Get a site

Shën Gjergji në kujtesën e vrarë të Kombit tonë në Luginë të Preshevës

Shën Gjergji në kujtesën e vrarë të Kombit tonë në Luginë të Preshevës

Lugina e Preshevës, në shumicën e vendbanimeve të saj, e në veçanti disa fshatra edhe sot kujtojnë Shën Gjergjin, ky kujtim është i ruajtur veçmas në ndërdijën e Shqipëtarëve katolik të kësaj ane, e që lidhet kryesisht me Motin e Madh të Kthimit të Gjergj Kastriotit për në Krujë.
Lugina e Preshevës duke qenë se ndodhet në rrugën e lashtë Morava-Vardar, dhe se Rahovica është një ndër fshatrat kryesore në rrethinën e Preshevës, ka bërë të jenë dëshmitare e shumë ngjarjeve historike. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, nëpër të cilën kalonte rruga e vjetër Preshevë-Gjilan, është e nyja gjeostrategjike, që në lashtësi e deri më sot, mbeti pjesë kufitare e etnikumit tonë, për ç’gjë u ndesh në tërë periudhat historike me pushtues të ndryshëm, qoftë ai romak, bizantin, sllav, osman etj. Fshati dhe gryka e fshatit Rahovicë, janë pjesa ballore e parë e Karadakut së bashku me Karadakun e Kumanovës dhe të Shkupit, që ndesheshin me pushtuesit e huaj, që kalonin nëpër rrugën e vjetër Morava-Vardar.
Festa e Shën Gjergjit është e shumëfishtë, duke filluar nga Shën Gjergji mitologjik( që mbyti kulshedrën), Shën Gjergji si hyjni parakrishtere( dita e ringjalljes-dita e pranverës a e bujkut) vazhduar me Shën Gjergjin ushtarakun e parë profesionist( mbrojtësin e besimit të krishterë që u vra nga Perandoria Romake pagane), vazhduar me Shën Gjergj Kastriotin( Princin e Emantisë, Mbretin e Shqipërisë, Mbretin e Epirotëve; Atletin e Krishtit, Mbrojtësin e Arbërorëve dhe Europës).
Festimi i festave parakristiane dhe kristiano-ilire, me ardhjen e pushtimit serb në këtë anë në vitin 1912, filloi me tjetërsimin përfundimtar të dhunshëm fetar ( islamizimin e katolikëve të fshehtë), me shkatërrimin e kishave, manastireve dhe varrezave katolike madje disa prej tyre duke i konvertu në ortodokse sllave, pastaj duke i përvetësuar festat tona popullore nga minoritetet tjera. Shën Gjergji, pas Luftës së Parë Botërore e deri në vitet 1970/1980 derisa romët nuk ishin islamizuar mjaftueshëm, e përvetësuan me porosi të autoriteteve serbe, me qëllimin për t’ia bërë si festë të romëve e jo të Shqipëtarëve. Derisa nga ana tjetër hoxhallarët të porositur dhe cytur nga autoritet serbe, pos në ndërrimin e fesë; në shpërnguljen për në Anadolli; në asimilimin në sllav të Shqipëtarëve; madje edhe duke i tëhuajsuar festat dhe traditat kombëtare Shqipëtare, mes të cilave ishte edhe festa e Shën Gjergjit( duke e quajtur festë të qafirëve-jobesimtarëve që e festojnë vetëm romët). Por falë ndikimit të paharrueshëm që pati Gjergj Kastrioti, i cili bëri të ngulitej e të mos mund të tjetërsohet Kujtimi për Të, deri në ditët e sotme kujtohet dhe fetsohet, madje edhe nga Shqipëtarët e besimeve tjera( islam, bektashi). Kjo festë tejet popullore, me shumë mite dhe legjenda, masovikisht festohej tek Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Shën Gjergji mbetet Pajtorë dhe Mbrojtës që popullata Shqipëtare e kësaj, e që kujtojmë:
I. Shën Gjergji mitologjik i përhapur në mitologjinë e lashtë, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore( koptët), mitologjinë trako-ilire, në Gjeorgji, zoroastrianizëm, mitologjinë persiane, mitologjinë greke etj. Në disa nga këto njihej edhe me emra tjerë, po ashtu paraqitej kulshedra, dragoi apo gjarrpëri me flakë nga goja. Kalorësia romake, thrake etj gjerësisht e paraqiten në stelat e tyre me figurën e tillë. Janë të shumta versionet e legjendave mitologjike sipas mitologjive të sipërthëna, derisa edhe disa versione që sjellen përmes gojdhanave në Luginë të Preshevës, kanë disa nuansa që dallojnë. Shën Gjergji( sinonim për Shën Gjergjin e Kapadokisë dhe Gjergj Kastriotin), glorifikohet me një kalë të bardhë, të madh, me jele të lidhura, me këmbë të mëdha sa tre e sa pesë herë sa kali i zakonshëm, disa herë paraqitej kali me flatra(fluturues), që mund të komunikonte me Shën Gjergjin etj. Shën Gjergji paraqitej mbrojtës i të Mirës-Dritës, si luftëtarë i dalluar, djalë i ri, trim i guximshëm dhe vetëmohues, me krahërorin e madh, shpatë të rëndë e të gjatë etj. E Keqja-Terri paraqitej si kulshedër, dragu, gjarrpër me flakë; që ushqehej me fëmijë, vajza të reja, desh e qingja të cilët kur nuk i mjaftonin a nuk u’a jepnin banorët u hakmerrej në fëmijë etj. Stërgjyshet, gjyshet e më rrallë nënat tona në Luginë të Preshevës, në mbrëmje për t’i qetësu fëmijët që të flenin, derisa i zinte gjumi ua tregonin në formë përralle.

II. Shën Gjergji si hyjni parakrishtere lidhet ngushtë me bujqësinë, pranverën, frutshmërinë, pllehshmërinë. Në Greqinë antike por edhe tek Ilirët duke patur shumë hyjni, një ndër to ishte edhe ajo që i takonte bujqëve. Kuptimi i emrit Gjergj nga greqishtja antike domethënë bujk. Dita e ringjalljes së natyrës ishte dita e Pranverës, kur shënohej dita e mugullimit të natyrës, e që simbolizonte ringjalljen e “jetës” pas “vdekjes” që simbolizonte dimri. Rite dhe botëkuptime të tilla ende në mbamendjen popullore të bujqëve trashëgohen edhe në Luginë të Preshevës, edhe pse i kanë fuzionuar edhe me mitologji, me fe( Shën Gjergjin e vrarë më 303), por edhe me Shën Gjergj Kastriotin. Prandaj bujqit e dalluar në Luginë të Preshevës, me rastin e kësaj feste, bëjnë disa dhjetëra rite të veçanta që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, kurse nëna po ashtu bënë disa rite që i takojnë asaj, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë, e që të dyja këto, kanë për qëllim mbarësinë, plleshmërinë dhe gëzimin e atyre fruteve bujqësore e blegtoriale.

III. Shën Gjergji i Kapadokisë, edhe për të pak ka informacione, por dihet që lindi rreth vitit 275, nga nëna e babai të krishter. Ishte ushtar në ushtrinë romake, kundër të cilës u rrebelu, në mbrojtje të të krishterëve që persekutoheshin nga kjo perandori pagane, e që u martirizu më 23 prill 303. Pak vite më pas, më qershor 313 me Ediktin e Milanos, Perandoria Romake nën perandorin romak me origjinë Ilire Konstandinin e Madh nga Nishi, bëri marrëveshjen që me dashamirësi të trajtohen të krishterët, kurse në vitin 380 me Ediktin e Selanikut bëhet fe zyrtare e kësaj Perandorie. Në kujtim të këtij shenjti, disa Kisha të vjetëra, të shekujve IV deri VII, deri më sot janë trashëguar në Luginë të Preshevës.

Më pas lind një mit-legjendë gjatë shekullit V, në lidhje me këtë shenjtë, të cilit i atribuohet Shën Gjergji mitologjik, por në këtë rast zakonisht paraqitet gjarrpëri e jo dragoi ose kulshedra. Gjarrpëri në mësimet fetare krishtere simbolizon të keqen. Ikona e parë në lidhje me Shën Gjergjin që vriste me shtizë dragonin ishte nga Vinica, në Maqedoni, që është afër Luginës së Preshevës.
Kalorësia europiane gjithë kohën e patën Pajtorë dhe Mbrojtës të tyre.

IV. Shën Gjergj Kastriotin në kujtesën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës është tejet e theksuar. Duke qenë se Lugina e Preshevës ishte në nyjën e lashtë të rrugëve Morava-Vardar, bënë që mitet, legjendat, hyjnit, kujtimi dhe nderimi për shenjtërit, të jenë arrinin më shpejt. Po ashtu me rastin e Kthimit për në Krujë të Gjergj Kastriotit me 300 luftëtarë, Lugina e Preshevës kishte fatin që t’i mirëpresin në nëntor 1443.
Vetëm në fshatin Rahovicë, pa përfshirë edhe vendbanimet tjera deri në Vranjë, që janë të stërmbushura me toponime, arkefakte, rrëfime-gojdhana, mitologji, histori dhe objekte fetare iliro-dardane të konvertuara përdhuni më pas në sllavo-ortodokse etj, janë të shumta që i kushtohen Shën Gjergjit. Kisha katolike e ndërtuar rreth viteve 1400 në fshatin Rahovicë( e konvertuar në kishë ortodokse serbe më 1990/1992) dhe Manastiri i Skenderbeut, bashkë me Kishat e vjetëra ilire( dy të tilla që i japin gojëdhanat të ndërtuara në shekujt IV dhe V apo edhe më të hershme), pastaj “Guri i Skenderbeut” ndryshe është opidiumi dardan “Kacipupi”, “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut”, “Krroi i keq” etj. Për të gjitha këto, jepen legjenda dhe janë përcjellur gojëdhana etj.
Duke qenë se në vazhdimësi Lugina e Preshevës ishte e lidhur ngushtë me Shën Gjergjat, e veçmas vulë përfundimtare i dha Gjergj Kastrioti, e që bëri deri më sot të ndikojë në ruajtjen e vendit, kombit dhe fesë.
Edhe pse autoritetet pushtuese serbe që me kolonizimin e kësaj pjesë më 16-18 tetor 1912, filluan tjetërsimin e Kishës dhe Manastirit të Rahovicës së komunës së Preshevës. Popullata shqipëtare këto i emërtoi në nderim të Shën Gjergj Kastriotit që nga nëntori 1443, derisa sot mund të vërehet që në shkrimet e historiografëve serb aludojnë në Shën Gjergjin e Kapadokisë, derisa emërtimin zyrtarë e kishte Kisha e Artilevës( sllavizuar Arhilevica).

Më: 23.04.2020

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB-së!

Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB-së!
Kisha lexuar Historinë Kombëtare Shqipëtare, që në shkollë  fillore, sepse nuk më  mjaftonin  vetëm  gojdhanat  që na tregonin  mbi heroizmat dhe luftërat tona  për Liri. Kisha  lexuar me vëmendje  të  veçantë, raportet,  ndikimet, implikimet  dhe instrumentalizimet  e  feve islame dhe ortodokse, në  asimilimin dhe zhdukjen e  Kombit Shqipëtar. Natyrisht  kisha  studiuar  më në  detaje, elaboratet  shoveniste si Naçertaninë, Megali Idenë, ligjet  dhe projektet  e  ministrave të jashtë  rus,  prej të  cilëve  pastaj  i përpunuan edhe më shumë  edhe  nga burrështetasit, Akademitë  e Shkencave  dhe  Kishat Ortodokse sllave dhe greke. Po ashtu Luftën speciale islamike të  Serbisë në shpërnguljet masive të Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit nga 1878 e këndëj,  pastaj  Marrëveshjet  Jugosllavo-greko-turke, ku në çdo rast  përdorën islamin dhe ortodoksizmin  kundër  Kombit-Atdheut tonë! 

Derisa vazhdimisht Autoritetet e Serbisë, tentonin, propagandonin, infiltronin agjent të tyre, dirigjonin terrorist islamik, që të angazhoheshin në Lëvizjet dhe Luftërat për Çlirim të Shqipëtarëve, me qëllim që pastaj para Aleatëve tonë perëndimorë( sidomos SHBA-së), t’na paraqisnin Shqipëtarëve si terrorist islamik, e njëkohësisht të riorientonin Kombin tonë drejtë Lindjes( siç na e kishin orientuar gjatë viteve 1877-1990) të njejtën e bënë edhe në Luginë të Preshevës.

Fatin kisha që isha nga familje katolike nga Lugina e Preshevës, më saktë sot familja e vetme që publikisht krenohemi që jemi Shqipëtar katolik të Preshevës, që kemi ruajtur Kujtimin për Motin e Madh( Nëntorin e 1443, kur Gjergj Kastrioti, në Rrugën e Tij për kthim, kishte qëndruar në fshatin Rahovicë!). Kjo ka dy anët e medaljes, anën e mirë e ka që më ka bë të mundur të kuptoja sesa shumë Serbisë, i shërbeu islami dhe islamistët( hoxhallarët), e kësaj ane, kurse anën tjetër të medaljes se shkaku i të qenit Shqipëtar katolik i Luginës së Preshevës, nga Serbia dhe nga bashkëpunëtorët e saj, agjentët e saj dhe agjentët islamik të Serbisë jemi përballur me terror dhe akte terroriste të papara!

Me rastin e shpërthimit të Luftës në Luginë të Preshevës, u angazhuam si familje në të! Fatkeqësia ishte që isha 16 vjeç kur jam angazhu si ushtar, në Zonën Operative të Preshevës, në fshatin Bukoc, shkaku i së cilës më pas do kuptoja që shumë gjëra nuk i kam bërë si do duhej: nuk kam ndiku në eprorët tonë dhe në bashkëluftëtarët, gjatë luftimeve; kam lejuar të na iknin ushtarët tonë frikacak; kam lejuar pozicionime të disfavorshme për ne e të favorshme për armikun, duke i dëgju disa urdhëra të komandës tonë; nuk kam reaguar ndaj tradhëtive që kam pa; kam lejuar që t’na komandonin edhe tradhëtarët etj.
Bashkë me mua ishte edhe vëllau i dytë që ishte 15 vjeç, derisa në janar-mars 2001 ishte ushtar edhe vëllau i tretë(14 vjeç), e i cili ishte edhe si civil i armatosur. Personalisht kisha arritur, të isha, si: Pjestarë i Njësisë Speciale për Bukoc; Pjestarë i Njësisë së Brijës( ku ishte vija e frontit kundër forcave serbe); Instruktorë i armëve për Bukoc ; përgjegjës i artilerisë për Bukoc( deri me ardhjen e “Breshërit” të Malishevës së Gjilanit); Komandant i Mitrolozëve të rëndë për Bukoc, etj.
Kisha nuhatur edhe disa forma speciale të Luftës së Serbisë, kundër neve, ato ishin: infiltrimi i spijunëve të Serbisë dhe Lufta speciale islamike e Serbisë kundër Luftës tonë, këta bashkëvepronin mes vete!

Batalioni “Qenan Ibrahimi”  të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”,  të stacionuar në Bukoc, të komunës së Preshevës, sinjifikohet  për  bazën  më të  afërme  prej  nga  UÇPMB,  do kalonte  për  në  rrafshin e Luginës-siç ndodhi realisht tradhëtia e hyrjes  në Rahovicë.  Bukoci, shkaku i pozites gjeografike dhe gjeo-strategjike si dhe lidhjeve rrugore-monopateve, do frekuentohej  shumë më shumë nga vullnetarë për luftë, për logjistikë nga  Presheva( sidomos Rahovica), por edhe  nga  njerëzit e Serbisë  që  bënin luftë speciale  kundër  neve!

Lufta  e  Serbisë  kundër UÇPMB-së,  dhe  Kombit-Atdheut tonë, pos veprimeve  ushtarake, ishte edhe:

1. Luftë speciale propaganduese;
2. Luftë speciale diverzive; dhe
3. Luftë speciale islamike!
Për fat të keq, strukturat komanduese të UÇPMB-së, ishin tejet naive( madje disa e pranonin në heshtje si gjë normale), e sa për shkollim të rrallët ishin me fakultet, e njejta situatë ishte edhe në Zonën Operative të Preshevës.
Nga shkaku që si unë dhe vëllau, vazhdimisht ishim në terren, na bënte të kishim shumë më shumë informacione të sakta. Kishim identifikuar disa herë flirtimet dhe “donacionet”, e pastaj edhe u veshën si ushtar në UÇPMB, në fshatin Bukoc, dy nipat e Njazi Kishës. Kishim reaguar që në fillim, por struktura komanduese e heshti, madje i vetëquajtur komandant Çeçeni( nga fshati Bukoc), i mori në familjen e tij!

Fillimet e luftës special islamike në terren, u panë më 27.12.2000, me rastin e faljes së  namazit të Fitër Bajramit edhe në Bukoc. Në këtë  rast  kam  identifikuar tre elemente:

1. Biseda për vendin ku do faleshin;
2. Ushtarët tonë që denjësisht do faleshin; dhe
3. Hoxha që kreu ritin fetar.
Derisa disa nga ushtarët përgaditeshin për t’a falë namazin( pastroheshin), ne tjerët që nuk e bënim këtë rit, rrinim me organizatorët e këtij rasti. Mes tyre edhe hoxha dhe disa nga ne ushtarët, filluan të flitnin për vendin se ku do faleshin. Faktin që më ka bë të dyshoja që aty, ishte se hoxha shikoi një ledinë, vend ky që shihej nga KFOR-i Amerikan, që ishte i stacionuar në Kodrën e Garës, rreth 1 kilometër vija ajërore!
Asnjë ushtar i yni i vërtetë, nuk ishte entuziast për falje të namazit, madje shumë nga ne talleshim. Ndërsa derisa përcjellja me vëmendje ushtarët tonë, që faleshin me të vërtetë, ata ishin spijunët e Serbisë, frikacakët dhe tradhtarët!
Hoxha ishte diku rreth 25-30 vjeç, i sektit vehabi, kishte ardhur enkas për këtë rit fetar, mes tjerash në predikimin e tij terrorist islamik, lavdëronte xhihadin dhe thoshte:” lum ai që vdes për allah!” – derisa ne ushtarët kishim qëllim Lirinë e Atdheut e jo vdekjen për Allah! Madje çdo ushtar i jonë i vërtetë, thoshte që luftonte për Liri dhe Bashkim Kombëtar, nuk dëgjoja kurrë ndonjë që thoshte që luftonte për allah!

Ky rast ishte fillesa e angazhimit tim, që në terren mos të kishte luftë islamike, por thjesht Luftë të pastër Kombëtare Shqipëtare! Këtë Luftë të fshehtë që bënim kundër Luftës speciale islamike të Serbisë, Serbia e kishte kuptuar, por agjentët islamik të Serbisë, aspak nuk arrinin të na hetonin!
Agjentët islamik të Serbisë që zakonisht kryenin edhe njëkohësisht rolin e tradhtarit dhe spijunit, zëri dhe propaganda e tyre, në fushëbeteja nuk dëgjohej sepse qëndronin pas vijës së parë apo me fillim të gjuajtjeve largoheshin mbrapa për në vende më të sigurta (prej nga na gjuanin pas shpine), e disa të tillë edhe fare nuk afroheshin në pikat frontit.

Në vitet më vonë, duke studiuar dhe gjurmuar fotografitë e rastit, e sidomos edhe të disa fshatrave të tjerë afër Bukocit, duke analizuar vendin e kryerjes së faljes, mënyrën e kryerjes dhe predikimin fetar, u binda plotësisht që “falja e Namazit të Fitër Bajramit, të vitit 2000, në UÇPMB, në Zonën Operative të Preshevës, më saktë në fshatrat Bukoc dhe përskaj Bukocit, ishin të qëllimshme dhe pjesë e Luftës Speciale islamike të Serbisë”!

Derisa Lufta jonë, nuk kishte asnjë ide elementare për ta sfiduar dhe luftuar luftën special islamike të Serbisë, për të luftuar edhe kundër agjentëve islamik të Serbisë, të cilët  kishin qëllim që Luftën  për Liri( të UÇPMB-së) ta identifikonin si xhihad-terrorizëm islamik!  

Kisha hetuar që disa ushtar tonë( që mbanin emblemën tonë, por që i shërbenin armikut), nuk e propagandonin islamin shkaku i frikës nga vdekja( që mund të vriten) apo nga besimi fetar i tyre, por kishin një “arsye tjetër”! Shumë të rrallë kanë qenë ushtarët që ishin fetarë( të besimit islam), e që praktikonin fenë! Propagandimi i islamizmit, në UÇPMB, bëhej si nga agjentët e Serbisë( bashkëpunëtorët e saj, por kishte edhe spijun të Serbisë, madje edhe të tillë që hapur tregonin që ishin spijun!), por edhe nga disa “patriot”, frikacakët( që e pranonin që frigoheshin nga luftimet)!

