutur metaforën e mendimit“, faqet 87-91.

7 Shikoni nësë dëshironi shkrimin „Metafora e udhëve të përmallta“, në vazhdimin e veprës së cituar, faqe 216-218, ose në FB, http://www.facebook.com/gajgeraj/posts/10208911578202251, të datës 18 qershor 2013.

8 Gëzim Ajgeraj, „Metafora e poezisë/Studime letrare“, Revista Letrare „Metafora“, Prizren 2015, faqe 20.

9 Ilam Berisha, në shkrimin kritik „Vargu si terapi malli“, të dhënë në librin e tij poetik, faqet 206-207, të numëruar kështu prej meje, sepse ende nuk ka numra të vendosur faqesh…

10 E thashë disa herë se i numërova kështu faqet, që nuk kishin aspak numra të faqeve. Ky „gabim“ i ngjanë vetëm shtypësit „të lirë“ të veprave, në Prizren, sepse kjo gjë më ndodhi edhe mua. Shtypësi e merrte përgaditjen e vargjeve me një Laptop (Notbook) largë shtypëshkronjës ku punonte dhe ta sjellte librin “të gatshme” të shtypur. Në Laptop e ndërronte njëherë formatin e përgaditjes dhe nuk i besohet se a e përgaditë vetë apo dikush tjetër botimin, porse botimi është më i lirë se të tjerët. Në qoftë se i thua për një ndryshim, ndoshta e merr, por i shlyen numrat e faqeve dhe nuk i vendos thyerjet e faqeve, ashtu siç e do natyra e vërtetë e shtypjes. Kështu, Gëzim Ajgeraj nuk i ka të „vendosura“ mirë faqet dhe nuk i ka të vendosura numrat e faqeve, deri në faqen 322 (332). Atëherë vendoset numri i faqes 332, pra 10 faqe më pak se botimi. Kjo tregon se shtypësi i ka shtyrë përpara faqet e thata, që të ruaj sadopak letrën e shtypit dhe ndonjëhere edhe i ka përzier faqet. Ai nuk është “botues i veprave”, por veprat i shtyp, pa dijen e shtypshkonjës. Është vetëm shtypës, por jo grafik, dhe jo përgaditës i veprave dhe as nuk e njeh përmbajten e veprës. Në fund të librit na del faqja 454, pra 14 faqe më shumë se ka botimi. Aty janë gjithsejt 440 faqe me këtë “përgaditje”. Ky faj i bjen shtypësit dhe jo aspak autorit…

11 Brahim Avdyli: “Vetvrasja e një poeti”, dramë televisive apo thjeshtë dramë e imja, me një titull provokativ, të botuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, në Gjakovë 2013.

12 Shikoni në fund të pasthënies së pjesës së poezive “Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, faqe 317, pa autor, që ne e dimë se janë të poetit Gëzim Ajgeraj.

13 Ilam Berisha, „Vargjet e udhëve të zjarrmishme“, faqe 322-326,e shkëputur nga pjesa „Koha për kthim”, faqe 326. Tani, janë vënë numrat e faqeve, por janë 10 faqe më tepër, e faqet janë më të ngjeshura se ç`i ka lënë autori (332-336).

14Gëzim Ajgeraj, „Metafora e poezisë/Studime letrare“, e cituar më lartë, faqe 63.

http://www.a-d-s.ch (në leksikon)…
[the_ad id=”6025″]
[the_ad id=”4118″]

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

GJUHA-SHQIPEKARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Gjuhët indoevropiane janë dëshmuar me anë të shkrimit në periudhat më të ndryshme, e kështu ato i paraqiten syrit të gjuhëtarit në shkallë të ndryshme të lashtësisë e të zhvillimit të tyre. Për deri sa prej hetitishtes, indishtes e greqishtes kemi dëshmi shkrimi që nga mesi ose mbarimi i mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, e nga iranishtja e gjuhët italike që prej antikës, gjuhët gjermanike njihen nga shekulli IV i erës sonë, me biblën gotishte; armenishtja nga shekulli V; keltishtja (me mbishkrimet e irlandishtes) nga shekulli VII; sllavishtja (me sllavishten e vjetër kishtare të biblës së vëllezërve Çirili e Metodi) nga shekulli IX i erës sonë. Gjuhët baltike dëshmohen me shkrime vetëm aty nga shekulli XV e XVI. Po kjo gjë vlen edhe për gjuhën shqipe( me dokumentet e para “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit (1462, “Ungjilli i Pashkëve”(shek, XIV), “Fjalorthi”(1497) i Arnold Von Harfit). Këto gjuhë në sistemin gramatikor e në leksik paraqesin një afri të tillë në mes tyre, sa mund të shikohen si gjuhë motra, si degë të ndryshme të një grupi gjuhësor. Kjo është familja gjuhësore indoevropiane, e cila zë një vend më vete në mes të familjeve gjuhësore të botës. Dijetari që zbuloi i pari marrëdhëniet e afërsisë midis gjuhëve indoevropiane ishte Franc Boppi. Ai ishte i pari që pas vërejtjeve të shpërndara të Xylanderit, Schleicherit e Stierit – me veprën themelore “Përmbi shqipen” në lidhjet e afërsisë së saj, botuar, me 1854; me një vështrim sistematik e të gjithanshëm zbuloi karakterin e shqipes si një gjuhë indoevropiane. Me këtë vepër u dha drejtimi për gjithë punën e mëpastajme që u krye në lëmin e albanistikës. Mëgjithqë punoi me një material të kufizuar, Boppi nga vështrimi i formave gramatikore të shqipes – emri, përemri, numërorët, folja etj. – e nga disa elemente të leksikut pa se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Duke e kryer një punë pionieri, Boppi u kufizua në ravizimin e vijave të përgjithshme në të caktuar të strukturës gjuhësore të shqipes, pa hyrë në hollësira. Gjithsesi vepra e tij është e para dhe gjer sot e vetmja përpjekje për të parashtruar në një sintezë sistemin gjuhësor të shqipes në karakteristikat që e dallojnë atë. Punën e tij e vijoi dhe e zgjeroi dija e mëpastajme e cila përmblidhet në trinomin Gustav Meyer- Holger Pedersen- Norbert Jokl. Këta tre dijetarë, rreth të cilëve u zhvillua me kohë një kurorë e tërë gjuhëtarësh, paraqesin vijën kryesore të studimeve shqiptare. Kjo punë, në të cilën që nga shekulli i kaluar po marrin pjesë edhe shqiptarët vetë, po vazhdon edhe sot, edhe pas vdekjes së këtyre të tjerëve dijetarë. Karakteri indoevropian i shqipes duhet të kuptohet drejt, në këtë veshtrim, që jo gjithë pasuria gjuhësore e saj rrjedh nga fondi i lashtë i botës indoevropiane. Me përpjekjet e pandërprera të popullit shqiptar me të tjerë popuj gjatë historisë së tij. Shqipja më një anë ka humbur mjaft nga visari autokton i trashiguar, në anën tjetër ka marrë nga gjuhët e ndryshme që e kanë rrethuar. Një nga detyrat e gjuhësisë historike është që me një analizë krahasimtare të veçojë një nga një shtresat e elementit të huaj nga fondi gjuhësor i trashiguar të kësaj lënde të lashtë indoeuropiane. Hyjnë këtu forma të fleksionit si plak; pleq, me matafoni, nganjë plaki, khs. lat hortus, shumë horti, forma verbale si mediopasivi shkelen, shkele(sh) shkeletë, shkelemi, shkeleni, shkelenë khs gr. legomai, lege, legetai, legometha, legesthe, legontai. Nga leksiku le të përmendim fjalët si ujk, ulk, ind. e vjetër verkah, lat. lupus, gr. lykos, rus. volk, gjerm. wolf. Pastaj fjalën natë, lit. naktis, gjerm. nacht, lat. nokx, noxtis; sllavisht noçh. Pastaj fjalën dimër-dimën, sllav.zima, gr. heimon, lat. hiens, indishtja e vjetër himalaja. Fjala dhëndër në lat.gener, në sllav. zet etj. Fjala i parë, lat. primus, rus. prvi, e shumë të tjera si këto. Përkundër këtyre janë huazime fjalët si njëqind, shpatull, vaj, ulli, luftë, paqe (nga latinishtja). Pastaj fjalët mokër, dhomë shpellë (nga greqishtja). Pastaj fjalët hosten, zakon, vojvodë, kulaç (nga sllavishtja). Pastaj fjalët odë, peshqir, mëhallë, xhep (nga turqishtja) etj. Me perjashtim të një numri të pakët fjalësh të errëta për nga burimi i tyre, etimologjia ka arritur të ndajë këto shtresa të ndryshme të leksikut. Në lidhje me fjalët thjesht shqipe duhet theksuar edhe faktin se jo e gjithë pasuria vetiake e shqipes është trashigim i periodës së lashtë indoeuropiane. Si të gjitha gjuhët e tjera edhe shqipja ka krijuar vazhdimisht fjalë nga lënda e vet, të cilat vërtet nuk janë të huaja edhe pse janë relativisht të reja. Brenda visarit autokton është e nevojshme të bëhën shtresime kronologjike, ku vetëm shtresa e moçme e fjalëve ka të drejtë t’i shtrohet krahasimit me gjuhët e tjera indoeuropiane. (Shih më gjerësisht në: Dr. Eqrem Çabej “Studime Gjuhësore”, III, Prishtinë, 1976).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHEKULLI XV- KOHA KUR U ZËVENDËSUAN FJALËT “ARBËN, ARBËNISHT, ARBËNI

