Get a site

Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Sali Berisha dhe Ilir Meta dy bajlozët e fundit të krimit dhe korrupsionit në Ballkan që pritet të përfundojnë pas hekurave, Gruevski u ndëshkua për makinën 600 mijë euro, Berisha blen makinë 700 milionë lekë dhe helikopterë 70 milionë euro

 

Dënimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për një vepër penale qesharake krahasuar me korpusin e krimeve njerëzore dhe ekonomike të ish-kryeministrave tanë, është një mesazh i qartë i angazhimit të Perëndimit për të rrëzuar bajlozët e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Ballkan.

 

Dënimi i Nikolla Gruevski nga një gjykatë në Shkup me dy vite burg, për një shkelje tenderi për blerjen e mercedezit të tij luksoz, vjen pas shembjes së korrupsionit dhe krimit në Kroaci dhe Rumani, po nga dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

 

Me dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe hapjeve të çështjeve të tjera të korrupsionit dhe krimit, Shqipëria mbetet ishulli i fundit i pandeshkueshmërisë në Ballkan dhe Evropë.

 

Simbolet e kësaj pandëshkueshmërie janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Sali Berisha është arkitekti i grushteve të shtetit, zhdukjeve të dëshmitarëve,

Gërdecit, vrasjeve në Bulevard, bashkëpunimit me Milloshviçin, lidhjeve me Osama Bin Laden, shitjeve të territoreve dhe të një sage krimesh njerëzore, ekonomike dhe kombëtare.

 

Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjeve ndërkombëtare, është babi i korrupsionit dhe babëzisë në Ballkan.

 

Ndryshe nga Berisha i cili është më i profilizuar në krimet njerëzore, Ilir Meta posedon një pasuri marramendëse brenda dhe jashtë vendit, produkt i korrupsionit në tendera, interesave mafioze, guroreve, shkatërrimit të maleve, trafiqeve dhe pazareve.

 

Por, për të çuar Ilir Metën në burg, mjafton një prokuroria të hetojë vetëm pasurinë që ka deklaruar, një pasuri prej disa milionë eurosh, me vetëm dy rroga shteti të deklaruara.

 

Sali Berisha nuk e lë pas Nikolla Gruevskin edhe sa i takon veprave të lehta penale.

 

Nëse Gruevski u dënua për një shkelje tenderi për blerjen e Mercedezit me vlerë 700 mijë euro, Sali Berisha ka blerë një benz-bunker të blinduar, me vlerë 700 milionë lekë.

 

Berisha e ka blerë makinën me procedura të dyshimta dhe me paratë e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.

 

Pasi bleu me parat e shqiptarëve makinën e blinduar “bunker” me vlerë 700 milionë lekë, Berisha bleu edhe 6 helikopterë, 1 helikopter luksoz për vete nga kompania Eurocopter dhe 5 të tjerë për luftë.

 

Berisha refuzoi amerikanët për blerjen e helikopterëve me çmim më të lirë. Ai shpenzoi 70 milionë euro nga parat e taksapaguesve shqiptarë vetëm për t’i dhënë dorën ish-kryeministrit të Francës, Francois Fillon si dhe për të blerë një takim me ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.

 

Për ndëshkimin e këtyre dy ‘Gruevskave’ tanë, SHBA-BE kanë projektuar tre organe të rëndësishme, pjesë e reformës në drejtësi, si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.

 

Fillimisht, Perëndimi, me anë të Vetingut, po çliron gjykatat dhe prokuroritë nga dyshja Meta-Berisha, për t’i hapur më pas rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, të cilat do të shkatërrojnë kështjellën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

Edhe në Maqedoni, dënimi i Gruevskit erdhi vetëm përmes reformimit të institucionit të prokurorit special, i cili më parë kontrollohej nga ish-kryeministri.

 

Në Shqipëri, dy ‘Gruevskat’ shqiptarë Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë rezistencën, për t’i shpëtuar drejtësisë që po afron, me tymuese në parlament, thirrje për rebelim të armatosur, protesta, montazhe mafioze dhe kërcënime, por asgjë nuk i shpëton nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit./Pamfleti

1 thought on “Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Komento rreth shkrimit