Get a site

Sulm tjetër ndaj Sinadinovskit, i demolohet makina

Të premten pasdite persona të panjohur kanë demoluar makinën e profesorit Branisllav Sinadinovski, i cili para dy javësh u zgjodh kryetar i Organizatës fetare të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Makina është demoluar, i janë prerë gomat dhe janë dëmtuar pjesë tjera të veturës.

145304051341829

Profesori Sinadinovski theksoi për INA se ka dyshime se sulmi është për shkak se ai është deklaruar publikisht shqiptar ortodoks dhe pas regjistrimit të Shoqatës së Shqiptarëve Ortodoks në Maqedonia nga ana e gjykatës.

“Nuk është ky sulm i parë. Kam pasur probleme dhe kërcënime edhe herave tjera. Policët erdhën mirëpo nuk kërkuan as gjurmë e as gjëra tjera për zbulimin e autorëve edhe pse dje nuk binte as shi e as borë. Mendoj se qëllimi është për të ushtruar presion ndaj meje sepse vazhdimisht më paraqiten persona me numra të panjohur dhe më kërcënojnë me likuidim fizik, mua dhe familjen time”, deklaroi prof.dr.  në bisedën për INA. Ai ka kërkuar mbrojtje nga institucionet, por edhe përkrahje nga shqiptarët kudo që janë. Sinadinovski është autori i librit “Shqiptarët ortodoks në Maqedoni” dhe se sipas tij, ky komunitet në masë të madhe i asimiluar numëron mbi 100 mijë veta. (INA)

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit