Get a site

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI

harta

ZHVILLIMI I JETËS QYTETARE NË ILIRI
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Periudha midis viteve 335-230 p.e.s. është koha e shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm dhe e lulëzimit të qytetit ilir. Ajo përputhet me fuqizimin më të madh të shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apolonisë, zonë që përbënte tani qendrën e shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore në përbërjen e shtetit maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë që kishin në kuadrin e shtetit ilir. Qytete të tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këtë zonë edhe një varg qytetesh të reja, si Dimli, Olympe (Mavrovë-Vlorë), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopoli ?), në Gradishtën e Belshit, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para urbane në këto anë, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindën vetëm në fundin e shek. IV – fillimin e shek. III p.e.s. Por në krahinat e brendshme të luginës së Matit e të Drinit të mesëm nuk ka ende dëshmi të qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe më parë, zënë një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë e Poshtme etj., qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të lumit Mat është se ato janë të kthyera me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.

Pamja e përgjithshme urbanistike nuk është e njëjtë për të gjitha qytetet ilire të kësaj kohe. Ato dallohen sipas madhësisë dhe rolit ekonomik e politik të tyre: ka qendra të mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Çuka e Ajtojt etj. Një kategori tjetër formojnë qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbështetur në kushtet e terrenit dhe të rrethanave në të cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një akropol në majë dhe qytetin poshtë tij. Të tilla janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve ekzistuese të vendbanimit të mëparshëm; muri i poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm – akropolin, dhe në atë përfund tij – qytetin e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë të brendshëm.

Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu një tip qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e këtij tipi duket se nuk kishin një mur të jashtëm rrethues për lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetëm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize e thyerje të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire.

Prej qyteteve të vjetra Bylisi ndoqi një rrugë të veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi të cilën ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë qëllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan të vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Klosin ai përbën një kategori të veçantë qyteti.
Pavarësisht nga klasifikimet e ndryshme që mund t’u bëhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së banuar në një terren jo të sheshtë, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve në tri pjesë kryesore, për banim, për veprimtari shoqërore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit.

Një nga kriteret bazë të qytetit ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse të terrenit. Në këtë sistem fortifikimi muret e qendrave të vjetra të epokës së hekurit shfrytëzoheshin vetëm pjesërisht. Qytetet e ngritën mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re që u përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të Lisit dhe të Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato të Bylisit, Dimales, Margëlliçit, Irmajt e të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Këto ishin mure të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m. Ato përforcohen tani me kulla të shumta.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe kanë porta të shumta, të mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre i kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut.

Nuk njihet ende në masën e duhur ndërtimi i brendshëm i këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi dëshmojnë se ato janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe në Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.

Rrugët ishin një element themelor urbanistik që e ndanin qytetin në insola, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij.
Vendet më në dukshme janë përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin tempujt, teatrot, portikët, stadiumi në Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale në Selcë të Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash.

Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese. Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve rrethuese.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre rrethuese. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m. Nuk dimë shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak më e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m. Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.

Muret rrethuese dhe godinat shoqërore që janë ruajtur dëshmojnë se ndërtimet e tyre u nënshtroheshin parimeve të njohura të urbanistikës antike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqisnin ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III. Jeta dhe kërkesat e kohës i përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese.

Procesi i shndërrimit të disa qendrave të fortifikuara të epokës së hekurit në qytete nuk përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qytete vetëm ato që kishin një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë, nga ana tjetër, që krahas këtyre qendrave të lindin në rrugët e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme lindore nëpër Shkallën e Tujanit – Qafë Murrizë – Dibër – Maqedoni; qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë, në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apolonisë me luginën e Devollit; pikëvrojtimi i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh në zonën gjeografike ku qyteti mbizotëron me ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë vetë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

hart-ilireKjo eshte harte gjeografike Mesape ::.
Kjo gjetje, qe do te kete qene tjegull rrethore prej se ciles na eshte ruajtur vetem 1/6 e permbajtjes se saj, ka nje shkrim nga me interesantet, ne fakt:
– ajo qe dallohet ketu eshte se inkripcioni i realizuar me gerrithje nuk eshte nje shkrim koti si jemi mesuar te shohim, eshte dicka me speciale:
Nga krahu i djathte mund te lexojme HYDR / I;
Shenim i cili mund te mund te tregoje edhe emrin e Detit Adriatik ne nje forme te vjeter origjiale Hydri.
Poashtu edhe pjeset tjera te glosave qe gjinden ne hapesiren e detit te anes se djathte te jete Hydrili[?r/k]. Por, kjo eshte pak e mundur. Per t’i dhene emrin Adriatikut mjafton edhe hydria burimore.
Por, duke qene se kemi nje pikeshenim ne cep te kufirit te ketij bregu prane emrit, behet e qarte se eshte fjala per nje vendbanim me emrin HYDR-a, kuptimi i se ciles duhet te jete: “hyrja”, “moli”, apo ajo qe eshte bere me e perditshme te perdoret: Porti.
Per me shume, – kemi dhe qytetin qe mban kete emer te regjistruar prej shekujsh, e qe ne kohen romake i takonte Provinces Kalabreze; me po kete emer: Hydr-us; Hydr-untum. Ky port mendohet te kete qene me ‘i rendesishem’ se porti i Brund-isit, (nje emer tjeter Messap) sepse ishte me afer Apollonise e cila dikur lidhte me tregjet e Lindjes.
Me poshte dhe pak me ne ball me portin e Durresit, kemi portin tjeter me vendin ose qytetin LI[K/R]?.
Tutje ne maje drejt korkyres kemi vendbanimin/themelaten LIOS.
Siper kemi vendin: OTAN ose KUTAN.
Siper tij kemi: BAL ose B[EShE]L; SOL [sethel]; MKOS, (?MIOS); STY, [EShTI]; anash: Qytetin e fotrtifikuar NAR dhe portin tjeter majtas: GRAkHA.
Ne krahun e majte mund te shohim detin tjeter me shkronja mire te lexueshme: [O/U]TARAS; ku lehtesisht pernjohim emrin Otranto ose, edhe, Taranto, – shkronja e pare duhet te jete O/U pavaresisht a i perket pjeses tjeter te emrit: U-TARAS; qe me kete U semantike mund te kete dhene kuptim te brendesise; nje hapesire te brendshme. I cili lehtesisht mund te kete qene emer alternativ per kuptimin e fjales dhe emrit tjeter koekzistent BRENTION (Brendësi), sado qe eshte mjafte e pranueshme edhe zgjidhja Briri ,marre parasysh se sot ajo qe quhet Brindisi gjndet ne bregun e jashtem te Utres apo tarantit, dhe qe e ben me te besueshem kuptimin nga rrenja tashme gjersisht e pranuar shqipe: BRIN-DI-SI.
Emri Messapi (ku “s” e dyte sherben si vize ndarese ne emerformim) do te thote me nje fjale Mesdeteve, apo me burimisht: Mesujerave; kuprim te cilit kontribon edhe emri krahinor Apulia; [ab-Ujia].
Emri i tjeter prane KALABRIA, e cila gjithesesi mund te kete qene formuar nga shprehja tashme e humbur (ne shumicen e arealit shqipfoles) por por qe shumica ende e mbajne mend te pashkdyzuar per teformuar fjale tjera: KALA~, qe shenjon dicka te lidhur bashk; te nderlidhur. Te varur ne nje trup, dege, nje fije, pergjithesisht: ne nje pike te perbashket, dhe e cila i bashkon. Ky eshte kuptimi i parafjales KALA (te dy a-te e shkrurtera, me theksin e shkurte te rrokjes se pare).
Ose teoria e tjeter e Kalabrise, eshte Ka-lab-ri si pjese e perbashket me Laberine (i njejti popull).
Pjesa tjeter e fjales eshte serish e pernjohshme nga shqipja BRI qe e ndeshem edhe te toponimi Brindisi.
Brindisi – sipas Piri Reisit, shek. XVI.
Emer qe gjithesesi mund t’i kete pasur te dy kuptimet e gjuhes shqipe, edhe “brendesi” edhe “brindyshi”.
*
Gjetesit e ketij artifakti e mbajten te fshehte ta greqizonin interpretimin e saj duke i hequr cdo lloj merite ilire. Por kjo nuk eshte e tera. Armiqte vullnetar nuk u mjaftuan me kaq: Kriminelet ne fakt, -thyen, asgjesuan dhe zhduken mbi 1/6 e diskut te vogel, qe sic arrij te konkludoj ishte per perdorim personal dhe mund ta mbaje kudo me vete.
Siperfaqja e thyerjes se ketij artifakti te ralle eshte e fresket!
Terrakota per dallim nga ana e siperfaqes se lemute dhe te pjekur, nga anet e thyera terheq papastertine e vendit permes lageshtise dhe efektit kapilar brenda ne strukture dhe eshte pothuaj e pamundur te lahet, ashtu qe te duket sikur eshte thyer sot.
Armiqte e trashegimise sone kulturore, duke pare se mbeshetur ne metoda shkencore, harta nuk mund te klasifikohet si “pasuri greke”, te tjeret kishin goditur direkt artifaktin duke u munduar ta mohojne ne plotesi, jo vetem permbajtjen dhe rendesine e saj per kulturen ilire por edhe autenticitetin e saj ne teresi.
Asgjesimi i faktografise se kultures se larte ilire vazhdon edhe ne shekullin XXI me intenzitet te pa shuar.

[the_ad id=”4118″]

Antigonea qyteti i lashte ILIRE

Antigonea qyteti i lashte ILIRE

AntigoneaANTIGONEA qyteti me jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p.e.s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea.

Sipas historianit grek të lashtësisë, Plutarkut, Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Kur ishte 17 vjeç, mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani. Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s.

Shpejt u kthye në një qendër të rëndësishme për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit, e cila në Antikitet quhej ngushticat e Antigonesë.

Fitorja e Republikës Romake në luftën me ushtritë maqedonase të mbretit Filipi V pati pasoja fatale për Antigonenë. Pas fitores përfundimtare në vitin 167 p.e.s., Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili, duke zbatuar një urdhër të Senatit, kreu më 168 p.e.s. plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë, përfshi Antigonenë. Qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake dhe nuk u rindërtua më kurrë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.

[the_ad id=”4118″]

Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Gjetjet arkeologjike në Kroaci

Me gjetjet arkeologjike në lokalitetin për të cilin kanë shkruar edhe mediat botërore, po përgatitet ekspozita në “Kështjellën e Kloviqit”. Bëhet fjalë për artefakte të gjetura në ishullin Korçulla të Kroacisë.

E ato hapin një faqe të re të historisë së ilirëve.
“Varreza të tilla në Adriatik deri më tani nuk kanë qenë të njohura, e me organizimin, dimensionet dhe ato që janë gjetur aty, paraqesin hyrjen e një kapitulli të ri për studimin e historisë së banorëve lokalë ilirë, me shekuj para Krishtit. Rezultatet e hulumtimeve i kanë tejkaluar të gjitha pritjet tona, sepse supozohej se varrosja ishte bërë në varreza monumentale me mure të thata, një plan afërisht rrethor me renditje blloqesh prej guri.
Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve 1Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Pjesët qendrore të rrethit prej guri, janë varre me dhjetëra kufoma afër të cilave janë gjetur gjëra të tjera, si vazo greke, armë hekuri dhe stoli bronzi, argjendi, qelqi e qelibari…”, ka thënë arkeologu Dinko Radiq, transmeton “koha Ditore” shkrimin e gazetës kroate “Jutarnji list”.
Kësisoj, këtë javë është zbuluar varri i fundit prej katër sosh në lokalitetin Kopila në Korçullë, ku arkeologët kanë hasur në eshtra që me kohë janë përzier me copa enësh të kohës së Greqisë antike, si dhe një shtizë luftarake e ruajtur mirë. Në mesin e gjetjeve, fort i vlefshëm është edhe një vath me kokë luani nga koha helene i shkrirë në argjend, që, siç thotë Radiq, s’mund të krahasohet me asnjë artefakt të gjetur deri më tani.
Ky arkeolog, i cili bashkë me Igor Bozhiqin kanë udhëhequr hulumtimet në këtë lokalitet, ka thënë se përkundër faktit se këto varreza përmbanin gjësende greke, bëhet fjalë për varre ilire. Gratë kanë qenë të varrosura me stoli e meshkujt me armë, por krahas të dy gjinive janë gjetur vazo helene.
“Mendoj se gjetjet në Kopila do ta ndryshojnë mënyrën se si i qasemi historisë në këto anë. Ilirët shpeshherë i konsiderojmë si banorë të rendit të dytë, veçmas në raport me bashkëkohanikët e tyre grekë. Megjithatë hulumtimet tona dëshmojnë se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë shumë më i madh se sa që është menduar deri më tani, madje edhe në jetën politike”, ka thënë ai.
Sipas tij, komuniteti i ilirëve në kohën kur datojnë varret ka qenë i fuqishëm, i pasur dhe me siguri edhe dominues në këto anë. Varret datojnë në shekujt III, II dhe I para Krishtit dhe banorët lokalë janë vrarë në këtë lokalitet në kohën e Romës së Vjetër, kur Octaviani, mbreti i ardhshëm August, dërgoi ushtrinë që në mënyrë mizore të qëronte hesapet me ilirët lokalë.
Epilogu i këtij rrëfimi, sipas Radiqit, ka nisur para njëzet vitesh. Në fakt, në atë që supozohet se ka qenë fortesë parahistorike në Korçullë artefaktet e para janë gjetur para 200 vitesh, e për këtë dëshmi janë edhe shënimet e historianit Nikola Ostojiq, si dhe katalogët për koleksionin arkeologjik të Muzeut të Dubrovnikut. Duke hulumtuar këto shënime, Radiq ka konstatuar se rezultatet nuk dalin vetëm prej fortesës, por edhe prej varreve. Por vetëm para katër vitesh atij iu dha leja për gërmime. Në pyetjen se si ndihet që pas këtij rrugëtimi njëzetvjeçar la një rezultat, ai është përgjigjur: “Shkëlqyeshëm dhe është e natyrshme të jem euforik”.
Ekziston edhe një lokalitet arkeologjik i kohës së njëjtë me atë në Korçullë e ai është Vica Luca në ishullin Braç. “Ai lokalitet është më i vogël dhe është zbuluar para njëqind vitesh, kur nuk ka pasur metoda bashkëkohore për hulumtim siç ka sot. Gjetjet në Korçullë japin përgjigje për bashkëjetesën e dy popujve, ilirëve dhe grekëve. Artefaktet e gjetura në varre janë greke e jashtë tyre është gjetur qeramike ilire. Dhe pikërisht për këtë s’ka si këto varre në Adriatik. Në teori e kemi ditur se si janë varrosur ilirët, por në praktikë ky është një shembull unik.
Ka edhe varreza të ngjashme, por për to nuk mund të themi se i takojnë kohës së bronzit. Janë së paku mijëra vjet më të vjetra se sa ato të Korçullës, por as nga ajo kohë nuk ka këso ndërtimesh komplekse e monumentale. Mua para së gjithash, në këto dhe hulumtime të ardhshme më intereson dominimi i kulturës ilire”, ka thënë Radiq.
Për shkak të këtyre zbulimeve në Korçulla, sërish vjen profesori Preston Miracle nga Universiteti i Cambridgeit. Ai tash e sa vjet merr pjesë në lokalitetin “Vela Spila” në perëndim të Korçullës. Por krejt gjetjet në vjeshtë do të ekspozohen në “Kështjellën e Kloviqit”, galeri e njohur në Zagreb të Kroacisë, e cila e ka marrë emrin sipas Juraj Julie Kloviq, artistit të njohur kroat të shekullit XIX, në ekspozitën e kuruar nga Jasmina Bavolak. “Korçulla, së paku sa i përket parahistorisë, është njëri prej ishujve më të hulumtuar mesdhetar, dhe interesimi i shkencëtarëve të njohur evropianë do të thotë se edhe në të ardhmen do të zgjerohen njohuritë e tanishme”, ka thënë ajo.
Hulumtuesit e këtij lokaliteti, të udhëhequr nga Dinko Radiq, thonë se janë të privilegjuar që në një vend mund të hasin në praktikë krejt historinë njerëzore. Në “Vela…” janë gjetur dëshmi të jetës që nga koha e gurit deri në atë të bronzit. Para tri vitesh për këtë lokalitet kanë shkruar media të njohura botërore në mesin e të cilave edhe e përditshmja amerikane “The New York Times”, e cila raportoi për mbetje të qeramikës që datonin prej 17.500 deri në 15.000 vjet para Krishtit.
“I njohim për gjahun e viganëve, por gjetjet e reja në Kroaci na dëshmojnë se në kohën e akullit, njerëzit i kanë dhënë formë qeramikës shumë më shpesh se sa që mendohej deri më tani”, shkroi ndër të tjera “The New York Times”.

[the_ad id=”4118″]