SHEKULLI XV- KOHA KUR U ZËVENDËSUAN FJALËT “ARBËN, ARBËNISHT, ARBËNI

arbeniSHEKULLI XV- KOHA KUR U ZËVENDËSUAN FJALËT “ARBËN, ARBËNISHT, ARBËNI (ARBËRI)” ME FJALËT ”SHQIPTAR, SHQIP, SHQIPËNI (SHQIPËRI)”
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Fjalët e dikurshme “Arbën / Arbër (i), arbënesh / arbëresh” dhe “arbënisht / arbërisht”, në trojet shqiptare erdhën e u zëvendësuan dalëngadalë me fjalët “shqip, shqip-tar” dhe “Shqip-ëni / Shqip-ëri” pas shpërnguljes së arbëreshëve për në Greqi dhe në Itali (shek. XV). Nga këto fjalë, më herët dokumentohet fjala e parme “shqip”, të cilën e ndeshim një herë të vetme qysh në “Mesharin” e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV):” …qi vjen me thashunë shqip…” Fjala “shqip”, me vlerë ndajfoljore, ndeshet pastaj katër herë në veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja “arbënisht”. Kurse Bardhi në “Fjalorin latinisht-shqip” të vitit 1635 përdor vetëm ndajfoljen “arbënisht”. Ndajfoljen “shqip” e gjejmë të përdorur (dy herë) edhe në veprën e Bogdanit të vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmë të përdorur rregullisht “(dheu) i Arbën-it” dhe”(gjuha) e arbëneshe”.Fakti që fjalën e parme “shqip” Buzuku, Budi dhe të tjerë pas tyre e kanë përdorur në vend të fjalës së prejardhur “arbën-isht”, dëshmon që ndajfolja “shqip” është më e hershme se shekulli XVI,(kur jetoi Buzuku), por mbetet e paqartë përse ajo nuk ndeshet në materialet e ruajtura nga arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet të ketë qenë “qartë, hapur, troç” dhe vetëm më pas ajo ka marrë kuptimin e ndajfoljes “arbën-isht/arbër-isht”, të cilën më vonë edhe e ka zëvendësuar dalëngadalë në trojet e banuara nga vetë shqiptarët. Me kalimin e kohës, mbi bazën e kësaj fjale me anë të prapashtesës –tar është formuar fjala e prejardhur “shqip-tar”, që dëshmohet së pari te Kuvendi i Arbënit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): “ … a dinë gjuhën e shqipëtarëvet.” Edhe Johann Thunmann-i, në vitin 1774, pohon: “Albanët e quajnë veten skipatar (shqiptar – shën. i aut.), por burimin e kësaj fjale ata nuk e dinë.” Nga këto dy dëshmi kuptohet se fjala e prejardhur “shqiptar” është shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpërnguljeve të arbëreshëve për në Greqi dhe në Itali. Kurse fjala “Shqip-ëni/Shqip-ëri” është shfaqur jo më herët se fundi i shek. XVIII. Fjalët e prejardhura “shqip-tar” dhe “Shqip-ëni/Shqip-ëri” janë krijuar për të zëvendësuar fjalët e mëparshme  “arbënesh/arbëresh” dhe “dheu i Arbënit/Arbërit”, që kishin nisur të dilnin jashtë përdorimit. Disa dijetarë shqiptarë kanë shprehur mendimin se fjala e prejardhur “shqiptar” është shfaqur në periudhën e pushtimit turk, për të dalluar shqiptarët myslimanë nga bashkëkombësit e tyre të krishterë. Por një mendim i tillë nuk është i mbështetur, sepse kjo fjalë e prejardhur ndeshet së pari pikërisht në një burim të krishterë, siç ishte Kuvendi i Arbënit i fillimit të shek. XVIII. Veç kësaj, dihet se turqit i kanë quajtur shqiptarët në përgjithësi me emrin arnaut, për të cilin na dëshmon edhe Frang Bardhi në Fjalorin e tij të vitit 1635. Dhe mund të pohohet se në dokumentet turke nuk është bërë ndonjë dallim i tillë në emërtimin e shqiptarëve myslimanë e të krishterë, duke i quajtur të parët shqiptarë dhe të dytët arnautë, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë, që të vërtetojë se ky dallim emërtimi është bërë nga vetë shqiptarët. Në të vërtetë, çështja e zëvendësimit të etnonimit më të hershëm “arbënesh/arbëresh“me “shqiptar” është pasojë e përgjithësimit të ndajfoljes “shqip” në vend të ndajfoljes më të hershme “arbënisht/arbërisht”. E ky zëvendësim është bërë në truallin shqiptar nga vetë shqiptarët, pa dallim feje. Kështu, nuk duhet të jetë rastësi që Buzuku në të vetmin rast që i është dashur të përdorë një ndajfolje të tillë, ka përdorur pikërisht fjalën “shqip”. E njëjta vërejtje vlen edhe për Budin, që përdor një gjuhë shumë popullore dhe që në 1014 faqet e veprave të tij ka përdorur katër herë fjalën “shqip” dhe asnjë herë fjalën “arbënisht”. Pra, në një fazë të dhënë të evolucionit të gjuhës shqipe ndajfolja “shqip” është bërë mbizotëruese. E me përdorimin gjithnjë e më të dendur të ndajfoljes “shqip” ndër të gjithë shqiptarët, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bë gjithnjë e më e ndjeshme kundërvënia midis kësaj fjale dhe etnonimit  “arbënesh/arbëresh”, me të cilin e quanin veten dikur ata që flisnin shqip. Kjo kundërvënie binte ndesh me përdorimin e përgjithshëm të emërtimit të popujve dhe të gjuhëve a dialekteve përkatëse me fjalë të së njëjtës rrënjë. P.sh. të krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskë ~ Toskëri/Toskëni~ toskërisht/toskënisht, gegë ~ Gegë-ni/Gegë-ri ~ gegëni-sht/gegëri-sht, çam ~Çamëri ~ çamëri-sht etj. Prandaj, kundërvënia midis ndajfoljes “shqip”, nga njëra anë,dhe fjalëve “arbënisht/arbërisht”, “(i) arbënesh/arbëresh” dhe “Arbën/Arbër”, nga ana tjetër, nuk mund të vazhdonte përgjithmonë. Ajo një ditë do të zgjidhej me mënjanimin e pashmangshëm ose të fjalës “shqip”, ose të fjalëve që kishin si bazë fjalën” Arbën/Arbër”. Në këtë rast, fjala “shqip” u tregua më e gjallë duke mënjanuar nga përdorimi më parë ndajfoljen më pak të përdorur “arbënisht/arbërisht”. Në këtë mënyrë u hap rruga edhe për mënjanimin e shkallëshkallshëm të fjalëve të tjera të së njëjtës rrënjë ”Arbën/Arbër” dhe” (i) arbënesh/arbëresh” nëpërmjet krijimit të fjalëve të prejardhura “shqiptar” dhe “Shqipëni/Shqipëri”.

 

[the_ad id=”6025″]

 

 

[the_ad id=”4118″]

CA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE

CA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE

gjuha-shqipeCA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. ZYMER MEHANI
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Ajo formon degë të veçantë në këtë familje gjuhësore.
Ka disa mendime për prejardhjen e gjuhës shqipe, por është vërtetuar që gjuha shqipe rrjedh nga dialekti jugor i ilirishtes, ndërsa shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është “Fjalorthi i Arnold von Harfit”, i vitit 1496. I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI është “Ungjilli i Pashkëve”. Këto dokumente paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe.
Libri i parë ishkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari”
i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Kjo vepër dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe tek arbëreshët e Italisë.
Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrënga      “E mbësuame e krishterë …”, e botuar në vitin 1592.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.
Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të krijuar një gjuhë letrare kombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Gjuha shqipe ka dy dialekte, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan këto dialekte është lumi Shkumbin. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njëri me tjetrin.
Përpjekjet për një gjuhë letrare kombëtare të njësuar (gjuhë standarde) kanë filluar që në shekullin XVI. Gjuha shqipe u përpunua gjatë Rilindjes Kombëtare. Më vitin 1844 u botua “Ëvetar”-i (Abetarja) i Naum Veqilharxhit. Kostandin Kristoforidhi më 1904 botoi “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, shqipja u shkrua në dy variante letrare: në gegërishte dhe në toskërishte. U bënë përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabetin latin, alfabetin grek, alfabetin turko-arab dhe alfabetin cirilik.
Në Kongresin e Alfabetit, i mbajtur prej 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir, u përcaktua alfabeti i shqipes që e përdorim edhe tani.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që u mbajt në nëntor të vitit 1972 në Tiranë, u miratuan rregullat e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe me këtë përfundimisht u njësua shqipja standarde.
Janë botuar një varg veprash të rëndësishme, që kodifikojnë normën e gjuhës standarde, siç janë: “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Fjalori i shqipes së sotme”, “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe (I Morfologjia, II Sintaksa)”, “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe” dhe shumë vepra të tjera të vlefshme.
Tani ne shqiptarët kemi edhe një Program kompjuterik për drejtshkrimin e shqipes, Fjalor elektronik shpjegues, Fjalor enciklopedik, Atlas dialektologjik të shqipes etj.

Shkruan Prof. ZYMER MEHAN

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PRUSHI I NDJENJAVE TË MIA

PRUSHI I NDJENJAVE TË MIA

PRUSHI-NDJENJAVE-TË-MIA

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI;

 

GADISHULLI ILIRIK

Ylliria, Illyria, Iliria

cila është e vërtetë,

Ballkan të thonë ata

që kanë harruar prejardhjen,

njëmijë gjuhë artificiale i flasin

të përdhunojnë më tutje

si me gjuhën barbare.

Ti, heshturazi pret

të përfundojnë lojën e frikshme

e t`a gjëjnë rastësisht

se prej cilit yll kanë zbritur,

çfarë gjuhe ka qenë

gjuha e parë

apo nuk kanë ditur të flasin.

Vështirë mund të jeshë

pasqyrë magjike

për ata që prore

e pështyjnë vetveten

me emra të marrur zgripc

nga lindja e largët,

le të të quajnë

dreç me bishta

të mundohen t`a fshehin

origjinën e vet,

ty, bijtë e Yllit

kështu të patën quajtur

e prap atdhé i të parëve ke mbetur!…

13726601_626708910829044_5833012230881164377_n

DIELL E HËNË

I MBAJ NËN SJETULL1

Kur mendojnë

se tashmë u kërrusa

e të zvarritem,

pa zë të thekshëm

nga zemra e tokës

çastet i munëroj.

Drejtohem dikur

si plep i gjatë i fjalëve

në një varg të gjelbërt

e i lëshoj të fluturojnë

zogjtë e pakrahasur të këngëve.

Djalë malsori jam

pak kryelartë,

shtegëtoj nëpër të gjitha plagët

e ua marr

të idhtit nëpër vargje,

ndërroj pak ngjyrë

e thinjem me përplasjet,

sepse, në jetë kur erdha

babai i shenjtë i kohërave

më këshilloi

prandaj, kurdoherë

Diell e Hënë i mbaj mbi vetull

Diell e Hënë

i ruaj nën sjetull!…

13709930_626708740829061_979751861882874070_n

UJDINA

Vi te shkëmbi kryesor

nga thellësa e viteve

me fuqinë e Mujit

i shoh fushat e gjëra

të mbetura me gurë e bar

deri te gurapeshku

nuk e lëvizin vitet

me dëshminë e Mujit…

Tani, shekujt po maten

kush e gjuan gurin më largë

deri në kohën tonë!…

Nga të dy anët e shoh

kodrën e lartë në maje të ultësirës,

e nga largë i ngjanë elefantit,

kur afrohem i vërej

tre burra të kohërave

me shpirt që përleshen-

i pari e ka zënë për kokë

i treti ia futë nga pas

ndërskëmbcën

në një përleshje të përjetshme…

Ndaluni o burra,

sikur u them

keni hypur mbi maje të kodrës

qe miliona vite

e prore përlesheni,

vendin tuaj e latë thatë

në atë fushë të gjërë

tej Tërstenës,

nëpër gjenerata e rrëfen

ujdinë2 e lashtë ujdina-

ngrituni

e jepjani dorën njëri-tjetrit

se më plasi syri i shekujve

ndër lotë!

KASHTELLA

13692731_626708880829047_8727451976366230307_n

Kashtella

edhe sot të themi kështu,

kështjellë e paepur

e burrave në luftë.

Groponi në rrethinën e saj

se aty rri e heshtur

një kështjelllë ilire

me pak gjurmë të viteve

për t`ua shpërndarë

të gjithë shekujve

të vërtetën e bujshme

të qenies së vet

nga historia…

Nuk është Kashtella

kur janë ndërrar kohërat-

është fjalë e paepur

e yllirishtes së vjetër!

KËNGË E PREKSHME

13769466_626708827495719_5781998019202126329_n

Thepi i gurit

në maje të maleve dinarike

i bjen lahutës së shekujve

pa pushim

e kënga e tij e pandalur

shtegton

nëpër mileniume

i ka vardisur të ulur

shëmbinjtë e tjerë

varg e vi

deri në ultësirën e fjalëve.

E dëgjojnë pa zë

e pa vesh të gurëve

prej themelimit

të koncertit të maleve…

Nëpër këtë udhë bie

sa herë, trup e tërthor

i dëgjoj vargjet e pathëna

të një këngë të prekshme

me lahutë…

Kush e di

sa dhembje më zgjohen

fund e krye

e më zhdaraviten

me tonin melankolik

vargjet e kësaj kënge

që s`mund të thuhet

as në koncertin e sotëm!…

Autobahn Rijekë-Dubrovnik

03.05.2015

DORA ILIRE

13715968_626708770829058_2856511282824386886_n

Si të shpjegoj

emrin tënd,

nga shekujt zâ dhe arë

kanë qenë të parat

e që atëherë

të thërrisnin Zarë,

fushat të shtrihen

të mbetura shkretë,

ndonjë gjeth

me gjysëm shpirti

veten e mbanë gjallë,

e në fund të arave

merr frymë e ringjallet

yllirikja

me një vreshtë

që në ty kohërat i skuqë,

sepse arbërit

të japin jetë

kurdoherë

që të mos vdesësh-

kështu ke mbetur

të dëftosh

nga zemra e gurëve

dëshminë

për Zotin

e arat e shumta

që atëherë

presin me dhembje

dorën ilire!

Zadar, 03.05.2015

JASHTË KOHËS

Largë ndjenjave tuaja

largë të gjitha përpëlitjeve

largë shpurdhjes së pafund

largë mendimeve të veçanta

largë edhe prej të gjitha veprimeve

largë madje prej zgjedhjeve tuaja

largë çdo kohe vendimtare

largë edhe prej atdheut tim

largë ditëve të bardha pa mua

largë çdo gjëje që përsëritet

largë tërësisht prej çdo dite…

E pra, paskam lindur gabimisht

e ndodhem jashtë kohës!

EKZISTENCA E PAQENË

1.

Mëngjeseve

e mbrëmjeve

u kaloj pranë

nëpër shëtitoret e këtushme

me mendime të gjymta

të së kaluarës

e të ardhmes së grisur

nëpër duar,

pak lotë më rrjedhin

nëpër fjalët që ikin

parpritmas nga e tashmja

nëpër betejat e jetës

edhe të së kaluarës

me fytyrë të deformuar të qenies.

2.

A është e mundur

t`u kaloj pranë

nëpër ditë

pikëtakohemi në çdo çast

e nuk më shihni,

sikur nuk e mendoni

se po i ndal gabimet tuaja

për të mos u rrëshqitur

në humnera

të viteve,

e as nuk më faleminderoheni!

3.

E pra

nuk e di a ekzistoj

në këtë kohë

kur gjurmët me shlyen

e fjalët e mia

i ndjej

të përsëriten

nëpër gojët e tua

pa esencën e vet,

e kuptoj

se nuk kam qenë

as në ekzistencë

me portretin e shkalmuar!…

FLAKA E NDJENJAVE

Edhe njëherë

iu ktheve

Diellit të ëndërrave tona

kur i rash

pash më pash

lumit të thellë të ndarjes.

E kuptove

se i pate trembur zogjtë

me një curil të ftohtë

nga degët

kur pritnin ngohtësi

e u larguan

me përpëlitje

përtej qiellit të kaltër

të dëshirave…

Ja pse të thashë

me gojën e pafajsisë

në atë ëndërr

në atë zgjëndërr

ndonëse largë

qe hapisëra-

shkumb i bëri

flaka e ndjenjave!

Rapperswil,

26.02.2016.

TË FSHEHTAT E JETËS

Sa bëhësha gati

t`i merrja lehtas fluturat

befas më iknin

të fshehtat e jetës,

zigzakeve ecja këmbë

përpjetësave të mendimit

deri te kulmi i teposhtëzave

rrebtimës së dhembjeve

e nuk kisha kohë

të qetësoja zemrën

nëpër përplasjet e fjalëve

rrugëve të së drejtës…

Këmbët e ariut

të maleve tona

i sulja nëpër kryqendrat e botës

ndonëse freskia e lisave

më mungonte,

e nuk e di

si më erdhi kjo jetë

me fshehtësinë që nuk shihet,

mund të them

se kënga lindi me mua

e vaji nuk ndahet prej meje

derisa të vdes,

nuk dëgjohet

as kur shpirti vajton,

e kush e ndien ultrazërin

dhembjes së pafund,

e kotë është

kënga e vaji nuk dallohen!

NË BULËZIMIN E KËNGËVE

-Mbesës sime, Leonitës.

1.

Më duket

se më shikon

me pikëllim

përtej rrugëve të largëta

apo në luhajen tënde

vetëm

dikund

në parkun simbolik.

Ku e di çka kërkon

përtej bjeshkëve

në qiellin e fëmijërisë,

ndoshta po kërkon

gazin e tretur,

nuk mund t`a di

sa mbërrin mendimi yt,

dridhem

e plasi

në dhembjen

e mungesës sate!…

2.

Sa fotografitë tuaja

janë shtuar në vitirinë

sikur duan

të mi ndalin lotët

me buzëqeshjen e shtirë,

unë i shoh

sytë e etur të fëmijërisë

për të gjithë ate

që të mungon,

i shoh

të gjitha ato

që bulëzojnë

në driten e syve!…

3.

Atëherë

vetëm më ipet

përsëri të qaj

e pres

deri sa të rritesh

për gjërat

që nuk thuhen,

me bulëzimin

e këngës

së pakënduar

edhe nëse jam

përtej

jetës së përjetshme,

dije se gjyshi

të ka dashur

shumë

Leonita

e nuk ka pasur gjasa

të të mbërrij

me të mundshmen!…

DRAMË E PAPRITUR

1.

Ecë përtej

nëpër dhembjet

e humbjes sate,

e askund

assesi

të qetësoj vargun e lotëve.

Vazhdon

me lot gjaku

edhe pse

do t`a kisha fshehur

dhembjen e pamatur,

fëshfërinë

nëpër fushën e përlotur

frymë e fortë

derisa larg meje

shëndritë

pranvera

e nuk ndalet

breshërima e tij

as në muajin e gjatë

të humbjeve…

2.

Nuk e di

si dole aq partitur

duke përplasur fort

derën

e zemrës sime,

më fshive nga faqja

deri në Block,

trëndafilat e zemrës

rriteshin në shpirt

vetëm për ty,

e ku të gjëj

në këtë xhungël

të shpërfillur,

athua të vrau

vërtetë

sinqeriteti im?!…

3.

Bëhem përditë

fëmijë i ngashërimeve

e njerëzit

vetëm buzëqeshin

kur u kaloj përballë

me vrazhgat

nëpër faqe

që s`më ndalen nga vlimet.

Prita gjatë

të hapej dera

për rrezet e ngrohta,

nuk e di

a je dhembja

apo vdekja ime

brenda dhomës!…

4.

Tani

e nêmi veten

e vraftë Zoti i Madh

zemrën

që nuk më pëlcet,

desha të të shoh

vetëm edhe njëherë

me pamjen tënde,

po të thërras

me ëndërrat e rinisë

edhe pse

nuk më lajmëroshesh-

je bërë

gur Sizifi mbi mua!…

5.

E gjithë koha

me shkoi vetëm-

ku je moj lule

e sertë

e vetmisë,

a është vërtetë

idili i dashurisë

apo tragjedia e dhembjes,

më mirë

të kisha vdekur

e të mos i dëgjoja

akuzat e paqena

pranë varrit!…

Raperswil,

28.03.2016

KONTRAVERZA E DASHURISË

1.

Nuk e kuptoj

përse vinte ky mllef

papritmas

mbi dhembjen tonë,

vetëm pse e bëra

një paraqitje njerëzore

pranë thënies së njeriut

të personazhit që digjej

me dashurinë e paqenë

për një serbe?!…

Atëherë

vjelle vrerë,

papritmas vlove

uraganin e mllefit!

2.

Nuk e logaritja

se do të më marrësh

e do të më lësh

përtej dashurisë

me urrejtje pa shkak,

nuk lidheshin në një hu

atkojtë bardh e të zi-

i sjellte i yti

të zezat e fatkeqësisë

mbi atin e bardhë të dhembjes

e ai digjej i tëri

kundër armikut!…

3.

A është kjo

zonjë e bekuar

kontraverza e dashurisë,

e mirja dhe e keqja

nuk lidhen në një vend,

ku futet

dreçi i verdhë

nuk pushon engjulli

as uj nuk pi…

e dashuria

nuk ka vend për të dytë!

GABIMET FATALE

1.

Në vend se të prisja

përmirësimin e gabimeve tuaja

të kërkova falje

në emrin e Zotit

për dashurinë e ndezur

parpritmas

drejt qenies suaj!

Tri gabimet fatale

njëren pas tjetrës i bëre,

të katërtën e të pestën

nuk i numërova,

të tjerat zhdukeshin

nën orbitën e ndjenjave…

2.

Tani

nuk e di në cilin vend

mund të gjëj dashurinë

nuk e di në ç`masë

vlojnë ndjenjat

në moshë të pjekur-

e di se jam

zemër fëmije

lotin e dhembjen

i kam

nëpër ëndërrat e tretura!…

3.

Ti

e kthen të drejtën

nga të duash

e zbrazë mllefin

deri në çthuarje,

dashuria zverdhet

para fjalëve tua,

dhembja ime loton

gojën e mbylli

para Zotit!…

4.

I lutem Atij

të paguaj

ndjenjat e vërteta

edhe në qoftë se kam bërë

ndonjë gabim

nuk i shpëtoj

dënimit të tij,

ti, kënaqu

në botën e vizioneve,

nuk mund ta ndalësh

Diellin që na sheh

e nuk flet!…

SIKUR JETË

Sikur dritë,

dritë nuk është

shkëlqen

në shkëlqimin e zi

e të vjedh keqas

sytë

terr e dritë

dritë e terr

errësirë,

nuk duket asgjë

mjegull

xixëllimë

në mes të errësirës…

Koha e jonë qenka

e pakohë

të mashtron,

asgjë

nuk mund të shtoj

e as të mungoj

jetë i thënçin-

dimër në verë

e verë në dimër!…

Tiranë,

25.04.2016

FATZEZA TI

-H.M.

Dashuria e zezë

fat-skurrë,

fatzezë për mua

ishe ti,

fletënatën e shpërdaje

kudo

hapësirave të errta

edukatë nuk të kishte dhënë

as familja

ndonëse të thërrisnin

zonjë e madhe”,

e dashuriçkat e shkurtëra

i ktheje për monedha

që të vërtiteshin

nëpër duar…

Ajme për lotët e derdhur

në javët e çuditshme,

nuk përballen me ty

çastet e mia

të bjerruna,

a mendon se do të kalojmë

nëpër gjyqin e Zotit

në jetën e gjatë,

atje

nuk bëjnë punë

gënjeshtrat e tua

fatzeza ti!

1 Me datën 01 maj 2015, kjo poezi e ka marrë çmimin e parë, në Festivalin e VIII traditional poetik, si disa poezi të tjera më parë, nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në Bad Neuenahr, afër Bonn-it të Gjemanisë, i së cilës është poeti anëtar i Kryesisë.

2 Në të folmen e hershme arbëreshe dhe gegërishte, fjala „ujdinë“ do të thotë d`akordim, ranë në ujdi, e bënë ujdinë, p.sh. kush po del i pari, kryesori, cili ka të drejtë… Burrat e ndajnë këtë pleqëri, prej paternitetit…

[the_ad id=”4118″]

GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE

GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE

13592748_618239405009328_4980160428882753665_n

 

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

 

Recension)

-Lidhur me përmbledhjen “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi.

Kur e mora këtë përmbledhje, pas sa e sa vitesh, që ta redaktoj, më doli një punë e madhe, edhe pse isha në kulmin e punëve të mia të esencës mbarëshqiptare. Kaloi një kohë e gjatë e redaktimit të kësaj përmbledhje të poetit Mustafë Krasniqi, sepse u desh të futesha nëpër këto poezi e të ndjeja gjithë këtë vrushkull të ndenjave e të synimeve artistike të poetit, sikurse të shkruaj recensionin në fjalë.

13537752_618239295009339_6068897525881511940_n

Nëpër këto poezi të librit poetik “Eshtrat pezull”, me gjithë rëniet e ngritjet, është e tërë përmbledhja poetike e veprimtarit, poetit, publicistit dhe kritikut nga mërgata e jonë e dhimbshme, e cila lidhet për bukuri me çështjen tonë të madhe: të atdheut shpirtëror pellazgo-iliro-shqiptar dhe bashkimin e patjetërsuar të tij.

E njoh mirë këtë burrë shqiptar, prej ditëve të para të veprimtarit të LPK-së, por edhe padyshim nga LKSHM-ja, të cilit i mbetem borgj. Sidomos i njoh veprat e tij, ndër të cilat është vepra e veçantë, “Vështrime kritike për krijimtarinë letrare në diasporë”, Prishtinë 2014, me recensentë Martin Çuni e Hasan Qyqalla, dy shokë të vjetër, e botuar nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës; “Lumëgjaku”, Prishtinë 2002, me redaktor Berat Luzhën e recensent Bedri Islamin, dy miq të kahershëm të mi, vepër e botuar nga ana e Shoqatës së të Burgosurve Politikë; dhe përbledhjet e tjera të tij, “Gjarpërinjt e zinj edhe atje…” dhe “Lojë thikash”, etj.

Poezia është art i fjalës. Dikujt nuk i kujtohet kjo çështje. Nëpër vargje ngrihesh ngadalë, por edhe bie shumë shpejtë. Për mangësitë e poezisë, kësaj radhe nuk do të flas. E shikoj vetëm anën tjetër të medaljes, anën pozitive të saj. Të ngritesh përmes poezisë është një detyrë e mirëfilltë apo një obligim jetësor. Çdo orvatje është provë e ngritjes. Poeti dhe veprimtari Mustafë Krasniqi e bën provën e parë të ngritjes së tij dhe kjo përmbledhje është ngritja e tij e lartë në qiellin e dhembjeve.

Libri i ka katër (4) cikle. Secila ndahet nga cikli paraprak nga një strofë simbolike. Katër ciklet e kësaj përmbledhje simbolizojnë 4 troje autoktone, jashtë Shqipërisë e Kosovës, të cila janë tashmë shtete. Pra, është Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Epiri Jugor i Pirro Burrit, që i thonë me të padrejtë vetëm Çamëria, e cila është nën Greqi.

Jo rastësisht e fillon ciklin e dytë të poezive i madhi i kohës sonë- Skenderbeu, në poezinë “Vorbull kohe”, ku poeti sikur klith se “koha migjeniane nuk e di kur vie”, por “gjaku i dejve po e qanë mjerimin” dhe shpirti i poetit trazohet rëndë. Skenderbeu e ka pasur si simbol në përkrenaren e tij shenjat e Pirro Burrit; ndërsa nga Maqedonia Ilire djalin e Olimpisë ilire, që në të vërtete quhej MERYAMUN (Mirë jam unë), por u bë më i famshem me emrin historik, Aleksandri i Madh (Si ëndërr u linda), d.m.th. Leka i Madh, apo LEKU, të cilin e ka futur si monedhë të veten Shqipëria.

Tri figura të larta të shqiptarisë, Pirro Burri, Aleksandri i Madh dhe Skenderbeu e lidhin këtë libër poezishë. Në poezinë “Vorbull kohe” poeti është kthyer në pozitën e tij kritike. Sikur është tronditur për fatin e kombit të vet. Shtrohet pyetja: kah po vete ky komb; kah është nisur; kah është kthyer shqiptaria që të shkojë?…

Në këtë përpjekje të madhe krijuese, poeti Mustafë Krasnqi i thërret në ndihmë prej krijimtarisë popullore shqiptare: zanat ilire, në rrobe kombëtare.

Në strofën që e hapë ciklin e parë është poezia e këtij cikli “Ju vrafshin Zanat”, që simbolizojnë prej atikitetit të lashtë esencën e tyre shqiptare, në të cilën thuhet:

Nga djepi i Pirros-Burrë i Shqipes

erdhët si engjëj të buzëqeshur,

të pushoni pak u ulët në Iliridë

e Dardanisë së vjetër ia hodhët krahun!”

(Ju vrafshin Zanat)

Zanat janë të veshura me fustanellë të bardhë, që do të thotë se gjithmonë kanë qenë pellazgo-ilire-shqiptare dhe plagët i lidhin me lotë, që është një varg i fuqishëm i poetit. Ato nuk e kursyen as veten e tyre për të miren e kombit. “Vdekja e pa kohë” vie në profilin gazetaresk shqiptar të Shqipërisë.

Dheu i im

peshë eshtrat i kam”

thotë poeti Mustafë Krasniqi, në poezinë e parë që i kushtohet Isa Boletinit (Me eshtrat e mi), eshtrat e të cilit kanë mbetur pezull, sot e kësaj dite, duke pritur të kthehen në trojet e veta, në një pikë e trojeve autoktone shqiptare, të shpërndara nëpër 5 shtete të tjera, por që ëndërrojnë e përpëliten deri në gjenocide të papara, për bashkimin e tyre etnik. Ato troje nuk kanë ende gjasa të jenë “të bashkuara”, sepse të gjithë armiqtë shekullorë të shqiptarëve, rreth e rrotull trojeve tona, janë të bashkuar në një betim të fshehtë të tyre: për të ndarë e copëtuar më tutje këtë komb të vjetër të botës, kombin pellazgo-iliro-shqiptar.

E kush po luan

me eshtrat e mi?!…”

shfryen poeti, në fund të kësaj poezie. Isa Boletini është vrarë në Mal të Zi, nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Të vrarët e tillë, si Isa Boletini, nuk kanë kurrë të ndalur; pardje, dje e sot; si p.sh. Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, që vijnë në kundrim të qindra të vrarëve kështu, në altarin e lirisë. Pushka kërset prore ndër mileniume; e jona dhe e armiqve tanë. Por, ne, nuk u shuam tërësisht. Ne, jemi gjallë, shqipe tërësisht dhe shqiponja. Vdekja vjen deri në atë pikë sa të kërkohen të pagjeturit. Poezia, që titullohet “T`i kthehen pritjes”, ndër të tjera thotë:

E liga të ka groposur

në një gropë të madhe

kockat thërrasin pandarë

nën hi prushi…”

Dhembje e thellë është kjo dhembje. Në qiellin tonë, vie nga një Yll që nuk shuhet.

Ai është një yll ndër mija yjet tona që ngritet në qiellin e pamjes. Është një Yll i shqipes, i shqiponjës sonë. Por, nuk e lënë të shihet, ata që sulen mbi ne, në të gjitha anët, me kësi lloj vdekjesh:

Kohë e vjedhur e përdalë

tinëzisht më qëllove në zemër

e tri herë gjuajtjes i shpëtova”…

i del nga vetja poetit, në poezinë e fundit të këtij cikli, “Të përgjërohem”, derisa ai i përgjërohet Shqipërisë, shenjtërimit të tij.

