Get a site

Vetëdijesimi për Identitëtin e natyrshmërisë tonë!

Indifërentizmi

skender-shala

Shkruan Skender Shala

Fillimi i shek. XXl për kombin tonë është, riciklimi i bagazhit historik të mbeturinavë që i lanë poshtuesit shumë shekullor në cfarosjen dhe shkatrrimin e kombit dhe kultures tonë Hyjnore në gadishullin Ilirik. – Falë Zotit shpetuam! Sot jemi deshmitar të mbijetimit, me vullnetin e Hyjit tonë, edhe duke qenë shumë mirënjohes të gjithë atyre që na ndihmuan për clirim!

Siq dihet, atëherë shumë moti, ndoshta ashtu e deshti Zoti që ti furnizojmë shtëtët dhe kontinentët tjera me racën tone Hyjnore. Tani po na troket koha më në fund që ti kthehmi vetëvetës nga ajo katrahur që. Sot të gjithë duhet bërë përpjekjë në ringjalljen e përtrirjes natyrshmërisë tonë gjithëandej ku ka shqipëtar. Kemi kaluar plot rreziqë, sfida, barriera dhe përplasje nga më të ndryshmet, sëpsë koha e gjatë shumë shekullorë edhe e ka bërë të vetën, duke tjetërsuar zakonet, fenë, kulturen, gjuhën e tjera deri në vetëmohim!!!

Tani gjenerata e re, më së mirti e ka kuptuar ketë transfërim që kombi ka nevojë të Rilind mbrenda natyrshmërisë së vetë. Kjo lidhje fatlume është bërë gjenëratë mbas gjenëratë nga pishtarët e kombit tone që na e lanë trashegim atdhedashurinë brez pas brezi nëpër shekujt e erret! Sot duhet të ndihemi mjaft të lumtur, sëpsë përcarjet që na i lanë thundraket shekujë me radhë, po zhduken ndalngadal. Ishin vërtëtë shumë të rrezikshmë për zhdukje dhe tjetërsim tonë kombtare. Tani kanë mbetur vetëm fundrinat e fundit në veprim edhe pak ditë duke shfrytëzuar lodhjen tonë shekullore. Ne na duhet ta kthejmë krenarinë të gjenerata e re, e cila po vetëdijesohet cdo ditë e më tepër duke kuptuar vleren shtëtndërtuese. Por edhe duke kuptuar mekanizmat përqarsë që përdoren armiqët shekullor përqajë e sundo, e sidomos përmes fesë!

Tani po kalon koha e ndarjevë rajonale e regjionale. Edhe ata që kanë mbetur hijeve, duhet ta kuptojnë së Trojevë të Arbërisë po i kthehet natyrshmërija gjithëandej duke filluar të shëndrisin rrezët Hyjnorë! Vetëdijesimi kombtar është vyrtyti më i lartë njërzor. Atëdheu e kombi është i shëndetshëm dhe funksional vetëm atëherë kur vetëdijesimi arrinë të menagjohet. Duhet ta dijmë së kombi nuk ndahet në shumicë e pakicë simbas fesë. Për fat të mirë këtë e dijnë shumica. Prandej nuk ka kush së për cfar të brengoset nga keqëbërsit e një numri shumë të vogël fanatikesh, bashkpuntor të armikut, injorant fetar. Sëpsë, vlerat univërzalë janë pasuri gjithë kombtare që kujdeset shumica! Nga kjo shumcë, del vigjilenca kujdestare si Orë e Mirë që bënë Roje Shëjnëtrisë! Prandej, armiqëve dhe fanatikve nuk do tu mbetët shumë hapsirë për veprim. Ata, po e kuptojnë cdo ditë e më shumë së NE po i kthehemi vlerave të natyrshmërisë tonë Europiane. Ata, po shfrytëzojnë edhe pak varfërinë tonë, dhe përmes ,,shoqatave bëmiresë” në krye me gjeneral të përgaditur duke i shantazhuar një pjesë të lodhurit, injorantët dhe duke i kthyar në fanatik fetar vetëvrasës me ndihmen e poliagjentve qëveritar.

Skënder Shala

 

[the_ad id=”4118″]

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

Qytetërimi i Pelionit të lashtë, historia e të fshehtat lidhur me të

pelioniQyteti i Pelionit ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

Gjithkush mund të ketë dëgjuar për qytetin e Pelionit. Ai ndodhet diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku.

ky qytet do të ketë shumë për të thënë. Nuk është çudi që të na lerë të befasuar të gjithëve. Ai është një histori e mirëfilltë e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh të sëmura. Ai ka parë me sytë e tij, aleancat dhe luftërat mes mbretërve të vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III të Maqedonisë, martesën e Euridikës, vajzës shqiptare, me mbretin Amynten II në Maqedoni. Prej saj do të lindte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Që nga ajo kohë lidhjet e gjakut mes dy vendeve do të shfaqeshin kohë pas kohe.

Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura dhe të panjohura deri më sot. Ai do t’i tregojë të gjitha. Thuhet se ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni mund të gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçë, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Por përsëri nuk mund të thuhet se sa afër dhe larg tij jemi.

Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vijojnë edhe sot e kësaj dite. Tashmë nuk është çudi që gjendemi pranë tij. Që nga çasti i zbulimit do të kemi mundësinë të njihemi me të fshehtat i fisit të Dasaretëve. E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir.

Ku shtrihet Pelioni

11c04cd6-b846-4c14-bd2e-e1239f2f4c02---0-
“Sigurisht që qyteti i Pelionit gjendet në Shqipërinë juglindore”, nis të tregojë prof. as. dr. Skëndër Aliu.

“Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq… Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike. Ato flasin për një shtrirje kohore të pandërprerë duke filluar që nga neoliti i vonë në vitet 2800-2700 p. e. s., e deri në shekullin IX p. e. s.”, tregon prof. as. dr. Skënder Aliu.

“Shqipëria juglindore kishte një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, vijon të tregojë Aliu, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e saj. Kishte një florë dhe faunë të pasur, terrene të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori, ujëra të bollshme për peshkim, ku veç këtyre kishte një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve që të çonin në brigjet Adriatiko-Egjeane. Nëpërmjet luginës së Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalinë, ndërsa afërsia me Maqedoninë, ku zbresin ujërat e Vardarit, e cila shërbente si rrugë drejt Danubit ka qenë tepër e rëndësishme për të. Pikërisht mbi këtë vend do të ngrihej qyteti i Pelioni, emri i të cilit do të mbetej i shkruar në burime historike mjaft të hershme, të cilat do të nënvizojnë faktin se Pelioni ishte një qytet i fuqishëm i ilirëve”, tregon më tej prof. as. dr. Skënder Aliu.

Marrëdhëniet me fqinjët

“Fuqizimi i qytetit të Pelionit nuk ishte i rastësishëm. Pozita gjeografike e Shqipërisë juglindore favorizonte lindjen e qyteteve të fuqishme. I tillë do të ishte Pelioni. Përmes rrugëve të tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende të tjera fqinje. Që nga shek XV p. e. s nisën të vinin objekte të importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë. Të asaj kohe janë një enë balte e prodhimit me çarak e tipit mikenian, e zbuluar në varrin qendror të tumës së Rehovës, 8 copë pafta floriri, nga të cilat 6 janë gjetur nëpër varret e tumës së Rehovës dhe 2 në atë të Shtikës, të cilat datojnë në shek XIII p. e. s. Si importe të drejtpërdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, enët dhe shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark, të zbuluara në lumin e Barçit e në vendbanimet e Sovjanit, të cilat datojnë në shek XII-X p. e. s. Me origjinë të hershme euro-qendrore janë gjithashtu kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata, fibulat dhe varëset gjyslykore, të cilat kanë qenë të pranishme në shumë varreza tumolare të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë. Ato kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p. e. s.”, tregon Skënder Aliu.

“I them të gjitha këto, vazhdon ai, sepse marrëdhënie të tilla kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë juglindore, por që në asnjë rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire. Këto marrëdhënie u intensifikuan veçanërisht në fazën e parë e të dytë të hekurit, të cilat zhvilluan më tej bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, përsosën prodhimin e qeramikës në enët e përdorimit e të luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollonin rrugëkalimet, të cilat kushtëzoheshin mesa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p. e. s. Një fakt i tillë thuhet dhe nga burimet e shkruara historike”, sqaron arkeologu Skënder Aliu.

“Por ndërsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnjë e më shumë mendonim për gjetjen e qytetit të Pelionit. Ai është një qytet që mund të flas shumë për këtë trevë të banuar nga dasaretët”, shton prof. as. dr. Skënder Aliu.

Fuqizimi i Pelionit

“Në gjysmën e dytë të shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shndërroheshin në qendra të rëndësishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, të veçuara nga bujqësia e blegtoria. Pikërisht në këtë kohë edhe qyteti i Pelioni mori përmasat e një qyteti të rëndësishëm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojnë se, ‘Pelioni u bë qendra e rezistencës mbretërore e shtetit Ilir’. Materialet arkeologjike të gjetura në kalanë e Symizës të Korçës, në Hollm të Kolonjës, në Trebenishtë pranë Ohrit, tregojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë juglindore në shekujt VI-V p. e. s., kishin të njëjtin nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë. Megjithatë, meqenëse importi nga Greqia paraqiste vështirësi për shkak të distancave shumë të largëta, bëri të mundur të përshpejtohej procesi i zejtarizimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramikës me çark në gjysmën e dytë të shekullit VI p. e. s., riprodhon forma të traditës ose forma të importuara ojnohe, skifos, kantarëgutus, kupa etj. Vlerë të njëjtë nisin të marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi të njëkohshme dhe tipologjikisht të ngjashme me ato të Maqedonisë perëndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxharët, kamat, përkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit në përshtatje me kohën. Por që të gjitha këto nuk flasin për armët e vetëmbrojtjes, por për një kompletim të sistemit të armatimit në funksion të aristokracisë ushtarake. Fakte të tilla tregojnë se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht”, vazhdon më tej me rrëfimin e tij prof. as. dr. Skënder Aliu.

Pelioni qyteti i rezistencës

“Qyteti i Pelionit mund të jetë bërë i famshëm për rezistencën e tij në fund të shekullit V p. e. s.”, shprehet Skënder Aliu.

“E them këtë, sepse nëse i referohemi Tukuditit, i cili është një burim i besueshëm historik, ai na tregon për ilirët, të cilët në përkrahje të Lynkestëve, nisën luftën me Maqedoninë. Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur në vitin 423 p. e. s. Ka të ngjarë që në krye të shteti të parë Ilir, mbret të ketë qenë Sira, i cili kishte patur konflikte të vazhdueshme me maqedonasit. Megjithatë, ai për të lidhur marrëdhënie të mira me Maqedoninë shfrytëzoi modelet e asaj kohe. Nuk bëri gjë tjetër, veçse vajzën e tij, Euridikën e martoi me Amynten II, i cili në atë kohë ishte mbret i maqedonasve. Nga kjo martesë do të lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit të Madh. Në fillim të shekullit të IV p. e. s., kur mbret do të ishte Bardhyli, ky shtet do të njihte fuqizimin më të madh ekonomik dhe ushtarak. Pikërisht në këtë periudhë shteti Ilir u përfshi sërish në konflikte me Maqedoninë. Megjithatë, në vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t’i paguanin një haraç vjetor. Maqedonasit u thyen përsëri në vitin 369 p. e. s., por edhe në vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbetën 4000 të vrarë, madje edhe mbreti Perdika III. Më pas përplasjet do të shënoheshin mes mbretit Bardhyl të ilirëve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe djali i Euridikës nga Shqipëria. Bardhyli u mposht në vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnjëherë nuk deshi të nënshtronte Ilirët. Ai dinte që nëna e tij kishte qenë nga Disaretia, ose nga Shqipëria juglindore. Në vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijtë e tij drejt Trakisë, ndërsa kishte nënshtruar ushtarakisht gjithë Greqinë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe qyteti i Pelionit do të mbetej qendra e rezistencës së shtetit të parë Ilir. Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve”, shprehet me siguri prof. as. dr. Skënder Aliu.

[the_ad id=”4118″]

 

MASONERIA NË TREVAT SHQIPTARE!!

MASONERIA NË TREVAT SHQIPTARE!!

masoneria-shqiptare

Historia e hershme

Fillimet e Masonërisë në trevat shqiptare mendohet të jenë andej nga vitet 1830′. Mendohet gjerësisht se Masonëria ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Idetë iluministe të rilindasve shihen si ndikim i frymës masonike në inteligjencën shqiptare të kohës. Gjatë viteve të sundimit të Ahmet Zogut, masonët patën liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin të përfshirë në disa prej atentateve të bëra ndaj Zogut. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Durrësi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjatë viteve 30′. Gjatë periudhës së komunizmit masonët u shpallën të paligjshëm dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.

Historia post-komuniste

Me ardhjen e demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror “e para Lozhë Masonike në vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1”. Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj. Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një lozhë masonike.

MASONËT SHQIPTARË:

Lista në vijim është përpiluar me emra nga interneti, kryesisht të forumeve të ndryshme, dhe faqeve islamike anti-masonike.

  •       Maksim Zotaj-i vetëdeklaruar, Lozha Blu, New York
    § Neshad Asllani-sipas Saad Gashit
    §  Gjergj Kastrioti Skënderbeu-i hamendësuar nga njerëz të ndryshëm si pjesëtar i Illuminatit
    §  Jeronim De Rada-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Abdyl Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Sami Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Naim Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Petro Nini Luarasi-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Hoxha Tahsim-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Vaso Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Mit’hat Frashëri-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Mehmet Ali Pasha-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Lasgush Poradeci-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Ismail Qemali-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Nuredin Bej Vlora-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Nikolla Paço-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Faik Konica-sipas deklaratave të Maksim Zotajt
    §  Enver Hoxha-sipas Kastriot Myftarajt

[the_ad id=”4118″]

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

ali-pasha

Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te kryenin mbi banoret muslimane te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena duke mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje leter te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i vendosur ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotetqe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe Korfuzi pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne , dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te , ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)(eshte)Paqe dhe Falje,Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali ZadeElmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej Çapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Drako, Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe paktit te paqes.(4)Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneveshqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri musliman u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit…”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.

ABEDIN RAKIPI/Cameriaime.com

[the_ad id=”4118″]