Get a site

Gani Mehmetaj: Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Nga Gani MEHMETAJ

Organizata turke TIKA, që merret me rrënimin e monumenteve të kulturës materiale e shpirtërore të arbërorëve-shqiptareve, në vitin e Gjergj Kastrioti -Skënderbeut ka paraparë ndërtimin e 18 xhamive, teqeve e objekteve islame në kështjellat e qytetet shqiptare. Ndërtimet do të bëhen mbi kishat e manastiret katolike. Në dhjetëvjetëshin e fundit kjo organizatë islamike që përpiqet të ringjallë me agresion fantazmën osmane, ka ndërtuar 250 xhami, teqe e objekte islamike në kështjellat shqiptare e vendbanimet ilire-arbërore. Në emër të kinse rinovimit ka falsifikuara e shëmtuar gjeografinë arkeologjike të Shqipërisë mesjetare më keq se çdo hordhi barbare në dymijë vjeteshin e fundit.

 

Viti i Turqisë dhe ditët e numëruara të Gjergj Kastriotit

Me intensitetin e punimeve të TIKA-s për shlyerjen e kujtesës shqiptare për disa vjet nuk do të mbetet asnjë gjurmë e kulturës materiale e shpirtërore të mesjetës, kështjellat tona nuk do t’i ngjasojnë kështjellave të Arbrit, por kalave osmane me xhami, teqe e hamame, ashtu sikurse i shëmtoi Perandoria osmane pasi e pushtoi Shqipërinë.

Turqia me pëlqimin e qeverive shqiptare të korruptuara ka falsifikuar kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, ka fshirë mesjetën arbërore, nga evropianë e ka bërë aziatike. Aty ku duhej të ishte shtatorja e princave të Arbrit, turqit duke i korruptuar qeveritarët shqiptarë të te gjitha niveleve kanë vënë pllaka përkujtimore për sulltanët- gjakatarë që vranë shqiptarë.

Shqipëria vitin 2018 e shpalli vit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, ndërsa është e kundërta, viti 2018 është vit i Turqisë në Shqipëri. Gjergj Kastrioti mbreti i Arbrit i ka ditët e numëruara në shtetin e vet. Sulltanët e xhamitë do t’ia zënë vendin. Është mashtrim kur thuhet se sivjet është viti i Gjergj Kastriotit, sepse shteti shqiptar nuk ia kushtoi asnjë shtatore, kështjellë të rinovuar e monument princave të Arbrit e Gjergjit të madh. Ndërkaq, Turqia e shënoi këtë vit në Shqipëri me qindra kushtime sulltanëve vrasës, islamit që bëri gjenocid ndaj shqiptarëve dhe osmanëve që gati na shfarosën.

Nuk mund të gjendet një shtet tjetër në Evropë e në Azi mbi të cilin ushtrohet dhunë e tillë kulturore e shpirtërore sikurse mbi Shqipërinë e shqiptarët nga Turqia, me lejen e zyrtarëve vendës. Shqipëria është nën vasalitet të pështirë.

Habitë reagimi i pakët i shkrimtarëve, artistëve dhe i elitës kulturore shqiptare. Sikur të reagonin me vendosmëri e me kohë sigurisht do ta pengonin vandalizmin turk. Ashtu si reaguan me vendosmëri artistët shqiptarë kundër rrënimit të Teatrit Kombëtar, duhej e duhet të reagonin edhe kundër vandalizmit të Turqisë ndaj kështjellave e monumenteve shqiptare. Heshtja i ka dy mesazhe: i kanë shushatur artistët shqiptare me fonde turke ? Apo strukturat e caktuara islamike u bëjnë presion te tmerrshëm që t’ua mbyllin gojën?

Gjendja është e njëjtë edhe në Dardani. Në katedralen e Prishtinës, aty ku u varros Pjetër Bogdani, Turqia e rindërtoi xhaminë më të madhe në kryeqytet. Janë rindërtuar nga themelet qindra xhami e teqe, që s’kanë asgjë të përbashkët me ato që ishin dikur, s’kanë asnjë vlerë trashëgimie. Mbishkrimet në xhamitë e rindërtuara e në Teqenë e re të Bektashinjve në Gjakovë, TIKA i ka vënë në gjuhën arabe, sikur të ishe në mesjetën osmane a në ndonjë shtet arab.

Prishtina e Pjetër Bogdanit dhe Gjakova e Gjon Nikollë Kazazit nuk e kanë asnjë përkujtim për kolosët shqiptar, ndërsa janë ndërtuar qindra xhami turke e teqe iraniane.

 

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

ganimehmetaj

Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Shkruan: Gani Mehmetaj

Shkolla arabe në katundin shqiptar! Ndërkaq, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare të Ulqinit. – Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve.Ulqinakët jetojnë nga turizmi. Gani MEHMETAJ Miku im nga Mali i Zi më lajmëroi se, u hap internati arab për nxënësit e Medresesë në Milesh të Malësisë nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në prani të ambasadores së Emirateve të Bashkuara arabe (donatore), ambasadorit turk në Podgoricë dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të këtij mini shteti. Medreseja e internati arab-islamik në katundin shqiptar, Milesh të Gjelosh Gjokajt të famshëm, është provokim i rrezikshëm, është përpjekje e tri subjekteve që e hapën shkollën arabe të nxisin konflikte në mes të sllavëve myslimanë e shqiptarëve katolikë. Ç’u duhet shqiptarëve shkolla arabe? Shqiptarët e Malësisë në të kaluarën e afërt e kundërshtuan disa herë pushtetin e dhunshëm, ndërsa policia u soll brutalisht ndaj tyre. Shqiptarët e Malësisë nuk janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e kombit të nëpërkëmbur, prandaj Vujanoviç duket që ftoi arabët e turqit të bëhen vija e parë e frontit kundër shqiptarëve, më shkruan miku im. Turqit e malazezë i kanë përdorë vazhdimisht sllavët e myslimanizuar pykë kundër shqiptarëve, megjithëse myslimanët fatkeq para 100 vjetësh ishin të kombit tonë. Dikur malësorët u dolën në ndihmë kur i masakronin malazezët e serbët, ndërsa tash të ndihmuarit po ua fusin thikën pas shpine. Kryetari i Bashkësisë Myslimanëve, i cili i prin shkombëtarizimit është një fatkeq shqiptar i sllavizuar, ndërsa tash përpiqet t’i shkombëtarizoj edhe të tjerët. Ndërkaq, presidenti malazez, asnjëherë nuk është brengosur për shkollat shqipe, të cilat po i mbyllin për t’i zëvendësuar më shkolla fetare arabe. Sikur nuk mjaftonte ky provokim, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare. Turqit kanë përhapur propagandë sikur do të hapin medrese e internat për vajzat shqiptare, mirëpo ulqinakët e dinë fare mirë se vajzat shqiptare nuk do të shkojnë kurrë në shkolla arabe e turke, edhe donatorët e dinë këtë gjë, kështu që fshehurazi planifikojnë të sjellin sllave që ta ndryshojnë strukturën etnike shqiptare. Më këtë veprim Turqia më ndihmën e sllavëve synon të tensionoj situatën në Ulqin. Miku im, i shqetësuar më këto veprime shkombëtarizuese, druan se mund të shpërthejë ndonjë pakënaqësi e ulqinakëve kundër shkollës arabe, kundër kësaj çerdhe islamike, ku mund të rekrutohen vajza skllave seksi për luftëtarët e tokës së Shamit e për luftëtarët e ISIS-it. “Do të sillën mjekrroshat nëpër Fushën e Ulqinit si mizat nëpër plehra”, më shkruan miku im. Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve. Ndërkaq ulqinakët jetojnë nga turizmi. “Medreseve turko-arabe do t’ua shohim sherrin, do të na ikin turistët, tutje ku nuk ka ulërima vehabistësh e anadollakësh”, më shkruan i mllefosur miku im.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]