Cikli më i mirë i këtij libri dhe shkrimin e këtij recensioni është cikli i dytë, i cili filllon me këto vargje:

Edhe po të ma vëni

thikën në fyt

nuk do të heq dorë

nga gjeografia ime!…”

(Gjeografia ime)

Gjeografia e atdheut shpirtëror është vija autoktone e shtrirjes së sotme aktuale e viseve shqipfolëse, sepse atdheu shpirtëror i të gjitha gjeneratave të mileniumeve ka qenë gati e tërë euro-azia, por nuk i njeh ende as e tërë bota, sepse janë të banuar prej mileniumeve me popuj të shprishur nga qenia e jonë e madhe dhe e okupuesve. Gjeografia e jonë është e pështjelluar. Prandaj, po i kthehemi shqipfolëve, që flasin ende shqip, pra gjuhën shqipe; që bëjnë kulturën kombëtare shqiptare; jetojnë brez pas brezi si shqiptarë të vërtetë, pa marrë parasysh se ata ndahen nga dialektet dhe nëndialektet apo quhen nga të tjerët si shqiptar, arbër, alban, arvanitas apo arnaut.

Brez pas brezi i lëmë eshtrat tona në altarin e lirisë. Duam të bashkojmë njëherë ata që flasin shqip, ani pse është gjuha e parë e botës, gjuha nënë indo-evropiane, por bota nuk e njeh dhe nuk do të njohë, sepse ne jemi kaq sa jemi, të mbetur nga gjenocidet, nga luftërat, nga betejat, nga tentativat e përhershme të armiqve tanë të mëdhenj, që bëjnë prova të na zhdukin tërësisht nga rruzulli tokësor.

Pra, duam bashkimin e etnisë me tokën, mallin e paktë, shtëpitë qindra herë të ri- ndërtuara; bashkimin e vërtetë të etnisë sonë, të lënë peng brez pas brezi në gjuhën tonë, gjakun e tokën amanet; për të ardhmen tonë më të mirë. Sa më i bashkuar të jemi, aq më të fortë do të jemi! Eshtrat e shumtë, të lënë në këtë altar, po e presin gjithmonë këtë kthim të madh. Eshtrat tanë kanë mbetur pezull. Edhe sot, ato janë pezull para këtij altari. Një bashkim qe miliona vite i parë është më afër të vërtetës. Ai pret që të përmbushet. Në poezinë “Eshtrat pezull”, Mustafë Krasniqi, thotë:

Sytë e mbytur në gjak,

atdheun që t`a puthte

i vlonte peshë kraharori!”

Kush guxonte të mbytej në gjak e kush kishte përherë një intencë permanente të puthte tokën e shenjtë të atdheut, pos atyre që eshtrat e vetë, në gjenezë të krijuara e të rritura me shumë vuajtje të prindërve e të tyre, ndër rrahje, shkatërrim e luftë të armikut kombëtar, ti lë peng në altarin e lirisë. Ata që u bënë theror në këtë altar; ndër betejat më të vlershme; në një mbrojte të shenjtë të fëmijve, pleqëve, vëllezërve dhe motrave; në mbrojtje të truallit të gjyshërve, etj. janë të destinuar nga fqinjët tanë, rreth e rrotull atyre tokave, të cilat ende nuk janë shprishur; që ende nuk janë shpërfillur; që ende nuk janë harruar tërësisht nën gjuhët e huaja e artificiale.

Kjo është shenjë e gjallë e sakrificës me jetë, në shërbim të idealit:

Në ëndrrat e pritjes

mëngjeset qullosen

me mall për atdheun

shpirti na rri peshë.

Zgjohuni bijtë e lokës

të pështjellur me flamur…”

(Etnia po na pret)

Pra, etnia po na pret jashtë kohës sonë, në mënyrë që të bashkohet vetvetiu toka dhe kombi, aq sa është e mundur që të bashkohet kjo tokë. Bashkimi jep fuqinë. Neve, na tretet fuqia e jonë, që ta mbrojmë çështjen ende të pazgjidhur kombëtare:

Blozë e hollë

nëpër rrugë peshë janë

gjarpërinjtë e mendimit”.

(Fytas me kohën)

Kjo është përpëlitja e jone e madhe me kohën dhe mendimet që ajo i ushqen për ne, e që janë me vërtetë gjarpërinjt e mendimit. Poeti thërret engjujt e lirisë, sepse ata e fitojnë këmbëngulshëm gjithësinë, derisa në këtë hartë të madhe gjeografike, do të plasë një ditë topi i etnisë.

Dihet se në një “natë vrastare”, e zhbiron tërësisht poetin, derisa thotë:

të skuqura thikat

si hartën pellazge

në mes të errësirës

idhnisht më qëllon…”

(Kur nata të vret)

Nëpër këtë kohë vendimtare; me hije apo fantazmë; nëpër bubullimat e pandalura për të fituar këtë liri të paktë, me gjakun e njerzve të rënë fli për këtë ditë, zgjohet edhe lugati i shekujve kundër teje:

e gjaku im

pafaje i mërdhirë

në dimrin e madh

nën thundrat e hekurta

mbetet…”

(Kthena atje)

Sepse, po aty, në fund të poezisë shton:

Një ditë

edhe skeleti

do të thahet

nga malli!”

Një artist vdiç; një Tiranas, Çam, Preshevar, Ulqinak, Shpupjan e Prishtinas poeti i përjeton ashtu siç i kanë mësuar armiqtë tanë kombëtar- të zgjasin “fjalët thika” në mes njëri-tjetrit; poeti Mustafë Krasniqi i këndon me mall të pashuar lulemotrës së tij- Toblicës, në vjershën e këtij cikli, “Lulemolla”:

se unë jam

motra tjetër e jotja

që tmerrësisht të pret

te guri i oxhakut!”

pra, mollës së kuqe, të kuq si gjaku, të cilën, “as gjeografia/nuk e përmend”, i cili, dihet se shënon vendin ku është kufiri i jonë etnik, nën Serbinë e sotme.

Na vie lutja në gjuhën shqipe dhe në djepin e vërtetë të lindjes së këtij poeti, “diku / në tokën ilire”, edhe pse serbët e nderojnë si “tokë të tyre”, e turqit dhe Erdogani si “tokë të tyre dhe të Sulltan Muratit”, që e ka vrarë Millosh Kopiliqi, nëpër fjalimet që i mbanë Erdogani në Kastriot, pa i vënë syrin asnjë gazetar shqiptar, sepse ajo nuk është tokë as e serbëve dhe as e turqëve, por pellazgo-iliro-shqiptare, prej fillimit të kësaj bote. Poeti thotë:

Për ty

e kapërceva ëndrrën

me krah të bardhë

për në qiell…

u luta thjesht

pa frikë

e lajka

për ty-

gjuhë

e atdheut tim

e mbarova vargjet

lutjet e shekujve

dikur u ktheva

si engjull

në tokën pellazge”.

(Kapërcimi i ëndërres)

Poeti e di se edhe kjo është truall i atdheut shpirtëror të gjuhës shqipe, i cili është shumë më i madh se sa territori i Shqipërisë; i Kosovës dhe jashtë saj trojet e vjetra të Dardhanisë (Dardanisë, sepse jo-shqiptarëve nuk ua nxjerr gjuha “dh”-në shqipe!); Malit të Zi; Maqedonisë Ilire; Greqisë, si shtet, sepse e “shpallen” me dhunë, edhe pse 4 milion arvanitas i mbanë në vete, e që janë të origjinës sonë, por që e flasin gjuhën artificiale “greqisht”, përkundër gjuhës natyrore gjuhën e vjetër shqipe; por edhe Turqia me arnautet e saj, që janë edhe ata ilir, pellazgë dhe shqiptarë, por nuk e dinë gjuhen shqipe, sepse pushtetarët ua kanë ndaluar shkollat shqipe.

E kemi thënë edhe njëherë më parë se atdheu i ynë shpirtëror ka më shumë toka të vetat, territor i shtrirjes së arianëve ilir apo albanëve ilir, apo pellazgëve ilir, por një pjesë e madhe e tyre nuk e flet gjuhën shqipe dhe ka mësuar gjuhë të tjera.

Eshtrat mbesin pezull në kohë derisa të vie kjo ditë e madhe. Kjo është një vorbull e madhe e kohës për të cilën shpirti i poetit trazohet rëndë. Ajo, ndoshta do të vie…

Cikli i tretë niset prapë me vargjet e më poshtme:

Mbi honet e djegura

në vrap fushe

me lot në gushë

u thave etjeve tona”.

(Malli i atdheut)

Kudo e ndjekin përherë miqtë shpirtëror nga dheu i tij që lidhen me gjitha trojet autoktone. Malli i vendlindjes; malli i babait; malli për nënën e tij; malli për motrat; malli për dalin dhe vajzën; nipat e mbesat; fëmijët që e thërrasin “xhaxhi poet”, etj. Malli i atdheut e ndjekë kudo. Çdo gjë përfundon në “shportën e zanave”, mbas një kali të badhë, duke “therur shpirtin/me tel çiftelie”, si në një agullim…

Edhe ciklin e fundit e hapë strofa simbolike, nga poezia “Modernizimi i fundit”:

Sa vështirë të jesh burrë

sytë padashje

të vënë në kurth

në ndonjë qëndrim të veçantë

kokën ulur

duhet ta mbash”.

Është e pamundur të anashkalosh lirikën intime “Besniku i dashurisë”, në të cilën dashuria shkrihet tërësisht në vajzën shqiptaro-pellazge. “Lumëmalli” derdhet më tutje deri sa të zgjohet me “Shpirtrat e trazuara”. Lakmia shqiptaro-pellazge shkon përtej ëndërrave, për të mos qenë aq realisht. Unë po e marr këtë poezi, me titullin “Lakmia”, për të parë çka vjedhin nga kulturat e huaja dhe ate çka është më e ligë, gratë e vajzat tona. Poeti shfrynë ndër vargje:

Mos lakmo

lakuriqësinë

as çarshaf të zi-

krenohu shqip

si një rreze dielli

bukuri e arbrit!”

Edhe “Drugëzat” poeti u drejtohet tradhëtarëve që e shkelën tokën e të parëve, të cilët si “hije i polli nata”. Disa poetë, që poeti Mustafë Krasniqi i identifikon si “poetë të gjithësisë”, atyre, me energjitë pozitive “vargjet u vijnë papritur”, “ku puthet/këmba me baltën”, sepse kështu ata i nxitë poezia, siç thotë poeti i ynë në poezinë “Përtej bukurisë”. Në poezinë “Tmerrimi i korbave”, e që janë armiqtë tanë, e thot ai si është lënë flamuri i ynë kombëtar.

Autori i fshikullon të gjitha manitë negative në këtë përmbledhje. Pra, vinë manitë më të liga të ashtuquajturve “shqiptarë”, p.sh. karrieristëve; ëngjëllushkat si lavire; tipat vandalë; drugëzat apo tradhëtarët, e deri te “O i ziu i fundit”, të cilët janë vetë shkaktarë të largimit të bijëve të vërtetë të shqipes, nga vendlindja, nga atdheu, nga kulla e gurit, etj. Shpirtërat e trazuara janë gjallë e luftojnë me tërë qenien e tyre për bashkimin etnik shqiptar. Ata i lanë vatrat e tyre “Në kujri zanash”, sepse nuk mund të njëjzoheshin me shpërfilljen e kombit shqiptar.

Dikush

si dhelpër

fuqishëm i thyejnë copat e atdheut”

(Thyrja e vetme)

thotë vetë poeti, mu siç i kanë mësuar armiqtë e përhershëm kombëtarë. Nuk ka gjuhë “kosovarishte” në Republikën e Kosovës, por gjuhë shqipe, deri në bashkimin e Shqipërisë! “Modernizimi i fundit” në këtë përmbledhje është modernizim i tepruar. Sepse është vështirë të jesh burrë, në këtë periudhë ndjenjash, kur njeriu duhet ta ulë kokën, për ta mbërrirë kafen “nga gjiri i bardhë”.

Këtu, përfundon përmbledhja e poezive. Unë, kam folur vetëm për gjërat pozitive, në raport të intencave të mia kombëtare. Mund të ketë ndonjë poezi që do të mund të kritikohet, por ia vlenë që ta lexoni tërësisht këtë libër dhe të dëshmoni edhe ju ato që ne i vumë re me këtë rast, si redaktor i librit…

Dhashtë Zoti i Madh e Mustafë Krasniqi na nxjerr kështu vepra të mira!

[the_ad id=”4118″]

Studime gjermane: Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjermanishtja

Studime gjermane: Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjermanishtja

ILIRETRastësisht duke studiuar gjuhen gjermane gjeta këtë tabelë, ku thuhet se: gjuha shqipe ka ekzistuar 2000 vjet para Krishtit, ndërsa gjermanishtja vetëm 500 vite para Krishtit, dhe se gjermanishtja ka lindur nga përzierja e Ilirishtes, Italishtes dhe gjuhes Kelte, sipas Prof.Dr.Lutz Mackensen, shkruan  Engjell Buxhaku.

dhjuhashqipe6-411x300 Gjuha-shqipe5-1-256x300

 

[the_ad id=”6025″]

 

 

[the_ad id=”4118″]

DASHURIA NJERËZORE NË ELEMENTET E TRI POEZIVE TË VEÇANTA KAHASIMTARE

DASHURIA NJERËZORE NË ELEMENTET E TRI POEZIVE TË VEÇANTA KAHASIMTARE

145342067462063

(Një studim apo një recension, për krahasim)

Nga:Brahim Ibish AVDYLI:

Brahim-AvdyliNë fillim, kur dua të shkruaj një recension apo studim, për krahasim, e përmendi një poezi timen, të botuar edhe në përmbledhjen e parë të poezive. Ajo e pati gëzuar prioritetin të futet në një antologji të poetve të rinj, që ishin të lidhur me “Botën e Re” dhe pak kush ia ka kushtuar ndonjë recension, persiatje, apo kritikë të mirëfilltë, sepse është poezi e veçantë dhe lidhet me një ndjenjë të fortë të zemrës, që del e trishtë, shkruhet fuqishëm dhe e ngritë kështu në nivelin e poezisë mbarëkombëtare me këtë temë, e cila krahasohet me poezinë e poetëve më të mëdhenj të kombit tonë, veçanërisht me Fatos Arapin, Dritëro Agollin, Xhevahir Spahiun, e ndonjë tjetër, por asnjërin nuk e kopjon, e imiton dhe nuk e përsëritë.

Dritëro Agolli dhe përmbledhja e tij

Kjo poezi, jo vetëm se e nxirrte në shesh një ndjenjë të veçantë të shqiptarëve, që kthehet shtigjeve ku do të lindëte poezia, ku, siç them me gjuhën e krijuesit, bjente aq shumë dëborë, sa që ishte mbyllur rruga nëpër të cilën rridhte kjo ndjenjë, më largë se këto shtigje të maleve, ku ulrinin ujqërit (“Shtigjeve ka do të vije ti”). Kjo do thotë se armiqtë e kësaj ndjenje, jugosllavët, e ata që u shërbenin pavetëdije atyre, i kishin mbyllur këto shtigje, për të mbytur këtë ndenjë sublime të njeriut tonë, i cili e priste këtë ndjenjë, e priste dhe e priste me vite e decenie të rritej, ndërsa “lules në dorë aroma m`i zbehet ngadalë”, siç shprehem prapë nëpër vargje.

Pa dashur të them se kjo poezi nuk e kishte për qëllim as të “zbresë” kolosët e poezisë në nivelin e zakonshëm të poetëve dhe as t`i korigjojë apo t`i kopjojë ata, ajo ishte një përceptim i veçantë i këtyre poezive edhe me karakter kombëtar, ndonëse ishte si poezi intime apo si lirikë intime (ose lyrik intime).

Poezia ime i këndon ndjenjës së dashurisë në tri etapa të dashurës enigmatike, ndërsa poezia apo lirika e Dan Kosumit, një lirik i ri, e shpreh në poezinë “Malli i dashurisë” këtë ndenjë të hollë, me të gjitha karakteristikat dhe kontradiktat e saj. Kur e them se është poezi lirike, i kam marrë parasysh dhjetra teoritë e letërsisë që i kam studiuar. Ndërsa kur i them lirikë e dashurisë, e kam parasysh nivelin e saj të përgjithshëm dhe nuk e zbres në rrafshin e poezisë që sot shkruhet e quhet “poezi erotike”, sepse ato nuk janë aspak poezi apo lirikë dhe këtë fjalë të zhargonit e kanë ngritur në “nivel”“poezisë” jo-poetët e sotëm, që duan t`a zhveshin një ndjenjë të madhe shpirtërore të sublime nga rrobat e veçanta të krijimtarisë letrare.

Prof. Dr. Mario Andreotti dhe vepra e tij-1

Dashuria është njerëzore, për këtë ndenjë të lartë lindim në këtë botë dhe bëjmë trashëgimtarë. Dashuria pra është polivalente. Pa jetë, kur na rrah zemra, nuk e ndjejmë dashurinë. Me zëmër, mbrohet jeta dhe ajo ka kuptim përmes ndjenjave, që ndonjëherë ka në vetvete mjegull të dendur. Dashuria transformohet. Ka dashuri të njeriut në jetë; dashuri të njëriut për jetëgjatësi; dashuri për një jetë më të mirë; dashuri të pashterrshme për atdheun, lirinë, pavarësinë; dashuri për miqtë e pazëvendëshueshëm; dashuri për më të vegjlit, se jeta pa ata nuk do gjëjë kuptim; dashuri për më të dashurën tuaj; dashuri ndaj gruas, të bukurës dhe jo dashuri erotike (sepse, gjoja për t`u shitur ata që mendojnë se janë burra, e bëjnë ndonjë “gjë të madhe” e dashurohen “erotikisht”, dhe nuk e dinë se “erotikja” është dashuriçkë e rrugëve, jo-dashuri, pra puf me të holla, e shtirur…); dashuri ndaj më të afërmive, prindërve, baballarëve, nënave, vëllezërve, motrave; etj. Dashuria është pa kufi!…

Kështu vazhdon dashuria. Dashuria është aq e madhe, sa nuk e zë fjala; që vie deri në falje, edhe për ata që nuk kanë bërë ndonjë faj

Më kujtohet me këtë rast specifik fjalimi me shkrim i Prof. Dr. Mario Andreottit, profesor në Universitetin e Sankt Galles, në takimin tonë të I-IV të lirikës, të mbajtur me 27 tetor të vitit 2012, në Neuenmarkt, në Cyrih, në kuadrin e projektit të AdS (“Autoret dhe Autorët e Zvicrës”, që quhet kështu shoqata e shkrimtarëve të Zvicrës) për “Zvicrën poetike”, në temën “Koha më e mirë e poezisë”, i cili thoshte se shkrimi e publikimi i lirikës (lyrikës) ka marrë masa të reja të përmbledhjeve të rregullta; të antologjive, të cilat dalin; gjithmonë nëpër shkolla citohen e mësohen përmendësh prej nxënësve; u jepet nuancë e theksuar prej komponistëve; ndërtohen lirshëm prej botuesve letrarë për dashurinë; nxjerret paraprakisht nëpër fjalime; bartet në festat dhe fjalimet e familjes; e kështu me radhë…

Ai thotë tekstualisht se vjershërimi apo poezia duket sikur një melodi, e cila i ka dy faqe: a) faqen paraprake, faqen e saj të bukur; dhe b) faqen e dytë pas saj, sikur medalja(medalioni), për të cilën njeriu nuk flet me dëshirë. 1)

Ai jo vetëm që është profesori i akorduar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë të UNI të St. Gallës, por edhe autor i njohur në të gjithë letërsinë evropiane dhe botërore dhe autor i veprës standarte moderne të letërsisë dhe e di mirë çka mund të thotë. Të gjithë kritikët e botës dhe veçanërisht shqiptarët nuk i dinë dhjetë tendencat e lirikës (lyrikës) bashkëkohore, e cila e ka edhe tendencën e përhershme të kthimit prapa, në klasikën moderne, që fillon në vitet 1900 dhe zgjatë deri në mesin e viteve 1960, pastaj aty fillon pasmo dernizmi dhe modernizmi i vonë.

Pra, të gjithë kritikët letrarë dhe hartuesit e recensioneve të veprave letrare, por as hartuesit e antologjive moderne, eseistët, autorët modern të letërsisë, posaçërisht shqiptarët, nuk duan të shkruajnë për faqen e dytë të medaljes, jo sepse shpesh nuk e meriton, por është faqja e dytë, faqja që nuk e njohin ata. Ata kapen njëherë “modernisht” pas “të panjohurës moderne” apo e dërgojnë në denigrim moral, siç është rasti për lirikën e dashurisë, të cilën e dërgojnë në mënyrë të padenjë në një “erotizëm modern” të shoqërisë bashkëkohore.

Ata nuk e kuptojnë me këtë rast se “erotizmi” është kalkë e çthurur moderne, me bazë prej të ashtuquajturës “gjuhë greke”, që nuk është “gjuhë greke”, por një gjuhë e shkruar me alfabet fenikas, të Kadmit, e që flitet nga shtresat e larta të shoqërisë, me të gjitha fjalët pellazgo-ilire dhe nuk është gjuhë shtetërore, por artificiale.

Kjo kalkë moderne parashtron shthurjen morale si vijë primare të vetes, e cila i vjedh preokupimet rreth temës serioze të dashurisë njerëzore dhe i bllokon me pufet e çthurrjes morale. Nëpër botën perëndimore, dashuria e vërtetë nuk është ndjenjë e fuqishme me mall, por instikt që ia merr ndjenjat njeriut dhe e lejon të shitet e të blehet, e të merret falë, nëpër kthesat morale të një kafshe me rroba njeriu. Pra, po e themi tekstualisht se ky instikt i mbluluar me ndjenjë është i çthurur skajsmërisht. Ndërsa ndjenja e vërtetë e dashurisë që del në lirikat e mirëfillta intime kamuflohet. Poezitë dhe vjershat e vërteta që e mbrojnë këtë ndjenjë sublime të njeriut, kalojnë nëpër vargje padiktueshëm dhe i marrin sytë e mjegulluar të shoqërisë. Kështu pjesa dërmuese e “poetëve” vrapojnë pas “modernizmit” dhe kalojnë kufirin e “erotizmit”, që e ka në koncept të vetes, pra që në thelb, pornografinë dhe çthurjen totale.

Ne po i kthehemi edhe njëherë Prof. Dr. Mario Andreottit, i cili na e shpjegon çka është letërsia moderne prej pikëpamjes së tij nga kriteret klasike të termit “modern”, e pastaj t`i kthehemi lirikës dhe lirikës së dashurisë, dhe në fund, poezive tona, për krahasim. Kur flet njeriu për letërsinë moderne, mendon për vargëzimet moderne, e cila fillon prej shekullit XX. Mbiemri “modern” vjen prej kohës së vonë latine “modernus” e deri te mbiemri kundërshtues “antiquus”, e cila i merr në këtë plan të lidhura fjalët “të rénë”, të “artit të ri”, “aktuale”, “të tanishme”, “të së sotmes”, dhe e lidhin me fjalën e vjetër latine “modus”, që do të thotë edhe “modo”, d. m.th. “në këtë rast”, “në fillim”, “sapo”, etj. Kjo do të thotë për letërsinë moderne si “e tipit të ri”, “e tanishme”, “aktuale”, “në modë”, “progresive”, etj. Nga termi “letërsi moderne” atëherë e kuptojmë gabimisht letërsinë si “letërsi e kohës së tanishme”, e cila, në ndonjë mënyrë apo në një formë tjetër na lidhë me fjalët si “letërsi të kohës sonë”, “e tipit të ri”, e cila na duket si një letërsi aktuale, pra një çështje aktuale.2

Prof. Dr. Mario Andreotti dhe artikujt e tij

Po të merremi vetëm me figurën e mbrujtur dhe të krijuar në letërsinë tonë, do të bashkangjitemi me shpjegimet e Prof. Mario Andreottit, që e ka bërë me thëniet e tij për “makrostrukturën” e “mikrostrukturën” e figurës artistike (“makro”– e madhe; “mikro” – e vogël), 3 do të kuptojmë automatikisht se këto fjalë e kanë të pandashme “formën e ngjarjeve” në letërsinë moderne dhe rrafshin veprimit të ngjarjeve, pra të vogël apo të madhe. Në lidhje me këte duhet të ndalemi pak në thëniet teorike lidhur me Lyriken dhe klasifikimin teorik të saj. Në Lyrik futen të gjitha ato forma të shkrimit poetik të vargjeve deri te proza poetike, të cilat e kanë këtë motiv. Gjithnjë na lejon të shihet tipari themelor i përbashkët i tyre, të cilën e quajmë absolutizëm i funksionimit të gjuhës poetike. Nga e ashtuquajtura “gjuha greke”- që është në fakt gjuha e shkruar pellazgo-shqipe me alfabet të huaj fenikas të Kadmit, nocioni “lyrik” vjen nga “lyra”, e cila është vërtetë një instrument me 5 ose 7 tela, e cila i përcjellë këngët prej vargjeve e deri te poezia, proza poetike, ose drama, deri në shekullin e XVIII.4 Për këtë instrument janë shkuar lyrikat gjatë viteve, prandaj e shkuajmë me të vërtetë “lyrik” e jo “lirik”, sepse “y”-ja është origjinale e shqipes, dhe “i”-ja ka mbetur prej popujve të tjerë, që nuk e dinë të dallojnë e të shqiptojnë “y”-në.

Poeti i ri Dan KosumiMe lyrikë (që të mos i themi si i thonë kritikët tanë) janë marrur të gjithë poetët, pra edhe Dritëro Agolli deri te Dan Kosumi, me lyrik intime apo të dashurisë.

Po kështu, janë të lidhura edhe me llojin e gjinisë, pra me gjininë letrare, krahas epikës dhe dramatikës,5 që janë lyrika, epika dhe dramatika.

Me këtë instrument vallëzohej e këndohej. Disa elemente të saj përcjellëse, me kohën kanë humbur dhe janë lënë në harresë, por esencën e vet e ka ruajtur ndër mijëvjeçarë. Ajo është një poezi e shkurtër, që i shprehë ndjenjat dhe mendimet tona përmes fjalëve të organizuara me qëllim të krijimit të një imazhi poetik dhe këto i shprehë bukur e në mënyrë muzikore.

Lyrika ta krijon pamjen që nevojitet përmes fjalëve figurative. Ne përdorim këtë lloj figurash që flasin shumë më thellë. Ajo është një klithje e shpirtit të shqetësuar dhe reagon estetikisht përmes fjalëve të organizuara. Për këtë qëllim e krijon një imazh poetik apo të vjershës, sepse i lidhë fjalët e kuptimet në mënyrë të befasishme e të papritur, me ide që nuk janë aq të afërta, por shpesh kundërshtohen e janë të pa-pajtueshme, në botën e poezisë apo të vjershës. 6

Kur poezia ngërthen një ndenjë të thellë, aty është edhe lyrika. Poezitë e tilla na klasifikohen si poezi lyrike. Te të gjitha përmbledhje tona gjenden poezi me motive të tilla. Për shembull, e tillë është edhe poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”; poezia e Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, apo poezia e Dan Kosumit, “Malli i dashurisë”, të cilave po ia kushtojmë këtë studim krahasimtar.

Pa dashur të merrem me këto gjëra të veçanta të letërsisë, po e them se ky studim ka hapur me të vërtetë çështjen publike se a ka dhe sa ka kritikë komparativistë në letërsinë shqipe dhe nga ky prizëm del edhe sot se nuk ka aspak kritikë të mirëfiltë krahasimtare, pra po merrem me këtë temë edhe njëherë në lëminë e këtij studimi, edhe pse nuk jam profesional, sado që kemi mjaft të shkolluar në këtë lëmi.

Në veçanti, në letërsinë shqiptare, nuk ka mirëfilli kritikë krahasimtare. Po e bëj provën e parë në këtë drejtim, në tri nivele, prej Dritëro Agollit deri te Dan Kosumi.

Tri poezitë e dashurisë për krahasim

Kritika krahasimtare apo komparative është një gjini e veçantë dhe tejet shumë e vështirë, sidomos kur shkruhet për plagjiatura apo ndikim direkt nga letërsitë e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare; nga shkrimtarët e ndryshëm të popujve; nga periudha të ndryshme; në kuptim objektiv, kritik apo denoncues, e deri te ajo pozitive, e nxitjes, e motivimit, e nxjerrjes në pah të vetive të veçanta të shoqërisë.

Këtu po e bëjmë një kritikë pozitive të këtij kuptimi në mes poezisë së brezit më të ri, të modernizmit të vonë, poetit Dan Kosumi; pasmodernizmit, që jam unë; dhe poetit të madh kombëtar, Dritëra Agollit, që bën pjesë në modernizmin klasik.

Megjithëse kritika shqiptare i ka të metat e veta, e në radhë të parë ka më shumë se ndonjë tjetër kritikë impresioniste, që shkrimtarët shqiptarë i përcjellin hap pas hapi këta kritikë (që në fakt janë vetëm të njohurit e shkrimtarit, apo të njohurit e te njohurve të tjerë të autorit), dhe ka shumë më pak kritikë objektive, të pavarur nga autori i këtyre veprave, kjo kritikë do të bëjë prova të kritikës krahasimtare dhe të gjëjë lidhjet e mbrendshme dhe lidhjet e jashtme të poezisë “Malli i dashurisë” së poetit Dan Kosumi, siç e thotë vetë “gjurmëve të Dritëro Agollit”, pa e kopjuar ate, dhe duke shkruar një poezi për këtë ndjenjë sublime e njerëzore, dhe pa e shpërfillur e injoruar këtë ndenjë humane, sepse nuk i duron të të ashtuquajturat “jashtëqitjet erotike” prej kulturës greko-file, dhe është një lirikë e mirëfilltë intime. Kush do ta lexojë këtë poezi apo lirikë intime nuk do ta kuptojë se nuk ka dalim kuptimi në mes të lirikës dhe poezisë, dhe unë do ti rrokem pak edhe kësaj teme dhe relacionit të dy poetëve të letërsisë shqipe, të Dritëro Agollit, shkrimtarit që na është një shkrimtar i madh devollian me renome dhe poetit të ri kosovar që shkruan pa kufij dhe matet me poetin e madhë, përmes një ndjenje të vërtetë shqiptare. Poeti Dan Kosumi është bir i Kosumajve, kushëri i Bajram Kosumit, e të të madhit Musli Kosumi, që janë edhe për mua miq të shkëlqyer, të Brezit `81, brez i të cilit jam edhe unë, së bashku me Merxhan Avdylin, dhe i rrimë në mes.

Musli Kosumi më ka shpëtuar edhe njëherë jetën nga burgu jugosllav prej 15 viteteve, te i cili më janë mbledhur nëpër këmbë “zogjtë” e vegjël me cicërimat e pa-ndalura të dhembjes fëmijërore, ndoshta edhe Dan Kosumi, dhe mua mund të më quajnë “kritik impresionist”, por këto poezi ia këkova vetë e nuk ma ka dhënë ai, pra jam nxitur nga çështje të krahasimit të poezisë, e jo nga lidhja e ime me poetin e ri Dan Kosumi, deri te LKSHM-ja, të cilat janë tekstualisht të vërteta.

Poezia e vërtetë lirike, sa i përket tematikës, ka dëshmuar se kriter i kualifikimit të poezisë është tema që e trajton. Te Dan Kosumi bëhet falë për poezinë lirike të lirikës së dashurisë , një poezi lirike e shkurtër me 3 strofa; dhe sipas metrikës së vargëzimeve: vargje me rimë, të tipit ABCB; të shkruar lirshëm; me ndenjë të kulluar, mjaft krenar, jo elegjiak, me një dhembje të thellë.

Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me ato poezi “erotike”, por është vetëm një lirikë e vërtetë e dashurisë, sepse pas “erotizmit poetik” vrapojnë mjaft “kritikë” të sotshëm e mjaft “shkrimtarë”, edhe shqiptarë, të cilët janë shund i të ashtuquajturës “letërsi”.

Kur e them “lirikë intime” nuk e kam parasysh nivelin e shprehjes personale të autorëve, por e kam në mendje shprehjen publike të ndjenjave e mendimeve, d.m.th. nivelin publik të shprehjes, sepse shprehja personale e autorëve mund të mos jetë kjo që po e them me këtë rast, por diçka tjetër.

Dan Kosumi krijon një poezi të re. Malli i dashurisë bjen e zgjohet me këtë ndjenjë sublime të njeriut, të thellë e të poleve të kundërta që i ka krijuar Zoti i Madh apo Universi për ta përtërirë botën njerëzore me trashëgimtarë dhe për tu dashuruar në botë vetëm një herë, e disa të tjerë thonë disa herë. Kjo jetë është përkohshme. Jeta tjetër, jetë e amshimit, është jetë e përjetshme, nëse kemi lënë shëmbuj të mirë. Poeti Dan Kosumi i falet Zotit të Madh për të dashurën e tij, “edhe pse dhembja po më vret”, siç thotë poeti, sepse:

I falem zotit, ty pse të njoha,

edhe pse dhimbja fort po më vret,

pa ty jam lypsar që jetoj kot,

me ty kam botën, me ty jam mbret“.

Lirika e tij, me rrokje e thekse, të tipit 8/11/9/9, 11/9/9/9, 10/9/9/9 e shtrinë këtë dilemë shpirtërore të burri të vetëdishëm “kur iki larg” dhe “kur jam pranë teje” përballë universit. Dashuria është njerëzore, nuk është eros dekadent.

Ndërsa poezia e poetit të madh shqiptar, Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, vjen në përmbledhjen e poezive mjaft mirë të qëlluar e të radhitura poashtu shumë mirë, “Vjen njeriu i çuditshëm”,7 në ciklin e poezive “Fshehtësia e qiririt”, që përmbanë të fshehtësitë e poetit, i cili është vetë qiriri që digjet nëpër stuhitë e jetës.

Në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm” ka plot e përplot poezi për Kosovën, plot poezi për atdheun e tanishëm apo të cunguar-Shqipërinë, poezi për kujtesën e atdheut shpirtëror, që ende nuk i ka mbledhur trojet e veta autoktone shqiptare dhe arbër, sepse nuk e lënë të bëhen së bashku armiqtë e mëdhenj antishqiptar.

Në ciklin “Fshehtësitë e qiririt” futen pra të gjitha ato tema të fshehta të poetit, të cilat e bëjnë njeri të vërtetë që sillet jo natyrshëm dhe kapet për ndjenja të larta me gunën e njeriut atdhetar, kur të tjerët nuk i kanë ato peokupime dhe poeti qanë për qiririn simbolik që i digjet, madje kur e sheh të digjet Naim Frashërin. Vaji i tij prej burri është vaji i çuditshëm për njerëzit, sepse poeti ka ndjenja të larta për të gjithë ata që mbeten në jetë. Këtë mund ta përjetojmë në motivet e këtij cikli, si p.sh. “Në vrimën e kujtesës”, “Njeriu i thjeshtë”, “Rruga”, “Zemra ime”, “Në Zvicër”, “Zogu i fshe-hur”, “Ndihmësi i Zotit”, “Pranvera e fundi i plakut” dhe “Pendimi i vonuar”, etj. etj. të cilat na i japin në të vërtetë disa vija të dukshme të identitetit të poetit pas poezisë së veçantë “Fshehtësitë e qiririt”, dhe “Mjegulli i dashurisë”, të cilat janë poashtu të mira, sikurse e tërë përmbledhja e poezive.

“Mjegulli i dashurisë” i ka tri strofa katërshe, me rimë, ABAD, ABAB e ABAB, e cila është në vargun e poezive që bëjnë pjesë në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm”, 8 të Dritëro Agollit, të theksit dhe të theksit paraksiton, 9 veçanërisht vargun e tij te strukturës së strofës agolliane, e cila studiohet edhe në këtë përmbledhje.10

Kjo poezi ka varg tetëshe të vargut me theks nëntë e tetë, pra të gjitha përsëriten, sipas logaritjes sonë 9/8/9/8. Poeti thotë:

“Kur ikja larg, drejt teje vija

kur vija afër, ikja larg

për dreq, më trembte largësia

dhe afërsia bëhej çark”.

Kjo është një e vërtetë e madhe e njeriut të çuditshëm, që ikë e vjen, që vjen e ikë nga largësia, sepse e ngrehin magnetizimet natyrore midis poleve të kundërta.

Çka është e fshehta e njeriut i cili vuan nga ky mall i çuditshën; nga kjo mjegull e dashurisë, Dritëro Agolli e thotë në strofën e dytë. Ai u tregon poleve të kundërta, kur ate e trembë largësia dhe afërsia poashtu, ai mbetet një pus i rëndë mjegulle dhe njëkohësisht një çmenduri, derisa i shkruan vjershat dhe i djegë përsëri.

Me gjuhën poetike, mund të shprehet interpretimi se disa nga çështjet madhore, që shprehë poezia, është se poezitë e tij mund të merren veshë nga kuptimi i tyre. Nëse e kujtojmë Xhonatan Kellerin mbi tri shkallët e kuptimit, do të kuptojmë se poezia e Dritëro Agollit i ka të tri shkallët, që i nxjerrë në formë origjinale.

Kur lexojmë këto tri poezi, të Dritëro Agollit, timen dhe të Dan Kosumit, ne do të dijmë se teoritë e letërsisë, në njëfarë forme, e dokumentojnë këtë çështje.

Në qoftë se ndalemi te kuptimi, do të ndalemi te thënia e Xhonatan Kellerit, se ka tri shkallë të kuptimit: kuptimi i një fjale; kuptimi i një shprehje dhe kuptimi i një teksti.11 Poezia e Dritëro Agollit është e shkruar në tri strofa dhe kuptimi i saj është i ndarë në të tri shkallët e kuptimit. Kur ta lexojmë poezinë, do ta kuptojmë ate.

Ndërsa poezia e Dan Kosumit është e shkruar gjurmëve poetike të Dritëro Agollit, por është një poezi e veçantë, “Malli i dashurisë”. Të triat, ju mund ti lexoni.

Në lidhje me këto poezi, është edhe poezia e ime, e shkruar me një varg të bardhë, pra varg të lirë, me tri strofa, të ndara nga njëra tjetra me një varg të lirë. Poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”, i shprehë këto tri shkallë të kuptimit.

Kjo poezi është e trishtueshme, e mnershme, e pikëllueshme, jo pesimiste, sepse në rrugën e jetës “ulurijnë ujqërit”, pra është baraspesha ideore e këtyre poezive, të distancuara nga njëra tjetra, por me përfundime përgjithësuese.

Unë i kam vërejtur njëherë këto poezi krahasimtare, d.m.th. të poetëve Dritëro Agolli, Dan Kosumi dhe poezinë time, të lidhura me dashurinë, por e imja është pak sa zhgënjyese për dashurinë e cila nuk do ti vije ashtu më tjetër herë, sepse është dashuri e vetme rinore, dhe i shprehin të tri të vërtetat e pamohuara, në mënyrë kontradiktore, të dy poleve magnetizuese, kur vie nga larg e ikë largë, apo largohet përgjithmonë, te të tre poetët. Aty na shndërrohet një linjë e veçantë në fshehtësitë e qirit; të dashurisë që vjen e ikën larg dhe të dashurisë sime që kurrë ashtu nuk vjen.

Lyrika i shprehë të tri momentet psikollogjike të njeriut: shpresën, konfrontimin dhe zhgënjimin. Këto janë provat e para të persiatjes krahasimtare…

1 Parafjala shkrimore e Prof. Dr. Mario Andreottit, në takimet tona të krijuesve të lirikës, të dhënë me 27 tetor 2012, në Zürich, në vijët e projektit të Zvicrës “Zvicra poetike (Poetische Schweiz)”, faqe 4.

2 Mario Andreotti: “Die Struktur der modernen Literatur”, 4., vollständig neu bearbeitet und aktualisierte Auflage, Hauptverlag UTB, Bern-Stuttgard-Wien 2009, faqe 17.

3 Vepra e përmendur, faqe 27.

4 Vepra e cituar, faqe 281.

5 Po ajo faqe, pak më poshtë.

6 Zejnullah Rrahmani, “Teoria e letërsisë”, botim i plotësuar, Faik Konica, Prishtinë 2008, faqe 224.

7 Dritëro Agolli, “Vjen njeriu i çuditshëm”, Shtëpia Botuese “Dritëro”, Tiranë 1996.

8 Shikoni këtë libër të Merxhan Avdylit, “Vargu Agollian-studim për trajtat e vargut dhe strofës në poezinë e Dritëro Agollit”, “MA”, Prishtinë 2010, për shembull, në faqet 148-151.

9 Ju mund të përcillni faqet 88-93, të këtij libri.

10 P.sh. në faqet 126, 128, 138, 173, etj…

11 Xhonatan Keller, “Teoria letrare-një hyrje shumë e shkurtë”, Era, Prishtinë 2001, faqe 64.

[the_ad id=”4118″]