Get a site

Ka ardhur koha të fisnikërohet kombi ashtu siç duhet e siç na ka hije!

skenderbeu

Shkruan : Skënder Shala

Atdheu është mbi të gjitha, prandaj duhet të mbrohet çdo pëllëmbë me çdo kusht, në çdo kohë, nga çdo rrezik, dhe me çdo sakrificë. Mbrojtja nuk është thjeshtë çështje morale, apo vullnetare, apo krahinore e rajonale siç na ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Por është akti më i lartë njerëzor, është një borxh gjithpërfshirës, i pa tjetërsueshëm që rezulton me identitetin personal dhe kolektiv, është borgj i natyrshëm ndaj atdheut e kombit tuaj, është përgjegjësi e ligjshme.

Falë kombit tonë që ka pasur individ shumë të mblidhej, me të gjitha cilësitë, dhe që na janë dhuruar në kohërat më të vështira e më të rrezikshme gjatë historisë tonë. Që me përpjekjet më të mëdha ja kanë kushtuar tërë jetën çështjes madhorë, duke na shpëtuar Atdheun e Kombin, të paktën ketë që e kemi ende sot, sepse rreziku ka qenë shumë i madh, madje edhe nga shfarosja e tërësishme si shumë kombe tjera që kanë pasur fatin e zi.

Por pyetja shtrohet në përgjithësi; sa ne jemi të përgatitur dhe të vetëdijshëm, që ti kushtojmë rëndësi edukimit të mirëfilltë dhe të natyrshëm duke filluar nga familja, shkolla, deri të institucionet me të larta shtetërorë mbar kombëtarë edhe me predikimet fetarë?

Ku jemi sot?

Nuk dua ti përmendi të gjitha peripetitë negative që kemi përjetuar sepse janë tepër të dhimbëshme, por kurrë s’duhet t’i harrojmë që të nxjerrim mësime për të ardhmen.

Çfarë duhet bërë;si shembull po paraqes popullin judë, sepse kemi një ngjashmëri historike. Ky popull në dekadat e fundit ka nxjerr nga e kaluara shumë mësime, dhe tani është populli më karakteristik, më kompakt dhe më i veçantë në botë me organizim në të gjitha fushat.. Është i vetmi shtet që ka organizim në tërë botën me shkolla private, me kulturë, zakone, dhe me gjithë mekanizmat tjerë që i duhen aparatit dhe interesit shtetëror, me çdo aktivitet, politik, fetar apo edhe në jetën privatë që të gjitha janë në shërbim të shtetit të vet dhe gjithnjë në gjendje gatishmërie për ,,eliminimin e pengesave kudo e çfarëdoqofshin ato“.

Diçka të ngjashme si juda kanë edhe greket, e serbet. Të gjitha institucionet I kanë në shërbim shtëtëve të veta.

– Prandaj Serbia për një shekull e gjysëm është trefishuar si territor në dëm të tjerëve. Kurse ne Iliro-Shqiptarët e gadishullit Ilirik i kemi humbur 90% tokën tonë të shenjtë!

Vetëm nga kongresi i Berlinit e këndej dihet sa shumë territor kemi humbur!

Ne nuk kemi nevojë për kultura aziatike, afrikane etj. Ne rrjedhim nga parahistoria, nuk kemi arsye të ecim mbrapa të tjerëve.

-Por me ketë çështje duhet të merret akademia e shkencave, sepse vetëm kombi ynë nuk i ka të zgjedhura këto çështje në asnjë fushë, madje ne nuk njohim vetveten, as gjërat elementare, qofshin ato në arsim, kulturë, politik, fe, etj.

Kombi ynë i ka tri fe. Të tri fetë i kemi pasuri kombëtare. Me respekt duhet t’i mbajmë dhe t’i kultivojmë. Por gjithnjë në shërbim të Atdheut e Kombit të pa ndarë. Përndryshe tradhtohet Dhurata e Zotit dhe dëmtojmë vetveten duke humbur krejtësisht në një çthurje të çoroditur.

Duhet të kemi kujdesë, së atë që smuajti ta bejë armiku krejtësisht (pjesërisht po por nejse) duke na tjetërsuar,-sot po e bëjmë ne vet në liri, me pakujdesin tonë?!

Sot, ne kemi shumë nevojë të madhë të integrohemi si komb, pastaj të shofim çka po tepron.

Shteti ka nevojë të ndërtohet mbi baza të shëndosha, prandej duhet investuar në një edukat të shëndosh.

Këto çështje kërkojnë zgjedhje së më parë së jemi të vonuar në çdo pikëpamje. Me ketë çështje duhet të merren akademitë e shkencave, studiues të mirëfilltë, në mënyrë që ta kemi një edukatë të qëndrueshme, të mirëfilltë për të sotshmen dhe të ardhme tonë më të sigurt, më të lumtur, më të respektuar mbi tapitë tona që na janë dhuruar.

Propozoj që fillimin e shek. XXI ta nisim me uratën më të mirë për identitetin tonë kombëtare me sa vijon:

-Shqipërimin e emrave dhe të mbiemrave pa dallim feje e moshe!

-Fund emrave fetar dhe të huaj!

-Ky veprim e fisnikëron kombin tonë për së mbari, sepse kthjellon origjinën dhe pastron natyrshmërinë nga naiviteti, nga mbeturinat e shekujve të zi, kurse në anën tjetër hapë rrugë vetëdijësimit, kulturës dhe ardhmërisë tonë, duke e shmangur njëherë e përgjithmonë rrezikun e tjetërsimit!

-Shqipërimi është për qartësi, dlirësi dhe kuptim, është vetë realiteti.

-Prandaj ftoi ndërgjegjen tonë kombëtare kudo që është; intelektualet, klerin përparimtar, rinin, institucionet, gjithë popullin tim në ketë nisme të shenjtë!

Paçim uratën e Zotit, vullnetin e mirë, që me devotshmëri ti shërbejmë kësaj Dhurate!

Komento rreth shkrimit