Get a site
DossierKOSOVE

Koshare legjendare e lirisë

Koshare legjendare

Ti sot ndjehu krenare
që moti i bashkove
trojet shqiptare,
Koshare tokë atdhetare,
këtu nuk durohej
çmenduria barbare.

Koshare vend qëndrese,
aty është bërë
beteja më e madhe.
e çlirimit dhe bashkimit
të trojeve shqiptare.

Ti sot ke lot e dhembje,
por ti je nderi dhe krenaria,
ty Koshare heroike
edhe lart nga qielli,
dielli të lëshoi rreze lirie,
kundër asaj barbarie,

këtu thërriste qielli ,
toka, dielli dhe hëna,
për atdhe edhe liri,
bjeruni barbarëve
se për këtë ditë
ju ka rritur atdheu
kombi dhe dhe nëna
e dashur Shqipëri.

shpirtin tuaj luftarak
në këtë natë të stuhishme,
po e ndriçon dhe hëna
barbarët ishin tërbuar
si qenie të pa koka,
se tmerrin e tyre,
nuk e duronte më
qielli dhe as toka,

nga plumbat e trimave të lirisë,
po qahej dhe toka.
barbarët binin nuk iu dihej
as trupi as koka,
Liri , Liri thërriste për shqiponja,
këtu edhe nëntoka,

kështu mbrohet atdheu
dhe liria , o barbarë
ku i keni trup shpirt edhe koka,
për liri edhe atdhe
janë bashkuar shqiptarët
nga qielli deti edhe toka.

Agim Ramadani ,
Salih Çeku dhe trimat e lirisë
në Kosharen legjendare
mirë se erdhe të parët
i thanë bashkimit dhe lirisë,
mirë se u bashkuat sot ju trojet
etnike të të gjithë shqiptarisë,

ne do të shkojmë të gëzuar
me dëshmorët trima
në qiejtë e përjetësisë ,
nga lartë do ti jap ndriçim
dhe buzëqeshje atdheut dhe lirisë,
ndërsa poshtë kemi gjakun tonë
gurthemel të shtetit dhe lirisë ,

trimëria dhe heroizmi i tyre
filluan bashkimin
e trojeve etnike të gjithë shqiptarisë,
Koshare, Koshare ,
kështjellë dhe mburojë e lirisë,
këtu të mbrojtën dhe të lartësuan
shqiponjat e atdheut ,
legjendarët e lirisë,

ti sot ndieju fatlume
ndjeju dhe krenare,
ti ishe beteja
më e lavdishme
e Ushtrisë Çlirimtare,
dhe emblema e bashkimit
të trojeve shqiptare!

Koshare, Koshare,
ti sot ndjehu e qeshur
e lumtur dhe krenare,
me lavdin më të thellë
kujto heronjtë,
dëshmorët e kombit,
dhe luftën e lavdishme
të Ushtrisë Çlirimtare,

nga trimëria jote
përjetësisht është shuar
errësira dhe robëria
në këto troje shqiptare,

heroizmi yt
edhe sot i çmend
hordhitë e egra barbare,
kur e kujtojnë
betejën me ty
shqiponjë legjendare,

Koshare, Koshare
ti gjithmonë
do të jesh legjendare,
këtë emër të shenjtë
t’a dha Ushtria Çlirimtare,
me ty edhe historia
përjetësisht do të
ndjehet e lumtur dhe krenare.

About Author

Komento rreth shkrimit