Get a site

Kur Isa Mustafa mbronte vendimet e pushtetit të dhunshëm serb në Kosovë (Dokument)

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Sheradin Berisha që mban faqen ‘pashtriku” ka publikuar një shkrim të Isa Mustafës, kur ai ishte në strukturat e dhunshme të regjimit serb në Kosovë, bashkë me Rrahman Morinën.Ai në këtë shkrim pretendon se Mustafa, që tash pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, ishte gjithherë i gatshëm për zbatimin e urdhrave të kësaj strukture. Lexojeni të plotë shkrimin e tij: Fytyra e vërtet e Isës në kohën e Titos e të Millosheviqit! SHERADIN BERISHA: KARIERA POLITIKE E KRYETARIT TË LDK’së, ISA MUSTAFA – GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1980 – 1990) /Pjesa e dytë/ Pashtriku.org, 07. 12. 2014 – Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo – politike, të cilat kulmuan me “Platformën politike të KQ të LKJ’së për Kosovën”, të miratuar më 17 nëntor 1981 në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd. Në zbatim të kësaj Platforme, strukturat pushtetore’partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim me UDB’ën nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë intensifikuan diferencimin ideo – politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore – akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ’së, regjimi gjatë viteve 1981 – 1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike – komuniste, që ishin dëshmuar tashmë në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarë”! Në mesin e komunistëve më besnik për realizimin e kësaj politike antishqiptare ishte edhe Isa Mustafa. T’iu referohemi fakteve! Pas demonstratave të mars-prillit 1981, kur Azem Vllasi u zgjodh Kryetar i KK të LSPP të Kosovës edhe Isa Mustafa avansohet, duke u bërë pjesë e kësaj strukture pushtetore. Sa për ilustrim, lexoni kopjen e gazetës “Rilindja”, datë 15 maj 1981, ku Isa Mustafa, ishte pjesëmarrës në mbledhjen e kryesisë së KK të LSPP të Kosovës, përkrah Azem Vllasit,etj. ISA MUSTAFA ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UP’së! *** PËRKUSHTIMI I ISA MUSTAFËS NË REALIZIMIN E VENDIMEVE POLITIKE PËR KOSOVËN – QË MERRESHIN NGA KRYESIA E RSFJ’së DHE KOMITETI QENDOR I LKJ’së!

 

Isa Mustafa kërkon mbylljen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Isa Mustafa kërkon mbylljen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Mustafa-vucic

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur që t’i shkojë deri në fund aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën nga shqiptarët e Shqipërisë’.

Pasi që gjatë ditës së djeshme deportoi zyrtarin e VV-së, Boiken Abazin, sot në orët e para të mëngjesit, Mustafa iu ka bërë thirrje organeve të rendit për bastisjen e Ambasadës së Shqipërisë, si dhe deportimin e mënjehershëm tq ambasadorit Qemal Minxhozit, stafit të tij diplomatik dhe krejt punonjësve të tjerë nga Shqipëria apo me origjinë nga andej.

“Ne s’mund të ecim përpara kur në Kosovë qarkullojnë shqiptarë nga Shqipëria. Ne jemi racë e pastër kosovare, dhe kemi vëllëzërit tanë që nga koha e Jugosllavisë. S’duam të përziejmë racën tonë me shqiptarë të Shqipërisë”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa poashtu ka paralajmëruar edhe deportime të reja, për të cilat ka thëne se ka për të njoftuar me kohë.

[the_ad id=”4118″]

PABESIA E ISA MUSTAFËS E HASHIM THAÇIT

PABESIA E ISA MUSTAFËS E HASHIM THAÇIT

ISA MUSTAFA E HASHIM THAÇITShkruan: Afrim Caka

U zgjodhë Presidenti i ri i kuzhinës së parlamentit???

Mbasë njeriu, ngaqë lind midis llahtarës dhe gjakut, dëshirë pastaj Hashimi e Mustafa gjithë jetën ta kalojnë tw përgjakur e tw turpuruar.
Sot! Ditë zie…

Ëndrrat e popullit tim u ndërprenë në mes?

Oh, ç’na gjeti! – po ankohet populli, mes vorbullës së injorancës.
Populli ynë, gjatë përpjekjes shekullore për mbijetesë, ngriti dhe respektoi institucionin e fjalës dhe të BESES, ndërsa bolshevizmi i Hashimit dhe i Mustafës, në luftën për pushet, ngritën dhe e përsosën institucionin e PABESISE dhe të tradhtisë…

afrim caka

Ja ç’na lënë pas këta zogjë kurvash! Ja pra, si bëhet shpartallimi i një shteti. I MADHI SKËNDERBE zgjohu nga varri! Por, ç’lloj gjuhe duhet të shkruaj e flasë? Atë të mimikës? Në këtë kohë Jabllanoviqi e Mustafa ishin bërë të njohur nga ulërimat e tyre, por urrejtja e tyre gjeti strehë tek servilët shqiptarë. Ai kërkon një fron! Ja pra edhe Rajstagu i Mustafës u dogj! Ç’do ky njeri i huaj! I hapët udhë të kalojë. Ky është një shkja bir shkine i huaj që do ta kontrollojë qeverinë. E ne, ku do të mbytemi tani? Shkjau me shajkaq të zi hipi mbi fronin që na sollën servilët. Nganjëherë mbyllja sytë, duke e humbur realitetin! Në qeveri vërshëllon një egërsirë.

Në një vend ku kriminelët mbrohen me ligj. I vetmi vend ku tradhtarët ndihet i ndershëm është vetëm birucët e errëta të burgut të Dubravës.
Këtu quhet Gjakovë. Dhimbja e madhe. Simbol i qëndresës antiserbomalazeze. Qiri i pa shuar i shqiptarizmit. Ndërgjegjja e kombit. Ti Gjakovë që na kryqzove për atëdhe dhe, ti na ngjalle përseri. Ti lot i tharë i shekullit të zi. Mjerimi i një populli të pa fat Gjakova e lagur me gjak, e mbushur me lavdi! Këtu nënat gjakovare do të nisin kalvarin drejt arkivolit Gjakovë, një tjetër tabele e shkjaut (Jabllanoviq e Mustafa e ndihmuar nga Hashimi) që të sjellë dhimbje në kujtesën e të gjithë atyre që shkelen në këtë vendë. Kjo është fabrika e gërmadhës e së cilës është derdhur gjaku dhe më ironikja ende qëndron parrulla në qeveri që kërkontë të përligjte banden kriminale në qeveri. Nuk mund të rri pa i kujtuar e nderuar nënat tona heroike, një pjesë e madhe e cilave nuk arritën t’i shohin të gjallë bijtë e tyre. Më tragjikja një pjesë e madhe e tyre filikate u kallen në varr nga varmisit e natës.

Në këtë kohë e sipër, nëpër rrugë e sheshe diktatura Brojës, Prapashticës dhe bandilli i tyre Jabllanoviq u drejtoheshin nënave: “Juve, ulkonja!”. Ulkonja ishin nëna, ishin motra, ishin gra malësore, që të gjitha me më shumë shkollë se Hashimi i farmerkave gjermane, me më shumë drama e tragjedi familjare.
Shteti ynë ka vlera të panegociushme. Sa do të mençur jeni Ju dy egoista, keni nevojë për mbështetjen e populli! E keqja e këtij populli është se nuk e njehë vetën e tij! Është kriminale të zhdukish një krijes, një DARDANI sapa ka ardhur në jetë.

Dua që të gjithë ta vrasin mendjen dhe e kam një parandjenjë që ne duhet të bëjmë diçka. Që nesër të mos jetë vonë! Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin për të shpëtuar Dardanin nga Zajednica e Presidenti i ri!? Çështja kombëtare sot është sprovë e të gjitha politikave shqiptare, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe jeta e tyre. Pushtetet dhe ideologjitë ngrihen dhe bien, por atdheu e interesi kombëtar mbetet të përjetshëm. Duhet të forëcohet lëvizja gjithëpopullore në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, për ta rrënuar këtë klasë injorantësh e zagarësh. Veseli bëri një thirrje të paramenduar në takimin e radhës dhe brenda saj një masdakër e organizuar më datë 26 shkurt 2016 në parlament, është një shfaqje e hapur e pabesisë markesiste e realizuar nga zullumçarët e pushtetit Isa Mustafa dhe kryehajduti Hashim Broja (edhe emrin e fshatit e ka çirilic). Në këtë ngjarje të dhimbshme, mori pjesë në masakër, në mbështetje e në bashkëveprim me forcat sllave, edhe një çetë të Zajednicës serbe, prej 10 vetësh. Për fat të keq të tyre e të Dardanisë, kjo do të ishte një nga viktimat e radhës pas pasluftës vëllavrasëse.

Opozita e pranon debatin apo dialogun me pushtuesit e pushtetit në popull, pranon takimet e bisedimet me ta për çështjet e përbashkëta: luftën e përbashkët kundër okupatorëve të pushtetit, kundër korrupsionit, kundër zajednicës, por nuk do të pranojmë kurrsesi luftën civile që do të udhëheqët nga Kadriu, nga Halitët e Veselët që të shkatërrohet gjithçka. Sot ata bëjnë këtë betim, ndëkohë që një Hashim i etur për karreirë, që rend drejt pasurosë dhe kënaqjes së çdo deshire familjare, sigurisht i lënë shijen e marrëzisë po aq sa tradhtisë. PO! Këta helaq të rinj e të vjetër janë një lozhë e marrëzisë apo një lozhë sekrete. Janë të vjetër, sikurse tingëllojnë edhe emrat e tyre: Isa kryekajmekami i Serbisë, Hashim pasha i Turqisë, Veseli, Xhaviti, Grabovci, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri. Nën tingujt e këngës së hyrjes në parlament:
“Mi s’mo Zajednica!

Le t’i referohemi largimit me dhunë të opozitës nga banda e veselit të cilët i pren me thikë në fyt, duke i’u thënë:
“Hajt tani flisni edhe njëherë kundra Zajednicës sime!”.
Do t’ju zhdëpim dajak dhe do t’ju ngrehim zvarrë me shqelma e grushte derisa të jepni shpirt dhe mos ketë asnjë opozitar. Me një fjalë: ne jemi shteti e pushteti…! Ne jemi Zajednica? Këtu është serbi…????
Hë, ….?

Ç’është edhe më keq, qeveria e Mustafës bëri përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi Mustafjan e Hashimjan dhe çdo gjë. Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit, Jabllanoviqit e Hashimit, që këtë institucion të lartë ta komprometojë në këtë fushatë bolshevike. Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë ëshë e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve deniguese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “kryeministër” e një “Kryetar” zuzar e zuzarësh pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual.

Kur pas rënies së mbrëmjes dëgjuam lodërdijat e tyre, kujtuam se në kundërshtim me rrëgullat e sotme të luftës, ju do të bëni një sulm nate. Marrëzira. Nga goja e juaj do të ndini vëllavrasje…! Shumë shpejt e kuptuam ndezjen e shpirtërave, po bënit ndezjen shpirtërore të serbisë. As orgjitë e hershme, ashtu siç i kemi dëgjuar brez pas brezi, as netët e rrugeçëve të qeverisë. Ku, siç e morëm vesh më pas, koka të prera flisnin, mallkime, kërcënime, e prapë bori e tam-tame, të gjitha këto ngriheshin që lartë mbi nënat gjakovare e mbi opozitarë. Më fort se vdekja ishte mjalta në krahasim me atë terr qevritar e pabesim që vërsulej mbi qytetin e Gjakovës e mbi partit opozitare. Në mesnatë zhumuri pushoi për t’ia lënë vendin një heshtje mortore, për t’ia lënë vendin një vdekje para kohe.

Ende nuk kishte gdhirë mirë kur nga pirgu qeveritar ra boria e rrokarmës për një Hashim, Jabllanoviq e Daçiç dhe për një President Hashimi që i ka lakmi e tanë Bota? Dikush ia dha ulërimës. Sipas udhëzimeve, Mustafaj doli me vrap nga ZYRA e tij për t’u futur në strehimet e fella të karpateve. Fill pas tij, Hashimi lariçkë, një shkundëllimë skëterre e drodhi mbi tokën mëmë Dardani e Gjakovë. Besonim se kur të ndodhte kjo, kur hijena Mustafa dhe ulkonjën e zezë Hashim t’i lidhnim me të njejtin vargor, atëherë edhe kohën do ta kishin të tyren. Sepse lotërdija e madhe e këtyre zuzarëve binte pa pushim kundër nënave gjakovare dhe mbi protestuesit opozitar. Tani që shkjau kishte heshtur, gjëmimi i tyre i vetmuar kishte diçka të rëndë. Përgatitej për një zullumçar shteti. E shtynin gjëmimi i tyre duke menduar si të merrnin në zotërim gjithçka. Burgosje dhe dënime! Ç’është ky kutërbim i tyre, ndaj nesh? Siç themi ne se është urrejtja e sheshëllirës me të cilën menduan se do të spërkasin themelet e një qyteti e me kultur të lashtë, për ta gërryer më lëhtë më lehtë edhe themelet e shtetit Dardan… Qafira! O, jo, unë për vete do t’ju thërrisja horrat e horrës…! Bijë e bija bushtrash…!
Në këtë kuptim, zotnia i zi nuk është thjesht i’a (PLAKU) matuf me derë gjysmë të mbyllur që ka përpara opozitën të cilët nuk e lë të hyjë brenda. Jo! Një plakë tradhtarë që nuk njehë komb e as flamur, që bëri si të donte edhe ashtu bëri. Si i tillë nuk i intereson sot shoqërisë shqiptare po aq sa Hashimi i sëmuar mendërishtë për pushtet. Këta njerëz meritojnë mosmirnjohje pafund.

Mustafa e këthej politikën e tij në nacionashovinizëm ndaj opozitës. Kjo tablo e zymtë, e cila mund të të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarisë së kryeministrit Isa Mustafës, këtij personazhi zymtan bashkohës tonin, që u është përveshur të shkruarave, kujtimeve, për ta akuzuar kontribuesin e shndërrimit të tij prej një bolsheviku të egër në demokrat pas luftës së fundit në Dardani, dhe, njëherësh, për për të rinjollosur kontestuesit e vjetër të partisë së tij, duke vijuar t’i thurë lavde vetes së tij dhe Ivica Daçiçit dhe “diktaturës së pushtimit”, madje duke i bërë apologjinë për të mbuluar ofendimet ndaj nënave gjakovare të Aleksander Jabllanoviqit, përmes rreshtash, gjurmët e gjakut që ka derdhuar ai vetë me shefin e tij Daçiç.

Një parti politike e tërë mbështetët “fitoren” e vet zgjedhore me të shfaquren e vetes, herë fshehurazi e herë më britma e ulërima, trashigimtare e Pushtetit. Është fjala për nja dy parti që, mbrenda një harku kohor jo të shkurtër, në vend të rinovimit zgjodhi sërish për konkurimin politik armën e vet famëmadhe, demagogjin: kaloi nga “mëmëdheu i ministrit” te “mëmëdheu i kryetarit” duke e kthyer e parlamentin në administratën e tyre dhe sheshet në rrahje e burgosje. Të gjithë deputetët e PDK-së e të LDK-së në shërbime, një pjesë e ndjeshme e tyre të Shërbimit Inforativ të Fshehtë, ndërkohë që fshiheni pas një kostumi ideologjik të dyshimtë, mbulojmë me të rekrutime të mirfillta antishqiptare.

Mësymja e dhunëshme për “pushtet”, e këso pushtetësh lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës, duke qenë se diktatura Hashimjane në të cilën po kalojmë, veçanarisht, u ngjanë atyre sëmundjeve të kombëshme që kthehen sërishmi për ta marrë pacientin përfare. Pafytërsia në shkallën sipëriore të zotëriut të zinj Isa Mustafa bënë jo vetëm që ky të mos afrojë shenja pendese a a ndjese, duke mos e njohur as pendesën, as ndjesën për tradhtinë e bërë, por të mos ngurrojë të sulmoj gjithë egërsi atë opozitë, atë lule të brishtëz demokracie që rrodhi pas çlirimit nga robërimi i gjatë i këtij populli.
Nëse kam gabuar më këtë shkrim, më falni?

[the_ad id=”4118″]