Get a site

ORAKULLI DODONES- MAKSIM ZOTAJ

ORAKULLI DODONES- MAKSIM ZOTAJ

ZeusiNga: Maksim Zotaj

PSE KA RENDESI DODONA?
Nga mitologjia e vjeter “Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropes, ndersa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithies, perendi te lashta, te cilat adhuroheshin nga Pellazget hyjnore”. Aravantinoi ne shenimet e tij shkruan; “Dodonen e ndertuan Pellazget, andaj edhe Zeusi, quhesh Zot i Pellazgeve”! Gjithashtu Plutarku ne “Jetet Paralele” kur flet per Pirron e Epirit, permend edhe Dodonen e cila gjendet ne Mollosi! Duke ju referuar historise sot me teper se kurre po behen kerkime rreth rrenojave te Dodones dhe rendesise se veecante te saj. Italiani, Enzo Gatti, thote; “Iliret e Shqiperise, te Pindit dhe te Maqedonise kane shenjtoren e tyre te famshme, Dodonen. Ajo ndodhet ne zemer te Kaonise, e cila konsiderohet sot, si qendra e krijimit te njeriut”. Thuhej se; “Orakulli (thenia e fatit), jepej nga nje lis, nga nje pellumb, e shkruhej mbi nje flete plumbi”. Por si procedohej ne tempullin e Dodones? Dhe pse ajo ka shume rendesi sot, per studjuesit e historise boterore? Po ti referohemi ne kete pike Ph.D. Raymond Moody-t, cili eshte autor i librit (Reunions) “Ribashkimi”, ai thote se ne kohen e vjeter; “Prifterinjte e Dodones kishin aftesi qe te vendosnin kontakte midis te gjalleve dhe te vdekurve. Ata ishin ne gjendje te shkrinin kufijte reale midis dy boteve. Dhe ata konsideroheshin me te zotet nga te gjithe te tjeret, krahasuar ketu me te gjithe prifterinjte e Orakujve te tjere te marre sebashku”.

NË Dodone, e cila mendohet qe te jete ndertuar nentoke, dhe ambjentet e perdorura per vizitoe«t i ngjanin nje spitali te zakonshem. Por hyrja atje, neper llagemet e nendheshme te saj, pa ndihmen e prifterinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej te te shoqeronte per ne qendren e tyre. Nga shenimet e vjetra thuhesh se, “eksperiencen dhe llahtarin qe provoje aty, ishte tamam sikur te hyje i gjalle ne Ferrin e vertete”. Vizitoret jetonin nje perecudnim te papershkruar. Disa e konsideronin kete gje, njesoj sikur te shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga te gjitha anet e botes. Ata donin qe te mundesonin kontakte me te dashurit e tyre, te cilet ishin te vdekur tashme. Ne aspektin e llogjikes se sotme, nje ide e tille eshte nje lajthitje e paster! Por ne po flasim per nje epoke teper tË« larget dhe per eksperiencen e nje civilizimi te humbur¦

Pasi vizitoret kishin ardhur aty ju paguanin prifterinjve nje shume te caktuar “per sherbimin”, dhe keta te fundit i sistemonin klientet e tyre ne dhoma te ndara nga njera-tjetra qe perngjanin me nje spital te sotem. Ata ju bindeshin prifterinjve dhe u duhej nganjehere te prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e pershtatshem per ribashkim. Ky pra ishte nje moment shume misterioz i cili zgjidhej me kujdes nga prifterinjte, dhe mund te ndodhte qe “pacientin” ta ngrinin edhe ne mes te nates nganjehere¦ “Ky “pacient” fillimisht tymosej me sulfur! NË« mentalitetin e atehershem, nje veprim i tille ishte i domosdoshem dhe i rendesishem paraprakisht, per te pastruar trupin dhe shpirtin nga mekatet e mundeshme te te gjallit, perpara procesit te kontaktit me te vdekurin. Dikush me mbrapa e shoqeronte klientin nga dhoma e ketij te fundit ne dhomen qendrore, e cila perdorej per te tilla ceremoni, ku pritej te fillonte procesi i kontaktit. Pas ketij veprimi, ai kalonte per “atje” nepermjet nje korridori qe zakonisht ishte i gjate, gati pesedhjete kembe. Aty gjendej nje ene jashtezakonisht e gjere dhe plot me uje! Gjithmone nen kujdesin e priftit te larte i cili i qendronte shume prane “klientit” ne keto momente, ai instruktohej qe ti mbante syte ne siperfaqen e ujit. Ne te njejten kohe prifti e kungonte ate me formula magjike. Dhe papritur, dalngadale fytyra e te gjallit shuhej ne pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadale tashme vizualizohej i “vdekuri”, i gjalle, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur¦ Ne kete rast, parashikimi me ndermjetesine e vecante te priftit te larte, degjohej drejtperdrejt nga goja e te vdekurit! Ky akt ndodh edhe me ne ne kushtet e gjumit, kur flasim me te vdekurit ne menyre te pavullnetshme ne enderrat tona¦Per te arritur nje gjendje psikollogjike kaq speciale “klienti” nga prifterinjte e Orakullit shpesh si mjete ndihmese, perdoreshin edhe droga te ndryshme qe te stimulonin deri ne nivelin e halucinacinit. Plini vecanerisht na e thekson nje fakt te tille, per nje bime me emrin “Henbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjte” qe kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj perdorej per ceremoni te tilla. Henbane ne fakt kthehej ne nje helm vdekjeprures, ne qofte se nuk dije qe ta perdorje. Tjeter narkotik halucino-gjetik, ishin bimet me emrin “Hellebore”, “Dittany” dhe”Melampus” te cilat gjithashtu perdoreshin ne kohen e lashte. “Pershembull ne civilizimin Minoan, Opiumi nderohej ne nivelin e besimit fetar”. Robert Temple (Bota e Nendheshme). bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kesaj lind pyetja e thjeshte, a ishte e vertete e gjithe kjo? Si pra ishte i mundur realizimi i nje gjeje te tille?
Nder profetet moderne le te kujtojme Nosterdamus-in, i cili perdorte te njejtat metoda per te parashikuar te ardhmen, duke pare gjerat jo me me enen e ujit, por ne siperfaqen e nje xhami te zi i ngjashem me ekranin e soe«m televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i te parit te gjerave pa qene prezent ne ngjarje egziston tek njerez te cilet e kane kete si aftesi te vecantË« dhe ndryshe thirren me termin mjeksor “ParanormalË«”. Pra fenomeni egziston por sic shihet ai shtrihet ne nje grup vecanerisht te kufizuar njerezish. Keta individe kane te theksuar “Ndjenjen e Gjashte”. Shpesh ne programe te ndryshme televizive, ne shikojme njerez te tille qe perdoren me shume sukses nga forcat e rendit per aftesine e tyre te vecanta duke zgjidhur krime te vjetra dhe te reja qe edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperience nuk i kane zbuluar dot. Gjithashtu keta njerez nuk e kane sensin e te kaluares, apo ate te ardhmes, sepse ata i shikojne gjerat ne kohen e tanishme me nje qartesi te pagabueshme.
Por ne “Institucionin e Dodones”, prifterinjte e saj njiheshin edhe per bema te tjera¦Italiani Enzo Gatti ne librin e tij Gli ILIRI, bot. 1981, nenvizon se; “Prifterinjte Ilire ishin astronome eksperte. Ata ndertonin qendra nga ku vezhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e henes, ciklet menstruale te grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio”¦ “Ata u tregonin bujqeve kohen e te mbjellave, e renies squke, e nxjerrjes se veres, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojne daten dhe oren e sakte te eklipseve. Me urdher te priftit dielli humbiste driten e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenje ndjellakeqe. Prifti sigurisht perfitonte nga eklipset dhe behej interpretuesi i paralajmerimeve hyjnore, duke diktuar mesime te dobishme”… Pra sipas ketij pershkrimi te Enzo Gatti-t, del se prifterinjte Ilire kishin njohuri universale!

[the_ad id=”4118”]

LISI simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge

LISI  simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge

lisi-yllir

Ylliret – ILIRI.

ILIRI dhe pema e “Lisit” simbol i Zeusit-Dodones-Pellazge.

Popujt më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit dhe autoktonë në Trojet pas Trojës së tyre janë ilirët dhe trakët.
Mbi kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike të ilirëve në pjesën jugore dhe perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, kanw shkruar gjithë shkrimtarët antikë, duke i përmendur në veprat e tyre si popull-besnik dhe trima luftëtarë, quajtur ndryshe dhe të “Bardhë – barbarë”
Emri etnik ILIR simbol i vet Yllit të Zjartë Diellit-Zeus shfaqet që në shek. V p. K
Sipas shumë studiuesve shqiptarë dhe të huaj, pellazgët ishin parardhësit e iliro-shqiptarve, gjithashtu gjuha shqipe njihet si gjuha e parë lindur mbi rrënjet e gjithë gjuheve të tjera IE.

