Get a site

Vajzat greke shesin trupin për një sanduiç

Vajzat greke shesin trupin për një sanduiç

vajzat greke

Një studim i fundit i bërë në Greqi, rezulton se femrat greke dominojnë prostitucionin këtë periudhë, duke zëvendësuar kështu vajzat e Europës Lindore.

Përveç këtij fakti është venë re gjithashtu se ato shiten shumë lirë, aq sa çmimi i një sanduiçi, raporton “The Independent”.

“Disa gra e shesin trupin vetëm për një copë djath, apo edhe për një sanduic ngaqë janë të uritura”, ka thënë profesori i sociologjisë në Universitetin e Athinës,  Gregory Laxos.

Shtatorja e Skënderbeut do të duhej vendosur në qendër të Bujanocit

Shtatorja e Skënderbeut do të duhej vendosur në qendër të Bujanocit

1

Shkruan: Mr.Sc. Refik HASANI

Autori i këtyre pak rreshatve, njëkohësisht edhe inciatori i vendosjes së shtatoresë në qendër të Bujanocit më 17 janar të vitit 2007 shkroi në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat shqiptare. Po ashtu më 16.10.2008 kemi parashtruar edhe shkresën me shkrim dorëzuar organeve gjegjësë në Bujanoc. Kjo u bë pas shumë dilemave që një shtatore e tillë është më me rëndësi të vaçant që të vendoset në Preshevë apo Bujanoc!?. Pas shumë dilemave dhe marrjes së mendimit të shumë intelektualve me peshë se rëndësia është që shtatorja e Skënderbeut për shumë arsye të vendoset në Bujanoc se sa në Preshevë. Sikur të mendohet dhe të peshohet rëndësia e këtij projekti kapital për tri Komunat, sivjet me rastin e 28 nëntorit do të duhej të bëhej përurimi i kësaj shtatoreje. Me kohë duhet t’i tejkalojmë të gjitha pengesat administrative, organizative dhe ato financiare. Ky projekt kapital më shumë se kulturor nuk duhet të zhagitet, kjo nismë nuk kushton shumë as nga ana materiale e as ajo organizative. Subjektet politike që veprojnë në këtë krahinë shqiptare të mbetur nënë administrinin e Serbisë Përgjëgjësia do të jetë pak më e madhe e organeve gjegjëse të Bujanocit pasi shtatorja do të vendoset në këtë Komunë, por duhet të mbështet nga tri Komunat. Të tejkalojm secili nga vetja e tij ngapak, për të arritur diçka konkrete për një interes të përgjithshëm. Ky propozim është kërkesë e momentit historik dhe ka mbështje deri në realizim të vendosjes së shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit. Çështja e vendosjes së një busti, pllake përkujtimore, lapidari, riemërtimi dhe emwrtimit të një rruge, sheshi, bulevardi, emërtimi të një institucioni edukativo-arsimor është në kompetencë dhe ingerencë exluzive e nivelit lokal, gjegjësisht Kuvendi Komunla i Bujanocit në këtë rast. Me shumicë të Këshilltarëve Komunal shqiptarë, do të kërkohej të votohej dhe do të miratohej pa problem. Duhet të bëhet një arsyeshmëri e argumentuar në KK të Bujanocit pse duhet të vendoset shtatorja e Skënderbeut mu pikërisht në qendër të Bujanocit dhe kjo të arsyetohet para Këshilltarëve Shqiptarë e Serbë por edhe para opinionit të gjërë. Së pari të ndiqen të gjitha procedurat e rregullta administrative për gjetjen e lokacinit të sakta në qendër të Bujanocit e pastaj të formohet një Këshill Organizativ nga parfaqësimet e subjekteve të tri komunave. Organet Komunale, Shoqatat e Luftës e OJQ –të tjera njerzwve eminent me ndikim të kulturës, shkencës, artit por edhe tjerë. Vendi më i përshtatashëm përë këtë shtatore është në qendrën e qytetit mu para ndërtesës së Kuvendit Komunal. Të formohet një Këshillë Organizativ ku në të do të përfshiheshin duke u përfaqëuar të gjithë kategorit e ksaj krahine për menaxhimin e këtij projekti kapital deri në përfundim. Të citojm një mendimtarë se ,, Më lehtë është të ndërtohet diçka, se të kuptohet pastaj ’’ . Pse kjo shtatore të vendoset pikërisht në Bujanoc e jo në Preshevë apo Medvegjë!?

 

2

Në Medvegjë do të ishte e mira e së mirës, por janë pakë këshilltarë dhe nuk do të kalohej në votim. Në Preshevë nuk e ka atë rëndësinë, sepse është tejet në skaj dhe aty nuk bëhet luftë për ta fituarë se veç e kemi edhe si Komunë me popullatë shumicë.

 

3

– Komuna e Bujanoci është në mes të komunës së Preshevës dhe të Medvegjës si një qytet strategjik,

– Horoi ynë kombëtarë Skënderbeu kishte kaluar këndej pari për të shkuar dhe ndihmuar në Hungari aleatit të tij asaj kohe, Janosh Huniadin.

 

4

– Në Dobrosinë të Bujanocit ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së,

– Në Konçul të Bujanocit, UÇPMB-së si forcë ushtarake së bashku me udhëheqjen politike të ksaj krahine kan organizuar dhe mbajtur takime të nivelit të lartë me faktorit politikë dhe ushtarak të NATO-s dhe u nënëshkrua Marrëveshja e njohur e Konçulit.

5

Me këto elementë shqiptarët nga këto hapsira arritën afirmimin e plotë të ndërkombëtarizimit të çështjes së ksaj krahine shqiptare. Përmesë Bujanocit, lokalitete dhe vendbanimet edhe të Preshevës dhe të Medvëgjës do ta ken me një farë mënyre si në mes. Vendosja e dhe ngritja e ksaj shtatoreje me përmasa të mdha në qendër të Bujanocit, siç është në Tiranë, Prishtinë, Shkup, në Zvicër, SHBA, Itali etj. Opnionit i përkujtojmë që një shtatore në vitin 2006 u vendos në Bukuresht e poetit të Madh Shqiptar Naim Frashërit. Në Bujanoc do të kishte efekte psikologjike, do të ishte forcë e kurajo, do tu jepte zemër që të qëndrojnë në trojet e tyre shekullore dhe të mos zbrapset edhe më tutje Bujanoci, do të krijonte efekte pozitive një psikozë pozitive në shumë sfera të jetës. Do të ishte edhe një simbolikë me plotë kuptim për të gjithë ata shqiptarë që dikur ishin të tokat e tyre në qytetin e afërt të Vranjës e Leskocit

***6

Me rastin e zbulimit së shtatores së Skënderbeut në Bujanoc do të duhej të ishte një festë e madhe dhe të shenohej ashtu si duhet si një manifestim që i kalon suazat e një nëntorit të festës së flamurit tonë kombëtar. Në zbulimin e ksaj shtatoreje do të merrnin pjesë shqiptarë nga e gjthë bota, kudo që janë, veprojnë a punojnë si nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i zi, Qamëria, Kosova e Diaspora. Më këtë rast në të ardhmen do të shtoheshin edhe aktivitete të tjera si kulturore, vizita të ndërsjella të ansambleve e Shoqërit Kulturoro-Artistike, do të duhej organizuara seminare e tribuna letrare e mitingje të poezisë me tema të ndryshme të interesit gjithëshqiptar. Ekspert të lëmive të ndryshme do të mirreshin me hulumtime të Arkeologjisë këmbim përvoje e eksperienc në shumë aspekte.

Autori është inciator dhe propozues i kësaj ideje, duke parashtruar edhe shkresën me shkrim dorëzuar organeve gjegjësë në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit

 

7 8 9

 

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

75147_135796266474317_129449597108984_187740_7092709_n

 Të nderuar , bashkëkombas kudo që jeni me banim e qëndrim URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI Ju dëshirojm këtë festë në harmoni e begati të plotë, prosperitet e raujtje të gjuhës ,traditës , kulturës arsimit e zhvillim në të gjitha sferat e jetës son Kombëtare për të gjithë ne Shqiptarët kudo që jemi në hapsirat tona etnike shqiptare dhe jashta tyre . Urojm dhe e lusim zotin e madhërishëm që kjo festë Kombëtare të festohet edhe në këto pjesë të trungut ton që mungon liria e plotë individuale dhe Kombëtare si në Qamëri , Medvegjë , Bujanoc , Preshevë, Plavë , Gusi . Le të mbretëron festë e vërtet Kombëtare kudo në hapsirat tona etnike Shqiptare dhe jashta tyre . URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI .

Refik Hasani Presheve 26 Nëntor 2015

KËTA NJERËZ I TAKOJNË..KOHËS SË SHPELLAVE !

KËTA NJERËZ I TAKOJNË..KOHËS SË SHPELLAVE !

12301652_1637048859883605_6384407590530980882_n

Nga: Afrim Caka

Këta mirren me shkatrrimin e sajë. Ne i’a japim gjumit!
Unë s’mund të rri pa shkruar.

Goditjet janë të dukëshme, e të bujshme nëpër xhami, në foltore e gazeta. E tillë që se kuptuam dot akoma nga na vinte. Turqia bërthama e së keqës ajo që me jataganë e Kuran kishte bërë çmos për t’i kthyer shqiptarët nga europianë në otoman e anadollak. Read more

Ja ku ka nisur konflikti mes te krishtereve dhe myslimaneve

Ja ku ka nisur konflikti mes te krishtereve dhe myslimaneve

image

ANALIZA E NJE HISTORIANI / Islami dhe Krishtërimi: Hija e një të kaluare të përgjakur

Një rrëfim i jashtëzakonshëm, një shpjegim i hollësishëm i një beteje, e cila është zhvilluar për më shumë se një mijëvjeçar. Përse edhe sot kërkohet që të shihet bota si e ndarë, mes “Shtëpisë së Islamit” dhe “Shtëpisë së Luftës”. Dy qytetërime që ndërruan vende. Me islamin e përfaqësuar nga Al Andalusi, që edhe kundërshtarët e thirrnin “stolia e botës”, dhe i cili e shihte “Krishtërimin”, si të prapambetur, me gra të pacipa dhe burra që nuk laheshin. Për të kaluar tek Kryqëzatat, tek rënia e Kostandinopojës, pushtimet e Vienës, dobësimi i qytetërimit të Islamit, imperializmit dhe kolonializmit të ideuar nga europianët. Për të mbërritur në një kohë, atë të sotmen, ku në mentalitetin e tyre, Mesjeta nuk ka marrë fund kurrë. Rreziku i kësaj mënyre të menduari është fatkeqësisht dhe brutalisht i dukshëm – një botë në të cilën, të rinj që vriten në një koncert rroku mund të mallkohen si “Kryqtarë”, është një botë në prag të çmendurisë. Lexojeni këtë zbërthim brilant të historisë

NGA TOM HOLLAND

Mëritë e terroristëve islamikë që kanë shkaktuar kasaphanat dhe gjakderdhjet në rrugët e Parisit, dy herë këtë vit, e kanë origjinën shumë pas në histori.

Në mendjen e tyre, nuk është thjeshtë një dhunë e papërmbajtur, por vazhdimi i një beteje, e cila është zhvilluar për më shumë se një mijëvjeçar.

Për këtë fliste Osama bin Ladeni, kur paralajmëronte botën myslimane në vitin 1996, “se populli i Islamit ka vuajtur gjithmonë nga agresioni, ligësia dhe padrejtësia që i janë imponuar prej aleancës së Sionistëve dhe Kryqtarëve”.
Sot, ISIS-i i ushqen në mënyrë po kaq të helmët, pakënaqësitë tij.

Në komunikatën plot ngazëllim që nxorri pas sulmeve terroriste në Paris javën që kaloi, Franca dënohej me terma mesjetarë: si kryeqyteti “i Kryqit”.

Kjo ndodh sepse xhihadistët e shohin veten si të angazhuar në një luftë të vjetër sa vetë Islami: një betejë për supremaci globale kundër Krishtërimit.

Një lexim i tillë i historisë reflekton faktin që, të dyja fetë, prej kohësh e kanë projektuar veten, si të destinuara për të mbizotëruar në të gjithë botën. Kështu që, tensionet me tyre nuk janë aspak të habitshme.

Në mesjetë, kishte të krishterë që besonin se Islami nuk ishte asgjë më shumë, se sa një plagjarizëm heretik i besimit të tyre, dhe Muhamedin e shihnin thjeshtë si një idhull gjigand të mbushur me xhevahirë. Në një frymë korresponduese, libri i shenjtë islamik i Kur’anit i akuzonte të krishterët se kishin korruptuar Biblën.

Në fillim të shekullit 7, kur Muhamedi nisi misionin e tij profetik, shumica dërrmuese e njerëzve në Lindjen e Mesme ishin të krishterë. Megjithatë, deri në vitin 650, më pak se 20 vjet pas vdekjes së Muhamedit në vitin 632, ushtritë arabe kishin pushtuar shumicën e Lindjes së Mesme, dhe kishin vendosur nën synimin e tyre, një numër të madh të krishterësh.

Perandoria që lindi u rrit shumë prej taksave që u merreshin të pushtuarve.
Po ç’ndodhi me të krishterët që refuzuan t’u binden arabëve?

Perandoria Bizantine – emri me të cilin historoianët quajnë gjysmën lindore, të mbijetuar të Perandorisë Romake – vazhdoi të mbahet, ndonëse kishte humbur Sirinë, Palestinën dhe të gjithë provincat e saj në Afrikën Veriore.

Deri në shekullin 8, 100 vjet pas vdekjes së Muhamedit, po bëhej e qartë se Kalifati Islamik që ishte krijuar, nuk ishte, në fund të fundit – siç kishin shpresuar fillimisht myslimanët – i destinuar që të pushtonte botën me një të zgjatur të dorës.

Ndonëse ishin shtrirë në perëndim deri në Marok dhe në lindje, thellë në Azinë qendrore, ushtritë arabe kishin ndeshur gjithësesi në kundërvënie të herëpashershme.

Armiqtë e tyre më të fortë, siç kishte ndodhur qysh prej fillimit, ishin Bizantinët, kryeqyteti i të cilëve, Kostandinopoja, u më mburoja e Krishtërimit.

Dy herë e rrethuar nga arabët, ajo qëndroi pa rënë. Në fund, arabët nisën ta shohin luftën e tyre me Bizantinët, si një qorrsokak, i destinuar të vazhdonte për shumë breza.

Pastaj, gjatë shekullit 8, myslimanët nisën ta konceptojnë botën si të ndarë, mes Shtëpisë së Islamit dhe një “Shtëpie Lufte” të Krishterë, e ligë në mosbesimin e saj, e ngurtë në sfidën që i bënte Kur’anit të Shenjtë. Në gojë të Muhamedit u vunë shprehje, që bënin thirrje për luftë në emër të Allahut, si një detyrë e Besimtarëve, si për shembull: “Unë u urdhërova të luftoj të gjithë njerëzit, deri sa ata të thonë: Nuk ka Zot tjetër veç Allahut”.

Vrasja e të krishterëve shihej jo vetëm si një zgjedhje për myslimanët e devotshëm, por edhe si një detyrim pozitiv. Një veteran i luftërave kundër Bizantinëve, bëri një kundërshtim të ashpër ndaj një miku të tillë jo të prirur për beteja, i cili mburrej për pelegrinazhet e tij paqësorë në Mekë dhe Medinë. “Adhurimi yt është thjeshtë lojë. Për ty, aromat e erëzave, por për ne aroma e pluhurit, dhe dheut, dhe gjakut që rrjedh në qafët tona – që janë gjithësesi më të kënaqshme”.

Ndërkohë, në perëndim të Europës, mbretërit e krishterë përpiqeshin të pajtonin mësimet e Krishtit për të kthyer faqen tjetër, me instiktet e tyre materiale. Kishin shumë pak zgjedhje. Piratët arabë mësynë në brigjet e Italisë dhe jugut të Francës, duke plaçkitur provinca të tëra për plaçkë njerëzore, ndërkohë që në Spanjë, myslimanët kishin pushtuar një perandori, e cila kishte lënë të krishterët e gadishullit, të rrethuar si ujqër nëpër male dhe rrafshnalta djerrë.

