Get a site

SHQIPTARËT – TOKA DHE BANORËT

SHQIPTARËT – TOKA DHE BANORËT

14788691498144shqiptaret-toka-dhe-banoret

SHQIPTARËT – TOKA DHE BANORËT

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga libri “SH Q I P T A R Ë T” të George Fred Williams, Tiranë – Shtypshkronja “Dielli” – 1934 )

Tokë e Shiqipërisë lemë të hedh sytë e mij,
Mbi ty, O nanë e mjerë e njerëzve primitivë.
– Bajroni tek “Udhëtimi i Çajlld Heroldit”

“Bah! Shikoni këto barbarë!” ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot. Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë. Megjithëse ka shumë për të thënë, dal përpara ta them unë këtë ndodhi, të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund se si Amerika mund ta ndihmojë duke i prirë këtij populli në të drejtat e veta.
Toka e Shqiptarëve
Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë bregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur e të pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha të mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve të një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës së lashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë central elektrik. Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare të vendit veç atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallë lëviz ndonjë lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Italise, i shquari San Xhuljano, bëri një përshkrim se si mbërriti nga bregu i detit deri në Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri në det vaporë prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretirë kësi soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh nga se ky vend ka mundësira përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanit por që Europa e ka pa të arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë pozitën gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk ka asnjë udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë që kjo të jetë një vijim i linjës Austriake.
Faksimili i origjinalit të librit“Shqiptarët“
Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha e bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një katund të qelbët, porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët e vjetra Ciceroni dy mije vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari në Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit ku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën Pax Romana rronin 4’000’000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të mjeruar të sotme. Kjo u qeth e u shkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit dhe në marrëveshjen e Londrës, saqë askush s’mund të dije sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaçuset bashkë dhe popullata mund të çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por mesatarisht mund të jetë 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak përjashtime ky vend përbëhet prej katundesh.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Popullsia çame, mbi 1 milion banorë

Popullsia çame, mbi 1 milion banorë

Cameria

Nga: Prof. Dr. Selman Sheme

Epiri në antikitet ishte një nga shtetet e Ilirisë së jugut që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet anitke) dhe rrjedha e mesme e Vjosës në veri, deri në gjirin e Ambrakisë në jug, nga malet e Pindit në lindje deri në brigjet e detit Jon në perëndim. Emërtimi Epir,

ose Epiruspër këtë krahinë (në greqisht do të thotë sterë, tokë) u përdor nga autorë grek si një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.

Vetëm nga fund i shekullit të VI p.e.s. ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik. As në kohën e sundimit romak, as në mesjetë Epiri nuk konsiderohëj si pjesë e Greqisë. Shqipëria e jugut (Epirus) gjatë afro 5 shekujsh të sundimit turk, bënte pjesë në vilajetin e Janinës. Gjatë shek XVII-XIX, kur çështja e orientit zinte vëndin kryesor në problemet e diplomacisë europiane Çamëria dhe tërë Epiri i jugut deri në Artë konsideroheshin nga shkrimtarët, udhëtarët e huaj dhe të gjitha enciklopeditë e botës si vende të banuara kryesisht nga shqiptarët.  Në atë kohë dhë grekët nuk guxonin ti shtrinin pretendimet e tyre në Çamëri. Studiuesit, Konsujt dhe udhëtarët e huaj si Pukëvili, Lik, Brukton, Holent, Boe, Lir, Han, Dozor, etj, që vizitonin shqipërinë në shekullin XIX, konstatuan se trevat që shtriheshin në mes të lumit Kalama, gjirt të Artës e deri në Prevezë populloheshin nga shqipëratëautoktonë. Gjuha, veshjet, doket, zakonet, si dhe tipi fizik i tyre ishin dëshmitarët më të fuqishëm, thonin këta të huaj, që provonin më së miri origjinën e tyre etnike të përbashkët.

Autoktoninë shqiptare në viset e Çamërisë ishin të detyruar ta pohojnë edhe studiues që nuk ushqenin ndonjë dashuri të veçantë për popullin tonë. Pushtimi turk i Çamërisë shkaktoi një migracion të vazhdueshëm dhe masiv të banorëve të këtyre viseve, i cili u orintua në pjesën jugore të Greqisë dhe Italisë.

Sipas një statistike turke të vitit 1910, pak kohë para se çamët të futeshin nën zgjedhën greke në sanxhakun e Çamërisë, numri i përgjithshëm i popullsisë arrinte në 72999 banorë. Prej tyre shqipëtarët përbënin 84%, ose 60897 banorë, ndërsa grekërit 12%, ose 9840 banorë. Ndonëse me një unitet të tillë gjuhë, kulturë, zakonesh, kombësia, Çamëria në vitin 1913-tën u aneksua nga Greqia.

Kufijtë politikë të vitit 1913 ndikuan jo vetëm në jetën ekonomike duke copëtuar tregun unik kombëtar por edhe në përbërjen demografike të kësaj treve. Pas vendosjes së këtyre kufijve, popullsia shqipëtare erdhi duke u copëtur nga emigracionet e herëpasherëshme për në shtetin amë, Shqipëri si dhe në Turqi, SHBA.

Ky emigracion u diktua nga politika shkombëtarizuese që nisi të ndjekë Greqia sapo aneksoi Çamërinë. Pas kësaj periudhe fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë kjo sistematike e shtetit Grek dhe forcave të ndryshme ultra-necionaliste për spastrimin etnik të kësaj treve.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat si: torturat e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amëtare, madje edhe në shkollatfillor, vrasjet, borgosjet, dëbimi me dhunë dhe deri në masakrat e përgjakshme.

Në përfundim të luftës së parëbotërore më 1918 u hartua plani për grabitjen e tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës “Reformë Agrare” i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqipëtarëve me mijra hektarë tokë, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë e popullsisë greke. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste nga sanksionet ekonomike, arsimore e kulturore, nga lufta raciste dhe nga inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme pas Konferencës së Lozanës të vitit 1923 për të shpërngulur me forcë popullsinë çame ne Turqi shënon një kulm të pa parë në politikën e egër shoviniste greke

Bilanci për popullsinë shqiptare qe shumë tragjik. Megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar shpërnguljen, Greqia arriti të dëbojë me forcë për në Turqi 35 mijë shqiptarë të Kosturit dhe Follorinës dhe 55 mijëshqiptarë muslimane të Çamërisë. Një pjesë e refugjatëve greke që erdhën nga Anadolli u vendosën në trevatshqiptare të Çamërisë. Refugjatët grekë të Turqisë okupuan shtëpitë, arat, ullishtet, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqipëtarëve të shpërngulur.

Pas zbatimit të traktatit të Lozanës e deri në vitin 1937 kanë emigruar në shtetin amën e Shqipëri në Amerikë dhe vende të tjera edhe 27 mijë shqiptarë të tjerë muslimanë. Sipas statistikave greke të vitit 1937 Çamëria kishte 279 fshatra dhe një popullsi prej 12619 banorë, nga të cilët vetëm 20200 ishin grekofonë por edhe ata me origjinë shqiptare. Pjesa tjetër 92 419 banorë ishin thjeshtë shqiptarë. Popullsiashqiptare, sipas besimit, përbëhej nga 59 419 shqiptarë ortodoksë dhe 38 mijë shqiptarë muslimanë.

Procesi i emigracionit të popullsisë shqiptare në shtetin amë vazhdoi gjatë gjithë periudhës 1924-1944. Ai arriti kulmin në vitin 1944, kur shovinistët grekë arritën qëllimin final për përzënien me dhunë të popullsisë shqiptare dhe spastrimin etnik të popullsisë çame. Në periudhën e qershor 1944-mars 1945 bandat e organizatës ultra-nacionaliste greke EDHES kryen një masakër të shëmtuar kundër popullsisë civile muslimane duke vrarë më shumë se 2800 vetë, gra, burra, fëmijë dhe pleq.

Gjithashtu u shkatërruan 68 fshatra, u dogjën e u rrënuan rreth 5800 shtëpi dhe u grabitën sasira të mëdha drithrash e produkte të tjera ushqimore, bagëti të trasha e të imta etj. Para këtij genocidi të pashëmbullt, krahasuar me Holokausin Gjerman ndaj popullsisë çifute, popullsia shqiptare, muslimane e Çamërise u detyrua të lërë vatrat stërgjyshore dhe të emigrojë në Shqipëri.

Numri i emigrantëve ishte rreth 35 mijë. Shqipëria e cila ende nuk kishte dalë nga lufta nuk mundi tu japë bashkëkombasve të saj përkraje politike, ushtarake dhe materiale. Në këto rrethana popullsia çame u gjend përballë varfërisë dhe mjerimit të madh. Sot popullia çame jeton e shpërndarë në Delvinë, Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Sukth, Tiranë, Fushkrujë dhe një pakicë në Milot, Lezhë dhe Shkodër.

Numëri i saj arrin në rreth 300 mijë banorë. Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë ruajnë traditat, zakonet e të parëve dialektin e tyre të lashtë, këngët, folklorin veshjet e tyre karakteristike, të vendosur për t’u kthyer në trojet e tyre.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 1991, në Çamëri numërohej një popullsi prej 324541 banorë. Popullsia është multietnike dhe përbëhet nga shqiptarë të besimit kristian ortodoks, grekë, vllehë etj. E ndodhur nën presionin sistematik të shtetit grek për helenizimin e saj popullsia shqiptare për t’i shpëtuar diskriminimit dhe dhunës fsheh identitetin e vet etnik. Bazuar në treguesit statistikor të emigracionit të popullsisë shqiptare çame në Turqi pas Konferencës së Lozanës si dhe në shtimin natyror të saj në 80 vitet e fundit, llogaritet që numri i kësaj popullsie në Turqi sot të këtë arritur në 750 mijë banorë.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se numri i popullsisë çame në Shqipëri, në Çamëri apo Epir (Greqi), Turqi dhe në diasporë (SHBA), i kalon të 1 milion banorë. Qendrat kryesore urbane të Çamërisë janë: Janina, Filati, Konispoli, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Paramithia, Preveza, Filipiadha etj. Në trevat jug-shqiptare në Greqi ndodhen edhe qytetet e Konicës, Kosturit, Follorinës dhe Grebenesë me rrethinat e tyre.

Marre nga: Acas-Skenderbeg

[the_ad id=”4118″]

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

ali-pasha

Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te kryenin mbi banoret muslimane te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena duke mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje leter te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i vendosur ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotetqe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe Korfuzi pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne , dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te , ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)(eshte)Paqe dhe Falje,Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali ZadeElmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej Çapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Drako, Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe paktit te paqes.(4)Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneveshqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri musliman u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit…”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.

ABEDIN RAKIPI/Cameriaime.com

[the_ad id=”4118″]