Gjatë Luftës së UÇPMB-së, kisha nuhatur, hetuar dhe zbuluar shumë lidhje, informata, persona që ishin spijun, agjentë dhe bashkëpunëtorë e sidomos agjent islamik të Serbisë( policisë serbe, agjensive informative të saj). Ata pos informatave që depononin për Serbinë, tradhëtive që bënin kundër Luftëtarëve të UÇPMB-së, një pjesë e tyre luanin rolin e propaganduesit( siç propagandonin edhe mediet dhe autoritetet serbe për dhënijen e imazhit të luftës tonë për Liri, si luftë islamike, luftë me xhihadist e terrorist islamik)!

Më:10.05.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

Bota islamike, sot ndodhet në luftën terroriste më të tmerrshme brenda vetes, për reformimin e saj, por edhe në luftën terroriste kundër botës. Islami politik( sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi islamizmi, që nga vitet 1815, e më pas, janë përdorur nga Rusia( pansllavizmi), për qëllim të shkatërrimit, luftimit dhe presionit kundër botës perëndimore( Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).
Motivet fetare, u theksuan sidomos pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti mes besimeve monoteiste në njërën anë islamit dhe në anën tjetër krishterimit dhe judaizmit. Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin për 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste. Religjioni është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme. Nga kjo mund të shihet qartë që islamizmi, është ngushtë i lidhur me:
1. Terrorizmin islamik dhe
2. Luftërat terroriste!

Tabela 1. Motivet në konflikte gjatë vitit 2013, ku 30 nga 35 konfliktet, kanë më tepër se një motiv.

Në 15 konflikte, gjatë vitit 2013, ishin motivet fetare mbizotëruese për Grupet Teroriste Islamike, prej tyre 5 konflikte ndodhën në vendet me shumicë muslimane, nga kjo mund të kuptojmë që edhe aktet terroriste kanë poashtu motivet fetare islamike. Konfliktet në Irak dhe Sudan, Nigeri(Boko Haram), ngërthejnë në vete theksueshëm motive fetare, madje gjatë vitit 2013, në të gjitha vendet islamike, ku ekzistojnë konflikte, motivi fetarë ka qenë mbizotërues. Derisa në medie në vitet 2001 deri më 2016, në të shumtën e rasteve, kemi parë pothuajse vetëm akte terroriste dhe luftëra terroriste nga organizatat terroriste islamike.
Terroristët islamik, në çdo rast pothuajse prihen nga disa motive, mbizotërojnë motivi fetar dhe ai material, që janë të lidhur ngusht!
Motivi material, është edhe si motiv personal i terroristëve, por edhe i grupeve terroriste islamike, prej nga paguheshin së paku 400 dollarë në muaj për terroristin, për gratë e tyre nga 100 dollarë, dhe për çdo fëmijë të tyre nga 50 dollarë në muaj, gjatë viteve 2013-2015, në Siri. Interesi material, është si motiv, për një numër të terroristëve, që të përfshihen në veprimtari terroriste. Numër i madh i kriminelëve ordinerë janë përfshi në organizata terroriste kryesisht në Siri, Irak, Afganistan, që merren edhe me kontrabandim droge, por edhe plaçkitje-grabitje, vjedhje të popullatës civile.
Organizatat terroriste, por edhe ato të krimit të organizuar, aktet terroriste i shohin si burim fitimprurës, për faktin edhe të koncesioneve financiare-materiale që qeveritë dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, kanë bërë. Grupet terroriste islamike( salafiste), kryesisht janë orientuar në rrëmbimin e personave, grabitjeve, kontrabandave me drogë, shitjes së skllaveve të seksit, me qëllim që të kërkojnë shpërblim dhe lirimin e terroristëve të burgosur. P.sh: marrja peng për qëllim të zhvatjes, e lidhur edhe me kontrabandën me narkotikë, në Afganistan, gjatë tërë periudhës 2001-2011, ishte prezente. Madje nga rrëmbimi i pengjeve (në bashkëpunim me grupe kriminale dhe milicinë sidomos në Afganistan, Irak etj ), në mes vitet 2003-2014, janë zhvatur 16 milion dollarë, dukuria e tillë ka tregu rritje në vazhdimësi. Krimi i organizuar, grupet terroriste islamike, në Afganistan, bashkëveprojnë edhe në akte terroriste edhe për zhvatje a qëllim fitimi material. Organizatat terroriste talebane, në Afganistan, në vazhdimsi gjatë viteve 2001-2011, rrëmbyen kryesisht qyetarë të huaj për t’i zhvatur, si dhe me kontrabandimin e opiumit, sidomos kontrabanda e tillë bëhej në drejtim të Pakistanit. Dukuria e rrëmbimit me qëllim të zhvatjes edhe në Irak, gjatë kësaj periudhe është në rritje të vazhdueshme. Madje në Filipine, njihet dukuria e shpërlarjes së parave të fituara përmes veprës penale të rrëmbimit për qëllim të zhvatjes. Grupet terroriste islamike, edhe Aby Sayyaf, aplikuan marrjen e pengjeve-rrëmbimin, me qëllim të fitimit të shpërblimit prej tyre. Në mesvitet 2007-2008, në ujrat e Somalisë, kanë ndodhur 140 incidente, shumica e të cilave kishin për qëllim rrëmbimin me qëllim të shpërblimin. Derisa gjatë vitit 2011, marrja e pengjeve përmes akteve pirate, në Somali, tregon rritje të numrit të rasteve, si dhe rritje të numrit të pengjeve të vrarë. Aktive tregohet organizata terroriste islamike Al-Shabaab, e cila vepron në Somali, por edhe në shtetet fqinje. Ngjajshëm dukuri e tillë, rrëmbime pengjesh, me qëllim përfitimit financiare, kontrabandë droge etj kryhen edhe në Gjirin e Guinesë, po ashtu edhe në Deltën e Nigerit, megjithëse aktet e tilla janë në rënije. Brigadat e Kuqe në Itali dhe Fraksioni i Armatës së Kuqe në Gjermani, në vitet e 70, të shekullit të shkuar, vetëfinancoheshin përmes veprave penale të grabitjeve të armatosura (kryesisht të bankave). Këto fraksione majtiste në Europë, vepronin nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik! Në analizimin e këtyre rasteve shohim që Bashkimi Sovjetik, paralelisht dirigjoi majtizmin në Europë dhe botë, por edhe islamizmin radikal( gjegjësisht terrorizmin islamik)!
Tashmë viteve të fundit, kemi pa, që edhe në Republikë të Kosovës por edhe më gjerë, Serbia drejtëpërdrejt apo edhe tërthorët dirigjoi, ndihmoi, rekrutoi, radikalizoi, ekstremizoj, financoi, armatosi terroristët islamik! Derisa po ashtu vetë terroristët islamik të Serbisë( në Trojet Shqipëtare, e kryesisht në Republikë të Kosovës), dëshmuan që kishin lidhje të ndryshme, qoftë farefisnore, krushqie, biznesi a agjenturore me shtetas a shtetin serb, shkaku i së cilës shkuan në luftërat terroriste islamike a në akte terroriste islamike!

Më:06.05.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Luftëtarët e huaj terrorist në Republikë të Kosovës do duhej të ndjekeshin penalisht për Tradhëti para se gjithash!

Luftëtarët e huaj terrorist në Republikë të Kosovës do duhej të ndjekeshin penalisht për Tradhëti para se gjithash!

Republika e Kosovës përballet me dukurinë e terrorizmit islamik, që nga vitet 1990/1992, kur shërbimet sekrete serbe, intensifikuan përpjekjet për etiketim të Shqipëtarëve si “ekstremist islamik, e pastaj edhe si terrorist islamik”! Dërgimi i të rinjëve Shqipëtar, për të kryer shkolla teologjike salafiste, në vendet arabe, ishte i dirigjuar nga Serbia. Teologjia salafiste në thelb është produkt i shërbimeve agjenturore ruse, për t’iu kundërvënë ndikimit Euro-Amerikan në vendet arabe. Dukuria e terrorizmit islamik, e lidhur ngusht me Serbinë( sidomos shërbimet agjenturore të saj), vazhdoi edhe pas Çlirimit të Kosovës. Për fat të keq, edhe sot, jemi të paaftë institucionalisht dhe personalisht, që të çlirohemi nga robëria fetare, që na solli Perandoria Osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit( sllavët dhe grekët).
Falë hoxhallarëve, të cilët në vitet 1990/1992, u shkolluan në universitetet teologjike islamiko-salafiste, sot në Republikë të Kosovës, flasim për disa qindra të rinjë të shkuar në Siri, Irak, Afganistan ( rreth 403) që 74 u vranë, disa qindra familje ( me gra e fëmijë ), e disa qindra të tjerë u arrestuan, u gjykuan dhe u dënuan e ca u “amnestuan” nga drejtësia e Kosovës! Statistikat kanë argumentuar që 81% të terroristëve islamik të ISIS-it, janë indoktrinuar dhe dërguar nga hoxhallarët! Deri në vitin 2017, 133 ishin kthy në Kosovë, ndërsa 199 kishin mbetur në zonat e luftës terroriste, e që tashmë edhe 110 u rikthyen! Deri në 2017, llogariteshin rreth 40 fëmijë që ishin marr nga familjet e tyre për në Siri! Ballkani dha për ISIS, 875 terrorist, e për më keq, 800 prej tyre janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja! Sipas përqindjes së përgjithshme të popullësisë, Kosova prinë me terrorist islamik në kuadër të Europës, para saj në nivel botëror radhitet Tunisia, Maldivet, Jordani dhe Libani! Në Trojet Shqipëtare, situata është shumë më e rënduar tek Shqipëtarët në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut! Kosova dha 128.9 terrorist islamik për 1 milion banorë, derisa Bosnja dha 86.8 terrorist islamik për 1 milion banorë, kurse Maqedonia e Veriut dha 69.5 terrorist islamik për 1 milion banorë, ndërsa Mali i zi dha 50 terrorist islamik për 1 milion banorë, ndërsa Belgjika dha 42.0 terrorist islamik për 1 milion banorë!
Gjatë vitit 2016, vlerësohej se mes 3900-4300 qytetarë të shteteve të BE-së, ishin bërë luftëtarë të huaj terrorist të ISIS-it, shumica nga Britania, Franca, Gjermania dhe Belgjika, e që 30 % e tyre tashmë janë kthyer në këto vende.
Duke marr në konsideratë zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe sigurinë në vendet e BE-së dhe krahasuar me Republikën e Kosovës, qartazi kuptohet që kapacitetet e kësaj të fundit janë tepër të vogëla për ta absorbu kthimin e luftëtarëve të huaj terrorist.
Tradhëtia e luftëtarëve të huaj terrorist, është në shumë aspekte, ata tradhëtuan shtetin, vendin, “kombin”( disa që vetëquhen Shqipëtar).
Duke krahasuar me Kodet Penale të shumicës së vendeve të botës, shohim që Republika e Kosovës, ka definim tepër të ngushtë të veprës penale të tradhëtisë. Derisa shumica e vendeve tjera, tradhëtinë ndaj vendit, kombit etj, e kanë tejet më të detajuar. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, e specifikon se tradhëti mund të bëjë vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, e askush tjetër.
Shumica e legjislacioneve penale të vendeve tjera përfshijnë edhe:
• Australia, përfshinë edhe: rrezikimin për luftë a veprimet përgatitore që nxisin luftë kundër Komonveltit; angazhimi i çfardoshëm me qëllim për t’i ndihmu armikut; angazhimin dhe ndihmën në çfardo mënyre me qëllim që t’i ndihmoj një vendi tjetër, ose një organizate tjetër, që të kryej armiqësi kundër Forcave Mbrojtëse të Australisë; apo nxit një person të huaj që të kryej invazion… Derisa specifikon se personi nuk do jenë përgjegjës për këto raste për tradhëti, nëse i ka kryer me qëllim të pastër humanitar. Të gjitha vendet e Komonveltit e kanë të ngjajshme këtë rregullim, pra edhe Britania e Madhe, SHBA etj.
• Brazili, përfshinë edhe krimin e mosbesnikërisë së qytetarëve ndaj Republikës Federale të Brazilit.
• Kanadaja, përshinë po ashtu edhe si “tradhëti të lartë” kushdo që kryen edhe nxitje të luftës kundër Kanadasë, ose ndimon armikun në luftë kundër Kanadasë, ose çdo forcë të armatosur kundër Forcave kanadeze.
• Franca, e definon në nenet 411-1 deri 411-11, ku përfshihet edhe dorëzimi i turpave të armatosura francize, të gjithë ose të një pjesë të territorit, fuqive të huaja a organizatave të huaja ose organizatës nën kontroll të huaj ose agjentëve të tyre, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me armikun, spijunazhin dhe të ngjajshme. Ngjajshëm me Francën e ka të rregulluar edhe Gjermania.
• Italia, përfshinë në Kodin e saj penal edhe krimet “përpjekjet kundër tërësisë, pavarësisë dhe unitetit të shtetit( neni 241)”, “armiqësitë kundër shtetit të huaj që do sjellnin shtetin Italian në rrezik të luftës( neni 244)”, “ korruptimi i qytetarëve nga të huajt kundër interesave kombëtare( neni 246)” etj.
Komperativiteti na mundëson të kuptojmë, që praktikisht zbrastësia ligjore që i përket inkriminimit të veprës penale të tradhëtisë, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës do duhej të përfshinte dhe të adaptohej sidomos me ligjet e vendeve të BE-së, në të cilën aspirojmë. Referimi në ndonjë nen tjetër të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qoftë nenit 121( sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës) apo ndonjë nen tjetër, nuk mund të barazvlerësohet, siç nuk barazohet as në legjislacionet penale të vendeve të tjera.
Populli Shqipëtar i quan tradhëtar këta terrorist islamik, që dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe Shqipëtarëve në tërësi edhe përkundër moskonsekuencave ligjore që do duhej t’i bartnin këta kryes të veprës së tradhëtisë ndaj vendit, kombit dhe shtetit!
Derisa institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dështuan plotësisht në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit islamik, qartazi shihet që do dështohet edhe në riintegrimin, risocializimin, rikulturimin, riedukimin e luftëtarëve të huaj terrorist, si qytetarë të ndershëm, përgjegjshëm të Republikës së Kosovës.
Luftëtarët e huaj terrorist nga Trojet Shqipëtare, u angazhuan në organizata terroriste islamike( ISIS): e cila kërcënoi edhe Republikën e Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; madje edhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; kërcnoi gjithë qytetarët Shqipëtar duke kryer akte terroriste; kërcënoi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë me akte terroriste në festa; përgatitën akt terrorist në ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Izraelit; krijimin e Shtetit Islamik në Ballkan; treguan mosbesnikëri ndaj Republikës së Kosovës, Atdheut dhe Kombit Shqipëtar; duke ndihmuar organizatat terroriste islamike, ndihmuan kauzën e Serbisë kundër Shqipëtarëve( sepse Serbia vazhdimisht synon që Shqipëtarët t’i etiketoj si terrorist islamik); synuan dhënijen e territorit të Republikës së Kosovës për Shtetin Islamik të Ballkanit; sulmet terroriste kundër forcave aleate të Republikës së Shqipërisë, cilësohen si sulme drejtëpërdrejt kundër Forcave të Armatosura Shqipëtare; pothuajse të gjithë luftëtarët e huaj terrorist në forma e mënyra të ndryshme kanë marrur ndihma, mjete financiare etj nga vendet e huaja( kryesisht vendet arabe, organizatat islamike, Serbia, Turqia etj), për të propaganduar dhe praktikuar islamin politik dhe veprimtarinë e tyre islamike për qëllime politike në dobi të porositësit etj. Atëherë çfarë vepra e veprime kriminale të tjera nevoiten për ta akuzu dikë për tradhëti!?
Çfarë elemente më shumë nevoitet që të ekzistojë vepra penale e tradhëtisë, derisa shumica pothuajse absolute e vendeve tjera, të gjitha këto të sipërthëna e përkufizojnë tradhëtinë ndaj vendit, kombit, shtetit!
Mirëpo edhe këtë herë, si radhat tjera, kurrë në histori, as Republika e Shqipërisë e as e Kosovës, nuk ka ndjekur penalisht, nuk kanë dënuar tradhëtarët që tradhëtuan Vendin, Kombin, Shtetin!

Më:02.05.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Gjergj Kastrioti në nëntor 1443, përmes Luginës së Preshevës filloi Veprën e Tij!

Gjergj Kastrioti në nëntor 1443, përmes Luginës së Preshevës filloi Veprën e Tij!

Lugina e Preshevës, mes tyre disa dhjetëra fshatëra, kanë edhe sot kujtimin e paharruar për Motin e Madh, veçmas Shqipëtarëve katolik të kësaj ane! Një ndër fshatrat e tillë, është edhe Rahovica. Fshat ky më i madh i komunës së Preshevës, që ka rreth 1200 shtëpi, me rreth 6000 banorë. Falë pozitës gjeostrategjike, i ka dhënë rëndësi gjatë gjitha etapave historike. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, është e stërmbushur me mitologji dhe histori, por nëntoka e saj ka të dhëna historike, kulturore, arkeologjike etj. Edhe e kaluara e fshatarëve të fshatit Rahovicë, është e dhimbshme siç është e shumicës së Trojeve Shqipëtare, për më keq, ky fshat dhe lokalitetet përskaj, janë tejet më të pasura me histori luftërash, që nga lashtësia e deri më sot! Duke qenë pjesë kufitare e Trollit Shqipëtar, bëri që të ndesheshin me shumë më shumë pushtime, luftime e ngjarje historike. Por fati i keq, i përcolli që shumica u shpërngulën për në vende tjera, mes tyre për në brendi të territoreve Shqipëtare, pastaj për në vendet fqinje e deri në Turqi, e së fundmi edhe për në botën perëndimore- gjë që ka bërë që mos të ketë kush ta ruaj as kujtimin. Nga ana tjetër edhe pseudohistorian por edhe ndikimi i islamizmit, bëri qëllimisht të venitej, fshehej, kujtimi për Motin e Madh.
Madje për faktin që fshati Rahovicë, ndodhet në anën perëndimore të Luginës së Preshevës, nga kalonte rruga e vjetër në kohën e Perandorisë Romake-Bizantine( Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Selanik), por e cila rrugë është përdorur edhe nga shpërnguljet e barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit, Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit të Luginës në kufirin lindor të territoreve Shqipëtare, bëri që të ndeshet më shumë me luftëra e pushtime.
Sot, çdokush që gërmon në fushat, kodrat dhe malet e fshatit, patjetër has në gjurmë të lashtësisë tonë. Derisa ende gjurmët shihen: në anën e majtë të lumit që shpie në brendi të maleve të Karadakut, ndodhet Kacipupi, pas të cilit ndodhet “Tuma”, që është një lokalitet i paeksploruar arkeologjik! “Gurishtja” një rrafshnaltë, e cila së fundmi nga nxënës të shkollës fillore, janë gjetur monedha, të periudhës parahistorike, e që besohet që ishte vendbanim i hershëm iliro-dardan! Ndërsa anën e djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet 1400, edhe pse disa burime theksojnë ndërtimin e saj 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. E që edhe kjo Kishë ishte pjesë e Manastirit të Hilandarit( që në shekullin XIV, përmendet në hartën e Despotes Jevdokija dhe të birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit i njohur për përkatësinë e tij dhe lidhjen me Familjen dhe me vetë Gjergj Kastriotin!
Kthimi i Gjergj Kastriotit, me 300 kalorësit, i dha nderë e lavdi edhe Luginës së Preshevës, siç i dha edhe gjithë Arbërisë! Në nëntori 1443, shënon “Fillimin e Ngritjes së Projektit të Parë Arbërorë”, “Kthimi i Tij dhe 300 kalorsëve Arbërorë” nga Beteja e Nishit, ktheu Shpresën e vrarë nga pushtimi Osman. Deri më sot, shumë pak është folur për rrugën e Kthimit të Gjergj Kastriotit, për ta bërë Arbërinë, Emanthinë( Epirin) dhe Maqedoninë e Lirë, princ e mbret i të cilave do njihej nga fuqitë Europiane të kohës. Lugina e Preshevës, në vitet 1440, kishte pak dekada që ishte pushtuar nga Perandoria Osmane. Shkaku i pozitës gjeostrategjike, në Tabanoc të Luginës së Preshevës, ishte vendosur garnizoni i ushtrisë së Perandorisë Osmane.
Gjatë kthimit të Gjergj Kastriotit, gojdhanat e popullit Shqipëtar( pra Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës, ende e ruajnë Kujtimin për të!), kaloi nga Gryka e Somolicës nëpër fshatrat në anën perëndimore( pra rrëzë maleve të Karadakut)! Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, u bë në fshatin Rahovicë, tek Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e që pastaj u quajt nga populli yn si Kisha dhe Manastiri i Shën Gjergji. Subkoshienca e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës( nënkupto Shqipëtarëve katolik), deri më sot kujtojnë “Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut” etj.
“Guri i Skenderbeut” i cili ndryshe quhet Kacipupi, me rastin e qëndrimit të Gjergj Kastriotit në fshatin Rahovicë, në majen e këtij shkëmbi, ishte “sofra e Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa metra më tej, në një lëndinë në maje të këtij shkëmbi, ishte emërtuar “kampi i Skenderbeut”( vendi ku ishte vendosur kampi i Skenderbeut)! Për Kacipupin, banorët, edhe sot besojnë që ka shumë mistere, mite, që e lidhin me lashtësinë iliro-dardane, me hyjni iliro-dardane, me Gjergj Kastriotin, por edhe kanë gjetur edhe të dhëna të ndryshme faktografike e arkeologjike të lashtësisë!
“Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm themelet kanë mbetur! Një pjesë e kalorsisë ( gojdhana jepte shifrën e 50 kalorsëve) së Skenderbeut, nën komandën e një kalorësi të quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin vendosur në këtë pjesë. Qëndronin fshehur nga syri i garnizonit Osman në Tabanoc. Madje gojdhana e identifikon vendin si “rrafshina e Manastirit”, ku thuhej që natën qëndronte kampi, kurse gjatë ditës ai zhvendosej tek “Prroi i Markut”, më sakt tek “Kodra e Shemtë”. Kjo njësi ishte si mbrojtëse dhe mbështetëse e Kampit të Gurishtes! Si prej Gurishtes, ashtu edhe prej Manastirit, tërësisht shihet pjesa e Tabanocës( ku ishte vendosur kampi Osman, po ashtu edhe pjesa totale e “rrugës turke( xhades osmane)”!
“Gurishtja”, vendbanim i lashtë iliro-dardan, por që në Motin e Madh, ishte vendosur “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut”! Gojdhana e jepë versionin, që gjatë natës kampi vendosej në Gurishte, kurse gjatë ditës zhvendosej anash saj deri afër Kacipupit!
Rruga e Gjergj Kastriotit, ishte quajtur rruga nëpër të cilën Gjergj Kastrioti vazhdoi rrugën për Kthim në Krujë. Sot kjo rrugë quhet “rruga e Vrajës” apo “rruga e Muhaxherëve”!
Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj Kastriotit), duke ndjekur rrugën e Gjergj Kastriotit, për të kaluar në pjesën e sipërme të Preshevës( Preshevën e Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku edhe gjendet “Gjurma e kalit të Skenderbeut”! Kjo gjurmë, interpretohej duke glorifikuar madhështinë e kalit të Skenderbeut, i cili nga ai vend kishte nisur vrapimin malit përpjet, ku në shkëmb edhe sot, shihet gjurma e patkoit! Rrugën e kishte vazhduar për në Karadakun e Llojanit( Kumanovës), prej nga kishte shmangur ndeshjen me garnizonin osman të Tabanocës!
Detaje të tjera të cilat lidhen me kujtimin e Motit të Madh, për shkak të hapësirës nuk do paraqiten në këtë shkrim publicistik!
Historiografia sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe Faktet për Motin e Madh, duke tentu shkëputjen e Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane me Skenderbeun. Mjafton të shikohet, në Kadillëkun e Vrajës, ka dhjetra Kisha dhe Manastire të cilat janë të emërtuara në emër të Shën Gjergjit! Disa nga Kishat dhe Manastiret e Kadillëkut të Vrajës, kanë qenë mikpritëset e Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij, gjatë Kthimit për në Krujë! Mirëpo aludohet në Shën Gjergjin e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse Shqipëtarët katolik të kësaj ane e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje Lugina e Preshevës( e më gjerë), pra edhe pjesa e Karadakut, njohin Shën Gjergjin si “pajtorë” të tyre!
Dëshmoj edhe unë, që sikur mos të kishim Kujtimin dhe Krenarinë për Motin e Madh, as unë e as të parët tonë, nuk do mund ta ruanim identitetin kombëtar e as atë fetar!

Më:28.04.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

Duke qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën më 10.04.2019, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në disa raste, në Republikë të Kosovës, janë shkelur disa të drejta të njeriut, në rastet e arrestimit a paraburgosjes së padrejt! Në këtë rast bënë përjashtim, sepse i përfaqësuari im, është akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht dhe atë tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)! Padia për kompensim përfshinë periudhën për cilën është akuzuar:
1. Për aktivitete ushtarake, organizime luftarake dhe armatosje që nga viti 2001- 16.10.2012, kundër Serbisë në Luginë të Preshevës;
2. Për periudhë në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 01.07.2012 deri 10.10.2012 kur ishte arrestuar për herë të parë dhe ishte në masën e lajmërimit në stacionin më të afërm të policisë;
3. Për periudhën e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe gjykimit dhe dënimeve politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 16.10.2012 deri 31.05.2016.
4. Për periudhën në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 31.05.2016 deri 18.01.2017 për masën e lajmërimit në stacionin e policisë.
5. Rigjykimin politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj

Askush nuk beson që ky rast, ishte thjesht gjykim i shoqëruar me gabime dhe si rrjedhoj shkelje të drejtash elementare të njeriut, sepse:
1. Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën policët, prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), dhe ishte i vetmi rast ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk kishin asnjë informatë;
2. Radhitet ndër rastet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë, që mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas arsyetimit të Kryetarit të Trupit Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!
3. Implikimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i, shkaku i të cilës arrestohen në Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë kundër pronës së familjes së ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit.
Duke qenë se Skender Jashari, ishte arrestuar tërësisht me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili kishte deponu deklaratë sekrete në EULEX, për të cilën ishte paguar rreth 10.000 euro, derisa për të akuzuarit e tjerë të këtij grupi, kishte kryesisht biseda telefonike të cilat jepnin indicje për inkriminim e tyre.
Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar për sulmet kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit të Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke mos harruar që Serbia edhe më 28.12.2008, kishte terrorizu dhe arrestu edhe Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa të dy grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe Grupa e Preshevës, u liruan gjatë vitit 2012!
Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender dhe Valon Jasharin, duke ia ngarkuar përgjegjësinë kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me arrestimet, u shpallën të fajshëm në gjykimin politik, më 16.10.2013, me Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e që i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin PAKR.Nr.145/2014. Derisa më 19.04.2016, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim duke shpall të pafajshëm për akuzat!
Pastaj Gjykata Themelore në Gjilan në lëndën PKR.nr.110/16, më 06.12.2017, shpall të pafajshëm e cila pafajësi vërtetohet edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës 24.09.2018.
Në pajmtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është proceduar për kompensim të dëmit që është shkaktuar, nga arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e kompensimit, nuk përfshinë as për së afërmi kompensimin real, është vazhduar në procedurë civile, përmes së cilës besohet që së paku 15.000.000 milion Euro do duhej kompensuar.

Padia  për kompensim, e  përbërë  prej  420 faqesh dhe  me  mbi 2500 faqe  dokumente  që  argumenton  kërkesën   e padisë, tashmë  e  futur në  procedurë në Gjykatën Themelore  në Prishtinë. 

Padia konsiston në argumentimin dokumentar të shkeljeve të të drejtave ndaj Skender Jasharit si:
I. Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive që nuk specifikohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:
1. E drejta e mbrojtjes-azilit;
2. Shkelja e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve të saj dhe akteve tjera normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ligjet e luftës;
3. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me: Luftën për Liri; të Drejtën për të kërkuar Liri; Të drejtën e popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar Lirinë;
4. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare:
1) Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin e të burgosurve;
2) Deklarata mbi mbrojtjen e të gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;
3) Konventa kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;
4) Rregullat Europiane të Burgut;
5) Konventa Europiane për parandalimin e torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.
II. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:
1. Dinjiteti i njeriut;
2. Barazia para ligjit;
3. E drejta për jetën;
4. E drejta e integritetit personal;
5. Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues
6. Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;
7. E drejta e lirisë dhe e sigurisë;
8. Të drejtat e të akuzuarit;
9. E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;
10. E drejta për mjete juridike;
11. Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale;
12. E drejta për të mos u gjyku dyherë për të njejtën vepër penale;
13. Liria e lëvizjes;
14. E drejta e privatësisë.
III. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:
1. E drejta e martesës dhe familjes;
2. Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;
3. Liria e shprehjes;
4. E drejta e qasjes në dokumentet publike;
5. Liria e medieve;
6. Liria e tubimit;
7. Liria e asociimit.
IV. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:
1. Mbrojtja e pronës;
2. E drejta për arsimin;
3. Liria e shkencës dhe e artit;
4. E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;
5. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;
6. Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut;
7. Mbrojtja gjyqësore e të drejtave;
8. Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore.

Të gjitha këto të drejta, me dokumente konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.
Ende mbetet tejet sfiduese vendosja e zbatimit të ligjit në Republikë të Kosovës, edhe për faktin e ndikimeve dhe implikimeve të ndryshme, kryesisht edhe atyre politike. Rasti i Dobrosinit qoftë i fundit, që mund të ndikojë Serbia përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në rastet konkrete në Gjykatat e Kosovës.

Më: 11.04.2019

Drita Jashari, përfaqësuese e autorizuar për përfaqësim të Skender Jasharit. Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi ndërkombëtar.

Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!
Duke qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën më 10.04.2019, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në disa raste, në Republikë të Kosovës, janë shkelur disa të drejta të njeriut, në rastet e arrestimit a paraburgosjes së padrejt! Në këtë rast bënë përjashtim, sepse i përfaqësuari im, është akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht dhe atë tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)! Padia për kompensim përfshinë periudhën për cilën është akuzuar:
1. Për aktivitete ushtarake, organizime luftarake dhe armatosje që nga viti 2001- 16.10.2012, kundër Serbisë në Luginë të Preshevës;
2. Për periudhë në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 01.07.2012 deri 10.10.2012 kur ishte arrestuar për herë të parë dhe ishte në masën e lajmërimit në stacionin më të afërm të policisë;
3. Për periudhën e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe gjykimit dhe dënimeve politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 16.10.2012 deri 31.05.2016.
4. Për periudhën në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 31.05.2016 deri 18.01.2017 për masën e lajmërimit në stacionin e policisë.
5. Rigjykimin politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj

Askush nuk beson që ky rast, ishte thjesht gjykim i shoqëruar me gabime dhe si rrjedhoj shkelje të drejtash elementare të njeriut, sepse:
1. Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën policët, prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), dhe ishte i vetmi rast ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk kishin asnjë informatë;
2. Radhitet ndër rastet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë, që mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas arsyetimit të Kryetarit të Trupit Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!
3. Implikimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i, shkaku i të cilës arrestohen në Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë kundër pronës së familjes së ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit.
Duke qenë se Skender Jashari, ishte arrestuar tërësisht me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili kishte deponu deklaratë sekrete në EULEX, për të cilën ishte paguar rreth 10.000 euro, derisa për të akuzuarit e tjerë të këtij grupi, kishte kryesisht biseda telefonike të cilat jepnin indicje për inkriminim e tyre.
Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar për sulmet kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit të Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke mos harruar që Serbia edhe më 28.12.2008, kishte terrorizu dhe arrestu edhe Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa të dy grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe Grupa e Preshevës, u liruan gjatë vitit 2012!
Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender dhe Valon Jasharin, duke ia ngarkuar përgjegjësinë kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me arrestimet, u shpallën të fajshëm në gjykimin politik, më 16.10.2013, me Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e që i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin PAKR.Nr.145/2014. Derisa më 19.04.2016, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim duke shpall të pafajshëm për akuzat!
Pastaj Gjykata Themelore në Gjilan në lëndën PKR.nr.110/16, më 06.12.2017, shpall të pafajshëm e cila pafajësi vërtetohet edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës 24.09.2018.
Në pajmtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është proceduar për kompensim të dëmit që është shkaktuar, nga arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e kompensimit, nuk përfshinë as për së afërmi kompensimin real, është vazhduar në procedurë civile, përmes së cilës besohet që së paku 15.000.000 milion Euro do duhej kompensuar.

Padia  për kompensim, e  përbërë  prej  420 faqesh dhe  me  mbi 2500 faqe  dokumente  që  argumenton  kërkesën   e padisë, tashmë  e  futur në  procedurë në Gjykatën Themelore  në Prishtinë. 

Padia konsiston në argumentimin dokumentar të shkeljeve të të drejtave ndaj Skender Jasharit si:
I. Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive që nuk specifikohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:
1. E drejta e mbrojtjes-azilit;
2. Shkelja e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve të saj dhe akteve tjera normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ligjet e luftës;
3. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me: Luftën për Liri; të Drejtën për të kërkuar Liri; Të drejtën e popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar Lirinë;
4. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare:
1) Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin e të burgosurve;
2) Deklarata mbi mbrojtjen e të gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;
3) Konventa kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;
4) Rregullat Europiane të Burgut;
5) Konventa Europiane për parandalimin e torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.
II. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:
1. Dinjiteti i njeriut;
2. Barazia para ligjit;
3. E drejta për jetën;
4. E drejta e integritetit personal;
5. Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues
6. Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;
7. E drejta e lirisë dhe e sigurisë;
8. Të drejtat e të akuzuarit;
9. E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;
10. E drejta për mjete juridike;
11. Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale;
12. E drejta për të mos u gjyku dyherë për të njejtën vepër penale;
13. Liria e lëvizjes;
14. E drejta e privatësisë.
III. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:
1. E drejta e martesës dhe familjes;
2. Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;
3. Liria e shprehjes;
4. E drejta e qasjes në dokumentet publike;
5. Liria e medieve;
6. Liria e tubimit;
7. Liria e asociimit.
IV. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:
1. Mbrojtja e pronës;
2. E drejta për arsimin;
3. Liria e shkencës dhe e artit;
4. E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;
5. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;
6. Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut;
7. Mbrojtja gjyqësore e të drejtave;
8. Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore.

Të gjitha këto të drejta, me dokumente konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.
Ende mbetet tejet sfiduese vendosja e zbatimit të ligjit në Republikë të Kosovës, edhe për faktin e ndikimeve dhe implikimeve të ndryshme, kryesisht edhe atyre politike. Rasti i Dobrosinit qoftë i fundit, që mund të ndikojë Serbia përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në rastet konkrete në Gjykatat e Kosovës.

Më: 11.04.2019

Drita Jashari, përfaqësuese e autorizuar për përfaqësim të Skender Jasharit. Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi ndërkombëtar.

Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës!

Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës!

Fshati Rahovicë, është fshati më i madh i komunës së Preshevës, ka rreth 1200 shtëpi, me rreth 6000 banorë. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, është e stërmbushur me mitologji dhe histori, por edhe me të dhëna historike, kulturore, arkeologjike. Edhe e kaluara e fshatarëve të fshatit Rahovicë, është e dhimbshme siç është e shumicës së Trojeve Shqipëtare, për më keq, ky fshat dhe lokalitetet përskaj, janë tejet më të pasura me histori luftërash, që nga lashtësia e deri më sot!
Madje për faktin që fshati Rahovicë, ndodhet në anën perëndimore të Luginës së Preshevës, kah kalonte rruga e vjetër në kohën e Perandorisë Romake-Bizantine( Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup), por e cila rrugë është përdorur edhe nga shpërnguljet e barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj), e pastaj edhe nga Perandoria e Car Dushanit, Perandoria Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit të Luginës në kufirin lindor të territoreve Shqipëtare, bëri që të ndeshet më shumë me luftëra e pushtime.
Sot, çdokush që gërmon në tokat e fshatit, në fushën dhe malet e fshatit, patjetër has në gjyrmë të lashtësisë tonë. Derisa ende gjurmët shihen: në anën e majtë të lumit që shpie në brendi të maleve të Karadakut, ndodhet Kacipupi, pas të cilit ndodhet “Tuma”, që është një lokalitet i paeksploruar arkeologjik! Derisa mite-gojdhana ekzistojnë që nën këtë gur ndodhet një shpellë, në të cilën janë të vendosura sasi të mëdha të thesarit. Por që së paku në këtë vend janë ende gjurmë të lashtësisë parahistorike dhe të përiudhave të mëpasme!
Po ashtu “Gurishtja” një rrafshnaltë, e cila së fundmi nga nxënës të shkollës fillore, janë gjetur monedha, të periudhës parahistorike. Ndërsa anën e djathtë të fshatit ndodhet Kisha e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes së kësaj Kishe Katolike, daton nga vitet 1400, edhe pse disa burime theksojnë që 6 vite para lindjes së Gjergj Kastriotit. Kjo Kishë ishte pjesë e Manastirit të Hilandarit( që daton nga shekulli XIV, i përmendur në hartën e Despotes Jevdokija dhe të birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit tejet i njohur për përkatësinë e tij dhe lidhjen me Familjen dhe me vetë Gjergj Kastriotin!
Derisa qindra emërtime topografike, vende të tjera arkeologjike e deri edhe disa Tuma( varreze Ilire) gjenden në territorin e fshatit Rahovicë, e njejta ngjanë edhe në fshatrat e malësisë. Emërtime të shumta: Prroi i Markut, Prroi i Manastirit, Prroi i Kishës, Mali i Pjetrit, Mali i Kishës, Mali i Manastirit, Kodra e gjatë, Laku i madh, varret e “boshnjakëve”, shtëpitë e “boshnjakëve” etj, të gjitha tregojnë historinë e hidhur që ka kaluar kjo trevë.

Emri Rahovicë, deri më sot, shpjegohet nga disa burime:
1. Rrah- vend i sheshtë, rrahishte, rrugë e rrahur( e kalueshme) nga gjuha shqipe!
2. Rahova- nga latinishtja vend i arrave( edhe sot ende ka pemë arrash)!
3. Arhileva- prej emrit të Kishës së Artilevicës( e cila është ndërtuar rreth shek. XIV).
Kurse prapashtesa është prapashtesë sllave.
Perandoria osmane, ndër Trojet e para Shqipëtare, që i pushtoi, ishte edhe Lugina e Preshevës( ku është edhe fshati Rahovicë), duke ndërtuar xhaminë e parë në Gadishullin Ilirik, në Tabanoc( Kumanovë), ku ishte vendosur garnizoni i ushtrisë Osmane( përdorej për nevoja të xhihadit për ushtrinë osmane). Sipas burimeve historike daton në shekullin e XVI, kurse burimet fetare islame e shtyjnë duke e bë të vitit 1380.

Tabela 1. Statistikave të regjistrimit të shekullit XVI, në Kadillëkun e Vrajës.

Sipas statistikave të regjistrimit të shekullit XVI, në Kadillëkun e Vrajës, preferencat fetare të popullësisë ishin si vijon: më 1519 në fshatin Rahovicë, kishte 48 familje të krishtera dhe 6 familje muslimane( nënkuptohej ishin familje turke dhe jo Shqipëtar të islamizuar)! Sepse më 1528, kishte 41 familje të krishtera dhe asnjë familje muslimane, Vazhdon pastaj me të njejtën, në vitin 1570, kishte 63 familje të krishtera dhe 6 familje muslimane, duke e krahasuar me historinë e zgjerimit të Perandorisë Osmane, në këtë periudhë ishte në majen e fuqisë së saj!
Në vitet 1689, sërish me rastin e Kryengritjes të udhëhequr nga At Pjetër Bogdani, forcat e ndihmuara edhe nga Austria, erdhën përmes Luginës deri në Shkup! Ky rast njihet ende në ndërdijen e të parëve tonë, ndër kalvaret më të tmerrshme, apo si Kalvari i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut)!
Në vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme ndodhi gjenocidi Osman kundër Shqipëtarëve në Karadak. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut të Luginës së Preshevës, nuk e patën fatin të kishin prijësin fetar pas vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë që askush nuk ishte zë i tyre! Kjo periudhë njihej si periudhë e “trashjes së zullumit osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë, identifikohet si Kalvari i dytë i Luginës së Preshevës( Karadakut)!
Pas shporrjes së Perandorisë Osmane dhe ardhjes së pushtimit serb, edhe në Luginë të Preshevës, vazhdoi islamizimi i Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës, atë që s’kishte mundur ta bënte Perandoria Osmane, prej 1550! Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e vazhdoi pa ndalesë në vitet 1912 deri më sot( dëshmitarë të së cilës jemi edhe vetë)!
Për më keq, Kalvaret e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, nuk mbetën vetëm me rrezikun e shfarosjes së tyre, por ai u përhap edhe në mënyra të tjera, sidomos në asimilimin, tjetërsimin përmes propagandës, pseudohistorisë!
Derisa niveli i shkollimit tonë, ishte aq i ultë, sa që shkollën e parë fillore e kemi patur pas Luftës së I Botërore, derisa Serbia në këtë kohë kishte edhe universitet. Për më keq, ato doktrina që i janë shërby nga qarqet shoveniste serbe, i kanë pranuar një pjesë e madhe e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, pra edhe të fshatit Rahovicë, si për origjinën tonë( kryesisht nga Malësia veriore e Shqipërisë londineze); pranimin e islamizmit; gjoja bashksundimin e Shqipëtarëve me Perandorinë Osmane, derisa sllavët dhe grekët( përmes Patrikanës së Stambollit) bashksunduan me këtë perandori etj.

Më:02.04.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Kërkesa për kompensim e Skender Jasharit në rastin e Grupit të Dobrosinit!

Kërkesa për kompensim e Skender Jasharit në rastin e Grupit të Dobrosinit!

Kalvari i Grupit të Dobrosinit, ende nuk ka mbaruar. Të akuzuar për rastet e sulmeve të Dobrosinit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, më 17 maj 2012, 28 qershor 2012 dhe 10 tetor 2012. Sulme këto të ndodhura si reagim i fundit, pasiqë Serbia më 26 dhjetor 2008, kishte arrestuar Grupin e Gjilanit( Preshevës), përkundër reagimeve shumë të fuqishme politike dhe qytetare të Shqipëtarëve, në Luginë, Republikë të Kosovës, Republikë të Shqipërisë por edhe në vendet perëndimore, Serbia nuk mori vesh!
Madje për më keq, avazin e terrorizimit dhe terrorit kundër Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, e vazhdoi edhe më 4 maj 2012, dy ditë para zgjedhjeve në Serbi. Sërish edhe më ashpër reaguan Shqipëtarët! Por Luftëtarët Shqipëtar të Luginës së Preshevës, e kishin kuptuar tashmë, që BE-ja është duke heshtur, me qëllim të joshjes së Serbisë, për ta larguar nga ndikimi rus, derisa reagimin e Shqipëtarëve për Serbinë ishte jo i rëndësishëm! Prandaj Sulmet e Dobrosinit, bënë që Serbia të detyrohet t’i liroj të dy grupet, edhe Grupin e Bujanovcit, e më pas edhe Grupin e Preshevës( Gjilanit)!
Ky është mësimi i parë, që sërish Serbia kupton vetëm gjuhën e njejtë me të cilën ajo fillon të flasë( gjuhën e forcës)!
Por gjuajtje shtrigash filloi Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, i shantazhuar dhe porositur nga Serbia, edhe në Republikë të Kosovës, derisa Institucionet e Republikës së Kosovës heshtën apo tentuan të arsyetoheshin që janë ligjërisht jokompetente! Serbia përmes spijunit të saj në Kosovë, që deponoi deklaratën sekrete( të cilën edhe unë e kam pa më 03.07.2012, derisa merresha në pyetje nga policia hetuese e EULEX-it), e për të cilën ky person kishte marr rreth 10.000 euro shpërblim. I njejti person, kishte bërë kërcënime se:” do më arrestonte me policinë e EULEX-it, dhe do më konfiskonte armët, për shkak që paskam sulmu policinë edhe xhandarmërinë e Serbisë në Dobrosin…” Deklarata e këtij personi, i mjaftonte që për të krijuar mbulesë ligjore, që të arsyetohej ky Fraksion politiko-kriminal i EULEX-it, që inicimi i hetimit të ishte gjoja ligjor, e jo i porositur dhe shantazhuar nga Serbia! Gjatë gjykimit paraprak, por edhe gjatë rigjykimit, në vazhdimësi me këmbëngulësi kam kërkuar sjelljen e këtij personi, si dëshmitarë, po ashtu edhe sjelljen e kërcënimit të këtij personi që kishte bë përmes facebookut- por nuk është pranuar asnjëherë të sjellen!
Pas 3 vite e 9 muaj burgim politik, të porositur dhe shantazhuar nga Serbia, në fund siç e pritja, do jepej një rigjykim politik, duke mos zbardhur në detaje të vërtetat e rastit. Personalisht kam qenë i zënë rob, në maj 2001, në Luftën e UÇPMB-së, nga forcat serbe, shkaku që ishim tradhëtuar nga disa eprorë të Zonës Operative të Preshevës, e që gjatë disa ditëve kam kaluar tepër keq, por për fat të keq, gati e ngjajshme për mua ishte edhe vuajtja e burgimit politik. Tortura duke u mbajtur edhe në dhoma me: kriminel ordiner; të sëmurë psiqik; të sëmurë infektiv; problematik; hajdutër, grabitës, plaçkitës; përdhunues e pedofil; duhanpirës e përdorues droge( që edhe në qeli përdornin drogë); zhumrëtar; të dhënë pas veseve si shikimit të serialeve a sporteve me zë të lartë; që luanin bixhoz e lojëra të tilla; pastaj në qeli që kushtet i kishin torturuese( mungesë uji të pijshëm; mungesë uji për toilet; mungesë të dritës elektrike; pikonte ujë nga tavani; kënetë uji në dysheme që kundërmonte; madje një rast edhe pikonte uji nga tavani në shtrat; myk dhe kundërmim myku në muret e qelisë; toaleti i bllokuar me disa dhjetra kilogram nevojën e madhe fiziologjike dhe urinë( që më së shumti kundërmonin); mungesë e ngrohjes; dritarja e plastikës e thyer prej nga dimrit hynte ftohti, ndërsa pjesa tjetër e dritares tërësisht e nxier prej nga as drita e diellit nuk hynte; mëngjesi dhe darka shpesh as nuk i jepej fare; dreka i shërbehej në një pjatë plastike me kushte higjienike të tmerrshme, sa që askush thuaja se nuk e pranonte ushqimin e tillë-ata që e pranonin ushqimin ishin nëpër qeli që kishin kushte pak më të mira( që s’kishte toatet që kundërmonte, as myk etj); mjekët luanin rrolin e testuesit të qëndrueshmërisë së të burgosurit në grevë( zakonisht në ditën e 7, pastaj të 9, pastaj të 12 vinin për të testu nënshtrimin), kurse në ditën e 13-14 nëse nuk dorëzohej grevisti, atëherë mjekët e zyrtarët korrektues pranonin dorëzimin; kërcënime deri edhe tentime për përdorim dhune( derisa jam dëshmitarë që ndaj të tjerëve të burgosur dhe paraburgosur është përdorur dhunë brutale) nga grupet politiko-kriminale të gradianëve( sidomos të kryesuar nga mbikëqyrës të lartë të cilët kishin punuar edhe gjatë kohës së Serbisë); deri organizim, radikalizim, ekstremizim, rekrutim të grupeve terroriste islamike( në Pavionin VIII të Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjatë vitit 2014- për të cilën kam dorëzuar kallëzim penal!), deri edhe kërcënime dhe rrezikim të jetës.
Tashmë Gjykata Themelore në Gjilan, PKR. 110/16 më datën 06.12.2016 dhe vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, PAKR.nr.151/2018 të datës 24.09.2018, vërtetohet pafajësia e Grupit të Dobrosinit.

Në pajmtim me nenin 29, paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, në nenin 9, paragrafi 5 dhe bazuar në nenin 15 dhe 526, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, që sipas nenit 7, për kompensim të dëmit tashmë procedura është në përfundim e sipër.
Duke qenë vetë edhe jurist-penalist, asnjë vlerë materiale, nuk mund ta kompensoj dëmet që më janë shkaktuar nga akuzat, ndjekjet, gjykimet dhe rigjykimi politik në rastin e Dobrosinit. Më së miri do ishte të mos isha viktimë e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në të kundërtën si kompensim më i mirë e më shpagues për mua do ishte Liria e Atdheut tim. Dëmin që më është shkaktuar mua dhe familjarëve të mi, nga ky rast dhe hakmarrja që ka bë Serbia, kundër meje, familjarëve të mi dhe pronës së familjarëve të mi, asnjë Ligj Humanitar Ndërkombëtar( Ligj i Luftës) e asnjë arsye njerëzore normale, nuk e përligj, andaj këto Ligje, më japin të drejtën për kompensim sa më real, në të kundërtën më mbetet e drejta më sublime që të vetëmbrohem, që të Luftojë për Lirinë e Atdheut tim- si kompensimi më i mirë për dëmin që më është shkaktu.
Shumën në vlerë materiale për kompensim ndaj meje, në rastin e Grupit të Dobrosinit është së paku prej mbi 15.000.000( pesëmbëdhjetë million) Euro.
Institucionet e Kosovës, në kuadër të të cilave kanë vepru EULEX-i( Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it), janë përgjegjëset kryesore, si për shkeljet e të drejtave të mia, ashtu edhe për mos reagim kur mijëra e mijëra shkresave që i kam dërguar për shkeljet që më janë bë, e që nuk kanë reagu sipas ligjit siç i obligon! Për më keq, është rrezikuar jeta dhe ekzistenca e Familjes time( që për këtë asnjë çmim s’do mund t’ma kompensonte, madje as Liria e Atdheut tim, sepse Lirinë e Atdheut tim e dua që ta gëzojnë Familja ime!); më është rrezikuar për të shumtën herë jeta ime dhe e vëllaut tim, edhe në burgjet e Kosovës; agjentët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë, si në vendlindje, ashtu në Republikë të Kosovës, por edhe në burgjet e Kosovës, na sulmuan, kërcënuan dhe rrezikuan jetët tonë, pastaj pronën e familjes time; derisa jam refugjat politik në Kosovë, disa herë është tentu vrasja ime nga Serbia( madje edhe nga agjentët islamik të Serbisë); derisa disa herë ka tentu Serbia t’më akuzoj për Luftë kundër saj; derisa Ardhmëria ime në Kosovë rrezikohet, duke më rreziku jetën e Familjarëve të mi, jetën time, pronën e familjes time, derisa më pengohet shkollimi, dhe të gjitha të drejtat elementare të njeriut etj.

