Get a site

Shqiptarët i dhurojnë njerëzimit shënjtoren Nëna Terezën

Lisen-bashkurti

Prof. dr. Lisen Bashkurti
Këto dite Pape Françesku dekretoi që në shtator 2016 të shenjtërohet Nene Tereza. Kjo ngjarje i bën shume krenare shqiptaret kudo ne bote. Shenjtorja Tereza është bijë e një populli të shenjtë e popullit shqiptar. Po kush janë shqiptarët?
Midis Lindjes dhe Perëndimit te Evropës ndodhet një popull i vogël. Është populli shqiptar, i njohur si një prej popujve më të lashte autokton  autentik në Evrope, shqiptarët vazhdojnë të ruajnë mrekullisht historinë, gjuhën, kulturën dhe tiparet e tyre antropologjike në kohet tona.
Të vendosur në portalin midis Lindjes dhe Perëndimit shqiptarët janë konsideruar nga disa “dalja e Lindjes drejt Perëndimit” , ndërsa nga disa të tjerë janë konsideruar “hyrja e Perëndimit drejt Lindjes”. E vërteta është se shqiptarët janë jo pikë ndarje, por pikë bashkimi midis Lindjes e Perëndimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur u nda Perandoria Romake e Lindjes në atë të Perëndimit. Vija e Teodosit ra mes përmes shqiptarëve, por nuk i ndau dot. Shqiptarët i mbijetuan ndarjes më të madhe politike te njerëzimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur u nda Kisha Katolike nga Kisha Ortodokse. Ndarja e dy kishave kaloi m’u në mes të shqiptarëve, por nuk i ndau dot. Shqiptarët i mbijetuan ndarjes më të madhe të krishterimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur nisi dhe bitisi dyndja valë-valë e sllaveve barbarë drejt Ballkanit. Ishte dyndja më e egër drejt qytetërimit Evropian. Shqiptarët i mbijetuan dyndjeve sllave dhe ndonëse do humbnin mjaft troje dhe popullsi prej tyre, serish do mbijetonin mrekullisht, madje do i rimerrnin disa troje në kohët moderne.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur Otomanët iu vërsulen Evropës. Hordhitë Otomane e pushtuan këtë tokë, por nuk e poshtëruan popullin shqiptar. Otomanet i tjetërsuan pjesërisht edhe besimin fetar, por nuk i cenuan thelbin shpirtëror shqiptareve të shenjtë.
Shqiptarët ishin në këto hapësira gjeografike kur shpërtheu “Kriza Lindore” midis Rusisë Cariste dhe Osmaneve ne vitet 1877-1878. U perplasën dy fuqitë më të mëdha të kohës. Shqiptaret u bënë shesh betejash të pafund të interesave imperiale dhe të nacionalizmave Ballkanike. “Nacertanie”, Megalidea”, “Vorioepiri” dhe ëndrra të tjera nga Perëndimi Latin iu sulen trojeve shqiptare , por shqiptarët mbijetuan sërish.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur mes për mes Evropës ra “Perdja e Hekurt” që rindau sërish Lindjen dhe Perëndimin mbas Luftës së Dytë Botërore. Një mur u ngrit në mes të Berlinit. Një mur tjetër u ringrit midis shqiptarëve. Por shqiptarët mbijetuan mrekullisht.
Dhe si një magji e shekullit  21, shqiptarët u ringriten akoma më të fuqishëm mbi pirgun e gjakosur të shekujve dhe mbi rrënojat e trashëgimisë tragjike, duke tronditur Kombe të Mëdha e të vogla të kohës.
Mbas luftërave Ballkanike, dy Luftërave Botërore dhe Luftës së Ftohtë gjysmë shekullore, Shqiptaret mbrojtën shtetin e vjetër, Shqipërinë dhe themeluan shtetin e ri, Kosovën. Jo vetëm kaq. Shqiptarët krijuan dhe ruajtën harmoninë fetare e kulturore. Pra Shqiptaret i’u rikthyen vetvetes dhe Evropës midis tramundanave të përplasjeve Lindje-Perëndim.
Në historinë e njerëzimit Shqiptarët kanë hyre tanimë si një popull i vogël që kanë krijuar ura lidhje dhe jo ndarje midis civilizimeve, kanë krijuar harmoni dhe jo urrejtje midis besimeve, kanë krijuar paqe dhe jo luftëra midis popujve, kanë krijuar solidaritet dhe jo urrejtje midis kombeve, kanë krijuar ringjallje dhe jo varrosje të vlerave. Këtë sinteze vlerash mbarti në tërë jetën e veprimtarinë e saj Nene Tereza, me të cilat tanimë po ngjitet ne panteonin e shenjtorëve.
Pra edhe në këtë milenuim Shqiptarët i dhuruan edhe shenjtorë njerëzimit. Për këtë Shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenar. Historia e tyre ka qenë tragjike. E sotmja është sfidante. Por e ardhmja është e ndritur.
[the_ad id=”6025″]
[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit