Get a site

FERIZAJ, KL”JERONIM DE RADA”

FERIZAJ, KL”JERONIM DE RADA”

ferizaj

Ferizaj, KL “Jeronim De Rada”
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Orë letrare në mbështetje të Projektit Global “100.000 Poetë për Ndryshime në Botë”
Më 24 shtator 2016  në Shtëpinë e Kulturës  në organizim të Klubit Letrar’’ Jeronim de Rada’’, u mbajt ora letrare në mbështetje të projektit global,’ 100,000 Poetë Për Ndryshime Në Botë”, ’’Hundred thousand poets for change’’.
Programin e drejtuan Kryetarja e Klubit, Prof. Dr. Qibrije Demiri dhe z Faruk Buzhala. Në këtë manifestim kishte poetë nga të gjitha viset e atdheut, që me vargjet e tyre e pasuruan këtë orë letrare.
Me poezitë e tyre u paraqitën:
1. Alban Hysa, jurist, muzikant dhe poet nga Kaçaniku;
2. Shqiponje Tahiri, fituese e dy çmimeve në gara të recituesve;
3. Ymri Musliu,
4. Mirlinda Koxha,
5. Ramadan Asllani,
6. Silva Tërrnava,
7. Tahir Seferi, rapsod dhe poet nga Shkupi;
8. Edona Salihu, recituese dhe krijuese,
9. Agim Desku, Klinë;
10. Sami Sherifi, kryetar i KL “ABC poetike”, Shkup;
11. Vita Çaushi-Halili,
12. Gëzim Arifi,
13. Rudi Berisha, kryetar i KL”Zahir Pajaziti”, Prishtinë;
14. Bardh Frangu, krijues nga Ferizaj;
15. Vjollca Ahmeti,
16. Fadil Curri, naëtar i SH SH”Fahri Fazliu”, Kastriot;
17. Dilaver Asani, Gostivar,
18. Ndue Uka,
19. Selvije Shijaku, Prizren,
20. Sami Vranovci,
21. Nuhi Sadiku
22. Faruk Buzhala, Ferizaj.
Falënderojmë kryetaren e Klubit Letrar “Jeronim de Rada” në Ferizaj Prof. Dr. Qibrije Demiri dhe bashkëpunëtorët e saj për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij manifestimi.

14494851_1845394449029229_1961121099599466684_n

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT

GJUHA-SHQIPE

 

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. Ky territor përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut. Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje. Në gjuhën shqipe u theksuan prirjet për afrimin e varianteve letrare të dy dialekteve (të veriut e të jugut) dhe u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, të trashëguar nga shekujt e sundimit osman, që u shpreh në përpjekjet për vendosjen e një alfabeti të njëjtë dhe në zhvillimin gjatë shek. XIX të një letërsie të gjerë artistike, didaktike e publicistike.
Gjatë Rilindjes u hodhën themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare në tërësi. Në fundin e atij shekulli kultura e re kombëtare nuk ishte më aspiratë, por përbënte, me breza të tërë shkrimtarësh, mendimtarësh, publicistësh e dijetarësh të fushave të ndryshme, një realitet, i cili kishte provuar katërcipërisht identitetin e përveçëm kulturor të popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcën e tij krijuese kulturore. Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet e nënvariantet e shumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushës materiale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, të ndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkët e gjithë popullit.
Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, si në çdo vend tjetër, ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shek. XVIII e sidomos në shek. XIX. Në këtë periudhë, kur zhvillohet procesi i shthurjes së mëtejshme të feudalizmit dhe i lindjes së ekonomisë së tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndërmjet qytetit e fshatit dhe ndërmjet qyteteve, si edhe ato ndërkrahinore, kur formohet një treg i përbashkët kombëtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare të Shqipërisë me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave të izolimit e të partikularizmit të ngushtë, krahinor e provincial, e zunë ndjenjat e interesave të përbashkët të të gjithë kombit e të territoreve të banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetëm si qendra të administratës osmane, por edhe si qendra të jetës ekonomike e politike të Shqipërisë. Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri si rrjedhim i qëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokën e Rilindjes.
Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Thelbin e saj e përbënte lufta kundër shtypjes kombëtare, jo vetëm me mjete materiale, të armatosura, por në radhë të parë me ato intelektuale, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të popullit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur kombëtarisht. Ashtu si te popujt e tjerë, kjo do të arrihej vetëm me formimin e një shteti kombëtar e të veçantë shqiptar. Këto ide, të përhapura gjerësisht në rrethet e kulturuara brenda e jashtë vendit nëpërmjet librave e shtypit, u futën dora¬dorës edhe në mendjet e njerëzve të thjeshtë, ndihmuan në formimin te populli shqiptar të ndërgjegjes së përbashkët kombëtare, e cila mishëronte vullnetin e gjithë kombit.
Rilindja ishte një lëvizje e gjerë, që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes. Ato dëshmonin se ndërgjegjja kombëtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinë në shkallën e duhur. Konsolidimi i ndërgjegjes kombëtare kaloi përmes një rruge të vështirë, duke kapërcyer prirjet e lokalizmit, të separatizmit patriarkal feudal, të trashëguara nga e kaluara. Të zhvilluara në rrethanat e reja, që u krijuan në shek. XIX, këto kryengritje të shtresave të ndryshme të popullsisë morën tipare të reja, filluan të karakterizohen nga ndjenja e bashkësisë së interesave të të gjithë shqiptarëve kundër sundimtarëve osmanë. Ato u shkrinë dora¬dorës në lëvizjen e përgjithshme kombëtare dhe u bënë pjesë e saj.
Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878¬-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejës (1899¬-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave të tilla udhëheqëse diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj gjatë Rilindjes.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI

Ptolemeu

 

ME PTOLEMEUN FILLON RRUGËTIMI HISTORIK I NJË EMRI
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf. Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emrin ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (Kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083¬-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i Parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme “Alekseida”, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë shqiptarë të shekullit XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre. Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës. Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin II. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

qeveria-e-vlores_delegacioni_arkiva_albert-vataj

PROGRAMI POLITIK I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-¬40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek. XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771¬-1831) dhe i Ali pashë Tepelenës në jug (1787-¬ 1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859¬-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia. Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trëmbeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të hedhur poshtë robërinë osmane.
Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Ata përpunuan doradorës idetë për të drejtat e kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe lëvizjet e para të viteve 30¬-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843¬-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-¬1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale¬-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-¬tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-¬administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në nëntorin e vitit 1912.
Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale¬-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike¬-politike dhe strukturat ekonomiko-¬shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre. Por në rastin e shqiptarëve kërkesa e autonomisë u kushtëzua, në një shkallë të konsiderueshme, nga një varg arsyesh të karakterit ndërkombëtar. Rilindësit mendonin se autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit, do të ishte një zgjidhje më e pranueshme për Portën e Lartë, sesa ajo e pavarësisë dhe e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominë si një masë që mund të pajtohej edhe me politikën e status quo¬së së Perandorisë Osmane, të ndjekur nga Fuqitë e Mëdha. Një administrim autonom i Shqipërisë do t’u priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha të të drejtave të shqiptarëve mbi trojet e tyre dhe të përkatësisë së tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale¬-administrative e Shqipërisë nën sovranitetin e Perandorisë Osmane do të shmangte, sa të ishte e mundur më shumë, rrezikun e copëtimit dhe të aneksimit nga shtetet fqinje. Organizimi i Shqipërisë si një njësi e veçantë shtetërore autonome, qoftë edhe brenda Perandorisë Osmane, do të mënjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit të saj me këtë Perandori, kur kjo të shthurej dhe zotërimet e saj të ndaheshin ndërmjet shteteve ballkanike. Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të shtresave më të gjera të popullsisë kundër sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të armatosura, që ndoqën njëra-¬tjetrën, gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-¬40 e vazhduan deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-¬1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re, e cila shënoi një etapë më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare, edhe nga përbërja e forcave shoqërore që e udhëhoqën atë. Në periudhën e feudalizmit në krye të lëvizjeve çlirimtare qëndronin krerë feudalë ose fshatarë. Meqenëse atëherë vendi ishte i ndarë në njësi politiko–administrative të veçanta, pa lidhje me njëra-¬tjetrën dhe ku krerët hynin shpeshherë në konflikt me njëri-¬tjetrin, lëvizjet kundër zgjedhës së huaj bëheshin, si rregull, në emër të një njësie politiko-administrative të veçantë dhe synonin çlirimin e kësaj njësie e jo të të gjitha trojeve shqiptare. Edhe kërkesat e tyre ekonomike e politike ishin të kufizuara dhe me karakter lokal. Ndryshe ndodhi në epokën e Rilindjes, kur lëvizja çlirimtare i kapërceu caqet lokale e krahinore, krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkimin e forcave më të ndryshme shoqërore të kombit shqiptar rreth një programi dhe një qëllimi të vetëm. Zhvillimi i ekonomisë së re të tregut solli ndryshime në strukturën shoqërore të vendit. U formua borgjezia kombëtare si një forcë e re shoqërore, e cila, në kushtet e një zhvillimi të dobët të kapitalizmit dhe të ruajtjes së mbeturinave të feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronën mbi tokën. Ajo përfaqësohej kryesisht nga tregtarët, zejtarët e pasur dhe pronarët e manifakturave, të punishteve e të fabrikave të para. Si një forcë që ishte e interesuar si për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu edhe për krijimin e kushteve për sigurimin e personit e të pronës dhe për zhvillimin e ekonomisë së tregut në përgjithësi, borgjezia, në radhë të parë intelektualët e dalë nga radhët e saj, luajtën një rol të rëndësishëm si në përpunimin e programit të lëvizjes kombëtare, ashtu edhe në drejtimin e saj. Inteligjencia, e cila vinte jo vetëm nga radhët e borgjezisë, por edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, zuri një vend të veçantë për nga roli i saj në lëvizjen kombëtare të periudhës së Rilindjes. Ajo luftoi e punoi për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombëtar, për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi, përpunoi idetë nacionale e ideologjinë e Rilindjes, programin kombëtar dhe mendimin politik shqiptar në të gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhët e saj dolën edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombëtare që udhëhoqën lëvizjen nacionale. Në një vend si Shqipëria, ku bujqësia vijonte të mbetej sektori kryesor i ekonomisë, forcën më të madhe ekonomike e shoqërore e përbënin pronarët çifligarë, të lidhur me pronën mbi tokën, por edhe me ekonominë e tregut. Ndryshe nga pronarët e mëdhenj me origjinë feudale, që përfaqësonin një shtresë konservatore, e cila përgjithësisht mbështeste sundimtarët osmanë, çifligarët, edhe pse nuk kishin një fizionomi shoqërore homogjene, as pikëpamje politike të njëjta, ndjenin domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomike e politike në vend. Përveç kësaj, çifligarët e rinj ishin të pakënaqur edhe nga paaftësia e Perandorisë Osmane për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit nga rreziku i copëtimit dhe i zhdukjes së shqiptarëve si komb, rrezik që filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe të veçanta të kësaj force shoqërore u përfshinë në programin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen nacionale shqiptare në epokën e Rilindjes, kurse mjaft intelektualë, të dalë nga gjiri i kësaj shtrese çifligarësh, përqafuan idetë e reja, u bënë pionierë e ideologë të Rilindjes.
Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30¬-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare. Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.
Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencies, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh (që vinin sidomos nga inteligjencia), që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

refik-hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës

Shkruan: Refik HASANI Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në : – Vojvodinë, – Rajonin e banuar me Bullgarë dhe – Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992 Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

24 shtator 2016

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

konstandini

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Për rreth 3 shekuj (251–565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Shumica e tyre kanë ardhur nga rajoni i Sirmiumit (pranë Mitrovicës së sotme- të Vojvodinës) në Iliri. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romakë rrallë gjendet ndonjë ilir. Më sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.
• Trajan Decius dhe i biri, Herenius Etruskus
Në bazë të të dhënave historike, perandori i parë ilir ishte Trajan Decius. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249–251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve.
Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.
• Hostiliani
Hostiliani (230–251) ishte një perandor romak në vitin 251 dhe i dyti me origjinë ilire. Hostiliani lindi në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri, djali i perandorit të ardhshëm Decius dhe bashkëshortes Herennia Cupressenia Etruscilla. Ishte vëllai më i vogël i perandorit Herennius Etruscus. Për të ndjekur gjurmët e të atit drejt fronit, Hostiliani mori trajnimet e duhura që një princ duhet të merrte, por gjithnjë qëndroi nën hijen e vëllait të tij Herennius, që gëzonte privilegjin e të qenit trashëgimtar. Në fillim të vitit 251, Decius i la fronin djalit të tij Herennius të bashk¬udhëhiqte Hostilianin. Decius and Herennius më pas bën një kryengritje kundër mbretit Cniva të gotëve, për të ndëshkuar pushtimet e tij. Megjithatë Hostiliani mbeti në Romë për shkak të përvojës së paktë.
• Klaudi  II¬
Klaudi II¬ nga Iliria hipi në fron në vitin 268. Në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet, derisa vdiq në tokën ilire.
• Mbretërimi i Quintillus
Të dhënat për mbretërimin e Quintillus janë të pakta dhe kontradiktore. Disa thonë se mbretërimi i tij zgjati vetëm 17 ditë, ndërsa të tjerë thonë se zgjati 177 ditë. Gjithashtu ka mosdakordësi për shkakun e vdekjes së tij. Mendohet se ai mund të jetë vrarë nga vetë ushtarët e tij për disiplinën e rreptë ushtarake. Ekzistojnë dhe zërat që thonë se ai vrau veten duke prerë damarët. Megjithatë vetëm për diçka bien të gjithë dakord, për vendin e vdekjes, më Akuileia. Quintillus që vinte nga Iliria la pas dy djem Claudius dhe Quintillus. Djali i tij i dytë me po të njëjtin emër konsiderohej i aftë. Ai ishte një kampion i vërtetë në senat.
• Aurelian, “Shpëtimtari i Ilirisë”
Pas vdekjes së Quintillus, në fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme-të Sremit në Vojvodinë), që ishte kryeqendra e Panonisë, provincë me shtrirje mjaft të gjerë dhe e banuar nga ilirë. Aureliani në fillim kishte qenë ushtar i thjeshtë dhe më pas u bë kryekomandant i kavalerisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”. Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në vitin 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqenëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274). Mirëpo edhe Aureliani vritet pas një komploti në vitin 175. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.
• Probi
Perandor tjetër ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur në Sirmium të Panonisë. Në moshën 44¬-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale, duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.
• Diokleciani, dëshmitari suprem i madhështisë
Në vitin 285 fronin e perandorisë romake do ta zinte Diokeliciani (284¬-305) i cili e kishte origjinën nga fisi ilir i Dioklesë. Diokleciani lindi në Salona të Dalmacisë ilire më 22 dhjetor 245. Vdiq po aty më 3 dhjetor 313. Ai kishte qenë komandant i rojeve personale të perandorit të mëparshëm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak në dy Augustë dhe dy Çesarë, ku çdonjëri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotë në pjesën e perandorisë që i takonte. Diokliciani u shpall Augusti Suprem dhe si August të dytë emëroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut iliri, ndërsa dy Çesarët kishin një gradë më poshtë se Augustët. I pari ishte Konstandini me origjinë nga Dardania (e ëma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokleciani sundoi rreth 21 vjet derisa në moshën 59¬-vjeçare dha dorëheqjen. Dihet botërisht se Diokleciani si burrështetas krahasohet vetëm me Oktavian  Augustin dhe konsiderohet si njëri ndër reformatorët më të mëdhenj që ka njohur shoqëria njerëzore. Diokleciani mori pjesë gjatë gjithë periudhës së tij të sundimit në luftëra të shumta, që i kurorëzoi me fitore të bujshme, njësoj si Klaudi II, Aureliani dhe Probi. Edhe atij historia romake nuk i rezervoi asnjë humbje. Veçanësitë: – Dëshmitari suprem i madhështisë, njëri ndër tre perandorët që historia romake admiron më tepër. – Ashtu si Augusti në fillim, edhe Diokleciani në kohën e tij, për revolucionin e thellë që i bëri organizimit shtetëror, konsiderohet si themeluesi i një perandorie të re. – I vetmi perandor i Romës që e ka lëshuar vullnetarisht pushtetin. – E kanë quajtur “Burri i shekullit të artë”, për të dëshmuar madhështinë e revolucionit dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë.
• Maximianus Herculius (Maksimiani)
Mendohet të ketë lindur mes viteve 249¬-250 pas lindjes së Krishtit në Sirmium, pranë Mitrovicës së Vojvodinës së sotme. Marcus Aurelius Valerius Maximianus ka qenë ushtar që në vegjëli. Ai madje ka luftuar në krah të Perandorit Dioklecian, dhe ka shërbyer në ushtri gjatë mbretërimit të Aurelianit dhe Probusit. Sipas historianëve me siguri ka qenë Diokleciani që më vonë e shpalli perandor të Nikomedeias më 20 nëntor 284. Kur perandori Diokleciani e kuptoi që perandoria ishte shumë e madhe për t’u qeverisur vetë, ai e bëri Maximianusin Çezarin e tij, dhe i ngriti deri në rangun e Augustit. Ndërkohë që Diokleciani sundonte në Lindje, Maksimianusi sundonte në Perëndim. Për t’u rritur në detyrë Maximianus merrte pjesë në aktivitete të shumta ushtarake. Pavarësisht se e pati të lehtë të pushtonte disa vende në vitin 286, e pati shumë të vështirë të përballej me galët në po të njëjtin vit. Në çështjet politike, perandori dhe Çezari i tij ishin shumë të ndryshëm. Maximianusi ishte shumë i kursyer kur binte fjala për marrëveshjet me anëtarët e senatit romak, ndërsa marrëdhënia me fisnikët ishte mjaft e mirë. Më 1 maj 305 si Diokleciani, në Nicomedeia, ashtu edhe Maximianus Herculius, në Mediolanum, dhanë dorëheqjen. Kjo dorëheqje u bë për shkak të sëmundjes fatale që kapi Dioklecianin në fund të vitit 304. Mendohet se ka qenë vetë Diokleciani që i ka detyruar kolegët e tij të hiqnin dorë. Dorëheqja e Herculius nuk duket se zgjati shumë pasi në më pak se një vit më vonë më 28 tetor 306, djali i tij Maksentius u zgjodh perandor i Romës.

perandoria-romake-ok
• Galeri, perandori i fitoreve të bujshme
Galeri lindi në Iliri. Nuk dihet data e lindjes. Vdiq ne Serdica (Sofie) në vitin 311. Sapo u emërua Çezar u nis në frontin e Danubit dhe gjatë viteve 294 deri në 295 korri fitore të mëdha mbi gotët. Në dy vitet që pasuan shpartalloi ushtritë e sarmantëve dhe markomanëve. Me këtë rast ndërtoi një fortesë në Aquincum (Budapesti i sotëm). Pjesa veriore e Panonisë së Poshtme u bë provincë e re dhe u quajt Galeria Valeria, sipas emrit të gruas së tij. Kur persianët pushtuan provincën romake të Mesopotamisë, Galeri marshoi nëpër Armeni dhe i rrethoi, duke arritur që të pushtojë dhe kryeqytetin e tyre Ctesiphon. Ai imitoi Aleksandrin e Madh në betejën që zhvilloi në Narsë, duke mbajtur qëndrim miqësor ndaj familjes së mbretit persian Darius dhe duke marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e qytetit. Me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua, Mesopotamia e zmadhuar me territoret rreth Tigrit u rinjoh si provincë perandorake. Gjatë qëndrimit në fronin e Çezarit, Galeri e ndërtoi kryeqytetin e vet në Selanik, një vend strategjik në rrugën Egnatia, që lidhte Romën me provincat e Azisë. Me ngjitjen në rangun e Augustit, ai u detyrua të shkonte në Nikomedi, në vend të Dioklecianit.
• Konstandini i Madh, perandori që ndryshoi historinë
Konstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë (Nishi i sotmëm). I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë (306).
Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandini i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit. Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Kostandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Kostandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-¬bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zëvendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Kostandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.
¬Ai ishte perandori i parë i krishterë ¬Themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën, qytet të përjetshëm, që mishërohej në Kostandinopojën, jetoi për 1129 vjet. – Ndërtuesi i objekteve më të mëdha kristiane. E quante veten përfaqësues të Zotit mbi tokë dhe i dha sundimit të vet karakter hyjnor. – Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh- hën Konstandini.
• Maximinus II
Maximinus II (20 nëntor 270 – gusht 313), gjithashtu i njohur si Maximinus Daia ose Maximinus Daza, ishte perandor i Romës nga viti 308 deri në vitin 313. Në vitin 305 xhaxhai i tij, Galerius e adoptoi Maximinusin, duke e rritur atë në rangun e një Çezari dhe i dhuroi atij qeverinë e Sirisë dhe Egjiptit. Maximinus filloi ta stilonte veten si Augusti gjatë fushatave ushtarake. Pas vdekjes së Galerius në vitin 311, Maximinus e ndau Perandorinë Lindore mes Licinius dhe vetes. Kur Licinius dhe Konstandini filluan të miqësoheshin shumë, Maximinus hyri në një aleancë sekrete me uzurpatorin Maxentius, që kontrollonte Italinë. Ai hyri në luftë të hapur me Licinius në vitin 313; thirri një ushtri prej 70,000 burrash por pësoi një humbje të madhe. Një vit më pas ai vdiq, dhe shkaqet e vdekjes së tij nuk ishin asnjëherë të qarta.
• Valentinian I
Valentinian I (lindi në vitin 321 – vdiq më 17 nëntor 375), ishte perandor romak me origjinë ilire nga viti 364 deri në vitin 375 i cili mbrojti me mjeshtëri dhe sukses kufijtë e Perandorisë Perëndimore kundër pushtimeve gjermanike. Valentinian, i cili ishte i biri i një oficeri ushtarak ilir u pozicionua në Panonia (në qendër të Europës), iu bashkua ushtrisë dhe babait të tij me shërbim në Afrikë. Nëntë ditë më vonë komandantët e ushtrisë e shpallën Valentinian perandor. Më 28 mars ai zgjodhi vëllain e tij më të vogël, Valens, si bashkësundues, dhe e vendosi atë si sundues të Lindjes, ndërsa vetë mbajti perëndimin. Për të forcuar linjën e trashëgimisë, Valentinian në vitin 367, zgjodhi djalin e tij 8-¬vjeçar, Gratian, si bashkëperandor. Vetë vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
• Valens
Valens (lindi në vitin 328 – vdiq më 9 gusht 378), emri i plotë i të cilit ishte Flavius Julius Valens Augustus, ishte Perandor i pjesës lindore të Romës nga viti 364 deri në vitin 378. Atij iu dha gjysma e e perandorisë, ajo e pjesës lindore nga vëllai i tij më i madh, Valentinian I, pasi ky i fundit mori fronin. Valens, i njohur edhe si perandori i fundit i Romës, u mund dhe u vra në Betejën e Adrianopojës, që shënoi fillimin e fundit të Perandorisë së Madhe romake. Valens dhe vëllai i tij, Valentinian lindën të dy në Cibalae (Kroacinë e sotme) në një familje ilire.
• Gratian
Gratian, (Flavius Gratianus Augustus) lindi në Iliri në vitin 359¬ dhe vdiq në gusht të vitit 383. Ai shërbeu si perandor i Romës nga viti 367 deri në vitin 383. Gjatë kohës së mbretërimit të tij ai e ndau sundimin së bashku me të atin, Valentinian I dhe xhaxhain e tij, Valens. Pas vdekjes së Valentinian I (në nëntor të vitit 375), Gratian ishte tashmë sundimtari i vetëm i Perëndimit. Pas një periudhe të shkurtër ai njohu si kolegun e tij gjysmë¬vëllain 4¬-vjeçar, Valentinian. Nën ndikimin e Ausonius, Gratian kërkonte që sundimi i tij të ishte i mirë e popullor. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke u ndeshur me fiset që kërkonin të pushtonin tokat romake. Në vitin 378 ai u vonua pak për të marrë pjesë në betejën e përgjakshme me Gotët në Adrianopojë. Për të zëvendësuar Valensin, që u vra në konflikt, Gratian vendosi Theodosius perandor në lindje në vitin 379. Kur në vitin 383, Gratiani dëgjoi se në Britani ishte vetëshpallur një perandor me emrin Magnus Maximus, për ta ndalur atë që të pushtonte më shumë tokë, ai vendosi të ndërhynte. Por Gratiani u dezertua nga trupat e tij, dhe ndërsa kërkonte arratisjen në Alpe, ai u vra në tradhëti nga gotët.
• Marciani
Marciani (Flavius Marcianus Augustus) (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor bizantin me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shenjoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën  e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në kishën Apostoli i Shenjtë në Kostandinopojë.
• Anastasi
Perandori Anastas (491¬-518), i cili hipi në fronin perandorak në vitin 491 kishte lindur në Durrës. Anastasi e rrethoi Durrësin me mure, duke ndërtuar kështjellën e famshme me tre mure rrethuese dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin. Ai sundoi gati 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave, të cilat nuk do të mblidheshin si më parë nga këshillat, por nga nëpunësit e financës të emëruar nga prefekti pretorian. Gjithashtu ai bëri edhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronzi në vend të atyre prej bakri. Në kohën e sundimit të Perandorit Anastas u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Anastasi vdiq më 1 korrik të vitit 518. Ai përmendet në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.
• Justiniani i Madh i Ilirisë
Justiniani lindi në Bederiana të Dardanisë në vitin 482. Vdiq në Konstandinopojë më 14 nëntor të vitit 565. Perandor prej datës 1 gusht 527¬ deri më 14 nëntor 565.
Justiniani dallohet për dijet e thella, vullnetin e jashtëzakonshëm për punë dhe kulturën e nevojshme për ripërtëritjen e idesë perandorake romake. Duke marrë arsimim të plotë. Ai mundi të ishte kompetent në shumë fusha: teologji, politikë, strategji ushtarake, art, arkitekturë, shkencë. U përgatit shumë gjatë për në fron, më me kujdes se të gjithë sunduesit e tjerë të Perandorisë Bizantine. Ishte Perandori i fundit që bëri përpjekje për t’i bashkuar pjesët lindore dhe perëndimore të Perandorisë.
Justiniani synonte forcimin e vazhdueshëm të shtetit, prandaj i dha një shtytje të fuqishme veprimtarisë ekonomike. Në bujqësi ai mbështeti lirimin e skllevërve dhe lidhjen e tyre me ngastrat e vogla të tokës, që i merrnin për t’i punuar. Gjatë periudhës së sundimit  të Justinianit, tregtia e Bizantit u rrit shumë dhe Kostandinopoja u bë qendra e botës. Deti Mesdhe, pas pushtimeve në Afrikë, Itali dhe Spanjë, u kthye në liqen romak.
Për rolin e jashtëzakonshëm të Justinianit në mbrojtjen e doktrinës kishtare, ruajtjen e unitetit fetar dhe ngritjen e katedraleve, bazilikave dhe kishave në të katër anët e Perandorisë, u shenjtërua. Festa e Shën Justinianit është me 14 nëntor. Sot përkujtohet në të gjithë botën e krishterë, veçanërisht në krishterimin e ritit lindor.
Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për numrin e madh të ilirëve (numerius felix Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake. Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë: Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës perandorake dhe u përpoq që Iliria të kishte një status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se rajonet e tjera. Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti. Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I. Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera. Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave shumë larg kufijve. Dante e percepton Justinianin si përfaqësuesin e denjë të Perandorisë së Romës. Si përfundim, shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i Justinianit, kurse sundimi i tij shënon pikën kulmore të Perandorisë Romake të Lindjes. Justiniani i Madh është njëri ndër personalitetet më të shquara historikë të Kohës së Vjetër dhe padyshim sunduesi më i lavdishëm i Perandorisë njëmijë e njëqindvjeçare të Bizantit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

faik_konica_Pellazget

ORIGJINA E LASHTË E SHQIPTARËVE SIPAS FAIK KONICËS

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Si faktor unifikues, përveç gjuhës së përbashkët, Konica, në disa raste paraqet  edhe origjinën e lashtë të shqiptarëve. Në përgjithësi, faqet e revistës “Albania” që trajtonin tema historike përfshinin dy tipologji shkrimesh:
– historinë e shqiptarëve, përmes gojës së vetë popullit dhe
– dokumente të pabotuara, ose studime mbi historinë e Shqipërisë (arkeologji, folklor dhe etnografi).
Konica tërhiqej më shumë prej historisë së antikitetit, historive mbi heroin kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe diasporës shqiptare.
Qysh nga numri i parë i revistës “Albania”, Konica do të botonte shkrime mbi pellazgët, në të cilat ata vlerësoheshin si popullsia më e vjetër në Ballkan. Kryesisht kemi të bëjmë me pjesë të nxjerra nga Homeri dhe Herodoti. Synimi kryesor i Konicës ishte të tregonte se pellazgët qenë më të vjetër se grekët dhe se gjuha e tyre ishte e ndryshme nga greqishtja. Rubrika në të cilën botoheshin këto shkrime kishte titullin “Prova të shkruara mbi antikitetin dhe origjinën e kombit shqiptar”, ku qartësohej lidhja e drejtpërdrejtë që Konica vendoste mes pellazgëve dhe shqiptarëve. Sipas tij, përmes këtyre shkrimeve lexuesi do të bindej për dy gjëra,
– autorët e vjetër besonin se pellazgët jetonin në të njëjtat territore ku jetonin edhe shqiptarët dhe
– emrat e perëndive dhe të gjitha vargjet e bukura ishin marrë nga pellazgët.
Një pohim i drejtëpërdrejtë mbi vazhdimësinë mes pellazgëve dhe shqiptarëve, vjen nga dy poema të Naim Frashërit, të cilat Konica i boton në dy numra të revistës: “Shqipëria” dhe “Pellazgët- shqiptarët” . Autori mëtonte të krijonte një imazh të shqiptarëve si populli më i vjetër në rajon. Kjo vinte nga pretendimi se gjuha e pellazgëve ishte ajo e shqiptarëve dhe se të gjitha gjuhët e tjera, latinishtja dhe greqishtja së bashku, ishin degë të kësaj të fundit. Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i përçuar nga këto poema, qe shkëlqimi i dikurshëm i shqiptarëve, i kohës së tyre të artë, në kundërshti të plotë me aktualitetin mjerues ku gjendeshin. Për më tepër që shqiptarët, siç mendonte Konica dhe intelektualët e tjerë, gjatë gjithë historisë së tyre, kishin punuar për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten. Ky përshkrim mitologjik i historisë së shqiptarëve përfshinte në vetëvete disa elementë njëherazi. Aty janë të pranishme miti i territorit, miti i trimërisë luftarake, miti i etnogjenezës dhe i lashtësisë. Së pari, Konica përcaktonte një territor shqiptar, i cili, sipas tij, ishte territori ku kishin jetuar pellazgët. Me këtë ai u jepte shqiptarëve cilësinë e të qenit autokton. Së dyti, shqiptarët u kishin bërë ballë vështirësive të kohërave falë bëmave të tyre dhe trimërisë luftarake. Së treti, shqiptarët ishin populli i parë, pse ata rridhnin nga pellazgët.
Rrjedhimisht, Konica u njihte shqiptarëve një të drejtë më të lartë se popujt e tjerë për të jetuar në territoret ballkanike. Ideja e origjinës pellazge lidhet me atë që George Schöpflin, e quan miti i afrisë dhe i prejardhjes . Sipas tij, ky mit mbështetet te natyra organike e një grupi etnik, te koncepti që e merr kombin si një familje, duke përjashtuar grupet e huaja etnike. Konica i përdorte këto mite për të krijuar një veçori shqiptare, për t i dalluar ata nga popujt e tjerë. Shqiptarët ishin të ndryshëm nga grekët dhe nga popujt e tjerë që i kishin fqinjë. Nga ana tjetër, këto mite përdoreshin me synimin që t’ u jepnin komuniteteve të caktuara një identitet të ri, një identitet kombëtar homogjen , i cili duhej të mbizotëronte mbi të gjitha mënyrat e tjera vetëidentifikuese, qofshin këto krahinore apo fetare.
Shqiptarët si trashëgimtarë direktë të pellazgëve përshkruhen si një komunitet i bashkuar dhe jo i fragmentarizuar. Kjo mënyrë e të imagjinuarit të kombit vizionare dhe nostalgjike, që i kthen sytë mbrapa, por me orientim nga e ardhmja përkon me atë që Anthony Smith e quan natyra dyfytyrëshe e kombit, njëherazi Konica dhe patriotët e tjerë shqiptarë të kohës së tij, donin që nëpërmjet lavdisë së dikurshme t’u jepnin shpresë shqiptarëve se shkëlqimi i djeshëm mund të arrihet edhe në të ardhmen, nëse ata bëhen një komb i vetëm.
Përsa i përket funksionit të idesë së kohës së artë të kombeve, vlen të citojmë Smith-in: Ndoshta nxitja më e madhe për përhapjen e konceptit të kohës së artë vinte nga dëshira e intelektualëve nacionalistë për të rizbuluar të kaluarën e çdo kombësie për të cilën ata endërronin edhe njohje politike (të qënit i mëvetësishëm). Për këta nacionalistë, lashtësia u bë pothuajse sinonim i çlirimit të këtyre kombësive dhe i begatisë së tyre.
Teoria e pellazgëve si paraardhës të shqiptarëve nuk ishte  një origjinalitet konician dhe i autorëve të tjerë shqiptarë që shkruanin në revistën e tij. Sipas Nathalie Clayer-it: Si në rastin grek, turk ose arab, shkenca perëndimore ka ushtruar ndikimin e saj mbi fillesat e konstruktimit identitar shqiptar. Ajo ofroi mjetet që u përdorën dhe u transformuan në funksion të qëllimeve të caktuara dhe në kontekstin ku këto fillesa morën jetë. Ky kontekst ishte i ndryshëm nga ai ku autorët perëndimorë kishin konceptuar idetë e tyre. Studiesit perëndimorë ( shih Clayer), u shtynë nga tre faktorë në zbulimin e popullit shqiptar:
– nga rritja në fillim të shekullit  XIX e interesave politike të Fuqive të Mëdha evropiane, në drejtim të territoreve të banuara plotësisht, ose pjesërisht nga shqiptarët,
– nxitja romantike për të njohur Greqinë, që çoi në zbulimin e popujve që fqinjërojnë me ta, shqiptarët ishin njëri syresh,
– zhvillimi i shkencave të tilla si filologjia, gjuhësia e krahasuar dhe historia.
Stavro Skëndi përmend edhe shkrimet në gjuhën vendase të lëna nga kleri katolik dhe ortodoks, të cilat në sytë e intelektualëve patriotë merrnin vlerën e lashtësisë dhe vazhdimësisë së gjuhës shqipe.
Kjo lashtësi, vazhdon më tej Skëndi, u nxorr në pah një mënyrë më efikase nga punimet e studiuesve të huaj. Në të vërtetë këto studime kanë pasur peshë të madhe në  përvijimin e një profili të caktuar për kombin shqiptar, shpesh i pranishëm në shkrimet e autorëve shqiptarë të kohës së Lëvizjes Kombëtare e në vijim.
Përveç origjinës së vjetër, që shkonte shumë mbrapa në kohë, pothuaj në zanafillën e historisë së njerëzimit, autorët perëndimorë i përshkruan shqiptarët si një popull luftëtarësh, të mbyllur në male, fisnikë, që ruanin të paprekura vyrtytet.
Një karakteristikë tjetër e shqiptarëve, që u huazua nga shkrimet e perëndimorëve dhe u përdor nga autorët shqiptarë, ishte karakteri sipërfaqësor fetar i tyre dhe ndarja në dy nëngrupe të mëdha. Nga njëra anë qëndronin gegët, një popullsi malore më e prapambetur dhe më fanatike nga pikëpamja fetare sesa, nga ana tjetër, toskët e jugut, që shikohen si më të zhvilluar, meqenëse janë popullsi më qytetare.
Origjina e lashtë e shqiptarëve ishte një temë e diskutuar dhe e përdorur dendur nga arbëreshët e Italisë. Përpjekjet e tyre për të ndërtuar imazhin e orgjinës së lashtë të shqiptarëve kishin filluar qysh në fillim të shekullit  XIX dhe përqëndroheshin kryesisht
në dy drejtime:
– botime në gjuhën italiane mbi origjinën, historinë e kombit dhe gjuhës shqipe, dhe
– krijimi i një korpusi letrar përmes mbledhjes së këngëve popullore.
Një karakteristikë tjetër e shkrimeve të arbëreshëve ishte theksi që vihej te dallimi shqiptaro-grek, por edhe krijimi i një panteoni kombëtar me Pirron e Epirit, Skënderbeun, Filipin dhe Aleksandrin e Madh, si krenari e tij. Të gjithë këta elementë janë të pranishëm te revista e Konicës. Përgjatë shekullit  XIX kontrasti shqiptaro-grek ka qenë i pranishëm në ligjërimet identitare të intelektualëve nacionalistë shqiptarë.
Konteksti politik kur sendërtohet imazhi i shqiptarëve si i kundërt me atë të grekëve, ka rëndësi esenciale, duke patur parasysh se çdo kulturë i ndërton ligjërimet e saj  (identitare) në kundërvënie me një tjetër, duke i lejuar kulturës në fjalë që ta shohë veten si diçka jetëgjatë dhe unike, si bartëse e moralit të vërtetë. Sipas Clayer: Pas Luftës së Krimesë, ka qenë helenizmi, qoftë brenda mbretërisë greke, qoftë brenda Perandorisë Osmane, ai që e shtyu dhe e forcoi rrymën patriotike shqiptare, qoftë përmes asociacionit, qoftë përmes reagimit. Pas Kongresit të Berlinit në 1878, kur synimet territoriale greke u drejtuan për nga trevat e Epirit të banuara nga shqiptarët, dallimi shqiptar-grek u bë më i mprehtë.
Intelektualët shqiptarë të kohës e përdorën këtë kundërvënie, për t’ iu njohur shqiptarëve një legjitimitet territorial, si trashëgimtarë të pellazgëve, duke i paraqitur grekët si të ardhur në një kohë më të vonshme. Nuk ishte rastësi që Konica t’i shihte politikat helenizuese, si kërcënim real për ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar. Ndikimi prej teorive të origjinës së lashtë të shqiptarëve është i qartë. Konteksti politik dhe ideologjik kishte rolin tij në orientimin e ligjërimit të Konicës, për identitetin kombëtar shqiptar dhe mënyrës së artikulimit të konceptit mbi kombin shqiptar.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

ternava

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

Si erdhi deri te hapja e shkollës serbe, në të cilën emri “Medrese” në mënyrë më djallëzore përdoret për mashtrimin e popujve joserbë, mbi të gjitha shqiptarëve jashtë Kosovës së sotme?

Ismet Azizi

Kur në vitin 1912, Serbia e okupoi Kosovën dhe Sanxhakun, autoritetet e atëhershme serbe morën qëndrim se shkollimi i popujve tjerë (joserbë) është në kundërshtim me interesat e politikës shtetërore serbe. Derisa ne aspektin politik dhe edukativ te jene në nivelin që ishin, lehtë mund të manipulohet me ta.
Tendenca serbe që popujt e shtypur të mbahen sa më gjatë në nivel të ulët të arsimit, është aplikuar ndaj shqiptarëve si model i “suksesshëm”. Ky model është zbatuar për popullatën e Sanxhakut (boshnjakët e sotshëm).
Rreth vitit 1920, struktura qeverisëse serbe erdhi në përfundim se një politikë e tillë nuk e siguron stabilitetin e regjimit shtetëror, por i thellon konfliktet në mes të shqiptarëve, sanxhaklinjëve (boshnjakëve të sotëm) dhe turqve të nënshtruar në njërën anë, dhe serbëve në pushtet. Pastaj, sundimtarët serbë kuptojnë se një situatë e tillë bie në kundërshtim me mendimin kombëtar serb i cili ishte i bazuar në faktin se serbizimi i boshnjakëve, sidomos i sanxhaklinjëve, më shpejtë arrihet nëpërmjet shkollimit.

medreseja34-600x274
Gjeografi dhe etnografi serb, Jovan Cvijiq, ka publikuar studime dhe libra të shumtë për të shpjeguar se si duhet ‘t’i konvertojmë të tjerët në serbë. Jefto Dedijer, pasuesi i Cvijiqit (babai i biografit të Titos, Vladimiririt dhe Stevanit), më pas botoi librin “Serbia e re” ku flitet për shqiptarët, boshnjakët, turqit etj. Autori thotë: “Ne këta do t’i shndërrojmë në serbë, por jo me ‘qytek’, por nëpërmjet shkollimit dhe me mjete të tjera”.
Qeveria e Mbretërisë Jugosllave, Shkupin e kishte shpallur qendër të “trevave jugore serbe” ose në “Banovinës së Vardarit” në kuptimin administrativ. Prandaj, këtu ishin vendosur një numër i madh i institucioneve civile e ushtarake jugosllave, siç ishin: udhëheqja e Banovinës në krye me Banin, Qendra për Realizimin e Reformës Agrare, ministritë rajonale, si ajo e Arsimit, e Fesë, e Drejtësisë, Policisë, Bujqësisë, si dhe Komanda e Tretë e Armatës.
Në këtë kohë, në regjimin serb mbizotëronte pikëpamja se ka nevojë për të gjetur forma të reja për t’i përfituar folësit sllavë, në mënyrë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkolla, në të cilat, besimtarët myslimanë të Sanxhakut dhe ata të Kosovës, nuk kishin besim. Për këtë arsye, me propozimin e Ministrisë serbe të Fesë, me dekretin mbretëror të 24 prillit të viti 1924, formohet Shkolla e Mesme Speciale e cila iu dedikohej boshnjakëve, shqiptarëve dhe turqve. Në mënyrë që shkolla të pranohet më mirë, ishte emëruar “Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandër I”, e cila hapet në Shkup në vitin 1925.
Bashkësia Fetare Islame në Mbretërinë e SKS (Serbe-Kroate-Sllovene), përkatësisht Ulema Mexhlisi i Shkupit, i cili përfshinte tërë viset shqiptare në Jugosllavi, pati një rol të rëndësishëm në organizimin e popullsisë myslimane. Nisur nga ky fakt, pushteti i atëhershëm jugosllav te kjo organizatë shihte një “alet” (vegël) të fuqishme për realizimin e planeve të veta të errëta, siç ishin: asimilimi i popullsisë myslimane, veçanërisht të asaj shqiptare e turke; dëbimi i dhunshëm i kësaj popullsie për në Turqi dhe kolonizimi i këtyre viseve me kolonist sllavë.
Për këtë qëllim, zyrtarët e Beogradit, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ndërhynë brutalisht në organizimin e brendshëm të Bashkësisë Fetare Islame, duke emëruar emisarë të tyre nëpër të gjitha organet drejtuese të saja. Këta emisarë, të cilët vinin nga Bosnja e Hercegovina, siç ishin Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçerkadiq e shumë të tjerë, në përpikëri do t’i zbatojnë detyrat e pranuara nga padronët e tyre të Beogradit.
Përveç kësaj, me qëllim të realizimit të planeve të parapara, Qeveria mbretërore e atëhershme e SKS-së, në vitin 1925, në Shkup, hapi një shkollë të mesme gjoja për krijimin e “kuadrit fetar” për popullsinë myslimane, për viset – siç thuhej – “jugore jugosllave”. Në këtë shkollë, që e mori emrin “Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit të I-rë”, përveç drejtorit (Mehmedbashiq, një mysliman nga Bosnja e Hercegovina, i deklaruar si serb), nuk pati asnjë të punësuar që i takonte besimit Islam. Përkundrazi, të gjithë ishin të krishterë, serb ose rus, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e lëndëve fetare si dhe edukatorët.
Ideologët e atëhershëm serbë kanë qenë shumë të vetëdijshëm për atë se çka do të thotë për besimtarët myslimanë emërtimi “Medrese”. Kjo ishte arsyeja edhe pse bëhej fjalë për gjimnazin serb, përdorimi i emërtimit “Medrese”, që në këtë mënyrë t’i tërheqë sanxhaklinjtë dhe myslimanët tjerë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre. Që mashtrimi të jetë edhe më perfid, në “Medresenë” serbe, përveç lëndëve të gjimnazit, ishte shtuar edhe mësimi i Kuranit, njëra nga gjuhët orientale, por sipas kurrikulës shkollore të përgatitur nga Beogradi zyrtar.
Çerdhja kryesore e serbomëdhenjve, ishte Medreseja e Madhe, e cila u themelua në shtator të vitit 1925, me propozim të Ministrisë për Fe të Qeverisë së atëhershme të mbretërisë së SKS-së, dhe me dekretin e Mbretit Aleksandri i I-rë, të datës 24 prill 1924, e cila e mori emrin: “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”.
Qëllimi primar i kësaj shkolle ishte asimilimi i popullsisë shqiptare dhe asaj të Sanxhakut. Këtë mund ta shohim në raportin vjetor për punën e kësaj shkolle, dërguar me 14 korrik 1930, Ministrisë së Arsimit. Dragosllav Jovanoviq, këshilltar i ministrit, përndryshe profesor universitar, qartë shprehet: “Përveç drejtorit Mehmedbashiq, nuk ka asnjë arsimtar ose edukator i besimit islam, por të gjithë janë ortodoksë të vërtetë, serbë ose rusë”.
Në vazhdim, ai në raport ndalet në shkaqet e themelimit të shkollës ku shprehimisht thotë: “Që t’ju dilet në ndihmë, elementeve myslimane të shkojnë në rrugën e vërtetë të arsimimit dhe progresit, të bëhet përtëritja e kuadrit teologjik, të edukuar nëpër shkollat në frymën e kulturës sonë”. Mandej shton “sigurimin e kuadrove për nevojat tona shtetërore dhe aspiratave e idealeve tona nacionale. Të eliminohet propaganda e huaj në mesin e shqiptarëve dhe turqve, që të përshpejtohet procesi i asimilimit. Si zgjidhje më e përshtatshme e çështjes sonë u pa hapja e shkollës Medreseja e Madhe…” , përfundon Jovanoviq.
Vijuesit e kësaj shkolle kishin strehimin dhe ushqimin në konviktin shkollor pa pagesë. Pa pagesë dhe të detyrueshme ishin edhe uniformat e shkollore. Përveç lëndëve tjera mësimore të gjimnazit, nxënësit e kësaj “Medreseje” janë marrë edhe me muzikë dhe kanë pasur dy kore dhe tri orkestra, seksionin e dramës, seksionin sportiv dhe letrar.
Çfarë kanë përfaqësuar shoqëritë e Sokolave Serbë, më së miri e shpjegon ky citat: “Sokolat Serbë paraqesin një lëvizje kombëtare e cila me ushtrimet fizike mbulon qëllimin e saj, d.m.th. bashkimi i të gjitha tokave serbe në një tërësi…”!
Rregullat e shoqatës së Sokolave ishin se të gjithë anëtarët e shoqatës, pavarësisht se nga janë, në mes vete duhet të quheshin “vëlla”, ndërsa përshëndetje e vetme ishte “zdravo”. Pra, boshnjakët, shqiptarët e turqit, si anëtarë të shoqatës së “Medresesë”, Sokol, ishin të detyruar t’i quanin “vëllezër” edhe ata “jeta e të cilëve ishte në duart e tyre”. Në të njëjtën kohë, në vitin 1924, këta “vëllezër” i kanë vra, mandej djegë në hell rreth 6000-7000 banorë të Shahoviqit
Medreseja e Madhe e Mbretit Aleksandar Karagjorgjeviq I, në Shkup, ka pasur detyrë themelore: t’i ngufasin sistematikisht ndjenjat kombëtare dhe fetare të studentëve dhe të formojnë njerëz të cilët do të i shërbejnë me besnikëri regjimit serb. Dëshmia më e mirë për këtë është fakti se pothuajse të gjithë nxënësit e “medreseve” mbretërore, kanë vazhduar “edukimin” e tyre në disa fakultete serbe dhe pothuajse asnjë prej tyre kurrë nuk u bë imam. Asnjëri prej tyre kurrë nuk ka bërë punë për komunitetin mysliman. Si medresantë të diplomuar, kur janë kthyen në vendet e tyre, këta myslimanë të serbizuar kanë themeluar shoqata të ndryshme e assesi institucione islame.
Nuk është rastësi që në këtë “medrese” serbe në Shkup, shumica e vijuesve ishin nga Sanxhaku në krahasim nga viset tjera. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe, dhe ishte e përshtatshme për popullsinë e Sanxhakut , popullsi e cila e kishte në përdorim gjuhën serbe!
Për shkak të qëndrimit jo të denjë të boshnjakëve ndaj sllavizmit (serbizimit) të dukshëm të cilin regjimi ua imponoi, në mesin e popullit shqiptar dhe turk në Kosovë në mënyrë të hapur flitej se “boshnjakët po na serbizojnë fëmijët”. Kjo është theksuar veçanërisht në takimet “Xhemijetit”, partisë politike që u mblodhën të gjithë myslimanët nga zona e Sanxhakut dhe Kosovës. Prandaj, Aqif Effendi Blyta dhe Ferhat-bej Draga morën iniciativën për krijimin e një Medrese të mirëfilltë në Shkup. Kjo edhe u arrit në vitin 1925, si e vetmja mënyrë për të kundërshtuar regjimin në serbizimin e besimtarëve myslimanë. Medreseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme.
Ndër aktivitetet e shumta që zhvilluan organizatat fetare dhe kuadrot e dala nga Medreseja, gjatë periudhës kohore 1937-1941, duhet veçuar fushatat e bujshme kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Qarqet e atëhershme, policore e ushtarake jugosllave, me të madhe e akuzonin udhëheqjen e Ulema Mexhlisit të Shkupit, për aktivitetin e saj politik e organizativ brenda popullsisë shqiptare, që sipas tyre binte ndesh me “politikën shtetërore” dhe se në mënyrë të dukshme po i acaronte marrëdhëniet fetare e nacionale në ato vise. Sipas tyre, bartës i këtyre aktiviteteve ishte Ferhat bej Draga, i cili siç vihej në dukje “me ndihmën e Mehmed Spahos ka arritur ta shqiptarizojë Bashkësinë Fetare Islame në Shkup dhe se “tash më ai është shpall lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Jugosllavi”.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS STUDIUESIT ROBERT ELSIE

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS  STUDIUESIT ROBERT ELSIE

Robert-elsie

PËRMENDJET E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE SIPAS  STUDIUESIT ROBERT ELSIE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Sipas albanologut kanadez Robert Elsie, shqiptarët hynë në skenën e historisë së shkruar pasklasike në gjysmën e dytë të shekullit  XI  dhe vetëm në këtë shekull, sipas tij, mund të flitet me siguri mbi një popull shqiptar ashtu siç e njohim sot. Sipas këtij studiuesi të shquar, në Historinë e tij të shkruar në vitet 1079-1080, historiani bizantin Mihal Ataliates (Michael Attaleiates) flet për Albanoi si pjesëmarrësit e një kryengritjeje kundër Konstantinopolit në vitin 1043 si dhe për Arbanitai si një popull i princit të Durrësit. Gjithashtu rreth vitit 1081, Jan Skilica (Joannes Skylitzes), një historian tjetër bizantin, flet për Arbanites si ushtarë në trupat e mbledhura në Durrës nga Nikeforos Basilakios. Me përjashtim të veprës së gjeografit Ptolemeus nga periudha romake, këto janë rastet e para të përdorimit të shkruar të fjalës Alban-, Arban- ëka, që tregon se populli shqiptar fillon të marrë një fizionomi dhe një identitet edhe për popuj të tjerë.

zymer-mehani
PËRMENDJA E EKZISTENCËS SË GJUHËS SHQIPE
Edhe ekzistenca e gjuhës shqipe sipas R. Elsie përmendet për herë të parë në fund të shekullit XIII dhe në fillim të shekullit XIV. Bile brenda këtyre viteve, 1285 deri në 1332, ekzistenca e gjuhës shqipe permendet katër herë:
I. Rasti më i hershëm, i vitit 1285, i takon jo Shqipërisë vetë, por krahinës së Dubrovnikut ose të Raguzës, ku jetonin mjaft shqiptarë. Në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro del Volcio nga Belena, njëfarë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, një dëshmitar i krimit, raportoi kështu latinisht: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca” (Dëgjova një zë duke thirrur në mal në gjuhën albaneske).
II. Rasti tjetër, ku përmendet gjuha shqipe gjendet në një vepër anonime të quajtur “Anonymi Descriptio Europae Orientalis” (Përshkrim Anonim i Evropës Lindore). Kjo vepër mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e Evropës Lindore, veçanërisht vendet e Gadishullit Ballkanik. Mendohet se autori ishte një prift frëng i urdhërit dominikan, i cili u dërgua nga kisha në Sërbi. Teksti i “Anonymi Descriptio Europae Orientalis” ekziston në disa dorëshkrime, si për shembull Ms. Lat 5515 dhe Ms. Lat. 14693 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, Ms. 263 në Bibliotekën e qytetit Poatie (Poitiers) në Francë dhe Cod. Lat. 66 në Bibliotekën Universitare të Laiden-it të Hollandës. Përshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme të Greqisë bizantine, mbi Rashën, Bullgarinë, Ruteninë, Hungarinë, Poloninë, Boheminë si dhe një kapitull mbi Shqipërinë, një përshkrim të rrallë të këtij vendi dhe të këtij populli në shekullin e katërmbëdhjetë. Në këtë tekst thuhet se Shqipëria ka “banorë me të vërtetë luftëtarë, të cilët janë harkëtarë dhe ushtarë të shkëlqyeshëm… të cilët nuk kanë qytete, kampe, fortifikime ose ferma, por jetojnë në çadra dhe janë gjithmonë në lëvizje nga një vend në tjetrin.” Kapitulli mbi Shqipërinë mbaron duke theksuar, edhe këtu, ekzistencën e gjuhës shqipe: “Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus” (Shqiptarët e lartpërmendur kanë një gjuhë të veçantë nga gjuha e latinëve, e grekëve dhe e sllavëve, kështu që nuk mund të komunikojnë fare me kombe të tjerë);
III. Rasti i tretë, ku gjuha shqipe përmendet, gjendet në një vepër të shkruar nga një  shtegtar i krishterë në udhëtim për në Tokën e Shenjtë në vitin 1322. Shkrimet e shtegtarëve në rrugë për në Tokën e Shenjtë përbëjnë një burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. Në këtë rast, dy shtegtarë angloirlandezë me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Illuminator, që mund t’i quajmë shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan në Shqipëri në vitin 1322 dhe Simoni shkroi përshtypjet e tij në një lloj udhëpërshkrimi. Kjo vepër na jep një përshkrim mjaft të vlefshëm të bregdetit shqiptar në shekullin XIV. Simon Simoni, një murg i urdhërit françeskan, u nis nga Klonmeli i Irlandës në pranverë të vitit 1322 me shokun e tij Hugo Iluminator. Ata kaluan në Londër, Kantërbëri, Dovër, Visant, Paris, Bon, Lion, Avinjon, Nisë, Gjenovë, Bobbio, Piaçencë, Parmë, Mantovë, Veronë, Viçencë deri në Venedik. Nga Venediku udhëtuan me një anijë tregtare për në Tokën e Shenjtë duke qëndruar gjatë rrugës në Pulë, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durrës, Korfuz, Qefaloni dhe Kretë, para se të arrijnë në Aleksandri. Vepra e Simonit, e njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Rruga e Simon Simonit nga Irlanda deri në Tokën e Shënjtë) ruhet në Bibliotekën e Kolegjit Corpus Christi në Kembrixh të Anglisë. Duke udhëtuar në bregdetin shqiptar, Simoni shënoi ndër të tjerat: “Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens” (Shqipëria është një krahinë midis Sllavonisë dhe Romanisë, e cila ka një gjuhë të vetën). Për qytetin e Durrësit vazhdon kështu: “Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus” (Banohet kështu nga latinët, grekët, çifutët e pabesë dhe barbarët shqiptarë). Në trajtimin e qytetit të Dubrovnikut flet edhe për gjuhën e këtyre barbarëve, duke thënë: “In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformest” (Në këtë [qytet] mbretërojnë venedikasit dhe qarkullojnë këtu edhe sllavë, barbarë, paterinë dhe tregtarë të tjerë skismatikë, të cilët ndryshojnë krejt nga latinët në zakonet, veshjet dhe gjuhët e tyre);
IV.  Rastin e katërt, ku përmendet ekzistenca e gjuhës shqipe e kemi në vitin 1332 në veprën e një murgu frëng të urdhërit dominikan me emrin Brokard (Lat. Brocardus monacus). Në traktatin e tij latin, i quajtur Directorium ad passagium faciendum (Udhëzime për kapërcimin e detit), Brokardi shënon fjalinë tashmë të njohur në letërsinë shqipe: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris” (Shqiptarët kanë një gjuhë tjetër, krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre). Kjo fjali u interpretua nga shkencëtarët shqiptarë si një dëshmi për ekzistencën e librave në gjuhën shqipe, por ka më shumë të ngjarë se Brokardi e kishte fjalën për gjuhën latine të përdorur në Shqipëri.
Çfarë rëndësi u jepet këtyre katër rasteve, që u shënuan brenda një periudhe prej dyzet e shtatë vjetësh (1285-1332)? Ata tregojnë me qartësi se në atë kohë, për herë të parë, shqiptarët kishin dalë përfundimisht në skenë si komb me një gjuhë dhe me zakonet e veta.
Çfarë kishte ndodhur?
Që nga mbrritja e sllavëve në jug të Gadishullit Ballkanik dhe në Shqipëri deri në pushtimin turk në shekullin XV, shqiptarët jetuan në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me fqinjët sllavë. Mund të flitet bile për një simbiozë apo bashkëjetesë sllavo-shqiptare në shumë krahina të Shqipërisë.
Gjatë kohës së kësaj bashkëjetese, fiset nomade shqiptare po asimiloheshin nga sllavët. Një pjesë e popullsisë shqiptare qe asimiluar krejtësisht dhe një pjesë tjetër u tërhoq dalë ngadalë në tokën e mirëfilltë shqiptare, në malësi. Në Mesjetë nuk kishte shumë banorë shqiptarë nëpër qytetet e bregdetit shqiptar. Banorët e Durrësit ishin kryesisht venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë. Në Shkodër banonin venedikas dhe sllavë, kurse në Vlorë grekët bizantinë. Ashtu si indianët në Amerikën Veriore pas kolonizimit evropian, popullata shqiptare qe mënjanuar në vendin e vet.
Në fund të shekullit  X Perandoria e Madhe Bullgare u pushtua nga grekët e Bizantit duke u dhënë fiseve shqiptare, po ta quajmë kështu, një mundësi për ta zgjeruar tokën. Gjatë shekujve XI dhe XII shqiptarët filluan të lëviznin nga malësia, duke zënë vend në fushën bregdetare të Shqipërisë së Veriut  dhe të Mesme. Në këtë periudhë u themelua shteti i parë shqiptar Arbanon, i cili pati jetë prej vitit 1190 deri në vitin 1216. Në shekullin e XIII, shqiptarët u konsoliduan si komb dhe u zgjeruan dalë ngadalë në drejtim të jugut, duke marrë Shqipërinë e Jugut dhe Maqedoninë Perëndimore. Me kohë, zunë vend edhe në gjithë Greqinë. Me këtë zgjerim tokësor dhe me këtë konsolidim kuptohet që në këtë periudhë shqiptarët nuk ishin më barbarë nomadë të rrallë, të cilët bridhnin nëpër luginat e largëta të malësisë, por kishin filluar të bëheshin të dukshëm si komb për popujt e tjerë.
Në periudhën 1285-1332, siç e pamë, gjuha shqipe për herë të parë u bë një dukuri për shkrimtarët e huaj që kishin kontakt me pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në shekullin XV dolën dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe: 1405, 1462, 1483, 1497 dhe kështu, pas shumë shekujve në errësirë, kultura dhe letërsia shqipe filluan më në fund të lulëzojnë. Ironia e fatit për ne është se hapi i parë i daljes në skenë të gjuhës shqipe lidhet me një vjedhje.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

perendit-ilire

Nga: Laureta Petoshati

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

Samiu_historia_pellazge

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga revista LEKA•REVISTË MUEJORE KULTURORE Vj. XVI 1944, SHKODËR. Nr •4-8)
EMNI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR
E njimend që nga fillimi i sh. XI auktorët Byzantinë si -Anna Komnena e Perandori Kantakuzen i qujnë Shqiptarët Arbanitai, Atbaniiai e Albanoi e vendin e tyne Albanon. Ndër dokumenta latinë të shek. XIl-XIII Shqiptarët quhen Arbanenses ase Albanenses, e toka e tyne Arbatium e Albania, prej kah rrjedhin emnat e sotëm Albanese, Albanais, Albaner … e Albania, Albanie, Albanien … . Emni Albanoi s’ ishte krejt i panjoftun në moçmeni romake, pse që nga sh. II mbas K. PtoIomeu  ia kishte ngjitë nji fisit të Shqipnisë së Mesme, qi banonte kush thotë ndër rrethe t’ Elbasanit se, kush ndër rrethe të Krues . U vërtetue pra edhe ndër ne fenomeni qi ndodhi në Germani , në Francë e ndër disa kombe tjera, dmth. emni i veçantë i nji fisit u ba dal-nga-dalë emni i Kombit . Asht gja e interesantshme të ndiqet shtrimja për herë ma e madhe e emnit. Në shek. XI, shkruen Milan Sufflay, Arbnija e Annas Komnena përfshinte vetëm krahinën Durrës – Dibër. Në fund të shek. Xll Serbët njehin në Shqipni edhe krahinën e Pulatit (ot Pabna Pilota oba), gjatë rrugës së madhe Shkodër – Prizrend. Në fund të shek. Xlll, në kohët’ Anxhuinvet Shqipnija perhapej edhe mbas Vlonë, mbi tokën e Arjanitasvet e të Muzhakajvet. Në shek. XIV-XV si mbas burimeve të Raguzës Arbnija u shtri përtej Tivarit e Podgoricës deri në lushticë afër Kotorrit. Në kohën e të shtrimunit të tyne në shek. XIV, Shqiptarët hynë larg në jug, n’ Epir e në Thesali. Emnat Shqipni e Shqiptar me të cilët krenohemi t’ a qujmë Atdhen t’ anë e banorët e tij, do të rrjedhin nga nji kohë ma e vonshme, pse «nuk njihen prej Shqiptarvet qi në të XIV e  XV qinvjet u shpërngulën në Greqi e n’Itali ». Kështu thotë i vlerti Milan Sufflay, i cili shton edhe se me shumë gjasë emni Shqiptar rrjedh nga emni i nji familjes së Drishtit (vj. 1368-1402) qi quhej Schibudar a Schepudar. Por Auktorët nuk bijnë në godi përkah rrjedhja e veshtrimi i emnave Shqipni e Shqiptar: disa thonë se rrjedhin nga fjala latine scopulus = shkrep e duen me thanë vendi e banorët e shkrepave; disa tjerë thonë se rrjedhin nga fjala greke xifos = shpatë a skeptos = rrfe e duen me thanë vendi e banorët e shpatave a të rrfeve; disa mejtojnë se rrjedhin nga fjala me shqiptue = me kuptue e duen me thanë vendi e banorët qi kuptojnë gjuhën kombtare; disa tjerë kujtojnë se vijnë nga emni shqipe-ja e duen me thanë vendi e bijt e shqipes. Ka asish qi çuditen e gadi shkandullohen për dukjen e vonshme t’ emnit të përveçëm të Popullit t’ inë, e në shqiptarofobizëm të tyne duen të përfundojnë se edhe Populli Shqiptar pasim ardhun në ketë vend në shek. XI, kur përmendet së pari emni i tij. Na këtyne auktorve u përgjegjin se për të qitë poshtë ni tez a nji pohim shqencuer a historik s mjaftojnë çfarëdo vishtirsish, por lypsen vishtirsi qi t’ i qesin poshtë nji ka nji të gjithë argumentat mbi të cilët pshtetet tezi i kundërshtuem. Ky asht parim i vetpashëm në vetvehte dhe i pranuem pa kundërshtim në çdo lamë ditunore. Ani mirë, heshtim i qin vjeçar i historisë përkah ernni kombtar i Popullit t’ inë, nuk i Iigshton e nuk i qet  poshtë kurrsesi  argumentat e prumun në mprojtje të xanafilles ilire a iliro-trake të Popullit Shqiptar. N’ anë tjetër ky heshtim spjegohet fort mirë nga mungesa e dukumentave a nga parandsija e popullsisë shqiptare ndër shekuj të vërshimeve barbare? Kush na siguron se na sot kemi e njohim të gjithë dokumentat e moçëm? Me të gjitha pështjellimet qi ngjanë  n’ Europë e ma veçanerisht në Gadishull Ballkanik, kush e din sa dokumenta kanë humbun? Pos kësajë s’ harrojmë shka na thotë dijetari austriak, Gustav Weigand se popullsitë (iliro) trake qi nuk u sllavizuerne si edhe Trakët e romanizuem (Vllahët) ndër kohë të vërshimit barbar nuk patën randsi politike shumë të madhe, e prandej s’ asht për t’ u çuditë po qe se nuk përmenden nga historjakët e asajë kohë . Sa sende ndodhin edhe sot nuk shkruehen, sadoqi kaq shumë janë ata qi dijnë e kishin me rnujtë të shkruejnë ! Asht e niaita rasë, shkruen Th. Capidan, qi duket edhe në Historinë e Popullit Rumen. As mbi ‘te s’ dijmë gja që prej shk. III deri në shek. X. Vetën aty e mbrapa dalin për të parën herë data historike.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

 

Gjuha_Shqipe

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

Shkruan prof.  Zymer Mehani

Faktorët që e pengojnë normën e shqipes të zhvillohet në Kosovë janë të shumtë, si statusi që shqipja e gëzon, pasi përdoret krahas serbishtes dhe anglishtes si gjuhë zyrtare, pastaj qëndrimi jo i njëjtë i shqipfolësve ndaj normës letrare – mosrespektimi i saj, bashkësia e folësve- vendi ku flitet shqipja, ndikimi i të folmeve dialektore paralelisht me normën, por ndër faktorët të cilët kanë bërë që zbatimi i normës në shkolla të mos jetë në nivelin e duhur janë: kompetencat (performanca) e mësimdhënësve, komunikimi brenda shkollave, planet dhe programet, tekstet shkollore, metodat e mësimdhënies; mungesa e leximit nga nxënësit etj.
Në shumë shkolla vërehet performancë jo e mirë e mësimdhënësve sa i përket zotërimit të normës dhe, më përjashtim të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, mësimdhënësit e tjerë, përfshirë drejtorët dhe punonjësit e administratës, nuk komunikojnë me nxënësit në gjuhën letrare dhe bëjnë shkelje të shumta të normës në shkrimet e tyre. Kjo vërehet edhe në shkrimet e vendosura në mure të shkollës (shpalljet, oraret, punimet e nxënësve), por edhe në dokumente të tjera zyrtare: ditarët e klasave, procesverbalet e mbledhjeve, në të cilët gjenden shkelje të shumta të normës së shkruar.
Tekstet shkollore, po ashtu, nuk janë të hartuara sipas kërkesave dhe programeve të reja mësimore, janë të ngarkuara me përmbajtje dhe përmbajnë edhe gabime gjuhësore, kurse disa biblioteka të shkollave nuk janë sa duhet të pajisura me lektura shkollore, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë vazhdimisht. Vitet e fundit nxënësit e kalojnë kohën më shumë para kompjuterit dhe televizorit, duke e lënë anash librin, dhe kjo po ndikon mjaft negativisht sa i përket nxënies së gjuhës letrare, ngase disa media – të shkruara dhe elektronike – fare pak i kushtojnë rëndësi gjuhës dhe bëjnë mjaft shkelje të normës.
Po ashtu, ndikimi i familjes dhe i rrethit është i madh, pasi shumë nxënës jetojnë në familje të mëdha, me nivel të ulët apo mesatar të shkollimit dhe përvetësojnë trajta lokale, të cilat i bartin në shkollë dhe i përcjellin pastaj gjatë tërë shkollimit.
Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Edukimit, por edhe fakultetet e tjera që përgatisin mësimdhënës, duhet t’i japin më tepër rëndësi gjuhës shqipe, në mënyrë që në të ardhmen të nxjerrin mësimdhënës më të përgatitur dhe të mos ketë nevojë që gjuha shqipe të futet si lëndë e obligueshme në të gjitha fakultetet, ndërsa drejtoritë komunale të arsimit duhet të jenë më të kujdesshme në përzgjedhjen e kuadrit mësimor dhe të pasurojnë bibliotekat e shkollave me lektura shkollore bashkëkohore, për të gjitha moshat e nxënësve.
Meqë gjuha është pasuri dhe vlerë shoqërore gjithëkombëtare, mbetet detyrë e të gjitha institucioneve arsimore, qendrore e lokale, duke filluar nga MASHT-i, institutet, fakultetet, DKA-të dhe qendrat e tjera të edukimit, përfshirë edhe mediat, që të punojnë më shumë për ruajtjen dhe pasurimin e saj, por barrën kryesore duhet ta kenë shkollat, veçanërisht mësimdhënësit e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ÇFARË JANË BE-ja DHE BALLKANI PËRBALLË RUSISË, PA NATO-n DHE SHBA-të?

ÇFARË JANË BE-ja DHE BALLKANI PËRBALLË RUSISË, PA NATO-n DHE SHBA-të?

Sulejman_Abazi

ÇFARË JANË BE-ja DHE BALLKANI PËRBALLË RUSISË, PA NATO-n DHE SHBA-të?

Daullet bien pë rata që kanë vesh. Të gjithë i kanë sytë nga situata në Ballkan, e cila mund të bëhet shkak për pasoja të rënda në përmasa edhe më të mëdha, dhe si pretekst për një konflikt më të gjerë.
Këtë shqetësim mbart në deklarimin e tij ish kreu i NATO-s, ushtaraku i lartë i Aleancës dhe trajtimi i problemit në shtypin amerikan kundër depërtimit rus në Ballkan.
Për këto arësye situata mbi rrugët e ndjekura deri tani për një Ballkan të stabilizuar dhe të sigurtë, meriton kritikën.
Opsioni politik i mundshëm i rrugëzgjidhjeve të reja, që mbart brenda kritikën mbi atë që mendohet se nuk është bërë mirë deri tani, mendoj se ka vlera.
Alarmi që jepet në shtypin amerikan është i ligjshëm, por për të kufizuar ndikimin rus në Ballkan, mbase mbase rrugëzgjidhjet dhe kundërmasat nuk janë të dhëna një herë e mirë, kur në disa dekada rrugët e ndjekura deri tani ende nuk po rezultojnë të suksesëshme.
Ky depërtim avancon çdo ditë në të gjithe format. Shembulli është vet situata në Serbi dhe Maqedoni, ku në shënjestër mbeten shqiptarët dhe pakicat e tjera nacionale.
Përparësia në Ballkan nuk është Serbia, por drejtësia mbi çështjen shqiptare dhe fuqizimi i kombit shqiptar, si i vetmi faktor stabiliteti që do të bëhej barrikadë e kufizimit të interesave ruse në Ballkan dhe do ta joshte Serbinë dhe Maqedoninë të futeshin në organizmat perëndimore.
Shqiptarët e çmojnë shumë parteritetin startegjik me SHBA-të dhe kjo për kombin tonë është e padiskutueshme, por në respektimin e të drejtës ndërkombëtare për popujt dhe kombet, shqiptarët ndihen shumë të vonuar, të tërhequr, kur në krahun tjetër në lindje kanë ndodhur shumë gjëra, që nga republikat Abkaziane, Gjeorgjia, Ukraina, Krimeja, ndërsa me territoret shqiptare vazhdohet eksperimenti dhe “pritja” deri në dëshpërim.
Është alarmante zbrazja e territoreve shqiptare në shifra shumë të frikëshme dhe shikimi me hipokrizi i zbatimit të një strategjie nacionaliste të shpopullimit në sytë e fuqive perëndimore.
Veçanërisht situata komplekse dhe shumë e rrezikëshme në Maqedoni, nuk besojmë të na bind, se ka akoma kohë për të reaguar dhe shpresuar.
Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe investimeve po e nxit varfërinë, largimin, mosbesimin dhe pse jo, dhe sigurinë e përgjithëshme të popullsisë.
Veç depërtimit rus, përplasja e interesave gjermane dhe turke, koston më të lartë po e shkarkojnë mbi territoret shqiptare, duke rritur pasigurinë shtetërore dhe kombëtare.
Mos vallë kjo situatë nuk bie në vëmendjen e partnerëve tanë strategjikë?
Mbi grupimet politike respektive në qendrat kryesore të politikbërjes shqiptare, po ndodhin shumë çudira në kurriz të interesave kombëtare shqiptare, deri në kriminalizim dhe reagimi i partnerëve tanë vazhdon “të shkrijë” dhe të konsumojë kohën pa kritere, si kripa në ujë.
Vallë nuk e kuptojmë që këto qëndrime politike të kushtëzuara në mënyrën allashqiptarçe kanë “aromën e lindjes”?!
Zhgënjimi pas përfundimit të luftrave në trojet shqiptare që nga viti 2001 e në vazhdim, është i pranishëm dhe në rritje, një shkak më shumë që ushqen krizën politike dhe nxit shpërbërjen kombëtare. Mos vallë këto janë fenomene të padukëshme për partnerët tanë?
Ka njëmijë arësye dhe argumente që mund t’i shtrojmë në këtë analizë, por në thelb mjaftohemi për të kuptuar, se në rrugë e sipër, në synimet dhe interesat gjeopolitike bëhen dhe përmirësime, kur gjerat nuk shkojnë mirë.
Çdo komb dhe elite politike e tij kur është e interesuar, e kanë nje cak durimi, dhe këtu shqiptarët nuk ka pse të bëjnë përjashtim.
Më mirë kur e themi të vërtetën hapur, ballë për ballë, me qëllimin e mirë edhe për kombin tonë, por edhe për miqtë dhe partnerët tanë.
Të gjithë e dimë se në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka miqësi të përjetëshme, por interesa reciproke.
Besoj edhe këtu kombi shqiptar nuk bën përjashtim.
Por të shkojmë edhe më tej kur bëhet fjalë për deklarata shumë serioze, të cilat nuk kalojnë pa shqetësim në opinion.
Fjala është për deklratën e ish kreut të NATO-s, e cila më sa duket shkon paralel me alarmin që jep shtypi amerikan për rrezikun rus, veçanërisht në Ballkan.
Në permasa kaq të mëdha, sa e paraqet rrezikun ish kreu i Aleancës, si një mundësi apo opsion ushtarak i mundshëm i Rusisë kundër Evropës, parashikimi i një plani kundërvënie të NATO-s, mbetet një paralajmërim për mosnënvleftësimin e një situatë të tillë në zhvillim.
Më mirë se sa kushdo tjetër këtë trysni e ndjejnë vendet kufitare me Rusinë.
“Kolona e pestë” në BE tashmë ka depërtuar. Merkel dhe të tjerë liderë europianë këtë e kanë kuptuar.
Ne flasim shpesh për terrorizmin dhe llojet e tij, por harrojmë atë që është më kryesore dhe që druhemi ta themi hapur, terrorizmin shtetëror, i cili nuk dihet se ku i ka fillesat, rrënjët, financimet, kontigjentin, të gjitha këto të kamufluara në mënyrë perfekte me alibitë që krijohen në vatra të ndryshme të nxehta të planetit.
Nëse mund të ndodh një aventurë e tillë, ajo do të jetë një veprim rrufe dhe shumë kompleks, në një kohë shumë të shkurtër. Teknologjia dhe kapacitetet operacionale sot e mundësojnë këtë. Skalionimi i forcave operacionale që bëhet sot i shtrirë në kohë dhe sa më afër objektivit, është veprim i mirëmenduar nga të gjithë palët.
Gjithesesi, kur një ish drejtues kaq i lartë i Aleancës tërheq vëmendjen për situata të tilla, do të thotë se dikush duhet të dëgjojë seriozisht.
Shtrirja e interesave ekonomike me Rusinë dhe depërtimi brenda bashkësisë evropiane, është më shumë se sa një agresion i hapur, dhe pse mos të themi, pjesë e pandarë pararendëse e një agresioni ushtarak të mundshëm, në një kohë të përshtatëshme.
Pse jepet ky alarm në këtë kohë dhe për kë bëhet fjalë, për BE-në apo për Ballkanin?
Çfarë roli kanë vendet kryesore të BE-së (tashmë përjashtuar Anglinë) në raportet dhe marrëdhëniet konfliktuale SHBA – Rusi, ku detyrimisht kjo e fundit kërkon të çertifikohet si fuqi globale me ringritjen e saj në dy dekadat e fundit?
Çfarë është BE-ja dhe Ballkani përballë Rusisë pa Aleancën dhe veçanërisht pa SHBA-të?
Mbase, mbase pyetjet mund të jenë pak intriguese, por shkak bëhet deklarata e një ish funksionari të lartë të Aleances, i cili me siguri di se çfarë deklaron.
Sulejman Abazi, Tiranë 20/09/2016.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

 

Shkendi rrezesh mbi gadishullin Ilirik!

Shkendi rrezesh mbi gadishullin Ilirik!

skender-shala

 

Shkendi rrezesh mbi gadishullin Ilirik!

Shkruan: Skender Shala

(Por fatkeqësishtë në ketë tymnajë politike)!

Punë të mbar o vllëzër Arvanit, ju trashegimtar trimave të kohës! U priftë e mbara gjithandej nëpër foletë e moqmë deri në Konstatinopojë! Keni filluar ta zbardhni historin e asajë trevë, identitëtin, natyrshmërinë e trojevë Arbërore!

-Ashtu sikur dy profesoret e nderuar të Rekës, që po jepin kuptim riatdhesimit asajë anë, mbi trungun e moqem arëbërorë. Që e patën tjetërsuar kohët e liga, sikur Sanxhakun me shumë vise rreth e rrotull atëdheut. Tjetërsimi na damtoi shumë, na coptoi atëdheun e kombin, duke na ndarë si ,,turqi, musliman, boshnjak, ortodoks grek, shkij, malazez, maqedon etj.

Tani është koha e vetëdijesimit, sëpsë mbi fe kemi komb e atdhe!

Pra, që të kemi identitetin përsonal, familjar e kombtar të etnitëtit tonë, duhet shumë të rrespektohet Atdheu e Kombi. Që të kemi liri, duhet shumë përpjekjë, përkushtim të dinjëtëtshëm për zhvillim dhe mirëqënjë të ardhmërisë tonë.

 Që të kemi demokraci, lumturi normale dhe të natyrshme si kombet dhe shtëtët tjera të zhvilluara, duhet një platformë me vizione të reja strategike!

-Po, na edhe duhet lidhje bashkëpunimi në mes veti nga të gjitha anet!

Mbrojtja e atëdheut e kombit nuk është thjeshtë çështjë morale, apo vullnetare, apo krahinore e rajonale siq na ka ndodhur gjatë gjithë historis?!

-Por është akti më i lartë i parimevë njërzore, është një borq gjithëpërfshires i pa tjetërsueshëm që rezulton me identitetin përsonal dhe kolektiv, është borq ndaj Zotit, dhe ndaj fesë tuaj, është përgjëgjësi definitive.

-Falë Zotit që kombi ynë ka pasur individ shumë të mbedhej, në koherat më të veshtira e më të rrezikshmë gjatë historis tonë. Duke ja kushtuar tër jetën çështjeve madhorë, na kanë shpetuar Atdheun e Kombin, të pakten keto parcella që i kemi ende sot të banuara me soin tonë.

Besoj së shumë shpejt do të zbardhen faktët historike! Do ta kemi edhe ne vendin e merituar. Sëpsë kombi ynë ka një kapacitet me vlera të mëdha intelektualë, ka vizionar të kohës modërne, ka largëpames me strategji të lartë për të ardhmen e vendit. Duke llogaritur së ne rrjedhim nga një qytetrim antik shumë i ndritur, dhe kemi për çfar të krehnohemi me të kaluaren tonë historike. Kur dihet së të parët tanë formuan përandorit më të famshmë që nga Leka i Madh, pastaj përandorit më të ndritura që ka pasur Roma, si me perandorin Konstantin e Madh i cili solli edhe Europes qytetrimin dhe rendin njerzor, kulturen fetarë, pastaj me  Gjergjin e Madh e mbrojtem kontinentin nga invazionet aziatike. Nga ne dualen burra shtëti, kryeministra, gjeneral që krijuan shtëtë modërnë si Greqinë, Turqinë, Egjiptin etj. Mandej, me Nënën e Madhe, Shën Tërezen humanizmin në botë. Me Rugoven modërnizimin e riorganizimit të Rilindjes Kombtare për pamvarësi liri e demokraci, dhe me strategjit më bashkëkohorë që ka njohur historia, dhe me shumë të tjere si Kadaren etj. etj.

Po ashtu kujtojmë me rrespekt Rilindasit që vun themelin mbi bazen etnike për mbrojtjen e 4-vilajetëve, dhe shumë figura të mëdha në rrafshin kombtar dhe ndërkombtar, për të cilet ne bijt e bijat e tyrë besnikrisht dhe me devotshmëri do ti çendrojmë kesajë vepre madhorë deri në fund.

Cfar na duhet bërë sot?

Si shembull po paraqes judën, sepsë kemi një ngjajshmeri historike. Ky popull në dekadat e fundit ka nxjerr nga e kaluara shumë mësimë, dhe tani është populli më karaktëristik, më kompakt dhe më i veçant në botë me organizim në të gjitha fushat. Eshtë i vetmi shtët që ka organizim në tër botën me shkolla privatë, me kultur, zakonë, dhe me gjithë mekanizmat tjerë që i duhen aparatit shtëtror. Me çdo aktivitet, politik, fetar apo edhe në jetën privatë që të gjitha janë në shërbim të shtetit të vet dhe gjithnjë në gjendje gadishmerie për eliminimin e pëngesave kudo qofshin ato.

 Fatkeqësisht sot po manipulohet nga klasa politike dhe kleri, me një papërgjëgjësi totale me qytëtaret e lodhur, ende të pashëruar nga plagët e shekujvë?!

Eshtë shumë e nevojshmë të mësohemi ti kryjmë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet, duke filluar nga familjet, shkollat, institucionet çfardo qofshin ato.

Ani së nga njëhëre rrëshasim aty këtu, së jemi me proletar në botë, sepsë s`na bën farë përshtypje tjetërsimi! Pra përpiqemi ta mashtrojmë edhe Zotin së vetëvetën po së po!

– Sëpsë si të tjerë“jemi më të mirë!!!

Disa janë gati ti shërbejmë çdo fejë, sekti për qellimë të tjervë, në mohim të vetëvetës, duke damtuar rëndë racen tonë

 Duhet të kemi kujdesë së atë që smuajti ta bejë armiku krejtësisht (pjesërisht po por…) ndër shekuj duke na tjetërsuar,- po e bëjmë ne vet sot në liri?!

Sot, ne kemi shumë nevojë të madhë të integrohemi si komb, pastaj të shofim çka po tepron. E ardhmeja ka nevojë të ndërtohet mbi baza të shëndosha, prandej duhet investuar në një edukatë të shëndosh.

Këto çështjë kërkojnë zgjedhje së më parë së jemi të vonuar në çdo pikëpamje. Me ketë çështje duhet të merren akademia e shkencave, studjuas të mirfillt, në menyrë që ta kemi një edukat të çendruashmë, të mirfillt për të sotmen dhe të ardhme tonë më të sigurt, më të lumtur, më të rrespektuar mbi tapitë tona.

Uroi që fillimin e shek. XXI ta nisim me uraten më të mirë, duke kthjellur origjinen e natyrshmërin nga naivitëti, nga tomorret e mbeturinave të shekujvë të zi.- Kjo fisnikron kombin, hapë rrugë vetëdijësimit, kulturës dhe ardhmërisë tonë, duke e shmangur njëhëre e përgjithmonë rrezikun.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHKELJET E NORMËS GJUHËSORE NGA NXËNËSIT GJATË PUNËS ME SHKRIM

SHKELJET E NORMËS GJUHËSORE NGA NXËNËSIT GJATË PUNËS ME SHKRIM

nxenesit-gjuha

SHKELJET E NORMËS GJUHËSORE NGA NXËNËSIT GJATË PUNËS ME SHKRIM

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm nxënësit tanë marrin njohuri rreth gjuhës dhe vazhdimisht bëhen përpjekje për të zotëruar këto norma, por shkalla e zotërimit deri më tani nuk është e kënaqshme, pasi vërehen mjaft shmangie, gabime të shumta në përdorimin e mjeteve të ndryshme gjuhësore: në fonetikë, morfologji, sintaksë, leksikologji etj. Këto shmangie bëhen për shkak të njohurive të pakta që kanë nxënësit për sistemin gjuhësor dhe rregullat e gjuhës, por edhe për shkak të neglizhencës në përdorimin e rregullave të saj dhe moskujdesit të duhur nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Shkeljet më të shpeshta që nxënësit ia bëjnë normës në shkollat e Kosovës shihen në të gjitha rrafshet: në rrafshin fonetik, sidomos në drejtshkrim; në rrafshin morfologjik, veçanërisht në përdorimin e trajtave të shkurtra të përemrave, në ngatërrimin e përemrave me mbiemra, në shumësin e emrave, në përdorimin e mënyrave dhe kohëve të foljes; në rrafshin sintaksor hasen fjali e thënie të një sintakse të huaj, mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin, përcaktorit me fjalën që përcakton – renditja e fjalëve në fjali, mungesë e kohezionit dhe e koherencës, ndërsa në rrafshin leksikor vërehet një numër i madh i fjalëve të huaja.
Në vazhdim po i japim disa nga shkeljet e normës, të cilat nxënësit i bëjnë më së shpeshti gjatë punës me shkrim, duke filluar nga përdorimi i shkronjës së madhe. I shkruajnë me shkronjë të vogël emrat dhe mbiemrat e personave, emrat e përveçëm, emrat gjeografikë, territorialë, emërtimet zyrtare, festat kombëtare, titujt e gazetave, revistave, shkurtimet e emrave të shteteve, organizatave, gradat shkencore etj. P.sh: kombet e bashkuara, lidhja e prizrenit, 8 marsi etj.
Shumë shenja të pikësimit nxënësit nuk i përdorin fare, apo i përdorin gabimisht, duke mos e ditur funksionin e tyre. Veçanërisht pika dhe presja përdoren vend e pa vend, ose mungojnë aty ku duhet, pastaj mungojnë thonjëzat, dy pikat, kllapat. Shumë fjali nuk kuptohen fare dhe në mungesë të tyre shpesh nuk dihet se ku fillon dhe ku mbaron fjalia. Duke mos e ditur funksionin e apostrofit, e përdorin gabimisht në shumë raste dhe nuk e përdorin kur duhet, si p.sh: te pjesëza mohuese : ‘s pastaj te trajtat e shkurtra etj. I ngatërrojnë fjalët që shkruhen njësh, ndaras dhe me vizë në mes. Bëjnë gabime të shumta në përdorimin e trajtave të shkurtra e po ashtu edhe nyjat nuk i përdorin në rastet kur janë të domosdoshme.
Në shumë raste nxënësit e formojnë gabimisht shumësin e emrave dhe bëjnë ngatërrimin e mbiemrave me ndajfoljet. Nxënësit shpesh përdorin fjali në të cilat mbiemri nuk përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por edhe në gjini,  pastaj mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin, zakonisht del kryefjala në numrin njëjës, kallëzuesi në shumës dhe anasjelltas.
Në fushën e morfologjisë gabime të shumta bëjnë edhe te përemrat, ngatërrimin e tyre me njëri-tjetrin, pastaj te foljet vërehet ngatërrimi i mënyrave, kohëve, vetave, por shkeljet më të mëdha bëhen në përdorimin e lidhores. E bëjnë ngatërrimin e kohës së tashme të dëftores me kohën e kryer të thjeshtë, apo vetën e parë me të tretën,  por edhe gabime të tjera foljore.
Po ashtu, nxënësit janë të ndikuar mjaft nga fjalët e huaja, shkaku i kontakteve të vazhdueshme me gjuhët e tjera, sidomos me anglishten, dhe i përdorin shumë fjalë të huaja në vend të fjalëve shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)