Nga: Mili Butka

 

[the_ad id=”4118″]

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Dodona dhe gjuha shqipe

Djepi i mitologjisë është Dodona, çelësi i artë i historisë së vjetër; djepi i Pellasgëve është Dodona, e cilësuar njëzëri “pellasge” dhe “barbare”, djepi i fesë dhe qytetërimit të lashtë evropian, përkatësisht greko-romakë,është Dodona, Pellasgjia e Mirë-lltë. Dodona, Pellasgjia e Mirëfilltë ndodhet në zemër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja, që shkrimtarët e vjetër dhe të rinj, vërejnë se gjuha shqipe është  gjuha e perëndive. Shqipja afron mundësi të mëdha, të pafundme, për studimin e botës së vjetër, e emrave të hyjnive, miteve, toponimeve, antroponimeve, etj. Samiu E shpjegon bukur origjinën e pellazgëve, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, – shkruan Samiu, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre. Nga përzierja e gjuhës së tyre, lindi në Greqi një gjuhë e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja.Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten si gjuha e filozofit Platon. Samiu përmend edhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje se emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht dhe arrin në përfundimin se gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja.

Në dy shkrimet e mëposhtëm, “Mnia”dhe “Sirenat” po merremi me “leximin” e kuptimit dhe të emrit të tyre.

Mnia mitologjike dhe mëria shqiptare

herkuli_ne_lufte

Mëria shqiptare është e vjetër sa dhe vetë fjala “mni”, “mëri. Fjala e bukur “zemër”, pas të gjitha gjasave këtu e ka burimin: Zë mëni! Shqipja ruan besnikërisht kuptimin parak të fjalës si asnjë gjuhë tjetër. Mëria, pra, është një veti e zemrës. Në greqishten dhe latinishten e vjetër, “men” -“mon”, ka kuptimin e guximtarit, sypatremburit, trimit, të zemëruarit, të xhindosurit, e zotit, e mbretit. “Men”-“mon” do të thotë fuqi e madhe, “daimon” – “demon”. Homeri poemën e famshme “Iliada” e nis me vargjet: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peleut”!

Poeti tragjik i antikitetit, Eskili, xhindet, domethënë “eriniet” i quan “Menades”, një trajtë e së cilës shfaqet si  “Maniai”, pra, si “mani”, si shtysë e brendshme, si prirje e fortë, si sëmundje, si varësi. Rrënja e fjalës “mni” shfaqet dhe te epiteti i furive, “eumenidet”; te emri i Agamemnonit, mbretit të Akejve, te shprehja shqipe “burrë zamani”, domethënë “burrë zakoni”, nga ata të moçmit. Rrënja “zaman” është në lidhje farefisnore me rrënjën e vjetër “zameno”. Mirëpo gjuha shqipe të habit.

Me “minë” ka lidhje dhe fjala “mendje”. Në kohët e vjetra “mendje” shqiptohej si “men”, “teleshmën”, “humameno”, nga rrjedh “menje”, “mejtim”, etj. Në mitologjinë e të parëve tanë, pellasgëve, “Meti” përfaqëson hyjninë e menturisë, e mënçurisë. Shikohet qartë se kemi të bëjmë me një familje fjalësh me origjinë të përbashkët: mëri, zemërim, mendje, mendim, zemër, mat, matje, masë, mësim, etj. Deri këto kemi të bëjmë me një dukuri gjuhësore dhe mitologjike.

Por sikurse thamë, mënia është dukuri e pastër e zemrës dhe e mendjes, dukuri e pastër e shpirtit të njeriut. Shpirti s’është gjë tjetër veçse përzierje e mendjes dhe e ndjenjave, shkrirja e të dyjave në një njësi të vetme. Si e tillë, mëria, është energji e një lloji të veçantë, energji shpirtërore. “Mëria” është dhe një dukuri psikologjike, karakteristikë e psikikës së njeriut,  është dhe dukuri shoqërore, karakteristikë e një populli. Te shqiptari, puqet forma me përmbajtjen, kuptimi i thellë i fjalës me dukurinë “mni”, “zëmërim”. Asnjë gjuhë tjetër nuk e shpjegon më mirë e më qartë se sa shqipja kuptimin e fjalës së lashtë “mni”, mëri, sepse fjala është e saj. Në shqipe fjala “mëri” merr kuptim të ngjeshur, të pasur, të thellë: mëri, zemërim, dhembje, nëmje, mallkim, brengë, prekje në sedër, prishje qejfi, ngacmim, mallëngjim, fyerje, poshtërim, lëndim, duf i madh, egërsim, ndërkryerje, hakmarrje, cytje, xhindosje, urrejtje, tërbim, pra, një qerthull ndjenjash që burojnë nga zemra e kanë lidhje me zemrën, vatrën e saj. Mënia, zemërimi e vesh zemrën më një shtresë ndryshku, çmërsi, helmi, e bren pa prajtje, e ha me ngadalë, e gërryen përbrenda, e zbraz, e mbush me urrejtje, me egoizëm, me tërbim, me vrer.

Një shpirt i mnirëshëm është plagë e majisur. Mëria, zemërimi ngre male të lartë me urrejtje, errëson sytë, turbullon ndërgjegjen, shtrembëron shikimin, prish çdo ekuilibër të brendshëm, shkatërron çdo pengesë vetëkontrolli, çdo lloj maturie, mposht çdo ndjenjë tjetër, zotëron e tiranizon përsërbrendshmi njeriun, e bën skllav të urrejtjes, e xhindos, e domonizon, e nxjerrë jashtë kontrollit. Njëriu i zemëruar, i mnirshëm, është një qënie e ndërsyer, i cili s’ndalet para asgjëje, as para vdekjes. Ai nxin nga retë e zemërimit, të cilat shkarkojnë vetëtima dhe bubullima në kokën e tij në vlim e vithisje të përhershme. “Mnia” shfaros e zbeh çdo ndjenjë tjetër njerëzore, e mrrudhë, e kërrusë njeriun nën peshën e urrejtjes, e egërsisë, e shterpësisë. Të zemëruarit, të xhindosurit, të ndërkryerit, ecin në jetë me bindjen e verbër se ata janë strumbullari, shtylla kurrizore, boshti rreth të cilëve rrotullohet e gjithë jeta, shoqëria, koha, bota. Një iluzion i tmerrshëm, fantazmagorik, rrënues.

Mënia demoniake e “Akilëve” të sotëm

S’do kishim bërë një paraqitje të tillë nëse s’do të ndesheshim sot me dukurinë “mni”, zemërim, me një fuqi shkatërrimtare. Vëreni Akilët e kohëve të sotme. Vërejini me kujdes se si flasin, se si zgurdullojnë sytë nëpër ekrane, se si shtrëngojnë grushtet nën tavolina, se si shfryjnë dhe bulçasin nga “mnia”, nga urrejtja, nga tërbimi, nga etja për hakmarrje, për zotërim, për pushtet të pakufishëm. Brenda shpirtit të tyre hedh valle demoni i mnisë dhe ata shijnë, shkulin pemë, shkurre, shkrepa, rrokullisin popla për të frikësuar njerëzinë, për të asgjësuar kundërshtarin, mikun, armikun, cilin do që u del përpara! Mnia e Akilëve modernë ngre male të thepisur urrejtje, mure të lartë ndarje, veçimi e izolimi, krijon lumenj të tërbuar me urrejtje që përmbytin dhe shkretojnë ara, fusha e livadhe, formon ishuj  me ujëra të pista dhe këneta kutërbonjëse. Kështu, njeriu, atdheu, arsyeja humb mes maleve të egër, mes mureve të ngrysur, mes territ të shkurreve dhe pyjeve me driza, mes reve të nxira kaotike, mes dallgëve të tërbuara, mes stuhisë dhe gjëmimeve.

Për Akilët vetja është më e madhe se atdheu, vetja është më e rëndësishme se sa atdheu, për Akilët vetja është qendra e botës! Akilët tanë s’jepen veçse para forcës, veçse para dhunës; vetëm kësaj force të errët i besojnë deri në fund, vetëm nëpërmjet saj mëtojnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, të paqtojnë veten, njeriun, shoqërinë, botën, të gjallët e të vdekurit! S’na mbetet veçse të recitojmë vargjet e Iliadës: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peliadhit”!

Këndo o Muzë, mninë e Akilëve modernë, që mbjellin e erë dhe korrin furtunë!

Sirenat – Vajzat e Valëve

Valet_pellazgeNë këtë shkrim do të flasim për Sirenat, këto krijesa fantastike që rrojnë shkrepave të thepisur, buzë liqeneve të kaltër, ishujve detarë, lëndinave të lulëzuara, grykave të lumenjeve, kepeve dhe gjireve përrallore. Në mitologji sirenat janë gra të çuditshme, gra të hijshme, me emra të mëvetësishëm, si Parthenope, Leukosie, Lige, gra që magjepsin udhëtarët me zërin e ëmbël, me këngë hyjnore, me tingujt e fyejve të mahnitshëm. Sirenat ndjellin, joshin, tundojnë dhe të kredhin në dehje vdekjeprurëse. Muzika, kënga, zëri i ëmbël, robërues, është arma shfarosëse e këtyre bukurosheve magjepse, kushti i ekzistencës, kushti i mbijetesës! Këtë mision të shenjtë, këtë barrë të rëndë jua blatoi orakulli. Ose të dehin njerëzit me zërin e tyre ose të kthehen në gurë, të shuhen, të pushojnë se ekzistuari! E pra, sirenë nuk mund të jetë çdo kush, sirenë mund të jetë vetëm ajo qënie, që me zërin e ëmbël dhe me këngën e vet ndjell vdekjen e njeriut! Sirenat kanë tipare humane: magjepse, sugjestionuese, ndjellëse, joshëse, tunduese, vezulluese, lajkatare, dhelatare, dinake, të shkathëta, elegante, xheloze, të brishta si qelqi! Sirenat kanë dhe tipare hyjnore: gjysmë zogj dhe gjysmë gra, bija të lumenjve, najada, peshq, muza, shoqëruese të Perëndive, etj, etj.

Kushedi sa viktima kanë rënë pre e këngëve të sirenave, kushedi sa udhëtarë, detarë, njerëz të pafajshëm u bënë fli e këngëve dhe melodive magjepsëse! Ç’paradoks! Të vdesësh nga kënaqësia, të largohesh nga kjo botë vetëm se u dehe nga tingujt e magjishëm të një kënge a melodie! Ky është misioni i artit të madh? Kurrësesi! Nëpërmjet një kundërsensi, krijuesi anonim nxjerr në pah madhështinë dhe vlerën e artit të përjetshëm, e artit të pavdekshëm, që njerëzit bën të vdes! Njëkohësisht, damkos magjistricat, shtrigat, artin fals, anti-human, i cili nëpërmjet intrigave vret pafajësinë!

Të rralla janë dështimet. Më i bujshmi është rasti me Orfeun, këngëtarin hyjnor, i cili më lirën e vet, në vend që ta dehnin i dehu sirenat këngëtare. Sirenat kryeneçe thyen fyejt, humbën zërin, u bënë memece të përjetshme! Kur i dolën përpara Uliksit, ta ndillnin me këngë dhe tinguj të ëmbël, shurdhues, heroi mbylli veshët me dyllë dhe kaloi shtegun përmatanë; sirenat shkalluan nga zemërimi dhe u kthyen në gurë! Një ndodhi të tillë Straboni e vendos në Surrento, Lukani, ku ndodhet Kepi i Sirenave. Plini thotë se në Velia, qytet i Lukanisë, ende ruhet varri i sirenës Parthenope. Petro Marko, rrëfen legjendën e nënës së vet për gurët e Vunoit, atje buzë detit Jon. Ata gurë, bir, s’janë gurë, por njerëz të ngurosur. Do të thonim s’janë njerëz të ngurosur, janë Sirena, Sirena që kanë dështuar të ndjellin vdekjen me këngë! Vajza e Valëve a nuk është një sirenë?

Ç’kuptim ka fjal a “sirenë”? Shfletoj fjalorët mitologjikë dhe s’gjej asnjë shpjegim bindës, veç përsiatje, paralelizma, përshkrime bëmash, ngjarjesh, emrash, cilësish. Ja tek vjen nga lashtësia e thellë një fjalë tjetër shqipe! Sirenë! Thirrenë! Çirrenë! Fjalë e kulluar shqipe. S’bindeni? Çjanë Dithirrambet? A s’janë dy thirrmat, dy zëra të shkrirë në një? Ç’është isua labe, polifonia? A s’është shumëzërshi i shkrirë në një melodi, në një harmoni? Sirenat  thërrasin: na dëgjoni zënë, na dëgjoni këngën! Sirenat çirren: Ne nuk vrasin, ne falim kënaqësi, këngë, melodi!

Mitologjia

Gurrë gurgulluese ku shuajnë etjen njerëzit dhe vetë perënditë

Mitologjia s’është gjë tjetër veçse tërësia e miteve të krijuara nga njerëzimi në epokat   parahistorike, shumë të hershme, primitive. Miti nga ana e vetë nuk është gjë tjetër veçse forma më e hershme organizmit shpirtëror dhe shoqëror të njerëzimit, një sintezë e   përvojës kolektive, shprehje e identitetit  të përbashkët të një grupi shoqëror, një hapësirë e madhe mbushet me zota, me perëndi, me gjysmëperëndi, me mite, me legjenda, me rrëfenja, me heronj që bëjnë çudira, me engjëj, me zana, me nymfa, me shtojzovalle, orë, dryada, najada; kjo hapësirë mbushet me përbindësh të tmerrshëm, me shtriga, me gjarpërinj, me harpie, me ndodhi të pabesueshme, me ngjarje, luftëra, përleshje, fatkeqësi, rrëmbime, vende fantastike, me njerëz të jashtëzakonshëm, etj. Sado e çuditshme të duket, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Falë kësaj çiltërsie, falë këtij naiviteti, mitologjia vazhdon të ushqejë shpirtin e njeriut me të njëjtën forcë, si dje, si sot, si nesër. Lënda mitologjike shumëfishohet, pasurohet pambarimisht, duke marrë kuptime të reja, përmbajtje të reja, forma të reja, sipas kohës dhe rrethanave ku gjendet njeriu dhe shoqëria. Mitologjia është gurra gurgulluese ku shuajnë etjen krijuesit e të gjitha kohërave, artistët e të gjitha vendeve të botës, madje vetë perënditë.
[the_ad id=”4118″]

Pellazgët dhe origjina e flamurit tonë

Pellazgët dhe origjina e flamurit tonë

pellazget

Teksti i Herodotit, është në fakt dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit pellazg.
Sigurisht pas luftës së Trojës, Pellazgët vendas u pushtuan, u robëruan dhe u përzunë nga trojet e tyre të lashta.
Pushtues ishin ardhësit më të rinj, në gadishullin ballkanik. Nga pushtimi i tyre, si shkruan prof. Cino Pichi në librin me dy vëllime: “Le meraviglie delle civilita passato” (Mrekullitë e civilizimeve të shkuara), përmbledhje me studime autorësh të shquar, si Giorgio Ebers, Andre Lefevre, F.Gregorovius, C. Delattre, etj., (editrice Italiana di Cultura-Roma 1958) ishin mizore. Janë mitet që flasin për gjenezën, të cilët që në fillim na tregojnë edhe për mitin më të lashtë të qendrës së botës dhe pse jo, edhe hipotezën “dokument” më të përafrueshmin në botë për gjenezën edhe të krijimit të simbolit kryesor të flamurit tonë Kuq e Zi, shqiponjës me dy krerë. Është një mit i njohur, i transformuar, e vjedhur nga të tjerë popuj që ende e kanë simbol, (grekët e vjetër edhe pse bënë krime të tmerrshme kundër pellazgëve, si thotë vet greku i madh, serioz, Tuqididi, dhe analizuar brilantisht nga babai i historisë moderne prof. Van Loon, ata nuk e bën simbol të flamurit të tyre, simbolin pellazgjik zeusian të shqiponjës me dy koka)
 
Por ç’thotë autori i “Mrekullive të civilizimeve të së kaluarës”, prof. Cino Pici që në libër ka një kapitull të tërë tepër interesant për pellazgët (volumi I, fq,287-311), “Zeusi i tyre hodhi në ajër dy shqiponja në anë të kundërta të qiellit, për të përcaktuar qendrën e Tokës, pikën e tyre të takimit… Dhe ato dy shqiponja pasi i ranë botës rreth, u takuan. Dhe është miti, por dhe Homeri që tregon se vendi i takimit të dy shqiponjave ishte Dodona dimërkeqe.

Dodona dimërkeqe për Homerin dhe të tjerë të lashtë ishte edhe vendi hyjnor i vet Zeusit, që nëna Hera edhe pse e lindi fshehtas në Kretë (Kuretët u binin teneqeve prej bronzi të mos dëgjonte ati i tmerrshëm Kroni që hante bijtë e vet nga frika e marrjes së pushtetit, shpjeguar prejardhja e fjalës Kron, në shqip nga korifenjtë tanë studiues) dhe ai, Zeusi, pasi u ushqye me qumështin e dhisë Amaltia (shpjeguar sërish e sërish fjala e fjalët e stërlashta, me rrënjëzim të spikatur shqipen) mori pushtetin e të atit, Kronit dhe pasi bëri ato që dihen në mit dhe i shpjegon me variantin pellazgjik të parë, mitologu i famshëm Robert Graves, (shiko librin Mitet…) lëshoi dy shqiponjat që u ritakuan në qendrën e tokës, aty ku ishin pellazget, në Dodonën dimërkeqe. Nuk ka hartë historike dhe autor të lashtë që shkruan për Ballkanin dhe popujt me të lashtë të tij të mos ketë të shënuar Dodonën. Aty ishte LISI famëmadh ku priftëreshat (gra-kohë e lashtë e matriarkatit) i drejtoheshin lisit (simbol pellazgjik i spikatur, sipas prof. Dhimitri Pilika) dhe Zeusi me cicërimat e zogjve u sillte profecitë që ato i përkthenin… Natyrisht mitet sot ngjajnë me përrallëzat e fëmijëve që u tregohen netëve të dimrit. Por fëmini njerëzore ka qenë ajo kohë e shkëputur dhe jo nga bota e atëhershme. Aq sa edhe për vet Dodonën dimërkeqe ka paqartësi gjer mes pasardhësve të drejtpërdrejtë të tyre, shqiptarëve të sotëm që pretendojnë ndofta nga mbiemërimi homerik “dimërkeqe” kryemalin e quajtur të perëndive, Tomorrin.

Sidoqoftë, arsyeja përse shqiptarët kanë flamurin me dy koka shqiponjash të takuara (përplasura, thonë dashakeqet fqinjë dhe kujtojnë vrasjet, grindjet, mosmarrëveshjet e gjata për prona, pasuri e pushtet) është mbinatyrore, mitike, por nga ky motiv jashtëtokësor i pranuar kudo kemi edhe sot flamurin Kuq e Zi që është real dhe asfikson idenë se na e “dhuroi” Bizanti, si shkak i ndarjes së Perandorisë së Romës në dy pjesë. Duket aspak racionale mbështetja e kësaj teze, kur Zeusi dhe pse joreal, mistik e i mbivlerësuar i botës pellazgjike, (kryehyjni pagane) edhe pse i përvetësuar me plot naivitete nga ardhësit e vonë e transformuar deri diku, edhe në vendqëndrime.

“Grekët kurrë nuk janë lutur në tempuj, por nëpër shtëpi, dhe ndërsa pellazgët ishin vet punëtorë e nuk preferonin skllevër, grekët nuk punonin vet, por merrnin skllevër”, vënë re studiuesit dhe paralelizojnë edhe për krizën e sotme të thellë e tronditëse edhe për fqinjët dhe Europën. Natyrisht, nëse ne jemi më të lashtë në këto troje (të cunguara barbarisht) kjo nuk do të thotë aspak se jemi rrezik për të tjerët, si këlthasin pushtuestrojsit tanë ultrashovinistë, që edhe ditëve të fundit në jug kanë ngritur flamurin grek në trojet shqiptare (ne festa të përbashkëta, mund të ngremë e tundim simbolet tona, por pa tendencë e nëpërkëmbje të ndërsjellë). Ne jemi në fund të fundit, të gjithë, krijesa njerëzore dhe ardhja jonë në këto troje të mrekullueshme nuk është bërë e pavullnetshme, dhe si për popujt e tjerë europianë ka ndodhur: “Kur Australopitekët mund të kenë kaluar nga Afrika në Europë… mbi 35 mijë vjet më parë”, shkruajnë prof.G.Livet dhe R.Mousnier në librin “Storia d’Europa (fq.59). Por, natyrisht si unë që mbërrij me gjithë familje emigrant në Itali ndihem i ardhur që nga në viti 2000 pas Krishtit, edhe heleni, kryehelen mitik, Deokalione, ardhur me tributë barbare, si përmendëm më sipër, i tillë ka qenë dhe ka mbetur pasardhës i vonë, gadishullin e Hermit, si quhet nga të lashtët Ballkani sot që dyqind vjet më parë quhej gadishulli ilirik, për emërtimin dhe njerëzit e të cilit do flasim, natyrisht me diskutim hapësinorë, edhe për hallkën lidhëse të pretenduar të munguar, nga shumë studiues, madje edhe ndonjë shqiptar mohimtar i pellazgjisë ballkanike. Por më parë të tregojmë këtë fakt të jashtëzakonshëm edhe për gjuhëtarët e thjeshtë. E sjell shkencëtari i njohur Philippe Aziz në librin “Civilizimi etrusk” (la civilisation etrusque, botim Ferni, Gjenevë 1977). Ja shkrimi i tij, me ndonjë interpretim të vogël ndërhyrës:
-Tregimi i Herodotit:
Teksti i Herodotit, cituar nga Raimond Blloch, është në fakt dokumenti më i rëndësishëm historik, mbi të cilin bazohen mbi origjinën e popullit etrusk. Ky tekst shkruar në shek.V, para K. tregon se të parët e Etruskëve kanë lënë atdheun e tyre të origjinës, Lidian, nga shkaku i një zie buke (krizë). Mbasi udhëtuan dhe vozitën shumë ata zbarkuan në brigjet italiane (të sotme), për të themeluar Etrurian, ose më ekzaktësisht Tirrenian, e quajtur kështu, për t’i bërë nder udhëheqësit të tyre Tyrrhenos.

Nën mbretërinë e ATYS (përngjan si dy pika uji me fjalën, kryeemer ne shqipen e sotme Ati-babai-, nga vjen duket edhe Atikë, rrethinë e Athinës së sotme) referon historiani grek, në të gjithë mbretërinë ra kriza. Në fillim, në Lidia, e pritën me qetësi, por më pas situata u rëndua dhe nuk parashikohej ndryshim. Çdonjëri përpiqej të mashtronte tjetrin mbi urinë. Ishte kjo arsyeja që ata shpikën lojën me gur, me dado, topin, dhe shumë lojëra të tjera, ndërsa nuk pranojnë lojën me shah, për të cilën thoshin se nuk e kemi shpikur ne. Dhe si në kohë zie (krize si sot…ku kudo s’ka punë) kalonin një ditë të tërë duke lozur nga mëngjesi në darkë, për të harruar urinë. 

Kaluan kështu me shpresë 18 vjet. Kjo bëri që mbreti ATYS, (natyrisht pellazg, shënimi im, L.Shmilli) të ndajë popullin e perandorisë së tij në dy pjesë dhe të hedh me short. Njëri popull do qëndronte në Lidia (gjer në Atikë e veri të sotëm të Greqisë e Shqipërisë, mesiguri perandoria e ATYS, shënimi im, L.Shmilli), populli tjetër të ikte nën komandën e djalit të tij, Tyrrenos. Ky grup, zbret në Izmir, Turqi e sotme, dhe aty nis e ndërton flotën…. Dhe u nisën në kërkim të një atdheu të ri (të kujtohen anijet nga Durrësi, ngarkuar prej Ramiz Alise, “sigurimit të shtetit”, sipas Les Valesës dhe kryeministrit italian Andreoti, lexo la Repubblica, intervistë me rastin e 20- vjetorit të rënies se Murit). Ky popull i ikur nga ATYS, krijoi Etruskët. A vërtetojmë dot që ishin pellazgë? Besoj se mjafton emri i Mbretit dhe deklarimi i shkencëtarit të madh Mayani se: “Etruskët shtriheshin edhe në Azinë e Vogël perëndimore, përkrah tribuve Ilirike”, (libri Philippe Aziz, fq.18) për të kuptuar diçka më shumë se ajo që dimë gjer sot. Dhe më tej, po aty: “Punimet e një misioni arkeologjik amerikan në Sardi, vendkryeqytet i popullit të Lidias, kanë zbuluar emrin e disa qendrave lidike. Grimenothura, p.sh. është për t’u theksuar se,THURA tregon për një qytet ose kështjellë të mbrojtur” (po aty, fq.19). Thura, themi sot edhe ne shqiptarët për një tokë a pronë të grabitur a të ligjshme të rrethuar!… Dhe jemi përtej 3000 vjet para Krishtit. Jemi gjer edhe përtej gadishullit që pas Krishtit do të quhej edhe Gadishulli Ilirik.

Por që të mbërrijmë tek Shqipëria e coptuar, 28 kilometër katror, e “Thurur” nga fqinjët, Europa e vjetër dhe antikombëtarët shqiptarë, madje edhe me gjysmë pavarësi, duhet të lexojmë të tjera që pak ose aspak nuk i kemi ditur! Rilindja duhet konceptuar në një kuadër real dhe plotësisht të besueshëm për veten, fqinjët dhe BE! Sepse kemi shumë plagë dhe pabesi mbi trupin e Kombit dhe mbi shpatullat e mbifuqishme të gjithë shqiptarëve. Homeri i quan pellazget jo kot hyjnorë (Odisea:XIX,1,17) dhe Herodoti të mistershëm (Storie,1-57)!/Shkëputur nga: illyriancient

Read more