Lejimi i Cecës në koncert përdhosje e gjakut për lirinë e Kosovës!

Në emrin e”Unioni Kulturor për 3 fshatrat Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë), Murrizajë (ish Gllogovicë)”,dhe Këshilli iniciues nga diaspora me qendrat e veta Gjermani ,Zvicër dhe Austri si dhe ai organizativ i saj në atdhe u dërgojmë Telegram Urimi Shoqatës “Trojet e Gollakut” me sa vijon:
Shoqatës “Trojet e Gollakut” u jemi mirënjohës për angazhimin me kapitullin e ri drejtë “Identitetit Autokton” që ka hapur për këtë pjesë të Galabit. Njëkohësisht ju falendërojmë për zgjedhjen e fshatit Gjelbërishtë, ku do të mbahet takimi i parë nismëtarë. Në mungesë të pjesëmarrjes tonë nga Diaspora kemi zgjedhur këtë rrugë që përmes këtij Telegrami të jemi edhe ne përkrah jush në këtë Eveniment të sotëm. Ne ju dëshirojmë suksese në të ardhmen kudo që do mblidheni sërish.
1. Le të jetë kjo ditë pikënisje për Projekte të reja që kësaj ane i kanë munguar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e kohës.
2. Le të jetë kjo ditë një shkëndijë e re shprese për banorët e këtyre zonave të thella, për ata që mërguan në Turqi, nëpër Qytete të ndryshme të Kosovës, kudo në Diasporë e gjetiu, se akoma ka njerëz idealist e të denjë që këtyre Trojeve do t`u dalin Zot siç u dolën nëpër të gjitha luftërat e kohës.
3. Prioritet ka zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik ,kulturor dhe social i kësaj Malësie.
4. Autostrada është pore dhe medikament i zgjedhjes se problemit të kësaj ane dhe duhet të vazhdoj ndërtimi i saj nëpër Galab – Keqekollë, Prapashticë, Mutivodë, Dushkajë, Gjelbrishtë, Zajqec, Tugjec e deri te Kapia në Svircë ku do të hapet një kalim i ri kufitarë ashtu që të lidhet direkt me Medvegjë dhe Kosovën Lindore .
5. Nëpër Fshatrat e kësaj Malësie duhet të investohet në degëzimin e rrugëve që do e lidhnin secilin fshat, duhet të investohet në rrjetin e telefonisë Kabllore dhe Mobile qe ky popull eshte ma i izoluar totalisht.
6. Të investohet në ndërtimin e Muzeve Etnografik qe do te jete gjithëpërfshirës për rajonin e Gallabit. Të ndërtohen shtëpitë e kulturës, atyre shëndetësore, ashtu që populli i shpërngulur nga mungesa e kushteve themelore për jetë të kthehet në Vatrat e tyre.
7. Kush nuk është i gatshëm nga Politikanët t`i hyjnë këtyre Projekteve që janë më se të domosdoshme për këtë Malësi është më mirë të largohen pa pas nevojë për thirrje.
Le të jetë pra ky takim i parë i këtij niveli si mesazh për të gjithë banorët e Galabit, kudo që jetojnë se pa i bashkërenditur forcat e guximshme, progresive drejtë një sfide të re kjo Trevë do të mbetet sërish nën mëshirën e kohës dhe individëve të pa përgjegjshëm.
Me këtë rast ju ftojmë të gjithëve në Takimin e radhës për Manifestimin Kulturor për 3 Fshatrat që do të mbahet me datë 13 e 14 Gusht 2016 në Dushkajë. Të gjithë jeni më se të mirëseardhur.
Në emrin e “UNIONIT KULTUROR PËR FSHATËRAT DUSHKAJË, GJELBRISHTË DHE MURRIZAJË” Në emrin e këshillit iniciues nga Diaspora dhe Këshillit Organizativ pranoni urimet dhe përgëzimet tona më të përzemërta me rastin e këtij Evenimenti.
Me Respekt nga Këshilli Inicues nga diaspora: Asllan Dibrani,Bilur Murati,Shehide Haziri ,Ramadan Dibrani,Aurora Dauti, Naser Sherifi dhe Naze Gashi.
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë! Më 2 Korrik në ora 13:00 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi “Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata “Trojet e Gollakut” në krye me gazetarin dhe veprimtarin shumë vjeçar të dalluar zotin Bahtir Cakollin. Me këtë rast do të shënohet 2 Korriku – Datën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990 në Kosovë. Por edhe 4 Korrikun – “Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve”,Këshilli organizativ për publikun lëshon këtë:
Ftesë-thirrje
–Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant,me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990 dhe kori diplomatik në Kosovë. Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci,Vraja,Medvegja dhe Presheva,prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për
Kosovën me sa vijon:
Shoqata “Trojet e Gollakut”që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme ne fusha përkatëse dhe shëndetësore qe t’i dilet në ndihmë kësaj zone. -Gjatë gjithë ditës do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për kontrolle të grave (kontrolle të kancerit) pa pagesë, kontrolle të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj. Gjithashtu do të ketë muzike popullore, folklorike dhe argëtuese për të rijnë me këngëtarët pjesëmarrës si:
Ganimete Abazi&ProBand, Shemsi Krasniqi, Riza Selimi, Vjosa dhe Adelina Emini,Fatmir Makolli, grupi “Gollaku” , Dr.Majk e shumë të tjerë nga Gollaku dhe diaspora. Muzika dhe argëtimi do të vazhdojnë deri në orët e vona. Shoqata “Trojet e Gollakut” edhe në të ardhmen do të merret me prezantimin e problemeve të banorëve të Gollakut para institucioneve komunale dhe qendrore,por edhe begatimin e jetës kulturore për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj ane. Shoqata “Trojet e Gollakut” do të jetë ngushtë e lidhur edhe me shumë shoqata dhe organizma të kësaj ane. Kjo shoqatë ka si synim duke organizuar kampe dhe shumë aktivitete tjera nëpër fshatra te kësaj ane . Do të synohet edhe avancimi i pozitës së gruas në Gollak, përmes vizitave mjekësore, zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës nëpërmjet projekteve për gra si kultivimi dhe rritja e fidanëve të ndryshme dhe aktivitete për kthimin e banorëve të shpërngulur nga këto treva. Pra më 2 Korrik të gjithë në Hajkobillë – “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme ti shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni po të jeni aty ne dy takim impozante njëra në Gjelberishtë- Hajkobillë me 2 korrik dhe tjetra me 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional ”
[the_ad id=”4118″]
Të shkruash për njerëz të mëdhenj , je i nderuar dhe i privilegjuar, nga se ke të përballësh me njeriun qe ka bagazh të madh nga e cila shumë lehtë mund të formulohet një portret i tij dhe reportazhi në pika vizuale . Por ta portretesh dhe ta përmbledhësh aktivitetin,veprimtarinë dhe një mori suksesesh është vështirë siç kemi te bëjmë me Latif Demoillin ,sportistin,aktivistin,lobistin dhe mjeshtrin e madh të ndarjes së drejtësisë në boks ,gjyqtarin me licence ndërkombëtare. dhe veprimtarin e madh për çështjen kombëtare.
Latif Demolli u lind me 15.03.1960 në fshatin Gllogovicë “Malësia e Gollakut . Të njëjtin vit shpërngulet me familje në Prishtinë,ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin “Xhevdet Doda”.Ai ndoqi edhe 2 vite,Fakultetin Juridik dhe e ndërpreu për shkak të shërbimit ushtarak. Latif Demolli si fëmijë ishte i zhdërvjelltë. Ai u dallonte ma i shkathet se moshatarët e vet. Me boks fillo të ushtroj si 14 vjeçar. Fillimisht në vitin 1974, si junior në” K.B-Prishtina”. Në atë kohë ishte edhe tek (K.B.”Radniqki”),që e udhëhiqte trajneri Branko Dragishiq. Ky me zellëshmërinë e tij u bë një emër ne sportin kosovar dhe ma gjerë. Nga ky klub vazhdoj ushtrimet ne ekipin e trajnerit legjendar Lah Nimani. Sukseset e Latif Demollit si junior ishin të mëdha. Ai fitoi 4 –here titullin kampion i Kosovës në peshën 63kg. Në vitin 1977 në konkurrencën e juniorëve shpallet nën kampion i ish –Jugosllavisë në peshën për 63 kg në Beograd. Në vitin 1978 bëhet anëtar i “Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë” së bashku me Sami Buzollin boksojnë në qytetin Eger te Hungarisë. Konkurrenca ishte e fuqishme ky u kandidua për pjesëmarrje në” Kampionatin Botëror” për të rinj. Në vitin 1980 kryen shërbimin ushtarak të asaj kohe,kjo e dëmtoi pak në karrierë ku stagnoi por sportin i kishte ne shpirt vazhdoj ne karrierën e re . Pasi u kthye nga shërbimi ushtarak u kthehet stërvitjeve prapë në vitin 1980 në ekipin e parë të “Klubin e Boksit Radniqki” Prishtina. Ai bëhet pjesë e rëndësishme e këtij klubit ne kategorinë e mesme dhe gjysmë të rëndë ku ishte zëvendësues i Nazif Gashit dhe Xheko Muhoviqit. Bokson kur kishte nevojë për klubin si në Nish,Prokuplje,Borove,Prishtinë etj ,në vitet 1980-1983. Këto tri vite kanë qenë pjesa, bazë e Klubit të Boksit Prishtina”dhe ishte ekipi i brezit të artë. Klubi i boksit ”Prishtina” u stolis me 5 tituj të artë në ish Jugosllavi.
Boksieri Latif Demolli ma në forme vazhdoi drejt sukseseve te reja me pjesëmarrje edhe në turnet ndërkombëtare si në Pllovdiv (Bullgari),Eger (Hungari) për përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë së bashku me legjendën e boksit Sami Buzollin. Me iniciativën e kryesisë së Klubit Prishtina ,Demolli propozohet për gjyqtare federativ të boksit në Kragujevc. Në mesin e tyre ishin edhe ish boksierët,Bajram Hashani,Xheko Muhoviq,Rrustem Konjuhi etj,por licencohen vetëm Demolli dhe Konjuhi. Në atë kohë Latif Demolli ishte referi më i ri në ish Jugosllavi dhe në moshën 24 vjeçare referon në këtë disiplinë sporti në ish Jugosllavi. Në vitin 1988 i nënshtrohet provimit për gjyqtar ndërkombëtar, ku edhe aty licencohet me titullin “Mjeshtër i referimit ne ringjet e boksit si gjyqtar ndërkombëtar me sukses të lartë.
Periudha e viteve 1991-1999 Kosovën e gjeti nën presione psikike ,fizike dhe moral,në politikë, por edhe në sport nga regjimi i Milloshviqit!
Pas vitit 1990 në Kosovë regjimi i Serbisë fillon të bej presion në institucionet e Kosovës dhe të largoi shqiptarët nga vendet e punës nga fabrika ,uzina dhe po ashtu edhe nga Palestrat sportive , klubet etj.
Pamje e Latif Demollit në palestra të sportit ndërkombëtare, i nderuar dhe shumë i respektuar nga bashkëpunëtoret e tij!
Demolli i pajisur me një frymë kombëtare nga te parët e vet qe brez pas brezi ishin kundërshtar të pushtuesve, ra në sy tek regjimi me piunat e vet shqiptarë,me çka u ballafaquar edhe në forma frontale nga e cila nuk mundi të duroj dhe emigroj në Bullgari. Aty e gjeti veten edhe në fushën e biznesit, pa ju nda edhe sportit, më qe ishte një kuadër mjaft i famshëm për moshën e re që kishte.
-Ai edhe nga Bullgaria ndihmon në pavarësimin e boksit ku sporti ka qene i pamundur,dhe herë pas here vinte në Kosovë të ndaje drejtësinë si gjyqtare i boksit. Në këtë kohë garat u mbajtshin në Palestra të shkollave fillore,ne livadhe,ne ringje të improvizuara dhe vende të vështira me qellim qe mbahej gjallë edhe sporti shqiptar i pa varur nga Beogradi. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2000 kur Kosova hyri në fazën e çlirimit nga Serbia,me iniciativën e Latif Demollit formohet,shoqata e gjyqtareve të boksit në Kosovë. Udhëheq te gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si në Shqipëri-(Tirane,Durrës,Shkodër,Pogradec) Maqedoni –(Shkup,Kumanovë,Gostivar),Mal i Zi –(Podgorice,Cetinje,Berane) Bosne e Hercegovin –(Sarajeve,Mostar,Tuzell,Zenice) Kroaci –(Zagreb,Pulle,Rjekë) Hungari – (Budapest,Debrecen,Keckemed etj.
Poloni (Varshavë,Katovicë,Krakov,Lodg,Rybnik etj.) Çeki- (Ostava,Ustilaben,Moravska Trebova etj.)
Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë Botërore!
Ne vitin 2012 Federata e boksit te Kosovës pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërorë të boksit AIBA. Po ashtu Latif Demolli jep provimet dhe licencohet si gjyqtar Botëror me licencë R/J AIBA. Latif Demolli është i vetmi gjyqtar shqiptar historikisht me licencë botërorë AIBA të boksit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.
Pamje e Latif Demollit ne Ringun e Boksit në Palestrën e sportive duke referuar përkatësisht ngritjen e dorës së fituesit .
Nga viti 2012-2016 Gjyqtari me licence botërore AIBA z.Latif Demolli ndanë drejtësinë në shumë turne ndërkombëtare qe janë në kalendarin e garave zyrtare botërore dhe Kampionate Evropiane si në : Kampionati Evropian për femra në Poloni, Kampionati Evropian për junior në Hungari, Kampionati Evropian për femra në Hungari. Turnet ndërkombëtare botërore AIBA dhe Evropiane EUBC si në Çeki,Itali,Turqi,Kroaci,Sllovaki,Bullgari,Maqedoni,Mali i Zi,Poloni,Bosne e Hercegovin etj. Pjesëmarrës si menaxher i ekipit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Kazakistan,Azerbejgjan,Bullgari,Tajwan etj.
Ai shkoj edhe me tutje bë Menaxher në Kampionatin Evropian në Itali, Poloni,Hungari,Bullgari etj. Latif Demolli është dëshmuar si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Këtë e dëshmojnë dhe mirënjohjet,trofetë e shumta në Kosovë dhe rajon. Nga Federata e boksit të Kosovës është shpallur si gjyqtari me i mirë vitin 2014:
Mirënjohje, diploma dhe dekorime!
Me një serë mirënjohjesh, diplomash dhe dekorimesh zotin Demolli u shpërblyer gjatë të gjitha viteve që nga viti 2001,2002,2003,2004,2005,2007,2008,2009,2010,2012,2013,2014,2015. Po ashtu u shpall edhe punëtori me i mirë në Federatën e Boksit të Kosovës për vitin 2006.
Në vazhdën e karrierës së tij , edhe Komuna e Prishtinës Drejtorati për sport, Latif Demollin e shpall si gjyqtarin me të mirë të vitit 2009,2012,2013. Latif Demolli jo vetëm qe është gjyqtar AIBA i boksit por është dhe sekretar teknik dhe kryetar i komisionit të garave në Federatën e boksit të Kosovës. Në bazë të gjithë kësaj veprimtarie ,qe rezultojë Latif Demolli sot gëzon një autoritet dhe respekt në shoqërinë shqiptare ,por edhe ma gjerë. Zoti Latif Demolli me të dëgjuar se do të mbahen takime kulturore në Dabishec që graviton edhe fshati i lindës së tij,u prononcua që të jetë pjesëmarrës dhe përfaqësuese i Boksit që do të mbahen 4 meçe me rastin e këtij takimi me datën 13-14 Gusht 2016.
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Ky projekt është përcaktuar nga “qeveritarët e famshëm kosovarë ” dhe kanë ndarë shumë fonde për ta realizuar. Ka pas edhe afera korruptove,keqpërdorime dhe ma në fund stagnim!?. Autostrada e Kosovës Morinë-Merdare,plan sipas projekteve të ekzekutivit kosovar i gabuar në destinacion i pa kuptimtë dhe i pa vlerë!
Lind pyetja pse është i gabuar ?
Sepse ky aks rrugor nuk ka ndonjë rol dhe dobi për shqiptarët përtej kufirit nga se pika kufitare e Mendarës drejtimi i Prokuples në Serbi, edhe se ishin vendbanime shqiptare, ma nuk ka, nga që u përzunë në viti 1878 e këndej nga terrori dhe gjenocidi serb!.
U ndoqën nga okupatori serb dhe nuk la ma shqiptarë atje, pos toponimeve shqiptare që kanë mbetur gjurmë të historisë. Ky popull ishte atje autokton sipas toponimeve që sot një numër i madh qytetarësh të Kosovës i mbajnë këta mbiemra si kujtim nga kanë prejardhjen si: Kastrati, Bllaca,Vllasa,Grabanica,Spanca,Konjusha,Gajtani,Arbana,Breznica,Muhaxheri,Maqedanci,Kapiti,Toplica,Saraqi,Ratkoceri etj.
Këto toponime sot shqiptarët e Kosovës i kanë si mbiemra të trashëguar në bazë të vendbanimeve shqiptare që t’i mbajnë në kujtesë. Përkundër reprezaljeve dhe terrorit që e ndoqi Serbia kundër popullit tonë, këto toponime u ruajtën deri me sot.
Pra, shikuar në retrospektivën historike, politike dhe diplomatike, asnjë organ qoftë nga Shqipëria, Kosova apo ndonjë institucioni shqiptar nuk e ngrit ndonjë reagim ndërkombëtar (kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë,për atë gjenocid në ato territore, po edhe dhe për pjesët tjera, të Kosovës Lindore(Preshevë, Bujanoc, Medvegjë .Madje as nuk u kërkuar dëmshpërblim për terrorin dhe provën gjenocidiale që përjetoj Kosova gjatë viteve 1998-1999. Serbia ishte shteti terrorist që zbatoj planet e Akademisë serbe me kriminelin dhe ekzekutorin kryekasapin e Evropës Sllobodan Millosheviqin!?.. Në Kosovën Lindore po ushtrohet edhe sot një terror i paparë, ku as shkollat dhe kultura shqiptare nuk lejohen,madje as simbolet e veta kombëtare të përdoren!
Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi zotërinj qeveritarë!
Tu themi mjaft sharlatanëve politik shqiptarë, mos luani me gjëra të shenjta si trashëgimtar babë -baba-dem të këtyre trojeve tona!!!Këto janë vlera nga paraardhësit tanë,pra kujdes . Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi (tokën e shenjtë arbërore të stërgjyshërve që na mbeti amanet ta ruajmë si sytë e ballit), prandaj larg duart nga pisllëqet e juaja të interesave personale klanore, grupore dhe rajonale!.Kosova Lindore është e Kosovës dhe e shqiptarëve. Ju me pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare?Ju e keni degraduar këtë vend të Malësisë së Gollakutqë dikur ishte magje e Prishtinës,por edhe sot është e banuar me mbi 70 % me Gollakas dhe pjesë tjera qe ndërlidhen historikisht me territoret shqiptare te Medvegjës deri të Leskovci.
-Këtu po e ndërlidhi edhe me çështjen e Autostradës së Kombit që shihet se për një arsye apo një tjetër, jeni duke e gabuar dhe stagnuar këtë projekt. Ju zotërinj qeveritarë nuk duhet destinacionin e saj ta vazhdoni në drejtim të Merdares , por duhet te lidhet për Malësinë e Gollakut,Keqekollë Dabishec,Kapitit,Medvegjes dhe zonat e Kosovës Lindore që shtrihen në Gollak -Karadak dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë më në fund të lidhet me aksin rrugor Beograd -Shkup.
Kjo vijë nuk i lenë të anashkaluar vëllezërit tanë në “Kosovën lindore” që të lidhen me rrugën e Kombit dhe me trungun e Kombit. Shumë domethënëse do te ishte dhe me rëndësi te veçanet, nëse kjo autostrade do të kishte kaluar nëpër Gollak, dhe Kosovën Lindore.
Kështu qe me kalimin e autostradës në këtë drejtim, do ti lidhte trojet shqiptare ne veçanti do t’ju ndihmonte banorëve te Kosovës lindore që të rikthehen në tokat e tyre stërgjyshore konfrom ligjeve ndërkombëtare qe i kanë aprovuar për rikthimin e serbëve në Kosovë. Asgjë mos të kërkohet ma shumë se sa aprovimi i ë drejtave të shqiptareve atje sikurse serbet që i gëzojnë në Kosovë se sa aprovimi i të drejtave të shqiptareve atje sikurse serbet qe i gëzojnë në Kosovë. Këtyre zonave të Malësisë së Gollakut ,do tu ndihmohet jashtëzakonisht ne aspektin e zhvillimit ekonomik, bujqësore, e sidomos të turizmit, për arsye së “Banja e Sjarinës” dhe vargmalet e kësaj anëve më bukuritë e veta përrallore mund të shndërrohen në pika turistike.
Boll ma ishim të bojkotuar nga Mbretëria serbo-sllave, që pikërisht këto ane ishin si mburojë e Kosovës ne rezistencën për mos pushtimin e Kosovës dhe pikërish,t për ketë as regjimi ish jugosllav edhe një qindarkë nuk e ka investuar kurrë ne këto anë!?.Prandaj mos hezitoni, por duhet të jeni në krahin e interesave kombëtare dhe strategjike.
Mesazh -thirrje dhe apel për spektrin politik ,ekonomik dhe kulturor të Malësisë se Gollakut Lindore,ndikoni në zbatimin e këtij projekti!
Ky artikull le të jetë si mesazh,thirrje dhe apel i të gjitha forcave politike, te organizatave qeveritare dhe jo qeveritare,qytetarëve të komunitetit shqiptarë që jetojnë ne Kosovën Lindore Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc , intelektualëve, krijuesve,biznesmenëve, veprimtarëve, shoqatave, klubeve ,organizma dhe veteran të vlerave tona kombëtare të Kosovës ,por në veçanti te Malësisë së Gollakut që të kontribuoni për realizimin e këtij projekti sipas përshkrimit.
I ftojmë, njëzëri t’i bashangjitëni thirrjes tonë për këtë qëllim kombëtar dhe strategjik edhe politikajtë Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafen nga Prapashtica ,Alnin Kurtin përfaqësues i Vetëvendosjes Prishtinë nga Ulqini -Gollaku,z.Behgjet Pacollin biznesmen dhe politikannga Mareci-Gollak,Valon Muratin politikan nga Hajkobilla- Gollak,Akademik Idriz Ajetin nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Kaqusha Jasharin politikane nga Tuxheci Gollak ,Luan Fazliun biznesmen dhe veprimtar nga Gollaku,Organizatën jo qeveritare që udhëhiqet nga gazetari Bahtir Cakolli në TV- 21 nga Krileva- Gollak,Arif Demollin shkrimtar nga gllogovica- Gollak, Lema Xhemen deputete në Kuvendin e Medvegjës nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Muharrem Salihun biznismen nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak, Demir Krasniqin këngëtar nga Tuxheci – Gollaku,Haki Demollin politikan nga Krileva-Gollak dhe vëllezërit Xhemë Xhemen dhe Ramadan Xhemen në SHBA krye lobist dhe financues në Kongresin amerikan për Pavarësinë e Kosovës,sot kryetar i Këshillin Shqiptaro – Amerikan Xhemë Xhema. Të lartpërmendurit ftohen që të krijojnë një bord apo këshill të organizimit të këtij projekti për ta zbatuar sa më parë në praktikë.
Vështirësitë ,synimet lokale dhe projektet Evropiane për Ballkanin perëndimor!
Duke pasuar parasysh se Evropa shpesh ka vepruar ne interesat e Serbisë apo planeve të saja.Edhe sot ndikon negativisht edhe në faktorët tanë politik të Kosovës. Ata kanë pengesa si në zbatimin e donacioneve të ndryshe,apo edhe projekteve të tilla siç është rasti i Autostrade,por edhe i lakmitarëve politik të Kosovës që interesat personale i vene para atyre kombëtare , siç është rasti i Lutfi Hazirit që pretendon ta qoj këtë rrugë nga arat e veta për Gjilan dhe Preshevë e Bujanoc sipas arsyetimeve te tij. Edhe këto bien si teza të pa baza kur kemi parasysh se Presheva dhe Bujanoci, po thuajse janë të lidhura me Autostradën aktuale të Shkup Bujanoc.
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morinë -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi!
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morine -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi. Segmenti për në Malësinë e Gollakut në drejtim të Kosovës lindore i konvenon edhe Kosovës që gjeografikisht ma shpejt del në autostradën për Beograd dhe kostoja do të jetë shumë më e lirë, qe të vazhdohet për në shtetet e Evropës. Ky mund të quhet një projekt i gabuar nëse në destinacion,prandaj ky artikull le të mbetet si mesazh urgjent që parlamenti i Kosovës ta fut në rend të ditës projektplanin e Autostradës së Kombit që të lidhet Permes Malessie se Gollakut Prishtinë-Keqekollë ,Prpashticë -Mutivodë ,pika aktuale kufitare -Kapit Banjë e Sjarinës,Medvegjë-Zajçevc dhe me zonat tjera shqiptare deri ne autostradën aktuale Beograd-Shkup. Është koha të reagohet në forma politike ,kulturore dhe ekonomike qe të shpëtohen ato vende pa u zbrazur të tërat si vende strategjike dhe ekonomike përforcim të Kombit shqiptar.
Autori i shkrimit është Asllan Dibrani ish i burgosur politik,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani,Publicist,Piktor dhe përfaqësues i mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. [email protected]
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Ishte mbrëmje e para disa ditëve qe e vizituam palestrën e sporteve në Prishtinë. Synimi i ynë ishte t’i takojmë pikërisht sportistët e Klubit të boksit „Gollaku“. Me tu sjellë pakëz nëpër disa shkallë dhe salla të ndryshme të palestrës se sportit,nga distanca u dëgjua ritmi i zhvillimit të ushtrimeve të sportistëve në këtë disiplinë. Aty takuam trajnerin e këtij klubi të vyeshëm dhe brilant për Kosovën që përmes boksierës kosovare, Donjeta Sadiku e ka siguruar finalen në kampionatin botëror në boks. Ky klub ka një kohëzgjatje të themelimit, që nga viti 2010 ,por rezultatet e kanë radhitur dhe vlerësuar njërin nga klubet më të suksesshme të sporteve në Kosovë.
Klubi i boksit „Gollaku“ pjesëmarrës në takimin kulturor të 13-14 Gushtit në Dabishec në Malësinë e Gollakut
-Besim Brahimi themelues i klubit “Gollaku”ishte një sportist që pati rezultate si boksier deri në vitin 2010 në klubin e boksit “Prishtina”. Pas një serë medaljesh dhe rezultateve ai themeloj klubit e boksit „Gollaku“ qe sot ka 53 anëtar ,nxënës qe vijojnë ushtrimet e rregullta në klubin “Gollaku”.Anëtarët e këtij klubi janë të moshës nga 9 vjeçar deri në moshën 20 vjeçare.
Klubi i Boksit Gollaku në stërvitjeve në objektin e Palestrës se sporteve ne Prishtinë
Nga ky klub thekson trajneri i këtij klubi zoti Besim Brahimi, se kanë dalë sportist me renome ndërkombëtare siç është edhe Donjeta Sadiku e cila u shpërblyer me një serë medaljesh lokale po edhe ato ndërkombëtare që edhe Kosovës i solli medaljen e parë te boksit në kategorinë e vet. Po ashtu një shtytje, këtij klubi i ka dhënë edhe boksieri Ylber Salihi që mbajti titullin e kampionatit në kategorie e vet për disa vite. Në radhët e këtij klubi ishte edhe boksierja tjetër Arta Brahimi nën kampioniste në Kosovë ndër ma e mirat. Patriot Behrami njeri ndër boksierët, po ashtu më të mirë qe nga 58 ndeshje garuese rezultojë me 54 fitore dhe tri barazime.
-Klubi “Gollaku” nga nxjerre nga gjiri i vet shume kampionate nga Kosova. Ky klub u shpall klubi ma i suksesshëm për vitin 2015. Po ashtu iu shpallen tre boksier ma të mirët në Kosovë. 1.Shpetim Bajoku pionieri ma i mire si sportist në Kosovë.
2.Partriot Behrami u shpall juniori ma i mirë në Kosovë .
-Në pyetjen tonë se si ju lindi ideja që ta veni ketë emër me karakter rajonal?.
-Zoti Besim Brahimi-Geci nga Prapashtica tha se vërtet nga vet krijimi i një injorance qe ju ka bërë këtij vendi deri me tash,ne vendosem që me ketë emër të prezantohemi si klub me qe Prishtinën e përbejnë mbi 80% e popullatës se rajonit tonë. Me të dëgjuar për projektin e takimeve kulturore, që do të mbahen në Dabishec me 13- 14 gusht te këtij viti 2016 zoti Besim Brahimi me stafin e Klubit “Gollaku dhe me gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demollin u prononcuan për pjesëmarrje në këtë ditë madhështore. Po ashtu pika të garës në boks e kemi edhe në projekt. Këta do të jenë përfaqësuesit e kësaj pike me pjesëmarrjen e këtij klubi komplet me ringun profesional qe do ta sjellin në ditën e takimeve sportive dhe kulturore në Dabishec .U ndamë nga ky klub i mrekullueshëm me një përshtypje te jashtë zakonshme se e ardhmja do te nxjerr edhe tjerë sportist, me çka në fund u përshëndetem me “Mire u takofshim në takimet sportive dhe kulturore të “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë Dabishec si Bashkësi Lokale dhe me dy fshatrat tjera Gjelbërishtën ish Hakobillën dhe Murrizanjën ish Gllogovicën.
[the_ad id=”4118″]
Nga Asllan Dibrani
Fshati në trevën e Gallapit ,gjegjësisht në rastin konkret në fshatin Murrizajë -Gllogovicë ishte burim i jetës në plotësinë e nevojave e fjalës për të jetuar . Në kushte shumë të vështira bëhej dhe organizohej jeta, por me një fisnikëri, bujari e krenari nga një traditë e cila sot ka zënë të zbehet, mjerisht dhe fatkeqësisht nga shumë faktorë të ndryshëm. Në mungesë të shumë kushteve themelore për jetë, njerëzit atë botë pësonin nga sëmundjet pa pasur ku të drejtoheshin për ndihmë nga e cila shumë banorë morën rrugën e kurbetit edhe pas luftës së fundit me 1999.
Banorë të shumtë të tij u zhvendosen nga ky fshat në qytete tjera dhe në mërgim.. Një numër i tyre me këmbëngulje nuk e lëshuan fshatin ,por pati ndër ta edhe se e lëshuan ju kthyen prapë me investime. Të tillët janë Bashkim Demolli fermer i Bletarisë dhe plantazhit të kumbullës që rastësisht u takuam në dyert e Komunës së Prishtinës për kërkesën e rregullimit të rrugës dhe ankesave tjera. Nga kureshtja që më bëri ky djalë i ri me një pamje elegante dhe përshtypje kulture ,por edhe nga keqardhja ,ja mësyva këtij fshati që shtrihet në vargmalet e Malësisë së Gollakut 40 km nga Prishtina. Me tu afruar, këtij fshati piktoresk për të arritur në lagjen e Demollëve, u detyrova këmbë të udhëtoj mbi 1.5 km deri në vendbanimin e tyre të bukur ku te shoqëronte aroma e luleve ,cicërima e zogjve,rrjedha e ujët të gurra e kroit të Kishës i sjellur te lagjeja qe nga koha ilire me gypat e dheut,ndonjë zë i fshatarëve në vlugun e punëve pranverore etj . Aty dielli ndërkohë dilte pas reve të dendura që ishin nën qiellin e këtij rajoni të mrekullueshëm sa për t’idhënë një nuancë koloriti fushave dhe maleve të këtij fshati.
Pamje e fshatit Murrizajë-Gllogovicë me plantazhe kumbulle ,dardhe ,molle dhe me bletë në lagjen e Demollëve.
Atje takuam edhe ,Remzi Demollin,Izet Demollin,Fazli Demollin,Sheqir Demollin,Ismet Demollin etj. Këta kishin investuar si fermer me veprimtari të ndryshme. Blegtoria,bletaria,plantazhi i mjedrës, mollës,kumbullës dhe dardhës ishin primare për këta fshatar dhe prodhues të vyeshëm. Shaqir Demolli thotë është viti i tret që ka investuar, dhe pritet të ketë rendimente të mira ne vitet në vijim, por ishte i zhgënjyer se nuk kemi rrugë për plasimin e tyre në treg. Te gjitha prodhimet duhet bart me krah deri te rruga theksojnë nga ke ardhur ti Remzi Demolli . Po ashtu edhe Bashkim Demolli me Vesel Demollin babë e bir ishin në vlugun e stërpikjes së pemëve, që ishin mbjell që pesë vite. Mikpritja nuk mungoj edhe nga nusja e Bashkim Demollit, agronomja profesionale qe ka studiuan Fakultetin e Bujqësisë dhe shoqëruesja e këtyre investimeve Fatime -Sejdiu -Demolli. Ajo bëri kafen ,por ishte shume këmbëngulëse se kjo tokë është e artë, por shteti na ka harruar fare andaj puna dhe vullneti i ynë është skeptik kur as edhe një cent kush se ka investuar për infrastrukturën e këtij vendi shprehet e revoltuar zonja Fatime. Familja Demolli janë prodhuesit ma me zë në Malësinë e Gollakut me prodhimin e mjaltit ,por edhe me cilësinë më të lartë. Edhe këta u shprehen shumë të revoltuar nga se theksuan se jemi si në burg pa rrugë pa kushte edhe minimale. Veseli Demolli thotë se kumbulla e jonë asnjë vit nuk mbetet pa u shitur i kemi kërkesat e mëdha, por pa rrugë jemi si pa sy e pa duar. Ma tutje thekson se i falënderojmë miqterinjtë qe i kemi dhe vinë i marrin vet me krah se ne nuk kemi me çka i dërgojmë në treg pa rrugë. Po ashtu edhe Bashkimi pak metra ma larg ishte në organizimin e renditjes se shtëpizave në shtimin e bletëve të reja qe ja kishin dhënë një pamje shumë të bukur një skaj livadhi me ajrin shumë të mirë me një klimë të veçante për zhvillimin e bletarisë. Si në shaka ju kërkova një kg mjaltë, por me keqardhje thanë se nuk kemi edhe për ilaç, i shesim me kohë vet vinë i blejnë këtu thotë Bashkim Demolli ekspert i zhvillimit të bletarisë në këtë rajon. Ai shprehet se kam kryer kurës për kualifikimin e këtij profesioni. Ai thekson se nuk përton ti udhëzoj edhe tjerët që duan të merren me këtë veprimtari në këtë rajon. Sipas disa fshatareve ju keni tradite bletarinë e pyata?
-Hahahah buzëqeshi Zoti Vesel Demolli,mirë të paskan informuar se, ne vërtet e kemi traditë nga te parët tanë, por edhe baba im Gjemajl Hoxha-Demolli, u marrë me këtë veprimtari dhe unë e kam trashëguar nga ai,por e kam përcjell edhe tek Bashkimi, qe tani është shumë ma ekspert se ne qe ishim. Tani lehtë të merret njeriu me bletari se përpara thotë z.Vesel Demolli. Pyetja jone ishte si e keni krijuar aq emër si bletar në këtë anë?
Pamje e bletëve të pronarë ve Vesel dhe Bashkim-Fattime Demollit në Gllogovicë
-Ai u përgjigje: Është mjalti ma cilësor me gjithë këtë lum lulesh çka sheh me sy janë të tyre thotë zoti Vesel Demolli i buzëqeshur dhe për kete vet prodjhimi i yne cilesor ka krijuar edhe emrin dhe tregun. Për rrugën të shqetësuar dhe mendime identike dhanë edhe disa fshatar qe ishin banorë të lagjes Demolli ,por edhe tjerë qe kishin dal sa për vikend ,ndërsa veturat i kishin lënë në rrugën e asfaltuar më larg . Reagimet këta fshatar disa here i kishin shtruar edhe me shkrim si lloj peticioni dhe reagime me gojë dhe në forma kolektive ,por deri me tash qeveritarët i kanë shti veshët ne te shurdhër dhe ky popull është në një gjendje shumë të mjerë dhe i izoluar nga bota. Disa banorë janë fermer kështu që çdo gjë janë të detyruar me krah ta bartin si ushqimin dhe nevojat e veta ,por edhe rendimentet e veta prodhuese janë në hall si ti bartin me krah, andaj është koha e fundit që zyrtarët mos të reagojnë nga kolltukët e buta qe me votën e këtij populli i kane marrë mandatet !!! Këta banorë theksojnë se jemi ankuar në drejtorinë për infrastrukturë dhe zhvillim, por kot. Bashkim Demolli thotë se kam qenë disa herë te Hysen Durmishi, por me injorancë e ka zvarritur ndërtimin e rrugës nga LLapsideja për te livadhi i Pajës , kroni i Ahit ,për të shtëpiat e Avdullah Demollit, Nezir Demollit ,Feriz Aliut ,deri ne lagjen e poshtme Demollëve dhe lagja e Aliu.
Rruga aktuale qe tani përballen njerëzit e fshatit Murrizajë-Hajkobillë të irrituar ,te mërzitur dhe të pa shpresa!?.
Nevojat për këtë rruge që të shtrohet në asfalt kanë shumë banorë si Hamdi Aliu ,Shemsi Aliu,Amerllah Aliu ,Shaip Aliu,Kadri Aliu,Ilaz Aliu,Nazmi Aliu,Hasan Demolli,Jakup Demoli,Murat Demolli,Ferat Demolli,Selim Demolli,Muhamet Demolli,Adem Demolli,Osamn Demolli,Ali Demolli,Fadil Demolli,Ragip Demolli,Ismet Demolli,Hamit Aliu,Isuf Aliu ,Xhemshit Demolli,Jahir Demolli,Rashit Demolli,Murtez Demolli,Xhafer Demolli,Elez Demolli,Gani Demolli,Arif Demolli,Ramadan Demolli,Milazim Demolli,Maliq Aliu,Kadri Aliu,Hysen Aliu,Rexhep Aliu,Ramiz Aliu,Ruhan Aliu,Abaz Aliu,Halim Aliu,Gani Aliu ,Ajvaz Aliu,Hasan Aliu,Halil Aliu,Bajram Aliu,Nazmi Aliu,Ramë Aliu,Fehmi Aliu ,Gani Aliu ,Muhamet Aliu,Hajriz Aliu ,Ismet Aliu,Mehedin Aliu,Shefki Aliu,Vesel Bekteshi,Feti Dibrani,Salih Bektshi,Tahir Bekteshi,Bajram Bekteshi etj. Të revoltuar dhe të irrituar në qeveritarët e tanishëm janë pasi ka vite qe kemi kërkuar të na ndihmon komuna për hapjen e rrugës nga llapsideja në segmentin lartshënuar, por edhe sjelljen e rrjetit të telefonisë,pasi ne jetojmë këtu , po jemi në terr, as TV, as Telefon as rrugë!?. Ata theksuan më në fund se nëse nuk ndërmerret diçka të na ndihmojnë Komuna , jemi të detyruar të shpërngulemi të gjithë kolektivisht,përfundojnë pothuajse një zëri këta fshatar punëtor ,bujar dhe shumë mikpritës.
Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani fshati Murrizajë-Gllogovicë Malësia e Gollakut 2016
[the_ad id=”4118″]
Telegram ngushllimi
Me rastin e vdekjes së humanistit të madh Rupert Neudeck ne Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, popullin gjerman si dhe të gjithë bamirësësit globalë që iu ndihmojnë njerëzve të ikur nga luftrat dhe konfliktet.
Lajmin për vdekjen e tij e kemi pritur me indinjatë prandaj edhe ne i bashkohemi dhembjes dhe kujtimit per humanistin gazetari dhe mikun e shqiptarëve .Familja dhe farefisi i z.Neudeck kanë çdo arsye ta ndjejnë vehten krenar për humanizmin e treguar ndaj njerzve qe paten nevojë ai e dha. Kjo trashëgimi do të mbetet përherë në zemrat e popullit të Republikës së Kosovës si dhe tërë Diasporës-Mërgatës shqiptare në Gjermani, Austri dhe shqiptarëve kudo në botë.
Me nderime
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global
Zëdhënësi për MEDIA/Press
Avni Dervishi
TEL +46706312034
FaceBook: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar
Informon Asllan Dibrani
[the_ad id=”4118″]
-Në mbledhjen e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, mbrëmë me 29.05.2016 në orët e vona, pas më shumë se tri orësh debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. Në takim u shoshiten të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet me një shpejtësi shumë të madhe në shtetet e Evropës perëndimore dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shtrihet edhe në Australi dhe SHBA. Deri më tani ka bërë shtrirje në këto shtete: Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër dhe së fundmi në Gjermani. Janë në përgatitje aktivistët e shteteve të: Belgjikës, Holandës, Finlandës, Francës, Anglisë, Kroacisa, Sllovenisë dhe Bosnjës.
-Të mandatuerit e këtyre shteteve janë duke bërë përpjekje të arrijnë përgatitjet para pushimeve verore, t’i themelojnë degët e veta në shtetet ku akoma nuk janë të themeluara dhe të vazhdojmë me punën dhe Lobimin .
-Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte edhe tema e elementeve destruktive që ka mundësi të involvohen dhe ti bëjnë dëme këtij organizmi gjithëpërfshirës shumë shpresëdhënëse e cila po shtrihet me shpejtësi në tërë Globin. U përkrahën të gjithë ata që po punojnë 24 orë pa ndërprerë, por pati edhe kritika të ata që marrin detyra dhe nuk janë të profilit profesional sa duhet në punët e tyre, por u gjykua edhe oportunizmi,neglizhenca dhe pa papërgjegjësia e tyre…
-Si pikë e tretë e rendit të ditës u propozua dhe u miratua që Profesori,aktivisti ,deputeti i parlamentit suedez,dhe intelektuali i rrallë, z. Avni Dervishi të propozohet që të jetë zëvendësi i dytë i Kryesuesit dhe po i njëjti të jetë zëdhënës për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar. -Zoti Ani Dervishi është edhe Kryesues i Lobit për Suedi me ç’rast ishte iniciuesi i themelimit të tij në Suedi ,por ka lobuar dhe është duke lobuar edhe në shumë vende tjera te Botës në themelimin e tij.
Propozimi u votua dhe u miratua me shumicë votash.
-Nga takimi u diskutua me theks të veçantë që Lobistët dhe Lobistet nga mbarë bota të lobojnë më tutje për Atdheun. Të angazhojnë aktivistë dhe vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen e shqiptarëve në programin e shpresës,ne programin e Lobit që ky ka synim bashkimin e të gjitha forcave vepruese kudo qe gjenden për interesin e mbi 15 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë Globin e botës.
Bëhet apel edhe te të gjithë ata që kanë projekte të ndryshme rreth investimeve në atdhe të kontaktojnë me Lobin dhe ti realizojnë ato bashkërisht.
Prof Avni Dervishit Zëvendës i dytë dhe Zëdhënës i LEASH-it e përgëzojmë për një punë madhështore që ja ka venë vetit mbi interesat tona kobtare.
Nga Kryesia e përkohshme e LOBIT Euro-Atlantik Shqiptar
Më 30.05.2016 LEASH-it Gjermani. Informon A.Dibrani
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Po ikën vitet nga vrasja e dorës tinëzare jugosllave e likuidimit të intelektualëve shqiptar. Kujtimet po rriten ,dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar bëri shumë përpjekje që ta marr veten në duart e veta me shekuj. Themeluan shoqata , themeluan grupe vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi i partive politike ne diasporë nga Kosova ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati armiqve tanë me arritjen e përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë dobi populli i ynë nga to. Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën porosinë e martireve qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?.Deri më tash emri e dëshmoreve u shfrytëzua si marketing politik .Pikërisht duke e parë shqiptarët e Diasporës mangësinë dhe çalimin në primatin politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji,Suedi ,Zvicër dhe me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik Shqiptar Dega në Shtutgard për Gjermani.
Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën sikur i kanë marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës ,Sali Çekut dhe heronjve tjerë,për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka filluar t’i mbulojë pluhuri nga njeri te korruptuar qe kolltukët e vet i qesin para interesave kombëtare .Imituese ishte edhe arroganca dhe sjellja çnjerëzore ndaj të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve dhe porosinë e tyre që lanë si amanet çlirimin tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm pa e hequr kurrë synimin e bajraktarëve,manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar Dega në Gjermani bëri thirrje për ti dhënë vetes detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.
Në tubim morën pjesë një numër i madh shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një numër te rinjsh student që dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar shumë vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për në ora 12.00 ,ai u shty duke i pritur mysafirët nga pika më të largëta si nga Austria,Norvegjia,Zvicra,
Moderatori mësuesi i palodhshëm Zeqir Asllani hapi takimin duke i ndare minutat e pare për këndimin e Himnit të flamurit kombëtar ,po edhe me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj ju dha fjala e rastit,Mr.Ali Sylejmanit , që i përshëndeti të pranishmit dhe publikoj rendin e ditës. Po ashtu në pika të shkurta paraqiti programin dhe synimet e organizimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Dega për Gjermaninë. -Pas tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj qe shpjegoj ne pika të shkurta misionin e dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim edhe Skenderbeg Klaiqi kryetar i Lobit Euro-Atlantik Botëror ,shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit duke e theksuar se shumë të këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e organizimit në baza kombëtare. Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu. Ai më tutje tha se bashkimi i ynë krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të tjera. Besnik Miftari përfaqësues i Konsultës në Shtutgard, tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një iniciative qe është dashur shqiptarët ta kenë kaherë. Shqiptarët jemi ata qe i rezistuam ma se tepërmi sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë qe ju po e bëni është një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha organizmat e deri tashme synon t’i afroj ,ti bashkoj dhe t’i përforcoj për qëllimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime ,përçarje dhe bajraktarizma. Aty u kritikua edhe gjendja shumë e rëndë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë i ashpër u lëshuar edhe kundër qeverive aktuale që po përpiqen t’i minimizojnë dhe t’i zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan,ndërsa në tërë botën u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa ma shpejt ,Diaspora Shqiptare t’i ketë përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit në Gjermani u dëshmua serish nga fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve kaluan në pikën e rendit të ditës ne zgjedhjen e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:
Ali Sylejmani, Musa Tolaj,Fiqiri Muzeini,Nexhmedin Bytyqi,Arbion Gashi,Agim Krasniqi,Xheva Thaqi,Arta Ramadani, Hysri Osmani,Arta Dibrani,Fatmir Muçolli,Hasan Qyqalla,Ilmi Shyti,Sadik Zogaj dhe Bastri Smaili.
Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga këta anëtarë.
1.Musa Tolaj
2.Ali Sylejmani
3.Xhevat Fetahi
4.Arbion Gashi
5.Bastri Smaili
6.Drin Shabani dhe
7. Hazir Osmani
Lobi ka qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin , e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin ,bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh i bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet padrejtësia ndaj shqiptareve.
Nga Asllan Dibrani përfaqësues i mediave nga Lobi Euro-Atlantik me qendër në Gjermani
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Lobi Euro-Atlantik dita ditës po merr përmasa ma te mëdha .Tani më pas themelimi të Lobit Euro-Atlantik Botëror në Lörach të Gjermanisë, ai arrit ti zgjeroj degët e veta edhe në Norvegji ,Suedi ,Austri dhe ky i ditës së diel në Cyrih të Zvicrës .Në tubim morën pjesë një numër i madh gjithëpërfshirës i ish partive politike që veprojnë në Diasporë ,i shoqatave dhe klubeve të ndryshme, po ashtu edhe përfaqësuesit nga Austria, Gjermani etj .Në takim pati edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës. Pas antonimit të “Himnit Kombëtar” u përshëndeten të pranishmit nga iniciuesi i këshillit për Zvicër, Florim Useini. Kurse iniciuesi tjetër Binak Sylaj foli më gjerësisht për rëndësinë e formimit të Lobit. Për Platformën e përkohshme të Lobit foli iniciatori i formimit të Lobit shqiptar në Botë dhe njëkohësisht kryetar i përkohshëm z.Skenderbeg Klaiqi. Në diskutim pati zëra të ndryshëm që folën për rolin e këtij organizimi në rrafshin kombëtar,dhe vlerat e tij . U përmenden shifra edhe deri ne 15 milion shqiptar jashtë atdheut qe mund të jenë pjesë e këtij Lobi në një të ardhme të shkurtër,po edhe për interesat e kombit në të tërësi.
Me diskutim,propozime dhe pyetje morën pjesë z.Mulaj nga Ministria e Diasporës,Mentor Gashi anëtar i kryesisë së Lobit nga Austria. Ndërkohë fjala ju dha edhe njërit ndër sponsorët e lobit z.Shukri Ymerit nga Lörachu i Gjermanisë,Asllan Dibrani përfaqësuese i Lobit Euro-Atlantik për media,Ali Sylejmani nga Gjermani iniciues i themelimet të Lobit Euro-Atlantik dega në Gjermani ,Bilur Murati aktivist dhe veprimtar nga Zvicëra, Mirela Mezani nga Çameria,dhe përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve tjera nga Zvicëra Adnan Imeri, Alisetar Ramadani ,Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Meçani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, Aledin Ramadani etj.
Pamje te të pranishmeve gjatë punës së takimit në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik
Pas një pauze të shkurtër, u zgjodh këshilli themelues prej 15 anëtarëve, ku me kërkesë të pjesëmarrësve u propozuan, secili anëtarë i këshillit themelues të deklarohet në foltore duke u prezantuar në pika të shkurta. Dinamika dhe interesi i madh më në fund nxori në shesh listën e kandidatëve , si anëtarë të këshillit themelues nga këta anëtar:Florim Useini, Binak Sylaj, Mehmet Jusufi, Adnan Imeri, Alisetar Ramadani, Lurata Reci, Mirela Mezani, Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Mecani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, dhe Aledin Ramadani.
Këshilli i themeluar u zotuan se së do ta thërrasim takimin tjetër për Kuvendin e përgjithshëm të degës së Lobit në Zvicër .Ata thanë se ftojmë nga një përfaqësues të çdo shoqërie apo organizimi që ekziston në Zvicër me qellim të krijimit të një klime te përbashkët.
Pamje te të pranishmeve gjatë punës së takimit në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik ,Maj 2016. Foto A.Dibrani
Lobi sot ka ma një emër ,emrin e bashkimit për të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, në takimet e Lobit kudo që të themelohen dhe do të mbahen organizime .Në këto takime janë të domosdoshëm përfaqësuesit e çdo lloji subjekti apo organizate që vepron në diasporë.
-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.
-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dhe te zvetënuar ,të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.
Foto-reportazh nga Asllan Dibrani Zvicër Maj 2016
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan dibrani
Këto ditë u formua Këshilli punues nga Diaspora dhe bashkësia lokale për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë),për “Manifestimin Qendror” të takimit kulturor që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec.
Malësinë e Gallapit (Gollakut), për nga peizazhet, malet, thyerjet,lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pa favorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të vetën nga e cila shumë vendbanime janë shpopulluar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht duke u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme , por edhe të këtyre aktuale pas pavarësisë së Kosovës!
Malësia e Gallapit – Trevë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Novobërdë, Kamenicë, Bujanovc, Vrajë, Medvegjë dhe Lipjani.
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike, kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë, në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pa rreshtur iu vërsulen këtyre anëve me popull bujar, besnik, të sinqertë e trim. Armiqtë përmes luftërave synonin grabitjen e tokave shqiptare, plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pa fajshme dhe të pambrojtur! Malësorët e Gallapit, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori, që kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. -Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptar! Nuk ka dyshim, se ne e dimë që pushtuesi vjen për të pushtuar, poshtëruar, gllabëruar dhe eliminuar. Por tani ne jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve nga qeveritarët tanë, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment!?…
-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, ne Këshilli Iniciativ vendosëm që t`iu rikujtojmë se “Rajoni i Gallapit” është lënë pas dore, është harruar fare dhe anashkaluar si mos më keq. Në mungesën e kushteve një pjesë e madhe emigruan në shtete të ndryshme perëndimore si dhe në shumë qytete tjera të Kosovës. Duam t’iu rikujtojmë me dhimbje, të thyer në shpirt, të lënduar në zemër për të kaluarën dhe sakrificat shekullore të kësaj ane. E kujtojmë me dhimbje nocionin refugjat, që populli i kësaj ane priti në gjirin e vet për t’u shpëtuar presioneve dhe represioneve personale dhe familjare si dhe asaj kolektive,vëllezërve tanë qe u shpërngulën nga Toplica drejt Gallapit duke mos harruar edhe strehimin e dhjetëra mijëra refugjateve të asaj ane që u vendosën në këto treva. Ne iu bëmë vend atij populli nga Nishi Leskovci,Prokuplja ku u përndoqën mbi 700 fshatra shqiptare me zjarr,terror dhunë e reprezaljet më çnjerëzore.
-Ne rezistuam dhe qëndruam stoikisht në të gjitha kohërat që edhe sot e kësaj dite krenohemi. Nëse është për tu krenuar dikush, jemi ne, që asnjëherë në trojet tona nuk ka nxënë vend as turku, as sllavi as romi. Është territor i pastër, pasardhës pellazgo ilir. Prandaj, në sajë të kësaj kujtese ua bëjmë me dije se rajoni i ynë ishte ajo trevë që kontribuoj në të gjitha kohërat për Atdhe e Gjuhë nga e cila, pati pasoja dramatike përgjatë historisë .Ta rikujtojmë për një çast Prapashticën dhe Keqekollën e vitit 1921, me ç
rast brenda 24 orëve Serbia preu, vrau dhe masakroj mbi 1020 burra gra e fëmijë. Ta kujtojmë Dabishecin në luftën e dytë botërore, ku u dogj i tëri, pos tri shtëpi mbeten pa u djegur. T`a kujtojmë luftën e Dubokut në Gjelbërishtën në ish Hajkobillë, të asaj në Mutivodë etj. Pati të vrarë e të masakruar, të burgosur politik edhe pas luftës së dytë e deri në luftën fundit. Ky rajon dha prapë heronjtë e vet, por e keqja është se edhe pas çlirimit në vend që të ripërtërihet popullata në këto anë ajo migroj në mungesë kushtesh e infrastrukturës më elementare.
Këshilli punues shtron kërkesën e ndërtimit të një kompleksi-objekti për kulturë,art ,arsim dhe ekonomi për këto zona të braktisura mesa vijon me poshtë:
ë. Dhe, në fund duhet të rregullohet ambienti dhe infrastruktura për rreth këtij kompleksi dhe shkollës aktuale që Takimi Kulturo Artistik, më datë të caktuar edhe tradicional të ketë kushte, ku do të zhvillohet aktiviteti i manifestimit. Me këtë domosdoshmëri si imperativ kohe mendojmë që ta bëjmë një hap sa do të vogël për nxitjen e investimeve dhe kthimit të banorëve në këto fshatra piktoreske dhe të bukura. Më tutje, ju sjellim projekt planin e zhvillimit të manifestimit si me poshtë në këto disiplina kulturore dhe sportive:
Projektplani i mbajtjes së manifestimit dhe informimi sa i përket “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec:
Ne nga Këshilli nismëtar kemi marrë obligime me vullnet të mirë që gjithë andej në lidhje me këtë Manifestim që do të mbahet këtë vit në datat e lartë cekura t`a informojmë dhe ftojmë opinionin e gjerë, Komunën,Qeverinë, dhe institucionet tona me theks të veçantë banorët e shkapërderdhur të këtyre 3 fshatrave anë e mbanë rruzullit. Pjesëmarrës të domosdoshëm do të jenë edhe figura të ndryshme me renome kombëtare dhe ndërkombëtare që njihen si krijues, artist, sportist etj , të kësaj treve me çka, këshilli ka vendosur t’i dekorojë me mirënjohje të veçanta.
Qëllimi i organizimit të takimit kulturor dhe obligimet
mendojmë se me këtë punë do të arrijmë që këta njerëz dhe roli i tyre përgjatë zhvillimeve të kohërave të vihen aty ku u takon historikisht vendi dhe, me këtë takim mendojmë se do ta bëjmë një pune madhështore për rinjohjen e vlerave që pati kjo trevë edhe në rrafshin kombëtar.
Konkurset për pjesëmarrje i shpallim me kohë edhe përmes mediave. Të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë në Email-adresat e poshtëshënuara apo edhe me telefona që të formohen komisionet e punës.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në gara si në poezi sport etj,duhet të lajmërohen me shkrim ose në telefonat të anëtarët e këshillit si me poshtë
1.Gjermani:
Asllan Dibrani Tel.: 00491721349196 / 00491795017484 me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail : [email protected]
2.Austri:
Naser Sherifi Tel: 00436765211880; me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]
Bilur Murati Tel: 079 947 78 46; me qasje në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]
Dushkajë ish Dabishec
5.Hamdi Hyseni për kulturë art dhe sporte,drejtor i shkollës fillore Dushkajë ish Dabishec, me paralelet Gjelbërishtë ish Hajkobillë dhe Murrizajë ish Gllogovicë
Tel:044-623458
6.Dushkajë ish Dabishec:
1.Hasim Hasimi; Tel: 044-652-869
1.Sadri Murati; Tel: 044–811-945
Në emër të Këshillit ju urojmë mirëseardhje ,organizim i të gjitha formacioneve etë lartpërmendura po ashtu edhe bashkëpunim sipas kontakteve të lartshënuara. Mirë u takofshim në manifestimin e madh të13-14 Gushtit 2016 në Dabishec
Me respekt nga këshilli organizativ i Kërkesës së Projektit për zhvillim infrastrukture dhe kulture në Bashkësinë Lokale Dushkajë ish Dabishec:
[the_ad id=”4118″]
Shkruan Asllan Dibrani
Të shkruash për një njëri me famë të madhe është privilegj për gazetarin. Po të shkruash për portretin e një të reje me reputacion ndërkombëtar dhe bashkëvendëse nga Malësia e Gallapit dhe nga fshati Dushkajë ish Dabisheci,për mua është krenari dhe me nxiti ta shkruaj këtë reportazh-portret me përkushtim për këtë sportiste emër që flet vet.
Ma tutje ndihem dy herë krenar që Donjeta Sadiku është anëtare e “Klubit i Boks Gollaku”,që i solli Kosovës medalje ndërkombëtare për rangun e saj.
Donjeta Sadiku në “Klubin e Boksit Gollaku në Prishtinë” kreu stërvitjet që 5 vite me radhë dhe dallohet ndër më të mirat si sportiste nën rregullat dhe mjeshtërinë e boksit. Edhe përfaqësuesit e Klubit Gollaku japin opinione shumë pozitive për te. Me këtë klub shënoi rezultate të mëdha nga i cili u ngjit edhe në skenat e kampionatit botëror, ku u stolis me medaljen e argjend,pra medaljen e parë për Kosovën. -Donjeta me bisedën tonë që zhvilluam ndjehet shumë krenare, që kësaj i takoj dhe pati fatin t’i sjell medaljen e parë Kosovës për ketë fushë sporti. Ajo pretendon që në të ardhmen të jetë pjesëmarrëse, në çdo garë, qoftë evropiane apo botërore,dhe thekson se do të stolisem me medalje të reja. Ajo përkrah ndjekjes se shkollës së mesme në Prishtinë për të nxënë dije dhe kulturë, përgatitet edhe për studime të larta,por sportin pa e lënë anash nga e cila edhe në vitin e kaluar është shpërblyer me medaljen e artë në kampionatinn garues , që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Për këtë fitore na foli edhe sportisti dhe gjyqtari i madh kosovar z.Latif Demolli që nuk e fsheh gëzimin për Donjetën, po edhe për Kubin Gollaku dhe për rezultatet e tyre. Ai më tutje tha se për momentin e vetmja Donjeta Sadiku është që pas lufte i solli Kosovës medalj ,por edhe e dyta në Bote për juniorët!
Pamje nga ringjet dhe skenat botëror gjatë garave të sportistes sonë
Donjeta Sadikut nga Prishtina me prejardhje nga Dushkaja
ish Dabisheci i Gallapit!
Me pyetjen tonë, për planet e saj aktuale?Ajo pa u hamendur shprehet se në qershor të këtij viti kam një garë në Poloni dhe në shtator është garuese në Kampionatin evropian për të dy këto ngjarje të mëdha shton ajo, se jam duke bërë stërvitje intensive me trajnerin tim Besim Brahimi, që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të sjell medalje tjera Kosovës e sidomos edhe në “Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampinatës së botës. Donjeta me modestinë e saj të një të reje sportiste ka krijuar një personalitet dhe imazh sportisteje shumë të natyrshme, si guximtare,luftëtare me një talent dhe mjeshtri të rrallë në fushën e kësaj disipline të sportit.
Pamje e sportistes Donjeta Sadikut në pranimin e mirënjohjeve dhe çmimeve te medaljeve në kryerën e vet!
Sot Gallapi (ish Gollaku) merre frymë ma mirë se kurdo herë, qe këta yje të nivelit botëror pasqyrojnë Kosovën si sportist nga Gallapi e pikërisht nga Dushkaja ish Dabisheci. Kjo sportiste e re dhe e vogël me vite,por e madhe me punë dhe vlera,do të jetë pjesëmarrëse e “Manifestimit në Takimin Kulturor dhe Tradicional” që do të mbahen me datën 13-14 Gusht 2016 në Fshatin e prejardhjes se saj Dushkaja ish Dabisheci. U ndamë nga kjo sportiste e dalluar me një porosi dhe mesazh qe ta ndjekin rinia kosovare hapin e saj . Vet -vetiu emri i saj flet dhe thotë shumë. Le të mbetet që Donjetës t’i urojmë suksese të reja ne karrierën e saj të sportit.
Portret-reportazh 2016 Prishtinë
[the_ad id=”4118″]
Shkruan: Asllan Dibrani
Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto- rankoviqase.
Hegjemonizmit i Serbisë asnjëherë nuk la kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me të gjitha mjetet ma të vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve. Kjo dhunë u rezistua me pakënaqësinë dhe revoltën e shpërthimit me anën e këtyre demonstratave qe ishin te domosdoshme kundër regjimit jugosllav.!
Serbia u angazhua dhe angazhoj të gjitha forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën dhe mënyrën ma të egër, për t’i quajtur ato demonstrata , kundërrevolucionare dhe antijugosllavedhe vërsuljen kundër tyre me reprezalje ma çnjerëzore. Këto ngjarje dhe pakënaqësi qe u shprehen haptas nga studentët e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe klasës punëtore ishin për Republikën e Kosovës dhe Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.
Demonstratat e vitit 1981-ta ishin “Revolucioni” dhe prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit!
Jugosllavo-Serbia presionet e veta i shtriu në diferencimet politike ,si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune , kolektive, siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë “të ndershëm” qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur si projugosllav dhe antishqiptar ! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin popullit shqiptarë mjaft në stilin “Përçajë e Sundo”. Kaluan shume vite dhe kjo datë u manifestua nga populli liridashës shqiptar, por me kalimin e kohës sikur po mbetet nën hijen e njerëzve pushtetar të Kosovës gjë që opinioni po e përjeton si dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave të njerëzve zëdhënës të Kosovës së asaj kohe, qe shpërthyen demonstratat e 11 marsit të vitit 1981,e që aparatura jugosllave dhe shteti jugosllav shënoj fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni i kësaj date ishte prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit.
Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër demonstruesve shqiptarë për Republikën dhe pavarësinë e Kosovës .
–Këto ngjarje u përhapën në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë artificiale,qe u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia si një lloj pakënaqësie në fillim si pakënaqësi e studenteve për kushte ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se demonstratat u karakterizuan politike. Pas atyre ngjarjeve pasuan arrestimet e mijëra studenteve , profesorëve dhe intelektualëve qe u dënuan me shumë vite burg e qe kishim një tretman të egër në burgjet ish jugosllave. Në këtë aspekt Marsi dhe Prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.
Bërthama e UÇK-së , në të gjitha nivelet ishte nga ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik të vitit 1981.
Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare nuk u ndal as me këtë masa, por ajo u indonkrinua dhe e mobilizoj masën popullore edhe ma shumë qe ne vitet në vijim u formuan celulat e para të UÇK-së ,brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj.. Shqiptaret zgjodhën rrugën paqësore dhe atë ushtarake gjë që përfituan simpati nga bota demokratike në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës, po edhe me aleatet tanë realizuam fitoren kundër agresorit serb .Kjo pavarësi e tanishme ne saje te një çlirimi te mirëfilltë e lindur pikërisht nga ish te burgosurit politik të atyre demonstratave sikur po mbetet edhe ky përvjetor i demonstratave të 1981-it nën hijen e rebelizmit të klasës politike kosovare ku vlerat tona po i zbehin për karriget e vata !Lufta e tyre politike për gara përfitime personale po e humb imazhin Kosovës dhe të arriturat qe i patëm në 35 vitet e fundit..Me politiken e tyre po qojnë ujë në mullirin e Serbisë, duke krijuar huti ngërçe, sabotazh dhe injorance nder shqiptar..
Autori është ish i burgosur politik i ngjarjeve të viteve të 1981-ishit.
[the_ad id=”4118″]
Create a website and earn with Altervista - Disclaimer - Report Abuse - Privacy Policy - Customize advertising tracking