Get a site

RREFIM: Si i mbrojtem Hebrenjt prej Nazistve Gjerman.

hebrenjt“Unë jam djali i madh i Nuri Hoxhës, i cili ishte shumë i njohur si mësues dhe besimtar mysliman këtu në komunitetin tonë në Vlorë. Më kujtohen ato kohë të tmerrshme kur nazistët erdhën në Vlorë nga Greqia, dhe hebrenjtë nisën të fshiheshin. Unë isha 10 vjeç. Hebrenjtë në Vlorë, Berat dhe Elbasan jetonin këtu në Shqipëri qysh prej vitit 1490, dhe shumë prej tyre erdhën këtu nga Janina e Greqisë.
Babai im strehoi 4 familje hebreje. Të gjithë ata ishin miqtë e tij. Më kujtohen fjalët e tim eti kur iu drejtua atyre që kishte strehuar: “Tani jemi një familje. Ju nuk do t’ju ndodhë asgjë. Djemtë e mi dhe unë do t’ju mbrojmë ndaj çdo rreziku edhe me jetën tonë.”

12642572_10153467413265838_3755023067897901469_n
I fshehëm familjet në bunkerët nën tokë që lidheshin me shtëpinë tonë të madhe. Aty ishin tre breza nga familjet e Ilia Sollomonit dhe Mojsi Negrin, gjithsej 12 veta. Kishte edhe të tjerë të cilëve nuk ua mbaj mend emrin. Bunkerët ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe kishin shumë dalje për arratisje. Detyra ime ishte që t’u çoja ushqim familjeve në bunker dhe të blija gjërat që u duheshin. Të gjithë banorët e Vlorës ishin anti-fashistë dhe të gjithë e dinin se shumë familje strehonin hebrenjë.

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit