Get a site

Reagon ushtaraku Dritan Demiraj per kriminelin Serb Djurisiq

dritan-demiraj

Te nderuar vellezer shqiptare te Shqiperise, Kosoves dhe Fyromit!

Mora shkas nga nje publikim i sotem, i zotit Hamez Jashari, i cili kerkon denoncimin e nje skandali qe une personalisht si shqiptar e quaj tmerresisht te paparanueshem.

Krimineli ne fotografi eshte i graduari nga Ministria e Brendshme e Kosoves Kolonel Djurisiq, i emeruar ne PK ne stacionin policor ne veri te Mitrovices. Ky person dhe shume bashkepunetore te tij, kane qene pjese e njesise qe ka sulmuar, vrare, prere, perdhunuar dhe djegur shtazerisht familjen Heroike te Jasharajve dhe shume femije e gra shqiptare ne vazhdimesi.

E turpshme, kriminale dhe krejtesisht antikombetare, ne nje shtet qe pret te integrohet ne BE, ne nje shtet qe njihet dhe mbeshtetet nga shtetet me te forta, demokratike dhe perendimore, sot qeveria e saj fal nepermejt institucionalizimit dhe gradimit kriminelin ne krye te policise se Shtetit Kosovar. Por cfare rendi dhe qetesie mundet qe te siguroje nje shef policie, pjese e njesive kriminale, banditeske dhe qe ka kryer krime kunder njerezimit?

Jo te dashur bashkepatriote! Ai eshte vendosur ne ate detyre me presionin e Serbise, qe te forcoje strukturat paralele, ti veshe ata me uniforme, te siguroje paprekshmerine e banditeve serbe qe gjithe keto vite kane penguar shqiptaret qe te shkojne deri ne banesat dhe bizneset e tyre, qe te vazhdoje taktiken dhe strategjine e Beogradit per mbajtjen dhe shkeputjen e veriut te Kosoves me gjithe burimet e saj te shumta dhe ne momentin e caktuar ta vene ate ne jete.

Eshte e turpshme qe Isa Mustafa, Hashin Thaqi dhe te tjere (kolege te tyre njesoj si ata) paturpesisht guxojne dhe permendin dhe emrin e Heroit dhe Komandantit tone Legjendar Zotit Adem Jashari, kur nga ana tjeter shume nga bashkepatriotet tane te cilet e drejtuan luften ne terren dhe jo si Hashimi ne Tirane, gjenden padrejtesisht akoma burgjeve per krime qe kurre nuk i kane kryer, vetem ne emer te ruajtjes se karrigeve te ketyre tradhetareve me kollare te bardhe.

Shembullin me te mire e dha lideri i AAK, Gjeneral Ramush Haradinaj, i cili padrejtesisht por me dinjitetin dhe patriotizmin e Haradinajve, u perball me padrejtesine dhe e fitoi me sukses ate beteje ashtu si dhe shume beteja te tjera me pare, ne fushen e luftimit me dinjitet dhe trimeri (dhe jo vetem ai, por dhe Dauti, Lahia, Fatmiri, Nexhi, …. etj e shume komandante te tjere).

A e mendoni se cfare do te kishte ndodhur ne Serbi nese ndonje komandant i UCPMB ose UCK te ishte caktuar komandant policie ne territoret e Serbise??? I gjithe populli serb do ta kishte rrezuar qeverine brenda nje dite, ne mos dhe me keq se kaq.

Serbet nuk lejojne ndertimin e FAK-ut, heqin lapidaret e trimave tane (Persheve) qe dhane jeten per liri, shkelin te gjithe te drejtat dhe lirite themelore te shqiptareve ne territorin e tyre, bejne ligjin ne cdo marreveshtje me qeverine e Kosoves, vetem ne interesin e tyre kombetar, kurse ne fatkeqesisht me duhet ta them, akoma po sillemi sikur jemi nen rregjimin e Miloshevicit apo ne kohen e bashkim-vellazerimit (dikujt qe eshte ne qeveri nuk i pelqen ky krahasim, por aq me behet.)

Te dashur vellezer ! Mendoj qe ka ardhur koha qe kjo qeveri duhet te largohet menjehere dhe te jape llogari per te gjithe deshtimet, largimet e mijera qytetareve, te cilet nuk po ikin nga bombat e luftes, por nga keqqeverisja Thaqi-Mustafa, injoranca e tyre qeverisese dhe institucionale, korrupsioni galopant i nje grupi te vogel njerezish….. nga ajo qe Departamenti i Shtetit Amerikan prej kohesh e ka quajtur oligarket e Ballkanit.

Ju bej thirrje patrioteve, ish komandanteve te UCK qe merren me politike, popullit shqiptar te Kosoves, intelektualeve, biznesmeneve, artisteve, akademikeve, shkrimtareve, qe ne menyre demokratike te ushtrojne presionin e duhur qe ky kriminel dhe bashkepunetoret e tij, te zhduken njehere e pergjithmone nga institucionet e sigurise se Kosoves, qeveritaret e Kosoves te mos guxojne me te bejne me veprime te tilla te papergjegjshme dhe Kosova menjehere te dyfishoje buxhetet per Sigurine Kombetare, policine, FSK-ne dhe AIK-un pasi sot eshte ne nje rrezik me te madh se kurre ne kufinjte e saj. DD.

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit