Get a site

Fermerët e Fshatit Gllogovicë në Malësinë e Gollakut- të harruar nga shteti !

Nga Asllan Dibrani

Fshati në trevën e Gallapit ,gjegjësisht në rastin konkret në fshatin  Murrizajë -Gllogovicë ishte burim i jetës në plotësinë e  nevojave e fjalës për të jetuar . Në kushte shumë të vështira bëhej dhe organizohej jeta, por me një fisnikëri, bujari e krenari  nga një traditë e cila sot ka zënë të zbehet, mjerisht dhe fatkeqësisht nga shumë faktorë të ndryshëm. Në mungesë të shumë kushteve themelore për jetë, njerëzit atë botë pësonin nga sëmundjet pa pasur ku të drejtoheshin për ndihmë nga e cila shumë  banorë morën rrugën  e kurbetit  edhe pas luftës së fundit me 1999.

 

 

*
*

Banorë të shumtë   të tij  u zhvendosen nga ky fshat në qytete tjera dhe në mërgim.. Një numër i tyre me këmbëngulje  nuk e lëshuan fshatin ,por  pati ndër ta edhe se e lëshuan  ju kthyen  prapë me investime. Të tillët  janë   Bashkim Demolli fermer i Bletarisë dhe  plantazhit të kumbullës që rastësisht u takuam në dyert  e Komunës së Prishtinës për kërkesën e rregullimit të rrugës dhe ankesave tjera. Nga kureshtja  që më bëri  ky djalë i ri me një pamje elegante  dhe përshtypje  kulture ,por edhe nga keqardhja ,ja mësyva këtij fshati  që shtrihet në vargmalet e Malësisë së Gollakut  40 km nga Prishtina.  Me tu afruar, këtij fshati piktoresk për të arritur në lagjen   e  Demollëve, u  detyrova  këmbë të udhëtoj mbi 1.5 km deri në vendbanimin  e tyre të bukur ku te shoqëronte aroma  e luleve ,cicërima e zogjve,rrjedha e ujët të gurra  e kroit të Kishës  i sjellur te lagjeja qe nga koha ilire me  gypat e dheut,ndonjë zë  i fshatarëve në vlugun  e punëve pranverore etj . Aty dielli ndërkohë  dilte  pas  reve të dendura që ishin nën qiellin  e këtij rajoni  të mrekullueshëm sa për t’idhënë  një  nuancë koloriti  fushave dhe maleve të këtij fshati.

Pamje  e fshatit Murrizajë-Gllogovicë me plantazhe  kumbulle ,dardhe ,molle dhe  me bletë në lagjen  e Demollëve.

 

Atje  takuam edhe  ,Remzi Demollin,Izet Demollin,Fazli Demollin,Sheqir Demollin,Ismet Demollin  etj. Këta kishin investuar  si fermer  me veprimtari të ndryshme. Blegtoria,bletaria,plantazhi  i mjedrës, mollës,kumbullës dhe dardhës ishin primare për këta fshatar  dhe prodhues  të vyeshëm. Shaqir Demolli thotë është  viti i tret që ka investuar, dhe pritet të ketë rendimente të mira ne vitet në vijim, por ishte i zhgënjyer se nuk kemi rrugë për plasimin e tyre në treg. Te gjitha prodhimet duhet bart me krah deri te rruga theksojnë nga ke ardhur ti Remzi Demolli . Po ashtu edhe Bashkim Demolli me Vesel Demollin babë  e bir  ishin  në vlugun  e stërpikjes së  pemëve,  që ishin  mbjell që pesë vite. Mikpritja nuk mungoj edhe nga nusja e Bashkim Demollit, agronomja profesionale qe ka studiuan Fakultetin e Bujqësisë dhe  shoqëruesja e këtyre investimeve Fatime -Sejdiu -Demolli. Ajo bëri kafen ,por ishte  shume këmbëngulëse se kjo tokë është e artë, por shteti na ka harruar fare andaj   puna dhe  vullneti i ynë   është   skeptik kur as edhe një  cent kush se ka  investuar për infrastrukturën e këtij vendi shprehet e revoltuar zonja Fatime. Familja Demolli janë  prodhuesit ma me zë në Malësinë  e Gollakut me prodhimin e mjaltit ,por edhe me cilësinë më të lartë. Edhe këta u shprehen shumë të revoltuar nga se theksuan se jemi si në burg  pa rrugë  pa kushte edhe minimale. Veseli Demolli  thotë se  kumbulla e jonë asnjë vit nuk mbetet pa u shitur i kemi kërkesat e mëdha, por pa rrugë jemi si pa sy  e pa duar. Ma tutje thekson se i falënderojmë  miqterinjtë qe i kemi dhe vinë i marrin vet me krah se ne nuk kemi me çka i  dërgojmë në treg pa rrugë. Po ashtu edhe Bashkimi pak metra ma larg ishte  në organizimin e renditjes se shtëpizave  në shtimin e  bletëve të reja qe ja kishin dhënë një pamje shumë të bukur një skaj livadhi  me ajrin shumë të mirë me një klimë të veçante për zhvillimin e bletarisë. Si në shaka ju kërkova një  kg mjaltë, por me keqardhje thanë se nuk kemi  edhe për ilaç, i shesim me kohë vet vinë i blejnë këtu thotë Bashkim Demolli  ekspert i  zhvillimit të bletarisë  në këtë rajon. Ai shprehet se kam  kryer  kurës  për kualifikimin e  këtij profesioni. Ai thekson se nuk përton ti udhëzoj edhe tjerët që duan të merren me këtë veprimtari  në këtë rajon. Sipas disa fshatareve  ju keni tradite bletarinë   e pyata?

 

 

-Hahahah  buzëqeshi Zoti Vesel Demolli,mirë të paskan informuar se, ne vërtet e kemi traditë  nga te parët tanë, por edhe baba im  Gjemajl Hoxha-Demolli,  u marrë me këtë veprimtari dhe  unë e kam trashëguar  nga ai,por e kam përcjell edhe tek Bashkimi, qe tani është shumë ma ekspert se ne qe ishim. Tani lehtë të merret njeriu  me  bletari se përpara thotë z.Vesel Demolli. Pyetja jone ishte si e  keni krijuar aq emër  si bletar në këtë anë?

 

Pamje  e bletëve të pronarë ve Vesel  dhe Bashkim-Fattime Demollit në Gllogovicë

  -Ai u përgjigje: Është mjalti ma cilësor me  gjithë këtë  lum lulesh çka sheh me sy  janë  të tyre thotë zoti Vesel Demolli  i buzëqeshur dhe për kete vet prodjhimi i yne   cilesor ka krijuar edhe emrin dhe tregun. Për rrugën  të shqetësuar dhe mendime identike  dhanë edhe disa fshatar qe ishin banorë të lagjes Demolli ,por edhe tjerë   qe kishin dal sa për vikend ,ndërsa veturat i kishin lënë në rrugën  e asfaltuar më larg  . Reagimet këta fshatar disa here i kishin  shtruar edhe me shkrim si lloj peticioni  dhe reagime me gojë dhe në forma kolektive  ,por deri me tash   qeveritarët i kanë shti veshët ne te shurdhër  dhe  ky popull është në një gjendje  shumë të mjerë dhe i izoluar nga bota. Disa  banorë janë  fermer  kështu që  çdo gjë janë të detyruar  me krah ta bartin si  ushqimin  dhe  nevojat e veta   ,por edhe rendimentet e veta prodhuese janë në  hall si ti bartin me krah, andaj është koha  e fundit që zyrtarët mos të reagojnë nga kolltukët e buta qe me votën e këtij populli i kane marrë mandatet !!! Këta banorë  theksojnë se jemi ankuar në drejtorinë për infrastrukturë dhe zhvillim, por kot. Bashkim Demolli thotë se  kam qenë disa herë te  Hysen Durmishi, por me injorancë   e ka  zvarritur  ndërtimin e rrugës nga  LLapsideja  për te  livadhi i Pajës , kroni i Ahit ,për të shtëpiat e Avdullah Demollit,  Nezir Demollit ,Feriz Aliut ,deri ne lagjen  e poshtme Demollëve dhe lagja e Aliu.

 

Rruga aktuale qe tani përballen  njerëzit e fshatit Murrizajë-Hajkobillë  të irrituar  ,te mërzitur dhe  të pa shpresa!?.

 Nevojat për këtë rruge që të shtrohet në asfalt kanë  shumë banorë si Hamdi Aliu ,Shemsi Aliu,Amerllah Aliu ,Shaip Aliu,Kadri Aliu,Ilaz Aliu,Nazmi Aliu,Hasan Demolli,Jakup Demoli,Murat Demolli,Ferat Demolli,Selim Demolli,Muhamet Demolli,Adem Demolli,Osamn Demolli,Ali Demolli,Fadil Demolli,Ragip Demolli,Ismet Demolli,Hamit Aliu,Isuf Aliu ,Xhemshit Demolli,Jahir Demolli,Rashit Demolli,Murtez Demolli,Xhafer Demolli,Elez Demolli,Gani Demolli,Arif Demolli,Ramadan Demolli,Milazim Demolli,Maliq Aliu,Kadri Aliu,Hysen Aliu,Rexhep Aliu,Ramiz Aliu,Ruhan Aliu,Abaz Aliu,Halim Aliu,Gani Aliu ,Ajvaz Aliu,Hasan Aliu,Halil Aliu,Bajram Aliu,Nazmi Aliu,Ramë Aliu,Fehmi Aliu ,Gani Aliu ,Muhamet Aliu,Hajriz Aliu ,Ismet Aliu,Mehedin Aliu,Shefki Aliu,Vesel Bekteshi,Feti Dibrani,Salih Bektshi,Tahir Bekteshi,Bajram Bekteshi etj.  Të revoltuar dhe të irrituar në  qeveritarët  e tanishëm janë pasi ka vite qe kemi kërkuar të na ndihmon komuna  për hapjen e rrugës nga  llapsideja  në segmentin  lartshënuar, por edhe sjelljen e rrjetit të telefonisë,pasi ne jetojmë këtu , po jemi në terr, as TV, as Telefon as rrugë!?.  Ata  theksuan më në fund se nëse nuk ndërmerret diçka të na ndihmojnë  Komuna , jemi të detyruar të shpërngulemi të gjithë  kolektivisht,përfundojnë pothuajse një zëri këta fshatar  punëtor ,bujar dhe shumë mikpritës.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani fshati Murrizajë-Gllogovicë  Malësia e Gollakut 2016

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit