Get a site

Ku mbeti Medvegja !?

refik-hasani

Shkruan: Refik HASANI

Ndarja e afër gjysmë milioni Euro nga Qeveria e Kosovës është për ta përshëndetur,pasi për her të parë ndahet një shumë e tillë me dedikim Krahinës së mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Por, me rastin nënshkrimit që ZëvëndësKryeministri dhe Ministri i Kulturës,rinisë dhe sportit z.Kujtim SHALA,të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit e harrohet përfaqësuesi i Medvegjës. Medvegja, më së shumti ka nevoj për mbështetje, për ndihmë, pasi jan më pak banorë të mbetur. Më shumë të dëbuar, zhvendosur e të shpërngulur ka nga Medvegja që jan vendosur në Komunën e Fushë Kosovës , Prishtinë e gjetiu. Nuk është hera e parë që Medvegja edhe nga fjalori hiqet, pse!?. Nuk është hera e parë që Medvegja nuk përmendët. As në togëfjalshin si toponim Shqiptarë nuk përmendët në këto takime të larta!. Nëse Medvegja nuk përmendët në takime në Qeveri e Parlament të Shqipërisë e Kosovës, nga instanca e mekanizma Qevertitar,Shtetërore, zyrtare e Akademike.A thu kush do të përmendë Medvegjën nëse e harrojm ne. Liderët politik e e intitucional të Komunës së Preshevës dhe të Bujanocit nuk duhet të bëjn më shumë se gabime e të harrojn e anashkalojn Medvegjën në përfaqësime. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Konçulit kemi kërkuar publikisht në vazhdimësi që të bëhet një fondë i rregullt, i përhershëm nga Tirana dhe Prishtina zyrtare për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

26 janar 2016

[the_ad id=”4118″]

 

Komento rreth shkrimit