Get a site

Shefqet Krasniqi: Femrat që shkojnë në plazh janë prostituta

shefqet-krasniqi

Po krijohet një përshtypje e gabuar në opinionin publik se feja Islame po largohet çdo ditë e më shumë nga civilizimi botëror, kryesisht tek ata persona që nuk kanë njohuri shumë mbi fetë monoteiste aq më tepër të kenë lexuar disa rreshta nga Kurani.

Një kontribut të madh, në krijimin e kësaj përshtypje, kryesisht tek shqiptarët e kanë dhënë edhe disa hoxhallarë nga Kosova. Pak ditë më parë, një Hoxhë bënte me dije se femrat që heqin vetullat janë të pandershme.

Sot një video tjetër, me protagonist hoxhën Shefqet Krasniqi, bën me dije se deti është një prej harameve (mëkateve) më të mëdha për muslimanët dhe, ato femra që shkojnë në plazh konsiderohen prostituta.

 

[the_ad id=”4118″]

One thought on “Shefqet Krasniqi: Femrat që shkojnë në plazh janë prostituta

  • August 4, 2016 at 11:54
    Permalink

    Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes
    Një pjesë e teksti marrë nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”.
    Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje.
    Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Komento rreth shkrimit