Get a site

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

GREQIA NJE SHTET DEMOKRATIK APO NJE SHTET DIKTATORIAL FASHIST?

NGA: ELIDA MURATI

Neni 14

Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

Greqia pretendon se eshte shtet demokratik anetar i Bashkimit Evropian? Atehere le te zbatoje parimet demokratike dhe te mos i thyeje ato. Neni 14 i Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut e ndalon rreptesisht diskriminimin per shkak te origjines kombetare. Nderkohe qe shteti grek me denimin qe ju beri gjashte ushtareve te ushtrise greke ngaqe keta ushtare kishin bere simbolin e shqiponjes me duar ka thyer parimin baze te demokracise te barazise dhe te mosdiskriminimit. Ne kete rast Greqia eshte nje shtet demokratik qe zbaton lirite dhe te drejtat e njeriut apo nje shtet dictatorial fashist qe shtyp dhe dhunon te drejtat e njerezve me kombesi tjeter te cilat mbrohen fort nga ligjet demokratike evropiane? A nuk duhet qe ne shqiptaret ne emer te lirise dhe demokracise te kerkojme fort qe Greqia ti pranoje dhe zbatoje te drejtat dhe lirite njerezore?

 

 

Studentja e shkencave politike
Elida Murati

Shqiperia dhe politika mesjetare Greke !!

Shqiperia dhe politika mesjetare Greke !!

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t'i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.

Shkruan: Spartak Ngjela

Pas me shumë se një një shekulli, ka ardhur koha t’i tregojmë vendin politikës mesjetare dhe raciste antishqiptare greke
Të gjitha qeveritë greke, si në një korr vajtimi, edhe pse Greqia kishte aneksuar një territor të gjerë puro shqiptar si dhuratë që i bëri Franca dhe Rusia, krijoi mitin e Verio Epirit grek, për të aneksuara si toka greke Korçën, Gjirokastrën, Himarën Vlorën deri në Berat.
Dhe e dini se ku është sekreti i gjithë kësaj marrëzie? Te fakti që në këtë territor jeton ortodoksia shqiptare, dhe te fakti që shumica e popullsisë të Greqisë deri në vitin 1890 ka qënë arvanitase; domethënë shqiptare.
Frika nga gjuha shqipe në Athinë dhe në Stambollin e Sulltanëve ka qenë proverbiale; kurse arvanitasit në Greqi u ndaluan me dhunë që të flisnin shqip.
Dhe e dini pse Athina Zyrëtare dhe Kisha greke dridheshin nga gjuha shqipe dhe donin të shtriheshin në territoret e Shqipërisë së Jugut? Sepse ortodoksia shqiptare, e gjitha nacionaliste, iu rrëzonte tezën absurde që shqiptarët janë Turq.
Po ortodoksët shqiptarë që nuk i përfillnin fare dhe i përbuznin grekët e ardhur nga Anadolli dhe Lindja e Mesme, turq janë? Ja kjo ishte pyetja vrastare kundër oborrit mbretëror bavarez i cili mbretërontë në Athinë dhe që krijoi mitin grek dhe “mallkimin e gjuhes shqipe” në Greqi.
“Ortodoksët shqiptarë duhen greqizuar duke iu ndaluar gjuhën, siç ua bëmë arvanitasve, se ndryshe bie teza e panhelenizmit ballkanik”; por ata kanë shtetin e tyre, prandaj duhen pushtuar dhe te asimilohen. Ja, kjo ka qënë filozofia antishqiptare e reaksionit grek, dhe ky është thelbi i krijimit të Vorio Epirit grek, kur të gjithë mbretërit shqiptarë, edhe Skënderbeu, janë quajtur mbretër të Epirit.
Ky në fakt është një turp historik për Greqinë, por tani që jemi të fortë duhet që t’u tregojmë vendin.
Kryeministri aktual shqiptar nuk duhet të pyesë fare për shpifjet që po ngre reaksioni primitiv grek aktualisht. Ky kryeministër duhet të ruajë si një gjë të shenjtë aleancën shqiptaro-amerikane, dhe të tregojë të vërtetën e historisë së Shqipërisë hapur dhe me guxim, se kjo aleancë është sot forca e rreth nëntë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, domethënë në Gadishullin Ilirik…

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane: Si u shit deti i Shqipërisë dhe prapaskenat e marrëveshjes

Marveshja-detare

7 vjet më parë u nënshkrua famëkeqi Pakt Detar mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, ku ujëra territoriale të Shqipërisë iu dorëzuan Greqisë.
Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një zonë me rezerva të mëdha nafte.
Ndoshta tani është harruar, por lidhur me Paktin Detar Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori” të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal.
Ky hetim ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme më 28 maj 2014. Por prej asaj kohe deri më sot nuk ka asnjë njoftim mbi ecurinë e këtyre hetimeve dhe të pandehurit.
Dosja e paktit detar, e sekuestruar nga Prokuroria përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera.
Marrëveshja Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në datën 29 prill 2009.
Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010.
Më poshtë DITA boton një kabllogram të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, nga të dhënat e të cilit kuptohet se në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.
Grekët u kanë thënë përfaqësuesve shqiptarë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin.
Ambasada Amerikane është informuar për këtë stuatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm.
Më poshtë kabllogrami që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit, botuar sot nga DITA:
Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave
Datë 9 tetor 2008
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina
Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018
“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.
Karamanlis në Tiranë

Karamanlis në Tiranë
Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.
Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.
Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e va5rrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.
Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).
Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.
Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…
Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.
Basha Bakojanis

Basha Bakojanis
Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.
Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.
Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”./Dita/

[the_ad id=”4118″]

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

145601051236463Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]