Get a site

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi  gjyqtarit

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

 

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

 

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

 

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

 

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

 

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

 

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

 

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

 

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

 

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

 

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

 

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

 

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

 

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

 

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

 

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

 

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

 

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks.

785 mijë euro fitime nga shitja e 8 apartamenteve. Si ndryshuan pronat prej vitit 2003

Zbardhet pasuria e plotë e familjes presidenciale. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e plota që presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që prej vitit 2003. Një ditë më parë gazeta publikoi të ardhurat e familjes Berisha, ndërkohë që sot po bën të ditura fitimet, banesat dhe pronat e çiftit presidencial. Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij.

 

Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

 

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash.

Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli).

 

Vila luksoze e Ilir Metës

Vlerat e apartamenteve

Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017 zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur po 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Sa i takon pasurisë të deklaruar së fundmi, bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Po ashtu të vetmet të ardhur janë shitja e dy apartamenteve dhe pagat si deputete dhe President. Në ditët në vijim gazeta do publikojë pasurinë e plotë dhe për liderë të tjerë të politikës, nga kryeministri, kreu i opozitës dhe deputetë.

Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Pas Gruevskit në listë Sali Berisha dhe Ilir Meta, SHBA piketon dy ‘Gruevskat’ tanë

Sali Berisha dhe Ilir Meta dy bajlozët e fundit të krimit dhe korrupsionit në Ballkan që pritet të përfundojnë pas hekurave, Gruevski u ndëshkua për makinën 600 mijë euro, Berisha blen makinë 700 milionë lekë dhe helikopterë 70 milionë euro

 

Dënimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për një vepër penale qesharake krahasuar me korpusin e krimeve njerëzore dhe ekonomike të ish-kryeministrave tanë, është një mesazh i qartë i angazhimit të Perëndimit për të rrëzuar bajlozët e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Ballkan.

 

Dënimi i Nikolla Gruevski nga një gjykatë në Shkup me dy vite burg, për një shkelje tenderi për blerjen e mercedezit të tij luksoz, vjen pas shembjes së korrupsionit dhe krimit në Kroaci dhe Rumani, po nga dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

 

Me dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe hapjeve të çështjeve të tjera të korrupsionit dhe krimit, Shqipëria mbetet ishulli i fundit i pandeshkueshmërisë në Ballkan dhe Evropë.

 

Simbolet e kësaj pandëshkueshmërie janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Sali Berisha është arkitekti i grushteve të shtetit, zhdukjeve të dëshmitarëve,

Gërdecit, vrasjeve në Bulevard, bashkëpunimit me Milloshviçin, lidhjeve me Osama Bin Laden, shitjeve të territoreve dhe të një sage krimesh njerëzore, ekonomike dhe kombëtare.

 

Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjeve ndërkombëtare, është babi i korrupsionit dhe babëzisë në Ballkan.

 

Ndryshe nga Berisha i cili është më i profilizuar në krimet njerëzore, Ilir Meta posedon një pasuri marramendëse brenda dhe jashtë vendit, produkt i korrupsionit në tendera, interesave mafioze, guroreve, shkatërrimit të maleve, trafiqeve dhe pazareve.

 

Por, për të çuar Ilir Metën në burg, mjafton një prokuroria të hetojë vetëm pasurinë që ka deklaruar, një pasuri prej disa milionë eurosh, me vetëm dy rroga shteti të deklaruara.

 

Sali Berisha nuk e lë pas Nikolla Gruevskin edhe sa i takon veprave të lehta penale.

 

Nëse Gruevski u dënua për një shkelje tenderi për blerjen e Mercedezit me vlerë 700 mijë euro, Sali Berisha ka blerë një benz-bunker të blinduar, me vlerë 700 milionë lekë.

 

Berisha e ka blerë makinën me procedura të dyshimta dhe me paratë e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.

 

Pasi bleu me parat e shqiptarëve makinën e blinduar “bunker” me vlerë 700 milionë lekë, Berisha bleu edhe 6 helikopterë, 1 helikopter luksoz për vete nga kompania Eurocopter dhe 5 të tjerë për luftë.

 

Berisha refuzoi amerikanët për blerjen e helikopterëve me çmim më të lirë. Ai shpenzoi 70 milionë euro nga parat e taksapaguesve shqiptarë vetëm për t’i dhënë dorën ish-kryeministrit të Francës, Francois Fillon si dhe për të blerë një takim me ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.

 

Për ndëshkimin e këtyre dy ‘Gruevskave’ tanë, SHBA-BE kanë projektuar tre organe të rëndësishme, pjesë e reformës në drejtësi, si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.

 

Fillimisht, Perëndimi, me anë të Vetingut, po çliron gjykatat dhe prokuroritë nga dyshja Meta-Berisha, për t’i hapur më pas rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, të cilat do të shkatërrojnë kështjellën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

Edhe në Maqedoni, dënimi i Gruevskit erdhi vetëm përmes reformimit të institucionit të prokurorit special, i cili më parë kontrollohej nga ish-kryeministri.

 

Në Shqipëri, dy ‘Gruevskat’ shqiptarë Sali Berisha dhe Ilir Meta vijojnë rezistencën, për t’i shpëtuar drejtësisë që po afron, me tymuese në parlament, thirrje për rebelim të armatosur, protesta, montazhe mafioze dhe kërcënime, por asgjë nuk i shpëton nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit./Pamfleti

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t'i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.

Ilir Meta në Greqi: Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd

Shkruan: Spartak Ngjela

Ilir Meta në Greqi: kërkon të shtesë interesin kombëtar, per t’i shpëtuar akuzave që priten të ngrihen kunder tij.
Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd.
Por, Meta harron se në Tirane sot nuk eshte Fan Noli, Liugj Gurakuqi dhe njëzet demokratë eruditë shqiptarë që mund të rrëzohen me mercenarë grekë. Jo zoti Meta! në Tiranë sot ke Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Naton. Janë shumë, prandaj kot lodhesh që shkon të shesësh interesin e Shqipërisë për të mbrojtur gjënë e vjedhur. Eshte e turpshme, por jo për vjedhësit, se ata s’kanë turp.
Është vjedhës naiv ky Ilir Meta, se mendon që të mundë Amerikën me kaçakëri politike si Ahmet Zogu me Beogredin në vitin 1924 dhe Enver Hoxha po me Beogradin në vitin 1944.
Kur politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian kanë filluar të flasin për çeshtjen Çame, Meta “memec” per këtë çeshtje në Athinë, iu thotë indirekt grekëve se “në Titane më keni mua”. Edhe grekët të gëzuar i japin edhe medalje ari (!). Por asgjë nuk ka Metë mavria në dorë. Ai tani është katandisur si enët bosh qe bëjnë vetem zhurme, duke pritur penalizimin e tij.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare

ilir-meta

Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 140 milion dollarë?

Gazetari nuk u prononcua për emrin e politikanit shqiptar, por të gjitha gjurmët të çojnë tek Ilir Meta. Meta është njeriu i përfolur për vjedhjen e floririt të Krrabës si dhe për të tjera skandale financiare. Kumbari i Kompanisë “DIA” po hetohet gjithashtu edhe nga institucione investigimi amerikane për pastrim parash, së bashku me të birin e ish-kryeministrit Berisha.

Një rrjet gazetarësh në Londër po hetojnë në lidhje me kooperturën politike të 70 milion paundve, dhe pritet që shumë shpejt hetimi të shtrihet edhe në Tiranë.

Kjo është edhe arësyeja që në Shqipëri nuk miratohet Reforma në Drejtësi si edhe Byroja e Hetimit.

Bashkëshortja e Ilir Metës i ka deklaruar para ca kohësh ca miqve të saj se shumë shpejt do të marr fëmijët dhe do të jetoj në Londër.

Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parashë dhe në afera të mëdha korruptive…

Demokracia kudo në botë është e rrezikuar nga politikanë të lidhur fort me krimin politik dhe financiarë.

[the_ad id=”4118″]