Get a site
POLITIKE

Kërkesa për kompensim e Skender Jasharit në rastin e Grupit të Dobrosinit!

Kalvari i Grupit të Dobrosinit, ende nuk ka mbaruar. Të akuzuar për rastet e sulmeve të Dobrosinit, kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, më 17 maj 2012, 28 qershor 2012 dhe 10 tetor 2012. Sulme këto të ndodhura si reagim i fundit, pasiqë Serbia më 26 dhjetor 2008, kishte arrestuar Grupin e Gjilanit( Preshevës), përkundër reagimeve shumë të fuqishme politike dhe qytetare të Shqipëtarëve, në Luginë, Republikë të Kosovës, Republikë të Shqipërisë por edhe në vendet perëndimore, Serbia nuk mori vesh!
Madje për më keq, avazin e terrorizimit dhe terrorit kundër Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, e vazhdoi edhe më 4 maj 2012, dy ditë para zgjedhjeve në Serbi. Sërish edhe më ashpër reaguan Shqipëtarët! Por Luftëtarët Shqipëtar të Luginës së Preshevës, e kishin kuptuar tashmë, që BE-ja është duke heshtur, me qëllim të joshjes së Serbisë, për ta larguar nga ndikimi rus, derisa reagimin e Shqipëtarëve për Serbinë ishte jo i rëndësishëm! Prandaj Sulmet e Dobrosinit, bënë që Serbia të detyrohet t’i liroj të dy grupet, edhe Grupin e Bujanovcit, e më pas edhe Grupin e Preshevës( Gjilanit)!
Ky është mësimi i parë, që sërish Serbia kupton vetëm gjuhën e njejtë me të cilën ajo fillon të flasë( gjuhën e forcës)!
Por gjuajtje shtrigash filloi Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, i shantazhuar dhe porositur nga Serbia, edhe në Republikë të Kosovës, derisa Institucionet e Republikës së Kosovës heshtën apo tentuan të arsyetoheshin që janë ligjërisht jokompetente! Serbia përmes spijunit të saj në Kosovë, që deponoi deklaratën sekrete( të cilën edhe unë e kam pa më 03.07.2012, derisa merresha në pyetje nga policia hetuese e EULEX-it), e për të cilën ky person kishte marr rreth 10.000 euro shpërblim. I njejti person, kishte bërë kërcënime se:” do më arrestonte me policinë e EULEX-it, dhe do më konfiskonte armët, për shkak që paskam sulmu policinë edhe xhandarmërinë e Serbisë në Dobrosin…” Deklarata e këtij personi, i mjaftonte që për të krijuar mbulesë ligjore, që të arsyetohej ky Fraksion politiko-kriminal i EULEX-it, që inicimi i hetimit të ishte gjoja ligjor, e jo i porositur dhe shantazhuar nga Serbia! Gjatë gjykimit paraprak, por edhe gjatë rigjykimit, në vazhdimësi me këmbëngulësi kam kërkuar sjelljen e këtij personi, si dëshmitarë, po ashtu edhe sjelljen e kërcënimit të këtij personi që kishte bë përmes facebookut- por nuk është pranuar asnjëherë të sjellen!
Pas 3 vite e 9 muaj burgim politik, të porositur dhe shantazhuar nga Serbia, në fund siç e pritja, do jepej një rigjykim politik, duke mos zbardhur në detaje të vërtetat e rastit. Personalisht kam qenë i zënë rob, në maj 2001, në Luftën e UÇPMB-së, nga forcat serbe, shkaku që ishim tradhëtuar nga disa eprorë të Zonës Operative të Preshevës, e që gjatë disa ditëve kam kaluar tepër keq, por për fat të keq, gati e ngjajshme për mua ishte edhe vuajtja e burgimit politik. Tortura duke u mbajtur edhe në dhoma me: kriminel ordiner; të sëmurë psiqik; të sëmurë infektiv; problematik; hajdutër, grabitës, plaçkitës; përdhunues e pedofil; duhanpirës e përdorues droge( që edhe në qeli përdornin drogë); zhumrëtar; të dhënë pas veseve si shikimit të serialeve a sporteve me zë të lartë; që luanin bixhoz e lojëra të tilla; pastaj në qeli që kushtet i kishin torturuese( mungesë uji të pijshëm; mungesë uji për toilet; mungesë të dritës elektrike; pikonte ujë nga tavani; kënetë uji në dysheme që kundërmonte; madje një rast edhe pikonte uji nga tavani në shtrat; myk dhe kundërmim myku në muret e qelisë; toaleti i bllokuar me disa dhjetra kilogram nevojën e madhe fiziologjike dhe urinë( që më së shumti kundërmonin); mungesë e ngrohjes; dritarja e plastikës e thyer prej nga dimrit hynte ftohti, ndërsa pjesa tjetër e dritares tërësisht e nxier prej nga as drita e diellit nuk hynte; mëngjesi dhe darka shpesh as nuk i jepej fare; dreka i shërbehej në një pjatë plastike me kushte higjienike të tmerrshme, sa që askush thuaja se nuk e pranonte ushqimin e tillë-ata që e pranonin ushqimin ishin nëpër qeli që kishin kushte pak më të mira( që s’kishte toatet që kundërmonte, as myk etj); mjekët luanin rrolin e testuesit të qëndrueshmërisë së të burgosurit në grevë( zakonisht në ditën e 7, pastaj të 9, pastaj të 12 vinin për të testu nënshtrimin), kurse në ditën e 13-14 nëse nuk dorëzohej grevisti, atëherë mjekët e zyrtarët korrektues pranonin dorëzimin; kërcënime deri edhe tentime për përdorim dhune( derisa jam dëshmitarë që ndaj të tjerëve të burgosur dhe paraburgosur është përdorur dhunë brutale) nga grupet politiko-kriminale të gradianëve( sidomos të kryesuar nga mbikëqyrës të lartë të cilët kishin punuar edhe gjatë kohës së Serbisë); deri organizim, radikalizim, ekstremizim, rekrutim të grupeve terroriste islamike( në Pavionin VIII të Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjatë vitit 2014- për të cilën kam dorëzuar kallëzim penal!), deri edhe kërcënime dhe rrezikim të jetës.
Tashmë Gjykata Themelore në Gjilan, PKR. 110/16 më datën 06.12.2016 dhe vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, PAKR.nr.151/2018 të datës 24.09.2018, vërtetohet pafajësia e Grupit të Dobrosinit.