zymer_mehani

SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET NË KOSOVË  (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Përveç shtypit legal dhe ilegal shqiptar, interesim të veçantë për ngjarjet në Kosovë ka treguar edhe shtypi i disa shteteve evropiane, diku më shumë e diku më pak. Mirëpo ka edhe vende që kryesisht e kanë komentuar shtypin ish-Jugosllav e TANJUG-un. Ngjarjeve të Kosovës vend të merituar i jep shtypi gjermano-perëndimor, prandaj po e fillojmë me gazetën ‘Frankfurter Algemainine Cajtung’ të datës 27 prill 1981, e cila shkruan: ‘Ndërmjet datës 1 e 4 prill nuk mbeti asnjë zonë e krahinës pa bërë në forma të ndryshme, demonstrata dhe greva. Vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëve e çmojnë mbi 30-40 vetë dhe të plagosurve deri në 1000 veta….’ Gazeta daneze ‘Socialistisk dagblad’, në shkrimin e 29 prillit 1981, me titull ‘Lufta në Kosovë synon shpalljen e Republikës’, shkruan: ‘Demonstratat janë rezultat i përpjekjeve shoviniste të organeve zyrtare jugosllave dhe të serbëve për të ushtruar kontrollin dhe forcën e tyre në këtë krahinë’. Gazeta franceze ‘Liberasion’ shkruan se qysh prej majit 1981 më shumë se 800 veta janë deklaruar fajtorë për aktet kriminale, nga të cilët 400 kanë marrë dënime që arrijnë deri 15 vjet burg dhe 1.300 të tjerë kanë marrë dënime që janë në kompetencën e policisë, pra më pak sesa një vit’. Gazeta ‘Kleine Zeitung” nga Korushka të Austrisë shkruan se gjatë trazirave studentore të muajit mars të vitit 1981, në provincën jugore të Jugosllavisë në Kosovë, gjatë manifestimeve të demonstratave të studentëve shqiptarë, u lënduan gjithsejtë 23 demonstrues, ndërsa nga ana e forcave të sigurisë janë lënduar 12 policë. Më tej vazhdon artikulli: ’Demonstruesit shqiptarë kërkuan lirinë e shtypit’ si dhe krijimin e ‘Republikës së Kosovës’. Artikullshkruesi Gustav Chalupa në Gazetën ‘Klein Zeitung’ me 7 prill 1981,  i shkruan dy artikuj në të njëjtën ditë, ‘…10 demonstrues të vdekur, studentë, dy pjesëtarë të policisë dhe 57 të lënduar rëndë janë në spital dhe 22 të arrestuar që e deklaron anëtari i LKJ-së Stane Dollanc në ‘Sava Centar’ në Beograd’. Në një pyetje nga gazetari austriak , Dollanc përgjigjet me këto fjalë: ‘A dëshironi ju që t’i keni dy Kore në Ballkan? A dëshironi që t’i Keni në Ballkan dy Gjermani?’ Ndërsa gazeta ‘Noje Cyrher Cajtung’ jep njoftim të saktë për zhvillimin e ngjarjeve në hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi, e cila konstaton: ‘Pakënaqësia e shqiptarëve në Kosovë nuk shprehet vetëm nga grupet më militante shqiptare, të cilat kërkojnë një republikë shqiptare në Kosovë, por ajo shtrihet edhe te 300 mijë shqiptarët në Maqedoni e 50 mijë të tjerë në Mal të Zi’. Është mjaft interesant konstatimi i gazetës greke ’To Vima’’ e cila shkruan: ‘Nuk duhet ta pakësojmë rëndësinë e ngjarjeve që po ndodhin prej shumë javësh në rajonin e autonom të Kosovës në kufi me Shqipërinë, edhe në qoftë se kriza mbytet. Fakt është se autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet mbytëse. Këto telashe përbëjnë paralajmërim serioz’. Edhe gazeta amerikane ‘Nju-Jork Tajms’ e 27 prillit, pasi thotë se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar, meqë përforcimet e ushtrisë dhe të policisë ndodhen akoma në Kosovë dhe tubimet politike janë të ndaluara, shtron pyetjen: Çfarë ndryshimi do të sillte edhe një republikë më shumë? Pse Kosova të mos jetë republikë, kur 85 për qind të banorëve të saj (1.5 milion) janë shqiptarë etnikë. Nga ana e saj, gazeta italiane ‘Koriere dela sera’ duke folur për shkaqet e ngjarjeve në Kosovë, ish-krahinën e cilëson si rajonin më të prapambetur në ish-Jugosllavi. Kërkesa e ligjshme dhe kushtetuese, e Kosovës-Republikë po kundërshtohej dhe po vritej dita-ditës. Gazeta jugosllave ‘Veçernje Novosti’ e 14 janarit 1984 njoftonte se më 11 janar 1984, në orën 22.00 u rrethuan dy irredentistë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha . Forcat ushtarake-policore urdhëruan që me mjete policore e të blinduara të kapeshin të gjallë, pse kështu e donte interesi i tyre i veçantë. Vala e akuzave dhe e terrorizmit përfshiu edhe trevën shqiptare të Medvegjës, Preshevës, dhe Bujanocit deri në Vranjë. Vetëm në këto tri rrethe, në vitin 1983 akuzohen shqiptarët për 575 krime dhe dy herë më shumë për shkelje të tjera ligjore. Kryesore është akuza: ‘Kërkojnë bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në Jugosllavi…’. Interesimi për ngjarjet në Kosovë nuk i shpëtoi as gazetës prestigjioze angleze ‘The Times’, e cila më 20 maj 1981 shkruan: ‘Trupat dhe policia u tundën në Kosovë nga të gjitha anët e vendit për të treguar shqetësimin e gjithë Jugosllavisë për çka po ndodhte atje. Por autoritetet po gjejnë atje akoma një rezistencë të madhe . Të dhënat zyrtare flasin për disa qindra të arrestuar dhe për më shumë se 100 veta që presin të dalin përpara gjyqit për akuza të rënda, por numri i tyre rritet çdo ditë, ashtu si dhe numri i të përjashtuarve mga shkollat dhe universiteti….’. Më 20 maj 1981, ‘Di Prese’ e Austrisë shkruante: ‘Po shikohet me preokupim të madh fakti që gjendja në Kosovë nuk është qetësuar, me gjithë ndërhyrjen e forcave nga e tërë Jugosllavia. Kompleksiteti i problemeve me të cilat është lidhur kjo ngjarje e vë udhëheqjen jugosllave para detyrave jashtëzakonisht të vështira’. “Borba” shkruante: ‘Fadil Hoxha, anëtar në presidiumin e Shtetit e të Partisë, edhe vetë shqiptar, i cili në fund të prillit kishte damkosur me turp nacionalizmin shqiptaromadh të rretheve të gjëra në Tiranë, më 23 maj vazhdoi një fushatë shtypi kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në Konferencën e partisë të LK të Kosovës , më 5 gusht 1981 u vendos që të përjashtohet M. Bakalli, dhe t’i jepej një vërejtje e fundit me përjashtim nga partia’. Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të ‘diferencimit ideologjik-politik’, deri në fillimin e gushtit 1981 qenë përjashtuar nga LK të Jugosllavisë ,534 anëtarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË GJUHËS

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË  GJUHËS

Gjuha_Shqipe

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË  GJUHËS
Shkruan  Prof.  Zymer  Mehani

Rruga e standardizimit të një gjuhe duhet të kalojë nëpër disa faza, të cilat janë: përzgjedhja, kodifikimi, pranimi i standardit, përpunimi i normës dhe vlerësimi.
1. PËRZGJEDHJA është hapi i parë drejt standardizimit të gjuhës. Se cili dialekt a variant duhet të vihet në bazë të gjuhës standarde është çështja më delikate, sepse po qe se zgjidhet drejt, do të realizohen me sukses të gjitha fazat tjera të standardizimit. Për caktimin e bazës së standardit gjuhëtarët duhet të kërkojnë përgjigje nga faktorët jashtëgjuhësorë (faktori politik dhe faktori ekonomik), sepse përgjigjet linguistike nuk mjaftojnë.
2. KODIFIKIMI fillon me përshkrimin e normës së gjuhës: bëhet hartimi i gramatikës dhe i fjalorit. Kodifikimi nënkupton caktimin e rregullave të veçanta të drejtshkrimit, me hartimin e gramatikës, të fonetikës dhe të fjalorit normativ. Me anë të këtyre mjeteve caktohen rregullat, të cilat i obligojnë pjesëtarët e bashkësisë folëse që tu përmbahen gjatë ligjërimit në gjuhën e shkruar letrare.
Mjetet e kodifikimit të gjuhës standarde shqipe janë:
– “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1973;
-“Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976;
-“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 1980
–“Gramatika e gjuhës shqipe, I, II”, Tiranë, 2002.
3. PRANIMI I STANDARDIT duhet të bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kombit. Kjo fazë e standardit ka karakter socio-politik dhe varet kryesisht nga faktorët jashtëgjuhësorë (faktori politik dhe faktori ekonomik).
4. PËRPUNIMI I NORMËS është fazë që zgjat më së shumti. Duke u përpunuar, gjuha standarde aftësohet që t’i kryejë të gjitha nevojat e komunikimit në të gjitha situatat dhe stilet, si dhe përfshin të gjithë lëmenjtë shoqërorë: shkencën, artin, jurisprudencën, administratën, gazetarinë, arsimin, kulturën etj.
5. VLERËSIMI është i vazhdueshëm. Kështu realizohet mekanizmi i kontrollimit dhe bëhet VERIFIKIMI i shkallës së përshtatshmërisë së gjuhës me nevojat aktuale të komunikimit të shoqërisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Avdi-ibrahimi

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shkruan: Avdi Ibrahimi

S’ka pse tregohesh i mençur që të konstatosh se pozita e popujve në Gadishullin Ilirik, si dhe ajo e popujve të Europës nuk mundet assesi të krahasohet as për së afërmi me pozitën e popullit shqiptar, të cilët gjysma e tryre jetojnë në atmëmëdheun e tyre në Shqipëri, pjesa tjetër jetojnë të ndarë nga trungu amë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, dhe Greqi. Nëse jemi sadopak të ndershëm duhet të themi të vërtetën ashti si është, pra kemi të bëjmë me një problem thelbësor i pazgjidhur i popullit shqiptar përgjithësisht në Gadishullin e Ilirikut… Në këtë rast definimi i Hapsirës kufitare me këto shtete fqinje të jetë atje ku jetojnë shqiptarët në shumicë, ndërsa miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe në shtetet tjera të Botës t’u ipet e drejta e përbashkët e arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe e drejta e përbashkët kulturore shqiptare, kjo mund të ndihmojë që Gadishulli Ilirik të mos jetë më një vrimë e zezë e Europës së bashkuar, pra shqiptarët si komb i bashkuar me një shtet të bashkohen me Europën në të ardhmën.

Që të arrihet kjo zgjidhje politike që është i vetmi rast i padrejtë i një populli të ndarë në 5 shtete e që shteti Shqiptar është i vetmi vend në Kontinentin e Europës ku kufizohet edhe sot me popullin e vetë, zgjidhja është që së pari gjith shqiptarët të jenë të bashkuar që ta përfaqësojnë interesin e përbashkët kombëtarë për Ribashkim të Shqipërisë. Shqiptarët që janë të ndarë padrejtësisht në 5 shtete, si dhe miliona shqiptar që jetojnë në Turqi e diasporë, përfundimisht të deklarohen haptas pa u frikësuar nga askush, se e ndjejnë SHQIPËRINË, si atmëmëdhe të vetin, nga ana tjetër assesi nuk duhet lejuar arsyetimi i një grupi të vockël “shqipfolësish” se gjoja Qeveria në Shqipëri është fajtore për pozitën jo të mire të shqiptarëve jashtë kufijëve të shtetit shqiptar.

Nocioni i kufijëve shtetërorë në Europë tashmë e ka humbur kuptimin që kishte më pare.

Gjithçka flet e duket ditën për diell se vetëm Gadishulli Ilirik ka mbetur edhe sot e kësaj dite një nga territoret e fundit gjeopolitike ku koha e ndryshimeve të reja politike demokratike s’kanë dëpërtuar në ndryshimin e mentalitetit të ri.

Për dekada në ish-Jugosllavi kemi dëgjuar rrena patetike se kufijtë jugosllavë ishin më të hapurit në Europë dhe pakicat kombëtare edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë autoktone në Trojet Tona Shqiptare, megjithkete politika jugosllave titisto-rankoviqiste e millosheviqjane trumbetonin se pakicat kombëtare ishin ura lidhëse të afrimit mes popujve. Fraza të tilla plot gënjeshtra u treguan ndaj popullit shqiptar që për gjysmë shekulli nuk guxuan të takohen me vëllezërit e motrat të shtetit shqiptar.

Që të mos na ndodh më fati i keq i ndarjeve të vëllaut me vëllanë, në mbarë hapsirat shqiptare të kemi një program të përbashkët politiko-kombëtar që të jet si qëllim dhe kusht i demokracisë që shqiptarët të jetojnë në një shtet të bashkuar Shqiptar.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË

Naum_Veqilharxhi

LETRA ENCIKLIKE E NAUM VEQILHARXHIT, DËRGUAR NIPIT TË TIJ NË VJENË
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Vithkuqari Naum Veqilharxhi (1767 – 1846), jo vetëm se ka qenë një nga rilindësit e parë, që veproi në gjysmën e parë të shek. XIX, por edhe për shkak të veprimtarisë së tij të spikatur quhet profesor i Rilindjes. Ai bëri abetaren e parë shqiptare me 33 shkronja që u përdor gjatë Rilindjes, por edhe shërbeu si një bazë për abetaren e mëvonshme. Ai ishte një personalitet i lartë i administratës legjislative rumune, me gjurmë në veprimtarinë e tij, ndaj dhe shtëpia e tij në Rumani është kthyer në muze.
Më poshtë po japim një dokument të rrallë, një letër që ai ia dërgon nipit të vetë në Vjenë:
Mora letrën tënde të 6 marsit nga Vjena, i dashur nip, dhe menjëherë pas përshëndetjes sate, shoh se ke filluar të më qash hallë keq, sepse punët me të cilat merrem dhe që ti i di, më sjellin dëm dhe material dhe moral.
Më poshtë më ke bërë fajtor pse kam njohje dhe miqësi me Dhimitër Marinin, të cilin ti e neverit si të çkishëruar, duke u shprehur me habi të madhe dhe me tri pikëçuditëse!!! Ti pastaj çuditesh, duke thënë: “Cila vallë nga tri perëndeshat, që përcaktojnë fatin e njerëzve, deshi që të mos dalë ndonjë tjetër, por xhaxhai im shumë i shtrenjtë, për të lidhur ato që s’lidhen, të sjellë në formë atë që nuk ka formë, të bashkojë në një tufe myslimanët fanatikë, të krishterët ortodoksë superticiozë, papistët që urrejnë fetë e tjera, të krijojë një trup homogjen nga kombi shqiptar? Mallkoj atë orë, xhaxhai im i nderuar, kur ju u dhatë pas një ideje të tillë himerike. Me gjithë këtë le të ndjekim fjalën e urtë italiane. “Më mirë vonë se kurrë”. Ç’u bë, u bë, mori fund, po dhe në të ardhmen hiqni dorë nga planet që nuk mund të realizohen, duke përbuzur lajkat e të huajve, besoni në fjalët e nipit tuaj, i cili ka informata…”
Duke i shkruar fjalë për fjalë vërejtjet dhe këshillat e tua, po përgjigjem me të njëjtën radhë, siç janë parashtruar dhe në letrën tënde.
Dhe së pari kujtoj se dëmtim material pëson ai që sheh dëm sidomos në trup të tij, por një dëm të tillë e pësojnë pa përjashtim të gjitha krijesat organike të krijuesit në tokë. Pra, as edhe ti vetë, me gjithë përpjekjet e tua, nuk ke për të shpëtuar nga një dëm i tillë. Po në qoftë se ti me këtë kupton, pa i përdorur mirë fjalët, dëmin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, akoma ca më keq; sepse këto nuk bëhen kurrë pronë e përhershme e askujt dhe në qoftë se nuk do të rrojë në një shoqëri njerëzore, do të mund të rreshtojë shembuj të panumërt, të vjetër e të tanishëm njerëzish të panumërt, të cilët duke e quajtur veten të sigurt nga të gjitha prapësitë e fatit u bënë menjëherë fare të varfër, dhe të tillë ke jo vetëm tregtarë të mëdhenj, por edhe mbretër: dhe ti e konsideron veten në siguri – sheh ëndrra, o nipi im. Nuk dini çdo të pjellë dita e nesërme. Kjo është një e vërtetë e përjetshme.
Së dyti, dëmtim moral pësojnë në përgjithësi njerëzit që i sjellin dëm shoqërisë, dhe të tillë janë ata që dëmtojnë familjet dhe shoqërinë, si gënjeshtarët, batakçinjtë, çprishësit, turbulluesit, vjedharakët, hajdutët…dhe të tillë a do të mësosh, o nipi im, cilët janë?
Ata që e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen në veten e tyre, duke mos treguar asnjë interes për të tjerët. Këta, duke e kuptuar keq fjalën interes, përdorin çdo mjet të lejuar dhe të palejuar vetëm për të shtuar dhe për të grumbulluar argjend dhe ar, që t’i kenë gati mjetet e çprishjes.
Unë pra, me punën time kujtoj se nuk mund të vihem në radhën e të tillëve, ndryshe të gjithë ata që para meje pak a shumë kanë qenë shpikësh shkronjash, do t’ua kenë sjellë dëm kombeve të tyre: si shembull Thefshi i finikasve, Kadmi i tebanëve, Pallamidi i peloponezëve, Qirili i sllavëve…
Së treti, më bëre fajtor se kam lidhje me Dhimitër Marinin si njeri i lik, po në botë krejt të liq janë ata që u përmendën më lart, kurse ata që rastësisht, për shkak të ndonjë rrethane të pashpjegueshme, kanë humbur pasurinë e tyre në të holla dhe që nuk kanë qenë në gjendje t’ua kthejnë huadhënësve, nuk mund të quhen njerëz të këqij, veçse relativisht. Mua, ndershmëria e tij jo vetëm që nuk më dëmtoi, por më ka sjellë e më sjell dobi: sigurisht po të ish njeri krejt i dëmshëm, as administrata vetë nuk do ta mbante në gjirin e shoqërisë njerëzore.
Vij tani në pjesën më thelbësore, duke t’u përgjigjur them se njerëzit dolën nga duart e krijuesit thjesht qenie me arsye të pajisura me nevoja të ndryshme fizike, për shërbimin e të cilave shtrëngoheshin të përdorin fuqitë e tyre mendore e fizike. Këta vetëm me anën e mendimeve të përbashkëta mundën të lidhen e të bashkohen dhe të formojnë mbi tokë shoqëritë njerëzore të vogla dhe të mëdha: d.m.th. racat, fiset dhe kombet dhe pastaj mbretëritë e mëdha.
Kështu pra njerëzit, që në kohë më të lashta filluan lëvrimin e gjuhës së tyre, duke u zhvilluar dora dorës, duke u nisur nga gjëra të vogla dhe dalëngadalë lidhën ato që s’lidhen, u dhanë formë atyre që nuk kishin formë dhe bashkuan në një komb antropofagë të egër e barbarë. Si pra? Cili ishte kombi grek para ose dhe në kohën e Omerit, gjatë shekujve mitologjikë ? Çfarë ishte fisi romak në kohën e Romulit dhe më përpara ? Amerikanët në kohën e Kolombit ? Englezët në kohën e Krishtit? Rusët para Pjetrit të Madh? Qysh këta dhe të tjerë si këta u zhvilluan menjëherë që në fillim, apo edhe ata si ne filluan një ditë dhe duke ecur përpara dora-dorës dhe me siguri, kanë arritur atje ku ne i shohim sot?
Së fundi, si filloi Konfuci në Kinë, Zoroastri në persët, Moisiu në ebrejt, Brahma në hindusët, Thefshi në finikasit, Zallamoksi në sllavët, Likurgu në Laqedemonasit, Karondi dhe Soloni në athinasit, Orfeu në trakët, Krishti në të krishterët, Muhameti në muhamedanët, Luteri në evangjelistët dhe të tjerë ligjvënës dhe prijës kombesh? Këto kombe me kalimin e kohës dhe dora-dorës, sa u përmirësuan!
Mësimet janë si farërat. Kështu kanë filluar para nesh të gjithë udhëheqësit e kombeve, punët e të cilëve ishin shumë më të vështira për t’u realizuar se sa e imja. Ata morën përsipër riformimin rishtaz të një kombi të ri, kurse unë përpiqem vetëm të bëj të shkruhet gjuha e Kombit, jo siç e përshkruan ti, keq.
Duket  se nuk ke kënduar kurrë historinë e fisit njerëzor që të shohësh se kurrë kombet nuk kanë filluar menjëherë, por njeri ka filluar pardje, tjetri dje, tjetri sot dhe tjetri nesër; fundi i fundit një ditë do të fillojë edhe ky…
“U ke besuar trashë mësuesve të tu grekë, nipi im”!…
O nip! Vetëm kafshët nuk gjykojnë, e kanë të përcaktuar nga vetë natyra edhe fatin, edhe jetën e tyre; kurse njeriu ka një destinacion, të cilin mund ta arrijë veçse duke filluar të ecë gradualisht nga gjërat më të vogla…Ti, siç thua, ke lexuar shumë historianë dhe për shqiptarët nuk ke gjetur as gjënë më të vogël. Ti, të gjitha studimet e tua i ke bërë në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar; por ti, si një burrë me arsim, si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjitha kombeve të tjera, që një komb si ai shqiptari, i krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera, që zë një vend të caktuar në tokë, që ka tipare të veçanta të gjuhës, të dokeve dhe zakoneve, si ishte e mundur të mos kish dhe dy shekujt e tij mitologjikë, heroikë, politikë dhe fetarë, të shpërnguljeve dhe të rivendosjeve të tij? Por u besove trashë e trashë mësuesve të tu, se që nga të gatuarit e njeriut dhe gjer tani ky komb paska qenë një gur inorganik, i mbetur në pa veprimtari të plotë ose si një larvë insektesh, e cila nuk ka pësuar ende metamorfozën e saj natyrore si flutur…
Shpikësit e shkronjave nuk sjellin dëm, por përparim!…
Më këshillon të ruhem nga këshillat e të huajve por nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet, d.m.th. prindërit e tij, farefisin e tij, miqtë e tij, bashkëkombësit e tij, vetë vatrën e tij atërore, varret e stërgjyshërve të tij, gjërat e shenjta të vetë familjes së tij dhe të shkojë për t’i kërkuar të gjitha këto gjetkë, ku kurrë nuk do të ketë mundësi për t’i gjetur, duke vuajtur gjatë jetës: Pra, atë që këshillon gjëra të tilla, nuk di në ç’kategori ta vendos. Unë, i dashur nipi im, mund të zgjatesha më shumë akoma dhe të bëja më shumë sqarime, por kujtoj se edhe këto janë të mjafta, nga të cilat kuptohet edhe pikëpamja ime edhe sistemi im, a është një ëndërrim i thjeshtë, apo ka edhe ky bazat e tij duke pasur për të ardhmen të mirat e tij që shpresojmë. Të uroj shëndet, mos pusho të duash xhaxhanë tënd, i cili është i gatshëm të dëgjojë këshillat e tua dhe nga këto do të zgjedhë gjithnjë, vetëm të dobishmet.
KUSH ISHTE NAUM VEQILHARXHI?
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është ideologu i parë i Rilindjes sonë në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.
U lind në vitin 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij.  Në vitet ‘40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.
Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar”. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin “Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar”, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një “Enqiklikë” (letër qarkore). Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve.
Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

nxenesit

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Nuk dëshiroj të fajësoj mërgimtarët tanë që braktisën trojet tona shumëshekullore e as nuk dëshiroj t’i  fajësoj sepse tërë jetën punuan, fituan kafshatën e gojës me mund, gjak e djersë, Me një fjalë u munduan, u sakrifikuan dhe dhanë më të vlefshmën e tyre, po edhe jetën për të mirën e vendit tonë, Kosovës, që një ditë ta shohin shtet të lirë e demokratik, të cilin sot e gëzojmë. Por ajo që u dhemb mërgimtarëve dhe popullit tonë në përgjithësi është humbja e ngadalshme dhe e heshtme e gjuhës amtare në diasporë, që për vetë këta do të thotë vdekje e heshtur, gjersa për mbarë kombin tonë- tragjedi.
Kjo dukuri është e njohur për popullin tonë. Ne jemi popull që shumë shpejt dijmë të integrohemi në shoqëri të ndryshme, por vetintegrimi nuk do të thotë se nëse harrojmë traditat, kulturën, gjuhën tone, jemi të integruar mirë në shoqëritë tjera . Është e kundërta, pra vërtet mund të integrohesh, mirë e në përpikëri të mësosh gjuhën e dikujt tjetër vetëm nëse e di mirë gjuhën amtare, vetëm nëse di të ruash vlerat e popullit, të cilit i takon, di dhe kupton edhe kulturat dhe të arriturat e të tjerëve.
Çdo shoqëri të do,të respekton dhe admiron të tillë çfarë je, të pranon me atë që ke dhe prezentohesh me vlera të mirëfillta e ne si popull i lashtë kemi shumë të mira, kemi me çka të krenohemi, kemi me çka të paraqitemi para shoqërive të ndryshme. Nëse gjuha shqipe me shekuj kaloi nëpër katrahurat e llojllojshme, nëpër rreziqet e asimilimit me forcë, atëherë si të lejomë që në shekujt e kohës moderne ta zhdukim vetë ne duke mos i dhënë rëndësi të veçant kësaj pasurie, këtij visari të çmueshëm?… Njeriu identifikohet me gjuhë, gjuha e bënë njeriun njeri dhe qenie të arsyeshme, pra tregon shpirtin e tij dhe bashkësisë-popullit që i takon.
Rreziku nga asimili i gjuhës sonë në mërgatën tonë në diasporë si në shtetet perëndimore Zvicër /ku ndoshta kemi bashkësinë më të madhe shqiptare/, Gjermani, Itali, Austri e bile edhe në kontinente tjera si në Amerikë etj,, është shumë i madh. Një për faktin se gjërat në hapësirën tonë shqiptare ndodhën shumë shpejt dhe në mënyrë tragjike, nga që shumë bashkatdhetarë lirisht mund të themi se të papërgatitur, u larguan, shkaku i trazirave në ish-Jugosllavi, më pas edhe i luftërave të gjata, dhe u vendosën nëpër këto shtete, ku gjetën strehim dhe për ta zhdukur kompleksin e të qenurit dikush tjetër në këto shtete, pranuan të mos jenë a ta që janë. Sot shumë fëmijë të mërgatës sonë,  të cilët kanë lindur në këto shtete , nuk e flasin gjuhën e të parëve të vet. Në familje, mes fëmijve, flitet në gjuhën e shtetit, në të cilën gjinden. Mjerisht ka edhe shumë prindër të lindur dhe të edukuar në trojet shqiptare e me fëmijtë e tyre komunikojnë në gjuhë të huaj, për t’u treguar sa më tepër zvicëranë, gjermanë apo italianë etj… Është ky një kompleks që bartët nga disa. Ne nderojmë një popull tjetër kur pikërisht atij i ofrojmë kulturën tonë, traditat dhe të mirat tona, që me këtë e pasurojmë atë kulturë e jo duke u fshehur e jetuar „tinzisht“.  Do të thotë se në rend të parë faji është tek ne, pastaj një përgjithësi të madhe në mosruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës sonë kanë edhe institucionet tjera tona shtetërore kosovare, të cilat „nuk kanë kohë“ për mërgimtarët e vet në diasporë e që fatkeqësisht është e madhe. E deshtën mërgimtarin kur ai dijti të flijohet, t’i ndihmojë shtetit kur pati më së shumti nevojë, kur ishte në rrezik të asimilimit. Tash çka ofron shteti ynë, qeveria e ministria e arsimit dhe kulturës për gjithë mërgimtarët?! E deshën mërgimtarin kur ai me lotë, me ndjersë e gjak ndërtoi këtë shoqëri, ndërtoi shtetin që kemi dëshiruar me shekuj dhe kemi tashmë, Kosovën. Të parët ishin mërgimtarët cilët kërkuan që vendi i tyre të jetë i lirë e që sot e gëzojmë të gjithë këtë liri edhe pse jo të plotë.
Pikërisht për ketë kemi obligim moral dhe kombëtar, kemi përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme, kemi detyrë të përkujdesemi për ardhmërinë tonë që të mos asimilohet e të mos përsëritet fati i mërgimtarve tanë, të cilët humbën më të çmueshmen e tyre, kulturën, traditat, gjuhën, të qenurit vetvetja, pra shqiptar, sepse ‘’përvoja jetësore ka dëshmuar se identitetik kombëtar, në rrethanat e mërgatës, gradualisht kërcënohet të zbehet dhe madje të zhduket.’’ (Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Prishtinë, 2005, f.133).
Mos të lejojmë të mbretërojë mentaliteti në familjet tona në megrim ku shpesh thuhet e mendohet se fëmija i tij e ka ngarkesë gjuhën e ëmbël shqipe e që kjo mos të jetë ngarkesë duhet të punohet dhe në familje, duhet të stimulojë e të gjendet pranë familjeve shteti amë me gjithë mekanizmat e tij, gjersa filozofia dhe psikologjia e popullit na thotë qartë se gjuha është një pasuri dhe nëse nuk e njeh gjuhën e shpirtit, atëherë kurrë nuk do e njohësh vetveten.
Është realitet i hidhur moskultivimi dhe mosmësimi i gjuhës amtare, diku më shumë e diku më pak, mirëpo si duket gjendja më alarmuese është pikërisht aty ku edhe janë më të koncentruar shqiptarët, pra në Gjermani dhe Zvicër, ku fëmijët e mërgimtarëve tanë kanë filluar ta harrojnë gjuhën shqipe. Shkollat shqipe dhe orët plotësuese në këto shtete kanë filluar gjithë e më shumë të varfërohen nga pakujdesia e jonë ku mungon ai trekëndëshi prindër -shteti amë -fëmijë! Për këtë duhet me doemos të gjendet një alternativë e mundshme me bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe institucionet tona përkatëse të shtetit amë, që fëmijët tanë, brezat e rinj të vijojnë sa më shumë mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga mund ta shohin të arsyeshme dhe qartë se mësimi plotësues është në dobi të fëmijve, të ardhmes sonë.
Me këtë ata do të dijnë nga vijnë, si duhet jetuar dhe kah duan të shkojnë. Me një fjalë nga mësimi i gjuhës do të jenë të vetdijshëm se kemi një gjuhë të lashtë, një kulturë dhe traditë të mirë të një historie me vlera të çmuara e të ruajtura brez pas brezi nëpër shekuj, më në fund ta kuptojnë e mësojnë prejardhjen e tyre të lashtë se janë shqiptarë dhe rrjedhin nga vetë Ilirët, të parët e Gadishullit Ballkanik.
Do të ishte mirë që ministria e arsimit e shtetit tonë të hartojë një planprogram të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë kështu që të funksionojë në program i vetëm për gjithë fëmijtë tanë. Pra është momenti i fundit që të veprohet, dhe nëse nuk veprojmë si duhet ndaj kësaj dukurie shqetësuese atëherë gjuha shqipe do të përballet me injorim dhe harresë e me këtë do të përfundojnë që të dyjat, pra kriteri i lartë dhe mundi shumëvjeçar i mërgimtarit, në fakt do të vihet në pyetje vetdija kombëtare.
E nëse ne nuk e njohim veten tonë, atëherë as të tjerët nuk do t’na njohin dhe pranojnë kurr!
Me këtë fenomen në përballje me harresën, injorimin, në rend të parë do të pësojë vetë mërgimtari madje edhe vetë kombi shqiptar, sepse edhe historikisht mjaft kemi humbur, mjaft jemi tretur, tepër jemi asimiluar, jemi tkurrur, jemi ndrydhur, jemi gjakosur dhe përdhosur. Mendoj se është momenti i fundit, është koha të bëjmë diçk a, ta shpëtojmë atë që mundemi, të paktën nëse nuk mundim t’i riatdhesojmë, atëherë bile t’ua falim e dhurojmë dritën -gjuhën e ëmbël shqipe, gjuhën mëmë. Mos të harrojmë këtë: Integrim po, por asimilim jo.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]