Get a site

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE

iliret

FUSHATA MAQEDONE KUNDËR MBRETËRISË ILIRE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.

I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. “Në krye, – shkruan Diodori, – fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën”. Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se, pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë.
Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit”. Por ata ishin të zënë me grumbullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo. Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur.

Frenimi që arriti t’u bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e.sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në burimet quhen malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJUHA E ILIRËVE

GJUHA E ILIRËVE

iliret

GJUHA E ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE

VESHJET-ILIRO-SHQIPTARE

TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Sipas burimeve historike, nocioni ilir – Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.

Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.

Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.

Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.
Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.

Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE

Iliria-2

LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Përpjekjet për t’u shkëputur nga varësia romake.

Në vështrimin e parë mund të duket se punët në Iliri u rregulluan në atë mënyrë që garantonin respektimin e traktatit të paqes dhe një sundim të qetë për pushtuesin. Megjithatë, ngjarjet politike treguan se as ilirët, as fqinjët e tyre maqedonët, nuk donin të pajtoheshin me gjendjen e krijuar.
Në vitet që pasuan luftën e parë, Demetër Fari u bë regjent i Mbretërisë Ilire, në vend të Teutës, që thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. Nuk dihet nëse ky akt u krye me pëlqimin e Romës, por është e sigurt se duke shtrirë pushtetin e tij mbi gjithë Mbretërinë Ilire, Demetri u forcua mjaft. Nuk duhet përjashtuar që në këtë rast ai të ketë pasur edhe përkrahjen e komandantit të njohur të Teutës, Skerdilaidit, me të cilin bashkëpunoi për një kohë.
Pas vitit 225 ose pak më vonë vihet re largimi i Demetrit nga miqësia me Romën, që u pasqyrua në veprimet e pavarura të tij. Në vitin 223 ai mori pjesë në invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit të Maqedonisë, Antigon Dozonit dhe në vitin pasues forcat ilire të komanduara prej tij luajtën një rol vendimtar në betejën e Selanisë. Këto veprime të Demetrit, megjithëse nuk drejtoheshin haptazi kundër Romës, shprehnin qartë tendencën e tij për t’u shkëputur nga varësia romake dhe preknin me këtë pozitën e Republikës në Iliri.
Është pohuar se Farosiani mundi të veprojë lirisht për shkak të “indiferentizmit” që treguan romakët ndaj ngjarjeve në Lindje, ose sepse ekzistonte një keqkuptim në përcaktimin e marrëdhënieve midis ilirëve dhe Republikës, që buronte nga mënyra e ndryshme e të menduarit dhe të kuptuarit të këtyre marrëdhënieve nga palët. Por do të ishte gabim të hidhej poshtë vlerësimi që i bënte Polibi situatës dhe të nënvleftësohet ndikimi që patën ngjarjet në Itali dhe Greqi ndaj qëndrimit të Demetrit. Nuk ka dyshim se sulmi gal dhe rreziku kartagjenas lehtësuan veprimet e Dozonit në Greqi dhe përcaktuan pozitën e Farosianit. Para Romës së kërcënuar në Perëndim Demetri preferoi aleancën me Maqedoninë. Roma në fund të fundit nuk i kishte kënaqur ambicjet e tij pas luftës së parë, kurse ai tani donte të forconte pozitat e fituara si sundimtar i shtetit ilir, duke shfrytëzuar vështirësitë e Republikës.
Senati e kuptoi atë që po ndodhte në Iliri dhe provoi ta frenonte Demetrin. “E thirri në Romë, sepse ishte bërë kryelartë dhe i rëndë…”, por pas kësaj ai u tregua edhe më i pabindur dhe u hodh në veprim të hapur kundër Romës. Në vitin 221 bëri për vete istrianët dhe së bashku me ta sulmoi anijet italike, kurse më 220 ndërmori veprime edhe më të guximshme; pushtoi disa nga qytetet e Ilirisë që ishin nën vartësinë e Romës dhe nxiti një kryengritje të atintanëve, rezultat i së cilës qe largimi i tyre prej romakëve. Më në fund, në përkrahje të veprimeve maqedone në Greqi, ai ndërmori së bashku me Skerdilaidin një ekspeditë detare kundër Pylosit (në Meseni) dhe këndej u hodh me anijet e tij kundër Cykladeve.
Për shumë vite me radhë, Roma nuk qe në gjendje të merrte masa kundër Demetrit, por sidoqoftë në vitet e fundit gjendja për të qe bërë më e favorshme. Ajo ishte lehtësuar nga pesha e rëndë e luftës me galët, kurse në Greqi pas vdekjes së Antigon Dozonit ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e saj, armiqtë e Maqedonisë, me shpresën se pasardhësi i tij, Filipi V, për moshën e re nuk do të ishte në gjendje të mbante frenat e vendit.
Ndërsa Demetri po e forconte aleancën me pasardhësin e Dozonit, një e çarë u vërtetua edhe në marrëdhëniet e tij me Skerdilaidin. Ajo u shfaq pas dështimit të sulmit kundër Pylosit, por shkaqet duhen kërkuar më thellë. Skerdilaidi nuk e ndoqi Demetrin në ekspeditën e tij në Iliri. Rrugës u ndal në Naupakt. Këtu, me ndërmjetësinë e mbretit të athamanëve, që e kishte të tijin, ai mori një vendim të papritur: u lidh me etolët dhe i ndihmoi në veprimet e tyre kundër aleatëve të Maqedonisë. Shenja të mospajtimit me politikën e Demetrit ishin shfaqur në Iliri edhe më parë. Forca ilire të kundërta me të kishin sulmuar Maqedoninë në kohën kur Demetri luftonte përkrah Dozonit në Selasi dhe mbreti maqedon qe detyruar të kthehej me të shpejtë për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Edhe më vonë Demetri qe detyruar të merrte masa të rrepta ndaj kundërshtarëve të tij në qytetet e Ilirisë e t’ua jepte pushtetin miqve të besuar. Tani që Skerdilaidi kishte marrë vendim, Filipi V u detyrua të ndërhynte vetë për ta neutralizuar dhe në takimin që pati me të mundi ta bindë që të largohej nga etolët me premtimin se “do ndihmonte për të rregulluar punët e Ilirisë”; megjithëse Skerdilaidi pranoi të lidhte aleancë me Filipin, marrëdhëniet me Maqedoninë nuk gjetën në vitet që pasuan terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar e forcuar.
Veprimet e etolëve e kishin detyruar Filipin, nga ana tjetër, t’u shpallte këtyre luftë, por si përgjigje pati një kryengritje të “kleomenistëve”, miq të Etolisë në Spartë. I tërhequr nga ngjarjet në Greqi, Filipi qe detyruar të lërë mënjanë çështjet e Ilirisë dhe Farosiani mbeti i vetmuar përballë Romës.
Gjendja e turbullt në Iliri dhe në Greqi i lejoi senatit të ndërhyjë me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet lindore të Adriatikut. Kjo i duhej Romës edhe për një arsye tjetër të rëndësishme: në perëndim kishin filluar të bëheshin gjithnjë më të qarta shenjat e një konflikti të afërt me Kartagjenën.
Në pranverën e vitit 219 romakët zbritën për të dytën herë me ushtritë e tyre në brigjet e Ilirisë. Këtë radhë ata e drejtuan goditjen kundër pikave më të rëndësishme të mbrojtjes së Demetrit në jug kundër qytetit Dimale, kurse në veri kundër kryeqendrës së tij, Farit. Megjithëse këto dy qendra ishin shumë të fortifikuara dhe me gjithë masat mbrojtëse që kishte marrë Demetri, Dimale nuk i qëndroi sulmit romak veçse një javë. Fari ra gjithashtu shumë shpejt si rezultat i një dredhie taktike të romakëve; konsulli e shkatërroi krejt qytetin. Demetri mundi të shpëtojë duke u larguar fshehurazi me një anije të vogël dhe arriti te Filipi, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij si këshilltar i keq i mbretit të Maqedonisë.
Polibi tregon se pas kësaj konsulli “pushtoi dhe pjesën tjetër të Ilirisë dhe i rregulloi punët si deshi vetë”. Ky pohim nuk duhet të jetë i saktë, sepse po ky autor e përmend Skerdilaidin ende të pavarur në veprimet e tij dhe si aleat të Filipit në vitin 218. Me sa mund të gjykohet prej Apianit, vetëm Pineu iu nënshtrua romakëve dhe nënshkroi me ta marrëveshje e traktate të dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekën dhe me sa duket e kursyen, megjithëse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228. Kjo mund të mendohet edhe për atintanët kryengritës apo për ndonjë nga popullsitë dhe qytetet e tjera. Konsujt duhet të kënaqeshin këtë radhë me dëbimin e Demetrit dhe të ktheheshin me të shpejtë në atdhe, sepse Hanibali e kishte sfiduar keq Republikën me veprimet e tij në Spanjë. E konsideruan se me këtë aksion kishin treguar në mënyrë të mjaftueshme forcën e Romës, pa e zgjeruar luftën në Iliri dhe pa hyrë në konflikt të hapur me Maqedoninë; morën me vete skllevër dhe plaçkë të shumtë dhe u kthyen në Romë ku festuan fitoren mbi Farin me një triumf të bujshëm, megjithëse lufta që kishin bërë nuk e meritonte këtë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE

lufta-iliro-romake

LUFTA E PARË ILIRO-ROMAKE
E përgatiti Prof, Zymer Mehani
Problemi i ndërhyrjes romake në Iliri ka qenë për historiografinë një tezë e parapëlqyer, rreth së cilës janë zhvilluar mjaft diskutime. Pikëpamja që ka qenë për një kohë të gjatë më e pranuar është se shkaku kryesor i kësaj ndërhyrjeje ka qenë pirateria ilire, që i sillte dëme të rënda tregtisë italike. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit si një konflikt që iu imponua senatit romak, në kundërshtim me vullnetin e tij, “për të frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtë ilire”. Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si pjesë të një plani për një ekspansion më të gjerë në lindje iu kundërvu versioni se Roma as në këtë kohë e as më parë nuk ka pasur një politikë orientale. Më vonë kjo teori u përsërit dhe në ditët tona. Pasues të saj i atribuojnë monarkisë ardiane një “rol organizues” që i dha piraterisë ilire “pamjen e një imperializmi fillestar” dhe si pasojë bëri që “zgjerimi ilir të ndeshet me interesat romake”.
Është e rëndësishme të sqarohet në këtë rast nëse ishte pirateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak dhe që bëri të pashmangshme luftën apo shkaqe të tjera më të thella.
Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerë të Mesdheut, në një stad të caktuar të zhvillimit të tyre historik. Kështu, burimet i përshkruajnë etruskët, në gjysmën e dytë të shek. IV, si një popull që terrorizonte lundrimin në Adriatik dhe në Egje; etolët në shek. III kishin gjithashtu një nam të keq si piratë. Edhe vetë romakët, pretenduesit e mbrojtjes së rendit, e kanë ushtruar piraterinë në prag të erës sonë. Tek ilirët ajo luajti një rol të dukshëm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorëve antikë, ashtu dhe me vetë zhvillimin shoqëror e politik të ilirëve në këtë kohë. Pirateria ishte një dukuri e pandarë e shoqërisë skllavopronare, që e shoqëroi atë në forma të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.

Por veprimet ilire që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën, nuk kanë aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesë e politikës së shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar në Greqi. Prandaj përpjekja e studiuesve për t’i shpjeguar shkaqet e ndërhyrjes romake me anë të piraterisë ilire nuk është e përligjur. Nuk kanë munguar orvatjet për të kërkuar shkakun e luftës edhe te “frika e zakonshme e romakëve ndaj fqinjit të fortë”. Por edhe ky nuk është një shpjegim i plotë. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinjë i fortë, aleati i Maqedonisë për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga lufta e brendshme. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë u shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që kishin përfshirë në këtë kohë botën mesdhetare, ato të shtetit ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen e do të shtrihen gjithnjë më në lindje, duke sjellë me vete konflikte të reja të armatosura.
Që nga sulmi kundër Foinikes deri tek ardhja e delegatëve kishte kaluar një vit. Megjithatë, kjo çështje ziente qysh prej 2 vjetësh, nga ngjarja e Medionit. Gjatë kësaj kohe Roma kishte arritur të bënte, siç e pamë, hapat e nevojshëm diplomatikë për përgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca të konsiderueshme ushtarake, të cilat në rastin e rënies së Korkyrës u vunë menjëherë në lëvizje. Një flotë prej 200 anijesh dhe një ushtri prej 20 000 këmbësorësh do të merrte pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin dy konsujt që ishin në fuqi atë vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakëve për fushatën ilire dhe sa të ndërgjegjshëm ishin ata për vlerën reale të kundërshtarit të tyre. Nuk ishte kjo, pra, një çështje kaq e lehtë dhe e thjeshtë, siç është bërë zakon të paraqitet.

Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretëresha nuk arriti t’i dalë rrezikut përpara. Qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, të cilat do të përbënin pikëmbështetjet kryesore të mbrojtjes, kishin mbajtur një qëndrim negativ. Plani për pushtimin me forcë të tyre nuk pati sukses. Kur romakët iu drejtuan Korkyrës, flota dhe forcat ilire ishin të shpërndara dhe të angazhuara në bllokadën e Dyrrahut dhe të Isës. Garnizoni ilir i Korkyrës kishte mbetur i izoluar dhe kësaj iu shtua tradhtia e Dhimitër Farit. Romakët, që edhe kështu kishin ardhur me forca të mëdha (200 anije), i gjetën portat e hapura dhe e zunë qytetin pa vështirësi. Forca të tjera të nisura nga Brindisi dhe ato të Korkyrës, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisë e më pas Dyrrahut dhe i zunë po me kaq lehtësi. Shtresa sunduese e këtyre qyteteve, e cila e kishte përcaktuar pozitën e vet që më parë, i mirëpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme të hyjë në ombrellën romake mjaft që të ruante pozitat e veta dhe të siguronte pasurinë e tregtinë. Këtë politikë ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtë me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninë, ajo shpejtoi gjithashtu, siç thotë Polibi, “t’u nënshtrohej me dashje” romakëve dhe të sigurojë “miqësinë e tyre”.

Të mbështetur në planin fillestar të mbrojtjes së vijës bregdetare, ilirët nuk qenë në gjendje dhe nuk patën kohë të organizonin një qëndresë serioze. Vetëm në krahinat në veri të Dyrrahut romakët ndeshën në kundërshtimin ilir. Këtu ardianët i pritën me armë në dorë. Polibi nuk jep hollësira për luftën e tyre, thotë vetëm se i “i nënshtruan”, por këtë radhë nuk përdor më shprehjen “me dashje” si në rastin e parthinëve dhe atintanëve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, të heshtë për qëndresën e fortë të qytetit Nutria, pushtimi i të cilit u kushtoi romakëve shumë ushtarë dhe oficerë të vrarë. Duke përparuar drejt veriut gjatë bregdetit, thuhet se romakët morën edhe qytete të tjera, por emrat e tyre nuk zihen në gojë. Dimë që Isën e bllokuan romakët dhe ilirët, që e mbanin të rrethuar, u strehuan në qytetin Arbone, kurse Teuta me forca të vogla u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rizonit.

Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur përfundimisht fatin e luftës. Viset e pushtuara në veri,
konsujt i lanë nën mbikqyrjen e Demetër Farit dhe vetë u kthyen në Dyrrah me flotën dhe forcat e tyre tokësore. Njëri prej tyre u nis për në Romë duke marrë me vete pjesën më të madhe të forcave; tjetri mbeti në Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarë në qytetet që ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojë aty dimrin për të vigjëluar ardianët dhe popullsitë e tjera që ishin vënë nën “mbrojtjen” e Romës.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË

iliro-romaket

 

LUFTËRAT E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË
E përgatiti Prof. Zymer
Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore.

Objekt i synimeve të Romës u bënë, në radhë të parë Mbretëria Dardane dhe federata e dalmatëve, dy formacione shtetërore ilire, të cilat dolën në skenën politike më vonë. Mbretëria Dardane, siç u pa në kreun e mëparshëm, përmendet në burimet e shkruara edhe para këtyre luftërave dhe del si kundërshtare e fortë e ekspansionit maqedon në Ilirinë Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj më të madh në pjesën e dytë të shek. III dhe gjatë shek. II p.e.sonë. Në këtë shekull të fundit dardanët u bënë gjithashtu edhe kundërshtarët më të fortë të pushtuesve romakë.

Flamurin e luftës e morën dalmatët dhe fiset e tjera të veriut, që u bënë simbol i qëndresës kundër romakëve për një shekull e gjysmë. Kryengritjet e njëpasnjëshme të ilirëve morën karakter të gjerë duke përfshirë thuaj gjithë trevën ilire nga Danubi në veri deri në skajet jugore të Ilirisë.
Në prag të erës sonë shpërtheu kryengritja e madhe e ilirëve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorëzim i të gjitha kryengritjeve të mëparshme dhe i solli dëme të ndjeshme Perandorisë Romake duke e detyruar të hiqte dorë nga politika e saj agresive në Evropën Qendrore.
DALMATËT
Në veri të shtetit ilir dhe të Mbretërisë Dardane banonin popullsi të ndryshme ilire, të cilat me përjashtim të ilirëve të bregdetit të Adriatikut. dalin vonë në burimet e shkruara antike. Midis tyre ata që përmenden më herët janë “liburnët” të njohur si një nga popullsitë ilire që zhvilluan detarinë. Por nga ilirët veriorë, të cilët njihen më mirë dhe që zënë një vend të rëndësishëm në ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonë e në qëndresën kundër pushtuesve romakë, kanë qenë dalmatët.
Kjo gjendje e trashëguar nga përshkrimet e autorëve antikë për ilirët e veriut është pasqyruar në një farë mënyre edhe në historiografinë e sotme. Nuk mund të thuhet se mungojnë studimet për ilirët e veriut, por këto studime lidhen më tepër me popullsi të veçanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka një trajtim të përgjithshëm të historisë së tyre. Këto studime mbështeten pak nga të dhënat e arkeologjisë, edhe pse këto janë të pasura në krahinat veriore ilire për periudhat prehistorike e protohistorike dhe për periudhën e pushtimit romak.
Në shek. II p.e.sonë, dalmatët shfaqen në Ilirinë e Veriut si një fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri në atë kohë ndodheshin në krahinën e brendshme, në jug të Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kështjella e Delminit. Në këtë krahinë dalmatët krijuan një federatë të fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirë në drejtim të bregdetit. Në federatën e dalmatëve u përfshinë edhe disa popullsi fqinje. Gjatë shek. II p.e.sonë territori i saj u zgjerua mjaft, në këtë territor qenë përfshirë jo vetëm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Në veri treva e federatës arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjë liburnët. Në jug, në fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por më vonë kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Naronës (lumi i sotëm Neretva), në brigjet jugore të së cilës banonin daorsët. Më i vështirë është përcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi të bëjmë me një krahinë malore, por ka shumë të ngjarë që ai të arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatët, në Bosnjë. Pjesa më e madhe e trevës së federatës së dalmatëve, brenda këtyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse tërësisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja të mëdha. Kjo veçori e relievit të viseve dalmate dhe kullotat e pasura të rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorisë, kanë bërë që blegtoria të ishte baza kryesore e ekonomisë dhe që vetë dalmatët të njihen më tepër si blegtorë. Bujqësia vinte në rend të dytë, kurse xehtaria ka qenë më pak e zhvilluar.
Të dhënat e arkeologjisë tregojnë se edhe te dalmatët sikurse tek ilirët e tjerë, në periudhën e parë të hekurit kishte filluar shthurja e bashkësisë primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqëror. Në gjirin e shoqërisë së dalmatëve ishte krijuar një shtresë e veçantë që zotëronte kope të mëdha bagëtish të imta, nga e cila doli paria fisnore, që u vu në krye të federatës dhe e udhëhoqi në luftërat e ndryshme. Kësaj kohe i përkasin edhe një tok qendërbanimesh të fortifikuara, të quajtura zakonisht “gradina” të ngritura përreth pllajave të brendshme, rrënojat e të cilave janë ruajtur deri në ditët tona. Këto qendërbanime të fortifikuara apo kështjella ngriheshin në majat e sheshuara të disa kodrave të ulta dhe janë të njëkohshme. Ato përveç mbrojtjes natyrore ishin të fortifikuara me ledhe gurësh që dalmatët bënë kundër pushtuesve romakë. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmatëve, të cilën Straboni e ka quajtur një qytet të madh; sikurse del nga përshkrimet e disa autorëve të tjerë antikë, ai ka qenë shumë i fortifikuar, i rrethuar me mure të larta dhe i vështirë për t’u pushtuar. Për të njohur natyrën e qendërbanimeve të fortifikuara të dalmatëve mund të ndihmonte arkeologjia; por ato qendërbanime kanë mbetur ende të pastudiuara mirë. Sidoqoftë ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veçse me ndonjë përjashtim të rrallë, por i shërbyen kryesisht popullsisë blegtorale. Duke qenë blegtoria degë kryesore e ekonomisë së viseve të brendshme dalmate, në këto vise u zhvilluan ato zeje që lidhen me blegtorinë. Kështu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit të leshit dhe krijimit të punishteve të tekstilit. Në popullsinë blegtorale të dalmatëve pati një zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura të viseve të tyre.
Të dhënat burimore të shkruara dhe arkeologjike, tregojnë se te dalmatët e viseve të brendshme u ruajt më gjatë organizimi fisnor; për marrëdhëniet ekonomike e shoqërore të ruajtura te dalmatët e brendshëm bën fjalë Straboni kur shkruan se, ende në kohën e tij, dalmatët e ndanin tokën çdo tetë vjet dhe se ndryshe nga banorët e bregdetit, përdornin monedhat. Nga kjo e dhënë e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala për tokat e kulturave bujqësore, ku ekzistonte prona private, por për kullotat, pyjet etj., të cilat vazhdonin, si edhe tek ilirë të tjerë, të ishin prona të përbashkëta. Por, në të njëjtin vend Straboni shkruan se Salona ishte një skelë e dalmatëve dhe se në viset e tyre ka pasur qendërbanime të shumta (sipas tij numri arrinte në 50); qytete të rëndësishme, përveç Salonës e Delminit, kanë qenë Propona, Ninia, Andetri etj. Është e qartë se njoftimi i parë i Strabonit u përket viseve të brendshme, kurse në krahinën bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Në ishujt fqinjë dhe në bregdet ndodheshin kolonitë greke të Farit e të Isës dhe qytetet Tragur e Epeti, të varura prej kësaj të fundit. Në krahinën bregdetare ku ndodheshin të gjitha qendrat qytetare që u përmendën më sipër, janë gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis të cilave edhe monedha të Dyrrahut e të Apolonisë, tregues të një zhvillimi ekonomik e shoqëror të përparuar. Në këtë krahinë të gjerë të federatës së dalmatëve organizimi fisnor po ia lëshonte vendin shoqërisë skllavopronare. Ka qenë ky zhvillim që pati treva e federatës së dalmatëve, i cili e bëri këtë të fundit një fuqi politike të rëndësishme në brigjet e Adriatikut Verior në shek. II-I p.e.sonë.
Në fillim të shek. II p.e. sonë, gjatë sundimit të Pleuratit dalmatët qenë në vartësinë e shtetit ilir, por për një kohë të shkurtër. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit në krye të shtetit ilir në vitin 181 p.e.sonë ata u bënë përsëri të pavarur. Pas shkëputjes nga shteti ilir federata e dalmatëve u forcua shumë. Në këtë kohë dalmatët bashkuan rreth vetes edhe popullsi të tjera ilire, të cilat qenë detyruar t’i jepnin federatës si tribut, bagëti dhe grurë. Në viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete që ishin nën varësinë e kolonisë sirakuziane, Isës, dhe që ndodheshin pranë Salonës, qenë detyruar t’i jepnin gjithashtu një tribut federatës së dalmatëve. Dalmatët u përpoqën njëkohësisht të nënshtronin daorsët, të cilët zotëronin vetëm krahinat pas bregut të majtë të rrjedhjes së poshtme të lumit Naretva. Daorsët para vitit 168 p.e.sonë bënin pjesë në shtetin ilir dhe me rënien e këtij të fundit kishin hyrë nën protektoratin e Romës.
Forcimi i federatës së dalmatëve sidomos në viset bregdetare jugore, nuk mund të mos ngjallte shqetësime në shtetin romak, që ndiqte një politikë pushtuese në viset veriore ilire. Këtë politikë pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja për të mbrojtur kufijtë lindorë të Italisë. Kështu pati vepruar që në kohën e luftërave iliro-romake, ndërsa në vitin 178 p.e.sonë ushtria romake, pasi kishte thyer qëndresën e istrëve, kishte pushtuar gjithë gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar më tej politikën pushtuese Roma sulmoi edhe federatën e dalmatëve. Për luftën kundër dalmatëve romakët përdorën si pretekst ankesat e daorsëve e të Isës, të cilët ishin nën tutelën e Romës, dhe sjelljet e këqija të dalmatëve kundër delegatëve të tyre. Vepra e Polibit, që është burimi kryesor për këto ngjarje, tregon se nuk qenë veprimet e dalmatëve shkaku i luftës, por plani i Romës, i përgatitur me kohë për të pushtuar trevën veriore ilire. “Duke ndërmarrë një fushatë kundër dalmatëve, shkruan Polibi, në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit të tyre dhe, në anën tjetër, do t’u jepnin një mësim ilirëve dhe do t’i detyronin t’i nënshtroheshin sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë dalmatëve, por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënë këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre”.
Në vitin 156 p.e.sonë ushtria romake duke pasur si bazë rrjedhjen e poshtme të lumit Naretva filloi sulmin kundër dalmatëve. Përpjekja e parë e ushtrisë romake për t’u futur në viset e dalmatëve përfundoi keq dhe ajo u detyrua të kthehej përsëri në bazën e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatët në befasi, i sulmoi përsëri ata në fillim të dimrit. Dalmatët e përballuan me sukses sulmin që ushtria romake i bëri kryeqendrës së tyre Delminit, por një vit më vonë, pas përgatitjesh të mëdha, romakët duke përdorur të gjitha mjetet mundën të pushtojnë Delminin. Burimet e shkruara nuk bëjnë fjalë për gjendjen që u krijua pas luftës. Ngjarjet e mëpastajme tregojnë se lufta vërtet përfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nënshtrimin e dalmatëve. Pas kësaj lufte romakët e zgjeruan agresionin e tyre në Ilirinë e Veriut duke sulmuar japodët e panonët. Kësaj radhe sulmet e romakëve patën si pikënisje kufirin verilindor të Gadishullit Italik dhe si bazë për fushatat e tyre kundër ilirëve shërbeu qyteti Akuilea, në Gadishullin e Istrisë, ku shteti romak kishte vendosur një koloni me qytetarë romakë. Japodët e panonët, ashtu si dalmatët i vazhduan për një kohë të gjatë luftërat kundër pushtuesve romakë. Me qëndresën që i bënë shtetit romak për më se njëqind vjet – nga gjysma e dytë e shek. II deri në gjysmën e dytë të shek. I p.e.sonë – popullsitë ilire të veriut, e detyruan atë të dërgonte në viset e tyre ushtri të reja, por pa arritur rezultate të dukshme. Në krye të popullsive veriore ilire, në luftën kundër romakëve, qëndronin dalmatët, të cilët për shumë vjet me radhë mbetën kundërshtarët më të fortë të Romës.
Në gjysmën e dytë të shek. II p.e.sonë kundër pushtuesve romakë luftuan edhe ardianët. Ardianët ishin një nga popullsitë e mëdha ilire që jetonte në brigjet e Adriatikut të Mesëm deri në afërsi të liqenit të Shkodrës. Viset e tyre, që bënin pjesë në shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sonë, ishin futur në njërën nga krahinat pseudoautonome të krijuara nga shteti romak. Nën ndikimin e luftës dhe të qëndresës së federatës së dalmatëve kundër Romës, ardianët e ndryshuan statusin e vendosur në vitin 168 dhe u bënë të pavarur. Në përpjekjet për të forcuar pozitën e tyre në një krahinë të varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshën së pari me “aleatët” e këtij shteti. Sipas Tit Livit ardianët e pleurejtë “shkretonin Ilirinë që ishte nën romakët”. Përpjekjet e ardianëve e të pleurejve për të forcuar pavarësinë e tyre, në një kohë kur edhe fise të tjera ilire luftonin kundër pushtuesve romakë, krijuan për Romën një situatë të vështirë, të rënduar edhe nga kryengritja e skllevërve në Sicili. Për të dalë nga kjo situatë shteti romak dërgoi në viset e ardianëve e të pleurejve një ushtri relativisht të madhe, të përbërë nga 10 mijë këmbësorë e 600 kalorës. Mënyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianët e pleurejtë të papërgatitur për një luftë e qëndresë të gjatë. Burimet japin njoftime vetëm për një betejë që u bë në vitin 135 p.e.sonë, ku romakët i thyen ardianët e pleurejtë. Pas kësaj lufte shteti romak, për të shmangur një kryengritje e re, i shpërnguli me forcë ardianët nga bregdeti në viset e brendshme malore të Hercegovinës së sotme.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE

iliret

GJENDJA EKONOMIKO – SHOQËRORE E ILIRËVE
(SHEK. XI-V P.E.S)
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Vendbanimet
Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.

Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.
Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.
Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.

Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.

Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.

Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.
Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.
Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.

Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.

Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN

konstandini

PERANDORËT ILIRË QË MBIZOTËRUAN ROMËN
E përgatiti Prof. Zymer Mehani
Për rreth 3 shekuj (251–565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Shumica e tyre kanë ardhur nga rajoni i Sirmiumit (pranë Mitrovicës së sotme- të Vojvodinës) në Iliri. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romakë rrallë gjendet ndonjë ilir. Më sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.
• Trajan Decius dhe i biri, Herenius Etruskus
Në bazë të të dhënave historike, perandori i parë ilir ishte Trajan Decius. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249–251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve.
Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.
• Hostiliani
Hostiliani (230–251) ishte një perandor romak në vitin 251 dhe i dyti me origjinë ilire. Hostiliani lindi në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri, djali i perandorit të ardhshëm Decius dhe bashkëshortes Herennia Cupressenia Etruscilla. Ishte vëllai më i vogël i perandorit Herennius Etruscus. Për të ndjekur gjurmët e të atit drejt fronit, Hostiliani mori trajnimet e duhura që një princ duhet të merrte, por gjithnjë qëndroi nën hijen e vëllait të tij Herennius, që gëzonte privilegjin e të qenit trashëgimtar. Në fillim të vitit 251, Decius i la fronin djalit të tij Herennius të bashk¬udhëhiqte Hostilianin. Decius and Herennius më pas bën një kryengritje kundër mbretit Cniva të gotëve, për të ndëshkuar pushtimet e tij. Megjithatë Hostiliani mbeti në Romë për shkak të përvojës së paktë.
• Klaudi  II¬
Klaudi II¬ nga Iliria hipi në fron në vitin 268. Në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet, derisa vdiq në tokën ilire.
• Mbretërimi i Quintillus
Të dhënat për mbretërimin e Quintillus janë të pakta dhe kontradiktore. Disa thonë se mbretërimi i tij zgjati vetëm 17 ditë, ndërsa të tjerë thonë se zgjati 177 ditë. Gjithashtu ka mosdakordësi për shkakun e vdekjes së tij. Mendohet se ai mund të jetë vrarë nga vetë ushtarët e tij për disiplinën e rreptë ushtarake. Ekzistojnë dhe zërat që thonë se ai vrau veten duke prerë damarët. Megjithatë vetëm për diçka bien të gjithë dakord, për vendin e vdekjes, më Akuileia. Quintillus që vinte nga Iliria la pas dy djem Claudius dhe Quintillus. Djali i tij i dytë me po të njëjtin emër konsiderohej i aftë. Ai ishte një kampion i vërtetë në senat.
• Aurelian, “Shpëtimtari i Ilirisë”
Pas vdekjes së Quintillus, në fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme-të Sremit në Vojvodinë), që ishte kryeqendra e Panonisë, provincë me shtrirje mjaft të gjerë dhe e banuar nga ilirë. Aureliani në fillim kishte qenë ushtar i thjeshtë dhe më pas u bë kryekomandant i kavalerisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”. Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në vitin 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqenëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274). Mirëpo edhe Aureliani vritet pas një komploti në vitin 175. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.
• Probi
Perandor tjetër ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur në Sirmium të Panonisë. Në moshën 44¬-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale, duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.
• Diokleciani, dëshmitari suprem i madhështisë
Në vitin 285 fronin e perandorisë romake do ta zinte Diokeliciani (284¬-305) i cili e kishte origjinën nga fisi ilir i Dioklesë. Diokleciani lindi në Salona të Dalmacisë ilire më 22 dhjetor 245. Vdiq po aty më 3 dhjetor 313. Ai kishte qenë komandant i rojeve personale të perandorit të mëparshëm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak në dy Augustë dhe dy Çesarë, ku çdonjëri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotë në pjesën e perandorisë që i takonte. Diokliciani u shpall Augusti Suprem dhe si August të dytë emëroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut iliri, ndërsa dy Çesarët kishin një gradë më poshtë se Augustët. I pari ishte Konstandini me origjinë nga Dardania (e ëma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokleciani sundoi rreth 21 vjet derisa në moshën 59¬-vjeçare dha dorëheqjen. Dihet botërisht se Diokleciani si burrështetas krahasohet vetëm me Oktavian  Augustin dhe konsiderohet si njëri ndër reformatorët më të mëdhenj që ka njohur shoqëria njerëzore. Diokleciani mori pjesë gjatë gjithë periudhës së tij të sundimit në luftëra të shumta, që i kurorëzoi me fitore të bujshme, njësoj si Klaudi II, Aureliani dhe Probi. Edhe atij historia romake nuk i rezervoi asnjë humbje. Veçanësitë: – Dëshmitari suprem i madhështisë, njëri ndër tre perandorët që historia romake admiron më tepër. – Ashtu si Augusti në fillim, edhe Diokleciani në kohën e tij, për revolucionin e thellë që i bëri organizimit shtetëror, konsiderohet si themeluesi i një perandorie të re. – I vetmi perandor i Romës që e ka lëshuar vullnetarisht pushtetin. – E kanë quajtur “Burri i shekullit të artë”, për të dëshmuar madhështinë e revolucionit dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë.
• Maximianus Herculius (Maksimiani)
Mendohet të ketë lindur mes viteve 249¬-250 pas lindjes së Krishtit në Sirmium, pranë Mitrovicës së Vojvodinës së sotme. Marcus Aurelius Valerius Maximianus ka qenë ushtar që në vegjëli. Ai madje ka luftuar në krah të Perandorit Dioklecian, dhe ka shërbyer në ushtri gjatë mbretërimit të Aurelianit dhe Probusit. Sipas historianëve me siguri ka qenë Diokleciani që më vonë e shpalli perandor të Nikomedeias më 20 nëntor 284. Kur perandori Diokleciani e kuptoi që perandoria ishte shumë e madhe për t’u qeverisur vetë, ai e bëri Maximianusin Çezarin e tij, dhe i ngriti deri në rangun e Augustit. Ndërkohë që Diokleciani sundonte në Lindje, Maksimianusi sundonte në Perëndim. Për t’u rritur në detyrë Maximianus merrte pjesë në aktivitete të shumta ushtarake. Pavarësisht se e pati të lehtë të pushtonte disa vende në vitin 286, e pati shumë të vështirë të përballej me galët në po të njëjtin vit. Në çështjet politike, perandori dhe Çezari i tij ishin shumë të ndryshëm. Maximianusi ishte shumë i kursyer kur binte fjala për marrëveshjet me anëtarët e senatit romak, ndërsa marrëdhënia me fisnikët ishte mjaft e mirë. Më 1 maj 305 si Diokleciani, në Nicomedeia, ashtu edhe Maximianus Herculius, në Mediolanum, dhanë dorëheqjen. Kjo dorëheqje u bë për shkak të sëmundjes fatale që kapi Dioklecianin në fund të vitit 304. Mendohet se ka qenë vetë Diokleciani që i ka detyruar kolegët e tij të hiqnin dorë. Dorëheqja e Herculius nuk duket se zgjati shumë pasi në më pak se një vit më vonë më 28 tetor 306, djali i tij Maksentius u zgjodh perandor i Romës.

perandoria-romake-ok
• Galeri, perandori i fitoreve të bujshme
Galeri lindi në Iliri. Nuk dihet data e lindjes. Vdiq ne Serdica (Sofie) në vitin 311. Sapo u emërua Çezar u nis në frontin e Danubit dhe gjatë viteve 294 deri në 295 korri fitore të mëdha mbi gotët. Në dy vitet që pasuan shpartalloi ushtritë e sarmantëve dhe markomanëve. Me këtë rast ndërtoi një fortesë në Aquincum (Budapesti i sotëm). Pjesa veriore e Panonisë së Poshtme u bë provincë e re dhe u quajt Galeria Valeria, sipas emrit të gruas së tij. Kur persianët pushtuan provincën romake të Mesopotamisë, Galeri marshoi nëpër Armeni dhe i rrethoi, duke arritur që të pushtojë dhe kryeqytetin e tyre Ctesiphon. Ai imitoi Aleksandrin e Madh në betejën që zhvilloi në Narsë, duke mbajtur qëndrim miqësor ndaj familjes së mbretit persian Darius dhe duke marrë në mbrojtje fëmijët dhe gratë e qytetit. Me marrëveshjen e paqes që u nënshkrua, Mesopotamia e zmadhuar me territoret rreth Tigrit u rinjoh si provincë perandorake. Gjatë qëndrimit në fronin e Çezarit, Galeri e ndërtoi kryeqytetin e vet në Selanik, një vend strategjik në rrugën Egnatia, që lidhte Romën me provincat e Azisë. Me ngjitjen në rangun e Augustit, ai u detyrua të shkonte në Nikomedi, në vend të Dioklecianit.
• Konstandini i Madh, perandori që ndryshoi historinë
Konstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë (Nishi i sotmëm). I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë (306).
Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandini i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit. Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Kostandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Kostandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-¬bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zëvendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Kostandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.
¬Ai ishte perandori i parë i krishterë ¬Themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën, qytet të përjetshëm, që mishërohej në Kostandinopojën, jetoi për 1129 vjet. – Ndërtuesi i objekteve më të mëdha kristiane. E quante veten përfaqësues të Zotit mbi tokë dhe i dha sundimit të vet karakter hyjnor. – Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh- hën Konstandini.
• Maximinus II
Maximinus II (20 nëntor 270 – gusht 313), gjithashtu i njohur si Maximinus Daia ose Maximinus Daza, ishte perandor i Romës nga viti 308 deri në vitin 313. Në vitin 305 xhaxhai i tij, Galerius e adoptoi Maximinusin, duke e rritur atë në rangun e një Çezari dhe i dhuroi atij qeverinë e Sirisë dhe Egjiptit. Maximinus filloi ta stilonte veten si Augusti gjatë fushatave ushtarake. Pas vdekjes së Galerius në vitin 311, Maximinus e ndau Perandorinë Lindore mes Licinius dhe vetes. Kur Licinius dhe Konstandini filluan të miqësoheshin shumë, Maximinus hyri në një aleancë sekrete me uzurpatorin Maxentius, që kontrollonte Italinë. Ai hyri në luftë të hapur me Licinius në vitin 313; thirri një ushtri prej 70,000 burrash por pësoi një humbje të madhe. Një vit më pas ai vdiq, dhe shkaqet e vdekjes së tij nuk ishin asnjëherë të qarta.
• Valentinian I
Valentinian I (lindi në vitin 321 – vdiq më 17 nëntor 375), ishte perandor romak me origjinë ilire nga viti 364 deri në vitin 375 i cili mbrojti me mjeshtëri dhe sukses kufijtë e Perandorisë Perëndimore kundër pushtimeve gjermanike. Valentinian, i cili ishte i biri i një oficeri ushtarak ilir u pozicionua në Panonia (në qendër të Europës), iu bashkua ushtrisë dhe babait të tij me shërbim në Afrikë. Nëntë ditë më vonë komandantët e ushtrisë e shpallën Valentinian perandor. Më 28 mars ai zgjodhi vëllain e tij më të vogël, Valens, si bashkësundues, dhe e vendosi atë si sundues të Lindjes, ndërsa vetë mbajti perëndimin. Për të forcuar linjën e trashëgimisë, Valentinian në vitin 367, zgjodhi djalin e tij 8-¬vjeçar, Gratian, si bashkëperandor. Vetë vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
• Valens
Valens (lindi në vitin 328 – vdiq më 9 gusht 378), emri i plotë i të cilit ishte Flavius Julius Valens Augustus, ishte Perandor i pjesës lindore të Romës nga viti 364 deri në vitin 378. Atij iu dha gjysma e e perandorisë, ajo e pjesës lindore nga vëllai i tij më i madh, Valentinian I, pasi ky i fundit mori fronin. Valens, i njohur edhe si perandori i fundit i Romës, u mund dhe u vra në Betejën e Adrianopojës, që shënoi fillimin e fundit të Perandorisë së Madhe romake. Valens dhe vëllai i tij, Valentinian lindën të dy në Cibalae (Kroacinë e sotme) në një familje ilire.
• Gratian
Gratian, (Flavius Gratianus Augustus) lindi në Iliri në vitin 359¬ dhe vdiq në gusht të vitit 383. Ai shërbeu si perandor i Romës nga viti 367 deri në vitin 383. Gjatë kohës së mbretërimit të tij ai e ndau sundimin së bashku me të atin, Valentinian I dhe xhaxhain e tij, Valens. Pas vdekjes së Valentinian I (në nëntor të vitit 375), Gratian ishte tashmë sundimtari i vetëm i Perëndimit. Pas një periudhe të shkurtër ai njohu si kolegun e tij gjysmë¬vëllain 4¬-vjeçar, Valentinian. Nën ndikimin e Ausonius, Gratian kërkonte që sundimi i tij të ishte i mirë e popullor. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke u ndeshur me fiset që kërkonin të pushtonin tokat romake. Në vitin 378 ai u vonua pak për të marrë pjesë në betejën e përgjakshme me Gotët në Adrianopojë. Për të zëvendësuar Valensin, që u vra në konflikt, Gratian vendosi Theodosius perandor në lindje në vitin 379. Kur në vitin 383, Gratiani dëgjoi se në Britani ishte vetëshpallur një perandor me emrin Magnus Maximus, për ta ndalur atë që të pushtonte më shumë tokë, ai vendosi të ndërhynte. Por Gratiani u dezertua nga trupat e tij, dhe ndërsa kërkonte arratisjen në Alpe, ai u vra në tradhëti nga gotët.
• Marciani
Marciani (Flavius Marcianus Augustus) (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor bizantin me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shenjoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën  e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në kishën Apostoli i Shenjtë në Kostandinopojë.
• Anastasi
Perandori Anastas (491¬-518), i cili hipi në fronin perandorak në vitin 491 kishte lindur në Durrës. Anastasi e rrethoi Durrësin me mure, duke ndërtuar kështjellën e famshme me tre mure rrethuese dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin. Ai sundoi gati 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave, të cilat nuk do të mblidheshin si më parë nga këshillat, por nga nëpunësit e financës të emëruar nga prefekti pretorian. Gjithashtu ai bëri edhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronzi në vend të atyre prej bakri. Në kohën e sundimit të Perandorit Anastas u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Anastasi vdiq më 1 korrik të vitit 518. Ai përmendet në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.
• Justiniani i Madh i Ilirisë
Justiniani lindi në Bederiana të Dardanisë në vitin 482. Vdiq në Konstandinopojë më 14 nëntor të vitit 565. Perandor prej datës 1 gusht 527¬ deri më 14 nëntor 565.
Justiniani dallohet për dijet e thella, vullnetin e jashtëzakonshëm për punë dhe kulturën e nevojshme për ripërtëritjen e idesë perandorake romake. Duke marrë arsimim të plotë. Ai mundi të ishte kompetent në shumë fusha: teologji, politikë, strategji ushtarake, art, arkitekturë, shkencë. U përgatit shumë gjatë për në fron, më me kujdes se të gjithë sunduesit e tjerë të Perandorisë Bizantine. Ishte Perandori i fundit që bëri përpjekje për t’i bashkuar pjesët lindore dhe perëndimore të Perandorisë.
Justiniani synonte forcimin e vazhdueshëm të shtetit, prandaj i dha një shtytje të fuqishme veprimtarisë ekonomike. Në bujqësi ai mbështeti lirimin e skllevërve dhe lidhjen e tyre me ngastrat e vogla të tokës, që i merrnin për t’i punuar. Gjatë periudhës së sundimit  të Justinianit, tregtia e Bizantit u rrit shumë dhe Kostandinopoja u bë qendra e botës. Deti Mesdhe, pas pushtimeve në Afrikë, Itali dhe Spanjë, u kthye në liqen romak.
Për rolin e jashtëzakonshëm të Justinianit në mbrojtjen e doktrinës kishtare, ruajtjen e unitetit fetar dhe ngritjen e katedraleve, bazilikave dhe kishave në të katër anët e Perandorisë, u shenjtërua. Festa e Shën Justinianit është me 14 nëntor. Sot përkujtohet në të gjithë botën e krishterë, veçanërisht në krishterimin e ritit lindor.
Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për numrin e madh të ilirëve (numerius felix Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake. Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë: Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës perandorake dhe u përpoq që Iliria të kishte një status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se rajonet e tjera. Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera. Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij qyteti. Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit, themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I. Justinani u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan 43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera. Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave shumë larg kufijve. Dante e percepton Justinianin si përfaqësuesin e denjë të Perandorisë së Romës. Si përfundim, shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i Justinianit, kurse sundimi i tij shënon pikën kulmore të Perandorisë Romake të Lindjes. Justiniani i Madh është njëri ndër personalitetet më të shquara historikë të Kohës së Vjetër dhe padyshim sunduesi më i lavdishëm i Perandorisë njëmijë e njëqindvjeçare të Bizantit.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

gadishulli-ilirik

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ilirologët dhe shkenca mbi ilirët-Ilirologjia, ndër fiset më kryesore ilirie përmendin: taulantët, adrianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
-TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
– ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
– DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
– ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
– ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
– DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
– DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
– PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
– MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
– KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
– THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ILIRËT TEK AUTORËT ANTIKË

ILIRËT TEK AUTORËT ANTIKË

Herodoti_pellazget_para_grekeveShkruan: Ilmi Veliu

Aristoteli duke folur për “lumturinë” thotë se “një nga elementet që të bën të ndihesh i lumtur është edhe ajo që të jesh nga fisi i mirë dhe fisnik”. Fisnikëri është për një komb, kur të parët dhe prijësit e tyre janë autoktonë dhe të vjetër.
Fillova të mendohem dhe të them ne vete: Ne që quhemi shqiptarë, a i kemi elementet që të na bëjnë të ndihemi të lumtur, dmth. a jemi popull i vjetër autokton ?
Në lashtësi, të parët e shqiptarëve po edhe popujt e tjerë të vendosur në një vend, fillimisht ishin pa emër, të panjohur për njëri-tjetrin, për rrethin po edhe historinë. Mund të marrim shembullin e foshnjes e cila lindet dhe vjen në këtë botë pa emër. Pasi i ngjitet emri, atëherë fillojnë ta njohin të gjithë. Edhe popujt e ndryshëm e në mesin e tyre edhe të parët e shqiptarëve, në lashtësi kanë jetuar duke mos e njohur njëri- tjetrin, deri atëherë kur ndesheshin në mes veti në luftëra të ndryshme, dikush fitonte luftën e tjetri e humbëte, dhe me këtë rast e emronin njeri-tjetrin dhe ashtu mbeteshin të njohur për njëri-tjetrin po edhe për historinë. Shpeshherë kanë kaluar shekuj të tërë e që ndonjë fis apo popull të mbetej anonim, pa emër dhe pa rëndësi historike.
Në gjysmën e parë të sh.19 e veçmas në gysmën e dytë të atij shekulli, njohuritë për Ilirët u pasuruan me një mori faktesh të reja arkeologjike, filologjike, antropologjike etj.të cilat bënë të mundur të krijohet një parafytyrim më i saktë dhe më i gjithanshëm për Ilirët.
Vetë Ilirët,fatkeqësisht nuk na kanë lënë kurrfarë dokumenti të shkruar për kulturën e tyre, kurse fqinjtë e tyre, grekët në jug dhe romakët në veri nuk kanë pasur shumë arsye t`i simpatizojnë dhe në veprat e tyre t`i paraqesin në mënyrë objektive, sepse vazhdimisht kanë qenë në luftë me ta.
Përkundër ca autorve antikë ,që Ilirët i paraqesin si kusarë, Pseudo Skymni, për Ilirët shkruan se ata ishin popull që i respektonin perënditë, ishin të drejtë dhe plot virtyte. Gjermani George Zuppel më 1877 botoi historinë deri tash më të hollësishme të Ilirëve, të bazuar në burime të shkruara.
Theodor Momsen shkroi “Corpus Inscriptiorum Latinorum” ku i tuboi të gjitha mbishkrimet e njohura. Georg Hahnn në veprën “Albanesisshe studien”1854 ndër të parët paraqet tezën se shqiptarët e sotëm rrjedhin nga Ilirët e lashtë.
Qiro Truhellka nga Bosna 1888 është me meritë të madhe që bëri gërmimet në një nga vendbanimet më të rëndësishme Ilire në Donja Dolina afër Bosanska Gradishkës dhe e informoi tërë botën shkencore për këta të arritura. Gërmime të mëdha për Ilirët në Bosnje kanë bërë edhe Vasil Qurqiq, Karl Patch, Dimitrije Sergejevski, etj.
ORIGJINA E ILIRËVE
Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ata shprehin vetëm dy pikëpamje:
Njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Ballkan, ndërsa;
Edyta i quan ilirët si popull autokton të formuar në trollin historik të Ilirisë.
Përsa i takon teorisë së parë aty ka mospërputhje, përsa i takon vendit se prej ku erdhën ilirët dhe në cilën kohë.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerët me kulturën e fushave me urna apo me kulturën e Luzhicës. Sipas tyre, ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa qendrore, në fillim të epokës së hekurit u ngulën në Gadishullin Ballkanik.
Teori më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në trollin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë gjen prova të shumta në territorin historik të Ilirëve, me zbuliomet e bëra në trollin e Shqipërisë: Maliq, Pazhok, Vajzë, etj. Jashta Shqipërisë: Glasinac (Bosnjë) etj.
Trolli i kulturës së fushave me urna nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me Ilirët. Duke krahasuar trollin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirfilltë ilire Mat-Glasinac, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materi ale në qeramikë, në objektet metalike etj. ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trolli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësajë të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike e egjeane nuk e përfëshinë pjesën perendimore të Ballkanit dhe nuk prunë deri në zhven dosje të ilirve. Kjo shihet qartë , ku materialet arkeologjike të kësaj kohe flasin jo për ndërprerje të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë trollin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone deri në sh,VI p.e.s. kur
historikisht dihet se këta krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme ilire.
Procesi historik i zhvillimit të etnogjenezës ilire fillon shumë kohë përpara dyndjeve dore, egjeane, panono- ballkanike dhe konkretisht fillon me dyndjen e madhe të periu dhës kalimtare nga neoloiti në epokën e bronzit që përfshin treva të gjera të Evropës dhe Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar si indoevropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvje çarit të tretë u krye nga grupe baritorësh të ardhur nga stepet e lindjes. Është provuar arkeologjikisht se kjo nuk është bërë menjëherë por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre edhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë këtyre dyndjeve grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsinë që erdhi, të cilët u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi me kulturat neolitike të Vinçës. Butmirit, Lisiçiq-Hvarit në Jugosllavi, të cilat qenë zëvendë suar me kulturat e reja: Kostalac, Vuqedol, etj. e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit e cila qe zëven dësuar nga një kulturë më e ulët që i atribuohet pikërisht kësaj dyndejeje. Në përzierjen etnike të kulturave të popullsive neolitike, paraindoevropiane ose indoevropiane të hershme me ardhësit e rinj indoevropian të stepeve, u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit perëndimor, rrjedhi misht edhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore të dalluara nga bashkësitë e tjera jo ilire. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm, krahinat jugore të kësaj treve ishin të këthyera me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut me të cilat qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe kulturore .Veriu ishte i këthyar drejt Evropës qendrore. Këto lidhje ndikuan sadopak në forimin dhe
diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe atij verior. Duke filluar në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë , rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurtë etnike që u formua nga shkatërrimi i botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndi more të Ballkanit atë substrat etnokulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si Pellazge.
Nga shumë teori që janë përmendur deri më tani, mbi origjinën e Ilirëve, padyshim, teoria më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai çështjen e etnogjenezës së Ilirëve e trajton në punimin e tij “Parailirët, Protoilirët dhe Ilirët e lashtë.”Sipas Benac, zhvilli mi i brendshëm në Ballkanin perendimor shkaktoi, mu në fund të epokës së bronzit, formimin e bashkësive etnike të Ilirve të vjetër dhe së shpejti mandej në periudhen e hekurit edhe kriji min e etnosit Ilir.
Ngjashëm me Benac, procesin e formimit të etnosit Ilir e sheh edhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch Gimpera. Në mesin e teorive mbi origjinën e Ilirëve, një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve e ka pasur deri tash vonë edhe teoria mbi Ilirët si krijues të të ashtuquajturës “Kultura e fushave të Lluzhicës, në Gjermani. Këtë teori sëpari e formulon arkeologu gjerman Gustav Kossin na dhe e përfaqësojnë në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Sipas tyre, themeluesit e kulturës së fushës së urnave të kohës së bronzit, kanë qenë Protoilirët, prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët. Arkeologjia dhe gjuhësia janë ato të cilat zbulojnë emrat e popujve të lashtë pastaj lidhjen historike dhe gjuhësore të tyre në mes veti.
Kur mundohemi të zbulojmë origjinën e ilirëve e më vonë shqiptarëve pikërisht mbështetemi në këto dy shkenca:
Arkeologjia e cila studion mbeturinat materiale të zbuluara në varreza dhe themele të objekteve të lashta që i kanë përdorur ilirët.
Gjuhësia—që studion gjuhët të cilat i kanë përdorur popujt e lashtë.
Në lashtësi, vendi nga gjiri i të cilit lindnin njerëzit, dmth. vendi ku ata jetonin dhe vëndi ku fillon t`i njohë historia konsiderohej me të drejtë edhe atdheu i tyre i parë. Është çështje e njëjtë edhe kur flasim për autoktoninë e popullit shqiptar të sotëm.
Historianët bizantinë të sh.14, shqiptarët i quajnë Arvanitis, Ilirius, Trivalus, Skithius, etj.
Thummann,profesor në Lajpcig të Gjermanisë, në gjurmimet e tij “Mbi historinë e kombeve të Evropës lindore”,1774, shqiptarët i quan pasardhës të drejtpëprdrejtë të Ilirve të Gencit, Teutës dhe Pirros.
Malte Bruni në “Anales des Vojages, Paris 1808 thotë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve. Anglezi, V.M.Lake 1814 që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët jënë ilirët e vjetër.
Gjuhëtari i njohur shqiptarë Eqrem Qabej në veprën e tij “Elemente të gjuhsisë e të literaturës shqipe, Tiranë 1936,” boton edhe tri teoritë mbi origjinën ipotetike të gjuhës shqipe e që jënë këto:
Teoria e parë:
-Shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Ilirët dhe Ilirishtja. Përfaqsues të kësajë teorie jënë:
Gustav Mayer, albanolog.
Leibnic,………filozof.
Thummann…historian.
Diefenbach…historijan.
Falmeajer….historian.
Hahn…………historian.
Niebuhrn…..filozof
Françesko Ribezzo,gjuhëtarë.
Theoria e dytë:
-Shqipatrët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrakët dhe thrrak ishtja . Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Potti,………………..gjuhëtar
Tomaschek,………gjuhëtar
Vasmer,……………historian
Herman Hirt,……gjuhëtar
Vhatmough, gjuhëtar amerikan,
Gustav Veigand, profesor në Lajpcig
Chuhard dhe Hesdem….gjuhëtar
Theoria e tretë:
– Shqipëtarët janë përzierje Ilirothrrakase dhe gjuha shqipe është përzierje e Ilirishtes dhe Thrrakishtes. Përfaqsues të kësajë teorie janë:
Arbois de Jubainville, historijan,
Carl Patsch , historijan
Baron Nopska, albanolog hungarez,
Norbert Jokel, albanolog nga Vjena.
Me anë të gjuhësisë e cila është pjella e sh. 19, u muar vesh se ka qenë një kohë kur numër i madh popujsh jetuan bashkë në një atëdhe të përbashkët. Gjuhët që kanë përdorur këta popuj, shkenctarët i kanë ndarë sipas emrave të tre djemve të Nuhit ( Noe) e që ishin:
1.Ham.. Gjuhët Hametike,
2.Sam.. Gjuhet Semitike dhe
3.Japheth Gjuhet Japhetike.
Popujt që flasin gjuhet Japhetike hyjnë në familjen e popujve Arianë ose Indoevropjanë. Këto gjuhë i flasin popujt që jetojnë në Evropë, ku bëjnë pjesë edhje shqiptarët, me përjash tim të turqve dhe hungarezëve.Nuk dihet për popujt Arianë, se kur kanë jetuar së bashku, por dihet se atdheu i tyre i përbashkët ka qenë në Azinë qendrore, aty nga veriu i Indisë dhe prej aty fillojnë të shpërn gulen drejt perëndimit. Sipas ksaj na del se nëna e të gjitha gjuhëve Indoevropiane është Japhetikja, pastaj Sanskritishtja, Greqishtja e vjetër, Latinishtja, Gjermanishtja, Anglishtja, Shqipja etj.*

Referencat______________________________
*Aleksandar Stipçeviq, “Ilirët” (Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit) 1974, Zagreb.
Spiro N.Konda ,”Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”1964,Tirënë.
Dr.Zef Mirdita,”Mitet dhe Mitologjia në Antikë” 1988 Rilindja Prishtinë.
Dr.Masar Kodra.Dr.Jetullah Krasniqi, Historia për shkolla të mesme 1988.faqe,29-36.
Dr.Hysni Myzyri,(redaktor përgjegjës)”Historia E Popullit Shqiptar”për shkolla të mesme,kreu i I-II,1994 Tirënë.Faqe
Dr.Skënder Anamali, “Varrezat arbërore pranë Liqenit të Ohrit”- Sh.e M. 1994 Shkup,f.35. Alojz Benac,”O uçeshçu ilira u egejskoj seobi”Arheoloshki radovi 1957 Sarajevo.

 

[the_ad id=”4118″]

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

Harta e parë europiane u bë nga ilirët… ne vitin 500 para erës sonë

hart-ilireKjo eshte harte gjeografike Mesape ::.
Kjo gjetje, qe do te kete qene tjegull rrethore prej se ciles na eshte ruajtur vetem 1/6 e permbajtjes se saj, ka nje shkrim nga me interesantet, ne fakt:
– ajo qe dallohet ketu eshte se inkripcioni i realizuar me gerrithje nuk eshte nje shkrim koti si jemi mesuar te shohim, eshte dicka me speciale:
Nga krahu i djathte mund te lexojme HYDR / I;
Shenim i cili mund te mund te tregoje edhe emrin e Detit Adriatik ne nje forme te vjeter origjiale Hydri.
Poashtu edhe pjeset tjera te glosave qe gjinden ne hapesiren e detit te anes se djathte te jete Hydrili[?r/k]. Por, kjo eshte pak e mundur. Per t’i dhene emrin Adriatikut mjafton edhe hydria burimore.
Por, duke qene se kemi nje pikeshenim ne cep te kufirit te ketij bregu prane emrit, behet e qarte se eshte fjala per nje vendbanim me emrin HYDR-a, kuptimi i se ciles duhet te jete: “hyrja”, “moli”, apo ajo qe eshte bere me e perditshme te perdoret: Porti.
Per me shume, – kemi dhe qytetin qe mban kete emer te regjistruar prej shekujsh, e qe ne kohen romake i takonte Provinces Kalabreze; me po kete emer: Hydr-us; Hydr-untum. Ky port mendohet te kete qene me ‘i rendesishem’ se porti i Brund-isit, (nje emer tjeter Messap) sepse ishte me afer Apollonise e cila dikur lidhte me tregjet e Lindjes.
Me poshte dhe pak me ne ball me portin e Durresit, kemi portin tjeter me vendin ose qytetin LI[K/R]?.
Tutje ne maje drejt korkyres kemi vendbanimin/themelaten LIOS.
Siper kemi vendin: OTAN ose KUTAN.
Siper tij kemi: BAL ose B[EShE]L; SOL [sethel]; MKOS, (?MIOS); STY, [EShTI]; anash: Qytetin e fotrtifikuar NAR dhe portin tjeter majtas: GRAkHA.
Ne krahun e majte mund te shohim detin tjeter me shkronja mire te lexueshme: [O/U]TARAS; ku lehtesisht pernjohim emrin Otranto ose, edhe, Taranto, – shkronja e pare duhet te jete O/U pavaresisht a i perket pjeses tjeter te emrit: U-TARAS; qe me kete U semantike mund te kete dhene kuptim te brendesise; nje hapesire te brendshme. I cili lehtesisht mund te kete qene emer alternativ per kuptimin e fjales dhe emrit tjeter koekzistent BRENTION (Brendësi), sado qe eshte mjafte e pranueshme edhe zgjidhja Briri ,marre parasysh se sot ajo qe quhet Brindisi gjndet ne bregun e jashtem te Utres apo tarantit, dhe qe e ben me te besueshem kuptimin nga rrenja tashme gjersisht e pranuar shqipe: BRIN-DI-SI.
Emri Messapi (ku “s” e dyte sherben si vize ndarese ne emerformim) do te thote me nje fjale Mesdeteve, apo me burimisht: Mesujerave; kuprim te cilit kontribon edhe emri krahinor Apulia; [ab-Ujia].
Emri i tjeter prane KALABRIA, e cila gjithesesi mund te kete qene formuar nga shprehja tashme e humbur (ne shumicen e arealit shqipfoles) por por qe shumica ende e mbajne mend te pashkdyzuar per teformuar fjale tjera: KALA~, qe shenjon dicka te lidhur bashk; te nderlidhur. Te varur ne nje trup, dege, nje fije, pergjithesisht: ne nje pike te perbashket, dhe e cila i bashkon. Ky eshte kuptimi i parafjales KALA (te dy a-te e shkrurtera, me theksin e shkurte te rrokjes se pare).
Ose teoria e tjeter e Kalabrise, eshte Ka-lab-ri si pjese e perbashket me Laberine (i njejti popull).
Pjesa tjeter e fjales eshte serish e pernjohshme nga shqipja BRI qe e ndeshem edhe te toponimi Brindisi.
Brindisi – sipas Piri Reisit, shek. XVI.
Emer qe gjithesesi mund t’i kete pasur te dy kuptimet e gjuhes shqipe, edhe “brendesi” edhe “brindyshi”.
*
Gjetesit e ketij artifakti e mbajten te fshehte ta greqizonin interpretimin e saj duke i hequr cdo lloj merite ilire. Por kjo nuk eshte e tera. Armiqte vullnetar nuk u mjaftuan me kaq: Kriminelet ne fakt, -thyen, asgjesuan dhe zhduken mbi 1/6 e diskut te vogel, qe sic arrij te konkludoj ishte per perdorim personal dhe mund ta mbaje kudo me vete.
Siperfaqja e thyerjes se ketij artifakti te ralle eshte e fresket!
Terrakota per dallim nga ana e siperfaqes se lemute dhe te pjekur, nga anet e thyera terheq papastertine e vendit permes lageshtise dhe efektit kapilar brenda ne strukture dhe eshte pothuaj e pamundur te lahet, ashtu qe te duket sikur eshte thyer sot.
Armiqte e trashegimise sone kulturore, duke pare se mbeshetur ne metoda shkencore, harta nuk mund te klasifikohet si “pasuri greke”, te tjeret kishin goditur direkt artifaktin duke u munduar ta mohojne ne plotesi, jo vetem permbajtjen dhe rendesine e saj per kulturen ilire por edhe autenticitetin e saj ne teresi.
Asgjesimi i faktografise se kultures se larte ilire vazhdon edhe ne shekullin XXI me intenzitet te pa shuar.

[the_ad id=”4118″]

Mbretër ilirë, 25 shekuj më parë, në Maqedoninë e sotme

Mbretër ilirë, 25 shekuj më parë, në Maqedoninë e sotme

Mbretër ilirë

Iliria e lashtë përbëhej nga shumë fise me popullsi autoktone ilire midis të cilëve mund të përmenden: Dardanët, Ardianët, Dokleatët, Labeatët, Albanët, Taulantët, Enkelejtë, Dasaretët, Paionët, Kaonët, Thesprotët, Molosët, Japodët, Liburnët, Dalmatët etj. Fise ilire të mirëfillta ishin edhe Japigët dhe Mesapët në gadishullin Italik, me shtrirje kryesisht në zonën e Apulias (Pulia e sotme) dhe që u përhapën edhe në jugperëndim të gadishullit Apenin. Më poshtë, në këtë shkrim po paraqesim një përshkrim për fisin ilir të Paionëve ose Pejonëve, që shtrihej në territoret e Maqedonisë së sotme dhe përafërsisht aty ku banojnë shqiptarët autoktonë, si dhe për mbretërinë e Paionisë dhe mbretërit e saj në shek. IV para erës së re, ose më qartë plot 2400 vjet më parë.

PAIONIA

Paionia; Paionët (Paeonians) ose Peonët ishin fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të Trojanëve dhe në mbrojtje të Helenës në luftën kundër Akejve. Në gjysmën e parë të shek. IV para erës së re, Paionët krijuan mbretërinë e tyre, e cila u detyrua t‘u bëjë ballë për shumë kohë sulmeve të maqedonasve. Principatat e Paionëve u përqendruan në mbretëri duke u shtrirë pranë lumenjve Vardar dhe Struma dhe në disa kohë edhe më tutje se kaq. Nga perëndimiPaionia përfshinte edhe Pelagoninë, hapësirën mbi liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Qyteti kryesor i mbretërve paionianë ishte Bylazora (Veleshi i sotëm në Maqedoni -FYROM) pranë lumit Aksios, sot Vardar. Më vonë, vendqendrimi i mbretërve kaloi në Stobi (në Pusto Gradskon e sotëm). Ekziston mendimi se qyteti i lashtë ilir i Damastionit, të ketë qenë përfshirë në mbretërinë e Paionisë. Ky mendim gjen mbështetje edhe nga monedhat e shumta prej argjendi të shek. IV-III para erës së re, që mbajnë mbishkrimin DAMASTION dhe që klasifikohen se i përkasin mbretërisë së Paionisë. Paionët u bashkuan me ilirët e tjerë dhe i bënë qëndresë ekspansionit të Maqedonisë drejt veriut. Në vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore të Paionisë filluan mësymjen kundër Maqedonisë, me shpresën e ndonjë sulmi të mundshëm edhe nga viset e tjera të Ilirisë. Mbreti i Maqedonisë, Filipi II krijoi një ushtri dhe u mundua t‘i parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirëve dhe nga mësymjet e paionëve. Paionët krijuan dinastinë e tyre e njohur si mbretëria ilire e Paionisë, qysh nga fillimi i shek. IV para erës së re. Dinastia mbretërore e Paionisë u bë e njohur dhe pati vazhdimësi për më se një shekull, përmendim: Mbretin Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.); Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.), Audoleoni (315-286 para Kr.). Mbretër të Paionisë kanë qenë edhe Aristoni (286 para Kr.), Leoni (278-250 para Kr.), Dropioni (250-230 para Kr.) etj. Në mesin e këtyre sundimtarëve, Audeleoni ka mundësi të ketë një nga më të njohurit, ngaqë një nga vajzat e tij qe martuar me Pirron e Epirit.
Mbretërit e Paionisë kanë qenë të njohur për prerjen e monedhave, kryesisht prej argjendi dhe të cilësisë së lartë. Autori i këtij shkrimi, në kërkimet e tij për të njohur sa më gjerë botën e Ilirisë së lashtë dhe historinë e kombit shqiptar, zbuloi nëpërmjet internetit në muze dhe arshiva të huaja disa dhjetëra monedha ilire, të njohura pak, ose aspak të njohura, dhe midis tyre më se 100 copë monedha dhe të gjitha prej argjendi, të prera nga mbretërit e Paionisë. Këto janë edhe disa nga monedhat më të hershme të botës ilire (shek. IV, III para Kr.). Kështu Mbreti Likeu me rreth 40 prerje dhe të gjitha prej argjendi, Mbreti Patrai me rreth 35 prerje prej argjendi, si dhe Mbreti Audoleon, me rreth 30 monedha të ndryshme dhe të gjitha prej argjendi. Në një monedhë paioniane paraqitet figura e Mbretit Ariston, që ishte vëllai i Mbretit Patrai, i cili luftoi në krye të 1 000 trupave ilire përkrah Aleksandërit të Madh në fushatat e tij drejt lindjes.
Panonia përbëhej nga disa nënfise: Aestraei, Agrianes, Derrones, Doberes, Laiaious, Odomantians, Paioplai, Siriopaiones. Pas pushtimeve romake, Paionia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë së bashku me Ilirinë e Jugut, Thesalinë, Trakën, dhe Epirin e Veriut. Perandori me origjinë ilire Diokleciani, gjatë riorganizimit administrativ të Perandorisë Romake, Paioninë dhe Pelagoninë, i bashkoi në një provincë të vetme me emrin Maqedonia e Dytë ose Salutaris.

Mbreti: TEUTAMADO

Shek. IV para erës së re

Teutamado (Teytamado). Një nga mbretërit e Paionisë në Ilirinë lindore. Rreth shek. IV para erës së re (rreth vitit 325 para Kr.). Në historiografinë shqiptare ky mbret nuk përmendet fare, pasi ai nuk njihet dhe nuk është cituar në ndonjë botim në shqip as edhe në gjuhë të huaj. Në një muze të huaj ruhet një monedhë e Mbretit TEUTAMADO prej argjendi që mendohet të jetë e shek. IV para Kr. dhe për të cilën thuhet se Teudamado ishte Mbret i Paionisë. Në faqen e parë të monedhës është vendosur figura e Zeusit me drejtimin djathtas, ndërsa në faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalë dhe me një shpatë të shkurtër në dorë, shpatë tipike ilire. Poshtë, i rrëzuar për tokë, është figura e një luftëtari armik. Sipër kësaj monedhe, me shkronja të mëdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO.
Ky emër nuk është fare i panjohur për historinë e ilirëve (kujtojmë Mbretëreshën Teuta, të shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutën, gruan tjetër të tij, e cila lindi Mbretin ilir, Pin, ndaj mund të hamendësohet se fjala TUEUTAMADO, mund të kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!). Ky supozim mbështetet edhe me tekstin përcjellës të kësaj monedhe, ku bëhet fjalë për një mbret plak që lufton mbi kalë kundër armikut. Poshtë dhe në anën e majtë të monedhës është një shpend mitologjik, që duket sikur ka dy koka (bycapitis). Sidoqoftë, këto mendime rreth kësaj monedhe duhen marrë thjesht si “hamendësime”, pasi fjalën e saktë dhe shkencore mund ta thonë shkencëtarët, historianët dhe gjuhëtarët e specializuar. Kjo monedhë unike e me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të kombit shqiptar (shek. IV para erës së re), ndodhet në një muze të huaj dhe është monedha që kushton më shumë nga fondi i Ilirisë, rreth 30 500 dollarë. Ajo është grupuar me disa monedha të tjera prej argjendi të qytetit të pazbuluar ilir të Damastionit, monedha ku dukshëm në njërën anë është figura e Zeusit dhe në anën tjetër, janë vendosur disa vegla pune për shkrirjen e metaleve dhe ku lexohet fjala: PELLAG.

LIKEI

356-335 para erës së re

Likei, Luppeios (Lykkaioy; Lykkaeios). Mbret i Paionisë ilire, në periudhën 356-335 para erës së re. Ishte një nga themeluesit e dinastisë mbretërore të Paionëve, që sundoi për një periudhë relativisht të gjatë kohe në shek. IV para erës së re. Demosteni, në veprën e famshme të tij, “Filipiket”, u thoshte athinasve se “për sa u përket Paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij (të Filipit të Maqedonisë), në përgjithësi, duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë sesa të nënshtruar” (cituar nga prof. Neritan Ceka në librin e tij “Ilirët”). Këtu, oratori i shquar e kishte fjalën për një aleancë të lidhur në vitin 356 para Kr., kur Diodori njofton se tre mbretër, të Paionisë, Ilirisë dhe Trakisë, u bashkuan për të sulmuar Filipin II të Maqedonisë. Nga Paionia marrëveshja u nënshkrua nga Likei, nga Iliria prej Grabosit, ndërsa nga Thrakia prej Ketriporit.
Në literaturën me temë historinë e ilirëve, të botuar deri më sot në gjuhën shqipe, ky mbret ilir përmendet shumë pak ose anashkalohet, ndërsa ai mbart me vetë një histori të rëndësishme për vetë faktin se në periudhën kur sundoi ai preu rreth 50 monedha prej argjendi, të gjitha të cilësisë së lartë, ashtu siç prenë edhe dy mbretërit e tjerë, pasardhës të tij, Patrai dhe Audoleoni. Në monedhat kushtuar Likeit, në faqen e parë paraqitet busti i Zeusit, Apolonit apo Herakliut, ndërsa në faqen e pasme shihet dyluftimi i një luftëtari me luanin dhe ku shkruhet: “Lykkeioy”. Mbreti Likei sundoi për 21 vjet, pas tij në fron erdhi Mbreti Patrai.

PATRAI
340-315 para erës së re

Patrai (Patraoy). Mbreti i Paionisë ilire nga fisi ilir i Paionëve që sundoi në vitet 340-315 para erës së re. Ai erdhi në fron pas Mbretit Likei (Lykkeioy) dhe u zëvendësua nga Mbreti Audoleon (shih). Gjatë sundimit të tij, mbretëria e Paionisë zinte hapësira të gjera dhe shtrihej në lindje deri në qytetin e lashtë Serdika, sot qyteti Sofje në Bullgari, ndërsa nga perëndimi kufizohej përafërsisht me hapësirën mbi liqenin e Ohrit, nga veriu shtrihej deri në Dardaninë Jugore, ndërsa pjesa jugore e Paionisë shkonte deri në qytetin e lashtë Heraklea, sot Bitola (Manastiri) në Maqedoni. Mbreti Patrai preu rreth 40 monedha prej argjendi të një cilësie të lartë, ku në njërën anë paraqitet portreti i Apolonit dhe në anën tjetër një luftëtar mbi kalë që ka mundur armikun, ndërsa disa syresh kanë figurën e një derri të egër.

AUDOLEONI

315-286 para erës së re

Audoleoni (Audoleontoy, 315-286 para erës së re). Mbret i Paionisë, që erdhi në fron pas Mbretit Patrai (shih). Pas vdekjes së Perdikas III të Maqedonisë, në vitin 359 para Kr., Paionët ilirë, filluan të rebeloheshin. Me qëllim që të merrte fronin e Maqedonisë, Filipi II (i ati i Aleksandërit të Madh, nipi i Fisit ilir të Molosëve në Epir), u bëri atyre shumë premtime. Paionët (Pejonët) të kanosur nga planet e Filipit, kërkuan ndihmën e Athinës dhe në verën e vitit 356 para Kr., Mbreti i Paionisë, Likei, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me këtë qytet-shtet. Mirëpo një gjë e tillë nuk pati sukses, sepse maqedonët nën drejtimin e Parmenionit, e rimorën Paioninë dhe deri në shekullin e katërt, ky ishte një shtet i “bashkuar”. Pas vdekjes së Aleksandërit IV të Maqedonisë, Paionia u bë përsëri e pavarur. Kasandri i cili kërkonte të bëhej Mbret i Maqedonisë, siguroi kufirin e tij verior duke ndihmuar Audoleonin në një marrëveshje mbrojtjeje. Ky bashkëpunim ishte në dobi të Paionëve, pasi Audoleoni siguroi një aleancë të fuqishme. Ndërkohë, Audoleoni vazhdoi të forconte lidhjet me fqinjët e tij të Ilirisë, gjë që shprehet qartë dhe me martesën e vajzës së tij me Pirron e Epirit. Pas vdekjes së Audoleonit, në fronin e Paonisë erdhi Aristoni dhe më pas Drypioni. Monedhat e shumta dhe prej argjendi të prera nga Audoleoni tregojnë për nivelin e fuqizimit të mbretërisë ilire të Paionëve në shekullin e katërt para erës së re.

DAMASTIONI

Qytet i rëndësishëm i Ilirisë së lashtë që pati zhvillim sidomos në shek. IV-II para erës së re. Mendohet si kryeqytet i Dardanisë apo i Paionisë a si një qendër e rëndësishme për prerjen e monedhave ilire. Përmendet nga Straboni në veprën e tij “Gjeografia” si qytet ilir (shek. IV para Kr.). Sipas tij, pas Epidamnit dhe Apolonisë, gjer në malet Keraune, banojnë Bylinët, Taulantët, Parthinët e Brygët; jo larg tyre janë edhe minierat e argjendit në Damastion, rreth të cilave Dyestët vendosën sundimin e tyre, si dhe Enkelenjtë, të cilët i quajnë edhe Sesaretë. Në monedhat që i kushtohen Damastionit, dhe që ruhen edhe në ditët tona, rreth 40 prerje a më shumë dhe pothuajse të gjitha prej argjendi, në pjesën e parme të tyre, zakonisht gjendet figura e Zeusit apo Apolonit, hyjnisë së adhuruar të botës antike, kurse në pjesën e pasme, paraqiten figurina të ndryshme si vegla pune për shkrirjen e metalit, ku mbizotëron tripodi ilirik me këmbë luani, altarë të faljes, sende si thika e shpata të shkurtra dhe stilizime të ndryshme. Poshtë, ose në formë rrethore, zakonisht shkruhet emri i qytetit: DAMASTION. Në disa nga këto monedha, gjenden mbishkrime të tjera interesante si: HRAKLEIDO; KAKIO; PELLAG apo ILLY, që nga disa specialistë të huaj lexohet si “Illyricum”.
Lidhur me vendndodhjen e këtij qyteti antik ka mendime të ndryshme. Kështu A. Stipçeviç e lokalizon në Shqipërinë e Jugut, diku në rrethin e Gjirokastrës, studiues të tjerë mendojnë se përfshihej në Shqipërinë e Veriut, në zonat e Mirditës a të Dukagjinit. Ka studiues që mendojnë se ky qytet i lashtë duhet kërkuar në jug të Dardanisë, a në mbretërinë ilire të Paionisë, diku në perëndim të saj, ku gjendej edhe krahina e lashtë e Pelagonisë. Problemit të Damastionit i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe historiani nga Kosova, Zef Mirdita, i cili në veprën e vet “Studime Dardane” (viti 1979), jep mendimin se kjo qendër e lashtë ilire duhet të ketë ekzistuar afër Kishnicës, midis Janjevës dhe Prishtinës, pasi që këtej nuk kanë qenë larg minierat antike të xeherorëve. Duhet thënë se në studimet numizmatike me temën e Ilirisë, për Damastionin janë botuar vetëm tri a katër monedha dhe këto të dëmtuara dhe jo tipike. Në fakt, sot, në muzetë dhe arshivat e huaj të Evropës dhe më gjerë, gjenden më se 50 monedha, pothuajse të tëra prej argjendi dhe të ruajtura mirë, të cilat po të blihen (ato shiten) do të sillnin një prurje të re dhe shkencore rreth këtij qyteti të lashtë të botës ilire. Damastioni i lavdishëm i trojeve të Ilirisë antike pret studiuesit dhe arkeologët, shqiptarë a të huaj, që ta zgjojnë atë nga heshtja dhe gjumi i tij shumëshekullor. Zbulimi i tij do të jetë me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të autoktonisë së hershme të kombit shqiptar.

nga PASHO BAKU
Studiues dhe botues

[the_ad id=”4118″]

Antigonea qyteti i lashte ILIRE

Antigonea qyteti i lashte ILIRE

AntigoneaANTIGONEA qyteti me jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p.e.s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea.

Sipas historianit grek të lashtësisë, Plutarkut, Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Kur ishte 17 vjeç, mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani. Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s.

Shpejt u kthye në një qendër të rëndësishme për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit, e cila në Antikitet quhej ngushticat e Antigonesë.

Fitorja e Republikës Romake në luftën me ushtritë maqedonase të mbretit Filipi V pati pasoja fatale për Antigonenë. Pas fitores përfundimtare në vitin 167 p.e.s., Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili, duke zbatuar një urdhër të Senatit, kreu më 168 p.e.s. plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë, përfshi Antigonenë. Qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake dhe nuk u rindërtua më kurrë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.

[the_ad id=”4118″]

Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Gjetjet arkeologjike në Kroaci

Me gjetjet arkeologjike në lokalitetin për të cilin kanë shkruar edhe mediat botërore, po përgatitet ekspozita në “Kështjellën e Kloviqit”. Bëhet fjalë për artefakte të gjetura në ishullin Korçulla të Kroacisë.

E ato hapin një faqe të re të historisë së ilirëve.
“Varreza të tilla në Adriatik deri më tani nuk kanë qenë të njohura, e me organizimin, dimensionet dhe ato që janë gjetur aty, paraqesin hyrjen e një kapitulli të ri për studimin e historisë së banorëve lokalë ilirë, me shekuj para Krishtit. Rezultatet e hulumtimeve i kanë tejkaluar të gjitha pritjet tona, sepse supozohej se varrosja ishte bërë në varreza monumentale me mure të thata, një plan afërisht rrethor me renditje blloqesh prej guri.
Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve 1Gjetjet arkeologjike në Kroaci hapin faqen e re të historisë së ilirëve

Pjesët qendrore të rrethit prej guri, janë varre me dhjetëra kufoma afër të cilave janë gjetur gjëra të tjera, si vazo greke, armë hekuri dhe stoli bronzi, argjendi, qelqi e qelibari…”, ka thënë arkeologu Dinko Radiq, transmeton “koha Ditore” shkrimin e gazetës kroate “Jutarnji list”.
Kësisoj, këtë javë është zbuluar varri i fundit prej katër sosh në lokalitetin Kopila në Korçullë, ku arkeologët kanë hasur në eshtra që me kohë janë përzier me copa enësh të kohës së Greqisë antike, si dhe një shtizë luftarake e ruajtur mirë. Në mesin e gjetjeve, fort i vlefshëm është edhe një vath me kokë luani nga koha helene i shkrirë në argjend, që, siç thotë Radiq, s’mund të krahasohet me asnjë artefakt të gjetur deri më tani.
Ky arkeolog, i cili bashkë me Igor Bozhiqin kanë udhëhequr hulumtimet në këtë lokalitet, ka thënë se përkundër faktit se këto varreza përmbanin gjësende greke, bëhet fjalë për varre ilire. Gratë kanë qenë të varrosura me stoli e meshkujt me armë, por krahas të dy gjinive janë gjetur vazo helene.
“Mendoj se gjetjet në Kopila do ta ndryshojnë mënyrën se si i qasemi historisë në këto anë. Ilirët shpeshherë i konsiderojmë si banorë të rendit të dytë, veçmas në raport me bashkëkohanikët e tyre grekë. Megjithatë hulumtimet tona dëshmojnë se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë shumë më i madh se sa që është menduar deri më tani, madje edhe në jetën politike”, ka thënë ai.
Sipas tij, komuniteti i ilirëve në kohën kur datojnë varret ka qenë i fuqishëm, i pasur dhe me siguri edhe dominues në këto anë. Varret datojnë në shekujt III, II dhe I para Krishtit dhe banorët lokalë janë vrarë në këtë lokalitet në kohën e Romës së Vjetër, kur Octaviani, mbreti i ardhshëm August, dërgoi ushtrinë që në mënyrë mizore të qëronte hesapet me ilirët lokalë.
Epilogu i këtij rrëfimi, sipas Radiqit, ka nisur para njëzet vitesh. Në fakt, në atë që supozohet se ka qenë fortesë parahistorike në Korçullë artefaktet e para janë gjetur para 200 vitesh, e për këtë dëshmi janë edhe shënimet e historianit Nikola Ostojiq, si dhe katalogët për koleksionin arkeologjik të Muzeut të Dubrovnikut. Duke hulumtuar këto shënime, Radiq ka konstatuar se rezultatet nuk dalin vetëm prej fortesës, por edhe prej varreve. Por vetëm para katër vitesh atij iu dha leja për gërmime. Në pyetjen se si ndihet që pas këtij rrugëtimi njëzetvjeçar la një rezultat, ai është përgjigjur: “Shkëlqyeshëm dhe është e natyrshme të jem euforik”.
Ekziston edhe një lokalitet arkeologjik i kohës së njëjtë me atë në Korçullë e ai është Vica Luca në ishullin Braç. “Ai lokalitet është më i vogël dhe është zbuluar para njëqind vitesh, kur nuk ka pasur metoda bashkëkohore për hulumtim siç ka sot. Gjetjet në Korçullë japin përgjigje për bashkëjetesën e dy popujve, ilirëve dhe grekëve. Artefaktet e gjetura në varre janë greke e jashtë tyre është gjetur qeramike ilire. Dhe pikërisht për këtë s’ka si këto varre në Adriatik. Në teori e kemi ditur se si janë varrosur ilirët, por në praktikë ky është një shembull unik.
Ka edhe varreza të ngjashme, por për to nuk mund të themi se i takojnë kohës së bronzit. Janë së paku mijëra vjet më të vjetra se sa ato të Korçullës, por as nga ajo kohë nuk ka këso ndërtimesh komplekse e monumentale. Mua para së gjithash, në këto dhe hulumtime të ardhshme më intereson dominimi i kulturës ilire”, ka thënë Radiq.
Për shkak të këtyre zbulimeve në Korçulla, sërish vjen profesori Preston Miracle nga Universiteti i Cambridgeit. Ai tash e sa vjet merr pjesë në lokalitetin “Vela Spila” në perëndim të Korçullës. Por krejt gjetjet në vjeshtë do të ekspozohen në “Kështjellën e Kloviqit”, galeri e njohur në Zagreb të Kroacisë, e cila e ka marrë emrin sipas Juraj Julie Kloviq, artistit të njohur kroat të shekullit XIX, në ekspozitën e kuruar nga Jasmina Bavolak. “Korçulla, së paku sa i përket parahistorisë, është njëri prej ishujve më të hulumtuar mesdhetar, dhe interesimi i shkencëtarëve të njohur evropianë do të thotë se edhe në të ardhmen do të zgjerohen njohuritë e tanishme”, ka thënë ajo.
Hulumtuesit e këtij lokaliteti, të udhëhequr nga Dinko Radiq, thonë se janë të privilegjuar që në një vend mund të hasin në praktikë krejt historinë njerëzore. Në “Vela…” janë gjetur dëshmi të jetës që nga koha e gurit deri në atë të bronzit. Para tri vitesh për këtë lokalitet kanë shkruar media të njohura botërore në mesin e të cilave edhe e përditshmja amerikane “The New York Times”, e cila raportoi për mbetje të qeramikës që datonin prej 17.500 deri në 15.000 vjet para Krishtit.
“I njohim për gjahun e viganëve, por gjetjet e reja në Kroaci na dëshmojnë se në kohën e akullit, njerëzit i kanë dhënë formë qeramikës shumë më shpesh se sa që mendohej deri më tani”, shkroi ndër të tjera “The New York Times”.

[the_ad id=”4118″]