Get a site

MPJ largon nga shërbimi diplomatik Salih Sefën (Dokument)

shërbimi diplomatik Salih Sefën

Botapress, 23 Gusht-Sipas dokumenteve që ka sigurar Botapress nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Salih Sefa, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Bern dhe zyrtar i lartë i Departamentit për Protokoll të shtetit pranë MPJ është larguar nga ky shërbim diplomatik.

‘’Z. Salih Sefa, zyrtar i Lartë I Departamentit për Protokoll të shtetit, i ndërpritet marrdhënia e punës në shërbimin Civil, pa dëmtuar apo reduktuar të drejtën për pension, bazuar në nenin 8 pika 1.4 të Rregullores për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil..’’thuhet në vendim shkruan Botapress.

Në vendimin që është marrë nga komisioni disiplinor i emëruar nga Sekretari i përgjigthshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, shkruan Botapress.

Ashtu sic ka bërë të ditur Botapress kohë më parë për keqpërdorimin e detyrës nga z.Salih Sefa, duket se organet kompetente bazuar në këto keqpërdorime të detyrës zyrtare kanë marrë vendim të largojnë nga shërbimi diplomatic konsullin Sefa.

Botapress poashtu kohë më parë ka siguruar dokumente në të cilat është vërtetuar se Sali Sefa ka marrë Diplomë të Universitetit të Nishit gjatë kohës sa ishte në burg ndërka gjatë shërbimit si konsul I ka siguruar vizë dhe lejeqqëndrim vjehrrës së tij Emrzate Selimi,e cila ka dy nënshtetësi, të Maqedonisë e të Kosovës.

Vendimi nga MPJ:

Komento rreth shkrimit