Get a site

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Preshevës

refik-hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut,  Preshevës

 

Shkruan: Refik HASANI: Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në : – Vojvodinë, – Rajonin e banuar me Bullgarë dhe – Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992 Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

24 shtator 2016

 

Rezoluta, Zyrja dhe Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë-ku mbetën! Shkruan: Refik HASANI Që nga miratimi i rezolutës dhe fillimi i punës së Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe formimit të komitetit për bashkëpunim ndërkufitare duhet të bëjm një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojm pyetjn e pashmangashme: Ku mbetën dhe çfarë është rezultati i arritur,çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur. Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapen ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore. Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyrja ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Pas zyrës në Prishtin ose në të njëjtën kohë zyrja ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill. Ne, edhe në cilësin e këshilltarit komunal, që kemi inicuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitare të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë. Prishtina zyrtare në vendë që të ngrisë mbështetjen përmesë rezoluta dhe Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen ku një Komunë brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna. Komuna e Gjilanit është dashur që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën dhe Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancve prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare. Kur këto dy qendra nuk ndohmojn si mudë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

08 Tetor 2016

Dëshmi të shkruara që nga viti 2008, propozimi i botuar nëpër gazeta të kohës, lidhur me: – Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, – Hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë dhe – Formimi i një komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit