Get a site

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

DIOPTRIA SHQIPE

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

Shkruan: Brahim AVDYLI:

(Pjesa e ndarë I) (Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)

1.-Parafjala

Njerëzit si unë, i quajnë KRIJUES. E krijoj diçka të veçantë, në këtë burg të mesdheshëm, nga diçka e cila nuk duket, duke e zëvendësuar me një gjë tjetër, të cilat shihen, ndëgjohen e kuptohen. Është aftësi e veçantë dhe e ndjeshme, njerëzore dhe moderne, të cilat i quajnë ART, apo ART I SHTATË, që është në të vërtetë shkrimi, piktura, grafika, apo teatri, filmi e muzika, etj.

DIOPTRIA SHQIPE

Po ua them edhe njëherë se jam krijues, e këta që më rrahin e janë të kyqur në një sistem kundër meje; kundër artit tim; ata janë kundërshtarët e mi, të shumtë e të mëdhenj, prej forcës së tyre, e jo nga mendja e lindur.

Krijuesit vrapojnë përpara epokave apo me epokat. Mendojnë për të gjitha kohët: për të kaluarën, në të cilën nuk i punon mendja si duhet njeriut apo nuk i shkon mendja njeriut; për të djeshmen, të cilën shumë vetë nga njerëzit e kanë harruar me të sotmen e preokupuar dhunshëm, apo të udhëhequr verbër nga e sotmja, etj.; për të sotmen, që duhet ta kalojnë siç është më së miri, pa e dëmtuar të ardhmen, por disa janë të trulluar nga e sotmja e manipuluar, e nuk e dinë çka bëjnë. Absolutisht nuk mendojnë çfarë detyre kanë marrë prej Zotit, para se të linden, e sillen si të drogiruar apo të verbër.

Të ardhmen, të gjithë njerëzit e ëndërrojnë, por nuk e dinë si do të jetë ajo.

Secili njeri apo si pjesë e një sistemi përpiqet ta inkorporojë siç do ai, apo siç pajtohen njerëzit në një sistem. Disa nga ata, duke i ditur gabimet e bëra në të kaluarën, më të mëdha e të pafalshme, edhe të së djeshmes e të sotmes, bëjnë çmos që mos të përsëritet ajo epokë apo një kohë e dëmshme.

Njerëzit nuk kanë kohë të preokupohen me të kaluarën, madje aspak me të kaluarën e mesme dhe të largët, sepse janë të preokupuar me të sotmen, madje verbërisht me të sotmen, e cila kalon përtej kufirit që e ndanë të ardhmen dhe reflektohet në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largëta. Njerëzit priren nga vizionet e tyre dhe ashtu përpiqen që ta bëjnë të ardhmen.

Pa e njohur mirë të kaluarën, të djeshmen e të sotmen, madje sa më mirë që të jetë e mundshme, të mbushur plot energji, mendoj se nuk mund të bësh asgjë. Kjo energji e cila shpeshherë shkon kot e shpenzohet gabimisht, nuk kanë mundësi më të mira “t`ia qëllojnë të ardhmes”. Përpiqen që ta ndërtojnë sa më mirë për vete, për të afërmit, farefisit e sistemit. Ata që janë të vetëdijshëm e mendojnë me vizione për të ardhmen, për brezat e ardhshëm, mbeten jashtë sistemit të realizimit apo nuk kanë gjasa të realizimit të së ardhmes.

Këtu e kanë vendin për fjalët e tyre krijuesit e vërtetë së të ardhmes, që janë brezat e të së nesërmes, të shkruara apo të pashkruara. Ata, në të gjitha anët janë të ndjekur nga miq e armiq, madje të mëdhenj e të vegjël.

Sytë e imagjinatës i dëgjojmë aty apo atje ku dy sytë e ballit nuk punojnë.

Mendja e tyre fluturon në të gjitha kohërat, edhe në të gjitha galaktikat e në Universum, të cilin e identifikojnë me Zotin e Madh, krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave të natyrës. Nisemi prej tokës ku jetojmë e deri te yjet më të largët, të cilët na i kapë syri, me shenjat e rrugët e yjeve, të cilët na i zmadhon teleskopi, apo planetet tjera, rrugën e qumështit, grupet e yjeve më të afërta e të largëta, etj. Bota e gjithësisë është prej dritave të mëdha e të vogla, të cilat përpihen prej gropave më të thella të hijeve, nga njëra në tjetrën…

This slideshow requires JavaScript.

2.-GJITHMONË NA PARAPRIJNË YJET, NË TOKË E NË UJ

Të vjetrit e thonë një anekdotë të urtë, brez pas brezi: “Secili njeri që futet në dhomë e ka yllin e vet, në ballë. Duhet që ta dijsh se cilin yli e ka në ballë dhe ku e ka vendin që të ulet. Kur nuk do t`ia dijë askush vendin e vet, e hjekin nga balli dhe e fusin nën gju. Kush është i aftë, do t`ia gjëjë një vend të përshtashëm.”

Kjo gjë është mëse e vërtetë: vendin tonë në mes të burrave na bëjnë yjet.

Nëse i mbyllim të dy sytë e kësaj bote, pa e marrë parasyshë a është dritë apo errësirë, lëshohemi e bindemi me besim të botës tjetër, jashta qenies sonë biologjike. Mbrenda shpirtit tonë me të cilën kemi ardhur në këtë jetë, e këto janë mendja, zemra e shpirti, neve na hapet një dritë, e cila shkon duke u rritur deri në qartësi, duke i marrë përmasat e asaj të cilën dëshirojmë që ta shohim. Disa thonë, është fuqia e mbrendshme dhe syri i tretë.

Ndoshta të gjithë nuk e provojnë syrin e tretë dhe pak kujt i flenë në mendje kjo çështje. Le të mos e provojnë! E thashë vetë kështu. Qeniet njerëzore për mua janë energji, materie të energjive, të bëra kryesisht nga të katër materiet, të cilat i shohim: tokës, ujit, ajrit e zjarrit. E pesta mbetet një enigmë: shpirti. Nuk futet as nga njeriu apo qenia njerëzore më e ditur, p.sh. në asnjë spital të mirë të njerëzve dhe në asnjë tempull të Zotit. Të gjithë janë njerëz dhe shpirti i takon Universit, Zotit më të madh për ne, jo medicinës e as fesë.

Pra, të pestën nuk e pranon askund shkenca. Disa rrethe thonë diçka tjetër. Ajo nuk është materiale. E materiale është edhe energjia, e cila ndërlidhet në mija forma. Vetëdija e jonë nuk e kapë. Ato që nuk na i kapë mendja, si të qena dhe identifikuese, identifikohet me dhuntitë e Zotit të Madh, sepse ai na e fali frymën kur filluam që ta ndjejmë veten të gjallë, p.sh. në bark të nënës për të lindur. Dashuria është dashuria polivalente e universit tonë.

Nëjse. Nuk jam filozof i vërtetë, por populli më ka thënë se jam i mençur, se di, se unë DI, që do të thotë se më ka vlerësuar me veti të Ditës dhe të Dijes, me dy germa, që shkëlqejnë midis njerëzve, me një veti të madhe të njeriut. Jam njeri dhe jam një prej tyre. Kam lindur sikur të gjithë, prej prindërve të mi, me vullnetin e madh të Universit, i cili identifikohet me Zotin e Madh.

Kur shkel këmba e jonë në tokë, kthehen sytë nga qielli i gjërë dhe i paanë. Ai që është më i pari që e shohim është DI-ELLI. E ndava këtë fjalë për të parë se çka do t`iu them. Përdoret vetëdija, çka fillon të DI njeriu, që është shkëlqimi i Diellit, ylli më i afër i tokës, burimi i nxehtësisë, ai djeg dhe ndriçon. Është pjesë e dritës që agon, kur ka dritë. Ne e DI-më se dita ndryshon nga nata, por ato janë të lidhura me njëra tjetrën. Aty ku është ditë, në anën tjetër të tokës është natë dhe hëna e merr hua dritën nga dielli në anën tjetër, për t`i kryer funksionet e veta në tjetrën anë. Si top është globusi i tokës sonë.

Dielli është perëndia, ai që lind e perëndon i kuq si gjaku, është HYJNIU, të cilën e identifikojme me Zotin e Madh.

Këtu është një pjesë e të vërtetës. Po e marrim vesh në njëren anë dhe po e analizojmë fjalën arabe për Zotin e Madh, e cila shkruhet arabisht “Al`lah”. Për të shpjeguar këtë fjalë, e cila ndahet me apostrof, kuptojmë se kjo fjalë është e krijuar prej dy fjalëve: All+Ilah, Al`lah=Zoti, Perëndia, dhe e ka këtë përmbajtje: all=ngjyrë e kuqe si e gjakut; Ilah=Hyjnia apo Perëndia, pra Zoti i njerëzimit, si Dielli, kur lindë e perëndon.

Shkurt e shqip, a doni edhe ndonjë tjetër shpjegim?!

Gjuha arabe është krijuar prej gjuhës pellazge dhe nuk është aspak më e shenjtë se gjuha shqipe, të cilëve u kanë thënë Yllir dhe e kanë hyjnizuar Yllin-Diell. Ai është perëndia i parë i gjinisë njerëzore dhe prejardhjen e ka pikërisht nga albanët, pjell tokë pune, që i thonë p(j)ell-ar, që e shqiptojnë pellazg, dhe nuk ua pret medja se ajo është në gjuhën shqipe, te Yllirët.

Universi është perëndia sunduse për njeriun e Dielli është perëndia i parë që e shihte njerëzimi. Në çdo vend të botës dhe të Evropës Dielli-Yll, Hyjniu-ZOT, Dielli-Hyjni, kur lind e perëndon, kuq si gjaku, i ka simbolet e veta.

Edhe kur nuk shohim mirë në tokë, rolin prijetar, prap i mbesin qiellit plot me yje, që xixëllojnë, disa më pakë e disa më shumë, sepse qielli nuk ka fund, i mbushur me galaktika, errësirë, gropa fyti të errët që përbirohen në mes vetes e prap dalin yje, rrugë yjesh, hapësira të zeza, pika më të imta të dritës andej e këndej, të cilat përfundojnë kush e di ku, deri në pafudësinë e tyre. Syri i ynë nuk ka mundësi të shohë këto rrugë me miliona vjet drite, e largë prej njëra tjetrës. Njerëzit e ditur dinë që t`i shënojnë në letër, duke i rritur me teleskopa. Prandaj ata quhen se dinë nga dija njerëzore, pra janë pjesë e DI-turisë.

Ti marrim të parët, që janë HYLLIR, sepse janë udhëhequr nga YJET, sepse janë prirë nga YJET nëpër detra, pra janë nga ne: pellazgo-ilirët.

Të mos e harrojmë as Hënën, e cila ndriçon në anën tjetër të botës sonë, me dritën e Diellit. Hëna lind kur dielli perëndon. Ato, së bashku, ndihmohen nga njëra-tjetra. Dielli ndriçon gjatë ditës tek ne, ndërsa gjatë natës e merr hëna dritën nga Dielli në anë tjetër të tokës. Dihet se Dielli gjithmonë ndriçon.

Yjet shihen gjatë natës e dielli, yji më afër tokës, ua merr me shkëlqimin e tij, sa që sytë tanë nuk i shohin deri në mbrëmje apo nëpër natë.

Të mos e harrojmë rolin e Hënës në jeten e bimëve, të gjallesave, të shtazëve, të cilat janë qark i energjisë së kësaj bote, e edhe i gjarpërinjëve të nëntokës…

Nuk po shkruaj më tepër. Jam i lodhur shumë, i cfilitur nga rrahjet. Nuk e do më tepër fuqia e ime. Po shkruaj me gjakun tim. Neve na prijnë yjet përpara, nëse dimë që të ecim gjurmëve të tyre. Çdo gjë e kuptojnë edhe kur nuk shihet. I kemi shënuar për këte me shkallë të rrotullimit, kur mësuam të shkruajmë. Orientoheshim kudo në katër drejtimet e botës: Jug e Veri, Lindje e Perëndim. Në fillim, përmes Yjeve, në tokë dhe në detra, pastaj busollës. Ua dhamë emrat planeteve, qiellit e tokës, mendimeve tona. Jemi më të vjetrit e kësaj bote!…

Për këtë punë të madhe na thanë që në fillim se jeni YLLOR…

3. PSE DHE KUR U DIFERECUAN GJUHËT

Patjetër duhet të kthehemi edhe njëherë në fillim. Le të “thonë” çka të duan me gjuhën e stupcave, goditjeve e intrigave, të mbrapshtit e botës. Para vdekjes sime do ti them edhe këto gjëra. Pra, duhet të kthehemi në fillim.

Për t`u kthyer në fillim, duhet të themi se popullata e madhe iliro-pellazge, që janë albanët (Yllorët, Yllirianët, apo Ilirët), kanë qenë popullata e parë.

Shkencëtarët le të thonë çka të duan. Nuk i ndalë kush! Le të shkruajnë e botojnë çka të duan. Le të thonë sa të duan se “grekët e filluan botën”. Por, a do t`i rezistojnë kohës, sepse koha i demanton. E vërteta dhe e drejta janë ato që rezistojnë nëpër kohë, sado që do t`u thehet gopi atyre që përpiqen për ato.

Le të thonë çka të duan të tjerët me fuqi, me dhunë, me intriga, me kërbaç, me mbytjen tonë të padurueshme, por ne do ta themi të vërtetën.

Me një fjalë: kanë qenë ALBANËT, ata të cilët e kanë shkruar Alfa+Beta, siç i thonë sot. Po nisemi nga shkrimet e para indo-evropiane apo indo-gjermane, ku nisen prej gjuhës së parë, gjuhës mëmë, e të tjerat lidhen me këtë gjuhë, se gjuhë tjetër indo-evropiane nuk ka pasur, pos gjuhës shqipe.

I themi GJUHA SHQIPE, sepse shpendi SHQIPJA ka qenë lajmëtari i ZOTIT dhe kemi qenë të lidhur me këtë shpend, sot e deri në fillim.

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni. Me një shkurtesë është thënë: KI. E. NGIR, që do të thotë: tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen 3-4 miliardë kopje të “Biblës”, në shumë gjuhë të botës.

Bibla” është përkthyer mbi 2000 e sa gjuhë të botës dhe e mbanë provën sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë, në gjuhën SHQIPE. Pa marrë parasysh se çka shkruhet në “Bibël”, na e dëshmon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe. Është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim”, e përsëritur në “Bibël, pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”. A duhet argument më i madh? Jo, pra…

Derisa po përpiqej njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, e flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen. Zoti e parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, apo nga njëra-tjetra.

Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË. Vetëm në gjuhën shqipe ka kuptim kjo fjalë. Në asnjë gjuhë të botës nuk mund të përkthehet. Ne duhet të kuptojmë zotin BESA, për të cilën është gjetur statuja e parë në Egjipt dhe ruhet Kodrën Albani, pranë Romës, në Gadishullin Italik, e Kodra Albani është poashtu shqiptare.

Albanët kanë shkuar për të jetuar në Lindje e Perëndim dhe kanë ardhur prej andej. Sot në Çipro ruhet varreza në formë të vezës. Është popull paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës. Kudo kanë qenë të ndarë në 26 fise: 13 janë Gegë e 13 Toskë, e bëjnë 26 fise. Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flitshin dialektin e tyre.

Shkencëtarët nuk bashkohen absolutisht me ne. Por, le të mos bashkohen. E vërteta është një gjuhë e pasaçme plot me fakte.

Njëherë për njëherë, këtu mbaron puna. Krijuesi i botës ka qenë krijuesi i parë. Dhe një krijues jam edhe unë. A e dini çka do të thotë kjo fjalë e veçantë? Sigurisht. Ajo, në vetvete është e thjeshtë, por ka fshehtësi. Fshehtësia e parë është krijimi i botës sonë. Njeriu i tokës është qenie e vogël në krahasim me qiellin dhe nuk mund të fluturojë, sado që ka dëshirë që të fluturojë. Njëra prej tjetrës ka fshehtësi dhe fshehtësia është shumë e vjetër. Por disa fshehtësi do t`ua jap edhe unë kësaj radhe.

Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani, libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar “gjuha nënë”, dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme.

Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët indo-evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë. Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, prej gjërave të thjeshta e fjalë njërrokëshe, deri te fjalia apo periudha e fjalive. Atyre u thonin të tjerët se janë “barbarë”, meqë përpiqeshin që të shkojnë në klasat sklavopronare e me ato gjuhë artificiale; të cilët përpiqeshin t`i bejnë më të paditur, më të pacivilizuar, sepse ata jetonin në tokë, shtriheshin e uleshin për dhé, flisnin drejtpërdrejtë.

Më të pasurit u bënë sklavopronar; i shitshin njerëzit e tjerë si sklav; kishin kohë të mendoheshin para se të flitshin. Kur flitshin, më së pari i lëshonin “vagonat” një nga një të shkojnë përpara; i dinin sa do të jenë, e në fund të tyre ishte vendosur edhe “lokomotiva”. Kjo ishte logjikë e re e të folurit.

Civilizimi është i tokës, jo i qiellit. Njerëzit janë të tokës. Të tjerët le të flasin çka të donë. Nuk është e vërtetë se kemi ardhur nga Babilonia. Kemi shkuar në Babiloni dhe Indi, e anasjelltas, prej Gadishullit Ilirik. Ndahet rraca evropiane e raca aziatike. Në të vërtetë, raca evropiane është raca ariane. Kuptoni ari-ane, ana e atyrë që janë si ari, ngjyrë ari. Thjeshtë: trup e shqip!…

Kultura njerëzore ka shkuar, ka rrjedhur, është ngritur më lartë, këndellur nga egërsira, e cila është te mbarë njerëzimi, ku më pak e ku më shumë, këtu-brenda nesh, pra shtazarakja. Ata që lidhen me tokën, ka toka me tepër ndikim te ata. Ata që lidhen me qiellin, janë më të lehtë e më të mirë.

Mbrenda tokës, në thellësi, rri Kryedemoni, kundërshtari i Zotit të Madh, Krijuesit të botës, ndërsa qielli është me dritë, Diell dhe selia e gjërë e Zotrave.

Shkaqet e lindjes së shkrimit janë shkaqet e ngritjes së njeriut. Kjo ka të bëjë me shkaqet e vetëdijësimit të njeriut, me ngritjen e tij drejtë dijes, që ne i themi se “DI”, dhe ai që DI është i thjeshtë, nuk ka të holla. Këtu jepen edhe shkaqet e lindjes së shkrimit, sepse sklavopronari ishte më i pasur e ndikoi te shkrimi, pra kishte më tepër të holla e jo karakter, burrëri e besë. Ai që e shet njeriun, zbehet nga karakteri, nuk ka aspak karakter e besë. E tradhëton për të holla njeriun dhe është tradhëtar. Ai që tradhëton kombin është tradhëtar i trefishtë.

Më tepër nuk do të shkruaj për lindjen e shkrimit. Njeriu që DI e ka lindur shkrimin. Nuk kishte rrugë kah të shkojë, pos të ndalet te ai që kishte të holla me shumë se ai e që ishte me reputacion. Babai im, ndjesë pastë, thoshte me ironi për të hollat, se mos ta dinte se në cilën fabrikë të letrës ishin prerë, do thoshte se vet Zoti qenë. E dinte se është letër, por pa te nuk bëhej punë. Asgjë nuk lejohej të qarkullojë pa të holla. Ishte bërë paraja një institucion i tërë dhe të gjithë sa ishin në superstrukturë fitonin prej saj. Nuk kishte “marr e sjellë” prej kur se ishte bërë paraja. Edhe shteti ishte në krye të këtij institucioni.

Dija shkon e zhvillohet shkallë shkallë, mbrasht e marë, drejtë e shtrembët, deri në përdorimin e dhunës, pa shkak, si këtu, në mestokë. Ata që nuk janë në dakord me qëllimet e shtetit të caktuar, asgjësohen apo tjetërsohen në një tjetër popullsi, e shtetësia tjetër vie në shprehje kur detyrohet që të mërgojë apo kur mundet të emigrojë, p.sh. në një shtet tjetër.

Jeta lëviz më shpejtë në hapësirë se sa mbi tokë. Në hapësire, në qiell, Zotat nuk deshën që njerëzimi të dije aq shumë, sepse atëherë do të kapej me ta.

Në radhë të parë, për ta penguar këtë grindje me Zotat, Zoti i Madh na ndjeki kudo me fshehtësi; e diferencoi dijen tonë dhe e shpërndau ate nëpër gjuhët e botës, që po largoheshin nga njëra tjera me përpunim të fjalëve me parashtesa, shtesa e prapashtesa, duke marrë prej gjuhës mëmë ato që u përshtateshin me tëpër. Njerëzit që po largoheshin nga gjuha mëmë, gjuha shqipe, bëhëshim që të mos e kuptonin njëri tjetrin. U nevojiteshin edhe përkthyes në mes tyre. Pra, diferencimi ka ardhur përmes gjuhëve. Ne e kemi ruajtur besnikërisht gjuhën e parë, gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është një thesar i rrallë e plot me shkëlqim, sado të mallkuarit sikur thonë “kjo gjuhë është kopje e gjuhëve tjera”; “ka marrë nga gjuhët e tjera 90%, si psh. nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja”, dhe tani na del edhe “serbishtja”, për çka nuk ështe e vërtetë, sepse janë gjuhë shumë të vona. Gjuha shqipe është gjuhë e trashëgimisë së kulturës botërore dhe i obligon të gjithë brezat nga gjeneza e deri sot të trashëgojnë brez pas brezi këtë gjuhë e ta ruajnë si të paprekur. Ta zhvillojnë më tutje, sado që armiqtë të shumtë shpifin pa fund, edhe në qoftë se janë shqipfolës, kopila të tyre, mbrenda kombit tonë.

E mbajmë kudo të pandalur e në asnjë kohë PLISIN e BARDHË, QELESHEN, nga leshi i dhenëve, gjysmën e vezës, djalë mbas djali, si shenjë të KRIJUESIT.

Për këto arësye jemi detyruar të vetizolohemi, madje kohë të gjatë, në malet e fushat tona, si bij të p(j)ell-arëve, pra pellazgëve e shqiptarëve…

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari

Shkruan: Mustafe KRASNIQI

 

Mësimi Plotësues në

Gjuhën Shqipe për Bavari

Këshilli i Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, më 16.02.2017, mbajti një takim pune me shoqata dhe biznese që veprojnë në Landin e Bavarisë. Nga ky takim pune, temë qendrore ishte Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari?

Takimin e hapi, Përgjegjësi i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, Mustafë Krasniqi. I përshëndeti mysafirët: z. Avdyl Lipoveci, drejtor i Departamentit për Kulturë e Arsim i Ministrisë së Diasporës në Republikën e Kosovës, Konsullin e Republikës së Kosovës për Mynih, z. Hamdi Reçica dhe përfaqësues të shoqatave, bizneseve, e mësimdhënës dhe prindër, për ardhjen në këtë takim pune dhe mbështetjen nga ata!

Po ashtu, përshëndet edhe përfaqësuesin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, Konsullin e Përgjithshëm Arten Henkun, i cili nuk është i pranishëm, për arsye të pritjes së një delegacioni, por që në vazhdimësi është në përkrahje institucionale të projektit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Është nder i madh të jemi pranë një projekti madhor e kombëtar, sa human aq edhe përgjegjës, pranë fëmijëve tanë dhe të gjeneratave të ardhshme, që po lindin dhe po rriten si mërgimtarë në dheun e huaj.

Kjo sikur na obligon që të ndehemi përgjegjës, dhe na takon si pjesëtarë të një kombi më të vjetër e autokton, që për hir të atdheut, të atyre që na e trasuan rrugën e shkronjave, ta ruajmë gjuhën, traditën edhe te fëmijtë tanë, brezat që vijnë më pas. E, duke vështruar situatën që gjendet mërgata jonë, konkretisht fëmijët tanë, për fat të keq po hetohet një zbehje, dobësim i gjuhës e mos të flasim për gjeneratën e tretë që dhe mund të ndodhë që të na ndjekë fati i padëshirueshëm, asimilimi.

Për të mos ardhur deri te ky asimilim, në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, të dy konsullatave tona shqiptare dhe të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari kemi hartuar një projekt, që në bazë të këtij projekti kemi zgjedhur edhe Këshillin e Mësuesve, ku dhe kemi kërkuar një takim pune me të gjithë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, që së bashku ta finalizojmë projektin në fjalë.

Pastaj mori fjalën Drejtori i Kulturës dhe i arsimit të Ministrisë së Diasporës, z. Avdyl Lipoveci, shtoi dike thënë se është kënaqësi të jesh në një takim pune si ky i sotmi, i cili ditë e më tepër po vije duke u shtuar interesi për mësimin e gjuhës shqipe, fëmijë tanë që janë duke u rritur këtu. Një fat i mirë që kurrë më parë nuk e ka pasur mërgata shqiptare, që tash e tutje ka në përkrahje nga dy shtetet shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Më tej shtoi z. Lipoveci duke na informuar se me të dëgjuar se sot ju keni takim, Ministri Valon Murati më autorizoj që të jam në mesin tuaj dhe kjo prani e imja e dëshmon se sa seriozisht e ka pushteti që të jetë afër qytetarit të vet, që ishit dhe keni mbetur njëra ndër shtylla kryesore të atdheut. Më tej fjalën e mori Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica, dhe pas përshëndetjes tha: Projekti në fjalë është marrë nga Mustafë Krasniqi, që nga ai moment kur na është ofruar neve si institucion, këtë projekt e kemi marrë si njërin ndër projektet më serioze dhe të domosdoshme. Mund të them lirisht, që nga ofrimi i këtij projekti e deri më sot është bërë një punë e madhe, ku dhe bashkëkombësi ynë ka filluar ta kuptojë më ndryshe qasjen për mësimin e gjuhës shqipe. Më tej z. Reçica tha: dua ta shtoj edhe një fakt real; që shteti konkretisht është në përkrahje të këtij projekti. Vetë fakti është bindës, derisa ne jemi të pranishëm. Por, ajo që është edhe më reale është se nga Ministria e Diasporës për ta përcjellur dhe, si pjesë e këtij projekti e ka emëruar drejtorin z. Avdyl Lipoveci, ndërsa Konsullata e Kosovës më ka emëruar mua – Hamdi Reçica, kurse nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë është z. Arten Henku, që në të gjitha takimet kemi qenë të pranishëm, ne si institucione dhe e kemi përkrahur projektin. Që nga ky projekt doli Këshilli Nismëtar, ku e emëroi Mustafë Krasniqin përgjegjës të Këshillit, po ashtu u zgjodh dhe Këshilli i Mësuesve, që dhe është në një rrugë të mbarë, nga që shihet vullneti dhe serioziteti i qasjes në këtë drejtim.

Nga të pranishmit fjalën e Mori Albina Bilalli-Zeqiri, Laura Lajçi, Milaim Krasniqi, Gëzim Osmani, Isuf bytyçi, Fran Tanushi, Anton Krasniqi, Mislim Berisha etj.

Pas shumë debatesh dhe analizave, doli si qëndrim i përbashkët që të gjitha shoqatat, bizneset dhe bashkëkombësit ta sensibilizojmë sa më tepër projektin në fjalë, te shtresat e ndryshme të komunitetit tonë shqiptar, që jeton dhe vepron në Bavari. Prandaj çështjen e mësimit në gjuhën shqipe, ne, më nuk duhet ta shohim vetëm si patriotizëm, por ta shohim në realitet se është edhe një domosdoshmëri e pashmangshme, nga fakti se fëmijët tanë po studiojnë me të madhe nëpër shkolla të larta dhe Universitete të ndryshme, në shtetin pritës, në këtë rast në Gjermani. Pra, kështu që gjuha shqipe do të bëhe për fëmijtë tanë, si e domosdoshme në sferën e jetës së tyre. Ata fëmijë, që tani e mësojnë Gjuhën Shqipe dhe vazhdojnë duke e forcuar atë, në një të ardhme të afërt, do të mund të bëhen pëfaqësues të kompanive të ndryshme për Ballkan apo do të arrijnë të punësohen në zyre diplomatike shqiptare në vende të ndryshme të Europës ose të kundërtën.

Kurse rreth pagës së mësuesve u diskutua dhe erdhën në përfundim që mësuesit të mos punojnë vullnetarë; kurse përfaqësuesit e biznesit pagën e mësuesit e panë si të mundshme dhe pa problem, po ashtu rreth pagës u deklaruan: Mislim Berisha, Agron Ibrahimi dhe Hateme Morina, të cilët ishin në një takim me përfaqësuesit nga Ministria Bavareze e arsimit mundësit se mund t’i vjelim nga 8 ero për orë mësimi. Ndërsa z. Avdyl Lipoveci këtë çështje e përshëndeti, ku dhe shtoi duke thënë se për këtë mendon edhe dora e shtetit, gjë që jemi në bashkëpunim me Shqiperinë. Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Hamdi Reçica pasi e përshëndeti këtë gatishmëri ndër të tjera tha se është mirë që edhe bashkëkombësi ynë, në mënyrë simbolike të jetë pjesëmarrës në këtë drejtim. E dimë që bashkëkombësi ynë mbeti si shtyllë e ndërtimit të atdheut, po edhe një pagë simbolike do t’ishte një jetësim i sigurt i mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe.

Në fund të takimit doli si një thirrje e përbashkët për të të gjithë bashkëkombësit, të mos hezitojnë, po ta ndihmojnë shkollën shqipe si dhe t’i sjellin fëmijtë në shkollë. Me këtë dhe u përshëndet edhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku dhe doli një urim i përbashkët nga Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari(M.K).

PËRSHËNDESIM ATDHEUN DHE UROJMË

PAVARËSINË E KOSOVËS!

Të nderuar bashkëkombës, të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike, shqiptarë, anë e kënd botës ku jeni, shteti shqiptar- Shqipëri dhe Dardani e lashtë – Kosovë e sotme; në emër të Këshillit të Mësimit Plotësues për Gjuhën Shqipe në Bavari ju uroj pavarësinë e nëntë, që e nesërmja të na e sjellë fatin e realizimit të vullnetit popullor, të rilindësve dhe heronjve të gjitha kohërave – bashkimin kombëtar.

Andaj me të drejtë ne si mërgatë flasim me gjuhën e të parëve, fuqinë Ilire dhe porosinë e brezave të ikur: ta ruajmë gjuhën, kombin, identitetin fisnik, që jo rastësisht na ka bekuar zoti të jemi popull, komb shqiptar me një gjuhë të bukur e të ëmbël, gjuhën shqipe.

Nga ky takimi, më 16.02.2017, me përfaqësuesin e Ministrisë së Diasporës dhe të dy konsullatave tona Shqiptare në Mynih si dhe të shoqatave, bizneseve dhe Këshillin e mësuesve dhe të Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari, së bashku po e përçojmë anë e këndë atdheut, nga mërgata e përmallshme dhe e përkushtuar për atdheu, uratën më të çmuar për Pavarësinë e Kosovës.

Urime Pavarësia, Kosovës – Dardania e lashtë!

Urime kombi ynë, shqiptar kudo që jeni dhe ti Shqipëri e nderuar gëzofshi Pavarësinë e Kosovës !

Urime mërgatë dhe ju të gjitha trojet shqiptare që ende përballeni me mungesën e lirisë!

Urime Kosovë, Shqipëri – Shqipëria Etnike!

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari-Mustafë Krasniqi

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

GJUHA E ILIRËVE

GJUHA E ILIRËVE

iliret

GJUHA E ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

IDEJA PËR NJË GJUHË TË PËRBASHKËT PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

IDEJA PËR NJË GJUHË TË PËRBASHKËT PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

gjuha-shqipe

 

IDEJA PËR NJË GJUHË TË PËRBASHKËT PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

E përgatiti prof. Zymer Mehani

Gjatë tërë historisë gjuha ka qenë te shqiptarët më shumë se te cilido popull tjetër i Ballkanit faktori kryesor identifikues dhe përbashkues (“Shënj‘e kombërisë është gjuha”, thoshte Sami Frashëri). Megjithatë gjuha shqipe për mijëra vjet mbeti në nivelin e gjuhës së folur, në kushtet e një tradite shumëshekullore universale të përdorimit të gjuhëve ndërkombëtare të mesjetës, latinishtes e greqishtes, si gjuhë komunikimi zyrtar edhe të formacioneve të para shtetërore arbërore si Principata e Arbërit.
Fillimet e shkrimit të shqipes u përcaktuan nga gërshetimi i një vargu rrethanash historike e kulturore të
jashtme e të brendshme. Shekulli XVI është shekulli kulmor i Rilindjes evropiane dhe njëkohësisht i lëvizjes politiko-fetare të Reformacionit që lëkundi pozitat e latinishtes si gjuhë e Shkrimeve të Shenjta të Kishës katolike dhe shënoi fillimin e përkthimeve biblike në gjuhët popullore. Brenda vendit ishin rrethanat e pushtimit osman me rrezikun e përhapjes së fesë së tij që rizgjuan elementet e vetëdijes kombëtare dhe nxitën nevojën e ruajtjes së krishtërimit nëpërmjet propagandimit të fesë në gjuhën e
vendit. Çështja e ruajtjes së fesë ishte e lidhur ngushtë me atë të trojeve të të parëve, që për atë fazë parakombëtare të formimit të kombit shqiptar ishin një koncept i pandarë5. Bjerrja e fesë, dhe, bashkë me të, edhe e lirisë, shihej nga elita e arsimuar e asaj kohe si një pasojë e padijes, një plagë e përhershme e shoqërisë shqiptare, dhe prandaj përpjekjet e tyre u përqendruan në përhapjen e dijes në gjuhën e vendit.
Përpjekjet e autorëve të qarkut kulturor katolik verior të shekujve XVI-XVIII për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe janë faktorë që ndikuan në ngjizjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në periudhën para Rilindjes kombëtare. Këtu i gjejmë edhe premisat e idesë së mëvonshme të një gjuhe të përbashkët letrare shqipe, e lidhur ngushtë me ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Autorët e vjetër shkruan në një gjuhë që nga një anë i kapërcente kufijtë nëndialektorë të të folmeve të tyre të veçanta, dhe kjo u bë edhe me vetëdije, siç na kumton shprehimisht njëri prej tyre, Pjetër Bogdani, për t‘u pranuar nga publiku ―letrar‖ i kohës, por nga ana tjetër edhe në një bazë dialektore
që asokohe përfshinte një hapësirë të gjerë nga verilindja në veriperëndim, pra ishte një lloj koineje veriore e përzier me trajta dialektore, siç e përcaktoi Çabej gjuhën e “Mesharit” dhe që Desnickaja e zhvilloi më tej me idenë e ―koinesë gojore mbidialektore të Veriut‖, e cila përmbante edhe trajta konservative të afërta me toskërishten.
Krahas zgjerimit të bazës dialektore të veprave të tyre, autorët e vjetër bënë dhe një punë krijuese të jashtëzakonshme për të dhënë në shqip idetë e konceptet diturore të gjuhëve kulturore me traditë të lashtë letrare, duke krijuar në këtë mënyrë traditën letrare të qarkut kulturor-fetar të Veriut. Puna e tyre për pasurimin e gjuhës letrare nëpërmjet rigjallërimit të leksikut të vjetër vendas (―fjalëve plaka‖) dhe krijimit të njësive të reja leksikore është e ngjashme me atë të rilindësve.
Veprat e autorëve të vjetër nuk patën përhapje të kufizuar vetëm në arealin verior të hapësirës shqiptare. Ato me gjasë u njohën edhe në jug të vendit, të paktën për sa dimë nga dëshmitë për Doktrinën e Budit. Kur misionari bazilian Neofit Rodinoi në vitin 1637 i kërkoi Propagandës Fide të botojë një Doktrinë të krishterë që po përkthehej në shqip nga prifti Dhimitër për shkollën e Dhërmiut, ai mori përgjigjen se Doktrina ishte botuar shqip dhe mund t‘i dërgonte disa kopje nëse dëshironte. Me siguri në këtë rast bëhej fjalë për Doktrinën e Budit që sapo ishte ribotuar nga Propaganda në vitin 1636.
Në periudhën e konsolidimit të sundimit osman pas dështimit të Aleancës së krishterë në luftën me Perandorinë osmane (1683-1699) tradita gjuhësore-letrare e shkrimeve fetare në Veriun katolik të Shqipërisë bie fashë, edhe pse nuk shuhet, gjatë shekullit XVIII, ndërsa gjuha shqipe na dëshmohet si gjuhë e korrespondencës së klerikëve shqiptarë me Papatin.
Në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në një fazë zhvillimi ekonomik dhe qetësimi të trazirave antiosmane që u shoqërua edhe me përhapjen masive të islamizmit në trojet shqiptare, vetëdija kombëtare në dukje e fjetur e etnosit shqiptar gjen shprehje në traditën letrare shqipe të qarkut kulturor ortodoks të Shqipërisë së Mesme me qendër në Elbasan. Në këtë areal u zhvillua edhe kisha ortodokse nën juridiksionin e Patrikanës me qendër në Ohër deri në vitin 1769, kur u zhvendos në Stamboll. Disa nga klerikët më të shquar të kësaj kishe ishin formuar në Akademinë e famshme të Voskopojës, që frymëzohej nga iluminizmi evropian dhe ndikoi në formimin e identitetit kombëtar të popujve të Ballkanit. Për dy nga emrat më të njohur të dalë nga kjo shkollë, Grigori i Durrësit dhe Teodor Haxhifilipi, ka dëshmi se kanë luajtur një rol të dorës së parë në lëvrimin e letërsisë biblike në gjuhën shqipe. Sipas autorit grek të shek. XVIII, Jorgo Zavira, Grigori përktheu Dhiatën e vjetër dhe Dhiatën e re, me shkronja shqipe që i shpiku vetë, të paktën më se gjysmë shekulli para përkthimit të Dhiatës së Re nga Vangjel Meksi e Grigor Gjirokastriti. Dhaskal Todri po ashtu, siç dëshmon Hahni, thuhet se ka përkthyer të dy Dhiatat, me një alfabet të posaçëm, të shpikur ose të sjellë prej tij në Elbasan. Për fat të keq dorëshkrimet e këtyre përkthimeve kanë humbur pa gjurmë ose janë shkatërruar, siç njofton Hahni për
shkrimet e Todrit. Megjithatë janë ruajtur disa fragmente nga shkrimet e Todrit dhe sidomos një dorëshkrim anonim elbasanas, ndoshta nga një Teodor Bogomili, sipas Shuteriqit.
Ajo që ka rëndësi të theksohet për traditën letrare elbasanase është pohimi i Hahnit se Dhaskal Todri u mor me krijimin e një gjuhe letrare të përbashkët për të dy dialektet e shqipes, aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Sipas këtij pohimi do të kishim përpjekjen më të hershme për një gjuhë të përbashkët letrare shqipe, që do t‘i paraprinte me një shekull ideve të Rilindjes kombëtare. Rajko Nachtigall e ka shtyrë më tej kontributin atdhetar të Teodor Haxhifilipit duke hedhur idenë se ai ka dashur të krijojë një kishë kombëtare shqiptare, ideja e së cilës jetonte ende në Elbasan deri në kohën kur ai e vizitoi qytetin (1917). Në këtë mënyrë ai vendos një paralelizëm mes veprimtarisë së Todrit dhe asaj të Dositej Obradovićit për sllavët e jugut dhe Adamant Koraisit për grekët, të cilët, nën ndikimin e iluminizmit perëndimor të shkollave më progresiste të Gadishullit dhe në një kontekst kulturor-historik të përbashkët ballkanik, përdorën gjuhën popullore në letërsi duke u bërë themeluesit e gjuhëve letrare të popujve të tyre me bazë gjuhën e folur.
Nga fragmentet e shkrimeve të Todrit të gjetura në manastirin e Shingjonit pranë Elbasanit dhe të botuara nga studiues të ndryshëm, si Hahni Geitleri, Pekmezi, Nachtigalli, Lef Nosi, Dh. Shuteriqi, mund të gjykojmë për dialektin e përdorur nga Todri, i cili sipas Hahnit duket shumë i purifikuar dhe i afruar me toskërishten, në dallim nga disa poezi gegërisht që gjendeshin në një fletore tjetër. Analiza e gjuhës së Todrit nxjerr në pah bazën dialektore gego-jugore të Elbasanit, me lidhje të shumta me toskërishten. Por këto përkime me toskërishten duken të jenë karakteristika të një faze më të vjetër të gegërishtes jugore të Elbasanit sesa një përzierje e vetëdijshme me qëllim krijimin e një gjuhe të përbashkët. Tipare të ngjashme me karakteristika të të dy dialekteve shfaq edhe gjuha e Dorëshkrimit anonim të Elbasanit, e cila paraqet veçori më arkaike se gjuha e Todrit, që nga një anë përkojnë me veçoritë gjuhësore të teksteve të vjetra të Veriut, dhe nga ana tjetër me tiparet e toskërishtes së vjetër. Pavarësisht nëse kjo përzierje gjuhësore është bërë me vetëdije ose jo, atë e ka lehtësuar fakti që e folmja e Elbasanit, në fazat më të vjetra, ishte shumë më pranë toskërishtes nga ç‘është sot.
Nga ana tjetër kanë luajtur rol edhe bashkëveprimet ndërdialektore në zonën ekonomiko-tregtare dhe kulturore, që në shekullin XVIII përfshinte një hapësirë të pandërprerë nga Durrësi e Elbasani në veri e deri në Follorinë e Janinë në jug. Me këto ndikime ndërkrahinore dhe me traditën shkrimore me bazë gegërishten e Elbasanit shpjegohen edhe gegizmat në tekstet shqip të Kavaliotit e të Danil Voskopojarit apo të Nektar Terpos. Një lidhje e autorit të Anonimit të Elbasanit me Voskopojën na dëshmohet nga një përkim interesant leksikor që vihet re në tekstin e Anonimit dhe në fjalorin e Teodor Kavaliotit: është fjala për neologjizmin kullotës ―bari‖, që s‘e kemi hasur gjëkundi tjetër.
Përpjekjet për shkrimin e shqipes me alfabete të posaçme në shek. XVIII dhe për kthimin e shkrimeve fetare në shqip, me synimin për t‘u shkëputur nga ndikimet e huaja dhe për të afirmuar liturgjinë fetare në gjuhën kombëtare, natyrisht duhen konsideruar shfaqje të vetëdijes kombëtare shqiptare mjaft kohë përpara Rilindjes. Në këtë mes nuk është pa domethënie fakti se alfabeti origjinal për shqipen që shpiku
Todri shërbeu në shek. XIX në Elbasan si shenjë e shqiptarizmit të atyre që e përdornin, në dallim nga përkrahësit e kishës greke që përdornin shkronjat greke, dhe si një kërkesë për të afirmuar më mirë gjuhën shqipe si një gjuhë e veçantë dhe popullin shqiptar si i dalluar nga të tjerët.
U ndalëm pak më gjatë në traditën shkrimore të shek. XVIII për të theksuar faktin se ky shekull nuk ishte shekulli i përgjumjes kombëtare, por paraprijësi dhe ndriçuesi i rrugës drejt Rilindjes Kombëtare të shekullit XIX. Gjithsesi vetëm në këtë shekull u zhvilluan dhe poqën në mënyrën më të plotë kushtet ekonomike-shoqërore, historike, politike e kulturore që bënë të mundur ngjizjen e ideologjisë kombformuese shqiptare, që vendoste në plan të parë vlerat kombëtare mbi partikularizmat krahinore
e fetare. Për arsye të zhvillimit më të madh ekonomik e kulturor të vendit ku kishin gjetur strehë prej qindra vjetësh, këto kushte u poqën më herët tek arbëreshët e Italisë, prej të cilëve dolën edhe disa nga nismëtarët e Rilindjes kombëtare shqiptare. Krahas me traktatet për identitetin historik-kulturor, antropologjik e gjuhësor të arbëreshëve si popull i ndryshëm nga grekët, me të cilët shpesh herë i ngatërronin për shkak të përkatësisë së njëjtë fetare, ndër dijetarët arbëreshë u artikulua më herët edhe ideja e një gjuhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Kjo ide, në fillim pas gjase e kufizuar për rrethet letrare arbëreshe, duket se kishte zënë rrënjë që në shekullin XVIII tek arbëreshët intelektualë, të cilët me lëvrimin e letërsisë së tyre e ngritën gjuhën shqipe jo vetëm në rangun e një gjuhe ―poetike‖, me tekstet e Nikollë Brankatit, Nikollë Filjes, Nikollë Ketës, por edhe të një gjuhe ―zyrtare‖, p.sh. me letrat në shqip e latinisht të Imzot Zef Skiroit drejtuar Papës, apo në tekstet teologjike e doktrinare të hartuara nga Nikollë Keta. Këto tekste shpërfaqin një gjuhë letrare shqipe mbidialektore, të përzier me elemente të toskërishtes, gegërishtes dhe toskërishtes arbëreshe dhe të pastruar nga ndikimet dialektore dhe ato italiane, me tiparet e një koineje të komunikimit të shkruar. Por në mënyrë të vetëdijshme dhe të argumentuar kjo ide u shpreh së pari nga gjuhëtari i shquar Dhimitër Kamarda në vitin 1866, kur shtroi nevojën për një gjuhë të përbashkët për të gjithë kombin shqiptar, me perspektivën për t‘u bërë ajo një ditë edhe gjuhë letrare. Kamarda e ka të qartë se gjuha letrare duhet të mbështetet mbi një bazë dialektore të caktuar, por sa më të gjerë e të kuptueshme për të dy dialektet e shqipes. Ai mendon se ekziston një hapësirë gjuhësore qendrore ku takohen e përzjehen të dy dialektet e shqipes, hapësirë që
shkon nga lumi Shkumbin deri në Vjosë, e folmja e së cilës do të ishte më e përshtatshmja për t‘u bërë gjuhë e përbashkët. Në të njëjtën periudhë kohore flamurtari i Rilindjes kombëtare De Rada kishte përpunuar idenë e një gjuhe letrare për të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët, edhe pse e shihte këtë gjuhë te e folmja e shkruar e arbërishtes së Kalabrisë, pra te gjuha që përdorte ai. Ai e shihte studimin e
gjuhës si mjet bashkimi të shqiptarëve dhe të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, prandaj punoi me ngulm për promovimin e gjuhës shqipe me botime të ndryshme për lashtësinë e saj, për gramatikën dhe alfabetin, me organizime kongresesh gjuhësore e me ngritjen e katedrës së gjuhës shqipe në Napoli. Në themel të idesë së vet rilindase ai kishte krijimin e një letërsie kombëtare shqipe të cilën u mundua ta krijonte vetë duke u nisur nga modelet e poezisë popullore dhe duke u përpjekur ta përpunojë këtë gjuhë me synimin për të krijuar një gjuhë letrare.
Jo shumë vite më vonë, në 1877, një kërkesë të ngjashme do ta shtrojë mendimtari dhe atdhetari i spikatur pararendës i Rilindjes, Zef Jubani, i cili u dallua edhe në fushë të gjuhës me krijimin e një alfabeti, hartimin e një gramatike dhe me mendimet për një gjuhë letrare të përbashkët. Ai e shtron drejt çështjen e alfabetit të përbashkët për të gjithë shqiptarët i cili nuk mund të vlejë si i tillë ―pa u vendosur nga një mbledhje e letrarëve shqiptarë dhe arbëreshë. Ky alfabet do të shërbejë si mjet që gjuha shqipe të ketë letërsinë e vet me parime të përshtatshme për natyrën e saj.
Mbi këtë bazë filologët do të mund të dallojnë dialektet e ndryshme e të shumta të shqipes dhe duke i krahasuar, të vlerësojnë njërin prej tyre si më i përshtatshmi për të qenë i parë. Me këtë kërkesë Jubani shtron nevojën e një gjuhe të përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët dhe në këtë çështje, ashtu si në shumë të tjera që lidhen me vizionin e tij për të ardhmen e kombit shqiptar, është në pararojë ndër shqiptarët e trojeve kompakte shqiptare.
Veprimtarët e Rilindjes kombëtare i përqendruan përpjekjet te përhapja e letërsisë dhe arsimit në gjuhën shqipe si mjetin kryesor për forcimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Në fjalorin rilindas termat gjuhë dhe komb ishin një binom i pandarë. Në këtë periudhë u artikuluan më qartë idetë për një gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët. Rilindasi i madh, Sami Frashëri, duke vënë theksin te ruajtja e gjuhës amtare si mjeti kryesor i ruajtjes së identitetit kombëtar, i mëshon njëkohësisht shkrimit të gjuhës, si detyra parësore që duhet të kryejë një komb për të ruajtur kombësinë e tij. Në vizionin e tij për të ardhmen e kombit shqiptar ai parashikon edhe një gjuhë të përbashkët, e cila do të krijohet në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë me përzierjen e të folmeve të ndryshme të banorëve të ardhur nga të katër anët e vendit dhe do të shërbejë si gjuha letrare e gjithë Shqipërisë. Samiu, ashtu si dhe rilindasit e tjerë, i shihte si një komb i vetëm shqiptarët gegë e toskë, madje si një nga kombet më të vjetër të Evropës e të botës, dhe për sa i përket gjuhës, ata ―flasinë një gjuhë me fort pakë të ndruarë, të cilëtë do të ngrihetë fare për s‘afri duke ndërtuarë gjuha. Kështu ai parashikon se me përpunimin e gjuhës në letërsi, ndryshimet themelore midis dialekteve do të vijnë duke u rrudhur, deri në zhdukje.Në periudhën e Lidhjes së Prizrenit, si një fillesë formacioni shtetëror autonom shqiptar të krijuar nga ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve, doli si një nga nevojat më të ngutshme çështja e një alfabeti të njësuar për shkrimin e shqipes, në mënyrë që të zhvillohej letërsia shqipe dhe arsimi kombëtar. Kjo nevojë u konkretizua me krijimin nga Komiteti i Stambollit të Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip (1879) me kryetar Sami Frashërin dhe anëtarë figurat kryesore të Lidhjes së Prizrenit. Shoqëria mori përsipër detyrën e drejtimit e të organizimit të përpjekjeve për të ngritur shkolla shqipe në gjithë vendin dhe për të zhvilluar me ritme më të shpejta letërsinë shqiptare, duke botuar tekste shkollore, vepra letrare, broshura shkencore e organe periodike shqipe.
Hapi i parë që ndërmorën nismëtarët e Shoqërisë ishte krijimi i një alfabeti të përbashkët, gjë që u realizua me miratimin e projektit të Sami Frashërit, i quajtur alfabetit të Stambollit. Ky alfabet pati përhapje të gjerë dhe luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen kulturore shqiptare. Nga gjiri i Shoqërisë së Stambollit dolën edhe shoqata të tjera atdhetare-kulturore si klubet ―Bashkimi‖ të cilët përpunuan edhe ata një alfabet të shqipes që u zbatua krahas me të parin dhe më vonë u miratua si njëri nga dy alfabetet për shkrimin e shqipes në Kongresin e Manastirit (1908).
Në këtë periudhë veprimtarët e Rilindjes shtruan nevojën edhe të një gjuhe të përbashkët. Në një letër që i drejton De Radës bashkë me Jani Vreton dhe Naim Frashërin, Sami Frashëri shkruante: ―Lidhja Shqiptare kërkon bashkimin e Shqipërisë në një vilajet autonom‖. Krahas bashkimit politik Samiu shtronte edhe çështjen e gjuhës së përbashkët: ―Një gjuhë shqipe e pandame dhe e njëjtë na duhet se shumë gjuhë e dialekte sjellin ndarje e mërgim. Gjuha shqipe do të bëhet e begatë, e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë me fjalë të huaja dhe gjithë dialektet do të gjenden të bashkuara e të përzjera.‖
Gjithë veprimtaria gjuhësore e letrare e rilindësit Konstandin Kristoforidhi (1827-1895) do të përmbante në mënyrë implicite idenë e tij për gjuhën e ardhshme të përbashkët letrare shqipe. Si njohës i thellë i gjuhës amtare si në përhapjen e saj gjeografike-dialektore ashtu dhe në fazat e vjetra të saj, ai pasqyroi në Fjalorin e tij (1904) pasuri leksikore nga të gjithë dialektet dhe nga tekstet të vjetra të Budit, Bardhit
e Bogdanit, duke vendosur një gur themeli në kodifikimin e gjuhës letrare shqipe. Për të njëjtin qëllim shërbeu edhe gramatika e tij e gjuhës shqipe (1882) e mbështetur në dialektin toskë. Me lëvrimin e gjuhës shqipe në të dy dialektet ai dëshmoi se mes tyre nuk ka dallime të mëdha dhe u përpoq për afrimin e tyre në shkrim. Ai zhvilloi edhe një punë të ngjeshur krijuese për pasurimin e fjalorit të shqipes me neologjizma të goditur. Cilësimi që përdori ai për veten si ―babai i gjuhës shqipe‖ tregon për veprimtarinë e ndërgjegjshme të tij për themelimin e një gjuhe letrare shqipe.
Çështjen e gjuhës letrare shqipe do ta trajtonte më pas në mënyrë sistematike Faik Konica në revistën Albania, që në numrin e parë të saj më 1897, me rubrikën ―Për themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip.
Përfytyrimi i rilindësve për gjuhën letrare kombëtare shqipe ishte krijimi i saj nga një përzgjedhje e të folmeve të ndryshme krahinore, që do ishte produkt i punës krijuese të lëvruesve të gjuhës. Këtë ide e pati një kohë Kamarda, i ndikuar nga procesi i formimit të gjuhës letrare italiane, i cili përgatiti edhe një antologji me tekste të zgjedhura shqipe për të bërë të njohur modelet gjuhësore të anëve të ndryshme të hapësirës shqiptare. Kamarda ndërmori madje edhe nismën vetjake për të krijuar një gjuhë të përbashkët letrare, mbidialektore, me rastin e përkthimit në shqip të një studimi të Dora D‘Istrias, botuar në frëngjisht në vitin 1866. Për këtë qëllim ai lexoi e studioi tekstet e vjetra shqipe dhe gjuhën tyre, si dhe gjithë çka ishte botuar në shqip deri në atë kohë, dhe përdori atë lëndë dialektore që i dukej më e mira, më e fismja e më e pastra shqipe. Edhe Faik Konica në fillimet e revistës Albania kishte mendimin se gjuha letrare duhet krijuar me lëndën e nëndialekteve të ndryshme, sipas disa rregullave të caktuara. Sipas kësaj ideje disa rilindas shkruanin në një gjuhë të përzier, si Jani Vreto, Samiu dhe Naimi, vetë Konica në fillimet e revistës Albania, Luigj Gurakuqi etj. Me kalimin e kohës, kur u bë e qartë se shkrirja e dialekteve në një nuk kishte gjasa të ndodhte në një kohë të parashikueshme, veprimtarët dhe filologët pasrilindas ndërruan mendim lidhur me gjuhën e përbashkët të shkrimit dhe u përqendruan në një dialekt natyror si bazë e gjuhës së shkrimit, në hullinë e idesë së Zef Jubanit, të Kamardës e të Konicës për ―gjuhën e mesme‖ ose të Elbasanit e rrethinave të tij si ―e folmja më e bukur e më e pastër shqipe‖ dhe njëkohësisht si ―urë midis dialekteve‖, ku përziheshin elemente të të dy dialekteve të shqipes.
Megjithëse përpjekjet për krijimin e vullnetshëm të një gjuhe të përbashkët nga përzierja dialektore u treguan të pasuksesshme, përpjekjet e përbashkëta afatgjata të pararendësve të Rilindjes, të vetë rilindasve dhe të të gjithë shkrimtarëve të mëvonshëm që u ndikuan nga ideja e një gjuhe letrare mbidialektore me pjesëmarrjen e të dy kryedialekteve të shqipes, kontribuan në formimin e një gjuhe letrare të përpunuar e të pasuruar me lëndë gjuhësore nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare. Në fund të fundit, siç thotë Çabej, këto qarqe parakombëtare, qarku letrar katolik, ai ortodoks dhe qarku italo-shqiptar, duke kontribuar secili me elementet e veta dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, janë derdhur të gjitha në ―lumin e literaturës nacionale të shek. XX.
Në një ndërlidhje e bashkëveprim të ngushtë shkak-pasojë, shkrimi i gjuhës shqipe, hapja e shkollave shqipe dhe përhapja e letërsisë në gjuhën shqipe nga fundi i shekullit XIX e fillimi i shek. XX patën një ndikim të jashtëzakonshëm në forcimin e idesë kombëtare që çoi në pavarësimin e Shqipërisë më 1912.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT

GJUHA-SHQIPE

 

GJUHA SHQIPE- NYJA, QË GJATË HISTORISË BASHKOI GJITHË SHQIPTARËT
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. Ky territor përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut. Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje. Në gjuhën shqipe u theksuan prirjet për afrimin e varianteve letrare të dy dialekteve (të veriut e të jugut) dhe u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, të trashëguar nga shekujt e sundimit osman, që u shpreh në përpjekjet për vendosjen e një alfabeti të njëjtë dhe në zhvillimin gjatë shek. XIX të një letërsie të gjerë artistike, didaktike e publicistike.
Gjatë Rilindjes u hodhën themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare në tërësi. Në fundin e atij shekulli kultura e re kombëtare nuk ishte më aspiratë, por përbënte, me breza të tërë shkrimtarësh, mendimtarësh, publicistësh e dijetarësh të fushave të ndryshme, një realitet, i cili kishte provuar katërcipërisht identitetin e përveçëm kulturor të popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcën e tij krijuese kulturore. Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet e nënvariantet e shumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushës materiale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, të ndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkët e gjithë popullit.
Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, si në çdo vend tjetër, ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shek. XVIII e sidomos në shek. XIX. Në këtë periudhë, kur zhvillohet procesi i shthurjes së mëtejshme të feudalizmit dhe i lindjes së ekonomisë së tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndërmjet qytetit e fshatit dhe ndërmjet qyteteve, si edhe ato ndërkrahinore, kur formohet një treg i përbashkët kombëtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare të Shqipërisë me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave të izolimit e të partikularizmit të ngushtë, krahinor e provincial, e zunë ndjenjat e interesave të përbashkët të të gjithë kombit e të territoreve të banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetëm si qendra të administratës osmane, por edhe si qendra të jetës ekonomike e politike të Shqipërisë. Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri si rrjedhim i qëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokën e Rilindjes.
Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Thelbin e saj e përbënte lufta kundër shtypjes kombëtare, jo vetëm me mjete materiale, të armatosura, por në radhë të parë me ato intelektuale, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të popullit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur kombëtarisht. Ashtu si te popujt e tjerë, kjo do të arrihej vetëm me formimin e një shteti kombëtar e të veçantë shqiptar. Këto ide, të përhapura gjerësisht në rrethet e kulturuara brenda e jashtë vendit nëpërmjet librave e shtypit, u futën dora¬dorës edhe në mendjet e njerëzve të thjeshtë, ndihmuan në formimin te populli shqiptar të ndërgjegjes së përbashkët kombëtare, e cila mishëronte vullnetin e gjithë kombit.
Rilindja ishte një lëvizje e gjerë, që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes. Ato dëshmonin se ndërgjegjja kombëtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinë në shkallën e duhur. Konsolidimi i ndërgjegjes kombëtare kaloi përmes një rruge të vështirë, duke kapërcyer prirjet e lokalizmit, të separatizmit patriarkal feudal, të trashëguara nga e kaluara. Të zhvilluara në rrethanat e reja, që u krijuan në shek. XIX, këto kryengritje të shtresave të ndryshme të popullsisë morën tipare të reja, filluan të karakterizohen nga ndjenja e bashkësisë së interesave të të gjithë shqiptarëve kundër sundimtarëve osmanë. Ato u shkrinë dora¬dorës në lëvizjen e përgjithshme kombëtare dhe u bënë pjesë e saj.
Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878¬-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejës (1899¬-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave të tilla udhëheqëse diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj gjatë Rilindjes.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

 

Gjuha_Shqipe

DISA FAKTORË QË E PENGOJNË ZHVILLIMIN E NORMËS SË GJUHËS SHQIPE

Shkruan prof.  Zymer Mehani

Faktorët që e pengojnë normën e shqipes të zhvillohet në Kosovë janë të shumtë, si statusi që shqipja e gëzon, pasi përdoret krahas serbishtes dhe anglishtes si gjuhë zyrtare, pastaj qëndrimi jo i njëjtë i shqipfolësve ndaj normës letrare – mosrespektimi i saj, bashkësia e folësve- vendi ku flitet shqipja, ndikimi i të folmeve dialektore paralelisht me normën, por ndër faktorët të cilët kanë bërë që zbatimi i normës në shkolla të mos jetë në nivelin e duhur janë: kompetencat (performanca) e mësimdhënësve, komunikimi brenda shkollave, planet dhe programet, tekstet shkollore, metodat e mësimdhënies; mungesa e leximit nga nxënësit etj.
Në shumë shkolla vërehet performancë jo e mirë e mësimdhënësve sa i përket zotërimit të normës dhe, më përjashtim të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, mësimdhënësit e tjerë, përfshirë drejtorët dhe punonjësit e administratës, nuk komunikojnë me nxënësit në gjuhën letrare dhe bëjnë shkelje të shumta të normës në shkrimet e tyre. Kjo vërehet edhe në shkrimet e vendosura në mure të shkollës (shpalljet, oraret, punimet e nxënësve), por edhe në dokumente të tjera zyrtare: ditarët e klasave, procesverbalet e mbledhjeve, në të cilët gjenden shkelje të shumta të normës së shkruar.
Tekstet shkollore, po ashtu, nuk janë të hartuara sipas kërkesave dhe programeve të reja mësimore, janë të ngarkuara me përmbajtje dhe përmbajnë edhe gabime gjuhësore, kurse disa biblioteka të shkollave nuk janë sa duhet të pajisura me lektura shkollore, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë vazhdimisht. Vitet e fundit nxënësit e kalojnë kohën më shumë para kompjuterit dhe televizorit, duke e lënë anash librin, dhe kjo po ndikon mjaft negativisht sa i përket nxënies së gjuhës letrare, ngase disa media – të shkruara dhe elektronike – fare pak i kushtojnë rëndësi gjuhës dhe bëjnë mjaft shkelje të normës.
Po ashtu, ndikimi i familjes dhe i rrethit është i madh, pasi shumë nxënës jetojnë në familje të mëdha, me nivel të ulët apo mesatar të shkollimit dhe përvetësojnë trajta lokale, të cilat i bartin në shkollë dhe i përcjellin pastaj gjatë tërë shkollimit.
Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Edukimit, por edhe fakultetet e tjera që përgatisin mësimdhënës, duhet t’i japin më tepër rëndësi gjuhës shqipe, në mënyrë që në të ardhmen të nxjerrin mësimdhënës më të përgatitur dhe të mos ketë nevojë që gjuha shqipe të futet si lëndë e obligueshme në të gjitha fakultetet, ndërsa drejtoritë komunale të arsimit duhet të jenë më të kujdesshme në përzgjedhjen e kuadrit mësimor dhe të pasurojnë bibliotekat e shkollave me lektura shkollore bashkëkohore, për të gjitha moshat e nxënësve.
Meqë gjuha është pasuri dhe vlerë shoqërore gjithëkombëtare, mbetet detyrë e të gjitha institucioneve arsimore, qendrore e lokale, duke filluar nga MASHT-i, institutet, fakultetet, DKA-të dhe qendrat e tjera të edukimit, përfshirë edhe mediat, që të punojnë më shumë për ruajtjen dhe pasurimin e saj, por barrën kryesore duhet ta kenë shkollat, veçanërisht mësimdhënësit e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË GJUHËS

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË  GJUHËS

Gjuha_Shqipe

FAZAT E STANDARDIZIMIT TË  GJUHËS
Shkruan  Prof.  Zymer  Mehani

Rruga e standardizimit të një gjuhe duhet të kalojë nëpër disa faza, të cilat janë: përzgjedhja, kodifikimi, pranimi i standardit, përpunimi i normës dhe vlerësimi.
1. PËRZGJEDHJA është hapi i parë drejt standardizimit të gjuhës. Se cili dialekt a variant duhet të vihet në bazë të gjuhës standarde është çështja më delikate, sepse po qe se zgjidhet drejt, do të realizohen me sukses të gjitha fazat tjera të standardizimit. Për caktimin e bazës së standardit gjuhëtarët duhet të kërkojnë përgjigje nga faktorët jashtëgjuhësorë (faktori politik dhe faktori ekonomik), sepse përgjigjet linguistike nuk mjaftojnë.
2. KODIFIKIMI fillon me përshkrimin e normës së gjuhës: bëhet hartimi i gramatikës dhe i fjalorit. Kodifikimi nënkupton caktimin e rregullave të veçanta të drejtshkrimit, me hartimin e gramatikës, të fonetikës dhe të fjalorit normativ. Me anë të këtyre mjeteve caktohen rregullat, të cilat i obligojnë pjesëtarët e bashkësisë folëse që tu përmbahen gjatë ligjërimit në gjuhën e shkruar letrare.
Mjetet e kodifikimit të gjuhës standarde shqipe janë:
– “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1973;
-“Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976;
-“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 1980
–“Gramatika e gjuhës shqipe, I, II”, Tiranë, 2002.
3. PRANIMI I STANDARDIT duhet të bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kombit. Kjo fazë e standardit ka karakter socio-politik dhe varet kryesisht nga faktorët jashtëgjuhësorë (faktori politik dhe faktori ekonomik).
4. PËRPUNIMI I NORMËS është fazë që zgjat më së shumti. Duke u përpunuar, gjuha standarde aftësohet që t’i kryejë të gjitha nevojat e komunikimit në të gjitha situatat dhe stilet, si dhe përfshin të gjithë lëmenjtë shoqërorë: shkencën, artin, jurisprudencën, administratën, gazetarinë, arsimin, kulturën etj.
5. VLERËSIMI është i vazhdueshëm. Kështu realizohet mekanizmi i kontrollimit dhe bëhet VERIFIKIMI i shkallës së përshtatshmërisë së gjuhës me nevojat aktuale të komunikimit të shoqërisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

nxenesit

GJUHA SHQIPE NË KONTAKT ME GJUHËT E TJERA, SIDOMOS NË MËRGATË

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Nuk dëshiroj të fajësoj mërgimtarët tanë që braktisën trojet tona shumëshekullore e as nuk dëshiroj t’i  fajësoj sepse tërë jetën punuan, fituan kafshatën e gojës me mund, gjak e djersë, Me një fjalë u munduan, u sakrifikuan dhe dhanë më të vlefshmën e tyre, po edhe jetën për të mirën e vendit tonë, Kosovës, që një ditë ta shohin shtet të lirë e demokratik, të cilin sot e gëzojmë. Por ajo që u dhemb mërgimtarëve dhe popullit tonë në përgjithësi është humbja e ngadalshme dhe e heshtme e gjuhës amtare në diasporë, që për vetë këta do të thotë vdekje e heshtur, gjersa për mbarë kombin tonë- tragjedi.
Kjo dukuri është e njohur për popullin tonë. Ne jemi popull që shumë shpejt dijmë të integrohemi në shoqëri të ndryshme, por vetintegrimi nuk do të thotë se nëse harrojmë traditat, kulturën, gjuhën tone, jemi të integruar mirë në shoqëritë tjera . Është e kundërta, pra vërtet mund të integrohesh, mirë e në përpikëri të mësosh gjuhën e dikujt tjetër vetëm nëse e di mirë gjuhën amtare, vetëm nëse di të ruash vlerat e popullit, të cilit i takon, di dhe kupton edhe kulturat dhe të arriturat e të tjerëve.
Çdo shoqëri të do,të respekton dhe admiron të tillë çfarë je, të pranon me atë që ke dhe prezentohesh me vlera të mirëfillta e ne si popull i lashtë kemi shumë të mira, kemi me çka të krenohemi, kemi me çka të paraqitemi para shoqërive të ndryshme. Nëse gjuha shqipe me shekuj kaloi nëpër katrahurat e llojllojshme, nëpër rreziqet e asimilimit me forcë, atëherë si të lejomë që në shekujt e kohës moderne ta zhdukim vetë ne duke mos i dhënë rëndësi të veçant kësaj pasurie, këtij visari të çmueshëm?… Njeriu identifikohet me gjuhë, gjuha e bënë njeriun njeri dhe qenie të arsyeshme, pra tregon shpirtin e tij dhe bashkësisë-popullit që i takon.
Rreziku nga asimili i gjuhës sonë në mërgatën tonë në diasporë si në shtetet perëndimore Zvicër /ku ndoshta kemi bashkësinë më të madhe shqiptare/, Gjermani, Itali, Austri e bile edhe në kontinente tjera si në Amerikë etj,, është shumë i madh. Një për faktin se gjërat në hapësirën tonë shqiptare ndodhën shumë shpejt dhe në mënyrë tragjike, nga që shumë bashkatdhetarë lirisht mund të themi se të papërgatitur, u larguan, shkaku i trazirave në ish-Jugosllavi, më pas edhe i luftërave të gjata, dhe u vendosën nëpër këto shtete, ku gjetën strehim dhe për ta zhdukur kompleksin e të qenurit dikush tjetër në këto shtete, pranuan të mos jenë a ta që janë. Sot shumë fëmijë të mërgatës sonë,  të cilët kanë lindur në këto shtete , nuk e flasin gjuhën e të parëve të vet. Në familje, mes fëmijve, flitet në gjuhën e shtetit, në të cilën gjinden. Mjerisht ka edhe shumë prindër të lindur dhe të edukuar në trojet shqiptare e me fëmijtë e tyre komunikojnë në gjuhë të huaj, për t’u treguar sa më tepër zvicëranë, gjermanë apo italianë etj… Është ky një kompleks që bartët nga disa. Ne nderojmë një popull tjetër kur pikërisht atij i ofrojmë kulturën tonë, traditat dhe të mirat tona, që me këtë e pasurojmë atë kulturë e jo duke u fshehur e jetuar „tinzisht“.  Do të thotë se në rend të parë faji është tek ne, pastaj një përgjithësi të madhe në mosruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës sonë kanë edhe institucionet tjera tona shtetërore kosovare, të cilat „nuk kanë kohë“ për mërgimtarët e vet në diasporë e që fatkeqësisht është e madhe. E deshtën mërgimtarin kur ai dijti të flijohet, t’i ndihmojë shtetit kur pati më së shumti nevojë, kur ishte në rrezik të asimilimit. Tash çka ofron shteti ynë, qeveria e ministria e arsimit dhe kulturës për gjithë mërgimtarët?! E deshën mërgimtarin kur ai me lotë, me ndjersë e gjak ndërtoi këtë shoqëri, ndërtoi shtetin që kemi dëshiruar me shekuj dhe kemi tashmë, Kosovën. Të parët ishin mërgimtarët cilët kërkuan që vendi i tyre të jetë i lirë e që sot e gëzojmë të gjithë këtë liri edhe pse jo të plotë.
Pikërisht për ketë kemi obligim moral dhe kombëtar, kemi përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme, kemi detyrë të përkujdesemi për ardhmërinë tonë që të mos asimilohet e të mos përsëritet fati i mërgimtarve tanë, të cilët humbën më të çmueshmen e tyre, kulturën, traditat, gjuhën, të qenurit vetvetja, pra shqiptar, sepse ‘’përvoja jetësore ka dëshmuar se identitetik kombëtar, në rrethanat e mërgatës, gradualisht kërcënohet të zbehet dhe madje të zhduket.’’ (Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Prishtinë, 2005, f.133).
Mos të lejojmë të mbretërojë mentaliteti në familjet tona në megrim ku shpesh thuhet e mendohet se fëmija i tij e ka ngarkesë gjuhën e ëmbël shqipe e që kjo mos të jetë ngarkesë duhet të punohet dhe në familje, duhet të stimulojë e të gjendet pranë familjeve shteti amë me gjithë mekanizmat e tij, gjersa filozofia dhe psikologjia e popullit na thotë qartë se gjuha është një pasuri dhe nëse nuk e njeh gjuhën e shpirtit, atëherë kurrë nuk do e njohësh vetveten.
Është realitet i hidhur moskultivimi dhe mosmësimi i gjuhës amtare, diku më shumë e diku më pak, mirëpo si duket gjendja më alarmuese është pikërisht aty ku edhe janë më të koncentruar shqiptarët, pra në Gjermani dhe Zvicër, ku fëmijët e mërgimtarëve tanë kanë filluar ta harrojnë gjuhën shqipe. Shkollat shqipe dhe orët plotësuese në këto shtete kanë filluar gjithë e më shumë të varfërohen nga pakujdesia e jonë ku mungon ai trekëndëshi prindër -shteti amë -fëmijë! Për këtë duhet me doemos të gjendet një alternativë e mundshme me bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe institucionet tona përkatëse të shtetit amë, që fëmijët tanë, brezat e rinj të vijojnë sa më shumë mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga mund ta shohin të arsyeshme dhe qartë se mësimi plotësues është në dobi të fëmijve, të ardhmes sonë.
Me këtë ata do të dijnë nga vijnë, si duhet jetuar dhe kah duan të shkojnë. Me një fjalë nga mësimi i gjuhës do të jenë të vetdijshëm se kemi një gjuhë të lashtë, një kulturë dhe traditë të mirë të një historie me vlera të çmuara e të ruajtura brez pas brezi nëpër shekuj, më në fund ta kuptojnë e mësojnë prejardhjen e tyre të lashtë se janë shqiptarë dhe rrjedhin nga vetë Ilirët, të parët e Gadishullit Ballkanik.
Do të ishte mirë që ministria e arsimit e shtetit tonë të hartojë një planprogram të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë kështu që të funksionojë në program i vetëm për gjithë fëmijtë tanë. Pra është momenti i fundit që të veprohet, dhe nëse nuk veprojmë si duhet ndaj kësaj dukurie shqetësuese atëherë gjuha shqipe do të përballet me injorim dhe harresë e me këtë do të përfundojnë që të dyjat, pra kriteri i lartë dhe mundi shumëvjeçar i mërgimtarit, në fakt do të vihet në pyetje vetdija kombëtare.
E nëse ne nuk e njohim veten tonë, atëherë as të tjerët nuk do t’na njohin dhe pranojnë kurr!
Me këtë fenomen në përballje me harresën, injorimin, në rend të parë do të pësojë vetë mërgimtari madje edhe vetë kombi shqiptar, sepse edhe historikisht mjaft kemi humbur, mjaft jemi tretur, tepër jemi asimiluar, jemi tkurrur, jemi ndrydhur, jemi gjakosur dhe përdhosur. Mendoj se është momenti i fundit, është koha të bëjmë diçk a, ta shpëtojmë atë që mundemi, të paktën nëse nuk mundim t’i riatdhesojmë, atëherë bile t’ua falim e dhurojmë dritën -gjuhën e ëmbël shqipe, gjuhën mëmë. Mos të harrojmë këtë: Integrim po, por asimilim jo.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MËNJANIMI I DIALEKTIT NGA GJUHA STANDARDE

MËNJANIMI I DIALEKTIT NGA GJUHA STANDARDE

gjuha-shqipe

MËNJANIMI I DIALEKTIT NGA GJUHA STANDARDE
Shkruan Prof. Zymer Mehani

Rruga e gjatë dhe e mundimshme në të cilën ka kaluar gjuha shqipe në përgjithësi dhe ajo letrare në veçanti, të jep të drejtën legjitime që herë pas here të shohësh se si përdoret ajo, në ç’formë e ç’mënyra realizohet ajo, se ç’hapësirë ka në arsimin shqiptar.
Diskutimet për shqipen në përgjithësi dhe atë standarde në veçanti janë gjithmonë të frytshme; në mënyrë të veçantë kur ato realizohen nga njerëz me formim të lartë shkencor linguistik, njohin mirë rrymat, shkollat dhe korrentet linguistike në Europë e më gjerë. Ato janë me vlera të shënuara dhe ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës standarde shqipe, e përpunojnë atë në të gjithë përbërësit e vet, sjellin prurje të reja në strukturën gramatikore, fonetike e leksikore, e pastrojnë atë nga fjalwte panevojshme dialektore, pastaj nga huazimet e panevojshme , pa kaluar në purizëm linguistik ekstrem, e pasurojnë atë me neologjizma, me kompozita, si edhe bëjnë të mundur analizën e thellë të standardit, se deri ku ai e ka kryer rolin dhe misionin e tij në shoqërinë e sotme shqiptare.
‘’Në gjithë veprimtarinë e shkollës është e domosdoshme që të përdoret një gjuhë standarde e përpiktë, e pastër dhe e kulluar, duke synuar që jo vetëm gjuha e teksteve të jetë plotësisht e normuar, e njësuar, por edhe që të folurit e mësuesit e të nxënesit të çlirohet nga të gjitha luhatjet e ndikimet dialektore, të vihet në përputhje të plotë me gjuhën e tekstit’’ (Grup autorësh, Gjuha letrare shqipe (Elemente të normës  së sotme letrare), Prishtinë, 1984, f. 5).
Në këtë vështrim, pas një “beteje” 20-vjeçare, gjuhëtarë dhe jogjuhëtarë, disa prej të cilëve, nisen vetëm nga arsye periferike e të ngushta krahinore, disa edhe janë diletantë (edhe pse mund të mbajnë për momentin kohor poste politike apo konsulentësh), kanë njohuri të përcipta rreth dinamikës së shqipes standarde, rreth teorive që sot zhvillohen e përpunohen në universitete të ndryshme të Europës e më gjerë për gjuhët standarde, mbi bazamentin e krijuar nga Ferdinand de Sosyri, Noam Chomski e të pasuruar nga shumë të tjerë në rrymë të viteve, u bënë nismëtarë të një konference apo debati rreth standardit të shqipes standarde.
Në asnjë rezolutë apo konkluzion të Kongresit të Drejtshkrimit nuk ka përkufizim me qark të mbyllur, pra se tashmë shqipja është e standardizuar dhe nuk ka nevojë për pasurim të saj në prerje dhe në rrafshe të ndryshme, por shqipja u theksua se është me kahje të hapur për të thithur trajta dhe forma leksikore, fonetike, shprehje frazeologjike etj. nga të gjitha trevat e vendit. Në rezolutën e këtij tubimi shkencor u nënvizua se “…Rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura”.                  ( Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, IAP, Prishtinë, faqe 7).
Prof. dr. Hasan Mujaj me të drejtë thotë se ‘’Shkolla është vendi më i autorizuar ku nxënësit, ndër të tjera duhet ta përvetësojnë përdorimin e drejtë të gjuhës standarde, si në formën e shkruar, ashtu edhe në formën e folur’’(Shih më gjerësisht: Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Prishtinë, 2005) duke bërë përpjekje që sa më tepër që të jetë e mundshme të mënjanohen dialektizmat e panevojshme.
Duhet kujtuar se shqipja standarde, zyrtare ka një detyrë, një mision më të madh se gjuha shqipe si një mjet komunikimi për një krahinë apo për një trevë të caktuar, apo për të ruajtur si monopol të folmen e ndonjë qyteti dhe atë ta shtrinte në të gjitha prerjet e gjuhës standarde shqipe. Ajo do t’u shërbejë të gjithëve dhe ashtu si edhe Mjeda e Migjeni në Shkodër, apo A. Xhuvani në Elbasan, i kapërcyen me aftësi, me kulturë dhe me atdhetarizëm kufijtë e së folmes të qytetit të tyre. Duke qenë të tillë, të pajisur me një kulturë europiane filologjike, duke kuptuar labirintet në të cilat do të përvijonte shqipja standarde, duke njohur mirë e duke bërë edhe të tjerët të ishin të kuptueshëm për misionin e tyre që në fillim të viteve ‘30-të e në vijim dhanë orientimet, rrugët ku do të ecte në mënyrë të natyrshme e objektive shqipja drejt normës së saj.
Mendoj se gjedhja më e përsosur mund të merret krijimtaria e shkëlqyer letrare e Ismail Kadaresë, pasurimi që ai i bëri gjuhës standarde shqipe në të gjitha prerjet e saj dhe në mënyrë të veçantë në stilistikë, në neologjizma e tashmë ajo është afirmuar në dhjetëra gjuhë të huaja, ku shqipja standarde e përdorur prej tij është përkthyer.
Vetëm te ne shqiptarët ekziston për disa koncepti për të mohuar veprimtarinë dhe produktin shkencor të brezave të mëparshme, duke politizuar apo dhënë epitete fyese e aspak etike, pa le më shkencore. Pikë referimi merret vetëm prof. Çabej dhe “harrohet” që ai bashkëpunoi e nënshkroi vepra të rëndësishme shkencore për gjuhën shqipe, së bashku me plejadën e gjuhëtarëve e të studiuesve të kohës së vet. Vetë natyra e intelektualit të vërtetë shqiptar, asnjëherë nuk ka qenë aq servile dhe aq konformiste sa të pranojë në heshtje të plotë tipare e cilësi aq madhore sa është në këtë rast gjuha shqipe, simboli, për të cilin dashuria dhe sakrifica në shekuj kanë qenë të pamatë.
Mendoni se çfarë duhet të ndodhte sot në Itali me italishten letrare të Dante Aligerit, në Francë me të folmen e Parisit në themel të frëngjishtes letrare, në Angli me anglishten letrare të Shekspirit etj., sikur edhe atje, nga disa, aktualisht të kërkoheshin rrugë të tjera për standardizimin e këtyre gjuhëve, sepse këndvështrimet sociolinguistike kanë ndryshuar, në të kaluarën çdo gjë është realizuar gabim e nën trysninë e mbretërve e të feudalëve të fuqishëm?!… ‘’Gjuha standarde, kjo vlerë e lartë gjithkombëtare, në disa shtete me traditë të gjatë të arsimit, të kulturës e të shkencës, mbrohet me ligj nga shkarjet e ndryshme në përdorimin zyrtar të saj’’.       ( Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f. 216).
Janë vetë nënshkruesit e shqipes standarde letrare që rrugën e kanë lënë të hapur drejt përmirësimit të saj, të zhvillimeve të saj në lidhje të ngushtë me zhvillimet e shoqërisë dhe në këtë hulli lind edhe nevoja për përmirësim, por për përmirësim dhe jo invers apo “padrejtësi” për një variant letrar dhe vlerësim për variantin tjetër.
Duke bërë këtë retrospektivë të sintetizuar, duam të nënvizojmë faktin se cili është aktualisht roli dhe misioni i sotëm i shkollës sonë, që është vatra kryesore ku teoritë zbatohen, përpunohen dhe përvetësohen në mënyrë sistematike e programatike, për një përvetësim aktiv dhe të qëndrueshëm të shqipes letrare?! Cilat janë detyrat e saj në zbatim të tubimeve të rëndësishme shkencore linguistike të kohëve të fundit?
Po të shikojmë gjendjen e sotme në shkolla  nga aspekti i gjuhës standarde, pa dyshim se vërehet njëfarë shkujdesjeje tej mase ndaj disiplinës gjuhësore, Po të vështrojmë përdorimin e shqipes, qoftë në të shkruar dhe qoftë në ligjërimin e folur, hiq disa probleme që kanë të bëjnë me tipare të veçanta fonetike (mungesa e qiellzoreve q,gj; varietete të shqiptimit të ë-së së theksuar; elemente të hundorësisë tek e-ja e theksuar dhe e lëvizjeve tek shqiptimi i zanores a e ndonjë tjetër), po jo edhe tek përdorimi i grupit të zanoreve ua, i fjalëve me rotacizëm, i përdorimit të ë-së së theksuar në kushte të caktuara, – tipare këto të shqipes standarde, bazuar tek toskërishtja, në fushat e tjera – si në morfologji e në fjalëformim dhe në çështje kryesore të ndërtimit të fjalisë, – standardi i shqipes kryesisht është zotëruar në një shkallë të mirë nga gjeneratat e reja.
Shembuj të tjerë të gabimeve që bëjnë nxënësit mund të gjejmë në fushën e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, të fjalëformimit, të përshtatjes së gjymtyrëve në fjali, të paranyjëzimit, të shumësit të emrave, të përdorimit të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë etj.p.sh: Arsimtari i tha nxënësve shumë gjëra.  Këtu është bërë një gabim te përdorimi i trajtës së shkurtër: Në vend të përdorimit  të trajtës së shkurtër të përëmrit vetor të vetës së tretë shumës të rasës dhanore – u, është përdorur pa të drejt dhe gabimisht trajta e shkurtër e përemrit vetor e vetës së tretë njëjës – i. Prandaj do të ishte drejt kjo formë: Arsimtari u tha nxënësve shumë gjëra.
Po ashtu në shkollë përdoren edhe trajta dialektore, qoftë nga arsimtarët, qoftë nga nxënësit, duke mos i kushtuar kujdes përdorimit të drejtë të gjuhës letrare. Kështu p.sh., gjatë procesit mësimor mund të dëgjohen apo edhe të shkruhen fjalë e shprehje të tilla dialektore, si p.sh.: ngoni (në vendtë dëgjoni, dhami (për dhëmbi), kena mësu (kemi mësuar), me lexu (të lexojmë ose për të lexuar), jena vonu (jemi vonuar), me bërë (të bëjmë ose për të bërë), reth (për rreth), mer (për mer), mësus (mësues), pytje (pyetje), kena thanë (kemi thënë), ën shkollë (në shkollë) etj., të cilat mund të përdoren në stilin e të folmeve popullore, por jo në rastet e përdorimit zyrtar të gjuhës standard, aq më pak në shkollë, prej nga duhet të burojë kultivimi I kulturës gjuhësore.
Nga këto që u thanë, përfundojmë me faktin se gjuha standard në shkollë, posaqërisht përdorimi i drejtë i saj, duhet të jetë detyrë parësore për mësimdhënësit në përgjithësi, ë veçanërisht për arsimtarët e gjuhës shqipe, në mënyrë që këta të jenë model i kultivimit të kulturës gjuhësore si në të shkruar, po ashtu edhe në të shprehur, në mënyrë që nxënësit ta kuptojnë rëndësinë që ka gjuha shqipe dhe gradualisht t’i përvetësojnë rregullat gramatikore të saj. Nga kjo pikëpamje, pa përjashtim, të gjithë mësuesve dhe arsimtarëve u vihet përpara obligimi që të flasin dhe të shkruajnë sa më mirë në gjuhën standarde, sepse shkolla është vendi më i përshtatshëm për ta kultivuar kulturën gjuhësore.
Vijimisht konferencat apo tubimet shkencore mbi shqipen standarde kanë shtruar një varg detyrash për shkollën shqipe dhe në këtë drejtim duhet të drejtohet tehu kryesor dhe jo në emër të diskutimit, të debatit shkencor për shqipen standarde, të tentohet të realizohen operacione të thella në prerje të ndryshme  të sistemit të saj.
Ato mund të marrin jetë dhe trajtë vetëm atëherë kur zënë vend të plotë, me ngarkesë të veçantë në Arsimin e Mesëm dhe mbi të gjitha të praktikohet hyrja në Arsimin e Lartë, vetëm atëherë, kur nga kandidatët konkurrues, ajo jepet si një provim i nevojshëm dhe i domosdoshëm me vlera të shumëfishta. Përvoja e shumë vendeve të Europës, si Rumani, Bullgari, Francë etj. është një tregues shumë domethënës në këtë rrafsh.
Por si paraqitet gjendja e shqipes letrare në stilin e saj administrativ, publik e juridik? Nga vëzhgimet dhe anketimet e bëra në disa kategori punonjësish me origjinë sociale dhe arsimim të ndryshëm, bindesh se gjuha letrare (zyrtare) njihet shumë pak ose aspak.
Respektimi i normës letrare dhe ndërtimi logjik i mendimit, i arsyes, i mesazhit që kërkon të transmetosh, nuk përcaktohet nga niveli zyrtar, nga shkalla e hierarkisë, por ai është atribut i një formimi të kënaqshëm linguistik, i njohjes së detyrueshme të normës drejtshkrimore, i ndërtimit të saktë sintaksor të mendimit, të një relacioni motivues, informues apo shpjegues. Nuk mund të vijohet me tej në këtë mënyrë dhe, ashtu si në Francë etj., duhet të vendosen sanksione.
Nuk mund të tolerohen më njerëz të profesioneve të ndryshme që në emër të së “resë” moderne të përdorin pa asnjë kriter dialektizma e huazime të panevojshme, anglicizma dhe fjalë të tjera të huazuara nga gjuhë të tjera, kur në të gjithë Europën po kërkohet një filozofi e re për të “mbrojtur” gjuhët e kontinentit nga një vërshim dhe përdorim i pamotivuar, si pasojë e një trysnie ekomomike, politike e një snobizmi artificial.
Jam i mendimit se asgjë nuk do të arrihet pa rolin vendimtar të shkollës sonë në të gjitha nivelet, në mënyrë të veçantë në arsimin e lartë, ku është e nevojshme të përmirësohet kurrikula, të ketë një raport të drejtë midis lëndëve që realizohen në cikle të ndryshme studimi (bachelor, master dhe doktoraturë), pa zbatuar një programacion funksional në të mirë të përvetësimit aktiv dhe të qëndrueshëm të shqipes letrare, pa kërkuar zbatimin me rreptësi shkencore e atdhetare të normës së njësuar letrare shqipe, si një vlerë shënuese dhe kualifikuese, nga e gjithë shoqëria e sotme, media e shkruar dhe elektronike, administrata qendrore dhe vendore.
Mendoj se në këtë drejtim duhet të adresohet kryesisht e gjithë puna dhe vëmendja e linguistëve, mësuesve dhe e drejtuesve e natyrisht duke studiuar paralel të gjithë zhvillimin e saj, në të gjitha nënsistemet e shqipes letrare problematikën që lind, si edhe duke bërë vijimisht përmirësimet e nevojshme, të cilat janë praktikë dhe normë edhe për gjuhë të tjera rreth nesh.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PERDORIMI I SHQIPES NË RRETRHANAT SHUMËGJUHËSORE

PERDORIMI I SHQIPES NË RRETRHANAT SHUMËGJUHËSORE

GJUHA-SHQIPE

PERDORIMI I SHQIPES NË RRETRHANAT SHUMËGJUHËSORE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Edhe gjuha shqipe, sidomos vitet e fundit, në kohën e ndërlidhjeve gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare dhe të lëvizjeve më të shpeshta të njerëzve,  siç thekson prof.dr. Hasan Mujaj ‘’, po vihet në kontakte dhe madje në simbiozë me gjuhë të ndryshme. Ajo, edhe nga shtrirja në hapësirë, edhe nga dimensioni i shumënduarësisë së përdorimit, sa vjen e po ngrihet në shkallë më të lartë.’’(Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f. 172). Nga studimet sociolinguistike del e kuptueshme se në rrethanat e jetës shumëgjuhësore dhe të gjuhëve në kontakt krijohen interferenca dhe transferenca gjuhësore. Të cilat u takojnë disiplinave të ndryshme të gjuhësisë.
Në sistemin e diktaturës komuniste kontaktet e ndërkomunikimit, p.sh., midis krahinash të ndryshme shqiptare, për arsye politike, të vështirësive të qarkullimit të lirë të njerëzve etj., ishin shumë më të kufizuara. Andaj si rrjedhojë e këtyre ndarjeve, edhe varietetet e komunikimit gjuhësor dhe veçoritë sociolinguistike të tyre ishin më të theksuara dhe më burimore. Kjo dukuri vihet re edhe brendapërbrenda shqipes, edhe në aspektin ndërgjuhësor. Kontakti komunikativ sipas dijetarëve të kësaj fushe, përmbledh në vete edhe formimin dhe zhvillimin më universal të individualitetit. Kontaktet e gjuhëve njëherazi janë përpjekje sociale dhe takimet e këtilla duhen parë si fenomen makrosociolinguistik, i shtrirë në të gjitha nivelet dhe situatat e përdorimit të gjuhës. Ato paraqesin indeksikalitetin social të bashkësisë gjuhësore.
Gjuha shqipe në rrethanat e integrimeve ndërkombëtare, sa vjen e përdoret në bashkëvajtje me gjuhë të tjera me të cilat është në kontakt. Ajo jashtë shteteve shqiptare, në trojet etnike shqiptare në Maqedoni, sidomos në Serbi e Mal të Zi, nga autoritetet e vendit, vihet në dispozicion të disfavorshëm sa i takon së drejtës të përdorimit zyrtat në krahasim me gjuhët shtetërore. Në këtë mënyrë, në shtetet e sipërpërmendura, tek jetojnë shqiptarët në trojet e tyre etnike, edhe sot, ashtu sikundër edhe në të kaluarën, bëhet diskriminim gjuhësor dhe njëkohësisht kulturor, sepse, sipas dijetarit Helmut Glyk, ‘’gjuha është pjesë e kulturës.’’(Cit. sipas Hasan Mujaj, Kërkime …. F. 172).
Gjuha shqipe që nga standardizimi i saj më 1972 ka kaluar në tri faza të ndryshme shoqëroro-politike me ndikim për zhvillimin e saj. Faza e parë është ajo nga viti 1972 deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur bëhet kalimi nga shoqëria totalitare në shoqëri demokratike në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, dy vendet ku shtrihej pjesa më e madhe e folësve të shqipes. Në këtë fazë, shqipja në ish-Jugosllavi është gjuhë e rendit të dytë, ndërsa gjuhë zyrtare, e prestigjit dhe e funksioneve të tjera shtetërore është serbo-kroatishtja, ndonëse i kushtohet mjaft vëmendje, në Kosovë sidomos, kultivimit të gjuhës shqipe. Faza e dytë, përfshin vitet nëntëdhjetë, deri në përfundimin e Luftës së Kosovës – shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe pluralizmin në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, aparati që kujdesej për shqipen standarde dhe kontrollin e saj në Shqipëri zbehet, ndërsa mbyllja e televizioneve në gjuhën shqipe dhe degradimi i sistemit shkollor i japin një status edhe më të errësuar shqipes në Kosovë. Ndikimi i televizioneve shton numrin e ndikimeve të serbishtes. Mirëpo, si pasojë e sistemit “të nën-tokës” të arsimit, serbishtja nuk është më gjuhë e shkollës. Numri i fëmijëve që e mësojnë shqipen bie. Sa për ilustrim hulumtimi për numrin e studentëve që e flasin serbishten në vitin 2000 dhe 2001 është 4  për qind, duke pasur një defekt në hulumtim, pasi që nuk është marrë  parasysh fare sfondi etnik i studentit. Kjo nënkupton që kjo përqindje do të mund të jetë edhe më e vogël. Në këtë periudhë, kufiri Shqipëri  – Kosovë mbetet i mbyllur, por hapet mundësia e kontaktit të shqiptarëve të Maqedonisë me Shqipërinë. Faza e tretë është ajo e pas luftërave në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni. Krijohet kontakt më i lirë mes shqiptarëve në anë të ndryshme të kufirit dhe ndryshon pozita juridike e shqiptarëve në Kosovë, në Luginë të Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Në asnjërën nga këto faza, shqipja standarde e folur, si çdo gjuhë standarde, nuk është identike dhe unike në të gjitha hapësirat ku flitet . Ajo, thuajse në të gjithë arealin e saj është në kontakt me gjuhë të tjera, ndonëse raporti me ato gjuhë ndryshon varësisht nga vendi. Një vështrim i statusit dhe i pozitës së shqipes kundruall gjuhëve të tjera të Ballkanit e dëshmon këtë. Pozita e shqipes në kuadër të gjuhëve të Ballkanit është trajtuar në studime të mëhershme,  siç është trajtuar edhe statusi . Një vështrim i punimeve të deritashme kundruall gjendjes në terren mëton të tregojë rrjedhat dhe transformimet e pozitës dhe të statusit të shqipes në kontakt me gjuhët e tjera të Ballkanit në vitet e fundit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

GJUHA-SHQIPEKARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Gjuhët indoevropiane janë dëshmuar me anë të shkrimit në periudhat më të ndryshme, e kështu ato i paraqiten syrit të gjuhëtarit në shkallë të ndryshme të lashtësisë e të zhvillimit të tyre. Për deri sa prej hetitishtes, indishtes e greqishtes kemi dëshmi shkrimi që nga mesi ose mbarimi i mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, e nga iranishtja e gjuhët italike që prej antikës, gjuhët gjermanike njihen nga shekulli IV i erës sonë, me biblën gotishte; armenishtja nga shekulli V; keltishtja (me mbishkrimet e irlandishtes) nga shekulli VII; sllavishtja (me sllavishten e vjetër kishtare të biblës së vëllezërve Çirili e Metodi) nga shekulli IX i erës sonë. Gjuhët baltike dëshmohen me shkrime vetëm aty nga shekulli XV e XVI. Po kjo gjë vlen edhe për gjuhën shqipe( me dokumentet e para “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit (1462, “Ungjilli i Pashkëve”(shek, XIV), “Fjalorthi”(1497) i Arnold Von Harfit). Këto gjuhë në sistemin gramatikor e në leksik paraqesin një afri të tillë në mes tyre, sa mund të shikohen si gjuhë motra, si degë të ndryshme të një grupi gjuhësor. Kjo është familja gjuhësore indoevropiane, e cila zë një vend më vete në mes të familjeve gjuhësore të botës. Dijetari që zbuloi i pari marrëdhëniet e afërsisë midis gjuhëve indoevropiane ishte Franc Boppi. Ai ishte i pari që pas vërejtjeve të shpërndara të Xylanderit, Schleicherit e Stierit – me veprën themelore “Përmbi shqipen” në lidhjet e afërsisë së saj, botuar, me 1854; me një vështrim sistematik e të gjithanshëm zbuloi karakterin e shqipes si një gjuhë indoevropiane. Me këtë vepër u dha drejtimi për gjithë punën e mëpastajme që u krye në lëmin e albanistikës. Mëgjithqë punoi me një material të kufizuar, Boppi nga vështrimi i formave gramatikore të shqipes – emri, përemri, numërorët, folja etj. – e nga disa elemente të leksikut pa se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Duke e kryer një punë pionieri, Boppi u kufizua në ravizimin e vijave të përgjithshme në të caktuar të strukturës gjuhësore të shqipes, pa hyrë në hollësira. Gjithsesi vepra e tij është e para dhe gjer sot e vetmja përpjekje për të parashtruar në një sintezë sistemin gjuhësor të shqipes në karakteristikat që e dallojnë atë. Punën e tij e vijoi dhe e zgjeroi dija e mëpastajme e cila përmblidhet në trinomin Gustav Meyer- Holger Pedersen- Norbert Jokl. Këta tre dijetarë, rreth të cilëve u zhvillua me kohë një kurorë e tërë gjuhëtarësh, paraqesin vijën kryesore të studimeve shqiptare. Kjo punë, në të cilën që nga shekulli i kaluar po marrin pjesë edhe shqiptarët vetë, po vazhdon edhe sot, edhe pas vdekjes së këtyre të tjerëve dijetarë. Karakteri indoevropian i shqipes duhet të kuptohet drejt, në këtë veshtrim, që jo gjithë pasuria gjuhësore e saj rrjedh nga fondi i lashtë i botës indoevropiane. Me përpjekjet e pandërprera të popullit shqiptar me të tjerë popuj gjatë historisë së tij. Shqipja më një anë ka humbur mjaft nga visari autokton i trashiguar, në anën tjetër ka marrë nga gjuhët e ndryshme që e kanë rrethuar. Një nga detyrat e gjuhësisë historike është që me një analizë krahasimtare të veçojë një nga një shtresat e elementit të huaj nga fondi gjuhësor i trashiguar të kësaj lënde të lashtë indoeuropiane. Hyjnë këtu forma të fleksionit si plak; pleq, me matafoni, nganjë plaki, khs. lat hortus, shumë horti, forma verbale si mediopasivi shkelen, shkele(sh) shkeletë, shkelemi, shkeleni, shkelenë khs gr. legomai, lege, legetai, legometha, legesthe, legontai. Nga leksiku le të përmendim fjalët si ujk, ulk, ind. e vjetër verkah, lat. lupus, gr. lykos, rus. volk, gjerm. wolf. Pastaj fjalën natë, lit. naktis, gjerm. nacht, lat. nokx, noxtis; sllavisht noçh. Pastaj fjalën dimër-dimën, sllav.zima, gr. heimon, lat. hiens, indishtja e vjetër himalaja. Fjala dhëndër në lat.gener, në sllav. zet etj. Fjala i parë, lat. primus, rus. prvi, e shumë të tjera si këto. Përkundër këtyre janë huazime fjalët si njëqind, shpatull, vaj, ulli, luftë, paqe (nga latinishtja). Pastaj fjalët mokër, dhomë shpellë (nga greqishtja). Pastaj fjalët hosten, zakon, vojvodë, kulaç (nga sllavishtja). Pastaj fjalët odë, peshqir, mëhallë, xhep (nga turqishtja) etj. Me perjashtim të një numri të pakët fjalësh të errëta për nga burimi i tyre, etimologjia ka arritur të ndajë këto shtresa të ndryshme të leksikut. Në lidhje me fjalët thjesht shqipe duhet theksuar edhe faktin se jo e gjithë pasuria vetiake e shqipes është trashigim i periodës së lashtë indoeuropiane. Si të gjitha gjuhët e tjera edhe shqipja ka krijuar vazhdimisht fjalë nga lënda e vet, të cilat vërtet nuk janë të huaja edhe pse janë relativisht të reja. Brenda visarit autokton është e nevojshme të bëhën shtresime kronologjike, ku vetëm shtresa e moçme e fjalëve ka të drejtë t’i shtrohet krahasimit me gjuhët e tjera indoeuropiane. (Shih më gjerësisht në: Dr. Eqrem Çabej “Studime Gjuhësore”, III, Prishtinë, 1976).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

HISTORIKU I ABETARES SHQIPE (1844-2016)

HISTORIKU  I  ABETARES SHQIPE (1844-2016)

abetareHISTORIKU  I  ABETARES SHQIPE (1844-2016)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Më shumë se një shekull e gjysmë – nga Abetarja e Parë
Abetarja, libri i parë me të cilin i fillojmë hapat e parë në jetën edukative dhe arsimore, ka një histori të gjatë 172- vjeçare. Pra kanë kaluar më shumë se një shekull e gjysmë që kur populli shqiptar pati në duar abetaren e parë. Që nga ajo kohë, abetare të shumta kanë përcjellë gjenerata të tëra nxënësish. Por, libri i parë, me të cilin takohen njerëzit, për shqiptarët, ka një histroi në shumë raste të dhimbshme. Kjo histori është e mbushur me emra të shumtë të atyre që me tërë qenien e shkruan, por edhe të atyre që e mbrojtën edhe me jetë. Abetarja ishte arma më e fuqishme për të shkëputur arsimin shqip nga varësia e arsimimit në gjuhë të huaja.
Fillimi i rrugëtimit të Abetares së Parë
Ishte pikërisht viti 1844 që shënon nismën e kësaj ngjarje të madhe, kur u botua “Evetari shqip” i Naum Veqilharxhit, që është edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe. Këto abetare, përveç që ndikuan në arsimim (mësimin e gjuhës shqipe), ndikuan edhe në edukimin e gjeneratave të shumta me përmbajtjen e tyre. Ato krijuan dhe zhvilluan ndjenja atdhetare. Abetarja ishte një pjesë e rëndësishme e luftës së popullit shqiptar për liri. Ajo ishte luftë në vete. E bënin pedagogët dhe e mbronin luftëtarët. Por, edhe shumica e këtyre pedagogëve ishin edhe luftëtarë. Në fakt, ndryshe nuk do të mund të mbijetonin abetaret, po të mos mbroheshin me armë. Disa nga autorët edhe ranë dëshmorë si: Naum Veqilharxhi, Anastas Kullurioti, Luigj Gurakuqi, Jashar Erebara, Shefqet Daiu e shumë të tjerë. Abetaret bënë historinë e arsimit shqip në të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët, por edhe një pjesë të madhe të historisë kombëtare. Ky libër që konsiderohet si i shenjtë, nuk ishte vetëm një mjet pune për të mësuar shkrim-leximin, por ishte edhe një shtytje për çlirimin kombëtar gjatë një shekulli e gjysmë. Me Abetaren nuk u lidhën vetëm mësimdhënësit, por edhe njerëz të fushave të tjera, njerëz të çdo shtrese, të çdo profesioni. Luftëtarët e mbanin krahas armës për t’i shpërndarë që të mësohej gjuha shqipe, që të viheshin themelet për të përgatitur më vonë njerëz të arsimuar, që do të kontribuonin për një jetë më të mirë, për një Shqipëri të arsimuar.
Vështirësi gjatë rrugëtimit të Abetares së Parë
Por, me Abetaren u doli punë armiqve dhe atyre që ishin kundër kombit dhe arsimit shqip, prandaj ky libër edhe u vu në listën e botimeve të ndaluara për shumë vjet. Në disa raste u dogj. Naum Veqilharxhin e helmuan dhe u përpoqen në mënyra të ndryshme që librin e tij ta zhduknin. Por, lufta për të mbrojtur këtë libër të parë ishte më e fortë se dëshirat e pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Dëshira për mbijetesën e abetares ishte më e madhe dhe dhuna që ushtrohej mbi të gjithë ata që merreshin me të nga përgatitje, botimi, e deri te shpërndarja. Për të mbajtur gjallë e të freskët abetaren shqipe derdhën mundin, djersën e intelektin e tyre penat më të fuqishme të kohës, si: N. Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriçi, S. Frashëri, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S. Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci, G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri më të rinjtë si Q. Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega etj. Shumica e autorëve të abetareve janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur dhe origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies. Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parasqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj.
4
E nisi Naum Veqilharxhi me “Ëvetarin”
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare. Naum Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes. Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar”. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin “Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar”, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një “Enqiklikë„ (letër qarkore).”Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkëadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe, Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht të grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.
5
Abetarja e Parë tetëfaqëshe!
Naum Veqilharxhi e zgjidhi sipas pikëpamjes së tij çështjen e alfabetit, e më pas u mor me hartimin e abetareve për gjuhën shqipe. Në atë kohë nuk kishte një alfabet të vetëm të gjuhës sonë dhe nuk kishte shkolla në gjuhën amtare. Naum Veqilharxhi, fillimisht hartoi një abetare prej 8 faqesh me titull “Fort i shkurtër e i përdorshim Evetar shqip për çdo si cillë që do të mësonjë të kënduarit e të shkruarit bukur shqip”. Autori e shihte se pak faqe nuk ishin të mjaftueshme, por e ndiente të domosdoshme të bënte edhe ndonjë sqarim. Kështu në parathënien e botimit të dytë theksonte se “mos i vështroni të vogëlmit e ti, koha do t’i dëftenjë të mathtë e të rendit” (=rëndësinë e tij). Një vit më vonë Veqilharxhi, më 1845 botoi abetaren e dytë prej 50 faqesh me titull “Fare i ri Ëvetar shqip për djelm nismëtor, nxjerrë e dhënë mbë dritë tani herën e parë për djem të vegjël me një të zgjedhur nga disa gjë të mirash e të fitimëshme”. Parathënia e botimit të dytë kishte si titull “E parthënme për mbi djemt e rinj shqipëtarë”. Ishte një manifest i vërtetë i lëvizjes sonë kombëtare. Përveç të tjerave, kjo parathënie kishte vlera edhe për mendimet që jep për zhvillimin e gjuhës dhe të arsimit kombëtar. Në Evetar ka dhënë edhe këshilla për të rinj, shumë prej tyre me përmbajtje praktike dhe edukative, si: Secili ka për detyrë të dojë vendin e tij. Më e madhe gjë se të mësuarit nuk ka mbë këtë jetë; Kush nuk mëson e nuk punon, nuk duhet të hajë.
6
Botimi i dytë i “Evetarit” me porosi
“Fare i ri evetar shqip për djelm nismëtar” Naum Veqilharxhi e kishte shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë, po ashtu edhe në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një “Enqiklikë”(letër qarkore). “Enqiklikën” ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me “lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare”. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin “mirëbërës”, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë. Por, Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: “Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t’i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë”. Veqilharxhi mendon se që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Ai, po ashtu, mendon se padituria është fatkeqësi, që barazohet me skllavërinë. “Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve”. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me “shkronja të veçanta kombëtare”, sepse kështu, mendoi ai, se edhe ne do të vihemi në radhën e kombeve të qytetëruara. Veqilharxhi i kontribuoi edhe gjuhës. Studiues të shumtë janë marrë edhe me gjuhën e përdorur në abetaret e Veqilharxhit, ku është vënë re një prirje për t’i afruar dialektet e shqipes, sikur edhe dëshira dhe përpjekja për pasurimin dhe pastrimin e gjuhës, zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të shqipes në përputhje me strukturën e gjuhës sonë. Disa nga shembujt në këtë drejtim janë: tërulmt -përulje,  tërsjellt =përkthej, përgjykonj =rigjykoj, përflaç =përbuzësh, parfolmësi =profet, parpleqtë =stërgjyshërit, mfshersës =spiun, nxjerës -hartues, krerëtore=shkronjë e madhe, mëzëtore= bashkëtingëllore, vendlermi= atdhe, vendlehti= parajsë etj. Në Evetarët e tij gjallëroi edhe ndonjë fjalë të vjetër, si gërbje për kullë, ose i përdori me zgjerim kuptimi, si dora për fara, komitë për shërbyes, kuvënt për fjalë etj. Nga fjalët e krijuara disa u trashëguan, si fletore për libër, abetare, broshurë që më vonë u përdor për gazetë, e parthënme për parathënie, zëtore më zanore etj.
7
Abetarja është shtypur në vende të ndryshme
Historia e abetareve është e lidhur ngusht me historinë e shkollës kombëtare shqiptare dhe ajo i ka hapur rrugë botimit të teksteve të tjera shkollore. Abetarja është shtypur jashtë vendit dhe brenda territorit tëe shtetit të pavarur shqiptar: në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Athinë, Napoli, Manastir, Bruksel, Paris, Ëorçester, Kajro, Aleksandri, Shkodër, Tiranë, Prizren, Prishtinë,Korçë, Vlorë, Shkup etj.Abetaret e botuara nuk janë përdorur vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët. Roli i tyre ka qenë shumë i madh, sepse fëmijët dhe të rriturit shqiptarë duke mësur shkrim-lexim u vetëdijësuan për vlerat e gjuhës shqipe, për historinë e popullit shqiptar, ndërsa u ndërgjegjësuan për çështjen kombëtare. Por, Evetari i parë ishte vetëm një nga nismat e mbara dhe ky libër erdhi duke u përsosur dhe duke u përshtatur vazhdimisht me veçoritë e gjuhës dhe më metodat më të reja të mësimit të shkrim-leximit. Abetaret tona, në çfarëdo forme që janë paraqitur a botuar, si tekste të mirëfillta apo si një fletushkë, gjithnjë kanë pasur karakter funksional. Në këtë pikëpamje ato kanë ardhur gjithnjë duke u pasuruar dhe përsosur, duke dhënë kështu një ndihmesë në historinë e kulturës shqiptare. Me përmbajtjen e tyre, ato gjithnjë kanë shërbyer jo vetëm si mjete për t’i aftësuar nxënësit për të lexuar dhe shkruar gjuhën shqipe, por edhe si mjete të fuqishme edukimi. Me paraqitjen e tyre figurative ato kanë shërbyer edhe si mjete të fuqishme për edukimin etik, estetik dhe artistik të fëmijëve në këtë etapë të parë të shkollimit të tyre.
8
Abetaret që janë ruajtur në Bibliotekën Kombëtare
Abetarja më e vjetër që është në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, është ajo që mban vitin 1911 dhe titulli i saj është “Abetare e gjuhës shqip me skronja e ra”. Një abetare tjetër, tetë vjet më e re është ajo e Thoma P. Pano me titull “Shkëndilat e para, abetar shtimi i ‘ti’”. Abetarja e radhës për nga vjetërsia, është ajo e vitit 1922 me titull “Abetar për shkollat fillore të Shqipërisë”, me autorë A.Xhuvani. ndërsa, e datës 1927 është abetarja e botuar nga Ministria e Arsimit e asaj kohe me titull “Abetar për shkollat fillore të Shqipërisë”. Në BKUK ekzistojnë edhe ekzemplarë të abetares së vitit 1947 të hartuar nga Mehmet Gjevori, Stathi Kastrati dhe Jani Gjino. Edhe abetarja e vitit 1950 ka për autor Mehmet Gjevorin, Shefqet Veliun, Stathai Kastratin dhe Talat Paçarizin. Ndërsa, gjatë kohës së komunizmit Shqipria dhe Kosova punonin me abetare të ndryshme. Ramiz Hoxha ka qenë autor i Abetares së vitit 1966, ndërsa në 1977 abetaren e ka shkruar Mehmedali Hoxha. Në vitin 1978 abetaren që është përdorur në Kosovë e ka hartuar Xhevat Gega. Abetare janë hartuar edhe gjatë viteve ’90. Në vitin 2000, Abetarja për nxënësit e Kosovës u hartua nga Qamil Batalli e Agim Deva. Nëpër kohëra të ndryshme, Abetaret kanë pasur mision jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe, por edhe misione të ndryshme deri te ato politike të kohës. Abetarja më e re, është punë e ko-autorëve nga të dyja shtetet, Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj nga Shqipëria, si dhe Saranda Pozhegu dhe Islam Krasniqi nga Kosova.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118”]

RRETHANAT E NJËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE

RRETHANAT  E NJËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE

gjuha-shqipeRRETHANAT  E NJËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Duke i pasur parasysh rrethanat e përgjithshme kulturore, politike dhe shoqërore në zhvillimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore, mund të pohohet me të drejtë se për shqiptarët e Kosovës, Kongresi i Drejtshkrimit, pra njësimi i gjuhës letrare kombëtare, kishte karakter promovues ceremonial, sepse   ‘’kjo punë, pra, puna e njësimit të shqipes ishte bërë në Prishtinë më 22 dhe 23 prill 1968’’. ( IAP, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, Prishtinë, 2008, faqe 156-157).
Shtrohet pyetja: cilat janë rrethanat që i kanë paraprirë këtij vendimi?
Së pari, duhet pohuar se te shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të okupuara në vitin 1912, me kalimin e kohës, me dhunën për shkombëtarizim  dhe për shpërngulje në Turqi gjatë sundimit të Jugosllavisë monarkiste, vetëm ishte forcuar ndjenja kombëtare dhe adhurimi ndaj shtetit shqiptar dhe zhvillimit të tij arsimor e kulturor. Kjo ndjenjë e kishte vazhdimësinë e saj edhe në periudhën pas LDB, se shqiptarët nuk i kishin realizuar synimet e veta për çlirim dhe bashkim kombëtar, sepse kishte vazhduar shtypja kombëtare dhe presioni për shpërngulje në Turqi dhe në Jugosllavinë socialiste, sidomos në periudhën e Rankoviqit. Megjithatë, shqiptarët kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për emancipimin e tyre kulturor me hapjen e shkollave fillore e të mesme.
Hapja e disa degëve të fakulteteve në Prishtinë më 1960, në mënyrë të veçantë e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, ishte një fillim që premtonte ecuri të mbarë drejt kultivimit dhe pasurimit të gjuhës shqipe. Depërtimi fare i paktë i literaturës së botuar në Shqipëri, sidomos i disa nga tekstet mësimore për gjuhën shqipe, pastaj fillimi i botimeve edhe në Degën e Entit të Botimit të Teksteve Mësimore të Beogradit, që ishte hapur si filial në Prishtinë, botimi i gazetës së përditshme “Rilindja” e i disa revistave, shënonin rrugën në planin e duhur. Duhet përmendur në këtë rast edhe vitin 1962 kur fillonte botimi i revistës shkencore “Gjurmime albanologjike”, organ i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, që i parapriu dhe zhvillimit të shkencës së albanologjisë në Kosovë.
“ORTOGRAFIA E GJUHËS SHQIPE” E VITIT 1964-HAP PËR ZHVILLIMIN E GJUHËS SHQIPE
Të gjitha këto sollën si pasojë mbledhjen triditëshe kushtuar drejtshkrimit të gjuhës shqipe të vitit 1963, ku me gjithë trysninë e politikës, u manifestuan haptas tendencat për gjuhën e përbashkët të shqiptarëve. Edhe botimi i “Ortografisë së gjuhës shqipe” në vitin 1964, që doli nga komisioni i këtij këshillimi, me gjithë mangësitë, shikuar përgjithësisht, ishte një përpjekje për ta shpënë përpara zhvillimin e gjuhës sonë.
Në proceset e zhvillimit të jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë dhe në Jugosllavinë e asaj kohe, një rol të rëndësishëm ka edhe Plenumi i Brioneve i vitit 1966, në të cilin do të dënohej ashpër shtypja dhe represioni shtetëror ndaj shqiptarëve për një periudhë afro njëzetvjeçare. ‘’Në këto rrethana, brenda procesit të liberalizimit u krijuan kushtet edhe për rithemelimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, i cili ishte mbyllur më 1955. Ky institucion që në nismë të punës së vet, pos të tjerave, mori mbi vete, bashkë me Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, edhe organizimin e Konsultës Gjuhësore të vitit 1968’’.( Sadri Fetiu, Aspekte të studimeve albanologjike, IAP, Prishtinë, 2012, faqe 370).

SIMPOZIUMI SHKENCOR KUSHTUAR SKËNDERBEUT MË 1968
Në vitIN 1968 ndodhi edhe një ngjarje kulturore që pati jehonë të veçantë në procesin e afirmimit të kulturës shpirtërore dhe të ndjenjave kombëtare të shqiptarëve. U shënua për herë të parë në Kosovë 500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe me këtë rast u mbajt në Prishtinë edhe Simpoziumi shkencor, kushtuar heroit kombëtar të shqiptarëve, në të cilin morën pjesë edhe disa historianë nga Shqipëria. Ardhja e historianëve nga Shqipëria ia hapi shtegun bashkëpunimit, që do të pasojë disa vite me radhë, midis institucioneve arsimore e shkencore të Kosovës dhe Shqipërisë deri në vitin 1981, kur Jugosllavia e ndërpreu në mënyrë të njëanshme këtë bashkëpunim për shkak të demostratave të studentëve të Kosovës.
TË ARRITURAT NË ARSIM E KULTURË DHE IDEJA PËR REPUBLIKË
Shikuar përgjithësisht, në Kosovë gjatë periudhës së viteve ’60 e ‘70 u krijuan disa rrethana të përshtatshme edhe për botime e ribotime të veprave të letërsisë shqipe, ndër të cilat vlen të përmendet botimi i kompletit të veprave të Sterjo Spasses, në vitin 1968, dhe i disa veprave të tjera të autorëve bashkëkohës të Shqipërisë. Në këto vite u shënuan edhe të arritura të tjera në fushën e arsimit dhe të kulturës, siç është hapja e shkollave të reja, sidomos të profilit teknik, pastaj edhe të degëve e seksioneve të reja në fakultetet e Prishtinës, që në atë kohë ishin ende në kuadër të Universitetit të Beogradit.
Pra, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është e nxitur drejtpërdrejt nga këto ndryshime dhe do të shprehë qartë synimet dhe dëshirat për artikulimin identitar dhe për shprehjen përkatësore. Ajo u mbajt në rrethanat e një entuziazmi të përgjithshëm popullor, që kishte krijuar iluzionin se edhe shqiptarët, më në fund, do të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Jugosllavisë. Nga ky iluzion i krijuar për mundësitë e pakufizuara të lirisë, në vitin 1968 lindi edhe ideja për Republikën e Kosovës, e cila u manifestua haptas në verën e atij viti edhe brenda strukturave politike në disa mjedise të Kosovës. ‘’Mirëpo, e vërteta se shqiptarët nuk ishin liruar doli në shesh qysh në vjeshtën e atij viti, kur në instancat më të larta partiake e shtetërore të Jugosllavisë u tha shkurt se Kosova nuk mund të jetë republikë’’.( Po aty, faqe 371). Në këto rrethana, më 27 nëntor, pra me rastin e festës kombëtare të mbarë popullit shqiptar, Shpalljes së Pavarësisë-Ditës së Flamurit kombëtar, në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës u bënë demostrata kundërqeveritare me kërkesën themelore për liri kombëtare dhe për Republikë të Kosovës, të cilat pushteti i atëhershëm i shpërndau me dhunë, prandaj midis demonstruesve pati edhe të plagosur e të vrarë.
Krahas këtyre demonstratave që shënojnë fillimin e manifestimeve të hapta dhe masive të shqiptarëve për çlirimin e tyre nga sundimi i huaj, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës e vitit 1968, ishte një nga ngjarjet e mëdha në historinë e Kosovës dhe në përpjekjet e vazhdueshme të popullit të saj për t’i pushtuar të gjitha hapësirat e lirisë që shpiejnë në rrugën e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. ‘’Njësimi i gjuhës si një proces që shpie kah modernizimi i përgjithshëm i jetës shoqërore të një populli, që konsiderohej se u arrit që në atë kohë, e shtoi entuziazmin, sidomos në radhët e arsimtarëve shqiptarë për ta përvetësuar sa më mirë gjuhën letrare të përbashkët. Ajo e intensifikoi edhe planin e përgjithshëm të veprimtarisë botuese dhe, pos botimit të teksteve mësimore e shkencore dhe atyre të letërsisë kombëtare, i hapi shtegun edhe depërtimit të literaturës botërore të përkthyer në gjuhën tonë’’.(IAP, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, Prishtinë, 2008, faqe 160).

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

 

CA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE

CA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE

gjuha-shqipeCA FJALË PËR HISTORIKUN E GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. ZYMER MEHANI
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Ajo formon degë të veçantë në këtë familje gjuhësore.
Ka disa mendime për prejardhjen e gjuhës shqipe, por është vërtetuar që gjuha shqipe rrjedh nga dialekti jugor i ilirishtes, ndërsa shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është “Fjalorthi i Arnold von Harfit”, i vitit 1496. I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XVI është “Ungjilli i Pashkëve”. Këto dokumente paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe.
Libri i parë ishkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari”
i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Kjo vepër dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe tek arbëreshët e Italisë.
Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrënga      “E mbësuame e krishterë …”, e botuar në vitin 1592.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.
Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të krijuar një gjuhë letrare kombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Gjuha shqipe ka dy dialekte, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan këto dialekte është lumi Shkumbin. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njëri me tjetrin.
Përpjekjet për një gjuhë letrare kombëtare të njësuar (gjuhë standarde) kanë filluar që në shekullin XVI. Gjuha shqipe u përpunua gjatë Rilindjes Kombëtare. Më vitin 1844 u botua “Ëvetar”-i (Abetarja) i Naum Veqilharxhit. Kostandin Kristoforidhi më 1904 botoi “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, shqipja u shkrua në dy variante letrare: në gegërishte dhe në toskërishte. U bënë përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabetin latin, alfabetin grek, alfabetin turko-arab dhe alfabetin cirilik.
Në Kongresin e Alfabetit, i mbajtur prej 14 deri më 22 nëntor 1908 në Manastir, u përcaktua alfabeti i shqipes që e përdorim edhe tani.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që u mbajt në nëntor të vitit 1972 në Tiranë, u miratuan rregullat e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe me këtë përfundimisht u njësua shqipja standarde.
Janë botuar një varg veprash të rëndësishme, që kodifikojnë normën e gjuhës standarde, siç janë: “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Fjalori i shqipes së sotme”, “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe (I Morfologjia, II Sintaksa)”, “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe” dhe shumë vepra të tjera të vlefshme.
Tani ne shqiptarët kemi edhe një Program kompjuterik për drejtshkrimin e shqipes, Fjalor elektronik shpjegues, Fjalor enciklopedik, Atlas dialektologjik të shqipes etj.

Shkruan Prof. ZYMER MEHAN

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

Deri ne shekullin XIX ne greqi flitej Shqip

celo-picari

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë !

Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.  Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë

e «popullsisë autoktone greke».

Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »

Ku qëndron e vërteta?

Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » ( f: 84,M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike.

 Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….!

 Ceva(studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f:164. A.K.)

“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f:213,R.A.) “Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f:7,K.K.) “…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f: 272-273,R.A.)

« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f:6, K.K.) “Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe”. (f:538.A.K.)

Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.

Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët » (pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek XXI». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën. Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë. Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më 1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453).

Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 plk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» !

Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shënim), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f: 289,A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ». Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik….


Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë ?

Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f:60,A.Mati.)

 Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane. Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde (“Formimi i popullit grek“, Paris 1923) shprehet se: “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vendësit. Ata morën gjuhën e vendësve. …”(f: 93,A.Mati.)

Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim. “…Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj, Perandoria Bizantine, në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjendje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve 1914-1918. (f:271,R.A.)
Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier, elita e të cilëve përdorte greqishten?
Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një vend shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“. Ky pohim përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit(f: 204,A.Mati.)

 Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin shumicën e popullsisë !
“Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi ndaj makinerisë drejtuese. Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182,R.A.) Ç’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk ka patur greko-helene. (f:22,S.R.) Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe Greqinë e Jugut.

 

Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht. “ Lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë veç të tjerash dhe një numër qytetesh paralele, që nga lashtësia deri në ditët para revolucionare (1821). Do të përmend tani se kemi dhe qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri: Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi, Avlonari, Shirxhi, Salona, Finiki, Sofade dhe Dropulli” (f:155,A.K.)
Në arkivat europiane gjenden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe administrativisht trevat shqiptare. «Konsullatat e Francës në Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua, u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f:347;Zh.F.) Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të nënës, për të mësuar një gjuhë me shumë rrumbullakosje, bishta, mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të shkronjave.  Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe e përdornin atë të paktën në shkrim “(f:121,A.K.)

Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brenda vatrës gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës. « Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose latinishten (f:210,R.A.)… Kjo gjendje në fakt do të vijonte e paprekur në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja. (f:212;R.A.)

Faktori i dytë është «mosasimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë arbërore ndaj të huajve. Baza e popullsise «helene» (shqiptarët e lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin me të huajt, duke përthithur të ardhurit“ (Ali Eltari « Republika » 7.01.2010). Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave. «Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe muslimanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës » (f:184;A.K.)
Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos muslimanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve.Martesat e përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë) dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A .K.) “ Shqiptari i krishtere bëhej vëlla i adoptuar me muslimanin e kombit te tij. Kështu krushqitë brenda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht. Kolokotroni ishte vlla me Marko Boçarin (i krishterë) dhe Laliotin Alifarmaqi “(f:293,A.K.) (…)

 Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjendjen mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit grek, në vitin 1830.(…) Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin mbizotërues në kulturën e një vendi (duke marrë gjithmonë parasysh zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim, por që sot e dobëson ndjeshëm këtë faktor).(…) Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror, në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi i madh shqiptar ,Skëndërbeu, të cilin historianët grekë e mohojnë, por populli e quan të vetin dhe e dashuron.

Të gjithë kapedanët arvanitas të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe arritjet e Skënderbeut, të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh asokohe dhe gjetën gjithashtu mbështetje të madhe.(…) Kolokotroni na thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk XV dhe XVI si Mërkur Bua, Manol Bleshi etj. studionin betejat e Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f:257;A.K.)

Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta paraqesin Skënderbeun si grek. Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk…edhe më analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun, Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra, Orakujt e lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat “( f:256,A.K.) (…)

Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“ Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht. Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f:339,A.K.) (…) “Alipashiadha” e famshme e arbëreshit musliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f:339.A.K.)

Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.

 (Ne fig, Nr-1  ne te majte poshte eshte nje fotigrafi e Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, Arvanit. )

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare. Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke. Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f:435,Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë  ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.

Se  pari, Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
Së dyti, eshte marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi. Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit ( f:351,A.K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.

Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj. Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.


« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

 Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f: 522, A.K.)

Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme. “Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f:281,N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë ! » (f:480,A.K.)

Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara. Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f: 258,A.K.)

Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?

Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën e popullsisë greke (f:397, A.K.). Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18.773 qytetarë e quanin veten shqipfolës. Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.

Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 V.1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.

Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të origjinës. Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !

 

Veshja kombëtare greke – Fustanela. Ajo që është interesante, është se në shqip e quajmë fustan, që nënkupton fus+ të tona, (të tëra) dhe greqisht vetëm sa i kanë shtuar prapashtesën e tyre.
 BIBLIOGRAFIA:
– Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
– Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
– Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002.

– Robert d’Angely “Enigma” 1998
– Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
– Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
– Skënder Rizaj, Parathënie për librin e N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002

 

[the_ad id=”4118″]

Etimologji mbi fjalën; Mi, Mic, (Mikró)

Etimologji mbi fjalën; Mi, Mic,  (Mikró)

Gjuha shqipe

Shkruan: Mili Butka

Gjuha shqipe e deklaruar si degë e veçantë (latine) sigurisht që Po, por me një ndryshim fare të ‹‹imët, të vockël›› sepse kjo gjuhë nuk është degë por trung, trungu i familjes se gjithë gjuhëve indoeuropiane të lindura mbi rrënjën “boshtore” të gjuhës më të parë krijuar mbi pikën “iks” gjuhës njerëzore gjuhë e Yllit më të madh gjuhë e tij hyjnore.
Fjala njërrokëshe e gjuhës shqipe; “Mi” ka kuptimin e një sendi, objekti, trup,materie e lëngët apo e ngurtë por edhe imazh-vizion, me parametra apo përmasa të vogla ato, deri në masa të padukshme “Mikroskopike”
Janë të shumta të panumërta fjalët me kuptimin “Mi – i imët, imcak” i vogël, i pa rritur, i sapo mbirë, i sapo dalë (MI–Të) mbi të, i sapo shfaqur nga “Teri” nga errësira “Mitra” e tokës–mëmë apo e mëmës–njeri.
Fjalori i gjuhës sonë shqipe thotë: LA/starët e rinjë, që dalin, mbi trungun–mëmë sipër La, mbitë (mi të) quhen :
MITË I f.

mite
Bisk i ri që del rreth trungut të një druri të prerë; lastar.
Bisk i vogël i të lashtave ose i bimëve të tjera, që ka mbetur i pazhvilluar,mitër. Mitat e misrit, patates, domates, piperkave etj.
Ashtu fiks siç quhen të vegjlit; Fi/mi/  Fëmi, pasardhësi njeri, i joti, i yti, Timi, i imi – çili/mi, pra këta filiza të rrinjë quhen po ashtu të vegjël të sapo çelur, çilimi, të sapo dalë “mi – të” të mitur
MITUR mb.
Që është i vogël, që është ende fëmijë ose fare i ri; drejt. që nuk ka arritur moshën madhore, që nuk është bërë ende zot i vetes dhe i përgjegjshëm për veprimet e tij
Me fjalën “Mi” në gjuhën shqipe quhet Miu, gjitar “i vogël” brejtës e sigurisht;  i errët – Mi   (Mit, Mister) e kuptohet quhet ashtu sepse është i vogël – “Mi” ashtu si “Miza” insekt i vogël me krahë (kandërr fluturuese) me krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse, por jo vetëm, në gjuhën shqipe me fjalën miza, nënkuptojmë edhe rastet kur trupi na rrëqethet  nga një emocion i fuqishëm apo edha nga trembja e menjëhershme na mbushet trupi si me miza; M’u bë trupi (koka, krahu, këmba) miza-miza, ndiej të shpuara të lehta, të dendura, e të shumta, ashtu siç ndodh edhe nga mpirja e këtyre pjesëve të trupit tonë.
Dhe tashmë shikojmë një shembull të dialektit Geg, një e folme kjo shumë më pranë më të parës shqipe, në këtë dialekt kemi:
MIC m.
1. përk. Fëmijë i vogël. Mici i babit!
2. përd. mb. I vogël nga shtati. Kalë mic.
Në këtë dialekt edhe macja quhet po kështu “Micë” e vogël, ndersa në zologji kemi:
MICAK m. zool.
Cinxami. Zuri një micak. CINXAMI m.
Një zog ky shumë i vogël, i ngjashëm me trumcakun, që ka ngjyrë të murrme dhe që rri nëpër ferra shkurre, e jo me kot quhet Cin/xami.
Pra fjala “Mi – Mic” e pastër shqiptare sjell në jetë shumë fjalë të tjera në gjuhën shqipe dhe sigurisht në shumë gjuhë të tjera vlen të përmend këtu fjalën ‹‹greke››  Micro, mikros = i vogël,  e njëjtë edhe me fjalët; “Mitra”  apo “Mitera” që do të thotë “e vogël-Tokë-mëmë”  duke ju kujtuar se toka quhet; e Errët, e Terrët, e Tëra-e gjitha, e Thatë –Tera-trok – bashkësi-tok’ -Tokë.
MITËR I f. anat.
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, në trajtë të dardhës, (sigurisht i terrët, s/teril) ku zihet e zhvillohet pjella; An =Mitër =Tokë
Zhvillim semantik të pandërprerë gjen kjo fjalë-rrënjë “Mi” shembujt janë të pambarimtë, konkretë, kokëforta e të pakundërshtueshëm, në gjuhën greke shifra më e vogël – zeroja quhet; “Midhen = 0” ashtu si “Midhja” – butak i vogël në trajtën e bajames kokërr i mbrojtur prej guaskës dykapakëshe në ngjyrë të errët gjithashtu “Midhe-Midhje”  ky emërtim me të njëjtin kuptim i/e vogël i sapo dalë (Mi të, mbi të) “mbi–Dhe” “Mi dhe” (mbi nivelin zero)  Mi/dhe <> Dhe mi-dhemje-vemje -VEMIZË f. zool. Vemje.
VEMJE f. zool.
Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza; larva leshtore e disa fluturave, që dëmton pemët e barishtet; dhemizë. Vemja e kumbullës (e rrushit, e pjeshkës, e agrumeve), etj.
“Misër” kjo fjalë e njohur ndoshta si turke, shpjegon dhe qartëson edhe njëherë fjalën shqipe; i vogël  Mi, mic misrok, apo kokra të vogla “Mi” vendosur në rradhë, në sërë, “Misër”
E bukur gjuha shqipe e pakapshme ajo, me fjalën “vegjëli” nënkuptojmë:
VEGJËLI f.
përmb. Shtresat e gjera e të varfra të popullit punonjës, njerëzit e thjeshtë e të varfër kundrejt të pasurve e shfrytëzuesve; masa (në vendet me rend shfrytëzues) …etj.
E sërish në gjuhën ‹‹turke›› gjejmë fjalën “Milet = vegjëli–popull – të shumtët” – shumicë “mizëri”, (i mier) – i mjerë (mizerje).
Këlyshi, i vogli i lepurit quhet “Milak” (Mi/la-k) pa harruar këtu fjalën ndërnacinale “mili/meter” apo në gjuhën shqipe “milingonë” të cilat tregojnë dicka tepër të vogël,  të imët, imcak.
I/e imët quhen kokrrizat shumë të vogla në trajtën e një pluhuri të hollë (push), (pah), sheqer i imët, rërë e hollë e imët, shi, dëborë e imët-Qimton, “krundet” quhen po ashtu “Hima” (hime gruri misri etj)
Mishi i grirë hollë-hollë “imët” quhet Kimë,  gjella e përgatitur me mish të grirë “imët” quhet “kima” makarona me kima etj.
Theksoj këtu në gjuhën shqipe fijet e holla të flokut quhen “Qime” , ashtu siç gjejmë tek gegërishtja fjalën “Mih” punoj tokën, rrë/mih, gërmoj; Kali mihte dheun.
Së fundi, në gjuhën greke; “Miut” i thonë “Pontíki” dhe “centimetrit” po ashtu “pond” një pond dy pond etj, ashtu si popujt “ezmer trupvegjël –“Pondi”, banorë pranë Detit të Zi”  ndërsa në shqip kemi; Ca nga të një Qintës, Cantim (mi të ca) cantimetër, centimetër (Cent)
Në rast se fjalën shqipe “Mi” duke e lexuar në anagramë por edhe duke zvendësuar si të barazvlefshme shkronjën;  M = P  aty do të gjeni qindra fjalë të tjera shqipe të pastërta  si; mic <> cim, cimbidh, cimbidha, apo mic, pic-pikë, picërrak e shumë fjalë të tjera që në brendësi të tyrë ruajnë kuptimin i vogël “Mi” minor, milor, miner, mineral, mis – MIS m. Pjesë e trupit, gjymtyrë. Miset e trupit. Etj.

[email protected]
Korçe, 9-5-2016

 

[the_ad id=”4118″]

Studime gjermane: Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjermanishtja

Studime gjermane: Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjermanishtja

ILIRETRastësisht duke studiuar gjuhen gjermane gjeta këtë tabelë, ku thuhet se: gjuha shqipe ka ekzistuar 2000 vjet para Krishtit, ndërsa gjermanishtja vetëm 500 vite para Krishtit, dhe se gjermanishtja ka lindur nga përzierja e Ilirishtes, Italishtes dhe gjuhes Kelte, sipas Prof.Dr.Lutz Mackensen, shkruan  Engjell Buxhaku.

dhjuhashqipe6-411x300 Gjuha-shqipe5-1-256x300

 

[the_ad id=”6025″]

 

 

[the_ad id=”4118″]

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj.

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj.

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj.Shkruan: Mili Butka

Tekst nga Muzeu Metropolitan i Artit etiketës.

Këtu është një përshkrim i një skene popullore “në betejë” me pesë figura lidhur me punëtori Chiusine  (shih 96.9.223a, b dhe 96.18.163a, b afër).
Në enë është shkruar: ARNTH: HELE: HERINIAL (. Arnth Hele, biri i Herinia)

Terracotta hirtë urnë
Etrusk, 3-2 pes
Aderimi # 57.11.10
—————————————————–

583_831933320251070_2647106998230249356_nPor në fakt aty vërehet lehtësisht që kemi të bëjmë me një lexim jo korekt, jo të saktë, duke ju referuar alfabetit të hershëm pellazg por edhe atij të njohur “Etrusk” kemi germat;
Θ = Th, si dhe; D =R.
Tek fjala e dytë e këtij mbishkrimi kemi një gërmë “D” e cila nga autori i këtij deshifrimi, lexohet “gabimisht” ajo meret si “L” ashtu si dhe gërma e mirnjohur “Θ” po nga ky autor, kjo gërmë lexohet = H, krejt gabim ose ndoshta qëllimisht për ta përshtatur në gjuhen latine,
Fjala e saktë aty shkruar është; ΘEDE dhe jo; HELE.
Në alfabetin etrusk gërma; D = R, kjo e shfaqur në shumë shkrime e mbishkrime të tjera “etruske”, ashtu si edhe emri i Herkulit tek një pasqyrë-etruske, figuron duke pirë gji nga zanat e malit, si një domethënie e ringjalljes se tij, aty kemi të shkruar midis të tjerash edhe fjalën; HEDCLE = HERKULE.
Autori i këtij dëshifrimi manipulon, edhe me gërmën “P” duke na i ofruar si: P = R, e ndërkohë tek fjala; ΘEDINIAL, gërmën; “D” e lexon: D=R, në këtë rast e saktë, por e keqja qëndron sepse brenda një shkrimi kaq të shkurtër, nuk mund të kemi dy gërma të ndryshme si “P” dhe “D” të barazvleshme më gërmën “R”.

Tek figura që po sjell shohim gërmën “D” në fjalinë e dytë ku nuk duket dhe aq pastër ashtu edhe si edhe tek fjala e tretë,
Pra, në figurën e mëposhtme shkruhet; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL)
Ndërkohë gërma; P = P dhe jo “R” si në shkrimet e tjera të alfabetit pellazg, apo të greqishtes së sotme.
Veç kësaj personat në skluptur shfaqje e një beteje, janë duke “therur” me “satër” kundërshtarët e vet, një pamje e qartë kjo, e cila na ndihmon në deshifrimin tonë
Sipas kësaj aty kemi; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL) = APNO THERE THERINI AL përshtatur në shqipen e sotme afërsisht; APNO THERE, THERINI AL-Të gjithë.

Fjala: “APNO” mund të lexohet edhe “APUNI” Hapu,

HAPU THERE THERINI AL-{ të gjithë) [(të tan’ të tërë tani ANI)].
APNO: ΘEDE: ΘEDINI (AL) ose (ANi) pasi gërmat në fund të tekstit nuk duken qartë.

M. Butka
Korçë me 9-2-2016.

 

[the_ad id=”4118″]

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

mitologji-skandinaveShkruan: Mili Butka

Sa shumë koiçidenca të gjuhës shqipe???

“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.

Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke.
Pikërsisht sepse në figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.

Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.
Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në mes/dhe.
Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit = t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët e tjera, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.

• Shqip …….Shqip ……..Ang. ……. Greek ……. Latine
• e embël ….t’ambèl …… sweet …… glykós ……. dulce
• qumësht …klumesht … milk …….. gala ………. lac
• mjel ……..mil, mile …. milk …….. gala,αρμέγω.. lac
• mjalt …….mel ………. Honey …… méli ……….mel
• pjergull …(Pielgul) ….. pergola ….. klimatariá …pergola

skaba @ embla
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga * Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit =Afërditë”.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor:
Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.

[the_ad id=”4118”]

PLISI ! Magjike gjuha shqipe!

PLISI ! Magjike gjuha shqipe!

PLISI ! Magjike gjuha shqipe!

Shkruan: Mili Butka

Magjike gjuha shqipe! PLISI Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht duke përpunuar leshin e bardhë të deles. Pra është e kuptueshme se vet emri “Plis” do të thotë; “prej leshi” dhe në gjuhën e vjetër shqipe e cila ende rruhet nëpërmjet dialektit të bukur Geg ashtu si edhe sot në të folmen korçare ku fjala “Prej” shqiptohet baraz “Pe” (Jam “pe” Korçe bre.) e ndërkohë në gegërisht zanorja, “e” tek fjala “pe” bije ashtu si në shume shkrime të vjetra ku zanoret mungojnë përgjithësisht, pas kësaj kemi: Pe-lesi = P’lisi, ku gërma; “e” lexohet, “i” ashtu si tek fjala shqipe; “Erdhi = irthe” në greqisht, apo emri i qytetit të Lezhës gjendur i shkruar në shumë harta të vjetra me emrin; “Lisi” e plot shembuj të tjerë ku zanoret zvendësojnë njëra-tjetrën në rotacion të plotë, pa shumë rregulla të forta, ashtu si në shqip; “molla”=“milla” në greqisht. Le ti hedhim një sy fjalorit shqip mbi këtë fjalë, “Plis”, kaq shumë i njohur dhe i përmedur në shumë tekste, madje një fakt i rëndësishëm i cili tregon vjetërsinë apo lashtësin e racës tonë, pellazgo-ilire, shfaqur e gjendur në shumë artifakte arkeologjike, në gjithë territorin e Ilirisë e në Mesdhe. PLIS II m. sh. • 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis. • 2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë. • 3. Lëmyshk (plis) që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut. Pra siç e shohim edhe nga fjalori i shqipes ”Plisi” prodhohet nga leshi i bardhë i deles, e jo si tek “grekët e turqit” ardhur nga Azija e largët bashkë me çallmat me ngjyre e skuficat- e “zeza” -greke, quajtur ndryshe edhe “Qylaf” QYLAF m. sh. • Qeleshe e bardhë prej plisi, e gjatë e në trajtë koni, me një bisht të vogël në majë. Qylaf i bardhë. Vë (heq) qylafin. Mban qylaf. Plis, apo Qylaf sigurisht që kanë të njëjtin kuptim, por ato janë edhe e njëjta fjalë baraz; “Plis” e sigurisht, 100% shqip, kjo ndodh në shumë fjalë, të gjuhës shqipe, ku fjalët e saj ruajnë të njëjtin kuptim edhe kur lexohen në të kundërtën e tyre ( në anagramë). Fjalën “Plis” duke e shkruar ashtu sa më pranë origjinës dhe kuptimit të saj të parë kemi; P’lis = PLC -rrënja e saj e pandryshuar, ku shumë mirë mund të lexojmë nga: P’LYC <> CYLAF – Qylaf (p = f), e duke ditur se Plisi apo Qylafi prodhohet, bëhet me lesh delesh të shkelur-ngjeshur, “Palë-palë” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; = Plis, ashtu si copat e dheut nga lerimi i tokës “tharë” me këmbë (galina në devollishte) quhen “Plisa” e ndërkohë ju kujtoj tullat prej balte në diell tharë e që quhen “Plithar” PLIS I m. sh. • 1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp,dërmoj) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa. Pra fjala “plis” ruan brenda vetes dhe kuptimin e palës, palosjes ashtu siç paloset leshi apo dheu nga plugu nxjerë. Në gjuhën e bukur të shqipes, zogut-bir-besnik i “Atit-Zeus” kemi edhe një fjalë tjetër, fjalën “Lesë”lidhur ngushtë me kuptimin e P’lisit thurur ashtu si “Plafi” “Qylymi”, qilimi pe-leshi, apo “pellus” LESË I f. sh. • 2. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathën a ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash për të rrethuar diçka; trinë. Lesa e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me lesë. I rrethojnë pemët me lesa. • 3. Thurimë me purteka, me kallama të hollë ose me kashtë që përdoret për të nderë gjëra të ndryshme mbi të, për të mbuluar diçka etj … Pra kjo fjalë tregon, “lidhje” ngurtësim të një bashkësije, fijesh, «brumi materjesh» cfardo llojë apo diçka tjetër, e duke ju rrikëthyer edhe njëherë fjalës, “P’lis” nga ku kemi, P’LYC <> CYLAF, (cilim, qilim) si dhe fjalët shqipe; “lidh” e “mb-lidh”, “lidhje”, “mbledhje” në një masë të vetme “kompakte”, së fundi po ju sjell një fjalë ndoshta të haruar paksa fjalën; “Pelice” (peliçe) të cilën e kërkova dhe në fjalor dhe nuk u gjend, “Peliçja kjo Plaçkë” është e mbushur me “lesh” Brenda saj, ndaj kuptohet quhet po kështu; “PALYC”, (Plis). Tek kjo fjalë “Plis” gjejmë dhe shumë kuptime të tjera por pa u bër i bezdisur, vetëm po shkruaj disa prej tyre, “Plisi” tregon ashtu si “lisi”, lartësi-qiell-bashkësi, bardhësi, ‘ga/la-pela” Pellas-g.

Mili Butka Korçë me; 5 – 9 – 2015.

[the_ad id=”4118″]