Get a site

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani 

Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë “Crna Gorës”. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE.

Ditë më parë, në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, lexova se me të madhe po llomotitet për luftën, nga disa axhami dhe nga disa hajna me renome evropiane, kinse komandant të luftës. Si thonë dikush thumbit e dikush patkoit. Nejse, vlera më e çmuar e njeriut është shprehja e mendimeve të lira. Ama, kur ke të bësh me axhami, hajna, e sidomos me Qeverinë kuislinge të ardhur në krye të vendit me vota të vjedhura, të manipuluara, me pazare të nëntokës të grupeve dhe klaneve mafioze, është e pamundur që të mos reagosh dhe mu për këtë domosdoshmërisht u bë sebep ky shkrim. Thonë se Albin Kurti paska kërkuar luftë kundër Malit të Zi!? Këtë e lexova dhe disa të tjera që jepen si patriotë, por të mbushur me hajni deri në fyt. Vendi i vogël si Kosova e ka një të mirë të madhe, sepse njihemi të gjithë si paraja e kuqe dhe i dinim në hollësi se sa lugë ka brenda. Ç´është e vërteta, për ish-jugosllavët dhe kuislingët të murtajës së zezë, Qeverisë kuislinge, personalisht nuk e kam lexuar, sepse ka kohë që jam në terren dhe nuk u lodha për të kërkuar deklaratat e Qeverisë oligarkësh, kusarësh e renegatësh e mbushur me një kope hajnash, banditësh, kriminelësh, udbashë, kusarë e dreq të mallkuar, që kinse këta e kundërshtojnë luftën!? Kjo nuk me habiti sepse kjo dihet botërisht që lufta u kundërshtua mu në kohën kur Kosova ishte në tehun e thikës të jetë apo të mos jetë, këta bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar dhe me Beogradin për te zezën e vendit. 50 vjet ish-jugosllavët (LDK) i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë duke bashkëpunuar me gjakësorët, duke i maltretuar, burgosur, vrarë e prerë me sakicë e hanxhar shqiptarët prapa krahëve dhe i humbnin pa shenjë e pa dokë…

lbin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin Por, fët dolën edhe disa ish-“komandant” profiterë dhe hajna të luftës duke thënë “…se Kosova ka djem që luftojnë, por lufta tani për tani nuk na shkon për shtati…” e disa pallavra tjera dhe ec e mos reago kundër këtij soji të ndyrë matrapazësh e hajnash. Ne po i analizojmë një nga një me gjakftohtësi kundër këtyre që flasin në emër të popullit. Do të ishte diçka tjetër dhe normale në qoftë se këta llomotitin për interesa personale dhe të bandave të tyre që po e quajnë veten parti. Por jo në emër të popullit, duke bërë pazare sërish pa hanxhiun. Ne pyesim me shumë të drejt: Kush jeni ju që llomotitni në emër të popullit? Kundër kujt luftë? Albin Kurti po kërkon luftë. Mirë. Kundër kujt luftë? -Kundër Malit të Zi! Pse? Edhe pse dihen orekset e sllavo-jugorëve kundër tokave tona për të coptuar. Qëllim i kamotshëm ishte dalja në Adriatik përmes Durrësit, por shqiptarët i pritën duke ia mbushur grykën barot. Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë Crna Gorës. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE. Përndryshe, luftë me Malin e Zi është budallallëk dhe axhamillëk. Bota, Amerika, Mali Zi… do thoshte përse? Dhe axhamillëkët do të mendonin se NATO dhe Amerika do të na përkrahin të shkrepim pushkë për të ndezur luftën

Profiterët e luftës Sakaq, llomotisin me fodullëk edhe disa hajna “komandantë”, bile sertë, duke i njollosur luftën e UÇK-së, luftën më të pastër kundër pushkagjinjve serbo-çetnikë të nipave të Drazh Mihajlit, luftën më të pastër që njeh bota e qytetëruar. Kot e keni. Nuk ju beson më askush, ju ka dalë boja dhe populli më nuk jua varë, por ju zë si hajna dhe kuvarë, që me para të popullit keni bredhur në kohën e luftës, nëpër bordele të Tiranës, kur vriteshin shqiptarët maleve, fushave dhe në pragun e shtëpisë. Dezertonit, shkonit pas vejushave. Akoma këta, kam informata të sigurta, vrapojnë pas këtyre kudrave që ia poshtëruan edhe varrin burrit. Nuk habitem fare me këtë soj, sepse e kanë me zanat për punë të ushkurit. Populli po ju njeh që para luftës nuk kishit brekë për të veshur edhe gratë e juaja nuk kishin brekë, ecnin me “jedekllëk” në mungesë të brekëve dhe nga ju u gdhitë milionerë, me hotele luksoze si në Dubai!? Ju njohim se keni jetuar nëpër skërka ku edhe dreqi nuk bën ve dhe si uzurpuat prona shtetërore dhe ndërtuat shtëpi të reja, ku i morët paratë, bile bashkëpunuat edhe me serbët. Dhe mendoni se më populli do ju vjen pas! Kurrën e kurrës. Ju nuk guxoni më të flisni në emër të popullit, ju nuk guxoni më të flisni në emër të UÇK-së së lavdishme, sepse ofendoni gjakun dhe varret e tyre. Ju keni tradhtuar idealet e dëshmorëve të kombit, ju jeni hajna dhe kopilë dhe asgjë tjetër. Ju keni tradhtuar edhe komandantin legjendar ADEM SHABAN JASHARIN, familjen e tij dhe gjakun e heronjve të derdhur në çdo cep të trojeve shqiptare… Ju bashkuat edhe spiunët, udbashët,hajnat dhe tradhtarët e kombit të kopilit të Titos, dorën e djathtë të rrahmanzinjve, hajnin e Diasporës e të popullit në përgjithësi, titistin ISA MUSTAFA, vetëm e vetëm për interesa personale. Ju përpos që keni dëmtuar gjakun e vëllezërve që jua ka lind nëna, ju keni tradhtuar edhe gjirin e nënës që jua ka dhënë nga kraharori. Ju jeni faqja e zezë e kombit. Dhe krejt në fund fare, për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, Albin Kurti, për të mos u bërë qesharak, duhet të luftosh për të shporrur në theqafje Qeverinë kuislinge bashkë me mikun tënd më të ngushtë të zemrës, Isa Mustafën, njeriun e kriminelit Tito. A të kujtohet që Ti bashkë me disa të tjerë për gjashtë muaj ju pa bota duke u puthur me Isa zezën që 50 vjet i ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe e pësoi dhe e dëmtuat popullin. Përse e bëre këtë dhe kush të ndërseu nuk e di. Do të ishte mirë dhe vetëm një herë bëju burrë dhe rrëfeu se si i besove Isa Mustafës, që në çdo tre rreshta shante shqiptarët dhe lavdëronte Drazh Mihajlin në kupë të qiellit. Albin, e di se t´i je djalë i mirë dhe do të tregosh. Albin, bjeri kalit (Isa Mustafës) dhe jo samarit (“CRNA GORËS)! Mos u bëj qesharak, më dëgjo mua… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJZHURIANI

Për këto që shkruaj e them mbaj përgjegjësi penale e morale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit