Get a site

Malësori: Këta politikan “shqiptar”, po e ndihmojnë Malin e Zi në shtypjen dhe asimilimin e shqiptarëve

Malësori: Këta politikan “shqiptar”, po e ndihmojnë Malin e Zi në shtypjen dhe asimilimin e shqiptarëve

Malësor Prënkoçaj

Këngëtari i mirënjohur Malësor Prënkoçaj, ka reaguar ndaj injorimit të krerëve të dy shteteve shqiptare ndaj shqiptarëve nën Mal të Zi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malësor Prënkoçaj mes të tjerash ka thënë se nganjëherë të shkon mendja se këta politikan “shqiptar” që vizitojnë Malin e Zi, sikur po e ndihmojnë atë shtet në procesin e asimilimit dhe shtypjes së Shqiptarëve autokton.

Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nën Mal të Zi, injorohen nga 95% i politikanëve shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria, kurdo ata bëjnë ndonjë vizitë atij shteti. Bile injoranca shkon deri aty sa që këta politikan nuk ndalen bile as me i përshendet e le ma me kërkua ndonjë plotësim të drejtave të tyne…
Së pakut me i përmend se janë gjallë. Ndërkohë qe shumë shpesh degjon akuza të randa ndaj Shqiptarëve që jetojnë nën Mal të Zi, se si janë duke shkuar drejtë asimilimit. Nganjëherë të shkon mendja se këta far politikanësh “shqiptar” që vizitojnë Malin e Zi, sikur po e ndihmojnë atë shtet në procesin e asimilimit dhe shtypjes së Shqiptarëve. Ma mirë mos të bëjnë ma këso vizitash, por le të rrijnë te shpia!

[the_ad id=”4118″]