Get a site

SHOQËRI CIVILE APO SHOQËRI SERVILE

145142622685708

Nga: ENEA BEQIRI

Siç dihet në Shqiperi nuk mungon shoqeria civile, organizatat apo sindikatat, por këto nuk janë për gjë tjetër veç se të pasurojnë krerët e tyre në majat e politikës si dikur. Mjaft dhe sot zoti Veliaj Kryetar Bashkie ose si zoti Kalaja që thotë Berisha, bjer e vdis. Shqiptarët sot dhe dje festuan festën e Çlirimit, por ende nuk dinë që janë më të pushtuar se para vitit 1944. Sot e kanë pushtuar komunistët si Rama, Meta, Berisha dhe Basha. Doli kryeministri trumbetoj për opracionin e famshëm, fundi i marrëzisë, çfar bëri?! mbylli kazinot dhe pikat e basteve që i kishte klientela e PD-së, lejoj klientelën e PS-së t’i hapte dhe sot prap “Shqipëria Las Vegas i Ballkanit” ngelet. Doli kryeministri dhe trambetoj me të madhe uljen e taksës së bisnesit të vogël dhe u gëzuam, ja një lajm i mirë, por sot ja futi 3 herë më shumë, ngriti siguracionet me 1500 lekë të rinj, ngriti aksizat e bisnezeve prodhuese në vend me 11 perqind që do të thotë qe nesër reflektohet në çmim. Kjo rritje aksizash është e vetmja dorë për t’i dhënë bisnezit rrugën drejt falimentimit, do të shtojë në koston qytetarëve që i duhet me fjet në hotel për problemet e tyre plus 1 euro. Do ë ndihmojë fshatarin dhe qytetarin duke i dhënë një taksë për trruall dhe banesën që posedon, ne praktikisht jemi populli më i lumtur sepse cdo ditë më shumë e hamë dhe nuk del njeri me bërë një përpjekje për t’i thënë stop kësaj situate. Një llogari të thjeshtë bëra, kryeministri duhet me i dhënë zgjidhje, një familje me asistencë 30 euro ose një familje me një rrogë normal siç janë në Shqipëri 140 euro ose një pencionist me një pencion 100 euro a mundet me i përballuar veç këto rritje taksash? jo më të flasim për çmimin e energjisë elektrike, apo çmimin ujit, apo ilaçet. Pse nuk del zoti kryeminister mbas rritjes së taksave të rrisi dhe asistencën dhe pencionet dhe rrogat, por rrit rrogën në kryeministri apo në gjykata? Populli shqiptar e meriton këtl kastë politike qeë kanë sepse një herë në 4 vjet e shesin vetë për një thes mielli dhe s’kan fuqi të ngrejnë zërin. Shoqëria civile, Sindikatat ose organizatat janë vegla të njërës palë apo tjetrës për të mos folur për mediat që janë të shitura këmbë e kokë. Miqt e mi unë u zgjata shumë, por unë nuk e quaj festën e çlirimit 28 ose 29 nëntorit, sepse ne vetë nuk jemi çliruar nga vetja jonë, nga politika e pistë dhe nga disa maskarenj si Berisha, Basha, Meta, Rama, Veliaj, Tahiri dhe Idrizi, por ka dhe shumë si këto që kanë veshur kollaren dhe sjanë asgjë tjetër se një tufë qënsh dhe hajdutësh. Shoqëria civile mos u zhduk por duku, ka ardhur koha për ndryshim.

 

Komento rreth shkrimit