Get a site

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

1779076_1099259546791892_6230635844665500259_n

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Straizmiri janë takuar me lobin greko- himarjot të SHBA. Takimi është bërë në Greek Orthodox Archdiocese of America në New York. Lobi greko- himarjot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.

Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014, kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë, në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan. Në takim kanë marrë pjesë presidenti i lobit greko- himarjot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit së shoqatës Peter Gikurias, prifti Alex Karloutsos, anëtari i shqoatës Simo Dimas dhe Indrit Nina.

Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minorieti etnik në Himarë. Lobi greko- amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha po tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike./Tema

[the_ad id=”4118″]

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Marveshja-detare

7 vjet më parë u nënshkrua famëkeqi Pakt Detar mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, ku ujëra territoriale të Shqipërisë iu dorëzuan Greqisë.
Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një zonë me rezerva të mëdha nafte.
Ndoshta tani është harruar, por lidhur me Paktin Detar Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori” të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal.
Ky hetim ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme më 28 maj 2014. Por prej asaj kohe deri më sot nuk ka asnjë njoftim mbi ecurinë e këtyre hetimeve dhe të pandehurit.
Dosja e paktit detar, e sekuestruar nga Prokuroria përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera.
Marrëveshja Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në datën 29 prill 2009.
Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010.
Më poshtë DITA boton një kabllogram të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, nga të dhënat e të cilit kuptohet se në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.
Grekët u kanë thënë përfaqësuesve shqiptarë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin.
Ambasada Amerikane është informuar për këtë stuatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm.
Më poshtë kabllogrami që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit, botuar sot nga DITA:
Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave
Datë 9 tetor 2008
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina
Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018
“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.
Karamanlis në Tiranë

Karamanlis në Tiranë
Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.
Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.
Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e va5rrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.
Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).
Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.
Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…
Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.
Basha Bakojanis

Basha Bakojanis
Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.
Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.
Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”./Dita/

[the_ad id=”4118″]

Zbulohet tradhtia ndaj Adem Jasharit, fillon lufta mes “Komandantëve”

Zbulohet tradhtia ndaj Adem Jasharit, fillon lufta mes “Komandantëve”

adem-jashari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës me 71 vota nga gjithsej 81 deputetë sa ishin të pranishëm.

Por gjatë seancës së votimit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu drejtua Thaçit se unë të dua ty për president aq sa të donë familja Jashari.

“Drenica nuk të mbron kur ti e keq, ajo nuk të mbron kur ti nuk ua mbrojte kryetarin e Komunës. Unë të dua ty për president aq sa të don familja Jashari”, ka shtuar Selimi.

Kjo bëri që të reagoi menjëherë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, njëherit edhe ish ushtarë i UÇK-së, Ramiz Lladrovci, duke zbuluar, sipas tij tradhtinë që Selimi ia kishte bërë komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t’i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine tuaj me Adem Jasharin e shpetova une, per t’i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Në mbështetje të kësaj deklarate te Lladrovcit doli edhe ish deputeti i LDK-së dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Geci.

“Qysh ne vitin 1998 e kam thenë këktë edhe e kam te shkruar ne Librin Lufta pa maska ketë këtë te verrtetë qe 18 vjet e keni mbajtë fshehte këte te verrtetë Zotni Ramizë Lladrovci” ka shruar Geci në Facebook.

Pas këtyre deklaratave erdhi edhe reagimi i Rexhep Selimit, i theksoi se nuk merret me njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte.

“Nuk dua të merrem me ushtarët e Hashimit që ai i nxjerr për të më kundërpërgjigjur. Nuk pres përgjigje nga njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte. Pres që Hashimi të përgjigjet për fjalët që unë i kam thënë dhe pyetjet që ia kam bërë”, ka thënë ai pas akuzave të Lladrovcit që të mos e përmend Adem Jasharin.

Kjo deklaratë e Selimit, bëri që ish deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci të reagojë ashpër ndaj deklaratave të tij.

Geci në facebook ka shkruar se në Likoshanë para 30 ushtarëve, Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit unë që jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin.

“Une per Luften mund te flas me cilin doni ju ndashtë me Hashim Thaqin ndashte me Rexhep Selimi ndashtë cilido burre që i thatë bukes bukë e ujit ujë e u kan ne Luften e Fundit. E verrteta ështe se Hashim thaqi nuk e ka asni ditē Lufte porë e vërteta tjeter ështe se në fshatin Polacë kurë është ba lufta ne Likoshanë para 30 ushtarve Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit une qe jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin. Une nuk jam kanë ushtarë as i Bandes se Rexhep Selimit as i bandes së Hashim Thaqit. Une jam kan ushtar i komandantit Legjendar dhe kam mbrojtur Kushtetuten e Republikës së Kosovës “, përfundoi Geci./Bota sot

[the_ad id=”4118″]

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

145601051236463Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

PANTOMIMA E FRIKSHME E IRFAN SALIHUT

PANTOMIMA E FRIKSHME E IRFAN SALIHUT

IRFAN SALIHUNga: Afrim Caka

Njëherë Shqipëria arriti ta vinte në gjunjë Haxhi Qamilin. Po ne a do t’i vejmë në gjunjë Irfanët e Shefqetët…

Irfani ulërinë e dua babën Serbi!
Këtu, në këtë vendë të vogël Dardan, i padalë ende nga nata serbomalzeze dhe pa e gëzuar mirë lirinë, nga terri ku e kanë zhytur e që brenda kafazit ku ishte ndyrë nga ca shqiptarë tradhtarë. Një pezm i verbër, i zymtë, që Irfani dhe hoxhallarët tjerë kërkonin të kundërtën, kthimin në terr, në robërinë turko-serbe.

Një analfabet nga katundet e Prizreni, me emrin Irfan Salihu, nën gjëmimin e daulleve e britmave të gjëmatit “Në Kosovë s’ka pas shqiptarë” mbillte përçarje në mes të Prizrenit. Për t’u bërë më i bësueshëm, tërhiqte pas vetes një tjetër analfabet me emrin Fatmir Latifi fyenin shqiptarët, saqë hiqëshin të birët e Serbis.
Njëherë Shqipëria arriti ta vinte në gjunjë Haxhi Qamilin. Po ne a do t’i vejmë në gjunjë Irfanët e Shefqetët…?

Në gjuhën shqipe, përfitimi i çmendurisë nga tradhtia është një nga më të pamëshirshmit. Një aleat i ri, një spiun i ri u shfaq befas në horizont, m’u në Prizren vendi u ku u mbajtë Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Një aleat i pashembullt antishqiptar, vetë Irafani, nxënës i Shefqetit. Një kumtë dukej, nisej t’i ngjante mesjetës. Dhe kështu nisën prap spiunët për shkromoqjen e shtetit gjysmak. Çoroditja e gjak prishurve shqiptarë s’kishte fund.
Ku qëndron faji? Te qeveria apo te gjëmati? Apo vallë këta tradhtarë janë ndertuar pa leje! Qysh në atë kohë, ndërgjegjja e tradhtarëve shqiptarë do të merrte një krisje që nuk do të riparohej dot dhe qe e tillë, ende e pariparuar, do të mbrrinte gjer në ditët e tona. Pikrisht në një kohë kur fantazmat më të ralla se kurrë dalin nga guvat dhe shpellat serbe, në prill të vitit 2015, në një foltore të një xhamie Irfani sjellë një kumtë jo të ri, tepër dramatik për Kosovën. Ai ishte një kumtë shkumtarizues, rikthimi i frymës osmane apo neoosmane sepse ishte i volitshëm për shumëkënd në Kosovë:
“luftë me shqiptarët, shqiptarë nuk ka pasur në Kosovë, turqit i sollën!”

Ndaj pezmi i verbër, shoqëruar nga murmurima e IRFAN fantazmës e kishte rrugën e hapur. Një pazar i çuditshëm, duke marrë seriozisht ofertën afroaziatike. Kjo ofert ishte e mjerë për tradhtarët. Ishte i flirt me roberinë? Ishte i fryrë, për të shërbyer si shkas për goditje kundër shqiptarëve? Turqia dhe serbia vazhdonin t’i nxisnin Irfanët dhe shqiptarët tjerë kundër shqiptarëve dhe kulturës sonë.
Shikoni këtë tardhtarë këtë mjëkërzinj! Të gjithë shqiptarë mashalla, por me gjak tjetër! Kush u’a dha atë surrat egërsire, atë fjalor të ndyrë e ato nishane nëpër xhami. Ah, ligji është ligj, po pse për spiunët JO? Ka njëqindë foltore antikombëtare në Kosovë, po aq sa Serbe. Këtë dua ta dimë ne, e di vetëm, Irfani e Shefqeti gjak humbur. Ngjante e pabesueshme? Nuk përjashtohej Ndërkohë, në Kosovë ndodhin gjëra edhe më të pabesueshmet. Dardania zinte nga fjalët e ca hoxhallarëve nga foltorët e tyre, nga murmurimat dhe rrahje masive në një xhami në Prishtinë. Rrahje në në mes “afganëve” dhe shqiptarëve.

Sa çudi! Sepse, pyetja është:
“pra këta spiun gjak humbur dhe hafijet tjerë, janë shtetas turk apo serb!”.
A do të pranohet prej botës së sotme shqiptare e drejta e këtyre haxhallarëve që të jetojnë bashkë me ne, në të njejtën shtëpi, apo t’ju mohet kjo e drejtë antikombëtare në emër të kësaj qeverie ose gjumit të qetë të dikujt? Dukej sikur Kosova po nxjerr frymën e fundit.
Mos e dhashtë Zoti!

Trazimi i tyre ishte po aq i palodhshëm si më parë, në mos më keq historia e tyre e rremë, do të ishte fundi fundit, e thjeshtë, sepse s’është e vështir për tradhtarët për vëlla të vetin e pranon afganin, pakistanezin, grekun, turkun e shkjaun, në fund të botës, e as pak vëllan nga nëna e babai. Një kushtëzim të tillë, të luftojmë kundra tij për t’a luftuar vdekjen!
Sa më shpejt që shqiptarët e qytetëruar ta çlirojnë veten e saj nga ky llym anadollak. Aq më mirë do të jetë për ne…

[the_ad id=”4118″]

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

145367020762859

Kosova e ka humbur edhe një betejë përballë Serbisë.

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte marrë vendim për reciprocitet me Serbinë sa i përket liberave, për shkak se shteti serb i bllokoi librat nga Kosova për Luginën e Preshevës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi e ka shkel këtë vendim, duke lejuar që librat nga Serbia të futen në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic, Firzi është ai i cili ka shkelë vendimin e ministrit, Arsim Bajrami, duke e gjunjëzuar Kosovën përballë Serbisë.

Sipas dokumentit, një kopje të të cilit e ka siguruara Gazeta Blic, kërkesa për lejimin e librave është bërë së pari nga Adrijana Hoxhiq zyrtare kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, që i është drejtuar MKRS-së, gjegjësisht sekretarit të përgjithshëm Veton Firzi-t. Po ju drejtohem me kërkesë për lehtësim të procedurave për import të mallit (libra shkollor) dedikuar për shkollat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjeksisë dhe Institucionit parashkollor, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike”, Beograd. Veton Firzi më pastaj ka kërkuar nga Doganat e Kosovës për lejimin e kalimit të librave.

Në emër të Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit konfirmojmë se Komuna e Mitrovicës se Veriut, pranon një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike” – Beograd, të cilat janë te dedikuara për shokllat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjekësisë dhe Institucionin Parashkollor, raporton Gazeta Blic.

Një zyrtar i lartë nga Ministria e Arsimit  ka theksuar për Gazetën Blic, në kushte anonimiteti se “nuk e kanë ende të qartë pse Ministria e Kulturës është përfshirë në një çështje të tillë”.

Zyrtarisht, ndërkaqm askush as nga Ministria e Kulturës e as nga ajo e Arsimit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Reciprociteti i librave nga Kosova për Serbinë nga ministri Bajrami, është vënë pasi Serbia ka bllokuar një donacion me libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë të Preshevës.

[the_ad id=”4118″]

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi e Veseli bashkëpunëtorë të shërbimit francez, fajtorë kryesorë për ndarjen e Mitrovicës

Thaçi-VeseliZëvendëskryeministri Thaçi “mbrohet”, në heshtje
“Dihet po ashtu mirë se gjatë ndarjes së Mitrovicë rolin kryesor e kishte KFOR-i Francez dhe sidomos DGSE ku shpesh herë i ndihmoj Hashim Thaçi edhe Kadri Veseli kur ndikonin që ti ndalnim {TMK} demonstratat e qytetarëve shqiptar”, thotë Miftari.
I kanë mbetur edhe një muaj, derisa të votohet për postin e Presidentit të vendit. Por, në këtë periudhë Hashim Thaçi nuk u ka shpëtuar akuzave nga disa ish bashkëluftëtarë të tij, si bashkëpunëtorë i shërbimit sekret frances gjatë kohës së luftës.
Por, pavarësisht këtyre akuzave, zëvendëskryeministri dhe Presidenti potencial i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë.
Këtë heshtje të Thaçit, publicisti Jeton Kelmendi e ndërlidh me zgjedhjen e tij, në postin e Presidentit të Kosovës./Botasot

[the_ad id=”4118″]

Gjendja e tensjonuar ne Kosove..Reagon ushtaraku Dritan Demiraj

Gjendja e tensjonuar ne Kosove..Reagon ushtaraku Dritan Demiraj

dritan-demirajD.Demiraj nderi Kombit i dekoruar nga Presidenti republikes se Shqiperise ne2012 ka reaguar per ngjarjet dhe arestime e djeshme ne Kosove

Ja cfare shkruan ai ne faqen zyrtare Facebook;

Te nderuar vellezer dhe bashkekombas te Kosoves!

Gezuar dhe nje here Festen e Pavaresise se Kombit Shqiptar.

Por me duhet te theksoj me shqetesim te madh se ne Kosove nuk drejtojne Shqiptaret, ata per te cilet ju keni votuar. Duke pare nga SHBA lajmet per menyren se sa ne menyre demokratike dhe me dinjitet festoi opozita kete feste kaq te rendesishme, u kenaqa.
Por pak pas shperndarjes se qytetareve, menyra se si veproi policia e Kosoves kunder bashkombasve te mij, ishte shume e papranueshme.
Menjehere mu kujtuan demonstratat e vitit 1981 dhe midis atyre demonstrateve dhe kesaj te djeshmes, kishte shume ngjashmeri: niveli i dhunes dhe keqtrajtimeve kunder shqiptareve.
U arrestuan, keqtrajtuan dhe masakruan qytetaret qe demonstrojne ne menyre demokratike kunder nje pushteti te super korruptuar, banditesh, te paafte dhe antikombetare. U goditen dhe prangosen deputetet me atdhetare, ish komandanti i UCK, Gani Krasniqi, babai i dy djemve deshmore, deputetet Kurti, Donika Bujupi dhe Albulena haxhiu, etj dhe menjehere me shkoi ne mendje se ne Kosove vazhdon te jete ne drejtim hija, metodat dhe veprimet e kriminelit Miloshevic.
A kujton Mustafa se Thaqi se populli do ti harroje te gjithe keto te keqija, apo mendojne se do ti frigojne??
Jo Hashim dhe as ti servili i serbeve Mustafovic, kurre mos harroni se nuk do te pergjigjeni per keqqeverisjen por dhe per tradheti kombetare.

A nuk jane keta qeveritare qe po falin padrejtesit dhe paturpesisht 100 Km katror Malit te Zi, a nuk ka te drejte populli qe po kundershton Mareveshjen per krijimin e Bashkesive te Komunave serbe??
Pra keta “politi-kuanj” nuk kane asgje te perbashket me interesin kombetar, per ta ka rendesi vetem mbajtja e karrigeve dhe shfytezimi i posteve publike per tu varferuar akoma dhe me shume te gjithe ju.

Popull ora e drejtesise po vjen, si ne Kosove dhe ne Shqiperi. Fundi i oligarkeve te Ballkanit po vjen, kete po e paralajmeron cdo dite vete Departamenti i Shtetit, Bashkimi Europian.

I bej thirrje te gjithe opozites, popullit kosovar, Gjeneraleve Ramush Haradinaj, Dautit, Lahise, Fatmirit, Rexhep Selimit, deputeteve te Vetevendosjes dhe te gjithe njerezve qe luftuan jo per te qendruar ne pushtet Miloshevici apo veglat e tyre, po per nje Kosove nen nje Flamur Kombetar, Himn dhe nje Shqiperi me te forte e te bashkuar, te bashkohen te bashkepunojne dhe te rrezojne kete qeveri qe nuk i sherben popullit tuaj.

Policia e Kosoves duhet te tregohet e depolitizuar dhe te mos keqperdoret si ne kohen e Miloshevicit, pasi para tyre kane vellezerit dhe motrat, te cilet po kerkojne dhe te drejtat e tyre. DD.