Al-Andalus, siç njihej ky kalifat perëndimore – Andaluzia moderne – ishte po aq brilant, sa edhe çdo rajon në Shtëpinë e Islamit: i pasur me prodhime drithërash, qytete madhështorë, dhe zbukuruar me artet e paqes, si shkenca dhe filozofia.

Edhe armiqtë e tij të krishterë e përshëndesnin si “stoli e botës”. Sigurisht, mbretëritë e grindura dhe të varfëra të Krishtërimit nuk mund të krahasoheshin. Prapambetja e tyre, për myslimanët e Al Andalusit, dukej si rendi natyror i gjërave.

Në vitin 997, në një demonstrim pikërisht të kësaj, një ushtri myslimane sulmoi Santiago de Compostela, vendi më i shenjtë i Spanjës. Këmbanat e katedrales së plaçkitur u varën në Xhaminë e Madhe të Kordobës, në jug, për t’u shërbyer besimtarëve, ndërsa të burgosurit e luftës u dërguan të punojnë në xhami.

Të tjerëve iu prenë kokat në publik, dhe kokat e tyre u shëtitën nëpër tregje, përpara se të vareshin në portat kryesore të qytezës.

Megjithatë, pavarësisht goditjeve si kjo, Krishtërimi nuk u shemb. në vend të kësaj, në epokën e Kryqëzatave, ai nisi të hidhet në ofensivë. Thirrur nga Papa në vitin 1096 për të mbrojtur vendet e shenjtë të Jeruzalemit, hordhitë e luftëtarëve të krishterë u nisën nga Europa perëndimore, për në Tokën e Shenjtë. Tre vjet më vonë, në 15 korrik 1099, një ushtri e krishterë hyri në Jeruzalem; dhe këtë herë, gjaku vërshoi në rrugët e qytetit të tretë më të shenjtë të Islamit.

Në fund të saj, kur vrasjet kishin marrë fund, luftëtarët triumfues të Krishtit, duke qarë nga gëzimi dhe mosbesimi, u mblodhën në varrin e shenjtë të Shpëtimtarit të tyre, dhe u gjunjëzuan në një ekstazë adhurimi.

Suksesi i Kryqëzatave reflektoi një militarizim të doktrinës së krishterë, që e bëri më se të barabartë me angazhimin e Islamit ndaj dhunës ushtarake.

Ndonëse Jeruzalemi mbeti në duart e tyre për më pak se një shekull, treiumfe të tjerë rezultuan më jetëgjatë. Në shekullin 11, Siçilia iu rimor pushtuesve të saj myslimanë nga normanët, ndërkohë që Al Andalusi u ripushtua në mënyrë progresive prej të krishterëve të SPanjës. Jo se myslimanët u dëshpëruan. Ata e tallnin Europën si barbare, të fragmentuar dhe të varfëruar, plot me gra të pacipa dhe burra që nuk laheshin kurrë.

Horizontet e tyre ishin pafundësisht më të gjerë. Deri në shekullin 15, një zinxhir i vazhdueshëm tokash myslimanësh shtrihej tashmë nga Atlantiku deri në Detin e Kinës.
Sado e fragmentuar politikisht e fragmentuar që mund të ketë qenë kjo perandori, kudo ku myslimanët udhëtonin, ata mund të dëgjonin arabishten e Kur’anit, dhe gjenin kënaqësi në sigurinë se kishte vetëm një besim të vërtetë global: Islamin.

Në vitin 1453 ndodhi një ngjarje që sugjeronte se feja myslimane mund të bëhej edhe më globale.
Pushtimi i Kostandinopojës nga turqit otomanë pa kryeqytetin më të famshëm të krishterë, të shndërrohet në një bastion të Islamit. Me pjesën më të madhe të Ballkanit nën sundimin otoman, u duk se e gjithë Eurpa do të binte para Islamit.

Vit pas viti, forcat turke vinin në provë mbrojtjet e të krishterëve, duke kaluar fushat e Hungarisë, apo sulmuar ujërat e Maltës me anijet e tyre të luftës. Në vitin 1529, dhe sërish në vitin 1683, një ushtri otomane pothuaj e mori Vienën.

Megjithatë, ajo do të ishte përpjekja e fundit për të shtrirë Kalifatin në të gjithë Europën. Ekuilibri global i fuqive po zhvendosej, dhe pothuaj një mijëvjeçar dominim mysliman, po merrte fund.

Ishin të krishterët që kolonizuan Amerikën, krijuan perandori tregtare që u shtrinë në të gjithë globin dhe nisën procesin e industrializimit. Deri në shekullin 19, me Indinë që sundohej nga Raxhi britanik, dhe Perandorinë Otomane Islamike të tallur në kryeqytetet perëndimore si “i sëmuri i Europës”, myslimanët nuk mund të mbyllnin më sytë përpara shkallës së madhe të rënies së tyre. Ishin ata tashmë, të nënshtruarit, dhe tashmë qytetërimi i Islamit u ngjante kundërshtarëve të tij, po aq i prapambetur, sa kishte qenë dikur Krishtërimi.

Që nga ditët e para të fesë së tyre, myslimanët kishin qenë të prirur të merrnin për të mirëqenë se e vërteta e tij manifestohej prej suksesit që kishte në botë. Si rezultat, të nënshtruar nga të pafetë britanikë dhe francezë, shumëkush në botën myslimane shihte nga epoka e artë e Kalifatit për të gjetur frymëzim.

Epoka e Muhamedit dhe pasardhësve të tij, që e kishin parë Islamin të ngrihej nga errësira e shkretëtirës, në një perandori globale, lartësohej tashmë si modeli që duhej ndjekur. Në dekadat e fundit, pakënaqësia ndaj ndërhyrjeve të vazhdueshme të Perëndimit në vendet myslimane, si Afganistani dhe Iraku, vetëm sa e kanë shtuar joshjen nga e kaluara e lavdishme.

Sot, sipas një sondazhi, dy të tretat e myslimanëve në të gjithë botën dëshirojnë të shohin rikthimin e një Kalifati. Ata nuk i kundërvihen perandorive në vetvete – thjeshtë perandorive jo Islamike.

Kështu që, nuk është për t’u habitur, që al Kaeda dhe ISIS janë kaq të fiksuara në periudhat e historisë, që për shumicën e perëndimorëve janë të errëta.

Që Kostandinopoja ka qenë një qytet mysliman për pothuaj 600 vjet, që Kryqëzatat kanë marrë fund kohë më parë, dhe që Europa nuk e quan më veten si Krishtërimi, këto gjëra vështirë se zënë vend në ndërgjegjen e xhihadistëve.
Në mentalitetin e tyre, Mesjeta nuk ka marrë fund kurrë. Rreziku i kësaj mënyre të menduari është fatkeqësisht dhe brutalisht i dukshëm – një botë në të cilën, të rinj që vriten në një koncert rroku mund të mallkohen si “Kryqtarë”, është një botë në prag të çmendurisë.

Nuk janë vetëm jo-myslimanët që rrezikohen nga kjo nostalgji imperialiste. “Ose jeni me Kryqtarët”, i ka paralajmëruar ISIS-i myslimanët europianë, “ose jeni me Islamin”. Ambicia e tij është të terrorizojë Perëndimin që të kthehet kundër qytetarëve të tij myslimanë, dhe ta bëjë të pamundur për ta që të jetojnë këtu si të barabartë. “Sepse pastaj, myslimanët në vendet e Kryqtarëve do të dëbohen dhe braktisin shtëpitë e tyre, dhe do të shkojnë të jetojnë në Kalifat”.
Vështirë se historia mund të shfrytëzohej më brutalisht.

Askush nuk duhet të vërë në dyshim natyrën e rrezikshme të kujtimeve me të cilat po luan ISIS.
Dhe ëndrra e xhihadistëve për një rikthim tek një botë e ndarë dhunshëm mes dy rivalëve – në një “Shtëpi të Islamit” dhe një “Shtëpi të Luftës” – nuk ngjan më aq fantazi, si dikur.

Hija e të kaluarës po bëhet më e errët mbi Europë, dhe mbi botë.
* Tom Holland është autor i “Hija e Shpatës dhe MIjëvjeçari”

THE DAILY MAIL

[the_ad id=”4118″]