Në pajmtim me nenin 29, paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, në nenin 9, paragrafi 5 dhe bazuar në nenin 15 dhe 526, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, që sipas nenit 7, për kompensim të dëmit tashmë procedura është në përfundim e sipër.
Duke qenë vetë edhe jurist-penalist, asnjë vlerë materiale, nuk mund ta kompensoj dëmet që më janë shkaktuar nga akuzat, ndjekjet, gjykimet dhe rigjykimi politik në rastin e Dobrosinit. Më së miri do ishte të mos isha viktimë e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në të kundërtën si kompensim më i mirë e më shpagues për mua do ishte Liria e Atdheut tim. Dëmin që më është shkaktuar mua dhe familjarëve të mi, nga ky rast dhe hakmarrja që ka bë Serbia, kundër meje, familjarëve të mi dhe pronës së familjarëve të mi, asnjë Ligj Humanitar Ndërkombëtar( Ligj i Luftës) e asnjë arsye njerëzore normale, nuk e përligj, andaj këto Ligje, më japin të drejtën për kompensim sa më real, në të kundërtën më mbetet e drejta më sublime që të vetëmbrohem, që të Luftojë për Lirinë e Atdheut tim- si kompensimi më i mirë për dëmin që më është shkaktu.
Shumën në vlerë materiale për kompensim ndaj meje, në rastin e Grupit të Dobrosinit është së paku prej mbi 15.000.000( pesëmbëdhjetë million) Euro.
Institucionet e Kosovës, në kuadër të të cilave kanë vepru EULEX-i( Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it), janë përgjegjëset kryesore, si për shkeljet e të drejtave të mia, ashtu edhe për mos reagim kur mijëra e mijëra shkresave që i kam dërguar për shkeljet që më janë bë, e që nuk kanë reagu sipas ligjit siç i obligon! Për më keq, është rrezikuar jeta dhe ekzistenca e Familjes time( që për këtë asnjë çmim s’do mund t’ma kompensonte, madje as Liria e Atdheut tim, sepse Lirinë e Atdheut tim e dua që ta gëzojnë Familja ime!); më është rrezikuar për të shumtën herë jeta ime dhe e vëllaut tim, edhe në burgjet e Kosovës; agjentët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë, si në vendlindje, ashtu në Republikë të Kosovës, por edhe në burgjet e Kosovës, na sulmuan, kërcënuan dhe rrezikuan jetët tonë, pastaj pronën e familjes time; derisa jam refugjat politik në Kosovë, disa herë është tentu vrasja ime nga Serbia( madje edhe nga agjentët islamik të Serbisë); derisa disa herë ka tentu Serbia t’më akuzoj për Luftë kundër saj; derisa Ardhmëria ime në Kosovë rrezikohet, duke më rreziku jetën e Familjarëve të mi, jetën time, pronën e familjes time, derisa më pengohet shkollimi, dhe të gjitha të drejtat elementare të njeriut etj.

Madje Rasti i Dobrosinit, edhe sipas Kryeprokurorit të prokurorisë Themelore të Qarkut të Gjilanit, Zëdhënsit të Policisë të rajonit të Gjilanit, por edhe nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, është cilësuar ndër rastet “top sekret”. Rasti i Dobrosinit, raportohet së paku 4 herë në OKB, e që për asnjë rast tjetër nuk ka ngjarë praktikë e tillë. Nuk ka patur asnjë rast tjetër që Qeveritarët e Serbisë, vazhdimisht të kenë reagonin, që nga fillimi i rastit të Dobrosinit, e sidomos me rastin e shpalljes së pafajshëm.
Atëherë më mbetet, o kompensim material real, që kurrë më mos të përsëritet përndjekja politike ndaj meje dhe ndaj askujt tjerër nga Fraksione politiko-kriminale të EULEX-it a të tjerë, ose të kthehem në vendlindjen time dhe të luftoj për Liri të Luginës, Sanxhakut të Novi Pazarit, Vojvodinës etj, kundër Serbisë!
Çdo njeri besoj që kur t’i rrezikohet jeta dhe ekzistenca e familjes së tij, do e shkatërronte botën po të mundëte, e për mua jo vetëm botën por edhe Ferrin e Parajsën do shkatërroja! Për dallim nga të tjerët që s’mund edhe aq ta mbrojnë Familjen, unë këtë mund ta bëjë, së paku këtë e di mirë Serbia!
Jam ithtarë i Paqes, Lirisë dhe Demokracisë, por nëse Institucionet nuk mbrojnë të Drejtat e Njeriut, atëherë ato i mbrojë vetë dhe jam plotësisht i bindur që:
1. Kanuni i Lekës dhe Konventat e Gjenevës dhe Protokolet e saj më japin të drejtën ligjore;
2. Situata politike dhe e sigurisë e tendosur në Luginë të Preshevës, por edhe në Sanxhakun e Novi Pazarit, Vojvodinë etj;
3. Situata gjeopolitike, gjeostrategjike rajonale dhe globale e ndjeshme kundër Serbisë dhe e favorshme për ta luftu Serbinë;
4. Përvoja ime ushtarake dhe luftarake në luftëra kundër Serbisë dhe Maqedonisë;
5. Shkollimi im ushtarak në veçanti në luftën speciale, diversive dhe guerile;
6. Studimin e hollësishëm të aspekteve ushtarake, policore, agjenturore, caqeve strategjike të Serbisë;
7. Shkollimi im penalo-juridik, me theks të veçantë anti-terrorizmin, kriminalistike etj;
8. Trajnimet e mia ushtarake në veçanti në luftën speciale, diversive dhe guerile;
9. Përvojat e mia të vazhdueshme gjatë shkuarjeve në vendlindjen time( aq sa Serbia por edhe Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, e dijnë mirë që deri disa muaj kam operuar me jetë të “luftës për ekzistencë” në territorin e Luginë së Preshevës, territor ky që njihet për numrin më të madh të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë, në krahasim me territoret tjera të Serbisë);
10. Terrori i Serbisë kundër Luginës së Preshevës, e veçmas kundër ish-luftëtarëve Shqipëtar është i theksuar; pastaj përvoja, përgatitja dhe gatishmëria për t’iu kundërvënë Serbisë-më së miri është dëshmuar në shumë raste por edhe në rastet e Sulmeve të Dobrosinit;
11. Në vendet e Ballkanit, ka tepër shumë armë të fshehura nga Luftërat; ka tepër shumë kontrabandë armësh madje edhe me çmime tejet të ulëta; e sidomos këto në Serbi janë shumë më të shumta!
12. Prodhimin, improvizimin e çdo arme ekzistuese dhe sidomos të armëve speciale të panjohura për publikun e gjerë( e që nëse do kisha dashur përfitim material, lehtësisht kisha mundur që vetëm një nga to sesi prodhohet, t’ia shisja grupeve të armatosura a edhe terroriste islamike dhe do kisha përfitu materialisht shumë më shumë- por derisa kjo është kundër bindjes time, nuk ka gjasë ta bëj!); Sesa lehtësisht dhe duke patur mjete rrethanore mund të prodhohen armë të lejuara me Konventat Ndërkombëtare të Luftës ashtu edhe armë të ndaluara, vetëm ekspertët e mirëfillt ushtarak mund ta kuptojnë, thjesht çdo përbërës për prodhimin e një arme, në jetën e përditshme përdoret për destinim civil, mjafton vetëm komponimi i dy a më shumë përbërsëve në përqindjen e duhur a mënyrën e duhur!
Të gjitha këto më japin sigurinë që nëse Institucionet nuk e zbatojnë ligjin, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të reparojnë dëmin që është shkaktuar, natyrisht çdo njeri, do marr ligjin në dorë të vetë!

Më:02.02.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

About Author

Komento rreth shkrimit