Get a site

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

hart-ilireKjo eshte harte gjeografike Mesape ::.
Kjo gjetje, qe do te kete qene tjegull rrethore prej se ciles na eshte ruajtur vetem 1/6 e permbajtjes se saj, ka nje shkrim nga me interesantet, ne fakt:
– ajo qe dallohet ketu eshte se inkripcioni i realizuar me gerrithje nuk eshte nje shkrim koti si jemi mesuar te shohim, eshte dicka me speciale:
Nga krahu i djathte mund te lexojme HYDR / I;
Shenim i cili mund te mund te tregoje edhe emrin e Detit Adriatik ne nje forme te vjeter origjiale Hydri.
Poashtu edhe pjeset tjera te glosave qe gjinden ne hapesiren e detit te anes se djathte te jete Hydrili[?r/k]. Por, kjo eshte pak e mundur. Per t’i dhene emrin Adriatikut mjafton edhe hydria burimore.
Por, duke qene se kemi nje pikeshenim ne cep te kufirit te ketij bregu prane emrit, behet e qarte se eshte fjala per nje vendbanim me emrin HYDR-a, kuptimi i se ciles duhet te jete: “hyrja”, “moli”, apo ajo qe eshte bere me e perditshme te perdoret: Porti.
Per me shume, – kemi dhe qytetin qe mban kete emer te regjistruar prej shekujsh, e qe ne kohen romake i takonte Provinces Kalabreze; me po kete emer: Hydr-us; Hydr-untum. Ky port mendohet te kete qene me ‘i rendesishem’ se porti i Brund-isit, (nje emer tjeter Messap) sepse ishte me afer Apollonise e cila dikur lidhte me tregjet e Lindjes.
Me poshte dhe pak me ne ball me portin e Durresit, kemi portin tjeter me vendin ose qytetin LI[K/R]?.
Tutje ne maje drejt korkyres kemi vendbanimin/themelaten LIOS.
Siper kemi vendin: OTAN ose KUTAN.
Siper tij kemi: BAL ose B[EShE]L; SOL [sethel]; MKOS, (?MIOS); STY, [EShTI]; anash: Qytetin e fotrtifikuar NAR dhe portin tjeter majtas: GRAkHA.
Ne krahun e majte mund te shohim detin tjeter me shkronja mire te lexueshme: [O/U]TARAS; ku lehtesisht pernjohim emrin Otranto ose, edhe, Taranto, – shkronja e pare duhet te jete O/U pavaresisht a i perket pjeses tjeter te emrit: U-TARAS; qe me kete U semantike mund te kete dhene kuptim te brendesise; nje hapesire te brendshme. I cili lehtesisht mund te kete qene emer alternativ per kuptimin e fjales dhe emrit tjeter koekzistent BRENTION (Brendësi), sado qe eshte mjafte e pranueshme edhe zgjidhja Briri ,marre parasysh se sot ajo qe quhet Brindisi gjndet ne bregun e jashtem te Utres apo tarantit, dhe qe e ben me te besueshem kuptimin nga rrenja tashme gjersisht e pranuar shqipe: BRIN-DI-SI.
Emri Messapi (ku “s” e dyte sherben si vize ndarese ne emerformim) do te thote me nje fjale Mesdeteve, apo me burimisht: Mesujerave; kuprim te cilit kontribon edhe emri krahinor Apulia; [ab-Ujia].
Emri i tjeter prane KALABRIA, e cila gjithesesi mund te kete qene formuar nga shprehja tashme e humbur (ne shumicen e arealit shqipfoles) por por qe shumica ende e mbajne mend te pashkdyzuar per teformuar fjale tjera: KALA~, qe shenjon dicka te lidhur bashk; te nderlidhur. Te varur ne nje trup, dege, nje fije, pergjithesisht: ne nje pike te perbashket, dhe e cila i bashkon. Ky eshte kuptimi i parafjales KALA (te dy a-te e shkrurtera, me theksin e shkurte te rrokjes se pare).
Ose teoria e tjeter e Kalabrise, eshte Ka-lab-ri si pjese e perbashket me Laberine (i njejti popull).
Pjesa tjeter e fjales eshte serish e pernjohshme nga shqipja BRI qe e ndeshem edhe te toponimi Brindisi.
Brindisi – sipas Piri Reisit, shek. XVI.
Emer qe gjithesesi mund t’i kete pasur te dy kuptimet e gjuhes shqipe, edhe “brendesi” edhe “brindyshi”.
*
Gjetesit e ketij artifakti e mbajten te fshehte ta greqizonin interpretimin e saj duke i hequr cdo lloj merite ilire. Por kjo nuk eshte e tera. Armiqte vullnetar nuk u mjaftuan me kaq: Kriminelet ne fakt, -thyen, asgjesuan dhe zhduken mbi 1/6 e diskut te vogel, qe sic arrij te konkludoj ishte per perdorim personal dhe mund ta mbaje kudo me vete.
Siperfaqja e thyerjes se ketij artifakti te ralle eshte e fresket!
Terrakota per dallim nga ana e siperfaqes se lemute dhe te pjekur, nga anet e thyera terheq papastertine e vendit permes lageshtise dhe efektit kapilar brenda ne strukture dhe eshte pothuaj e pamundur te lahet, ashtu qe te duket sikur eshte thyer sot.
Armiqte e trashegimise sone kulturore, duke pare se mbeshetur ne metoda shkencore, harta nuk mund te klasifikohet si “pasuri greke”, te tjeret kishin goditur direkt artifaktin duke u munduar ta mohojne ne plotesi, jo vetem permbajtjen dhe rendesine e saj per kulturen ilire por edhe autenticitetin e saj ne teresi.
Asgjesimi i faktografise se kultures se larte ilire vazhdon edhe ne shekullin XXI me intenzitet te pa shuar.

[the_ad id=”4118″]

Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët

Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët

KONSTANDINI I MADH

SHQIPJA DYKRENARE: QË NGA ZEUSI PELLAZGJIK, ILIRIA, PIRROJA, KONSTANDINI I MADH E SKËNDERBEU, – SIMBOLI SHQIPTAR QË BOTA E MORI BASHKË ME KONTRIBUTIN E KËSAJ RACE

Decius, Claudius II, Aurelian, Probus, Carus, Carinus dhe Nemerian djemtë e tij, Diokleciani dhe Maximiani, Constantius Chlorus, Gelerius, Constantine I, (The Great) dhe Licinus. Linja e Konstandinit vazhdoi edhe në Perandorinë e Bizantit. Por le të ndalemi këtu në historinë e Dioklecianit. Jeta e tij filloi në mënyrën më të thjeshtë. Prindërit e tij ishin skllevër, kujdestar në shtëpinë e një senatori romak. I ati punonte si një noter i nënshtruar. Vendi i lindjes së tij ishte një fshat i quajtur Dioklecian, apo Antivari, në rajoni i Salonës jo larg nga qyteti i sotëm Spalato, kryeqyteti i Dalmacisë. Diokleciani ishte i pari në historinë e rojeve pretoriane i cili vrau vrasësin e Perandorit Numerian, një komandant i rojeve dhe vjehrri i vetë perandorit. A kishte të bënte kjo me atë apo jo? Dihet që ishin ata vetë, pretorianët të cilët me forcën e shpatave të tyre e shpallën atë perandor. Dhe shpatat i dhanë atij autoritetin në shpalljen e tij siç kishin bërë ata ndaj paraardhësve të tij ilir.

Është e qartë se në fund të fundit, Kosntandini ndryshonte në karakterin e tij shumë pak prej bashkëkohësve të tij ilirë. Kur dëshira e tij vihej në pikëpyetje, ose kur i kanosej ndonjë rrezik, qoftë i vërtetë por edhe i imagjinuar, ai do të përdorte tërë fuqinë dhe autoritetin e tij si një njeri i paepur, mizor dhe vdekjeprurës, edhe nëse fjala ishte për pjesëtarët e familjes së tij.

Besimi im personal është se Kostandini e zgjodhi Bizantin për shumë arsye të forta krejt personale, racore, kishtare dhe shtetërore. Prej race, historie, tradite dhe feje ai i takonte më shumë Lindjes se Perëndimit. Altarët e racës së tij ishin aty, tek Dodona dhe Delfi.

Kodeksi i Justinianit, Justinianeus Codex. Këtij kodeksi iu shtuan edhe katër punë juridike të quajtura Corpus Juris Civilis, duke iu vënë përbëri ligjit romak siç është shënuar edhe sot anë e mbanë botës së qytetëruar; Ishte ky një tjetër monument i arritjeve madhështore të kësaj race Shkiptare, prej të cilës ishte bekuar tërë bota e qytetëruar.

Pas kësaj një prej shqiponjave shqiptare mori përsipër sfidën ndaj tyre duke skalitur një prej kapitujve më tronditës në tërë historinë e shkruar; Ishte Gjergj Kastrioti – Skënderbeu . . .

(Foto: Pamje nga ambientet e Versajës, Dhoma e Luftës. Shqipnja dykrenare e Konstandinit ilir, Bizantit, e zezë në fushë të kuqe, simbolizon Gjermaninë dhe Pernadorinë e Shenjtë Katolike. Lart, në tavan dy shqiponjat e Zeusit pellazgjik)

Titulli: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët
(Tre vëllime)
Autori: Charles Telford Erickson
Përgatiti: Mal Berisha [punë e përsosur!]
Botues: Edualba, Tiranë: 2012

Mar nga: Thënie për shqiptarët

12418071_1264769063536578_1107057444042060369_n

[the_ad id=”4118″]

50 thënie brilante nga Albert Ajnshtajn

50 thënie brilante nga Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20. Por ai mbahet mendje dhe për thëniet e tij brilante.

1- E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.

2 -Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.

3 -Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.

4 -Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.

5 -Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.

6 -Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.

7 -Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

8 -Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.

9 -Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

10 -Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

11 -Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.

12- Sekreti i krijimtarisë është të dish t’i fshehësh burimet e saj.

13- Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijes.

14- Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

15- Jo gjithçka që mund të numërohet llogaritet, dhe jo gjithçka që llogaritet është e numërueshme.

16- Fantazia është më e rëndësishme se dija.

17- Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli.

Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.

18- Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër.

19- Shkenca është një gjë e mrekullueshme…për atë që nuk duhet të fitojë për të jetuar me anë të saj.

20- Cilido që e konsideron jetën e vet a të tjerëve pa kuptim është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetuar.

21- Edhe pse ligjet e matematikës i referohen realitetit, nuk zotërojnë një vërtetësi absolute, dhe po ta kishin, atëherë nuk do t’i referoheshin realitetit.

22- Gjëja me e bukur të cilën mund ta eksperimentojmë është misteri; është burimi i çdo arti të vërtetë dhe i çdo shkence të vërtetë.

23- Është më e lehtë ta grimcosh një atom se një paragjykim.

24- Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.

25- Çdo sistem autokratik i bazuar në dhunën gjithmonë pasohet nga dekadenca, sepse dhuna josh në mënyrë të pashmangshme. Koha ka dëshmuar se tiranët e shquar pasohen gjithmonë nga maskarenjtë.

26- Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.

27- Kush nuk e pranon misterin e padepërtueshëm, nuk mund të jetë as shkencëtar.

28- Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë.

29- Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

30- Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.

31- Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.

32- Studimi dhe kërkimi i së vërtetës e i bukurisë përfaqësojnë një sferë të veprimtarisë në të cilën është e lejueshme të mbetesh fëmijë gjithë jetën.

33- Tri rregullat e punës: 1) Dil nga rrëmuja, gjeje thjeshtësinë. 2) Nga ngatërrimi gjeje harmoninë. 30 Në vështirësinë më të madhe rindërtoje rastin më të favorshëm.

34- Nuk është puna se jam tejet i zgjuar, por vetëm se iu kushtohem problemeve më gjatë.

35- Njerëzimi do të ketë fatin që do të dijë ta meritojë.

36- Nuk ekzistojnë shpikje të mëdha as përparim real gjërsa mbi tokë ekziston qoftë edhe një fëmijë i palumtur.

37- Çdo gjë që mund ta përfytyrohet, tashmë natyra e ka krijuar.

39- Nuk mund të shpresojmë në njerëzoren, nga momenti që ne vetë jemi qenie njerëzore.

40- Nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo arrin tepër shpejt.

41- Nuk ke kuptuar kurrë diçka përderisa nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes sate.

42- Nëse do të rilindja, do të punoja hidraulik.

43- Kur një burrë qëndron një orë në shoqërinë e një vajze të bukur, duket sikur ka kaluar vetëm një minutë. Por detyrojeni të rrijë mbi një stufë një minutë dhe do t’i duket më e gjatë se çdo orë. Ky është relativiteti.

44- Nëse A është e barabartë me sukses, atëherë formula është: A është e barabartë me X plus Y plus Z, ku X është puna, Y është loja, Z është ta mbash gojën mbyllur.

45- Nganjëherë njeriu i paguan më shtrenjtë gjërat që i ka pasur falas.

46- Janë të pakët ata që shikojnë me sytë e vet dhe që i provojnë ndjenjat me zemrat e veta.

47- Një ditë makinat do të arrijnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, por asnjëra prej tyre nuk do të mund të shtrojë ndonjë problem.

48- Një stomak bosh nuk është një këshilltar i mirë politik.

49- Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për ta plotësuar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës racë i përkisni?” Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

50- Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!.

[the_ad id=”4118″]

Cilët janë Al Kaponet e Shqipërisë?

Cilët janë Al Kaponet e Shqipërisë?

Spartak-Ngjela

Nga: Spartak Ngjela

Kështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ambasadori amerikan dje. Doni ta dini cilët jane:
Këta birbore të Saliut që janë lëshuar si banditë sot në Parlament. Është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Vërtet mendojnë këta vjedhes ordinerë se mund ta ndalojnë procesin demokratik për moralitetin shqiptar; për drejtësinë dhe antikorrupsionin në Shqipëri? Naivë që qajnë brenda vetes dhe i shërbejnë dekadencës Berisha në Shqipëri.
Nuk kanë mundësi. Dekadenca politike e një figurë të mospranuar shoqërisht, nuk ka destinim tjetër veç asaj të ndëshkimit.
Çdo krizë që degradon në Dekadencë morale, nuk ka shpëtuar në asnjë shoqëri. Dhe, sidomos, kur kjo Dekadencë është e shënjuar nga politika amerikane.
Pse ngulmojnë amerikanët për një Moralitet shqiptar në qeverisjen e sotme?
Ballkani është përparësi e politikës perendimore; kurse shqiptarët e provuan se, edhe pse 500 vjetë nën thunder orientale dhe otomane, janë sot shoqëria më proamerikane dhe më properëndimore në Ballkan. Vlerë e madhe e shqiptarëve kjo, që pa dyshim do të jenë shumë shpejt epiqendra e tregut ballkanik. Kështu thotë edhe politika gjermane.
E shihni sa qesharakë janë vjedhësit e shqiptarëve që mendojnë se me Dekadencën Berisha të destabilizojnë Shqipërinë? Këtë kërkojnë sigurisht edhe bandat e Metës.
Ku shkoni o te mjere…pse, me paaftësinë tuaj mendore, vërtet mendoni se do të mposhtini destinin dhe perspektivën shqiptare; sot, kur interesi shqiptar është i njësuar më intresin amerikan dhe gjerman në Ballkan? Lojë kalamajsh do quhet nga historia, dëshira e Saliut dhe taborit të tij për destabilizimin e Shqipërisë në këtë kohë të humbur për ta.
Nuk ke rrugë tjetër Sali… prano qetësisht dekadencën tende, dhe mos vijo më të luftosh me Mullinjtë e Erës. Nuk mund ta mposhtësh dot më progresin shqiptar as ti, dhe as Meta. Sola spese vctis, nulam sperare salutem. .. E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë. ..kështu thoshin gjeneralët e mëdhenj romake, kur fitonin betejat.
Asgjë nuk e ndryshon dot më: Reforma shqiptare drejtohet nga nukli i demokracisë së sotme botërore. Në shqiptarët jemi në pragun e suksesit tonë perëndimor dhe moral.

[the_ad id=”4118″]

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

1779076_1099259546791892_6230635844665500259_n

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Straizmiri janë takuar me lobin greko- himarjot të SHBA. Takimi është bërë në Greek Orthodox Archdiocese of America në New York. Lobi greko- himarjot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.

Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014, kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë, në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan. Në takim kanë marrë pjesë presidenti i lobit greko- himarjot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit së shoqatës Peter Gikurias, prifti Alex Karloutsos, anëtari i shqoatës Simo Dimas dhe Indrit Nina.

Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minorieti etnik në Himarë. Lobi greko- amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha po tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike./Tema

[the_ad id=”4118″]

Kryengritjet e Malësoreve shek. XVII

Kryengritjet e Malësoreve shek. XVII

Kryengritjet

Duke përfituar nga disfata që pësuan turqit në dyert e Vjenës, Republika e Venedikut, në pranverën e vitit 1684, i shpalli luftë Turqisë. Luftimet u zhvilluan kryesisht në More (Lufta e Moresë ) të cilën venedikasit e pushtuan më 1686. Në veri lufta përkohësisht u zhvillua në favor të Austrisë.
Më 1686 sulltani ngarkoi sanxhakbeun e Shkodrës, Sulejman Pashën, të grumbullonte ushtritë e sanxhaqeve të Shqipërisë dhe të sulmonte venedikasit në qytetin e Budues, në veri të Tivarit.
Por rruga e Budues u ndërpre nga malazezët që filluan kryengritjen kundër turqve. Atëhere Sulejman Pasha me ushtritë e veta u përpoq të kalonte përmes Malsisë së Madhe. Por edhe këtu ushtritë turke ndeshën në qëndresën e malsorëve shqiptarë. Ekspedita dështoi dhe Sulejman Pasha u detyrua të kthehej në Shkodër. Në të njëjtën kohë midis malsorëve shqiptarë dhe malazezë u bë lidhja për një luftë të përbashkët kundër turqve. Kjo lidhje i shkaktoi Turqisë një telash të papritur, pasi ajo ngriti në këmbë një ushtri kryengritësish prej 10 mijë shqiptarësh e malazezësh. Pas orvatjeve të kota që bëri Sulejman Pasha edhe më 1687, në pranverën e vitit 1688 Sulltani urdhëroi të gjithë sanxhakbejlerët e Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, të ndihmonin me ushtritë e tyre sanxhakbeun e Shkodrës. Por edhe kjo ekspeditë përfundoi me shkatërrimin e ushtrive turke në kalanë e Medunit, kalaja u çlirua nga malsorët por venedikasit shpejtuan dhe vunë dorë mbi të.
Po atë vit Sulejman Pasha u përgatit për një ekspeditë të re. Për të organizuar rezistencën, shqiptarët bashkë me malazezët bënë në muajin maj 1688 një kuvend të përbashkët në Gradac, ku lidhën besën për luftë kundër sundimtarëve turq. Ekspedita turke prej 10 mijë ushtarësh filloi në të hyrë të verës. Këtë radhe turqit gjetën qëndresë të madhe në Kuç. Pas disa veprimesh, malsorët dijtën ta tërhiqnin ushtrinë turke deri në Osriniq, dhe aty me një sulm të furishëm që bënë kundër armiqve të futur në kurth, korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj disfate, turqit i ndërprenë ekspeditat kundër Malsisë së Madhe për 3 vjet.
Më 1690, kryengritja filloi në jug të Shqipërisë, në krahinën e Himarës. Himariotët së bashku me një repart venedikasish që kishin zbarkuar në Ujë të Ftohtë, në jug të Vlorës, sulmuan turqit dhe u morën atyre kështjellën e Kaninës dhe qytetin e Vlorës. Ushtritë e sanxhakbeut të Vlorës, të ndihmuara edhe nga ushtritë e sanxhakbeut të Shkodrës, u bënë një rrethim të fortë Kaninës dhe Vlorës dhe vetëm pas 6 muaj luftimesh, në pranverën e vitit 1691, të dy qytetet ranë në duart e tyre. Venedikasit, para se të dorëzonin Vlorën, i vunë zjarrin qytetit.
Po atë vit, popujt e shtypur të Ballkanit, duke marrë shkas nga përparimi i ushtrive austriake, filluan kryengritjet në masë. Këto kryengritje lehtësuan përparimin e shpejtë të ushtrive austriake, të cilat arritën deri në Shkup, Prizren dhe Lumë. Me afrimin e ushtrive austriake, kryengritjet e shqiptarëve në veri morën përsëri hov. Kryepeshkopi Pjetër Bogdani, shkrimtari njohur shqiptar, hartoi një projekt për çlirimin e vendit dhe u përpoq të hynte në bisedime me austriakët për realizimin e tij. Por ushtritë austriake nuk i mbajtën pozitat e përparuara në Ballkan dhe më 1691 u detyruan të tërhiqeshin në kufijtë e Hungarisë.
Duke përfituar nga hutimi që shkaktoi në popujt ballkanikë tërheqja e ushtrive austriake, sanxhakbeu i Shkodrës, Sulejman Pasha, kreu po atë vit dy eksipedita kundër malsorëve, por përsëri orvatjet e tij dështuan. Vetëm në vjeshtën e vitit 1692 ai mundi të hynte në Malin e Zi dhe të pushtonte Zhabiakun e Cetinën që ndodheshin në duart e malazezëve. Duke u kthyer nga Cetina, ai provoi të nënshtronte edhe Malsinë e Madhe, por përsëri nuk pati rezultat.
Pas vitit 1692 ushtritë e kualicionit (Austri, Venedik, Poloni) me vështirësi po i bënin ballë sulmeve turke. Me nënshkrimin e “Aleancës së Shenjtë”, në tetor 1696 edhe Rusia hyri në luftë kundër Turqisë. Me hyrjen e saj në luftë ushtritë e koalicionit filluan të korrnin fitore mbi turqit. Për të ndaluar shkatërrimin e Perandorisë Otomane, Anglia me Hollandën ndërhynë pranë Turqisë dhe Austrisë për t’i dhënë fund luftës. Bisedimet për paqe filluan më 1698. Me gjithë kundërshtimin e Rusisë e të Polonisë, të cilat shikonin te këto bisedime intrigat e Anglisë e të Hollandës, perandori i Austrisë i kërkoi paqë Sulltanit. Kështu, më 1699 u nënshkruan traktatet e Karlovacit.
Me traktatet e Karlovacit Austria i zgjeroi kufitë deri në lumejtë Save e Danub, duke arritur në portat e Ballkanit. Veç kësaj ajo shkëputi nga Perandoria Otomane të drejtën të kishte nën mbrojtje banorët katolikë të Ballkanit, duke përfshirë edhe popullsinë katolike të Shqipërisë. Me këtë Austrisë i krijoheshin mundësitë që të ndërhynte në çështjet e Shqipërisë së Veriut. Nga ana tjetër Rusia me paqen që nënshkroi në Stamboll më 1700 doli si një fuqi e madhe evropiane. Prestigji i saj u rrit në popullsitë orthodokse të Shqipërisë, të cilat shikonin në Rusinë, për arsye të luftrave të saj kundër Turqisë, një aleate dhe mike që u premtonte çlirimin nga robëria otomane. Pas traktateve të Karlovacit ndikimi i Venedikut në Shqipëri filloi të binte gjithnjë e më shumë.
Lëvizjet fshatare në pjesën e parë të shek. XVIII
Presioni i sanxhakbejlerëve turq për të zhdukur vatrat e fundit të rezistencës në malësitë e Mbishkodrës, Mirditës, Himarës etj. dhe për t’i detyruar malësorët të paguanin taksat e detyrimet vazhdoi edhe në shek.XVIII, dhe u bë shkak për shpërthimin e kryengritjeve të reja. Edhe këto kryengritje, ndonse më të kufizuara nga ato të shek. XVII, u lidhën me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare që ndodhën në këtë kohë në Evropën juglindore me luftat e shteteve të ndryshme evropiane kundër Turqisë. Një rol veçanërisht të rëndësishëm filloi të lozte në shek. X VIII shteti rus, i cili me luftat e tij kundër Turqisë që i mbylli rrugën e daljes në Detin e Zi, u bë faktor i jashtëm i rëndësishëm për rënjen e Turqisë dhe për çështjen e çlirimit të popujve ballkanike. Në luftë kundër Turqisë u krijuan kështu, sikurse në të gjithë Ballkanin, lidhje të drejtpërdrejta midis krahinave kryengritëse të Shqipërisë dhe Rusisë.
Por shpesh herë presioni i sanxhakbejlerëve kundrejt malsorëve kryhej për t’u shërbyer interesave personale të vetë feudalëve-sanxhakbejlerë. Kështu veproi, p.sh. mytesarifi i Shkodrës, Hydaverdi Pasha, i cili shpërnguli me forcë më 1700 nga Kelmendi 274 familje dhe i vendosi në tokat e Peshterit afër Novi-Pazarit (Sërbi) që ishin kthyer në çifligje prej familjes së tij. Në vitet e para të shek. XVIII shpërthyen një varg kryengritjesh të armatosura të cilat pushtuan pjesën më të madhe të vendit, që nga Kurveleshi deri në malësitë e Shkodrës. Këto kryengritje që vazhduan që nga viti 1701 deri më 1704, ishin drejtuar kundër pagimit të taksave shtetërore. Më 1707 pjesa më e madhe e familjeve kelmendase që u vendosën në Peshter (174 familje me 1362 vete), braktisën çifliqet, dhe pasi kryen disa luftime kundër forcave turke u kthyen përsëri në Kelmend duke shpëtuar kështu nga zgjedha feudale-çifligare. Një kryengritje tjetër shpërtheu më 1708 në viset e ulta të Shqipërisë së Mesme e cila vazhdoi 3 vjet.
Më 1711 në pragun e luftës kundër Turqisë cari rus Pjetri i I e drejtoi vëmendjen ndaj popujve të Ballkanit që ndodheshin në kryengritje, si aleate të tij kundër Turqisë. Me një manifest Pjetri i ftonte popullsitë e këtyre vendeve të bashkoheshin me ushtrinë e tij dhe të luftonin kundër armikut të përbashkët për pavarësinë e tyre. Malsorët shqiptarë dhe malazez i shtuan atehere sulmet kundër tunqve duke ndihmuar kështu, ushtrine ruse që kishte hyrë ne Moldavi. Konsujt venedikas e franceze të Durrësit dëshmojne në raportet e tyre për jehonën e gjërë që gjeti ky manifest edhe në viset eShqipërisë së jugut , me gjithë masat shtypëse që morën sundimtaret turq. Por ushtria ruse u detyrua të ndalte përparimin e saj pas disa fitoreve fillestare. Nga ana tjetër Venediku dhe peshkopi katolik i Tivarit, Viskë Zmajeviqi, ndërhynë për të ndarë aleancën e formuar midis, malsorëve katolikë shqiptare dhe malazezëve orthodoksë nën hijen e Rusisë, që vinte në rrezik ndikimin e tyre. Kështu ushtritë turke patën mundësi të shtypnin këtë kryengritje. Në një letër të drejtuar më 1715 Pjetri i I u shprehte malsorëve mirënjohjen për ndihmën e dhënë.
Lufta e re e Austrisë dhe Venedikut kundër Turqisë më 1716, rethimi i Korfuzit nga ana e turqve dhe më në fund lëvizjet e ushtrisë austriake drejt Sërbisë dhanë rast për kryengritje e reja në Shqipëri. Veçanërisht të gjalla qenë këto lëvizje në Himarë, banorët e së cilës dhanë ndihmë në mbrojtjen e Korfuzit. me të cilin kishin lidhje të vjetra. Pas dështimit të sulmit kundër Korfuzit bejlerbeu i Rumelisë, Osman Pasha, drejtoi më 1713 një ekspeditë ndëshkimore të veçantë kundër Himarës, por pësoi një disfatë të rëndë. Me marrjen fund të luftës së Turqi dhe me nënshkrimin e paqes së Pazharovacit (1739) kryengritjet në Shqipëri përsëri ranë përkohësisht.
VIJON
[the_ad id=”4118″]

Albin Kurti: Shteti i përbashkët i shqiptarëve do të quhet Shqipëri

Albin Kurti: Shteti i përbashkët i shqiptarëve do të quhet Shqipëri

albin-kurti

Prej katit të gjashtë të ndërtesës në rrugën “UÇK” mund të shihen majat e maleve të Sharrit të mbuluara me dëborë.

41-vjeçari njihet në Serbi si një nga shqiptarët kosovarë të burgosur gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe si përkrahës radikal i një Kosove të pavarur në periudhën e pasluftës.

Për shumë njerëz në Kosovë, ai është simbol i protestës kundër qeverisë së tanishme të Isa Mustafës, presidentit të posazgjedhur Hashim Thaçi por edhe kundër Serbisë, shtet i cili shihet si kërcënim i vazhdueshëm ndaj pavarësisë së Kosovës.

Përderisa shumë nga të rinjtë i përkrahin idetë e tij radikale, brezat më të vjetër i shohin aktivitetet e tyre në rrugë me një sy shqetësimi.

Kurti thotë se kishte lexuar shumë dhe kishte luajtur shah në burgjet serbe. Pyetur se a do të luante shah me Kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, ai thotë jo. “As në kohë të lirë”.

Ashtu siç kishte probleme me qeverinë në Beograd kur Kosova ishte pjesë e Serbisë, sot ai e kundërshon qeverinë në Prishtinë sepse thotë që ajo nuk punon në interesat e shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Muajve të fundit, vendimet e opozitës kanë penguar punimet e Kuvendit të Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës brenda tij dhe duke thirrur protesta në rrugë – protestat më të mëdha nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Ai e sheh Kosovën si një komunitet më rrënjë në tri principe themelore: universalitetin, solidaritetin dhe bashkëpunimin, për të cilat thotë se janë plotësisht të kundërta me bazën e shoqërisë së tanishme dhe parimit të saj të tolerancës.

“Kur dikush më thotë të jem tolerant, është sikur të më thotë t’i fsheh mendimet e mia ndaj dikujt, gjë e cila është e padrejtë,” thotë Kurti.

Në vend të parimeve të proklamuara të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, sistemi duhet të bazohet në drejtësi, zhvillim dhe demokraci.

E nisim intervistën me lajmërimin e protestave të reja të thirrura në fund të marsit.

Ju keni planifikuar protesta të mëtutjeshme këtë muaj. Mund të flisni më shumë për to?

Protesta jonë e ardhshme do të mbahet pas diku dy javësh por nuk kemi marrë vendimet përfundimtare për detajet. Ajo sigurisht do të zhvillohet në qendër të Prishtinës.

Do të qëndroni në qendër derisa përfillen kërkesat tuaja?

Nuk kemi vendosur. Nuk e di se a do zgjasë [protesta] vetëm një ditë. E dimë se ku do të mbahet por jo sa do të zgjasë.

Cilat janë kërkesat tuaja?

Qeveria jonë do që ta ringjallë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjë të cilën e kundërshtojmë. Qëllimet e tyre janë ta krijojnë një bashkësi administrative territoriale autonome, të ngjashme me Republika Srpskën në Bosnje, e cila do të rezultojë në një lloj “bosnjizimi” të Kosovës.

Sigurisht e gjithë situata lidhur me Republika Srpskën është pranuar në Marrveshjen e Dejtonit të vitit 1995?

Atë që Serbia nuk e arriti shpejt gjatë luftës dëshiron ta arrijë ngadalë në paqe. (Kryeministri i Serbisë Aleksandar) Vuçiqi dhe (Ministri i Jashtëm Ivica) Daçiqi janë trashëgimtar të Millosheviqit dhe (Liderit të Partisë Radikale Serbe Vojislav) Sheshelit dhe nuk shoh dallime në qëllimet e tyre përveç metodës dhe strategjisë që kanë ndryshuar për arsye të rrethanave të ndryshuara…

Po ndodh një imitim i dyfishtë. Në njërën anë, Vuçiqi e imiton Millosheviqin, taktikat dhe qëllimet e tij, kurse në anën tjetër Vladimir Putinin… Ky imitim i dyfishtë nuk do të çojë drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Serbia ka projekt afatgjatë me serbët e Kosovës?

Është një projekt i vjetër. Kosova dhe Serbia janë vende jonormale, asnjëra nga to s’është normale… Qasja duhet të ndryshojë – kemi nëvojë për Serbi dhe Kosovë normale dhe marrëdhënie normale si rrjedhojë e normalizimit të vetë shteteve. Për mua, vetë shtetet janë më të rëndësishme sesa marrëdhëniet mes tyre.

Brukseli e sheh kështu: ata na shohin ne si shtete to vogla që nuk janë pjesë e BE-së dhe kujdesen më shumë për marrëdhëniet mes sheteteve sesa për gjendjen brenda shtëpive tona. Mendoj se në njërën anë është është çështje gjeopolitike, por, së bashku me papunësinë dhe varfërinë sociale në anën tjetër, ajo i shndërron shtet demokratike në autokraci. I tërë regjioni drejtohet nga regjime autokratike. Është ideja e një figure atërore në krye, jo diktator me plot kuptimin e fjalës, por që jep fjalën e fundit për çdo gjë. Fatkeqsisht, Evropa e shekullit XXI mendon se diktaturat janë shuar, por njëkohësisht kemi autokraci që tentojnë kah regjimet totalitare nëse nuk përmbysen.

Ka trende totalitare në gjithë Ballkanin?

Ashtu është. Në Bosnjë ke një protektorat ndërkombëtar dhe mendoj që projektet e këtilla të menaxhuara nga ana politike, kombëtare dhe socioekonomike janë në realitet kundër qytetarëve dhe jodemokratike. Nëse stabiliteti dhe siguria janë më të rëndësishme se demokracia, zhvillimi dhe drejtësia, ajo çon në autokraci. I gjithë regjioni po shkon drejt autokracisë. Ky është një projekt i vjetër në Ballkan dhe një qasje e gabuar nga Brukseli.

 Si mund ta ndryshosh këtë?

Ne po luftojmë brenda institucioneve dhe jashtë tyre. Nuk është e mjaftueshme të luftosh vetëm në rrugë ose vetëm në parlament.

Çfarë keni ndryshuar brenda institucioneve?

Nuk kemi mundur të ndryshojmë shumë për arsye se kemi qenë gjithmonë në opozitë, por kemi bërë shumë për emancipimin dhe vetëdijësimin e njerëzve. Ne kryengritësit jemi disi të mallkuar për arsye se kurrë nuk mund t’i dokumentojmë të këqijat që i kemi parandaluar përmes aktiviteteve tona. Falë opozitës tonë, gjërat e këqija po bëhen më të vogla në të gjithë vendin. Ne nuk i kemi ndalur apo eliminuar ato, por me ndihmën e rezistencës sonë ato po bëhen më të vogla dhe po ngadalësohen. Nuk është e lehtë, por herët a vonë, ne do t’ia dalim.

Ju keni thënë se shqiptarët nuk kanë asnjë problem me serbët por me Serbinë. Çfarë ka ndryshuar në marrëdhënie gjatë periudhës paraprake?

Nuk ka pasur protesta nga serbët e Kosovës në vende ku serbët kërkonin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ne organizojmë shumë protesta, por ata nuk organizuan ndonjë protestë me kërkesa të atilla. Kjo kërkesë erdhi nga Beogradi, por nuk mendoj se është për serbët si qytetarë por për Serbinë si shtet. Vuçiqi nuk e çan kokën për serbët, ai mendon vetëm për pushtetin e tij.

Njerëzit në Serbi thonë se ai e ka njohur Kosovën dhe ajo është arsyeja pse është bërë President, për ta njohur Kosovën…

 Ndoshta në fund të procesit ai do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por atë do ta bëjë vetëm pasi ta ketë ndërtuar një Serbi të vogël brenda Kosovës.

 A është ndryshe situata për komunitetin serb në Kosovë krahasuar me shqiptarët gjatë kohës së Millosheviqit?

Dallimet janë të mëdha. Nuk ka një Millosheviq në anën e shqiptarëve që do t’i mbyll serbët në burgje dhe t’i torturojë. Ne nuk kemi ushtri e polici, nuk ka abuzime. Nuk besoj se serbët janë të shtypur këtu. Kemi shumë probleme të përbashkëta sikundër janë papunësia, arsimimi i dobët dhe përkujdesja shëndetësore, por nuk ka analogji.

Në anën tjetër, ne duam që Kosova të jetë plotësisht e pavarur, gjë e cila sipas neve do të thotë e drejta për t’u bashkuar me Shqipërinë. Por nuk  marrim ndihmë prej anash në avokimin e kësaj ideje. Neni 1.3 i kushtetutës sonë nuk na lejon t’i bashkohemi ndonjë shteti tjetër. Ne duam ta kemi mundësinë e bashkimit me Shqipërinë në një mënyrë paqësore dhe demokratike, por ajo nuk është e mundshme aktualisht për shkak të Kushtetutës sonë, e cila pak a shumë është shkruar nga fuqitë ndërkombëtare.

Dallimi më i madh është që Serbia ndan 500 milionë euro për strukturat e tyre paramilitare që t’u thonë se Kosova është Serbi dhe është zemra e saj. Unë nuk marr as edhe një euro nga Tirana që ta përkrah bashkimin. Në të vërtetë, unë jam ai i cili herë pas herë mundohet t’i bind ata se gjërat në Kosovë nuk janë edhe aq mirë siç u duken.

Duhet të pranoni se ndryshimi i kufijve nuk është çështje parash të investuara për një fushatë…

Serbët e Kosovës nuk mund të kenë opinion për atë punë. Nuk kemi dëgjuar opinionin e serbëve këtu. Po të kishim dëgjuar viteve të fundit që serbët e këtushëm kërkojnë Asociacionin [e Komunave me Shumicë Serbe], do të isha gati për t’i dëgjuar, por përderisa e dëgjoj vetëm nga Vuçiqi e Daçiqi, është e natyrshme të jem kundër… Për atë arsye Asociacioni është projekt i Beogradit e jo i serbëve.

Pra, nëse serbët e Kosovës do të organizonin protesta që të kërkojnë Asociacionin, ju do të kishit thënë eja të flasim për atë punë?

Kjo duhet të kishte ndodhur në të kaluarën nëse ata do të kishin dashur që t’ua jap vëmendjen. Nuk ka kërkesë autentike. Pse nuk ndodhi kjo? Pse nuk ishte një gjë e tillë e mundur? Për arsye se Beogradi nuk i lejon serbët e Kosovës ta përfaqësojnë vetveten. Për më shumë se kaq, shihni se si [Lideri i serbëve të Bosnjës] Milorad Dodik është bërë i afërt me Putinin se Vuçiqin në shumë aspekte, dhe ky është shqetësim i madh për ne sepse mund të paramendohet lehtë që presidenti i Asociacionit ta këmbejë numrin e telefonit me Putinin. Është rrezik i madh.

Si mund të jetë ajo gjë e rrezikshme?

Putini e përmend Kosovën një herë në javë, në krahasim me Krimenë…

Në qoftë se marrëveshjet e Brukselit nuk janë të mira për Kosovën, si duhet të ndërtohen marrëdhënie më të mira?

Kosova është një shtet jonormal dhe ka dy probleme kyçe që pengojnë ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme. Ato janë qyteti i ndarë i Mitrovicës dhe shkalla e lartë e papunësisë. Serbia ka gjithashtu probleme të mëdha: ajo nuk do që të përballet me të kaluarën e saj, nuk e di se ku i nisin e mbarojnë kufijtë dhe po bëhet një shoqëri autokratike. Unë besoj se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen shtete normale dhe pastaj mund të ndërtohen marrëdhëniet normale. Çfarë po sugjeroj është një lloj dialogu social, i hapur dhe demokratik.

Për serbët e Kosovës, unë jam së pari qytetar i Kosovës, jo shqiptar. Nëse sjellet Serbia në ekuacion, unë bëhem shqiptar. Unë nuk mund t’i bëj ballë suksesshëm Serbisë si qytetar i Republikës së Kosovës. Serbia është shumë më e madhe dhe më e fortë se ne. Por kjo nuk qëndron për serbët e Kosovës, nuk është problemi me ta.

Integrimi institucional nuk mjafton, duhet integrimi shoqëror. Ajo ndodh në dy nivele – niveli i parë është industrializimi dhe zhvillimi ekonomik kurse tjetri universitetet, profesorët dhe studentët. Edukimi cilësor i integron njerëzit dhe edukimi e ekonomia janë dy nivelet thelbësore të integrimit shoqëror.

Si mund ta bëjmë atë?

Së pari, ne duhet të duam ta bëjmë këtë. Duhet ta ndalojmë dialogun e mbyllur diplomatik në Bruksel ku Federika Mogerini i thotë Vuçiqit dhe Mustafës ju keni një marrëveshje dhe shkoni e shiteni te qytetarët tuaj. Nuk besoj në metodën lart-poshtë. Dialogu i vërtetë bëhet nga poshtë-lart.

A e shihni mundësinë e një dialogu të tillë në Kosovë?

Jo, e tërë qasja është e gabuar. Në vend se të bisedohet poshtë-lart për zhvillim, po shkojmë lart-poshtë për pajtim. Nuk kam nevojë të pajtohem me serbët e Graçanicës. Ata nuk kanë bërë asgjë, pra, pse të pajtohem me ta? Problemet që kam janë Vuçiqi, Daçiqi… E kujtoj Vuçiqin si Ministër të Informacionit [i Millosheviqit] gjatë luftës në Kosovë…

Ju pengon pushteti autokraitik i Serbisë dhe e barazoni Serbinë me Vuçiqin, por çfarë nëse dikush tjetër do e udhëhiqte Serbinë?

Nëse ndërron pushteti në Serbi, dhe atë e merr për shembull koalicioni i Zharko Koraçit [Lideri liberal serb] me Çedomir Jovanoviqin, procesi i normalizimit me Serbinë do të fillonte atëherë. Kur them Vuçiq, nuk mendoj në popullin serb por në Serbinë si shtet. Në Kosovë kemi një shtet të kapur, por e njëjta gjë vlen për Serbinë.

Ju mohoni se qeveria e Vuçiqit ka bërë më shumë në këtë proces sesa qeveria e mëparshme?

Mendoj se është një mashtrim.

Nëse Brukseli thotë se Vuçiqi, Daçiqi dhe Mustafa kanë bërë punë të mirë, a mendon se pakoja e Brukselit do të braktiset dhe ata do të gjejnë një sugjerim tjetër?

Unë mendoj se në fund të fundit Serbia do ta njohë Kosovën, por do të jetë një fund i hidhur. Megjithatë, politikanët tanë janë shumë të korruptuar dhe EULEX-i i ka dosjet e tyre këtu. Duke i përdorur ato dosje, ata disiplinojnë politikanët tonë. Pra, shqetësim imi është se BE-ja po e njeh Serbinë e jo Kosovën dhe po mbetet ndërmjetësues.

Çfarë ka bërë Kosova 16 vitet e fundit për të treguar se është një shoqëri demokratike funksionale?

Pas UNMIK-ut, karakteri i qeverisë nuk ka ndryshuar, veçse emrat e ministrave u bënë shqiptar. Ata nuk kanë mundur ta ndërtojnë një shoqëri harmonike. Kjo qeveri gjithashtu do të dështojë në atë aspekt sepse kanë një qasje të keqe të bazuar në dallimet mes neve e jo të përbashkëtat. Ajo që është e përbashkët është se njerëzit janë punëtorë, bujq, amvise, taksistë, studentë – kjo duhej të ishte pikënisja…

UNMIK-u dhe qeveria jonë kanë qasjen e njëjtë – ata fillojnë nga dallimet me idenë e arritjes së diversitetit dhe në fund kërkojnë tolerancë. Unë do të filloja duke ofruar universalitet në vend të diversitetit; unë do të sugjeroja solidaritet në vend të diversitetit; dhe, do të sugjeroja bashkëpunim në vend të tolerancës. Nuk jam kundër diversitetit, por e parapëlqej solidaritetin. Ata kanë pasur qasjen e gabuar për 16 vitet e fundit. Ata kishin gjithë fuqinë, paratë, policinë, mediat dhe OJQ-të, por kishin qasjen e gabuar.

Bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria jonë vazhdimisht flasin për paqe, stabilitet dhe siguri, por çfarë me drejtësinë, zhvillimin dhe demokracinë?

Çfarë është drejtësia në Kosovë?

Sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur, gjëra që mungojnë në Kosovë.

Si duhet të ndërtohet një sundim i drejtë i ligjit?

Nuk mund të ketë drejtësi pa demokraci e zhvillim. Për atë arsye duhet ta përmbysim kërë qeveri. Ne duhet ta ndryshojmë këtë qeveri që ta shpëtojmë gjyqësorin nga dega ekzekutive qeveritare.

Cili është plani specifik i partisë suaj? Kur serbët thonë se frikohen nga protestat tuaja, cila është porosia juaj?

Visar Ymeri, Kryetari i partisë sonë, ka thënë në fjalimin e tij: “Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër neve”. Ne nuk i mbajmë protestat në Graçanicë por në qendër të Prishtinës.

A po protestoni kundër Serbisë apo qeverisë suaj?

Ne po protestojmë kundër qeverisë sonë, qeveri e cila ka bërë një marrëveshje të gabuar dhe të dëmshme me Vuçiqin dhe Daçiqin.

Ky është problemi më i madh, jo papunësia dhe krimi i organizuar?

dhe ato janë probleme por e gjitha është e ndërlidhur. Këto të gjitha janë probleme, por një nga më të mëdhatë është “Bosnjëzimi”, një kërcënim specifik sipas neve.

E çfarë me truallin për të cilin serbët thonë u është vjedhur, për shembull në Graçanicë, si mund të zgjidhet kjo?

Kemi shumë probleme me pronat. Është mirë që më pyete sepse Vuçiqi kurrë nuk pyeti për këtë gjë. Vuçiqi e do Asociacionin; ai nuk pyet edhe asnjë serb për problemet me të cilat ballafaqohen këtu.

Vendimet e gjykatës duhet të implementohen. Ekziston një implementim selektiv i vendimeve për arsye se qeveria ka shumë influencë në gjyqësor. Çështjet e pronës duhet të riaktualizohen në Kosovë.

Pse nuk po implementohet ligji?

Sepse ka interesa të mëdha materiale nga njerëz të fuqishëm. Nuk ka të bëjë vetëm me pronën e serbëve, por edhe me atë të shqiptarëve. Shumë njerëz i kanë humbur pronat e tyre për shkak të njerëzve të fuqishëm në sistem apo përreth tij. Kosova është një vend ku ka derdhje të madhe kapitali. Kapitali po akumulohet në duart e një grupi të vogël manjatësh.

Ashtu sikur shqiptarët që nuk janë të gjithë njësoj, as serbët nuk janë të njëjtë. Ka serbë që u është dhënë prona nga Millosheviqi gjatë viteve të ‘90-ta dhe kjo nuk është e drejtë. Pastaj ke vendasit, serbë që ishin përkrah shqiptarëve dhe shumë prej tyre nuk kanë veshur uniforma në atë kohë. Nuk është njësoj si për serbët që kanë jetuar këtu prej para Luftës së Dytë Botërore si për ata që kanë marrë tokë nga [Lideri komunist i ish-Jugosllavisë Aleksandar] Rankoviqi apo Millosheviqi. Është interesante që ata që morën toka nga Millosheviqi janë nacionalistë dhe ekstremistë shumë më të mëdhënj sepse e dinë që toka që zotërojnë nuk është dhe nuk ka qenë kurrë e tyre.

Çfarë mendoni për kishat ortodokse Serbe në sensin e statusit dhe trashëgimisë kulturore?

Ato janë trashëgimi kulturore tejet e vlefshme për të gjithë njerëzit e Kosovës. Është ana religjioze, por ana kulturore u takon të gjithëve. Pajtohem që kishat dhe xhamitë duhet ta kenë pronën e tyre por nuk pranoj se duhet të jenë qindra hektarëshe. Nuk është e drejtë. Priftërinjtë dhe imamët duhet të jenë të drejtuar vertikalisht dhe shpirtërisht kah zoti dhe jo horizontalisht e materialisht kah territori.

Si e kuptoni mospranimin e Kosovës në UNESCO?

I gjithë mundi për pranimin e Kosovës në UNESCO është privatizuar nga Hashim Thaçi i cili besonte se suksesi ishte i garantuar. Ishte po ashtu tejet i dukshëm roli negativ i Serbisë në qarqet ndërkombëtare dhe roli i Kishës Ortodokse Serbe. Me përjashtime të rralla, Kisha Ortodokse Serbe është pjesë e establishmentit shtetëror të Serbisë. S’është problem i vogël ky…

Ju keni thënë para dy vjetësh se së pari duhet të ballafaqohemi me të kaluarën e vetëm pastaj mund të flasim.

Dialogu që çon drejt zhvillimit, atij mund t’ia fillojmë menjëherë. Me Vuçiqin kjo nuk është e mundur, ai nuk na njeh, por me Nenad Rashiqin [ministër i mëhershëm në qeverinë e Kosovës] është e mundur të nis menjëherë.

A është reale të fajsohet Vuçiqi për çdo gjë?

Opozita serbe është pothuajse e eliminuar tërësisht nga Vuçiqi. Mendoj se ai e përfaqeson ftyrën e re të një koncepti të vjetër.

A është ideja juaj përfundimtare një Shqipëri e bashkuar dhe si e shihni Kosovën në 10 vitet e ardhshme?

Dua ta shoh të gjithë rajonin të integruar në BE. Ndërkohë, dua ta shoh një BE më sociale me më shumë barazi dhe rishpërndarje. Pra, BE-ja ndryshon, ne bëhemi pjesë e saj, dhe Kosovës i është dhënë e drejta t’i bashkohet Shqipërisë. Do të votoja “po” në atë referendum, por nëse njerëzit nuk votojnë “po”, ne nuk do ta nisnim një luftë të tretë Ballkanike.

Si do të quhej shteti i bashkuar?

Mendoj se do të quhej Shqipëri.

Çfarë mendoni për idenë e të gjithë regjionit të bashkuar në kuadër të diçkaje sikur BE-ja?

Mundësia e fundit për një gjë të tillë ishte para luftës. Ajo nuk është më e mundur.

Në fund të viteve të 90-ta, intelektualët serbë të perceptonin si një nga përfaqësuesit më të mirë të një Kosove civile. Tash vazhdimisht identifikoheni me ide radikale dhe madje quheni “Shesheli” i Kosovës. A kanë ndryshuar idetë tuaja, apo rrethanat?

Mendoj se kjo shpjegon se si janë mediat në Serbi, në qoftë se kanë krijuar një perceptim të tillë.

Jo në media, nga publiku intelektual…

Është tërësisht e rreme dhe e pavërtetë. Shesheli është fashist, ai mori pjesë në luftën e Bosnjës…

Shesheli kishte idenë e Serbisë së madhe sikur ju për Shqipërinë?

Ideja e Shqipërisë së madhe është koncept i krijuar në Beograd. Beogradi ka marrë territorin kurse neve na ka mbetur kjo etiketë. Ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për kufijtë që kishte në mend Shesheli dhe çfarë bëri ai në emër të tyre… Është e rëndësishme si duam ta arrijmë atë [bashkimin]. Dua që të jetë në një mënyrë paqësore dhe demokratike. Nëse njerëzit thonë “jo”, do të qëndroj këtu.

Ku do të përfundonte kufiri? A do të mundnin shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi t’i bashkohen këtij unioni?

Iu takon njerëzve të organizohen dhe të flasin me partitë e tyre politike. Si lëvizje kemi anëtarë në gjithë vendet ku jetojnë shqiptarët, por veprojmë në Kosovë.

Nuk e shihni si diçka që do të krijonte krizë të mundshme në Ballkan?

Kërcënimi më madh për krizë është Beogradi, jo si qytet, por politikat e tij. Serbia gjithmonë flet për interesat e serbëve në Kosovë por kurrë nuk iu referohet shqiptarëve në Serbi. Nuk ka reciprocitet.

A mund të flitet për “ditët e mira të atëhershme” në Kosovë?

Jo, nuk ka nostalgji këtu. Dhe nuk ka revolucion me nostalgji. /Gazeta JNK

[the_ad id=”4118″]

Më 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar

Më 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar

LSHE

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka caktuar 16 korrikun 2016 për zyrtarizimin e saj. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare. Në njoftimin e tyre, thuhet se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues, ndërsa tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht), mbaron njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton opinionin publik dhe anëtarësinë se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
Në këtë Këshill Themelues do të bëhet:

  • Prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,
  • Shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar,

  • Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Inicues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar.

Tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).

Tahir Veliu,
Ideator
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar
www.LevizjaLSHB.com

[the_ad id=”4118″]

Atdhetarë që nga Lidhja e Prizrenit

Atdhetarë që nga Lidhja e Prizrenit

LIDHJA-620x481

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u formua pas përfundimit të luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Më 3 mars 1878, Rusia dhe Turqia nënshkruan traktatin e Shën Stefanit, i cili e coptoi keq Turqinë. Kurrë më parë nuk pat ndodhur që një shtet i mundur në luftë të detyrohej të humbte kaq shumë territore. Traktati i Shën Stefanit, që e copëtonte aq shumë Turqinë nuk i pëlqeu Evropës, e cila, për interesa të veta, vendosi të ndërhyjë. Ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, konti Andrasy, deklaroi se Rusia s’ka të drejtë ta imponojë vetë traktatin e paqes. Britania e Madhe me notën qarkore të lordit Salisbury deklaroi më 1 prill se traktati i Shën Stefanit s’ka vlerë praktike dhe se ai cënonte të drejtën ndërkombëtare. Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria filluan të armatosen. Nga këto masa Rusia u tremb. Ministri i saj i Punëve të Jashtme Gorçakov, më 9 prill iu përgjigj notës qarkore të lordit Salisbury duke thënë se paqja e Shën Stefanit mund të diskutohej e të kontrollohej nga Fuqitë e Mëdha.

Më 30 maj Britania e Madhe e Rusia u morën vesh duke pranuar propozimin e Austro-Hungarisë për të thirrur një kongres më 13 qershor 1878 në Berlin. Kongresi i Berlinit e copëtoi Shqipërinë në të gjitha krahët. Vendimet e Kongresit të Berlinit i dëshpëruan shumë shqiptarët, të cilët vendosën t’i dalin për zot trojeve të veta. E gjithë Shqipëria iu drejtua Kongresit të Berlinit për padrejtësitë e mëdha që po i bënin kombit shqiptar. Rreziku ishte mbarëkombëtar. Në këto kushte disa atdhetarë shqiptarë organizuan një mbledhje në Gjakovë, lidhën besën dhe vendosën të bëhej një mbledhje mbarëkombëtare më 10 qershor në qytetin e Prizrenit. Stambolli, sapo mori vesh se shqiptarët përgatiteshin për një mbledhje mbarëkombëtare, vendosi ta përkrahë atë. Sulltani thirri disa personalitete të rëndësishme shqiptare, bisedoi gjërësisht me ta dhe u premtoi autonomi nën sovranitetin e vet. Gjithashtu ai urdhëroi komandantët ushtarakë në Shqipëri të mos e pengonin Lidhjen dhe veprimet e saj.

Mehmet efendi Kavaja – Sedja (1837 – 1880)

Meqenëse Kongresi i Berlinit do të hapej më 13 qershor, të gjithë qytetet e Shqipërisë vendosën të dërgojnë përfaqësuesit e vet në Prizren. Kavaja, atëkohë bënte pjesë në Vilajetin e Shkodrës, qe bërë një qytet relativisht i madh dhe i zhvilluar. Më 1838 Kavaja qe bërë qendër rrethi dhe kishte 38.000 banorë, veç tregtisë e zejeve të ndryshme kishte shkolla fillore e të mesme turqishte, 1 shkollë fillore greke dhe ishin bërë disa ndërtime publike. Karvanet e saj që rrihnin rrugët e Shkodrës, Dibrës, Ohrit, Manastirit, Elbasanit e Vlorës, sillnin jo vetëm mallra por edhe informacione për punën që bëhej në qytete të tjera për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Atdheut. Në xhami e kafene, në mjedise familjare e institucione, biseda e ditës ishte Kongresi i Berlinit, copëtimi i Shqipërisë dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kavaja u përfaqësua në Prizren nga avokati Mehmet efendi Sedja, Mesa duket ky fenomen nuk qe vetëm për Kavajën.

Vaso Pashë Shkodrani në Promemorien që i paraqiti ambasadorit të Austro- Hungarisë në Stamboll, kontit Zichy, ndërmjet së tjerash, shkruante: “Çdo krahinë ka dërguar në Prizren delegatët e vet e këta nuk kanë qenë krerë, as njerëz me influencë. Ata folën në emër të popullit shqiptar, pse populli ishin ata vetë dhe shpirti i tyre e ndjeu thellë fyerjen e rëndë që po i bëhej kombësisë shqiptare dhe burrërisë së tyre ushtarake… Pasi e zgjuan ndërgjegjen kombëtare, delegatët e Prizrenit u zhdukën, hynë përsëri në gjirin e popullit prej të cilit kishin dalë dhe sot kërkohen kot, sepse as duken, as kapen, pasi çdo krye, çdo plak katundi e çdo kryetar familjeje janë bërë bajraktarë e ushtarë një. Nga ndërgjegjja kombëtare marrin urdhërat si krenë dhe binden si ushtarë”. Avokati Mehmet efendi Sedja qëndroi në Prizren gjatë muajit korrik 1878, derisa u bënë të njohura vendimet e Kongresit të Berlinit. Përballë kësaj gjendjeje vërtetë kritike, më 5 gusht Këshilli Qendror i Lidhjes dha kushtrimin për të grumbulluar sa më shumë luftëtarë që të përballej armiku.

Delegatët e kra-hinave u larguan nga Prizreni me detyrën për të propaganduar rrezikun e copëtimit të Atdheut dhe të organizonin punën për grumbullimin e luftëtarëve, që do të niseshin drejt Veriut. Mehmet efendi Sedja u kthye në Kavajë dhe, pasi sqaroi situatën e rëndë në të cilën ndodhej Atdheu, shtroi detyrën për të nisur luftëtarë drejt Veriut. Në xhami, në kafe e kudo, popullit iu bënë të njohura vendimet që ishin marrë në Prizren. Dy vjet, pas kthimit nga Prizreni, Mehmet efendi Sedja nuk përmendet më në burimet e shkruara. Ai vdiq papritur në moshën 42 vjecare, por puna që ai kish bërë në ngritjen e komisioneve në fshatra e qytet vazhdonte. Ndërkohë vazhdonte puna për mobilizimin e luftëtarëve për të mbrojtur trojet shqiptare veriore të të Shkodrës, që rrezikoheshin drejtëpërdrejtënga lakmitë shoviniste të monarkive fqinjë.

Në Kavajë, ditën e pazarit telalli dha kushtrimin: “Atdheu është në rrezik! Shkodra kërkon ndihmë! Kush del fidai (vullnetar) të shkojë në hyqymet!” Thirrja e Shkodrës u bisedua edhe me kryepleqtë e fshatrave. Aty ku ishte e mundur, të dilte një burrë për shtëpi. Më 21 prill 1880 konsulli i Francës në Shkodër Le Rei i shkruante Ministrisë së Jashtme Franceze se “anëtarët e Lidhjes kanë dërguar telegrame në të gjitha anët për të thirrur shqiptarët nën armë”. Nga fundi i muajit prill 1880 pothuajse gjithçka u bë gati. Më shumë se 200 burra nga qyteti dhe fshatrat kishin dalë vullnetarë. Të gjithë ishin veshur me të bardha, fidainj, shenjë kjo që tregonte se niseshin për të mos u kthyer më.

Roli i Francës

Dega e Shkodrës njoftonte Qendrën në Prizren: “Kena qitur kushtrimin. Në Shkodër kanë ardhur luftëtarë nga Elbasani, Durrësi, Kavaja, Tirana, Kruja, Mati, Puka, Mirdita…” Forcat e Kavajës duhej të niseshin drejt Shkodrës në dhjetëditëshin e parë të muajit maj 1880. Kur në bibliotekën e qytetit u diskutua plani për mësymjen kundër malazezëve, të gjithë qenë të një mendimi “që sulmi të fillonte më 19 maj, pasi të vinte fuqia e Kavajës dhe e Tiranës”. Mirëpo kjo nuk ndodhi. Arsyet nuk dihen. Forcat e Kavajës nuk u nisën as në qershor. Me sa duket diçka ka ngecur, por asaj nuk i gjenden gjurmët. Të dhënat thonë se vetëm në ditët e para të muajit korrik 1880 forcat e Kavajës u nisën drejt Shkodrës. Edhe krahina të tjera shqiptare nisën ndihma.

Konsulli francez i Shkodrës Le Re njoftonte Ministrinë e Jashtme Franceze se “sipas njoftimeve që më vijnë këtë çast numri i vullnetarëve, që ndodhen në kufi paska arritur tashmë tek 12.000 burrat”. Po vërtetohej kështu fjala e kryekonsullit austro-hungarez më 8 maj 1880 se “shqiptarë pa ndryshim feje janë ngritur të gjithë të frymëzuar nga ideja kombëtare”. Frika e Malit të Zi ndaj sulmit të shqiptarëve arriti kulmin. Ministri i Jashtëm malazez i alarmuar njoftonte Fuqitë e Mëdha se shqiptarët “…kërcënojnë se do të sulmojnë edhe vetë zotërimet e vjetra të Malit të Zi”. Ndërkohë që sulmi kundër malazezëve nuk ishte bërë ende, drejt Shkodrës vazhdonin të vinin forca të reja nga krahinat shqiptare. I ngarkuari me punë i Francës në Cetinë Sen Kanten i shkruante Ministrisë së Jashtme Franceze se“sipas lajmeve të fundit që na vijnë nga Shkodra, shqiptarët duhet të kenë një forcë prej 10.000 burrash që brenda 4 orëve mund të arrijnë në 18.000 vetë. Siç duket ata kanë si qëllim të sulmojnë së shpejti malazeztë”.

Përgatitjet ushtarake të shqiptarëve dhe lufta diplomatike e Lidhjes Shqiptare, sidomos e degës së Shkodrës, e shpëtuan hëpërhë Hotin e Grudën, por Fuqitë e Mëdha e kompensuan duke i dhënë Ulqinin. Ky lajm u bë i njohur më 27 qershor. Lidhja vendosi të kundërshtojë me forcë. Krahas forcave të tjera ushtarake drejt Ulqinit u nisën edhe forcat e Kavajës. Dega e Shkodrës duke parashikuar një konflikt që mund të vazhdonte gjatë i nisi një telegram tjetër Kavajës, Tiranës e Durrësit për të nisur forca të tjera. Këto veprime që nuk mund të mbeteshin të fshehta e frikësuan keq Malin e Zi. Ministri i Jashtëm malazez Radoniç i shkruante të Ngarkuarit me Punë të Francës në Cetinë, Sen Kanten, se “pritet të vijnë njerëz nga Dibra, Kruja, Tirana e Kavaja dhe llogaritë tregojnë se pas arritjes së tyre numri i forcave shqiptare, midis liqenit dhe detit, do të arrijë në 5.000 a 6.000 vetë”.

Beteja për të marrë Ulqinin dhe marrëdhëniet e Fuqive të Mëdha me Turqinë

Më 20 korrik 1880 I Ngarkuari me Punë i Malit të Zi në Stamboll lajmëroi ambasadorët se 8000 shqiptarët nga Shqipëria e Mesme kishin ardhur në Shkodër për të sulmuar Malin e Zi. Ditët e para të gushtit 1880 Fuqitë e Mëdha i drejtuan Turqisë një notë kolektive, ku i kërkonin asaj të ndërhynte ushtarakisht për t’i dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. Stambolli, pasi u informua për dërgimin e flotës ushtarake prej 18 anijesh në Ulqin nga Fuqitë e Mëdha, nën komandën e admiralit britanik Seymour, dërgoi në Shkodër disa pashallarë për t’i bindur shqiptarët, që ta dorëzojnë Ulqinin, por pa sukses. Malazezët, pasi u informuan për dështimin e të dërguarve të Sulltanit në misionin e tyre, u shqetësuan mjaft, sepse pëshpëritej që 6.000 shqiptarë të armatosur ishin pranë kufirit dhe 3-4.000 të tjerë po vinin nga Shqipëria e Mesme. Sulltani emëroi në Shkodër Komisar të Lartë Marshall Dervish Pashën me një fuqi ushtarake 21 batalione (10.000 ushtarë).

Ulqinakët dhe forcat ushtarake që kishin hyrë në qytet kishin vendosur që më mirë t’i dorëzoheshin flotës së Fuqive të Mëdha, por kurrsesi Malit të Zi. Ata nuk donin t’ia dinin as për Turqinë e se do të luftonin si kundër malazezëve, ashtu edhe kundër ushtrive të Sulltanit deri në pikën e fundit të gjakut. Dervish Pasha, pasi dështoi në misionin e tij për të bindur shqiptarët të dorëzojnë Ulqinin, më 14 nëntor shpalli shtetrrethimin dhe ngriti gjyqin ushtarak. Më 22 nëntor urdhëroi ushtrinë të marshonte drejt Ulqinit. Pas dy ditëve luftë, ku pati qindra të vrarë, Dervish Pasha hyri në Ulqin.

Konsulli francez i Shkodrës thotë se “… nga të dy palët humbjet janë mjaft të ndjeshme”. Ndonëse konsulli jep një informatë të thatë, lufta për mbrojtjen e Ulqinit qe mjaft e ashpër. Artileria turke shkatërroi fortifikimet e llogoret e mbrojtësve dhe vrau shumë prej tyre, që kishin zënë pozicione në Kodër të Kuqe në fshatin Klesna. Në disa vende u luftua edhe trup më trup. Porta e Lartë i luftoi shqiptarët me egërsi, sepse mbronin qytetin e tyre. Flota e Fuqive të Mëdha bënte sehir, sepse donte të kënaqte ambicjet shoviniste të “nji shteti të paqytetnuem e katundar”, siç e kishte cilësuar arqipeshkvi i Shkodrës më 11 mars 1878 Malin e Zi. Pas betejës, ndërmjet të vrarëve ishin edhe komandanti e zv.komandanti i vullnetarëve të Kavajës Mehmet Murati, Shaban Aliu e të tjerë, që nuk ua dimë emrat. Kur u nisën qenë veshur me të bardha, fidainj. Nuk e dhanë jetën për vendlindjen e tyre, për Kavajën, as për ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë së Mesme, por për Ulqinin verior. Dhanë gjithçka për Ulqinin, sepse Ulqini, nga kohë që nuk mbahen mend, ishte i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Populli i vendlindjes u ka ngritur atyre një këngë sa trimërore, aq edhe prekëse: Kral Nikolla me Rusinë, du´n xhevap me hy n´Ulqin: Kral Nikolla i Cetinës, t’jep xhevap gryk’ e martinës, s’asht përgjigja e Dovletit, as e kralit, as e mbretit, por asht pushka e miletit. Met Murati nga Kavaja me dyqind vjen nga kazaja. Met Murati me Shabë Alinë bajnë gajret me mbajtë Ulqinë: -Dervish Pasha, hiq ushtrinë, s’e bajmë hasha na Ulqinë. Hiqi topat, Dervish Pasha, na Ulqinin s’e bajmë hasha. Me luftu’, me vdek’ të tanë veç Ulqinin mos me e lanë…

Ibrahim Mehmet Kavaja – Sedja (1864 – 1951) Ishte djali i dytë i Mehmet efendi Sedjes. Kishte lindur më 1864, në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qe 16 vjec. Shkollën fillore, ruzhdie dhe medresenë e kreu në vendlindje më rezultate shumë të mira. Vdekja e beftë e të jatit e angazhoi në moshë të re në lëvizjen kombëtare, mësoi fshehurazi shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe e krahas atdhetarëve të njohur kavajas propagandoimësimin e gjuhës shqipe. Karvanet tregtare që bënin rrugët e Manastirit sillnin në Kavajë gazetën shqipe “Drita”, revistën “Albania” e libra të botuara në Bukuresht e Stamboll. Ato lexoheshin fshehurazi dhe kalonin dorë më dorë. Përpjekjet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Kavajë u shtuan pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.

Nismëtarë për hapjen e saj qenë Dhaskal Rusi e Dhaskal Leka, të mbështetur nga atdhetarët e tjerë myslimanë dhe nga Alltunët. Nga marsi deri në korrik të vitit 1887 përpjekjet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Kavajë u shoqëruan me kundërshtime të ashpra. Interesant është fakti se kundërshtimet vinin jo vetëm nga krahu fanatik mysliman, por edhe ai ortodoks. Edhe të parët, edhe të dytët ngulnin këmbë që shkolla shqipe të mos hapej, nxënësit kishin shkolla turke e greke. Thuhet se Ibrahimi i ri u ndesh keq me turkomanët dhe myftiun e qytetit, i cili ishte kundërshtar i fortë i mësimit të gjuhës shqipe. Ibrahimi i ri u kërcënua me vdekje, E ëma dhe vëllai i madh e nisën për në Stamboll për studime. Atje u shqua për vullnet e këmbëngulje në përvetësimin e njohurive, u diplomua për drejtësi.

Nisi të shkruajë në gazetat e revistat e kohës. U njoh me Naim e Sami Frashërin, Dervish Himën, Hoxha Tahsinin, Shahin Kolonjën, Kostandin Kristoforidhin e të tjerë e atdhetarë. Që nga ajo kohë ndihmesa e tij në lëvizjen kombëtare nuk u ndërpre për asnjë çast. Emri i tij u bë i njohur në qarqet intelektuale të Stambollit, u ftua të jepte leksione në Universitetin e atjeshëm, më pas u emërua pedagog, ku qendroi deri sa doli në pension. Mbajti korespondencë të vazhdueshme me familjen e tij në Shqipëri derisa vdiq. Ai pati vetëm tri vajza. Ndërroi jetë në Stamboll në vitin 1951 në moshën 87-vjeçare.

Personazhet historikë dhe roli i tyre në çështjen shqiptare

Abdurrahim Mehmet Kavaja – Sedja (1872-1937)

Abdurrahimi mbeti pa baba në moshën 7 vjecare. U kujdesën për të e ëma dhe vëllai i madh Mustafai. Rezultatet e shkëlqyera që arriti në shkollën fillore e ruzhdie të vendlindjes e nxitën nënën dhe vëllain e madh ta nisnin për studime në kryeqytetin perandorak. Atje kish vajtur kohë më parë për studime Ibrahim Sedja, vëllai i dytë, kështuqë ai do të ishte nën kujdesin e tij. Në këtë mjedis u ushqye edhe i riu Sedja nga Kavaja. Ndryshe nga i ati dhe vëllai ai ndoqi shkollë ushtarake, u diplomua më 1899 dhe shërbeu në ushtri. Në kujtimet që ruhen në Muzeun Historik të Kavajës thuhet se Abdurrahim Sedja qe njohur e miqësuar me Mustafa Qemal Ataturkun, i cili gjatë revolucionit demokratik turk më 1918-1923 e ftoi të shkonte në Turqi qëtë bashkëpunonte me të. Më 1909 ai gjendej me shërbim në qytetin Kozhan, ku qe shfaqur si luftëtar trim e i palodhur i çështjes kombëtare. Qe nismëtar i themelimit të klubit të atjeshëm “Vëllazëria”.

Në shtator të atij viti klubi “Vëllazëria: e zgjodhi atë delegat në Kongresin e Elbasanit, ku u morën vendime të rëndësishme për zhvillimin e arsimit kombëtar, për hapjen e njëshkolle të mesme pedagogjike në Elbasan, për futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, për njësimin e programeve e të klubeve e shoqërive të ndryshme shqiptare,për qendrimin qëduhej mbajtur ndaj turqve të rinj etj. Gjatë ditëve të atij kuvendi ai do të takohej e bisedonte me figura të shquara të Lëvizjes Kombëtare si Dom Nikollë Kacorri e Jahja Ballhysa – delegatët e Durrësit, Gjergj Qiriazin – delegat i klubit “Bashkimi” të Manastirit, Dibrës e Follorinës. Përmallim të vecantë do të ndjente në takimin me bashkëqytetarin e atdhetarin e njohur Andrea Ekonomi – delegat i klubit “Drita” të Gjirokastrës e të tjerë. Para përfundimit të Kongresit ata u kthyen së bashku në Kavajë, ku propaganduan vendimet e marra atje dhe gjallëruan më tej atdhetarizmin në ato ditë të vështira për Lëvizjen Kombëtare.

Pas disa javësh Ekonomi u nis për në Gjirokastër, ndërsa Abdurrahimi qendroi më gjatë mes patriotëve kavajas duke ndihmuar në organizimin e lëvizjes atdhetare në rrethanat e reja. Kjo gjendje revolucionare pasqyrohej edhe në gazetën “Bashkimi i Kombit” të datës 15, vjeshtë e dytë 1909: “… Sa gëzim ndjeu zemra ime këtë radhë duke shkuar… në Kavajë: nuk është e zonja pena ime t’jua tregoj. Një erë e re fryn në këto vise, një erë Shqiptarizmi e cila të mbush plot shpresë, se Kombi Shqiptar është i zoti të kuptojë të mirën e vet… Në Kavajë ndryshimin e solli më një anë gazeta “Bashkimi i Kombit”, … më tjetër anë i ndershmi dhe i flakti atdhetar Abdurrahim Eff. Sedja, i cili, pasi u mbyll Kongresi i Elbasanit, vajti në Kavajë dhe dha shkoqitje për punën e kësaj mbledhjeje kombëtare dhe këshilloi shqiptarët të punojnë të gjithë bashkërisht, si vëllezër që janë për të mirën e Atdheut të vet”… U përndoq e u persekutua, ashtu si dikur dhe vëllai i vet Ibrahimi, por kurrë nuk u largua nga udha e shqiptarizmës. Pas Shpalljes së Pavarësisë u kthye në Kavajë. Në vitet e Kryengritjes Fshatare u përndoq nga turkomanët e esadistët, sepse mbronin flamurin kombëtar dhe gjuhën amtare me alfabetin latin. Në vitet e Luftës së Parë Botërore jetoi në Kavajë. Në qershorin e vitit 1920 qe ndër veprimtarët kryesorë për organizimin e vullnetarëve dhe nisjen e tyre drejt Vlorës kundër pushtuesve italianë. Më 1923 u emërua kryetar i Zyrës së Rekrutimit në Tiranë. Përkrahu Revolucionin e Qershorit 1924. Me rikthimin e Zogut në pushtet u tërhoq nga jeta politike, Vitet e fundit të jetës i kaloi në Durrës, vdiq më 1937.

Mehmet Mustafa Sedja (1905 )

Nipi i drejtpërdrejtë i përfaqësuesit të Kavajës nëLidhjen Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Sedja i ri u edukua me traditën atdhetare të familjes. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, ndoqi mësimet në Institutin Shqiptaro- Amerikan tëKavajës, u diplomua teknik i mesëm bujqësor,.Në vitet e Luftës Clirimtare Antifashiste familja e tij u rreshtua në krahun e luftëtarëve antifashistë, duke ndihmuar në të gjitha mënyrat luftën për liri. Mori pjesë në mbledhjen e parë themeluese për krijimin e këshillit të parë nacionalclirimtar të nënprefekturës së Kavajës më 08 shkurt të vitit 1943. Pas Çlirimit deri në fillim të vitit 1946 punoi përgjegjës i Seksionit të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Pyjeve në Komitetin Ekzekutiv të nënprefekturës Kavajë.

Ai kishte marrë në shkollë dhe familje formim demokratik dhe nuk u pajtua me reformat radikale që mori pushteti komunist. Emri i tij nisi të pëshpëritej si njeri i pakënaqur nga reformat e “pushtetit popullor”. Mehmeti qe burrë me karakter, nuk i fshihte mendimet e tij, madje guxoi që në zgjedhjet e tetorit 1945, guxoi të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të nënprefekturës Kavajë, ku edhe fitoi. Që nga ajo kohë emri i tij u fut në rrethin armiqve të pushtetit, Më 15 mars 1946 u arrestua, prokurori kërkoi dënimin e tij me vdekje, më pas masa ndëshkimore erdhi duke u ulur, iu sekuestrua pasuria. Ndërroi jetë në vitin 1981.

[the_ad id=”4118″]

ORAKULLI DODONES- MAKSIM ZOTAJ

ORAKULLI DODONES- MAKSIM ZOTAJ

ZeusiNga: Maksim Zotaj

PSE KA RENDESI DODONA?
Nga mitologjia e vjeter “Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropes, ndersa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithies, perendi te lashta, te cilat adhuroheshin nga Pellazget hyjnore”. Aravantinoi ne shenimet e tij shkruan; “Dodonen e ndertuan Pellazget, andaj edhe Zeusi, quhesh Zot i Pellazgeve”! Gjithashtu Plutarku ne “Jetet Paralele” kur flet per Pirron e Epirit, permend edhe Dodonen e cila gjendet ne Mollosi! Duke ju referuar historise sot me teper se kurre po behen kerkime rreth rrenojave te Dodones dhe rendesise se veecante te saj. Italiani, Enzo Gatti, thote; “Iliret e Shqiperise, te Pindit dhe te Maqedonise kane shenjtoren e tyre te famshme, Dodonen. Ajo ndodhet ne zemer te Kaonise, e cila konsiderohet sot, si qendra e krijimit te njeriut”. Thuhej se; “Orakulli (thenia e fatit), jepej nga nje lis, nga nje pellumb, e shkruhej mbi nje flete plumbi”. Por si procedohej ne tempullin e Dodones? Dhe pse ajo ka shume rendesi sot, per studjuesit e historise boterore? Po ti referohemi ne kete pike Ph.D. Raymond Moody-t, cili eshte autor i librit (Reunions) “Ribashkimi”, ai thote se ne kohen e vjeter; “Prifterinjte e Dodones kishin aftesi qe te vendosnin kontakte midis te gjalleve dhe te vdekurve. Ata ishin ne gjendje te shkrinin kufijte reale midis dy boteve. Dhe ata konsideroheshin me te zotet nga te gjithe te tjeret, krahasuar ketu me te gjithe prifterinjte e Orakujve te tjere te marre sebashku”.

NË Dodone, e cila mendohet qe te jete ndertuar nentoke, dhe ambjentet e perdorura per vizitoe«t i ngjanin nje spitali te zakonshem. Por hyrja atje, neper llagemet e nendheshme te saj, pa ndihmen e prifterinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej te te shoqeronte per ne qendren e tyre. Nga shenimet e vjetra thuhesh se, “eksperiencen dhe llahtarin qe provoje aty, ishte tamam sikur te hyje i gjalle ne Ferrin e vertete”. Vizitoret jetonin nje perecudnim te papershkruar. Disa e konsideronin kete gje, njesoj sikur te shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga te gjitha anet e botes. Ata donin qe te mundesonin kontakte me te dashurit e tyre, te cilet ishin te vdekur tashme. Ne aspektin e llogjikes se sotme, nje ide e tille eshte nje lajthitje e paster! Por ne po flasim per nje epoke teper tË« larget dhe per eksperiencen e nje civilizimi te humbur¦

Pasi vizitoret kishin ardhur aty ju paguanin prifterinjve nje shume te caktuar “per sherbimin”, dhe keta te fundit i sistemonin klientet e tyre ne dhoma te ndara nga njera-tjetra qe perngjanin me nje spital te sotem. Ata ju bindeshin prifterinjve dhe u duhej nganjehere te prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e pershtatshem per ribashkim. Ky pra ishte nje moment shume misterioz i cili zgjidhej me kujdes nga prifterinjte, dhe mund te ndodhte qe “pacientin” ta ngrinin edhe ne mes te nates nganjehere¦ “Ky “pacient” fillimisht tymosej me sulfur! NË« mentalitetin e atehershem, nje veprim i tille ishte i domosdoshem dhe i rendesishem paraprakisht, per te pastruar trupin dhe shpirtin nga mekatet e mundeshme te te gjallit, perpara procesit te kontaktit me te vdekurin. Dikush me mbrapa e shoqeronte klientin nga dhoma e ketij te fundit ne dhomen qendrore, e cila perdorej per te tilla ceremoni, ku pritej te fillonte procesi i kontaktit. Pas ketij veprimi, ai kalonte per “atje” nepermjet nje korridori qe zakonisht ishte i gjate, gati pesedhjete kembe. Aty gjendej nje ene jashtezakonisht e gjere dhe plot me uje! Gjithmone nen kujdesin e priftit te larte i cili i qendronte shume prane “klientit” ne keto momente, ai instruktohej qe ti mbante syte ne siperfaqen e ujit. Ne te njejten kohe prifti e kungonte ate me formula magjike. Dhe papritur, dalngadale fytyra e te gjallit shuhej ne pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadale tashme vizualizohej i “vdekuri”, i gjalle, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur¦ Ne kete rast, parashikimi me ndermjetesine e vecante te priftit te larte, degjohej drejtperdrejt nga goja e te vdekurit! Ky akt ndodh edhe me ne ne kushtet e gjumit, kur flasim me te vdekurit ne menyre te pavullnetshme ne enderrat tona¦Per te arritur nje gjendje psikollogjike kaq speciale “klienti” nga prifterinjte e Orakullit shpesh si mjete ndihmese, perdoreshin edhe droga te ndryshme qe te stimulonin deri ne nivelin e halucinacinit. Plini vecanerisht na e thekson nje fakt te tille, per nje bime me emrin “Henbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjte” qe kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj perdorej per ceremoni te tilla. Henbane ne fakt kthehej ne nje helm vdekjeprures, ne qofte se nuk dije qe ta perdorje. Tjeter narkotik halucino-gjetik, ishin bimet me emrin “Hellebore”, “Dittany” dhe”Melampus” te cilat gjithashtu perdoreshin ne kohen e lashte. “Pershembull ne civilizimin Minoan, Opiumi nderohej ne nivelin e besimit fetar”. Robert Temple (Bota e Nendheshme). bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kesaj lind pyetja e thjeshte, a ishte e vertete e gjithe kjo? Si pra ishte i mundur realizimi i nje gjeje te tille?
Nder profetet moderne le te kujtojme Nosterdamus-in, i cili perdorte te njejtat metoda per te parashikuar te ardhmen, duke pare gjerat jo me me enen e ujit, por ne siperfaqen e nje xhami te zi i ngjashem me ekranin e soe«m televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i te parit te gjerave pa qene prezent ne ngjarje egziston tek njerez te cilet e kane kete si aftesi te vecantË« dhe ndryshe thirren me termin mjeksor “ParanormalË«”. Pra fenomeni egziston por sic shihet ai shtrihet ne nje grup vecanerisht te kufizuar njerezish. Keta individe kane te theksuar “Ndjenjen e Gjashte”. Shpesh ne programe te ndryshme televizive, ne shikojme njerez te tille qe perdoren me shume sukses nga forcat e rendit per aftesine e tyre te vecanta duke zgjidhur krime te vjetra dhe te reja qe edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperience nuk i kane zbuluar dot. Gjithashtu keta njerez nuk e kane sensin e te kaluares, apo ate te ardhmes, sepse ata i shikojne gjerat ne kohen e tanishme me nje qartesi te pagabueshme.
Por ne “Institucionin e Dodones”, prifterinjte e saj njiheshin edhe per bema te tjera¦Italiani Enzo Gatti ne librin e tij Gli ILIRI, bot. 1981, nenvizon se; “Prifterinjte Ilire ishin astronome eksperte. Ata ndertonin qendra nga ku vezhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e henes, ciklet menstruale te grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio”¦ “Ata u tregonin bujqeve kohen e te mbjellave, e renies squke, e nxjerrjes se veres, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojne daten dhe oren e sakte te eklipseve. Me urdher te priftit dielli humbiste driten e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenje ndjellakeqe. Prifti sigurisht perfitonte nga eklipset dhe behej interpretuesi i paralajmerimeve hyjnore, duke diktuar mesime te dobishme”… Pra sipas ketij pershkrimi te Enzo Gatti-t, del se prifterinjte Ilire kishin njohuri universale!

[the_ad id=”4118”]

Isa Mustafa kërkon mbylljen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Isa Mustafa kërkon mbylljen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Mustafa-vucic

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur që t’i shkojë deri në fund aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën nga shqiptarët e Shqipërisë’.

Pasi që gjatë ditës së djeshme deportoi zyrtarin e VV-së, Boiken Abazin, sot në orët e para të mëngjesit, Mustafa iu ka bërë thirrje organeve të rendit për bastisjen e Ambasadës së Shqipërisë, si dhe deportimin e mënjehershëm tq ambasadorit Qemal Minxhozit, stafit të tij diplomatik dhe krejt punonjësve të tjerë nga Shqipëria apo me origjinë nga andej.

“Ne s’mund të ecim përpara kur në Kosovë qarkullojnë shqiptarë nga Shqipëria. Ne jemi racë e pastër kosovare, dhe kemi vëllëzërit tanë që nga koha e Jugosllavisë. S’duam të përziejmë racën tonë me shqiptarë të Shqipërisë”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa poashtu ka paralajmëruar edhe deportime të reja, për të cilat ka thëne se ka për të njoftuar me kohë.

[the_ad id=”4118″]

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar edhe në Norvegji

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar edhe në  Norvegji

Pas themelimit të Lobit Euroatlantik në Gjermani ,tashmë sikur  lëshoj kushtrimin dhe mesazhin   e bashkimit ,solidaritetit ,aktivitetit,vullnetit dhe riorganizimit të Mërgatës Shqiptare. Bashkimi  ynë kur u krijua e shpallëm “Shqipërinë e pavarur”,po ashtu deri sa ishim të përçarë, Kosova mbeti nën okupimin serb,atë moment qe u bashkuam edhe atë e pavarësuam. Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur dhe i lirë nëse nuk ishte Lobi shqiptaro-Amerikan. Këtë ma se miri e kane kuptuar mërgimtarët edhe të Evropës . Në saje të bashkimit  te  të  gjitha forcave  vepruese , po punohet  gjithkund  në Botë. Një operim  aktual e beri  me një vendosmëri  unike  edhe  mërgata  e madhe në Skandinavi, pikërisht në kryeqytetin e  Norvegjisë në Osllo që datën  19.03.2016 zgjodhi datën qe edhe atje te themelohet dega e Lobit-Euro-Atlantik Shqiptar.

Prandaj pa hezituar  ne komisioni  për media në emër të këshillit organizativ për publikun lëshojmë këtë:

Lobi 

                                                     Ftesë

  Të nderuar qytetarë, të komunitetit  shqiptar , të nderuar mërgimtarë , intelektual ,krijues ,dhe artdashës  të kulturës dhe artit shqiptare,biznesmen ,veprimtar ,shoqata ,klube dhe organizma  të vlerave tona kombëtare ,  me vendbanim dhe punë të përkohshme , apo të përhershme në shtetin  e  Norvegjisë ,  ju bëjmë thirrje  një zëri  që   t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim  sa madhështor, po   edhe kombëtar,human dhe  shumë i nevojshëm me sa vijon:

 

 

Ftojmë  të gjithë qe të jeni pjesë  themelimit  të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-LEASH-it. -Ftojmë të gjithë bashkë-atdhetarët, që të marrin pjesë në themelimin e Lëvizjes “Lobi Euro-Atlantik -Shqiptar”, Dega në Oslo. Ne këshilli iniciativë  me një theks të veçantë thërrasim  të  gjithë mërgimtarët ,veprimtarët dhe shoqatat  që veprojnë në shtetet skandinave  si në  Suedi,Danimarkë dhe Finlandë,qe t’i themelojnë sa ma parë  degët e veta.  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta  bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në  fushën ekonomike, kulturore , social dhe në sektorë të gjithëmbarshëm në interesin shoqëror.Tu rikujtojmë se kemi një mërgatë  të fuqishme  dhe lokomotivë  për  interesin gjithëkombëtar në dimensionet  Lobi me shtetet amë dhe kudo qe janë shqiptarët. Do të jemi edhe ma të fuqishëm ,po erdhe edhe ti. Ardhja jote krijon bashkimin. Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin  e familjeve dhe fëmijëve tanë . Atdheu ,koha , historia , momenti  po na thërret qe të kaluarën ta kujtojmë si  një fazë  të hidhur dhe të përçarë ,po tani është  koha qe ti, të jesh    ai  që kollitesh pran djepit kombëtar shqiptar  përmes Lobit  të betejave të zhvillimit ,ndërtimit  dhe rritjes se  vlerave tona kombëtare pran  kombeve botërore. Qëllimi parësor i Lobit është të zhvillojë aktivitete mbarë kombëtare në fusha të caktuara që kanë influencë dhe frymë kombëtare për ardhmërinë e brezave që po i lëmë pas…

Prandaj Platforma e themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, dega në Oslo do të bëhet me 19 mars 2016, e cila do të përmbajë  këto pika të rendit te ditës:

  1. Njoftimi rreth rëndësisë së themelimit të Lobit
  2. Zgjedhja e kryesisë me këto komisione
  3. Komisioni statusorë
  4. Komisioni për kulturë dhe sport
  5. Komisioni për marrëdhënie me publikun
  6. Komisioni për çështje humanitare

-Për fund ju urojme udhëtime te këndshme të gjithë mërgimtarët, nga  e cila bashkimi dhe pjesëmarrja e juaj  do të lënë gjurmë  në mbështetje për një Rilindje se re  Kombëtare.

Kontakti  në  numrat  telefonit: 0047-92814128

ose në e-meil adrese:   [email protected]

Informim i këshillit  dhe  grupit të  mediave nga LEASH-rë

[the_ad id=”4118″]

Forcat e armatosura shqiptare në Preshevë e Karadak

Forcat e armatosura shqiptare në Preshevë e Karadak

Preshevë-Karadak

Raport i Oficerit të Zbulimit A. Kukinski Shtabit të Divizionit të Kumanovës, viti 1944 Vendimi dhe urdhëresat për Shtabin e Brigadave maqedonase në pastrimin e bandave shqiptare/ lexo: është fjala për Forcat e Armatosura të Rezistencës shqiptare/ në Preshevë e Karadak Shkruar dhe përgatitur : Xhemaledin SALIHU-Preshevë

I.Pozicionet e Batalioneve në vijën fshati Mateç deri në Preshevë:

1.Batalioni i Katërtë gjendet në Mateç,

2.Batalioni i Tretë gjendet në Vaksincë dhe

3.Batalioni i Parë dhe i Dytë gjenden në Prershevë: Batalioni i Dytë gjendet në pjesën veri-perëndimore të qytetit, ndërsa Batalioni i Parë në pjesën perëndimore, aty kah Norça, në qytet dhe në pjesën lindore, te Stacioni Hekurudhor i Preshevës.

II.Forcat armiqësore shqiptare/fjala është për Forcat Armatosura të Rezistencës Shqiptare në Preshevë/ janë të koncentruara:

1.Sektoti rreth Bellanocit me Komandant Sylë Hotlën.

2.Sektori rreth fshatrave Lezbali, Kurbali dhe Stanec me shtabin në Lezbali. Forcat në këtë sektor përbëjnë 8.000 njerëz, prej tyre 2.000 të gatshëm për luftë, ndërsa të tjerët të gatshëm në rast të ndonjë luftë më të madhe. Këto forca kanë të gjitha armët e mundshme dhe 3 topa për luftë kodrinore-malore.

Komandantë në këtë sektor janë : Alia i Stanecit,  Rakip dhe Xheladin Kurbalia dhe Liman Staneci.

3.Sektori për rreth Ilincës,  Bukurocës së Keqe, Bukocit, dhe Maxheres, me shtabin në Ilincë. Komandant i këtij sektori është Behluli i Ilincës dhe Ajeti i Raincës. Forcat e këtij sektori janë më të vogla.

Sipas informative, Shqiptarët po lëshojnë Raincën dhe po tubohen në Lezbali, ku mbajtën edhe një Konferencë, për të cilën nuk patëm informata se për çfarë ishte fjala dhe çka u bisedua.

Por në informatat që na vinin ishin se Shqiptarët përgatiteshin për ta sulmuasr Preshevën dhe fshatrat këndej Stacionit Hekurudhor të Preshevës.

Ndërsa në anën tjetër në Preshevë kishte zëra për formimin e Brigadës me Abdullah Aliun në Preshevë, për të cilën vullnetarisht u lajmëruan 130 vullnetarë.

Në nëntor të vitit 1944 u bë vlersimi i situatës dhe në të cilën thuhet se në hapësirat e Malësisë së Shkupit dhe Karadakut gjenden vendbanime shqiptare, të cilat gjatë 3 vjetëve të fundit të okupimit fashist të këtyre trevave ishin në shërbim të fashizmit e kundër popullit liridashës të Maqedonisë, duke kryer krime në popullatën e qetë, duke i shërbyer okupatorit dhe duke i dhënë mundësi reale forcave gjermane të ikin sulmeve të ushtrisë nacional çlirimtare.Këto forca edhe pas pastrimit të Maqedonisë nga fashizmi,  sikur grumbullohen dhe i kërcenohen me forcë dhe armë njësiteve çlrimtare maqedonase dhe nuk i pranuan njësitet maqedonase si njësi të ushtrisë nacional çlirimtare./Shqiptarët asnjëherë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kryen krime në popullatën maqedonase, pos rasteve individuale, edhepse ishin përkrah Gjermanisë fashiste, e cila sipas informative ia pat siguruar bashkimin e trojeve shqiptare/

Në territorin e përmendur ka 4-5.000 banditë, të udhëhequr nga Shqiptarët nxitës dhe gjakpirës, të të cilëve koncetrimi kryesor është në Karadak. Këto banda më 23 nëntor 1944 kishin pasur një Konferencë, për të cilën nuk paskanë pasur informata se çfarë u bisedua dhe çfarë vendimi është marrë.

Armatimi i bandave/është fjala për njësitet e Rezistencës së Armatosur shqiptare, për ta mbrojtur popullatën shqiptare nga likuidimet, pushkatimet, vrasjet, masakrat e Brigadës së XVI dhe XVIII maqedonase në Karadak/ sipas të dhënave jo të plota përbëhej prej 30 mitralezave të rëndë, një numri të madh të mitralezave, pushkomitralezave, pushkëve dhe disa minahedhës të rëndë.

Më tutje në Informatë thuhet se morali i këtyre bandave ishte i ulët, vetëm frika e hakmarrjes i shtynte të luftojnë me ushtrinë tonë/maqedonase/

Divizioni jonë me forcën e 5.000 luftëtarëve, të cilit iu shtua edhe Brigada e XVII e Divizionit të 42 dhe 2 Batalione të Divizionit të 50, me 6 topa  mori për detyrë likuidimin e këtyre bandave shqiptare. Morali, fuqia dhe armatimi ishin superiore ndaj armikut.

VENDIM, sipas situatës së përshkruar më lartë dhe në emër të Urdhëresës së Shtabit Kryesor për Maqedoninë u vendos të pastrohen dhe të likuidohen këto banda.Për tu realizuar detyrat dhe urdhëresa e Shtabit kryesor, Shtabi i Brigadave maqedonase në këto territore vendosi që fuqishëm, shpejtë dhe duke sulmuar pamëshirshëm të bëjë rrethimin dhe pastrimin e terenit të përmendur dhe mbi këto hartohet plani i punës.

Gjatë marshimit dhe luftërave të Brigadave maqedonase, nëse haste në  rezistencën e armikut, të gjithë Shqiptarët/Siptari ashtu thuhet në dokument/që zihen me armë apo kanë qitur në ushtrinë tonë dhe ata të cilët kanë fshehur armatimin gjatë bastisjeve të gjenden dhe në vend të pushkatohen.

Të gjitha vendbanimet detalisht të kontrollohen dhe bastisen si dhe të gjithë personat prej 16 deri 5o vjet të merren në llogore si dhe të grumbullohen në hapësirat e brigadave.

URDHËROHEN :

1.Brigada e XVIII që me datën 29 nëntor 1944 të bëjë pastrimin e fshatrave shqiptare në Karadak: Llovcë, Burincë, Muçibabë, Depcë.

5.Brigada e XVII do të mbetet në Raincë.

  1. Brigada e XVI, më datën 29 nëntor 1944 do të realizoj sulmin në vendbanimet shqiptare, të lidhet më brigadën e XVIII  si dhe me pjesë të Brigadës së XII, për të spastruar Seferët, Peçenën e gjetiu.

Më 30 nëntor duke i spastruar vendbanimet Sefer, Depcë, Muçibabë , Shtabi i Brigadës do të vendoset në Peçenë.

3.Brigada e XII e Divizionit 42: më 30 nëntor 1944 të realizoj sulmin në drejtim Preshevë-Kurbali, djathtas Rahovicës, ndërsa me një pjesë në Ostrovicë, të lidhet me Brigaden e XVI ,të marrin Kurbalinë, Bujiçin. Pas likuidimit të vendbanimeve të përmendura, të vendosen në realcionin Preshevë-Rahovicë-Kurbali dhe të formojnë llogore shqiptare për materialin e konfiskuar.

Vërejtje: Në shkrim jam përqëndruar vetëm në vendbanimet e Preshevës, jo edhe sulmet e Brigadave maqedonase në vendbanimet shqiptare në Vaksincë, Llojan, e vendbanimet e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut.

[the_ad id=”4118″]

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

erdogan

Në biografinë e tij shkrimtari austriak Stefan Zweig shkruan: “Në vend se emocionalisht të dorëzohet para aspiratave vanitoze të princave të shteteve xhuxhe, të fanatikëve sektarë, të egoistëve nacionalë, është detyrë e evropianit që përherë të theksojë atë që lidh dhe bashkon popujt, rëndësinë e evropianes ndaj nacionales, njerëzoren mbi patriotiken”.

Kur Zweig i kishte shkruar këto fjali, Bashkimi Evropian nuk dukej askund në horizont. Por Zweig ishte idealist i madh, një evropian i vërtetë. Më 18 shkurt 1934, nazistët bastisën shtëpinë e tij në Salzburg. I zhgënjyer dhe i frikësuar, ai braktisi vendlindjen e tij austriake dhe përfundoi në Brazil, ku bëri vetëvrasje.

Sot shumë proevropianë në Turqi mund të ndihen si protagonistët e biografisë së Stefan Zweigut. Natyrisht, Turqia është larg për të qenë shtet nazist apo diktaturë, por rruga në të cilën është nisur prej vitesh Rexhep Taip Erdoani si kryeministër dhe tani si president po e çon këtë vend drejt humnerës autokratike. Dhe kjo nuk është pak.

Në letër gjithçka duket në rregull.

Turqia është shtet demokratik.

Në Turqi mbahen zgjedhje parlamentare.

Në Turqi ka shtyp të lirë.

Në Turqi kritikët e Qeverisë nuk duhet të kenë frikë nga represioni shtetëror.

Në Turqi përfaqësues të shoqërisë civile mund të demonstrojnë kundër Qeverisë.

Por kjo është vetëm fasadë. Pas fasadës, Erdoan është duke ndërtuar një shtet autoritar, pa liri të shtypit dhe pa opozitë të mirëfilltë. Një shtet ku Erdoan sillet si sulltan i gjithëpushtetshëm dhe kontrollon çdo gjë. Një sulltan që merr guximin të përzihet edhe në planet familjare të bashkëshortëve turq. Një sulltan që është në luftë permanente kundër çdo kritiku. Një sulltan që pas çdo ndërtese të Stambollit sheh një kundërshtar dhe pas çdo ferre të Anadollit një terrorist kurd.

Në betejën e tij për të kontrolluar çdo gjë, Erdoan ka luftuar dhe lufton kundër “Twitterit”, “Facebookut”, prokurorëve, gjyqtarëve, gazetarëve, shkrimtarëve, rivalëve politikë, kurdëve.

Gjatë fundjavës, regjimi i Erdoanit konfiskoi grupin medial “Feza”, i cili boton gazetën “Zaman”, e cila ka qenë kritike ndaj Qeverisë. Korporata “Feza” i takon perandorisë së bizneseve të Fetullah Gülenit, një kritiku të ashpër të Erdoanit, i cili jeton në Amerikë. Brenda natës “Zaman” u shndërrua në gazetë që boton tekste stërlavdëruese për Qeverinë. Në një fotografi shihet Erdoan i buzëqeshur duke hapur urën e tretë mbi Bosfor.

Në vjeshtën e kaluar drejtësia e dëgjueshme e Erdoanit konfiskoi korporatën mediale “Koza Ipek”, e cila është po ashtu e afërt me Fetullah Gülenin dhe është pronare e gazetave “Bugün” dhe “Millet” dhe e dy kanaleve televizive “Bugün TV” dhe “Kanaltürk”. Javën që shkoi u dha lajmi se ndërkohë të gjitha këto media janë mbyllur. Të dielën u bë e ditur se përveç luftës së ashpër kundër mediave kritike, Qeveria turke, e cila është dukshëm e ndikuar nga Erdoani, ka paralajmëruar heqjen e imunitetit të pesë deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), e cila përfaqëson kryesisht interesat e kurdëve, por edhe të turqve proevropianë.

Të gjitha këto masa kanë për qëllim demontimin e demokracisë në Turqi. Demontimi i demokracisë në Turqi mund të lërë pasoja edhe në vendet e Ballkanit, ku Turqia prej vitesh po përpiqet të fitojë ndikim – herë duke e lartësuar të kaluarën e përbashkët osmane, herë duke shfrytëzuar potencialin e saj ekonomik. “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, kishte bërtitur Erdoani në Prizren në fund të vitit 2013 para mijëra qytetarëve. Më herët ai e kishte përshkruar Bosnjë-Hercegovinën si krahinën e 81-të turke. Kjo retorikë neoosmane mund të prodhojë vetëm destabilitet në Ballkan. Të gjitha shtetet e rajonit janë të gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Turqinë, por nëse vazhdon ky trend i demontimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga ana e Erdoanit, atëherë Turqia kurrsesi nuk mund të shërbejë si model për vendet e Ballkanit.

Ekziston rreziku që në Ballkan të thellohet hendeku mes liderëve autokratë, të cilëve u xixëllojnë sytë nga gëzimi kur shohin se si Erdoan po i shkatërron të gjithë kritikët, dhe shtresave të gjera shoqërore të cilat ende aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke plotësuar të gjitha standardet e shtetit funksional demokratik.

Sa i madh është ndikimi turk do të shihet së shpejti në zgjedhjet parlamentare që parashihet të mbahen në fillim të qershorit në Maqedoni. Partia e Erdoanit AKP dhe grupe të afërta me të janë duke përkrahur atje një parti të re politike shqiptare, e cila shquhet për retorikë antikorrupsion. Kjo retorikë godet kryesisht BDI-në e Ali Ahmetit. Ka edhe mediume shqiptare në Shkup që me gjasë jo vetëm moralisht përkrahen nga qarqet e afërta me Erdoanin. Nëse testi dhe eksperimenti me shqiptarët e Maqedonisë rezultojnë të suksesshëm, Erdoan nuk do të ngurrojë të shtrijë ndikimin edhe në fushën mediale në shtetet e tjera të Ballkanit. Firmat e afërta me të kanë blerë, ta zëmë, distribucionin e KEK-ut në Kosovë, dhe kanë marrë me koncesion aeroportin.

Përse të mos investojnë edhe në media? Natyrisht, në media që me megafon do të propagandojnë depërtimin e fesë në politikë, vënien në dyshim të modelit perëndimor të demokracisë, ndëshkimin e kritikëve, burgosjen e kundërshtarëve politikë, tolerimin e korrupsionit. Një “dashamirësi” e tillë turke do të jetë helm për demokracitë e brishta në Ballkan.

Shkruar për Koha ditore

[the_ad id=”4118″]

Dikur ishim krenarija e qytëtrimit më të lashtë!

Dikur ishim krenarija e qytëtrimit më të lashtë!

skender-shala

Shkruan: Skender Shala

Si komb, kemi përjetuar kohë shumë të veshtira. Mbijetuam disi, por shumë të lodhur, të shpërndar, të përqarë, të tjetërsuar, gjysëm të tjetërsuar me llojë-llojë barrierash!

Dikur thuhet së ishim para të gjithvë. Sot jemi mbrapa të gjithvë dhe shumë të vonuar!

Dhe në ketë ndryshim të madh, mbas shumë përplasjesh, sikur na pelqën të gjëjmë histri për kohën e vjetër Iliro-Pellasge, sikur dojmë ti shërojmë plaget e shumta nëpër shekuj, dhe ta flladisim shpirtin e lenduar nga kalimi i ferrit të mallkuar!

-Ani, kemi nevojë ta ushqejmë dinjëtëtin e krenarisë tonë të shkallmuar. Ta ngrisim vetëdijen dhe fisnikrinë tonë kombtare. Kulturen e natyrshëm ë të qytëtrimit tonë europian. Ajo që i ka hije origjinës tonë të lashtë, si të vetmit pasardhes të Pellasgvë Hyjnor.

-Kjo na detyron që sa më parë ta qesim në dritë historinë tonë, dhe të vërtetën e sajë.

-Sa më parë, të punohët ditë e natë në ketë drejtim!- Kemi faktë të mjaftuëshmë!

Kur shumë studjuas të huajë thojnë së;

Dhurata e parë njërzore që i dhurojë Zoti këti kontinenti, është popullata antike e pagzuar me emrin e shenjët Hyjnor Pellasg.

Këtë e thot edhe Homeri; së Pellasget janë me origjinë Hyjnorë.

Hesoidi thot: Pellasget kanë mbir nga Dheu. Kurse Helenet janë të ardhur.

Heredoti: Pellasg dmth. më e hërshmë së toka. Ky bashkë me Thucididin deshmojnë për lindjen dhe origjinën e përendive si: Zeusi, Aferdita, Ethina, Thetis, Ari, Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren etj. Që keta emra vetëm shqipja i spjegon, dhe të cilet kanë jetuar gjithandej nepër Greqinë e sotëmë, si në Athinë e gjithëandej.

Madje këta deshmojnë së Pellasgët ndërtuan edhe murin Akropolis rreth Athinë.

Kursë më vonë gjërmani L. G. Thunmani Ketë rracë e quajti ,,Hauptvolk“!

-Duke qenë drejtëpërsëtdrejt të dhuruar nga Zoti, çdo gjë që patëm, kultivuam simbas urdhravë të vet Zotit; kulturen, rendin dhe ligjet e natyres, rregullat e qytëtrimit, zhvillimin

e përgjithëshmë të rendit njërzor. Duke u nisur nga kjo, për hirë të njërzimit, nga gjiri i jonë linden të gjithë zotrat në tokë, ujra dhe ajr, në menyrë që ti shërbejnë rregullave dhe rendit njërzor të qytëtrimit në atë kohë.

Me formimin e mbretërive Ilire, ne vuam bazat e një qytëtrimi gjithë andej.

Dhe kjo dihet së më udhëheqjen e përandoris romake në krye me perandorin Konstantinin e Madh, i sollem Europës civilizimin dhe kulturen e krishterë.

Për atë kohë duhet të mburremi me origjinën dhe kulturen tonë antikë, të një civilizimi të mrekullueshëm, të cilen e shpërndam edhe të tjervë, sepsë ata kishin nevojë për qytëtrim.

Pranaj duhet patjetër ta mësojmë historinë tonë të lavdishmë, kjo na forcon imunitëtin e vetëdijesimit dhe të kuptuarit së, ne jemi vetëm shqipëtar para së me qenë fetar ! Pra shumë shekuj para së me ardhë fetë! Dhe vetëm si shqipëtar të pandar i japim kuptim ardhmërisë tonë, duke qendruar besnik, për atë që na ka falur Zoti!

Ku është sot kjo racë?

-Fati jonë zi i shumë shekujvë, na damtuan në masë të madhe, gati na faruan tërsisht, duke na tjetërsuar dhe përshtatur për intëresa të veta. Qytëtërimin tonë antik, na mbuluan me dhe, na zhduken pa gjurmë, duke na imponuar harresen. Dhe këtë e bënë për ta lehtesur tjetërsimin tonë. Kjo ndodhi në vecanti dy shekujt u fundit kur u formuan shtëtët, në masë të madhe me popullatën tonë! Qysh atëhëre u fabrikuan idetë përcarësë, për mes fesë, duke e ndar kombin në turq e kaurr! Turqia nga kjo fitoi shumë ushtar si mish për top, mandej fitoi banor, ku simbas një gazetë gjermane e cila shkruan 23 miljon shqiptar jetojnë sot në Turqi?! Një shumicë tjetër etnitëtit tonë për rreth e ,,boshnjakizuan“, si Sanxhaku dhe disa vende ne Mal të Zi. Mbetja tjetër sot si muslimon ,,tradicional“, mandej dikund ,,turq e dikund tërbesh e dikund ma Zot ma keq!

Kurse të,,kaurret` ortodoks dihet së shumica e popullates në Greqi janë Arvanitë, që edhe e kanë krijuar ketë shtët! E njejta gjë është në Maqedoni, siq është me ,,shkitë” në Kosovë, Sërbi dhe Mal të Zi. Keto shtëtë janë ringjallur me racen dhe tokat tona etnike duke përvetësuar njëhërë për njëhër ?!

Keto janë rezultatët që jemi duke i vuajtur edhe sot e kesajë ditë, shumë hërë fatëkeqësisht! –Nga këto pasoja edhe sot thuhet ; ai muslimoni, ai katoliku, ai ortodoksi, grek e shka etj?!

Ende vazhdojmë të sillemi naiv me papërgjëgjësji, qyshë na kanë dresuar armiqët

-Këto janë pasojat kur përzihet kombi e feja!

Megjithë atë kemi filluar të zgjohemi dal-nga-dal, po vetëdijësohëmi dita-ditës, duke kuptuar së jemi një trup i vetëm e i pandar, kudo që jemi në trojet tona etnike jemi vetëm shqipëtar.

Tani edhe Arvanitët po vetëdijesohën për natyrshmerinë e vetë! Zoti e bekoftë ketë Zgjim Fisnik të tyrë edhe në Maqedoni, dhe gjithë andej në trojet tona!

Po ashtu edhe mërgata e jonë shumë e nderuar dhe premtuese për të ardhmen e tonë po unifikohet në një organizatë të përbashket nen ombrellen e Lobit Euroatlantik mbar kombtar. Ketë fillim, duhet të gjithë të angazhohemi dhe ta ndihmojmë në të gjitha mënyrat që sa më parë të jetë funksionale gjithandej! tju Apeloj të ju patriotët që jeni ora dhe roja e kombit, tju afrojmë Lobit përkrahjen tonë maksimale!

Një ditë do të vjen dita, kur do ta Pagëzojmë Rilindjen Kombtare! – Patjetër do të vjen!

Duke u bazuar në gjenezën tonë të hershme brilantë, e ardhmëja është premtuesë, së ne shpejtë do ti unifikojmë strategjinë dhe idealet tona fisnike për cështjë madhore!

Në menyrë që ardhmja jonë, bashkë me amerikanet-mbrojtsit tonë në shekullin e fundit dhe me gjermanet, anglezt, dhe popujt tjerë liridashes, shpejt do të jemi faktor prosperues për të ardhmen.

[the_ad id=”4118″]

Mburoja e “Aleksandërit të Madh” në Apoloni?

Mburoja e “Aleksandërit të Madh” në Apoloni?

Mburoja-e-aleksandrit

Historia e një mburoje zbuluar në Apoloni / E ndarë në 8153 copë, u deshën 760 rrugë për konservimin e saj për më shumë se 20 vjet falë një pasioni këmbëngulës
Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.

Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.

Frederik Stamati
Viti 1983 i dhuroi Apolonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjendeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e paparë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmët e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj., etj., dhe gozhdët me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e rrallë. Kuriozitetin më të madh e krijonte mburoja, forma e shkatërruar e së cilës lindte diskutime jo pa hamendësi.    Unë shkova kur mburoja ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të sigurt në magazinat e muzeut. Ah, e sigurt! Një pjesë e saj, rreth një e treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u kthyer në thërrmija të vërteta! Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë e tre copa!
Që në njohjen e parë lindi e vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsultat pa fund nuk jepnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi copat e mburojës për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese, tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithçka në stereomikroskop. Mundohesha të kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzetë e Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.
Thanë që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova shtatëqind e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithçka e parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund. E kam tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Fotot dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes tërthore. Është në shtatë nivele: 1-meduza, prej bronzi, 2-fleta metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës, 4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elemente bronzi, që shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kubaturës nga plani 11-13 cm. Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në lashtësi. Këtu nuk po i jepnim “kon”. U konsultova disa herë në Gjermani, në Hungari dhe në Greqi.
Materiali i zi lidhës dhe mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte një masë bituminoze me vaj gjysmë të thatë, ku ishte shtuar edhe rrëshirë pishe. Po në këtë institut u kontrollua nëse ka qenë e lyer me ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll, sepse në literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e prapme të mburojës lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe. Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpërbëhet nuk lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin. Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht lëkurë kau. Në Universite Paris-Sud, në laboratorin e hidrologjisë izotopike dhe në laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei, si dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po, është e periudhës së Aleksandrit të Madh! Dhe këtu na u ngrit mendja!     Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të mburojës maqedonase të shekullit të katërt para Krishtit. Vërtet që rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojës është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë tërheqëse. Perseu, mbasi ia preu kokën, e futi në një thes dhe ia dhuroi Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë meqë koka e Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte. Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë pas këtij miti dhe dha urdhër që të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e Meduzës. E meqë jemi te Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e mburojës sonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër vraga për të krijuar flokët në formë gjarpërinjsh, vetullat, etj. Si nuk kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllë bimorë. Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është pas përfundimit të punimeve. Fleta e sipërme e mburojës është një e vetme dhe e shtrirë me rrahje. Mirëpo një studim në laboratorët e “Strukturës së materies” në Fakultetin e Shkencave Natyrore na detyron të biem në mendime. Në qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishtur e gjithë skema e zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë profilin e ullukut. Në shtatë vende, metali është çarë. U gjetën shtatë arna të ngjitura me kallaj. Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e dekoracionit kanë pas përdorur koeficientin tre. Ashtu punonin në lashtësi, me koeficientë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me kujdes do të vëreni se gjithçka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si gjysmë sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët koncentrikë është 120 gradë. Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me reliev, sepse do t’u jepnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë. Rezulton që mburoja të jetë ceremoniale. Ai që e ka pasur këtë mburojë ka qenë një njeri i rëndësishëm në Apoloni! Dhe kjo na e fut më tepër mendjen në labirintet e kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund. Dy kanë qenë format e mburojave maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të tjerat kishin nga mbrapa rripin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango paksa të lëvizshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur. Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull. Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm, sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elemente të ndryshme janë të njësuar. Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e brendshme, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementet e tjera përbërëse të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëndrimit në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementet udhëzuese për spangon dhe rripi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka pasur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur, veçse në fletën prej metali duken gjurmët e ngjitjes me kallaj të një kutie katrore me brinjë rreth 5 cm. Pastaj i vinte radha montimit të fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze, që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojës qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte përfundimisht. Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga 1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër se njëzet!     Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit. Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri-tjetrin në një rrjetë imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar. Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e papërcaktuar u përzje edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit… Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të themi se me kohë u formua një si forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe puna konkrete, që zgjati aq shumë.     Gjithçka u pastrua nga papastërtitë dhe mineralet e korrozionit deri në atë sipërfaqe ku këto produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së transformimit natyror drejt niveleve më të ulëta energjetike. Sot, të gjithë muzetë e botës e kanë kthyer në postulate këtë ekuilibër të brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh nëpërmjet reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e “plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe njëkohësisht kancerogjene. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u shfaq asnjë problem qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeut që do ta marrë nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh. Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike. Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori, ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet ushqyerjes me ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzetë e Shqipërisë janë të papajisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes mbetet “mbas derës”.

 

U ndërtua një bazament sektori sferik (po i bie shkurt, sepse ai ishte mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë moria e çrregullsisë së fragmenteve. Aty, për vite të tëra, mburoja u formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë, pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në mënyrë që të jepte një strukturë hapësinore, ku të dallohej qartë ajo çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që kërkuam nëpër Europë një material të tillë plastik, fillimisht të lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të paforcuar të materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me gërvishtje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e dyllosa me dyllë mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu. Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë arsye, të gjithë elementet e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me rrëshirën: ata mund të çmontohen lehtësisht. Më në fund u bë edhe integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa më të ulët, dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tri ditë punë, gjithsej edhe tri ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i Apolonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë e morën fshehurazi dhe e çuan në Apoloni, ku qëndron e ekspozuar si saç televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë projektit konservues, të llogaritur që në fillim.   Më kot kërkova nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të nëse kanë përfunduar apo jo punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe Kosova… Mirë, tani le të kthehemi te dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë mbajtësi i saj dhe nëse mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore tipike të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht, shumë objekte të këtij varri, u vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim. (Shpeshherë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregtia? Po, por është e vështirë të grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë prejardhje nga tokat përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha për një specializim në Muzeun Numizmatik të Athinës, drejtori i atij muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Belshit, më tregoi disa botime të ilustruara me foto, ku pashë forma krejtësisht të njëjta me ato të objekteve të Belshit, që i pata restauruar dikur. Ai më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u jepte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.

 

Armatimi i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë për shembull mungojnë. Pse? Nuk e themi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apoloniatë. Në mbyllje po themi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj objektet e tjera aq të rralla dhe cilësore! Ky është objekti më i vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se dhjetë milionë lekë, nëse do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ia vlejti e gjitha kjo? Mburojën sot e ka jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!
[the_ad id=”4118″]

Gjeli simbol universal Diellor

Gjeli  simbol universal  Diellor

Gjeli

Gjeli  është një simbol universal  diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.

Në  Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë  shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.

Kurajo është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze për gjelin është  Ki, homofone te  kuptimit  i  “favorshëm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnë “ pesë virtytet”:

virtytet civile, sepse krekosja e tij e bën të duket si drejtues i keq

virtytin luftarak, për shkak të caponjëve

virtytin e kurajos për shkak të drejtimit në luftim

virtytin e mirësisë, për shkak se mbronë pulat e tij

virtytin e besnikërisë për shkak të saktësisë me të cilën lajmëron lindjen e diellit.

Për më tepër, gjeli është gjithashtu efikas në kundërveprimin e influencës së keqe të natës së errrët që ai drejton nga shtëpitë e banorëve që e pikturojnë shëmbëlltyrën e tij nëpër dyer.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të vecantë si simbol i fatit të keq. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.

Në Europë, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme.

Në traditën Greke, Velkanosi, perëndia-gjel i Kretës ishte  përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse  dhe perëndeshave hënore.

Për më tepër, Gjeli është atributi i vecantë e Apollonit.  Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.

Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, më tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore të gjermanëve të lashtë.

Në traditat Nordike, Gjeli është simbol i vigjilencës ushtarake, i vendosur në degët më të larta të hirit Yggdrasil për të paralajmëruar perënditë kur gjigandët, armiqtë e tyre, të jenë duke u përgatitur për sulm.

Kur zogu vendoset në majat e kishave, merr rolin e mbrojtësit dhe ruajtësit të jetës. Është gjithashtu një emblemë e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritës dhe ringjalljes.

Në librin e Jobit, gjeli është simbol i inteligjencës së dhënë nga zoti kurse Ibis është simbol i urtësisë.

Talmudi e bën gjelin mjeshtër të mirësjelljes për shkak se lajmëron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-në) e tij.

Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.

[the_ad id=”4118″]

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Marveshja-detare

7 vjet më parë u nënshkrua famëkeqi Pakt Detar mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, ku ujëra territoriale të Shqipërisë iu dorëzuan Greqisë.
Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një zonë me rezerva të mëdha nafte.
Ndoshta tani është harruar, por lidhur me Paktin Detar Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori” të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal.
Ky hetim ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme më 28 maj 2014. Por prej asaj kohe deri më sot nuk ka asnjë njoftim mbi ecurinë e këtyre hetimeve dhe të pandehurit.
Dosja e paktit detar, e sekuestruar nga Prokuroria përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera.
Marrëveshja Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në datën 29 prill 2009.
Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010.
Më poshtë DITA boton një kabllogram të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, nga të dhënat e të cilit kuptohet se në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.
Grekët u kanë thënë përfaqësuesve shqiptarë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin.
Ambasada Amerikane është informuar për këtë stuatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm.
Më poshtë kabllogrami që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit, botuar sot nga DITA:
Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave
Datë 9 tetor 2008
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina
Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018
“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.
Karamanlis në Tiranë

Karamanlis në Tiranë
Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.
Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.
Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e va5rrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.
Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).
Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.
Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…
Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.
Basha Bakojanis

Basha Bakojanis
Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.
Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.
Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”./Dita/

[the_ad id=”4118″]

Demonstratat e 35-vjetorit të vitit 1981 nën hijen e rebelizmit të klasës politike!

Demonstratat  e 35-vjetorit  të vitit 1981  nën hijen e rebelizmit  të  klasës politike!

Demonstratat

Shkruan: Asllan Dibrani

Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto- rankoviqase.
Hegjemonizmit i Serbisë asnjëherë nuk la kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me të gjitha mjetet ma të vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve. Kjo dhunë u rezistua me pakënaqësinë dhe revoltën e shpërthimit me anën e këtyre demonstratave qe ishin te domosdoshme kundër regjimit jugosllav.!

u1_Asllan-Dibrani

Serbia   u angazhua  dhe angazhoj  të gjitha  forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën  dhe mënyrën  ma   të egër,  për t’i quajtur ato demonstrata ,  kundërrevolucionare  dhe antijugosllavedhe vërsuljen kundër tyre me reprezalje ma çnjerëzore. Këto ngjarje dhe  pakënaqësi  qe u shprehen  haptas  nga   studentët  e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe   klasës punëtore  ishin  për Republikën e Kosovës dhe  Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.

Demonstratat e vitit 1981-ta ishin   “Revolucioni” dhe prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit!

Jugosllavo-Serbia  presionet e veta i shtriu në  diferencimet politike ,si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune , kolektive, siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë “të ndershëm” qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur  si projugosllav  dhe antishqiptar ! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin  popullit shqiptarë mjaft në stilin “Përçajë e Sundo”. Kaluan shume vite dhe   kjo  datë u manifestua  nga  populli liridashës shqiptar,   por me kalimin e kohës sikur  po mbetet nën  hijen e    njerëzve  pushtetar   të  Kosovës gjë që    opinioni    po e  përjeton si     dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave     të   njerëzve   zëdhënës   të Kosovës  së asaj kohe,  qe shpërthyen  demonstratat  e 11 marsit  të vitit 1981,e që aparatura   jugosllave  dhe shteti jugosllav shënoj    fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni i kësaj date  ishte   prishja e  themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit.


Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër demonstruesve shqiptarë për Republikën dhe pavarësinë e Kosovës . 

Këto ngjarje   u përhapën     në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë  artificiale,qe  u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia  si  një lloj pakënaqësie  në fillim  si pakënaqësi   e studenteve  për kushte  ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se   demonstratat u karakterizuan   politike. Pas atyre  ngjarjeve pasuan    arrestimet e mijëra  studenteve , profesorëve dhe intelektualëve   qe  u dënuan me shumë  vite burg  e qe kishim një tretman   të egër në burgjet   ish jugosllave. Në këtë aspekt Marsi dhe Prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.

u2_image020

Bërthama e UÇK-së , në të gjitha nivelet ishte nga ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik të vitit 1981.

Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare  nuk u ndal as me këtë masa,  por ajo   u indonkrinua  dhe  e mobilizoj masën   popullore edhe ma shumë  qe ne vitet në vijim  u formuan celulat e para    të UÇK-së ,brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj..  Shqiptaret  zgjodhën    rrugën  paqësore dhe atë   ushtarake  gjë që  përfituan  simpati nga bota demokratike  në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës,  po edhe me aleatet tanë  realizuam  fitoren  kundër  agresorit serb .Kjo pavarësi e tanishme ne saje te një çlirimi te mirëfilltë e lindur pikërisht nga ish te burgosurit politik të atyre demonstratave sikur po mbetet edhe ky përvjetor i demonstratave të 1981-it nën hijen e rebelizmit të klasës politike kosovare ku vlerat tona po i zbehin për karriget e vata !Lufta e tyre politike për gara përfitime personale po e humb imazhin Kosovës dhe të arriturat qe i patëm në 35 vitet e fundit..Me politiken e tyre po qojnë ujë në mullirin e   Serbisë, duke krijuar huti ngërçe, sabotazh dhe injorance nder shqiptar..

Autori është ish i burgosur politik i ngjarjeve të viteve të 1981-ishit.

[the_ad id=”4118″]

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

pelioniQyteti i Pelionit ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

Gjithkush mund të ketë dëgjuar për qytetin e Pelionit. Ai ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

ky qytet do të ketë shumë për të thënë. Nuk është çudi që të na lerë të befasuar të gjithëve. Ai është një histori e mirëfilltë e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh të sëmura. Ai ka parë me sytë e tij, aleancat dhe luftërat mes mbretërve të vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III të Maqedonisë, martesën e Euridikës, vajzës shqiptare, me mbretin Amynten II në Maqedoni. Prej saj do të lindte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Që nga ajo kohë lidhjet e gjakut mes dy vendeve do të shfaqeshin kohë pas kohe.

Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura dhe të panjohura deri më sot. Ai do t’i tregojë të gjitha. Thuhet se ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni mund të gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçë, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Por përsëri nuk mund të thuhet se sa afër dhe larg tij jemi.

Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vijojnë edhe sot e kësaj dite. Tashmë nuk është çudi që gjendemi pranë tij. Që nga çasti i zbulimit do të kemi mundësinë të njihemi me të fshehtat i fisit të Dasaretëve. E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir.

Ku shtrihet Pelioni

11c04cd6-b846-4c14-bd2e-e1239f2f4c02---0-
“Sigurisht që qyteti i Pelionit gjendet në Shqipërinë juglindore”, nis të tregojë prof. as. dr. Skëndër Aliu.

“Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq… Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike. Ato flasin për një shtrirje kohore të pandërprerë duke filluar që nga neoliti i vonë në vitet 2800-2700 p. e. s., e deri në shekullin IX p. e. s.”, tregon prof. as. dr. Skënder Aliu.

“Shqipëria juglindore kishte një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, vijon të tregojë Aliu, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e saj. Kishte një florë dhe faunë të pasur, terrene të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori, ujëra të bollshme për peshkim, ku veç këtyre kishte një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve që të çonin në brigjet Adriatiko-Egjeane. Nëpërmjet luginës së Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalinë, ndërsa afërsia me Maqedoninë, ku zbresin ujërat e Vardarit, e cila shërbente si rrugë drejt Danubit ka qenë tepër e rëndësishme për të. Pikërisht mbi këtë vend do të ngrihej qyteti i Pelioni, emri i të cilit do të mbetej i shkruar në burime historike mjaft të hershme, të cilat do të nënvizojnë faktin se Pelioni ishte një qytet i fuqishëm i ilirëve”, tregon më tej prof. as. dr. Skënder Aliu.

Marrëdhëniet me fqinjët

“Fuqizimi i qytetit të Pelionit nuk ishte i rastësishëm. Pozita gjeografike e Shqipërisë juglindore favorizonte lindjen e qyteteve të fuqishme. I tillë do të ishte Pelioni. Përmes rrugëve të tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende të tjera fqinje. Që nga shek XV p. e. s nisën të vinin objekte të importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë. Të asaj kohe janë një enë balte e prodhimit me çarak e tipit mikenian, e zbuluar në varrin qendror të tumës së Rehovës, 8 copë pafta floriri, nga të cilat 6 janë gjetur nëpër varret e tumës së Rehovës dhe 2 në atë të Shtikës, të cilat datojnë në shek XIII p. e. s. Si importe të drejtpërdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, enët dhe shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark, të zbuluara në lumin e Barçit e në vendbanimet e Sovjanit, të cilat datojnë në shek XII-X p. e. s. Me origjinë të hershme euro-qendrore janë gjithashtu kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata, fibulat dhe varëset gjyslykore, të cilat kanë qenë të pranishme në shumë varreza tumolare të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë. Ato kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p. e. s.”, tregon Skënder Aliu.

“I them të gjitha këto, vazhdon ai, sepse marrëdhënie të tilla kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë juglindore, por që në asnjë rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire. Këto marrëdhënie u intensifikuan veçanërisht në fazën e parë e të dytë të hekurit, të cilat zhvilluan më tej bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, përsosën prodhimin e qeramikës në enët e përdorimit e të luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollonin rrugëkalimet, të cilat kushtëzoheshin mesa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p. e. s. Një fakt i tillë thuhet dhe nga burimet e shkruara historike”, sqaron arkeologu Skënder Aliu.

“Por ndërsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnjë e më shumë mendonim për gjetjen e qytetit të Pelionit. Ai është një qytet që mund të flas shumë për këtë trevë të banuar nga dasaretët”, shton prof. as. dr. Skënder Aliu.

Fuqizimi i Pelionit

“Në gjysmën e dytë të shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shndërroheshin në qendra të rëndësishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, të veçuara nga bujqësia e blegtoria. Pikërisht në këtë kohë edhe qyteti i Pelioni mori përmasat e një qyteti të rëndësishëm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojnë se, ‘Pelioni u bë qendra e rezistencës mbretërore e shtetit Ilir’. Materialet arkeologjike të gjetura në kalanë e Symizës të Korçës, në Hollm të Kolonjës, në Trebenishtë pranë Ohrit, tregojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë juglindore në shekujt VI-V p. e. s., kishin të njëjtin nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë. Megjithatë, meqenëse importi nga Greqia paraqiste vështirësi për shkak të distancave shumë të largëta, bëri të mundur të përshpejtohej procesi i zejtarizimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramikës me çark në gjysmën e dytë të shekullit VI p. e. s., riprodhon forma të traditës ose forma të importuara ojnohe, skifos, kantarëgutus, kupa etj. Vlerë të njëjtë nisin të marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi të njëkohshme dhe tipologjikisht të ngjashme me ato të Maqedonisë perëndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxharët, kamat, përkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit në përshtatje me kohën. Por që të gjitha këto nuk flasin për armët e vetëmbrojtjes, por për një kompletim të sistemit të armatimit në funksion të aristokracisë ushtarake. Fakte të tilla tregojnë se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht”, vazhdon më tej me rrëfimin e tij prof. as. dr. Skënder Aliu.

Pelioni qyteti i rezistencës

“Qyteti i Pelionit mund të jetë bërë i famshëm për rezistencën e tij në fund të shekullit V p. e. s.”, shprehet Skënder Aliu.

“E them këtë, sepse nëse i referohemi Tukuditit, i cili është një burim i besueshëm historik, ai na tregon për ilirët, të cilët në përkrahje të Lynkestëve, nisën luftën me Maqedoninë. Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur në vitin 423 p. e. s. Ka të ngjarë që në krye të shteti të parë Ilir, mbret të ketë qenë Sira, i cili kishte patur konflikte të vazhdueshme me maqedonasit. Megjithatë, ai për të lidhur marrëdhënie të mira me Maqedoninë shfrytëzoi modelet e asaj kohe. Nuk bëri gjë tjetër, veçse vajzën e tij, Euridikën e martoi me Amynten II, i cili në atë kohë ishte mbret i maqedonasve. Nga kjo martesë do të lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit të Madh. Në fillim të shekullit të IV p. e. s., kur mbret do të ishte Bardhyli, ky shtet do të njihte fuqizimin më të madh ekonomik dhe ushtarak. Pikërisht në këtë periudhë shteti Ilir u përfshi sërish në konflikte me Maqedoninë. Megjithatë, në vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t’i paguanin një haraç vjetor. Maqedonasit u thyen përsëri në vitin 369 p. e. s., por edhe në vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbetën 4000 të vrarë, madje edhe mbreti Perdika III. Më pas përplasjet do të shënoheshin mes mbretit Bardhyl të ilirëve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe djali i Euridikës nga Shqipëria. Bardhyli u mposht në vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnjëherë nuk deshi të nënshtronte Ilirët. Ai dinte që nëna e tij kishte qenë nga Disaretia, ose nga Shqipëria juglindore. Në vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijtë e tij drejt Trakisë, ndërsa kishte nënshtruar ushtarakisht gjithë Greqinë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe qyteti i Pelionit do të mbetej qendra e rezistencës së shtetit të parë Ilir. Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve”, shprehet me siguri prof. as. dr. Skënder Aliu.

[the_ad id=”4118″]