Get a site

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë?

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Rama takim me Tsipras dhe Zaev në Prespë

Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev do takohen së shpejti në Prespë, zonë kjo që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas agjencisë “IBNA”, ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje, siç është edhe emri i Maqedonisë. Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes, asaj të emrit me Greqinë, edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

teksa ishin në mbyllje të emisionit ‘Politika Online’, gazetarja Marsela Karapanco i ka kërkuar avokatit Spartak Ngjela që të votojë për top-statusin e ditës, ku ishin zgjedhur postime nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, deputeti Pjerin Ndreu, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeti Nard Ndoka.

Por Ngjela është nervozuar duke mos e lenë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve, duke i thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte ende.

Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

rama-erdogan shqiperiajone

Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

Nga Deo Graciani

Shqipëria e vogël, dhe jo edhe aq e rëndësishme në arenën e sotme gjeo-politike, u vendos përkohësisht në qendrën e vëmendjes nga një veprim i panevojshëm por i parashikueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e cila kohët e fundit po tregon përherë e më shumë se nuk është asgjë tjetër përveçse një zorrë që i shkon pas interesave islamo-komuniste në Ballkan, Evropë dhe më gjerë. Duke parë dhe dëgjuar kryeministrin sesi ngre zërin nëpër fushata dhe përplaset në media me njerëz të ndryshëm, duke përdorur si armë elokuencën e tij për të mbrotjur bindjet që ka dhe për të mposhtur kundërshtarët, të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një njeri të vendosur dhe që nuk merr urdhra nga askush. Fatkeqsisht, pak a nga pak po vërtetohet e kundërta. Në thellësinë e psikikës së tij, po nxjerr kokën një njeri të cilit i mungon kurajoja civile, dhe nuk është i aftë të kuptojë momentet dhe kthesat e rëndësishme historike, por thjesht shkon andej nga fryn era, dhe ndryshon me erën. Elokuenca dhe oratoria e tij nuk i shijojnë më askujt. Nuk të hyn në punë elokuenca kur ke humbur shpirtin. Edhe Hitleri ishte elokuent por shikoni se çfarë i kushtoi botës. Ne nuk prisnim që Edi Rama të konkurronte me Gjergj Kastriotin, Ibrahim Rugovën, Pjetër Bogdanin apo Lech Walesën për nga karakteri, por të paktën prisnim pak më shumë prej tij. Edhe Edi Rama siç duket ra viktimë e asaj që quhet “mallëkimi i gjeneratave” dhe nuk arriti të dalë dot përmbi trashëgiminë e errët shpirtërore të këtyre gjashtë shekujve të fundit. Dikush mund ta mbështesë sjelljen e kryeministrit me justifikimin se ai nuk ka me se të punojë, sepse kjo është Shqipëra dhe nuk gjen më mirë, dhe nuk ka material më të mirë “për ndërtimin e shtetit.” Karakteri i ndërtuesit nuk varet nga cilësia e materialit. Nëse kërkon gjen.

Edi Rama, kryebashkiaku i tij i Tiranës Erion Veliaj, dhe anëtarë të qeverisë shfaqen rregullisht nëpër ekrane duke përuruar parqe të cilat po i ndërtojnë për rehabilitimin fizik të njerëzvë ndërsa nga ana tjetër po ndërtojnë një tempull turko-arab të fundamentalizmit islamik në zemër të Tiranës për helmimin e shpirtit të tyre. Të zhytur deri në grykë në injorancën e tyre, ata nuk kuptojnë se po helmove shpirtin ke shkatërruar trupin dhe mendjen e njeriut. Ndërtojnë parqe dhe njëkohësisht shtojnë ndotjen akustike dhe helmin shpirtëror. Ju lumtë o argatë të djallit që për të fituar votat e ekstremistëve islamikë po shisni falas edhe pikën e fundit të shpresës që mban gjallë një komb. Ju lumtë që ndërsa ndërtoni lulishte për fëmijët, i bëni ata të tremben duke i detyruar të dëgjojnë ditë e natë nga autoparlantët e vdekjes ulërimat dhe britmat rrëqethëse që gërvishin mendjen dhe helmojnë shpirtin.

Ky shtet i sotëm nuk është asgjë tjetër përveçse vazhdimësi e shtetit Potemkin të Berishës. Në shtetin Potemkin, fasada e rafinuar e institucioneve fsheh mungesën e plotë të substancës. Vetëm aktorët ndryshojnë. Kjo qeveri e shitur tek ata që kanë xhepat më të thellë, nuk kishte sesi sillej ndryshe edhe në rastin e votimit të rezolutës absurde që një grup ekstremistësh islamikë, pro-islamikë dhe anti-semitë paraqitën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Nuk pritej që Edi Rama të ishte aq largpamës dhe i guximshëm sa të votonte kundër rezolutës, por të paktën mund të kishte abstenuar ose mund të mos kishte marrë pjesë. Qeveria shqiptare u deklarua se “i qëndruam koherentë qëndrimit tonë të linjëzuar me Bashkimin Evropian.” Kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare i qëndroi koherente vendimit të Organizatës së Vendeve Islamike nga ku edhe mori udhëzimet përkatëse disa ditë para votimit në Asamblene e Kombeve te Bashkuara. Pra, Edi Rama dhe qeveria e tij i qëndroi besnike linjës Islamike të mikut të tij të ngushtë Tayyip Erdogan, me votën kundër Amerikës dhe Izraelit.

Edi Rama Zoti pastë mëshirë
Edi Ramaerdogan

Qeveria e sotme shqiptare edhe sot e kësaj dite vazhdon ta quajë Shqipërinë vend Islamik, edhe pse Islamiket nuk janë më shumicë në Shqipëri. Qeveria shqiptare, të paktën mund te abstenonte siç bënë Bosnja Herzegovina, Letonia, Kroacia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, dhe Romania. Te gjitha këto shtete përveç Bosnjës janë pjesë e Bashkimit Evropian. Por jo. Për një grusht votash të fundamentalistëve islamikë në Shqiperi, kryeministri zgjodhi të mbështeste rrymën fundamentaliste Islamike të mikut të tij, Tayyip Erdogan, i cili po kthehet pak e nga pak në mësuesin e tij shpirtëror. Përpara se të konsultohej me vendet “mike” të Bashkimit Evropian, Shqipëria u konsultua me vëllezërit shpirtërorë të organizatës së vendeve islamike. Me sa duket Erdogani po i jep leksione kryeministrit tonë sesi të mbajë pushtetin sa më gjatë duke manipuluar shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar, siç bën rregullisht edhe presidenti turk me vendin e tij dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sot Erdogani është një anti-kristian, anti-evropian dhe anti-amerikan i deklaruar, dhe nuk i ka hije kryeministrit të Shqipërise ti shkoje mbrapa si zorrë një fundamentalisti islamik. Nuk kishte shumë rëndësi nëse Shqipëria votonte apo abstenonte por të votonte kundra ishte e turpshme. Të lumtë o kryeministër që i vure shqelmin një shansi historik për ta vendosur Shqipërinë përkrah Hebrenjve, Polakëve, Çekëve, Hungarezëve, Romunëve, dhe Kroatëve, aleatëve tanë historikë, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për liri. Të lumtë që e vendose Shqipërinë përkrah kërmave komuniste të Sorosit, dhe e zhyte edhe më thellë në llumin e fundamentalizmit islamik.

Në kulmin e terrorit nazist ndaj hebrenjve, në një kohë kur pothuajse çdo shtet i Evropës jo vetëm që nuk i mbrojti por nga frika bashkëpunoi me nazistët në arrestimin dhe shfarosjen e hebrenjve, kjo Shqipëri e vogël e cila konsiderohej “myslimane,” megjithëse në një luftë për mbijetesë, e shkërmoqur shpirtërisht për gjashtë shekuj errësirë të pafund, arriti të gërmojë në thellësinë e vetëdijes së saj kombëtare pothuajse të vdekur, dhe të gjejë e të zbatojë, qoftë edhe për pak çaste urdhëresën hyjnore të dashurisë dhe humanizmit. Besa shqiptare triumfoi mbi urdhëresat e urrjejtjes islamike, dhe shqiptarët duke rrezikuar jetën e tyre, i mbrojtën hebrenjtë me çdo mundësi që paten. Ndërsa sot mjerani Edi Rama dhe qeveria e tij vendosi të zhvlerësonte ato pak momente historike krenarie kombëtare, duke u vendosur përkrah argatëve të djallit, në krah të atyre që kanë shpallur luftë Zotit të dashurisë.

Kryeministri ynë i rritur dhe i edukuar në një realitet ateisto-islamiko-komunist akoma nuk e kupton fuqinë e Zotit, dhe as drejtësinë e Tij. Ai nuk e kupton dot Providencën Hyjnore. Ky kryeministër nuk arrin të konceptojë gravitetin historik dhe impaktin shpirtëror të një vendimi të tillë jo vetëm mbi veten e tij por edhe mbi popullin e tij. Të rreshtohesh në frontin e anti-Zotit është vetëshkatërrim, pavarësisht se numrat mund të duken në favorin tënd. Zoti nuk merret me statistika dhe as me numra. Rezultantja dihet.

Duke shpresuar se kryeministri Edi Rama do t’i vërë gishtin kokës dhe jo grushtin, se do të reflektojë për katrahurën që bëri, dhe të pendohet me sinqeritet përpara Zotit të vërtetë, duke e korrigjuar veprimin e tij kur ti vijë një tjetër shans, derisa të vijë ajo ditë, unë i them: “Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë.”

Simbolika qe do te perdorin sot Filoruset ne protest

Simbolika qe do te perdorin sot Filoruset ne protest

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj dhe sipas demokratëve, kjo për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Në këtë shkrim nuk do ta mbroj Edvin Kristaq Ramën, jo përse më largoi nga gjiri miqësor në fcb, që i shkrova letër të hapur për kundërshtimin përse e bëri këshilltar Baton Haxhiun, anëtarin e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtorin e kryeudbashit që bëri kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqit, por Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtë të flasë për vajzën e Shqipërisë-Kosovën .

I paudhi, bukëshkali, jugonostalgjiku, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Qeverisë kuislinge, e dalë nga pazaret e klaneve të nëntokës, bëri yrysh kundër deklaratës së Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, duke thënë:”… Shqipëria nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës”. Dallaveraxhiu Enver Hoxhaj foli në emrin e Qeverisë të sojit të zogollëve dhe toptanëve, që punojnë vetëm për interesa personale dhe assesi kombëtare. Ç´faj dhe çfarë dëmi i bëri Edi Rama Kosovës? Enveri i Therandës, me gjasë është ndërsyer nga dikush nga prapa dhe e mori këtë yrysh kundër Shqipërisë krejt me qëllim ta përçajë popullin. Përse ky dallaveraxhi që bëri dallavere me “akraballëkun e tij” nuk merren me pjesën e trupit të Kosovës, që i ranë sakicë duke ia prerë krahun e djathtë Mitrovicën, që shqiptarët nuk kanë të drejtë t´i vizitojnë as varret e të parëve që prehen në tokën e tyre që ia la Zoti hise, përse kjo Qeveri nuk merret me “Zajednicën” që e shtrin si vajin në lakra këtë sëmundje me metastazë kancerogjene, përse kjo Qeveri oligarkësh nuk merret me bandat mafioze që janë përhapur në Serbinë fashiste, në mënyrë mafioze në tërë territorin e Kosovës duke vjedhur deri në palcë, përse kjo Qeveri kusarësh nuk merret me kontrabandën shtetërore që me dhunë vjedhin e maltretojnë qytetarët dhe bëhen multimilionerë që deri dje kishin vetëm një lopë ose dhi e asgjë më shumë, përse nuk merret kjo Qeveri hajdute që vjedhin buxhetin e Kosovës nëpër dogana që “Devollët” me miliona vjedhin shtetin në pikë të ditës dhe helmojnë qytetarët shqiptarë me krunde derrash të Shumadisë. Pse nuk merret kjo Qeveri kuislinge e sojit të Esat Pashë Toptanit që shitën 9 mijë hektarë tokë CRNA GORËS, përse kjo Qeveri nuk merret me serbianët që mbjellin kriminelët në shtatore të bronztë pushkagjinjtë që kanë vrarë shumë shqiptarë si rasti i Milutinit ,përse nuk merret kjo Qeveri me papunësinë, ndërkaq vetë këta banditë shkuar banditëve punojnë në katër-pesëx vende pune,përse more veproni kundër interesave kombëtare….?

I rrezikshëm dhe tinëzar Kjo bandë qeveritare e Kosovës, qëllimisht dhe të ndërsyer nga qarqet e ndryshme hedhin benzinë në zjarr për të futur përçarje kombëtare, këta veprojnë kështu sepse paguhen për t’u shprehur kundër BASHKIMIT KOMBËTAR!!! Turp shkuar turpit! Ju more faqezinj veproni sipas asaj:”Kur e kaloni ujin, ta dh… pelën!” Dhe, ju vërtet ndërseni të huajt. Jeni futur në kronologjinë tradhtare të vendit, ju nuk jeni Qeveri që përfaqësoni popullin e Kosovës, ju jeni plehu i Kosovës! -Po ç´patë tani me Shqipërinë ore maskarenjtë!? Po kthejeni vetëm pak kokën prapa dhe shikoni. Po ju nuk keni sitë në ballin e kokës! Shqipëria urgjentisht duhet shpallur këtë njeri të Therandës PERSON NON GRATA! Ky është shumë i rrezikshëm dhe tinëzar, ky i fryn erës së sertë për të përfshirë zjarrin e përçarjes kombëtare. Kush të ndërseu, kush ta futi kunjin thellë për të përçarë shqiptarët, sa para more bakshish, në kohë të pakohë të shprehesh kundër Shqipërisë që strehoi miliona shqiptarë kur mbetën rrugëve dhe maleve, ku ishe ti në atë kohë ore faqezi pa asnjë pikë të bardhë…? Ju nuk keni dy gishta fytyrë, ju keni dhjetëmijë hektarë se i jepni 9 mijë ju nuk keni dert.

Matrapazët që vrapojnë pas parasë Dhe, krejt në fund fare edhe disa fjalë për disa “analistë”, po çfarë analistë janë këta? Këta janë matrapazë që vrapojnë pas parasë si zagarët pas kockave dhe financohen me para të dyshimta. Por, është një e mirë e madhe që shqiptarët nuk ua varin. Se vërtet është kështu dhe për të vërtetuar se sa peshojnë në kandar, le ta provojnë e të dalin në zgjedhje dhe në qoftë se marrin vota edhe nga familjet e tyre se mos të mos flasim të mëhallës. Unë betohem publikisht se kurrë laps në dorë nuk do të marrë për të shkruar. Enver Hoxhaj edhe pse ka folur në emër të Qeverisë kuislinge sa më parë publikisht t´i kërkojë falje Edvin Kristaq Ramës, mos të kërkojë falje në emër të Kosovës, sepse ky nuk ka folur në emër të Kosovës… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për ato që them e shkruaj mbaj përgjegjësi morale dhe penale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

REFORMA NË DREJTËSI SHTON PËRDITË DËSHPËRIMIN E SALIUT DHE ÇORODITJEN E PD

REFORMA NË DREJTËSI SHTON PËRDITË DËSHPËRIMIN E SALIUT DHE ÇORODITJEN E PD

edi-rama

Nuk kishte asgjë komike në thirrjen e djeshme të ish-kryeministrit për të rrëmbyer armët, por vetë personazhi është qesharak. Dhe unë nuk do të isha këtu përpara jush sot, nëse nuk do të kishte një pjesë të shoqërisë sonë, e cila e merr akoma seriozisht këtë personazh qesharak. Ashtu sikundër nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të, nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe tonin e komunikimit publik të opozitës më të madhe në vend, Partisë Demokratike.
Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Shqipëria s’mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi për të cilët ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe nga ç’lexohet e zbatohet për ata që i bëjnë ligjet apo për ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë përpara ligji. Prandaj, Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çka ka bërë e as mund të hetohet për çka tha dje, për sa kohë Reforma në Drejtësi nuk do të votohet dhe zbatohet.
Njerëz të ndershëm e të arsyeshëm, përpiqen të gjejnë “pse”-në e thirrjes haluçinante të Saliut për të armatosur shqiptarët. Shumë prej tyre më kanë shkruar edhe mua, tepër të shqetësuar. “E bën për këtë, e bën për atë”, etj., etj.. Të gjitha çfarë thonë bëjnë sens, padyshim, por në thelb s’ka asgjë të re dhe në fakt asgjë për t’u shqetësuar, përtej një gjëje: fatit të Reformës në Drejtësi.
Në thelb, thirrja e Saliut është një fakt më shumë, për një gjë që dihet botërisht prej shumë vitesh; Pabarazia para ligjit.
Dhe pikërisht, privilegji i të qenit mbi ligjin është shënjestra e Reformës në Drejtësi, e cila hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, që prej 25 vjetësh jetojnë jashtë kufijve ligjorë të Republikës së Shqipërisë. Saliu është tipiku, prandaj dhe bie më shumë sy. Është shëmbëlltyra më monumentale e “të fortëve” të veshur me kostum. Prandaj dhe e enjtja është bërë dita kur parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, për të cilat nuk flitet thuajse fare, por u tregon pafuqinë e ligjit përballë një personazhi aq qesharak, sa në çdo vend tjetër të Europës apo dhe të rajonit tonë, do ta kishin sistemuar me kohë në arkivat e të shkuarës.
E enjtja është bërë prej disa muajsh dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë e zvarritur Reformën në Drejtësi. Sa më shumë rritet presioni publik dhe ndërkombëtar për reformën, aq më shumë rritet tensioni në Parlament. Sa më shumë afrohen afatet fundore të reformës, aq më shumë dëshpërimi i Saliut bëhet dëshpërimi i Partisë Demokratike. Sa më shumë ngushtohet rrethimi për ata që i tremben reformës, si djalli temjanit, aq më shumë thellohet politika kriminalizuese e Partisë Demokratike për qeverinë.
Në vend të vinte në rritje, siç do të ishte e udhës dhe normale në respekt të të gjithë shqiptarëve, të atyre që votojnë këtë shumicë apo dhe atyre që votojnë PD-në, intensiteti i punës së përbashkët për reformën që e duan praktikisht të gjithë shqiptarët e zakonshëm, në fakt ka ardhur në rritje tensioni artificial që Partia Demokratike me Saliun në krye, e kanë çuar dje në kulm, duke i bërë thirrje popullit për marrjen e armëve. Kjo zbulon qartë se dinamika e kësaj politike të dëshpëruar tensionimi, është e planifikuar për të ardhur në rritje, për të penguar reformën dhe mundësisht për ta abortuar atë, duke krijuar një atmosferë sa më të rëndë për të nxitur zhvillime që justifikojnë braktisjen e reformës. Nëse i kthehemi gjithë kronikës së këtyre muajve dhe shohim si është krijuar kjo dinamikë do të shohim se është pjesë e një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët te lodrat janë shprehje e një fakti të thjeshtë: plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar dhe shanset që ky plan të funksionojë janë dëshpëruese.
Saliu nuk e do reformën. As PD-ja s’mund ta dojë reformën dhe jo vetëm sepse nuk e do Saliu, që është një arsye shumë e madhe dhe e pakapërcyeshme për PD-në, po sepse Saliu s’është i vetmi demokratikas që sëkëlldiset nga ideja se reforma mund t’i kthejë “të fortët” e veshur me kostum dhe të strehuar nën flamur, në të pandehur, të pafuqishëm për të dalë mbi ligjin. Por as Saliu, as PD-ja, nuk kanë kurajo ta thonë që nuk e duan reformën dhe duan t’a hedhin në erë rrugën e reformës, duke rritur në maksimum intensitetin e politikës kriminalizuese e duke shpresuar që rrugës të plasë ndonjë gjë sa më e rëndë dhe ata të justifikojnë asgjësimin e reformës.
Ja pse e rritën në kulm volumin e gënjeshtrave e të akuzave ndaj qeverisë dhe policisë për rastin e Emiliano Shullazit pas mesazhin të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën. Ja pse është rritur këto ditë edhe volumi i plehrave anonime që nxjerr koshi dixhital i Saliut. Ja pse u bë dhe thirrja për marrjen e armëve!
Shtëpia e Bardhë dha një mesazh shumë të fortë e të qartë për Reformën në Drejtësi për të gjitha palët, në respekt të plotë të popullit shqiptar dhe të aspiratës së popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Eurpian në një proces që Shtëpia e Bardhë, SHBA, e mbështesin fuqimisht. Mesazhi është shumë i qartë: Të gjithë ata që përfaqësojnë popullin shqiptar qofshin në qeveri, qofshin në opozitë, nuk mundin dot ta tradhtojnë këtë aspiratë madhore që përcakton dhe fatin e procesit të integrimit në një fazë ku Shqipëria ka të gjitha mundësitë, ka të gjithë partnerët dhe ka siguruar të gjithë mbështetjen për të hapur negociatat dhe ku njëkohësisht politika nuk mund të bëjë lojën e zjarrit që ta djegë këtë shans historik, sepse gjërat janë dinamike dhe Europa e nesërme nuk është e thënë që të jetë Europa e sotme.
Gatishmëria e sotme e partnerëve tanë më të mëdhenj nuk është e thënë që të mbetet e pandryshuar për shkaqe që nuk varen domosdoshmërisht nga ne.
Çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte intensifikuar puna për reformën pas mesazhit të qartë edhe të Shtëpisë së Bardhë vjen mesazhi për të marrë armët. Medemek, për t’u mbrojtur nga krimi që ka marrë dhenë, po në fakt për të mbrojtur Saliun nga Reforma në Drejtësi.
Çdo mendje normalisht e kthjellët këtë e kupton siç kuptojnë sytë dritën e diellit. Për t’i dhënë këtij personazhi qesharak, një justifikim sa më të madh, që të mos bashkëpunojë ai dhe partia tij me qeverinë e krimit. Sepse Saliu e di më mirë se shumë të tjerë, në mos më mirë nga të gjithë, kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë. Ashtu siç e di më mirë se të gjithë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë, nuk janë pikat e Rregullores së Kuvendit, që ai s’i ka marrë parasysh asnjë sekondë për 25 vjet rresht. Prandaj edhe e ka humbur krejtësisht toruan dhe thërret në ndihmë gjithë arsenalin e fantazisë së tij, në një përpjekje ekstreme dhe të dëshpëruar, që t’u tregojë shqiptarëve një film aq të tmerrshëm, me kriminelë dhe me qeveritarë që janë njësh me njëri-tjetrin, për të justifikuar pastaj thirrjen: “Merrni armët, që të mbroheni!” Po në fakt në pritje që të gjenden qorra që ta ndjekin pas e të bëjnë mundësisht ndonjë nga ato hatatë që ai ka treguar në histori se i thërret në ndihmë kur i lëkunden fort këmbët, jo më sot që e kanë lënë dhe gjunjët.
Po kjo është e gjitha një përsëritje qesharake e historisë tragjike të hapjes së depove të armëve, nga i njëjti njeri që sot s’ka asgjë në dorë, përveç inferioritetit absurd ndaj tij të klubit të ShQUP-it, e vetmja gjë që ka në dorë. Prandaj askush s’duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që nën thirrjen e Saliut të shfaqen prapë armët. Por, të gjithë së bashku duhet të shqetësohemi për fatin e Reformës në Drejtësi.
Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë në pozicionin më të mirë gjeopolitik të të paktën njëqind viteve të fundit. Jemi anëtarë në NATO, jemi kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Partneriteti strategjik me SHBA është tanimë dokument i shkruar. Partneriteti ynë i ngushtë me Gjermaninë është tashmë një garanci shumë e fortë në një proces historik, si ky i integrimit europian. Aleatët tanë, Italia Franca etj, janë në të njëjtën linjë. Jemi të vlerësuar jo vetëm për kontributin tonë në rajon, por edhe për rolin që luajmë si shqiptarë në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës sot, po ashtu, janë aty ku askush nga ne se kishte imagjinuar dot vetëm një dekadë më parë.
Shqipëria po përjeton një moment historik, ku për herë të parë të gjithë fqinjët i kanë ulur armët dhe kanë çelur rrugën e bashkëpunimit me njëri tjetrin, falë lidershipit të Kancelares gjermane, që me kurajo nxiti një proces që po vazhdon dhe ka filluar të japë frytet e veta të para.
Vlerësohemi sot si popull dhe si vend si shembull për vëllazërinë dhe harmoninë fetare, një thesar që kemi ditur ta ruajmë dhe një virtyt të cilit i referohen udhëheqësit më të mëdhenj të njerëzimit sot, që nga Papa Françesku, Presidenti Obama, patjetër dhe të tjerët.
Qeverisë sonë i janë hapur të gjitha dyert dhe në çdo derë pritemi me respekt e marrim vlerësime inkurajuese për të ecur më tutje. Çka kemi bërë është qartësisht një arsye për të na pritur me respekt, për të na vlerësuar dhe sigurisht për të besuar se ccka mbetet për të bërë që është akoma më shumë, është e mundur dhe kur në këtë kontekst duhet të bëjmë edhe hapin e fundit. Përpara se të hapim dyert e negociatave na del thirrja për të marrë armët, e cila jo rastësisht mbush mediat e botës, sepse Shqipëria sot shihet ndryshe. Saliu ka folur për armët edhe më parë po mediat e botës i mbushi kur armët kërcitën, jo kur i përmendi. Fakti që mbushi mediat e botës tregon që kjo është një surprizë shumë e madhe, sepse nga Shqipëria që ata shohin dhe nga Shqipëria me të cilën bashkëpunojnë presin gjëra të tjera.
Ndaj unë dua t’u them të gjithëve sot:
Ne po marrim një kthesë të vështirë në çdo sektor të jetës, pas aq shumë vitesh ecje në drejtimin e gabuar dhe rrënues për ekonominë, për energjinë, për arsimin e shëndetësinë, pronat, territorin për rendin e sigurinë etj. Reforma në Drejtësi është finalizimi i kësaj kthese, për të vazhduar rrugën në drejtimin e duhur dhe mbledhur hap pas hapi frytet e reformave të rënda, por historike, të këtyre 30 muajve shumë të vështirë. Kemi filluar të bëjmë shtet, por është Reforma në Drejtësi ajo që i jep shtetit forcën e të qenit garant i barazisë së të gjithëve para ligjit. Prandaj edhe është reforma më e zorshme për t’u kaluar, sepse prek ata që deri më sot kanë bërë ligje apo gjyqe dhe ligjet i kanë shkelur më shumë se të gjithë të tjerët, e gjyqet i kanë përdorur për të shkelur të tjerët. Kjo reformë është fillimi i fundit të kastës së të pandëshkueshmëve në politikë dhe në gjyqësor. Prandaj mos u çudisni dhe mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët, sepse Saliut mbrapa nuk i shkon njeri jo për të marrë armët, por as për të mbajtur xhaketën.
Por, shqetësohuni dhe të jemi të gjithë të shqetësuar për këtë rezistencë të kastës dhe që është në fakt rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe pushtetit gjyqësor.
Nga ana tjetër po e mbyll duke ju siguruar që reforma do të kalojë. Ajo që mbetet për të parë është me çfarë çmimi./Edi Rama/.
[the_ad id=”4118″]

Del emri i Edi Ramës në ‘Panama Papers’? Ja e vërteta

Del emri i Edi Ramës në ‘Panama Papers’? Ja e vërteta

edi-rama

Publikimi i Dokumenteve të Panamasë ka shkaktuar trazim në politikën shqiptare dhe e ka ngarkuar median plot me spekulime.

Në mesditë, numri dy i LSI, Petrit Vasili dha një prononcim për mediat.

“Vëmendja jonë maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me Shqipërinë. Ka dhe informacione që vinë nga mediat botërore që edhe segmente të jetës shqiptare janë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale si rasti i Panamasë. Organet e hetimit duhet të jenë shumë të vëmendshmë për të hetuar çdo ngjarje, informacion nga çdo lloj burimi për të gjitha këto ngjarje që lidhen me parajsat fiskale në Panama, Qipro, Dubai, Monako e gjetkë. Është e qartë që burimet e paligjshme, mënyrat e pastrimit të parave apo të evazionit fiskal kanë në këto mjedise mundësi për të devijuar para që janë detyrimet ndaj fiskut shqiptar apo për të financuar aktivitete të tjera,” tha Vasili.

“Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit, shikojmë se ai lidhet me një aktivitet të caktuar që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI për përmirësimin e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar transparencën dhe rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare është qëndrim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, pasi ky dimension i transparencës i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete që rezultuan që për shkak të kësaj mungese transparence të jenë dhe të dyshuara për afera korruptive dhe jo vetëm kaq,” shtoi ai.

Megjithatë, disa portale si Opinion.al ngrenë pikëpyetje nëse ka dalë emri i kryeministrit Edi Rama në këto dokumente.

Në fakt është thjesht një spekulim, bazuar mbi deklaratën e sotme të deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se Edi Rama ka 200 milionë euro pasuri në llogari offshore.

Me shumë gjasë ai i referohet një raporti konfidencial të OSBE.

[the_ad id=”4118″]