Get a site
DebateOPINIONPOLITIKE

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Populli Serbë sipas statistikave është një nga popujt që po zhduket më me shpejtësi,nëse vazhdon me këtë trendë të rënjes së natalitetit,atëher nisja e ndonjë luftë eventuale nga Serbia do të ishte më fatale për vetë popullin Serbë. Shkruan: Refik HASANI Nëse Serbia vazhdon të pengon dhe kërcnoj edhe me luftë Republikën e Kosovës,duke vazhduar të mban nën ndikim si me investime me miliona euro në mbajtjen dhe financimin e institucioneve paralele në Veri të Republikës së Kosovë. Atëher Serbia, Dëshiron të tregoj që Kosova nuk është për shtetë të pavarur. Por në këtë rast rrezikon shumë, duke këmbëngul në mos njohjen e Kosovës-ne Shqipëtarët mundë të unifikohemi dhe të shpejtohet procesi i bashkimit të neve shqiptarëve në një shtetë të përbashkët që këtë Serbia nuk mundë të pengon. Vetëm Shqiptarët mund t’ia dalin për ball Serbisë si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të Ballkanit.Serbia është duke harruar që nuk e ka lehtë sikur që na dëboi neve shqiptarëve që nga Nishi, Leskoci, Kurshmlia, Vraja etj. Serbia vazhdon të harron nuk mundë të luan lojra me propagandë, të shpallë luftë kundër neve shqiptarëve dhe të dalë fitues sikurse që vazhdon diskriminimin në krahinën shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Serbia është e humbur që në startë nëse është duke planifikuar invazion ushtarak në Mitrovicë të kësaj luftë të pashpallur por që ende po vazhdon. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim Republikën Sërpska duke paralizuar funksionimin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës. Serbia dëshiron duke iu bashkuar Republika Sërbska e Bosnjë Hercegovinës Serbia të rritet e forcohet me territor dhe në aspektin ushtarak,normal të pamundësoj egzistimin e shtetit të Bosnjë Hercegovinës, në këtë rast do të goditet Kroacia dhe do të dobësohet dhe kështu më lehtë t’ia dalë ballë me epërsi ushtarake Kroacisë. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim dhe të kontrolloj Serbët në Republikën e Malit të Zi.Me këtë, duke shtruar ndikim përmesë 35% ,që përbëjn Serbët në këtë Republikë dëshiron të rikthen prap në ndonjë Federat apo Union Serbi-Mali i Zi ashtu si që ishin deri në muajin maj të vitit 2006. Nëse Serbia, Tani ka filluar të shtrij dukshëm ndikimin e saj edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Dëshmi më e fortë është deklarimi më 3 janar të vitit 2017, i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z.Ivica Daçiç, ’’Se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedonin’’. Sa më shumë forcohen si element shtetë formues Shqiptarët që të jenë të barabartë me Maqedonasit aqë më shumë Serbia do të rritë ndikimin që Maqedonin në këtë rast Maqedonasit shpëtim e kan vetëm rikthimin në ndonjë Federat apo Union Serbi-Maqedoni-Mali i Zi eventualisht Bosnjë Hercegovinë e Kosovë në një mini Federatë Jugosllave. Nëse Serbia dëshiron këto katër, Ëndrra t’i realizon përmes nisjes së ndonjë luftë ushtarake veçmas në Kosovë, atëher vërtet do të futet në një aventur më të rëndë se në vitet e 90-ta.Serbia me ndihmën e Rusisë vazhdon të frymoj e të ndihet si një superfuqi ushtarake nga ish-Republikat e RSFJ-së. Mos të harrojm se egiston NATO-ja. 29 janr 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

About Author

Comment here