Madje Rasti i Dobrosinit, edhe sipas Kryeprokurorit të prokurorisë Themelore të Qarkut të Gjilanit, Zëdhënsit të Policisë të rajonit të Gjilanit, por edhe nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, është cilësuar ndër rastet “top sekret”. Rasti i Dobrosinit, raportohet së paku 4 herë në OKB, e që për asnjë rast tjetër nuk ka ngjarë praktikë e tillë. Nuk ka patur asnjë rast tjetër që Qeveritarët e Serbisë, vazhdimisht të kenë reagonin, që nga fillimi i rastit të Dobrosinit, e sidomos me rastin e shpalljes së pafajshëm.
Atëherë më mbetet, o kompensim material real, që kurrë më mos të përsëritet përndjekja politike ndaj meje dhe ndaj askujt tjerër nga Fraksione politiko-kriminale të EULEX-it a të tjerë, ose të kthehem në vendlindjen time dhe të luftoj për Liri të Luginës, Sanxhakut të Novi Pazarit, Vojvodinës etj, kundër Serbisë!
Çdo njeri besoj që kur t’i rrezikohet jeta dhe ekzistenca e familjes së tij, do e shkatërronte botën po të mundëte, e për mua jo vetëm botën por edhe Ferrin e Parajsën do shkatërroja! Për dallim nga të tjerët që s’mund edhe aq ta mbrojnë Familjen, unë këtë mund ta bëjë, së paku këtë e di mirë Serbia!
Jam ithtarë i Paqes, Lirisë dhe Demokracisë, por nëse Institucionet nuk mbrojnë të Drejtat e Njeriut, atëherë ato i mbrojë vetë dhe jam plotësisht i bindur që:
1. Kanuni i Lekës dhe Konventat e Gjenevës dhe Protokolet e saj më japin të drejtën ligjore;
2. Situata politike dhe e sigurisë e tendosur në Luginë të Preshevës, por edhe në Sanxhakun e Novi Pazarit, Vojvodinë etj;
3. Situata gjeopolitike, gjeostrategjike rajonale dhe globale e ndjeshme kundër Serbisë dhe e favorshme për ta luftu Serbinë;
4. Përvoja ime ushtarake dhe luftarake në luftëra kundër Serbisë dhe Maqedonisë;
5. Shkollimi im ushtarak në veçanti në luftën speciale, diversive dhe guerile;
6. Studimin e hollësishëm të aspekteve ushtarake, policore, agjenturore, caqeve strategjike të Serbisë;
7. Shkollimi im penalo-juridik, me theks të veçantë anti-terrorizmin, kriminalistike etj;
8. Trajnimet e mia ushtarake në veçanti në luftën speciale, diversive dhe guerile;
9. Përvojat e mia të vazhdueshme gjatë shkuarjeve në vendlindjen time( aq sa Serbia por edhe Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, e dijnë mirë që deri disa muaj kam operuar me jetë të “luftës për ekzistencë” në territorin e Luginë së Preshevës, territor ky që njihet për numrin më të madh të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë, në krahasim me territoret tjera të Serbisë);
10. Terrori i Serbisë kundër Luginës së Preshevës, e veçmas kundër ish-luftëtarëve Shqipëtar është i theksuar; pastaj përvoja, përgatitja dhe gatishmëria për t’iu kundërvënë Serbisë-më së miri është dëshmuar në shumë raste por edhe në rastet e Sulmeve të Dobrosinit;
11. Në vendet e Ballkanit, ka tepër shumë armë të fshehura nga Luftërat; ka tepër shumë kontrabandë armësh madje edhe me çmime tejet të ulëta; e sidomos këto në Serbi janë shumë më të shumta!
12. Prodhimin, improvizimin e çdo arme ekzistuese dhe sidomos të armëve speciale të panjohura për publikun e gjerë( e që nëse do kisha dashur përfitim material, lehtësisht kisha mundur që vetëm një nga to sesi prodhohet, t’ia shisja grupeve të armatosura a edhe terroriste islamike dhe do kisha përfitu materialisht shumë më shumë- por derisa kjo është kundër bindjes time, nuk ka gjasë ta bëj!); Sesa lehtësisht dhe duke patur mjete rrethanore mund të prodhohen armë të lejuara me Konventat Ndërkombëtare të Luftës ashtu edhe armë të ndaluara, vetëm ekspertët e mirëfillt ushtarak mund ta kuptojnë, thjesht çdo përbërës për prodhimin e një arme, në jetën e përditshme përdoret për destinim civil, mjafton vetëm komponimi i dy a më shumë përbërsëve në përqindjen e duhur a mënyrën e duhur!
Të gjitha këto më japin sigurinë që nëse Institucionet nuk e zbatojnë ligjin, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të reparojnë dëmin që është shkaktuar, natyrisht çdo njeri, do marr ligjin në dorë të vetë!

Më:02.02.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Spartak Ngjela: Serbët po çirren kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen.

Ngjela

Shkruan Spartak Ngjela

A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.

l.
Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.
Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.

Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve.
Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj, sigurisht që do të nisë një histori e re e shoqërisë shqiptare.

Po, kur do të fillojë realisht kjo? Fillimi i saj është kërkesë e rreptë amerikano-gjermane. Por kjo kërkesë është edhe garancia që në këtë 28 qershor hapen negociatat me Bashkimin Europian.  Kjo tani nuk ka më asnjë dyshim, se hapja e negociatave vendos përfundimisht renditjen e Shqipërisë në një shtet ligjor.

Situata ligjore, menjëherë godet antiligjorët kryesorë të aktualitetin politik shqiptar: Ramën dhe Berishën. Vetë reforma është ndërtuar në strukturën e likuidumit të këtyre të dyve në fillim, dhe pastaj në goditjen penale të qindra individëve të korruptuar.

Edhe hapja e negociatave tani që i gjithë korpusi ligjor i reformës është përfunduar, pikërisht këtë presupozon. Nëse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë, korrupsioni kryeministror Berisha-Rama do ta çojë Shqipërinë në destabilizim. Në fakt, edhe kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të hapen.

Politika perëndimorë e ka si metodë racionale të progresit kalimin nga abstraktia e formulimit ligjor, te konkreteja e aplikimit racional të një reforme. Korripsioni kryeministror shqiptar nuk e kuptoi dot këtë.

Po kush po e vuan më shumë hapjen e negociatave? Ata që po e vuajnë më shumë janë: Korrupsioni i lartë shqiptar, Beogradi, Moska dhe Erdogani. Këta po e vuajnë jashtë mase, prandaj po veprojnë. Por lodhen kot së koti e fare kot, se janë të HUMBUR.

ll.
Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të mendojnë idividualisht për përgjegjësinë se kanë qenë të sunduar nga dhuna korruptive e qeverive të tyre, që nga pashai osman e deri te kryeministri, diktatori apo mbreti shqiptar. Kjo ka sjellë gjithmonë abtiintelektualiznin në qeverisje, dhe bllokimin e zhvillimit profesional të prodhimit në Shqipëri. Në esencë ky është sundim korruptiv.

Edhe ky i sotmi, sigurisht, madje është provuar, që është një sundim korruptiv i kryeministrit aktual që qëndron brenda karakterit antiintelektualist si frymë sunduese.
Atëherë?

Reforma në drejtsi, pikërisht këtë do të sjellë: frymën e përgjegjësisë personale dhe të intelektualizmit profesionist në Shqipëri.

Por, pikerisht për këtë, ky kryeministër nuk ka më të ardhme, jo si individ, por sepse nuk ka të ardhme si frymë. Fryma striktligjore e një shoqërie të drejtuar nga itelektualizmi profesionist sjell shkatërrimin e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Kjo frymë nuk mund t’i pranojnë dot as Berishën me taborin e tij, dhe as Ramën me rilindjen e tij osmane.

Çelja e negociatave garanton përfundimisht reformën shqiptare. Kurse të korruptuarit e mëdhenj fillojnë rrugëtimin e tyre të shpronësimit të menjëhershëm dhe të akuzës penale.

lll.
Historia politike është frymë, por duhet të kujtohemi që vetë historia e shkruar është refleks i politikës. Kjo është fryma e historisë.

Fryma e historisë shqiptare deri tani ka qenë frymë tiranike dhe korruptive që ka ardhur nga politika shqiptare. Reforma e nisur nga politika amerikanë në Shqipëri këtë parakupton – eliminimin e korrupsionit shqiptar që në fakt është rrjedhojë e historisë njëqindvjeçare të Shqipërisë.

Kjo pastaj do të shrrënjosë përfundimisht karakterin totalitar të politikës shqiptare dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes. Në Shqipëri dhe pse në vitin 1991, ra totalitarizmi tiranik, karakteri totalitar i politikës vazhdoi dhe erdhi deri në ditët e sotme.

Kurse papërgjegjshmëria e qeverive të vendeve të korruptuar, vjen dhe jeton gjatë nga mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror, derisa ky krim pastaj bashkohet me krimin e rrugës. Siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Prandaj karakteri totalitar i politikës shqiptare, ka sjellë me vete pandëshkueshmërinë e krimit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të theksojmë ndërkaq se, fryma totalitare e korrupsionit nuk mbështetet te forca e represionit policor, por të forca e parasë.

Rikthimi te ligji si funksion historik, në rastin antikorupsion, fillon domosdoshmërisht nga hetimi i burimit të parasë dhe pasurisë. Kjo sjell me vete mënjëherë ndëshkimin e abuzuesëve të mbrojtur nga fryma totalitare e qeverisjes.

Pikërisht këtu mbështetet arsyeja kur thekson që Reforma në Drejtësi rrafshon gjithçka abuzuese. Ajo është një smasher of everything… Si mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët!

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi  gjyqtarit

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

 

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

 

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

 

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

 

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

 

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

 

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

 

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

 

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

 

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

 

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

 

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

 

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

 

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

 

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

 

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

 

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

 

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks.

785 mijë euro fitime nga shitja e 8 apartamenteve. Si ndryshuan pronat prej vitit 2003

Zbardhet pasuria e plotë e familjes presidenciale. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e plota që presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që prej vitit 2003. Një ditë më parë gazeta publikoi të ardhurat e familjes Berisha, ndërkohë që sot po bën të ditura fitimet, banesat dhe pronat e çiftit presidencial. Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij.

 

Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

 

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash.

Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli).

 

Vila luksoze e Ilir Metës

Vlerat e apartamenteve

Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017 zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur po 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Sa i takon pasurisë të deklaruar së fundmi, bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Po ashtu të vetmet të ardhur janë shitja e dy apartamenteve dhe pagat si deputete dhe President. Në ditët në vijim gazeta do publikojë pasurinë e plotë dhe për liderë të tjerë të politikës, nga kryeministri, kreu i opozitës dhe deputetë.

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb

Hashim Thaçi: Ushtria do të ndodh në kohën e duhur, nuk më pengon që zëvendëskomandanti të jetë serb
Hashim Thaçi ka folur edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mos themelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

“Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka pengu komuniteti serb por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

“Kam qeverisur dy mandate me ta dhe kanë qenë korrekt. Nuk duhet ti shkojmë me sy të keq e as armiqësor, ata janë qytetarë të Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione është legjitime”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodh në kohën e duhur.

“Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga ShBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodh.”, tha presidenti Thaçi.

I pyetur se a do të jetë temë e dialogut me Serbinë, krijimi i Ushtrisë, presidenti shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe ka Kushtetutën e saj dhe se Ushtria do të bëhet nga Kosova.

“Çështja e Ushtrisë nuk diskutohet e nuk do të diskutohet me Serbinë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se nuk do t’i pengonte nëse zëvendëskomandanti i Ushtrisë të jetë serb.

“Nëse zëvendëskryeministri i Kosovës është serb edhe zëvendëskomandanti i policisë është serb, fare nuk do të më pengonte nëse zëvendëskomandanti i ushtrisë do të ishte serb po ashtu”, theksoi Thaçi.