Get a site
MISTEREMITOLOGJI

Gjigandët dhe simbolizimi i tyre

Gjigantët dhe simbolizimi i tyre

Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerëj për titanët që zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), që simbolizojnë, nga masa fizike gjiande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal.

Ato mund të munden vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.

Evolucioni i jetës në drejtimin e rritjes Shpirtërore përfaqëson betejën e vërtetë të gjigandëve. Gjithsesi kjo betejë përfshin një arritje që mbartet si barrë e paqënë, nga vetë njeriu.

Miti i gjigandëve është një thirrje për heroizmat njerëzorë.

Gjurme te gjigandeve dhe fakte interesante nga vende te ndryshme te botes

Legjendat neper te gjithe boten flasin per gjigandet qe kane ekzistuar mijera vjet me pare ne Toke: qe nga India, Tailanda, Amerika; edhe Maya-te flisnin per disa gjigande Quinatezmin. Provat per ekzistencen e gjigandeve jane gjetur ne te gjithe boten.

Ne vitin 1577 ne Willisau, Lucerna te Zvicres u zbulua nje skelet i permasave shume te medha. Komisioni i eksperteve i kryesuar nga anatomisti i famshem zvicerian Felix Plater ne Basilea, mori ne studim rastin pavaresisht permasave gjigande. Keshtu u rindertua ne argjile “gjigandi i Lucerna-s” dhe eshtrat e tij u ekspozuan ne bashkine e qytetit.

Ne vitin 1810 ne Kaliforni u gjet nje skelet gjigand me 6 gishta dhe nje kafke shume te madhe. Ne legjendat e fiseve lekure-kuq te Omahas trashegohet legjenda e Mu-a-lusha, qenie gjigande qe kishin mberritur aty mijera vjet me pare nga Oqeani Paqesor dhe ne vitin 1870 ne ate zone u gjeten disa kafka me diameter rreth 60 cm. Edhe ne ishujt Aleutine jane gjetur skelete me permasa gjigande.

Per gjigandet flasin edhe disa legjenda te popujve qe jetojne perreth liqenit Titicaca qe ndodhet ne mallet e Andeve ne kufirin midis Peru-se dhe Bolivi-se. Ne kete legjende thuhet se fiset e gjigandeve migruan ne jug e paraardhesit e tyre kishin populluar Patagonine, aty ku i takoi dhe pershkroi Magelani: “Ishin njerez kaq te gjate saqe kokat e anetareve te ekuipazhit mezi arrinin deri te beli i tyre dhe zeri i tyre ishte si ai i demit.”

Ne cdo vend te botes jane zbuluar keto skelete te pabesueshme: ne Gargayan te ishujve Filipine eshte zbuluar nje skelet 5.18 m i gjate; ne ishullin Ceylon/ Java jane zbuluar disa skelete 4 m te gjate; ne Pakistan skeletet ishin 3.5 m te gjate.

Dhembe njerezish gjigande jane gjetur ne Peru, Kine (ku jane quajtur ‘dhembe dragoi’) dhe ne Itali. Ne vitin 1925 ne Glozel te Frances eshte gjetur “Kampi i te vdekurve”, rreth 3000 objekte te ndryshme: bizhuteri, qeramike dhe objekte te tjera prej kocke dhe druri qe datojne ne vitet 15 – 17 000 para eres sone.

Le te sjellim nder mend se sipas historise zyrtare, sistemi i pare i shkrimit te dokumentuar eshte ai sumero- akadiane qe daton rreth mijevjecarit te IV para eres sone. Objektet prej qeramike paraqesin nje sens artistike shume te rafinuar dhe shume shprehese aq sa ajo kulture eshte quajtur “qyteterimi i heshtur”. Pervec gjithe ketyre ornamenteve jane gjetur edhe eshtra njerezish rreth 5 m te gjate.

E mbylim kete pasqyrim me gjetjen e vitit 1663 ne qytezen Tiriolo, Catanzaro te Italise, ku ne disa germime ka dale ne drite nje varr me dimensione gjigande dhe brenda tij nje skelet tejet i madh.

Duke gjykuar nga gjetjet, vihet re nje vazhdimesi midis races antike dhe races sone. Ndoshta u detyrohemi atyre per te gjitha njohurite antike qe kemi si dhe per monumentet antike ciklope qe ekzistojne edhe sot neper te gjithe boten dhe na mrekullojne me mjeshterine me te cilen jane ndertuar.

[the_ad id=”4118″]

About Author

Komento rreth shkrimit