Get a site

FËMIJËT E HËNËS

“Nga gjithësia në Tokë arritën dy lloje të qenieve njerëzore. Njërët për vendbanim të tyre zgjodhën bregun e të tjerët detin. Erdhën me anije kozmike të ngjashme me topat e zjar­rtë, dhe në Tokë mbetën deri sa paraardhësve tonë iu dhuruan shumë njohuri dhe iu zbuluan shumë fshe­htësi.

FËMIJËT E HËNËS

“Nga gjithësia në Tokë arritën dy lloje të qenieve njerëzore. Njërët për vendbanim të tyre zgjodhën bregun e të tjerët detin. Erdhën me anije kozmike të ngjashme me topat e zjar­rtë, dhe në Tokë mbetën deri sa paraardhësve tonë iu dhuruan shumë njohuri dhe iu zbuluan shumë fshe­htësi… “-këto janë fjalët e paleonto­logut dhe arkeologut të njohur meksikan ,Montezit, i cili është njëri prej shkencëtarëve të rrallë që besojnë se planeta jonë ka qenë nikoqire e mysafirëve nga gjithësia.
 Montezi, teorinë e vet të guximshme me vite të tëra është duke u munduar ta argumentojë. Argumente të pathyeshme, siç pohon ai, ka me bollëk. Të dy llojet e mysafirëve nga gjithësia lanë gjurmë të panumërta të dukshme. “Vizitkartelat” e atyre që gjetën vendbanim në tokë i gjejmë gjithkund nëpër planetin tonë, në Lindjen e largët, në Afrikë, në brigjet e Pacifikut, në Amerikën Jugore dhe Veriore. Megjithatë, më së shumti gjur­më ka në vatrën e Inkëve  misteriozë, në Amerikën Latine.

 

            Porta e diellit

 

Në jug të liqenit të njohur Titikaka, në Bolivi, në lartësinë mbidetare 3893 metra, dikur ekzistoi qyteti fantastik Tiahuanaka. Sot është qytet i vdekur i cili ofron argumente të panumërta se nën këtë nënqiell, para njëzet deri trid­hjetë mijë vjetëve, ishte një kulturë jashtëzakonisht e zhvilluar. Shtrohet pyetja se kush e ndërtoi këtë qytet dhe nga erdhën?

Si duket, në këtë pyetje përgjigja më e saktë është vetë gërmadha e Tiahuanakos. Ndoshta banorët e kësaj kulture parahistorike ishin qeniet njerëzore të cilat kishin në duar vetëm nga katër gishta, figurat e të cilëve janë gdhendur në “Portën e Diellit” të famshëm, e cila pos të dhënave kalen­darike të zakonshme, ofron edhe stinët precize të vitit, barazimin e ditës dhe natës, lëvizjen e Hënës dhe rotacionin e Tokës. Figurat e atyre qenieve misterioze janë të gdhendura në shumë vende, dhe fytyrat e tyre i mbulojnë maskat, të cilat jashtëzakonisht i ngja­jnë “skafanderëve” kozmikë!

Amerika Latine ofron edhe argumente të tjera që përkrahin teorinë e Montezit.

 

            Ç’na porositë dita e parë e verës

 

Arkeologu i njohur peruan Daniel Ruso në Ande zbuloi qytetin Markuhuashi, banorët e të cilit ndërtu­an 12 liqene artificiale, prej të cilëve dy ende shfrytëzohen nga indianët. Në brigjet e atyre liqeneve ngritën shkëm­binjtë gjigantë, të cilët vetëm më 22 qershor, gjatë perëndimit të diellit, zbu­lojnë fshehtësinë e një numër të madh të figurave të njerëzve të të gjitha racave që jetojnë në Tokë!

Këto figura të pazakonshme Daniel Ruso-ja i fotografoi, dhe kur zhvilloi filmin, mbeti i befasuar: në vend të fig­urës së plakut me vija të buta dhe fis­nikërore të fytyrës, të cilin e fotografoi në bregun e liqenit, në negativ doli fytyra e një njeriu të ri, pa asnjë rrud­hë në fytyrë! Ky sekret gjer në ditët tona ende nuk u zbulua.

Gati tërë Amerika Latine ofron shumë mistere. Çka paraqesin, për shembull, figurat e “njerëzve ­jaguarë”, të cilët në kokë mbajnë hel­meta ndërsa trupin e kanë të mbësht­jellë me rrobe, të cilat i mbathin vetëm astronautët? Kush janë ndërtimtarët e tempullit më enigmatik në botë, të cilin në brigjet perëndimore e zbuloi arkeo­logu Julio Telo? Tempulli i kushtohet zotit-Jaguarit, dhe për nga vetitë e tij aq shumë dallohet prej ndërtesave për qëllime të ngjashme sa që hulumtuesit i imponohet pyetja: a nuk paraqet ky tempull kopjen origjinale të anijes kozmike, ku sipas legjendave të atyre trojeve, flitet se në atë vend zbritën nga qielli qenie të pazakonshme?!

 

 

            Njerëzit peshq

 

“Ka edhe argumente të shumta për teorinë time se ndonjë civilizim tjetër ka jetuar një kohë të gjatë në fundin e detit”, pohon arkeologu Montez. Duke marrë parasysh legjendat e ndryshme të popujve të cilët jetojnë në det, në të cilat flitet për topat e zjar­rtë që “hynin dhe dilnin” nga sipërfaqet e detit, Montezi ndërtoi teorinë e vet fantastike. Sikur ky edhe ekzobiologu amerikan Carl Sagani i jep rëndësi të madhe legjendave të popujve bregdetarë. Prej të gjitha gojëdhënave, të cilat i shënoi gjatë hulumtimeve të veta, më autentike iu duk një legjendë e sumerëve e cila flet se dikur, në të kaluarën e largët, në anët rreth Gjirit Persik, prej kohës në kohë paraqiteshin qeniet e pazakonshme “akpalu.”, të cilët njerëzve iu dhuronin dituritë e veta të pasura.

Sagani dhe Montezi konsiderojnë se “ngjarja” e kësaj legjende u zhvillua diku rreth mileniumit të katërt para erës sonë, dhe si argument se në atë kohë ekzistuan “njerëzit e ujit” merret fakti se, duke iu falënderuar qenieve “akpalu”, kultura sumere befasisht u zhvillua nga “gjendja e primitivitetit shtazarak”. Këtij pohimi i bashkëngjitet edhe një shkencëtar, historiani i njohur francez Rene Alo, i cili thotë se sumerët së pari jetuan në kripëroret primitive në bregun e detit. Më vonë, kur ranë në kontakt me qeniet “akpalu”, të cilët jetonin në fund të Gjirit Persik, kaluan në thellësi të tokës ku së shpejti ndërtuan qytetet dhe zhvilluan për atë kohë të largët kulturë fantastike.

Teza e Montezit dhe Saganit, lidhur me ndryshimin e befasishëm të kulturës së sumerëve përafërsisht është kjo: qeniet që kanë jetuar në fundin e detit dilnin me rrobet speciale nënujore në breg dhe aty ia përcillnin dituritë kryesore njerëzve primitivë. Për këtë shkak banorët e asaj krahine shekuj të tërë më vonë mbajtën në kujtesë “njerëzit­peshq” të cilët i ndihmuan që ta pasurojnë dhe ta lehtësojnë jetën, dhe natyrisht, ta shpejtojnë zhvillimin e vet.

 

            Ishulli Lenosois me banorët e vet të natës

 

Montezi me pohimet e veta shkoi edhe më larg, ku thotë se në planetën tonë edhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit direkt të qenieve nga gjithësia, të cilët me shekuj banonin në fundin e detit. Edhe përkundër të tjerëve, të cilët thonë se Montezi duke zhvilluar teor­inë e tij e teproi, ai vazhdon: “Ata janë fëmijët e Hënës, banorët e një ishulli të vogël brazilian, të quajtur Lenosois. Ata njerëz fshihen prej rrezeve të diellit dhe, praktikisht, jetojnë vetëm natën! Dhe me të vërtetë, ky ishull bëri jehonë të madhe në botë para dhjetë vjetësh, edhe pse nuk u arrit të jepet asnjë shpjegim konkret për natyrën e banorëve të tij. Ishulli është miniatural dhe për shumëçka i ngjan një grumbul­li të rërës, të cilin deti e hodhi jo larg bregut të shtetit brazilian Maranjao. Është rreth 160 km larg kryeqytetit të këtij shteti, Sao Luisit. E rrahin ujërat e Atlantikut, ndërsa në të jetojnë rreth 300 banorë. Brazilianët e quajnë “fëmijë të hënës”.

Përgjigjen në pagëzimin e tyre mund ta gjejmë në legjendat sipas të cilave banorët e parë të Lenosoisit erdhën nga Hëna. Para se të fillonin të jetonin në tokë, jetuan së pari në det, por kurrë nuk është konstatuar se për ç’shkak dolën prej tij. Nëse i besohet kësaj legjende, mbetet fakti se “fëmijët e hënës” deri më sot ende nuk i janë përshtatur jetesës në tokë. Banorët e këtij ishulli enigmatik as sot nuk mund t’i durojnë rrezet e diellit. Qëndrimi i gjatë në dritën e diel­lit për ta paraqet një kob të madh: shumë shpejt verbohen, ndërsa vashat dhe djelmoshat njëzetvjeçarë për disa muaj marrin të gjitha vetitë e pleqve dhe plakave prej 80 vjetëve! Lëkura iu rrudhet, muskujt dobësohen, ndërsa zëri merr një ton të dridhur të plakut. Pas kësaj vdesin shumë shpejt! Dihet se për shkak të kushteve kli­matike në Amerikën Latine jetojnë njerëzit me lëkurë të errët. Të bardhët të vetmit erdhën nga Evropa. Mirëpo, banorët e Lenosoisit nuk i ngjajnë asnjërës nga racat e njerëzve. Ata e kanë lëkurën e bardhë si të qumështit, dhe të gjithë kanë, deri te i fundit, flokë të bardha!

Kjo i habitë edhe shkencëtarët të cilët nuk i besojnë legjendave dhe gojëdhë­nave të atij fisi enigmatik. Shumica e banorëve të Lenosoisit lëngojnë nga një sëmundje e panjohur, sëmundje e cila në indet e lëkurës së tyre nxitet nga rrezet e diellit. Banorët e ishujve fqinjë tregojnë gjëra të ndryshme, të cilat flasin për “banorët e rrezikshëm” të Lenosoisit dhe për atë shkak ishullin e kalojnë tërthorazi me milje përreth. Te djelmoshat të cilët dalin në diell lëkura së pari iu rrudhet nën mjekërr, rreth bërrylave dhe gjunjëve. Dukja e tyre së shpejti bëhet e mplakur, ndërsa shikimi shumë shpejt fillon t’iu humbë. Për këtë shkak ata kurrë nuk dalin gjatë ditës jashtë shtëpive të tyre të thjeshta. Atë kohë ata e shfrytëzojnë për fjetje në thasë të veçantë apo mbulesa të veçanta për kokë, kështu që asnjë rreze dielli nuk depërton deri te sytë e tyre të ndjeshëm. Për këtë jetojnë vetëm natën. Atëherë dalin prej kasolleve të tyre të errëta, shkojnë në punë dhe lahen.

Kohëve të fundit për fëmijët e hënës u interesuan edhe ekspertët mjekësorë. Një grup i mjekëve-special­istë brazilianë vizitoi ishullin dhe bëri analizat e banorëve. Është pritur që mjekët e fakultetit të mjekësisë të shtetit brazilian PARA t’i kryejnë hulumtimet dhe t’i shpallin rezultatet, por për natyrën e tyre nuk mundën të përgjigjen as specialistët më eminentë të Brazilit. Mbetet vetëm shpresa se mjekësia, megjithatë, do të dijë diç më shumë për natyrën, po ashtu edhe për shërimin e banorëve të Lenosoisit. Deri sa të dihet diç më shumë për banorët e ishullit, mbetet teoria e Montezit se paraardhësit e Lenosoisit, dikur të ardhur nga koz­mosi, jetuan së pari në fundin e detit./www.sa-kra.ch

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit