Get a site

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Avdi-ibrahimi

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shkruan: Avdi Ibrahimi

S’ka pse tregohesh i mençur që të konstatosh se pozita e popujve në Gadishullin Ilirik, si dhe ajo e popujve të Europës nuk mundet assesi të krahasohet as për së afërmi me pozitën e popullit shqiptar, të cilët gjysma e tryre jetojnë në atmëmëdheun e tyre në Shqipëri, pjesa tjetër jetojnë të ndarë nga trungu amë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, dhe Greqi. Nëse jemi sadopak të ndershëm duhet të themi të vërtetën ashti si është, pra kemi të bëjmë me një problem thelbësor i pazgjidhur i popullit shqiptar përgjithësisht në Gadishullin e Ilirikut… Në këtë rast definimi i Hapsirës kufitare me këto shtete fqinje të jetë atje ku jetojnë shqiptarët në shumicë, ndërsa miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe në shtetet tjera të Botës t’u ipet e drejta e përbashkët e arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe e drejta e përbashkët kulturore shqiptare, kjo mund të ndihmojë që Gadishulli Ilirik të mos jetë më një vrimë e zezë e Europës së bashkuar, pra shqiptarët si komb i bashkuar me një shtet të bashkohen me Europën në të ardhmën.

Që të arrihet kjo zgjidhje politike që është i vetmi rast i padrejtë i një populli të ndarë në 5 shtete e që shteti Shqiptar është i vetmi vend në Kontinentin e Europës ku kufizohet edhe sot me popullin e vetë, zgjidhja është që së pari gjith shqiptarët të jenë të bashkuar që ta përfaqësojnë interesin e përbashkët kombëtarë për Ribashkim të Shqipërisë. Shqiptarët që janë të ndarë padrejtësisht në 5 shtete, si dhe miliona shqiptar që jetojnë në Turqi e diasporë, përfundimisht të deklarohen haptas pa u frikësuar nga askush, se e ndjejnë SHQIPËRINË, si atmëmëdhe të vetin, nga ana tjetër assesi nuk duhet lejuar arsyetimi i një grupi të vockël “shqipfolësish” se gjoja Qeveria në Shqipëri është fajtore për pozitën jo të mire të shqiptarëve jashtë kufijëve të shtetit shqiptar.

Nocioni i kufijëve shtetërorë në Europë tashmë e ka humbur kuptimin që kishte më pare.

Gjithçka flet e duket ditën për diell se vetëm Gadishulli Ilirik ka mbetur edhe sot e kësaj dite një nga territoret e fundit gjeopolitike ku koha e ndryshimeve të reja politike demokratike s’kanë dëpërtuar në ndryshimin e mentalitetit të ri.

Për dekada në ish-Jugosllavi kemi dëgjuar rrena patetike se kufijtë jugosllavë ishin më të hapurit në Europë dhe pakicat kombëtare edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë autoktone në Trojet Tona Shqiptare, megjithkete politika jugosllave titisto-rankoviqiste e millosheviqjane trumbetonin se pakicat kombëtare ishin ura lidhëse të afrimit mes popujve. Fraza të tilla plot gënjeshtra u treguan ndaj popullit shqiptar që për gjysmë shekulli nuk guxuan të takohen me vëllezërit e motrat të shtetit shqiptar.

Që të mos na ndodh më fati i keq i ndarjeve të vëllaut me vëllanë, në mbarë hapsirat shqiptare të kemi një program të përbashkët politiko-kombëtar që të jet si qëllim dhe kusht i demokracisë që shqiptarët të jetojnë në një shtet të bashkuar Shqiptar.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Avdi Ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ka kaluar një shekull që regjimet serbe pavarësisht se me çfarë kamuflimesh ideologjike janë mbuluar asnjëherë në asnjë kohë nuk ka mundur e nuk po munden assesi as sot të pajtohen me ekzistimin e lire të shqiptarëve në Trojet e tyre Etnike, sepse si është pare gjithnji tragjikisht mbi një shekull, kurrë nuk kanë mundur të pajtohen me qenien e shqiptarëve në Trojet e veta… Për këtë arsye këto rregjime shoveniste serbomadhe vazhdimisht kanë penguar e pengojnë edhe sot me të gjitha mjetet politike, ushtarake, policore, për ta pamundësuar bashkimin kombëtar.

E vërteta se shqiptarët janë një komb i ndarë padrejtësisht në pesë shtete, se ka një gjuhë, se ka një traditë të përbashkët kulturore, se ka një histori të përbashkët, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga regjimet shoveniste serbe. Masa të tilla, me të cilën është penguar ideja për liri e bashkim kombëtar, ka qenë njëra prej tezave të rrezikshme të ndarjes së shqiptarëve kinse shqiptarët na qenkan të ndarë në dy tradita kulturore shqiptare: të traditës kulturore në shtetin amë të Shqipërisë dhe traditës kulturore të shqiptarëve që jetojnë të ndarë nga trungu i Shqipërisë, si kemi të bëjmë në këtë rastë me Kosovën. Kjo tezë famkeqe e shpikur nga rregjimet serbe dhe shqipfolësve kuislingë, që dje thoshin se Kosova nuk mund të jetë shtet me flamurin e njetë me atë të Shqipërisë, thoshin që së pari Kosova duhet ta pranoj një flamur hibrit, që është ndryshe nga flamuri kombëtar, të ndërrojë identitetin kombëtar se nuk munden me qenë dy shtete shqiptare ne Gadishullin Ilirik, pra shqiptarët të tjetërsohen në kombë “kosovar” kështu pa luftë e gjakderdhje mund të pranohen si Republika e shtatë e Jugosllavisë?!

Kjo tezë e rrezikshme aso kohe u hodh fuqishëm poshtë nga mbarëshqiptaria që me as një çmim nuk do të lejohet tjetersimi i shqiptarëve në një komb tjetër hibrit si që ishin në Jugosllavin e titos muslimanet e Bosnjës dhe maqedonet e Maqedonisë!

Për fat të keq sot kjo tezë e rrezikshme po gëzon një përkrahje simbolike nga Qeveria kuislinge e Kosovës!

Tradhtari, truthari, mercenari, renegati, kuislingu, morri e horri, i djeshëm titosto–rankoviqisto-millosheviqian, po edhe ky i sotmi, që bënë çdo ditë me të huajin kompromise e pazare në dëm të Atmëmëdheut, duke krijuar ekstra territore për “kishat serbe” kur dihet historikisht se ato janë kishat e shqiptarëve autoktonë, t’i falësh tokat e shqiptarëve Kishës së Deçanit, të ndërtosh komuna për minoritetin pakic serb, si dhe ajo e minoritetit pakic turk në Mamush, ku miliona shqiptarë në Turqi nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare, t’i falësh TOKAT SHQIPTARE Malit të Zi, i cili edhe ashtu është i ndërtuar si shtet në TROJET SHQIPTARE! Shtet ky që nuk u jep asfarë të drejta kombëtare popullit shqiptarë që jetonë atje i ndarë nga trungu i SHQIPËRISË mëmë. Të pranosh të ndërtosh një “Zajednic” për minoritetin serb në shtetin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se edhe shteti serb është i krijuar në TROJET SHQIPTARE, ndërsa shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të ndarë nga trungu i Shqipërisë padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha, nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare atje në Trojet e tyre ETNIKE!


Populli Shqiptarë mjaft ka vuajtur nga pushtimet e huaja nga keqtrajtimet, reprezaljet, plaqkitjet, dhunimet, uzurpimet, vrasjet! Tani pse duhet pësëri të vuaj nga klasa politike sunduese, kjo klasë e papërgjeshme politike që po sundon perms pazareve politike, po argëtohet me ne, me popullin e varfër dhe na kanë bërë lodër në duart e tyre, neve shumicën e popullit shqiptarë! Ndaj i tërë populli të bëhemi bashkë t’i themi ndal tradhtisë! Ta shpëtojmë Atmëmëdheun nga e liga, nga e keqja, se populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Ndaj e vetmja alternativë na mbetët që të bashkohemi me shtetin amë SHQIPËRINË e vërtetë!

[the_ad id=”4118″]

Sataniku ma vodhi gurin e urtisë në vatrën time!

Sataniku ma vodhi gurin e urtisë në vatrën time!

Avdi-Ibrahimi

 

Tregim
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Sataniku ma vodhi gurin e urtisë në vatrën time!
-Nga gojdhëna e popullit kam dëgjuar se si një njeri i zoti kishte arritur ti mbledhe një thesë lanetësh dhe ishte nisur për t`i shitur në treg. Rrugës takoi një njeri dhe e pyeti çfarë keni aty në thes? Ky zotëriu i tha se kam një thes me dreqën! Po mirë i thotë ky tjetri ma zgjidh një, e s`i t`a zgjedh more zotëri, fund e krye njësoj janë.
Nga kjo gojdhënë popullore mbi fjalën, lanet, satan, djall, shejtan, dreq, etj. Na delë e dhëna se kjo shprehje popullore përdorët si sinonim për njeriun që është i shitur te i huaji, njeriu që është tjetërsuar në turqeli, sllav, grek, arab, e i bënë keq kombit e të tjerëve, pra është kjo një damkë e njohur nga të gjithë për njeriun trushpërlarë, tradhtarë e keqbërës, i cili të bënë lajka për të mashtruar, për t`i ngatërruar dikujt drejtimin nga duhet të shkoj, e fut në rrugë të gabuar.
Këto ditë vere në plazhin e Shën Gjinit, ku isha për një ditë pushimi me dhëndrrin tim nga Suhareka. Aty në plazhin e Adriatikut takova një gurbetqar të njohur ngaherë, me të cilin pata rastin të bisedoj si e kalon jetën në gurbet atje në Londër të Britanisë së Madhe ku ka që disa vite punon e jeton me familjen e tij katër anëtarëshe.
Ja çka tha ai: -Jemi çakërdisur ore vëlla, jemi shpërndarë ne shqiptaria sa andej-sa këtej, u çakërdisëm si zogjtë e korbit, një djalë imi ka hyrë në rrugë të gabuar, ndërsa unë dhe familja po i bartim pasojat, ai me një peshë guri të rëndë zemre ishte i brengosur për djalin e tij se kishte hyrë me një shoqëri të keqe që e quajnë atje në Angli një kult spirtualiteti satanik që i takojnë satanizmit. Unë i thashë mikut, si satanikët si satanistët një sojë janë! –Jo ore mik mu drejtua ai, satanikët dhe satanistët nuk janë njësoj. Satanistët besojnë në forcat e natyrës, kanë një lloj arti të jetesës, ata nuk pranojnë sakrifica. Ndërsa satanikët i takojnë satanizmit të vërtetë ku gjatë ritualeve praktikojnë sakrifica njerëzore, kur bëhet thirrja e djallit.
Ja ç`dëgjova në vazhdimsi tek isha në një gjendje hutimi, mendova më vete po satanizmi është imazh i natyrës njerëzore, që të vretë për kënaqësi, të bënë keq për të fituar ndjenjën për të qenë i forte. Por habia ime ishte si s`i miku nga gurbeti e njifte mire satanizmin dhe vazhdoi tutje: -Siç shkruan hulumtuesi i satanizmit Jon Tod: “Të gjitha pllakat e rock muzikës, që i kushtohen djallit, janë të incizuara sipas principit të njejtë. Shfrytëzohet një ritëm i cili i përgjigjet aktit seksual. Njeriun menjëherë e kaplon një ndenjë e shqetësimit e cila shpesh përcjellët me histeri… nëse njerëzit një kohë i nënshtrohen këtyre tingujve ata më vonë bëhen më shqetësues, më depresiv, e pastaj edhe më agresiv Ai i cili ka durim t`i dëgjoj tekstet e kësaj muzike, shpejt do të përfundoj të kuptoj se mesazhi i tyre është, të kundërvyerit e shoqërisë, prindërve e vlerave tradicionale të shëndosha.
Lirimi i të gjitha potencialeve seksuale, apo shfrenimi seksual tek njeriu, është kushti i domosdoshëm që të prodhohet anarkia e cila nga ana e saj kontribon vendosjen e demonit botëror të satanizmit”. -Shum prej rock këngëtarëve, në këngët e tyre haptas shprehin adhurimin e tyre ndaj Satanës. Kurse unë e di se i vetmi që duhet adhuruar është Zoti ynë i madhërishëm. Kështu për shembull legjenda e kësaj muzike, Johon Lenon me grupin e tij “Beatles” i drejtohet më fjalët: “Liroj njerëzit menjëherë, ne jemi duar hapur në ajër…Duam që të lidhemi për ty, liroje qenin njerëzor… emri yt është 666”.
E dija se miku në këtë drejtim të fushës muzikore kishte njohuri profesionale se para se të shkonte në Angli ai ka punuar si profesor i muzikës në një nga shkollat e mesme në Kosovë. Ndërsa unë në një bllok shënimësh shënoja rrëfimin e tij, edhe miku kishte njohuri për mua se merrem me shkrime, dhe i erdhi mire që mbaja shënim. Për mua ishte kjo një temë interesante se të paktën nuk po e humbsja kohën kotë në brigjet e Adriatikut. Por miku nuk u ndal me kaq ai vazhdoi tutje: -Edhe kinematografia botërore sot është e mbushur përplot me filma të cilët shikuesit i imponojnë gjithnjë e më shumë skena fantastike të cilat kanë të bëjnë me fuqin dhe ndihmën e djallit. Pra siç shihet ditën për diell se filmat e tillë të qfaqur nga kinematografia, sikurse edhe muzika janë në bashkëpunim apo thënë më mire në shërbim të forcave të errata-djallëzore apo demonëve të cilët s’bashku kujdesën që të ndikojnë sa më shumë në deformimin e vlerave njerëzore, ashtu siç ma morën djalin tim dhe nuk më mbanë asfarë shprese se ai do të kthehet më në rrugën e jetës së normalitetit njerëzor.
Përpos muzikës e filmave satanike, sot në botë luan rol të madh edhe literatura mistike për Satanizmin në këtë rast e plotësova unë, literatur kjo e cila nuk është e kufizuar vetëm në atë të veprave letrare të Krovllit dhe Levejit. Përpos këtyre dy autorëve, sot ekzistojnë në këtë drejtim të artit letrar edhe shumë autor perfid do të thosha, që veprat e tyre në radhë të pare ua kushtojnë disa intelektualëve, me sa unë kam lexuar në një faqe interneti “Univers Eksplorer” në mesin e tyre janë: Karlos Kastanede, Gustav Majrink, Umberto Eko, Kritofer Fauler, Stiven King, pastaj futuristi Artur Klark, Danil Andrejev, etj. Në perëndim, shumë muzicient, artist, poet, etj, pasi që kanë hyrë në këtë botë misticizmi satanik, më vonë apo më mire të themi se kurrë më nuk kanë arritur t`i këthehen jetës normale.
Nën ndikimin e këtij opiumi të satanizmit-mistik, shumë prej tyre kanë përfunduar jetën me vdekje nga narkotikët. Mijëra njerëz, për fatin e të cilëve kurrë nuk dihet, kanë kryer vetëvrasje duke rënë nën ndikimin e djajve, duke lexuar librat e Karlos Kastanedës!
-Eh! Miku im, gurbeti i mallkuar ma la këtë peshqesh në dorë, është ky satanizmi që vodhi gurin e urtisë në vatrën time, ku djali im është bërë gurë në rrokullim, ku më ka krijuar mua e familjës vështirësi, se dheu i huaj nuk të jep gur as për ta çare kokën.
Në fund u kuptuam me njëri tjetrin se çdo gjë që ndrit nuk është ar, pra njeriu në jetë i ndodhin edhe shqetësime, telashe e halle. – Eh! Ç`kam hequr! E ç`fitova nga gurbeti i zi? Asgjë, përpos telasheve, im bir ma çakërdisi punën e jetën, ai me satanizmin e tij ma bëri gurin e gjakut, më ka sfilitur, e po ma merrë ngdal shpirtin, sa shpeshë here as gjumi nuk më zë. Unë i fola që të bëhet i forte, se nuk i dihet jetës, ajo në të ardhmën mund të ju sjellë edhe të mira. –Të lumtë goja ore mik! Mbase e ardhmja do më sjell edhe mua ndonjë gjë të mire?!

[the_ad id=”4118″]

Lavdi Kotësisë!

Lavdi Kotësisë!

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Njihej mire nga rrethi shoqëror për manipulues e narcisë i paparë. Ai njihej tashmë nga të gjithë në rrethin ku jetonte me nofkën Kotësi, se ua fuste kot gjërave, sajonte gjëra të paqena ndonjëherë nga ngjarjet historike, paraqitej sikur ai, ishte takuar me figura të larta nga historia jonë më e re, dhe se ai ishte udhëheqës i të gjitha atyre ngjarjeve që lane gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e popullit!
-Ai e sheh shpesh vetën në ëndërr, e sheh vetën të jetë një njeri i famshëm. Ky Kotësi ëndrrash e ndjen veten si njeri të zgjuar, se është i vetmi ky që i di të gjitha skenat e prapaskenat politike nga të gjitha hapsirat shqiptare, flet me mburrje për bëmat e tij ”heroike” flet ankueshëm se ai në këtë mënyrë fsheh frikën e të lavdëruarit. Ky njeri: “Të lan e të shpërlan” thotë urtia popullore, pra të bënë lajka për të të mashtruar, thjeshtë është njeri me disa faqe, pra shtihet i mirë, por të bënë të keqën, është një figure e rrejshme, i maskuar me patriotizëm farsë.
– Ai ëndërron të të qenit mbret për një ditë?
– Jo, jo ai mendon për më shumë se një ditë, ai ndien se ka lëshuar ngado fijet e marimangave nëpërmjet të cilave ëndërron se do të kontrolloj lëvizjen më të re të historsë shqiptare.
Ai e sheh vetën si një force e vërtetë pa të cilin historia jonë nuk ecën përpara, ai e ndjen vetën si një qenie thelbësore, që lëviz pa lëvizur nga vendi, ai nëpërmjet marimangave të tij që ju ka shërbyer e që i sherbejnë, që i ka korruptuar dhe vetë është korruptuar, veprojnë pa bërë asgjë të mire për Atdheun, ai flet pa shqiptuar as edhe një fjalë, ai është vetë magjistari dhe hyrja nëpërmjet falsifikimit në historinë e kotësive është njëlloj marifeti i tij.
– Kush është ky Kotësi?
– Një lakmitar, një manipulues, një mashtrues, një dreq i vërtetë.
Është një paradoks i pafund, që sheh vetën të jetë gjithnji vetëm i pari, duke pare të tjerët servilët pas tij. Është një gjyle e zbrazur në ajër. Është si diçka e ngrirë në kohë, si diçka i mbajtur peng nga ai nëpërmjet marimangave helmuese.
– Ai do që të jetë vetë Historia?!
I dehur për lavdi të rreme, kjo e madhja gënjeshtër, historia e së vërtetës nëpërmjet gjuhës së fakteve shkencore, për të është një shmang’je nga rruga shkencore e historisë së mirfilltë, për të historia e së vërtetës e shkruar në bazë të fakteve nga historian të mirëfilltë, për të është një zhgënjim, ngase ai posedon të gjitha njohurit historike të kohës më të re, që Kotësi paska luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet e kohës, ndaj dhe emri i tij duhet të jetë gjithkund dhe gjithnji i pari.
Kjo është sëmundje, kjo është ëndrra e tij, kjo infekton të gjithë ata njerëz të mashtruar që janë tepër afër tij. Ata që i ka vu nën këmbë, janë të infektuar dhe deri kur ta kuptojnë mashtrimin do të mbetën robër e pengu i Kotësisë.
Në një shoqëri, ku rrenën, mashtrimin e shkruajnë në mënyrë falsifikuese për histori, apo thënë ndryshe aty ku gjepurat hyjnë nga porta si lavdata të rreme, lavdata kotësie, aty në atë ambient shoqërorë assesi s’mund të qundronë e vërteta historike dhe arsyeja e shëndoshë. Të ikësh me kohë nga njeriu i mallkuar, hileqar e vetëmashtrues, që ndryshon kaq shpesh, kaq shpejt, pas njëqind e një ndryshimeve prej kameleoni të besimit dhe parimeve, kur njeriu nuk i zë besë vetës është një gënjështar! Nuk duhet të kërkoshë vetëm ty të besojnë, por edhe të besosh tek tjetri.
Njeriu që beson në rrenën e vet, konsideroj me të drejtë se ky njeri ka tradhtuar të lindurit e vet.
[the_ad id=”4118″]