Get a site

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

harta-EUROPIANE

A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesët e tretë)

Emri Alba dhe ai albanë ose albanesi dëshmon se dardanët dhe etruskët e Italisë me dardanët dhe toskët e Shqipërisë, si me të gjithë shqiptarët e Shqipërisë; Epirit; Maqedhonisë (për të mos e përsëritur Maqedoninë); Kosovës; Malit të Zi, Sangjakut e shqiptarët e Kosovës Verilindore të Serbisë ( për të mos e përsëritur “Lugina e PBM”) janë vëllezër të një gjaku, pa mos i harruar të gjithë shqiptarët në Botë. Ata i kanë edhe vëllezërit e tyre, të rinj e të vjetër nëpër Azi të Vogël; nëpër Afrikën Veriore dhe në Amerikë, posaçërist në SHBA. Këtu kanë qenë dikur Dardanët e vjetër; Brigët apo Frigët; Sumerët; Hititët dhe të tjerë pellazgo-yllir.

Itali dhe në tërë Gadishullin Ilirik (Ballkanin e sotshëm) kanë kaluar këndej mjaftë dardanë, që ishin larguar prej vendit të vjetër, pas rrënimeve të shumfishta e të luftës disa vjeçare të Trojës. “Është e vërtetë –thotë Malte-Bruni sipas Xhuseppe Krispit- se disa studiues pohojnë që shpërngulja e Eneas është një përrallë, por ja që shpërngulja e trojanëve dhe dardanëve mund të jetë një fakt historik”.1

Një gurëgdhendje nga Luantët-në Ylli-Frigji apo Brigi-marrë nga ilirida-online.com

Eneu është dali i Ankzit, nipi i Istrefit, stërnipi i Isarakut dhe urnipash i Trojit, djalit të Dardanit, dhe këtë po e përsëritim siç e kemi pasur në shkrimin parapak.

Emrat gjeografikë të Frigjisë dhe Troadës ose Trojës, edhe sot mund të shpjegohen prej gjuhës shqipe. Koribantët ose kuretët kaluan në Kretë dhe ia vunë emrin malit ku jetonin ata, emrin Ida, duke ia dhënë të njëtin emër, që e kishte emrin e maleve në Troadë apo në Trojë, pra në Ylli-Frigji. Kjo do të thotë se ishin si ne. Ndërsa tërë ishullin e quanin Kretë, sikur të thuashe thjeshtë Kuretë. Kuretët ishin banorët, ndërsa Kreta ishte vendi i tyre. Ky nuk ishte dhe nuk është “emër fenikas”, porse kështu ishte shënuar vetëm në saje të kuretëve. Pra aty ku banonin kuretet, quhej Kreta. Ndërsa emri Ilion, në të folurën shqipe nënkupton “vend i ngritur”, në drejtim të Yllit ose Illit, të shkruar me një “l”. Vendi i qytetit ishte vendosur lartë, mbi kodra- si na dëshmon për këtë Malte-Brun, në vëllimin e tij të 6, të Kreut 199, faqe 253.2

Te pjesa paraprake e kemi thënë se dorët janë me zanafillë ilire/yllire, si yllirët e Frigjisë, që ndonjëherë i shënojmë frigjë e ndonjëherë brigë, të cilët siç e tregon kjo fjalë, e mbanin Yllin si të shenjtë, sepse “nga Ylli kishin zbritur mbi tokë”.

Më vonë, nëpër histori, e deformuan këtë emër ata që nuk e kuptonin këtë fjalë dhe nuk e dinin çka do të thoshte. Ka qindra interpretime dhe shpeshherë “ll” nuk e shqiptonin, prandaj e shënuan “l” në vend të “ll”, si p.sh. Iliria, që duhej të ishte Ylliria. Aty banonin ata të cilët kanë pasur konsideratë se kanë zbritur në tokë nga Ylli, i cili mirret si “i shenjtë”. Pra, jo Iliria, por Ylliria dhe kuptohet pse Diellin, si yllin më të vogël dhe fenomenal për jetën e tyre dhe të të gjithë njerëzve, e kishin si “të shenjtë”, simbolin e parë të cilin e respektonin, e besonin, jo si fénë, sikurse e kishin poashtu të gjithë pellazgo-yllirët (pellazgo-ilirët), dhe Zotin e madh të tyre.

