Get a site

Hyjnesha polifoni dhe mjerani barkëshpuar Panajot Barka

Hyjnesha polifoni dhe mjerani barkëshpuar Panajot Barka

lisen-bashkurti

Nga media mësova këto ditë se hyjnesha polifoni shqiptare po sulmohet nga një qytetar yni i vetëdeklaruar minoritar grek, që mban mbiemrin e mjetit lundrues, barkë. Çfarë përballje sa për të qarë aq edhe për të qeshur.

Pse për të qarë?

Kam qenë ambasador në Këshillin e Evropës në Strasburg, kur udhëtuam me Drejtorin e Përgjithshem të UNESCO-s, dr. Frederiko Major për në Shqipëri për të parë Beratin. Me një helikopter së bashku me Frederiko Major fluturuam mbi Berat. Drejtori i UNESCO-s u rrëmbye nga mrekullia e Beratit e ndër të tjera me tha…
“…a këndojnë edhe banorët e kësaj krahine me polifoni?”..

E informova gjerësisht për shtrirjen gjeografike të polifonisë shqiptare si dhe i thash fare pak fjalë për lashtësinë, larminë dhe tipologjinë e polifonisë shqiptare. Frederiko Major mbasi bëri me kokë më tha…

“Shqiperië është e tëra një muze thesari botëror…por polifonia është hyjnesha e saj”…

Këto vlerësime vinin nga drejtuesi i UNESCO-s. Ai u bë promovues i madh i vlerave të kulturës shqiptare përmes diplomacisë kulturore. Shqiptarët e kanë trashëgiminë kulturore pasurinë e tyre më të madhe. Brandimi i këtyre vlerave jashtë, por edhe marketimi i mirë i tyre përmes turizmit brenda larteson çdo ditë kombin shqiptar në botë.

Mirëpo, ja që na del një qytetar yni i vetëdeklaruar minoritar grek që sulmon hyjneshën e kulturës tonë-polifoninë shqiptare. Ky njeri është arketip fobik injorant që do ta rrëmbejë edhe këtë vlerë me barkën e tij e ta degdise nëpër ishujt helenë apo nëpër monopatet e Malit Athos. E pastaj, mbas disa kohësh ta promovojë si thesar helenik…

Ka mjaft nga ky arketip fobik mjeran në kufijtë midis dy kulturave: shqiptare dhe helene. Ky lloj arketipi, edhe pa ia kërkuar vendi i origjinës së vetëshpallur etnike këtë mision, e merr vetë përsipër atë. Me barkën e tij mund të jenë rrëmbyer shumë vlera materiale, ikonografike, arkeologjike…dhe mund të jenë shpenë te vendi fqinj.

Mirëpo, me polifonine nuk i ecën misioni arketipit fobik injorant. Ai nuk e di shprehjen e ndritur të gjeniut të muzikës, Ludvig van Beethovenit, i cili thoshtë se

… “në këtë botë mund të prangoset çdo gjë, por tingujt lumturisht janë të lirë”…

Arketipi fobik injorant nuk e njeh dhe nuk e ndjen që hyjnesha polifoni shqiptare është vetë ajri i Shqipërisë. A vidhet ajri??!! Sigurisht që jo. Aq më shumë nuk mund të vidhet nga një barkaxhi. Dhe aq më pak kur është barkëshpuar…

Sa keq. Shumë keq. Jashtëzakonisht keq, kur midis dy kulturave të lashta, e të ndritura të shqiptarëve dhe grekëve lundrojnë ca arketipe fobik mjerane që duan të ngrejnë tym pa zjarr.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti/shqiperiajone.altervista.org

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]