Get a site

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria

Reagim i shoqates se intelektualve shqiptarë „Trojet e Arbrit“

Kurrë nuk do të lejojmë që të groposet çështja e Çamërisë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e incidentit të ndodhur në panairin e librit në Tiranë në Stendën e Çamërisë ku u hoq emri i Çamerisë e dënon këtë akt qyqar dhe të paprecedent të ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.Përsonat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në Panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që ju gjetën menjëherë në mbështetje.Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë. Gjithashtu i bëjmë me dije qarqëve greke si dhe mbështetësve të tyre që Shoqata “Trojet e Arbrit “dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë pavarsisht se ku jetojnë e veprojnë do të jenë në mbrojtje të çështjes së Çamërisë.Ky akt tinzarë u ba si rezultat i kompromisit që po bëjnë pushtetarët në Shqipëri ku po dëshirojn që ta groposin shtatë pashë thellë çështjen e Çamërisë dhe ta mbyllin njëherë e përgjithmonë.Këtyre qarqeve ju bëjmë me dije se çështja e Çamërisë nuk do të mbyllët asnjëherë dhe kjo plagë që ende po kullon gjakë shumë shpejtë do të fillon të marrë drejtimin e duhur me mbështetje të aleatëve shekullorë të shqiptarve të Amerikës dhe Gjermanisë por edhe me përkrahjen e bijëve dhe bijave atdhetare të Shqipërisë Etnike.

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit “

Nue Oroshi Kryetar

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani grek trondit Athinën: I sollët grekët ardhacakë nga Anadolli dhe dëbuat çamët

Historiani-grek-trondit-Athinën

Kështu u shpreh për CNN grek më 12 qershor Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve [ardhacakë nga Anadolli] dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Lajm i madh per kombin tonë,Haga pranoi Dosjen e Çamërisë

Lajm i madh per kombin tonë,Haga pranoi Dosjen e Çamërisë

cameria

Lajm i mirë për Kombin ! Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës, pranon dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në trojet e veta.

Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në Trojet e tyre! Është një ditë e mbarë, dhe një çast historik, tha kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, qendra në Hollandë, Festim Lato.
Në këtë çast historik për kombin dhe atdheun, Foli edhe Koço Danaj, një emër i nderuar i kombit, duke e cilësuar ditën e sotme, si ditën ma të bukur në jetën e tij, dhe një fillim të mbarë, për zgjidhjen e çështjes çame.

Në këtë akt historik, të dorëzimit të Dosjes Çame, në tre gjuhë, Anglisht, Gjermanisht, dhe Frengjisht, dosja brenda ka gjenocidinn grek kundër shqiptarëve etnik të Çamërisë, të pranishëm në këtë akt historik, qenë patriotë të shquar çamë, si dhe shqiptar nga Presheva, Medvegja, Prishtina, Shkupi, Ohri, Tetova, Vlora, Tirana, Ulqini, Prizreni e Arta dhe Janina.

Këtë akt historik të dorëzimit, dhe të pranimit nga Prokuroria ndërkombëtare e Hagës, e Uruan dhe e përqafuan, politolog, historianë, Shkrimtarë nga Çamëria, Shqipëria edhe Kosova, si dhe patriotë të kësaj nisme të madhe historike. Jam e përlotur sot nga gëzimi, u shpreh një nënë çame e ardhur nga Janina, s´e pas 72 vjet gjenocidi mbi çamët, po zbardhet drita e diellit shqiptarë! Uroj u shpreh Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, që Gjygji Ndërkombëtar i Hagës, të jetë në dobinë historike, të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, këtë akt historik, e përshëndeti, Rrustem Geci, nga Dortmundi. Urime Çamëri, dhe urime Shqipëri qenë të gjitha brohoritjet.

[the_ad id=”4118″]

73-VJETORI I ÇETËS ÇAMËRIA

73-VJETORI I ÇETËS ÇAMËRIA

ÇETA ÇAMËRIA73 vjet nga themelimi i çetës Çamëria,lavdi dëshmorëve të kësaj Çete.U krijua më 02 Shkurt 1943 në fshatin Markat me komandant Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta por me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek. Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake. Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t’u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë.
Në përkujtim të këtij përvjetoti pjesëmarrja ishte e madhe ,familjarë të dëshmorëve,veteranëve ,përfaqësues të organizatës së veteranëvë të Rrethit Sarandë gjthashtu nderoi me pjesëmarrjen e tij N/Kryeatri i Parlamentit Shqiptar njekohësisht Kryetar i P.D.I.U –së z.Shpetim IDRIZI dhe Kryetari i Shoqatës Çameria dhe N/Kryetar i Bashkisë Tiranë z.Abaz HADO.Përshëndeti Kryetari i Bashkisë z.Shuaip Beqiri ku theksoi rolin e veçantë te Çetës që ka qënë formacioni i parë luftarak në Jug të Shipërisë .
z.Idrizi me fjalën e tij përshëndetse shprehu krenar për ‘’Çetën Çameria’’,i jam borxh kësaj treve.

[the_ad id=”4118″]

ÇAMET DHE FASHIZMI – nga Sali Bollati

ÇAMET DHE FASHIZMI – nga Sali Bollati

ÇAMET DHE FASHIZMI

Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. salibollatiGrekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet çamëve ortodoksë dhe atyre myslimanë. Të njohura kanë qenë vazhdimësitë farefisnore, me përkatësi në të dy besimet, të shumë familjeve si Rojbatët, Kleftatët e të tjerë. Madje edhe nga familje të pasura si Pronjatët ka pasur martesa shqiptarësh të feve të ndryshme. Një dukuri që dëshmonte se, veç tokës ku kishin lindur, ata i bashkonte gjuha, këngët e vallet, zakonet dhe traditat. Të paharruara kanë mbetur luftimet e bejlerëve të Çamërisë kundër Pashait të Janinës për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Sulit. E kjo ndodhi sepse tek ata ishte e fortë ndjenja e përkatësisë së njëjtë etnike me suliotët trima e të papërkulur. Në kontrast me këtë qëndrim shqiptar, ai grek ishte krejt tjetër. Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin shqiptarinë e Çamërisë. Nikolas (alias Nikos Gaxojanis), në vizitën e tij private të para disa javëve në Shqipëri, u shpreh ndaj çamëve me një gjuhë anakronike dhe thellësisht armiqësore, pavarësisht se jeton në vendin e demokracisë, të lirisë e të respektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre të minoriteteve.Ai u kërkoi me arrogancë autoriteteve shqiptare (që fatkeqësisht nuk mbrojnë asnjë interes shqiptar) të bëjnë një regjistrim të ri të popullsisë, pasi minoriteti grek përbëka, sipas tij, mbi 30% të banorëve të Republikës së Shqipërisë, dhe qenka një minoritet që nuk paska të drejtat që i takojnë. Pyetjes së hidhur për çamët, z. iu përgjigj pa kurrfarë etike, ashpërsisht dhe me mungesë të plotë koherence ndaj “parimeve” të tij për të drejtat e minoriteteve duke theksuar se asaj popullsie i takonte shpërngulja pasi kishte qenë bashkëpunëtore me nazistët.(?!?!)Një pohim që dëshmon për një logjikë të vajtueshme.Arsyeja e vërtetë e masakrimit dhe e shpërnguljes me forcë të popullsisë myslimane të Çamërisë nga trojet e saj etnike mijëvjeçare qëndron në politikën shoviniste greke të “megaliidhesë”. Në synimet e vjetra greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut kishte një pengesë tejet shqetësuese për hartuesit e programit helenizues të Ballkanit: krahina shqiptare e Çamërisë. Ajo krahinë, me histori ,toponime, tradita, kulturë dhe gjuhë shqipe, si për shqiptarët çamë –ortodoksë ( S.Muselimi në “Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”-botuar në Janinë më 1974, shkruan: “… Dhespoti i Thesprotisë më 1870 detyrohet të përkthejë pjesë të Dhjatës në gjuhën shqipe sepse besimtarët që vinin në kishë nuk kuptonin asnjë fjalë .”) ashtu edhe për shqiptarët çamë myslimanë, e kthente në një absurditet të gjallë të gjithë idenë e zgjerimit të madh të Greqisë drejt Veriut. Duhej “pastruar” pa tjetër ajo krahinë nga shqiptarët autoktonë, për të bërë të mundur realizimin e programit të aneksimit të të ashtuquajturit “-Epir”. Një program që ka mbetur në axhendën e pothuajse të gjitha forcave politike greke edhe në ditët tona. Në pajtim me këtë vijë anakronike ka qenë edhe vizita e N.Gaxojanit në Shqipëri. Ai nuk shkoi atje si shtetas i Vendit të Madh të Lirisë e të Demokracisë, por si i dërguar i posaçëm i shovinistëve grekë. Ai shkoi atje për të parë nga afër arenën e “fitoreve të ardhshme”.Më 1940 , ende pa shpërthyer lufta Italo-Greke, mijëra meshkuj shqiptarë të Çamërisë, nga 13 deri në 70 vjeç, u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Peloponez. Atje u keqtrajtuan dhe u masakruan nga autoritetet greke për të vetmin faj se ishin shqiptarë, duke lënë në mëshirën e fatit fëmijët, gratë e nënat e tyre, për t’u keqtrajtuar edhe më mizorisht. Shumë prej tyre gjetën vdekjen në kampet greke të përqëndrimit…Ndërsa djemtë çamë që thirreshin për të kryer shërbimin ushtarak, në radhët e ushtrisë greke, nuk pajiseshin me armë, por vetëm me kazma e lopata për të punuar si skllevër (M.Vickers-“Albanian Modern History”). Këta shtetas grekë diskriminoheshin e persekutoheshin vetëm se ishin shqiptarë. Isha vetëm 4 vjeç kur në qytetin tim të lindjes, në Paramithi, mbas 31 vjet pushtimi grek, u ngrit Flamuri Shqiptar. Njerëzit, të ngazëllyer, këndonim Hymnin e Flamurit. Ne fëmijët kërcenim e lodronim, ndërsa më të mëdhenjtë qanin nga gëzimi se mbaruan edhe vuajtjet nën pushtimin grek e më së fundi do ta ndjenim veten Shqiptarë në vatrat tona, pa u thelluar shumë se në çfarë situate u ngrit Flamuri Ynë aq i dëshiruar. Pas një terrori të gjatë dhe persekutimi deri në kufijtë e durimit, ardhja e një regjimi më të butë, ndonëse edhe ai pushtues, por që pranonte etnicitetin shqiptar të krahinës nuk kishte si të mos e çorientonte një pjesë të njerëzve të thjeshtë që në fund të fundit nuk e kishin atë horizont që kemi ne sot, për të gjykuar se edhe këta që erdhën janë prapë pushtues.Por këtu duhet nënvizuar një fakt tjetër shumë domethënës. Pa kaluar shumë kohë, djemtë më të ndërgjegjshëm çamë formuan një nga e para të luftës kundër pushtuesit fashist – Çetën “Çamëria”. Horzonti i gjerë atdhetar, përkushtimi, zgjuarësia dhe sakrifica e këtyre të rinjve trima çamë duhen vlerësuar edhe më shumë në krahasim me ato të një partizani të mirëfilltë grek, ndaj kombit të të cilit gjermanët qenë sjellë me një barbari të skajshme dhe që ishte e natyrshme të përfshihej pa mëdyshje në njësitet partizane. Ndërkohë që shqiptarët e Çamërisë, ndonëse kaluan nga një pushtim më i egër në një pushtim më të butë, përsëri ata e përbuzën atë duke dalë maleve për liri e duke ngritur çetën e lartpërmendur. Kjo çetë luftarake, në shkurt të vitit 1943 u rrit në Batalionin “Çamëria” që ka kryer luftime të ashpra kundër pushtuesit. Legjendare ka mbetur lufta 56-ditore kundër forcave gjermane në gusht-shtator 1943. Është e vetmja luftë frontale anti-gjermane në tokat shqiptare. Në saje të trimërisë së djemve dhe vajzave çame, gjermanët nuk mundën të shkelin Shqipërinë nga ana e Çamërisë, por u detyruan të kalojnë nga Tri Urat në Leskovik (Shih “Historia e LANÇ”, Tiranë 1986). Dhe këta djem e vajza çame vazhduan luftën kundër pushtuesit në radhët e Divizionit të 6-të të Ushtrisë NÇ Shqiptare deri në dëbimin e tij. Njëkohësisht mbi 500 djem të tjerë çamë u rreshtuan në radhët e ELAS-it, ku përbënin shumicën në Regjimentin 15, së bashku me maqedonasit e Greqisë, kundër pushtuesve nazistë. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkëpunim” me pushtuesit.Nëse nga radhët e popullsisë çame, të vuajtur nën regjimin grek që nga viti 1913, kanë dalë disa elementë të ekzaltuar nga propaganda fashiste për gjoja bashkimin e Shqipërisë, a mund të ketë ligj në botë, parimor apo moral, që për veprat e këtyre individëve të torturohet, përdhunohet, masakrohet dhe shpërngulet masivisht një popull i tërë?!?! Kjo, siç shënon N. Kulla në librin e tij “Dritëhije shqiptaro-greke” ishte politikë fashiste që për shkak të 10 vetëve të masakrohen 20 mijë të tjerë të pafajshëm. Nuk janë çamët fajtorë për bashkëpunim me pushtuesit, fajtorë për këtë ishin vetë grekët që nxorën nga gjiri i tyre, Ralisin, Zervën dhe gjithë ata aleatë të shumtë me nazi-fashistët që u vunë nën urdhrin e tyre kundër popullit që i lindi.Le të kujtojmë, për shembull, bashkëpunimin masiv të forcave të djathta greke me nazistët, nën drejtimin e famëkeqit gjeneral . Pushtuesit gjermanë ngritën në Athinë qeverinë kuislinge të Ralisit.Anglezi , në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”, 1993, midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke të Zervës me pushtuesit nazistë. “…Në Athinë anëtarët e EDES-it, të komanduar nga Zerva, hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend dhe për më tepër, për të pastruar Greqinë nga elementët komunistë. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e EDES-it mbanin lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit.”Po sipas dokumenteve britanike të përshkruar në librin e mësipërm, anglezët këmbëngulën që Zerva të ndërpresë lidhjet me qeverinë kuislinge të Athinës, por ai vazhdoi lojën e dyfishtë ,duke u shtirë se po angazhohej fuqimisht në luftë kundër pushtuesve nazistë, nga ana tjetër pakësonte veprimet luftarake ndaj forcave lokale gjermane, madje mbante një oficer ndërlidhës pranë shtabit gjerman në Janinë.Në librin e Woodhouse “The struggle for Greece”, 1976, citohet: “Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lenë asnjë dyshim se Zervas, ka bërë një armëpushim me ta për disa muaj të cilin e ka gjykuar krejtësisht në mënyrë të gabuar, sikur nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundër aleatëve.”Janë pikërisht këto personazhe të forcave të EDES-it të gjeneralit Zervas të ndihmuara nga ato të kolaboracionistit, Kolonel Derlitis, komandat i Batalioneve të sigurimit që filluan sulmet dhe masakrat kundër fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë me synim spastrimin etnik të asaj popullsie .Ja seç shkruan studiuesja -gjermane, Kretsi: “Më 27 qershor 1944 forcat e Divizionit 10 të EDES-it, të komanduara nga Kamaras, me miratim edhe të forcave gjermane që po tërhiqeshin , hynë në Paramithi. EDES- proklamoi se të gjithë çamët-myslimanë do të jenë të lirë e nuk do të keqtrajtohen dhe se pronat e tyre do të mbrohen. Krejtësisht në mënyrë të pabesë (mënyra tradicionale greke – shënimi im S.B) filluan spastrimin brutal etnik. Vetëm në këtë qytet mbi 300 çamë myslimanë, njerëz të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë, gjetën vdekjen”.
Dhe tani dua t’i përcjell lexuesit një dëshmi të drejtpërdrejtë, të fiksuar në kujtesën time që në fëmijëri, një dëshmi torturuese, të rëndë, sfilitëse, ngjethëse. Gjyshin tim, M.Bollatin, 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë bashkë me dhjetëra burra të tjerë në oborrin e shkollës, nënën time shtatzënë e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube; ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare ,vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare. Kushurirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjalle, ndërsa plakut O. Murati, mbasi i rropën së gjalli lëkurën, ia ngjitën përsëri me kripë!!!…Këto janë një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njejtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë.Jani Shara (I. Sarras), në librin e tij “Istoria tis Periohis Igoumenitsa”, botuar në Athinë më 1985, midis të tjerave shkruan: “….Familja e Muharem Bollatit, që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur asnjë faj”.Ndërsa N.Zerva krenohet për mizoritë e tij duke i shkruar një miku më 1956: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmoit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha”( S.Muselimi. “Istoriko Peripato ana ti Thesprotia”, Janinë 1974.)Në qeverinë e Athinës ishte ministër edhe N.Zerva. Më pas, në sajë të presioneve ndërkombëtare, sidomos të SHBA, pasi u zbuluan lidhjet e tij me nazistët, Zerva u detyrua të japë dorëheqjen nga qeveria greke. Megjithatë ai mbeti një “figurë e nderuar” nga autoritetet greke. Statuja e tij, me fytyrë e duar të drejtuar nga Shqipëria, qëndron në qendër të një prej qyteteve të Çamërisë Martire. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e “bashkëpunimit” të çamëve me pushtuesit.Kur në vitet 1946-1949 shpërtheu lufta civile dhe grekët filluan të vrasin njeri-tjetrin (çamët myslimanë tashmë ishin vrarë ose qenë dëbuar), atëhere i vranë edhe nënën Niko Gaxojanit (siç shkruan edhe ai vetë). Ku u gjendën çamët në atë periudhë për t’u bërë “vrasësit” e nënës së tij? Shtrembërimi i së vërtetës është skandaloz. Por me sa duket, z. Geixh i duhet një “argument” për të përligjur planet e tij të errta antishqiptare.Dhe çudia e pretendimit të bashkepunimit të çamëve vazhdon:Kur më 1949 forcat komuniste greke ishin duke marrë fund, disa emisarë grekë, me miratim të komunistëve të Tiranës, erdhën në Shqipëri per t’ju bërë thirje çamëve, tashmë të dëbuar nga vatrat e tyre, të kthehen e të luftojnë në Greqi kundër qeverisë së ligjshme greke.Çamët me të drejtë e kundërshtuan pjesëmarrjen në një luftë të huaj, në atë luftë që bënin grekët me njeri-tjetrin! Dhe “çudia e bashkëpunimit” vazhdon. Qeveria anti-shqiptare komuniste e E.Hoxhës, i “shpërblen” duke internuar mbi 900 burra çamë në Gramsh-Lozhan, nga maji deri në dhjetor të vitit 1949, për arsye se ata nuk pranuan të luftojnë për internacionalizmin komunist?!?!Mbas viteve 70, ata komunistë grekë që luftuan me armë në dorë kundër qeverisë greke për triumfin e komunizmit, u lejuan të kthehen në Greqi, iu dhanë pensione, e ata, të frymëzuar nga komunistët sovjetikë, ringjallën partinë e dikurshme (duke mbajtur me krenari statujën e Leninit në mes të Athinës ) dhe me të “drejtën” e tyre demonstruan kundër SHBA dhe luftës së drejtë të NATO-s për mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës nga shovinistët serbë të Millosheviçit, sepse spastrimi etnik i ndërmarrë nga diktatori i Beogradit ishte identik me spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga famëkeqi Zerva. Tashmë ata, grekët e të gjitha rrymave e pozicioneve politike, kanë gjetur platformën e bashkimit tek ajo ndjenja e verbër e antiamerikanizmit që plotësohet njëherësh me urrejtjen ndaj shqiptarëve. Dhe kulmi i paradoksit është se një njeri jo pa rëndësi në shtabin e luftës për “megaliidhenë”, hapi i parë i së cilës konturohet nga varrosja e çështjes çame, është Nikos Gaxojanis, një qytetar …..amerikan.A mund ta ndjesh veten qytetar i SHBA, i vendit të lirisë, barazisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet racave, kombeve e popujve të ndryshëm kur thur e zbaton plane të përbindshme të urrejtjes raciale ndaj kombeve të tjerë? Vështirë ta përfytyrosh. Por jeta paska edhe paradokse të tilla. Dhe një prej absurditeteve më të pabesueshëm të kohës sonë është, jashtë çdo dyshimi qytetari ….amerikan (?!?!) Nikos Gaxojanis…

Nga SALI BOLLATI (cameriaime.com)

[the_ad id=”4118″]