Kulla e Babylonisë-e cila ndërtohet-por rrëzohet

Alfabeti Pellazgo-Yllir paraqitet në bazë të sistemit diellor, thotë Xhamajl Gashi, me 12 qershor 2010, te Besir Bajrami, në një polemikë të veçantë për kulturën e qytetërimin, për mitologjine e historinë, për simboliken e tyre dhe etimologjinë e fjalëve të lashta. Xhamajl Gashi e thotë me përkushtim cilësimin e tij „Pellazgo-Yllir“, sepse të tillë ishin të parët tanë dhe quheshin Yllir, si p.sh. Brigët-Frigët. Të gjithë e rrespektonin Diellin, i cili është Ylli më vogël, dhe të gjithë e konsideronin veten „të ardhur prej Yllit“, në tokë, midis jetës së përkohshme. Pellazgët ishin hyjnor. Ata quheshin Yllir, apo siç e quanin me gjuhën e vjetër pellazge, Hyllir, dhe vendit ku jetonte ata, që e quanin Hylliria, siç na dëshmon për këtë edhe studiusi i palodhshëm shqiptar, Mili Butka. Kjo është më se e vërtetë.

Xhamajl Gashi thotë se njerëzit kanë mundësi t`i mbledhin në fillim gjithsejtë 11 pika. E fundit është Hana, që është e simbolizuar në fundin e kësaj prove. Pra, janë paraqitur komplet planetet 9+1+1=11, që do të thotë: të nëntat, plus Diellin dhe Hënen. Alfabetin e parë natyrisht se kanë ditur që t`a bejnë ata. Fjalët e para i kanë folur në tokë. Por, ndër të parat e kanë shikuar qiellin. Nuk do mend se shenja e parë te sumerët, me ngjyrë të verdhë e paraqet në sistemin e Besir Bajramit germën e parë- A.3 Ajo është Perëndia dhe Gjithësija, siç e përdorën edhe arabët, me A- Allahperëndia, si dielli kur lind e perëndon, i kuq si gjaku. Kjo është prova e parë e strukturimit të alfabetit të parë, nga sistemi ynë diellor. Kemi edhe prova të tjera…

Në të vërtetë, gjuha shqipe është shumë e vjetër. Ajo është folur shumë përpara prej “greqishtes”. Nuk do mend se fillimin e fjalëve të para të saj datojnë më herët, që kur ka filluar njerëzimi të shqiptojë fjalët e para. Siç thotë një dijetarë shqiptar, Ali Eltari (Lapi) në fillim të veprës së tij, “nëse pellazgët nuk do të kishin nisur të flisnin, njerëzit do të vazhdonin të ulurinin pyjeve, në kërkim të ushqimeve”.4

Por, “asnjë popull tjetër i botës, në të cilin jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ai është populli kryesorë i botës së lashtë e të rëndësishme, që çdo historianë do të donte ta njihte; historia e tyre do të plotësonte zabrazti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës”– thotë Johan Tuman, sipas Ali Eltarit.5

Porti ilir i shkruar sipas pellazgishtes nga studiusi shqiptar Mili Butka-HYLLIRUS PORTUS

Njeriu i vjetër ishte i lidhur ngushtë për dukuritë e natyrës. Fjalët e tij të para ishin reagim nga këto klithma ose një befasi ndaj tyre. Kështu, këto thirrje, klithma, ulurima, shprehje të ekstazës dhe ndikimit që kishin këto dukuri të natyrës te njeriu do të përcaktonin edhe kuptime të veçanta, dhe pasi kalojnë brez pas brezi, jete në tokë, ato do të bëheshin me të qarta dhe do të shprehin kuptimet e tyre të zëshme.6

Pra, gjuha e folur e njeriut, së bashku me të gjithë njerëzit e tjerë për rreth tij ka ndodhur në qendrën e gjithë pellazgëve. “Përhapjen e të gjithë pellazgëve në të gjithë pellgun e Detit Pellazgjik dhe të Detit të Zi e vërtetojnë më së miri rrënojat e kë-shtjellave pellazgjike. Ato kanë mbetur të madhërishme dhe të fuqishme deri në ditët tona, në zona të banuara shkëmbore, si monumente gjigante të papushtueshme”.7 Dhe, kështu i kuptojmë të “ardhurit” e dhunshëm në trojet tona e pështjellimet që na i bëjnë historisë, madje edhe linguistikës, që janë aktuale.

Në atë periudhë ka filluar gjuha e parë pellazgo-yllire, gjuha e të parëve tanë albanëve, që rrjedhë nga Alba dhe është Para; më vonë e kanë quajtur Alfa, ku B-ja ka dhënë gemën e dytë, Beta. Këto janë të al-ba-nëve. Ato e bëjnë A-në dhe B-në.

Gjuha e parë, mëma e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe e shqiptarëve prej fillimit deri në ditët e sotme, e albanëve, e pellazgëve, që janë banorët më të lashtë të botës, por edhe e të tjerëve. Më së miri këtë çështje e tipizon kombi i yllirëve, i cili ndër kohë ka banuar rreth detrave ku kanë qenë pellgjet e lundrimeve dhe u quajtën pellazgo-yllirë, pra pellazgo-ilirë. Ne po e fillojmë nga vetvetja.

Sot, duhet të themi se armiqtë tanë të rrezikshëm të kombit tonë nuk i pranojnë, i ç`vlerësojnë, i refuzojnë, sikur ata i njohin çështjet tona. Paraprakisht, për qëllimet e veta politike thonë se kjo nuk mund të quhet “parahistori”, se “nuk ka prova të mjaftuara vërtetimi” e nuk i kursen as disa njerëz të dijshëm të botës dhe i len t`i quanjë “hipoteza”, “mitologji”, “përralla” apo “shikime të vonshme”, dhe sot për sot “të pa argumentuara”. Kjo nuk është absolutisht e mundur e as nuk është plotësisht e vërtetë, sepse janë shkrime shkencore e të veçanta mbi të ashtuquajtërën “histori” dhe “parahistori”, por duke u ndihmuar me të gjitha disciplinat shkencore, ndonëse ato na paraqiten vonë, duke e zhveshur nga petkat e rrejshme dhe gabimet evidente shkencën, që mund të quhet shkencë, dhe pseudoshkencën.

Ne, nuk po merremi aktualisht me këtë gjë. Jemi në shqyrtimin se a janë “grekët” të parët, apo janë gënjeshtarë. Qindra vite përpara shtyhen me “shkencën” e tyre.

Fillimisht, po i kthehemi ndryshimimit të sistemeve: matriarkatitpatriarkat. E para e kishe në ballë gruan, ndërsa e dyta e kishte burrin. Dhe kjo ishte luftë e vetë sistemeve, dhe jo luftë e “grekëve” me “pellazgit”. Në qendër të sistemit të parë dihet se ka qenë Sellena, ndërsa në të dytën është Zeusi, si Zot i madh. E para i kishte “graii”-të, që janë gratë; dhe e dyta i kishte burrat, si p.sh. Burri i Epirit.

Në këtë periudhë u zhvilluan luftimet nga të ndarët prej grave, “graii”, “grai-kos”, jo grekët, sepse nuk kishte “grekë”, e as të ashtuquajtur “helenë”. Helenizmi është i rrejshëm dhe nuk kanë ekzistuar asnjëherë në rruzullin tokësor.

Trualli i vjetër i Pelllazgjisë nëpër Euro-Azi të Vogël dhe Afrikën Veriore

Pellazgët janë shumë të njohur si ngënës të lëndëve të lisave, madje që në kohët e lashta të ekzistimit të tyre, sepse ledhat e lisave janë fryte përplot me amidon. Edhe sot, po t`i kërkosh, janë mjaft të idhëta. Lisi ishte simbol i pellazgëve, e edhe në Dodonë. Orakulli i interpreton këto gjëra nga gjethet e lisit të dushkut. Lisi më i vjetër i dushkut quhet çarr. Orakujt i faleminderohen përshpëritjeve të gjetheve të lisit, si formën më të mundshme e konkrete të Zotit të Madh ose Zeusit.8 Ushtrues të kësaj detyre janë “graitë”, pra gratë e shenjta, të cilat janë edhe famulltaret.

Dodonë, ushtrueset e detyrës së të thënave të Zotit ishin “graii”-të, dhe u thanë “tomuret”, “thomurët”, sepse iu binin këmbanave, dhe i quajnë “priftëresha”, pasi kanë lindur fétë, orakujt. Kjo nëkupton të thënat, të dhënat e tyre, mendimet, parashikimet, ligjet, urdhërat, profecitë, vendimet, këshillimet, etj.9

Në të vërtetë, në Dodonë, ishte perëndesha Sellena, që njëzohet me Hënen. Në trevat ku flitej përgjithësisht “shqipja yllire”, e cila e përfshinte Samothrakën, ku është gjetur një skulpturë pa kokë e Sellenës, e prerë nga Paulo Emili, gjakatar italian, i cili jo vetëm se e shkatëroi truallin e shenjtë të pellazgëve, por nuk kishte turp t`a plaçkitë atë me tërë arin e punuar. Kjo statujë ruhet në Muzeumin e Luvrit në Francë, ndërsa e dyta ka përfunduar në Museumin e Londrës, në Britani të Madhe. Ata thonë se “kjo trevë i përket Greqisë”, që nuk është fare e vërtetë. Është gënjeshtër. Atëherë nuk kishte “hellenë” e as “grekë”. Sellena e niste rrugëtimin e saj kur perëndonte Dielli.10 Në Epir ka qenë një tempull i veçantë i Dodonës, ndësa në Atikë, Eulizia. Dododa ua jepte hirin e Hyut, e quhej vendi ku “merrej hir”, pra bekimi i Zotit. Emërtimi i vendit “Epir” është shumë më bindës dhe i prirë nga “hiri i Hyut”, siç na shpjegon prof. Muharrem Abazaj.11 Fjala “Epir”, përbëhet nga dy fjalë përbërëse: ep=jep dhe ir=hir. Kjo do të thotë “Jep hir”, pra “Ep-ir”. Ishte qendra e besimit të të gjithë njerëzve që vinin nga viset e tyre, të mësonin fatin që e kanë.12

Ndërsa në tempullin e Samothrakës, të ashtuquajturit “grekë” apo “hellenë”, si të dëshironi, e bëjnë një gënjeshtër të tyre, jo vetëm pakohësinë e të qenit “prezent” disa shekuj më përpara në këtë tokë të shenjtë, por e bëjnë përrallën “greke” nëpër histori, kur tregojnë se në këtë vend, pra Samothrakë, Filipi i II-të, që është babai Lekës së Madh apo Aleksadrit të Madh është takuar për herë të parë me Mirtalin, siç i thojnë të vetët Olimpisë, nënës së Lekës së Madh dhe të dy e flisnin pellazgishten, pra shqipen e yllirishtes, aty ku kanë qenë Kabirët e Samothrakës, në tempullin e Samothrakës, që ishte një trevë e kulluar pellazgo-shqipe.

Pellazgët nuk dihet pse e humbën traditën e shkrimit, pos nga djegiet dhe luftërat. Shkrimi mikenian nuk na e mundëson të kemi një qytetërim të lashtë të kultures së pellazgëve. Ne i kemi disa fragmente të zhvillimit të kulturës së lashtë të pellazgëve, përmes skulpturave, ndërtimeve të rrënuara, etj. por e kemi fatkeqësinë e rrënimit të kësaj kulture nga të ardhurit fenikas, si. psh. shkrimi A dhe B, të cilët janë rrënuar në vitin 1600 p.e.s., kur ka filluar “epoka” e rrejshme e gjuhës dhe kulturës “greke”.

Ka shkrime dhe vetëm fjalë, që vinë njëra pas tjetrës, të skalituara në gurë, stele, varre, enë, por nuk kemi gjetur deri më tani një tekst letrar, pos epokës së Homerit. Ka sot pllaka që ruhen nëpër muzeniumet e vjetërsirave dhe skulpturave, por me alfabete të lashta nuk është shkruar më shumë. Tekstet letrare janë të shkruara me tjetër alfabet. Nga pllakat e lashta, si alfabeti kuneiform i Sumerëve dhe herioglifet e egjiptianëve, janë disa tekste koherente, që e zbulojnë një qytetërim, një histori, një ngjarje, por pellazgët e vonshëm nuk kishin më një shkrim të tillë, thotë deri diku Arif Mati, me kurreshti, por nuk pajtohemi me portablin e ilirida-online, sepse thotë se “alfabeti fenikas është me origjinë pellazge”.13 Dhe, është më tepër e gabuar ajo që e vë nëpër fjalë se “këtë alfabet helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojeve pellazge… dhe jam i lumtur që ekzistojnë shumë vepra të autorëve te lashtë”, sepse të nxjerrë një kundërshtim: e para është se pellazgët nuk kishin vepra letrare e publicistike, të shkruara direkt prej tyre; dhe, e dyta është se “hellenë” është racë artificiale, jo komb apo etni; ndërsa e treta, as nuk kishte vepra të shkruara pellazge me këtë “gjuhë fenikase”, por kjo është gënjeshtër shkencore e atyre që duan të na lënë edhe më tutje të sorollatemi nëpër ujërat e turbullta të Kadmenëve, Danaeanëve dhe Asirianëve, që nuk janë aspak vazhdues të gjuhës pellazgo-ilire, por hatrues të gjuhës shpërfillëse të Kadmit.

Historia e lashtë është shumë e komplikuar– thotë Aref Mathieu, alias Arif Mati. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaeosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhë-hequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan e Tebën. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulture, mitologji, poezi epike,etj.) e kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin <<autokton>>.14

Nuk nevojitet më shumë se kjo thënie e thuktë e Arif Matit, për pushtuesit e tërë kulturës pellazge dhe të deformuar disa herë me radhë, derin në vitin 1000 të e.s.

Është e qartë se këta pellazgë, që u sorolaten si Zot i Deteve që prej Detit të Jonë (Deti Jon) Detit Mesdhé, Detit Egje, u dhanë atribute edhe Perëndive dhe Mbretëve të tyre të famshëm, na mjafton që të shikojmë veprën e Nika Stylos, “Etruskishtja- Toskërishtja”15 dhe do të bindemi, se te gjithë këta “europianë” na u shtuan në fara e në fise dhe i lanë arkivat me një anë e jepen pas gënjeshtrave të shumta fetare e të tjera, duke krijuar një model të tërë të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, edhe duke “e dhënë” gabim lashtësinë e popujve.

Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësishë Europiane, e krijuar gjatë viteve 50`000- 150`000 viteve, … mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore” dhe “nuk mund ti mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë (për mendimin tim, disa shekullore të Pellazgisë, e cila nuk ka qenë “Greqi”!!) që fillon me shek. 6. p.k. me botimin e poemave të Homerit”. “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore, me gjithëse nga Homeri <<Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb>>”, siç thotë Arif Mati, të cilat na i përcjellë edhe njëherë Fatbardha Demi. 16

Po e marrim edhe një pjesë nga Anastas Shuke, i cili thotë: Pellazgu hyjnor na paraqitet si i lindur nga Dheu, apo Gea (Ki-a) e lashtë dhe, gjithashtu, si i lindur nga Toka e Zezë. Por studiuesit e ndryshëm nuk janë marrë me shpjegimin e plotë e të lidhur të këtyre thënieve për pellazgët, duke e nënvlerësuar kështu saktësinë e atyre përshkrimeve, të cilat e lidhin këtë zanafillë jo thjesht me Dheun e Lashtë, por edhe me Dheun/Tokën e Zezë. Unë mendoj se përcaktori “e zezë” nuk na paraqet thjesht një tokë pjellore, por cilësinë më të dukshme që ka një tokë naftëmbajtëse, me aq shumë naftë sa bulëzon në sipërfaqen e tokës, siç na e shpjegon qartë Zitçini në “Planeti i 12-të”, fq. 34. Ky arsyetim na lidhet fare mirë me thëniet e Aleksandrit të Madh kur do nisej drejt atyre viseve të Lindjes së Afërt antike, drejt Kal.de.as = Kall.dhe.a = e kallur (n’) dhe’ asht – “ku kanë rrënjët të parët tanë”. Gjithashtu, e mbiquajtura Mesopotami, ku u zhvillua kultura e lartë e Shumer-it apo “shum.ara = tokë e begatë = Tokë apo Ki e nginjur”… Më në fund, realiteti i njohur i dyndjeve Indoeuropiane rreth 2300 – 2000 pr.k., na e mbështet fare mirë përfundimin se Pellazgët janë vetë Shumerët e shpërngulur nga Toka e Lashtë, e gjithashtu, se zanafilla dhe identiteti shqiptar kalon nëpër këtë varg segmentesh historike: Shumer – Pellazg – Ilir – Arbër – Shqiptar” – thotë ky studiues dhe shumerolog i mirë.17

Në mes të lumit Tigër e Eufrat krijohet kultura e Shumerëve (Sumerëve) e cila do të ngriste lartë kulturën e Babilonisë, e cila më vonë rrënohet.

Thuhet se të gjithë popujt e botës e flisnin një gjuhë në Mesopotami, e cila është “gjuha mëmë” e njerëzimit, dhe se ajo ka qenë gjuhë e banorëve të bardhë, boreal, siç thotë edhe profesor Xhysepe Katapano18, të ardhur nga veriu, që ishin pellazgët. “E shpjeguar thjeshtë, ajo tregon se deri në atë kohë, kudo, flitej gjuhë e njëjtë. Më pas do të niste ndarja e saj në gjuhë bija, ndonëse ndryshimet nuk ishin thelbësore. Ato u ngjanin dialekteve ku lidhje në me tyre vështirësosheshin nga brezi në brez. Duke u dhënë gjuhës ngjyrime, ato bëheshin të pakuptueshme për popujt e tjerë”.- na thotë në lidhje me gjuhën e sumerëve, Ali Eltari-Lapi.19

Gjer në fund të shekullit XIX, pjesë më e madhe e antropologëve kanë vërtetuar se banorët e vjetër sumerë të Babilonisë dhe Mesopotamisë kanë karakter të theksuar të kafkave brakicefale, siç janë në të vërtetë shqiptarët.

Të theksojmë se pellazgët deri në kohët historike zinin Europën, pjesë të Perëndimit Aziatik dhe të Afrikës Veriore. Së këtej del se gjuha mesopotame, hebraishte ose arabishte kanë huazuar nga pellazgishja”.20

Hititët u afrohen gjeografikisht vetëm albanëve të Kaukazit, ndërsa 2000 vjet p.e.s. fillon koha e re historike e Anadollit. Ajo u quajt e gjitha “koha e hititëve”, që zgjatë prej vitit 2000 p.e.s. deri në vitin 700 p.e.s.21

Më tutje, do të shohim në vazhdimet tona…

1 Xhusepe Krispi, në veprën e tij „Shqipja, nëna e gjuhëve (Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri)“, Plejad, Tiranë 2009, faqe 86, nxjerrë nga fjalët e Malte-Brun nga libri i tij, Vëllimi i 6, Kreu 119, faqe 253.

2 Shikoni veprën e Xhusepe Krispit, që kemi përmendur, faqe 28.

3 Shikoni në faqen e FB, te Besir Bajramit, „Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji…“, http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

4 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008.

5 Ajo vepër e Ali Eltarit, faqe 5, fjalët e Johan Tuman, nga vepra e tij „Kërkim në histori“, Lajpcig, 1774.

6 Vepra e përmendur, me gjithë disa keqtrajtime të autorit, faqet 22-23.

7 Po aty, faqe 34.

8 Arif Mati, “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme e një populli parahellen“, Plejad, Tiranë 2007, faqe 237.

9 Shikoni librin e Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqet 5 dhe 6.

10 Do ta shohim në shkrimi tonë për besimin e pellazgëve, pellazo-ilirëve dhe shqiptarëve.

11 Shikoni shpjegimet e këtij emri të Prof. Muharrem Abazajt, vepra e tij, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 350.

12 Po aty, e njëta faqe.

13 Shiko artikullin „Alfabeti Feniks dhe Lineari B me origjinë pellazge, Mathieu Aref“, të botuar me 5 tetor 2016, nga shkrimi në http://pashtriku.org, në http://www.ilirida-online.com/alfabeti-fenikas-dhe-lineari-origjine-pellazge-mathieu-aref/.

14 Konkluza e Arif Matit, që sjellë në kundërshtim shkrimin http://www.ilirida-online.com, të përmendur më lartë.

15 Shikoni veprën Niko Stylos, “Etruskishte-toskërishte”, West Print, Tiranë 2010.

16 Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, “Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, nisi krijimin para 50 mijë vitesh”, të botuar me 1 mars 2016, te http://shqiptari.eu/gjuha- shqipe-u-krijua-mijera-vite-para-greqishtes-nisi-krijimin-para-50-mije-vitesh/.

17 Shiko shkrimin e FB, të Altin Kocaqit „Dodona: kryeqendra e civilizimit autokton europian“, prej Agim Ratkocerit, me 13 shtator 2016, „Pellazgët janë vetë Shumerët prej Dheut të lashtë“, të autorit Anastas Shuke, studius dhe shumerolog.

18 Shikoni artikujt e mi, në http://www.brahimavdyli.ch, apo veprën e Xhusepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.

19 Ali Eltari-Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, faqe 51.

20 Po aty, faqe 52-53.

21Po aty, faqe 67.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Mburoja e “Aleksandërit të Madh” në Apoloni?

Mburoja e “Aleksandërit të Madh” në Apoloni?

Mburoja-e-aleksandrit

Historia e një mburoje zbuluar në Apoloni / E ndarë në 8153 copë, u deshën 760 rrugë për konservimin e saj për më shumë se 20 vjet falë një pasioni këmbëngulës
Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.

Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.

Frederik Stamati
Viti 1983 i dhuroi Apolonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjendeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e paparë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmët e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj., etj., dhe gozhdët me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e rrallë. Kuriozitetin më të madh e krijonte mburoja, forma e shkatërruar e së cilës lindte diskutime jo pa hamendësi.    Unë shkova kur mburoja ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të sigurt në magazinat e muzeut. Ah, e sigurt! Një pjesë e saj, rreth një e treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u kthyer në thërrmija të vërteta! Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë e tre copa!
Që në njohjen e parë lindi e vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsultat pa fund nuk jepnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi copat e mburojës për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese, tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithçka në stereomikroskop. Mundohesha të kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzetë e Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.
Thanë që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova shtatëqind e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithçka e parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund. E kam tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Fotot dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes tërthore. Është në shtatë nivele: 1-meduza, prej bronzi, 2-fleta metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës, 4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elemente bronzi, që shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kubaturës nga plani 11-13 cm. Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në lashtësi. Këtu nuk po i jepnim “kon”. U konsultova disa herë në Gjermani, në Hungari dhe në Greqi.
Materiali i zi lidhës dhe mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte një masë bituminoze me vaj gjysmë të thatë, ku ishte shtuar edhe rrëshirë pishe. Po në këtë institut u kontrollua nëse ka qenë e lyer me ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll, sepse në literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e prapme të mburojës lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe. Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpërbëhet nuk lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin. Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht lëkurë kau. Në Universite Paris-Sud, në laboratorin e hidrologjisë izotopike dhe në laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei, si dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po, është e periudhës së Aleksandrit të Madh! Dhe këtu na u ngrit mendja!     Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të mburojës maqedonase të shekullit të katërt para Krishtit. Vërtet që rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojës është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë tërheqëse. Perseu, mbasi ia preu kokën, e futi në një thes dhe ia dhuroi Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë meqë koka e Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte. Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë pas këtij miti dhe dha urdhër që të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e Meduzës. E meqë jemi te Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e mburojës sonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër vraga për të krijuar flokët në formë gjarpërinjsh, vetullat, etj. Si nuk kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllë bimorë. Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është pas përfundimit të punimeve. Fleta e sipërme e mburojës është një e vetme dhe e shtrirë me rrahje. Mirëpo një studim në laboratorët e “Strukturës së materies” në Fakultetin e Shkencave Natyrore na detyron të biem në mendime. Në qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishtur e gjithë skema e zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë profilin e ullukut. Në shtatë vende, metali është çarë. U gjetën shtatë arna të ngjitura me kallaj. Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e dekoracionit kanë pas përdorur koeficientin tre. Ashtu punonin në lashtësi, me koeficientë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me kujdes do të vëreni se gjithçka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si gjysmë sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët koncentrikë është 120 gradë. Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me reliev, sepse do t’u jepnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë. Rezulton që mburoja të jetë ceremoniale. Ai që e ka pasur këtë mburojë ka qenë një njeri i rëndësishëm në Apoloni! Dhe kjo na e fut më tepër mendjen në labirintet e kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund. Dy kanë qenë format e mburojave maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të tjerat kishin nga mbrapa rripin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango paksa të lëvizshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur. Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull. Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm, sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elemente të ndryshme janë të njësuar. Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e brendshme, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementet e tjera përbërëse të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëndrimit në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementet udhëzuese për spangon dhe rripi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka pasur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur, veçse në fletën prej metali duken gjurmët e ngjitjes me kallaj të një kutie katrore me brinjë rreth 5 cm. Pastaj i vinte radha montimit të fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze, që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojës qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte përfundimisht. Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga 1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër se njëzet!     Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit. Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri-tjetrin në një rrjetë imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar. Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e papërcaktuar u përzje edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit… Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të themi se me kohë u formua një si forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe puna konkrete, që zgjati aq shumë.     Gjithçka u pastrua nga papastërtitë dhe mineralet e korrozionit deri në atë sipërfaqe ku këto produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së transformimit natyror drejt niveleve më të ulëta energjetike. Sot, të gjithë muzetë e botës e kanë kthyer në postulate këtë ekuilibër të brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh nëpërmjet reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e “plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe njëkohësisht kancerogjene. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u shfaq asnjë problem qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeut që do ta marrë nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh. Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike. Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori, ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet ushqyerjes me ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzetë e Shqipërisë janë të papajisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes mbetet “mbas derës”.

 

U ndërtua një bazament sektori sferik (po i bie shkurt, sepse ai ishte mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë moria e çrregullsisë së fragmenteve. Aty, për vite të tëra, mburoja u formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë, pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në mënyrë që të jepte një strukturë hapësinore, ku të dallohej qartë ajo çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që kërkuam nëpër Europë një material të tillë plastik, fillimisht të lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të paforcuar të materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me gërvishtje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e dyllosa me dyllë mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu. Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë arsye, të gjithë elementet e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me rrëshirën: ata mund të çmontohen lehtësisht. Më në fund u bë edhe integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa më të ulët, dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tri ditë punë, gjithsej edhe tri ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i Apolonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë e morën fshehurazi dhe e çuan në Apoloni, ku qëndron e ekspozuar si saç televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë projektit konservues, të llogaritur që në fillim.   Më kot kërkova nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të nëse kanë përfunduar apo jo punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe Kosova… Mirë, tani le të kthehemi te dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë mbajtësi i saj dhe nëse mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore tipike të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht, shumë objekte të këtij varri, u vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim. (Shpeshherë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregtia? Po, por është e vështirë të grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë prejardhje nga tokat përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha për një specializim në Muzeun Numizmatik të Athinës, drejtori i atij muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Belshit, më tregoi disa botime të ilustruara me foto, ku pashë forma krejtësisht të njëjta me ato të objekteve të Belshit, që i pata restauruar dikur. Ai më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u jepte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.

 

Armatimi i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë për shembull mungojnë. Pse? Nuk e themi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apoloniatë. Në mbyllje po themi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj objektet e tjera aq të rralla dhe cilësore! Ky është objekti më i vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se dhjetë milionë lekë, nëse do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ia vlejti e gjitha kjo? Mburojën sot e ka jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!
[the_ad id=”4118″]

Dilemat ne udhekryq!

Dilemat  ne udhekryq!

Skender Shala

Shkruan: Skënder Shala

Fillimi i shek. XXl për kombin tonë është, riciklimi i bagazhit historik të mbeturinavë që i lanë poshtuesit shumë shekullor në cfarosjen dhe shkatrrimin e kombit dhe kultures tonë Hyjnor në gadishullin Ilirik. – Falë Zotit shpetuam! Sot jemi deshmitar të mbijetimit, me vullnetin e Hyjit tonë, edhe duke qenë shumë mirënjohes të gjithë atyre që na ndihmuan për clirim!

Si dihet, atëherë shumë moti, ndoshta ashtu e deshti Zoti që ti furnizojmë shtëtët dhe kontinentët tjera me racën tone Hyjnore, dhe më në fund ti kthehmi vetëvetës?! Nga ajo katrahur që ku jemi sot, në 7-8-të pjesë të shpërndarë. Megjithatë prap po bëhët përpjekjë në ringjalljen e përtrirjes funksionalë të natyrshmërisë tonë gjithëandej ku ka shqipëtar. Kemi kaluar plot rreziqë, sfida, barriera dhe përplasje nga më të ndryshmet, sëpsë koha e gjatë shumë shekullorë edhe e ka bërë të vetën, duke tjetërsuar zakonet, fenë, kulturen, gjuhën e tjera deri në vetëmohim!!!

Tani gjenerata e re, më së mirti e ka kuptuar ketë transfërim që kombi ka nevojë të Rilind mbrenda natyrshmërisë së vetë. Kjo lidhje fatlume është bërë gjenëratë mbas gjenëratë nga pishtarët e kombit tone që na e lanë trashegim atdhedashurinë brez pas brezi nëpër shekujt e erret! Sot duhet të ndihemi mjaft të lumtur, sëpsë përcarjet që na i lanë thundraket shekujë me radhë, po zhduken ndalngadal. Ishin vërtëtë shumë të rrezikshmë për zhdukje dhe tjetërsim. Tani kanë mbetur vetëm fundrinat e fundit në veprim edhe pak ditë duke shfrytëzuar lodhjen tonë shekullore. Ne na duhet ta kthejmë krenarinë të gjenerata e re, e cila po vetëdijesohet cdo ditë e më tepër duke kuptuar vleren shtëtndërtuese. Por edhe duke kuptuar mekanizmat përqarsë që përdoren armiqët shekullor përqajë e sundo, e sidomos përmes fesë!

Tani po kalon koha e ndarjevë rajonale e regjionale. Edhe ata që kanë mbetur hijeve, duhet ta kuptojnë së Trojevë të Arbërisë po i kthehet natyrshmërija, duke filluar ta shëndrisin rrezët Hyjnorë! Vetëdijesimi kombtar është vyrtyti më i lartë njërzor. Atëdheu e kombi është i shëndetshëm dhe funksional vetëm atëherë kur din vetë të menagjohet. Duhet ta dijmë së kombi nuk ndahet në shumicë e pakicë simbas fesë, fisit etj. Për fat të mirë këtë e dijnë 70% – 80% sot. Prandej nuk ka kush së për cfar të brengoset nga keqëbërsit e një numri shumë të vogël fanatikesh osë bashkpuntor të armikut, injorant fetar për ndonjë rrezik cfardo coftë ai. Sëpsë, vlerat univërzalë janë pasuri gjithë kombtare që kujdeset shumica pra 70% – 80%-shit! Nga kjo shumicë, del vigjilenca kujdestare si Orë e mirë që bënë roje shëjnëtrisë! Prandej, armiqëve dhe fanatikve nuk do tu mbetët shumë hapsirë për veprim. Ata, po e kuptojnë cdo ditë e më shumë së NE po i kthehemi vlerave të natyrshmërisë tonë Europiane. Ata, po shfrytëzojnë edhe pak varfërinë tonë, dhe përmes ,,shoqatave bëmiresë” në krye me gjeneral të përgaditur duke i shantazhuar një pjesë të lodhurit, injorantët dhe duke i kthyar në fanatik fetar vetëvrasës me ndihmen e poliagjentve qëveritar. Raketat e shumta drejt qiellit në Dardani vetëm së e kanë një mesazh të keqë për pamje, së ky truall i arbërit ruan themelet e vjetra të kishave, varrezave së bashku me kulturen tonë antike Këtë duhet ta din opinioni i mbrendshem e i jashtem, e në vecanti armiqet!